Koha 863

Page 24

KULTURË

Në Ulqin u mbajt tubimi me temë “Ta ruajmë harmoninë ndërfetare”

Shqiptarët, një model i mirëfilltë bashkëjetese Ulqin – Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim “IDEA” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit organizuan të dielën në hotelin “Mediteran” tubimin me temë “Ta ruajmë harmoninë ndërfetare”. Ligjërues në këtë aktivitet ishin prijësit e komuniteteve fetare në Shkodër, të cilët për pjesëmarrësit sollën përvojën nga bashkëjetesa e tre komuniteteve fetare në këtë qytet dhe Shqipëri. Atë Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse – Shkodër, ka thënë se për të harmonia dhe bashkëjetesa fetare është diçka shpirtërore që e bën dita-ditës. “Ne jemi mësuar në qytetin e Shkodrës që ta përjetojmë çdo ditë dhe

24

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

pjesa më e mirë e këtij dialogu, bashkëdialogu, vjen nga zemra”, është shprehur ai. Petani ka treguar se ai vetë rrjedh nga një familje me baba ortodoks, me nënë myslimane dhe me grua katolike, duke pohuar se në familjen e tij ka shumë tolerancë. Duke folur për të kaluarën komuniste, famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër ka thënë se kjo ishte një periudhë bashkëvuajtjeje, që “nuk e përjetoi vetëm një komunitet fetar, por e përjetoi e gjithë shoqëria, të gjitha besimet e komuniteteve tona”. Petani ka thënë se prijësit tanë fetarë dhanë jetën ndër vite për këtë tolerancë fetare që ne kemi sot dhe se ai ndjehet i privilegjuar që është pjesë e

këtij sistemi shpirtëror vlerash. “Pra, atë çfarë njerëzit bënë më përpara, detyra jonë është ta mbajmë ndezur dhe t’ua japim të rinjve që kemi në vendin tonë”, ka nënvizuar ai. Imzot Angelo Massafra, argjipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka thënë se bashkëjetesa dhe harmonia ndërfetare i kanë rrënjët e thella ndër shqiptarët dhe shkodranët. Ai ka folur për të kaluarën e Shqipërisë duke thënë se të tre besimet fetare së bashku luftuan që Shqipëria të lindë në vitin 1912 për t’u shkëputur dhe bërë shtet i pavarur nga Perandoria Osmane. “Personalitete të mëdha shqiptare të këtyre viteve, që u përkasin të gjitha besimeve fetare, ishin të vetëdijshëm


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.