Page 5

V¸SHTRIME & OPINIONE INAUGURIMI I MEDRESESË NË MILESH

Në emër të Zotit një, mëshiruesit, mëshirëbërësit

Javën e shkuar në Milesh, afër Tuzit, (në ftesa është thënë në Podgoricë!), është inauguruar Medreseja, si shkollë e mesme fetare, kuptohet për nxënës të besimit islam. Ky autor, me gjithë ftesën që ka patur, për shkak të obligimeve të marra më parë për atë ditë, nuk ka qenë në këtë manifestim dhe nuk mund të merret me anën organizative të tij. Nga ana tjetër, duke qenë njëri prej liderëve politikë shqiptarë, ai nuk ka të drejtë kushtetuese, as që ka për qëllim të përzihet në punët e brendshme të Bashkësisë Islame të Malit të Zi.

Ferhat Dinosha Duke qenë qytetar i Malësisë, ku Medreseja mëton të veprojë, dhe duke qenë besimtar i fesë islame, ai ndien nevojë të shpalos disa elemente të veprimtarisë së saj të premtuar, të pritur dhe asaj të filluar. I vetëdijshëm për keqinterpretimet e mundshme nga keqëdashësit ose nga injorantët, në pajtim me titullin e këtij teksti dhe në pajtim me porosinë e Krijuesit për ne krijesat, si dashamirës i veprimit të saj të suksesshëm, ndihem i lirë të ndajë mendimin publik me orpinionin dhe me udhëheqësit e Bashkësisë Islame dhe të Medresesë, pikërisht me rastin e inaugurimit të saj, pra me rastin e fillimit të punës. Çka nuk guxojmë të harrojmë kur duam të flasim për veprimtarinë e suksesshme të kësaj medreseje? Medreseja është hapur në një vend shqiptar dhe në një trevë shqiptare. Shqiptarët si komb, e kombet i ka dhënë Zoti, nuk janë vetëm të fesë islame. Ka edhe të feve të tjera monoteiste. Në Malësi më se gjysma janë katolikë. Nga ana tjetër edhe se në Mal të Zi ka edhe komb tjeter të fesë islame, boshnjakëtmyslimanët. Tipar kryesor dallues për një komb është gjuha. Ajo e shqiptarëve është ndër më të vjetrat e familjes indoeuropiane. Ashtu ka dashtë Zoti. Pra, ne kemi borxh ta ruajmë, ashtu si edhe kombin dhe ky borxh nuk është vetëm kombëtar, por në radhë të parë fetar. Sepse Zoti është Një, por ka dhënë më shumë kombe dhe më shumë gjuhë. Ne nuk ia bëjmë qejfin Atij, nuk ndjekim porosinë e Tij dhe nuk jemi në rrugën e Tij, nëse nuk bëjmë çdo përpjekje që të ruajmë edhe kombin edhe gjuhën. Pa u bërë keq të tjerëve dhe duke qenë pjesëtarë të cilësdo fe monoteiste. Të gjitha ato bashkohen tek Zoti Një. Në rastin konkret, në Medresenë e Mileshit na paraqiten nxënës të një feje, por të dy kombeve - të atij shqiptar dhe të atij boshnjak-mysliman. Po përsëris, institucioni është në një mjedis shqiptar. Së këndejmi del se duhet shumë takt e vullnet i mirë, durim e dije, çeltësi e sinqeritet që ai të punojë në pajtim me realitetin dhe me të vërtetën. Ai kurrësesi nuk guxon të rrezikojë elementin shqiptar brenda tij. A mund të arrihet kjo dhe çka tregon fillimi? Për të gjetur përgjigjen duhet pak retrospektivë. Duhet thënë se vetë ideja për të hapur një institucion të tillë në fshat ka qenë simptomatike dhe ka zgjuar dilema. Disa sosh ua kam shprehur përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, që në zanafillën e bisedave të rastësishme për nevojën e pasjes së Medresesë. Duke qenë edhe ata vetë shqiptarë, shpeheshin se ata vetë do të kishin kujdes që asgjë s'do të shkonte në dëm të elementit shqiptar dhe se do të kihej kujdes për paritetin e gjuhëve mësimore, përkatësisht për paritetin e numrit të nxënësve. Por, ishte e qartë se shqipen nuk do ta lënte të vetme as realiteti i krijuar nga zhvillimet historike brenda vetë Malësisë, ku kishte banorë me rrënjë shqiptare të cilët sot nuk flasin shqip, ose nuk e dinë mirë shqipen, gjë që ishte reflektu-

javore

ar edhe në shkollat laike të Malësisë. Duke tentuar të kujdesesha për fatin e elementit shqiptar brenda këtij institucioni, hapja e të cilit po zgjaste, aq sa më lejonte marrja me politikë dhe autonomia e feve brenda rendit kushtetues, më kujtohet të kem thirrur në telefon, në mesnatë, një ditë para vënies së gurëthemelit të objektit, ish-reisin e Bashkësisë Islame z. Idriz Demiroviqin, pasi kisha dëgjuar që të nesërmen, me këtë rast askush nuk do të fliste shqip. Pasi më thotë se kisha pasur informacion të saktë, ai menjëherë shpreh vullnet të mirë për të prodhuar zgjidhje tjetër, në të cilën edhe shqipja do të kishte vendin e vet, gjë që ndodhi të nesërmen. Shpesoj se vullnet të mirë lidhur me ecurinë e duhur të punës në Medrese do të ketë edhe reisi aktual, z. Rifat Fejziq me të cilin më rastisi të takohem në pritje të ndryshme që organizon faktori i brendshëm apo ai ndërkombëtar. Nga takime të këtilla, në të

të cilit edhe është ndërtuar xhamia. Andaj, kjo s'bën të bëhet praktikë. Sepse kjo do të zgjonte reagimin e atyre që merren me mbrojtjen e këtij identiteti në skenën multinacionale pra, multiidentitetshe të Malit të Zi. Edhe përfaqësues politikë të shqiptarëve, po të vazhdohej kjo, do të kishin të drejtë dhe do të kishin mandat që t'u thonin përfaqësuesve të Bashkësisë Islame se kanë tejkaluar kufijtë e autonomisë se vet dhe se një gjë e tillë nuk do të tolerohej. Pikërisht për këtë arsye, ky autor ka zgjedhur këtë moment, për t'ua tërhequr vërejtjen përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, po qe nevoja edhe përfaqësuesve të shtetit që të kenë kujdes për hapat që ndikojnë në mbarëvajtjen e punës së Medresesë dhe në harmoninë midis identiteteve të ndryshme në një mjedis shqiptar. Çështja e ruajtjes së identiteteve të ndryshme duhet të jetë obligim edhe i institucioneve fetare, sepse ajo kaherë është

cilat është përmendur ndonjëherë edhe çështja e identiteteve të ndryshme kombëtare brenda një feje, kam mbresë të mirë lidhur me botëkuptimet e tij, jo vetëm fetare, por edhe shoqërore e politike. Shpresoj se ai, me ekipin e tij tashmë ka vërejtur se në Medresenë e Mileshit fillimi nuk është i mirë për shkak të disbalanceve në dëm të elementit shqiptar, gjë që mund të krijojë pakënaqësi të popullsisë lokale të fesë islame ose të faktorit shqiptar në Mal të Zi, që nuk besoj të jetë intencë e Bashkësisë Islame. Prapë, nganjëherë edhe qëllimi i mirë mund të krijojë realitete të dobëta. Para se të çelej Medreseja, është dëgjuar nga përfaqësues të Bashkësisë Islame se ajo do të ketë numër të njëjtë të klasëve në dy gjuhë dhe numër përafërsisht të njëjtë në to. Çka tregon regjistrimi në vitin e parë? Janë rreth 60 nxënës të regjistruar, nuk e di në sa paralele të ndarë, por prej tyre vetëm 10 shqiptarë. Medreseja ka mundësuar, dorën në zemër, regjistrimin e një numri (shumë) më të madh edhe të shqiptarëve, por mezi janë bërë edhe aq. Çka flet kjo? Nëse numri i boshnjakëve është pesëfish më i madh se ai i shqiptarëve, kjo flet se selia e saj është dashur të kishte qenë në një vend me shumicë boshnjake ose të kufizohet pjesa e cila krijon disproporcion në mes të shifrave. Bile e para më shumë se e dyta. Mund të thotë dikush - po ku na ishte ky njeri me kësi propozimi duke harruar se ky njeri, as më parë e as tash, nuk ka mandat të vendosë për këto gjëra. Këtë mandat e ka pasur vetëm udhëheqja e Bashkësisë Islame, e cila ndoshta as vetë nuk ka dëshiruar raporte të këtilla dhe të cilës, kurdo që kam pasur rast, ia kam kumtuar pikëpamjet që tash po i lexoni, i bindur se ajo nuk do ti keqkuptojë. Sidoqoftë tash gjërat janë më të qarta dhe shihet se shpërputhja e madhe e numrit të nxënësve të një feje e dy identiteve nacionale ka filluar të krijojë shpërpjestime edhe në xhaminë e fshatit. Qysh se është çelur kjo xhami, imami i saj ka ligjëruar në gjuhën shqipe, sepse u ka folur besimtarëve shqiptarë. Tash i njëjti imam shqiptar, s'di me sugjerimin e kujt ka filluar të ligjerojë (të çelë vasë) edhe në gjuhën boshnjake në të njëjtën xhami. Kjo s'mund të jetë gjë e mirë dhe kësaj "mashallah" s'mund t'i thuhet, sepse prish traditën e identiteti, për nevoja të

obligim i institucioneve legjislative e politike të demokracive multinacionale të Europës, standardet e të cilave duhet t'i respektojmë edhe këtu. S'mund të ndodhë, ta zëmë, në Zvicër si shtet-model të përkujdesjes maksimale për ruajtjen dhe kultivimin e identiteteve të ndryshme që italianët të ndërtojnë institucione fetare në mjedise me shumicë gjermane, ose këta të dytët me shumicë frankofone. Por, kjo nuk i pengon të respektojmë institucionet e njëri-tjetrit. Ndoshta po vie koha që edhe në Mal të Zi, sidomos në radhët e pakicave nacionale, të kuptohet e të krijohen kushte që secila prej tyre të ketë institucionet e veta të nevojshme, në mjediset e veta, e disa sosh edhe në kryeqendrën e shtetit ku jetojnë. Po vie koha që, për shembull, edhe boshnjakët edhe shqitparët e fesë islame, të shohin vetë se është më mirë që secili të ketë medresetë e veta në mjediset e veta, ashtu si edhe, ta zemë, kroatët dhe katolikët shqiptarë kanë kishat e shkollat e veta fetare në mjediset e veta. Kështu identitetet ruhen më së miri dhe respektohen ndërmjet veti më së miri. Edhe ato fetare edhe ato nacionale. Ky autor, i cili mendon se s'ka fe pa komb, as komb pa fe, së paku jo në kohën tonë, është i gatshëm të jetë në shërbim të qasjes së lartpërmendur, sepse është dashamirës edhe i shkollave fetare, pra edhe i medreseve, me kapacitete të plota. Medresetë kanë luajtur rol shumë pozitiv edhe në mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit nacional e kulturor të shqiptarëve në kohët më të vështira të historisë së tyre. Edhe në kohën më të re, gjatë terrorit të Millosheviqit në Kosovë, medreseja e Prishtinës ka qenë strehimore e ndihmëtare e madhe e shumë veprimtarëve politikë dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Bashkëpunimi i fetares dhe nacionales është i mundshëm edhe në Mal të Zi. Për këtë duhet vetëm vullnet e bisedë. Edhe krijuesi porosit: "Flisni ndërmjet veti".

Pikºpamjet e shprehura nº faqet opinione & vºshtrime nuk pºrfaqºsojnº domosdoshmºrisht politikºn redaksionale tº

Kohºs javore

e enjte, 11 dhjetor 2008 5

Profile for fgjokaj

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Profile for fgjokaj
Advertisement