Si shpenzohen parat e popullit AL

Page 138

MBROJTJE TË MJEDISIT

Grafiku 3. Përqindja e pjesëmarjes tw llojeve tjera të mbeturinave

Organike

2%

Letër

3%

15%

Plastikë Xhama

12%

59%

Metal Tjera

9%

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) përmes organit të saj – Drejtorisë për mjedis jetësor është e obliguar ta kryejë monitorimin e menaxhimit të mbeturinave në R. Maqedonisë. Në pajtueshmëri me Ligjin për menaxhim të mbeturinave (Службен весник на РМ бр.68/2004), neni 55, MMJPH është e obliguar që të miratojë Program për monitorim dhe për të në nivel vjetor të dorëzojë raport. Sipas të gjithë burimeve zyrtare MMJPH deri më tani nuk e ka bërë këtë. Në mënyrë plotësuese, sipas nenit 116 nga Ligji për menaxhim të mbeturinave, MMJPH është e obliguar të sjellë dhe udhëheqë kadastër të mjedisit jetësor, në kuadër të së cilit është kadastri për krijuesit e mbeturinave, por, sipas të gjithë burimeve zyrtare të të dhënave, kjo nuk është bërë. Sipas nenit 117 nga Ligji për menaxhim të mbeturinave, MMJPH paraqitet edhe në rolin e burimit kryesor të informatave për opinionin më të gjërë për menaxhimin e mbeturinave. Megjithatë, efikasiteti i këtij funksioni është i kushtëzuar nga disa sfida, midis tyre paraqitet ajo që regjistri i vepruesve me mbeturina, të cilin e udhëheqë MMJPH, disponon me informata të pamjaftueshme, gjegjësisht përmban të dhëna vetëm për lejet e ndryshme që i ka dhënë organi, në pajtueshmëri me llojet e mbeturinave. Edhe pse, sipas nenit 113 nga Ligji për menaxhim të mbeturinave, organi shtetëror kompetent për mjedisin jetësor është i obliguar që të dhënat nga raportet vjetore nga personat juridik dhe fizik t’i publikojë si bazë e të dhënave, sipas të dhënave nga ueb-faqja zyrtare e organit shtetëror, ai nuk e kryen këtë obligim ligjor. Edhe një vështirësi paraqet zbatimi jodinjitoz i metodologjisë për përllogaritje dhe publikim të informatave që publikohen për gjendjet në mjedisin jetësor, që pamundëson krahasim të tërësishëm të së dhënave nëpër disa vite. Edhe pse është, me të vërtetë, mbresëlënës spektri i raporteve të përgatitura dhe publikuara nga ana e MMJPH-së, në bashkëpunim me Entin për statistikë, megjithatë jokonzistenca në mënyrën e raportimit kontribuon për informim të dobët të opinionit me menaxhimin e mbeturinave në R. Maqedonisë. 136


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.