Page 5

NGJARJE JAVORE

Një delegacion i Sekretariatit të përbashkët teknik të Programit “IPA bashkëpunimi ndërkufitar 2014-2020 Kosovë - Mali i Zi” u prit nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

Gjakova, pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë - Mali i Zi Gjakovë - Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur një delegacion të Sekretariatit të përbashkët teknik të Programit “IPA bashkëpunimi ndërkufitar 20142020 Kosovë - Mali i Zi”, të kryesuar nga Sanja Todoroviq, drejtuese e këtij sekretariati. Nga zyra për informim e kryetarit të Komunës së Gjakovës kanë bërë të ditur se në takim me anëtarët e këtij sekretariati është biseduar për

mundësitë e aplikimit në projekte të përbashkëta ndërkufitare në fushat me prioritet për të dyja vendet, siç janë punësimi, turizmi, mjedisi e të tjera. “Zyrtarët malazias janë zotuar para kryetarit Gjini se në kuadër të këtij bashkëpunimi, do ta ndihmojnë komunën e Gjakovës edhe në trajnimin e stafit komunal për hartimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme, me theks të veçantë të projekteve

ndërkufitare”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjakovës. Ndryshe, qëllimi i programit në fjalë është përmirësimi i standardeve dhe cilësisë së jetës së njerëzve në zonën e fushëveprimit të programit, përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor si dhe gjithëpërfshirjen e rajonit në respekt të ndërsjellë të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore. (Koha Net) 

E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

5

Profile for fgjokaj

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Profile for fgjokaj
Advertisement