Koha 814

Page 26

KULTURË

Homazh në urën e Ribnicës në Podgoricë (1)

Vendi ku ka rënë baca Isë Boletini Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë andaj edhe në cilindo vend që të ndalosh në këtë shtet, hasë në gjurmë shqipe

Gazmend Çitaku

Pranvera e vitit 2018 ka filluar me ditë shumë të nxehta andaj edhe vizita e vendeve të ndryshme kulture- historike paraqet një pikë interesi shumë të madhe për çdokënd që i intereson kjo lëmi. Këtë fundjavë (05 maj 2018), së bashku me Sami Flamurin dhe Gëzim Mavriqin vendosëm që të vazhdojmë hulumtimet tona, por kësaj radhe na u bashkëngjit edhe djali im i madh Indriti. Preferencat janë të shumta. Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë andaj edhe në cilindo vend që të ndalosh në këtë shtet, hasë në gjurmë shqipe. Parashikimet e motit nuk ishin shumë premtuese për këtë fundjavë, andaj vendosa të planifikoj dy rrugë: njëra nëse është mot i mirë dhe me diell, kurse tjetra nëse ndodh që moti është i lig dhe me shi. Parashikimet e motit ishin të sakta. Fundjavë me shi. Andaj, ne vendosëm që të marrim rrugën e dytë e që duhej vizituar këto vende: Vuksanlekaj (Tuz, varret misterioze malësore) – Duklë (Podgoricë, qyteti antik ku ka lindur

26

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Diokleciani) – Rotec (Tivar, Manastiri benediktin i shek. IX). Këtij rrugëtimi i kisha përgatitur edhe një destinacion e që përbënte befasi për të gjithë e ajo ishte Homazhi në Urën e Ribnicës në Podgoricë, vendi ku i ishte ngritur kurthi dhe kishin vrarë bacën Isë Boletini. Siç ishim marrë vesh, nisemi nga Ulqini dhe pika e parë është Vuksanlekaj. Samiu gjatë rrugës flet për varret misterioze. Asnjë nga ne nuk kishim qenë më parë por unë e Samiu kishim disa informata. Robert Elsie s’ka se si të anashkalohet. Kur ai flet për varret e Vuksanlekajve thotë se edhe ai ishte befasuar me to, sepse shqiptarët kanë humbur kulturën e dekorimeve të gurëve të varreve. Edhe ai pohon se varret nuk janë shumë të vjetra, siç pretendohet, dhe se datojnë diku nga fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX. Vetura ecën vetë, gjarpëron rrugicave të Zetës, ndalim në udhëkryqin e parë të pyesim se a jemi në rrugën e duhur. Për habinë tonë me një shqipe të pastër na pohon kalimtari i rastit si dhe na jep disa këshilla si të mbërrijmë më lehtë. Vazhdojmë rrugën dhe i afrohemi destinacionit. Filloi shi. Rrebesh. Gjarpërojmë rrugicave. Ndalon shiu, ndalojmë edhe ne të pyesim a jemi afër. Harta elek-

tronike na thotë 4km deri në vendin e duhur, bashkëbiseduesi i ri nuk di shqip për habinë tonë por, me një dashamirësi na thotë të vazhdojmë drejt dhe të kthejmë dy herë majtas e kur të dalim në rrugën kryesore jemi aty, 200m nga destinacioni. E falënderojmë dhe vazhdojmë. Shiu filloi prapë të bie, vozitëm edhe pak dhe arritëm në cak. Ndoshta ngase jemi nga bregdeti (Ulqini) dhe parapëlqejmë që për ngasjen e veturës të themi VOZIS po ndajë me ju shpjegimin nga fjalori elektronik shqipshqip (1. VOZITËS m. sh. – 1. Ai që nget barkën, lundërtar. 2. VOZITJE f. sh. – Veprimi sipas kuptimeve të foljes VOZIT. Vozitje me barkë.) Pra, e kuptuat që ne të bregdetit të gjitha i kemi lidhur me det dhe me barkë. Por t’i kthehemi tregimit tonë. Ndaluam ne, ndaloi edhe shiu, apo më mirë të themi shiu ndaloi 1minut para nesh, kurse në vendin tonë të interesit nuk kishte rënë aspak. Samiu mendonte se kemi gabuar vendin pasi që në oborrin e kishës kishte varre gjigande luksoze me mermer të zi. Gëzimi përgatiti aparatin fotografik kurse unë u prija drejt cakut. Kaluam rendin e parë dhe të dytë të varreve dhe para nesh u shfaqën kompleksi i varreve të vjetra. Gurë të lartë e të gdhendur me figura nga më të


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.