Koha Javore numër 353, botuar më 15.01.2009

Page 17

FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (5)

Në kërkim të zgjidhjes së re Në dukje, Londra u bë faktori kryesor veprues për çështjen e Ulqinit, mirëpo në realitet ajo e paraqiti idenë e inicuar nga Austro-Hungaria, ndërsa Vjena qëndronte me qëllim në radhë të dytë, për të mos tërhequr mbi vete revoltën e shqiptarëve. Gjithashtu frikësohej se mos Rusia do të ngurronte ta përkrahte kur do të shihte se autore ishte ajo. Prandaj, Anglia luajti rolin e autores, derisa të sigurohej miratimi prej Fuqive të Mëdha.

Projekti për kufijt e rinj Mr. Riza Rexha Qeveria austro-hungareze erdhi në ide që zgjidhja më e përshtatshme do të ishte që Malit të Zi t'i kthehet Ulqini me rrethina deri në Bunë e banuar tërësisht me shqiptarë, meqë shihte se Ulqini me rrethina ishte shumë më i mundshëm për t'u shkëputur, sesa Hoti dhe Gruda si vise malore. Më 5 qershor 1880, ambasadori anglez në Paris, lordi Llajons, i shkruante ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Frejsine, se Fuqitë e Mëdha ishin të shtrënguara të kërkonin një zgjidhje të re e cila do të kënaqte kërkesat e Cetinës. Londra besonte se zëvendësimin e Hotit dhe të Grudës me një territor tjetër do ta pranonte, përveç Parisit, edhe Vjena. Londra ishte e mendimit që Malit të Zi duhet t'i jepej territori midis liqenit të Shkodrës, detit Adriatik dhe lumit Buna. Ky projekt, sipas Londrës, do ta evitonte përdorimin e forcës nga ana e Stambollit, duke supozuar se shqiptarët do të kundërshtonin më pak për këtë zgjidhje. Mirëpo ambasadori anglez në Paris, Llajonsi, shkruante: "Është shumë e vështirë ta detyrosh Portën të marrë masa energjike kundër shqiptarëve dhe është e dyshimtë se ajo do të jetë në gjendje, edhe sikur të ketë vullnet të mirë, të ushtrojë mbi ta një shtrëngesë me rezultat". Në dukje, Londra u bë faktori kryesor veprues për çështjen e Ulqinit, mirëpo në realitet ajo e paraqiti idenë e inicuar nga Austro-Hungaria, ndërsa Vjena qëndronte me qëllim në radhë të dytë, për të mos tërhequr mbi vete revoltën e shqiptarëve. Gjithashtu frikësohej se mos Rusia do të ngurronte ta përkrahte kur do të shihte se autore ishte ajo. Prandaj, Anglia luajti rolin

e autores, derisa të sigurohej miratimi prej Fuqive të Mëdha. Konsulli Lippih (Austro-Hungari) dhe Grin (Angli) përpiluan një projekt për kufijtë e rinj. Sipas këtij projekti, Ulqini me rrethina deri në Bunë i jepeshin Malit të Zi së bashku me fshatin e Mërkotit. Dhënia e Ulqinit me rrethina arsyetohej me faktin se, nga aspekti strategjiko-ushtarak, do të mund të pushtohej me sulm nga toka që do të ndihmohej me luftanije nga deti. Këta dy konsuj, pasi e kryen misionin e tyre, telegrafisht i njoftuan qeveritë e veta. Në këtë kohë, kur u propozua që t'i jepet Malit të Zi, Ulqini kishte rreth 10 350 banorë. Diplomati britanik, lordi Granvil, theksonte se Londra me Parisin duhej të ushtronin ndikimin e tyre në mënyrë që Vilajetit të Shkodrës t'i njihej njëfarë autonomie me qëllim që të kënaqnin aspiratat e ligjshme të shqiptarëve të veriut, por me kusht që këta t'i ruanin lidhjet e tyre me Portën. Lidhur me këtë, konsulli Grin kishte marrë udhëzime për t'i propozuar Komitetit Ndërkrahinor të Lidhjes Shqiptare për Shkodër të

drejtën e autonomisë së Vilajetit të Shkodrës si shpërblim në rast se shqiptarët do ta dorëzonin pa luftë Ulqinin dhe rrethinat e tij. Diplomacia britanike shpresonte se Ulqini me pozitën e tij bregdetare do t'u jepte mundësinë Fuqive të Mëdha që në rast nevoje të përdornin aksionin e luftanijeve të tyre, përballë të cilit, sipas Londrës, shqiptarët do të kapitullonin pa bërë rezistencë.

E VËTETA PËR MAQEDONINË E VJETËR DHE TË RE (9)

Përpjekje e sllavizimit me çdo kusht të Ballkanit Sllavët e jugut, që nga shek. VII ishin dyndur (jo me luftë) dhe ishin vendosur në tokat e tre popujve të mëdhenj e humanë të Ballkanit - në tokat e thrakëve, ilirëve dhe helenëve, d.m.th. me themel të pasigurt. Prandaj edhe Rusia, edhe vetë sllavët e Ballkanit, e kishin brengë të madhe

që vendbanimet e huaja ku kishin ardhur si të huaj, t'i tjetërsonin në çdo mënyrë e me çdo mjet, dhe t'i bënin si toka të veta me themel sllav.

Prof. Dr. Fehim Reçani

Rusia e ka konsideruar gjithmonë vetveten tutor të sllavëve, kudo që ata kanë qenë të vendosur, duke ushqyer në ndërgjegjen e vet idenë e pansllavizmit, d.m.th. për t'u bërë ajo, Rusia, shtet i të gjithë sllavëve. Sllavët jugorë, për shkak të ambicieve ekspansioniste të Rusisë kanë qenë gjithmonë të privilegjuar, meqë, me anë të tyre ajo do të kishte nën ndikim dhe kontroll krejt Ballkanin, nëpërmjet të të cilit do të kishte detin Adriatik, detin Jon dhe detin Egje, si porta të rëndësishme dhe strategjike për të dalë në detin Mesdhe. Këtu Rusia dëshironte t'ua priste udhën për në Lindje fuqive evropiane. Popujt sllavë të Ballkanit, si fëmijët ndaj babës e nënës Rusi, ishin dhe do të ishin dora e djathtë dhe potenciali natyror që Rusisë do t'ia mundësojnë realizimin e qëllimit. Si besimtare e kohezionit sllav, Rusia, fenë ortodokse të fituar nga grekët, e kishte shpallë si fe të shenjtë, të quajtur pravosllave, të cilën vetë ajo e kishte marrë përsipër që ta kultivonte dhe ta mbronte për të gjithë sllavët, ndonëse një pjesë e konsiderueshme e sllavëve, më heret, kishte përvetësuar katolicizmin. Sllavët e jugut, që nga shek. VII ishin dyndur (jo me luftë) dhe ishin vendosur në tokat e tre popujve të mëdhenj e humanë të Ballkanit - në tokat e thrakëve, ilirëve dhe hele nëve, d.m.th. me themel të pasigurt. Prandaj edhe Rusia, edhe vetë sllavët e Ballkanit, e kishin brengë të madhe që vendbanimet e huaja ku kishin ardhur si të huaj, t'i tjetërsonin në çdo mënyrë e me çdo mjet, dhe t'i bënin si toka të veta me themel sllav. "Që t'i sillnin sllavët e Ballkanit në arenën historike", thotë historiani gjerman, sipas interpretimit të V. Kariqit, në librin e vet "Serbia dhe Lidhja ballkanike", "sllavofilët rusë filluan të dërgonin agjentët e vet në Ballkan për të hulumtuar kufijtë e përhapjes së sllavëve. Ata dijetarë e udhëpërshkrues, gjoja, paskan konstatuar se sllavët, në jug, qenkan përhapur deri në Selanik e te lumi Haliakmon, çka i jepka mundësi "argumentuese" Rusisë e Serbisë që ta bindin botën se në hapësirën në veri të Selanikut banojnë sllavët e jo grekët, prandaj, këta të fundit nuk mund të kenë kurrfarë të drejte në këtë hapësirë".

e enjte, 15 janar 2009 17


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.