Page 14

MOZAIK ULQIN BIZNES ASOCIACIONI PREZANTOI REZULTATET E ANKETËS MBI GJENDJEN E PRODHUESVE BUJQËSORË NË KOMUNËN E ULQINIT

Problem, mungesa e tregut dhe e qendrave të grumbullimit Kryetari i Sektorit të Bujqësisë pranë UBA-s, Mefit Jakupi, ka thënë se ky asociacion, brenda mundësive, do të ndihmojë dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente lokale dhe shtetërore për zgjidhjen e problemeve të evidentuara të prodhuesve bujqësorë.

do të bashkëpunojë me organet kompetente lokale dhe shtetërore për zgjidhjen e problemeve të evidentuara. "Ne e kemi përsëritur disa herë se zhvillimi i turizmit duhet ndjekur nga zhvillimi i bujqësisë sepse të dy këta lëmenj janë jetike për të pasur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm ashtu siç e dëshirojmë të gjithë ne", ka thënë Jakupi, i cili është njëko-

Ulqin - Prodhuesit bujqësorë në Komunën e Ulqinit mendojnë se dy problemet më të mëdha me të cilat ata përballen janë mungesa e qendrave të grumbullimit, paketimit dhe ruajtjes së prodhimeve bujqësore, si dhe mungesa e tregut. Këto janë rezultatet e anketës së realizuar nga Sektori për Bujqësi pranë Ulqin Biznes Asociacionit, rezultatet e së cilës u prezantuan në një konferencë për shtyp të premten. Anketa është realizuar në terren me ç'rast janë anketuar prodhuesit bujqësorë në tri zona, Anë e Malit, Zogaj dhe Shtoj, dhe ka pasur për qëllim të identifikojë problemet kryesore me të cilat ballafaqohen prodhuesit bujqësorë në komunën e Ulqinit. Nga Sektori për Bujqësi pranë UBA-s kanë thënë se anketa është realizuar në këto tri zona për arsye se ato janë zona ku bujqësia është aktivitet parësor dhe ku ekzistojnë mundësitë për një zhvillim akoma më të madh në këtë drejtim. Përfaqësuesi i Sektorit për Bujqësi, Faik Nika, ka thënë se nisur nga rezultatet e anketës, janë identifikuar disa nga problemet kryesore në të cilat hasin prodhuesit bujqësorë në këto zona. "Me zgjidhjen e këtyre problemeve do të ndihmohet rritja e kapaciteteve prodhuese, rritja e cilësisë së prodhimit dhe rritja e të ardhurave të fermerëve", ka thënë Nika. Kryetari i Sektorit të Bujqësisë pranë UBA-s, Mefit Jakupi, ka thënë se ky asociacion, brenda mundësive, do të ndihmojë dhe

SIPAS PËRFAQËSUESVE TË KOMPANISË HOLANDEZE "VAN DEN OEVER ZAAIJER & PARTNERS"

Plazhi i Madh mund të tërheqë investitorët më të njohur botërorë Përfaqësuesi i kompanisë "Van Den Oever Zaaijer & Partners", Pol Van Vijk, ka thënë se projekti i tyre i respekton parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshtatet me ambientin natyror të Plazhit të Madh. Potencialet e Plazhit të Madh mund t'i tërheqin lehtë investitorët më të njohur botërorë, ndërsa këtë hapësirë duhet zhvilluar në pajtim me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, kanë vlerësuar përfaqësuesit e kompanisë holandeze "Van Den Oever Zaaijer & Partners". Zgjidhja ideore e kësaj kompanie është zgjedhur si më e mira në konkursin për zgjidhjen më të mirë planifikuese "Plazhi i Madh, kompleks i qëndrueshëm turistik në bregdet" të shpallur nga Ministria për Zhvillim Ekonomik. Përfaqësuesi i kompanisë "Van Den Oever Zaaijer & Partners", Pol Van Vijk, ka thënë se projekti i tyre i respekton parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshtatet me ambientin natyror të Plazhit të Madh. "Plazhi i Madh është mjedis shumë specifik dhe fantastik, disa pjesë të të cilit ndoshta janë shkatërruar, por në projektin tonë jemi munduar t'i rehabilitojmë dhe t'ua kthejmë bukurinë e tyre. Ky është drejtimi për të cilin mendohet kur bëhet fjalë për zhvillimin e qëndrueshëm", ka deklaruar Van Vijk. Ai ka përkujtuar se Plazhin e Madh e rrethojnë vegjetacioni i pasur dhe deti, si dhe që këtë hapësirë do të duhej shfrytëzuar maksimalisht sepse ekziston mundësia për zhvillimin e tij.

14 e enjte, 11 dhjetor 2008

"Qëllimi ynë është që të realizojmë strukturën e disenjos urbane, e gjithsesi në tërë këtë duhet përfshirë edhe popullsinë lokale. Nuk ka rëndësi nëse do të ndërtohen komplekse apo hotele rezidenciale, por duhet të nxirret maksimumi që mund të ofrojë Plazhi i Madh", vlerëson Van Vijk. Kompania holandeze, ka shtuar ai, është fituese e shumë mirënjohjeve në këtë vend dhe në botë, ndërsa në bazë të projektit të tyre është ndërtuar edhe kompleksi me tri mijë shtëpi në Rusi. Van Vijk ka thënë se projekti parashikon përdorimin e materialit i cili tashmë ekziston në Mal të Zi për ndërtimin e ardhshëm të kompleksit në Plazhin e Madh. Në Panairin treditor të pasurive të paluajtshme MIPIM Horizons, të mbajtur në Kanë, janë prezantuar pesë projekte planifikuese për Plazhin e Madh, kompleks i qëndrueshëm turistik në bregdet. Përveç kompanisë holandeze, projektet i kanë prezantuar edhe firmat PRP "Architects" nga Britania e Madhe dhe "Crawford Architects", nga SHBA. Në Panair janë prezantuar po ashtu zgjidhjet planifikuese të kompanive "Archipelagos Aedas Team" nga SHBA dhe SSSCCM+PM nga Italia.

(Kohapress)

hësisht edhe nënkryetar i UBA-s. Sipas përfaqësuesve të UBA-s, kjo është anketa e vetme e realizuar për bujqësinë në Ulqin, të paktën në vitet e fundit.

(Kohapress)

Profile for fgjokaj

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Koha 350  

Koha Javore numër 2008, botuar më 11.12.2008

Profile for fgjokaj
Advertisement