Koha 361

Page 2

NGJARJET JAVORE MINISTRI FUAD NIMANI PRITI DELEGACIONIN E MISIONIT VËZHGUES TË OSBE-së PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË MAL TË ZI

Vëmendje e veçantë ndaj pjesëmarrjes së pakicave në zgjedhje Podgoricë – Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, u takua të hënën me delegacionin e Misionit Vëzhgues të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të kryesuar nga shefja e këtij Misioni Artis Pabriks. Në kumtesën e Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave thuhet se në bisedë me ministrin Nimani dhe ndihmësministrin Sabahudin Deliq, anëtarët e delegacionit kanë shfaqur interesim për atmosferën parazgjedhore dhe vetë procesin lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Vëmendje e veçantë i është kushtuar pjesëmarrjes së pakicave në këtë proces, si dhe mënyrës së përfaqësimit të pakicave në Parlamentin e Malit të Zi. Ministri Nimani i ka njohur anëtarët e delegacionit me legjislacionin zgjedhor në bazë të të cilit do të realizohen zgjedhjet e 29 marsit, duke nënvizuar se Grupi i Punës i Parlamentit të Malit të Zi nuk ka arritur të harmonizojë legjislacionin zgjedhor me Kushtetutën e Malit të Zi, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen sipas ligjit të ri. Ministri i njoftoi anëtarët e delegacionit edhe mbi mënyrën në bazë të së cilës në përbërjen e ardhshme të Parlamentit do të mundësohet pjesëmarrja e pakicave dhe ka vlerësuar se rrjedha e deritashme e fushatës ka treguar se në Mal të Zi ekziston ambienti demokratik dhe se edhe këto zgjedhje do të kalojnë në atmosferë të ndershme dhe demokratike, thuhet në kumtesën për opinion. Sipas kumtesës, në takim është potencuar bashkëpunimi i deritashëm i mirë që Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave ka me Zyrën e OSBE-së në Mal të Zi dhe është shprehur kënaqësi që edhe këtë proces zgjedhor do ta vëzhgojë Misioni Vëzhgues i ODIHR-it.

(Kohapress)

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 12 mars 2009


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.