Page 17

KULTURË

thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që ta ruajnë identitetin e tyre. “Ne shqiptarët jemi një ndër themeluesit e këtij shteti, këtë duhet ta dëgjojë edhe Podgorica zyrtare e po ashtu duhet ta dëgjojë me vëmendje edhe Tirana zyrtare edhe Prishtina zyrtare, sepse këtu janë rrënjët e shqipes së shkruar. Ulqini, Tuzi, Plava dhe Gucia i kanë dhënë shumë historisë shqiptare, i kanë dhënë shqipes së shkruar. Ngado që ta sjellësh, shqipja e shkruar i ka elementët në trekëndëshin, Ulqin- TivarShkodër”, tha Shabani. Ndërkaq, i pyetur për situatën politike ndër shqiptarët në Mal të Zi, shkrimtari, gazetari dhe publicisti Haxhi Shabani tha se politika shqiptare në vend nuk e ka bërë punën që i takon. Sot shqiptarët në Mal të Zi- shtoi

Për këtë gjendje ne shpeshherë fajësojmë të tjerët, por mendoj se fajin kryesor e kemi ne shqiptarët. Ne nuk kemi arritur ende deri më sot që të hartojmë një platformë minimale për zgjidhjen e problemeve që janë jetike për shqiptarët në Malin e Zi”, tha ndër të tjera Shabani, duke ju bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që ta ruajnë identitetin e tyre

Shabani- kanë humbur besimin ndaj përfaqësuesve politikë në ndryshimin pozitiv të gjerave. “Politika do të duhej të kuptohej si një shërbim publik dhe përderisa shqiptarët në Malin e Zi, struktura qeverisëse për aq sa është nuk do ta kuptojnë politikën si një shërbim publik në shërbim të interesave të popullatës së vendeve, besoj se ne do të kemi probleme edhe më të mëdha”, theksoi Shabani. Në të njëjtën kohë, Shabani duke ju referuar peshës së ngjarjeve historike në Malësi, ka thënë se ngjarjet e kësaj treve i kanë paraprirë disa ngjarjeve që kanë qenë të rëndësishme në tërë nivelin kombëtar, fakt për të cilin sipas Shabanit, Malësia duhet të jenë krenare. Një vështrim mbi veprën “Viza-

tim hënor me shkëlqim yjesh” e ka shpalosur Dimitrov Popoviq, si përfaqësues i Entit të Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore në Podgoricë, të cilët e botuan këtë vepër , kurse libri “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur” është botuar nga SHAI “Art Club”. Popoviq vështrimin e tij e titulloi “Ndoshta thashë pak, të tjerat janë aty” duke thënë mes tjerash se Shabani me poezitë e tij është bërë një penë e dashur dhe e pranueshme për sferat letrare të krijimtarisë në shqip. Në fund të kësaj mbrëmje autoriale kulturore, autori ka lexuar dhe dy poezi nga libri i tij “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh”. Kjo është hera e parë që në Malësi mr. Haxhi Shabani promovon veprat t. u. e tij letrare.  E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

17

Profile for fgjokaj

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Profile for fgjokaj
Advertisement