Page 16

AGROKULTUR¸ MIKROEKONOMIA (1)

Teoritë ekonomike të familjes bujqësore

Ekzistojnë disa teori mikroekonomike mbi familjen bujqësore, të cilat synojnë të shpjegonjë veprimtarinë ekonomike duke nxjerrë deduksione nga një numër supozimesh për qëllimet e familjes dhe për natyrën e tregjeve në kuadrin e të cilave familjet marrin vendime. Këto teori nuk janë të ndara nga njëra-tjetra por kanë shumë gjëra të përbashkëta si në pikënisje, në trajtim dhe në metodën logjike.

Mr Enis Gjokaj Literatura agroekonomike evidencon këto teori: 1. Teoria e maksimalizimit të fitimit 2. Teoria e mosdëshirës për të rrezikuar 3. Teoria e mosdëshirës për punë të rëndë 4. Teoria e familjes bujqësore 5. Teoria e qiramarrjes për një pjesë të prodhimit. Këto teori si kanë të përbashkët disa supozime kyçe, që do të thotë se ato janë variacione mbi një temë të vetme (familja bujqësore): - familja bujqësore, për qellime të analizës ekonomike është marrë si një njësi e vetme në marrjen e vëndimeve, - familja rrit në maksimum një funksion të vetëm interesi që përfaqëson mirëqënjen e përbashkët të anëtarëve të saj, - atje ku të ardhurat janë i vetmi variabël në funksionin e interesit, atëherë maksimalizimi i fitimit dhe interesit përputhen, - atje ku të gjitha tregjet e prodhimit dhe të faktorit janë plotësisht të formuar dhe konkurrent, maksimalizimi i fitimit është gjithnjë një komponent i maksimalizimit të interesit, megjithëse, atje mund të ketë edhe variabla të tjerë në funksionin e interesit (p.sh.sigurimi i ushqimit, koha e lirë etj), - ndryshimet në logjikën dhe në parashikimet e teorive të ndryshme burojnë më tepër nga ndryshimi i supozimeve për funksionimin e tregjeve se sa nga ndryshimi i supozimeve për synimet familjare, - supozimet e ndryshme për tregjet e punës dhe për ndarjen e kohës së punës të familjes, janë shpesh tipare kritike që dallojnë njërën teori nga tjetra, - veprimtaria ekonomike familjare varet nga mardhënjet shoqërore, të cilat bëjnë që tregjet të funksionojnë ndryshe për disa fshatarë dhe ndryshe për të tjerët. Teoritë e ndryshme të familjes bujqësore burojnë nga i njëjti aparat teorik, ku disa komponentë ndryshohen ndërsa të tjerët mbahen të pandryshuar. Maksimalizimi i fitimit. Kjo teori e trajton familjen bujqësore si një fermë bujqësore që vepron në tregjet plotësisht të formuar dhe konkurrues.Interesi është vetëm një funksion të ardhurash dhe maksimalizimi i tij përputhet me maksimalizimin e fitimit. Kjo teori parashikon një reagim pozitiv të familjes ndaj ndryshimeve në çmimet e tregut. Pra, një rritje në çmimin real të prodhimit çon në përdorimin më të lartë të faktorit, në prodhim më të lartë dhe në të ardhurat neto më të larta. Maksimalizimi i fitimit nuk lëjon konflikte ose

16 e enjte, 11 dhjetor 2008

këmbime midis të ardhurave më të larta dhe synimeve të tjera familjare, që rrjedhin për shkak të mungesës së tregjeve në disa mallra e shërbime. Kjo teori lidhet ngushtë me konceptin e efektivitetit, në kuadrin e së cilës ekonomisti amerikan T.W.Schultz, ka zhvilluar hipotezën e njohur se familjet bujqësore në vëndet në zhvillim janë << efikase për të varfërit<< dhe se << kanë pak gjëra të pafrytshme në shpërndarjen e faktorëve të prodhimit në bujqësinë e tyre tradicionale<< (Schultz, 1964.) Kjo hipotezë pati ndikim të gjatë në marrjen e vëndimeve nga fshatari. Besueshmëria, kufizimet dhe implikimet politike të saj mbeten me shumë interes për ekonominë fshatare. Propozimi se fshatarët janë efikas, i motivon familjes fshatare nxitjen për të rritur në maksimum fitimin. Efektiviteti dhe rritja në maksimum e fitimit janë dy anë të së njëjtës çështje. Kjo sepse efektiviteti ekonomik kërkon si kusht të domosdoshëm ekzistencën e një tregu konkurrues për shkak se si njësia prodhuese individuale, ashtu dhe sektori shtetëror nuk mund të kenë efektivitet nëqoftëse disa sipërmarrës (prodhues) ballafaqohen me çmime të ndryshme, apo nëse disa të tjerë mund të ndikojnë mbi çmimet dhe fitimet e prodhuesve tjerë. Ka disa arsye të vlefshme që të nxitin për të shqyrtuar efikasitetin ekonomik në studimin e fshatarëve, dhe kjo sepse ai prek aspekte të tilla të ekonomisë fshatare që lidhen me:

- teoritë e familjes, - idenë rreth kontributit të bujqësisë fshatare në rritjen ekonomike, - diskutimet për qëndrueshmërinë e prodhimit fshatar dhe për aftësinë e tij për të konkurruar me ndërmarrjet kapitaliste në bujqësi, - madhësinë e fermës dhe efektivitetin ekonomik të saj, etj. Pra, hipoteza e rritjes në maksimum të fitimit, kërkon që të mos ketë çrregullime të shpenzimeve ose të prodhimeve, për ti dhënë familjes një të ardhur neto më të lartë, të matur në para ose në terma fizikë, dhe që të zbatohet njëlloj si për familjet e varfëra edhe për ato të pasura. Në këtë kuadër, faktorët dhe prodhimet të vlerësohen me çmimet e tregut. Rritja në maksimum e fitimit ka përmbajtje vepruese (nxitje të familjes) dhe teknikoekonomike (veprimtaria ekonomike bujqësore si një ndërmarrje biznesi). Në shumë studime konstatohet fakti se më pak interes tregohet për mënyrën se si i merr vëndimet e saj familja bujqësore dhe më shumë për rezultatet e këtyre vëndimeve, që lidhen me efikasitetin e fermës si një ndërmarrje. Nëqoftëse natyra e ekonomisë fshatare pëngon realizimin e efikasitetit ne kuptimin e plotë të fjalës, kjo sdo të thotë se nuk mund të ekzistojë një element i fortë i llogaritjes ekonomike, në kontekstin e synimeve dhe të kufizimeve të shumëfishta të familjes bujqësore. Në këtë kuadër, maksimalizimi i pjesshëm ose i kufizuar i fitimit mund të ekzistojnë edhe

- veprimtaria ekonomike familjare varet nga mardhënjet shoqërore, të cilat bëjnë që tregjet të funksionojnë ndryshe për disa fshatarë dhe ndryshe për të tjerët.

nëqoftëse nuk vihet re efektiviteti. Modeli i rritjes në maksimum të fitimit pritet të përqëndrohet vetëm mbi një aspekt të efikasitetit, që është përshtatja e prodhimit dhe shpenzimeve me çmimet e tyre relative, që është e vërtet edhe për hipotezën e fshatarit efikas, e cila pohon se fermat veprojnë më tepër mbi kufirin e mundësisë së prodhimit se sa brënda saj. Ekzistojnë disa kufizime të maksimalizimit të fitimit: - prania e rrezikut (rriskut), - prania e pasigurisë, - mardhënjet jo të barabarta të mundësive dhe detyrimeve midis familjeve, - jopërsosshmëritë e përhapura në tregjet e prodhimit, të kreditit dhe të faktorëve. Nisur nga shqyrtimi i çështjes së efektivitetit, janë evidente disa konkluzione si: - Nëqoftëse fshatarët janë efikas brënda kufizimeve të teknologjisë ekzistuese, atëherë vetëm ndryshimi rrënjësor në teknologji siguron rritjen e prodhimit në bujqësinë fshatare (mënyra e transformimit); - Nëqoftëse joefektiviteti tek fshatari rrjedhë nga papërsosshmëria e tregjeve, atëherë dhe në përhapjen e informacionit për teknologjitë e prodhimit sa më të gjërë; - Nëqoftëse supozohet se fermerët janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të çmimit, atëherë manipulimet me çmimet e prodhimit dhe të faktorit ( si projekte krediti, subvencionimi të plehrave) mund të kenë të njëjtin efekt, por me kosto më të ulët; - Nëqoftëse fermerët janë teknikisht joefikas, atëherë një rrol të madh luajnë arsimimi i prodhuesve bujqësor dhe zgjatja e afatit të punës, si metoda me kosto relativisht të ulët për të përmirësuar apo siguruar rritjen e efektivitetit prodhues. Kjo në literaturë quhet edhe si " mënyra e përmirësimit "; Teoria e fshatarit që rrit në maksimum fitimin veç aspekteve ekonomike lidhet dhe me aspekte të natyrës së ideologjisë dhe politikës agrare. Ajo ka dhe një sërë kufizimesh që konsistojnë në: - Trajtimin e fshatarëve sikur asnjë prej tyre nuk jeton në varfëri ekstreme, në pabarazi, pasiguri e në privacione që karakterizojnë jetëne fshatarëve në shumicën e regjioneve të botës; - Presupozimin e një fshatarësie pa klasa ku nuk ka konflikte për zotërimin e burimeve etj; - Injorimin e ndryshimeve të mëdha sociale që shpesh janë thelbi i suksesit të bujqësisë fshatare (p.sh. rëndësia dhe rroli i një reforme toke, të kryer sa më drejt, e plotësisht në kushtet e çdo vëndi); - Neglizhimin e arsyetimeve të zakonshëm (sigurimi i ushqimit, stabiliteti i çmimeve) për ndërhyrjen e tregut, siç praktikohet në të gjitha ekonomitë e tregut të lirë industrial.

Profile for fgjokaj

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Profile for fgjokaj
Advertisement