Page 35

SPORT

Klubi i Karatesë “Ulqini”, i 5-ti në renditjen e përgjithshme në turneun “Ilixha Open 2018” në Sarajevë, në mesin e 110 klubeve pjesëmarrëse

Sukses që meriton përkrahje Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun më të fuqishëm ndërkombëtar të karatesë në regjion, “Ilixha Open 2018” në Sarajevë, i cili u mbajt më 10-11 mars. Në këtë turne morën pjesë 110 klube me 1271 garues, nga 6 shtete. KK “Ulqini” në plasmanin gjeneral u rendit i 5-ti, duke lënë pas edhe 105 klube te tjerë shumë të fuqishëm. Në këtë klub, këtë sukses e vlerësojnë si një bum të radhës për KK “Ulqini”-n dhe qytetin e Ulqinit. “Garuesit tanë treguan një përgatitje superiore duke u hasur me më të mirët e karatesë së mbarë rajonit”, thuhet në komunikatën për shtyp të KK “Ulqini”-t.

Ky klub u paraqit në turne me dhjetë garues, të cilët arritën të fitojnë 13 medalje: gjashtë medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta. Garuesi më i suksesshëm në këtë turne nga KK “Ulqini” ishte i pandalshmi Riad Tafa, i cili u kurorëzua me dy medalje të arta, një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë. Me medalje të arta në disiplinat individuale u kurorëzuan: Riad Tafa me dy medalje të arta, me nga një medalje të artë u kurorëzuan Marko Daboviq dhe Simon Simonoviq, me medalje të argjendtë u kurorëzua Paskual Koçoviq, kurse medalje të

KK “Ulqini” u paraqit në turne me dhjetë garues, të cilët arritën të fitojnë 13 medalje: gjashtë medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta. Garuesi më i suksesshëm në këtë turne nga KK “Ulqini” ishte i pandalshmi Riad Tafa, i cili u kurorëzua me dy medalje të arta, një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë bronztë fituan Seida Suma, Adis Demiri, Simon Simonoviq dhe Riad Tafa. Në disiplinat ekipore kata, me medalje të artë u kurorëzua ekipi i seniorëve dhe ekipi i kadetëve dhe juniorëve. Ekipi i seniorëve ishte në përbërje: Marko Daboviq, Elvir Islami dhe Albert Rudoviq, të cilët u kurorëzuan me medalje të artë; ekipi kadetë/juniorë, i përbërë nga Elvir Islami, Albert Rudoviq dhe Aldin Buliq gjithashtu u kurorëzua me medalje të artë, kurse me medalje të argjendtë u kurorëzua ekipi i katave i gjeneratës 2007/2008, i cili ishte në përbërje: Adis Demiri, Simon Simonoviq dhe Riad Tafa. Trajnerët dhe udhëheqësia e KK “Ulqini” shprehen të kënaqur me arritjen e garuesve të tyre në këtë turne shumë të fuqishëm. “Jemi të kënaqur dhe dita-ditës jemi duke ecur me hapa të sigurt drejt fitoreve të mëdha”, thonë me krenari ata, duke falënderuar sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë: Ndërmarrjen “Final Trade”, “Elita Group”, “Kallaba Company” dhe prindërit e garuesve. (Kohapress) E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

35

Profile for fgjokaj

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Profile for fgjokaj
Advertisement