Page 1

Dëshmitarët e Jehovait vërshojnë Dibrën

Ministria e Brendshme zbardh incidentet „ FAQE 5

„ FAQE 4

www.koha.com.mk

Koha E

përditshme

Alivanosje nëpër rrugë, mbushen spitalet „ FAQE 2

0 0 0 27 s a l fa

informative

Pjetër Marubi, babai i fotografisë shqiptare „ FAQE 15

Viti II • Numri 457 • E shtunë/e diel 31 maj/1 qershor 2008

Përfundoi fushata zgjedhore

Maqedonia voton

SHTETFORMIMI vs KOMBFORMIMIT

„ FAQE 11

Historianët në krizë, politika i mban peng Asnjë prej deklaratave të fundit nuk mund të merren seriozisht, prononcimet në emër të SHHSHM-së lidhur me çështje të njëjta janë të ndryshme, kontradiktore dhe të pakoordinuara, madje edhe nga vet anëtarët e Kryesisë

„ FAQE 3

Votuesit në zgjedhjet e para të parakohshme parlamentare zgjedhin 120 deputetë në Parlament, nga 20 në secilën prej gjashtë njësive zgjedhore. Janë parashtruar gjithsej 77 lista të kandidatëve prej 18 subjekteve me gjithsej 1540 kandidatë për deputetë. Të drejtë vote kanë 1.779.116 persona të regjistruar në listën zgjedhore, ndërsa rezultatet e para KSHZ pritet ti shpallë 12 orë pas përfundimit të votimit „ FAQE 3

Maqedonia në qershor do të njohë Kosovën Maqedonia dhe Mali i Zi në qershor mund ta njohin pavarësinë e Kosovës, transmeton të premten gazeta prishtinase "Koha ditore", duke iu referuar informacioneve të IFIMES-it

„ FAQE 3

Arrestohen tregtarët ilegalë të cigareve

"Yjet" e reja të kinemasë shqiptare Xhilda Lapardhaja, Laureta Meçi, Masiela Lusha apo më të konfirmuarat Eliza Dushku dhe Sandra Bullock, "shqiptaret" që përmenden dhe zënë një pjesë të rëndësishme në studimin e Abaz Hoxhës "Shqiptarët në kinematografinë botërore"... „ FAQE 12 Publicitet

Me anë të aksionit të quajtur "Sava", policia ka ndërprerë një kanal ilegal për kontrabandë cigaresh. Nëpërmjet tij janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa dy të akuzuar të tjerë gjenden në arrati „ FAQE 5 Publicitet

Mungon komunikimi i komunave me MASH-in Ananiev në prezantimin e broshurës theksoi se drejtorët e shkollave shpesh herë e kanë të vështirë të arrijnë deri te kryetari i Komunës dhe anëtarët e Këshillit komunal për të diskutuar rreth çështjeve që lidhen me arsimin

„ FAQE 2


2

31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

AKTUALE

Koha

OSBE publikon broshurën e dytë "Arsimi dhe Decentralizimi"

Mungon komunikimi i komunave me MASH-in Ananiev në prezantimin e broshurës theksoi se drejtorët e shkollave shpesh herë e kanë të vështirë të arrijnë deri te kryetari i Komunës dhe anëtarët e Këshillit komunal për të diskutuar rreth çështjeve që lidhen me arsimin Koha

Hajrie AZEMI

Shkup, 30 qershor - Mungon komunikimi mes Ministrisë Arsimit dhe shkollave, si dhe mes shkollave dhe Komunave. Në rastin e parë, shkollat e kanë të vështirë komunikimin me zyrtarët e Ministrisë Arsimit, konkretisht me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit. Në rastin e dytë, ekziston një mungesë e përgjithshme e komunikimit mes shkollave dhe komunave. Komunat nuk kanë strategji apo plane aksionare për arsim... Këto janë të dhëna e publikuara në broshurën e dytë të OSBE-së me titull {Arsimi dhe Decentralizimi", botimi i së cilës është bazuar mbi bisedat e kryera gjatë nëntë tryezave rajonale me tema të ndryshme, si sfidat me të cilat përballet arsimi në vend, e deri te rolet, të drejtat dhe përgjegjësitë e subjekteve të ndryshme, si dhe strategjitë e mundshme për t'i zgjidhur këto probleme. Autori Jovan Ananiev,

në prezantimin e broshurës theksoi se drejtorët e shkollave shpesh herë e kanë të vështirë të arrijnë deri te kryetari i Komunës dhe anëtarët e Këshillit komunal për të diskutuar rreth çështjeve që lidhen me arsimin. Ai thotë se në arsimin fillor, nxënësit janë të ngarkuar me numër të madh lëndësh, ndërsa në arsimin e mesëm - programet mësimore nuk u përshtaten nevojave të tregut të punës. Sipas autorit, plan programet mësimore janë të ngarkuara dhe të vjetërsuara, ndërkohë ato nuk i përshtaten moshës së nxënësve dhe nevojave të tregut të punës.

"Ministria e Arsimit i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të teknologjisë informatike në arsim, por prapë ndjehet një mungesë kompjuterësh në shkolla me çka mësimi në informatikë bëhet shumë i vështirë", thekson Ananiev. Në broshurë gjithashtu bëhet e ditur se një numër i madh i shkollave kanë borxhe që para fillimit të decentralizimit. Llogaritë e shkollave shpesh bllokohen. Në rajone rurale dhe në komunat më pak të zhvilluara, borxhet shkaktojnë probleme edhe më të mëdha, sepse nuk kanë të ardhura që do të ndihmonin në mbulimin e

borxheve. Ndërkohë, Lupço Spasevski udhëheqës në sektorin për arsim të mesëm në MASH, shprehet se broshura e botuar do të ndihmojë në zhvillimin e decentralizimit në arsim, respektivisht për drejtorët, përfaqësuesit e këshillave shkollorë, prindërit, si dhe përfaqësuesit e Vetëqeverisjes lokale. Sipas Spasevskit, në Maqedoni janë të decentralizuara rreth 85 për qind e Institucioneve, ndërsa kanë mbetur edhe disa Komuna, në të cilat hasen nga një, dy ose maksimum tre shkolla që nuk janë të përfshira në fazën e dytë të decentralizimit.

Tom Kejsi përsërit qëndrimin

SHBA e njohin Maqedoninë me emrin kushtetues Uashington, 30 maj - SHBA-të nuk e kanë ndryshuar pozicionin rreth përdorimit të emrit kushtetues të Maqedonisë, pasi njohja e këtij shteti me emrin e saj kushtetues është pjesë e politikës afatgjate amerikane. Kështu ka theksuar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Tom Kejsi, sipas të cilit, kjo nuk duhet të befasojë asnjërin. "Njohja e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues është pjesë e politikës afatgjate të SHBA-ve dhe në këtë kuptim, nuk duhet të jetë ndonjë befasi për askënd, duke përfshirë këtu edhe miqtë tanë Greqinë dhe Qipron, sepse ky është emri që qeveria amerikane ka njohur Maqedoninë dhe në atë mënyrë do të drejtohet në të gjitha takimet dhe aktivitetet e udhëhequra nga SHBA-të", deklaroi Kejsi. Por, ky qëndrim amerikan ka shkaktuar reagime të delegacionit grek dhe qipriot që po merr pjesë në një takim të nivelit të lartë në Uashington. Zëdhënësi Kejsi shtoi se SHBA-të vazhdojnë të ndihmojnë procesin e bisedimeve për çështjen e emrit që po udhëhiqet nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic. "Ne kuptojmë se ka dallime të theksuara midis Greqisë dhe Maqedonisë rreth çështjes së emrit. Kemi qenë avokatë të fuqishëm të të dyja palëve, para dhe pas Samitit të NATO-s për të ndihmuar procesin e Nimicit dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme", deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Tom Kejsi.

50 për qind më shumë pacientë në spitalin e qytetit Është karakteristike se numri më i madh i pacientëve janë gjetur të alivanosur nëpër rrugë dhe janë sjellur në spital. Pacientët që janë rrëzuar kanë marrë edhe lëndime trupore, disa në këmbë e krahë. Këta pacientë i kemi trajtuar si raste urgjente, ndërsa mjekët varësisht nga nevoja u kanë dhënë infeksione ose infuzione", ka thënë drejtori i Spitalit të Qytetit, Nefail Elezi Koha

Hajrie AZEMI

Shkup, 30 maj - Temperaturat e larta ditëve të fundit kanë rritur num-

E përditshme informative www.koha.com.mk Shtyp: “Misirkov” - Shkup

Alivanosje nëpër rrugë, spitalet mbushen me pacientë rin e pacientëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore në spitalin e qytetit "Shën Naum i Ohrit", në Shkup. Drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Nefail Elezi informon se për rreth 50 për qind është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, si rezultat i temperaturave të larta në vend. Ai njofton se pacientëve që kërkojnë ndihmë nga temperaturat u bëhen kontrollime, ndërsa varësisht nga nevoja, u jepen infeksione ose infuzione. Sipas tij, numri më i madh i pacientëve janë gjetur të alivanosur në rrugë dhe

sjell në spital. Shumica e këtyre pacientëve, thekson drejtori, kanë marrë lëndime trupore, ngase nga temperaturat e larta e kanë humbur vetëdijen në rrugë dhe janë

rrëzuar. "Është karakteristike se numri më i madh i pacientëve janë gjetur të alivanosur nëpër rrugë dhe janë sjellur në spital. Pacientët që janë rrëzuar kanë marrë

edhe lëndime trupore, disa në këmbë e krahë. Këta pacientë i kemi trajtuar si raste urgjente, ndërsa mjekët varësisht nga nevoja u kanë dhënë infeksione ose infuzione", shprehet drejtori Elezi. Ndërkohë, mjeku në Ordinancën private "Preventiva", Naser Krivanjeva njofton se gjatë ditës paraqiten rreth 30 pacientë. Ai thotë se dy ditët e kaluara, numri i pacientëve ka qenë më i madh si rezultat i temperaturave të larta. "Momentalisht nuk është situatë alarmante. Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë shënde-

tësore nga temperaturat sillet në 30, sepse është freskuar koha. Këto pacientë kanë probleme me tensionin e gjakut", shprehet Krivanjeva. Ndryshe, mjekët rekomandojnë se duhet kujdes i madh, sepse organizmi ende nuk është i adaptuar nga kalimi i një temperature më të ulët në këto të larta. Në të shumtën e rasteve, njerëzit ndjejnë lodhje, dhimbje koke, plogështi... Nga temperaturat e larta më shumë janë prekur fëmijët dhe personat mbi 60 vjeç. Sipas mjekëve, duhet më shumë të konsumohen lëngje dhe vitamina.

Boton: "Media-Koha" Themelues: Arben Ratkoceri dhe Lirim Dullovi Drejtor: Arben Ratkoceri Kryeredaktor: Besim Iljazi • Zëvendëskryeredaktor: Vedat Memedaliu Redaktorë: Venera Latifi-Azizi, Avdyl Salihu, Evis Halili, Ilir Ivanovski • Redaktor teknik: Halil Berisha E-mail: koha@koha.com.mk • Tel: 02 3179 - 904; Fax: 02 3118 - 060; Adresa: Bul. Goce Dellçev Nr.11/2 (Q.T. Mavrovka) - Shkup MARKETING: marketing@koha.com.mk - Tel: 02 3179-904; 02 3299-871 NPK "Media-Koha" Num. i xhirollogarisë: 210-0615408501-15; Tutunska Banka -Shkup; Num. i Tat. 4030006609121


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

AKTUALE

Koha

Përfundoi fushata zgjedhore

IFIMES parashikon marrëdhëniet ndërfqinjësore

Maqedonia voton Votuesit në zgjedhjet e para të parakohshme parlamentare zgjedhin 120 deputetë në Parlament, nga 20 në secilën prej gjashtë njësive zgjedhore. Janë parashtruar gjithsej 77 lista të kandidatëve prej 18 subjekteve me gjithsej 1540 kandidatë për deputetë. Të drejtë vote kanë 1.779.116 persona të regjistruar në listën zgjedhore, ndërsa rezultatet e para KSHZ pritet ti shpallë 12 orë pas përfundimit të votimit Koha

Bekim MURATI

Shkup, 30 maj - Maqedonia të dielën shkon në zgjedhje të parakohshme, ndërsa partitë politike të premten në mbrëmje kanë përfunduar fushatat zgjedhore. Në fuqi ka hyrë edhe heshtja zgjedhore që do të zgjasë deri në mbylljen e vendvotimeve të dielën në orën 19. Zgjedhjet dhe formimi i shpejtë i Qeverisë së re janë ndër kushtet kryesore për ftesën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Detyra e parë e Kabinetit të ri qeveritar do të jetë zgjidhje e shpejtë e dallimeve afatgjate me Greqinë për emrin, si pengesë e vetme e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Zgjedhjet e së dielës janë test i aderimit drejt Bashkimit Evropian. Mbajtja e zgjedhjeve korrekte dhe të lira në Maqedoni u imponua si krit-

Maqedonia në qershor do të njohë Kosovën

Kronologjia e zgjedhjeve er i nëntë, që vendi duhet ta përmbushë për ta marrë datën e dëshiruar për fillimin e negociatave paraaderuese për anëtarësim në BE. Ministria e Punëve të Brendshme(MPB) për zgjedhjet ka angazhuar numër rekord të policëve, veçmas në vendet, të cilat në të kaluarën u treguan si kritike dhe me rrezik potencial. Është paralajmëruar "zero tolerancë" ndaj dhunuesve të zgjedhjeve. Votuesit në zgjedhjet e para të parakohshme parlamentare zgjedhin 120 deputetë në Parlament, nga 20 në secilën prej gjashtë njësive zgjedhore. Janë parashtruar gjithsej 77 lista të kandidatëve prej 18 subjekteve me gjithsej 1540 kandidatë për deputetë. Më 1 qershor në Maqedoni do të hapen 2.898 vendvotime. Votimi zgjatë prej orës shtatë të mëngjesit deri në orën 19, ndërsa Komisioni Shtetëror Zgjedhor rezultatet e para

duhet t`i lajmërojë në afat prej 12 orëve pas përfundimit të votimit. Të drejtë vote kanë 1.779.116 persona të regjistruar në listën zgjedhore, që është për 37.667 më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2006. Zakonisht para kohe do të votojnë 1.929 persona, të cilët janë në paraburgim ose në burg, si dhe 542 persona që kanë status të personave të brendshëm të shpërngulur. Janë akredituar thuajse 5.000 mbikëqyrës, prej të cilëve më së shumti 4.044 janë vendorë nga asociacioni qytetar MOST. Nga mbikëqyrësit e huaj më shumë vëzhgues është delegacioni i OSBE/ODIHR me 309 anëtarë. Zgjedhjet do t`i mbikëqyrin edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve, Çekisë, Sllovakisë, Francës, Britanisë, Austrisë, si dhe përfaqësues të Këshillit të Evropës të BE-së dhe të Komisionit Zgjedhor Qendror të Kosovës.

3

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 1 qershor, janë zgjedhjet e gjashta parlamentare, ndërsa si deklarimi i 13-të zgjedhor i votuesve në Maqedoni. Zgjedhjet e para për zgjedhjen e deputetëve në Parlament u mbajtën në vitin 1990, të dytat në vitin 1994, të tretat në vitin 1998, të katërtat në vitin 2002, ndërsa të pestat në vitin 2006. Përveç zgjedhjeve parlamentare, u zbatuan edhe tre zgjedhje presidenciale - në vitin 1994, 1999 dhe në vitin 2004 si dhe katër lokale në vitin 1999, 1996, 2000 dhe në vitin 2005. Qytetarët e Maqedonisë dy herë dolën në referendum, në vitin 1991 kur vendosën për shtet të pavarur dhe sovran dhe në vitin 2004 kur u prononcuan për ndarjen e re të propozuar territoriale.

Prishtinë, 30 maj - Maqedonia dhe Mali i Zi në qershor mund ta njohin pavarësinë e Kosovës, transmeton të premten gazeta prishtinase "Koha ditore", duke iu referuar informacioneve të Institutit ndërkombëtar për studime të Lindjes së Afërt dhe të Ballkanit (IFIMES). "Maqedonia do ta njohë Kosovën sa më shpejt që është e mundur pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 1 qershor, që t'i fitojë simpatitë e shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri", pohojnë në Lubjanë. Kjo, sipas tyre, do të jetë faktor i bilancit dhe stabilitetit me çka Shkupi do të kundërshtohej në ambiciet e Greqisë që ta pamundësojë emrin kushtetues të Maqedonisë, si dhe pretendimet e Greqisë dhe të Bullgarisë të mos e njohin gjuhën maqedonase. Njëkohësisht, gazeta prishtinase bart pjesë të gazetës së Podgoricës "Dan" për kontaktet e përhershme mes personave zyrtarë të Malit të Zi dhe aleatët e tyre perëndimorë, në të cilën përmendet 16 qershori si datë e mundshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi as nuk e konfirmon, as nuk e përgënjeshtron informacionin e këtillë. Njëkohësisht partitë politike shqiptare në Mal të Zi, sidomos Unioni Demokratik i Shqiptarëve, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, shumë herë ka kërkuar që Podgorica ta njohë Kosovën para fillimit të sezonit turistik, respektivisht në qershor të këtij viti.

Divergjenca në SHHSHM, deklarata joserioze dhe kontradiktore Historianët po përjetojnë një krizë të thellë që ndoshta paralajmëron edhe shpërbërjen e shoqatës, ose një rikompozim. Asnjë prej deklaratave të fundit nuk mund të merren seriozisht, prononcimet në emër të SHHSHM-së lidhur me çështje të njëjta janë të ndryshme, kontradiktore dhe të pakoordinuara, madje edhe nga vet anëtarët e Kryesisë. Xhemaili kërkon zgjedhje të reja, Hasani thotë se nuk ka vend për t'u shqetësuar Koha

Evis HALILI

Shkup, 30 maj - Një shoqatë dhe shumë qëndrime, një vit dhe asnjë mbledhje kryesie. Histo-

Historianët në krizë, politika i mban peng rianët të tubuar nën të njëjtën ombrellë po përjetojnë një krizë të thellë që ndoshta paralajmëron një rikompozim apo në rastin më të keq, edhe shpërbërjen e Shoqatës së e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë. Asnjë prej deklaratave të fundit nuk mund të merren seriozisht, pasi prononcimet në emër të SHHSHM-së lidhur me çështje të njëjta janë të ndryshme, kontradiktore dhe të pakoordinuara, madje edhe nga vet anëtarët e kryesisë. Rasti më i fundit për Institutin "Pjetër Bogdani" u formulua në mënyra krejtësisht kontradiktore, njëra palë e historianëve akuzonte, tjetra lavdëronte. Por edhe lidhur me çështje me qëndrim të përbashkët si rasti i "Enciklopedia e përgjithshme dhe maqedonase", qën-

drimet e shoqatës u plasuan individualisht dhe të pakoordinuara, ndërsa në debatin e organizuar në USHT nuk ishte i pranishëm kryetari, Nebi Dervishi. Shoqata nuk ekziston dhe nuk funksionon realisht, pasi nuk ka qenë në gjendje që për një periudhë të gjatë të mos përfaqësojë dhe mbrojë interesat dhe historinë shqiptare. I këtij mendimi është ishkryetari i degës së Shkupit, Jusuf Bislimi, i shkarkuar para pak ditësh me anë të një mesazhi telefonik nga kryetari Dervishi. Sipas tij, divergjencat brenda shoqatës shkaktohen nga klanet partiake, konform të cilave hartohen edhe qëndrimet e shoqatës, emërohen dhe shkarkohen personat që nuk kanë bindje të njëjtë politike me ta. Për asnjë

vendim dhe prononcim publik nuk organizohen mbledhje kryesie, apo degësh, madje dega e Shkupit nuk ka as seli. "Vendimet i merr Nebiu në Livadhi, asnjëherë nuk ka mbledhje kur merret një vendim, që prej kur është kryetar asnjëherë s'ka pranuar t'më takojë. Njerëzit e shoqatës janë të korruptuar, disa i përkasin BDIsë, unë jam anëtar i PDSH-së, por asnjëherë me historinë nuk kemi nevojë të shohim me ngjyra", thotë Bislimi. Sipas tij, vetëm thirrja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja në postet drejtuese, do të nxirrnin nga inekzistenca shoqatën. Edhe zëvendëskryetari, Vehbi Xhemaili konfirmon se qëndrimet e ndryshme vijnë nga animet partiake të kryetarit dhe një pjese të anë-

tarëve të kryesisë, si një tjetër historian, Skënder Hasani, të cilët janë vënë në shërbim të politikës ditore dhe tentojnë që në një formë apo tjetër, të njollosin subjekte të caktuara, por edhe vetë shoqatën. "Që prej kur është kryetar Dervishi, asnjëherë nuk ka mbajtur mbledhje, madje nuk ishte i pranishëm as në debatin në USHT, pasi nuk ka guxim ta thotë publikisht të vërtetën", thotë Xhemaili. Kontakti me kryetarin Dervishi mund të vendosej për shkaqe objektive, ndërsa anëtari tjetër i Kryesisë, Skënder Hasani pohon të kundërtën. Sipas tij, shoqata ekziston prej 18 vjetësh, madje ndikimi i saj i ka kaluar kufijtë e Maqedonisë duke u shtrirë në Shqipëri e Kosovë, ndërsa rolin e vet

aktiv e ka dëshmuar sidomos këto tre vitet e fundit, kur është vënë në mbrojtje të etnokulturës shqiptare. "Deklaratat e kohëve të fundit ku përshihet edhe Instituti 'Pjetër Bogdani', ripërsëris se janë qëndrime të shoqatës, nuk kanë pasur tendenca të caktuara, por meqenëse janë bërë publike në momente dhe rrethana të veçanta, janë marrë në konotacion politik", thotë Hasani. Po ashtu, ai shton se në Çarshinë e Vjetër gjendet edhe zyra e shoqatës ku mbahen mbledhjet e Kryesisë, por merren edhe vendimet. Sipas tij, divergjencat brenda një shoqate janë karakteristike për konceptin demokratik të funksionimit dhe nuk mund të vënë në pyetje në asnjë rast ekzistencën e saj.


4

31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

AKTUALE

Koha

Tetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë

Pas ngjarjeve në Tetovë

Romët e Kosovës kërkojnë kushte Policia zbardh incidentet

Koha

Fitim KRYEZIU

Shkup 30 maj - Edhe pse lufta e Kosovës ka përfunduar që tetë vite, romët kosovarë vazhdojnë të qëndrojnë në Maqedoni si persona të shpërngulur nga konflikti i 1999 me status ende të pa zgjedhur. Pikërisht ky ishte edhe shkaku kryesore, për të cilët organizata jo qeveritare e romëve të shpërngulur nga Kosova i prezantoi kushtet dhe problemet me të cilët ata ballafaqohen në Maqedoni. Forumi i romëve "RNGO" kishte ftuar shumë organizata të ndryshme ndër të tjera edhe përfaqësues të ministrisë së Arsimit, të cilët i informuan gazetarët me përpjekjet e kësaj ministrie për shkollimin dhe inkuadrimin e fëmijëve rom në sistemin arsimor në Maqedoni. "Prej vitit 1999 e deri më sot kemi arritur që në kuadër të organizatës sonë të kyçim edhe nëntë organizata të tjera jo qeveritare, të cilët janë aktiv të kyçur në çështjen e romëve në Maqedoni. Gjithashtu, kemi

bashkëpunim shumë të mirë me qeverinë aktuale, me të cilët po bëjmë përpjekjet maksimale për të gjetur një rrugë në përmirësimin e kushteve të jetesës të këtij komuniteti në Shkup. Në projektin tonë janë shtatë pika, me të cilët do të punojmë që çështjen e romëve ta vëmë në një pozitë më të lakmueshme, janë pika nga të gjitha sferat e jetës nga arsimi, gjuha, mënyra e jetesës, infrastruktura, gjendja financiare dhe shumë pika të tjera", tha Ahmet Jasharevski, kryetar i organizatës "RNGO". Ndërsa, përfaqësuesi i romëve të Kosovës ka kri-

tikuar qeverinë kosovare, pasi siç është shprehur ai, nuk ka bërë asgjë për kthimin e tyre në vendlindje dhe se nuk ka punuar në drejtim të plotësimit të kushteve për romët e shpërngulur. "Aktualisht, në Maqedoni ka 1774 romë të Kosovës, të cilët nuk kanë as kushte minimale për një jetesë normale në kampet ku jetojnë. Fëmijët tanë qe tetë vite nuk kanë shkuar asnjë ditë në shkollë për shkak probleme të shumta, dhe nëse çështja me Kosovën nuk zgjidhet, fëmijët tanë do të mbesin rrugëve", tha Muharem Gashnjani, përfaqësues i romëve të Kosovës në Maqedoni.

Publicitet

Request for Proposal The Spillover Monitor Mission to Skopje (hereinafter referred to as “the OSCE”) invites sealed proposals from eligible and qualified Media companies (hereinafter referred to as “the Consultants”) for conducting a Public Awareness Campaign. (hereinafter referred to as

“the Services”), A complete set of Bidding Documents may be obtained by interested bidders by email from Daniela Micevska Zafirova at daniela.micevska-zafirova@osce.org or at the below address. Close of tender: 20 June 2008, 12:00 (CET). Please address your queries or comments in writing by fax or e-mail only Daniela Micevska-Zafirova, Senior Procurement Assistant OSCE Procurement Section, QBE Building, 11 Oktomvri 25, 1000 Skopje, fax +389 2 3234 300

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se gjatë tubimit të BDI-së në Tetovë janë regjistruar disa incidente, duke potencuar se për të gjitha janë ndërmarrë masat dhe janë njoftuar përfaqësuesit e diplomatik në vend Shkup, 30 maj - Ministrja e Brendshme në konferencën e sw premtes deklaroi se MPB ka zbardhur pjesën më të madhe të incidenteve të djeshme pas tubimit të BDI-së, ku janë identifikuar edhe persona përgjegjës. Ajo i bëri thirrje partive politike dhe simpatizuesve që të bashkëpunojnë me policinë dhe të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të incidenteve. "Pres që udhëheqësia e BDI-së ashpër të dënojë ngjarjet e tilla dhe të distancohet nga pjesëmarrësit në incidente për shkak të imazhit të saj dhe imazhit të vendit", deklaroi Jankullovska. Ajo shtoi se për të gjitha incidentet janë ndërmarrë masat nga MPB dhe janë njoftuar përfaqësuesit e diplomacive në vend. Ministrja e Brendshme, Jankullovska deklaroi se në ora 20.55 deri në 21.00 gjatë fjalimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti është shtënë me armë zjarri pistoleta dhe pushkë automatike. Sipas saj, në ora 22.30 në afërsi të Kombinatit të Duhanit në Tetovë dy makina "mercedes" dhe "golf" kanë ndaluar para nja patrulle policore të shoqëruar nga turma e simpatizuesve të BDI-së

dhe kanë mbajtur peng pjesëtarët e policisë. "Nga turma e grumbulluar është dëmtuar motoçikleta e MPB-së, ndërsa një nga grupi i caktuar i kanë vënë pistoletën në kokë një inspektori të lartë të policisë në Tetovë", theksoi Jankullovska, duke shtuar se në këtë vend grupi me armë i ka marrë policisë kamerën me të cilën ishte xhiruar ngjarja dhe zhvillimet pas tubimit të BDI-së. MPB gjithashtu bëri të ditur se rreth orës 19.15 para tubimit ishte sulmuar një i ri maqedonas nga një grup prej 15 vetave simpatizues të BDI-së dhe atij i është urdhëruar që të zhveshë një fanellë krahë shkurtër me mbishkrim “Vojvodët”. Në rrugën magjistrale Gostivar - Tetovë rreth orës 19.20 ka ndodhur incident, ku sipas ministres së brendshme, ka dyshime se persona të involvuar dhe simpatizant të BDIsë kanë penguar pjesëtarët e policisë të bëjnë shqyrtim të një aksidenti midis një makine dhe një autobusi në këtë rajon. Në rrugën Novosellë-Bogovinë në ora 18.00 disa makina të simpa-

tizuesve të BDI-së janë ndaluar nga persona të armatosur, të cilët kanë urdhëruar simpatizantët të kthehen mbrapa. Rreth orës 20.30 është lajmëruar një ngjarje për vjedhjen e një autobusi dhe shoferi nga Kumanova. Policia me këtë rast ka zbuluar ngjarjen duke arrestuar tre persona, tek të cilët janë gjetur paratë dhe sendet e vjedhura. Pas ndalimit të këtyre personave, aktivistët dhe simpatizantët e BDI-së të revoltuar kanë bllokuar komunikacionin në udhëkryqin në afërsi të Kombinatit të Duhanit në Tetovë, duke kërkuar lirimin e këtyre personave. Sipas ministres së Brendshme, mbështetësit e revoltuar të BDI-së kanë sulmuar personat zyrtar. "Derisa zëvendës-shefi i stacionit policor të Grupçinit ka tentuar që të lajmërojë kolegët e tij, i është marrë celulari nga ana e ishzëvendësministrit të mbrojtjes dhe deputetit duke i kërcënuar se ose do të lirojnë të arrestuarit ose do ti likuidojnë policët", deklaroi të premten në konferencën për media, Ministrja e Brendshme , Gordana Jankullovska.

Publicitet

KËRKESË PËR OFERTË Misioni Vëzhgues i OSBE-së në Shkup (më tutje si “OSBE-ja”) i fton të gjitha kompanitë adekuate dhe të kualifikuara të mediave (më tutje të përmendura si “Konsultantët”) të ofrojnë oferta të vulosura për realizimin e Kampanjës për Ngritjen e Vetëdijes Publike. (më tutje përmendur si “Shërbime”),

AMBASADA E SPANJËS NË SHKUP LAJMËRIM PËR HAPJE TË SEKTORIT KONSULLOR

Personat e interesuar për tenderin mund të marrin Paket të kompletuar me Dokumente për Ofertë me anë të postës elektronike/e-mail-it nga Daniela Micevska Zafirova në e-mail adresën daniela.micevska-zafirova@osce.org ose në adresën e dhënë më poshtë.

Ambasada e Spanjës në Shkup, informon se që nga 2 qershori i vitit 2008 në kuadër të saj do të hapë Sektorin Konsullor në rr. ¨27 ?ars" nr. 7, Shkup.

Ju lutemi dërgoni pyetjet apo komentet tuaja në formë të shkruar vetëm me anë të faksit ose e-mail-it për

Të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni dhe duan të marrin vizë për udhëtim në Spanjë duhet të caktojnë termin duke u paraqitur personalisht në Ambasadë me pasaportë, prej të hënës deri të premten, prej orës 9.00 deri në ora 14.00.

Daniela Micevska-Zafirova, Asistent i Lartë për Furnizim Departamenti për Furnizime pranë OSBE-së, ndërtesa e KJUBI-t, 11 Tetori 25, 1000 Shkup, faks +389 2 3234 300

Më shumë informata në lidhje me çështjet konsullore mund të merren në këtë numër telefoni (02) 321.54.11

Afati i fundit për paraqitje: 20 qershor 2008, 12:00 (KQE).


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

AKTUALE

Koha

Dibranët irritohen nga aktivitetet propagandistike

Dëshmitarët e Jehovait vërshojnë Dibrën Grupe prej dy-tre personash shkojnë shtëpi më shtëpi të Dibrës, për t'i predikuar vlerat e Jevovait, por aktivitetet e tilla "propagandistike" në masë të madhe i kanë irrituar dibranët edhe pse deri tani nuk është shënuar ndonjë incident. Sipas familjeve të vizituara, këta "misionarë" vijnë nga SHBA-të, Holanda dhe Shqipëria Koha

Vjollca SADIKU

Dibër , 30 maj - Grupe nga dy deri tre persona ditëve të fundit me të madhe po qarkullojnë nëpër Dibër, duke vizituar familjet dibrane dhe duke u ndarë atyre material propagandistik, ku promovohen vlerat e Jehovait. Materiali propagandistik është në gjuhën shqipe, kurse këta persona pretendojnë të jenë nga SHBA-të, Holanda dhe Shqipëria. Nëpër "fletushkat" e tyre promovohen "sekretet e lumturisë familjare" për ardhmërinë, kurse në një nga to jepen, madje edhe

përgjigje ndaj pyetjes se "A jetojmë në ditët e fundit?". Por, këto aktivitete "propagandistike" në masë të madhe i kanë irrituar dibranët, edhe pse deri tani nuk është shënuar ndonjë incident. Dibrania 54-vjeçare, e cila preferon t'i bëhen publike vetëm inicialet R.F., të premten është vizituar nga një grua dhe një burrë, të cilët siç sqaron ajo, kanë folur rëndë gjuhën shqipe. Ata fillimisht e kanë pyetur nëse ishte e gatshme të dëgjonte porositë e Zotit dhe pastaj kanë filluar t'i rrëfejnë mendime siç i kanë thanë

të huazuara nga Bibla. Para një situate të tillë është gjendur edhe dibrani 62-vjeçar me inicialet E.M. Atë e kanë vizituar dy burra, të cilët për dy orë të tëra nuk janë larguar nga oborri i shtëpisë së tij duke i predikuar vlerat e Jehovait. "Ata më thanë së në botë ka një Zot për të gjithë dhe se duhet që me vëmendje të lexohen librat dhe fletushkat që ja kanë dhanë. Njëri fliste shumë bukur shqip dhe tha se është nga Shqipëria, kurse tjetri fliste një shqipe të rëndë dhe pretendonte se është nga Holanda", rrëfen dibrani.

Dibranët në fakt nuk e dinë as vendqëndrimin e këtyre njerëzve në qytetin e tyre, disa thonë se jetojnë në Dibër, ndërsa të tjerë se vijnë aty gjatë ditës dhe pastaj kthehen në Ohër. Jozyrtarisht mësuam se një grup të rinjsh dibranë mbajnë kontakte të rregullta me misionarët, por askush nuk jep hollësi të tjera. Në mesin e librave dhe fletushkave propagandistike është edhe libri me titull "Sekreti i lumturisë familjare" i botuar nga siç shkruan "Ëatchtoëer Biblie and Tract Society of Neë Jork". Aty në fund jepen edhe adresat për kontakte në gjithë botën. Një pjesë të madhe të materialit propagandistik zënë edhe revista "Zgjohu", në gjuhën shqipe, në të cilën shkruan se është e botuar në 81 gjuhë, me një tirazh prej 35 milionë e 754 mijë kopje, ndërsa vendi i botimit është Tirana. Ndryshe, kohë më parë, edhe nëpër shtëpitë e shqiptarëve në lagjen Gazi Babë, Veri dhe Çair, "dëshmitarët" e Johovait kanë vizituar familje të shumta, duke shpërndarë libra fetarë falas dhe fletushka tjera, shumica e të cilëve janë diskutabile, pasi edhe thirren në vdekjen e hershme të personave.

Aksion i ri i policisë

Arrestohen tregtarët ilegalë të cigareve Me anë të aksionit të quajtur "Sava", policia ka ndërprerë një kanal ilegal për kontrabandë cigaresh. Nëpërmjet tij janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa dy të akuzuar të tjerë gjenden në arrati Koha

Paraburgim shtëpiak Dy persona nga Kërçova kanë përfunduar në paraburgim shtëpiak, pasi janë akuzuar për shpërdorim detyre. Sipas të dhënave të policisë, bëhet fjalë për 36 vjeçarin G.K. dhe 55 vjeçarin G.E. nga Kërçova, i pari ish drejtor i shkollës fillore "Vlladimir Polezhinoski", ndërsa tjetri administrator i ndërtesës së shkollës. Ato janë arrestuar nën akuzë se kanë shpërdorur mbi 1.7 milion denarë. Të premten në mëngjes dy të akuzuarit janë dërguar në gjykatë, e cila ka vendosur që si masë preventive t'ua marrë pasaportat dhe në të njëjtën kohë u ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim. Mëngjesin e të premtes, në kohë kur të akuzuarit janë marrë në pyetje, para ndërtesës së gjyqit u mblodhën të afërmit e tyre, të cilët në të gjithë rastin kanë parë prapavijë politike, edhe pse policia i ngarkon ato për shpërdorim të 1.7 milionë denarëve.

Grabisin postën Tredhjet mijë denarë të enjten pasdite janë vjedhur nga posta me numër "107", e cila gjendet në bulevardin "Jane Sandanski" në Shkup. Sipas njoftimit të policisë, një person i armatosur me pistoletë rreth orës 18 ka hyrë në objektin e postës dhe ka arritur që prej dy punonjëseve të marrë paratë. Të gjetur përpara tytës së pistoletës S.N. (40) dhe B.A. (39) nga Shkupi janë detyruar t'ia japin grabitësit të hollat. Pasi ka marrë 30 mijë denarë ai ka qëlluar një plumb në ajër dhe ka braktisur objektin. Pas denoncimit të rastit policia ka hetuar postën dhe ka marrë në pyetje dy punonjëset e saj, dhe është duke punuar në zbardhje të rastit.

Arrestohet autori i 11 vjedhjeve

Ilir IVANOVSKI

Shkup, 30 maj - Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa kundër dy të tjerëve janë ngritur fletarreste, si pasojë e aksionit më të ri të policisë, me të cilin është ndërprerë një kanal ilegal për kontrabandë cigaresh. Në një konferencë për shtyp, policia të premten ka bërë të ditur se ka arritur të vërë në pranga pjesën më të madhe të grupit të organizuar, i përbërë nga persona nga Shkupi, Kriva Pallanka, Gjevgjelia, Tetova dhe Gostivari. Policia aksionin më të ri, të quajtur "Sava" e ka nisur në shtator të vitit të kaluar. Deri në muajin e kaluar, Sektori për krim të organizuar ka ndjekur nga afër aktivitetet e grupit, i cili

Kronikë

në kontinuitet ka trafikuar cigare nëpërmjet kalimit kufitar"Bogorodicë". Duke anashkaluar pagimin e taksave doganore, cigaret janë kaluar nëpër Vallandovë, Bogdancë, Strumicë, Shtip dhe Veles, për të përfunduar në tregjet e "zeza" në kryeqytet, Tetovë dhe Gostivar. "Në bazë të masave të marra nga policia është konstatuar se anëtarët e këtij grupi vetëm gjatë periudhës gusht-dhjetor të vitit të kaluar, në trembëdhjetë raste, kanë kontrabanduar cigare me vlerë prej 200 mijë euro. Cigaret më vonë janë lëshuar në qarkullim pa u paguar

taksat, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e shtetit për 3 milionë e 120 mijë denarë", tha Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme. Midis të arrestuarve, gjatë aksionit "Sava" u gjetën edhe doganierë të pikës kufitare "Bogorodicë". Sipas policisë, njëri prej të arrestuarve, doganierëve u ka dhënë nëntë herë ryshfet. Në këtë mënyrë dhe me qëllim që të kalohen cigaret, nëpër xhepat e tyre kanë përfunduar 750 euro, 2 mijë e 200 denarë dhe cigare. Përveç arrestimeve, aksioni i policisë ka rezultuar

edhe me konfiskimin e 800 stekave cigare, një automjet me të cilin është kontrabanduar malli dhe një numër telefoni. Ndër të tjerash, policia ka kontrolluar edhe banesat e të arrestuarve dhe ka arritur të mbledh dëshmi shtesë, të cilat do të ndihmojnë në procesuimin e veprave penale kundër grupit. Kundër tetë të akuzuarve për tregti ilegale me cigare, të premten policia ka ngritur padi penale për lidhje kriminale, dhënie dhe marrje ryshfeti, mashtrim doganor dhe fshehje të mallrave akcizë, edhe pse dy prej tyre gjenden në arrati.

Policia e Shkupi ka paditur një 23 vjeçar, i cili akuzohet për nëntë vjedhje të rënda dhe dy të tjera në tentativë. Siç kanë informuar nga policia, bëhet fjalë për të riun me iniciale N.R., i cili dyshohet se është kryerës i njëmbëdhjetë vjedhjeve, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë. I akuzuari të gjitha veprat i ka kryer gjatë periudhës marsmaj të këtij viti në rajonin e kryeqytetit. Duke plaçkitur automjete ai ka marrë prej tyre kuleta me para, bateri dhe mallra të ndryshme, të cilët më vonë i ka shitur nëpër tregjet e qytetit.

Paditen për rrahje Nëntë persona nga Manastiri janë paditur nga policia, si pasojë e marrjes pjesë në një rrahje. Personat me iniciale A.S. (23), A.S. (32), A.C. (28), B.S. (34), Gj.S. (35), S.B. (51), E.B. (20), Sh.B. (45) dhe D.B. (22) akuzohen se kanë marrë pjesë në një rrahje gjatë të cilës ka mbetur i lënduar S.B. Rrahja ka ndodhur më dhjetë maj në rrugën "Deveani" në Manastir, kur S.B. ka kaluar me lëndime në sy. (I.I.)

5


6

AKTUALE

Koha

31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

Organizata "Ndihmë prej njeriut tek njeriu" me iniciativë Infermieret tok në Tetovë

Gjermanishtja e licencuar në USHT Projekti i përbashkët parasheh organizimin e kurseve dhe fitimin e certifikatës "A1", që është e domosdoshme për studentët dhe qytetarët e Maqedonisë për hyrje në territorin gjerman dhe ushtrimin e marrëdhënieve të punës, qëndrimit në Gjermani apo studimeve Koha

Urim HASIPI

Tetovë, 30 maj - Përfaqësuesit e organizatës humanitare "Ndihmë prej njeriut te njeriu", Dieter Hutter dhe Sadija Klepo të premten qëndruan në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Qëllimi i vizitës ishte fillimi i bashkëpunimit mes organizatës që përfaqësojnë dhe USHT-së në drejtim të organizimit të kurseve të licencuara të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj për studentë dhe qytetarë. Organizata "Ndihmë prej njeriut te njeriu" ka marrë licencën për organizimin e

kurseve të gjuhës gjermane edhe jashtë shtetit gjerman, pas strategjisë së re të iniciuar nga Gjermania nga 1 marsi i këtij viti, si dhe kufizimeve për hyrje në shtetin gjerman pa njohurinë e gjuhës gjermane. Projekti i përbashkët parasheh organizimin e kurseve dhe fitimin e certifikatës "A1" për vijuesit e kurseve, certifikatë kjo e domosdoshme për studentët dhe qytetarët e Maqedonisë për hyrje në territorin gjerman dhe ushtrimin e marrëdhënieve të punës, qëndrimit në Gjermani apo studimeve. Kjo do të realizohet përmes themelimit

të një qendre të licencuar në USHT, për organizimin e kurseve për të gjithë studentët dhe qytetarët e Maqedonisë me të drejtë nënshtrimi për certifikatën "A1" të kërkuar nga ambasada gjermane për rregullimin e dokumenteve të udhëtimit për në Gjermani. Në emër të rektorit të USHT-së, prorektorët për arsim dhe ai për shkencë, Agim Vela dhe Agim Shabani përshëndetën një iniciativë të tillë të ndërmarrë nga Organizata "Ndihmë prej njeriut te njeriu". "USHT ka marrëveshje bashkëpunimi me më shumë universitete ku më-

sohet në gjuhën gjermane, e ku janë paraparë shkëmbime të studentëve dhe asistentëve tanë. Prania e një qendre që ofron kurse të tilla në Universitetin tonë është privilegj për ne, të jemi në gjendje t'u ofrojmë studentëve, stafit tonë por edhe shoqërisë në përgjithësi mundësinë për vijimin e kurseve dhe fitimin e certifikatës së nevojshme për udhëtim në Gjermani", u shpreh prorektori për arsim, Vela. Prorektori për shkencë Agim Shabani informoi përfaqësuesit e organizatës për infrastrukturën e USHT-së dhe tha se i njëjti ka kapacitet dhe është në gjendje t'i organizojë këto kurse, sigurisht në bashkëpunim me stafin ligjërues nga Gjermania. "Duke marrë parasysh numrin e madh të qytetarëve shqiptarë e të tjerë nga Maqedonia në Gjermani, si dhe kufizimet për studime e për leje qëndrimi në Gjermani, kjo iniciativë është mjaft e qëlluar dhe ekzistimi i kësaj mundësie është më se i domosdoshëm." u shpreh Shabani. Sadija Klepo nga Organizata në fjalë u sh-

Në saje të programit të veçantë "Rindërtimi akademik në Evropën juglindore" nga data 28 deri më 30 maj u mbajt java e tetë seminarike në infermieri në qytetin e Tetovës. Projekti udhëhiqet nga Instituti i Shkencave të Shëndetësore dhe Infermierisë të Universitetit Martin Luther në Halle Wittebmerg, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, departamenti i infermierisë dhe mamive, Programi studimor i infermierisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fakulteti i infermierisë në Tiranë e Universiteti Teknologjik dhe Fakulteti i infermierisë në Vlorë. Pjesëmarrësit nga Universitetet e lartpërmendura qëndruan në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës si një nga bashkudhëheqësit e projektit, ku u pritën nga rektori i USHT-se, Sadi Bexheti i cili përgëzoi organizimin e seminarit të tetë me radhë një javor, në kuadër të projektit. "Me akreditimin e Fakultetit të shkencave të mjekësisë, me mjekësinë e përgjithshme, si dhe stomatologjinë, me programet ekzistuese infermieri dhe farmaci dhe me marrjen në shfrytëzim të hapësirave dhe stafit në Spitalin e Tetovës, Universiteti Shtetëror i Tetovës i ka të gjitha paradispozitat për zhvillimin e suksesshëm të studimeve në fushën e mjekësisë", u shpreh Bexheti. preh optimiste për këtë projekt. "Pas 1 marsit me disa ndryshime të iniciuara nga vetë kancelarja gjermane Merkel, mundësohet organizimi i kurseve të integrimit për gjuhë gjermane si gjuhë e huaj edhe në shtete tjera jashtë Gjermanisë nga më shumë organizata të licencuara nga Ministria e Arsimit. Ne besojmë fuqishëm se me kushtet e ofruara nga Universiteti

Shtetëror i Tetovës dhe vullnetin për të realizuar këtë projekt, shumë shpejt do të inaugurojmë Qendrën për kurse të gjuhës gjermane në këtë universitet, me të drejtë fitimi të certifikatës 'A1'. Projekti do të jetë edhe më i gjerë dhe parasheh edhe trajnimin e asistentëve dhe studentëve nga USHT-ja në qendrën e gjuhëve të organizatës në Munih", tha Klepo.

Publicitet


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

AKTUALE

Koha

Ohri me dy marina, Struga pa asnjë Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Palloshi thotë se Komuna e Strugës në Planin e përgjithshëm urbanistik, që e ka ndryshuar në vitin 2007, nuk ka paraparë ndërtimin e portit, por shton se Komuna mund të ngrejë nismë për plotësime dhe ndryshime të këtij Pani, të cilin do ta mbështesë MTL-ja Koha

Strugë, 30 maj - Derisa në Ohër do të ndërtohen dy porte, Struga edhe më tej mbetet pa asnjë. Në Strugë jo që nuk ka hapësirë ku të qëndrojnë jahtet, motoskafët dhe anijet e thjeshta, por mungon edhe porti ku do të mund të ndalojnë anijet e mëdha të cilat do të duhet të lundrojnë këtë sezon në linjën ujore Strugë - Ohër Pogradec.

Në pushtetin lokal në Strugë lidhur me këtë, kohë më parë kanë pohuar se projekti për ngritjen e portit daton nga shumë kohë, madje edhe se është përcaktuar

hapësira, por për realizimin e tij duhet së pari të jepet pëlqimi nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe të ndryshohet Plani urbanistik. Megjithatë, zëven-

dësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Skënder Palloshi hedh poshtë pohimet e tilla. Sipas tij, portet planifikohen në Planin e përgjithshëm urbanistik të vendbani-

Ministria e Kulturës dhe BFIM investojnë në objekte fetare

Ndihma e radhës nga Ministria e Kulturës përmes Bashkësisë Islame të Maqedonisë i është ndarë Xhamisë në lagjen "Vardarska" në Tetovë, udhëheqësit e institucioneve paralajmërojnë se investimet në këtë drejtim do të vazhdojnë

Shkup, 30 maj - Në Poliklinikën e Çairit nga 1 qershori fillon punën Kabineti i pajisur me pajisje për terapi fizikale, i cili ka në dispozicion pajisje me ultratinguj, diadinamik, rreze intereferente, llapmë me rreze infra të kuqe, laser dhe magnet dhe kapacitet për asistencë të njëkohësishme për gjashtë pacientë, njoftoi Shtëpia shëndetësore - Shkup. Përveç kësaj, Shtëpia shëndetësore - Shkup, informoi se laboratori i Poliklinikës "Shuto Orizarë" është siguruar me numërues hematologjik me qëllim që t'i përgjigjet nevojave të banorëve lokalë dhe ta rrisë nivelin e ndihmës së nevojshme mjekësore. (H.A)

13 klasa të kompjuterizuara "Gjithsej 13 klasë do të kompjuterizohen dhe me këtë përfundon edhe faza përfundimtare e të gjitha incizimeve, ndërkohë mbetet vetëm të fillohet faza e realizimit të projektit në tërësi", sqaron Nuran Avdiu Koha

Urim HASIPI

Tetovë, 30 maj - Në praninë e një delegacion të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, ministrit të Kulturës Arifikmet Xhemaili dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Ruzhdi Matoshi, të premten Xhamisë në lagjen "Vardarska" të Tetovës, iu ndanë 5 mijë euro. Mjetet janë akorduar nga Ministria e Kulturës përmes Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë dhe do të shërbejnë në ndërtimin e saj. Ruzhdi Matoshi, nënkryetar i PDSH-së me këtë rast theksoi se është ndryshuar praktika e ndarjes së mjeteve vetëm për kisha dhe sa tani mjete akordohen edhe për xhamitë. "Me këtë akt të ndihmës së godinave të BFI-së përfundimisht merr fund tradita e hidhur që ka qenë deri më

meve përkatëse, ndërsa Struga këtë plan e ka ndryshuar në vitin 2007, por në të nuk është paraparë port. "Ekziston mundësia që Komuna e Strugës të iniciojë ndryshime dhe plotësime të Planit të përgjithshëm urbanistik, ku do të parashihet lokacioni për ngritjen e portit, ku Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta mbështesë një kërkesë të tillë", thotë zëvendësministri Palloshi. Nga ana tjetër, zëvendësministri informon edhe për atë se në takimin me homologun e tij nga Shqipëria, Sokol Olldashi, të mbajtur para një viti në Ohër është paralajmëruar edhe startimi i linjës ujore Ohër-Pogradec në sezonin veror 2008, ku do të përfshihet edhe Struga.

Poliklinika e "Çairit" me terapi fizikale

Vazhdon adaptimi i Kazermës së Kumanovës në shkollë të mesme

5 mijë euro Xhamisë së Tetovës

Koha

Nga 1 qershori

Palloshi: Komuna e Strugës s'ka kërkuar port

Shpend VINCA

7

tani, kur mjetet e qytetarëve që e mbushin buxhetin e Maqedonisë janë ndarë vetëm për kisha. Me ardhjen e partisë sonë në pushtet në vitin 2006, në qeveri kemi një program të gjerë, program i cili ndihmon të gjitha objektet fetare islame pra xhamitë në Maqedoni", tha ai. Matoshi më tej sqaroi se në vazhdimësi xhami pas xhamie ne vazhdon të ndihmohen, ndërsa në praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. "Bashkësia Islame, Fakulteti i bashkësisë islame dhe Fakulteti teologjik, Medreseja 'Isa Beu' dhe të gjitha objekte që e karakterizojnë institucionin e BFIM-së dhe fenë tonë, tani e tutje do të jenë pjesë e buxhetit, pra shteti gjithmonë do të përkujdeset për ta", përkujtoi Ma-

toshi, duke shtuar se është duke lulëzuar dëshira e kamotshme e shqiptarëve dhe myslimanëve që përfundimisht feja të futet në institucionet e shtetit dhe ky i fundit të kujdeset për ta. Ndërkaq Afrim Tahiri, sekretar i BFIM-së përkujtoi se ky donacion është siguruar me donacion të Ministrisë së Kulturës dhe nuk është i vetmi. "5 mijë eurot anë ndarë të përfunduar punët rreth kësaj xhamie. Në emër të BFIM-së dhe në emër të Reis Sulejman ef. Rexhepit, ia shprehim falënderimet tona Ministrisë dhe në veçanti, ministrit Arifhikmet Xhemaili", theksoi Tahiri. Ai sqaroi se me këtë aktivitetet përfundon faza e parë e ndihmës së xhamive, ndërsa faza e dytë do të vazhdojë së shpejti.

Nazmije KAMBERI

Kumanovë, 30 maj - Të enjten ka përfunduar faza e incizimit të objektit numër gjashtë të Kazermës së Kumanovës, e cila vazhdon të adaptohet në Shkollë të mesme ekonomike, ku të pranishëm ishin një delegacion i Ministrisë së Arsimit, bashkë me përfaqësues të Telekomit të Maqedonisë. "Gjithsej 13 klasë do të kompjuterizohen dhe me këtë përfundon edhe faza përfundimtare e të gjitha incizimeve, ndërkohë mbetet vetëm të fillohet faza e

realizimit të projektit në tërësi", sqaron Nuran Avdiu, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit për shkollim të mesëm. Ai shton se kjo shkollë do të jetë një nga më modernet dhe procesi mësimor do të zhvillohet sipas standardeve evropiane. Sipas Avdiut, po ashtu ka urdhëruar që një ekip të bëjë pastrimet në oborrin e shkollës që sa më shpejt të fillohet me realizim dhe përfundimisht më 1 shtator nxënësit shqiptarë të shkollës

ekonomike "Pero Nakov" të dislokohen në objektin e ri modern. Me këtë, thotë ai, përfundon njëherë e përgjithmonë çështja e arsimit shqip në Kumanovë. Objekti i adaptuar posedon tre kate me rreth 1 mijë e 600 metra katrorë. Vitin e kaluar Qeveria mori vendimin që pesë objektet e Kazermës në Kumanovë të kalojnë në pronësi të Ministrisë Arsimit dhe Shkencës, me qëllim që të shfrytëzohen për objekte shkollore.

Publicitet

HACCP SISTEMI ËSHTË GARANCI PËR PRODUKT TË SIGURT


8

31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

RAJON

Koha

UNMIK duhet t'i transferojë ingjerencat në Kosovë

Shumica e kompetencave te Qeveria dhe Parlamenti Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së Havier Solana, janë pajtuar që misioni i UNMIK-ut duhet të bartë një pjesë të konsiderueshme të kompetencave tek qeveria dhe Kuvendi, deri më 15 qershor, kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës Prishtinë, 30 maj - UNMIK-u duhet të bartë shumicën e përgjegjësive tek institucione e Kosovës deri më 15 qershor, kur pritet të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës. Për këtë çështje janë pajtuar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun dhe shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana, gjatë takimit të tyre në margjinat e konferencës ndërkombëtare për Irakun, që u mbajt në Stokholm. Ndërkaq, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë thënë se UNMIK-u duhet të përfundojë mandatin e tij në Kosovë. Deri më 15 qershor Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun,

BE: NATO qëndron në Kosovë edhe pesë vjet

mund të japë një pasqyrë të qartë për misionin e UNMIK-ut në Kosovë. Sekretari Ban Ki Mun ka biseduar me shefin e diplomacisë evropiane Havier Solana për gjetjen e modaliteteve për funksionimin e dy misioneve ndërkombëtare në Kosovë: UNMIK-ut dhe EULEX-it. Ata janë pajtuar që misioni i UNMIK-ut duhet të bartë një pjesë të konsiderueshme të kompetencave tek qeveria dhe Kuvendi, deri më 15 qershor, kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës. Por, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës tho-

në se mirëpresin vetëm misionin e BE në Kosovë, ashtu siç është paraparë edhe me pakon e Ahtisarit. Presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se mandati i UNMIK-ut duhet të përfundojë. "Dëshirojmë që mandati i UNMIK-ut të përfundojë, për aq sa do të jetë simbolike Rezoluta 1244 të jetë ajo pjesë e prezencës", ka thënë presidenti Sejdiu. Për këtë çështje, presidenti Sejdiu pret një qartësim të shpejtë në mes Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. "Mirëpresim misionin e ri civil në Kosovë dhe

EULEX-in, si formacione do ta quaja të Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që Kosovën e fusin në një fazë të re të zhvillimeve", ka theksuar Sejdiu. Edhe opozita dhe analistë të ndryshëm në Kosovë kanë thënë se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e tij. Ndërkaq, shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker ka pranuar se me 15 qershor do të jenë rrethana të reja. Ai ka bërë të ditur se vetëm OSBE-ja do të vazhdojë të jetë nën ombrellën e misionit të rikon-

Paris, 30 janar - Bashkimi Evropian(BE) pret që forcat e NATO-s të qëndrojnë në Kosovë edhe pesë vjet, bashkë me forcat policore të BE-së, të cilat duhet të sistemohen deri në fund të këtij viti. Këtë e njoftoi presidenca sllovene e Bashkimit. Kryeministri slloven Janez Jansha pret që tërheqja e pjesëtarëve të misionit paqësor të NATO-s nga Kosova të zhvillohet gradualisht. "KFOR-i me siguri do ta zvogëlojë gradualisht numrin e pjesëtarëve, por do të mbetet në Kosovë edhe gjatë tre, katër, ose pesë viteve të ardhshme", deklaroi Jansha për televizionin francez "Frans 24". NATO nuk dëshiron ta publikojë planin për tërheqje të 16 mijë pjesëtarëve të KFOR-it, prej ku bëjnë të ditur se forcat do të mbeten në Kosovë për aq sa ka nevojë. Deri tani nuk është firmosur kurrfarë marrëveshje zyrtare me të cilën Kombet e Bashkuara autorizimet e veta policore do t`ia dorëzojnë misionit të BE-së (Euleks) në Kosovë. figuruar të UNMIK-ut. Ryker ka thënë se çështje e hapur është sektori i sundimit të ligjit, për të cilin ende nuk dihet se si do të ndërlidhet me misionin e EULEX-it. Ndërkaq, Sllovenia si kryesuese e radhës së BE-së është për qartësimin dhe përshpejtimin e vendosjes së misionit të BE-së në Kosovë. Ministri i jashtëm slloven, Dimitrij Rupel ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm Ban Ki Mun për obligimet dhe detyrat

që i presin Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian para dhe pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës më 15 qershor. Një takim tjetër Sekretari Ban Ki Moon ka zhvilluar edhe me shefin e NATO-s, Jap De Hop Scheffer, me ç'rast është konstatuar se NATO-ja do të vazhdojë të jetë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë, ndërsa për çështjet juridike dhe policore, misioni i BE-së, EULEX.

Hulumtim i OKB së për drogat dhe krimet Antonio Maria Kosta, drejtori Ekzekutiv i Zyrës së OKB së për Drogat dhe Krimin, thotë se cikli i kriminalitetit në rritje i shkaktuar nga trazirat politike që kishin mbërthyer rajonin e Ballkanit në vitet 1990, të cilat mundësuan lulëzimin e krimit të organizuar, tani është thyer Nju Jork, 30 maj - Ballkani është një nga rajonet më të sigurta të Evropës. Ky është përfundimi i një raport të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat the Krimet. Edhe vetë ky raport thotë se ky konluzioni është pak i papritur sepse ky rajon për një kohë të gjatë ka qenë i njohur si vend i trazirave dhe i një aktiviteti të lartë kriminal, krahasuar me rajonet e tjera të Evropës. Por organizata ka ardhur në këtë përfundim pas një studimi të shumëanshëm dhe krahasues. Raporti i quajtur "Krimi dhe Ndikimi i tij në Rajonin e Ballkanit" u botua të enjten nga Zyra e Drogës dhe Krimit pranë OKB së. Rajoni i Ballkanit thotë ky raport është më i sigurt se rajoni perëndimor i Evropës. Antonio Maria Kosta, drejtori Ekzekutiv i Zyrës së

Ballkani, zona më e sigurt në Evropë OKB së për Drogat dhe Krimin, thotë se cikli i kriminalitetit në rritje i shkaktuar nga trazirat politike që kishin mbërthyer rajonin e Ballkanit në vitet 1990, të cilat mundësuan lulëzimin e krimit të organizuar, tani është thyer. Por megjithëse rajoni ka shënuar një sukses të dukshëm në uljen e krimit dhe rritjen e sigurisë, raporti thekson se Ballkani ende ndeshet me probleme serioze. Një nga problemet që shihet si burim i krimit dhe dhunës është lidhja e biznesit me politikën. Politika dhe biznesi, thuhet në raport, duhet të izolohen nga ndikimi i krimit dhe sidomos i krimit ekonomik. Shqipëria dhe Kosova, thuhet në raport, kanë shënuar një sukses në uljen e krimit, ngjashëm me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria për shembull ka shënuar një rënie të theksuar të numrit të vrasjeve nga viti 1998 deri në vitin 2006. Por, një fushë ku Shqipëria ka ngecur, është dhuna ndaj grave, e cila sipas raportit është më e lartë se në vendet e rajonit. Droga dhe trafiku i saj vazhdon të jetë një problem serioz. Bullgaria

dhe Shqipëria, thuhet në raport, janë vende ku kultivohet dhe eksportohet kanabisi. Trafiku i heroinës është një ndër trafiqet më fitimprurëse dhe sipas disa studimeve të fundit, 70 përqind e heroinës që futet në disa nga rajonet kyçe të Evropës kontrollohet nga trafikantët shqiptarë. Trafiku i heroinës nga shqiptarët aktualisht konsiderohet si një ndër problemet kryesore të krimit të organizuar në Evropë. Por raporti pranon se cilësimi i trafikantëve si shqiptarë është i vështirë dhe i bazuar më tepër në vlerësime se sa në fakte të qarta, sepse ky përfundim është arritur

bazuar në numrin e atyre që janë arrestuar dhe numrin e rasteve kur është kapur droga gjatë trafikimit. Në këto raste regjistrohet vetëm shtetësia e trafikantëve dhe jo përkatësia e tyre etnike. Në rastet kur trafikantët janë nga Maqedonia, apo pjesë tjera të ish Jugosllavisë, ata regjistrohen vetëm me përkatësinë shtetërore. Pra vlerësimi se 6 përqind të të arrestuarve në lidhje me trafikim droge janë shqiptarë është i bazuar në këtë lloj qasjeje të vlerësimit. Megjithatë sipas raportit edhe trafiku i drogës nga shqiptarët në vitet e fundit ka shënuar rënie dhe kjo bazohet në numrin në rënie të atyre

që janë arrestuar për këtë lloj trafiku. Trafiku i qenieve njerëzore, e sidomos i femrave, zë një vend veçantë në këtë raport. Ndërsa Shqipëria dhe Moldovia në vitet 1990 ishin burim kryesor i këtij trafiku, këtë vend tani e zënë Rumania dhe Bullgaria. Për shembull 40 përqind e femrave të trafikuara në Itali gjatë viteve 1990 ishin shqiptare, në vitin 2003 ky numër ra në 15 përqind ndërsa në vitin 2004 u ul në vetëm 2 përqind. Arsyeja e kësaj rënieje, sipas raportit, nuk është e qartë, por aludohet se një ndikim mund të kenë pasur ndryshimet sociale dhe ndërhyrjet shtetërore. Një ndër krimet i cili jo vetëm që nuk ka rënë, por ka shënuar rritje në rajon, është korrupsioni dhe krimet ekonomike. Raporti citon një raport të organizatës Transparency International, ku thuhet se Shqipëria zë vendin më të lartë për ryshfet nga 57 vendet e analizuara. Mesatarja e vendeve të Evropës Juglindore është 4, 5 herë më i lartë se në vendet e Evropës Perëndimore. Kosova dhe çështja rreth statusit të saj, thuhet në raport, ka qenë

burim i jostabilitetit në katër vende të Evropës Juglindore dhe si rezultat një raport i Bankës Botërore vë në listë Serbinë, Maqedoninë, Bosnjen dhe Shqipërinë, si vende që janë më pak të qëndrueshme se vendet e Afrikës nën Sahariane. Mbledhja e fondeve gjatë luftës në Kosovë ka përfshirë edhe trafikime të tjera dhe lidhjet ndërmjet krimit dhe politikës janë të paqarta në shumë fusha. Raporti vjen në përfundim se megjithë rënien e nivelit të krimit ordiner dhe rënies së aktivitetit të krimit të organizuar, ndarja e paqartë ndërmjet sferave të interesit ndërmjet politikës dhe ekonomisë me krimin vazhdon të jetë një çështje e trashëguar nga paqëndrueshmëria e mëparshme. Hartuesit e raportit gjithashtu mendojnë se rritja e krimit të organizuar në Ballkan kishte qenë si rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së stabilitetit, por kjo situatë duket se po shënon ndryshime, gjë që shihet edhe në disa nga përfundimet e raportit. Ndërkohë që rajoni stabilizohet dhe sigurohet një shtet ligjor, mundësia dhe prirja për t'u marrë me aktivitete krimanale duhet të ulet, thekson raporti i OKB së për Krimin dhe Drogat.


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

RAJON/BOTË

Kerimi për vizitë në Shqipëri

Gjenerali Rrahim Ademi shpallet i pafajshëm

Zagreb, 30 maj - Gjenerali i ushtrisë kroate me përkatësi shqiptare, Rrahim Ademi, është liruar nga të gjitha akuzat, ndërsa gjenerali tjetër Mirko Norac

është dënuar me shtatë vjet heqje lirie. Pas procesit njëvjeçar një gjykatë e Zagrebit ka marrë aktgjykimin se Ademi nuk është fajtor për krime lufte mbi civilët serbë dhe të zënët robë në rajonin Megjaçki Xhep në shtator të vitit 1993, ndërsa gjeneralin tjetër kroat Mirko Norac e dënoi në bazë të dy pikave të akuzës për pesë vjet, përkatësisht me dënimin unik me gjithsej shtatë vjet. Që të dy gjeneralët ngarkoheshin për përgjegjësi komanduese, e jo si ekzekutues të drejtpërdrejtë.

Tiranë, 30 maj - Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve, Sërgjan Kerim, në Tiranë realizoi takime me kreun shtetëror shqiptar. Kerimi e vlerësoi pozitivisht përparimin e Shqipërisë, në takimin me kryetarin Bamir Topi. Gjatë bisedës me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, Kerimi nënvizoi se Parlamenti është shtyllë e një shteti, duke shtuar se, për këtë arsye edhe Asambleja e Përgjithshme e KB-ve, e zgjeron bashkëpunimin me parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të organizatës botërore.

Gjatë takimit KerimTopalli është biseduar rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Kryeministri shqiptar Sali Berisha e informoi Kerimin për idenë e Tiranës zyrtare për ndërtimin e centralit bërthamor në Shqipëri. Berisha tha se Shqipëria është e gatshme të marrë pjesë me mjete bashkë me vendet e fqinjësisë dhe më gjerë për ndërtimin e centralit bërthamor. Kerimi, sipas Kabinetit të Berishës, ka mbështetur nismën dhe ka bërë të ditur se nuk do t`i kundërvihet idesë së tillë.

Pas kërcënimeve të pakicës greke në Shqipëri Athinë, 30 maj - Një prefekt nuk mund të ndryshojë kufijtë e shteteve. Është ky reagimi i Athinës zyrtare pak ditë pas qëndrimit publik të Prefektit të Gjirokastrës Spiro Ksera, në mbrojtje të kauzës së Vorio-Epirit. Qeveria greke nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Jorgos Kumucakos, është distancuar kësisoj zyrtarisht nga deklaratat e Kserës dhe parullat antishqiptare të hedhura në 18 maj në Konicë, në

Qeveria greke distancohet përkujtim të Protokollit të Korfuzit. Në një konferencë për shtyp, i pyetur nga media lidhur me këtë tubim e qëndrimet e shprehura aty nga Prefekti i Gjirokastrës, Kumucakos deklaroi se " nëse ai ka thënë diçka të tillë, në çfarëdo ngjarje përkujtimore, kjo nuk ka aspak lidhje me

Çejni kundërshton tërheqjen nga Iraku Nju-Jork, 30 maj - Nënpresidenti amerikan Dik Çejni paralajmëroi se tërheqja eventuale e ushtrisë amerikane nga Iraku gjatë qeverisjes së demokratëve mund do të sjellë deri në atë që një gjeneratë e ardhshme e ushtarëve amerikanë të kthehen në fushëbetejën irakiane. Në fjalimin e tij në Manhatan kushtuar lehtësimeve tatimore, energjetikës, sigurisë dhe konfliktit në Irak, Çejni para 700 donatorëve republikanë deklaroi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që republikanët të marrin shumicë në Kongres dhe ta ruajnë në duar të veta Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet më 4 nëntor. "Investimet janë shumë të larta", tha Çejni në darkën vjetore për

grumbullimin e mjeteve të organizuar nga Komiteti i Nju-Jorkut të Partisë Republikane. Kandidati për nominim presidencial të Partisë Demokratike, Barak Obama shumë herë ka deklaruar se do t'i tërheqë ushtarët amerikanë nga Iraku për 16 muaj pas zgjedhjes së tij eventuale. Oponenti i tij senatorja Hilari Klinton gjithashtu publikoi se do ta fillojë tërheqjen për 60 ditë pas hyrjes së saj eventuale në detyrë.

Nga i ftohti në Mongoli vdiqën 46 persona Uran Bator, 30 maj Stuhitë e rërës dhe temperaturat e ulëta që nga fillimi i javës e kapluan rajonin lindor të Mongolisë, ku deri më tash kanë shkaktuar vdekjen e 46 personave, mes të cilëve janë edhe 14 fëmijë. Parlamenti i vendit

shpalli ditë zie kombëtare në kujtimin të viktimave. Shumica e viktimave kanë vdekur nga i ftohti. Sipas parashikimit të meterëlogëve, stuhitë e rërës do të vazhdojnë deri në fund të javës së ardhshme.

perceptimin grek të marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësisë së mirë. E përsëris, që nuk ka asnjë lidhje", - sqaroi ai, njofton në një artikull të saj "Gazeta Shqiptare". Sa i përket tubimit antishqiptar të 18 majit në Konicë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë tha se ai nuk kishte asnjë informa-

cion për këtë ngjarje, për të cilën shtoi se jo vetëm ai, por as opinioni i përgjithshëm grek nuk kishte dijeni. Synimi për Vorio - Epirin është një strategji afatgjatë antishqiptare. Qëllimi është përgatitja e kushteve për aneksimin e Shqipërisë së Jugut apo Vorio- Epirit, siç e quajnë grekët.

Plazhet turke rangohen në vendin e tretë Ankara, 30 maj - Plazhet në Turqi janë ranguar në vendin e tretë në botë për nga pastërtia, pas atyre në Spanjë dhe Greqi, njoftoi televizioni turk NTV. Turqia ka 258 plazhe dhe 13 porte për jahte, të cilët dallohen me flamur të kaltërt për shkak pastërtisë. Në vitin 2007 numri i plazheve të pastra, të cilët kanë fituar flamur të kaltërt,

ishin 235, ndërsa të porteve 14. Shpërblimin me flamur të kaltërt e udhëheq Fondacioni për arsim ekologjik ku deri tash janë shpërblyer 3.300 plazhe dhe porte në 36 shtete të botës. Kriteri për shpërblim cilësia i ujit, siguria, shërbimet, kapitali, menaxhimi, arsimi dhe vërejtjet për çështjet që kanë të bëjnë me ambientin përreth.

Trysni mbi Olmertin për dorëheqje Tel Aviv, 30 maj - Në skandalin e korrupsionit me në qendër kryeministrin izraelit, Ehud Olmert, trysnia është rritur edhe nga radhët e partisë së tij. Partia Kadima e kryeministrit Olmert pas kthimit të tij nga SHBA do të mbajë konsultime për zgjedhje të parakohshme brenda partiake, bëri të ditur kryetari i Komitetit Qendror i saj. Një ditë më parë ministrja e jashtme izraelite Zipi Livni e sfidoi hapur kryeministrin Olmert dhe kërkoi nga baza e partisë Kadima caktimin e një pasuesi për kryetarin e partisë. Livni, 49 vjeçare, vlerësohet si një nga politikanet më me influencë dhe popullore të Izraelit dhe me kërkesën e saj bëri të qartë se e konsideron veten një kandidate me shanse

të mira për kreun e partisë. Olmert akuzohet se si kryetar bashkie i Jerusalemit dhe si ministër i industrisë dhe tregtisë ka pranuar 150 mijeë dollarë amerikanë nga një biznesmen amerikan.

Koha

9

Trego përkrahjen tënde Chris HENSHAW Zgjedhjet përbëhen prej dy pjesësh. Në momentin kur mbaroni së lexuari këtë letër, kampanja zgjedhor do të mbaron. Siç e dini, të gjithë ne jemi dëshmitar se pjesa e parë e zgjedhjeve u karakterizua me incidente, incidente serioze, dhe kjo është shumë dëshpëruese. Po ashtu dëgjojmë për kampanjë me nivel të ulët dhe e vijueshme me dhunë dhe shqetësime, e cila synon të i mbaj votuesit në shtëpi gjatë Ditës së Votimit. Për të qenë më të qartë, dhuna dhe kërcënimet nuk ka vend në kampanjat zgjedhore dhe njerëzit të cilët janë përgjegjës për këtë lloj sjellje, kanë treguar një mungesë të madhe kujdesi për zhvillimin demokratik të Republikës së Maqedonisë si dhe për të ardhmen e këtij vendi dhe këtij populli. Në 20 ditët e kaluara, kampanja "NE MUNDEMI DHE DUHET-ZGJEDHJE TË LIRA 2008" ka realizuar 500 takime me aktivistë partiak, simpatizues dhe votues në tërë Republikës së Maqedonisë. Në këtë takime janë përfshirë burra dhe gra, të rinj dhe pleq-njerëz nga profile të ndryshme, njerëz nga komunitete të ndryshme etnike, fetare dhe linguistike, të cilat e përbëjnë Republikën e Maqedonisë të shekullit 21. Njerëz me bindje të ndryshme politike dhe ata pa bindje politike janë gjithë të mendimit se Kodi për Sjellje, të cilin të gjithë partitë politike e kanë nënshkruar, patjetër të respektohet në ditën e Zgjedhjeve. Nëse ka ndonjë votues, i cili mendon se dhuna dhe kërcënimi, mbushja e kutive dhe votimi i autorizuar është i pranueshëm, gabon sepse për ne nuk është. Ata të cilët i organizojnë dhe i bëjnë këta punë nuk e kanë përkrahjen e askujt. Siç i tha një votues një anëtari të NDI-së: "Në të gjithë jetojmë në këtë fashta, dhe votojmë ndryshe, ndonjëherë ndryshe nga anëtarët tjerë të familjes, por votimi zgjatë vetëm një ditë dhe pas asaj ditë ne përsëri duhet të jetojmë bashkë. A ia vlen të prishim paqen dhe sigurinë duke shqetësuar dhe kërcënuar njëri-tjetrin ose duke ftuar njerëz tjerë në bashkësinë tonë të bëjnë vepra të tilla? Sigurisht që jo!" Pra, nesër vijon pjesa e dytë e zgjedhjeve. Partitë i kanë bërë kampanjat e tyre, kurse nesër - Dita e Zgjedhjeve, vendvotimet, fletë votimet , komisioni zgjedhor dhe kutitë e votimit ju takojnë vetëm qytetarëve; Komisioni Zgjedhor, me ndihmën e policisë, patjetër votuesve të ju siguroj që ata të realizojnë të drejtën e tyre themelore demokratike, që e drejta për të votuar për frikë dhe shqetësim të mos cenohet. Nesër ne të gjithë duhet të luaj rolin tonë. Zgjedhjet të lira dhe të drejta është një detyrë kombëtare, e cila kërkon angazhim kombëtar. Ndonjëherë duhet që ka katër tipe njerëzish në botë. Ka njerëz të cilët i shikojnë gjërat që ndodhin, njerëz të cilëve u ndodhin gjërat, njerëz të cilët nuk din çka është duke ndodhur dhe më në fund njerëz të cilët i bëjnë gjërat të ndodhin. Nesër ne kemi shansin të bëhemi pjesë e tipit të katërt- njerëz të cilët i bëjnë gjërat të ndodhin. Nesër është mundësia për të kontribuar për të ardhmen e vendit tonë. Pra vë stemën, i cili shpërndahet falas në këtë gazetë, dhe trego përkrahjen dhe angazhimin tënd për Zgjedhje të Lira dhe të Drejta. Autori është drejtor i NDI në Maqedoni


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

MARKETING

10 Koha

Ministria e Mbrojtjes Republika e Maqedonisë

Ministria e Mbrojtjes Republika e Maqedonisë

MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË publikon

MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË publikon

KONKURS

KONKURS

Për zgjedhje të tre personave për shkollim në Universitetin Ushtarak "Skenderbeu" në Republikën e Shqipërisë I. KUSHTET DHE KRITERET 8. Gjatë zgjedhjes së kandidatëve të sigurohet 1. Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë qasje e rregullt e qytetarëve të cilët u takojnë të kandidatët që i plotësojnë këto kushte: gjitha komuniteteve. a) Kushtet e përgjithshme: II. DOKUMENTET PËR PARAQITJE - të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë; 1. Gjatë paraqitjes kandidatët duhet të dorëzo- të kenë të kryer shkallën IV të përgatitjes pro- jnë këto dokumente: fesionale; -fletëparaqitje për konkurrim e cila merret në - të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç; Akademinë ushtarake - Shkup, - të jenë të aftë psiko-fizikisht. -dëftesë për mbarimin e arsimit të mesëm dhe - të mos kenë të shqiptuar masë sigurie dëftesë nga të gjitha klasat e shkollës së mesme, ndalesë për kryerje të veprimtarisë profesionale në origjinal ose fotokopje të vërtetuar te noteri, ose detyrës; -certifikatë të lindjes, në origjinal ose fotokopje 2. Kandidatëve për shkollim në Universitetin dhe Ushtarak "Skenderbeu" në Tiranë do t'u bëhet -dëftesë për mbarimin e maturës së shkollës së testim dhe vlerësim i gjendjes shëndetësore dhe mesme, në origjinal ose fotokopje dhe fizike. -vërtetim shtetësie, në origjinal ose fotokopje. 3. Gjendja shëndetësore dhe psikofizike e kan2. Dokumentet për paraqitje dorëzohen në perdidatëve vërtetohet me kontrollime specialistike sonalisht ose me postë në këtë adresë: dhe vlerësim të komisionit mjekësor në Akademia ushtarake "Gjeneral Mihajllo Shërbimin për shëndet ushtarak -Shkup. Apostolloski" -Shkup. Afati për paraqitje të kandi4. Si kriter për zgjedhjen e kandidatëve në datëve është 15 ditë nga dita e publikimit të Universitetin Ushtarak "Skenderbeu" në Tiranë - konkursit. Republika e Shqipërisë, merret suksesi i maturës III. SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE dhe suksesi i arritur i shkollës së mesme. OBLIGIMET E KANDIDATËVE 5. Rangimi i kandidatëve do të bëhet në pajNumri i kandidatëve të pranuar do të jetë i caktim me rezultatet e treguara nga vlerësimi i gjend- tuar me akt të veçantë të ministrit të Mbrojtjes. jes shëndetësore, vlerësimi përgatitjes fizike, Shkollimi fillon në vitin shkollor 2008/2009. suksesi i maturës dhe suksesi i arritur në shkollë Pas mbarimit të shkollimit të kadetëve do të të mesme. pajisen me gradë përkatëse varësisht nga 6. Komisioni i konkursit përgatit rang-listë të kohëzgjatja e shkollimit dhe pranohen në shërkandidatëve. Kandidatët kanë të drejtë ankese te bim të përbërjes së përhershme të Armatës së komisioni i konkursit në afat prej 24 orësh nga Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht në punë shpallja e rezultateve të konkursit. në Ministrinë e Mbrojtjes. Vendimet e ankesave shpallen në tabelën e Gjatë kohës së shkollimit të kadetëve u është shpallur të Akademisë. Pas afatit për parashtrim siguruar qëndrimi në internat, ndërsa të gjitha të ankesave dhe të zgjidhjes së tyre, komisioni i harxhimet e shkollimit i mban Ministria e konkursit i akademisë shpall rang-listë për- Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë. fundimtare. Të drejtat e obligimet e veçanta mes kandi7. Kandidatët e dëshmojnë identitetin e tyre me datëve të zgjedhur dhe Ministrisë së Mbrojtjes të parashtrimin e dokumenteve për vërtetimin e Republikës së Maqedonisë rregullohen me maridentitetit (letërnjoftim ose pasaportë). rëveshje.

Për zgjedhje të dy personave për shkollim në Akademinë Ushtarake Tokësore për kadetë në Republikën e Turqisë 7. Kandidatët e dëshmojnë identitetin e tyre me I. KUSHTET DHE KRITERET 1. Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë kan- parashtrimin e dokumenteve për vërtetimin e identitetit (letërnjoftim ose pasaportë). didatët që i plotësojnë këto kushte: 8. Gjatë zgjedhjes së kandidatëve të sigurohet a) Kushtet e përgjithshme: qasje e rregullt e qytetarëve të cilët u takojnë të -të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë; -të kenë të kryer shkallën IV të përgatitjes profe- gjitha komuniteteve. II. DOKUMENTET PËR PARAQITJE sionale; 1. Gjatë paraqitjes kandidatët duhet të dorëzo-të mos jenë më të vjetër se 20 vjeç; jnë këto dokumente: -të jenë të aftë psiko-fizikisht. -fletëparaqitje për konkurrim e cila merret në b) Kushtet e veçanta: -të mos kenë të shqiptuar masë sigurie ndalesë Akademinë ushtarake - Shkup, -dëftesë për mbarimin e arsimit të mesëm dhe për kryerje të veprimtarisë profesionale ose dëftesë nga të gjitha klasat e shkollës së mesme, detyrës; në origjinal ose fotokopje të vërtetuar te noteri, -të mos jenë të fejuar ose martuar; -certifikatë të lindjes, në origjinal ose fotokopje; -të kenë strukturë trupore të rregullt, të jenë të -dëftesë për mbarimin e maturës së shkollës së shëndoshë dhe pa të meta fizike; mesme, në origjinal ose fotokopje dhe -të flasin mirë dhe rrjedhshëm. -vërtetim shtetësie, në origjinal ose fotokopje. 2. Kandidatëve për shkollim në Akademinë 2. Dokumentet për paraqitje dorëzohen në perUshtarake Tokësore për kadetë në Republikën e Maqedonisë do t'u bëhet testim dhe vlerësim i sonalisht ose me postë në këtë adresë: Akademia gjendjes shëndetësore dhe fizike. ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostolloski" 3. Gjendja shëndetësore dhe psikofizike e kan- Shkup. Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 didatëve vërtetohet me kontrollime specialistike ditë nga dita e publikimit të konkursit. dhe vlerësim të komisionit mjekësor në Shërbimin III. SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE për shëndet ushtarak -Shkup. OBLIGIMET E KANDIDATËVE 4. Si kriter për zgjedhjen e kandidatëve në Numri i kandidatëve të pranuar do të jetë i cakAkademinë Ushtarake Tokësore në Republikën e tuar me akt të veçantë të ministrit të Mbrojtjes. Turqisë merret suksesi i maturës dhe suksesi i Shkollimi fillon në vitin shkollor 2008/2009. arritur i shkollës së mesme. Pas mbarimit të shkollimit të kadetëve do të 5. Rangimi i kandidatëve do të bëhet në pajtim pajisen me gradë përkatëse varësisht nga me rezultatet e treguara nga vlerësimi i gjendjes kohëzgjatja e shkollimit dhe pranohen në shërbim shëndetësore, vlerësimi përgatitjes fizike, suksesi të përbërjes së përhershme të Armatës së i maturës dhe suksesi i arritur në shkollë të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht në punë mesme. 6. Komisioni i konkursit përgatit rang-listë të në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë kohës së shkollimit të kadetëve u është kandidatëve. Kandidatët kanë të drejtë ankese te komisioni i konkursit në afat prej 24 orësh nga siguruar qëndrimi në internat, ndërsa të gjitha harxhimet e shkollimit i mban Ministria e Mbrojtjes shpallja e rezultateve të konkursit. Vendimet e ankesave shpallen në tabelën e e Republikës së Turqisë. Të drejtat e obligimet e veçanta mes kandishpallur të Akademisë. Pas afatit për parashtrim të ankesave dhe të zgjidhjes së tyre, komisioni i datëve të zgjedhur dhe Ministrisë së Mbrojtjes të konkursit i akademisë shpall rang-listë për- Republikës së Maqedonisë rregullohen me marrëveshje. fundimtare.

Ministria e Mbrojtjes Republika e Maqedonisë

Ministria e Mbrojtjes Republika e Maqedonisë

MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË publikon

MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË publikon

KONKURS

Për zgjedhje të dy personave për shkollim në Fakultetin Ushtarak të Mjekësisë "Gjylhane" në Republikën e Turqisë fundimtare. I. KUSHTET DHE KRITERET 7. Kandidatët e dëshmojnë identitetin e tyre me 1. Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë parashtrimin e dokumenteve për vërtetimin e kandidatët që i plotësojnë këto kushte: identitetit (letërnjoftim ose pasaportë). a) Kushtet e përgjithshme: 8. Gjatë zgjedhjes së kandidatëve të sigurohet -të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë; -të kenë të kryer shkallën IV të përgatitjes pro- qasje e rregullt e qytetarëve të cilët u takojnë të gjitha komuniteteve. fesionale; II. DOKUMENTET PËR PARAQITJE -të mos jenë më të vjetër se 20 vjeç; 1. Gjatë paraqitjes kandidatët duhet të dorëzo-të jenë të aftë psiko-fizikisht. jnë këto dokumente: b) Kushtet e veçanta: -fletëparaqitje për konkurrim e cila merret në -të mos kenë të shqiptuar masë sigurie ndalesë për kryerje të veprimtarisë profesionale ose Akademinë ushtarake - Shkup, -dëftesë për mbarimin e arsimit të mesëm dhe detyrës; dëftesë nga të gjitha klasat e shkollës së mesme, -të mos jenë të martuar; në origjinal ose fotokopje të vërtetuar te noteri, -të kenë strukturë trupore të rregullt, -certifikatë të lindjes, në origjinal ose fotokopje -të jenë të shëndoshë dhe pa të meta fizike; dhe -të flasin mirë dhe rrjedhshëm, -vërtetim shtetësie, në origjinal ose fotokopje. -të mos jenë të verbër ndaj ngjyrave. 2. Dokumentet për paraqitje dorëzohen në per2. Kandidatëve për shkollim në Fakultetin Ushtarak të Mjekësisë "Gjylhane" në Republikën sonalisht ose me postë në këtë adresë: e Turqisë do t'u bëhet testim dhe vlerësim i Akademia ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostolloski" -Shkup. Afati për paraqitje të kandigjendjes shëndetësore dhe fizike. 3. Gjendja shëndetësore dhe psikofizike e kan- datëve është 15 ditë nga dita e publikimit të didatëve vërtetohet me kontrollime specialistike konkursit. III. SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE dhe vlerësim të komisionit mjekësor në OBLIGIMET E KANDIDATËVE Shërbimin për shëndet ushtarak -Shkup. Numri i kandidatëve të pranuar do të jetë i cak4. Si kriter për zgjedhjen e kandidatëve në Fakultetin Ushtarak të Mjekësisë "Gjylhane" në tuar me akt të veçantë të ministrit të Mbrojtjes. Shkollimi fillon në vitin shkollor 2008/2009. Republikën e Turqisë merret suksesi i maturës Pas mbarimit të shkollimit të kadetëve do të dhe suksesi i arritur i shkollës së mesme. 5. Rangimi i kandidatëve do të bëhet në pajtim pajisen me gradë përkatëse varësisht nga me rezultatet e treguara nga vlerësimi i gjendjes kohëzgjatja e shkollimit dhe pranohen në shërshëndetësore, vlerësimi përgatitjes fizike, suk- bim të përbërjes së përhershme të Armatës së sesi i maturës dhe suksesi i arritur në shkollë të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht në punë në Ministrinë e Mbrojtjes. mesme. Gjatë kohës së shkollimit të kadetëve u është 6. Komisioni i konkursit përgatit rang-listë të kandidatëve. Kandidatët kanë të drejtë ankese te siguruar qëndrimi në internat, ndërsa të gjitha komisioni i konkursit në afat prej 24 orësh nga harxhimet e shkollimit i mban Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë. shpallja e rezultateve të konkursit. Të drejtat e obligimet e veçanta mes kandiVendimet e ankesave shpallen në tabelën e shpallur të Akademisë. Pas afatit për parashtrim datëve të zgjedhur dhe Ministrisë së Mbrojtjes të të ankesave dhe të zgjidhjes së tyre, komisioni i Republikës së Maqedonisë rregullohen me markonkursit i akademisë shpall rang-listë për- rëveshje.

KONKURS

Për zgjedhje të 6 personave për shkollim në Akademinë Ushtarake "V.Levski"- Veliko Tërnovo në Republikën e Bullgarisë (4 persona në Akademinë e kadetëve dhe 2 persona në Akademinë e Aviacionit) I. KUSHTET DHE KRITERET 8. Gjatë zgjedhjes së kandidatëve të sigurohet 1. Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë qasje e rregullt e qytetarëve të cilët u takojnë të kandidatët që i plotësojnë këto kushte: gjitha komuniteteve. a) Kushtet e përgjithshme: II. DOKUMENTET PËR PARAQITJE -të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë; 1. Gjatë paraqitjes kandidatët duhet të dorëzo-të kenë të kryer shkallën IV të përgatitjes pro- jnë këto dokumente: fesionale; -fletëparaqitje për konkurrim e cila merret në -të mos jenë më të vjetër se 21 vjeç; Akademinë ushtarake - Shkup, -të jenë të aftë psiko-fizikisht. -dëftesë për mbarimin e arsimit të mesëm dhe -të mos kenë të shqiptuar masë sigurie ndalesë dëftesë nga të gjitha klasat e shkollës së mesme, për kryerje të veprimtarisë profesionale ose në origjinal ose fotokopje të vërtetuar te noteri, detyrës; -certifikatë të lindjes, në origjinal ose fotokopje 2. Kandidatëve për shkollim në Akademinë dhe Ushtarake "V.Levski"- Veliko Tërnovo në -dëftesë për mbarimin e maturës së shkollës së Republikën e Bullgarisë do t'u bëhet testim dhe mesme, në origjinal ose fotokopje dhe vlerësim i gjendjes shëndetësore dhe fizike. -vërtetim shtetësie, në origjinal ose fotokopje. 3. Gjendja shëndetësore dhe psikofizike e kan2. Dokumentet për paraqitje dorëzohen në perdidatëve vërtetohet me kontrollime specialistike sonalisht ose me postë në këtë adresë: dhe vlerësim të komisionit mjekësor në Akademia ushtarake "Gjeneral Mihajllo Shërbimin për shëndet ushtarak -Shkup. Apostolloski" -Shkup. Afati për paraqitje të kandi4. Si kriter për zgjedhjen e kandidatëve në datëve është 15 ditë nga dita e publikimit të Akademinë e kadetëve në Republikën e konkursit. Bullgarisë, merret suksesi i maturës dhe suksesi III. SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE i arritur i shkollës së mesme. OBLIGIMET E KANDIDATËVE 5. Rangimi i kandidatëve do të bëhet në pajNumri i kandidatëve të pranuar do të jetë i caktim me rezultatet e treguara nga vlerësimi i gjend- tuar me akt të veçantë të ministrit të Mbrojtjes. jes shëndetësore, vlerësimi përgatitjes fizike, Shkollimi fillon në vitin shkollor 2008/2009. suksesi i maturës dhe suksesi i arritur në shkollë Pas mbarimit të shkollimit të kadetëve do të të mesme. pajisen me gradë përkatëse varësisht nga 6. Komisioni i konkursit përgatit rang-listë të kohëzgjatja e shkollimit dhe pranohen në shërkandidatëve. Kandidatët kanë të drejtë ankese te bim të përbërjes së përhershme të Armatës së komisioni i konkursit në afat prej 24 orësh nga Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht në punë shpallja e rezultateve të konkursit. në Ministrinë e Mbrojtjes. Vendimet e ankesave shpallen në tabelën e Gjatë kohës së shkollimit të kadetëve u është shpallur të Akademisë. Pas afatit për parashtrim siguruar qëndrimi në internat, ndërsa të gjitha të ankesave dhe të zgjidhjes së tyre, komisioni i harxhimet e shkollimit i mban Ministria e konkursit i akademisë shpall rang-listë për- Mbrojtjes e Republikës së Bullgarisë. fundimtare. Të drejtat e obligimet e veçanta mes kandi7. Kandidatët e dëshmojnë identitetin e tyre me datëve të zgjedhur dhe Ministrisë së Mbrojtjes të parashtrimin e dokumenteve për vërtetimin e Republikës së Maqedonisë rregullohen me maridentitetit (letërnjoftim ose pasaportë). rëveshje.


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

ANALIZË

Koha 11

SHTETFORMIMI vs KOMBFORMIMIT Arbën XHAFERI Ideologët serbë, në paçin pasur të tillë në kuptimin e plotë të fjalës, shpeshherë në konferenca, debate, libra flasin për fenomenin e shtetformimit, por jo për t'a zbërthyer, analizuar këtë dhunti të popujve të ndryshëm, por për t'i anatemuar popujt e tjerë që mëtojnë të krijojnë shtetin e tyre. Madje në kampin socialist, kryesisht në federatat sllave, në Bashkimin Sovjetik, në Jugosllavi, deri diku edhe në Çeko-Sllovaki, popujt radhiteshin në hierarkinë statusore sipas kapaciteteve, aftësive të shpifura shtetformuese. Në fakt, këto aftësi trilloheshin për të krijuar një sistem të sofistikuar segregues. Sëkëndejmi të gjithë popujt sllavë, pa marrë parasysh kapacitetin e tyre , sipas këtij projekti fitonin statusin e popullit shtetformues që legjitimonte vendosjen e relacioneve hegjemoniste, koloniale në shtetin e përbashkët. P.sh. në Jugosllavi, statusin e popullit shtetformues e gëzonin të gjithë popujt sllavë, pavarësisht se në cilën republikë apo krahinë autonome jetonin si dhe përqindjes së tyre. Po kështu, edhe në Bashkimin Sovjetik dhe në Çeko-Sllovaki. Në Sllovaki jeton një komunitet i madh hungarezësh josllavë, pra popull i kategorizuar si joshtetformues. Pikërisht, për këtë shkak Sllovakia refuzon t'a njohë pavarësinë e Kosovës. Ajo përpiqet ta arsyetojë këtë qëndrim me respektimin e normave ndërkombëtare, me një demagogji banale që torturon intelektin. Ngjashëm sillet edhe Rumania me Moldavinë, të cilat po ashtu refuzojnë t'a njohin pavarësinë e Kosovës si pasojë e telasheve të brendshme: rumunët me komunitetin e madh hungarez, ndërkaq moldavët me okupimin rus të një pjese të territorit të Transdniestrisë. Me kategorizimin artificial të popujve në shtetformues dhe joshtetformues në Jugosllavi, jo vetëm që dhunohej realiteti, por nxitej edhe lufta. Shqiptarët, që në numër ishin popull i tretë më i madh në Jugosllavi dhe hungarezët si një komunitet autokton dhe tradita të larta kulturore, sidomos shtetformuese në fillim u kategorizuan si pakicë kombëtare dhe pastaj si kombësi, ndërkaq popujt e tjerë sllavë, pa identitet

Nëse analizohet dhe krahasohet veprimtaria, vendimmarrja e elitës politike të qeverive të ndryshme të Kosovës, të negociatorëve shqiptarë me sjelljen, jo vetëm të elitës serbe, por edhe të asaj maqedonase, malazeze, çuditërisht do të shohim se shqiptarët i zgjidhin problemet e vështira më kollaj, gjithnjë në funksion të ideve të shtetformësisë historik, si malazezët dhe maqedonasit kategorizoheshin si kombe. Burimi i të gjitha fërkimeve etnike, kryesisht ndërmjet shqiptarëve me serbët, maqedonasit dhe malazezët ishte ky kategorizim i padrejtë. Këmbëngulja e shqiptarëve, pikërisht kapacitetet e tyre shtetformuese nxitën shpërbërjen e Jugosllavisë, duke treguar se këto kapacitete të shqiptarëve ngadhënjyen mbi ato të sllavëve të jugut, aq shumë të përfolura dhe të mitizuara.

*** Kategorizimi i serbëve si popull shtetformues, pa marrë parasysh përqindjen e tyre në republikat e tjera të Jugosllavisë shërbeu si pretekst për luftë. Kur kroatët dhe boshnjakët shpallën pavarësinë në bazë të rezultateve të referendumeve, serbët përmes armatës jugosllave, plotësisht të serbizuar, e ngritën çështjen e statusit shtetformues të serbëve, përkatësisht idenë se pa pëlqimin e tyre këto republika nuk mund të pavarësohen. Kështu filloi rebelimi i serbëve, fillimisht në Kroaci, pastaj edhe në Bosnje-Hercegovinë, që gazetarët, për shkak të bllokimit primitiv të rrugëve me drunj e pagëzuan "Balvan revolucija". Pra, një skemë që ishte shpikur për t'i segreguar të tjerët u shndërrua në kurth ku rënë vetë shpikësit. Duke parë se dënglat e tyre për Kosovën, si Jerusalem serb nuk arritën të bindin askënd, atëherë qeveria e fundit serbe u mundua që nëpërmjet turit diplomatik të hapë një faqe të re të argumentimit, atë të paaftësisë së shqiptarëve për të bërë shtet. Ata, krahas argumenteve të vjetra, spikatin fenomenin e korrupsionit, krimit të organizuar, të prostitucionit, të tregtisë me njerëz dhe kohët e fundit, atë të tregtisë me organet e robërve të luftës. Argumentet për këto pohime ata i gjejnë edhe në burimet shqiptare, në analizat e intelektualëve të ndryshëm shqiptarë që çdo vlerë kombëtare e shpallin si romantizëm anakronik. Por, sado që tregohen të zellshëm në këtë drejtim, ata nuk mund të mbulojnë një varg faktesh që i qorrojnë

sytë: shqiptarët, në dallim nga serbët nuk e vrasin kryetarin e dikurshëm të shtetit ( Ivan Stamboliqin), nuk vrasin kryeministrin (Zoran Gjingjiqin), nuk vrasin gazetarët hulumtues (Slavko Çuruvia), nuk i vrasin ministrat, shefat e policisë, nuk kanë klane të tipit të Zemunit etj. Nëse analizohet dhe krahasohet veprimtaria, vendimmarrja e elitës politike të qeverive të ndryshme të Kosovës, të negociatorëve shqiptarë me sjelljen, jo vetëm të elitës serbe, por edhe të asaj maqedonase, malazeze, çuditërisht do të shohim se shqiptarët i zgjidhin problemet e vështira më kollaj, gjithnjë në funksion të ideve të shtetformësisë. Elita kosovare i zhvilloi dhe i përfundoi negociatat në Rambuje, me guxim dhe përgjegjësi mori vendimin për transformim e UÇKsë në TMK, në Kosovën e shtypur me dekada, organizoi pa probleme një varg zgjedhjesh të suksesshme demokratike, dhe më pas në bisedimet me ndërmjetësuesin Ahtisari tregoi sens të jashtëzakonshëm për bashkërenditje brenda ekipit dhe në raport me faktorin ndërkombëtar. Brenda një afati rekord nxori ligje në përputhje me paketën e Ahtisarit, pa manifestime dramatike mori vendimin për ndryshim të flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore, me lehtësi, pa taktizime të kota, pa zvarritje u pajtua që t'u jepen serbëve të drejtat maksimale, tashmë të shndërruar në fetish. Të gjitha këto vendime ishin të rënda, ngaqë ndërhynin në sferën e identitetit, qenies, traditës historike, kombëtare të shqiptarëve, e lëndonin atë kontinuitet me të kaluarën, me amanetin e të parëve të kombit.

*** Për ta kuptuar më mirë këtë aftësi shtetformuese të shqiptarëve, duhet krahasuar me atë të serbëve dhe maqedonasve. Për interesa joreale, hegjemoniste nacionale, madje edhe për ato partiake, klasa politike serbe arriti ta shformojë Jugosllavinë, që ishte themeluar me shumë mund, sakrifica dhe ishte zgjidhja më optimale për çështjen serbe. Nga ana tjetër maqedona-

sit, qoftë për shkak të ambicieve joreale, apo mungesës së kapaciteteve shtetformuese, deri më tani nuk kanë arritur t'i zgjidhin asnjërin nga problemet brendshme apo të jashtme. Ata, çuditërisht besojnë se bota do t'a ndryshojë mendjen, do të lodhet dhe nuk janë në gjendje të shohin se dita- ditës, ata vetë janë duke i humbur betejat strategjike, siç ishte ajo e Bukureshtit. Problemet e ngjashme në Kosovë, pra kërkesa që nocioni Kosovë të mos identifikohet etnikisht u zgjodhën pa dramatizime, ndërkaq i njëjti proces në Maqedoni thellohet gjithnjë e më shumë saqë bie në kundërshtim me realitet dhe të vërtetat e pandryshueshme etnike dhe historike. Manifestimi i kapaciteteve shtetformuese të elitës kosovare ka marrë aq shumë revan, saqë kanë filluar t'i dëmtojnë, t'i zvetënojnë ato kombformuese. E gjithë lëvizja politike e shqiptarëve të Jugosllavisë ka pasur intencë, kod kombëtar: identitetin e përbashkët kombëtar, flamurin, himnin, historinë e përbashkët, festat kombëtare, gjuhën. Projekti ndërkombëtar që çështja e Kosovës të zgjidhet racionalisht, jashtë parametrave nacionalë, ia ka marrë ose thënë më mirë ia ka ndaluar Kosovës, përkatësisht shqiptarëve të gjitha atributet, simbolet kombëtare, përvec gjuhës. Elita politike dhe intelektuale kosovare dhe shqiptare në përgjithësi, me një përqindje të madhe e pranoi këtë imponim të hidhur, vetëm e vetëm të lirohen nga sundimi serb. Pas heqjes dorë nga ideja e bashkimit kombëtar, pas pajtimit me idenë që Kosova të jetë shtet i pavarur, modern evropian, dekodifikimi nacional i Kosovës ishte i pashmangshëm. Pas pavarësimit të Kosovës, intensifikimit të rolit të besimeve në shoqëritë postkomuniste ka filluar procesi i ripërkufizimit të identitetit kombëtar. Ky proces zhvillohet në mënyrë tinëzare, ngaqë kundër tij nuk kundërvihen projekte të organizuara kombëtare. Hë për hë për shqiptarët i vetmi ind koheziv kombëtar ka mbetur gjuha standarde shqipe. Mirëpo, kohët e fundit edhe ajo po sulmohet nga njerëz jokompetentë, të

pavetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre. Siç thotë gjuhëtari dr.Ferid Rustemi gjuha e standardizuar shqipe ka mbet pa zot, veçmas në Kosovë. Pas çlirimit të Kosovës, pas ekzaltimit të natyrshëm me idenë e pavarësisë së Kosovës janë shtuar zërat për kodifikimin e një gjuhe të re, që do të ishte bazë për krijimin e identitetit të ri kombëtar, ashtu si ndodhi kryesisht me sllavët. Pjesa dërmuese e mediave elektronike kosovare tolerojnë të folmet lokale në dëm gjuhës standarde. Është e habitshme sesi gazetarët i japin rëndësi gjuhës standarde angleze dhe sa pak respekt tregojnë ndaj gjuhës standarde shqipe. Ky është fenomen i ri, që nuk përputhet as me interesin as me përcaktimet kombëtare më të hershme ose të sotme të elitës politike dhe intelektuale kosovare. Në këtë betejë të rrënimit të indit të vetëm koheziv kombëtar, të gjuhës standarde shqipe më të zëshëm janë sidomos ata që nuk kanë kompetenca shkencore gjuhësore, as kapacitete politike vendimmarrëse. Kjo kategori e njerëzve tradicionalisht kanë vuajtur nga sëmundja e egzoglosisë. Për ta gjuha shqipe nuk ka qenë asnjëherë e mjaftueshme për t'i shprehur mendimet apo mesazhet e tyre "të thella". Në kohën e Jugosllavisë ata shpeshherë përdornin gjuhën serbe për t'i shprehur opinionet e tyre, ndërkaq sot shërbehen me anglishten. Argumenti kryesor i tyre kundër gjuhës standarde është konstatimi se kjo gjuhë është imponuar nga sfera e politikës duke mos ditur faktin elementar se çdo gjuhë standarde dhe e kodifikuar është projekt politik që quhet planifikim gjuhësor. Çdo popull modern në botë për ta rritur kohezionin e brendshëm dhe për ta lehtësuar komunikimin e ndërsjellë e standardizon gjuhën, në përputhje me interesin kombëtar dhe përmes vendimmarrjes politike. Popujt më modernë të botës kanë arritur t'i standardizojnë gjuhët e tyre duke filluar nga anglishtja, gjermanishtja, italishtja, frengjishtja, spanjishtja, përfunduar me greqishten dhe hebraishten. Këta popuj, ndonëse jetojnë në katër anët e botës, ndonëse kanë të folme të ndryshme, dallime të mëdha kulturore,

megjithatë kanë arritur që ta imponojnë përdorimin e gjuhës standarde në administratë, në mediume dhe në sfera të tjera publike. Në këtë mënyrë këto kultura kanë krijuar një strumbullar të përbashkët, që e forcon identitetin e tyre kombëtar.

*** Refuzimi i respektimit të gjuhës standarde është në fakt mbulimi i injorancës gjuhësore si dhe projekt me elemente antikombëtare. Popujt modernë, anglezët, francezët, gjermanët, hungarezët etj, kanë krijuar komisione shtetërore, që kontrollojnë procesin e planifikimit gjuhësor, procesin e depërtimit të huazimeve dhe të zhvillimit gjuhësor në përgjithësi. Nga ky përcaktim bën përjashtim vetëm bota sllave, e cila në funksion të ekspansionizmit ka zbatuar procesin e disperzionit gjuhësor, krijimin e kombeve me veçori artificiale gjuhësore, saqë janë krijuar konteste të ndryshme, siç është rasti ndërmjet bullgarishtes dhe maqedonishtes. Nga aspekti gjuhësor, çdo dialekt, çdo e folur mund të kodifikohet dhe të standardizohet. Kjo varet nga përcaktimet politike dhe kombëtare. Në Kosovë ekzistojnë tendenca të ndrojtura për një aventurë të këtillë që nuk përkon me traditën, interesat dhe përcaktimet e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Fatmirësisht, në Maqedoni ku shqiptarët janë të liruar nga idetë, projektet shtetformuese, tendenca të këtilla nuk ekzistojnë. Në kushtetutën e Maqedonisë shqiptarët janë të kategorizuar si pjesë e popullit shqiptar, kështu që ata vazhdojnë t'a ndjekin me fanatizëm rrugën e kombformimit. Në mediumet elektronike shqiptare në Maqedoni nuk vërehen fare tendencat për mosrespektim të gjuhës standarde shqipe. Madje, është arritur që në Maqedoni zyrtarisht të festohen datat historike të rëndësishme për shqiptarët, siç është 22 Nëntori dita e miratimit të alfabetit të sotëm të gjuhës shqipe. Procesi i shtetformësisë në Kosovë duhet të ketë një limit të caktuar që parandalon dëmtimin e mëtejshëm të vlerave kombformuese. Ka ardhur koha që përdorimi i gjuhës unike, standarde shqipe të mbrohet me ligj, të formohen komisione shtetërore që do t'a mbikëqyrin zbatimin e tij. Është momenti i fundit që Kuvendi i Kosovës, ai i Shqipërisë t'i dalin zot gjuhës standarde shqipe, indit të vetëm koheziv kombëtar. Këtë gjithsesi do ta bëjë edhe Sobrania e Maqedonisë...

Rubrika "Analizë" është krijuar si hapësirë për të botuar letrat, opinionet, reflektimet dhe reagimet e lexuesve dhe qytetarëve. Redaksia mban të drejtën për të redaktuar e shkurtuar, si dhe mos botuar ato shkrime që nuk i përmbahen etikës. Opinionet e shprehura në këtë rubrikë nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë.


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

12 Koha

Koha "Yjet" e reja të kinemasë shqiptare

Kulturë

Xhilda Lapardhaja, aktorja- balerinë e ekranit italian "Nuk e kam fshehur asnjëherë që jam shqiptare. Në të gjitha prezantimet e mia tek regjisorët italianë kam përdorur të dhënat e mia personale. Nuk kam dashur të ndryshoj as mbiemrin, ashtu siç bëjnë shumë prej aktorëve të tjerë të huaj...". Është tepër e njohur në botën e reklamës, skenës, filmit dhe televizionit italian. Xhilda Lapardhaja, vajza nga Berati, që ëndërronte të bëhej balerinë, është një prej aktoreve të reja që po përçon më së miri imazhin pozitiv të Shqipërisë në botë. Vajza që ka pozuar për "Valentino", "Omnitel", etj., e që është bërë e njohur edhe në Shqipëri përmes roleve si aktore në "Un medico in famiglia", "Non lasciamoci piu", "Giornalisti", "Un posta al sole", "La squadra 1", "Madre come te", etj., ëndërron në fakt të shkelë me një projekt artistik edhe në tokën shqiptare. E para "ftesë" i erdhi nga fotografi Roland Tasho për reklamën e birrës "Tirana", ku Lapardhaja shfaqet përkrah balerinit Ilir Shaqiri. Porse ajo synon më shumë...

Baleti "i braktisur" Është lindur në Berat në vitin 1982, në lagjen karakteristike të Mangalemit. E vogël, Xhilda Lapardhaja regjistrohet në shkollën e baletit në Tiranë. Përparimi i shpejtë në shkollën e baletit bëri që në vitin 1992, në moshën 10-vjeçare, të fitojë një bursë studimi për në Operën e Parisit. Por atje qëndroi vetëm disa muaj dhe zhvendoset në Itali për t'u bashkuar me familjen e saj, që tashmë kishte ardhur në Romë. La Parisin dhe u regjistrua në Akademinë Kombëtare të Baletit në Romë. Gjatë studimeve në Akademi punoi me pasion, iu përkushtua këtij profesioni me të cilin kishte lidhur të ardhmen. Por një aksident dhe një ndërhyrje kirurgjikale në gju, në moshën 17-vjeçare, i la në mes këto ëndrra. Mjekët e rekomanduan se nuk mund ta ushtronte më tej këtë profesion. Për gati një vit u ndje keq jashtë skenës së baletit. Por pamja dhe talenti i Lapardhasë tërhoqën vëmendjen e manjatëve të botës së reklamës dhe u

në filmin "City by Sea". "The Neë Guy", "The Kiss", "Tru Calling", etj., janë disa nga interpretimet e tjera të Dushkut.

Laureta Meçi: "Të kapësh" Hollivudin

Pa frikë mund të quhen "yjet" e reja të kinemasë. Jetojnë jashtë Shqipërisë, por origjina e tyre është shqiptare, madje disa edhe kanë lindur në këtë vend. Janë aktoret e reja: Xhilda Lapardhaja, Laureta Meçi, Masiela Lusha apo më të konfirmuarat Eliza Dushku dhe Sandra Bullock, "shqiptaret" që përmenden dhe zënë një pjesë të rëndësishme në studimin e Abaz Hoxhës "Shqiptarët në kinematografinë botërore"... angazhua menjëherë duke pozuar nën sharmin e veshjeve "Valentino". Imazhi i Xhildës u përzgjodh edhe si përfaqësues i mesazheve publicitare të "Poste Prioritare", të prodhimeve "Buitoni" në Francë, të spoteve kundër drogës, apo posterave gjigante publicitare të "Omnitel", kompanisë gjigante të telefonisë celulare në Itali.

Eliza Dushku Të gjithë e kanë parasysh aktoren e njohur Eliza Dushku, jo vetëm për interpretimet e saj, por edhe për faktin se ajo ka vizituar së fundmi tokën shqiptare. Aktorja amerikane me origjinë shqiptare, është lindur në Watertown, Boston, Massachusetts-SHBA më 30 dhjetor 1980. Me prejardhje shqiptare nga babai dhe nëna me origjinë daneze, prirjet e Dushkut për aktrim janë dalluar që kur ishte 10 vjeç. Studioi për piano, bateri dhe për

stile të ndryshme të kërcimit: jazz, tap dhe balet. Eksperienca e mëparshme në interpretim përfshinte një numër prezantimesh në Teatrin e Fëmijëve në Watertown, ku ajo ishte pjesë e ansamblit që në klasën e parë. Por edhe ka kënduar për fëmijët e shurdhër, gjë që e bën edhe tani herë pas here. Nxënëse e dalluar e një shkolle baleti, fiton çmim si një talent që kishte të dhëna për të qenë "yll" në skenë dhe ekran. Filmi ku u shfaq për herë të pare ishte "Ajo natë" (That Night, Alice Bloom, 1992), ku luante me partnere Juliette Lewis dhe C. Thomas Howell. Natën e marrjes së çmimit, vajza dymbëdhjetëvjeçare, nga gëzimi vallëzonte trotuareve të Bostonit dhe në sheshet para lokaleve të bregut të detit. Pas shfaqjes së këtij filmi, një gazetë e mirënjohur amerikane shkruante: "...Bukuroshe, intriguese, një artiste që

Një tjetër aktore e përmendur në faqet "Shqiptarët në kinematografinë botërore" është Sandra Bullock. Me babanë shqiptar, Xhon, i cili ka mbërritur në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, Bullock është lindur më 26 korrik 1964 në Uashington D.C. Nëna e saj gjermane, Helga ishte këngëtare e operës.

mund të quhet e tillë me plot kuptimin e fjalës. Përveç se është një adoleshente premtuese e Hollivudit,kjo artiste me origjinë shqiptaro-daneze është edhe një balerinë e aftë, kryesisht në kërcimet tip-tap dhe jazz klasik, por edhe një këngëtare e muzikante, i bie edhe pianos dhe baterisë... Më 1993, mori një rol përkrah aktorëve të njohur Robert De Niro dhe Leonardo Di Caprio. Ishte ky rol që i hapi shumë dyer. Një vit më vonë interpretoi në "Fishing with George" dhe në moshën 14-vjeçare i ofrojnë një tjetër rol. Shfaqet përkrah Arnold Schwarzenegger në "True lies", bashkë me emra të tjerë të njohur të filmit, si: Jamie Lee Curtis, Tom Arnold, Bill Paxton, etj., dhe regjisorin e njohur Xhejms Kamerun fitues i 11 çmimeve "Oskar" për filmin "Titanic". Pas kësaj interpretoi rolin e Emmas në "Bye Bye, Love", një komedi dramatike me Matthew Modine, Randy Quaid. Rolet ndjekin njëritjetrin. 16 vjeç interpreton përsëri krah aktorëve të njohur të Hollivudit, si: Halle Berry, aktorit shqiptar James Belushi. Pas përfundimit të shkollës së mesme i kthehet aktrimit me rolin Faith, në "Buffy the Vampire Slayer", serial që u bë shumë popullor dhe pati sukses të madh. Në vitin 2000 interpreton me Kirsten Danst në "Bring It On", e pas kësaj në filmat "Jay" dhe "Silent Bob Strike Back" ku interpreton bashkë me Shannon Elizabeth, Ali Larter, Ben Affleck, etj. Më 2002 rikthehet krah të madhit De Niro në trillerin "Fajtor në vrasje" si dhe

Nga ikona e produkteve kozmetike në të gjithë Amerikën, Laureta Meçi hyn në çastin e aktoreve më të vlerësuara të filmave dhe serialet e aksionit "Shadow Kill", "Stargate", "Battle Star Galactica" apo "Andromeda". Aktore, këngëtare e njohur dhe modele, lindi në Kuçovë, më 30 gusht 1977. Vajza me origjinë nga Zagoria kaloi fëmijërinë dhe kreu arsimin në degën e muzikës deri në vitin 1995. Emigroi familjarisht në Athinë, ku qëndroi gati tre vjet dhe pasi mori një vizë studentore në ambasadën amerikane, u nis për në Nju-Jork në vitin 1998. Aty u regjistrua në shkollën prestigjioze "Stella Adler School" për aktrim dhe për dy vjet ndoqi një përgatitje për artet e spektaklit dhe vazhdoi karrierën e saj në interpretim dhe si modele. Paraqitja e saj tërhoqi vëmendjen e fotoreporterëve dhe të industrisë së reklamës, prandaj gradualisht u bë "një ikonë" e një serie produktesh të flokëve në të gjithë Amerikën. Filmi i parë ku interpretoi ishte "Shadow kill", që i nderua me çmim të parë në një festival filmi. Më pas vijnë serialë të tjerë të njohur, të cilët janë vetëm fillimi për një vajzë që synon "majat". Ndërkohë, një angazhim të vazhdueshëm për të përbën edhe muzika.

Sandra Bullock, shqiptare?! Një tjetër aktore e përmendur në faqet "Shqiptarët në kinematografinë botërore" është Sandra Bullock. Me babanë shqiptar, Xhon, i cili ka mbërritur në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, Bullock është lindur më 26 korrik 1964 në Uashington D.C. Nëna e saj gjermane, Helga ishte këngëtare e operës. Ajo u bë me motër, Gesine, kur ishte tre vjeç dhe i kaloi 4 vitet e para të fëmijërisë së saj duke jetuar herë në Salzburg, Austri, dhe herë në Arlington, Virginia, për shkak të punës të së ëmës. Bashkë me motrën jetuan shumë kohë në Nyrenberg(Gjermani) ku kalonin orë të tëra duke dëgjuar të ëmën teksa


31 MAJ E SHTUNË | 2008 | përgatiste pjesët që do të këndonte në opera. Suksesi i parë i vërtetë i Sandra Bullock ishte "A Time To Kill", ku ajo ishte bashkëaktore me personazhin e Matthew Mc Caunahey. Bullock nuk ndaloi aty, por vazhdoi të jepte performanca të një ylli, të cilat e treguan thellësinë e personalitetit të saj karizmatik në filma si "Forces of Nature", ku luan së bashku me të famshmin Ben Affleck, si dhe në një film komik "Practical Majic", ku luan së bashku me Nicole Kidman. Rolet e saj janë të panumërta: "The Lake House", "Crash", "Miss Congeniality", "Famous", "In Love and War", etj.

Koha e... Masielës Është ende e re, por fati duket se e ka çuar në rrugën e një ylli të Hollivudit. Masiela Lusha, vajza shqiptare që prej vitesh jeton në SHBA, në fakt nuk është tashmë pak e njohur edhe për shqiptarët. Verën e kaluar ajo mundi të jetë në Tiranë për xhirimet e filmit të Fatmir Koçit, "Koha e kometës". Një "rikthim" interesant ky i vajzës që la vendlindjen në moshën 5-vjeçare. E njohur fillimisht nga seriali amerikan "The George Lopez Show" me George Lopez, historia e Lushës fillon në Tiranë, kur Shqipëria ndodhej ende nën regjimin komunist. Por megjithatë, Daniela Lusha e kishte bindje se vajza e vet, Masiela, do të rritej jashtë këtij vendi dhe do të bëhej një "yll" në Hollivud. Kështu, me gjithë vështirësitë, bashkë me vajzën një ditë hyn në ambasadën hungareze dhe kërkon strehim politik. Me një emër të rremë largohet drejt Budapestit. Pas shtatë muajsh atje, për Masielën dhe Danielën "synimi" u bë Amerika. Shkuan fillimisht në Vjenë, ku qëndruan dy vjet e pas kësaj u vendosën në "tokën e premtuar". "Doja që vajzës sime të mos i mungonte asgjë,e po të mundesha t'i

blija asaj kukullën më të shtrenjtë", shprehet në një intervistë nëna e artistes shqiptare, Daniela. "Dukej e pabesueshme. Ndodheshim në Amerikë, në vendin e mundësive, ndonëse me pak para në xhep dhe pa ditur asnjë fjalë anglisht. Por një pjesë e ëndrrave të mia tashmë ishte realizuar". Aktore, balerinë, këngëtare, modele dhe në të njëjtën kohë edhe poete, Lusha është diplomuar në Universitetin "UCLA" për Anglisht dhe Biznes. Duke ditur mirë anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, e ka pasur disi më të lehtë të përfshihet në disa filma kinematografikë dhe televizivë, si: "The Big Red Dog", filmat e VValt Dizneyit "Lizzie McGuire", etj. Prezantuesja e një programi edukativ për të rinjtë "Jeta e vërtetë e adoleshenteve", regjisori amerikan George Lopez, i besoi rolin e Karmenit. Me aktrimin, nisi të merrej kur jetonte në Michigan bashkë me të ëmën. Në një konkurs për aktore dhe modele të reja, Lusha u vlerësua e treta mes 600 të rinjve e të rejave që morën pjesë. Kështu i erdhën ofertat e para si modele, në Los Angelos. Ishte vetëm 16 vjeç kur iu besua roli i parë në një serial televiziv. Papritur, karriera e saj kinematografike u përmbush me role të tjera dytësore që do t'i jepnin eksperiencën e nevojshme në filma të tillë, si: "Summonig", "Living VVith Mushuggana Shiksa" dhe "Spirit Rising". Por ajo nuk ngurroi të provonte edhe teatrin, ku ka luajtur rolin e Princeshës së Umpalumpas në premierën e dramës "Charlie and the Chocolate Factory". Në verën e vitit 2000, Masiela shkroi një skenar me titull "The Group", i cili u prit me sukses në studiot më të mëdha të Hollivudit. Vazhdimisht ajo merr leksione aktrimi dhe është pjesëmarrëse në audicionet më të suksesshme në Hollivud.

Koha 13

Kur nuk puthnin shqiptarët Koha

Kulturë

Në "Territorin e Intimitetit" artistja Verena Kyselka paraqet një kolazh me skena dashurie në filmat e epokës së socializmit në Shqipëri. Shikime të turpshme, kapje duarsh, por asnjë puthje Ajo nuk e di se kur ishim të vegjël, prindërit na thoshin të mbyllnim sytë kur protagonistët në një film të huaj këmbenin një puthje. Në socializëm puthjet në publik ishin të ndaluara. As që mund të bëhej fjalë që një çift të këmbente puthje në rrugë e aq më pak në ndonjë film, ku flitej për një histori dashurie, personazhet të putheshin. E gjithë situata dashurore apo erotike në një prodhim të para viteve '90 përmblidhej në një shikim sy më sy, një kapje prej dore, shumëshumë në një ledhatim në faqe. Në këtë aspekt, artistes gjermane Verena Kyselka i duken argëtues filmat shqiptarë, edhe pse tek ata mund të mos ketë asgjë për të qeshur. Megjithëse nuk kupton atë që thuhet, i bie në sy mungesa e një puthjeje. Këtë situatë anormale, ajo e ka shfrytëzuar për projektin e saj "Territory of intimacy" (Territori i intimitetit), që prej dy ditësh e ka ekspozuar tek Galeria e Vogël në Tiranë. Përgjatë tri javësh, Kyselka ka qëmtuar në Arkivin Shqiptar të Filmit ku ka përzgjedhur 16 filma, të krijuar gjatë periudhës 1958-1992. "Situata është e tillë që duhet të ketë patjetër një puthje, është një situatë erotike, shikuesi e pret një gjë të tillë, por… asgjë", - thotë ajo. E ardhur në Shqipëri për një projekt mbi puthjet në hapësirat publike, ajo mendoi të shfrytëzonte pikërisht elementin puthje në filmat shqiptarë, element që në të vërtetë mungon. Puthjet e munguara ajo i ka zgjedhur në galerinë e filmave si "Apasionata" (1983) me regji të Kristaq Mitros, ku dashuria mes Arturit (Kastriot Çaushi) dhe Mirës (Matilda Makoçit) përmblidhet në ca shikime të ngulta e ca shëtitje nëpër parqe. Një vit më vonë, në filmin "Duaje emrin tënd", regjisori Mitro, këtë herë në bashkëpunim me

regjisorin Ibrahim Muçaj, tenton ta bëjë ca më të vërtetë dashurinë e Jonës (Rajmonda Bulku) dhe Arsenit (Ndriçim Xhepa). Tashmë në park nuk kemi thjesht një shëtitje, apo një rendje "ngriva-shkriva", por edhe nja dy rrokullisje mbi gjethet e verdha. Madje-madje edhe ndonjë puthje të hamendësuar pas një peme (pema duhet të ishte gjithmonë). Apo është skena ku Trimi (Xhevdet Feri) e ka mbështetur pas muri Marigonë (Elvira Diamantin) dhe tenton ta puthë tek "Përrallë nga e kaluara". Por ja që vajza e shkathët, i shpëton duarsh. Ndër të tjera, ka përzgjedhur edhe shikimet e ëmbla që Despina (Rabie Hyka) i hedh Migjenit pas perdes me grep në filmin "Një natë pa dritë" me regji të Gëzim Erebarës. Janë këto disa nga "territoret intime" të përçudnuara nga socializmi, që Kyselka i ka mbledhur në projektin e saj. Nëse ka

ndonjë peng në karrierën e një regjisori është padyshim që nuk realizoi dot një skenë erotike për të qenë. Por regjimi ishte i qartë në këto gjëra. "Interesante është të shohësh se në film është

Jeta në një dosje Nuk është hera e parë që artistja Verena Kyselka hulumton në "territore të dhunuara". Vajza e një njeriu që ka provuar burgun në ish- Gjermaninë Lindore, Kyselka e di fare mirë se ç'do të thotë intimitet i cënuar. Në një nga faqet e Galerisë së Vogël, ajo ka ekspozuar edhe një pjesë të ekspozitës "Conspiracy Dwellings" (Vendbanimi i fshehtë). Janë faqe të shkëputura nga Dosja e saj e gjetur në zyrat e Shërbimit Sekret në Gjermani (STASI), dosje të cilat u hapën në vitin 1993. Është e gjithë jeta e saj e mbledhur në një dosje. Artistja tregon se kishte dijeni për këtë gjë dhe se gjatë gjithë kohës ndihej e përgjuar.

më e pranishme prekja mes burrave se mes një gruaje dhe një burri. Një karakteristikë kjo e vendeve të Evropës Lindore", - thotë artistja, që sigurisht nuk hamendëson ndonjë marrëdhënie homoseksuale në këto raste. Por si"një situatë jonormale dhe të pakuptueshme për vendet e tjera, që në një skenë erotike të mos ketë puthje", - vazhdon ajo. Me "territor intimiteti", artistja gjermane, nuk kupton një zonë të caktuar brenda hapësirës ku ne jetojmë. Për të janë veprimet që përcaktojnë njeriun, një territor i ndërtuar nga historia, natyra, politika, mjedisi familjar, fëmijëria. Ndërsa me intimitet kupton shumë më shumë se seksualitet. Është një koncept social, emocional dhe mendor. Këtë kompleksitet ndjesish dhe kushtesh ajo i kërkon shpesh tek filmat, që Kyselka i konsideron pjesë të historisë prej të cilës mund të mësosh shumë për të ardhmen. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, ajo ka gjetur boll material për projekte të ardhshme. Gjithnjë përmes mediumeve që përdor si videoarti, instalacioni, ajo kërkon të realizojë një projekt mbi emigracionin në Shqipëri. "Momentalisht jetoj pranë Ambasadës Greke dhe çdo mëngjes dëgjoj zërat e punonjësve të Ambasadës që thërrasin emrat e njerëzve për viza", thotë ajo. Projekti "Territory of intimacy", për të cilin Verena ka punuar për tre javë, vazhdon ndërkaq të jetë në zhvillim e sipër. Përveç "katalogimit" të puthjeve të munguara në filmat shqiptarë, ajo po mbledh edhe eksperienca të njerëzve të thjeshtë. Në hyrje të Galerisë së Vogël ka vendosur një kuti, ku njerëzit mund të hedhin "historitë" e tyre të dashurisë. Ku dhe kur e kanë dhënë puthjen e tyre të parë në një ambient publik. Deri tani në atë kuti nuk është futur asnjë histori.


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

14 Koha

Koha

Metroja, vendi i Kulturë dashurive të pamundura Dashuria e metrosë, me shumë gjasa, është e detyruar të provojë veç dështimin të shënuar nga porta që mbyllen kundër vullnetit të dikujt, nga trena që respektojnë rregulla e ligje të tjera e jo ato të një apo dy individësh. Çdo hap i parë në këto përpjekje përbëhet nga kontakti fillestar, nga një ngacmim, i cili duhet të jetë sa më i fortë të jetë e mundur

Metroja e Parisit ka nisur të funksionojë për herë të parë në vitin 1900, me rastin e Ekspozimit Universal. Aktualisht përbëhet nga 16 linja, me një gjatësi totale prej 200 kilometrash, të ndara nga 297 stacione. Për nga shtrirja është i treti rrjet në Evropën Perëndimore, pas metrove të Londrës e të Madridit. Por do të ishte e para në rast se do merreshin në konsideratë pesë linjat e "Reseau express Regional" (rrjeti ekspres rajonal). Metroja parisiene ka qenë protagoniste e një pafundësie filmash e romanësh (deri tek i famshmi "Zazi në Metro" e Rajmond Kene dhe i realizuar nën drejtimin e kineastit Luis Male). Rasti i fundit, me tipare skandaloze, i përket librit të fotografit Zham Abelanet, i cili gjeti me vend të fotografonte rreth 50 vajza të zhveshura nëpër stacione, nëpër tunele e brenda trenave. Të grumbulluara si rastësisht në të njëjtin vagon të lodhur të metrosë, ja tek shpërthen mes mesazheve të shkruara mureve teatri i madh i pasioneve të dyzuara e të zhveshura, i afsheve të nxehta dhe i dedikimeve diku të papërmbajtshme e diku shigjetuese, i narcizizmeve dhe poshtërimeve që shkaktohen kur sytë e njërit nuk i përgjigjen ngacmimit të lëshuar nga tjetri. Një pafundësi mesazhesh flasin për afshe që janë ndezur një çast, por që nuk kanë arritur të shpërthejnë, pasi secili prej udhëtarëve ka shkuar në rrugën e tij. Po, po flasim për dashuritë e shpërthyera nëpër vagonët e stacionet e metrosë së Parisit, teatër i mbushur me zonja të praruara e kalorës romantikë, të cilëve as që u bën përshtypje era e rëndë dhe vapa e vagonëve, por aty mendojnë se gjejnë shpirtrat binjakë aq shumë të kërkuar. Tashmë është kthyer në një ambient dashuror aq të dendur, kompleks e të organizuar, sa edhe një institucion aspak poetik si Ratp, shoqëria private që kontrollon këtë pjesë të nëndheshme e të lëvizshme të Parisit, ka vendosur t'i vihet pas hap pas hapi, vagon pas vagoni e

Në Paris, një libër ku janë përmbledhur 600 mesazhe pasionesh të lindura nëpër stacione. Të grumbulluara si rastësisht në të njëjtin vagon të lodhur të metrosë, ja tek shpërthen mes mesazheve të shkruara mureve teatri i madh i pasioneve të dyzuara e të zhveshura, i afsheve të nxehta dhe i dedikimeve diku të papërmbajtshme e diku shigjetuese...

mur pas muri, duke i shfaqur pjesët më pikante të saj në një libërth të titulluar "Dashuri e lëvizshme". Titull që qëndron në ekuilibër të plotë me sintezën poetike e romantike që përshkon gjithë këtë rrugëtim dhe studimit administrativ "fluksi i masave". Është një kampion, ku janë vendosur gjashtëqind "mesazhe në shishe", një thirrje dashurie, ku rrëfehen dhe kërkojnë vazhdimësinë rrufetë romantike të nëndheshme. Në një vend si Franca, i cili ka eksploruar çdo milimetër të labirintit të dashurisë duke i dhuruar edhe një alfabet e një hartë, ndoshta ishte e vetmja formë e shfaqjes së ndjenjave e cila ende nuk qe lëvruar. Por, sigurisht njerëzit që shkruajnë sot nëpër muret e metrosë zor se janë në gjendje të dashurojnë si mbretërit e fisnikët e dikurshëm. Takohen, afrohen me sho-shoqin, në çaste të caktuara edhe preken, largohen, me raste edhe

e rigjejnë njëri-tjetrin, ndërsa herë të tjera harrohen përgjithnjë. Dhe në çastin e fundit duket se e lënë pas dore këtë labirint dashurish. E thënë më qartë, nuk ekziston asnjë mesazh përfundimtar, ai që të rrëfejë se përpjekja

është mbyllur me triumf. Ndoshta, pasi nuk mund të ketë triumfe dashurie në një vend të tillë? Dashuria e metrosë, me shumë gjasa, është e detyruar të provojë veç dështimin të shënuar nga porta që mbyllen kundër vullnetit të dikujt, nga trena që respektojnë rregulla e ligje të tjera e jo ato të një apo dy individësh. Çdo hap i parë në këto përpjekje përbëhet nga kontakti fillestar, nga një ngacmim, i cili duhet të jetë sa më i fortë të jetë e mundur. Është tipi i ndrojtur i linjës 14: "Gjashtë vendet e para te stacioni i Shën LLazarit. Ti ishe ulur në të djathtën time. U pamë disa herë, por nuk guxova të të flisja, pasi ti

vazhdoje bisedën në celular, ndërsa unë kisha një takim urgjent... Zbrita në stacionin Bersi, por kam shumë dëshirë të të shoh sërish". Apo rasti i të keqkuptuarit të së mërkurës në Shën Mande: "Zbrita te Nationi. Ti u ngrite, mendova se do bëje të njëjtën rrugë me mua. Për fat të keq më duket se ndërrove vend vetëm për të qenë më pranë dritares. Një puthje princeshë". Dhe ja si rrëfehet trishtimi në Muton Duverne: "Përse veprova kështu? Është e pamundur t'i mbash sytë ngulur për plot njëzet minuta. Zakonisht jam e fortë në këtë pikë, por ti se ç'më bëje të ndihesha e ndrojtur, kështu që ula sytë. Zbrita. Por duhet të kisha qëndruar. Tani po ha thonjtë që nuk të fola, por ika". Por nuk mungojnë as kontaktet, një gjeografi e ndrojtur dhe e etshme supesh që preken si padashur. Nga dashnorët e metrosë konsiderohen si incidente fatlume. Për ata nuk ka vend as për shpërthime krenarie; ata nuk janë tjetër veç donzhuanë të ndrojtur, që e shfaqin veten jo përmes triumfeve, por përmes dështimeve. Shembuj: "I kishim që të dy duart te mbajtësja metalike e trenit. Linja 7, drejtimi Mair d'Ivri. Duart tona u prekën dhe mbetën praktikisht të ngjitura me njëra-tjetrën gjatë gjithë udhëtimit deri në Shatele. Mbaj mend se metroja ishte e mbushur plot e përplot. Qëndronim përballë njëri-tjetrit dhe hidhnim të dy vështrime shumë domethënëse. Nuk guxova të të them asnjë fjalë mes gjithë atyre njerëzve. Ti më pas zbrite...". "U ula ngjitur me ty. Një kontakt i vogël me supe. Mjaft i nxehtë. Nisa të shkruaj në bllok. Teksa mbylleshin dyert më shtynë fort drejt teje, madje të shkela këmbët. Çanta ime plot me perime u derdh në dysheme. Qeshëm dhe u pamë gjatë në sy, pa thënë asnjë fjalë". Mizorë në shpejtësinë e saj, metroja ofron vetëm një shpresë, përsëritje e pandërprerë: "Do të doja të të rastisja gjatë një udhëtimi të tërë, jam i sigurt që do gjeja mënyrën të bëja të marroseshe pas meje".


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

Filloi të fotografoj me procesin e kolodiumit të lëngët si në të gjithë Evropën, kryesisht njerëz të njohur, por edhe të panjohur të qytetit. Ndër fotografitë e kësaj periudhe është dhe ajo e kaçakut të njohur të krahinës, Hamz Kazazi (1858), me të cilën zë fill fotografia shqiptare. Tri vjet më pas (1861), realizon peizazhin e parë fotografik që paraqet Shkodrën Ardhja e italianit Pietro Marubbi (Piaçenca, 1834-Shkodër,1903) në Shqipëri në mesin e shekullit XIX, ishte ndoshta një rastësi, por për fatin e kulturës tonë rezultoi mjaft e mbarë. Ai ishte marrë në vendlindje edhe me veprimtari patriotike kundra pushtimit austro-hungarez. Ndjekjet për këtë e shtrënguan të ikte nga Italia dhe të shkonte në fillim në Korfuz e më pas në Vlorë. Këshilla e konsullit Italian në Vlorë për të shkuar në Shkodër "se atje ka katolikë", nuk do zinte vend nëse atje nuk do gjente edhe mjedisin kulturor evropian të këtij qyteti. Në qytetin e lindjen, Pietro Marubbi kishte lëvruar pikturën, skulpturën, arkitekturën dhe… fotografinë. Me këtë të fundit italiani nga Piaçenca vendosi të merrej në vendbanimin e ri. Kështu, ai rreth vitit 1855, hap në Shkodër atelienë e parë fotografike me emrin "Studio Marubbi", më e para në vend e nga të parat në Ballkan. Filloi të fotografoj me procesin e kolodiumit të lëngët si në të gjithë Evropën, kryesisht njerëz të njohur, por edhe të panjohur të qytetit. Ndër fotografitë e kësaj periudhe është dhe ajo e kaçakut të njohur të krahinës, Hamz Kazazi (1858), me të cilën zë fill fotografia shqiptare. Tri vjet më pas (1861), realizon peizazhin e parë fotografik që paraqet Shkodrën. Dalëngadalë, Pietro Marubbi nisi të përthithi mendësinë e shqiptarëve dhe në saje të mikpritjes së veçantë të shkodranëve ndaj tij. Kështu, pasi mësoi edhe shqipen, shkodranët ia shqiptarizuan emrin në Pjetër. Duke qenë nga pak edhe piktor e skulptor, ai kryen pikturat murale të Kishës Ortodokse të qytetit e po ashtu shpesh i merrej mendimi nga qytetarë të ndryshëm për aftësitë e fëmijëve të tyre në artet pamore. Një nga këta ishte dhe Arsen Idromeno që me këshillën e mjeshtrit Marubi e dërgoi djalin e tij Kol të studionte pikturë në Venecie të Italisë. Ndoshta piktori i njohur Kol Idromeno

Koha 15

Pjetër Marubi, babai i fotografisë shqiptare është një dhuratë e madhe e Pjetër Marubit për kulturën tonë.

Bashkëpunimi me revista të njohura evropiane Ndërkohë, mjeshtri fillon të dali nga atelieja e të fotografoj në natyrë subjekte shoqërore, por edhe historike. Kësaj periudhe i përkasin foto të tilla si shumë e njohura "Lypës në rrethinat e Shkodrës" (1875) me forcë të madhe shprehëse, si dhe "Portret gruaje"(1878) e "Cigania e vogël". Me vlera të mëdha është dhe fotoja e Pjetër Marubit që paraqet delegatët e Vilajetit të Shkodrës në Lidhjen Prizrenit (1878) si dhe ajo që pasqyron Kryengritjen e Mirditës (1876-1877). Me këto foto ai nis bashkëpunimin e gjatë me revista të njohura evropiane si "L'Illustration", "La Guerra d'Oriente" dhe "The Illustraed London News", duke u bërë kësisoj fotoreporteri i parë në histori të fotografisë shqiptare. Fotot e Marubit mbi lëvizjet luftarake të shqiptarëve për liri, janë pothuaj vërsnike me ato që mbahen më të parat fotografi botërore të luftës si të anglezit Fenton dhe amerikanit Brady. Përmendim gjithashtu se ai ka realizuar fotografitë e para në Malin e Zi (1865). Fotografitë në atelie, P.Marubi i realizonte me ndriçim natyror që hynte nga një baxhë (dritare në çati), ku hapësira e futjes së dritës ishte e ndryshueshme. Si sfonde, brenda në studio, mjeshtri ashtu si gjithë kolegët e tij evropianë, përdorte beze të pikturuara të përshtatshme me atë që do fotografohej, si natyra të qeta, peizazhe të natyrës shqiptare, pamje te mjediseve familjare etj. Gjithashtu, ai vendoste shpesh brenda ateliesë edhe bar, degë e trungje pemësh, përherë me lidhje ideore me subjektin që do fotografonte. Në fillim , Marubi përdori procesin kolodium në përgatitjen e negativit, ndërsa rreth viteve18851890, e zëvendësoi me pllaka të thata xhami të prodhuara në mënyrë industriale në fabrika me xhelatinë bromuri argjendi, çka lehtësonte mjaft dhe e bënte më praktik

fotografimin. Pjesa më e madhe e fotove të tij, janë stampuar në bardhë e zi, por të tjera edhe në sepje. Krijimtaria fotografike e Pjeter Marubit, përfshin shumë zhanre si fotoportretin, peizazhin natyror dhe urban, etnografinë, historinë, fotografinë me subjekte sociale etj. e, në një farë mënyre ajo përbën një "minierë" të vyer për studiues të fushave të ndryshme të shkencës. Aparatet e tij në fillim të veprimtarisë ishin prodhime franceze dhe gjermane me përmasa 30cm me 40 cm. Shumë foto të tij janë shtypur edhe si kartolina postare që kërkoheshin nga të huajt për bukurinë dhe ekzotiken e tyre. Pjetër Marubi, është nderuar edhe me një medalje arit ("Premiato con Medaglia d'Oro") për fotografi e, këtë e mësojmë nga një kartolinë, ku fatëkeqësisht, nuk përcaktohet as data e as vendi i konkursit.

Mikel Kodheli, "djalë dyqani" i Marubit Rreth vitit 1885, Pjetër Marubi merr si "djalë dyqani" pesëmbëdhjetëvjeçarin, Mikel Kodheli, i cili krahas punëve të përditshme, nisi të mësonte edhe të fshehtat e procesit të fotografimit. Kjo gjë i pëlqeu dhe mjeshtrit plak që filloi ta ndihmonte pa u kursyer djaloshin që jepte shenja se mund të bëhej fotograf i zoti. Dhe nuk u gabua. Pa mbushur ende njëzet vjeç, Keli (Mikeli) i njihte pothuaj të gjitha skutat e zanatit, madje edhe me kërkesa artistike. Në vitet e fundit të jetës së tij, Pjetër Marubi, ndjente një farë qetësie shpirtërore. Ai jo vetëm që kishte "mbjellë" fotografinë në Shqipëri, por kishte krijuar edhe një vazhdues të denjë të punës së tij. E, kjo nuk ishte pak për të. Kështu, Kel Kodheli më pas me mbiemrin Marubi, pas shuarjes së Marubit-plak, e çoi më tej veprimtarinë fotografike të "Studio Marubi-Shkodër" si në pikëpamje teknike, ashtu edhe artistike të filluar nga Pjetër Marubi, i cili gjithsesi e ka monumentalizuar emrin e tij si babai i fotografisë shqiptare.

Koha

Kulturë Aparatet e tij në fillim të veprimtarisë ishin prodhime franceze dhe gjermane me përmasa 30cm me 40 cm. Shumë foto të tij janë shtypur edhe si kartolina postare që kërkoheshin nga të huajt për bukurinë dhe ekzotiken e tyre. Pjetër Marubi, është nderuar edhe me një medalje arit ("Premiato con Medaglia d'Oro") për fotografi e, këtë e mësojmë nga një kartolinë, ku fatëkeqësisht, nuk përcaktohet as data e as vendi i konkursit


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

LIFESTYLE

16 Koha

Botox, trajtim për djersitjen e tepërt Kushdo që djersitet më shumë se sa është nevojshme që organizmi ta rregullojë temperaturën trupore, konsiderohet si djersitje jashtë mase, thonë ekspertët. Personat me këtë gjendje, të njohur si hiperhidrozë, djersitin jashtë mase nga regjionet e ndryshme të trupit, siç janë duart, këmbët, sqetullat ose fytyra. Kjo gjendje zakonisht paraqitet në adoleshencë, mirëpo nuk konsiderohet si problem deri sa të kalojnë disa vite. Në bazë të një studimi të vitit 2004 rreth 3% e popullatës amerikane vuajnë nga hiperhidroza. Gjëndrat e djersës te këta persona janë me

Vegjetarianët e rinj

Një studim australian me 215 adoleshentë të moshave 14 dhe 15- vjeçare ka treguar se ushqimi vegjetarian ose ushqimi i cili anon kah vegjetarianizmi, ofron parametra më të mirë për shëndetin kardiovaskular. Megjithatë, për shkak të shmangies së ushqimeve me prejardhje shtazore, adoleshentët kanë pasur sasi të ulët të vitaminës B12 në gjak. Edhe studimet tjera kanë treguar se adoleshentët vegjetarianë kanë ushqim më të rregullt në krahasim me jo-vegjetarianët. Mirëpo, është mirë të dihen arsyen e kalimit në ushqim vegjetarian, sepse adoleshentet nga njëherë me anë të vegjetarianizmit i fshehin çrregullimet e ushqyerjes.

Botox, i cili është menduar të jetë një trajtim për rrudhat, e ka "revolucionarizuar" terapinë për djersitje pasi që është aq efektiv dhe mund të mjekojë cilëndo pjesë të trupit. Madje edhe njerëzit të cilët nuk vuajnë nga hiperhidroza e shfrytëzojnë Botox-in në mënyrë kozmetike madhësi, numër dhe lokalizim normal. Duket se qendra trunore e cila sinjalizon gjëndrat e djersës kur të djersitin dhe ruan baraspeshën e

nxehtësisë trupore dërgon sinjale të panevojshme të cilat nxisin djersitjen e tepërt. Botox, i cili është menduar të jetë një tra-

jtim për rrudhat, e ka "revolucionarizuar" terapinë për djersitje pasi që është aq efektiv dhe mund të mjekojë cilëndo pjesë të trupit. Madje

edhe njerëzit të cilët nuk vuajnë nga hiperhidroza e shfrytëzojnë Botox-in në mënyrë kozmetike. Botox është vetëm trajtim i përkohshëm lokal, ndërsa është mirë që të përdoren edhe injeksionet Botox, të cilat duhet të përsëriten së paku një herë në gjashtë muaj. Trajtimet tjera të cilat janë në dispozicion për trajtimin e hiperhidrozës janë deodorantët specialë, iontoforeza (procedurë e padhembshme e cila shfrytëzon ujin për të përcjellë rrymën elektrike nëpër lëkurë), barnat orale (antikolinergjikët), liposukcioni tumeshent (ndërhyrje kirurgjike për largimin e gjëndrave të djersës).

Kakao për diabetikët Studimi i realizuar në Klinikën Universitare të Aachenit, ka treguar se konsumimi ditor i tre filxhanëve me lloje të kakaos të cilat përmbajnë sasi më të madhe të antioksidantit flavanol, mund ta kthejë funksionin normal të enëve të gjakut për vetëm një muaj Një filxhan kakao e pasuruar me sasi shtesë të antioksidantëve mund ta përmirësojë funksionimin e enëve të gjakut te personat me diabet, kanë njoftuar shkencëtarët gjermanë. Studimi i realizuar në Klinikën Universitare të Aachenit, ka treguar se

konsumimi ditor i tre filxhanëve me lloje të kakaos të cilat përmbajnë sasi më të madhe të antioksi-

dantit flavanol, mund ta kthejë funksionin normal të enëve të gjakut për vetëm një muaj.

Sipas revistës, Journal of the American College of Cardiology, niveli i lartë i sheqerit te personat me diabet mund ta dëmtojë murin e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë ta zvogëlojë fleksibilitetin e tyre, rrit shtypjen e gjakut dhe rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Flavanolet, janë antioksidantë të pranishëm në disa pemë dhe perime, çajin e gjelbër dhe verë, ndërsa shkencëtarët besojnë se ndikimi i tyre në sistemit vaskular bazohet në lidhjen e tyre me oksidin e azotit, lidhje kimike e cila është e rëndësishme për zgjerimin dhe ngushtimin e enëve të gjakut. Studiuesit në studim kanë përdorur një lloj të kakaos e cila tani për tani nuk është në shitje.

Mësohu të gatuash ose nuk ka seks

Një kuzhinier i njohur anglez ka pohuar se femrat duhet t'i ndërpresin marrëdhëniet seksuale me partnerët e tyre, derisa ata të mësohen të përgatitin ushqim. Sipas Jamie Oliver, meshkujt shumë lehtë mund të manipulohen nëse vjen në pyetje seksi, ndërkaq shfrytëzimi i kësaj mangësie është e vetmja mënyrë që femrat të sigurojnë një ushqim të mirë nga partnerët e tyre. Përveç kësaj sipas të njohurit, Oliver, bazat e gatimit duhet të bëhet lëndë shkollore me qëllim që meshkujt të dinë së paku bazën e përgatitjes së ushqimeve.

Mbipesha nuk u falet femrave

Drunjtë parandalojnë astmën Një studim i realizuar së fundmi nga shkencëtarët amerikanë, ka treguar se fëmijët të cilët jetojnë në vende ku ka drunj do të sëmuren më pak nga astma. Shkencëtarët nga Universiteti Columbia në New York, kanë llogaritur se nëse në një sipërfaqe prej një kilometër katrorë ka 343 drunj, atëherë rreziku i fëmijëve (të moshave ndërmjet katër dhe pesë vjet) për të fituar astmën, është më i vogël për 25%. Sipas këtij mendimi, drunjtë ndikojnë pozitivisht në kualitetin e ajrit dhe njëkohësisht i nxisin fëmijët për aktivitet fizik. Vetëm në SHBA, ndërmjet viteve 1980 dhe 2000, numri i fëmijëve me astmë është dyfishuar, sidomos në

Vetëm në SHBA, ndërmjet viteve 1980 dhe 2000, numri i fëmijëve me astmë është dyfishuar, sidomos në vendet urbane vendet urbane. Ndërsa në New York astma është shkaktari kryesor i shtrirjes së fëmijëve nën moshën 15-vjeçare në spital. Astma te fëmijët njujorkezë është e përfaqësuar me 3% të numrit të përgjithshëm të tyre. Në bazë të këtij studimi të publikuar në revistën, Journal of Epidemiology and Community Health, shkencëtarët u kanë rekomanduar autoriteteve që deri në vitin 2017 të mbjellin miliona drunj në New York.

Rritja mesatare e peshës trupore rezulton me diskriminim shoqëror ndaj femrave, mirëpo jo edhe ndaj meshkujve. Vlerat e dëshirueshme të indeksit të masës trupore (BMI) janë ndërmjet 18.5-25 kg/m2 (vlera optimale është 22 kg/m2). Një hulumtim nga Universiteti i Yale ka treguar se femrat me BMI nga 27 kg/m2 e më lartë janë të diskriminuara në punë ose kanë probleme në raportet me rrethin. Ndërsa meshkujve u ndodh e njëjta gjë kur e kanë indeksin e peshës trupore nga 35 kg/m2 e lartë. Autorët e studimit kanë zbuluar se diskriminimi për shkak të peshës trupore është shumë më i shpeshtë sesa diskriminimi gjinor.


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

KURIOZITETE

Koha 17

Veterani i fundit i LPB-së mbush 107 vjeç

Të burgosurit e shëndoshë me më pak vite burg

Frank Woodruff Buckles është veterani i vetëm i Luftës së Parë Botërore. Amerikani 107-vjeçar u nderua nga "Liberty Memorial" në qytetin Kansas. I lindur në Misuri, në vitin 1901 dhe i rritur në Oklahoma, Buckles ishte rekrut kur SHBA-ja hyri në "luftën që i dha fund të gjitha luftërave" në prill, 1917. U refuzua nga Marina dhe

Flota Detra, por në fund bindi një kapiten ta regjistronte në ushtri, edhe pse nuk i kishte mbushur të 18-tat. Buckles lundroi në Angli në vitin 1917 në Carpathia, e cila njihet për shpëtimin e të mbijetuarve të Titanikut dhe i kaloi ditët si shofer në Gjermani dhe Francë. Mori pjesë edhe në luftën e vitit 1940.

Luani i arratisur në betejë për kujdestarinë

Qeni merr diplomë universitare për shkencë Një qen gjahu i stërvitur u diplomua nga "Ohio Northern University" së bashku me pjesën tjetër të klasës. Zeeke, qeni 1-vjeçar mori diplomën në degën e shkencës për shoqërinë që u jep njerëzve. Qeni kaloi me mijëra orë trajnim si qen për shoqëri, pjesë e një projekti të studentëve. Presidenti i univer-

Kanadezët në një burg në Quebec, pesha e të cilëve i kalon të 100 kilogramët do të kryejnë më pak kohë burg sepse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme në qelitë e tyre. micel Lapointe, 37vjeçar nga burgu në zonën e Montreal do të qëndrojnë vetëm 20 muaj brenda. Ai është dënuar për shitje droge me pesë vite burg. "Shëndeti i tij po përkeqësohet. Burgjet nuk janë ndërtuar për dikë të peshës së tij", thotë zëdhënësi i burgut për të burgosurin që peshon mbi 100 kilogramë. "Shtratin e ka shumë të vogël. Madje nuk ulet as në karrige", janë disa prej justifikimeve të burgut.

sitetit, Kendall Baker thotë se beson se kjo është hera e parë që universiteti i ka dhënë diplomë një kafshe. Zeeeke mësoi të shtyjë një karrige me rrota, të hapë dyert dhe të marrë objekte të rëna. Qen të tillë, të pajisur me diplomë universitare, do t'u shiten personave që kanë nevojë për shoqëri.

Makinat e policisë si karroca golfi Në një konte të Ohios të gjithë po kursejnë karburant, përfshirë edhe policët e patrullës. Të gjithë banorët kanë braktisur makinat dhe po lëvizin me karroca golfi. Stafi i sherifit në qytezën Bremen, Ohio ka parkuar makinat me gaz dhe i kanë zëvendësuar me karroca golfi. Sherifi For-

rest Cassel nga konteja Fairfield thotë se karrocat jo vetëm që kursejnë benzinë, por edhe inkurajojnë bashkëveprimin mes policëve dhe qytetarëve. Ai shton e njerëzit i përshëndesin me dorë autoritetet ndërsa ata kalojnë me karrocat e vogla nëpër rrugët e zëna të qytetit.

Thyet rekordi, 649 njerëz mblidhen për piknik

Një turmë njerëzish në Rotterdam, Holandë u mblodhën në një park

për të thyer rekordin e piknikut më të madh në vend, me 649 persona.

Ngjarja, e cila u organizua në "Rotterdam South Park", kaloi rekordin e vitit 2007, në të cilën u mblodhën 525 njerëz. Këngëtari Glennis Grace dhe reperi YesR morën pjesë në ngjarje. Ndërkohë, në qytetit holandez Helevoetsluis, 576 njerëz nxorën qentë shëtitje për të vendosur rekordin si turma më e madhe e njerëzve që shëtisin qentë. Megjithatë, shirat e shumtë detyruan organizatorët të shtyjnë takimin.

Rekorderë në shtrëngim duarsh Duke dashur që edhe emrat e tyre të gjendet në listën e njerëzve me arritje të jashtëzakonshme, dy meshkuj nga San Francisco kanë zgjedhur një nga rekordet "e lehta", kanë kapur duart dhe i janë përveshur punës. Në analet e arritjeve të njerëzve të mëdhenj janë shkruar edhe emrat e dy amerikanëve Kevin Whittaker dhe Cory Jens, të cilët kanë thyer rekordin botëror në shtrëngim duarsh, duke bërë ashtu për nëntë orë e gjysmë. Me këtë aventurë të jashtëzakonshme ata kanë thyer rekordin prej nëntë orësh të cilin deri më tani e kanë mbajtur

dy gjermanë, mirëpo Libri i Rekordeve Guinnes ende duhet të konfirmojë vlefshmërinë e këtij tentimi. ''Kam kërkuar disa rekorde të cilat janë më të lehta për tu thyer, dhe ky më është dukur bukur i thjeshtë'', thotë Whittaker. Edhe rregullat e Guinnes janë po ashtu të thjeshta: ata që shtrëngojnë duart nuk janë të obligueshëm që të shikohen në sy e as të shkëmbejnë fjalë të kota, vetëm duhet të shtrëngojnë dorën e njëri-tjetrit dhe t'i lëvizin ato poshtëlartë. Këta dy rekorderë është dashur të përballën me pëllëmbë të djersitura të duarve dhe shtangim. '

I zoti i një këlyshi luani në Kanada, i cili u largua dhe u rigjet më vonë në Kuebek, kërcënoi se do të padisë kopshtin zoologjik për grabitjen e kafshës. Boomer, këlyshi 6-muajsh, i cili iu largua të zotit më 29 prill nga shtëpia në "Algonquin Rezervation" në Miniwaki, u zu dy ditë më vonë dhe u dërgua në kopshtin zoologjik "Granby Zoo", në jug-lindje të Montrealit. Ish-pronari i kafshës i dërgoi një letër kopshtit zoologjik ku kërcënonte t'i padiste për faktin se nuk ia kishin kthyer këlyshin. Zëdhënësi i parkut thotë se nuk kanë në plan të veprojnë në bazë të letrës.

Avokatët e divorceve fitojnë shumë para Thonë se kur paratë fluturojnë nga dritarja, dashuria del nga dera. Kësaj fjale të urtë s'do t'i dalë moda kurrë duke qenë se kriza ekonomike nuk ka prekur vetëm xhepat, por edhe më shumë zemrën e njerëzve. Vetëm një forcë punëtore është e kënaqur me zhvillimet e kohëve të fundit, dhe këta janë avokatët, ose më mirë avokatet e divorceve. Shkurtimet në punë janë tema e ditës edhe në firmat më të mëdha, por këta avokatë nuk kanë qenë kurrë më të zënë në jetën e tyre profesionale. Gratë që kërkojnë divorc i telefonojnë për të pyetur se sa para do mar-

rin pas divorcit. Burrat nën presion kërkojnë këshillim se si mund të përfitojnë sa më shumë prej gruas që duan të

ndahen. Vetëm një prej firmave të avokatisë në Londër ka pasur 300 për qind rritje tek të ardhurat këtë vit.


INFRARED

18 Koha

31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

Një natë seksi në New York Pas një raundi premierash nëpër Evropë, aktoret e serialit tani filmit, "Sex and the City", janë dëgjuar në radion, "City Music Hall in New York City", ku sonte pritet të jepet premiera e filmit në SHBA. 3000

njerëz kanë mbledhur biletat për të shikuar këtë film vetëm në një kinema gjë që pritet që ky film të shikohet nga shumë adhurues anembanë SHBA-së, ndërkohë që pritet të thyej rekord në shikueshmëri.

Ku mbeti Priyanka? Priyanka, e njohur si Nisha Kothari, duket se ka bërë një akt zhdukjeje. Kështu, edhe përkundër ndërrimit të emrit të saj, ajo nuk ka përjetuar ndonjë ndryshim në Bollywood. Aktorja kishte shpresuar se ndryshimi i emrin do t'i ofronte asaj role në filma të ri, por agjentët e saj Basanti dhe Ram Gopal Varma Ki Aag nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë të re për të. Po ashtu, ajo nuk do të jetë në ndonjë film të ri. Por, mediat në vazhdimësi interesohen se çfarë do të bëj tani ajo, pasi që duket që një vit nuk ka punuar asgjë.

VIP-at e Kosovës për gratë e Krushës Rreth tetë bukuroshe dhe këngëtare të estradës kosovare janë mbledhur tok në një aksion humanitar të organizuar nga Rottary Club dhe Oda Ekonomike Amerikane, për të ndihmuar gratë e Krushës se Rahovecit. Afërdita Paçarada, Diellza Kolgeci, Jehona Sopi, Leonora Jakupi, Mimoza Mustafa, Vesa Luma, Gili dhe Nora Istrefi i janë bashkuar kësaj nisme duke dhënë fustanet e tyre në një ankand që do të organizohet të dielën në hotelin "Grand", në Prishtinë. Zëdhënësja e këtij evenimenti, Ulpiana Lama, ka thënë se ky është vetëm aktiviteti i parë i saj, pasi që ajo planifikon që aktivitete të këtilla të organizohen edhe në të ardhmen. Në këtë eveniment janë të ftuar shumica e personaliteteve të jetës publike dhe ekonomike në vend.

Shirley në emergjencë Dame Shirley Bassey i është nënshtruar një operimi në spital. Këngëtarja e aktorit Big Spender është shtruar në spitalin e saj në Monaco të Francës, pasi ka pasur dhimbje stomaku. Zëdhënësi i saj, Paul Carey, ka konfirmuar këtë lajme duke thënë se ajo kishte pasur disa çrregullime në stomak dhe për këtë dhe është shkuar atje për t'u shëruar.

Vesa fiton çmim e klipit shqiptar Këngëtarja kosovare, Vesa Luma, ka fituar një çmim në festivalin, "Netët e Klipit Shqiptar", i cili ka përfunduar të dielën në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH). Luma ka fituar me këngën, "Ex Relax", videoklipi i së cilës është punuar në Shkup të Maqedonisë. Ky është çmimi i radhës që Vesa Luma merr në Shqipëri, pas atij DigitAlb dhe pas renditjes në vendin e dytë për çmimin e madh të "Top Fest 5". Ajo është angazhuar edhe në një fushatë për solidarizim me fëmijët e Krushës, ku të dielën në mbrëmje një fustan i saj do të hidhet në ankand.

George Clooney përsëri beqar

Ashlee defintivisht shtatzënë

Të porsamartuarit Ashlee Simpson dhe Pete Wentz kanë thënë se janë duke e pritur një foshnje. "Përderisa ka pasur shumë spekulime rreth kësaj, ne dëshiruam t'i prisnim rezultatet e shtatzënisë që, zyrtar-

isht të konfirmojnë se po presim fëmijën tonë të parë", ka thënë në një deklaratë Wentz. "Më të vërtetë kjo është koha me e lumtur në jetën tonë dhe jemi shumë të lumtur se do të fillojmë një jetë të re familjare", ka shtuar ai.

Lindsay planifikon

MARTESË

më të dashurën e saj Ylli i Hollywoodit, George Clooney, dhe e dashura e tij, Sarah Larson, janë ndarë pas pothuajse një viti bashkëjetese, i ka thënë një burim i paidentifikuar revistës "People". Aktori dhe producenti, George Clooney dy herë është shpallur "mashkulli më seksi në botë", ndërkaq për lidhjen e tij me Larsonin revistat kanë shkruar katër vite me parë. Ata kishin filluar lidhjen e tyre në qershor të vitit 2007. Revista "People", ka cituar zëdhënësin e aktorit, Stan Rosenfield, i cili ka thënë se nuk dëshiron të komentoj jetën personale të Georget.

Aktorja Lindsay Lohan ka paralajmëruar martesë më të dashurën e saj, Samantha Ronson. Ylli i filmit Mean Girls ishte takuar me Ronsonin gjatë një "party", te Dolce and Gabanna, gjatë Festivalit të Filmit në Cannes,

dhe tabloidet raportojnë së çifti tashmë është fejuar. Lohan, e cila është 21 vjeçare, kurse motra e DJ Ronson-it, Mark Ronson, që ka 30 vjet, janë puthur edhe në një "party", në një anije të pasanikut P Diddy.


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

SPORT

Koha 19

Futbollistët e Bashkimit pa ngarkesa

Luajnë me "luanët", mendojnë për Miravcin "Me siguri se mendjen do ta kemi te takimi i ardhshëm me Miravcin, që njëherësh do të jetë vendimtar për ne, sepse bëhet fjalë për qëndrimin e Ligës së parë", pohoi Shabani Koha

Bujar KURTAJ

Shkup, 30 maj - Skuadra e Makedonija Gj.P, ndeshjen e fundit të kampionatit të Maqedonisë, si nikoqir do ta zhvillojë në Manastir, ndërsa për kundërshtar do të ketë Bashkimin. Trajneri, Nexhat Shabani, në këtë ballafaqim nuk do mund të llogarisë në pesë futbollistë. "Ersen Sali dhe Samir

Shabani do të pushojnë për shkak se kanë nga tre kartonë të verdhë, kurse për arsye se Stojanoviq dhe Ismaili kanë nga dy kartonë të verdhë, nuk do të rrezikojmë që t'i inkuadrojmë në

këtë ndeshje, pasi mund të ndëshkohen me kartonin e tyre të tretë, dhe të mungojnë në ndeshjen e balotazhit ndaj Miravcit. Nga ana tjetër, do të mungojë edhe Trajkovski, i cili është i lën-

duar", thekson Shabani. Trajneri, "bardh e zi", thotë se do të luajnë ndaj Makedonija Gj.P, mirëpo do të mendojnë për Miravcin. "Me siguri se mendjen do ta kemi te takimi i ardhshëm me Miravcin, që njëherësh do të jetë vendimtar për ne, sepse bëhet fjalë për qëndrimin në Ligën e parë. Por kjo nuk do të thotë se në Manastir shkojmë me flamur të bardhë. Do të kërkoj nga futbollistët të angazhohen maksimalisht dhe në rast se na jepet mundësia për rezultat pozitiv, të mos e lëshojmë", deklaroi trajneri i Bashkimit, Nexhat Shabani. Ndeshja ndërmjet "luanëve" dhe Bashkimit, zhvillohet të shtunën në Manastir në ora 17:00.

Liga e parë Java e 33 (31.05.2008) ora 17:00: Makedonija Gj.P - Bashkimi, Cementarnica - Renova, Shkëndija - Pobeda, Silleks - Pellister, Napredok - Vardar dhe Rab.Kom - Millano Skuadra

Gj

F

B

H

Gol dif. Pikët

Rab. Kom Millano Pellister Vardar Renova Pobeda Makedonija Gj.P Napredok Silleks Bashkimi Shkëndija Cementarnica

32 32 32 32 32 32 32 32 32 32 32 32

23 21 17 12 12 11 12 10 9 8 7 5

7 3 7 11 8 9 5 9 11 6 5 9

2 8 8 9 12 12 15 13 12 18 20 18

48 73 41 41 31 43 31 33 31 40 25 24

10 32 25 35 34 47 42 46 35 60 52 43

76 66 58 47 44 42 41 39 38 30 26 24

Në ndeshjen ndaj Pobedës

Shkëndija përshëndetet nga Liga e parë

Takohen finalistët e Kupës së Maqedonisë

Zeqiri udhëheq Milanon

Shkup, 30 maj - Gjatë fundjavës në stadiumin e qytetit në Shkup, sërish do të përballen finalistët e Kupës së Maqedonisë, Rabotniçki K. dhe Milano. Kësaj radhe këto dy skuadra do të zhvillojnë ndeshjen kampionale, e

cila do të jetë e fundit këtë sezon. Për dallim nga ndeshja e Kupës, në këtë ballafaqim, Milano do të jetë pa trajnerin e shkarkuar, Gjore Jovanovski, i cili do të zëvendësohet nga ndihmësi, Xhemail Zeqiri. Zeqiri për gazetën "Koha"

thekson se ndaj Rabotniçkit do të luajnë pa ndonjë ngarkesë, ndërsa rast për të luajtur do t'u japë atyre futbollistëve që gjatë kampionatit janë aktivizuar më pak minuta. "Kryesisht do të paraqitemi me formacionin e njëjtë që ka lua-

"Gjipspunuesit" me probleme

Renova kërkon pikë për Intertoto

Shkup, 30 maj - Ekipi i Renovës me ndeshjen kundër Cementarnicës, e cila do të zhvillohet gjatë fundjavës në Shkup, do

të përfundojë Kampionatin e Maqedonisë në futboll. "Gjipspunuesit", në këtë përballje hyjnë me disa probleme serioze,

pasi jashtë fushës do të jenë pesë lojtarë Ylber Aliu, Pançe Stojanov, Ismail Ismaili, Marjan Andonov dhe Evzal Jahiu. "Në Shkup do luajmë pa pesë futbollistë, mirëpo prapë do të mundohemi që të nxjerrim rezultat pozitiv, për shkak se na duhet të paktën një pikë për të siguruar pozitën momentale që e kemi në tabelë", pohoi Sokoli. Ndeshja mes Cementarnicës dhe Renovës zhvillohet të shtunën në stadiumin "Kisella Voda", në ora 17:00. (A.S.)

jtur deri më tani, mirëpo rast do të kenë edhe disa lojtarë që nuk kanë qenë të rregullt gjatë kampionatit. Do të mungojë vetëm Gashi, pasi ka një lëndim të lehtë. Nuk jemi të ngarkuar me rezultatin, por do të kërkoj nga lojtarët që të jenë të lirë dhe të luajnë lojën e tyre", u shpreh Zeqiri. Mesfushori i Rabotniçkit Ertan Demiri thotë se dëshiron që me fitore ta përmbyllin kampionatin. "Me fitore e filluam sezonin dhe me fitore duam që ta përfundojmë. Pres një ndeshje interesante dhe korrekte ku publiku i cili do të vjen ta shikojë këtë ndeshje do të ngel i kënaqur", deklaroi Demiri.

Shkup, 30 maj Skuadrës së Shkëndijës i kanë ngelur t'i luajë edhe 90 minuta në elitën e futbollit, pasi sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e dytë të Maqedonisë. "Kuqezinjtë" në Ohër do të jenë nikoqir i Pobedës, takim i cili do të jetë edhe i fundit që e zhvillon jashtë stadiumit të qytetit në Tetovë, pasi në këtë ndeshje i skadon dënimi. Duke marrë parasysh se ky ballafaqim për skuadrën nga Tetova nuk vendos

asgjë, dy trajnerët e ekipit Husein Kadriu dhe Ejup Sulejmani do të luajnë me formacion të kombinuar. "Do të paraqitemi kryesisht me futbollist të ri, të cilët nuk kanë pasur rast që gjatë këtij sezoni t'i dëshmojnë vlerat e tyre. Me rëndësi për ata është që në këtë ndeshje të fitojnë një vetëbesim, të mos ngarkohen me rezultatin, por të luajnë për vete", deklaroi njëri prej trajnerëve, Husein Kadriu. (B.K.)

Publicitet


MARKETING

20 Koha

31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

Në bazë të nenit 97 paragrafit 1 të Ligjit të policisë (Gazeta zyrtare e RM" nr.114/2006)

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME PUBLIKON SHPALLJE PUBLIKE Për pranimin e 150 përgatitës - policë për punë në kohë të pacaktuar në Policinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme 1. Kandidati duhet t'i plotësojnë këto kushte: -të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë -të jetë i moshës madhore, të mos i ketë mbushur 25 vjet nëse për herë të parë themelon marrëdhënie pune në vendin e punës për të cilin është paraparë arsim i mesëm; -të ketë të kryer së paku arsimin 4-vjeçar; -të jetë i shëndoshë dhe i aftë psiko-fizikisht; -të mos i jetë shqiptuar dënim për ndalesë të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrimit. 2. Gjendjen psikofizike e vërteton komisioni i veçantë i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kandidati duhet t'i dorëzojë këto dokumente: vërtetim shtetësie, certifikatë të lindjes, diplomë për mbarimin e arsimit 4 vjeçar dhe tri fotografi në madhësi të dokumentit të udhëtimit. 3. Dokumentet duhet të jenë të dorëzuara në origjinal ose fotokopje të vërtetuar te noteri. 4. Dorëzimi i dokumenteve të nevojshme duhet të bëhet personalisht nga ana e dërguesit në njërën nga njësitë rajonale të MPB-zyra për regjistrime (SPB për qytetin e Shkupit-PS nga kompetenca e përgjithshme Gazi Babë, PS të kompetencës së përgjithshme Bit Pazar dhe PS të kompetencës së përgjithshme Karposh, SPB Manastir, SPM Veles, SPB Kumanovë, SPB Tetovë, SPB Ohër, SPB Strumicë, SPM Shtip). 5. Gjatë dorëzimit të dokumenteve, personi të ketë me vete letërnjoftim ose pasaportë për identifikim. 6.Shpallja publike zgjat 8 ditë, duke llogaritur nga dita e publikimit. 7. Dokumentacioni jo në kohë, i pakompletuar nuk do të merret në procedurë. Stërvitja kryesore për policë do të realizohet në kohëzgjatje prej 12 muajsh, nga të cilët tre muaj janë paraparë për stërvitje praktike në terren. Pas mbarimit të profesionalizimit kandidati do të radhitet në vendin e punës polic në njësitë organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme. RADIO TELEVIZIONI I MAQEDONISË Bul. "Goce Dellçev" pn 1000 Shkup, Tel +389 23 214-566, faksi, +389 23 214 577 www.mrt.com.mk Në bazë të nenit 56 paragrafit 1 të Statutit të NP RTM, në lidhje me nenin 20 të Rregullores për sistematizim të vendeve të punës të servisit publik radiodifuziv NP Radio Televizioni i Maqedonisë nr.01-7020/1 të datës 12.11.2007 Organi udhëheqës i RTM, publikon SHPALLJE për zgjedhje dhe emërim të punonjësit me autorizime dhe përgjegjësi të veçanta - drejtor të sektorit për punë financiare në NP RTM I. Publikohet shpallje, për zgjedhje dhe me biografi të shkurtër. emërim punonjës me autorizime dhe IV. Shpallja të publikohet në gazetat ditore përgjegjësi të veçanta - drejtor të sektorit ( në një gazetë në gjuhën maqedonase dhe për punë financiare në NP RTM një në gjuhën që e flet së paku 20 % e qyteII. Përveç kushteve të përgjithshme të tarëve që është ndryshe nga maqedonishtja) parapara me Ligjin për marrëdhënie pune dhe të programeve të RTM. kandidatët që do të paraqiten duhet t'i plotëIV. Afati për paraqitje është 5 (pesë) ditë sojnë edhe këto kushte: pune duke llogaritur ditën e shpalljes, në -të kenë të kryer arsim të lartë -Fakultet zarf të mbyllur në këtë adresë. Ekonomik. Radio Televizioni i Maqedonisë III. Kandidatët në shpalljen publike me Bulevardi "Goce Dellçev" pn -Shkup fletëparaqitjen duhet të dorëzojnë edhe Fletëparaqitjet e pakompletuara dhe të dëshmi përkatëse për plotësimin e kushteve dorëzuara jashtë afatit nuk do të shqyrtotë kërkuara dhe të dorëzojë program pune të hen. Sektorit për punë financiare në NP RTM, Radio Televizioni i Maqedonisë

Federata e Mundjes e Republikës së Maqedonisë shpall KONKURS Për zgjedhje të selektorit të reprezentacionit shtetëror në mundje të lirë, greko-romake dhe mundje të femrave Kandidati duhet t'i plotësojë këto kushte: -Biografi të shkurtër (CV) -Të ketë të kryer së paku arsimin 6-1 në lëmin e sportit -Të ketë treguar sukses në punë si selektor dhe trajner në reprezentacionin e caktuar shtetëror dhe klubit të mundjes -Të paraqesë program për ciklin olimpik 4 vjeçar dhe plan të përgjithshëm vjetor, dhe program për trajnim të reprezentacionit shtetëror. Konkursi zgjat deri më 03.06.2008. Dokumentet e kompletuara të dorëzohen me postë rekomanduese në adresën Federata e mundjes e Maqedonisë salla K.K.Rabotniçki Parku i qytetit pn 1000, me shenjë për konkurs. Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Këshilli drejtues i FMM Kryetari,Shaban Sejdi

Shes shtëpi me sipërfaqe prej 80 m2 në lagjen Çento, shtëpia ka oborr me sipërfaqe prej 400 m2 dhe është i volitshëm për gjithçka dhe brenda në oborr 27 m2 është për ndërtim, dyqan apo diç tjetër. Telefonat për kontakt: 02/2522-562, 078 276 211 dhe 071 276 211.

OP SHËNDETËSORE "ZEME ZEM" Në lagjen Hasanbeg, stacioni i fundit me numër 45. Ka nevojë për: 1. Një infermiere (akushere-laborante), të ketë të dhënë provimin shtetëror, vendi i punës është në kohë të pacaktuar, ndërsa një infermiere me kohë të caktuar (9 muaj). 2. Një mjek i praktikës së përgjithshme -të ketë të dhënë provimin shtetëror; - në kohë të pacaktuar. Telefoni për kontakt: 2522-958 dhe 070 690-180 pas orës 14. Nëse ndërtoni, rindërtoni apo rinovoni ne jemi për ju. Të gjitha izolimet ndërtimore dhe materialet për mbulimin e pullazeve me kredit dhe kartela krediti në magazinën e FROSST invest group- Vollkovë. Oferta më e re tullë 16,40 me çmim prej 34 denarësh dhe tullë 20,40 me çmim 54 denarë - më lirë në qytet. Telefonat për kontakt: 02/2719-465; 022055-455; 070/205861.

Shes banesë në qendër të Shkupit me 71m2 sipërfaqe banesore, 7m2 ballkone dhe 4m2 bodrum.Në katin e 9-të të kullës. Afër shtëpisë së mallrave Ilinden dhe përmenadores së Skënderbeut.Tel. 070268545

LAJMËRIM Gjenerata e vitit 1987/88 e gjimnazit "Zef Lush Marku"- Shkup, organizon 20-vjetorin e maturës në lokalet e restorantit Kalabria, më datën 12.06.2008, duke filluar me orë kujdestarie në orën 18 në objektin gjimnazit në Karposh. Kontakt:zeflushmarku@gmail.com; 070-630-547, 075-219-739, 070-217-581, 075-279-454


31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

SPORT

Zv/drejtori Hakik Ferati pret kampionet

"Shqiponjat" të kënaqura nga pritja Koha

Avdyl SALIHU

Shkup, 30 maj Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Hakik Ferati, gjatë ditës së premte në zyrat e tij ka pritur Kampionet e Maqedonisë në futboll për femra, ekipin e "Shqiponjave". Ferati futbollisteve ju ka premtuar përkrahje në garat evropiane, por edhe shpërblim për suksesin e arritur. "Si çdo klub shqiptar që do të arrijë suksese në kampionat apo në garat evropiane ne do t'i ftojmë dhe do t'i

"Falënderoi Hakik Feratin për pritjen dhe shpërblimin. Ky është një hap i mirë për sportistet shqiptare, pasi pa dyshim se na duhet përkrahja e institucioneve siç është Agjencia për Rini dhe Sport", pohoi Shaqiri shpërblejmë. Unë personalisht jam mjaft i lumtur që Agjencia për 18 muaj hapi dyert për shqiptarët, një gjë që para katër vjetësh

Basketboll

Kuqo prezantohet te Pamesa

Basketbollisti shqiptar Ermal Kuqo është prezantuar përpara medias spanjolle me ekipin e ri të Pamesa Valencia. Në arenën e Fuente de San Luis, shtatlarti Kuqo do të mbajë të veshur fanellën me numër 12. "Në fillim dua të falënderoj presidentin dhe drejtorin e klubit për fjalët e mira që kanë thënë për mua. Gjithashtu, dua t'i falënderoj edhe për besimin që patën dhe mundësinë që më kanë dhënë për të luajtur në këtë skuadër. Jam i vetëdijshëm se do të jem pjesë e një skuadre të madhe", u shpreh Kuqo për faqen zyrtare të klubit spanjoll. Në vijim, 28vjeçari nuk harroi të bënte edhe pak humor. "Kur isha 14 vjeç, duke parë

një ndeshje të Euroligës, nëpërmjet televizorit me babanë tim, i thashë se një ditë do të kisha shumë dëshirë të luaja në Ligën ACB. Jam jashtëzakonisht i lumtur që ekipi im i parë në Spanjë është Pamesa Valencia", ka theksuar shqiptari. Më tej, Kuqo ka folur edhe për grupin me të cilin do të luajë në 2 vitet e ardhshme. "Katsikaris e njoh dhe e di që është një trajner shumë i rreptë dhe me një stil që më pëlqen mjaft. Ai përdor një mbrojtje shumë të fortë dhe mendoj se mund të përshtatem me shumë lehtësi. Mund të them se edhe me pozicionin e katërt dhe të pestë ndjehem shumë komod", përfundoi titullari i Pamesa Valencia.

shqiptarët nuk kanë ditur as që ekziston Agjencia për Rini dhe Sport, kurse tash ky institucion sportiv është i hapur dhe është afër popullit tonë", pohoi Ferati. E kënaqur nga kjo pritje ka qenë edhe mesfushorja e "Shqiponjave", Xhejlane Shaqiri. "Falënderoi Hakik Feratin për pritjen dhe shpërblimin. Ky është një hap i mirë për sportistet shqiptare, pasi pa dyshim se na duhet përkrahja e institucioneve siç është Agjencia për Rini dhe Sport", pohoi Shaqiri.

Koha 21

Luajtën katër futbollistë shqiptarë

Shkurt

Maqedonia mund Malin e Zi

FIFA: Vetëm 5 lojtar të huaj në skuadër

Shkup, 30 maj Reprezentacioni i Maqedonisë (U-21) ka arritur të mposhtë me 3-0 Malin e Zi, në kuadër të ndeshjes miqësore. Të përzgjedhurit e seleksionuesit, Mirsad Jonuz, kanë dëshmuar se gjenden në formë të mirë, duke arritur që në të gjitha elementet të jetë më i mirë se kundërshtari i tyre. Serinë e golave e ka hapur Dragan Gorgiev (45'), ndërsa fituesin e kanë vërtetuar Filip Petrov (61') dhe Daniel Georgievski (90'). Pas kësaj fitore, reprezentue-

sit e Maqedonisë vazhdojnë me atmosferën pozitive në prag të dueleve me Norvegjinë dhe Estoninë, të cilat nëse i fitojnë, Maqedonia do të zërë vendin e dytë në grupin kualifikues pas Holandës, e cila është e para. Ndryshe, seleksionuesi Jonuz ndeshjen e ka filluar me këtë formacion, duke përfshirë në përbërjen e parë edhe katër futbollistë shqiptarë, Naumovski, Georgievski, Llazevski, Ismaili, Rexhepi, Stojkovski, Vellkoski, Simosvski, Fazli, Ibraimi dhe Gorgiev. (B.K.)

Kongresi vjetor i FIFA-s ka votuar në favor të formulës (6+5), e cila parashikon një limit maksimal prej pesë lojtarësh të huaj në një skuadër futbolli. Në favor të kësaj formule kanë votuar 155 delegatë pjesëmarrës në kongres, ndërsa kundër vetëm 40 vota.

Santos zgjedh Totenhemin para Çelsit

Më 9 qershor mbahet turneu "Future"

Deari fillon përgatitjet Shkup, 30 maj - Tenisti shqiptar, Shëndrit Deari ka filluar përgatitjet për turneun "Future" që do të mbahet prej 9 qershorit në terrenet e klubit të tenist "Jug" në parkun e qytetit në Shkup. Ky aktivitet do të zgjatë deri më 16 qershor, dhe në të do të marrin pjesë 32 garues nga vende të ndryshme të botës. Tenisti nga Gostivari thotë se ndjehet mirë dhe përgatitjet për këtë turne gjatë ditëve në vijim do të jenë me intensive. "Pos ushtrimeve fizike që jam duke i zhvilluar, do të

luaj edhe ndeshje kontrolluese me tenistët më të mirë të Maqedonisë, Predrag Rusevskin, Llazar Magdinqevin dhe Ilija Martinovskin. Nga ana tjetër, do të jem edhe nën mbikëqyrjen e trajnerit të reprezentacionit të Maqedonisë, Dejan Marinkoviq", deklaroi Deari. Ndryshe, prej muajit mars, Deari ka marrë pjesë në disa turne si Kroaci, Turqi dhe Bullgari. "Rezultatin më të mirë e arrita në turneun që u mbajt në Antali të Turqisë ku edhe u kualifikova deri në gjys-

Klubi i Premierligës, Totenhem, ka arritur marrëveshje të vlefshme 15 milionë dollarë me të riun e Barcelonës, Giovani dos Santos. Sipas "The Sun", Totenhami ka arritur të mposhtë Çelsin, Mançester Sitin dhe Interin për anësorin meksikan. Giovani, 19-vjeçar, është bindur të kalojë në Premierligë pas takimit me drejtuesit e klubit anglez në Londër gjatë muajit janar. mëfinale. Pasi të përfundoj turneu "Futures" më presin edhe turne tjerë në Beograd, Austri dhe Gjermani", theksoi tenisti shqiptar. (B.K.)

Ujfalusi zëvendëson Rosickin

Boks

S'ka duel deri në vjeshtë Luan Krasniqi ka deklaruar se është në formë tejet të mirë, pas disa ditëve pushim që ia kishte ndarë vetes. Ai ka bërë të ditur se deri në vjeshtë nuk do të boksojë, ndërsa gjatë verës do ta përcjellë Kampionatin evropian në futboll. "Desha që të çlodhem, mbase preokupimet në javët e kaluara ishin pak sa ngarkesë. Shpeshherë ka ndodhur të filloja ushtrimet e të largohem përsëri nga ato, e këtë njeriu nuk mund ta bëjë me muaj të tërë", tha Krasniqi për ueb faqen

zyrtare të tij. "Megjithatë, Kampionati evropian nuk mund të më ikë. Sa

i përket boksit, para vjeshtës së ardhshme nuk do të ketë gjë, mbase nuk ka termine", shtoi ai. Megjithatë, boksieri kosovar shpreson se sërish do ta ketë rastin të luftojë për ëndrrën e tij të bëhet kampion bote në kategorinë e rëndë. "Meqenëse unë aktualisht zhvilloj ushtrime të lehta dhe akumuloj energji, në vjeshtë do ta kërkoj sërish shansin tim. Deri atëherë për këtë nuk do të preokupohem", përfundoi Krasniqi.

Tomas Ujfalusi është emëruar kapiten i Republikës së Çekisë për Euro 2008, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e këtij vendi. Ish mbrojtësi i Fiorentinas do ta zëvendësojë përkohësisht mesfushorin e Arsenalit Tomas Rosicki, i cili do të mungojë në Euro 2008 për shkak të një lëndimi. "Të jesh kapiten i ekipit kombëtar gjithmonë është nder i madh dhe jam shumë i lumtur që jam zgjedhur", tha 30 vjeçari. Zëvendës kapiten i Çekisë do të jetë portieri i Çelsit, Piter Çeh.


22 Koha

31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

SPORT

NBA

Shkurt

Brajan dërgon Lejkersat në finale

Çelzi i interesuar për Skolarin

Lejkers ka siguruar vend për ndeshjet finale të NBA-së, për të parën herë në katër vitet e fundit, duke bërë një rikthim dramatik për të mposhtur kampionin në fuqi San Antonio Spurs me rezultat 100-92 Kobi Brajan ka treguar një paraqitje mahnitëse, derisa Lejkers erdhi nga 17 pikë disavantazh në pjesën e dytë, për të shënuar fitore dhe fituar finalen e

Konferencës Perëndimore që në ndeshjen e pestë, me katër fitore kundrejt një humbjeje. MVP i këtij sezoni në NBA kryesoi me 39 pikë derisa Los Angjelos shënoi fitoren e tetë në varg të play-offit si nikoqir. Brajant po ashtu shënoi tre kërcime dhe tre asistime, derisa Lamar Odom shënoi 13 pikë dhe Pol Gasol 12 pikë dhe 19 kërcime. Toni Parker udhëhoqi me 23 pikë tek San Antonio, që ka fituar 4 tituj të NBA-së gjatë nëntë viteve të fundit. "Kjo është realizim i ëndrrës. Është aq kënaqësi të ndash këtë me këta djelmosha, të cilët i

kam si vëllezër. Është një ndjenjë shumë e pabesueshme. Është një përgjigje për uratat", ka thënë Brajant. Brajant, i cili ndihmoi Lajkersat të fitojnë tre tituj të njëpasnjëshëm që nga viti 2000 deri në 2002, dominoi në periudhën e fundit, kur i shënoi 17 nga 39 pikët e tij. "Ai ishte sërish i pabesueshëm. Kur ekipi i tij nuk mund të shënojë ai merr përsipër dhe bën ca gjuajtje të çmendura. Ai është lojtari më i mirë i ligës", ka thënë për Brajant, koshashënuesi i San Antonios, Mani Gjinobili, pas përfundimit të ndeshjes.

Zyrtarisht

Guardiola trajner i Barcelonës Tashmë disa javë flitet se Josep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Barcelonës, por ai tek mbrëmë ka arritur marrëveshje, e cila do ta mbajë atë tek gjiganti spanjoll gjatë dy sezoneve të ardhshme. Pas disa orë bisedimesh nga

ana e agjentit të Guardiolas, Josep Maria Orobitg, dhe drejtorit gjeneral të klubit, Ana Hikou, të dyja palët kanë arritur zgjidhje që Guardiola gjatë dy sezoneve të ardhshme të jetë udhëheqës i ekipit të parë të katalanasve.

Federer dhe Nadal kalojnë në turin e tretë

Me ardhjen e trajnerit të ri, pritet një largim i pjesës më të madhe të yjeve të deritanishme, ndërsa në vend të tyre do të ketë zëvendësime përkatëse, me Gerard Pikue dhe Sejdou Keita tashmë të ardhur në Barcelona.

Boks

Federata portugeze e futbollit ka konfirmuar se skuadra londineze, Çelzi është e interesuar për përzgjedhësin e kombëtares portugeze, Luis Felipe Skolari. Të shtunën e kaluar Çelzi shkarkoi nga posti Avram Grantin dhe tashmë drejtuesit e këtij klubi janë vënë në kërkim të një trajneri me eksperiencë. Në mesin e kandidatëve përmenden Frank Rajkard, Roberto Mançini dhe Gus Hidink.

Sipas "Tuttosport"

Haje me plane të mëdha Murinjo kërkon të shitet Ibrahimoviq Kampioni aktual i botës në peshën kruizer, David Haje do të "detyrojë" ukrainasin Vladimir Klitçkov që t'i japë një shans për të luftuar për titullin botëror në kategorinë e rëndë pasi që të fitojë disa ndeshje në këtë kategori. "Unë jam kampioni i padiskutueshëm i kategorisë kruizer dhe kjo është një arritje. Por kjo nuk është ambicia ime e fundit. Dua që të bëhem kampi-

on botë në kategorinë e rëndë. Të fitoj titullin në kategorinë e rëndë dhe të bëhem kështu kampion në dy pesha të ndryshme. Titulli në këtë kategori mbahet nga një njeri që quhet Vladimir Klitçkov. Ai është numri një dhe unë i jam vënë pas atij. Dëshiroj që të luftoj kundër më të mirit dhe kur të arrij atje do ta nokautoj", ka thënë Haje.

Trajneri i ardhshëm i Interit, Hoze Murinjo, i ka thënë presidentit të klubit Masimo Morati ta

Publicitet Këtë të shtunë në “Gjeneratat” me Agim Poshkën

ALSAT ORA 23:00 Ritransmetimi E diel ora 15:00

shesë sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviq, pasi që ai nuk e konsideron atë si pjesë të planeve të tij. Murinjo pritet që gjatë javës së ardhshme të caktohet si trajner i kampionit të Italisë, pas shkarkimit të Roberto Mançinit, dhe tashmë ka filluar përgatitjet për afatin kalimtar veror. Ka pasur shumë spekulime se Ibrahimoviq mund të kalojë tek Barcelona, përfshirë edhe deklaratat e fundit të agjentit të sul-

muesit. Ndërsa edhe "Tuttosport" ka shkruar se Murinjo i ka thënë presidentit Morati se Ibrahimoviq nuk është pjesë e planeve të tij për klubin dhe dëshiron që të shitet menjëherë. Portugezi thuhet se është në pajtim me ata që mendojnë se Ibrahimoviq dështon kur është fjala për ndeshjet e mëdha, pjesërisht në Ligën e Kampionëve, një garë për të cilën Murinjo vjen për ta fituar në Inter.

Roxher Federer kalon në turin e tretë të turneut francez Roland Garros. Zvicerani, numri një në botë ka mundur në katër sete spanjollin Albert Montanes me rezultatin 6- 7 (5-7), 6-1, 6-0, 6-4. Ashtu si Federer, edhe Rafael Nadal ka kaluar tashmë në turnin e tretë të turneut. Spanjolli që është në kërkim të titullit të katërt radhazi, ka mundur në turnin e dytë francezin Nikolas Devilder me rezultatin 6-4, 6-0, 6-1.

Barzagli në Volfsburg

Sondazh para Kampionatit Evropian 2008

Seks apo futboll?

Pedagogë nga katedra e Gjuhës Angleze pranë UEJL: Rebecca Headrick nga Kalifornia Christina Sfekas nga Maryland dhe Benjamin Keating nga Irlanda flasin për jetën akademike në UEJL

Redon Makashi Flet për suksesin në jetën e tij private

Gjysma e tifozëve të futbollit në Evropë do të preferonin t'i përcillnin ndeshjet e rëndësishme para se të bënin seks, sipas një sondazhi të organizuar nga njëri prej sponsorëve të Kampionatit Evropian 2008, që do të mbahet në Austri dhe Zvicër. Megjithatë, rezultatet ndryshojnë nga vendi në vend. Shumica më e madhe e atyre qe preferojnë futbollin para marrëdhënies seksuale është në Spanjë, pasi 72 për qind të tifozëve të këtij

vendi kanë zgjedhur sportin më të popullarizuar në botë para partnereve të tyre, pavarësisht se përfaqësueses spanjolle i ka munguar suksesi në vitet e fundit. Ndërsa përqindjen më të vogël e përbëjnë tifozët italianë, 22 për qind të cilët janë shprehur të gatshëm të ndjekin futbollin në vend të seksit. Sipas këtij sondazhi, 60 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se futbolli për ta është sikur një religjion.

Mbrojtësi i Palermos, Andrea Barzagli u transferua në klubin gjerman Volfsburg, pasi më herët dështoi të arrijë një marrëveshje me Fiorentinën. Sipas menaxherit të tij Klaudio Orlandini, pas transferimit të Luka Tonit në Bajern vitin e kaluar, Barzagli do të jetë reprezentuesi tjetër italian që karrierën do ta vazhdojë në Bundesliga. "Është e vërtetë që ai nënshkroi për Volfsburg. Ishin 200 mijë euro dallim nga oferta e Fiorentinës dhe nga ajo që ne kërkonim. Kështu që ne pranuam ofertën tjetër", tha Orlandini.


31 MAJ E SHTUNË | 2008 | DASHI

(20/III-20/IV)

Hëna romantike në shenjën tuaj, e mbështetur nga Afërdita, Dielli dhe Marsi, do të nxjerrë më në pah dëshirën për t’i marrë gjërat seriozisht me personin e zemrës. Në ambientin profesional mos u përfshini në thashetheme. Yjet ju sugjerojnë sot kujdes në veprimet financiare.

DEMI

(21/IV-20/V)

Do të jetë një ditë me të vërtetë e shkëlqyer. Do të arrini të përmirësoni kualitetin e punëve tuaja. Do të jenë miqtë idealë ata që po kalojnë një moment të vështirë dhe kanë nevojë për mbështetje e mirëkuptim nga ana juaj. Jeta sociale ka ruajtur për ju momente të këndshme argëtimi.

BINJAKËT

(21/V-20/VI)

Profesioni do ju zërë pjesën më të madhe të kohës, sidomos në qoftë se bëhet fjalë për të gjetur zgjidhjet e duhura për kalimin e pengesave të momentit. Në dashuri erosi ndërthuret me ndjenjat, duke krijuar një bashkim perfekt, që do ta gjallërojë më shumë jetën tuaj sentimentale.

GAFORRJA

(21/VI-22/VII)

Karriera dhe imazhi social do të jenë në plan të parë. Një projekt do të rezultojë i vështirë, por mund të bëhet më i lehtë në qoftë se kërkoni ndihmën e personave kompetentë. Mundohuni të moderoni ambicien tuaj për të mos prishur reputacionin që keni. Paraqitet shumë mirë sfera financiare.

LUANI

(23/VII-22/VIII)

Yjet kanë përqendruar refl ektorët te sektori i financave. Nuk do të keni probleme, në të kundërt fitimet tuaja do të rriten dhe një shumë parash që ju kishte dikush do të hyjë më në fund në xhepat tuaja. Në qoftë se rutina po fillon të ndihet në marrëdhënien në çift, mos u shqetësoni.

VIRGJËRESHA (23/VIII-22/IX) Në sektorin profesional dhe financiarë parashikimet për të arritur suksese do të jenë të shkëlqyera, sidomos për ata që do impenjohen pa u kursyer. Ndoshta do të gjeni zgjidhjen e një çështjeje trashëgimie, ose të një investimi afatgjatë.

PESHORJA

(23/IX-22/X)

Falë energjive që keni në dispozicion, do të arrini t’u bëni ballë të gjitha impenjimeve me entuziazëm dhe gjallëri. Afroni më shumë pranë vetes një person, që pa asnjë motiv të vlefshëm ju duket antipatik. Do të ndryshoni mendje, pasi ta keni njohur më mirë.

AKREPI

(22/X-21/XII)

Marrëdhëniet me personat që ju rrethojnë dhe sektori profesional do të jenë në plan të parë sot. Kështu që merrni përsipër çdo përgjegjësi që do ju besohet. Keni mundësi të mira për të bërë hapa para në karrierën tuaj dhe për të arritur një ngritje rroge.

SHIGJETARI

(22/XI-21/XII)

Nervozizmi dhe vështirësia për të komunikuar me personat që ju rrethojnë mund të reflektojnë te shëndeti juaj, si për shembull në dhembje stomaku ose vështirësi në tretjen e ushqimit. Bëhuni më optimistë dhe mundohuni të merreni me ndonjë aktivitet fizik.

BRICJAPI

(22/XII-20/I)

Hëna do ju sigurojë suksese profesionale dhe sociale. Gjithashtu, edhe sfera financiare do të jetë e favorizuar. Do të gjeni kohën për t’u argëtuar me miqtë dhe për t’i dërguar mesazhe partnerit e për t’i manifestuar të gjithë dashurinë dhe interesin tuaj.

UJORI

(20/I-19/II)

Do të keni një siguri të madhe në vetvete, domethënë jeni optimistë dhe keni të drejtë të jeni. Dita e sotme do të jetë shumë premtuese për sa i përket suksesit dhe rezultateve pozitive. Dashuria paraqitet shumë mirë, sidomos për ata që janë singëll.

PESHQIT

(20/II-19/III)

Bashkimi i Hënës me Uranin ju jep energji të jashtëzakonshme. Do të përballoni çdo çështje që ju paraqitet me vendosmëri, ndoshta jo të gjithëve do u pëlqejë sjellja juaj dhe kjo do detyrojë të eliminoni nga axhenda juaj ndonjërin prej tyre.

MOZAIK/MARKETING KALUAN DY VJET PATË DASHURËN TONË

Barije M.Luma Malli dhe dhimbja për ty do të na ndjekin gjatë tërë jetës sime. Jemi krenarë që të patëm. Do të jesh me ne gjithmonë. E përkujtojnë: M.Luma, djali Agroni dhe nipi Hoda.

Koha 23 KALUAN DY VJET PATË DASHURËN TONË

Barije M.Luma Dhimbja dhe malli për ty nuk do të shuhet asnjëherë, por mburrja dhe krenaria që të patëm do të na japë forcë që ta përballojmë atë. Ishe shembull me qetësinë, durimin, respektin që pate. E përkujtojnë: vajza shpresa me vajzat Dhuratën, Elmedinën, Armanën si dhe Kelmendi.


ANGELINA JOLIE

Njeriu që nxjerr qumësht nga sytë Një burrë kinez ka çuditur spektatorët duke demonstruar aftësinë e tij për të nxjerrë qumësht nga sytë. Zhang Yinming ka pirë qumësht nëpërmes hundës dhe më pas e ka nxjerrë atë duke e hedhur deri në dy metra larg me sytë e tij. Zhang, nga provinca kineze Shandong, ka shfaqur aftësitë e tij të pazakonta në qytetin Nanjing, kryeqytet i provincës Jiangsu. Ai gjithashtu ka përdorë veshët e tij për të shpërthyer dy balona në të njëjtën kohë, raporton People's Daily. Spektatorët e habitur kanë thënë se kurrë nuk do të besonin një gjë të tillë po të mos e kishin parë me sytë e tyre.

Një kopsht për bonjak Çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt dëshirojnë të hapin një kopsht për fëmijët bonjak. Ky çift, që është duke pritur që në jetë t'u vinë edhe dy binjak, janë të mendimit se duhet të ndihmohen të gjithë fëmijët anembanë botës. Angelina e cila ka të adaptuar tre fëmijë të tjerë, Maddox, Pax, Zahara, dhe ka fëmijën e saj biologjik,

31 MAJ E SHTUNË | 2008 |

MOZAIK

24 Koha

Shiloh, thotë se janë duke menduar për ta hapur një shtëpi për fëmijët bonjak. "Ndoshta do të ishte ndonjë shtëpi për bonjak apo e këtij lloji. Ne kemi një klinikë që përkujdeset për këta fëmijë dhe jemi dukë bërë shumë për ta. Mendoj se do të adaptojmë edhe fëmijë të rinj. Unë do ta bëj k ë t ë përsëri", ka thënë Jolie.

Binjaket takohen pas 28 vitesh Binjaket njëvezore, të cilat janë ndarë pas lindjes dhe nuk kanë ditur gjë për njëra-tjetrën, kanë arritur të takohen pas gati tri dekadash, vetëm falë rrjedhës së ngjarjeve. Krejt ka filluar kur një mike e njërës nga motrat e ndara e ka parë binjaken tjetër në një treg të ishullit Las Palmas de Gran Canaria, në vitin 2001, dhe është çuditur nga fakti se kjo nuk e ka përshëndetur. Falë kësaj rastësie dy motrat janë takuar përfundimisht, dhe është nisur hetimi për rrethanat e lindjes dhe ndarjes së tyre. Faji ka rënë mbi personelin e spitalit, të cilët i kanë ndërruar fëmijët në

HUMOR

Doktoresha Një burrë shume i shqetësuar shkon te doktoresha. Burri: Doktoreshe, jam shumë keq. Doktoresha: Më thoni çfarë ju shqetëson? Burri: Dua që të bëj seks 24 orë, kudo që të jem. çfarë mund të më jepni?... Doktoresha pasi mendohet pak ia kthen: -Unë mund të jap ushqim, strehë dhe 1000 euro në muaj, më shumë, më vjen keq por s'mundem...

Prindërit

akusheri, që e ka vërtetuar edhe testi i ADN-së i cili është bërë më pas. Në fakt, është dëshmuar se gruaja për të cilën njëra nga binjaket ka besuar se e ka motër, ka dalë të jetë vajza e çiftit martesor

tek të cilët ka jetuar binjakja e vërtetë. Kjo njohje e ka shkatërruar gruan të cilën pothuajse 30 vjet ka jetuar duke mos ditur gjë, prandaj ajo është dashur t'i nënshtrohet shërimit psikiatrik.

Prindi i djalit pyet prindin e vajzës: -Djali im kërkon dorën e vajzës tënde, si thua a bëhet? Prindi i vajzës ia kthen me ironi: -Pse, djali yt nuk paska dorë?! -Ka si nuk ka, por i është lodhur...

peshku (losos) disa herë në javë, të cilët kanë qenë të pasur me acide omega-3-yndyrore. Rezultatet kanë treguar se preparatet

shtesë të acideve omega3-yndyrore nuk kanë arritur t'i ndalojnë ndryshimet e pritura në metabolizmin e indit eshtëror.

Humbja në peshë dhe dobësimi i eshtrave Dihet se humbja në peshë rezulton edhe me dobësimin e eshtrave për shkak të zvogëlimit të ngarkesës. Po ashtu dihet se acidet omega-3-yndyrore kanë ndikim pozitiv në indin eshtëror. Shkencëtarët islandez kanë bërë një eksperiment i cili për bazë e ka pasur çështjen, nëse preparatet shtesë të acideve

omega-3-yndyrore gjatë fazës së dobësimit mund ta parandalojnë humbjen e masës eshtërore. Disa vullnetarë me mbipeshë, brenda tetë javësh e kanë zvogëluar marrjen e energjisë në 30%, ndërsa kjo ka rezultuar me humbjen e peshës trupore për 5%. Gjatë kësaj periudhe të dobësimit, ata kanë marrë kapsula me vaj peshku ose ushqim

Renault Laguna kupe në tepihun e kuq Publicitet

Carlos Ghosn, njeriu i parë i aleancës Renault-Nissan, ka arritur deri në tepihun e kuq të Festivalit të Cannes, që u mbajt ditë më parë, me versionin e re kupe të Lagunas. Si një automjet i punuar jashtëzakonisht bukur nga ana e dizajnit, Renault Laguna Coupe në tërësi është përshtatur dhe glamurin e Cannes. Paraqitja zyrtare, me publikimin e të dhënave më të detaj u a r a

teknike, pritet që të ndodhë në panairin i cili mbahet në muajin tetor në Paris. Kupeja është diç më e shkurtër se limuzina me 4.64 metrat e saja, por është më i gjerë dhe më i ulët, që kontribuon në pamjen e kompaktit.

Në formë standarde janë paraparë gomat e mëdha, derisa opsionale, sikur edhe versionet më të mira të limuzinës, do të jetë në dispozicion me tërheqje në të katër boshtet. Oferta e motorëve do të jetë me të vërtetë e pasur. Në të do të integrohen motori me naftë V6 dCi prej 235 KF dhe 450 Nm, si dhe ai me benzinë V6 prej 3.5 litrash dhe 240 KF e 330 Nm.

koha  

its newspeaper