Page 7

VËSHTRIM & OPINION

ër gazetarëve është dër të gjithë neve” tyre i është bashkuar FBI-aja amerikane dhe Policia britanike “Scotland Yard”. Dihet se gazetaria investigative është një zanat i rrezikshëm por i pazëvendësueshëm për cilëndo shoqëri që beson në ligj e drejtësi dhe për të mbajtur përgjegjës pushtetarët. Gazetarët që përballen me rreziqet më të mëdha në kryerjen e punës së tyre të përditshme janë pikërisht ata të cilët mbulojnë krimet financiare, organizatat që merren me shitblerjen e drogës dhe me mbulimin e korrupsionit në përgjithësi. Në këtë kategori gazetarie, bënte pjesë edhe gazetari i vrarë sllovak Jan Kucian dhe më herët Daphne Caruana Galizia, e cila është vrarë tetorin e vitit të kaluar në Maltë. Të dy këto shtete bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian dhe mund të merret me mend prej disave se krime të tilla nuk duhej të ndodhin ose nuk duhej të ndodhnin në vende si këto, ku të drejtat e gazetarëve dhe liria e shtypit janë të sanksionuara me kushtetutën vendase dhe me ligje që duhet të zbatohen anembanë BE-së dhe nga strukturat e bllokut evropian të cilat duhej të siguronin dhe të lehtësonin punën e gazetarëve, pa rrezikuar jetën e tyre, në krye të detyrës. Por, fatkeqësisht, njerëzit janë njerëz kudo, si në vendet

demokratike ashtu edhe në vendet me sisteme dikatoriale politike -- ka njerëz të korruptuar dhe kriminelë që merren me krime ose mbrojnë krimet dhe të korruptuarit, deri në nivelet më të larta qeveritare e shtetërore. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, në të gjitha rastet e vrasjeve të gazetarëve investigativë – fatkeqësisht, janë -- njëherazi qeveritë, individët dhe grupet që gazetari i vrarë po investigonte – të njëjtit persona të cilët njëkohësisht kontrollojnë gjithashtu policinë, prokurorët dhe gjykatësit, e të cilët sipas ligjit duhej të ushtronin drejtësinë në mbrojtje të gazetarëve të vrarë, duke sjellë para gjyqit vrasësit e fjalës së lirë. Në mungesë të drejtësisë nga autoritetet shtetërore, vrasjet e gazetarëve si në Sllovaki ashtu edhe në Maltë, me të drejtë kanë shkaktuar zemërim publik, trazira politike dhe protesta të mëdha në këto vende për të kërkuar drejtësi dhe zbulimin e vrasësve – në rastin e Sllovakisë duke shkaktuar dorëheqjen, fillimisht, të ministrit të brendshëm dhe më vonë të kryeministrit, duke shkaktuar kështu rënien e qeverisë. Liria duhet të mbrohet çdo ditë, ka thënë ish- presidenti amerikan Ronald Reagan. “Për lirinë duhet të lufto-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

het, liria duhet të mbrohet dhe t’u dorëzohet brezave të ardhshëm për të bërë të njëjtën gjë”, përndryshe do ta humbasim. “Detyra e parë e çdo qeverie”, ka thënë ai, “është mbrojtja e popullit, e qytetarëve dhe jo të shkatërrojë jetën e tyre…Ne populli i diktojmë qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe jo anasjelltas. Ne, populli, jemi shoferi e jo qeveria. Qeveria është vetura dhe ne vendosim se në ç’drejtim duhet të shkojë ajo, cilën rrugë duhet të ndjekë dhe me çfarë shpejtësie”, është shprehur dikur ish-Presidenti amerikan, Ronald Reagan. Një student pjesëmarrës në protestat më të mëdha popullore në Sllovaki ç’prej revolucionit anti-komunist të vitit 1989, i tha agjencisë së lajmeve AFP se, “Unë dua një Sllovaki të denjë e të ndershme, ku qeveria punon për të mirën e qytetarëve të vet dhe jo në dobi të saj”. Ashtu si në revolucionin anti-komunist të vitit 1989, me protestat paqësore të fundit, sllovakët treguan se zemërimi i popullit dhe vullneti i tyre për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe liritë në përgjithësi dhe siç u shpreh studenti sllovak, për një “Sllovaki të denjë e të ndershme”, është mjeti më i mirë për të bërë ndryshime në qeveri, përfshirë edhe rënien e saj kur vritet fjala e lirë. E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

7

Profile for fgjokaj

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Profile for fgjokaj
Advertisement