Issuu on Google+

Përmbajtja Mesazhi……………………………………………………......................................................

3

1. Programi i zhvillimit të Bashkisë Durrës…………………………………………………. 1.1 Hyrje…………………………………………………………………………………………

5 5

2. Situata ku ndodhet drejtimi i Bashkisë sot ……………………………………………….. 6 3. Vizioni, prioritetet strategjike dhe objektivat…………………………………………….. 3.1 Vizioni……………………………………………………………………………………….. 3.2 Prioritetet strategjike ………………………………………………………………………. 3.3 Objektivat……………………………………………………………………………………

7 7 8 9

4. Programi i detajuar……………………………………………………………………………. 14 4.1.1 Furnizimi me ujë dhe shërbimi i kanalizimeve ....…………………………….. 15 4.1.2 Furnizimi me ujë – gjendja ekzistuese…………………………………………. 15 4.1.3 Kanalizimi i ujërave të zeza – gjendja ekzistuese…………………………… 15 4.2 Mbrojtja e mjedisit – gjendja ekzistuese………………………………………………. ..17 4.2.1 Pastrimi dhe menaxhimi i mbetjeve…………………………………………….. 18 4.2.2 Mjediset e gjelbërta……………………………………………………………….. 19 4.3 Infrastruktura rrugore – gjendja ekzistuese……………………………………………… 20 5. Zhvillimi urban………………………………………………………………………………… 22 5.1 Zhvillimi urban – gjendja ekzistuese……………………………………………………. 22 5.2 Plani i përgjithshëm rregullues……………………………………………………….. 22 6. Disa çështje kryesore, sociale kulturore, ekonomike dhe shëndetësore për zhvillimet e ardhshme……………………………………………………………………………………. 25 6.1 Mundësitë e zhvillimit të turizmit…………………………………………………….. 25 6.2 Infrastruktura dytësore...…………………………………………………………………. 25 6.2.a Arsimi……………………………………………………………………………….. 26 6.2.b Shëndetësia………………………………………………………………………… 27 6.2.c Strehimi……………………………………………………………………………… 27 6.2.d Shërbimet sociale……………………………………………………………….. 28 6.2.e Turizmi…………………………………………………………………………….... 29 6.2.f Kultura, Rinia dhe Sporti…………………………………………………………... 30 6.2.f.1 Kulturë………………………………………………………………………... 29 6.2.f.2 Rinia……………………………………………………………………….. 31 6.2.f.3 Sporti…………………………………………………………………………... 32 7. Parashikimi i rritjes së të ardhurave, administrata vendore dhe institucionet e varësisë……………………………………………………………………………………… 7.1 Parashikimi i rritjes së kapacitetit financiar të Bashkisë Durrës…...…………….. 7.2 Administrata vendore e Bashkisë Durrës – gjendja ekzistuese…….…………….

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

33 33 36

Page 1

7.3 Vizioni, prioritetet dhe politikat e Bashkisë në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit……………………………………………………………………………....

38

8. Përmbledhje………………………………………………………………………………

38

9. Tabelat përmbledhëse të projekteve…………………………………………………....

40

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 2

Të nderuar qytetarë të Durrësit! Duke vlerësuar maksimalisht mbështetjen dhe vlerësimin e bërë nga Partia Demokratike, duke më kandiduar për kryetar Bashkie në Durrës si përfaqësues të Koalicionit Aleanca për Qytetarin, në zgjedhjet vendore të 8 Majit 2011; Duke pasur vullnetin e palëkundur për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të zhvilluar ekonominë e qytetit, i bindur se kemi të gjitha mundësitë, pasuritë natyrore dhe kapitalet njerëzore, për të përmirësuar mirëqenien dhe cilësinë e jetesës sonë; Duke qenë i bindur se tashmë është koha që drejtimin e Bashkisë së Durrësit ta kthejmë te qytetarët; Duke qenë të bindur se është koha për të mobilizuar të gjitha kapacitetet tekniko-lokale dhe ndjeshmërinë qytetare, të bashkohemi për t’i thënë “ndal” shkatërrimit urban dhe betonizimit të qytetit dhe të bregdetit; Duke çmuar dhe vlerësuar biznesmenët, qytetarët dhe të gjithë taksapaguesit, që kontribuojnë në financat vendore, duke i garantuar ata, se çdo qindarkë e tyre do të përdoret me efektivitet, efikasitet dhe transparencë, si në investime kapitale ose në shpenzime operative dhe administrative; Duke i qëndruar fort idesë se një shoqëri e fortë është integral i familjes së fortë, shpreh përkushtimin tim se një pjesë e konsiderueshme e burimeve financiare të Bashkisë do të orientohen në sektorët e edukimit, të mjedisit, të shërbimeve sociale dhe të shëndetësisë; Duke shfrytëzuar përvojën time politike, profesionale, manaxheriale, në konsultim me grupet e interesit dhe me qytetarët, me bindjen se kështu i ofrojmë qytetit të Durrësit programin më të mirë në shërbim të kërkesave të bashkëqytetarëve dhe të aspiratave të kohës; Me dëshirën e sinqertë dhe besnikërinë për t’i shërbyer qytetit tim; Me vendosmërinë e palëkundur për të ruajtur çdo vlerë historike, kulturore dhe arkeologjike të trashëgimisë sonë si pjesë të identitetit të Durrësit, qytetit 3000 vjeçar; Me kurajën dhe përkushtimin maksimal për të pasur një zhvillim urban dhe mjedisor të standardeve europiane; Me mbështetjen e specialistëve, administratorëve, politikanëve lokalë të të gjitha gjeneratave, bashkohemi për të ndërtuar një administratë të aftë e profesionale, e cila në qendër të punës së saj ka qytetarin; I bindur se në çdo rresht dhe shkronjë të këtij programi qëndrojnë interesat e qytetarit dhe i shërbehet qytetarit; Arsyet e renditura më sipër, si dhe Programi, i paraqitur nga unë, për Durrësin e viteve që vijnë, më inkurajojnë në fitoren e sigurt për kreun e Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet vendore të 8 Majit.

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 3

Për të realizuar këtë program, ju ftoj të gjithëve të pranoni ofertën time, për të më votuar më 8 Maj, për t’u bërë të gjithë pjesë e realizimit të sipërmarrjes sime politike, për t’ia kthyer Bashkinë qytetarëve, sepse Qytetari është i pari, Ju jeni të parët.

Juaji Ferdinand Xhaferaj

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 4

1. PROGRAMI I ZHVILLIMIT TË BASHKISË SË DURRËSIT 1.1 HYRJE Programi elektoral, që Partia Demokratike dhe unë paraqesim sot, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 8 Majit 2011, është ndërtuar mbi parimet e mirëqeverisjes, të transparencës, llogaridhënies, pjesëmarrjes qytetare, si edhe të ekspertizës më të mirë të qeverisjes vendore. Ky Program i ka të specifikuara në detaje të gjitha problemet që shqetësojnë qytetarët, këto probleme janë grupuar në prioritete strategjike mbi bazën e të cilave janë hartuar politikat, objektivat dhe projektet që do t‟i realizojnë ato. Ky program ka marrë në konsideratë dhe është mbështetur mbi shumë propozime të bëra nga qytetarët, në takimet paraelektorale që kam zhvilluar me banoret e 18 lagjeve të qytetit. Ndërtimi i një programi elektoral së pari dhe mbi të gjitha, duhet të jetë i besueshëm. Për të arritur besueshmërinë, jemi nisur nga një studim i hollësishëm i mundësive financiare që ka pasur 4-5 vitet e fundit Bashkia e Durrësit, si dhe të aseteve në zotërim të saj. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se Bashkia e Durrësit, në katër vitet e fundit, 2007-2010, ka menaxhuar shumën prej 7.452.529.000 lekë ose 53.3 milionë euro. Nëse kësaj shume i shtojmë dhe kredinë e marrë nga Komisioni i Bankës Europiane (CEB), prej 3.4 milionë për strehimin e familjeve me të ardhura të pakta, rezulton se në katër vite Bashkia e Durrësit zotëronte 56.3 milionë euro. Për të qenë më praktikë dhe për të shprehur mundësitë që ka pasur Bashkia e drejtuar nga socialistët në këto katër vite të shkuara, kemi llogaritur se, nëse 50 % e fondeve do të përdoreshin për investime kapitale, me këto para do të ndërtoheshin rreth 150 km rrugë me gjerësi 8 m, ose rreth 2.100 apartamente banimi. Përgatitja e Planit Strategjik për Programin Elektoral, ka si domosdoshmëri një bashkërendim të ideve e të projekteve të institucioneve dhe ndërmarrjeve ekonomike, që operojnë në Durrës, siç janë Autoriteti Portual Durrës, agjencitë e ndryshme shtetërore dhe private, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave, institucionet bankare dhe financiare, Universiteti “A.Moisiu”, organizatat jofitimprurëse, specialistët e pavarur të të gjitha fushave, politikanë të pushtetit qendror dhe vendor, etj. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur qasjen që i kemi bërë një materiali tepër të dobishëm, që është Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Vendor (të Durrësit), e përditësuar. Hartimi i këtij programi merr në konsideratë studime të kryera si dhe planin strategjik të zhvillimit, ku dallohet Masterplani i Portit, Parku Industrial dhe Parku Energjetik, Porti i Ri i Peshkimit, ndërtimi i kampusit të Universitetit të Durrësit, planet e studimit të qendrës së Durrësit, Projektplani i Përgjithshëm Rregullues i qytetit, i shoqëruar me planin strukturor, studimin e përmirësimit të ujit të pijshëm, studimin dhe rikonstruksionin e KUZ-it në PLAZH, studimin e Planit lokal për menaxhimin e mbetjeve të ngurta të Bashkisë Durrës, e-Government, Strategjia për Fëmijët, etj. Në këtë program është bërë një vlerësim i të dhënave, me anë të të cilave është hartuar analiza fillestare SWOT, duke nxjerrë në pah pikat e forta dhe të dobëta të qytetit. Kjo analizë është përshtatur me situatën e sotme dhe shërben si bazë për hartimin e politikave lokale dhe rajonale

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 5

për Durrësin e vitit 2015. Durrësi i cili ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, sigurisht ka shumë pika të forta, që janë renditur si më poshtë: 

Durrësi, qendër e kryqëzimit të transportit detar, hekurudhor dhe tokësor;

Durrësi pol i zhvillimit të turizmit masiv dhe elitar;

Durrësi porta e korridorit VIII, një nga qytetet më të mëdha të vendit me 206 mijë banorë;

Qyteti me histori dhe arkeologji të pasur dhe të spikatur në rajonin e Mesdheut;

Qendër zhvillimi ku operojnë mbi 6000 biznese të vogla dhe të mëdha;

Qendër e jetës akademike me Universitetin e tij;

Potenciali i madh dhe i kualifikuar human.

2. SITUATA KU NDODHET DREJTIMI I BASHKISË SOT Nuk është e vështirë për të kuptuar se në 5-6 vjetet e fundit financat e Bashkisë duhet të kishin qenë në rritje të qëndrushme, sepse ka një zhvillim pozitiv të thellimit të decentralizimit vendor, decentralizimit fiskal, përmirësimit të kuadrit ligjor për partneritetin publik-privat, miratimit të ligjit të huamarrjes vendore, të mundësive për të përfituar nga programet e Bashkimit Europian (IPA), si dhe mbështetje financiare dhe përfitim të kredive nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe nga donatorë vendas e të huaj. Në katër vitet e fundit Bashkia e Durrësit ka patur mbështetje politike në miratimin e financave dhe të programeve buxhetore, nga një këshill bashkiak me shumicë të djathtë, duke i dhëne organit ekzekutiv mundësinë që në katër vite të përdorte 56.3 milionë euro. Bashkia e Durrësit, përballet sot me këto probleme: 

Keqpërdorimin e financave publike;

Nivelin e ulët të realizimit të investimeve, të cilat janë realizuar vetëm në nivelin e 40 50%;

Prishjen e identitetit të Durrësit, si qytet me trashëgimi historike, kulturore dhe arkeologjike;

Nivelin e ulët të shpenzimeve kapitale ku vetëm 50% e buxhetit të Bashkisë është përdorur për shpenzimet kapitale;

Furnizimin me ujë dhe sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza;

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve nuk ka kaluar në administrimin e Bashkisë;

Pastrimi i qytetit, cilësia dhe kostot e shërbimit janë problematike;

Mungesë e një plani të integruar në menaxhimin e mbetjeve urbane;

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 6

Mungesë e teknologjisë në përpunimin e mbetjeve urbane, vendet e depozitimit ekzistues në Porto Romano “bombë ekologjike” për qytetin e Durrësit dhe komunat përreth;

Peizazhi i qytetit i dëmtuar;

Erozioni i lartë i Kodër Vilës dhe i kodrave të qytetit;

Standarde të ulëta gjelbërimi, vetëm 1.2 m2 për banorë;

Trafik i rënduar dhe mungesë e një masterplani për trafikun në qytet;

Mungesë e sinjalistikës dhe e sistemit të monitorimit të trafikut;

Cilësi e ulët e shërbimit të transportit urban;

Rrjeti rrugor i parikonstruktuar;

Rrjeti rrugor linear;

Mungesë e stacioneve publike për transportin publik urban dhe atë ndërqytetës;

Taksa dhe tarifa vendore të larta, për biznesin dhe qytetarët;

Mungesë vizioni në zhvillimin e zonave turistike të qytetit, bllokim i zhvillimit të pronave të pronarëve;

Mungesë vizioni dhe mungesë përkujdesje për punësimin e qytetarëve;

Cilësia e investimeve e ulët;

Shpërndarja e investimeve ka qenë preferenciale dhe nuk ka qenë proporcionale; lagjet periferike të qytetit kanë fluksin më të vogël të investimeve;

Mungesë e theksuar transparence në vendimmarrje nga Kryetari i Bashkisë;

Betonizimi i qytetit dhe humbje e sipërfaqeve të gjelbërta;

Informalitet të biznesit;

Evazioni fiskal;

Menaxhim i keq i territorit dhe i pasurive të qytetit;

Në 20 vjet qyteti është pa bibliotekë, pa pishinë dhe pa kinema.

3. VIZIONI, PRIORITETET STRATEGJIKE DHE OBJEKTIVAT 3.1 VIZIONI Durrësi model i një qyteti europian, model i zhvillimit të qëndrueshëm, model i përmirësimit të cilësisë së jetës dhe mirëqeverisjes së qytetareve, qytet i hapësirës, i konsideratës dhe respektit Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 7

për të gjitha shtresat e shoqërisë, biznesit, institucioneve, kundërshtarëve politikë, të gjitha këto përbëjnë objektivat e këtij Programi. Realizimi i këtij Programi e bën Durrësin qytetin pararendës të zhvillimit ekonomik të vendit, kryeqendër kombëtare të transportit detar, hekurudhor dhe rrugor, portën e lindjes drejt perëndimit, qendër të rëndësishme komerciale dhe industriale, Durrësin qytet-Port. Realizimi i këtij Programi e bën Durrësin destinacionin prioritar të turizmit masiv në rajon, me infrastrukturë moderne, qendrën e historisë dhe të kulturës, polin e zhvillimit shkencor dhe akademik, qytetin që gjithkush kërkon të jetojë dhe askush nuk kërkon të largohet. 3.2 PRIORITETET STRATEGJIKE Problemet që shqetësojnë sot qytetin, të cilat i kemi renditur më sipër, përbëjnë lëndën e prioriteteve strategjike, mbi bazën e të cilave janë projektuar politikat dhe prioritetet e programeve, që i japin zgjidhje shqetësimeve që kanë sot qytetarët e Durrësit. Këto prioritete janë gjithashtu rezultat i takimeve paraelektorale që kam zhvilluar me grupet e interesit dhe me banorët e qytetit. Më poshtë po rendisim prioritet tona strategjike: 

Shërbimet publike

Mbrojtja e mjedisit

Rrjeti rrugor dhe transporti

Infrastruktura dytësore urbane ( Arsimi, Shëndetësia, Rinia, Kultura dhe Sporti)

Zhvillimi urban

Mbështetur në prioritetet tona strategjike kemi projektuar dhe Programet respektive të cilat kanë si qëllime: 

Krijimin e mundësive për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të integruar të Bashkisë së Durrësit;

Mjedis të pastër, si një komponent i pazëvendësueshëm për zhvillimin e qëndrueshëm;

Integrimin e qytetit të Durrësit në sistemin ndërkombëtar të transportit rajonal, duke bashkëpunuar me Autoritetin Portual për ta bërë Durrësin port hyrës të korridorit VIII të Ballkanit;

Rivitalizimin, investimin, zhvillimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike të Durrësit, si pjesë e pazëvendësueshme dhe e rëndësishme e zhvillimit të turizmit dhe kulturës;

Lehtësimin e procedurave dhe eliminimin e burokracisë së administratës në shërbim të nxitjes e të zhvillimit të biznesit dhe punësimit;

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 8

Rritjen e cilësisë së jetës të qytetarëve të Durrësit;

Sigurinë dhe garantimin e jetës dhe të pronës;

Bashkëpunimin ndërvendor dhe rajonal.

3.3 OBJEKTIVAT Për përmbushjen e secilit prej qëllimeve të lartpërmendura janë vendosur objektiva specifikë të cilët janë parashikuar të zbatohen gjatë kohëzgjatjes së mandatit, dhe realizimi i tyre është i matshëm. Objektivat dhe projektet për realizimin e programeve strategjike renditen me poshtë: Fusha e veprimit të objektivit

Objektivat dhe aktivitetet e drejtpërdrejta për realizimin e tyre 1.

Taksat, tarifat dhe biznesi

Rritja e kapaciteteve fiskale të Bashkisë 

Rishikimi i paketës fiskale për zvogëlimin e numrit të taksave të përkohshme dhe tarifave nga 30 në 20 të tilla;

Ulje të taksave dhe tarifave për biznesin deri në 50%;

Ulje të taksave dhe tarifave vendore për qytetarët deri në 50%,

Zgjerimi i bazës së tatimpaguesve dhe eliminimi i evazionit fiskal.

2. Krijimi i klimës për inkurajimin dhe nxitjen e zhvillimit të biznesit

Punësimi

Formalizmi i biznesit;

Ndërtimi i tregjeve të vogla industriale në bazë rajonesh;

Ndërtimi i merkatos së peshkut;

Krijimi i një data base sipas kategorive të biznesit;

Zvogëlimi i burokracisë dhe lehtësimi i procedurave të regjistrimit, licencimit dhe pagesës së detyrimeve për bizneset dhe qytetarët.

1.

Hartimi i politikave për nxitjen e punësimit, ngritja e një strukture lokale për trajnimin profesional dhe hapja e 3000 vendeve të reja të punës ( investimet publike dhe private)

Ndërtimi i një qendre të re për formimin dhe edukimin profesional për nxënësit që mbarojnë shkollat e mesme (cikle afatshkurtra trajnimi);

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 9

2. Forcimi i bashkëpunimit dhe i partneritetit publik privat për nxitjen e punësimit

Planifikimi urban

Nxitja e programeve të intership-it me biznesin e qytetit me qëllim krijimin e kapaciteteve dhe oportuniteteve për punësim;

Bashkëpunimi me Universitetin e Durrësit për punësimin dhe përfshirjen e studentëve në projektet e Bashkisë;

Nxitja dhe lehtësimi i bashkëpunimit të Universitetit të Durrësit dhe biznesit për programet e intership-it dhe punësimit të studentëve;

Rritja e investimeve publike nga Bashkia dhe e investimeve të bëra në kuadër të programeve të zhvillimit të rajoneve.

1. Dhënia fund anarkisë së zhvillimit të paplanifikuar, nëpërmjet : 

Hartimit, miratimit dhe zbatimit të planeve rregulluese dhe urbanistike afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit;

Miratimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues;

Krijimit të ditarit elektronik online për transparencën me lejet e zhvillimit të pronës dhe eliminimit të konfliktit të interesit dhe korrupsionit në lejet e ndërtimit;

Hartimit të Planit Urbanistik për zhvillimin e turizmit në bregdetin Curila–Porto Romano (Kallm);

Qytetit policentrik;

Parkut arkeologjik funksional;

Mbështetjes maksimale për zhvillimin e pronës së qytetarëve në qytet dhe në bregdetin e Kallmit.

1. Hartimi dhe zbatimi i një sistemi qarkullimi dhe rrjeti rrugor modern nëpërmjet: 

Hartimit të studimit dhe të zbatimit të sistemit masterplani për trafikun dhe qarkullimin e mjeteve në qytet;

Krijimit të data-base të rrugëve të qytetit sipas kategorisë dhe gjendjes si mjet për planifikimin e mirëmbajtjes dhe shpërndarjen e investimeve kapitale;

Shtimit të linjave të shërbimit urban dhe rritjes së cilësisë të

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 10

transportit publik në linjat ekzistuese. 2. Ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore

Infrastruktura dhe Transporti

Ndërtimi i unazës së madhe të qytetit ( Vazhdimi );

Ndërtimi i rrugës së Kallmit ( nga Currilat);

Ndërtimi i rrugës së re Brryl-Currila-ish-poligoni- KodërFabrika e Tullave- Rruga “ A.Goga”;

Ndërtimi i parkimeve të reja dhe atyre nëntokësore;

Ndërtimi me parametra të standardeve europiane të rrugës Ura Dajlanit – Banka Tregtare( Përbri murit të portit);

Rrugë e re dytësore Ura Dajlanit – Plepa ( mbi kanalin ekzistues);

Rikonstruksioni i rrugës Torra Veneciane – Vila;

Rrugë e re Shkozet Dogana e tokës - Frigoriferi Plazh;

By-pass Shkozet- Plazh;

Rritje të cilësisë së transportit publik (falas për pensionistet, invalidët, fëmijët, veteranët);

Krijimi i një rrjeti korsie për biçikletë;

Përfundimi i të gjitha rrugëve terciare ;

Ndërtimi i rrjetit të brendshëm rrugor në zonën e Kënetës;

Mbyllja e kanalit në hyrje të Durrësit - Porto Romano;

Mirëmbajtja e rrugëve ekzistuese;

Sistemimi i rrugëve dhe asfaltimi i tyre derë më derë.

1. Përmirësimi dhe dyfishimi i furnizimit me ujë të pijshëm si dhe sistemi i kanalizimeve nëpërmjet:

Mjedisi dhe shërbimet publike

Përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm, dyfishimit të prurjes dhe orarit të furnizimit;

Ndërtimit të sistemit të furnizimit me ujë për të tëra lagjet periferike: Plazh, Shkozet, Kënetë dhe përmirësimit të sistemit të kanaleve të ujërave të bardha dhe të zeza në zonën e Plazhit;

Përmirësimit të sistemit të menaxhimit të ujërave të bardha në qytet, rikonstruksionit të plotë të kanalit të ujërave të

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 11

larta, 

Përfundimit të depuratorit.

2. Zbatimi i planit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndarja në burim dhe nxitja e riciklimit 

Zbatimi i planit të menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane, nëpërmjet ndarjes në burim, sistemit të mbledhjes së diferencuar dhe qendrës së riciklimit të mbetjeve inorganike;

Mbyllja e landfill-it ekzistues;

Ndërtimi i landfill-it sanitar në zonat e miratuara.

3. Mbrojtja e mjedisit dhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta 

Mbrojtje nga erozioni i Kodër Vilës;

Trefishimi i sipërfaqeve të gjelbërta dhe ndërtimi i qendrave të gjelbëruara në 18 lagjet e qytetit;

Ndërtimi i parkut të gjelbërt për qytetin (faza e parë ).

1. Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit gjithëvjetor masiv dhe elitar, si një nga aktivitetet kryesore ekonomike të qytetit, nëpërmjet: a.

Turizmi, Trashëgimia Historike dhe Arkeologjike

Dyfishimit të numrit të turistëve vendas dhe të huaj;

b. Zgjatjes së sezonit turistik duke e dyfishuar atë; 

Ndërtimit të shëtitores në plazhin e Durrësit;

Proporcionalitetit në përdorimin e plazheve publike dhe private;

Ristrukturimit dhe funksionimit të plazhit të Currilave në plazh publik;

Zhvillimit të mundshëm të Terminalit të Krocereve në portin e Durrësit;

Zhvillimit të projektit të studimit të plazhit Currila –Kallm.

2. Krahas turizmit masiv të diellit dhe detit, Bashkia do të nxisë që të zhvillojë turizmin historik dhe atë kulturor nëpërmjet; 

Rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik;

Zbulimit të Arenës së Amfiteatrit;

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 12

Hapjes së siteve të reja arkeologjike dhe ndërtimit të parkut urban arkeologjik;

Panaireve për gastronominë dhe artizanatin;

Projektit të Ri për shpalljen e nismës “Durrësi qytet eventesh ”;

Rikonstruksionit të fasadave të rrugës tregtare;

Hapjes së 5 zyrave të informacionit turistik me infrastrukturën përkatëse.

1. Rritja e përkujdesit të Bashkisë për të financuar më shumë në arsim, në shëndetësi, në kulturë, në rini dhe në sport nëpërmjet:

Arsimi, Rinia , Kultura dhe Sporti

Mbështetjes së ndërtimit të kampusit të ri të Universitetit “A. Moisiu” ( 54 ha );

Stimulimit të bursave për nxënësit dhe studentët me rezultate të shkëlqyera dhe familjeve në nevojë:

Përfundimit të rikonstruksionit për të gjitha shkollat e mesme dhe të sistemit nëntëvjeçar të qytetit;

Ndërtimit të një shkolle të mesme dhe 2 shkollave nëntëvjeçare në Durrës;

Organizimit të konkurseve dhe olimpiadave lokale dhe ndërkombëtare;

Ndërtimit të dy çerdheve dhe 3 kopshteve (në Kënetë dhe në lagje të qytetit );

Krijimit të qendrave me internet falas për rininë;

Ndërtimit të një pishine të re;

Ndërtimit të qendrës rinore polifunksionale me kinema dhe bibliotekë;

Përmirësimit të rrjetit zinxhir për sportet tradicionale, të notit, të lojërave me dorë, etj ;

Krijimit të një qendre lokale ose kombëtare me infrastrukturë moderne me shërbime falas për gazetarët e qytetit të Durrësit.

Rikrijimit të Ansamblit artistik Durrësi;

Gjallërimit të jetës artistike;

Organizimit të komitetit vendimmarrës, për financimin e projekteve dhe programeve kulturore dhe artistike sipas

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 13

sistemit të konkurrueshmërisë së projekteve. 1.Rritja e ndjeshmërisë së Bashkisë në ndërtimin e banesave për kategori sociale me të ardhura të ulëta dhe pronarët, nëpërmjet:

Strehimi dhe mbështetja sociale

Ndarjes së 120 apartamenteve të banesave sociale të përfunduara brenda 9 mujorit të parë të vitit 2011;

Përfundimit brenda 6 mujorit të parë të vitit 2012 të 120 apartamenteve në kuadër të kredisë së Komisionit të Bankës Europiane ( CEB);

Ndërtimit të 300 apartamenteve të reja dhe për familjet që banojnë në shtëpitë e pronarëve;

Dhënies së kredive me interesa të ulëta për çiftet e reja;

Hartimit të një projekti me bazë partneritetin publik privat për ndërtimin e banesave me kosto të ulët për kategori sociale me të ardhura të pakta;

Ndërtimit të një kompleksi banimi për familjet rome në Nishtulla;

Krijimit të qendrave sociale sipas rajoneve, për gratë në nevojë, fëmijët jetimë, të moshuarit dhe për të rinjtë me nivel risku;

Mbështetjes financiare për projektet që ofrojnë OJF-të, në kuadër të rritjes së cilësisë, shërbimeve sociale dhe shërbimeve për të sëmurët në jetën terminale, etj.

Përfundimit të procesit të privatizimit, pajisjes së qytetarëve me titull pronësie, të 1. ish-kabinave të plazhit dhe 2. të godinave të ashtuquajtura pallatet e Arabit, të ndërtuara në Lagjen 13 Durrës nga firma Investitore ndërtuese “HAEAIALB Shpk.

4. PROGRAMI I DETAJUAR Programi 1: Shërbimet Publike Përqasja e re e dhënies së shërbimeve publike në Bashkinë Durrës bazohet në 2 koncepte bazë: 1. Ushtrimi i përgjegjësive dhe dhënia e të gjitha shërbimeve publike bazohen mbi konceptet moderne të menaxhimit të performancës, si një proces i orientuar nga matja e rezultateve dhe prej impaktit të drejtpërdrejtë të përdorimit të fondeve publike nga taksat e qytetarëve, projekteve, aktivitetit të Bashkisë në jetën e përmirësuar të qytetarëve.

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 14

2. Përqasja e Bashkisë së Durrësit nën drejtimin e kryetarit e ri të saj ka “Qytetarin,” në qendër të planifikimit të buxhetit, të projekteve, të shërbimeve, të funksionimit të administratës, realizmi i të cilave matet gjithashtu kundrejt faktit sesa të kënaqur janë ata, qytetarët e Durrësit. 4.1 Furnizimi me ujë dhe shërbimi i kanalizimeve 4.1.1 Furnizimi me ujë - gjendja ekzistuese Koncepti i ofrimit të shërbimeve publike, nën drejtimin e socialistëve në Bashkinë e Durrësit në 4 vitet e fundit është kryekëput i ndryshëm me filozofinë tonë të menaxhimit të Bashkisë. Bashkia e Durrësit në 4 vitet e shkuara, ka pasur mundësi financiare për të ndërhyrë me investime në shërbimet urbane, veçanërisht në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe për përmirësimin e KUZ-it. Për vitin 2008 janë financuar vetëm 30 milionë lekë për rikonstruksionin e kanalit Shën Vlash – Spitallë, për vitin 2009 rikonstruksion i kanalit te Lagjja 14 në vlerë 15 milionë lekë, rikonstruksion kanalizimesh në qytet - 5 milionë lekë, përmirësimi i furnizimit me ujë në Lagjen 8 - 5 milionë lekë. Në vitin 2010 janë investuar në rikonstruksion dhe mbulim kanali në Kënetë - 26,5 milionë lekë dhe rikonstruksion kanali në qytet - 3.5 milionë lekë. Analiza e fakteve të mësipërme më të shumti tregon se Bashkia e Durrësit nuk ka patur një strategji të saktë për shpërndarjen e investimeve në furnizimin me ujë të pijshëm dhe për kanalizime. Preteksti politik i ngritur nga Bashkia, për të refuzuar marrjen në pronësi të Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizimeve, nuk mund të shmangë përgjegjësinë e Bashkisë, sepse baza ligjore për transferimin e saj është e plotë. Në zbatim të Ligjit nr.8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, funksioni i furnizimit me ujë dhe sistemi i kanalizimeve është funksion i vetë Bashkisë. Zona e shërbimit që mbulohet nga NUK, Durrës, shtrihet në një zonë që fillon në Ishëm dhe përfundon në Golem. Aktualisht, kjo zonë furnizohet me ujë nga burimi nëntokësor i puseve të Fushëkuqes. Stacioni i pompimit është rehabilituar tërësisht në vitin 2000, me fonde të Bankës Botërore. Zona e shërbimit furnizon me ujë 400 mijë banorë, ku 120 mijë banorë banojnë në zonën rurale. Linja është e gjatë 44 km dhe sasia e ujit që prodhohet në origjinë është 800 lit/sek, ndërsa në qytet arrijnë 450-500 lit/ sek duke furnizuar kështu banorët e qytetit të Durrësit 2-4 orë në ditë. 4.1.2 Kanalizimi i ujërave të zeza - gjendja ekzistuese Sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza është një sistem i projektuar dhe i ndërtuar për një qytet me 90.000 banorë. Mungesa e një plani afatgjatë investimesh në KUZ dhe centralizimi i menaxhimit sot kanë bërë që gjendja e rrjetit të kanalizimeve të jetë problematike. Për më tepër, sistemi ka problem funksionimi në periudhën e verës, ku kemi rritje të popullsisë nga turistët rezidentë ose ditorë. Largimi i ujërave të zeza bëhet me ngritje mekanike me ndihmën e 7 stacioneve të pompimit duke i derdhur ato të papërpunuara në veri të qytetit në det. Një problem i mprehtë, që kërkon zgjidhje afatgjatë, është menaxhimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, ku më problematike Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 15

mbeten: Kanali i ujërave të larta në kodrën e qytetit dhe sistemi i disiplinimit të ujërave të shiut në zonën e Plazhit dhe të Shkozetit. Programi ynë Objektivi 1: Transferimi i përgjegjësive dhe i funksioneve të furnizimit me ujë dhe i kanalizimeve Prioritetet tona nisin me pranimin e përgjegjësisë për transferimin e ndërmarrjes së ujësjellësit nga qeverisja qendrore në Bashkinë e Durrësit. Transferimi i përgjegjësive do ta vërë Bashkinë e Durrësit përpara përgjegjësive për të siguruar një furnizim të vazhdueshëm dhe duke dyfishuar orarin dhe sasinë e ujit për të furnizuar të gjithë konsumatorët durrsakë. Transferimi i pronësisë dhe marrja e përgjegjësive të drejtpërdrejta do të përmirësojë menaxhimin, do të rrisë të ardhurat, do të zvogëlojë humbjet dhe shpërdorimin e ujit në sistem. Objektivi 2: Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe i kanalizimeve të ujërave të zeza Bashkia do të bëhët një partner i përgjegjshëm dhe i sigurt për zbatimin e projekteve me financim të donatorëve për përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Përmirësimi i furnizimit me ujë dhe i kanalizimeve të Durrësit ka tashmë strategjinë e vet afatshkurtër dhe afatgjatë ose të ndarë sipas fazave: faza e parë 2011-2020 dhe faza e dytë 20202040. Për fazën e parë ka përfunduar studimi nga Banka Botërore e cila përmbledh tre komponentë: 

Komponenti i investimeve prioritare

Komponenti i kanalizimeve

Komponenti institucional

Komponenti i investimeve prioritare, në fazën e parë, ka për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë nga 400 lit/sek në 800 lit/sek dhe ndërtimin e një linje të re me dedikim, me tub çeliku me diametër 700 mm, nga Fushekuqja në Durrës. Ky projekt do të financohet në sajë të një kredie nga Banka Botërore dhe do të fillojë në fund të viti 2011. Komponenti i kanalizimeve synon të përmirësojë zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza të Plazhit dhe Durrësit. Qëllimi kryesor është ndarja e sistemeve të ujërave të bardha nga kanalizimet dhe rehabilitimi i linjave kryesore të transmetimit, përfshirë edhe stacionet e pompimit. Komponenti institucional mbështet reformat kombëtare në sektorin e ujit. Ky program synon zbatimin me korrektësi të matjeve të ujit nga konsumatorët dhe asistencë teknike për zbatimin e një modeli efektiv për furnizimin dhe shpërndarjen e ujit. Rajoni i Durrësit dhe një pjesë e territorit të Bashkisë së Durrësit, në zonën e Plazhit, është përfshirë në një projekt të quajtur “Projekti i Ekosistemit dhe Menaxhimit të Zonës Bregdetare” financim i Bankës Botërore dhe BEI-së (Bankës Europiane të Investimeve). Rajoni i Durrësit përfiton shumën 11.075.689 euro.

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 16

Bashkia do të vërë në dispozicion burime të tjera financimi nga të ardhurat e veta për të plotësuar nevojat me investime në këtë sektor jetik për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të qytetit. Programi 2: Mbrojtja e mjedisit dhe gjelbërimi Zvogëlimi i ndotjes në qytet deri në kufirin e lejuar ligjor, duke përmirësuar cilësinë e ajrit, pastrimi i qytetit në zbatimin e planit të integruar të mbetjeve urbane, mirëmbajtja e zonave ekzistuese të gjelbëruara, trefishimi i sipërfaqeve të gjelbërimit në qytet dhe dyfishimi i pemëve dekorative . Objektivat dhe aktivitetet afatshkurtra dhe afatgjata: 

Ndërgjegjësimi i popullatës për zbatimin e teknologjive të mbledhjes së diferencuar të mbetjeve urbane;

Zbatimi i planit të menaxhimit të mbetjeve duke filluar prej vitit 2012;

Mbyllja e landfill-it ekzistues dhe bashkëpunimi me donatorë për hapjen e Landfill-it të ri sipas propozimit të bërë në plan studimin përkatës (Maminas, Rrashbull, Manëz).

4.2 Mbrojtja e mjedisit – gjendja ekzistuese Pjesë përbërëse e vlerësimit mjedisor të një qyteti janë cilësia e ujit, e ajrit, dhe e tokës. Në tërësi në këto 10 vitet e fundit qyteti i Durrësit dhe periferia kanë pësuar dëmtime të mëdha, ku politikat kombëtare edhe ato lokale nuk kanë arritur të përmirësojnë treguesit e cilësisë së mjedisit në qytet. Si të mos mjaftonin dëmtimi i objekteve të gjelbërta nga ndërtimet, sot qyteti kërcënohet edhe nga erozioni i tokës në kodrat e qytetit, dëmtimi pa kthim i peizazhit nga ndërtimet e larta dhe pa kriter si në Kodër Vilë ashtu edhe në zonën bregdetare. 4.2.1 Pastrimi dhe menaxhimi i mbetjeve Mbetjet urbane kanë gjeneruar probleme të cilat kërkojnë zgjidhje, politika të reja dhe investime. Ndër çështjet problematike mbeten: 

Nuk ka një teknologji të mirëfilltë ose një plan menaxhimi;

Djegia e mbetjeve në kazan ose në venddepozitimin e Spitallës;

Nuk ka ndarje të mbetjeve;

Teknologjia e riciklimit është e dobët, thuajse inekzistenete (vetëm në letër);

Përzierja e mbetjeve të rrezikshme me ato të ngurta;

Mungesa e një teknologjie të mirëfilltë me djegie ose sisteme të tjera;

Vendgrumbullimi në Spitallë, me një sip 16 ha, ka kontaminuar një zonë afër zonave të banuara;

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 17

Nuk respektohet asnjë nga normat ose direktivat e BE-së;

Mungesë bashkëpunimi dhe partneriteti;

Nivel i ulët i sensibilizimit për ndryshimin e teknologjisë së menaxhimit të mbetjeve;

Shtimi i shpenzimeve operative.

Shpenzimet e Bashkisë për shërbimet e pastrimit dhe të gjelbërimit sipas viteve (në mijë lekë) vitet shpenzime

2007 53.737.000

2008 80.971.000

2009 308.973.000

2010 324.943.058

Zhvillimi i pakontrolluar urban dhe papërgjeshmëria e drejtuesve socialistë, në katër vitet e fundit, kanë ndikuar ndjeshëm në dëmtimin e mjedisit në qytetin e Durrësit. Për shkak të këtij urbanizimi të shpejtë, ekosistemet natyrore janë zëvendësuar gjithnjë e më shumë nga zhvillimi urban me ndërtime të shumta. Ky urbanizim me ndërtime të bëra pa kritere urbano-mjedisore, ka rritur ndjeshëm distancën mes njerëzve dhe hapësirës natyrore publike, veçanërisht kontaktin me gjelbërimin. 4.2.2 Mjediset e gjelbërta Roli i parqeve dhe i hapësirave të gjelbërta në zonat urbane në qytetin tonë rëndomtë është nënvlerësuar. Gjithashtu, përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe qëndrueshmërinë urbane kanë dështuar plotësisht. Sipërfaqja ku shtrihet shërbimi ndaj qytetit është 46.1 km2. Për gjelbërimin dhe pastrimin e qytetit punojnë dy ndërmarrje të shërbimit komunal, me afërsisht 481 punonjës. Sipërfaqja që mbulohet është 755.000 m2/dite fshirje, 88.560 m2/ditë larje, gjithsej kemi 502 pika grumbullimi , 997 kontinier dhe sasia ose vëllimi i mbetjeve është 85m3/ ditë ose 9000 tonë në muaj. Durrësi ka humbur çdo vit sipërfaqet e gjelbërta. Kjo ka bërë që sot në Durrës të kemi 222.489 m2 gjelbërim, me një normë për fryme afërsisht 1.2 m2 /banorë (pa përfshirë zonën e plazhit). Organizata Europiane e Mjedisit ka përcaktuar qartë normat e sasisë së Gjelbërimit ku cilësohet se çdo qytetar europian duhet të këtë deri në 40 m2 gjelbërim në kuadër rajonal, ndërsa minimumi i gjelbërimit brenda në qytet nuk mund të jetë më pak se 20 m2/banor, me një minimum prej 9 m2 gjelbërim për banor pranë qendrës së qytetit. Programi ynë: 1. Shërbimi i pastrimit dhe menaxhimi i mbetjeve Realizimi i projektit tonë për vënien në funksion të planit të integruar të mbetjeve urbane në tërësi do të orientohet mbi tri parime: Parandalimi, Rikuperimi dhe Shpërbërja. Prioritet parësor mbetet parimi i parandalimit, që kontribuon në zvogëlimin e mbetjeve në burim ku parimet bazë të projektit tonë janë: Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 18

- Parimi ”kush ndot paguan”; - Parimi i nivelit të lartë të mbrojtjes mjedisore; - Parimi i subvencionit të ndihmës ekonomike; - Parimi i menaxhimit pa rreziqe për mjedisin dhe shëndetin publik; - Parimi i integrimit. Zbatimi i planit do të synojë: - Përmirësimin e teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve të ngurta, mbledhjen e diferencuar dhe riciklimin e tyre; - Mbylljen e landfill-it ekzistues prej 16 ha në Porto Romano dhe ndërtimin e landfill-it të ri sipas studimit dhe planit të integruar të menaxhimit të mbetjeve urbane. Politikat e vendeve perëndimore për pastrimin dhe për gjelbërimin nuk janë të izoluara thjesht në kontekstin e barit jeshil, ose në mbjelljen e disa pemëve në qytet, pasi ato shtrihen në një horizont shumëdimesional, ku përfshihet krijimi i hapësirave publike, zhvillimi i planeve të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe të ngurta, rizhvillimi i atyre ekzistuese dhe mbrojtja e zonave me vlerë. Si rrjedhojë, do të realizohen më konkretisht këto objektiva: Gjelbërimi Strategjitë afatshkurtra   

Strategjitë afatgjata

Lulishte përreth shesheve të banimit –  30% e sipërfaqes totale;  "Pyllëzim urban", duke përfshirë pemët  në rrugë dhe pemët nëpër parqe; Sheshe me hapësira publike, fusha  sportive në çdo njesi adminisrtrative.

Parqet rajonale; Korridoret e gjelbërta; Gjelbërimi dhe pyllëzimi i tokave publike të braktisura; Përdorimi i tokave private dhe publike për gjelbërim pasiv ose aktiv.

Programi ynë: Gjelbërimi 

Administrata e ardhshme e Bashkisë ka vizionuar strategji të mirëfillta për shtimin e hapësirave të gjelbërta duke u bazuar në politikat e vendeve të Bashkimit Europian për gjelbërimin. Këto strategji do të ndërmerren nga kënde të ndryshme, në funksion të mjedisit urban dhe të qytetarëve nëpërmjet planifikimit, zhvillimit dhe menaxhimit të hapësirave publike urbane;

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 19

Hapësirat publike të qytetit tonë, kanë nevojë imediate për një përdorim më efikas për të ardhmen e qytetarëve të Durrësit, në mënyrë që ta bëjmë qytetin tonë një vend ku mund të jetohet ekologjikisht, ku normalisht gjelbërimi nëpërmjet hapësirave publike është më thelbësori;

Ndërtimi i parkut të qytetit në kurorën e kodrave;

Studimi dhe projektzbatimi për zvogëlimin e erozionit në Kodër Vilë, në anën jugore, perëndimore dhe lindore të saj, më konkretisht në Lagjet 1 dhe 2;

Plani tematik vetëm për gjelbërimin;

Shtimi i buxhetit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta deri në tri herë, si dhe shtimi dy herë i pemëve dhe i shkurreve dekorative.

Programi 3: Infrastruktura rrugore dhe transporti Në kuadër të projektit Durrësi qytet-port, kërkohet një bashkëpunim me APD-në dhe me agjencitë e tjera shtetërore e publike, në kuadër të partneritetit, për të gjeneruar më shumë financa të cilat do të përdoren për ta bërë Durrësin qendër të rrugës Trans-Ballkanike, qendër të komunikimit Pan-Europian dhe të transportit të sistemeve të reja si, për shembull, autostradës ndërkombëtare dhe korridorit VIII; për ta bërë Durrësin port lidhës ndërmjet lindjes dhe perëndimit, në sajë të ofrimit të një trafiku të lehtësuar dhe transporti publik cilësor. 4.3 Infrastruktura rrugore – gjendja ekzistuese Në 10 vitet e fundit Bashkia e Durrësit nisur dhe nga gjendja e dëmtuar e rrugëve të trashëguara nga sistemi ka pasur si prioritet të parë investimet në infrastrukturën rrugore, ku gjatësia e rrjetit rrugor në qytet është 51.9 km. Sipas teorisë së procesit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe preferencave të publikut ka rezultuar se mbi 90% e qytetarëve janë shprehur se investimi në infrastrukturën rrugore ka qenë prioritet i tyre. Është e papranueshme që sot, megjithëse kanë kaluar vite, ende kemi një infrastrukture rrugore të dobët, larg standardeve europiane, qoftë nga cilësia, qoftë nga elementet përbërëse të saj. Po të kemi në konsideratë faktin që gjatësia e rrugëve në qytet është 51.9 km dhe nëse i referohemi investimeve në katër vitet e fundit rezulton se në infrastrukturë rrugore nga financat e Bashkisë janë financuar: Tabela e investimeve në infrastrukturën rrugore sipas viteve (mijë lekë) Vitet Vlera investimit

2007 273.363

2008 529.035

2009 906.204

2010 974.931

2011 752.120

Në pesë vite Bashkia e Durrësit ka investuar në infrastrukturën rrugore 34.356.653.000 lekë ose 24.5 milionë euro. Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 20

Shuma prej 24.5 milionë euro tregon se investimet e kryera kanë pasur mungesë efektiviteti të theksuar dhe një shpërdorim të parave publike sepse gjendja e rrugëve sot ka sërish prapambetje dhe cilësia e tyre është problematike dhe kërkon sërish investime të konsiderueshme. Situata urbane e qytetit ende është e vështirë, për arsye se: 

Nuk kemi ende një studim të një plani të integruar rrugor, duke vështirësuar kështu trafikun në orë të caktuara, kur më i dukshëm ky fenomen është në stinën e verës;

Nuk kemi rrugë dytësore dhe terciare ku transporti publik është njësh me transportin qytetar;

Ndërtimet e pastudiuara në shëtitoren nga Porti në Currila, të cilat kanë rritur në mënyrë të ndjeshme trafikun;

Nuk kemi një bazë të dhënash, për mobilitetin e makinave në qytet, të ndarë sipas akseve ose rrugëve të qytetit;

Transporti publik me linja të kufizuara dhe me cilësi shërbimi të dobët;

Mungesa e një studimi bashkëkohor të trafikut.

Programi ynë: 

Inventarizimi i rrjetit rrugor me harta përkatëse sipas:

Rrugëve arteriale (parësore);

Rrugëve dytësore;

Rrugëve terciare;

Projektzbatimit për rehabilitimin e rrugëve parësore dhe dytësore;

Rikonstruksionit të plotë të bulevardit kryesor Hotel Durrësi-Porti;

Ndërtimit të rrugës së re Currila-Kallm;

Përfundimit të segmentit të Unazës së re pas shkollës së Fizkulturës-Spitallë-Porto Romano;

Ndërtimit të rrugës së re Brryl-Currila- ish-poligoni- Kodër- Fabrika Tullave- Rruga “ A.Goga”;

Ndërtimit, me parametra të standardeve evropiane, të rrugës Ura Dajlanit-Banka Tregtare (Përbri murit të portit);

Rikonstruksionit të rrugës Spitali-Varrezat e vjetra;

Rrugës së re dytësore Ura Dajlanit-Plepa (mbi kanalin ekzistues),

Rikonstruksionit të rrugës Torra Veneciane – Vila;

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 21

Rrugës së re Shkozet Dogana e tokës-Frigoriferi Plazh, By-pass Shkozet- Plazh;

Linjës së re të transportit Publik Lagjja 18-ish-uzina tv-Mozeleum-Drejtoria e Policisë;

Korsi për biçikleta në trotuaret e rrugëve parësore;

Studimit të trafikut në qytet;

Riorganizimit të transportit publik;

Ndërtimeve të reja, si parking mbitokësor dhe nëntokësor, në 2 qendra të Durrësit;

Menaxhimit të trafikut sipas një skeme të re;

Bashkëveprimit institucional me të gjitha organet qendrore që merren me çështjet e trafikut;

Sistemit të kontrollit dhe monitorimit të trafikut;

Rregulloreve lokale të trafikut dhe parkimit;

Realizimit të një projekti të përbashkët me Portin e Durrësit në kuadër të projektit “Qyteti dhe porti”. Përfundimi i tërë rrugëve dytësore për të 18 lagjet e qytetit.

5. ZHVILLIMI URBAN Objektivi ynë: Duke mësuar nga dukuritë negative të këtyre viteve, jemi në gjendje dhe kemi gjithë vullnetin për të frenuar dhe kontrolluar çdo metër katror tokë private dhe publike, pa penguar zhvillimin e pronës dhe duke ruajtur trashëgiminë tonë historike, arkeologjike dhe identitetin e qytetit. Sigurisht, një mbështetje në këtë sfidë do të jetë stafi teknik i quajtur Departamenti i Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, i cili do të përzgjidhet nga specialistët më të mirë të qytetit, dhe që bashkërisht kemi vullnetin, për të qenë besnikë ndaj zbatimit të planit të përgjithshmën rregullues dhe zbatimit me korrektësi të Ligjit të ri nr.10119, datë 23.04.2009 “ Për planifikimin e territorit”. 5.1 Zhvillimi urban – gjendja ekzistuese Zhvillimi urban në Durrës ka gjeneruar dhe gjeneron ndjeshmëri të ndryshme, qofshin ato pozitive dhe negative, por në të gjitha rastet ato pasqyrojnë hapësirën e transformimit social-kulturor; hapësirën ku kalon qytetari dhe shoqëria. Transformimi urban karakterizohet dendur nga një energji e madhe e individit dhe nga një mungesë e aftësisë së drejtuesve bashkiakë për t‟i dhënë kahun e duhur këtij vektori të fuqishëm, që njëherësh mbetet energji potenciale e zhvillimit të qytetit. Ende sot, pas 20 vitesh të ndryshimit të sistemit, nuk kemi një plan të përgjithshëm rregullues, plan të cilin prej 11 vitesh e premtuan drejtuesit socialistë të Bashkisë. Bashkia e Durrësit ende punon me plane pjesore studimi, por si të mos mjaftonte kjo, shpesh në qendër të qytetit kemi ndërtime Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 22

shumëkatëshe, pa leje, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve, duke humbur çdo ditë e më shumë identitetin e qytetit të Durrësit. Pas viteve „90 ndryshimet politike dhe social-ekonomike u shoqëruan me zhvillime urbane agresive, sepse në këto vite popullsia në Durrës është trefishuar dhe qyteti deri në vitet 2007 përballet me një zhvillim urban të pakontrolluar. Por me miratimin e ligjit të legalizimit të ndërtimeve pa leje, kemi një trend pozitiv në frenimin e ndërtimeve pa leje, gjë e cila ndihet dhe në lëvizjen mekanike të popullsisë nga zonat periferike në drejtim të qytetit, që në vitet e fundit është në rënie. Më poshtë tregohet gjendja e ndërtimeve pa leje sipas ndarjes administrative dhe të dhënave të marra nga ALUIZNI, Durrës: Zonat informale Nr. ndërtim pa leje

Shkozet 1 1500

Shkozet 2 1100

P/Romano 300

Në qytet 140

Plazh 500

Kënetë 7000

Programi ynë: Duke mësuar nga dukuritë negative të këtyre viteve, jemi në gjendje dhe kemi gjithë vullnetin për të frenuar dhe për të kontrolluar çdo metër katror tokë private dhe publike, pa penguar zhvillimin e pronës dhe duke ruajtur trashëgiminë tonë historike, arkeologjike dhe identitetin e qytetit. Sigurisht, një mbështetje në këtë sfidë do të jetë stafi teknik i quajtur Departamenti i Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, i cili do të përzgjidhet nga specialistët më të mirë të qytetit, dhe që bashkërisht kemi vullnetin për të qenë besnik ndaj zbatimit të planit të përgjithshëm rregullues dhe zbatimit me korrektësi të Ligjit të ri nr.10119, datë 23.04.2009 “ Për planifikimin e territorit”. 5.2 Plani i Përgjithshëm Rregullues Miratimi i ligjit nr.10119, datë 23.04.2009, “Për planifikimin e territorit”, ka bërë tashmë të detyrueshëm miratimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Durrësit. Bashkia e Durrësit e ka gati projektin dhe planin strukturor, të realizuar në kuadër të projektit LA.M.P, të përgatitur qysh më 2 shkurt të vitit 2010, zbatimi i të cilit do të aplikohet edhe me miratimin e Rregulloreve në zbatim të ligjit Për Planifikimin e Territorit ku përmendim: 

Rregulloren uniforme të planifikimit;

Rregulloren model të planifikimit;

Rregulloren uniforme të kontrollit dhe të zbatimit.

Në katër vitet e ardhme të qeverisjes do të bëjmë përpjekje maksimale që Plani Strukturor dhe Plani Rregullues të shoqërohen me ndërtimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, duke ulur në maksimum pengesat burokratike dhe administrative për të patur një zhvillim urban të qëndrueshëm. Një ndër avantazhet që duhet përmendur dhe që është pjesë integrale e planit strukturor dhe që do të jenë të zbatueshme për vitet 2011-2015 janë dhe planet e aprovuara, ndër të cilat përmendim 

Studimin urban për qendrën e Durrësit, aprovuar më 26 tetor 2007 nga KRRTRSH-ja;

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 23

Zonimin e qendrës historike dhe zonës së mbrojtur, miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës;

Revizionimin e linjës bregdetare të Durrësit, në vitin 2008;

Miratimin e Master Planit të Portit të Durrësit;

Miratimin e zonës industriale bërë me VKM në vitin 2008;

Masterplanin e zhvillimit për energji të zonës në Porto Romano.

Miratimi i Planit të Përgjithshëm Rregullues nga organet vendimmarrëse, Këshilli Bashkiak, KRRTja e qytetit dhe KRRTRSH-ja i hapin rrugën një ere të re në zhvillimin urban. Në këtë kuadër do të projektohen: Plane për Zhvillimin Urban

Nisja e Partneritetit Publik Privat

Masterplan për përmirësimin e të ardhurave të Bashkisë

Reformimi i departamentit të urbanistikës

Studimi urbanistik për bregdetin e Kallmit;

Studimi për mbrojtjen e tokës nga erozioni në Kodër Vilë dhe Currila;

Krijimi i “Agjencisë së Zhvillimit të Tokës”;

Projekti i rehabilitimit të frontit ujor në Currila;

Zhvillimi dhe ruajtja e qendrave historike.

Qyteti dhe porti në horizontin e viteve që vijnë;

Platforma integruese e portit me qytetin.

Përmirësimi i mbledhjes së taksave dhe i tarifave;

Transferimi i ujësjellësit në Bashkinë e Durrësit;

Përmirësimi i mbledhjes së tarifave të ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza;

Përmirësimi i data baze të Bashkisë për taksat dhe tatimet;

Eliminimi i informailtetit.

Riorganizimi i drejtorisë së urbanistikës dhe formësimi i drejtorisë së planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit;

Krijimi i sektorit të sistemit të dhënave gjeografike GIS;

Sektori i rrugëve dhe transportit.

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 24

6. DISA ÇËSHTJE KYESORE, SOCIALE, KULTURORE, EKONOMIKE DHE SHËNDETËSORE PËR ZHVILLIMET E ARDHSHME 6.1 Mundësitë e zhvillimit të turizmit Qyteti i Durrësit ka potencial për të tërhequr gjithnjë e më shumë turistë të huaj dhe vendas. Për rrjedhojë është vendosur dhe zhvilluar infrastruktura përreth dhe lidhja me qytetin. Terminali i ri i Trageteve shtrihet në një hapësire prej afro 70.000 m2. Investimi i nisur shkon në afro 21 milionë euro. Godina e pasagjerëve prej afro 3,000 m2 do të ofrojë të gjitha kushtet moderne për hyrje-daljet e pasagjerëve të trageteve. Pasagjerët, do të dalin nga kjo godinë me anën e një mbikalimi drejt e në godinën e Stacionit të Trenit nga ku dalin në qytet. Përfundimi së shpejti i Projektit të ndërtimit të këtij Terminali të Pasagjerëve është një mundësi shumë e mirë për turistët e huaj që të vizitojnë Shqipërinë. Bashkia e qytetit duhet t‟i stimulojë këta turistë që të vizitojnë qytetin përpara se të largohen. Për të arritur këtë është i nevojshëm projektimi i rrugës me qendrën e qytetit si dhe zgjidhja e çështjeve përkatëse të lidhura me trafikun në qendër të qytetit si edhe mundësimin e parkimit të mjeteve të vizitorëve. Zhvillimi i mundshëm i terminalit të Krocereve në portin e Durrësit do të bënte të mundur rritjen e fluksit të turistëve të huaj ditorë, duke i dhënë një shtysë ekonomisë së qytetit. Pasagjerët e krocerave do të pëlqenin të vinin në qendër të qytetit me këmbë, duke pasur parasysh distancën e shkurtër. Kjo do të sillte investime në rinovimin e zonës së këmbësorëve me dyqane, shërbime dhe produkte të karakterit turistik dhe tradicional të vendit. Trafiku i krocerave mbetet një biznes i fuqishëm, edhe gjatë krizave ekonomike. Turizmi i krocerave është një mënyrë për të evidentuar rendësinë e një qyteti në hartë. Efektet e drejtpërdrejta të këtij turizmi për vetë portin mund të jenë të kufizuara, ndërsa të ardhurat për qytetin si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi janë shumë domethënëse. Ky turizëm mund të jetë një mundësi shumë e mirë për të forcuar identitetin e Qytetit-Port duke pasur anije të ankoruara në qytet dhe duke bërë nisjen dhe mbërritjen e këtyre anijeve të mëdha si një spektakël për banorët. Një studim i bërë nga Korporata e Kërkimeve Politike, në vitin 2009, në emër të Komisionit Europian, vlerëson kryerjen e investimeve për fasilitetet për turistët në port. Në rastin e portit të Durrësit, synimi strategjik është krijimi i kushteve për një qendër turizmi për krocerat. 6.2. Infrastruktura dytësore Një ndër pikat më të rëndësishme të Programit dhe të realizimit të objektivave strategjike është dhe infrastruktura dytësore e cila përmbledh: 

a.

Arsimin

b.

Shëndetësinë

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 25

c.

Strehimin

d

Shërbimet sociale

e.

Turizmin dhe kulturën

f.

Rininë dhe sportin

Shërbimet e mësipërme, sipas terminologjisë ligjore, janë funksione të përbashkëta, prandaj për të pasur nivel të lartë të realizimit të projekteve dhe të realizimit të objektivave vendore duhet që politikat vendore të jenë të harmonizuara me politikat qendrore. 6.2. a Arsimi Në pesë vitet e fundit Bashkia e Durrësit në programin e arsimit parauniversitar ka parashikuar vetëm disa investime minimale në mirëmbajtjen e shkollave dhe kopshteve dhe nuk ka pasur një politikë të mirëfilltë ose një strategji për çështjet e arsimit parauniversitar. Në buxhetin e Bashkisë programi i investimeve për arsimin renditet nga fundi dhe shpërndarja e financave sipas viteve është: Vitet Vlera invest.

2007 24.150.000

2008 48.852.000

2009 49.194.369

2010 25.509.629

Mesatarisht, Bashkia ka financuar për investimet në arsim vetëm 4 % të buxhetit, që tregon se mbështetja për arsimin ka qenë inekzistente. Projekti ynë: Hartimi i një politike për një program të ri, në lidhje me arsimin parashkollor dhe universitar, për të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës arsimore në sajë të dyfishimit të financimeve, krahasuar me katër vitet e shkuara, për të ofruar kushte dhe standarde europiane në të gjithë sistemin e kopshteve dhe shkollave të qytetit; si dhe aplikimi i një filozofie të re dhe i një kuadri me të gjerë bashkëpunimi me Universitetin “A. Moisiu”. Programi ynë në rritjen e investimeve për arsimin parashkollor dhe parauniversitar, ndonëse është një funksion i përbashkët, për ne përbën një nga sfidat më të rëndësishme për vitet që vijnë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, me donatorë, por qoftë edhe duke marrë kredi, do të realizojmë: - Ndërtimin e një shkolle të mesme për qytetin; - Ndërtimin e dy shkollave 9-vjeçare; - Ndërtimin e dy çerdheve; - Ndërtimin e tri kopshteve; - Rikonstruksionin e të gjitha shkollave të parikonstruktuara; Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 26

- Sistem mirëmbajte të IT-së në të gjitha shkollat e qytetit; - Rikonstruksionin e qendrës kulturore të fëmijëve. Bashkëpunimi me Universitetin e Durrësit mbetet një prioritet i drejtimit të Bashkisë së Durrësit, dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi do të realizojmë: - Krijimin e Sistemit të Integruar të Kompetencave (S.I.K.); - Hartimin dhe Implementimin e Strategjisë Rajonale të zhvillimit të qëndrueshëm; - Krijimin dhe funksionimin e Qendrës së Projekteve të Durrësit; - Krijimin dhe funksionimin e Qendrës së Sipërmarrjeve Durrsake (Q.S.D.). 6.2.b Shëndetësia Ndonëse shëndetësia ka një funksion të përbashkët, ky sektor publik ka qenë sektori që Bashkia nuk ka bërë asgjë në kuadër të mbështetjes së sistemit shëndetësor sipas funksionit dhe detyrimeve që ka për ndërmarrjen e investimeve për shëndetin parësor. Qysh nga viti 2008, Bashkia ka investuar vetëm në dy objekte, atë të rikonstruksionit të klinikës dentare dhe poliklinikës në Shkozet, me një vlerë 45.100.000. Ndërsa në vitet 2009 dhe 2010 Bashkia ka investuar 0 leke. Projekti ynë - Dyfishim të investimeve në shëndetësi, për të rritur qendrat e kujdesit parësor në zonën e Porto Romanos, Kënetës, dhe në Lagjet 9 dhe 10; - Zgjerim dhe ngritjen e qendrave sociale dhe komunitare, polifunksionale, ku përfshihen shërbimet shëndetësore kurative dhe parandaluese për të gjitha grupmoshat; - Për zonat periferike, me infrastrukturë jo të përshtatshme të trajtimit shëndetësor, do të krijohen qendrat e lëvizshme diagnostikuese; - Mbështetje dhe fuqizim të sistemit të ndihmës së shpejtë mjekësore; - Bashkëpunim me drejtoritë rajonale të shëndetit për të aplikuar projekte në kuadër të programeve kombëtare të zhvillimit të rajoneve dhe në programe komunitare; - Bashkëpunim me spitalin rajonal të Durrësit, në kuadër të mbështetjes për të financuar shërbime shtesë gjatë stinës së verës për turistët. 6.2.c Strehimi Mbi 6000 është numri i të pastrehëve të regjistruar në zyrat e strehimit të Bashkisë, dhe për katër vite Bashkia ka realizuar shpërndarjen vetëm për 48 familje, të investuara nga enti i banesave. Prej tri vjetësh Bashkia ka përfituar nga kredia e ofruar me mbështetjen e qeverisë, një kredi prej 3.341.410 euro (nga Komisioni i Bankës Europiane) për të ndërtuar 253 apartamente për shtresat Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 27

në nevojë, ku janë në proces 120 apartamente dhe 120 mbeten për t„u realizuar në vitin 2011. Me mbështetjen e qeverisë Bashkia ka dhënë kredi të buta për rreth 100 familje. Bashkia deri në vitin 2010, për implementimin e programit për strehim ka realizuar vetëm 2.8 % të shpenzimeve faktike ose 51.367 mijë lekë. Programi ynë - Ndarja e 120 apartamenteve të banesave sociale, të përfunduara brenda 9-mujorit të parë të vitit 2011; - Përfundimi, brenda 6 mujorit të parë të vitit 2012 të 120 apartamenteve, në kuadër të kredisë së Komisionit të Bankës Europiane (CEB); - Ndërtimi i 300 apartamenteve të reja për familjet që banojnë në shtëpitë e pronarëve; - Dhënia e kredive me interesa të ulëta për çiftet e reja; - Krijimi i një partneriteti privat publik për ndërtimin e banesave për kategori sociale me të ardhura të pakta; - Ndërtimi i një kompleksi banimi për familjet rome në Nish-Tulla; - Përfundimi i procesit të privatizimit, pajisjes së qytetarëve me titull pronësie të 1. ish-kabinave të plazhit dhe 2. të godinave të ashtuquajtura pallatet e Arabit, të ndërtuara në Lagjen 13 Durrës nga firma Investitore/Ndërtuese “HAEAI-ALB Shpk. 6.2.d Shërbimet sociale Demagogjia e programit të socialistëve për katër vjet ka qenë: “Sigurimi i plotë i nevojave ekonomike dhe sociale të familjeve dhe individëve të qytetit të Durrësit, duke i integruar përfituesit në mjedisin shoqëror, duke harmonizuar programet e mbrojtjes dhe të zhvillimit social si edhe duke i transformuar në një instrument aktiv të zhvillimit shoqëror”. Në katër vjet drejtuesit socialistë investuan në : Rikonstruksion çerdhesh 20 000 000 lekë, ndërtimin e një çerdheje të re 30.200 000 lekë, në Durrës dhe kanë filluar ndërtimin e çerdhes së re në Shkozet me dy vite financim. Programi ynë: Hartimi i një politike për një program të ri për kujdesin dhe shërbimin social për shtresat në nevojë dhe shtresat e paafta për punë duke ndërtuar kështu projekte të veçanta për çdo kategori sociale, të mbështetura financiarisht nga Bashkia dhe nga donatorët vendas dhe të huaj. Për më tepër, një projekt i veçantë do të realizohet në kuadër të programit për integrimin e komunitetit rom. Në zbatim të realizmit të premtimit tonë do të realizohen:

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 28

- Krijimi i departamentit për shërbimin dhe kujdesin social ku një komponent i këtij departamenti do të jetë drejtoria e hartimit dhe zbatimit të projekteve në kuadër të programeve vendase dhe të huaja; - Dyfishimi i buxhetit për shërbimin social; - Transparencë dhe efektivitet i përdorimit të financave në projektet dhe shërbimet sociale; - Krijimi i një data baze për të evidentuar familjet me probleme sociale; - Hartimi i një projekti të veçantë për shtresat në nevojë; - Krijimi i qendrave sociale sipas rajoneve, për gratë në nevojë, fëmijët jetime, të moshuarit dhe të rinjtë me nivel risku; - Mbështetje për projektet e zhvilluara nga Bashkia dhe mbështetje për qendrat ditore të të moshuarve. Program i veçantë për komunitetin rom ku përfshihen: - Ndërtimi i infrastrukturës së zonave ku ata jetojnë; - Ndërtimi i banesave dhe mjediseve të shërbimit; - Lidhja e vendbanimeve rome me infrastrukturën e energjisë elektrike, furnizimi me ujë dhe me sistemin e kanalizimeve; - Ndërtimi i godinave me funksione shëndetësore, edukative dhe kulturore. 6.2.e Turizmi Turizmi si një kolonë e fuqishme e zhvillimit ekonomik të Durrësit, kërkon ndërtimin e një programi të ri me vizion dhe program afatshkurtër dhe afatgjatë të zhvillimit të tij me tërë komponentët e tij. Programi ynë: Hartimi i një politike të re për zhvillimin e turizmit, që synon mbështetje për përmirësimin e cilësisë së shërbimit, përmirësimin e imazhit dhe krijimin e identitetit të turizmit të qytetit të Durrësit, krijimi i lehtësirave për investimet e huaja dhe vendase, përmirësimi i shërbimit në sitet e vizitueshme arkeologjike dhe në qendrat e trashëgimisë sonë historike dhe kulturore, duke promovuar Durrësin si një destinacion turistik në rajon. Më poshtë po përmendim disa nga faktorët pozitivë që ndikojnë në zhvillimin e turizmit në Durrës: Zhvillimi i infrastrukturës kombëtare me rrugën Durrës-Kukës, përmirësimi i sistemit të rrugëve kombëtare në qytetet turistike, pozicioni gjeografik i përshtatshëm (afër portit dhe airportit), politikat stimuluese të qeverisë qendrore, shtimi i kapaciteteve akomoduese, rritja e cilësisë së shërbimit në Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 29

vitet e fundit dhe pasja e një gastronomie të shkëlqyer kanë dyfishuar numrin e turistëve vendas dhe të huaj. Bashkia e katër viteve të ardhshme do të këtë si prioritet të saj mbështetjen financiare, përmirësimin e infrastrukturës promovuese, zhvillimin e infrastrukturës në plazhin e Kallmit, menaxhim dhe propocionalitet ndërmjet plazheve publike dhe atyre private. Një rendësi e veçantë do t‟i kushtohet bashkëpunimit me Ministrinë e linjës në drejtim të investimeve të përbashkëta në pasurinë historike dhe arkeologjike për të rritur çdo vit e më shumë fashën kohore të sezonit të turizmit. Për Promovimin e Durrësit si destinacion turistik në çdo sezon do të këtë një rritje të aktiviteteve kulturore dhe artistike me artistë vendas dhe të huaj, ku një vend të rëndësishëm do të kenë koncertet me artistët dhe këngëtarët më të mirë në rajon dhe më gjerë. Pritshmëria e realizimit të politikës sonë do të realizohet nëpërmjet: - Dyfishimit të numrit të turistëve vendas dhe të huaj; - Ndërtimit të shëtitores në plazhin e Durrësit; - Propocionalitetit në përdorimin e plazheve publike dhe private; - Ristrukturimit dhe funksionimit të plazhit të Currilave në plazh publik; -Zgjatjes së sezonit turistik duke e dyfishuar atë; - Zhvillimit të mundshëm të terminalit të Krocereve në portin e Durrësit; - Zhvillimit të projektit të studimit të plazhit Currila –Kallm; - Rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik; - Zbulimit të arenës së Amfiteatrit.

6.2.f Kultura, Rinia dhe Sporti 6.2.f.1 Kultura Programi në fushën e Kulturës synon të krijojë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e kulturës dhe rritjen e rolit të saj në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit, të komunitetit tonë dhe të çdo individi. Programi ynë: -Mbështetje e krijimtarisë dhe e aktivitetit krijues të artistëve durrsakë dhe krijimi i kushteve për rritjen e nivelit artistik të krijimtarisë së tyre;

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 30

- Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe promovimi i turizmit kulturor nëpërmjet mbrojtjes, katalogimit dhe prezantimit të vlerave kulturore të qytetit, lehtësimit të aksesit të turistëve në pasuritë kulturore të qytetit dhe krijimit të një sistemi menaxhimi modern të trashëgimisë kulturore të qytetit të Durrësit; -Rritja e rolit të kulturës në jetën shoqërore dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve të Durrësit përmes pjesëmarrjes së gjerë të publikut në jetën kulturore të qytetit; -Krijimi i iniciativave të qëndrueshme, të cilat garantojnë pjesëmarrjen dhe ekspresivitetin artistik të të rinjve për t’iu krijuar shanse në sistemin e konkurrencës; -Krijimi i lehtësive për promovimin e vlerave kulturore dhe të krijimtarisë së artistëve të qytetit të Durrësit në evenimentet më të mirënjohura ndërkombëtare; në panairet e rëndësishme të kontemporaneritetit (për shembull, Bienalja e Venecias, Dokumente e Kasselit etj); -Rritja e oportuniteteve në fonde publike, ku të gjithë artistëve dhe shoqatave kulturore të qytetit të Durrësit, do t’iu ofrohet akses i drejtpërdrejtë, transparent dhe sa më pak burokratik në përdorimin e këtyre fondeve; -Mbështetje financiare për botimin e krijimtarisë së autorëve durrsakë me vlera artistike; -Rritje e aftësive funksionale të shoqatave dhe grupimeve artistike të qytetit të Durrësit, duke u dhënë atyre informacionin e nevojshëm mbi legjislacionin në fuqi, mbi përpilimin e projekteve artistike, mbi mundësitë promocionale, ose mbi mënyrat alternative të gjetjes së financimeve. Vëmendje e veçantë do t‟i kushtohet ngritjes së bibliotekës së re të qytetit, e cila do të shërbejë si qendër e promovimit të dijes dhe në të cilën do t‟i jepet përparësi shërbimeve të reja. Biblioteka do të ketë një godinë të re dhe një fond mjaft të pasur të librit shqiptar dhe atij të huaj. Për më tepër, biblioteka e re do të ofrojë shërbime të bazuara në teknologji të reja informatike, si digjitalizimi i fondit të librave, akses në botime elektronike të revistave me natyrë shkencore, humane, teknologjike dhe kulturore. Vëmendje e posaçme do t‟i kushtohet krijimit të shërbimeve të veçanta të informacionit në mbështetje të veprimtarive të biznesit lokal, promovimit të librave, pjesëmarrjes në panairet ndërkombëtare etj. Gjithashtu, sigurimi i fondeve të mjaftueshme për shërbime bashkëkohore bibliotekare do të jetë në qendër të prioriteteve të ardhshme të Bashkisë. 6.2.f.2.Rinia Bashkia e Durrësit do të synojë të përmirësojë më tej cilësinë e jetës së të rinjve dhe forcimin e statusit të tyre përmes rritjes së pjesëmarrjes të të rinjve në jetën publike dhe në vendimmarrjen e qytetit.

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 31

Viti 2011, do të shënojë krijimin për herë të parë të Qendrës Rinore për Informim e cila do të këtë si qëllim ofrimin e shërbimeve sociale dhe edukative për të rinjtë, promovimin e qytetarisë aktive, zhvillimin e solidaritetit. Qendra Rinore për Informim do të këtë si objektiv të saj ngritjen e një sistemi modern informimi dhe të shërbimeve të punësimit, zhvillimin e programeve cilësore dhe mbështetëse për një zhvillim të qëndrueshëm të të rinjve, hartimin e programeve që nxisin punësimin dhe krijimin e një sistemi të arsimit dhe të trajnimit profesional. Aktivitetet dhe shërbimet e Qendrës Rinore: 

Zhvillimi i partneriteteve me autoritetet lokale në zhvillimin e planeve lokale të veprimit, për të rinjtë;

Ofrimi i asistencës teknike për të rinjtë dhe shoqatat rinore;

Zhvillimi i partneriteteve të qëndrueshme me institucione dhe organizata në vend ose jashtë vendi, që punojnë me të rinjtë,

Ofrimi i informacioneve mbi vende vakante punësimi, në bashkëpunim me zyrat e punës dhe bizneset e zonës që mbulojnë ose mbi mundësi praktikash mësimore, mundësi trajnimi brenda ose jashtë vendeve;

Ofrimi i trajnimeve me qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në fusha të ndryshme (informim, zhvillim i aftësive në ngritje dhe menaxhim biznesi, kërkim aktiv për punë, shkrim projektesh, Workshop-e ndërkulturore, promovimi i vullnetarizmit, toleranca, edukim mbi teknologjinë, gjuhë të huaja, design, etj.);

Organizimi i eventeve sportive dhe kulturore në rang lokal;

Zhvillimi i fushatave të ndërgjegjësimit;

Ofrimi i informacioneve të dobishme për të rinjtë shqiptarë, që kthehen nga studimet jashtë Shqipërisë, në kuadër të programit “Brain Gain”.

Ky programi synon të mbështesë integrimin e të rinjve durrsakë në tregun e punës. Bashkia do të hartojë politika që nxisin punësimin e përshtatshëm të të rinjve, duke krijuar kështu mundësinë e hapjes së 3000 vendeve të reja të punës. Për më tepër, Bashkia do të nxisë iniciativat dhe partneritetet ndërmjet institucioneve publike dhe atyre private me qëllim përfshirjen e sektorit privat për zhvillimin e programeve aktive për punësimin. Si sigurues kryesor i vendeve të punës, sektori privat do të luajë një rol të qenësishëm në kërkimin e zgjidhjeve të efektshme për problemet e punësimit të të rinjve në qytetin tonë. 6.2.f.3 Sporti Sporti është një disiplinë e rëndësishme për shembullin që jep, për rolin që luan në integrimin social veçanërisht te grupmoshat e reja, por edhe për kontributin që jep në shëndetësi, rritjen e mirëqenies së popullsisë dhe në vlerat etike që sporti përkrah. Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 32

Prioritet i punës së ardhshme të Bashkësisë do të jetë pikërisht nxitja e tolerancës dhe e shpirtit sportiv bazuar edhe në Kartën Europiane të Sporteve. Nisur nga ky vizion unë si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Durrësit do ta përqendroj punën në dy drejtime kryesore, duke vepruar kështu mbi një strategji të qartë e cila synon ruajtjen dhe promovimin e integritetit dhe të virtyteve në sport: Drejtimi i parë, është promovimi i “Sportit për të gjithë”, si një mjet për të përmirësuar cilësinë e jetës, për të lehtësuar integrimin social dhe për të kontribuar në kohezionin social, veçanërisht midis të rinjve. Drejtimi i dytë, përfshin riorganizimin dhe rivitalizimin e Klubit Sportiv Teuta, rigjallërimin e ekipeve zinxhirë, e cila do të çojë në rritjen e cilësisë së sportistëve të rinj, evidentimin e talenteve të reja dhe në prezantimin sa më dinjitoz të sportistëve durrsakë në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare. 7. PARASHIKIMI I RRITJES SË TË ARDHURAVE, ADMINISTRATA VENDORE, DHE INSTITUCIONET E VARTËSISË 7.1 Parashikimi i rritjes së kapacitetit financiar të Bashkisë së Durrësit Është e kuptueshme që realizimi i prioriteteve strategjike dhe i projekteve që do të hartohen për to, shoqërohet me kosto përkatëse, që sigurisht kërkojnë një nivel më të lartë të ardhurash, të paktën 30-40% më të larta nga vitet e kaluara. Si paraqitet niveli i të ardhurave të Bashkisë për vitet 2005-2010 ( pasqyra në mijë lekë ). Të ardhura Të vetat Transferta Totali

v 2005 1.201.971 62.140 1.264.111

v 2006 994.421 188.270 1.182.691

v 2007 1.096.055 242.856 1.388.911

v 2008 1.260.935 412.636 1.673.571

v 2009 1.702.896 477.031 2.179.927

v 2010 1.865.618 404.502 2.270.120

Nëse analizojmë të ardhurat e Bashkisë së Durrësit, në përgjithësi ato kanë një tendencë të lehtë rritjeje nga viti në vit dhe shuma totale e katër viteve ka qenë 56.3 milionë euro. Por pyetjet që shtrohet janë: Si do të rritet niveli i të ardhurave? Cilët janë faktorët kyç që ndikojnë në rritjen e tyre, dhe sa do të jetë kjo rritje? Por, për të vlerësuar se cilat janë mundësitë e shtimit të të ardhurave të veta të Bashkisë po japim më poshtë strukturën dhe realizimin e tyre vetëm për vitin 2010, i cili është projektuar si viti më i mirë i grumbullimit të të ardhurave nga Bashkia e Durrësit, ku renditen 10 lloje taksash dhe 15 lloje të ndryshme tarifash, të cilat sipas programit tonë për katër vitet që vijnë do të përgjysmohen. Pasqyrë e taksave dhe e tarifave dhe niveli i të ardhurave të realizuara nga Bashkia e Durrësit për vitin 2010 Nr A I 1

Emërtimi i të ardhurave 2 Tarifë pastrim mbeturin 90.244.244 realizuar Të ardhura tatimore 761.240.991 a Nga biznesi 71.039.173 Taksë pasurie 109.987.373 b Nga qytetarët 19.205.071 Taksë pasurie nga biznesi 82.626.034 3 Tarifë e plazheve private 25.050.150

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 33

2 II III 1 2 3 IV 1 2 3 V 3 A b 4 5 VI 8 9 10 B I 1

Taksë pasurie nga qyteti Taksë vendore mbi biz. e vogël Taksë të adm. nga Agj. tatim Taksë e trans. pas.palujteshme Taksë e regj automjeteve Të ardhura nga aluizni Taksa të tjera vendore Taksë tabele identifikimi Taksë tabele reklame Taksë për zënie hap. publike Taksë e përkohshme Taksë e përk. gjelbërimi Taksë e përk. gjelb. për biznesin Taksë gjelb. nga qytetarët Taksë e përkoh. tregut Taksë e përk. e tavolinave Të tjera taksa vendore Taksë e ndikimit nga ndërt. e reja Taksë për studime urbanistike Taksë e fjetjes në hotel Të ardhura jotatimore Të ardhurat nga tarifat Tarifë e rregj. të veprimtarisë

23.161.339 199.075.743 122.881.410 37.191.733 47.272.768 38.415.909 2.639.378 780.308 40.000 1.819.070 36.929.305 24.697.154 21.681.454 3.015.680 10.660.680 1.571.471 289.617.782 202.535.748 83.239.017 3.843.017 221.664.253 173.811.271 7.093.020

4 5 a b 6 7 8 9 10 VII 1 2 3 4 VII 1 2 3 4

Tarifë parkimi automjeti Tarifë ndriçimi Nga biznesi Nga qytetarët Tarifë për transportin Të ardhura nga tat. Shërb. Tarifë shër. veterinar Tarifë shfrytëzimi Tarifë urbanistike Të ardhura të tjera Dhënie me qira Të ardh. nga tenderët Të tjera Sponsorizime Të ardhura nga institucionet Nga çerdhet Nga kopshtet Nga konviktet Të tjera

13.843.600 11.213.417 8.947.257 2.269.160 4.937.701 1.711.186 1.221.920 8.545.429 9.947.604 20.329.219 5.890.376 309.150 942.326 3.331.763 27.523.763 5.442.650 18.552.730 2.464.135 1.064.248

Totali i të ardhurave të Bashkisë për vitin 2010 është 982.905.244 lekë ose realizuar 89% nga planifikimi Të ardhurat nga Granti (transferta e pakushtëzuar) në mijë lekë: vitet transferta konkurrues total

2005 62.140 0 62.140

2006 188.270 0 188.270

2007 242.856 0 242.856

2008 407.636 5.000 412.636

2009 433.031 44.000 477.031

2010 383.724 20.777 404.501

2011 393.205 0 0

Të ardhurat e Bashkisë nga transferta e dërguar nga qeveria, që prej vitit 2006 janë rritur vit pas viti, me një mesatare 5.8 herë më shumë nga viti 2005. Më poshtë renditen dhe faktorët kyç, që mundësojnë realizimin e objektivit tonë, për rritjen e të ardhurave 40-50 % më shumë sesa të ardhurat që realizuan drejtuesit socialistë në drejtimin e Bashkisë në vitet 2007-2010. Marrja në konsideratë e faktorëve të mëposhtëm, krijon bazamentin e nevojshëm për të rritur të ardhurat, të cilat përbëjnë themelin e realizimit të programit tim elektoral dhe që mundësojnë realizimin e objektivave të programit strategjik.

Faktorë qendrorë

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Faktorë vendorë

Page 34

Qëndrueshmëria makroekonomike ekonomisë shqiptare;

Rritja e GDP-së kombëtare me 4-6 % në vit;

Rritja e investimeve publike;

Rritja e transfertës së pakushtëzuar nga qeveria;

Përfundimi i transferimit të pasurive të patundshme drejt Bashkisë;

Përfitimi nga grandet ekstra që do të japë qeveria në kuadër të programit të zhvillimit të rajoneve;

Përfitim nga procesi i legalizimit të ndërtimeve informale; 

e  

Eficiencë në realizimin e buxhetit duke realizuar plotësisht shpenzimet e miratuara në buxhetin e Bashkisë;

Eliminimi në maksimum i informalitetit në biznes dhe lufta ndaj evazionit fiskal;

Rritja e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe klima pozitive në investime;

Rritja e të ardhurave nga mbledhja e tarifave të shërbimit të pastrimit dhe mbledhjes së mbeturinave, gjelbërimit, ndriçimit rrugor etj., për të mbuluar koston operacionale të këtyre shërbimeve;

Zhvillimi i projekteve të mëdha (ndërtimi i terminalit të trageteve, i parkut industrial, etj).

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Kapaciteti njerëzor;

Shfrytëzimi në rritje i potencialit fiskal nga taksa e pasurisë mbi ndërtesën për familjarët dhe bizneset si një prej burimeve kryesore të faktorit vendor;

Përmirësimi i metodologjisë dhe i teknologjisë së mbledhjes të taksave dhe të tarifave vendore;

Përmirësimi i menaxhimit më të mirë të financave publike dhe njësive që merren me proceset e prokurimit publik dhe eliminimi i dukurive korruptive në procesin e tenderimeve dhe në zbatim të projekteve;

Ulja e shpenzimeve operative të Bashkisë;

Transferimi i ndërmarrjes së ujësjellësit dhe kanalizimeve në Bashki dhe rritja e nivelit të të ardhurave nga kjo ndërmarrje drejt mbulimit të kostos operacionale;

Përmirësimi i menaxhimit financiar të ndërmarrjeve që kanë varësi nga Bashkia (Parku Urban, Ndërmarrjet e Gjelbërimit, Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Rrugëve);

Mundësia për të marrë hua nga bankat;

Bashkëpunimi dhe partneriteti publik privat.

Page 35

Faktorë të jashtëm 

Përfitimi nga programet e BE-së në kuadër të Programeve IPA;

Financime të projekteve të veçanta nga donatorë të huaj ose vendas.

7.2 Administrata vendore e Bashkisë së Durrësit – gjendja ekzistuese Në 4 vitet e shkuara Bashkia e Durrësit nuk arriti dot të vërë në zbatim të politikës së shpallur prej saj, përmirësimin e funksionimit të Bashkisë dhe menaxhimit të saj nëpërmjet forcimit dhe kualifikimit të kapaciteteve drejtuese dhe menaxhuese. Katër vitet e shkuara, 2007-2010, Bashkia ka programuar për administratën vendore shpenzimet: Vitet Vlera programit

2007 65.138.000

2008 84.311.000

2009 292.316.000

2010 317.623.063

Sipas treguesve, vihet re se në 2 vitet e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të këtij programi që ka ardhur si rezultat i shtimit të numrit të punonjësve në administratë dhe të financimeve në projekte të kushtueshme dhe korruptive ku dallon ; Informatizimi i Bashkisë me vlerë 71.333.992 lekë ose mbi 500.000 euro, të cilat sipas fazave renditen: Faza e parë loti I, me vlerë 19.194.000 lekë, faza e parë loti II, me vlerë 2.899.992 lekë, faza II 24.240.000 lekë dhe faza III 25.000.000 lekë. Zbatimi i këtij projekti për vlerën e investimit është tepër i kushtueshëm për financat e Bashkisë dhe ende nuk është përcaktuar kush ishin përfitimet e projektit. Në katër vitet e fundit Bashkia ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e punonjësve të saj, duke përfituar dhe nga thellimi i procesit të decentralizimit fiskal dhe nga politikat e tjera të qeverisë qendrore në dobi të decentralizimit vendor. Bashkia në vitin 2010 ka rreth 240 punonjës, nga 185 punonjës që kishte në vitin 2007 ose 29.7 % më shumë sesa në vitin 2007, dhe kjo administratë i kushton Bashkisë shumën 192.760.000 lekë, (ku shpenzime personeli 153.753.000 lekë, dhe shpenzime operative 38.957.000 lekë) dhe nëse këtu do të futeshin dhe punonjësit e ndërmarrjeve ekonomike, që varen nga Bashkia, numri total i punonjësve është 948, me kosto 506.980.000 lekë ose 3.6 milionë euro/vit ose 25 % e buxhetit të Bashkisë në një vit. Programi ynë Programi i administratës vendore konsiderohet komponenti më i rëndësishëm menaxhues i qeverisjes vendore. Është e vështirë të kuptohet që një qeverisje e mirë vendore të realizohet me një administratë të pakualifikuar vendore. Zgjedhja e punonjëseve në administratë do të bëhet sipas kërkesave të ligjit “Për shërbimin civil“, duke vlerësuar dhe rivlerësuar punën e specialistëve Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 36

dhe të drejtuesve që kanë eksperiencë në administratën e Bashkisë, dhe duke zgjedhur në administratën e re specialistët më të mirë të fushave. Sfidat e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, përfitimi nga programet e financuara nga BE-ja (Shqipëria është në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat), financimet në kuadër të projekteve të financuara nga donatorët vendas ose të huaj, rritja e nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve dhe biznesit kërkojnë formësimin dhe forcimin e kapaciteteve administrative në një nivel shumë herë më të lartë nga ai që kemi sot. Objektivi ynë: Ndërtimi i një administrate efektive dhe të mirëkualifikuar, për të përballuar menaxhimin administrativ të Bashkisë, në kuadër të detyrimeve që burojnë nga zbatimi i Ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për funksionimin dhe organizimin e qeverisjes vendore“.

Realizimi i objektivit do të bëhet nëpërmjet: 

Buxhetit të Bashkisë si një produkt ose instrument konsultimi më të gjerë me grupet e interesit dhe qytetarët;

Një organigrame të re të administratës së Bashkisë;

Shkurtimit të shpenzimeve operative deri në 25%, që po të përkthehet në lekë, do të thotë, se çdo vit Bashkia do të kursejë nga financat e taksapaguesve shumën 110.000.000 lekë, ose 800.000 euro (shpenzimet operative të Bashkisë për vitin 2010 ishin 443.000.000 lekë)

Kualifikimit, forcimit dhe kapaciteteve administrative nëpërmjet trajnimit ;

Zgjedhjes të punonjësve në administratën e Bashkisë sipas procedurave ligjore;

Vendosjes së gruas në fokusin e zgjedhjes në administratën vendore, ku objektivi ynë është, që në fund të mandatit administrata e Bashkisë të përbëhet nga 50% gra dhe vajza;

Studentët e sapodiplomuar, do të jenë pjesë e administratës së ardhshme të Bashkisë duke inkurajuar dhe punësimin e tyre part-time, ose angazhimin e tyre në projekte të veçanta;

Krijimit të një sporteli on line për shqetësimet e qytetarëve.

Kualifikimit pasuniversitar (në bashkëpunim me UAMD-në) të specialistëve dhe drejtuesve të administratës;

Transparencës në vendimmarrje;

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 37

Programit të veçantë në luftë kundër korrupsionit në administratë .

7.2.1 Vizioni, Prioritetet dhe politikat e Bashkisë në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit Ky dokument strategjik është hartuar në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale të Parandalimit dhe Luftës kundër Korrupsionit dhe paraqet vizionin dhe prioritetet e Bashkisë së Durrësit për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në pushtetin vendor. Gjithashtu, ajo ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor, të qytetarëve, komunitetit dhe organizatave përfaqësuese në çështje që lidhen me luftën kundër korrupsionit, parandalimin e tij dhe ndihmesën që qytetarët mund të japin në përmirësimin e punës së administratës lokale për të realizuar detyrat dhe misionin e tyre. Nëpërmjet kësaj qasje, Bashkia e Durrësit synon : 

Së pari, marrjen a masave për parandalimin e korrupsionit përmes rritjes së transparencës, edukimit të qytetarëve dhe pjesëmarrjes së publikut në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.

Së dyti, krijojnë mundësinë për ofrimin e shpejtë, pa vonesë dhe me kosto të arsyeshme të shërbimit si një proces, duke shmangur fragmentarizmin si dhe duke modernizuar dhe thjeshtëzuar procedurat.

Së treti, rritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit përmes rritjes së integritetit të punonjësve të Bashkisë dhe kapaciteteve për të identifikuar dhe adresuar rastet e korrupsionit me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve në qeverisjen vendore.

Së katërti, rritjen e bashkëpunimit mes Bashkisë dhe të gjithë aktorëve institucionalë dhe të shoqërisë civile, që marrin pjesë në luftën kundër korrupsionit, me qëllim bashkërendimin e përpjekjeve dhe rritjen e efikasitetit në goditjen dhe reduktimin e korrupsionit.

8. PERMBYLLJE: Në të vërtetë, ky program është ambicioz dhe praktikisht i realizueshëm, sepse i jep zgjidhje shumë problemeve që prej shumë vitesh kanë mbetur vetëm premtime elektorale. Por, Programi që unë prezantoj, projekton më së shumti zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit të Durrësit për vitet që do të vijnë. Unë besoj, se realizimi i këtij programi do të bëjë realitet dhe do të çojë në rrugën e zgjidhjes së atyre çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit duke përmirësuar dhe rritur cilësinë e shërbimeve publike, të mjedisit dhe të pastrimit të qytetit, si edhe të ndërtimit të disa akseve kryesore që përmirësojnë dukshëm problemet e trafikut. Ky Program projekton Durrësin si një qytet turistik, qytet-Port, qytetin me parkun arkeologjik më të madh në vend, qytetin me shumë Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 38

qendra, me ekonomi të zhvilluar, me investime private dhe publike gjithnjë në rritje, duke krijuar kështu kushtet për hapjen e 3.000 vendeve të reja të punës. Programi është ndërtuar mbi bazën e vërejtjeve dhe shqetësimeve që kanë paraqitur qytetarët, biznesi, organizatat jofitimprurëse, ekspertët dhe specialistët e të gjitha fushave, gjatë takimeve që unë kam zhvilluar vazhdimisht me ta. Programi identifikon problemet dhe problematikat, që shqetësojnë sot qytetarët, dhe përbën substancën mbi të cilën janë hartuar politikat përkatëse. Në këtë Program janë të strukturuara projektet, shpenzimet administrative dhe operative, që do të realizohen në katër vitet që vijnë, duke arsyetuar dhe argumentuar se shuma e përllogaritur 110 milionë euro, e nevojshme për realizimin e tyre, është plotësisht e realizueshme sipas kësaj strukture : 

Të ardhurat e Bashkisë: 50 milionë euro

Granti: 20 milionë euro

Granti nga programi i zhvillimit të rajoneve: 14 milionë euro

Kredi: 8 milionë euro

Partnereti Pubilk – Privat: 9 milionë euro

Donatorët dhe programe e BE-së: 11 milionë euro

Në këtë program janë detajuar objektivat që realizon çdo projekt, në kuadër të pesë prioriteteve strategjike kryesore, që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit të Durrësit. Projektet janë të listuara si emertesë, për çdo projekt janë llogaritur kostot përkatëse dhe burimi i financimit dhe nëse ekziston buxheti i programit duhet përfshirë në këtë dokument, ndërsa grafiku i realizimit të tyre do të detajohet vit pas viti në buxhetet e Bashkisë, duke filluar qysh nga viti 2011. Projektet e prezantuara në këtë program, janë të organizuara dhe të detajuara në mënyrë të tillë ku përveç theksimit të objektivave dhe qëllimeve, janë të paraqitura dhe të listuara edhe instrumentet afatshkurtra dhe afatgjata për arritjen e këtyre qëllimeve dhe objektivave. Në të vërtetë, afatet e implementimit të këtyre projekteve sigurisht do të kenë edhe kalendarin e realizimit të tyre. Nisur sa më lart, unë ju premtoj se vit pas viti, do të bëj transparencën e përdorimit të financave, që do të përdoren për realizimin e të gjithë projekteve të listuara në këtë Program, duke ju siguruar njëherësh se ky premtim është themeli i kontratës sime me qytetarët e Durrësit, me JU, sepse JU jeni të parët!

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 39

9.TABELAT PËRMBLEDHËSE Kostot e realizmit të projekteve sipas prioriteteve strategjike ( 2011 -2015 ) Emërtimi i projektit Vlera P/ndërtim Financuesi

Prioriteti Shërbimet Urbane

Mbrojtja Mjedisit

Rrugët dhe Transporti

  

1.Përmirësimi i furnizimit me ujë të pishëm; Komponenti i investimeve prioritare; Komponenti i kanalizimeve( ndarja e ujërave të bardha nga kanalizimet); Komponenti institucional(përmirësimi i sistemit të matjeve të ujit). 2.Projekti i Ekosistemit dhe Menaxhimit të Zonës Bregdetare (ndarja e ujërave të bardha nga kanalizimet); 3. Mirëmbajtja e rrjetit ekzistues.

60.000.000 euro

BB dhe BEI

11.075.689 euro

BEI

1.Ndërtimi i parkut të qytetit në kurorën e kodrave (faza e parë); 2.Studimi dhe projektzbatimi për zvogëlimin e erozionit në Kodër Vilë, në anën jugore, perëndimore dhe lindore të saj; 3.Përmirësimi i teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve të ngurta, superimi dhe riciklimi i tyre; 4.Mbyllja e landfill-it ekzistues prej 16 ha në Porto Romano; 5.Ndërtimi i landfill-it të ri sipas studimit, planit të integruar të menaxhimit të mbetjeve urbane( faza e parë 5 ha); 6.Plani tematik vetëm për gjelbërimin, 7.Shtimi i buxhetit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta deri në tri herë dhe shtimi dy herë i pemëve dhe shkurreve dekorative.

7.000.000 euro

Bashkia e Durrësit , Donatorë.

100.000 euro 2.000.000 euro

Bashkia e Durrësit Bashkia e Durrësit

1.Rikonstruksion i plotë i bulevardit kryesor Hotel Durrësi- Porti; 2.Ndërtimi i rrugës së re Currila –Kallm; 3.Përfundimi i segmentit të Unazës së re pas shkollës së Fizkulturës – Spitallë – Porto Romano; 4.Ndërtimi i rrugës së re Brryl –Currila- ishpoligoni- Kodër- Fabrika Tullave- Rruga “ A.Goga”; 5.Ndërtimi me parametra të standardeve europiane të rrugës Ura Dajlanit – Banka Tregtare( përbri murit të Portit); 6.Rikonstruksion i rrugës Spitali – Varrezat e vjetra; 7.Rrugë e re dytësore Ura Dajlanit – Plepa ( mbi

500.000 euro

Bashkia e Durrësit

4.000.000 euro

Fondi Zh. Rajoneve

1.000.000 euro

DPRR

1.500.000 euro

Bashkia e Durrësit

800.000 euro

Bashkia e Durrësit

750.000 euro

Bashkia Durrës

1.500.000 euro

Bashkia Durrës

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

750.000 euro

Bashkia e Durrësit

690.000 euro

Bashkia e Durrësit

4.000.000 euro

Bashkia e Durrësit Programet IPA Fondi i Zhvillimit të Rajoneve

2.500.000 euro

Page 40

kanalin ekzistues); 8.Rikonstruksioni i rrugës Torra Veneciane – Vila dhe ndriçimi; 9.Rrugë e re Shkozet Dogana e tokës Frigoriferi Plazh; 10.By –pass Shkozet- Plazh. 11.Linjë e re transportit- Publik Lagje 18 – Ishuzina tv – Mozeleum- Drejtoria policie; 12.Korsi biçikletash në trotuarët e rrugëve parësore; 13.Studimi i trafikut në qytet; 14.Riorganizimi i transportit publik (blerje autobus); 15.Ndërtime të reja, parking mbitokësor dhe nëntokësor; 16.Sisteme kontrolli dhe monitorim të trafikut, rregullore lokale e trafikut dhe parkimit; 17.Realizimi i një projekti të përbashkët me Portin e Durrësit në kuadër të projektit “Qyteti dhe porti”; 18.Përfundimi i të tëra rrugëve dytësore për 18 lagjet e qytetit dhe mbyllja e kanaleve.

1. 2. 3. Infrastruktura4. Sekondare 5. 6. 7. 8.

Arsimi 1.Ndërtimi i një shkolle të mesme për qytetin; 2.Ndërtimi i dy shkollave 9-vjeçare; 3.Ndërtimi i dy çerdheve; 4.Ndërtimi i tri kopshteve; 5.Rikonstruksioni i të gjitha shkollave të parikonstruktuara; 6.Sistemi i mirëmbajtes së IT-së në të gjitha shkollat e qytetit; 7.Rikonstruksioni i qendrës kulturore të fëmijëve Shëndetësia: 1.Qendrat e kujdesit parësor, në zonën e Porto Romanos, Kënetë, dhe në lagjet 9 dhe 10; 2.Qendrat mobile diagnostikuese; 3. Mbështetje dhe fuqizim të sistemit të ndihmës së shpejtë mjekësore; 4. Bashkëpunim me spitalin rajonal të Durrësit, në kuadër të mbështetjes për të financuar shërbime shtesë gjatë stinës së verës për turistët. Strehimi: 1.Ndarja e 120 apartamenteve të banesave sociale, të përfunduara brenda 9-mujorit, v.2011; 2. Përfundimi, brenda 6 mujorit të parë të vitit 2012 të 120 apartamenteve, në kuadër të kredisë së Komisionit të Bankës Europiane (CEB); 3. Ndërtimi i 300 apartamenteve të reja për familjet që banojnë te ish-pronarët; 4. Dhënia e kredive me interesa të ulëta për çiftet

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

350.000 euro

Bashkia Durrës

400.000 euro

Bashkia Durrës Fondi Zh.Rajoneve Fondi Kuvaitjan

100.000 euro

Bashkia Durrës

100.000 euro 800.000 euro 3.500.000 euro

Bashkia Durrës Bashkia Durrës Kredi PPP

400. 0000 euro

Bashkia Durrës

1.500.000 euro

Bashkia dhe APD

21.000.000 euro

Bashkia, Donator dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve

1.200.000 euro 2.000.000 euro 300.000 euro 200.000 euro 2.000.000 euro

Fondi Zh.Rajoneve Fondi Zh.Rajoneve Bashkia Durrës Fondi Zh.Rajoneve Fondi Zh.Rajoneve

200.000 euro

Bashkia Durrës

100.000 euro

Bashkia Durrës

400.000 euro 150.000 euro 150.000 euro 150.000 euro

Përfunduar me kredi CEB

Bashkia Durrës, Fondi Zh.Rajoneve Bashkia Durrës Bashkia Durrës, Fondi Zh.Rajoneve Bashkia Durrës

CEB, Bashkia e Durrësit

3.400.000 euro

Kredi ( Bashkia)

4.000.000 euro

Kredi Bashkia

------------

Enti i Banesave. Page 41

e reja; 5. Krijimi i një partneriteti privat publik për ndërtimin e banesave për kategori sociale me të ardhura të pakta; 6. Ndërtimi i një kompleksi banimi për familjet rome në Nish-Tulla; 7. Përfundimin e procesit të privatizimit, pajisjes së qytetarëve me titull pronësie, të 1. ishkabinave të plazhit dhe 2. të godinave të ashtuquajtura pallatet e Arabit, të ndërtuara në Lagjen13 Durrës nga firma Investitore /Ndërtuese “HAWAI-ALB Shpk. Shërbimet sociale: 1. Krijimi i qendrave sociale sipas rajoneve, për gratë në nevojë, fëmijët jetimë, të moshuarit dhe të rinjtë me nivel risku; 2. Mbështetje për projektet e zhvilluara nga Bashkia dhe mbështetje për qendrat ditore të të moshuarve; 3. Program i veçantë për komunitetin rom ku përfshihen: ndërtimi i infrastrukturës të zonave ku ata jetojnë; ndërtimi i banesave dhe mjediseve të shërbimit; lidhja e vendbanimeve Rome me infrastrukturën e energjisë elektrike, furnizimi me ujë dhe sistemi i kanalizimeve; ndërtimi i godinave me funksione shëndetësore, edukative dhe kulturore. Turizmi dhe trashëgimia historike: 1. Ndërtimi i shëtitores në plazhin e Durrësit; 2. Ristrukturim dhe funksionimi i plazhit të Currilave në plazh publik; 3. Zhvillimi i mundshëm i Terminalit të Krocereve në portin e Durrësit; 4. Zhvillimi i projektit të studimit të plazhit Currila –Kallm; 5. Rikonstruksion i Muzeut Arkeologjik; 6. Zbulimi i Arenës së Amfiteatrit; 7. Hapja e siteve të reja arkeologjike dhe ndërtimi i parkut urban arkeologjik; 8. Panaire për gastronominë dhe artizanatin; 9. Hapja e 5 zyrave të informacionit turistik. Kultura, Rinia dhe Sporti:

1.500.000 euro

Enti i Banesave, Bashkia e Durrësit

1.500.000 euro

Qeveria programe

------

Bashkia e Durrësit Bashkia e Durrësit Qeveria, Bashkia Durrës

200.000 euro

Bashkia Durrës, Donatorë

100.000 euro

Bashkia Durrës, Donatorë

1.000.000 euro

Qeveria, Donatorë, Bashkia e Durrësit

500.000 euro 350.000 euro

Donatorë Bashkia Durrës

____

Bashkia Durrës, APD Bashkia Durrës

100.000 euro 1.000.000 euro 750.000 euro 250.000 euro 150.000 euro 200.000 euro

MTKRS Enti i Banesave Bashkia Durrës, PPP Bashkia Durrës, PPP Bashkia Durrës, MTKRS

750.000 Euro

Bashkia (ndërtimi në Drejt e Pergj. Hekurudhave)

2. Qendër polifunkisonale dhe informim për rininë;

200.000 euro

PPP, Bashkia Durrës

3. Kompleks pishinash

5.500.000 euro

PPP, Bashkia Durrës

1. Bibliotekë e re për qytetin;

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 42

Zhvillimi Urban

  

1. Përfundimi i planit të Përgjithshëm Rregullues; 2. Studime dhe Projektime; 3. Studimi urbanistik për bregdetin e Kallmit; 4. Studimi për mbrojtjen e tokës nga erozioni në Kodër Vilë dhe Currila; 5. Krijimi i sektorit të sistemit të të dhënave gjeografike GIS.

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Projekti LAMP 450.000 euro

Bashkia e Durrësit MPPT

Page 43


Programi plote elektoral