Page 19

SPORT FEDERATA E TAEKWAND0-së SË MALIT TË ZI ORGANIZOI KUPËN E MALIT TË ZI

Kadetët e "Besës" fitues të Kupës Garuesit e ekipit të "Besës" në garat për Kupën e Malit të Zi arritën të fitojnë gjithsejt 30 medalje. Prej tyre, 15 të arta, 9 të argjendta dhe 6 të bronzta. Andaj, me të drejtë mund të konstatohet se ekipi "Besa" nga Tuzi e mbylli edhe këtë vit me suksese të mëdha, duke dëshmuar se ajo po e vazhdon traditën, si njëri ndër ekipet më të suksesshme në Federatën e Taekwondo-së së Malit të Zi. Gjatë fundjavës së kaluar, Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi organizoi në sallën sportive të SHF "Zarija Vujosheviq" në Mataguzh garat për Kupën e Malit të Zi në të gjitha kategoritë, senirorë, juniorë, kadetë dhe pionierë, me afro 100 garues. Në këto gara morën pjesë 6 ekipe- "Besa", " Ulqini", "Shqiponja", "Montenegro stars"," Viktorija", dhe "Podgorica". Ekipi "Besa" mori pjesë me 21 garues, kurse "Shqiponja" me 3 sish. Në fillim të këtyre garave fjalën përshëndetëse e tha kryetari i Federatës së Taekwondosë së Malit të Zi, Nikolla Erakoviq, i cili pjesëmarrësve të këtyre garave u dëshiroi suksese. Ndërkaq, trajneri i "Besës", Nikollë Gegaj, në fund të këtyre garave shprehi kënaqësi sidomos me prezantimin e disa garuesve në kategorinë e juniorëve që zunë vende të para edhe si seniorë. Një pjesë e madhe e garuesve të "Besës" ( kadetë dhe pionierë) kësaj here u prezantuan

"Shqiponja" fiton 3 medalje Garuesit e ekipit "Shqiponja" në garat e Kupës së Malit të Zi ia arritën të fitojnë tri medalje. Kështu, Simon Gjonaj -59 kg mori dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë, kurse pionieri Nikë Junçaj -45 kg u shpërblye me medalje të argjendtë dhe garuesi i tretë Sandra Ivezaj -23 kg u dekorua me medalje të bronztë.

për herë të parë në gara. Sipas rregullores së taekwondo-së disa garues në këto gara morën pjesë edhe në kategori të tjera. Seniorët e "Besës", Nua Rukaj -84 kg, Vilson Lajçaj -78 kg, Gjon Gjonaj -72 kg dhe Dalibor Lekoçaj -54 kg u dekoruan me medalje të arta, ndërsa me të argjendtë u shpërblye seniori, Anton Nikprelaj -62 kg, ndërsa me medalje të bronztë u kurorëzuan këta seniorë: Ndoci Erjon -62 kg, Tomë Gjonaj -67 kg dhe Robert Junçaj -67 kg. Ndërkaq, në kategorinë e juniorëve me medalje të arta u shpërblyen Vilson Lajçaj -73 kg dhe dalibor Lekoçaj -51 kg. Medaljet e argjendta ia arritën t'i fitojnë garuesit Tomë Gjonaj -68 kg, Gjon Gjonaj 73 kg dhe Agron Gjokaj + 78 kg. Me medalje të bronztë u dekoruan Anton Nikprelaj -63 kg dhe Erjon Ndoci -63 kg. Kadetët e "Besës", Agron Gjokaj + 65 kg, Rrok Ivezaj -41 kg, Anton Dukaj -37 kg dhe Sonja Pllumaj ia dolën të fitojnë në këto gara medalje të arta, ndërsa po në të njëjtën kategori, Nikollë Gojçaj -57 kg mori medalje të argjendtë.

Pionierët e ekipit "Besa", Laura Gjokaj -33 kg, David Arapaj -31 kg, Mario Gegaj -45 kg, Mark Lulgjuraj + 50 kg dhe Diana Lekoçaj -25 kg dekorohen me medalje të arta. Medalje të argjendta morën këta pinonierë: Gjergj dhe Agron Lekoçaj, Anamaria dhe Zana Gjokaj, kurse medalje të bronztë David Lekoçaj. Kadetët e "Besës" në fund të këtyre garave u shpallën si ekipi më i mirë, duke fituar kështu edhe Kupën e Malit të Zi. Ndërkaq, është për të ardhur keq se seniorët e po këtij ekipi nuk arritën për 1 pikë që të fitojnë edhe ata Kupën. Me përfundimin e këtyre garave, njëheri për këtë vit kalendarik përfundojnë edhe të gjitha

aktivitetet sportive të Federatës së Taekwondosë së Malit të Zi. Andaj, me të drejtë mund të konstatohet se ekipi "Besa" nga Tuzi po e mbyll edhe këtë vit me suksese të mëdha, duke dëshmuar se ajo po e vazhdon traditën, si njëri ndër ekipet më të suksesshme në Federatën e Taekwondo-së së Malit të Zi.

rr.d.

TË DIELËN NË PODGORICË U MBAJT KUPA E MALIT TË ZI NË TAEKWONDO PËR PIONIERË, KADETË, JUNIORË DHE SENIORË

KT "Ulqini" ndër më të mirët Në renditjen e përgjithshme "Ulqini"-t i takoi vendi i dytë në kategorinë e kadetëve, ndërsa vendi i tretë në kategoritë e pionierëve, juniorëve dhe seniorëve. Arijeta Zatoviq u shpall kampione e dyfishtë e Malit të Zi, në kategorinë e juniorëve dhe atë të seniorëve. Klubi i Taekwondosë "Ulqini" dëshmoi edhe një herë se është njëri ndër klubet më të mirë në këtë sport në nivel vendor. Garuesit e këtij klubi fituan plot 24 medalje, prej të cilave shtatë të arta, 11 të argjendta dhe gjashtë të bronzta, në Kupën e Malit të Zi për Pionierë, Kadetë, Juniorë dhe Seniorë e cila u mbajt të dielën në Podgoricë. Përveç këtyre medaljeve, KT "Ulqini" fitoi edhe katër kupa. Në renditjen e përgjithshme "Ulqini"-t i takoi vendi i dytë në kategorinë e kadetëve, ndërsa vendi i tretë në kategoritë e pionierëve, juniorëve dhe seniorëve. Medalje të arta nga KT "Ulqini" në Kupën e Malit të Zi fituan Arijeta Zatoviq, e cila u shpall kampione e dyfishtë, në kategorinë e juniorëve dhe atë të seniorëve, pastai Allmedin Suka, Esad Kraja, Nail Karamanaga, Ardijana Karamanaga dhe Medina Kanaqi. Me nga dy medalje të argjendta u kurorëzuan Artan Zenuni dhe Leonard Dobreci, ndërsa nga një medalje të argjendtë fituan Allmedin Suka, Besnik Shata, Arben Kollari, Artan Fici, Adnan Hasa, Genc Hasa dhe Bojan Vladisavleviq. Dy medalje të bronzta për KT "Ulqini"-n i fitoi Ardijan Zenuni, ndërsa nga një Besnik Shata, Arian Muslimi, Rinor Jahja dhe Izedin Kurti.

(Kohapress)

e enjte, 11 dhjetor 2008 19

Profile for fgjokaj

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Profile for fgjokaj
Advertisement