Koha 832

Page 21

KULTURË

dhe urtësinë e shqiptarëve, herozimin e pashoq duke përcjellë vlera dhe cilësitë më të mira”. Duke folur për pozitën e sotme të femrës në Shqipëri, Hajdarmataj ka thënë se fatkeqësisht, edhe pse ka mbi çerek shekulli demokraci, gruaja mbetet në udhëkryq me dilema të mëdha. “Pavarësisht se gratë janë pjesëmarrëse në jetën publike apo politike, në vendimmarrje ndikimi i tyre është modest. Hartohen shumë pak programe të zhvillimit ekonomik për gratë”, ka theksuar ndër të tjera ajo. Poetja dhe publicistja Gladiola Busulla nga Durrësi ka thënë se i pëlqen shumë që të promovojë gratë sepse mendon se ato janë “ajo dora e cila tundi djepin dhe vazhdon edhe sot të drejtojë botën”.

“Në shkrimet e mia publicistike kam prekur vazhdimisht tema të ndryshme që nga gjeneza, se si femra shqiptare vjen pikërisht nga një kulturë antike, se si brenda saj ndodhet Rozafa, se si brenda saj ndodhet Teuta… Kjo tregon që femra ka shumë forcë brenda saj”, ka thënë ajo. Busulla mendon se “shpeshherë gratë jo vetëm që nuk janë lejuar ta zhvillojnë individualitetin e tyre, por janë kufizuar”. Studiuesja Dr. Rovena Vata nga Akademia e Studimeve Albanologjike ka thënë se të edukosh një mashkull do të thotë që të edukosh një individ, ndërsa të edukosh dhe të arsimosh një femër do të thotë që të arsimohet e gjithë shoqëria. “Kaq ndikim të lartë ka femra në shoqëri”, ka theksuar ajo.

Duke treguar për përvojën e saj, Vata ka thënë se ajo punon në një institucion akademik dhe shkencor ku 90 për qind e të punësuarve janë meshkuj dhe ka shumë pak femra. Nisur nga kjo, ajo ka thënë se normalisht që ndjehet pak e diskriminuar, “që nga mënyra e të sjellurit, të veshurit, të folurit etj.” Ajo ka thënë se mendon që jo vetëm në këtë aktivitet apo aktivitete të ngjashme kushtuar femrës, “por kudo që të jetë, femra të ndjehet e vlerësuar dhe t’i dëgjohet zëri për nevojat që ajo ka”. Në fund të takimit, OJQ “Harmonia” ka ndarë mirënjohje për femrat pjesëmarrëse. Festivali i Grave Krijuese është organizuar me mbështetjen e Komunës i. k. së Ulqinit. E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

21


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.