Koha 782

Page 5

NGJARJE JAVORE

Organizatat joqeveritare lokale kërkojnë nga Komuna e Ulqinit

Të përmbushen detyrimet financiare dhe të shpallet konkursi i ri për OJQ-të Ulqin – Rrjeti joformal i organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në Komunën e Ulqinit kërkojnë nga vetëqeverisja lokale që të përmbushë detyrimet financiare ndaj përfituesve të konkursit të vitit 2016 dhe shpalljen e konkursit për vitin 2017, menjëherë pas kryerjes së detyrimeve të prapambetura. Në një shkresë drejtuar kryetarit të Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, të firmosur nga 19 organizata joqeveritare lokale, kërkohet nga ai që të angazhohet për përmbushjen e të gjitha obligimeve ndaj organizatave të shoqërisë civile, të cilat kanë përfituar mbështetje financiare në Konkursin e Komunës së Ulqinit për vitin 2016. Kërkesa ka ardhur pas takimit të zh-

villuar të enjten në mjediset e SOS Telefonit për Femra dhe Fëmijë Viktima të Dhunës – Ulqin, në të cilin u konstatua se shumicës së OJQ-ve, në fillim të korrikut të këtij viti, u janë paguar vetëm gjysma e mjeteve nga Konkursi i vitit 2016, edhe pse sipas kontratave të nënshkruara, afati ka qenë deri më 29 janar 2017. Për këtë arsye, Rrjeti joformal i organizatave të shoqërisë civile kërkon që menjëherë pas shlyerjes së këtyre obligimeve, të shpallet Konkursi për vitin 2017, ashtu siç tashmë kanë bërë gati të gjitha komunat në Mal të Zi. “Në këtë mënyrë vetëqeverisja lokale do të përmbushë detyrimet e veta, por edhe do ta vlerësojë dhe respek-

tojë punën e shoqërisë civile, si njërin prej sektorëve më të suksesshëm në Komunën tonë”, thuhet në shkresën drejtuar kryetarit të Komunës së Ulqinit. OJQ-të lokale kanë potencuar edhe njëherë kërkesën për pjesëmarrje në procesin e vendimmarrjes së akteve, planeve, vendimeve dhe strategjive lokale, sidomos në fazën e hartimit të tyre. Përfaqësuesit e OJQ-ve të Ulqinit kanë shprehur gatishmëri që për kërkesat e shtruara të zhvillojnë një takim konsultativ me kryetarin e Komunës së Ulqinit me qëllim të, siç thuhet në shkresë, mirëvajtjes së bashkëpunimit të ndërsjellë. (Kohapress)

E ENJTE, 21 SHTATOR 2017

Javore KOHA

5


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.