Koha 742

Page 7

VËSHTRIM & OPINION

m ndonëse i vonuar

pari i diasporës që u mbajt në Tiranë, pasi nuk isha i pranishëm dhe nuk dua të bëj gjykime ose vlerë. Vetë Kryeministri Rama kërkoi falje për mungesat që mund të kenë ndodhur në organizimin e samitit

plang e pa shtëpi, pa dallim partie a krahine” -- siç do t’i përshkruante Karl Gurakuqi pjesëmarrësit në atë tubim të parë të mërgatës – me atë tubim i tregoi botës me dinjitet se kush në të vërtetë ishin shqiptarët dhe kush ishte Heroi i tyre Kombëtar. Ernest Koliqi me bashkëpunëtorët e tij, organizuan takimin e parë të diasporës në Romë në prill të vitit 1968, në frymën dhe në kujtimin e të, “Gjithmonshmit të fisit tuaj, (Gjergj Kastriotit Skënderbe) i cili gjithherë, mbi çdo interes ka vënë vlerat e trashëguara të besës, të nderit e të burrnisë”, siç është shprehur në tubimin e parë të mërgimtarëve shqiptarë nga bota e lirë, Papa Pali i VI, në pritjen që u

pat bërë mërgimtarëve shqiptarë në Vatikan. Do të ishte mirë që faktet historike të mos nëpërkëmben dhe të mos injorohen, vetëm e vetëm, se disave për arsye ideologjike dhe politike nuk u pëlqejnë protagonistët e këtyre fakteve. Organizimi i takimeve si ai i “Diasporës Shqiptare” që u mbajt në Tiranë duhet të ishin larg ndikimeve dhe prapaskenave politike. Vet i ndjeri Profesor Koliqi do të thoshte në lidhje me këtë, ndoshta edhe me pak cinizëm, se gjithçka në botë lëvizë e ndryshon, veç në Shqipni mjerimi mbetet i njëjtë, madje edhe kur ai ndryshon ngjyrën. Me këtë nuk besoj se Koliqi kishte në mend mjerimin ekonomik! Nuk është për tu habitur se Shqipëria komuniste kishte refuzuar të dërgonte ndonjë përfaqësues të saj në kremtimet e 500-vjetorit të vdekjes së Fatosit të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Romë, por sot 25 vjet post-komunizëm në Shqipëri nuk duhet të ketë dallime dhe paragjykime të tilla. Në të vërtetë, në mbledhjen e parë të mërgatës në vitin 1968 në Romë, takimi me Papa Palin e VI në Vati-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kan ishte vetëm një pjesë e ceremonive me rastin e këtij përvjetori të madh për shqiptarët dhe ishte rasti i parë që Arbëreshët e Italisë dhe pjesëtarë të mërgatës shqiptare nga e mbarë bota e lirë, kryesisht të pas Luftës së dytë Botërore -- nga Amerika e deri në Australi – ishin mbledhur në Romë për të përkujtuar heroin e madh të shqiptarëve. Takimi me Papa Palin e VI dhe fjalimi i tij drejtuar shqiptarëve me atë rast, ishin kulmi i festimeve kastriotjane prej katër ditësh të diasporës shqiptare, por nuk munguan as ceremonitë, ligjëratat akademike dhe shfaqjet kulturore që u mbajtën me këtë rast, anë e mbanë Romës. Duhet të theksohet se ndonëse edhe mërgata e asaj kohe ishte e ndarë në disa parti dhe organizata politike të ndryshme, takimi i parë i saj në Romë të Italisë, në kujtim të 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skënderbe, nuk përbënte ndonjë pengesë politike që ndër pjesëmarrësit në atë takim historik të përfshiheshin përfaqësuesit më të dalluar, të djathtë e të majtë të politikës së diasporës së atëhershme shqiptare. (vazhdon) E ENJTE, 1 DHJETOR 2016

Javore KOHA

7


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.