Page 6

VËSHTRIM & OPINION

Vritet gazetari, bie qeveria në Sllovaki

“Sulmi kundë një sulm kund

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Ja, mu në qendër të Evropës, në Sllovaki, vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, është vrarë muajin e kaluar gazetari Jan Kuciak dhe e dashura e tij. Vrasja shkaktoi protesta të mëdha anembanë Sllovakisë, që sipas disa të dhënave në shtyp ishin më të mëdhatë që ka parë ai vend, ç’prej demonstratave anti-komuniste të vitit 1989, përfshirë protestat në kryeqytetin Bratislava, ku demonstruesit mbanin pankarta me fjalët: “Sulmi kundër gazetarëve është një sulm kundër të gjithë neve” dhe “Mafi largohu nga vendi im”. Si rrjedhim i protestave të mëdha politike mbarëpopullore, Kryeministri i vendit, Robert Fico u detyrua të jepte dorëheqjen nën presionin e kërkesave popullore që ai dhe qeveria e tij të dorëhiqeshin, si rrjedhim i vrasjes së gazetarit Jan Kuciak. Më së pari dha dorëheqjen Ministri i Punëve të Brendshme, Robert Kalinak, por largimi i tij nuk mundi të shpëtonte qeverinë e Kryeministrit të deritanishëm Robert Fico, i cili dha

6

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

dorëheqjen fundjavën që kaloi, përballë trazirave politike dhe protestave publike. Njoftohet se dhjetëra mijëra sllovakë anembanë vendit morën pjesë në protesta antiqeveritare gjatë javëve të fundit, për të kërkuar hetime të gjithanshme nga ana e qeverisë mbi vrasjen e gazetarit Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova. Mediat vendëse dhe ndërkombëtare njoftojnë se kur u vra gazetari Kuciak, ai ishte duke përgatitur një shkrim që do të nxirrte në shesh lidhjet midis një grupi italian të krimit të organizuar, i njohur si “Ndrangheta” dhe disa individëve të afërt me kryeministrin Robert Fico. Moszbulimi i aktorëve të këtij krimi ka shkaktuar zemërimin e publikut mbi korrupsionin në vend, gjë që më në fund çoi në dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij. Moszbulimin e këtij krimi, protestuesit e kanë cilësuar si një gjë të turpshme për vendin dhe kanë akuzuar qeverinë se ka keqinformuar publikun mbi këtë çështje. Presidenti sllovak, Andrej Kiska akuzoi qeverinë për ushtrim të një “pushteti arrogant” në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, është njoftuar se të premten ishte në plan të zhvilloheshin protesta të tjera në më shumë se 30-qytete, anembanë vendit.

Sllovakia, megjithëse anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian(BE), është prekur rëndë nga korrupsioni vitet e fundit, ndërkohë që si rrjedhim i këtij fenomeni të pakontrolluar, partitë politike të të gjitha ngjyrave kanë humbur besimin tek publiku. Por, fatkeqësisht, u nevojit vrasja e një gazetari investigativ dhe të dashurës së tij që të nxirrte nga gjumi masat e gjëra të zemëruara të popullit që të dilnin në protesta, jo vetëm për të demonstruar kundër korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisë së Kryeministrit Sllovak, por edhe për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë presion organeve qeveritare për zbulimin dhe kapjen e vrasësve të gazetarit në fjalë. Media të ndryshme thonë se kryeministri i dorëhequr Robert Fico konsiderohet si një arrogant që e ka zakon të tallet me kundërshtarët e tij politikë dhe me kritikët e tij në media – madje duke i quajtur gazetarët si, “prostituta anti-sllovake”, ndërkohë që sipas disa mediave, menjëherë pas vrasjes së gazetarit, ai bëri një sërë akuzash të një natyre konspirative, me qëllim për të larguar vëmendjen e publikut nga kriza e krijuar pas vrasjes së gazetarit Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova. Njoftohet gjithashtu se hetimeve për vrasjen e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Profile for fgjokaj

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Profile for fgjokaj
Advertisement