Koha 875

Page 27

KULTURË kishte jetuar në kohë gënjeshtrash e, në kohë të tilla, fjala mbetet vetëm fjalë, ndaj kuptimin e humbë edhe fjala dashuri: Ikja e errësirës Më kujton kush jam, Shpirti i rrethuar me re të bardha Pëshpëritë... Dashuria Fjalë që nuk thuhet. Poezitë e këtij libri nuk janë shpërthim i ndjenjave të një çasti të përjetuar aty për aty, nuk janë shprehje e ndjenjave të moshës së vrullit rinor, por ndjenja të rimenduara e të analizuara thellë prej nga autorja nxjerr mësimin e jetës se e vetmja rrugë është t’i kthehet vetvetes, si mesazh drejtuar edhe lexuesit, gjë që dëshmon për pjekurinë e mendimit dhe të frymëzimit poetik: Një ditë do ta kuptosh, Të duhet vetja dhe askush tjetër, Mos u frikëso të jesh ti... Cikli i dytë titullohet “Mollë e kuqe”. Tematika e poezive të këtij cikli është e lidhur me dukuri dhe fenomene të jetës sonë shoqërore, me shpërnguljen dhe pasojat e saj, me tjetërsimin e individit, por edhe të kolektivit, dhe me çështje të lidhura pandashëm nga jeta personale e autores. Me këtë rast do të flas shkurtimisht për temën e mërgimit dhe atë të tjetërsimit (Jam i bindur se ndaj gëzimin me ju që këto ditë do të fillojë xhirimi i filmit “The Stroke” që ka për temë mërgimin, i regjisorit të njohur Isa Qosja, emër ky i njohur edhe në kinematografinë botërore). Siç dihet, përpara banorët e trojeve shqiptare etnike dhe historike, të okupuara dhe të riokupuara, janë shpërngulur për të shpëtuar kryet, janë shpërngulur nga dhuna e represioni, por sot migrimi, veçmas i të rinjve, ka marrë përmasa shqetësuese sa rrezikon forcën biologjike të qenies sonë kombëtare, mjerisht në të dy krahët e atdheut. Kjo dukuri është preokupim mendor dhe shpirtëror i poetes Kaltrina Hoti. Molla, siç dihet, është simboli më i përhapur në të gjitha kulturat, pra edhe në artin tonë letrar e figurativ, por edhe në kulturën tonë popullore. Le të kujtojmë me këtë rast vënien e mollës në maje të shtizës së bajrakut kur merrej nusja. Molla simbolizon shëndetin, dashurinë, bukurinë... Por vënia e titullit “Mollë e kuqe” poezive që i kushtohet dashurisë ndaj atdheut, mërgimit, tjetërsimit të individit e kolektivit, s’ka si të mos na i përkujtojë dy fshatra që kanë po këtë emër - njëri që shënon kufirin

më verior të trojeve shqiptare e që gjendet në Nish, dhe tjetri që shënon kufirin më jugor, që tani gjendet në Greqi, por me emër tjetër. Ndonëse poezitë e këtij cikli nuk i kushtohen tkurrjes gjeografike të atdheut, ato bëjnë aluzion te tkurrja numerike e, me këtë, edhe biologjike e shqiptarëve. Kjo tkurrje është pasojë e mërgimit, e tjetërsimit të individit, por edhe të kolektivit, dhe e humbjes së identitet kombëtar. Dëshmitare e drejtpërdrejtë e këtyre rrjedhave, autorja me një gjuhë të çiltër flet për pasojat që sjell mërgimi, përkatësisht tjetërsimi i bashkatdhetarit mërgimtar, i cili më në fund lë vetëm hijen në mërgim: Atdheut i themi Atje Ngulimeve të reja U themi atdhe, Derisa bredhim metropoleve Lëmë pas Vetëm hijen. E brengosur për pasojat e tilla, autorja, ngjashëm me poetët tanë të Rilindjes Kombëtare dhe të periudhave të mëvonshme, shpërthen plot shqetësim: O ku jeni burra? Pas jush gjithë këto vite E mbajtëm peshën e këmbës së huaj, A thua I shitëm gurët me emrat tanë. Tjetërsimi, humbja e identitetit kombëtar, nuk ndodh vetëm në mërgim, ka ndodhur edhe brenda atdheut, kryesisht për t’i shpëtuar dhunës së institucionalizuar shtetërore. Të përmendim me këtë rast malazezizimin, boshnjakizimin dhe turqizimin e shqiptarëve. Por, sot po ndodhë një tjetërsim i veçantë, një metamorfozë, siç do ta quante Kafka. Dihet si na është imponuar myslimanizmi, por duke e praktikuar për një periudhë të gjatë kohore, kemi krijuar një identitet tonin fetar mysliman. Ndaj bindja, sjellja, gjuha dhe veshja sipas një tradite të huaj, krijon një kontrast me përbërjen etnike të atdheut tonë. Një dukuri e tillë, që si duket s’ka të ndalur, bën që poetja të shpërthejë me një sarkazëm të papërmbajtur: Ti, Që mbulohesh me petkun e katilit, Na flet me gjuhën e arabit, Përshëndet në gjuhën sllave Mos ma trazo agimin e diellit, Dua të zgjohem me këngën e bilbilit, Jo me krrokamat e tua neveritëse Pranë pragut tim fluturon shqiponja. Vargu i fundit i kësaj poezie shpërfaqë përbërjen etnike të mjedisit të heroit lir-

ik. Ndër poezitë më të bukura të këtij libri është poezia “Vaji i babit”, kushtuar vdekjes së parakohshme të babait të autores. Është kjo një poezi ku toka, që simbolizon atdheun, i drejtohet birit të saj për të cilin vajton ngase s’mund ta zgjojë: Toka të kishte puthur, Vajtonte për ty, Para kohe të mbështolli me rrënjët e saj, Frymën e fundit në ëndërr ta shndërroi, Fli foshnja ime! Të gjeta! Por nuk mund të të zgjoj. Siç e ceka më lart, cikli i tretë titullohet “Zog i lirë”. Tani subjekti lirik, i kthyer në atdhe, ndonëse me plagë në trup dhe shpirt, ndihet si zog i lirë për të vazhduar rrugëtimin jetësor: Në sytë e mi edhe një pikturë Ka mbetur e pa pikturuar Jam zog i lirë në qiellin tim. Janë këto vargje që shprehin gëzimin e autores për kthimin në atdhe, si ngadhënjim ndaj së shkuarës, shprehin vetëbesimin dhe optimizmin e saj për të vazhduar jetën. Libri “Vrapo pas diellit” është një jetëshkrim poetik i autores. Shumica e poezive janë të shkurtra, por me përmbajtje aforistike dhe ide që nxisin lexuesin të mendojë e përsiatë për kuptimin e tyre. Figuracionin poetik të librit “Vrapo pas diellit” e përbëjnë metaforat e bukura, poetike, si: u mësova të qaj pa lot, terri i dhembjes, vendnumëroj zhgënjimin, qielli u zemërua, aty zgjohet dielli, kohë e çmendur, natë e verbër, pastaj simbolet dielli, toka, drita, terri, rrënja. Autorja e këtij libri nuk preokupohet me skemat e teorive letrare, ndaj përvojën e gjatë në artin e pikturës e bartë edhe në poezi. Njësoj si në pikturë ku me një vijë apo pikë të bërë me penel, piktorja e përplotëson përmbajtjen, ashtu vepron edhe në poezi, të cilave, me një varg të ri, apo thyerje të ritmit, i shndërron në mozaik të bukur letrar, karakteristikë kjo e poezive të saj. Me këtë autorja dëshmon se është në rrugën e duhur drejt krijimit të identitet të vet të veçantë edhe në artin letrar. Ndaj, autores së librit ”Vrapo pas diellit” i urojmë shëndet të plotë, sukses në përmbushjen e misionit të saj artistik, me dëshirë që të na dhurojë edhe vepra tjera edhe më të bukura të artit figurativ dhe atij poetik. (Fjala e rastit në përurimin e librit “Vrapo pas Diellit” dhe të Bibliotekës së Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj, më 31 gusht 2019) E ENJTE, 8 GUSHT 2019

Javore KOHA

27


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.