Page 8

VËSHTRIM & OPINION

Historia e një çmendurie kombëtare

Shpallja e Shqipërisë si shtet i parë ateist në botë

Në historinë e kombeve të mëdha e të vogla ndodhin lloj-lloj fatkeqësish: luftëra, pushtime, fatkeqësi shkurt të vitit 1967 ndodhi një ngjarje që, për nga përmasat dhe pasojat fetare, kombëtare dhe kulturo të Shqipërisë dhe të shqiptarëve

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Atë ditë, regjimi komunist, me Enver Hoxhën në krye, filloi një luftë të ashpër kundër fesë, klerikëve dhe institucioneve fetare, duke shpallur Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë, diçka që as deri atëherë dhe as deri më sot nuk e ka bërë ndonjë popull ose komb tjetër në botë. Është kjo një ditë fatzezë në historinë e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve, që Arkipeshkvi i Shkodër-Pultit, i Përndershmi Angelo Massafra, në kujtim të këtij 50-vjetori fatzi, shkruan në portalin katolik peregrinus.al, se ky përvjetor shënon ditën kur Enver Hoxha deklaroi “vdekjen” e Perëndisë, “duke u mbrojtur pas një ideologjie të korruptuar, të imponuar me anë të terrorit”, një ditë kur, “një njeri i jepte vetes të drejtën të cenonte lirinë e njerëzve të tjerë. Ishte kjo një ditë kur “Përballë Fjalës Krijuese të Hyut, Shqipëria zg-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

jidhte fjalën shkatërrimtare të diktatorit të vet”, shprehet Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit në shkrimin e tij. Në Shqipërinë tonë post-komuniste -- u kërkoj falje miqve të mi të cilët, ndoshta me të drejtë, më korigjojnë shpeshëherë për këtë përcaktim të sistemit politik të këtyre 25 viteve të fundit atje – sidomos vitet e fundit, vihen re tendenca për të rehabilituar regjimin diktatorial komunist dhe figurën e Enver Hoxhës me qëllim për të revizionuar historinë e asaj periudhe, dhe me kollajllëk për të “harruar” përvjetorë si ky. Në një mungesë totale të solidarizimit me viktimat e kësaj politike të çmendur 50-vjetë më parë, me sa kam venë re, ky përvjetor nuk tërhoqi ndonjë vëmendje nga institucionet shqiptare, as nga media, dhe as nga udhëheqsit politikë të cilët në faqet e tyre elektronike mezi presin të shënojnë çdo gjë, me rëndësi e pa rëndësi, historike dhe jo aq historike. Por, sa për kujtesë, ishte Shkurti i vitit 1967, kur Enver Hoxha mbajti fjalimin me titull, ‘’Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit’’, fjalim ky me të cilin ai, shpalli luftë kundër ‘’ideologjisë fetare’’ dhe ‘’zakoneve prapanike’’, duke e sanksionuar me ligj Shqipërinë kundër

Zotit dhe si vendin e parë dhe të vetëm ateist në historinë botërore. Fjalimi i diktatorit mund të konsiderohet edhe si mbarimi i luftës kundër klerit dhe i tre institucioneve fetare të shqiptarëve, sepse kalvari i tyre, në të vërtetë, kishte filluar ç’prej vitit 1945. Shumica e klerikëve katolikë shqiptarë, por edhe i të dy feve të tjera, mysimanë dhe ortodoksë, u vranë ose vdiqën nën tortura të paimagjinueshme nepër burgjet dhe kampet komuniste të regjimit hoxhist, në periudhën 1945-1960. Numri i saktë i klerikëve të vrarë ose të vdekur nepër burgjet dhe kampet e përqendrimit -- katolikë, myslimanë dhe ortodoksë -- nën torturat më ç’njerëzore të asaj periudhe -- ndoshta nuk do të dihet kurrë. Deri më 1950, komunitetet fetare në Shqipëri ishin dobësuar deri në një pikë sa që nuk mund të flitej më për ndonjë veprimtari normale të këtyre komuniteteve. Ironia tragjike e kësaj situate është se e gjithë këjo shfarosje ndodhi ndërsa njëkohsisht, kushtetuta e Shqipërisë komuniste garantonte lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes. Përveç ndalimit të fesë, me fjalimin e Enver Hoxhës në shkurt të vitit 1967, Shqipëria komuniste kishte nisur gjithashtu revolucionin e saj bazuar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Koha 752  

Koha Javore numër 752, botuar më 16.02.2017

Advertisement