Koha 807

Page 33

MOZAIK

Seanca në të cilën u konstatuan shkelje të statutit dhe rregullores

Kuvendi i komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit vazhdoi seancën e dytë të mbajtur në fillim të muajit mars Tuz - Në vazhdimin e seancës së dytë të kuvendit të komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit e cila ishte mbajtur më 02.03.2018 e që vazhdoi më 13. 03. 2018, këshilltarët konstatuan se gjatë seancës së dytë, përkatësisht më 02.03.2018 ka pasur shkelje procedurale, shkelje të rregullores dhe të statutit të këtij kuvendi gjatë votimit që rezultoi me emërimin e kryetarit të komunës, Z. Abedin Axhoviq. Këshilltarët e partive shqiptare por edhe të Demokratëve gjatë një debati mbi dy-orësh e kanë quajtur këtë kuvend si një kafene dhe jo si një institucion ku merren vendime të rëndësishme për përfaqësimin e interesave të popullit, pasi sipas tyre shumica qeverisëse nuk respekton ligjin, statutin dhe rregulloren por përkundrazi i shkel ato.

Nga ana tjetër, këshilltarët e mazhorancës u shprehën se ata u mblodhën në këtë seancë pikërisht për ta pranuar gabimin e bërë, duke konfirmuar se gjatë votimit për emërimin e kryetarit të kuvendit, janë bërë shkelje procedurale, statutore dhe të rregullores së kuvendit. Pas shumë debateve të ndërsjella në mes këshilltarëve të pozitës dhe opozitës, para përmbylljes së kësaj seance, me 19 vota për dhe 12 kundër u miratuan propozimet që kreu i grupit të PDS-së, Halil Dukoviq i identifikoi si shkelje procedurale, e të cilat i shpalosi para këshilltarëve. Ai më tutje propozoi që kuvendi të miratojë këto konkluzione; “Në bazë të lëshimeve të evidentuara dhe gabimeve në procedurën e votimit të kryetarit të komunës, anulohet procedura e votimit të

fshehtë; obligohet kryetari i kuvendit që të udhëheq me procesin e votimit të fshehtë sipas nenit 79 të statutit, të formojë trupin punues i cili i ndihmon në atë procedurë; kryetari i kuvendit si person i autorizuar për udhëheqje të procesit të zgjedhjes së kryetarit të komunës është i obliguar që në procedurën e zgjedhjes dhe të votimit të fshehtë t’u përmbahet saktësisht dispozitave të statutit të cilat kanë të bëjnë me procedurën e zgjedhjes së kryetarit të komunës (nenet 77- 85 të statutit); Obligohet kryetari i kuvendit që urgjentisht me procedurë të përshpejtuar të thërrasë seancën me pikën e rendit të ditës: Zgjedhja e kryetarit të komunës”, tha Dukoviq, propozim i cili u miratua me shumicë votash. t. u. E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

33


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.