Page 1

5 Gabime Fatale ne Biznesin Tuaj

Fitor Krasniqi 5 Gabimet fatale të marketingut në Internet që mund të shkatërrojnë shitjet dhe fitimet në Biznesin tuaj.

Digitreg Website:

www.digitreg.com

Email: digitreg@gmail.com

1/10/2013


Nga Fitor Krasniqi ©2012 Të gjitha të drejtat e rezervuara. www.digitreg.com

Gjatë 10 vjetëve të fundit kemi përjetuar një ndryshim radikal në mënyrën se si ne kërkojmë informacion dhe në mënyrën se si blejmë.

10 vjet më parë njerëzit kishin frikë per të blerë në internet. Vetëm një pakicë e njerëzve kishin lidhje me internet.

Dhe vetëm një pakicë shumë e vogël e popullit komunikonin me email.

Çfarë ndryshimi të habitshem bën një dekade …!

Shumica e njerëzve në gjithë botën janë lidhur tashmë me internet në një farë mënyre ose tjeter...

Dhe një përqindje shumë e mirë e tyre kanë internet me shpejtësi të madhe ...

Pothuajse të gjithë njerëzit që ju njihni ... komunikojnë rregullisht me email ose në mediat sociale, dhe një perqindje shumë e madhe e tyre kanë blerë diçka online duke përdorur kartën e kreditit ose Paypal ose të dyja.


Ndryshimi është edhe më radikal se kaq ...

Një përqindje e madhe e popullsisë me të ardhura të disponueshme për të shpenzuar tani janë:

 Duke kerkuar në internet për produktet, shërbimet dhe informacione të tjera  Duke blerë online ose duke bërë hetimet fillestare online për bizneset apo produktet në të cilat janë të interesuar.

 Duke komunikuar online në shumë mënyra të ndryshme.

Email-i është vetëm maja e ajsbergut. Klientët tuaj aktual dhe ata të mundshem janë duke përdorur shërbimet online chat, komunikimin me zë dhe video si Skype dhe Messenger, mediat sociale si facebook, twitter, google plus etj.. për të komunikuar dhe argëtuar me njëritjetrin.

Thënë thjesht në qoftë se ju nuk jeni duke përdorur internetin si pjesë e strategjisë së marketingut të biznesit tuaj, ju jeni duke humbur një media themelore dhe jetike të komunikimit.

Interneti gjithnjë është duke zëvendësuar mediat si gazetat, radion dhe televizionin DHE kjo lidhje tashmë është duke u bërë më efektive dhe më shumë ekonomike sesa komunikimi me postë të rregullt dhe me telefon.


Le të shohim cfarë do të thotë kjo për prespektiven e biznesit tuaj ...

Gabimi Fatal No: 1 Të menaxhoni Biznesin tuaj Pa Përdorim Aktiv të Internetit është më keq se përpjekja për të drejtuar Biznesin tuaj pa një Telefon apo Adresë

Duke mos përdorur internetin në mënyrë aktive si pjesë e strategjisë tuaj të marketingut është njelloj sikur te mos pranonit më postën apo telefonatat dhe sikur te mos reklamonit kurrë më në radio, në gazeta, në televizion ose me postera/fletushka etj.

Asnjë pronar inteligjent biznesi nuk do të përpiqej të bënte biznes pa një telefon dhe një adresë për të marrë postën.

Por në qoftë se jeni duke u përpjekur për të drejtuar biznesin tuaj pa internet marketing dhe strategji komunikimi, me kalimin e kohës ju do të shikoni se marketingu dhe komunikimi juaj me klientët do të bëhet cdo dite e më pak efektive, duke pas parasysh se interneti po merr përsipër gjithnjë e më shumë komunikimin tonë dhe detyrat e mediave.

Sigurisht që shumë pronarë biznesesh kanë kuptuar se ata nuk mund të vazhdojnë të injorojnë internetin si një kanal jetik të marketingut dhe komunikimit ...


Por shumë prej tyre marrin këshilla qëllim-mira por të varfëra dhe bien në gabimin fatal no. 2

Gabimi Fatal No: 2 Vëndosja e "Një reklame të bukur" në internet në vënd që të synoni për rezultate reale. Forca e marketingut të internetit është komunikimi juaj në mënyrë aktive me konsumatorët.

Ka shumë faqe interneti të mëdha dhe të bukura në paraqitje, por që në të vërtetë bëjnë pak ose asgjë për të rrëmbyer vëmëndjen e klientëve të tyre të mundshëm dhe për ti drejtuar ata drejt procesit të marketingut dhe të shitjeve.

Ajo çfarë po kërkojmë është -- Rezultate Reale --... e jo një website që vetëm duket bukur.

Në shumicën e rasteve një website e thjeshtë që çon mesazhin e duhur dhe në kohën e duhur tek klientët tuaj aktual ose klientët e mundshëm do të bënte më shumë shitje dhe fitime sesa ndonjë website e bukur vetëm në paraqitje.

Ka (me plot kuptimin e fjalës) qindra mjete dhe strategji në internet që mund ti përdorni për të rritur efektivitetin e marketingut. Ju duhet të shqetësoheni më pak se si duket faqja juaj e internetit dhe më shumë rreth asaj se si ajo ndryshon sjelljen e klientëve dhe të konsumatorëve të produkteve apo shërbimeve tuaja.


Për të ndihmuar biznesin tuaj me shitje dhe fitime reale, ju keni nevoje për një faqe interneti që komunikon drejtpërdrejt dhe që është projektuar për të shitur ose për të çuar klientët tuaj drejt procesit të shitjes.

Gjithashtu në faqen tuaj të internetit duhet të keni të instaluar një sistem i cili do tju mundësonte marrjen e detajeve të kontaktit (emer, mbiemer, email, adrese, nr telefoni etj..) të klientëve dhe konsumatorëve për të siguruar vazhdimesinë e komunikimit me ta. Në këtë mënyrë, do të mund të krijoni shitje të përsëritura dhe referime për biznesin tuaj ose të paktën, të rrisni kënaqësinë e konsumatorit për të ofruar vlerë të shtuar, duke ju dhënë informacion të dobishëm në internet.

Krijimi i një fushate efektive të marketingut në internet nuk do të thotë të krijosh pamje/imazhe tërheqëse ... Ajo duhet të synojë arritjen e rezultateve reale për biznesin tuaj.

Dhe në shumë raste ju mund të filloni të merrni rezultate shumë shpejt. Arsyeja që faqet e internetit dhe perpjekjet e tyre të marketingut në internet dështojnë është për shkak të ...

Gabimi Fatal No: 3 Mos Shfrytëzimi i Burimeve që Ju Tashmë keni në biznesin tuaj.


Në biznes ne shpesh bëjmë gabim duke kërkuar për atë “dicka magjike” ... një ide të mahnitshme që do të eksplodonte shitjet dhe fitimet tona ...

Por shumica e pronarëve të bizneseve nuk kuptojnë se ata janë duke qëndruar në një “minierë ari” mu aty në biznesin e tyre.

Kur ju filloni të përdorni internet marketing në mënyrë efektive, ju gjithashtu hapni shtigje të tjera për integrimin e marketingut dhe krijimin e shitjeve të rregullta në internet.

"Shumica e bizneseve janë të ulur absolutisht në një minierë ari të pashfrytëzuar ... "

Po! Ajo është aty... tek klientët që ju tashmë keni dhe klientët e mundshem që bien në kontakt me biznesin tuaj çdo ditë.

Në shumë raste përpjekjet për të qëndruar në kontakt me klientët mund të jenë të shtrenjta dhe jopraktike. Por kur ju filloni te përdorni fuqinë e madhe të internetit për të ofruar informacion pothuajse falas, mundësitë për mbajtjen e kontaktit dhe edukimin e konsumatorit, dhe një gamë të tërë të strategjive të tjera, e gjithë kjo bëhet shumë emocionuese.

Një tjetër avantazh që shumica e pronarëve të biznesit kanë, janë burimet fizike që ju tashmë i posedoni. Ju mund të shumëfishoni fitimet nga klientët tuaj, ju me siguri që keni staf, ambientet e biznesit, telefonat, ndoshta produktet dhe një gamë të tërë të burimeve të tjera që ju mund ti integroni në një përzierje efektive reklamimi online/offline.


Kjo përzierje e strategjive ... duke përdorur fuqinë e internetit si një mjet për të dhënë informacion, pastaj të kombinuar me burimet fizike që ju tashmë keni ... mund të shumfishojnë shitjet e produkteve apo shërbimeve tuaja.

Por duhet të kuptoni se marketingu efektiv në internet është një PROCES.

Gabimi Fatal No:4 Të Menduarit se: E gjithë ajo që ju duhet është një Website dhe Ju do të bëni Milionat!

Internetit është një tjetër formë e komunikimit.

Kjo është një mënyrë shumë e fuqishme për të komunikuar me njerëz në anën tjetër të qytetit dhe në anën tjetër të botës.

Ju keni mundësi të bëni shumë gjëra në menyrë automatike ... të siguroni raporte që gjenerojnë kontakte të klientëve, audio dhe video, seri e-mail-esh për klientët dhe konsumatorët, me informacion të vlefshëm që ata vetë e kanë kërkuar … të gjitha këto të dërguara në mënyre automatike. Në shumë biznese ju mund të merrni gjithashtu edhe pagesat online automatikisht.


"Përdorimi i internetit në mënyrë efektive është një ndihmë e madhe për marketingun tuaj mix ...(te përzier)"

Sigurisht që nuk duhet menduar se mjafton blerja e një dyqani në rrugën kryesore për të arritur qindra e mijëra dollarë në fitime, pa pasur nevojë të organizoni një punë të detajuar dhe serioze.

Dhe kjo është e njëjtë në internet.

Nuk është e mundur që ju duhet vetëm të ndërtoni një faqe interneti dhe të fitoni milionat. Lajm i mirë është që ju MUND të përdorni internetin për të arritur shitje dhe fitime serioze dhe për të shtuar një gamë të tërë aspektesh të ndryshme në biznesin tuaj ... sidomos në fushën e ofrimit të informacionit, gjetjen dhe mbajtjen në kontat me konsumatorët dhe klientët, gjithashtu duke shtuar dimensione të reja të komunikimit të drejtpërdrejtë me ta.

Por për të bërë këtë nevojitet punë dhe ekspertizë dhe ky është një proces i gjate me prova dhe gabime.

Ju do të keni nevojë për ndihmën e një eksperti të përkushtuar për ta bërë atë. Fitimet në internet nuk vijnë në menyrë magjike ... edhe pse mund të duket ashtu, por ju duhet të gjeni një ekspert interneti për të punuar me ju. Duke pasë parasysh këtë, mendoj se gabimi i rradhës duhet të jetë mëse i qartë për ju ...


Gabimi Fatal No: 5 Të Menduarit se: Ju mund ti bëni të gjitha vetë...

Interneti po ndryshon me të shpejtë dhe marketerët e internetit janë duke punuar dhe studjuar në kohë reale për ti qëndruar në kokë ndryshimeve.

Ne kemi lidhje të ngushta me ekipet e ekspertëve dhe miq(kolegë) të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër, përvec punës gjatë gjithë ditës në fushat e tyre të zgjedhura të ekspertizës duke marrë rezultatet më të mira të mundshme me ekspertizën e marketingut të tyre në internet.

Ne studiojmë dhe përsosim qasjen tonë në internet duke provuar vazhdimisht strategji dhe mënyra të reja. Ne flasim së bashku në forume private me pagesë dhe ndajmë sekrete që të tjerët nuk do ti zbulojnë për vite ... nëse i zbulojnë ndonjeherë.

Kur ju jeni duke menaxhuar biznesin tuaj, thjesht nuk ka asnjë mënyrë në botë që ju mund të merrni atë lloj angazhimi në zotërimin e botës se marketingut në internet apo qoftë edhe një pjese të vogël të saj.

Dhe më e rëndësishmja... ju tashmë keni aq shumë detyra dhe projekte të tjera që ju e dini se duhen kryer për biznesin tuaj, por që është pothuajse e pamundur të kujdesesh për të gjitha përnjëherësh.

Ju nuk keni nevojë për më shumë punë dhe detyra që ju thjesht nuk keni kohë për tu marrë me to.


Ju nuk keni nevojë për një konsulent apo këshilltar që t'ju tregojë se çfarë duhet të bëni.

Le ta pronojmë ... ju thjesht nuk e keni kohën në dispozicion për të gjitha këto.

"Çfarë ju nevojitet ju është dikush që mund ta bëjë marketingun në internet jetik dhe fitimprurës PER biznesin tuaj ... "

Ju keni nevojë për një ekspert të kualifikuar me një masë burimesh që mund ta bëjë atë vërtetë për ju dhe të përqëndrohet në marrjen e rezultateve që dëshironi.

Çdo ditë që ju nënvlerësoni marketingun në internet të biznesit tuaj, është duke ju kushtuar realisht PARA.

Por tani unë do ju jap nje rast të mirë për një konsultim me mua FALAS

Konsultim Falas …

Si një konsulent në internet marketing unë kam punuar për klientët e mi në zbatimin e strategjive për ta. Një përqindje e madhe e zgjidhjeve që unë sigurojë janë të bazuara komplet në kohën dhe punën time që do të thotë se ju nuk do të besdiseni fare, dhe ju vetëm


do të më informoni në lidhje me rezultatet që jeni duke marrë (duke shpresuar në më shumë shitje dhe fitime).

Unë gjithashtu ju sugjeroj për gjëra shumë të thjeshta që ju dhe stafi juaj mund ti bëni në biznesin tuaj ... ndodh shpesh që ato duhen bërë menjëherë ... për të rritur fitimet. Koha ime është e kufizuar, por në qoftë se ju veproni tani unë do ju jap 2 orë të plota të kohës sime. Ne do të flasim për biznesin tuaj dhe unë do t'ju jap idetë dhe strategjitë që kanë më shumë mundësi të funksionojnë për të shtuar shitjet dhe fitimet reale në biznesin tuaj.

Pse po e bëj këtë? Arsyeja është e thjeshtë.

Unë e di se sapo ju të shihni se ... Unë me të vërtetë jam i interesuar të punoj me ju për të marrë rezultate reale për biznesin tuaj ...

Dhe kur ju të shikoni idetë dhe strategjitë që unë sugjeroj duke u bazuar në mënyre të vecantë rreth biznesit tuaj dhe në atë që ju kërkoni nga biznesi juaj.

Unë e di se ka një shans shumë të mirë që ju do të më punësoni mua ose do të më rekomandoni mua te ndonjë pronar tjetër biznesi që ju mendoni se unë mund ta ndihmoj.

Sido që të vendosni, ju do të përfitoni në konsultimin me mua dhe nga një grumbull i tërë ideshë dhe sugjerimesh që nuk do t'ju kushtojë asnjë cent.


Por siç thashë koha ime është e kufizuar dhe unë mund të ofroj këto konsultime, vetëm tani që unë kam akoma disa orë të lira në dispozicion.

Nëse ju dëshironi të përfitoni nga kjo mundësi unike për reklamimin e biznesit tuaj në internet, atëherë ...

Më kontaktoni me email tek: fitorkrasniqi@gmail.com

Me Respekt, Fitor Krasniqi www.digitreg.com

P.S. Unë ju kam dhënë adresën time private të e-mail-it kështu që ju mund të kontaktoni me mua direkt. Jeni të mirëpritur të më kontaktoni në cdo kohë për ndonjë pyetje apo pa-qartësi që mund të keni.

5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj  
5 gabime fatale te marketingut ne internet te biznesit tuaj  
Advertisement