Page 12

VËSHTRIM & OPINION

Bastore apo teatre

A kemi nevojë për bastore të tjera Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk kemi një teatër, një kinema, një bibliotekë në kryeqendër të Malësisë, e që është diçka elementare që duhet t’i ketë një i ri në vendin ku jeton. Natyrisht që mungesa e tyre të “çon” në një drejtim të gabuar, në një drejtim që shpeshherë kushton shumë

Shtjefën Ujkaj

Nuk kam si ta quaj ndryshe përveç se fatkeqësi, ku të rinjtë por shpesh edhe të rejat po kalojnë kohën nëpër bastore. Ëndrra e tyre gjatë natës dhe preokupimi i tyre gjatë ditës se mos po “qëllojnë” lojën që luajtën mbetet i vetmi objektiv i tyre. Po nëse ajo lojë nuk u qëllua? Sigurisht që janë në humbje, kush më pak e kush më shumë. Kjo varet edhe

“ 12

nga mundësitë materiale të familjes, nga ata të cilët mundohen dhe djersiten që të japin lekun e fundit që i biri apo e bija t’i hedhin ato të holla në lotari. Kush është fajtor që të rinjtë po marrin këto drejtime? Mos drejtuesit e vendit, institucionet apo shoqëria po mundohen të rregullojnë diçka që të rinjtë të kenë ku të kalojnë kohën ?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk kemi një teatër, një kinema, një bibliotekë në kryeqendër të Malësisë, e që është diçka elementare që duhet t’i ketë një i ri në vendin ku jeton. Natyrisht që mungesa e tyre të “çon” në një drejtim të gabuar, në një drejtim që shpeshherë kushton shumë. Por për këto mungesa dhe mangësi asnjë qytetar i thjeshtë nuk është

Udhëheqësit (pushtetarët) e vendit , partitë politike të cilat premtojnë para zgjedhjeve të gjitha të mirat, këta mund të bëjnë diçka në këtë drejtim. Mos të mbesin veç premtime të kota që i merr era. Të mendojnë pak edhe për pjesën që nuk kanë pozitë, për ata që nesër presin që t’i votojnë

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Profile for fgjokaj

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Profile for fgjokaj
Advertisement