Page 9

INTERVIST¸ INTERVISTË ME HUMORISTIN GAZMEND PAJA

"Portokallia" influencon për mirë në psikologjinë e shqiptarëve Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në "Portokalli", duke ngurruar pak jo për faktin se e nënvlerësoja "Portokallinë", por për faktin se më dukej një sipërmarrje e madhe dhe e kisha me frikë, sepse është një spektakël gjigant me një prodhim shumë të shpejtë. trevat, nga Myzeqeja. Kështu që ne natyrisht nuk jemi nisur me idenë që të thyejmë tabutë e dikurshme. Absolutisht nuk na ka vajtur kjo ndër mend. Kjo është një punë që ne bëjmë, si çdo profesion tjetër. Dhe përveç kësaj, shqiptarët kanë nevojë të qeshin sepse duke u radhitur në botën e tretë kanë halle personale. Ne mendojmë se influencojmë për mirë në psikologjinë e kombit tonë.

Koha javore: Z. Paja, një pyetje e parë e pashmangshme që menjëherë të shkon ndër mend kur bëhet fjalë për Ju është se jeni djalë i një aktori, konkretisht i një humoristi të madh. Çfarë ndikimi ka pasur babai Juaj në formimin si humorist apo edhe në vetë personalitetin Tuaj? G. Paja: Unë e kam thënë edhe në intervista publike të tjera se kam mbaruar dy fakultete: një akademi e kam mbaruar në Athinë dhe një akademi tjetër në Tiranë. Unë shpeshherë kam thënë që unë kam bërë tri shkolla, duke futur edhe babain në shtëpi që është një shkollë në vete. Jam shumë krenar për babain tim; më ka hapur disa porta dhe përpiqem thjesht t'i justifikoj. Jam vërtet krenar për babain tim. Koha javore: Kjo do të thotë se humorin e keni të trashëguar? G. Paja: Ne si familje jemi me humor, duke filluar që nga babai, im vëlla, ime motër, dhe mamaja që është më serioze, por që gjithsesi e ka atë humorin e saj. Koha javore: Çfarë rolesh keni luajtur para angazhimit në "Portokalli"? G. Paja: Kam luajtur edhe në disa filma, por kryesisht jam marrë me teatër para "Portokallisë". Dhe gjatë kohës sa kam qenë në "Portokalli" kam luajtur në disa teatro jashtë skenës së "Top Channel"-it. Koha javore: Çfarë Ju shërbeu si nxitje për të konkurruar në spektaklin "Portokalli"? G. Paja: Regjisori aktual i "Portokallisë", Altin Basha, ishte edhe pedagogu im në Akademinë e Arteve. Dhe duke më njohur, më bëri një ftesë dhe unë me shumë kënaqësi e pranova, duke ngurruar pak jo për faktin se e nënvlerësoja "Portokallinë", por për faktin se më dukej një sipërmarrje e madhe dhe e kisha

me frikë, sepse është një spektakël gjigant me një prodhim shumë të shpejtë. Koha javore: Çfarë ka ndryshuar "Portokallia" në jetën Tuaj, përveç që natyrisht iu ka bërë më të njohur? G. Paja: Ka qenë një ndjesi e çuditshme që të dielën në darkë të futesh në shtëpi dhe të mos jesh i njohur, dhe të hënën në mëngjes njerëzit të thonë "Uuuuu, ky djali që doli mbrëmë në "Portokalli"". Kështu që kanë ndryshuar shumë gjëra. Të qenit person publik është një ndjesi e mirë, por ka edhe ato anët e veta negative që do të thotë se jeta private është pak më e rezervuar, nuk mund të dëfrej si një njeri i lirë. Im atë, unë do ta them me një shprehje popullore, pasi mësoi që u bëra person publik, më tha: "Tani që u bëre publik, mbaj mend vetëm një gjë. Të gjithë e kruajnë hundën, por kur e kruan ti, ata thonë: "Ouuuu, ai e kruajti hundën"". Koha javore: Sa vështirë është të bësh çdo javë humor dhe të jesh i pranishëm çdo fundjavë në ekran? G. Paja: Është tejmase e vështirë, por kjo është një marrëveshje që ne e kemi bërë, në radhë të parë me veten tonë dhe pastaj me komplet spektaklin, dhe kur futesh në valle, do

Të bësh çdo javë humor dhe të jesh i pranishëm çdo fundjavë në ekran është tejmase e vështirë, por kjo është një marrëveshje që ne e kemi bërë, në radhë të parë me veten tonë dhe pastaj me komplet spektaklin, dhe kur futesh në valle, do kërcesh, nuk ke rrugë tjetër.

"Portokallia" është ndër shou kabaretë e parë në stilin e vet në Shqipëri. Më vjen mirë që është e suksesshme, sepse jam pjesë e saj dhe e këtij suksesi. Por ka emra të paarritshëm të estradave të vjetra dhe ne jemi shumë larg tyre. Por mendoj që jemi një pjesë dinjitoze e shoqërisë shqiptare. kërcesh, nuk ke rrugë tjetër. Koha javore: Në të kaluarën, gati çdo qytet në Shqipëri ka pasur estradën e vet. Pastaj ka pasuar një lloj shkëputjeje, për të mbërritur te "Portokallia". Sa mund të thuhet se ky spektakël është një lloj rikthimi i humorit te shqiptarët? G. Paja: Kur ikën koha, kur ndryshojnë vitet, natyrisht që ndryshojnë shumë gjëra. Po kështu ndryshon edhe arti. Tani gjërat janë bërë më komerciale. Ne e kemi lirinë maksimale për të mësuar nga kolegët tanë nëpër botë. Kështu që ndërthuret. Kjo është ndër shou kabaretë e para në stilin e saj në Shqipëri. Më vjen mirë që është e suksesshme, sepse jam pjesë e saj dhe e këtij suksesi. Por ka emra të paarritshëm të estradave të vjetra dhe ne jemi shumë larg tyre. Por mendoj që jemi një pjesë dinjitoze e shoqërisë shqiptare. Koha javore: Disa qytete e kanë pasur traditë humorin, në radhë të parë Shkodra, që është konsideruar djep i humorit. Sa e ka thyer "Portokallia" opinionin se vetëm disa qytete kanë humor sepse në fakt aty janë njerëz nga të katër anët e Shqipërisë, madje mund të thuhet nga të gjitha anët shqiptare? G. Paja: Kjo është mirë sepse ne tregojmë komunitet, pra që mund të jetojmë në komunitet. Sepse estrada e Shkodrës bënte humorin e saj, fierakët të vetin, vlonjatët të vetin, kështu që vinte një periudhë ose vetëm Viti i Ri që t'i mblidhte nga vende të ndryshme. Kurse ne kemi çdo të diel nga një Vit të Ri. Kemi mbledhur një komunitet, ka nga veriu, ka nga Shqipëria e mesme, ka nga jugu, nga të gjitha

Koha javore: Shpeshherë dëgjojmë mendime, zëra, që thonë se humori i sotëm është banalizuar, duke përfshirë këtu edhe vetë emisionin "Portokalli". Cili është komenti Juaj? Sa e vërtetë është kjo? G. Paja: Unë nuk mund të them shumë gjëra për këtë sepse ka momente që mund të ndodhi dhe kjo. Por, ne shikojmë një film amerikan në televizion në darkë, në shtëpinë tonë, ku që nga fillimi deri në fund përdoret "fuck, fuck, fuck". Kjo nuk na bën përshtypje sepse nuk e kemi gjuhën tonë. Por "fuck" është fjala më e rëndë në anglisht. Në fakt, amerikanët kanë një mentalitet tjetër. Ne nuk arrijmë apo më saktë nuk përpiqemi të sjellim këtë frymë, por me një fjalë po mundohemi të çlirojmë popullin që të jetë pak më i çliruar, natyrisht pa ofenduar dikë, dhe prandaj e bëjmë këtë brenda personazheve, me njëri tjetrin. Mbase duhet të jemi pak më të kujdesshëm, por gjithsesi është pozitive. Koha javore: Me kë Ju pëlqen të bashkëpunoni më tepër të bëni humor? G. Paja: Unë kam një partner që quhet Erand Soli dhe ai është pjesa e suksesit tim, pa dyshim. Më pëlqen të lozë me të, siç më pëlqen të lozë me të gjithë djemtë sepse janë mbledhur djem vërtet të talentuar. Mirëpo duke qenë se me Erandin na kanë ngjitur, me atë më bie të lozë më shumë. Koha javore: Cili rol Ju ka mbetur më tepër në kujtesë apo është vlerësuar më shumë nga publiku? G. Paja: Për mua dhe publikun "Nasi" është ai që më bëri të njohur. Por edhe Melamini, që e kam tani, presidenti i futbollit, nuk më duket i keq, siç kam nxjerrë "Gabelin", "Genën", "Bollanon", kryetarin e Bashkisë së Himarës. Kanë qenë disa personazhe, por gjithsesi "Nasi" është ai më i spikaturi. Koha javore: Ju quajnë më shpesh me emrin Tuaj apo me emrin "Nasi", apo djali i Luftarit? G. Paja: Deri vonë më thërrisnin të gjithë "Nasi". Mirëpo kam pompuar edhe vetë, kam dashur dhe më pëlqen kur njerëzit më identifikojnë si Gazmend Paja. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Por një masë e mirë më thërret "Nasi" akoma. Kanë filluar njerëzit të më thërrasin edhe Gaz Paja dhe kjo më pëlqen.

Bisedoi: I. Kallaba

e enjte, 11 dhjetor 2008 9

Profile for fgjokaj

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Profile for fgjokaj
Advertisement