Page 10

VËSHTRIM & OPINION

Debati mbi identitetin shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në BE

Udhëkryqi historik i shqiptarëve Qani Osmani

Më 11 mars në Ulqin, Instituti i Komunikimit “Medius” nga Tirana, në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe gazetën “Koha javore” organizuan debatin publik me temë “Identiteti shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”. Fillimisht dëshiroj t’i përgëzoj organizatorët e këtij debati të ashtuquajtur publik, pasi gjatë tërë kohës panelistët debatonin në mes vedi dhe ajo që pata mundësi të dëgjoj për pak kohë deri sa isha pranishëm, ishte shqetësimi i tyre lidhur me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, Në pamundësi që të isha pjesë e këtij debati, shfrytëzoj rastin që nëpërmjet këtij shkrimi modest t’i shpreh mendimet personale rreth temës në fjalë. Populli shqiptar ka një histori me shumë gjak të derdhur dhe sakrifica të tjera të shumta, për ta ruajtur identitetin kombëtar dhe për mbijetesën dhe lirinë akoma të pakurorëzuara plotësisht të pjesës së kombit në trojet e copëtuara. Shqipëria e të gjitha periudhave, që nga koha e Ismail Qemalit, Zogut dhe Enver Hoxhës ka pasur një qëndrim indiferent dhe pa mundësi reale për t’i ndihmuar shqiptarët jashtë kufijve politikë. Një situatë e ngjashme vazhdoi edhe pas rënies së sistemit komunist. Në këtë drejtim

10

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

Shqiptarët sot gjenden në “udhëkryqin historik” dhe ballafaqohen me rrezikun që t’i humbin ose zbehin fitoret e fundshekullit të kaluar. Jam i bindur se përkundër faktit që Kosova u bë shtet i pavarur me probleme të theksuara të sigurisë dhe të funksionalitetit duke u çliruar nga okupimi njëshekullor serb dhe faktit që Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe aspirante për t’u bërë anëtare e BE-së, gjendja aktuale e shqiptarëve nuk është në nivel të sfidave të kohës në shumë drejtime lirisht mund të themi se edhe të gjitha qeveritë shqiptare të pluralizmit kanë qenë shumë indiferente ndaj padrejtësive të shumta që në vazhdimësi u janë bërë shqiptarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor. S’ka dyshim se ka munguar mesazhi i fuqishëm politik dhe civilizues i Shqipërisë deri te fqinjët e shqiptarëve se ne jemi komb evropian, dhe se shteti amë ka obligim kushtetues që t’i mbrojë shqiptarët jashtë kufijve të saj. Ndarja e shqiptarëve para një shekulli nuk ka dyshim se ka lënë pasoja në “identitetin shqiptar” në nivel të kombit në tërësi. Sot janë vetëm “gjuha shqipe” dhe “flamuri kombëtar”, dy shtylla të identitetit kombëtar që ruajnë kompaktësinë e kombit shqiptar. Diversiteti fetar, krahinor, ekonomik, social, asimetria arsimore dhe kulturore dhe kultura e ulët demokratike janë pengesa reale në integrimin modern kombëtar. Sot, në kohën e globalizimit dhe të integrimit global, elementet ndarëse shqiptare mbi-

zotërojnë mbi ato unike, pavarësisht nga demagogjia publike dhe publicistike që vijnë nga Tirana dhe Prishtina. Mbaj bindjen se shqiptarët, në përgjithësi, nuk kanë “elita” të mirëfillta politike, arsimore, ekonomike dhe kulturore. Çdo respekt përjashtimeve pozitive. Sot me të gjitha kriteret cilësore krahasuar me vendet e rajonit në kuptim të zhvillimit ekonomik dhe social, nivelit arsimor, standardit jetësor, shtetit ligjor, luftës ndaj korrupsionit dhe aspekteve të tjera, Shqipëria dhe Kosova si shtete shqiptare radhiten në vendet e fundit në Evropë, me gjithë faktin që kanë trend zhvillimor pozitiv. Pa një qasje sistemore institucionale në kuptim të kultivimit të përforcuar të identitetit të përbashkët kombëtar në ekonomi, arsim, kulturë, sport dhe në bashkime familjare, do të mbizotërojnë ndasitë në identitete, krahasuar me identitetin e përbashkët kombëtar. Që ironia të jetë më e madhe sot ne flasin për “identite-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Profile for fgjokaj

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Koha 807  

Koha javore numër 807, botuar më 22.03.2018

Profile for fgjokaj
Advertisement