Page 7

SPECIALE 10 DHJETORI - DITA E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Turpi dhe faji - Sistemi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara Pavarësisht mbështetjes së gjerë që gjen Marrëveshja Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, mes pretendimit dhe realitetit ekziston një kontrast i madh. Instrumentet e krijuara nga OKB-ja nuk kanë efekt.

KUMTESË PËR OPINION E MINISTRIT FUAD NIMANI

Për të drejtat të mos mendojmë vetëm më 10 Dhjetor

Derisa Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut u shndërrua në një marrëveshje të detyrueshme me karakterin e së drejtës ndërkombëtare, kaluan shumë vjet. Lufta e Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit si dhe situata e interesave të ndryshme mes vendeve të industrializuara nga njëra anë dhe vendeve në zhvillim nga ana tjetër, bllokuan vendosjen e unanimitetit brenda bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë temë të rëndësishme. Në vitin 1966 u arrit suksesi me Paktin Civil për të drejtat qytetare dhe politike, si dhe me Paktin Social mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Por derisa këto pakte u ratifikuan nga një numër i mjaftueshëm shtetesh, kaluan 10 vjet. Shtetet duhet të raportojnë për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ndërkaq janë gjithsej 13 marrëveshje për të drejtat e njeriut të OKB-së, të cilat verifikohen në zbatimin e tyre nga organet e marrëveshjeve me ndihmën e të ashtuquaturave procese të raportimit të shteteve. Çdo 3 deri në 5 vjet shtetet, që kanë nënshkruar marrëveshjen duhet të raportojnë mbi politikën kombëtare të të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst ndër të tjera ato duhet të paraqesin se çfarë kanë bërë konkretisht për shmangien e çdo forme të diskriminimit racor, apo të diskriminimit gjinor. Edhe për kontributin e tyre në zbatimin e të drejtave politike dhe civile, apo atyre ekonomike, sociale e kulturore të njeriut ato duhet të raportojnë, konform marrëveshjeve përkatëse, të cilat i kanë nënshkruar këto shtete. Në dialog me qeveritë, raportet e shteteve verifikohen dhe publikohën bashkë me rezultatet përfundimtare. Pikërisht këtu ekziston edhe shansi për përmirësimin e gjendjes: kritika publike duhet të vërë në lëvizje qeverinë e vendit përkatës: parimi i "shame and blame" (Parimi i turpit dhe fajit) është praktikisht e vetmja mundësi e efikasitetit të këtyre komisioneve. Por kundrejt disa shteteve, ky efekt është thuajse zero, sepse në to për mungesë të vullnetit politik, apo të neglizhimeve, raporti nuk dorëzohet fare, ose dorëzohet me vonesë. Vetëkritika e rezervuar në këto raporte nuk është aspak në dobi të këtyre shteteve. Nëse organizatat e angazhuara jo-qeveritare përpilojnë një raport të vetin, si të thuash jozyrtar, atëherë komisionit i paraqiten informacione suplementare kritike sa i përket bilancit të të

drejtave të njeriut në vendin përkatës. Edhe individë të veçantë mund t´u drejtohen këtyre komisioneve, nëse ata ndjejnë që u cënohen të drejtat e tyre. Kusht është megjithatë, që ato më parë t´i kenë ezauruar të gjitha instancat kombëtare të drejtësisë. Në fakt, Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe Pakti Social deri tani nuk e kanë të përfshirë procedimin për rastet individuale. Megjithatë, këtej e tutje kjo pritet të ndryshojë. Procedura e re e verifikimit periodik Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe 34 raportuesit e posaçëm të tij mbi temat si torturat, apo shtete të veçanta si Sudani, kanë si detyrë shtesë të përpilojnë instrumente të reja të të drejtave të njeriut dhe të vëzhgojnë gjendjen e të drejtave të njeriut në mbarë

Me rastin e 10 Dhjetorit - Ditës së të Drejtave të Njeriut dhe 60-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani iu drejtua opinionit me kumtesën me këtë përmbajtje: "Esenca dhe kuptimi i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, në të cilën thuhet se "të gjithë njerëzit kanë lindur të lirë, me dinjitet dhe të drejta të barabarta, konfirmon që këto të drejta i janë garantuar çdo njeriu, se janë të patjetërsueshme, që do të thotë se nuk mund t'i merren askujt mbi çfarëdo baze: për shkak të diversitetit racor, gjinor, fetar, nacional, social, politik, ekonomik apo çfarëdo diversiteti tjetër. Dita e 10 Dhjetorit nuk guxon të bëhet vetëm ditë kur na bie ndër mend që njeriu në bazë të lindjes dhe përkatësisë ndaj gjinisë njerëzore posedon të drejta të caktuara të cilat duhet t'i gëzojë në bashkësi me njerëzit e tjerë. Ditë e të Drejtave të Njeriut është çdo ditë në bashkësitë në të cilat interesi i njeriut është mbi çfarëdo interesi tjetër. Mali i Zi si shtet përballet me synimin e vazhdueshëm për t'u bërë bashkësi e tillë, ku të drejtat e njeriut dhe të pakicave do të jenë në shkallën më të lartë të interesimit të tij. Për disa vite të fundit, shoqëria malazeze bëri hapa të mëdhenj në demokratizimin e gjithëmbarshëm dhe në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të vet dhe është në rrugë të mbarë që, duke ndjekur qëllimet e veta të integrimeve euroatlantike, të gjendet në shoqërinë e atyre bashkësive që kanë shkallë të lartë të respektimit të këtyre të drejtave. Të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi të cilët me angazhimin e vet të përditshëm kontribuojnë në përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, u dëshiroj që 10 Dhjetori i ardhshëm për Malin e Zi të jetë edhe një hap përpara drejt demokratizimit të plotë dhe respektimit të të drejtave të të gjithëve". botën. Një nga ndryshimet vendimtare në këtë forum është aplikimi i procedurës mbarëbotërore të verifikimit periodik. Të gjitha shtetet anëtyare të OKB-së në të ardhmen duhet të paraqesin rregullisht dhe në mënyrë transparente situatën e përgjithshme të të drejtave të njeriut në vendin e tyre. Kriteret e verifikimit janë ndër të tjera Karta e OKB-së, "Deklarata e

Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut" dhe Marrëveshja e të Drejtave të Njeriut, e ratifikuar nga secili vend. Me këtë procedurë lidhen shpresa të mëdha në mbarë globin.

Ulrike Mast-Kirschning

Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut

Para 60 vjetësh, në vitin 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, një dokument ky mbi standartet e respektimit të të drejtave të njeriut për të gjithë popujt dhe vendet e botës. Respektimi i të drejtave të njeriut ka qenë dhe mbetet gurthemel i politikës së vendeve të ndryshme botërore, si dhe i vetë demokracisë. Demokracia mund të marrë forma të ndryshme në kultura të ndryshme, megjithatë të gjitha shoqëritë e lira kanë disa gjëra të përbashkëta: respekt të gjithanshëm për të drejtat e njeriut, trajtimin e grave dhe pakicave si qytetarë me të drejta të plota, liria e fjalës dhe e fesë dhe shteti ligjor. Fondi i Ri i Kombeve të Bashkuara për Demokracinë i krijuar nga Sekretari i Përgjithshëm krijon një mundësi për Kombet e Bashkuara që të ndihmojnë vende të ndryshme të kultivojnë dhe të përhapin demokracinë. Kombet e Bashkuara sigurojnë gjithashtu një forum në të cilin konfrontohen ata që shtypin të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

javore

e enjte, 11 dhjetor 2008 7

Profile for fgjokaj

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Profile for fgjokaj
Advertisement