Koha 771

Page 35

SPORT

UEFA merr masa paraprake për ndeshjen Maqedoni – Shqipëri

Ndeshje me rrezikshmëri të lartë Stadiumi në Strumicë, ku do të luhet ndeshja, nuk i plotëson kushtet minimale sportive. Por në një ndeshje si kjo, me nivel rrezikshmërie të lartë, më shumë rëndësi ka siguria. FSHF ka bërë një notë proteste në UEFA për këtë, por organi më i lartë i futbollit evropian nuk ka treguar as minimumin e disponimit për ta diskutuar këtë vendim UEFA ka vendosur që ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë të luhet jashtë Shkupit, pikërisht në një qytet sa më larg komunitetit shqiptar, në Strumicë. Një vendim që favorizon ndjeshëm vendasit në aspektin e mbështetësve, e që ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të bëjë notë proteste në UEFA për këtë vendim, por këtë herë organi më i lartë i futbollit evropian nuk ka treguar as minimumin e disponimit për ta diskutuar këtë vendim, pavarësisht se FSHF-ja ka pasur të drejtë. “Kemi marrë një përgjigje nga zv. sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, i cili na tha se ndeshja do të luhet në Strumicë, pavarësisht se ai stadium nuk i plotëson kushtet minimale sportive. Por në një ndeshje si kjo,

me nivel rrezikshmërie të lartë, më shumë rëndësi ka siguria. Ne kemi bërë kërkesa, por në fund të fundit është vetë UEFA që vendos për të tilla çështje”, ka thënë Denis Bastari, drejtor administrativ në FSHF. Hera e fundit që përfaqësuesja maqedonase nuk ka luajtur në stadiumin “Filipi II” në Shkup, ka qenë miqësorja me Shqipërinë e zhvilluar në Prilep në vitin 2011. Gjithsesi, pas gjithë këtyre situatave të krijuara, për kombëtaren shqiptare ka edhe një lajm të mirë. Tifozeria kuqezi do të jetë e pranishme në Strumicë, me rreth 400 bileta, pasi kaq është 5 përqindshi i kapacitetit të këtij stadiumi. “Bashkë me konfirmimin e fundit për zhvillimin e ndeshjes, na është konfirmuar nga UEFA se do të lejohen

tifozët shqiptarë që të marrin pjesë në këtë ndeshje. Pra, do të na lejohet 5 për qind që është parashikuar në rregullore, që përkon me rreth 450 tifozë në raport me kapacitetin që ka ai stadium”, tha Denis Bastari. Ndeshja kthyese mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, është parashikuar për t’u zhvilluar më 5 shtator. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy kombëtareve në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018” është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar në Shkodër, kur Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-1, në vazhdimin e zhvilluar ditën e nesërme, pasi që ndeshja është ndërprerë në minutën e 77-të për shkak të një rre(Kohapress) beshi shiu.

E ENJTE, 6 KORRIK 2017

Javore KOHA

35


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.