Page 4

NGJARJE JAVORE

Mali i Zi dhe Kosova nënshkruan marrëveshje për partneritet dhe për bashkëpunim ndërkufitar

Paralajmërohen marrëveshje të tjera

Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar të premten marrëveshjen për partneritet dhe marrëveshjen për bashkëpunim ndërkufitar mes dy shteteve në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar “IPA II 20142020”, në bazë të të cilit komunave që ndodhen në zonën kufitare do t’u ndahen mjete në vlerë prej 8.4 milionë euro. Marrëveshjet janë nënshkruar nga ministri i Malit të Zi për Çështje Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi. Sipas tyre, fondet e akorduara do të

4

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunave që janë në zonën kufitare, si dhe shfrytëzim më të mirë të burimeve të tyre natyrore. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë për Çështje Evropiane thuhet se ministri Pejoviq ka theksuar se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve paraqet vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që e kanë filluar institucionet e Malit të Zi dhe Kosovës që në vitin 2010, në kuadër të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se Thirrja e parë e Programit IPA Mali i Zi – Kosovë 20112013 ka treguar interesim të madh të shfrytëzuesve në të dy anët e kufirit,

në kuadër të të cilit janë financuar nëntë projekte me vlerë prej 3.7 milionë euro. Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjeve dhe ka thënë se ato do të kenë rëndësi të madhe për jetën e përditshme të banorëve në zonat kufitare dhe se do të afirmojnë më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Ai ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të pasojë nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh dypalëshe që do të avancojnë bashkëpunimin në fushat e zhvillimit ekonomik, kulturor (Kohapress) etj.

Koha 752  
Koha 752  

Koha Javore numër 752, botuar më 16.02.2017

Advertisement