Page 1

Nr. 79

korrik 2017

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

Rritja e fuqishme e “Ardhmëria”-s lexoni ne faqen 9

Aplikoni për një kartë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar lexoni ne faqen 10

Eksplorimi i Anjeza Shahini Hoti Brezi i ri Connolly, një në fokus të Construction arsimit plotësues: zë që mahnit shoqatës “Peja” Limited festoi Kufijtë, teoritë dhe metodat Londrën 4-vjetorin lexoni ne faqen 14

lexoni ne faqen 13

lexoni ne faqen 18

lexoni ne faqen 11


22 Nr.Nr. 7779 - MAJ 20172017 - korrik

Muaji kushtuar Shitetmaj Vila-Hotel Zojës së Bekuar

(Vijon nga faqja 1)

Në shqipen e traditës: Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty, bekue jé mi gjith grá e bekue fryti i barkut t’yt Jezus. Shêjtja Mrí, âma e Tenzot, lutu për né mëkatnorët, tash e në fill të mordës s’onë. Ashtu Kjoftë Në shqipen e sotme: Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty, e bekuar je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! E dimë të gjithë se ‘Ave Maria’ u kompozua nga mjeshtrit më të mëdhenj të muzikës, frymëzoi qindra poetë, ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim, këtu, dy Ave Maria – bërë poezi nga dy meshtarë 500 m largshqiptarë, detit. një françeskan e një jezuit:

T’Falemi, Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir’, O Nana e bukur e K’shillit t’Mirë; Ty ndimë të kena në ket’ shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí Të falemi Virgjin’, Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T’biej në mend se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne! Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, Ku t’lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mrí, të falemi, Mrí! Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë, të luten, t’kesh për Shqypni! Të falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí!

Shitet Vila-Hotel

Mali-Robit Qerret Tokë. 127. Ave 600.metra, Maria metra, Truall Falemi, o virgjin Mrí, o Vajzë 10 Dhoma , 7 Banjo, (WC) fatmire! Hir-plote, si me lule â plot Me Dokumenta prendvera; (i hipotekuar) Zoti â me Tý ; ti jé békue e dlíre, E zgjedhë ndër gjith grá tjera: Kontakt E-mail. Ndër gjith grá tjera prej s’ Tenzot nigasa 2001@yahoo.co.uk shenjue NjeriTel. m’u 07879000964. veshë në krahnuer t’and t’kullue. O Shêjtja Mrí, o Nana e Hyj’t t’ adhruem, Lutu për né qi për gjith dit’gabojmë; Lute, sa t’jemi gjáll T’And-Bír t’ Lumzuem. E kúr ket jetë të mbarojmë, o Shejtja Mrí, Ket shpirt na merr, të gzojmë gjithmonë me tý. Atë Leonard de Martino ‘Harpa e një arbëreshi’, Venedik 1888, fq. 168

Nga krijimet poetike të Atë Pjetër Mëshkallës


3 Nr. 79 - korrik 2017


4 Nr. 79 - korrik 2017

Rinia - të shtypurit e së tashmes, shpresa e së ardhmes Nga Diana Vrajolli

R

inia simbolizon agimin e Diellit, që çdo mëngjes ngjall shpresat e nxit buzëqeshjet për një ditë më të mirë se ajo e djeshmja. Kështu, nga çdo gjeneratë e re lind një shpresë e re për ndryshim. “Ambicia është hapi i parë i suksesit, hapi i dytë është veprimi”, thënie kjo shumë e dëgjuar. Por, kur vallë do ta fitojnë këtë ambicie rinia e vendit tonë? Cili do të jetë frymëzimi e inspirimi i tyre për ndryshim? Athua do të jetë fakti që diploma do të të shërbejë të punosh në ndonjë restorant, si automekanik apo si

floktare? Apo ndoshta nga fakti që të jesh i varfër do të thotë të mos jesh i barabartë? E, që konkurrenca për vende pune nuk matet me dituri, por me numrin e të afërmve të punësuar në atë vend apo në ndonjë institucion tjetër me ndikim? Kjo situatë e mjerë dhe kjo udhëheqje e dështuar e vendit tonë po rezulton në shtypjen e ardhmërisë, rinisë, të cilëve pasi ua kanë humbur motivin, i bëjnë të dorëzohen. Pse të mundohen kur mundi i tyre nuk vlerësohet? Gjendja e tanishme e shtetit tonë e ndryshon edhe thënien më lart, duke treguar se hapi i parë për sukses është migrimi, gjë që kohëve të fundit është rritur në një shkallë alarmante. Është një gjendje pak a shumë si te romani ‘Krim dhe ndëshkim’ i Dostojevskit, ku njerëzit janë të ndarë në të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm, e ku drejtësia nuk duket gjetiu, ndërsa veprimet e të jashtëzakonshmëve (përfshirë këtu edhe krimin) janë të arsyeshme. Kjo shoqëri, pa motiv e pa drejtësi,

i shtynë njerëzit të veprojnë pa vetëdije e të arrijnë në situatë ekstreme, ku vjedhja e vrasja bëhen pjesë e përditshmërisë, e rrjedhimisht edhe për të riun bëhen si një racion ditor. Shoqëria kriminalizohet, mjerimi kap majat, arsimimi kollapton. Shpresa bie. Por, dorëzimi në këtë rast është akt qyqar e i papranueshëm. Në vend të dorëzimit, duhet shtruar një pyetje: si do të ndryshojë e ardhmja jonë kur ndodhemi në mes të një errësire të këtillë?! Të gjithë këta shembuj të cekur, që në shumicën e rasteve do të çonin në demoralizim të mëtutjeshëm të rinisë, duhet për t’i parë si një arsye dhe motiv shtesë për angazhim edhe më të madh për ta bërë ndryshimin e domosdoshëm, që nuk bëhet shpejtë e nuk bëhet as vetë. Të gjithë janë lodhur nga korrupsioni, krimi i organizuar, padrejtësia, varfëria, pabarazia etj., që po mbizotërojnë mbi ne e mbi vendin tonë prej vitesh. Krejt këto ndërtojnë një tregues që alarmon për nevojën për ndryshim rrënjësor të kësaj situate.

“Fati i popullit tim, është fati im”, thoshte Pjetër Bogdani, që duhet të shërbejë si mësim për këdo, e sidomos për ne të rinjtë. Sepse ne jemi populli. Kur vuan populli, vuajmë edhe unë e ti; vuajmë të gjithë. Ne kemi nevojë për rini idealiste, brenga e së cilës është e ardhmja e shtetit tonë, si rrjedhojë e të cilit buron edhe e ardhmja jonë. Por, pas brengës, duhet bërë hapi i dytë, por shumë i rëndësishëm: angazhimi. Sepse vetëm kështu ecet drejt ndryshimit dhe vetëm kështu bëhet ndryshimi. Ndryshe, do të përfundojmë vetëm të brengosur e të dëshpëruar. Shpresojmë që kjo rini asnjëherë të mos dëshpërohet e të nënshtrohet, e gjithnjë të vazhdojë luftimin ndaj të gjitha padrejtësive e pabarazive, derisa të arrijnë në stadin ku nuk vendos dikush tjetër për fatin e tyre. Pra, deri atëherë kur ata vetëvendosin. Mjaft më të shtypur. Të rinjtë janë shpresa e së ardhmes. (Autorja është maturante në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë)


5 Nr. Nr. 79 77 - korrik - MAJ 2017 pmp_MG_17-01574_Albanian-News_295x378mm_v01.pdf

1

11/01/2017

16:26

Dërgo para sipas mënyrës tënde

C

Dërgo nga një agjenci lokale ose online

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

moneygram.co.uk Dërgoni nga:

E shpejtë Ekonomike E besueshme dhe kudo që sheh shenjën MoneyGram

Post Office, Tesco, Thomas Cook dhe The co-operative Travel janë agjenci të MoneyGram International Limited që ofrojnë shërbime të transferimit të parave. Post Office dhe logoja e Post Office janë marka tregtare të regjistruara të Post Office Ltd. MoneyGram, Globe dhe MoneyGram Bringing You Closer janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjithë markat e tjera janë pronësi e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është një institucion i autorizuar për kryerje pagesash, i rregulluar nga Autoriteti i Administrimit Financiar në Mbretërinë e Bashkuar. ©2017 MoneyGram. 17-01574


6 Nr. 79 - korrik 2017

Tri histori me zogj

Nga Përparim Hysi

T

Peligorga

ek kalova urën, për të dalë tek shkollla “Vasil Shanto” hodha sytë mbi lumthin e Lanës, i vënë në “dispilinë” nga një platformë betoni që vazhdonte rrugëtimin deri në derdhje. Mbi platformën e betonit, ka një rripëz të butë rëre dhe, pikërisht atje, pashë një peligorgë që çukiste me sqep. Është nga zogjtë më të bukur në Shqipëri që, ndryshe, nga zogjtë e tjerë, folenë e bën duke hapur një vrimë disi të gjatë dhe pak me dredha. Sa pashë peligorgën, duket erdhi fëmijëria dhe më mori prej dore dhe më çoi drejt e tek shtëpia ime e vjetër që kishim në fshatin Petovë të Fierit. Shtëpisë sime nuk i ka mbetur asnjë shenjë si dëshmi, por ajo qëndron mbi kokën time me gjithë sipërfaqen e saj dhe është si një “makazinë” e mbushur me kujtime. Natyrisht, kujtimet me peligorgën janë veç “thërrime”, por, sidoqoftë, tek i rrëfej nuk është se dëmtoj dikë. Kam qenë diku tek 11-vjeçët, kur, mu ku ndante ara jonë me arën e Shefitit, një bashkëfshatarit tonë, pashë një peligorgë që u fut në vrimën e saj. Me vrap, mora një kazmë dhe një bel dhe, pasi i zura vrimënhyrëse me pallton time, fillova të gërmoja që ta zija të gjallë. U lodha ca dhe, sado që vrimën e kishte bërë paksa me dredha, më së fundi e zura. Jo e zura, po kisha zënë qiellin me dorë,se aq u gëzova. Po kur thoshin që Perëndia na rrinte në qiell? Po jo. Tani “Perëndinë” e kisha në duarët e mia dhe qeshë

bërë vet me krahë, sa gati fluturoja. Ashtu tërë gaz bërtisja sa kisha në kokë:- Po dilni, nuk e shihni se çfarë po ju bie? Po sjell vet “Perëndinë nga qielli” dhe, ndërsa prisja ndonjë shpërblim për këtë “akt të madh trimërie”,kur dëgjoj gjyshen time të mirë që të më varte “dekoratën?!”. - Po ç’ke bërë kështu, more i paudhë që nuk lë dy gurë bashkë? Po edhe zogjtë nuk lë rehat? Lëshoje,më tha. Lëshoje, se ndryshe, jo vetëm do të ngordhë, por do të të lërë dhe ndonjë taksirat!!! Lëshojeeeeeeeeee? Po është në taketuke kjo gjyshja ime që, me të vërtetë, ka qenë aq e mirë sa qe “ilaç” që të shëronte me fjalë e me vepra. Unë mezi e zura... Epo do të shihni,- thashë,- kur t’ia mbush barkun me grurë e oriz dhe, në vend të ujit, t’i jap qumësht, pastaj zini e flisni. Ashtu me atë në dorë, gjeta një kutiçkë dhe,pasi e mbylla aty, frymën tek thesi me grurë. Ia mbusha rreth e përqark dhe po bëja sehir sesi do fillonte të hante. Peligorga as begenisi t’i hidhte sytë. Bobo,- bëra. Me siguri, nuk e ka parë. Atëherë ndërhyra vet. Ia kapa kokën dhe ia “zhyta”sqepin mu mbi detin me grurë. Hiç fare. Po bëhesha me nerva. Ia hoqa grurin dhe e zëvendësova me oriz. Përsëri hiç. Oho,- thashë,vapë është dhe do ujë. Ujë? Po si mund të pijë “Perëndia” ujë? Hyra tek qilari dhe vodha një filxhan me qumësht. Na,pi këtë,i thashë,- se ta mbush prapë unë. “Perëndia” kish shpallur “grevën e urisë”.Mirë,- i dhash karar. Do duroj deri nesër. Nesër ke për t’i kollofitur të tëra. Por “Perëndia” aq qe zemëruar me mua,sa as të nesërmen as piu dhe as hëngri gjë. Jo vetëm kaq, duket nga inati zura të zverdhesha dhe, papritur, më filluan ca ethe me të dridhura. Termometër nuk kishim gjëkund, por buzët e gjyshes”ilaç” të vendosur mbi ballin tim, matën temperaturën. Filloi “lufta me mjete rrethanore” për të më ulur temperaturën. Fillimisht,- foli “ilaçi”,- shko e lësho zogun. Po nuk lëshove atë, kështu do të hidhesh përpjetë siç

hidhet ai në kafaz. Me lot në sy, e lëshova dhe, po me lot, ndoqa fluturimin e saj të gëzuar. GJyshja nuk m’i ndau kompresat dhe, përkohësisht, u qetësova dhe unë. Por,sado që jam i moshuar, çdo peligorgë më duket si ajo,”mikja ime e vjetër” që nuk më njohu fare për zot.

Dallëndyshja Këtë historinë me dallëndyshen ma ka treguar dajua i babait tim, ISMET KORITA! Qe burrë i ditur dhe historitë sikur i mbante fshehur në xhep. Më pyeti një ditë, e di ti pse dallëndyshja e bën folenë në strehë të shtëpive tona. Unë mblodha supet. Dhe ai filloi: Udhëtonin me një vapor ku ,veç pasagjerëve, ishin dallëndyshja, gjarpëri dhe mushkonja. Pasi bënë goxha rrugë të gjatë, mu në mes të detit, ndodhi një avari në anije. Kapiteni dha alarmin. Është hapur një vrimë në anije që, po nuk e zumë shpej e shpejt, do mbytemi të gjithë. Alarmi qe i madh. Sakaq foli gjarpëri. Vrimën e zë unë, por dua të pi gjakun më të ëmbël. Gjakun e kërkoj unë,- tha mushkonja. Sakaq dhe gjarëpri u mblodh kutullaç dhe zuri vrimën dhe priste lajm nga mushkonja. Mushkonja pi gjak këtu e pi atje dhe e gjeti që gjakun më të ëmbël e kishte njeriu. U khye nga “kërkimet” e saj dhe, kur mbrriti, nisi t’i thotë gjarpërit: - O gjarpër, gjakun më të ëmbël e ka nj..., dallëndyshja tak dhe ia “preu gjuhën mushkonjës” dhe zuri të bënte “cëz”. Gjarpëri u nxeh me dallëndyshen (se nuk mori vesh për gjakun e ëmbël) dhe i tha:- Moj dallëndyshe do të lë më zog në fole ty? Mua,- tha dallëndyshja,- do më marrësh të keqen,se unë folenë do ta bëj mu mbi kokë të njeriut! Dhe, prej asaj kohe, mushkonja bën “cëz”, gjarpëri nuk e mori vesh se njerëzit kanë gjakun më të ëmbël dhe dallëndyshja është zogu që çerdhen e bën mbi “kokë të njeriut”.

Pëllumbi

E lashë në fund historinë me pëllumbin. Para tri- katër ditësh shkova për të pirë një kafe me mikun tim, DURO MUSTAFAI. E kam larg shtëpinë nga ai, por e kam afër si mik. Udhëtoj në këmbë dhe, ngaqë rruga është goxha e gjatë, por dhe, ngaqë është shumë vapë, po çlodhesha tek një kafe që është ballëpërballë me bustin e MBRETIT ZOGU I-rë. Po e kundroja krejt pa ndonjë qëlllim,se nuk është hera e parë që e shoh. Dhe as nuk dua që të hyjë në ato “ujëra”, në e meritonte a jo. Se kësaj i thonë:” Ty nuk të qasin në fshat dhe zë kërkon shtëpinë e priftit”. E kundroja dhe kaq si njeri i ngeshëm. Kur, papritur, pashë diçka që më befasoi. Befas, fluturoi një pëllumb dhe tak e qëndroi mu mbi kokë të mbretit. Bobo,- qeshja me veten,- sikur ta dijë pëllumbi mbi kokën e kujt i ka vënë këmbët. Por pëllumbi, nuk qenkësh pëllumb, por qenkësh rebel. Tak dhe zuri sqeponte kokën e mbretit. Kjo nuk durohej. Të ishte diku pa njerëz, do ta trembja pëllumbin, por mendimet m’i ndrëpreu një plak (goxha më i moshuar nga unë) dhe ai,siç duket, po e vinte re pëllumbin “agresor” dhe tha: - Ani, andej nga na, qebesa, për mbretin i tjerrin ca të thame. Oh,- ndërhyra unë,- mos e ke fjalën për LUIGJ GURAKUQIN e BAJRAM CURRIN? Mor,ju të shkolluemit kaq dini, por nga na, i ka cofë dhe do burra burra,- tha. Dhe njëni prej tyre ka qenë HOXHË ZOGA me nam, or ti. M’i tha dhe ato emra që ka”cofë”, ma tha dhe emrin etij(pa ia kërkuar, ta thotë LULASHI, or ti), por unë harroj sa hedh dy çapa, dhe duke ndjekur të thënat e atij, them:- Pëllumbi kështu veproi veç instiktivisht, por mendja e njeriut zë e shtegton kujtimeve dhe futet në hamendësime siç u futa unë,ngaqë një plak i panjohur me emrin Lulash sikur po më hapte një fletë historie ndofta të pazbardhur. *përmendja e një emri krejt të panjohur si ”Hoxhë Zoga” ndoshta është krjet rastësisht dhe vetëm e solla si e dëgjova, Në nuk është i saktë, ndodh nga harresa ime dhe aq,


7 Nr. 79 - korrik 2017

Në Gjakovë, u perkujtua Shën Pali e Shën Pjetri dhe u kremtua Jubileu i 50 i meshtarisë së don Anton Kçirës Shkruan: Lekë MRIJAJ

Në oborrin e Kishës së Shën Antonit në Gjakovë në një atmosferë të gëzueshme permës eukaristisë shënjte të kremtuar u perkujtua Shën Pali e Shën Pjetri, që të dy Apostuj të Krishtit të martirizuar për shkak të urrejtjes së njerëzve të asaj kohe ndaj përhapjes së Fjalës së Zotit. Apostulli Shën Pjetri ishte i perzgjedhuri i vet Jezusit i quajtur edhe Pjetër Shkembi… ,mbi te cilin do të ndertohej vet Kisha e Tij , që do të thotë se ky apostull u ba edhe zevëndesi i parë i vet Jezusit , nga vet Ai - Mesia pikërisht edhe nga këtu fillon hierarkia e Papëve të Kishës Katolike nder shekuj e shekuj, ndersa Shën Pali perveçse ishte apostull ungjilltar, ai e kishte sjellur në Trojet Arbrore dritën e besimit të vertetë të vet Krishtit, ashtu siq permendet edhe në ungjijt kishtar, ai kishte shtegëtuar në udhëtimin e tretë për në Ilirik, shtegëtim i nisur nga Selaniku… Njëkohësisht po në këtë meshë shënjte u shënua edhe 50 vjetori i meshtarisë së don Anton Kçirës, prift i dënjë i Kishës katolike atdhetar e personalitet karizmatik i komunitetit shqiptaro–amerikan që do të thotë se sot për besimtarët katolik te kishës françeskane në Gjakovë e dioçezën tonë ishte vertetë një kremtim i dyfisht solemn e tejët i veçantë organizuar nga vet udhëheqësit e misionarët e bashkësisë së Kishës françeskane të Gjakovës. Sot në Jubileun e 50 të meshtarisë se tij, kemi të bëjmë me një person që ka qenë dhe është bekim dhe vetëm bekim

për vetveten, për kishën dhe kombin tonë, pikërisht ky personalitet për të cilin unë po shkruaj sot, ishte është dhe mbetet një ikonë e pamposhtur në historikun e Kishës, se Kosovës sonë të dashur njëkohësisht ai mbetet si një luftëtar konsekuent, një mendimtar i guximshëm, një katekist i shquar dhe një demokrat e patriot i zjarrtë me vlera gjithëperfshirëse. Vepra e tij është një shembull frymëzimi edhe për të tjerët në formimin e tyre me traditat e shquara të fesë dhe kombit shqiptar duke mbetë simbol i qëndresës së pamposhtur, i atdhetarit të zjarrtë, që kurdoherë me besimin e patundur tek Zoti, e Biri i Tij Jezusi i cili i siguroi vetës vendin e pamohueshëm në histori me besim në Zotin, e kombin ndaj ne si grigjë e pjesë e tij shpirtërore e kombëtare ndjejmë krenarinë që ai e udhëhoqi kauzën shqiptare në Kosovë e Amerikë, e rrugëtimin e saj drejt lirisë, pavarësisë e paqës në Kosovë dhe që e njohu atë me botën euroatlantike. Në ketë rrjedhë të ndritur të historisë shqiptare të shekullit të XX dhe XXI, veçojmë edhe veprën dhe 50 vjetorin e meshtarisësë atdhetarit të ndritur të fesë dhe kombit tonë. Andaj është vet ky personalitet karizmatik i ciliashtu sikurse paradhesit e tij na mësoi se si duhet Kisha, urdhërat e Saj,e atdheu, të cilin e mbajti të bashkuar si eterit e tij të fesë e rilindasit kombëtar mu atherë kur i nevojitej më së shumti dhe na mësoj se si bashkohet forca për ta unifikuar e ndërtuar të nesërmen më të ndritur. Jubileu 50 vjeçar i këtij atdhetari e meshtari shembullor i gatoi situata mjaft delikate që në fëmijërinë e tij, për të vazhduar pothuajse gjatë dekadave të tëra dhe deri në ditët e sotme. Ky personalitet i gjallë rrjedh nga një familje e paster dhe fisnike shqiptare, pikërisht figure e vënë nën driten e Krishtit, i cili gjatë këtyre 50 vjetëve të meshtarisë së tij gjithë jetën dhe veprën e vet ia ka kushtuar Zotit, kombit e grigjës. Aiu lind në Gjakovë, më 17 qershor 1939, në kohën tamam kur shpertheu lufta e II botërore. Familja e prindi i tij ( i shkolluar para luftës së dytë botërore) Pashk Kçira, shpërngulet në Maqedoni për shkak të përndjekjes politike serbe aty menjëherë pas luftës së dytë botërore ku don Antoni endoqi dhe e kreu shkollën tetvjeçare, dhe me pas vazhdoi e kreu Kolegjin Teologjik në Pazin të Kroacisë, diplomoi në fakultetin e filozofisë–drejtimin e teologjisë kishtare. Meshën e parë e celebroi në qytetin e tij të lindjes në Gjakovë më 2 Korrik 1967.Një muaj më vonë është emëruar nga ipeshkvi mons.dr. Joakim Herbut si ndihmës famullitar në kishën katolike shqiptare në Bistrazhin të Gjakovës. Pikërishtnë vitin ‘70, emërohet - transferohet meshtar në famullin e Gllogjanit në

Lug të Baranit që është një hapësirë e cila në Veri shtrihet në mes rrjedhës së poshtme të Lumbardhit të Pejës (Bistricës së Pejës), në Jug Lumbardhit të Deçanit (Bistricës së Deçanit), dhe në Lindje me Drinin e Bardhë, ku gravitojnë fshatrat si Gllogjani dhe Nepolja, me popullatë shqiptare të komunitetit katolik. Nga viti ’67- 88 don Antoni, jo vetëm se u angazhua në rrafshin eukaristik e ndertimin e kishës së Gllogjanit, Gllaviçisës e Poterqit e infrastrukturave të tjera percjellëse mirpo ai mori guximin duke bashkpunuar e kordinuar me të gjithë pa dallim feje njëkohësisht s’bashku me imamin e fshatit të Baranit vizitonin familjet shqiptare të të dyja komuniteteve të asaj islame e katolike posaqe për festat e tyre. Don Antoni u angazhua në pajtimin e familjeve të hasmuara s’bashku me shumë veprimtarë tjerë arritën ti pajtojnë shumë familje të hasmuara. Ndaj ra në sy të pushtetit okupues ish komunist serbo jugosllav dhe detyrimisht pa dashjën e tij në vitin ‘89, nga reprezaljet e tyre shovene e servilëve mbeshtetës të tjerë vendosi që të migroi në Amerikë, përkatësisht në Detroid ku edhe menjiherë e mori timonin drejtues të Kishës së Shën Palit. Ndertoj Kishen e Shën Palit në një sipërfaqe që sot ka një kapacitet e që mund të mbaj mijëra besimtarë pjesmarrës me ambijente të tjera percjellëse kulturore e sportive e infrastrukrua të tjera percjellëse të Kishës, Kishë që u ndihmua në ndertim edhe nga besimtarët shqiptarë të komunitetit vëlla islam të asaj zone. Njekohësisht falë kontributit të komunitetit e në mënagjim të tij shembullor d. Antoni ngriti edhe dy statuja të mëdha kombëtare e fetare në hyrje të Kishës së Shën Palit, në Warren afër Detroitit (Miçigan) vëndosi statujen e Misionarës së bamirësisë “Nënë Terezës” Nënë Shqiptare, Nënë Shqiptare e cila u Lumnua me 19 tetor 2003 dhe u shënjterua ne shtator 2016 në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan dhe e vendosi statujën Gjergj Kastriotit-Skenderbeut – Strateg Legjendë e Atlet i Krishtit, statujë e cila u inagurua më 24 shtator 2006, në një ceremoni madhore ku mori pjesë edhe presidenti ynë shqiptar z. Alfred

Moisiu. I vlenë të thuhet se objekti i Kishës së Shën Palit, nga ajo kohë e deri mës sot është kthyer dhe ka mbetur një qendër e fuqishme kishtare, patriotike, atdhetare dhe kulturore, e njohur jo vetëm nga shqiptarët e Amerikës, por edhe nga shqiptarët brenda trojeve arbërore, europa e bota mbarë. Don Antoni ka organizuar e mbeshtetur protesta mbarëkombëtare në Amerikë e Europë në mbeshtetje të të drejtës sonë shqiptare për liri, demokraci e pavarsi në shumë raste ai ka mbajtur edhe fjalime të zjarrta para demonstruesve dhe mjeteve të informimit amerikan, kundër shtypjeve dhe krimeve të regjimit serb në Kosovë, ndaj popullit shqiptarë mbajti edhe tubime të tjera shkencore e kulturore ne nderim te atdhetarëve e klerikeve katolike dhe personaliteteve te tjera shqiptare. Siq permenden nga disa analist okularë ai ka marrë iniciativa të ndryshme në mbledhje të mjeteve financiare për ndihma Kosovës, pikëisht ai ka mbledh edhe ndihma financiare edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përmes fondit Vendlindja thërret, si dhe ka bërë organizime dhe mobilizime te një numri të madh të vullnetarëve shqiptar - malësor, për të marrë pjesë nën ombrellën e Batalionit “Atlantiku”, për çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Andaj mesha e sotme madhore

është bashkcelebruar nga françeskan e priftërinj - udhëhequr nga dr. don Prek Lazri, drejtor i “Radio Marisë” për Shqipëri, e percjellur nga mons. dr. don Lush Gjergji, z/Ipeshkëv i Dioçezës së Kosovës, don Anton Kçira, atdhetar e meshtar i devotshëm i kishës katolike në Kosovë e Amerikë, don Fran Sopi, famullitar i kishës së Pejës, pater Nue Kajtazi, guardian i Kishës Françeskane në Gjakovë, don Albert Jakaj, famullitar i kishës së Doblibarës, pater Lovro Gavran, don Marjan Uka, meshtar i kishës së Gllogjanit, don Marjan Uka, famullitar etj. Gjatë predikimit të tij dr. don Prek Lazri veç tjerash i pershkroj misionet dhe shtegetimet e këtyre dy apostujve deri në martirizim i cili siq tha ai se pa dyshim, të dy apostujt e Krishtit Shën Pali e Shën Pjetri janë një ndër figurat madhore e të rëndësishme të (Vijon në faqen 17)


8 Nr. 79 - korrik 2017

CANADA DAY/ DITA E KANADASË

150 vjet histori, një ditë në një kohë! 150 years of history, one day at a time! Make the most of your Canada 150!

Kastriot FRASHËRI*

C

anada Day ose Dita e Kanadasë është një ngjarrje që na fton të gjithëve për të mos humbur festën më të madhe të Kanadasë, se cila do të kremtohet këtë vit si asnjëherë tjetër në kryeqytetin e saj në Ottawa. Më 1 Korrik, kanadezët kudo ku janë do të festojnë 150 vjetorin e Konfederatës së Kanadasë, aktivitete të cilët këtë vit janë parashikuar të zgjatin gjatë gjithë fundjavës së, 30 qershor - 2 korrik 2017. Tri vendet zyrtare ku do të përqëndrohen aktivitetet e kësaj fundjave janë: Parlament Hill: si zemra politike dhe kulturore e qytetit të Ottawa-s dhe vendi kryesor për festimet e Ditës së Kanadasë. Major Park Hill: një hapësirë e gjelbër shumë e bukur që gjendet vetëm disa minuta larg Parlament Hill, në mes të Fairmont Château Laurier dhe Galerisë Kombëtare të Kanadasë, përmban programe dhe shfaqje miqësore për familjen; si dhe Muzeu Historik i Kanadasë: vendi ku mund të gjesh vetëm gëzim dhe krenari me argëtimin e brendshëm dhe të jashtëm që ofrohet në muzeun më të vizituar të Kanadasë, të vendosura në Gatineau, Quebec, në brigjet lumit të Ottaëa-s, si dhe në qendrën e kryeqytetit dhe në vende të tjera zyrtare të Kanadasë edhe pse programimi i këtij viti në Parlament Hill ndryshon pak nga vitet e tjera. Në ceremoninë e hapjes së këtyre festimeve do të marin pjesë personalitetet më të larta të saj, si kryeministri i Kanadasë, z. Justin Trudeau, Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë, z. David Johnston, si dhe Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwallis, të cilët do të festojnë ditën e parë të Kanadasë në Ottawa, si pjesë e Turit Mbretëror të Kanadasë, këtë verë. Festa e Kanadasë ka një shumëllojshmëri programesh argëtuese si koncerte këngëtarësh të njohur, Dance Sharing, interpretues në rrugë, koncerte pop-up, shfaqje lundruese, udhëtime për fëmijë, teatër me kukulla, vallëzim, mbrëmjen me artistët kanadezë Cirque du Soleil, Alessia Cara, Marie-Mai, Walk Off The Earth, Lisa LeBlanc, Kelly Bado, Dean Brody, Louis-Jean Cormier, Serena Ryder, Kinnie Starr, Gordon Lightfoot, Mike Tompkins, si dhe President’s Choice, që është shfaqja më e madhe piroteknike e Ditës së Kanadasë, e cila do të nisë nga pesë vende të ndryshme: Pika Nepean, si dhe katër vende përgjatë bulevardit të Konfederatës, e cila është një stuhi verbuese sa e vërtetë, aq dhe e përkryer, në këndin 360 gradë, shfaqja

e fishekzjarreve është e kushtëzuar nga moti. Po ashtu, subjekte të ndryshme në gjithë qytetin do të ofrojnë për publikun hyrje falas dhe programe të veçanta në Ditën e Kanadasë, duke përfshirë muzetë kombëtarë si Muzeu i Bujqësisë dhe Ushqimit i Kanadasë, Muzeu i Aviacionit dhe Hapësirës së Kanadasë, Muzeu Historik Kanadez, Muzeu Kanadez i Natyrës, Muzeu Kanadez i Luftës, Diefenbunker, Galeria Kombëtare e Kanadasë, si dhe Muzeu Bytoën, Qendra Kombëtare e Arteve dhe Festivali i Xhazit të TD Ottawa, etj. Në Kanada sot, kemi një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh numri i të cilëve mund të jetë mbi 60 mijë, të cilët punojnë e jetojnë si qytetarë vendas. Ne jemi të lumtur që Parlamenti i Ontarios, një vit më parë, falë përkujdesit të veçantë të zonjës së nderuar Laura Albaneze (MP) dhe z. Yvan T. Baker (MP) e shpalli nëntorin: Muaji i Trashëgimisë Shqiptare, një event i rëndësishëm për të eksploruar trashëgiminë tonë dhe për të na afruar më shumë. Pa dyshim një rol të rëndësishëm këtu luan edhe komuniteti shqiptar në Kanada, përmes organizatave shqiptare dhe medias. Gjej rastin të vlerësoj kontributin e familjes Bejkosalaj, si një nga familjet shqiptare më të vjetra; për të vijuar me z. Ilir Lena, drejtues i “Pasqyra Shqiptare – TV”; z. Ajet Nuro, drejtues i “Tribuna Shqiptare” dhe “AlbEmigrant”; znj. Ruki Kondaj dhe z. Ramazan Këllezi nga Komunitetit Shqiptaro-Kanadez, etj. Instituti i Çështjeve Kombëtare dhe autori i këtyre radhëve janë krenarë që kanë punuar për shumë vite në këtë drejtim duke përcjellë mesazhe pozitive për komunitetin tonë atje, përmes vizitave, takimeve dhe mjeteve te komunikimit masiv, duke

shkruar disa artikuj mbi forcimin e marrëdhënieve tona të bashkëpunimit, si dhe në mbështetje të interesave tona të përbashkëta, duke ndikuar drejtpërdrejtë në ngritjen e moralit dhe në forcimin e ndjenjave të miqësisë midis dy vendeve tona, si dhe për prezantimin e fuqisë Kanadeze në Tiranë. Është fakt i njohur se prej vitesh Kanadaja dhe Shqipëria kanë vendosur marrëdhënie të mira bashkëpunimi. Kanadaja ka mbështetur dhe mbështet integrimin e plotë të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike dhe kanadezët mbështetën antarësimin tonë në NATO në vitin 2009. Prezenca e Kanadasë në Shqipëri është shumëplanëshe, si në aspektin politik ashtu edhe në atë të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe ushtarak. Ambasadori i Kanadasë në Romë është i akredituar në Shqipëri, ku anëtarët e stafit të ambasadës vizitojnë herë pas here Shqipërinë në lidhje me problematikën e punës së tyre. Po ashtu, në Tiranë ka një Konsullatë Nderi, e cila mbështet interesat kanadeze në Shqipëri. Për të gjithë të interesuarit e sektorit ekonomik, bëjmë të njohur se në Shqipëri operojnë disa kompani prestigjoze kanadeze në sektorët strategjikë si energjia, minierat, infrastruktura, të cilat kapin vlerën e investimeve mbi 1 miliard dollarë. Për të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e mëdha që ofron vendi ynë në këta sektorë qeveria shqiptare ka ftuar disa herë investitorët kanadezë të jenë sa më prezent me investimet e tyre. Ne kemi mendimin se kompanitë kanadeze në Shqipëri kanë një mundësi dhe terren të madh për të zhvilluar projektet e biznesit në sektorët ku veprojnë, apo edhe në sektorët e tjerë që mund të eksplorohen në të ardhmen. Tre vjet më pare Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) e klasifikoi

Kanadanë si investitorin më të madh në Shqipëri me mbi 810 milionë dollarë investime në sektorët e naftës, gazit dhe minierave. Petromanas Energy, Stream Oil & Gas dhe Tirex Resources janë disa nga investitorët më të mëdhenj kanadezë në Shqipëri. Gjejmë rastin të vlerësojmë rezultatet dhe punën e bërë këto vite nga diplomatët kanadezë të çështjeve tregtare si znj. Carina Graciano, z. Tyler Wordsworth, Emmanuel Kamarianakis, znj. Anita Baidwan; dhe z. Robert Barns, etj. Për të ndihmuar në mbrojtjen dhe inkurajimin e investimeve të dy anshme, qeveritë e Kanadasë dhe Shqipërisë kanë finalizuar një Marrëveshje për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve të Huaja (FIPA). FIPA synon të do të sigurojë parashikueshmëri dhe siguri më të madhe për investitorët kanadezë duke pasur parasysh mundësitë e investimeve në Shqipëri dhe do të nënvizojë besueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion investimi. Një aspekt tjetër i rëndësishëm në marrëdhëniet me Kanadanë është padyshim edhe bashkëpunimi Ushtarak dhe i Mbrojtjes. Kjo, pasi gjatë viteve 2004 dhe 2014, Shqipëria u bë pjesë e Programit të Asistencës për Trajnimin Ushtarak Kanadez (MTAP), qëllimi i të cilit ishte të ofronte trajnim gjuhësor për oficerët ushtarakë shqiptarë në Kanada. Kanadaja gjithashtu ka ndihmuar Shqipërinë me asistencë teknike, ekspertizë, trajnime, si dhe ka ndihmuar ushtrinë shqiptare të shkatërrojë rreth 10,000 ton armë dhe municione të armëve të lehta. Duke përfituar nga rasti, në këtë ditëlindje të 150 të Kanadasë ne jemi krenarë që kemi punuar me përkushtim për forcimin e këtyre marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe falenderojmë të gjithë miqtë tanë me të cilët kemi patur kontakte dhe njohje me personalitete të rëndësishme të saj, përfshirë ish-kreun e Senatit, Hon. Noel Kinsella, senatorët, Hon. Marcel Prud’homme, Hon. Elizabeth M. Hubley dhe Hon. David Tkachuk, Yvan Jobin, zyrtarë të tjerë në DFAIT, diplomatë kanadezë në Romë; profesoren e shquar ndërkombetare të nderuarën Margaret MacMillan, Robert C. Austin, profesor në Universitetin e Torontos, drejtues të korporatave Kanadeze, drejtues të komunitetit shqiptar, personalitete të tjerë të shquar të artit, letërsisë dhe kulturës kanadeze në botë. * Studiues, publicist dhe Drejtor i Institutit të Çështjeve Kombëtare


9 Nr. 79 - korrik 2017

Rritja e fuqishme e “Ardhmëria”-s së Lutfi Vatës Dr Fatmir Terziu

M

es një paneli të specialistëve të fushës komunitare mbledhja e Bordit të “Ardhmëria”-s së Lutfi Vatës, në takimin që parapriu Mbledhjen Përfundimtare Vjetore të saj, vendosi shtimin e qindra e qindra të rrinjve të anëtarësuar vetëm në dy muajt e fundit dhe zgjerimin e Bordit Drejtues me gati dhjetë të rrinj të specializuar në fusha të ndryshme. Rritja e fuqishme e “Ardhmëria”-s së Lutfi Vatës u ndje pikërisht për herë të parë mbrëmë në mjediset e restaurantit “Vila” Ronel, tashmë i mirënjohur si qendër komunitare. Në këtë mjedis pronë e intelektualëve të përkushtuar dhe mjaft aktivë në shërbim të komunitetit e më gjerë, Valbona dhe Neritan Çela, mbledhja përfundimtare e drejtuar nga zëdhënësi i palodhur i “Ardhmëria”-s dhe i mjaft shoqatave të tjera shqiptare, Bashkim Reçi, ky vetë një artist i veprimit dhe përkushtimit, po aq dhe një mjeshtër i vendosur i vlerave shqiptare nga treva shqiptare në Shkup, me tonacion vendosi në sallën plot një melos tjetër të bukur. Një mjedis ku fjala, veprimi, përkushtimi, angazhimi vullnetar, talenti, shpirti njerëzor, vullneti profesional e angazhimi me shkollat e arsimit plotësues të “Ardhmëria”-s patën një jehonë të gojë-pasgojëshme. Dhejtëra e dhjetëra aktivistë e dhanë dhe thanë fjalën e vlerave të “Ardhmëria”-s duke bërë kështu që dhjetar mësueset e talentuara të kësaj shoqate me Aida Hazirin në krye të tyre të thkeksojnë se angazhimi ka qenë, është dhe mbetet në përsosje të vazhdueshme. Në këtë analizë një vjeçare të “Ardhmëria”-s si gjithnjë ishte dhe prezenca e Ambasadës Shqiptare, ku nuk mungoi përshëndetja e drejtuar nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori Qirjako Qirko, të cilën Konsullja e Ambasadës, Pranvera e e delegoi me një forcë të madhe që u përfshi nga duartrokitjet. Prania e drejtuesve të Kryesisë së Shoqatës “Peja” zotërrinjve Lutfi Gashi dhe Mithat Ibrahimi me bashkëshortet e tyre kishte anën tjetër të bashkëpunimit më të gjerë mes Forumit ku kishte dhe mjaft drejtues nga shoqata të tjera si ACPE, Albanian Creative People in Exile, “Sfida”, “Dituria”, “Arbëria” dhe Mother Tereza “Albanian Union”, ku nuk mungoi fjala e drejtueses së saj Zamira

Ruspi Përfundi etj. Kjo pjesë shtoi dhe vlerën tjetër të “Ardhmëria”-s në krah të Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare që drejtohen nga mjeshtri i punës me komunitetin shqiptar, drejtori i “Ardhmëria”-s mësuesi i kualifikuar i fushës shkencore Bio-Kimi dhe ish-drejtuesi i mjaft shkollave në Atdhe, Lutfi Vata. Në këtë prezencë dhe prania e Burbuqe Paçaradës, që tashmë deklaroi se do të ishte dhe në Bordin e “Ardhmëria”-s kishte natyrisht rastin për duartrokitje të fuqishme. Duhet shtuar se në këtë mbrëmje zoti Lutfi Vata bëri të njohur tërë udhën një vjeçare të “Ardhmëria”-s, duke treguar me fakte dhe tavolinë pas tavoline tërë atë angazhim të të gjithëve. Dhe natyrisht ajo që kishte paraqitur ditë më parë mësuesja dhe gazetarja Anila Kadija, një aktiviste me zemër të madhe dhe mjaft profesionale, tregonte për një fetë tjetër të mrekullueshme krahas tridhjetë a dyzetë të tjerave të organizuara në disa kuadre. Anila Kadija shkruan se “Pas një ylberi shkronjash, vjen një fjalë e shkruar bukur, vjen një fjalë e folur

bukur, vjen një fjalë e lexuar bukur. Pas një ylberi shkronjash, fëmijët njohin gjuhën e bukur shqipe, hidhen livadheve angleze duke u gëzuar shqip, ndajnë momente si këto që mbeten përjetë në memorje.” Zonja Kadija në shkrimin e saj bën me dije se “Të shtunën e kaluar, në parkun Randolph Gardens Open Space, kursi i gjuhës shqipe i shkollës Ardhmëria Kilburn, kaloi një ditë të hareshme. Drejtor zoti Lutfi Vata, mësueset zonja Aida Haziri dhe zonja Anila Kadija, pas një prezantimi të shkurtër, të punës dhe rezultateve të mësimdhënëse, për vitin shkollor 2016/2017, ju shpërndanë dëftesat fëmijëve. Festuan të gjithë së bashku prindër, fëmijë, mësues edhe ditëlindjen e Adisit, një ndër nxënësit shëmbullor të kursit, i cili u emocionua nga surpriza e bukur. Në projektin, për vitin shkollor që vjen, motoja e kësaj shkolle do të jetë si në çdo vit me fjalën magjike SHQIP. Shqip për fëmijët tanë që të mos harrojnë gjuhën ndër breza, shqip për t’u thënë gjyshërve fjalë dashurie, shqip për t’u bërë të rritur me hapsirë gjuhësore, shqip për të ditur si lexohet

historia e vendit nga ku rrënjët kemi. Pushime të mbara dhe mirë se të vini në Tetor!” Rritja e fuqishme e “Ardhmëria”-s së Lutfi Vatës nuk mund të lihej mënjanë nga fjalët e avokatit të mirënjohur Naim Hasani, apo dhe të aktivistit tjetër komunitar Lad Krashit, as nga fjalët e dhjetra të tjerëve. Kështu rritja e fuqishme e “Ardhmëria”-s së Lutfi Vatës kërkon vërtet vlerësim, kërkon përkushtim mediatik, kërkon trajtesë të vlerës në një dimension më të gjerë. Dhjetra projekte të tjera, dhjetra angazhime profesionale e bëjnë këndin drejtues të “Ardhmëria”-s së Lutfi Vatës një qendër të gjerë e të madhe me vlera në dobi të komunitetit. E këtë e thonë, Arbeni, Edlira, Brunilda, Arsimi, Aida, Bora, Albana, Enkelejda, Kastrioti, Fatmiri e qindra të tjerë që palodhshëm janë në krye të fjalës “Shqip”, në krye të ftesës publike për mirëseradhjen në shkollat shqipe të saj në Tetorin që vjen. Këtë e kishte në thelb dhe poezia e poetit të ndjeshëm popullor të komunitetit tonë Xhavit Gasa, që e dha në këtë mjedis. Urime!


10 Nr. 2017 77 MAJ 2017 Nr. 79 54 -- korrik QERSHOR 2015

Aplikoni për një kartë qëndrimi Avokati Hasani, i vetmi shqiptar me në e Bashkuar në MB nivelin Përmbledhje TreMbretërinë për Emigracionin Tarifat A Avokati Hasani, i vetmi shqiptar me nivelin Tre për Emigracionin në MB

Ai ishte vetëm një djalosh, që si mjaft të tjerë largohej nga Atdheu për të vëzhguar në poret e jetës demokratike sinjalet e reja të jetës së tij. Naim Hasani, studenti që sapo kishte diplomuar në Universitetin e Korçës, në një degë mjaft të domosdoshme për mjedisin shqiptar, menjëherë u ghend në lëvizjen e Metropolit britanik si një molekulë që kërkon lëndën e vet. Dhe natyrisht Metropoli me tërë avangardën i ishte vetëm një djalosh, që si mjaft të tjerë shkencore në fushën ee saj. Dhe pas shumë kohësh lëvizjen e vet përpin. dhe arsyet e kërkimit, largohej nganëAtdheu të vëzhguar në qëndrimi nëse jeni jashtë me tëtëpërfshirë gjitha tëdukuritë Kushton 65 për çdo person në një aplikacion. u mund të jeni gjendje tëpër aplikoni për një kartë Me të riun shqiptar dukej e jetëseuropiane demokratike sinjalet e reja kishte gjetur listën e avokatëve që kanë fituar zonës poret ekonomike (EEA) dhe ju jeni tëanëtari i familjes ose anëtar se shkonte përshtat jetës së tij. Naim Hasani, studenti që sapo kishte nivelin Tre në fushën e emigracionit në BM. thënia e madhe e Shën i zgjeruar i familjes së një shteti të EEA. Nuk do të ketë ndryshime në të diplomuar në Universitetin e Korçës, në një degë Midis tyre shikon dhe një emër shqiptari. Ai Ambrosos, ku sipas tij, drejtat dhe statusin e shtetasve të BE që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, as pra avokati sipas Naim Shën mjaft të domosdoshme për mjedisin shqiptar, ishte Hasani. Dhe menjëherë më në Mbretërinë e Bashkuar që jetojnë në BE, ndërsa MB mbetet në BE. Ambrosos, itëtha: njohur Për çdo person në aplikacion judhe duhet jepni: menjëherë u ghend në lëvizjen e Metropolit erdhi më “Më duket se keni dhe një gjithashtu si Aurelius Një pasaportë aktuale avokat britanik si një molekulë që kërkon lëndën e vet. Dhe të rrëndësishëm ju shqiptarët në BM. Ja Ambrosius, që ishte një natyrisht Metropoli me tërë avangardën e lëvizjen e më duket se është e rrëndësishme.” Dhe 2 fotografi të ngjyrave tëshikoje madhësisë së pasaportës nga katër mjekët vet të përpin. Me të riun shqiptar dukej se shkonte ndjeva emocion. Në listënkombëtar me emrat Një fotografi me ngjyra normalisht tëorigjinalë madhësisë së pasaportës së sponsorit të Kishës dhe përshtat thënia e madhe e Shën Ambrosos, ku sipas e këtij niveli ishte vërtet Naim Hasani. Peshkopi i Milanos dhe u (ose shtetas britanik) të Zonës Ekonomike Europiane (EEA) bëDuhet një nga më setë Niveli Tre quhet ndryshe tij, pra sipas Shën Ambrosos, i njohur gjithashtu si sqaruar Pasaportën e vlefshme të anëtarit të familjes suaj EEA ose kartën e identitetit rëndësishmit e shekullit Aurelius Ambrosius, që ishte një më ngashpejt katërdhe mjekët Ligji i avancuar i Akreditimit të Emigracionit Ju ndihmon të ri-hyni në vend lehtë nëse udhëtoni jashtë vendit kombëtar të katërt të dilte se origjinalë të Kishës dhe Peshkopi i Milanos dhe unë Mbretërinë e Bashkuar dhe është vendosur nga “Shoqëria Avokatore” Tregoni punëdhënësve që ju lejohet të punoni mbajtur, Dëshmi për marrëdhënienmodestia tuaj meduhej anëtarin e familjes suaj të ZEE-së - siç bë njëNdihmoni nga më tëtërëndësishmit shekullit të katërt nëporBM.kur Çfarëvinte ështëpër Ligji i avancuar i Akreditimit provoni se ekualifikoheni për përfitime dhe shërbime të është certifikata e martesës, çertifikata e partneritetit civil, çertifikata e lindjes tëcaktuara dilte se modestia duhej mbajtur, por kur vinte i interesin Emigracionit? Ligji e publikut ajo i avancuar Akreditimit të ose dëshmi se keni jetuar së bashku për 2 vjet nëse nuk jeni i martuar për interesin e publikut ajo një duhej tutje.ose të keni leje familjare të Emigracionit llojet e punës të duhej flakur mbulon tutje. të gjitha Ju duhet të aplikoni për kartëflakur qëndrimi Ju gjithashtu duhet të jepni dëshmi për një nga të mëposhtmet, varësi të Ambroso më saktë Kjo flet qartë në Ambroso saktë “Një i ri i mirë duhet ligjit të emigracionit. dhe tregon vlefshme më EEA nësethoshte: jeni anëtar i familjes së zgjeruar. thoshte: “Një i ri i mirë të ketë frikënënga Perëndia, qëtëtë aplikoni jetë subjekt se anëtarët kanë treguar që ata kanë dhe do të Ju një duhet, vend të kësaj, për injë kartelë të së drejtës së të drejtës suaj: duhet të ketë një frikë është dhe konsulent tek Kompania Duncan Lewis. prindërve të tij, për t’i dhënë nder pleqve, për të mbajnë nivel të lartë të njohurive, Që anëtari i familjes suaj EEA kanjë të drejtën e përhershme të banimitaftësive, qëndrimit, nëse jeni kujdestar i një shtetasi të ZEE-së, fëmijës së nga Perëndia, që kujdestarit të jetë subjekt i prindërve të tij, për t’i dhënë nder pleqve, për të ruajtur Kjo ka qenë e ditur dhe është njohur publikisht, ruajtur pastërtinë e tij; ai nuk duhet të përbuz, por përvojën dhe praktikat në fushën e ligjit të Që anëtari i familjes suaj të EEA-së është një ‘person i kualifikuar’ ose fëmijës së një punëtori të mëparshëm të ZEE-së pastërtinë dhe aktualisht e tij; ai në nukarsim. duhet të përbuz, por duhet të shërbejë me përulësi, duhet të shquhet për ashtu sikursedhe dhemodestinë. zgjedhja Të e tijgjitha në krye të Degës së duhet të shërbejë me përulësi, duhet të shquhet për vetëpërmbajtjen emigracionit, dhe një avokat i tillë ka aftësi që këto janë një zbukurim në vitet rinore, por që Që ju kualifikoheni për shkak të një ‘të drejtës së qëndrimit të ruajtur’ deri në lartësinë e jetës”. Dhe ashtu sikurse e kemi thënë ka studiuar drejtësi në PD Londër. vetëpërmbajtjen dhe modestinë. Të gjitha këto janë qëndrojnë të jetë një praktikë private, ose është në aftësi Që ju të kualifikoheni për një aplikacion ‘Surinder Singh’ e Uestminster dhe e tashmë ka Hasanit kompaninë nuk e tij dhe njëkohësisht është dhe Këtë radhë modestia Naim një zbukurim në vitet rinore, por që qëndrojnë deri Universitetin të plotë për të punuar për një organizatë të Ju duhetkatëqenë siguroni përkthim të çertifikuar të çdo dokumenti që nuk tekeKompania diturnjë dhe është njohur publikisht,nga është aq thjeshtë.Duncan Po e Lewis. them Kjo më shkurte dhe në lartësinë e jetës”. Dhe ashtu sikurse e kemi thënë konsulent rregulluar ligjërisht Zyra e Komisionerit Anglisht ose Uellsisht. dhe zgjedhja e tij në është krye tënë Degës së PD Londër. Karta edrejtësi qëndrimit mund të zgjasëe deri në 5 vjet. ashtu më sikurse thjesht. Një kolegja ime e një departamenti ka studiuar në Universitetin Uestminster të them Shërbimeve Ligjore. Dhe këtë privilegj e ka Këtë radhë modestia e Naim Hasanit Mund nuk është aqduhet e thjeshtë. Po edokumente më shkurt dhevarësisht më t’ju të jepni shtesë nga rrethanat Pas 5 vjetësh, mund të aplikoni një kartë qëndrimi të përhershme. tjetër në Universitetin LSBU, po bënte kërkime dhe tashmë ka kompaninë e tij dhepërnjëkohësisht tashmë avokati shqiptar Naim Hasani. tuaja. thjesht. Një kolegja ime e një departamenti tjetër në Universitetin LSBU, po bënte kërkime shkencore në fushën e saj. Dhe pas shumë kohësh me të gjitha dukuritë dhe arsyet e kërkimit, kishte gjetur listën e avokatëve që kanë fituar nivelin Tre në fushën e emigracionit në BM. Midis tyre shikon dhe një emër shqiptari. Ai ishte avokati Naim Hasani. Dhe menjëherë më

Dokumentet që duhet të jepni

Ju nuk keni nevojë të aplikoni për një kartë qëndrimi si anëtar i familjes, por mundeni:

Sa kohë zgjat


11 Nr. 79 - korrik 2017

Eksplorimi i arsimit plotësues: Kufijtë, teoritë dhe metodat.

Dr Fatmir Terziu Abstrakt

N

johuritë ekzistuese të arsimit plotësues, që është edukimi i organizuar dhe i drejtuar nga politika, besime ose grupe etnike jashtë shkollimit formal, është me hope. Ky studim është një eksplorim i historive të arsimit plotësues në mesin komunitar shqiptar. Ai është i organizuar në tri pjesë. Studimi fillon me shqyrtimin e disa literaturave ekzistuese dhe argumenton se arsimi plotësues ka qenë një temë shqetësuese margjinale për historianët social, sociologët dhe historianët e arsimit. Ky status margjinal shpesh është reflektuar në mënyrën në të cilën një llogari dominuese e historisë së arsimit plotësues ka hyrë në literaturën kërkimore pavarësisht se një bazë mjaft selektive e provave është marë në konsideratë. Pjesa e dytë e studimit pozicionon një përkufizim të shtrirë dhe të zhdërvjellët të arsimit, dhe paraqet disa fakte të reja historike në lidhje me arsimin shtesë në gjuhën shqipe të fëmijëve të lindur ose të ardhur nga trojet etnike shqiptare, ku gjuha tradicionale është gjuha shqipe. Një argument mbi rëndësinë e arsimit dhe sugjerime mbi disa tema për një axhendë në të ardhmen kërkimore shtesë mbetet tek pjesa e fundit. Zhvillimi Arsimi Plotësues ose Suplemetar shqip në mesin e komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar është ndoshta më i veçanti në tërë dimensionin e tij specifik dhe trajtues. I tillë është për disa arsye, por për arsye referimi e ndalojmë në tre pika kryesore. E para është funksioni që merr ky arsimimin bazuar në ligjet britanike të komuniteteve dhe me tërë funksionin adekuat komunitar. Në këtë studim tematikat dhe problemet, arritjet dhe zhvillimet u morën në vizitat efikase dhe ata të programuara në shkollat që shërbejnë për fëmijët nga trevat shqiptare, që janë të njohur të kenë nivele dhe arritje, të tilla si shkollat e Arsimit Plotësues të shoqatës “Ardhmëria”, që drejtohet nga z. Lutfi Vata, ata të shkollës suplementare “Kosova”, që drejtohet nga z. Talat Pllana, dhe ato të shkollës së shoqatës “Mother Tereza Albanian Union” që drejtohet nga znj. Zamira Ruspi. Megjithatë, me pëlqimin e mësueseve të përkushtuara të këtyre shkollave ne gjithashtu i këmi kryer hulumtimet e gjata, disa vjecare në disa shkolla, në formë studimi dhe jo rasti, i cili ka shërbyer një komuniteti më të gjerë dhe më përfshirës edukativ. Kjo ishte një arritje dhe kështu që u ndje se

përfshirja e një shkolle të tillë mund të japë shembuj të metodave të ndryshme që janë përdorur me këtë arsimim dhe puna edukative që është bërë në grup. Në një raport të Ministrisë së Arsimit të Kosovës si pararendje është cituar se në seancat e kësaj konsulte me mësues të diasporës është diskutuar për forma të organizimit në shtetet e ndryshme, mundësitë dhe kapacitetet, rrugët më të përshtatshme për fillimin e institucionalizimit të mësimit plotësues jashtë vendit, mënyrat, propozimet për financimin e mësimit plotësues në shtetet veç e veç, por edhe marrjen përsipër të hartimit të një strategjie dhe zbatimin e saj nga shteti i Kosovës, hartimi i një rregullative ligjore në kuadër të ligjeve të aplikueshme për krijimin e fondeve të mundshme për financimin e këtij segmenti të edukimit të fëmijëve; mënyrat dhe ndarjet e përgjegjësive institucionale për të krijuar një hierarki shtetërore për përkujdesjen e rregullt dhe të përditshme të procesit mësimor plotësues në diasporë. Kjo e bënte dhe e ka bërë punën tonë të ndalemi më konktretisht. Duhet thënë që në fillim se shkollat janë zgjedhur përmes një numri të mjeteve. Së pari, disa shkolla janë zgjedhur nga përgjigjet e tyre ndaj sondazhit, të cilat ishin për të treguar gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në hulumtime të mëtejshme cilësore. Zgjedhja jonë e shkollave nga ato që treguan gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në kërkime të mëtejshme ishte e kufizuar nga nevoja për t’u përqëndruar mbi tematikat e arritjes. Për shembull, një numër i madh i shkollave suplementare që kanë shërbyer mjaft herët, që në fillimin e arsimimit plotësues, si shkolla “Kosova” kanë shprehur interes duke u përfshirë në studimin e rastit, por nuk janë kontaktuar për shkak se ata kanë ndjekur metodikat e tyre. Së dyti, u ftuan të marrin pjesë shkollat si raste studimore nëpërmjet fakteve ekzistuese dhe të metodikave të reja që erdhën si pasojë e disa seminareve nën përkujdesjen e Krytarit të Forumit të Bashkimit të Shoqatave shqiptare, z Lutfi Vata, nga arsyet e rrjetet, si dhe nga vetë mësuesit e mësueset e shkollave suplementare, kontakte të njohura, rekomandimet nga përfaqësues të këshillave të prindërve, dhe me anë të kërkimeve në internet. Çdo shkollë është ofruar në njohjen e barrës administrative të vendosur në shkolla në organizimin e vizitave të punës edukative dhe asaj kulturore e tradicionale në terren. Pavarësisht kësaj nxitje, dhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të studiuesit, ne kemi hasur disa vështirësi në inkurajimin e shkollave që të marrin pjesë në këtë studim. Kjo për fakte që do të sqarohen

më tej në studimin ndjekës. Për këtë na ndihmoi edhe shqyrtimi i literaturës britanike. Në këtë shqyrtim të literaturës ne shqyrtuam provat kërkimore në zhvillimin e shkollave plotësuese në Mbretërinë e Bashkuar (UK), termat e përdorura për referencë shtesë nëpër shkolla dhe qëllimet kryesore dhe objektivat e shkollave suplementare. Ne e konsiderojmë këtë se si shkollat plotësuese janë financuar, së bashku me politikën e Qeverisë në lidhje me shkollat plotësuese dhe ndikimet e perceptuara të mundshme të shkollës për arsimimin shtesë në gjuhën e bukur shqipe. Shqyrtimi bazohet kryesisht mbi studimet në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe i referohet një numri të vogël studimesh ndërkombëtare dhe atyre nga shteti shqiptar dhe ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë në vitet e fundit. Një qëllim kryesor i këtij seksioni është të përcaktojë ecurinë dhe problematikën e shkollave suplementare, ku përfundimi përpiqet për ta bërë këtë. Shkollat suplementare ndryshojnë shumë në natyrë, madhësi dhe përmbajtje (Abdelrazak, 2001) dhe veprojnë në mënyrë të pavarur nga shkolla të mirëmbajtura. Megjithatë, nuk ka asnjë përkufizim grup i një termi të vetëm që sqaron një shkollë suplementare. Mirza (2009: 103) na jep një kuotim për shembull, që i përket shkollave suplementare si ato që nisen me atë metodë të “Vetë-financimit” ose ato që krijohen nga organizatat. Në përgjithësi, shkollat plotësuese mundohen të ofrojnë një gamë të gjerë të jashtë aktiviteteve shkollore, ku bazë kanë organizimin e arsimit për fëmijët dhe të rinjtë e atyre që kanë trashëgimi të përbashkët etnike, kulturore apo gjuhësore, ku delegohen nga vullnetarët në komunitet (Archer dhe Francis, 2006; Ives dhe Ëyvill, 2008). Në Britaninë e Madhe, sipas z. Lutfi Vata, mësohet se “natyra e gjerë e shkollave suplementare është ilustruar nga QKR: Shkolla plotësuese (ndonjëherë e njohur si Shkolla Plotësuese, ose e së shtunës shkollat ose shkolla në gjuhën amtare) normalisht veprojnë jashtë shkollës normale, me disa orë në mënyrë tipike në fundjavë, mbrëmje ose në pushimet shkollore. Shkollat e Arsimit Plotësues janë iniciativat e arsimimit të frymëzuara prej komunitetit. Normalisht këto janë vendosur nga komunitetet në përgjigje të një nevoje të perceptuar nga prindërit apo të komunitetit. Kjo mund të përfshijë mbështetje për të mësuarit e zakonshëm, por mund të përfshijë edhe mësimin e gjuhës, kulturës në shtëpi. Disa shkolla plotësuese gjithashtu mund të konkurojnë me aktivitete të tjera të tilla si të mësuarit e bazuar në familje, aktivitete sportive apo të tjera aktivitete

të dobishme për komunitetin, si këshilla mbi shmangien e sjelljeve anti-shoqërore, shëndetin seksual etj (Faqja e internetit QKR) Megjithatë, është e vështirë për të krijuar një përkufizim universal të shkollave suplementare, për shkak të etiketimeve të tjera pas dispozitave të shkollës, të tilla si klasa “përforcuese, detyrat e shtëpisë apo pas klubet shkollore dhe aktivitetet, si dhe skema të tjera mbështetëse studimore” (Bastiani, 2000: 12). Shkolla plotësuese në Mbretërinë e Bashkuar kanë ekzistuar që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë (King, 1977). Për shembull, Martin (2003) i referohet një shkolle hebraike plotësuese në Leicester, e cila është themeluar në vitin 1896. Duke ditur se këto shkolla kanë shërbyer si një katalizator për zhvillimin e arsimit shkollor plotësues (Tournoff, 1996) edhe pikënisja e shkollave suplementare shqipe, që nisi me emigrimin e shqiptarëve nga Kosova pas viteve 1990-të ka rikonfirmuar një gjë të tillë. Shkollat suplementare u rritën në mënyrë të konsiderueshme në mesin komunitar ku disa shoqata i hapën dhe u mbyllën dhe disa ende vazhdojnë, ku prioritet më i madh mbetet ai i “Ardhmëria” të drejtuar nga z Vata. Ka dy arsye kryesore për ekzistencën e shkollave suplementare shqipe në Mbretërinë e Bashkuar. Së pari, shkollat plotësuese, u ngritën nga pjesëtarët e komunitetit në mënyrë që të ruajnë gjuhën dhe zakonet e vendit të tyre të origjinës, dhe një dëshirë për të ruajtur identitetet kulturore etnike si edhe traditat (Creese et al., 2006). Prindërit shqiptarë për shembull, i panë shkollat plotësuese, si një mënyrë për të ruajtur gjuhën shqipe në mesin e fëmijëve të tyre, ndërsa shkolla suplementare të tjera janë kredituar nga disa kuptime të tjera që lidhen me mbijetesën e kulturës shqipe pavarësisht persekutimit të gjerë dhe intensiv gjatë uzurpimit kulturor serb në Kosovë. Kur shkollat plotësuese nisën rrugën z. Pllana, argumenton se qëllimi kryesor ishte për të ruajtur kulturën shqiptare (Përfshirë edhe vlerat tradicionale) dhe për të promovuar mësimin në gjuhën amtare. Së dyti, këto shkolla janë themeluar që të kujdesen për prindërit etnikë. Ngjarjet shoqërore, festat Kombëtare, trajnimet, seminaret dhe përkushtimet identitare, janë një mekanizëm përmes të cilit shkollat plotësuese tregojnë arritjen e tyre dhe ky ëhstë edhe qëllimi i mbajtjes gjallë për kulturën dhe trashëgiminë. Kështu duke uruar punë të mbarë këtij seminari në Pejën e bukur dhe historike shqiptare, studimi i saponisur dhe i detajuar uron tërë arsimtarët dhe arsimdashësit, drejtuesit dhe shoqatat që angazhohen për arsimimin shqip në Diasporë. Urime dhe suksese organizatorëve.


12 12 Nr. 79 2017 54 - korrik QERSHOR 2015


13 Nr. 79 - korrik 2017

Brezi i ri në fokus të shoqatës “Peja” Dr Fatmir Terziu

R

eisa Gashi, Chace Community School, Gresa Tahirbegolli, La SËAP, Genc Tahirbegolli, Software Enginier, University of Westminster, Tringa Ibrahimi, Pimlico Academy, Granit Tahirbegolli, Elektricist, Linda Ibrahimi, Psycology Student at Westminster, Erza Agolli, Economics at Sussex, Lorik Ibrahimi, Economics and Business Graduate, Leon Gashi, Lee Valey School, e dhjetra e dhjetra të tjerë, nuk janë thjesht emra, por janë baza e një ideje të anëtarit të Kryesisë së shoqatës shqiptare “Peja”, Gjati Pej, që bëri të kthehej në projekt vazhdimësie. Një projekt që bën bashkë në disa miniprojekte sociale mjaft të rrinj shqiptarë, me qëllim angazhimin dhe përkushtimin e tyre në komunitet. Veçantia e këtij angazhimi konsiston në hapjen drejt aktorëve të tjerë, duke implikuar edhe studentë të ndryshëm në aktivitetet e shoqatës. Futja e një serie shërbimesh në fushën e këshillave juridike, ekonomike dhe biznesit, informatikës ka për synim ndihmën reciproke me të rrinjtë dhe individët e tjerë duke rritur edhe cilësinë e integrimit të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike. Nga njëra anë studentët vënë në praktikë njohuritë teorike dhe fitojnë eksperiencën e parë të punës dhe nga ana tjetër angazhimet e ndryshme mundësojnë nga këto shërbime me efikasitet, përkushtim, socialitet dhe njohje reciproke të vlerave. Para disa javësh aktivitet shkuan deri disa milje larg në zonën e Devonshires. Devon Cliffs park në bregdetin mahnitës të Devonit bashkoi tërrinjtë e shoqatës në tre dtë pushimi dhe nën shoqërinë e prindërve, duke parë atë që sigurisht parku meriton të njihet si një nga vendpushimet më të bukura të Devonit në të gjitha fushat e plazhit, por dhe për tu dhënë mundësi të shpalosin e njihen me idetë e miniprojekteve të shoqatës. Përveç pishinës me rrëshqitje mbresëlënëse me katër korsi dhe me litarët e lartë eksitues Aerial Adventure, ata gjetën shumë gjëra të tjera për ti mbajtur të zënë, përfshirë përvojën Seguay, sportet e ujit në plazh dhe golfin e aventurës. Ky park ka afroi përvoja dhe një pamje mahnitëse nga vendndodhja e saj në majë të shkëmbinjve. Ata u përfshinë dhe

në aktivitetet e tjera të njohjes më të gjerë dhe minileksioneve efikase nga gjeografia vendase dhe nga vendlindja. Aktivitetet e mësipërme si dhe iniciativa për të angazhuar të gjithë studentët shqiptarë që studiojnë nëpër universitetet e ndryshme në UK, kanë ngjallur edhe interesimin e medieve të tjera. Gazetat e ndryshme i kanë dedikuar artikuj kësaj shoqate ku njohin publikun me veprimtarinë dhe vizionin e saj. Në kuadër të objektivave të saj për të përmirësuar imazhin e komunitetit shqiptar në UK, Shoqata “Peja” organizoi më 2 Korrik një Piknik në Parkun e Gjelbër Child’s Hill Park. Pikniku nuk ngeli vetëm në aspektin ekspozues. Zhvillimi i tryezës së rrumbullakët me të ftuarit kishte për qëllim të sjellë raste tjera konkrete të suksesit të shqiptarëve në UK për mysafirët vendas dhe të ftuar. Kishte ushqime tradicionale, të cilat me thjeshtësinë dhe mjehstërinë shqiptare u shijuan nga mjaft anëtarë dhe të tjerë britanikë që ishin në sheshin e gjelbër. Në këtë mënyrë shoqata kalon nga veprimtaritë e natyrës ekspozuese të aktiviteteve të saj në veprimtari implikuese interaktive me qëllime të sakta integrimi. Drejtuesit e kësaj shoqate, me z Lutfi Gashi, kryetar kanë arsye të tjera të ndjehen entuziastë. Kryetari i Shoqatës “Peja”, Lutfi Gashi ashtu sikurse dhe Mithat Ibrahimi, futen në bisedë në një shqipe tipike pejane, me një aksent të fortë britanik dhe thonë: “Siç e kemi traditë, tubimin e fillojmë në gjuhën shqipe të zonës. Por, pasi kemi

mysafirë dhe anëtarë të tjerë që flasin shqip, në një shqipe të pastër është më lehtë. Ndryshe mund të kyçeni në dëgjimin e vëmendshëm”. Dhe nisin shakatë. Tipike pejane, tipike mes një familje të madhe e të mirëorganizuar. Kryetari ulet në karrigen “Royal”, shakaton thellë dhe prek sipërfaqen interaktive mbi jeshilllëk duke uruar Gëzuar me një gotë Uiski. Pasi biseda shkon në shtratin e duhur, atëherë edhe studentët që ndodhen mënjanë dëgjojnë me kujdes. E gjitha shkon ashtu sikurse ishte parashikuar dhe programuar. Nga fushat integruese, shqipja depërton në terrenin jeshil. “Grupi për kulturë propozon që të shfaqet filmi “14 vjeç dhëndër”, besoj se jeni të pajtimit”, pyet Gresa. Tutje diskutimi vazhdon dhe vendoset që ky film të shfaqet dhe se mysafirët nga jashtë janë të mirëseardhur nëse filmi ka titra. Mandej tubimi vazhdon me diskutime të lira. Ishte një mbledhje gati e perfekte në sheshin e gjelbër ku flitej shqip, me periudha të shkurtra kur gjuha kthehej në anglishten e përsosur për të plotësuar atë që ishte paksa e vështirë të shprehej në gjuhën shqipe. Aty ishin mbledhur studentë, të mjaft fushave, që në të ardhmen do të mbushin zyrat në ndërmarrjet britanike duke e bartur kështu ngadalë diasporën shqiptare nga punët në kantiere ndërtimi në zyra bankash, spitale dhe katedra profesorësh. Në këtë tubim ishin rreth 20 persona por kjo nuk është pasqyrë e numrit të studentëve shqiptarë në shoqatë. “Unë e kam listën e të gjithë studentëve të shoqatës, në secilën faqe janë nga tre katër emra shqiptarë, e numri i

fletëve është me qindra”, shpjegon Linda, aktiviste e kësaj shoqate. Ajo mburret me punën e vet, pohon se ka bërë shumë në angazhimin e kësaj shoqërie dhe rritjen e anëtarësisë së saj. Ata mblidhen çdo javë dhe shikojnë se çfarë aktivitetesh do të organizojnë për tu rrjetëzuar në mes vete. “Ne lidhim shoqëri më shpejtë në mes vete, kemi sensin e njëjtë të humorit për këtë edhe mund të shoqërohemi më shumë, shpjegon ajo, duke ju referuar shqiptarëve studentë në mes vete. Ky edhe është qëllimi i shoqatës dhe aktiviteteve të saj”. Në një bisedë të hapur pas tubimit ata shprehën mendimet e tyre për atë se si mund të duket kjo nismë pas disa vjetësh, kur anëtarët e kësaj shoqate do të jenë nga gjenerata e tretë e shqiptarëve të Britanisë së Madhe. Në tubim ende do të flitet shqip, ose shqip me ndonjë përzierje të vogël, por funksioni dhe qëllimi i shoqatës do të jetë i njëjtë: forcimi i lidhjeve në mes të studentëve shqiptarë në të gjithë komunitetin shqiptar. Besojmë se ky do të jetë funksioni edhe pas disa vjetëve, pohoi Kryetari Lutfi gashi, gjë që u aprovua edhe nga të tjerët. Shqiptaria, mbetet ne fjalorin dhe mendjen e këtyre studentëve dhe vetë anëtarëve të tjerë të shoqatës, që kanë në ballë Flamurin Kombëtar shqiptar. Ata të gjithë përkujtojnë bilbordin “Diasporë, mirëserdhe në Kosovë”, gjë e cila i bën të ndjehen mirë, por përtej saj kërkojnë më shumë muzikë dhe aktivitete “normale”. Si shembull i mirë është edhe pikniku dhe turniri i futbollit që do të mbahet mjaft shpejt.


14 Nr. 79 - korrik 2017

Anjeza Shahini Connolly një zë që mahnit Londrën Dr Fatmir Terziu

T

ashmë në një ditë të tillë, në një ditë të shënuar dhe krejt tradicionale dhe në mesin e shqiptarëve të Mbretërisë së Bashkuar, sikurse është festimi i 1 Qershorit, festës së fëmijëve, ajo vjen dyfish shqiponjë mes komunitetit shqiptar, edhe pse në mbiemrin e saj ka një shtesë angleze, Anjeza Shahini Connolly. Dhe natyrisht me zërin e saj tipik, mjaft të dashur për shqiptarët, dhe në një mjedis të hapur të Child’s Hill park, në prani të qindra vetëve, dhe personalitetev të ftuar britanikë dhe nga diplomacia shqiptare e më gjerë, këngëtarja e dhjetra e dhjetra këngëve nuk të lë pa të bërë për vete. Duartrokitje, hare dhe mjaft emocion në një ditë të tillë, në një ditë që përcjell mesazhin më të bukur e më të mirë shqiptar për fëmijët dhe brezat që rriten në mjedisin britanik. Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, që tashmë ka statusin e dyfishtë, pasi është martuar me diplomatin britanik, Paul Edwards Conolly, është mjaft e thjeshtë dhe tejet e qetë në interpretimin esaj. Anjeza Shahini Conolly e cila ka qenë e ftuar në Pallatin Mbretëror të Buckingham-it, kohë më parë nuk e ka këtë ndjenjë për ta qasur me vrull të tistë, por me një ndjesi të pastër e ritregon se është ndoshta nga të vetmet shqipëtare te cilat kanë fatin të jenë të tilla, tipike shqiptare në të gjitha drejtimet, të bukura në të gjitha arsyetimet, dhe që japin me shpirt e me zemër atë që kanë mes talentit dhe zemrës për shqiptarinë. Në mjaft mjedise të tilla ka qenë edhe Paul Connolly me bashkëshoren e tij Anjeza Shahini, një pasqyrë tjetër që plotëson më së miri arsyen për të cilën Drejtuesja e Shoqatës “Mother Teresa” Albanian Union, Dr Zamira Ruspi, shprehet: “Kënaqësi të kesh me vtee në evenimente të tilla arstisten këngëtare, Anjeza Shahini Connolly, e cila ngriti lart atmosferën dhe gëzimin, dhe që me interpretimin e saj të mrekullueshëm na impresionoi ne Shqiptarëve dhe Britanikëve të pranishëm në 4 Qershor, në Child’s Hill park. Krenare për ty Anjeza!” Më pas me një vëzhgim të lehtë e të ndjeshëm shohim fotografitë e fiksuara të këngëtares shqiptarobritanike, me një seri të aktivizuarish me shoqatën që drejton Dr Ruspi, ku nuk mungojnë dhe brezat e ndryshëm që paraqiten mjaft të frymëzuar. Në një foto të paraqitur nga Dr Ruspi lexojmë se ajo ndodhet mes yjeve të Shoqatës “Mother Teresa” Albanian Union, në një tjetër me gratë aktiviste e më tej me mjaft të tjerë që i dhanë frymë dhe hare aktivitetit të 4 Qershorit në Child’s Hill park. Kujtojmë se Anjeza Shahini ka lindur në Tiranë kryeqytetin e Shqipërisë. Në vitin 2003, në moshën 16-vjeçare, Anjeza Shahini, fitoi edicionin e parë të Friday Night Fever, versionin shqip të Pop Idol. Në dhjetor të të njëjtit vit, së bashku me 29 këngëtarë të tjerë, ajo u konkurrua në festivalin tre-ditor të Këngës RTSH (Festivali I Këngës 42) në Pallatin e Kongresit të Tiranës me këngën “Imazhi yt”, një sintetizim i pop-it. Pas dy raundeve paraprake, Shahini arriti në finale më 20 dhjetor, në fund të së cilës, pret Adi Krasta dhe Ledina Çelo e paraqiti atë si fituesin e jurisë dhe televotës së kombinuar. Kjo do të thoshte se ajo do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision

Song Contest 2004 në Stamboll, Turqi, në vitin debutues të Shqipërisë në konkurs. Kështu këngëtarja me emër tashmë, Anjeza Shahini arriti në finalen e Eurovision 2004. Për finalet e Eurovizionit, u krijua një version tre-minutësh i këngës me titull “The Image of You”. (Kënga origjinale ishte katër dhe një minutë e gjysmë në gjatësi). Anjeza këndoi në gjysmëfinale të Eurovizionit më 12 maj 2004, dhe përfundoi e katërta nga njëzet e dy. Pas Eurovizionit, në vitin 2004, Anjeza regjistroi një këngë (“Në mes nesh”) me grupin e Kosovës Marigona. Në vitin 2005 ajo nënshkroi një kontratë me një agjenci të menaxhimit të artit të bazuar në Vjenë. Gjatë dy viteve të saj në Vjenë ajo vazhdoi studimet private në muzikë dhe lëshoi disa teke me kompozitorin austriak të mirënjohur Harald Hanisch, përfshirë këngën “Pse Ndal” (Pse Ndal), e cila u përdor në Festivalin Kombëtar të Këngës (Festivali i Këngës) Procesi i përzgjedhjes së Shqipërisë për Konkursin e Këngës në Eurovizion. Anjeza Shahini e bëri atë nëpër dy gjysmëfinalet deri në njëzet e fundit në Finalen Kombëtare dhe ishte një nga favoritët për të fituar. Megjithatë, në finale, që u transmetua më 18 dhjetor 2005, fituesi u shpall si kënga “Zjarr e ftohtë”, kënduar nga Luiz Ejlli. Më 3 qershor 2006, Anjeza Shahini ishte një interpretuese e veçantë e ftuar në

konkursin Euro Video Grand Prix, i cili u mbajt në Shqipëri. Ajo hapi konkursin me këngën “Mirë se vini në Evropë”, e cila u prodhua gjithashtu si një e vetme nga prodhimi i njëjtë në studio në Vjenë. Pas përfundimit të studimeve të saj në Austri në vitin 2007, Anjeza u kthye në Shqipëri dhe nënshkroi një kontratë me “Eurostar”. Ajo luajti në Këngët e Shekullit 2, një seri e suksesshme në TV Klan, e përbërë nga riprodhimet e këngëve më të mira shqiptare nga shekulli i kaluar. Ajo mori pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën “Nxënësja më e mirë”, ku votat e këngëtarëve të tjerë e ulën atë në vendin e katërt, por ajo mori çmimin e kritikëve. Në gusht të vitit 2008, Anjeza Shahini lëshoi albumin e saj të parë, Erdhi momenti, që përmban vetëm këngë të reja, të gjitha në shqip. Disa prej këngëve ishin kompozuar nga Adrian Hila, por gjithashtu bashkëpunoi me kompozitorë të tjerë të mirënjohur si Pirro Cako dhe Genti Myftaraj dhe disa nga tekstet janë shkruar nga motra e saj, Bela. Këngët “Erdhi Momenti” dhe “Lot Pendimi” u promovuan me një video muzikore të prodhuar nga “Max Production”. Shahini mori pjesë në Festivalin Kombëtar Shqiptar 2009 me baladën “Ne Pasqyre” (në pasqyrë) për Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2010. Kënga u prit mirë nga publiku, por juria vendosi të dytën. Në vitin 2010 Anjeza Shahini përfundoi kontratën me “Eurostar” dhe u bë një artist i pavarur. Në të njëjtin vit ajo përfundoi studimet e saj në “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në “Universitetin Europian të Tiranës”. Në vitin 2011, Shahini mori pjesë për herë të parë në Festivalin Shqiptar të Shqipërisë “Top Fest 8” duke performuar një duet me grupin e Kosovës “Dren Abazi & ZZOrchestra”. Kënga e tyre “Ti dhe une” u nderua për “Interpretimin më të Mirë”. Një video muzikore u lëshua pas festivalit në partneritet me prodhimin “PinkMoon”. Kjo këngë ishte shumë e suksesshme në Shqipëri dhe Kosovë. Në vitin 2012 Anjeza lëshoi baladën “Te desha shumë”, e kompozuar nga Endrit Shani dhe prodhuar nga “Sebastian Video Production”. Anjeza Shahini mori pjesë në “Zgjedhjen e Contestit të Këngës në Eurovizion” për vitin 2013 me këngën “LOVE”, kur ajo përsëri përfundoi në vendin e dytë. Në të njëjtin vit ajo bashkëpunoi me artistin gjerman “Martin Kilger” për këngën “Kastanien Lied” ku u shfaq si këngëtare e ftuar. Gjatë vitit 2014 ajo lëshoi tre teke në bashkëpunim me kompozitorin Mario Deda. Së bashku ata prodhuan “Ujë në Desertët” një baladë trifop. [6] Video u lëshua në partneritet me “ID Production”. Videoja për këngën “Magnet” (vallëzimi elektronik i pop-it) është përdorur për promovimin e publicitetit të kompanisë. Bashkëpunimi me Deda ka vazhduar me “Energji” (Energji), një biberon elektrik dhe bas, i cili u realizua nga Anjeza Shahini në Festivalin “Kenga Magjike” dhe mori çmimin “Tendence” (Best Trend Song). Në shtator 2015 Anjeza Shahini u martua me Paul Connolly dhe ata jetojnë në kryeqytetin britanik. Kështu prania e saj në një mjedis festiv shqiptar, natyrisht me një shtysë inteligjente të drejtueses së Shoqatës “Mother Teresa” Albanian Union, Dr.Zamira Ruspi Përfundi, e bëjnë gjithnjë më të bukur fjalën për të, shprehjen me të cilën, të paktën ne mund t’i falenderohemi përzemërsisht.


15 Nr. 79 - korrik 2017

“Mall vjeshtor” është një esencë e thjeshtë poetike. një esencë që ka parfum jete. Mall, ndenjë, refren ritmik, është vetë në vetvete poezi. Kjo poezi nga Anita Hoxha përshkruan lidhjen midis lidhjes dhe jetës, midis qasjes dhe largësisë, midis zërit të ndjeshëm dhe zërit të mekur, midis dëshirës dhe tulatjes, midis moshës dhe lumturisë duke i lidhur të gjitha këto me thjeshtësi. Me këtë thjeshtësi, në poezinë e saj, megjithatë, ekziston një pushim i ndjenjës, retushim skajor nga realiteti dhe që natyrshëm ka dhe pasoja. Me këtë na sjell ndërmend njerëzoren, se ne mund të bëjmë vetëm atë që është e natyrshme për ne, por pa harruar se mbi të gjitha do të jemi të gëzuar dhe të rinj, pavarësisht nga e gjitha. “Mall vjeshtor” nga Anita Hoxha është produkt më vete, një ese e “thjeshtësisë” në esencën e jetës së thjeshtë mes poezisë: “Vargjet që shkruajta për të dy ne Do ti lexoj kur ti larg të kesh ikur Unë s`do të kem më zë të kthej atje Zëri do jetë mekur e do t` jetë fikur Vrapoja zbathur dhomave e qeshur Pastaj strukesha cepit të shtratit Këmbët e bardha gjysëm xhveshur Si djalli të shtyja dhe ty drejt mëkatit Doja t`më kujtoje si një e prapë fëmi Sy të mëdhenj flokët lëshuara në mes Ti i hutuar tymosje cigaren për çudi Mjegullës vjeshtore humbe një mëngjes Më thuaj si mund t` jetoja unë e qetë Vargjet që kurrë s`arrita atherë ti lexoja Vjeshta i rrëzoi parkut me të fundit fletë Përkëdheljes së gjetheve nisa t`kërkoja.” E gjitha duket si një esencë thjeshtësie tek ajo që duhet të mendojmë ndonjëherë, se gjërat mund ti ndalojë Zoti, dhe në terësinë jetike qasja dilemë e mëdyshjes së ndjenjës shfaq më shumë përmbajtje duke i hutuar gjërat, po aq sa dhe njenjat mes tymosjes së cigares. E në fakt preambula ndjek dhe citoet pa e thënë në rrjeshta, vargje, por thjesht tek thjeshtësia e ndjenjës, fjalës dhe rrjedhës. Duke thënë se je i kënaqur mbi gjithçka tjetër, që siguron të gjesh lumturinë. Kjo dëshirë për kënaqësi është diçka që kurrë nuk rritet për shkak se diçka që ju bën të ndjeni, është aq e rëndësishme, sa që ju do ta monitoroni vazhdimisht atë që në jetën tuaj ju bën të lumtur dhe ndryshe, ose përkundrazi atë çfarë nuk ju bën të lumtur. Tek kjo qasje lind dhe pyetja: Por si arrihet lumturia? Kjo është gjetur vetëm përmes përvojës. Ju nuk mund të supozoni, se asgjë nuk do ta kapërcejë lumturinë që ju keni gjetur, nëse nuk përjetoni gjëra të tjera. Dhe, nëse jeta është pjesërisht një kërkim për lumturinë, atëherë do të dëshironit të dilni dhe të gjeni atë që ju bën më të lumtur. Këtu po futet i riu. Nëse jeta ka të bëjë me përjetimin e lumturisë, atëherë ky kërkim për lumturi është jetëgjatë. Pra, edhe atëherë, kjo ndjekje e lumturisë është e paepur në atë mënyrë që kurrë nuk bëhet e vjetër. Duke thënë se ne do të jemi të rinj, ndoshta jetojmë dhe përjetojmë, mbron, shtjellon, forcon dhe ruan jetën tonë, veçanërisht kur jemi të lumtur e të qasur mes ndjenjave të saj. Dikush humbet jetesën edhe duke jetuar, dhe vetëm duke u larguar nga jetesa, ajo, pra vetë jeta më në fund përfundon. Nëse jeta atëherë është përvojë, atëherë “çfarëdo jete

që i vishni jetesës” do të thotë që përvojat tuaja bëhen pjesë e juaja. Ndërsa të moshohesh vetvetiu (ti shtosh vetes moshë, apo lodhje vitesh), ti i kujton këto vetëm thjesht si kujtime dhe kujton vetëm anën e errrët të tyre. Për më tepër, “çfarëdo jete që vishni poshtë rrobave tuaja” mund të nënkuptojë gjithashtu që ju jo vetëm që keni kujtime për përvojat e kaluara, por edhe ju i resononi (zgjoni me zhurma ndjedhëse) ato, sepse ata përfaqësojnë atë që jeni, duke nënkuptuar esencën e thjeshtë nga ajo që keni bërë. Lloji i personit që je qaset shlirshëm tek këto mbyllësa të rrjedhës vargore, duke u metuar si betime dhe trishte shpirti, duke kërkuar anën sublime mes thjeshtësisë së fjalës, gjuhës së bukur poetike të ndjenjës: “Më thuaj si mund t` jetoja unë e qetë /Vargjet që kurrë s`arrita atherë ti lexoja/Vjeshta i rrëzoi parkut me të fundit fletë/ Përkëdheljes së gjetheve nisa t`kërkoja”. Siç thotë studiuesi amerikan, Thomas Reed West, tek studimi i tij “Flesh of Steel: Literature and the Machine in American Culture” (Mishi i Çelikut: Letërsia dhe Makina në Kulturën Amerikane) (1967) “ndjenja e mbizotërimit letrar drejt disiplinës së makinës ka qenë një stigmë e vajtimit të pashpallur shpirtëror” (xii). Shumë autorë ngjashëm me këtë kanë kompozuar pjesë që kanë të bëjnë me industrializimin dhe korrelacionin e vjetërsimit të njeriut, humbjen e ndjenjës, shuarrjen e dashurisë, dhe asgjësimin e rinisë në moshë-pamoshën delikate të jetës. Poetja, Hoxha, mes fatit të jetës dhe shkundjes së ndjenjës poetike, duket qartë se është mes tyre. Në poezinë e saj “Midis meje dhe teje është deti në mes” Hoxha përshkruan një botë në të cilën ndarja është dënimi më i trishtë për njerëzimin, një vend ku natyra qas, qasht, fshikullon dhe përmall, asketet e mallit që rregullon mbi njerëzimin vetë thjeshtësinë e jetës: “Herë sjell puthje e herë stuhi të fortë/Malli dritat e farit me dhimbje zë i ndez/Në urë këtë ylber pse s`mund ta kthej dot”. Poezia e saj shaq atë që mes thjeshtësisë është metaforikisht duke thënë se ndjesimi më suprem i dhuratave njesore i ofron njerëzimit është vetë një “imi” dhe “jotja” pa zemër. Kjo gjallesë e pashpirt është aspak dhe as më shumë ndrysimi te makina. Makinat mund të bëhen për të vepruar dhe shpesh mund të shfaqen sikur tregojnë më shumë përmbajtje, më shumë dashurime metalike me to ... Kjo logjikisht shërben për të ndezur më tej emocionet, sepse nëse ndjenjat e botës janë androgjene, do të ndjekin nënklaskët, dhe pa gjini, atëherë ku është romanca (?!) (ndoshta më e forta e të gjitha pasioneve)? Kjo prani e automatizuar e gjinisë, e padyshimtë, shpreson se përmbysja e njerëzimit do të jetë kaq e çuditshme dhe sundimi i mëvonshëm i saj mbetet pacifizues, saqë subjektet njerëzore nuk do të kujdesen për të

ëndërruar për ndonjë gjë më të mirë. Metodologjia pseudoboastiste gati fantazimisht fantazon rreth “rrëmujës së zhurmës” dhe një vendi të supernodit, ku liria është e detyrueshme dhe vetëm njeriu është zot, ose ku është “E gjatë rruga e jetës” dhe ku kjo teknologji makiniste, abuzive e ndjenjës na deklamon: “Shpesh rrugëve të jetës u rrëzova/Dhe pa dashur u lëndova disa herë/E një zë thellë zemrës e dëgjova/Anita fituese s`mund të jesh përherë”. Ose dhe më tej: “Shpesh rrugëve të jetës keq u futa Dhe si fëmi u ngatërrova dhe vetë Por asnjëherë me vrap nuk u nguta E bindur se një dalje tjetër do ketë Rrugëve të jetes unë vazhdoj të eci Herë rrëzohem dhe përsëri vazhdoj Dhe atëher kur jeta ditëve të ngeci Ndihmë si gjithë të tjeret do t’kërkoj Rrugëve të jetës lodhje ndjeva shumë Ndaj vrapova dhe herë eca me hapë…” Kjo hinkë e supernodit është një qasje përtej gjumit, përtej një trance, ku “E merzitur dhe shpesh herë qava unë/Kur ajo ikën e unë smundem ta kapë/Dita kur ne t’arrijmë në fund të rrugës/E ajo medalien do të na e jap si fitues/Vec ditët e bukura ne i humbëm rrugës/ Me kujtimin e trishtë ne vetëm vrapues”. Ndoshta është përshkruar më saktë si një gypëjetë e mbetur në këmbë me termin e pavetëdijshëm, ndoshta akoma më thjesht, ajo është vetëm një jetë, një qasje mes arsyes dhe vetë ndjenjës, tek pathyeshmëria e thjeshtësisë së vetë jetës. Ndryshe s’ka si mund të ndodhë se liria të jetë e detyrueshme? Në fakt, kjo pason dhe kostot që vargërisht tregojnë se liria nuk do të ekzistojë nëse këto makina do të vijnë në jetët njerëzore me tërë fatet e shkruara e të pashkruara, me vetë përmbysjet e tyre. Njerëzit mes vargut të Hoxhës, inkurajohen që të besojnë se kanë liri, shumë mundësi, atyre u jepet mundësia të besojnë në gjëra të tilla të thjeshta, por të shtrenjta për jetën, duke e bërë lirinë të detyrueshme.


16 Nr. 79 - korrik 2017

RIKTHIMI I DY-PARTITIZMIT. ËNDËRRA U SHUA?! Dr Fatmir Terziu

N

ë mesin e të gjitha pëshpëritjeve mbi rezultatin e zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur gjithashtu një psherëtimë të dukshme të lehtësimit në qarqet politike dhe të medias. Mund të mos jetë një paralele, por dhe mbyllja e çadrës së Lulzim Bashës, dhe marrëveshja me Edi Ramën, thuajse prodhoi njësymbyllshëm rezultat. Për të mos thënë ngjashëm riktheu dypartitizmin me një ëndërr të shuar. Si në rastin paszgjedhor britanik, ashtu dhe në rastin parazgjedhor shqiptar, përshpëritja po rritet shumë. Dhe po rritet më shumë. Ajo mund të kthehet edhe në britmat më të forta të momentit britanik paszgjedhor dhe atij shqiptar, që ngjashëm mund të ketë të njëjtin fat të piketuar tashmë mes vetë pëshpëritjes. Kjo është një psherëtimë që në thelb thotë: po, dështimi i Theresa May për të fituar shumicën mund të zhvlerësojë negociatat e Brexit dhe po fitimi i Jeremy Corbyn në vend ka tundur dhe shtuar mosqëndresën politike akoma më shumë, por të paktën ne jemi duke u kthyer në politikën dy-partiake, ashtu sikurse mund të thuhet se psherëtima

shqiptare me një zhurmë të tendosur sharrjesh elektorale, duket herë me tuta të errëta e herë me pantallona të bardha elektorale. Le ta marrim ndarazi. Së paku politikat britanike, duke ndjekur të metat në parti të reja dhe eksperimente populiste, po ankorohen edhe njëherë mbi atë binar që ne të gjithë e pëlqejmë dhe kuptojmë: Blu / Kuq, E Djathta / E Majta. Gjithkush është duke e thënë këtë, por pa e kuptuar mirë se të gjithë janë të gabuar. Kthimi në politikën dypalëshe është tërësisht iluzor. Si i tillë mbetet prej vitesh në eksperimentimet shqiptare, ku më së fundi vetë Edi Rama e ka komentuar rolin LSI në koalicionet me PD dhe me PS, si të rrezikshëm. Në Britani të Madhe, brenda disa orësh nga shpallja e sondazhit të daljes, duke sugjeruar që May nuk kishte arritur të fitonte një shumicë dhe Laburët kishin bërë më mirë se në vitin 2015, politikat kishin nisur për ta mbështjellë në batanije komoditetin e kthimit të politikës dypartiake. Me rutinën e UKIP, votimi i të cilëve kaloi totalisht, nga 3,881,099 në 2015 në vetëm 593,852 dje, dhe goditja e madhe ndaj SNP e Sturgeon, votimi i të cilave ra nga 1,454,436 në 977,569, me humbjen e 21 vendeve, Britania e madhe

është përsëri në familjen e njohur polarizuese të Konservativëve dhe të Laburistëve, thonë vëzhguesit. Më shumë se 80 për qind e votuesve shkuan për një nga këto dy parti: 42.4 për qind për Konservativët, 40 për qind për Laburistët. “Pas tre dekadave të shkëputjes, politika dypartiake është kthyer”, tha një raport. “Politika britanike është kthyer në një sistem dypartiak në shkallë më të madhe që nga vitet 1970”, thotë BBC. Kështu thonë dhe mjaft panelistë dhe analistë për një situatë pasgjedhore të mundshme mes psherëtimave në Shqipëri, ku hamendësohen rezultatet dhe ku mendohet dhe për një koalicion të fiksuar mes PS dhe PD. Atëherë a nuk është shuar ëndërra? Kjo është një mashtrim. Ato “dy dekada të lëkundjes” dhe “të luftës kundër komunizmit”, nuk kanë përfunduar papritmas. Splintering mbetet emri i lojës, edhe nëse ajo tani ndodh brenda partive, në vend se mes tyre, dhe gjeografikisht dhe mes gjeneratave si dhe politikisht mes terenit politik ku dihet se Britania e Madhe, dihet se ajo frymëzon mjaft në Botë. Rezultatet britanike nuk tregojnë kthimin e stabilitetit të dy palëve, por shmangien e politikës së partisë në Britaninë e shekullit të

21-të. Kjo flet dhe për pamundësinë e klasës politike edhe për të lexuar publikun. Sondazhet e nxehta të javës së kaluar kanë zbuluar një shkëputje të madhe midis klasës vëzhguese dhe njerëzve të zakonshëm. Ka rënien e besnikërisë së partisë: zhvendosja e votuesve në UKIP dhe SNP dhe përsëri prapa ose në Laburë ose në Konservativë, dhe nganjëherë jo tek partia me të cilën filluan fillimisht, flet për një ndjenjë të zvogëluar të lidhjes partiake, që në transfertën e politikës shqiptare, nënkupton mjaft qartë frikën për Partitë e vogla dhe rikthimin tek dy partitë e mëdha. Kjo marë shkas nga sa ndodhi në UK, dhe në politikën shqiptare duket se ekziston rritja e zonave të reja dhe rënia e të tjerëve. Krijimi i bazave të reja të partive të reja dhe shpesh shumë të ndryshueshme. Duke e mbyllur, arsyeja kryesore për kthimin në dukje të politikës dypartiake nuk është dinamizmi i asaj marrëveshjeje të vjetër, por korrozioni i partive të vogla. Fuqia elektorale, motori i saj i vërtetë elektoral, tani është i përqendruar në dypartizmin dhe zona të tjera të modeluara nga politika fraksioniste. Kjo është e re. Të dy rastet janë dy raste vetëm në emër, por kanë qasje dhe pikëtakim tek ëndërra e shuarr?!

Përparim Muça sërish arrin rezultate të larta në kopshtin e tij komunitar

A

i është tashmë fitues i disa çmimeve të dhëna për kopshtet komunitare në zonën e Brentit. E ka pasion punën e tij të nisur disa vite më parë dhe tashmë ka merakun e cilësisë dhe zgjerimit të aktivitettit të tij me të tjerë. Është agronomi dhe specialisti i kësaj fushe, Përparim Muça, ai që ka fituar me punë dhe përkushtim zemrën e drejtuesve të këtij projekti në zonën në fjalë. Kopshtet e komunitetit nuk janë asgjë e re në Britaninë e Madhe. Ato kanë një traditë të gjatë që filloi gjatë luftërave botërore dhe Depresionit të Madh, kur pjesëmarrja e kopshtarisë në komunitet u bë pothuajse universale. “Kopshtet e Fitores” lulëzuan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ofruan një mënyrë për komunitetet që të prodhonin ushqim në kohë krizash. Ndërsa Britania e Madhe u rikthye nga lufta, kopshtet e komunitetit u zvogëluan, por ata u kthyen në fillim të viteve 1970, kur çmimet e ushqimeve u rritën dhe u ngrit një vetëdije mjedisore. Programi i kopshtit dhe gjelbërimit u themelua nga autoriteti përkatës i mjediseve të lira nën shembullin amerikan që

ishte krijuar si zanafillë vazhduese në vitin 1963 për të zbukuruar banesat, për të edukuar popullatën dhe për të ndihmuar banorët e interesuar në kopshtarinë. Në fillim, ashtu sikurse në SHBA,

autoriteti shpërndau fletushka që ftonin qiramarrësit në kopsht dhe u organizua një konkurs. Iniciativa u mirëprit ngrohtësisht dhe 105 kopshte u mbollën në mbi 65 zhvillime. Kështu nisën

iniciativat bujqësore dhe në UK. Iniciativat bujqësore urbane - në veçanti, kopshtet e komunitetit - janë mbështetur fuqimisht nga lokalet, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike. Përfitimet që ofrojnë aktivitetet e kopshtarisë për këto komunitete vlerësohen të jenë të vlefshme për përpjekjet dhe burimet shtesë që nevojiten për t’i zbatuar ato. Shumë akademikë janë përqendruar në motivet që nxisin njerëzit të marrin pjesë në një kopsht komuniteti. Më të zakonshmet janë përfitimet shëndetësore, qasja në ushqim, zbukurimi i lagjeve dhe ndërveprimet shoqërore. Këto janë arsyet kryesore pas krijimit të kopshteve dhe ato janë motivet që nxisin kopshtarët në tërësi. Por ajo që ka nxitur Përparimin shkon tek zanati dhe profesioni i tij i hershëm në Atdhe. Dhe kështu ai edhe këtë vit ka një rekord prodhimesh bio dhe një synim për të rifituar çmimin e vjetshëm. Kopshti i Përparimit thonë drejtuesit e pushtetit vendor dhe ata që merren me këto projekte ka qenë shumë i suksesshëm, duke u zgjeruar çdo vit për të realizuar synimet e tij të mëdha.


17 Nr. 79 - korrik 2017

JO MË KOT 20 U NGJIZ TEK VIVRA K

Dr Fatmir Terziu

a ditë që shoh të jenë bashkuar qindra urime të ndryshme, rreth një numri që përkon me njëzetën, jo thjesht si i tillë, por si urim zemrash për zanafilljen “vetëbotuese” të shkrimtares Vilhelme Vranari-Haxhiraj, “Mjeshtri i Madh”, duke bërë kështu të jetë një udhë e nisur herët, por me një zanafillë të ardhur në një moshë relativisht të vonë, që tashmë dihet se pse. Ajo filloi të botojë në një udhë të njëjtë “vetëbotuese” me Amanda Hocking, shkrimtaren që bëri miliona nga vetëbotimi, por në një mjedis tjetër. Në një mjedis ku fryma ende mbahej nga pocaqitë e një sistemi të kalbur, sikurse vetë ai kalbi fjalën e lirë, Vivra nuk mund të kishte të njëjtin fat dhe ende nuk e ka, por ajo ka një tjetër më të madh. Ndaj gjërat nuk janë thënë të shkruajnë fate të njëjta. Sidoqoftë, shkrimtarja, tashmë me një udhë njëzetëvjeçare në krijimtari të suksesshme dhe të bollshme, me në krah të saj një njeri energjik dhe artist si Fitim Haxhiraj, natyrisht nuk ka pse të mbajë shikimin gjetkë. Ajo është Vivra, vetë udha dhe vetë jeta letrare në vetëbotim. Ajo tashmë

është në një ditëlindje tjetër, të cilën fati i librave ia dha të jetë 20 vjeçare. Dhe kështu 20-ta që i jep asaj jetën tjetër, ka dhe një filozofi më vete. Numri 20 është një përzierje e energjive dhe atributeve të numrit 2 dhe numrit 0. Numri 2 rezonon me vibracionet e dualitetit, shërbimit dhe detyrës, balancit dhe harmonisë, përshtatshmërisë, diplomacisë dhe bashkëpunimit, marrëdhëniet dhe partneritetet, konsiderata, pranueshmëria dhe dashuri. Numri 2 gjithashtu lidhet me qëllimin jetë hyjnore dhe misionin shpirtëror. Numri 0 mbart energjitë e forcës së

Zotit dhe të Energjive Universale dhe përforcon, përforcon dhe zmadhon vibracionet e numrave me të cilët shfaqet. Numri 0 rezonon me zhvillimin e aspekteve shpirtërore dhe konsiderohet se përfaqëson fillimin e një udhëtimi shpirtëror dhe nxjerr në pah pasiguritë që mund të sjellin. Ajo sugjeron që ju të dëgjoni intuitën tuaj dhe vetë më të lartë, pasi kjo është ajo ku do të gjeni të gjitha përgjigjet tuaja. Numri engjëllor 20 është një mesazh i dashurisë, mbështetjes dhe inkurajimit nga engjëjt dhe Energjitë Universale. Dije se je i bekuar në jetën tënde. Engjëjt ju japin udhëzime dhe energji që ju mundësojnë të jetoni jetën tuaj me dashuri, harmoni, dhembshuri dhe ekuilibër për t’i shërbyer qëllimit tuaj jetësor dhe misionin shpirtëror me entuziazëm dhe optimizëm. Numri engjëllor 20 është një mesazh nga engjëjt që bekuan librat tuaj e dashur Vilhelme, dhe i nderuar Fitim, që i ke dhënë jetë dhe forcë një iudhe të tillë botuese, ndaj 20 e juaj thotë hapur dhe mes librave të shumtë të të gjitha kategorive që keni botuar dhe shpërndarë anembanë, se gjërat po ndodhin prapa skenave që do të jenë të dobishme për ju në të ardhmen e

afërt, atë të afërme që i jep jetëgjatësi dhe leximin e pavdekshëm librit. Edhe pse mund të mos përjetoni këto mundësi ende, besoni se librat janë në rrugën e tyre jo thjesht për ju tani, por mijëra e mijëra lexues anembanë. Kini besim dhe besim në Hyjnoren. Numri engjëllor 20 i lidhur me ditëfatin e librit tuaj të parë, është një mesazh nga engjëjt tuaj për të pasur besim dhe besim se për shkak të pohimeve tuaja pozitive dhe qëndrim optimist ndaj jetës dhe shpirtit tuaj, misioni dëshirat tuaja janë manifestuar në jetën tuaj, janë bërë pavdekshmëri mes librave. Ndaj Vivra dhe Fitimi, nuk janë thjesht mosha që ne njohim dhe shohim mes aritmetikës së viteve, ata janë dhe mbesin binjakë të një udhe 20 vjeçare me librin që shkon e do të shkojë shekujve, se është vërtet për tu lavdëruar. Fatet shkruhen dhe vijnë në kohën e duhur, sado që rregjimet mundohen ti shkulin dhe fshijnë. Zoti e thotë në kohën e duhur fjalën dhe udhëzimin e tij dhe këtë e ka bërë dhe me Ju e nderuar mikja e librit që në moshë të njomë. Gëzuar 20 vjetorin dhe qoftë urimi që do të mbetet mes Librit dhe vetë Jetës për ju!

Në Gjakovë, u perkujtua Shën Pali e Shën Pjetri dhe u kremtua Jubileu i 50 i meshtarisë së don Anton Kçirës (Vijon nga faqja 7) krishterimit pikërisht këta dy apostuj u desh të bënin një udhëtim të gjatë në fe, për ta marrë kuptuar këtë të vërtetë. Andaj si tha dr. don Preka, martirizimi i shenjtë i këtyre të dy apostujve e ka bërë këtë ditë të shenjtë për ne. Shën Pali ishte shërbëtori i Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, veçanërisht i caktuar për të kumtuar Ungjillin e Hyjit nëpër botë e trojet tona ndersa për Shën Pjetrin tha se edhe ky apostull e ka dëshmuar të vërtetën për Jezusin, pikërisht ai nga Mesia edhe kishte marr pergjigje duke i thënë: “E unë po të them: Ti je Pjetër – Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time” … Mbi këtë shkëmb do ta vendosi fenë, të cilën ti e dëshmon (rresht biblik në ungjill )... Njëkohësisht fare në fund të predikimit dr. don Preka tha se sot kremtojm edhe Jubileun 50 vjeçar të meshtarisë së don Antonit, ky meshtar luajti rolin e të dy apostujve, apostuj të të cilët i perkujtojm sot permes kësaj eukaristiesë shënjte, ndaj siq tha ai: E falenderoj Zotin për deshmin 50 vjeçare të tij, deshmi mesazhdhënese profetike që e prezentoj tek kisha e populli ynë ankend sherbimit të tij misonarik e atdhetar deri në ditët e sotme. Ishte edhe pater Nue Kajtazi i cili fare në perfundimit të meshes ishte ai i cili e falenderoj dr.don Prekë Lazraj-n, i cili vertetë me punën e tij të shkelqyer në mision e medie është duke

shpërndar e rrugëtuar me itinerarin e të dy apostujve Shën Palit e Shën Pjetrit.., pikërisht falenderoj edhe të gjithë meshtarët e tjerë në pjesmarrje të eukaristisë së sotme, veçanërisht ai e pergëzoj don Anton Kçirën për Jubileun e tij 50 vjeçar meshtarak, duke i uruar shëndet dhe plotë bekime hyjnore gjë qe u mirprit me duartrokitje të shumta nga besimtarët e këtij evenimenti madhor e solemn. Edhe don Antoni pak sa me emocione pas meshës shënjte u prononcua duke thënë se e kujtoj at ditë të lumtur të shugurimit në vëndlinjën time në Gjakovë. Ishinato vite të arta meshtarake.Ai permendi sakramentin e shugurimit meshtarak, shugurim i bërë nga ipeshkvi i Shkupit dr. mons. Smiljan Qekada mu në ditën e e Shën Palit e Shën Pjetrit, ku merrnin pjesë

mijëra e mijëra besimtar e meshtar të cilët në at kohë të viti 1967 kishin shtegëtuar nga të gjitha viset shqiptare për të marr pjesë në shugurimin tim meshtarak. Merrnin pjesë edhe mons. Marjan Glasnoviq, famullitar i kishës së Pejës, don Dedë Ramaj, famullitar i Novosellës, mons. Nikollë Mini, famullitar i Prizrenit, don Mark Shiroka famullitar i Velezhës, pater Tvertko Ban famullitar i Gjakovës, pater Emanuell Klaiq, françeskan në Gjakovë, don Millorad Defar, famullitar i Bistazhinit. Gjatë ceremonies së shugurimit pas leximeve litanive e lutjeve ishte koha e shugurimit kur e bërashtrirjen për tokë, veprim që simbolizon se do jap jetën për këtë tokë. Ishte ipeshkvi i Shkupit dr. mons. Smiljam Qekada ai i cili me bëri lyrjen e duarve me vaj shugurues dhe më dha garderobën dhe të drejtën e plotë të meshtarit që do të thotë se pas lyrjes së duarve me vajin e shugurimit në vazhdim nga unë u celebrua mesha e parë. Njëkohësisht pas meshes u shtrua edhe një drekë solemne për nder të shugurimit tim nga françeskanët, ku merrnin pjesë edhe meshtarë të tjerë dhe pjestarë nga familja ime e ngushtë si nëna, babai, vëllau me familje, motra e cila kishte rrugëtuar nga New Yorku me fëmijët e saj Lekën ( i cili tashmë është perfaqësues i bankës botërore për vëndet në zhvillim) Marta dhe Kristina Kadeli ishin edhe tezët Gjina, Filipi Vera, Lajdja e Bernardina e tezja Luke me Fanin,

Simon Shiroka me Netën. Isha meshtari i shtatë shqiptar ku pas meje nisi edhe plejada e re siq vijon: Pater Hil Kabashi, don Mark Sopi (ish-ipeshkëv i Kosovës), don Zef Gashi, don Nue Gjergji, don Lush Gjergji, don Aleksander Kola, don Gjergj Gjergji, don Prekë Jaku, don Gjergj Berisha, don Marjan Uka, don Franë Sopi, don Prekë Lazraj, don Lush Lazraj, don Kolë Thaqi, don Lenc Sopi, don Ambroz Uka, don Anton Nua, don Pashk Dani, don Mikel Sopi, don Lucian Avgustini ( ish-ipeshkëv i Sapës ), don Dodë Gjergji ( ipeshkev i dioçezës ), don David Gjugja, don Lush Sopi, don Agim Qerkini, don Marjan Dema, don Albert Dema,don Pren Kola, don Herbert Berisha, don Krist Gjergji, don Izak Doda, don Nikson Shabani, don Nue Ballabani etj etj. (don. Antoni kerkon falje se pa qellim mund të jetë pervjedh ndonje gabim emrash). Ne ceremonin e kesaj meshe të madhe solemne morën pjesë edhe shumë e shumë besimtarë të Gjakovës, e të tjerë që kishin shtegëtuar nga Lugu i Drinit, mbarë Kosova, e Shqipëria për të marr pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm eukaristik të perkujtimit të këtyre dy apostujve të Krishtit të Shën Palit e Shën Pjetrit, pikërisht në pjesmarrjën e shënimit të 50 vjetorit të meshtarisë së don Anton Kçirës, klerik i dënjë i Kishës katolike, atdhetar e personalitet i shquar i komunitetit shqiptaro – amerikan.


18 Nr. 79 - korrik 2017

Hoti Construction Limited festoi 4-vjetorin Dr Fatmir Terziu

K

Pastaj krijmi i një ambienti ku pasioni shumëfishohet, sensi i pronësisë përcillet tek çdo punëtor, dhe më e rëndësishmja fuqizimi e dhënia e lirisë së vendim-marrjes tek menaxhmenti përbëjnë benefitet kyçe për “Hoti Construction Limited”.

ompania shqiptare, një ndër më të sukseshmet në Britaninë e Madhe, “Hoti Construction Limited”, që drejtohet nga Sali Hoti festoi 4-vjetorin. Një festë ndryshe. Një respekt për punonjësit e saj. Një respekt për udhën e thjeshtë dhe tejet profesionale të përkushtimit ndaj mjaft objekteve të rrëndësishme ku ajo ka operuar prej katër vitesh. Një festë që mblodhi mes festives, jo vetëm për të festuar, por edhe për të rikujtuar rrugën e saj modeste në ngritje të përhershme. Dhe natyrshëm protagonisti i kësaj feste ishte Njeriu, punonësi modest dhe profesional, ku ndjesia njerëzore ishte themeli festiv. Jo më kot e pata shkruar më parë se Sali Hoti është, jo thjesht një sipërmarrës i zoti, por dhe një shqiptar i denjë. Kjo u vërtetua dhe sot teksa “Hoti Construction Limited” festoi plotësisht mes festives katër vjetorin e saj. Duke qenë se biznesi i Kompanisë “Hoti Construction Limited” ka shtrirje të gjerë gjithandej në Londër, por me përqëndrim pak më të theksuar në institucione të rrëndësishme, gati çdo herë verat gjejnë refleksione të ndryshme. Kjo impononohet nga aktivitet e kompanisë, dhe megjithqë angazhimet në profesionalizëm tashmë janë më shumë të natyrës kualitative, ndaj dhe agjenda integruese vazhdon të jetë intensive. Kështu rastisi të kalohet një pjesë e kohës së në objekte me cilësi, aty ku përherë ndjenja është edhe vetë mes harmonisë. E kam përmendur më shumë herë se puna për Sali Hotin dhe profesionalizmi paraqesin një binom të pandashëm. Vërtetë biznesi u ngrit në sajë të përkushtimit dhe mundësive që i janë ofruar në vendin ku nisi ndërmarrësinë, por këto dy shtylla nuk do të mjaftonin po të mos e kishte të tretën, pra mbështetjen pa rezervë tek punonjësit e tij, por gjithsesi edhe te bashkëpunëtorët e vet nga rrethi më i afërt. Gjithmonë është përpjekur që krahas punës së përditshme të kalojë sa më shumë kohë së bashku me punonjësit e tij. Viteve të plota,

tashmë katër, këtë dëshirë arrin ta realizoj gjithnjë e më shumë. Këtë e ka bërë të mundur kalimi i udhëheqjes direkte të bizneseve drejt menaxhmentit përkatës. Gjithashtu në këtë drejtim kanë ndikuar edhe avantazhet që i ka sjellë niveli i jashtëzakonshëm i sistemimit të administratës në bizneset ku ai përqëndrohet me një cilësi të lartë kontraktuese. Sali Hoti është mjaft modest, por ai ka

krijuar një imazh të një biznesmeni të suksesshëm dhe jo shumë të zhurmshëm, pa shumë reklamim. Kjo nënkupton një modesti që preferon ta ruajë vazhdimisht. Ai na ka thënë qysh në bisedën e parë me të se “Nuk do të ishte modeste të flas unë për këtë, po më lejoni të përmend se njëri nga parimet kyçe që jam munduar ta ndjek gjatë karrierës sime është se arritjet dhe veprat e realizuara flasin vetë. Jam i bindur se modestia është një nga ato tipare që të bën të suksesshëm në punë e të mirëseardhur në të gjitha mjediset, si në familje ashtu dhe në shoqëri.” Në botën e biznesit, ata që arrijnë t’u bëjnë ballë vështirësive që dalin nga këto rrethana karakterizohen me guxim të theksuar, përkushtim e qëndrim të pathyeshëm. Përveç udhëheqjes, siç dihet, secili biznes ka një kombinim

unik të faktorëve kritik të suksesit, por disa janë të rëndësishëm për çdo sipërmarrje: të menduarit global edhe në rastet kur biznesi është kryekput lokal, pra duhet ndjekur trendet globale, se si mund të ndikojnë në disponueshmërinë e resurseve apo kërkesën për nivele respektivisht servise të cilat i ofron për t’u përshtatur gjithnjë sipas ndryshimeve. Pastaj krijmi i një ambienti ku pasioni shumëfishohet, sensi i pronësisë përcillet tek çdo punëtor, dhe më e rëndësishmja fuqizimi e dhënia e lirisë së vendim-marrjes tek menaxhmenti përbëjnë benefitet kyçe për “Hoti Construction Limited”. Tek “Hoti Construction Limited” kjo qasje është bërë praktikë, gjë që krahas përkushtimit konsistent në punë, lirisht do ta përshkruaja si faktor thelbësor për arritjet dhe zhvillimin e deritanishëm.


19 Nr. 79 - korrik 2017

Propozohet që në Pejë të ruhet kultura e kalldrëmit

P

as fillimit të punimeve në qendrën e qytetit të Pejës, i cili ishte larguar dhe mbuluar me asfalt në vitet e 70-ta, Rrjeti i Organizatave të Kulturës të Pejës përmes një letre drejtuar mediave, i propozon Komunës së Pejës që për hir të kujtesës kolektive, të ruaj kalldërmin e shpërfaqur dhe të shtoj në një pjesë të sheshit në të cilën po punohet me kalldërm. Rrugët e një shteti janë teste të sakta dhe të besueshme mbi shkallën e qytetërimit të tij -William Mitchell, 1848 Pas shpërfaqjes së kalldërmit (në sipërfaqe prej 12m2) pas fillimit të punimeve në qendrën e qytetit të Pejës, i cili ishte larguar dhe mbuluar me asfalt në vitet e 70-ta, Rrjeti i Organizatave të Kulturës të Pejës përmes kësaj letre propozon Komunës së Pejës që për hir të kujtesës kolektive dhe zhvillimit të qytetit në një qytet me qëndrueshmëri urbane në të cilën ka një trashëgimi unike historike, të ruaj kalldërmin e shpërfaqur dhe të shtoj në një pjesë të sheshit në të cilën po punohet me kalldërm, i cili do të kontribuonte në ruajtjen e kujtesës së përbashkët, dhe pamjes së përgjithshme të kësaj zone. Organeve kompetente të trashëgimisë kulturore ju kërkojmë që të kontribuojn në zgjerimin e disktutimit për përcaktimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, dhe bashkëpunim më të madh me organizatat e pavarura kulturore të cilat duhet konsideruar aset i qytetit tonë. Sot, nocioni i qëndrueshmërisë urbane dhe i “qyteteve të gjalla” karakterizohet nga zotërimi i një trashëgimie unike historike. Impakti i rritjes së qyteteve nuk do të duhej të rrezikonte kontinuitetin e kujtesës kolektive të zonave urbane, por ruajtja e kujtesës kolektive urbane dhe me këtë ruajtja e zonave historike të qytetit duhet të jenë pjesë e pandashme e konceptimit bashkëkohor të zhvillimit të qytetit. Termi kryesor për mbrojtjen e vendeve historike është konservimi, që mund të përshkruhet si të gjitha veprimet a proceset që synojnë ruajtjen e elementeve përcaktuese të karakterit të një vendi historik për të

mbajtur vlerën e saj të trashëgimisë dhe për të zgjatur jetën e tij fizike. Kjo nënkupton edhe ndërhyerjet për kthimin e elementeve që e kanë karakterizuar një vend të caktuar siq është rasti i kalldërmit në qytetin e Pejës. Prandaj RrOK Peja fuqimisht shpreh rekomandimin që të rivendoset kalldërmi origjinal në pjesët që është shpërfaqur, dhe

të rishtrohet me materiale lokale të ngjajshme me kalldërmin e vendosur më herët në pjesët tjera të sheshit. Shembujt e qyteteve që mund të ndiqen Berna e Zvicrës konsiderohet si njëri prej qyteteve që me kohë

i ka kushtuar rëndësi ruajtjes së kalldërmit në rrugët e vjetra. Në saje të këtij përkushtimi dhe ruajtjes së peizazhit mesjetar në qendrën e vjetër ky qytet është futur në Listën Botërore të UNESCO-s për Zonat e Trashëgimisë Kulturore, dhe atë në vitin 1983. Për dallim prej Bernës, kryeqyteti i Republikës së Çekisë, Praga ka përjetuar fatin e Pejës, por në vitet e 80’ta të shekullit të kaluar. Sistemi i kaluar në atë kohë kishte larguar kalldërmin për ta zëvendësuar me asfalt, përkundër kundërshtive të banorëve lokal. Një praktikë e tillë ka ndodhur edhe në qytetet tjera çeke. Mirëpo duke e parë vlerën e rrugëve me kubëza prej graniti si dhe disponimin e qytetarëve, vendbanimet çeke kanë filluar të rikthejnë kalldërmin edhe në rrugët që ishin shtruar me asfalt. Kalldërmi klasik mbetet i popullarizuar në qytetet historike të Evropës kontinentale. Rrjeti shpreh gaditshmërinë për të kontribuar me të gjitha kapacitetet për realizimin e këtijë projekt, përfshirë edhe mobilizim në gjetjen e fondeve nga burime të ndryshme në rast nevoje si dhe ofrim të ekspertizës profesionale.


20 Nr. 79 - korrik 2017

Mbështetje totale Lulzim Bashës. Respekt për demokratët e sakrificës, neveri për zuzarët pazarexhinj! “Albanian News”: Zoti Hasani, Ju jeni kryetar i Degës më të Madhe të PD-së në Emigracion, sikurse është Dega e PD-së Britani e Madhe, dhe ishit në krye të fushatës në një zonë mjaft demokrate në Shqipëri. Si e ndoqët situatën në vend dhe cilat ishin konstatimet? Naim Hasani: ju falënderoj për kët bisedë të lirë, në një situatë të rrëndësishme për të gjithë dhe sidomos për demokratët, anëtarët e PD-së dhe atyre që gjithnjë kanë qenë në krye të herës me të gjitha angazhimet. Shpreh mirënjohjen dhe respektin tim më të thellë për të gjithë ata që punuan natë e ditë që ti jepnin fitoren Partisë Demokratike, të zgjedhurve të Listës Basha në Malësi të Madhe dhe Shkodër, për drejtuesit e strukturave, pra për kandidatët e listës, ata aleatë që iu përgjigjën sinqerisht kualicionit, për komisionerët dhe numëruesit besnikë që nuk u tunduan nga matrapazët e sistemit, për të rinjtë energjikë dhe të papërtuar, për gratë dhe burrat që besuan te “Republika e Re”, si dhe për miqtë e të njohurit që na u gjendën pranë. Për të gjithë ata demokratë që lanë rehatinë dhe punët në Britani të Madhe dhe ndihmuan në proces me gjithë shpirt e zemër. “Albanian News”: Pra ju shprehni mirrënjohje se i ndoqët nga afër? Dhe e patë vetë angazhimin e tyre? Naim Hasani: Jo kaq thjesht. Unë i njoh tashmë mjaft të tillë dhe kisha komunikim me ta. Mjaft të tjerë nuk kursyen telefonatat dhe rrjetet sociale për të bërë thirrje të hapura në drejtim të të afërmëve dhe miqve në Atdhe. Por kështu që mirënjohja ime shkon gjithashtu për gjithë demokratët që i rezistuan dhe nuk e shitën idealin dhe dinjitetin e tyre për pesë aspra te binomi kriminal shtet-mafie që deformoi me një strategji të hollë e të heshtur votën e lirë, në dobi të matrapazëve të sistemit dështak. “Albanian News”: Atëherë Shkodra dhe Malësia e Madhe dhanë rezultat disi fitues, por jo dhe aq sa pritej?

Naim Hasani: Do të ishte e pamundur të ruhej dhe mandati fitimtar, i pesti, që kishim në Shkodër në këtë situatë të paprecedentë nëse nuk do kishim ndihmën e rreth 1500 emigrantëve, vendosmërinë e demokratëve të thjeshtë që nga zonat më të thella deri në qendrat qytetëse dhe përkushtimin maksimal të qytetarëve këtu dhe atyre që erdhën enkas nga larg. Meritojnë falenderim të veçantë zonat me rezultatin më të mirë se të tjerët bastionet e forta demokratike. Përfitoj nga rasti të shpreh gjithashtu neverinë time më të thellë për të gjithë atë kategori njerëzish që trafikuan votën për interesa meskine, që u shitën për disa lekë, një thes miell, apo edhe që ranë viktimë e gënjeshtrave për një vend pune në bashki apo në shtet. “Albanian News”: Atëherë kishte problem alternativa e Bashës?

Naim Hasani: Jo kurësesi. Basha ishte kryefjala. Ndiej trishtim kur kujtoj se sa të painteresuar ishin njerëzit të dëgjonin dhe vlerësonin programin dhe alternativën e opozitës. (Partitë e tjera nuk kishin program, vetëm bejte, e llogje pa peshë). Dhe kështu ndihej dhe turpi i sajuar. A na kërkuan lekë, euro e pako me ushqime? Po, plot, sa të duash, në shumë zona të varfra në qytete dhe fshatrat e Qarkut tonë. Gjithsesi ne duhet ta mirëkuptojmë votuesin dhe jo ta anatemojmë atë. “Albanian News”: Atëherë si duhet vepruar, si mendoni ju? Naim Hasani: Që të fitojmë herë tjetër, nuk mjafton vetëm autorregullimi i PD, apo shtimi zërrash për ikjen e Bashës apo dhe mirëfunksionimi i PD, por duhet të goditet mu në zemër binomi mafjoz shtet-krim dhe të gjindet gjuha me

disa që e shohin PD si lopën e tyre, vetëm për ta mjelur. Nëse kjo nuk ndodh, edhe zgjedhjet e tjera do prodhojnë të njëjtin rezultat me vota të tjetërsuara, administratë të trembur, biznese nën presion dhe blektorë e fermerë të terrorizuar për heqjen e kullotave e subvencioneve. PD do reformohet, kjo është e sigurt. Po shtetin kush do ta ndajë nga mafja dhe krimi i organizuar?! Kjo është çështja, nëse duam vërtet zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme. “Albanian News”: Atëherë për ata që disi ndejtën larg? Naim Hasani: Për zuzarët që nuk punuan asnjë ditë në fushatë, që punuan kundër a bojkotuan me mospjesëmarrje në zgjedhje fjala është brenda strukturave të PDsë. sot Dega e PD Britani e Madhe qëndron me z Basha dhe e mbështet totalisht atë.


21 Nr. 79 - korrik 2017

Ndjesia intelektuale e shkrimit Dr. Fatmir Terziu

M

endoj se “Vajz’ e valëve” (Neço Muko, grupi i tij dhe kënga himarjote), sprova i autorit Timo Mërkuri, botuar nga “MILOSAO”, 2017, është një sfidë e jashtëzakonshme për lexuesit kulturologë. Është e tillë dhe për ata kritikë dhe kërkues, të cilët nuk janë “ngarkuar” shumë për të lexuar “poezi tregimtare” dhe ndoshta për të marrë atë që ata e kuptojnë se isoja dhe polifonia janë thjesht prurje kulturologjike, pra për të marë esencën që nxjerr në dritë Timo Mërkuri. Kështu që mes kësaj ndalese synimi është të bëja atë që është si një “menu inteligjente” mes shkrimit të Mërkurit dhe gjetjeve të tij, një ndjesi më të shijshme, duke e shkurtuar atë mendim të tjetërsuar dhe duke e futur vetë atë ndjesi në një mënyrë që e lidh tërësinë kulturologjike të problemit në fjalë në një lidhje më të kuptueshme me disa kuptime moderne të prura në mesin e lexuesve, kërkuesve dhe hulumtuesve vite të tjera. John Carey, Merton Profesor i Letërsisë Angleze në Universitetin e Oksfordit deri në pensionin e tij të fundit në 2002-shin, si një zë publik i njohur falë rishikimit dhe kritikave të tij të suksesshme, foli për sipërmarrjen e tij të fundit në një kritikë rreth një libri të ngjashëm me sprovën e Mërkurit, si një ndalesë tek “Parajsa e humbur”. Dhe për këtë libër ngjashëm dhe apriori, ai thotë se “është një e treta e gjatësisë së origjinalit të tekstit dhe gjetjeve, pra është më shumë se një sprovë studimi”, duke na dhënë afërsinë të themi të njëjtën gjë dhe për “Vajz’ e valëve”, tek e cila gjetja, shkrimi, analiza dhe hulumtimi janë një risi me të cilën Mërkuri ka kohë që jo thjesht sqaron, por dhe ndihmon tërë atë angazhim të madh në fushën kulturologjike të hulumtuesve të shumtë. Sigurisht që është një sprovë e tipit Mërkurian, por në formatin e saj, “Vajz’ e valëve” është me të vërtetë një studim, që miratohet njëherazi nga disa kushte dhe kushtëzime dhe nga mjaft gjëra thelbësore. Gjithsesi “Vajz’ e valëve”, aq mbresëlënëse për të hartuar veprën e Neço Mukos, mbi disa vjet hulumtime, mund të shihet si një lëvizje e ndjeshme dhe e qëllimshme për një studiues dhe hulumtues, poet dhe krijues, sikurse është Timo mërkuri, i cili që nga publikimi i parë i tij në këtë fushë, na jep dimensionin që nënkupton modernizmin, thellimin e lëndës dhe modelin që është qasur për një elitizëm kulturor, atë që, sipas kritikëve të tij, e transformon shumë lehtë në

intelektualizëm të plotë, një dhuratë ndaj vetë jetës dhe mendjes së një prej prodhuesve të këngës himarjote si shtysë për të shkuar më tej në një zonë ku isoja dhe polifonia kanë një sitë të madhe kulturologjike. A nuk shqetësohet ai se do të gjej vendin e zverdhjes së teksteve të harruara tek mostrajtimi dhe mosprezantimi me këngën himarjote? “Kjo nuk është ndonjë teori apo filozofi e mësuar nëpër libra. Kjo është vetë Himara, e natyrshme, pa stisje e poza”, thotë autori i “Vajz’ e valëve”. “Himara është ndoshta i vetmi vend në botë, ku laboratori krijues i popullit vazhdon funksionimin e tij edhe sot, njësoj si para mijëra vjetësh. Mortet lindin ligjërime, të cilat, duke ecur nëpër urën e logatjes, nga bregu i vajit mbërrijnë në brigjet e këngës. Aty shpalosin gjithë hiret dhe finesën e shpirtit të popullit. Himara edhe sot në kohët moderne, vijon të praktikojë traditat e saj të hershme. Është një përgjigje tipike, mjaft e drejtë. Siç është përcjellja. “Stili i deriatëheshëm i të kënduarit, u rinte si një kostum i ngushtë himarjotëve vizion - gjerë. Pikërisht në këtë kohë doli në skenë Neço Muko dhe shokët e tij, të cilët në kulmin e moshës, ndërmorën misionin e madh t’i sillnin Himarës një stil të ri kënge. Atë që u quajt “avazi i Mukos”, si dëshmi apo certifikatë autorësie, të këtij varianti kënge iso-polifonike.” Në shkrimin e Mërkurit mësojmë dhe thelbësoren “Neço Muko qe vërtet Princ në kuptimin më të plotë të kësaj fjale. Ose ndoshta me ndonjë përjashtim të vogël si p.sh. nuk kishte lindur në ndonjë pallat a kështjellë të stisur e të ngritur nga ndonjë mbret hijerëndë dhe se atë ditë që lindi ai, nuk gjëmuan topat nëpër bedena të kalasë.” Dhe kështu shkrimi shkon deri në thelbin poetik tregimtar, që Edgar Allen Poe e ka quajtur “parimi poetik”. Po pse në këtë kontekst? Në këtë konstekst kuptohet se timbri, po aq mjaftueshëm na

shpie në atë që parimi poetik e dimensionon me mjaft gjetje të cilat janë sipas autorit aktuale edhe sot: “O mashtrues i ashpër, o kurbet/ magjistar e dinak dhe i keq”. Poe ftillon duke thënë se nuk ka gjë të tillë si qasja aktuale në një poezi, por ajo që e bën të jetojë atë më gjatë, pra aktualizimi dhe ridimensionimi. Dhe këtë bazuar në tekstet poetike të Mukos, e bën teksti qëmtues Mërkurian. Të gjitha shtojcat e gjata në këtë kontekst përbëhen nga poemëza të shkurtra të bashkuara nga copa të ndjeshme kumtuese, edhe në kontekstin kur ato, që nuk janë poezi, bëhen të tilla me zbutjen e tekstit të Mërkurit. Dhe në paragrafin ngjitur ai citon “Atë që s’e bëri dot në Pire e bëri në Sarandë. Ngre grupin e estradës dhe themelon revistën “PifPaf” dhe nuk harron që ta shkruajë emrin e tij jo Nestor H. Muko, siç e kishte zyrtarisht, por N. H. Marjoti, që të lexohet Neço Himarjoti. A nuk tingëllon si të thuhet Neçua, Princi i këngës himarjote!” Kjo është pika ku bie në sy e tëra e gjetjes intelektuale të sprovës së Mërkurit, dhe është edhe pika e vlerave të tjera: “Të krijohet një teknikë e re polifonike është shumë e vështirë dhe duhen shekuj, por ama të veçosh një zë të polifonisë dhe t’i japish atij një rol të ri duke e ngritur artistikisht lart katërzërëshin është plotësisht e mundshme dhe e pranueshme kur bëhet me mjeshtëri. Këtë bëri artisti i madh i këngës popullore Neço Muko dhe jo vetëm që u pranua, por novacioni mori emrin e tij. Shpesh sot themi këngët e Neço Mukos në vend që të themi këngët himarjote ose anasjelltas. E pra, dhe princat diçka mbjellin e diçka ndërtojnë dhe ja: hop, kemi një principatë. Tani le të vijë e mirësevijë princi.” Sepse kjo është pikërisht ajo që Mërkuri ka bërë, jo thjesht për të zbuluar e ridimensionuar Princin. Ai ka zëvendësuar gjatësitë e tepruara me përmbledhje të shkurtra narrative, duke u përqendruar në ato pasazhe që, për Mërkurin, janë arsyeja për

madhështinë e Mukos, në të vërtetë, arsyeja pse njerëzit, jashtë akademisë së Polifonisë, mund të fillojnë të këndojnë sërish Mukon dhe kur ata nuk dinë teknikën. Dhe kjo prek në vëmendjen kritike të Mërkurit, në të vërtetë misionin e tij hulumtues në përgjithësi: të sjellë vlera në realitet, për të demonstruar se literatura që duket e vështirë, mbetet shumë e ndjeshme në mesin e kulturës së lartë, mund të jetë diçka nga e cila secili dhe çdokush mund të nxjerrë kënaqësi. Përveç kësaj, duke dëgjuar atë, unë besoj që Mërkuri, intelekti i tij si pikant i hulumtimit tipologjik është bujar, është i aftë të ngrejë mjeshtërisht “Vajz’ e valëve” përtej ardhjes së saj nga Muko. Timo në këtë sprovë është shumë i dashuruar me tekstet e kuptimit dhe tingullit, që mbahen ende të fshehura, dhe fill pas takimit të tij të parë me tekstet e këngëve dhe gjetjeve, me pafundësinë e vizionit ekspresiv të teknikave polifonike qas potencialindhe pasionin. Pasioni i tij është didakt. Kuotat vijnë pa mundim, ndërsa ai bisedon me entuziazëm për pikëpamjen kulturore, rishkrimin e saj në një dritë simpatike, njerëzore, ndërsa shkon më tej, dhe ai flet edhe për Dhimitër Rumbon, Llambi Turtullin, Kleo Jorgjin, Tefta Tashkon e Tula Paleologun. Mërkuri, duke analizuar me këtë sprovë, nuk po pakëson ose nuk e zbut apo hedh poshtë “më të mirën që është menduar dhe thënë”, por tenton lart për të cituar tekstin dhe vetë Neço Mukon (një model që admiron dhe një këngëtar që dëshiron), shkurt ai e demokratizon atë. Ai po i jep lexuesit Mukon që ai e do, ashtu që ata ta duan edhe atë. Kjo është pika e tërë e edicionit të “Vajz’ e valëve”, dhe është pikërisht pikë e sprovës Mërkuriane. Kësaj sprove duhet ti qasen mjaft të tjerë, të thonë fjalën e tyre, pasi ka një dimension të gjerë e të nevojshëm në gjithë atë që ka vetë lënda e pasur e “Vajz’ e valëve”. Vullneti i Mërkurit, dëshira e tij për të bërë literaturë të thjesht e të arritshme, për të demonstruar vlerën e tij (potencialisht) për të gjithë, ka origjinën e tij, pjesërisht, në historinë e tij të krijimtarisë dhe hulumtimit, të regjistruar me zell dhe me lëvizje në “Vajz’ e valëve” e mjaft krijime tipologjike. Atje, së pari, takojmë një Muko dhe një kompleks të tërë kulturash dhe anëtarësh të një kulture të gjerë Himarjote, vetë-përthithur, nga një shtresë të lidhur me tërësinë dhe kërkimin, e klasës së mesme. Mërkuri, shkruan se ndihet si një “ndërhyrës” tek Prezantim me këngën himarjote; Princi i këngës (Vijon në faqen 23


22 Nr. 79 - korrik 2017

Probleme sociale dhe multikulturore të globalizmit...

Nga Gëzim Tushi

D

uke parë qëndrimet që mbahen ndaj fenomenit të globalizimit total të shoqërisë së sotme, duket se shpesh për këtë fenomen universal në politikën dhe shoqërinë jo në të gjithë rastet ka perceptim të saktë, te ekuilibruar dhe realist. Sa herë që hapen tema të ndryshme gjithnjë reagimet dhe kundëreagimet bazohen, integrohen dhe trajtohen të lidhura me fenomenin e globalizimit. Që globalizimi është një dukuri planetare ndaj të cilës politika dhe shoqëria shqiptare nuk ka mundësi të ketë qëndrim mohues dhe refuzues, kjo është fare e qartë. Por nga ana tjetër duket se si gjithnjë ne qëndrojmë me duar përpjetë përballë çdo fenomeni social planetar apo dukurie globale, pa bërë asnjë “llogari nacionale” apo pa mbajtur qëndrim kritik ndaj asnjë komponenti që mund të ndikojë negativisht në shoqërinë tonë. Në të vërtetë ne jemi popull serioz dhe meritojmë të përfaqësohemi nga politikanë të pjekur aq as nuk e paragjykojnë por as e idolatrizojnë globalizmin si prirje e kohës moderne dhe mënyrë e përbashkët e ristrukturimit të shoqërisë universale europiane. Sepse edhe pse është bërë ideologji planetare, duket se globalizimi është më shumë ideologji dhe realitet ekonomiko social që është nën dominimin e realitetit europian. Në një farë mënyre kjo tendencë që është e pandalshme si nga ana ekonomike, politike, kulturore e sociale, është në të njëjtën kohë edhe për ne rendi natyror i gjërave. Por ndërkohë që njerëzit presin shumë nga tendenca globalizuese kanë filluar të shfaqen shqetësime se ai po sjell kundërefekte në shoqërisë njerëzore, e cila nga ky proces gjithëpërfshirës po aq sa po bëhet globale po bëhet edhe e ndarë. Në këtë kontekst, nuk është normale që politikanët tanë të lëkunden përballë këtij fenomeni midis qëndrimeve ekstreme që fillojnë nga skepticizmi nacionalist dhe shfaqjet arkaike të nostalgjisë tradicionale, deri tek idolatrizimet foshnjarake të ndikimeve niveluese të ideologjisë planetare të globalizimit. Padyshim nuk do të ishim realist në

se nuk shikojmë anën e mirë të këtij procesi universal, i cili jo vetëm është së pari një proces i pandalshëm nga ana ekonomike, por tashmë ka marrë forcën e fuqisë që përcakton “rendin natyror” të gjërave. Por nga ana tjetër nuk duhet shenjtëruar pa vlerësuar edhe anën e “errët” të tij, mohimi i të cilit përveç se është infantilizëm ideologjik është edhe me kosto që duhen llogaritur në raport me përfitimet që janë më të mëdha. Sepse globalizmi duhet vlerësuar se është një nga rreziqet që mund dhe cenon edhe konsensusin si komb. Padyshim jetojmë në një kohë ideologjikisht të ngatërruar kur gjërat nuk janë lehtësisht të qarta dhe proceset sociale jo gjithnjë të kuptueshme dhe të interpretuara drejt. Globalizmi është bërë ideologjia planetare që ka ndihmuar për të zgjidhur shumë gjëra të komplikuara të shoqërive tradicionalisht partikulariste por dhe ka ndërlikuar shumë gjëra të tjera. Kjo është arsyeja pse paradoksalisht në kohën e sotme duket se zhvillimet në kohën moderne janë bërë kontroversale. Nga njëra anë është prirja e thellë unifikuese që vjen nga tendenca e fortë ideologjike, ekonomike, kulturore dhe morale e globalizimit, e cila në shumë raste duket se është i shoqërua nga procesi tjetër i kundërt i “ndarjeve të thella” që vazhdojnë të ekzistojnë në botën e sotme të pretenduar si globale dhe ideologjikisht të unifikuar. Kjo është një nga sfidat e mëdha të kohës. Me natyrë filozofike, ekonomike, kulturore e cila ndodhet në ekuacionin kontroversal të botës moderne e cila njëherësh edhe është nën ndikimin e fortë të ideologjisë së globalizimit si prirje universale e pakthyeshme. Por në të njëjtën kohë bota e sotme është nën presionin dhe ndjen akoma dridhjet e “ndarjeve të thella” që ekzistojnë midis rajoneve dhe vendeve të ndryshme të cilat kanë sfidat e tyre në raport me kërkesat e globalizimit. Në këtë kontekst globalizimi është një proces botëror në përmasa, por që duhet parë i diferencuar në rezultate. Është e vërtetë që në kohën e sotme ka një proces të madh të çmontimit të partikulariteteve, nacionalizmave dhe kufijve të ngushtë kulturorë dhe morale nga forca e asaj që intelektuali dhe politologu Zhak Atali i quan “goditje të globalizimit”. Ndaj për të qenë realist dhe kompatibël me të vërtetat e procesit të globalizimit na duhet që kur shikojmë efektet gobale dhe vlerësojmë pasojat partikulare, regjionale apo lokale të globalizimit, duhet patjetër jo të bëjmë vlerësime “en block” por të përpiqemi që të realizojmë analiza dhe të bëjmë “diagnoza të diferencuara” të nivelit të arritjeve dhe problemeve

të diversifikuara të globalizmit si realitet dhe si ideologji e orientimit modern të botës së sotme është e natyrshme që të jetë e pranishme. Sidomos kur bëjmë analiza të raporteve ekonomike, kulturore e morale të situatës së vendeve dhe rajoneve të caktuara në raport me sfidat dhe standartet e përbashkëta të globalizimit. Globalizmi është vërtetë sfidë e sotme e përbashkët e zhvillimit botëror, por niveli dhe ritmet e përfshirjes në këtë proces kompleks ekonomik, kulturor e social janë të ndryshme dhe duhet vlerësuar me realizëm, për ta mbajtur zhvillimin global të shoqërisë së sotme në “rrugën e duhur”. Sepse tashmë shoqëritë moderne dhe njerëzit e kohës sonë po përballen qartë me disa pasoja pozitive dhe negative të globalizimit, që kanë në bazë të tyre vështirësinë e harmonizimit global të tregut me demokracinë, e cila është sfida më e madhe e të ardhmes së globalizmit planetar. Ndaj efektet dhe kundërefektet konkrete të globalizmit në kohën e sotme, duke i parë me realizëm dhe duke i vlerësuar me seriozitet sociologjik, herë më bëjnë pasionant dhe entuziast dhe herë të dëshpëruar dhe skeptik. Sidomos kur efekte dhe kundërefektet e tij i shikon, i analizon dhe vlerëson nga pikëpamja sociale. Padyshim ideologjia e globalizimit është e vërtetë që ka sjellë ndryshime pozitive në nivel global por nuk ka sjellë të njëjta gjëra në nivel lokal, rajonal dhe personal. Në mënyrën tonë të të jetuarit nën peshën e ideologjisë planetare të globalizmit, i cili nganjëherë të duket si recidiv i një totalitarizmi të ri, ka shumë probleme dhe shqetësime të mëdha. Padyshim globalizmi është instrumenti i fortë që i ka dhënë spunto zgjerimit të hendekut në rritje mes të pasurve dhe të varfërve në këtë botë, shtimit të përdorimit të drogave, zgjerimit të dhunës dhe krimit. Ideologjia globale e globalizmit është platformë që ka bërë të mundur shtimin e të pasurve në sasi, por dhe bunkerizimin e tyre si cilësi e deformuar antisocial e jetës së tyre. Koha e globalizimit është në të njëjtën kohë e zgjerimit të terrorizmit, përhapjes së prirjes së shoqërisë së spektaklit, mjerimit moral të njeriut dhe zgjerimit të vrullshëm të mediokritetit konsumistik dhe jetës pa qëllime dhe ideale. Globalizmi në të vërtetë nuk është ideologji planetare në kuptimin e vërtetë por metaforik të termit. Sepse nuk do kish të ardhme në se globalizmi synon të bëhet një ideologji e një “totalitarizmi” të ri që synon të ndërtojë një perandori të re planetare. Në se ideologjia planetare e globalizmit nuk mbrohet nga tendencat e fshehta totalitare të saj, atëherë shumë shpejt

do të përballemi me recidiva të realiteteve të vjetra të veshura me petk të ri ideologjik, që mund të synojnë gjetjen e ilaçeve të “reja” ideologjike për të qetësuar globalisht njerëzimin me “qetësues”, pas ëndërrimeve të të cilëve mund të fshihen “profetë të rinj” që synojnë të venë në gjumë njerëzit. Por një situatë e tillë do të nxjerrë edhe njerëzit dhe ideologët e saj, që nuk do jenë fare të ndryshëm nga profetët, policët dhe kasapët e së kaluarës. Kjo nuk duhet harruar. Megjithatë prirja e orientimit global të shoqërisë së sotme është e tillë, që më shumë se sa është një kornizë për të përcaktuar dimensionet dhe shtrirjet e kulturës bashkëkohore, është bërë një “kod homogjen” që shërben si kornizë e përshtatshme orientuese për çdo shoqëri. Në këtë kontekst, diskutimi është i tillë që krijon debat për të dalluar natyrën ndërkulturore apo multikulturore të shoqërisë së globalizuar, apo është bota duke ecur drejt tendencës së frikshme të anti apo kundër kulturores? Padyshim globalizimi ka si nevojë të vetën përcaktimin e kufijve përtej nacionalë kulturorë dhe moralë të dallimit e shtrirjes kufitare midis të lejueshmes dhe të palejueshmes, të cilat në kohën tonë nuk janë më kufij kulturorë dhe moralë nacionalë por janë kufij të globalizuar. Është koncept i gabuar se prirja globaliste e shoqërisë moderne është prirje kundërkulturore. Logjika globale e multikulturalizmit është koherente me mënyrat e zhvillimit të jetës sociale dhe zhvillimit kulturor të shoqërisë moderne. Multikulturalizmi nuk është kulturë e imponuar nga globalizmi, por është një prirje adekuate e tendencës së prirjes së sotme shterritorializuese të kulturës globale. Sot për njeriun nuk është e lehtë që të bëjë aq shumë dallime sa në të kaluarën, midis kulturës autentike kombëtare apo lokale me aftësinë përshtatëse të kulturës me shoqërinë apo vendin pritës, me të cilat diferencat kulturore nuk janë aq të mëdha sat ë pengojnë integrimin e tyre kulturor dhe adoptimin e gjërë social në jetën e vendit pritës. Globalizimi i ka shkrirë pengesat e dikurshme të integrimit territoraial dhe kulturor të njeriut. Bota siç thonë sociologët është “zbutur kulturalisht’. Ajo është bërë më shumë “një bashkësi shënjuesish me përmbajtje të dobët” nga njëra anë, por në disa aspekte globalizmi nuk ka mundur të “nivelojë vlerat” kulturore që janë akoma dallime diferencuese dhe tipike për kulturën bashkëkohore. Kjo është arsye madhore që të detyron të mendosh se nuk është i lehtë ndërtimi i shoqërisë tërësisht të globalizuar…


23 Nr. 79 - korrik 2017

Kualifikueset “Rusi 2018”, Maqedonia pret Shqipërinë në Strumicë

N

deshja kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, që është programuar më 5 shtator, do të luhet në Strumicë. Ndërsa lajmi pritet të zyrtarizohet nga Federata Maqedonase e Futbollit, ai është konfirmuar paraprakisht nga disa zyrtarë të vendit pritës të kësaj sfide. UEFA pranoi kërkesën e bërë nga FFM-ja, duke aprovuar zhvillimin e ndeshjes kualifikuese në stadiumin e Strumicës me 6.500 vende, në qytetin më të largët lindor nga Shqipëria, e që ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë. Ky është qyteti ku ka lindur kapiteni i maqedonasve, Goran Pandev, ndërsa të enjten që kaloi, në stadiumin “Mladost” luajti edhe Shkëndija e Tetovës, që fitoi 3-0 përballë Dacia Chisinau në turin e parë kualifikues të Europa League. Në këtë mënyrë, realizohet ideja dyvjeçare e maqedonasve, që prej hedhjes së shortit dhe pozicionimit në grupin G kualifikues përkrah Shqipërisë, kur mundën të spostonin duelin me kuqezinjtë jashtë Shkupit. Edhe pse maqedonasit fshihen pas argumentit se, kështu po promovojnë futbollin dhe ekipin përfaqësues edhe në zonat e largëta, vendimi shihet më tepër si një mënyrë për të penalizuar tifozët shqiptarë. Nëse ndeshja do të luhej normalisht në Shkup, nuk do të kishte dyshime që stadiumi do të mbushej me ngjyrat kuqezi. Por, me spostimin

(Vijon nga faqja 21)

himarjote Shqipëria; Ismail Qemali; Vajz’ e valeve; Nëntëqint e dhjetë viti; Naze naze puna jote; Vajza e malit; Mbeçë more shokë, mbeçë; Lule manushaqe; Llaj çobani; E pabesa; Dashuria; Andrea Lekë Bala; Rinia; Borziloku; Jo, moj, jo; Këngë dasme; O deropolitisa; Daveli; Minush aga; Koço Çakali dhe Pano Kokaveshi Katina ninanina; Vogëlushja hane – hane; Marikë, moj, e dashurë; Dolli hëna dritergjenda; Lule je, lule të thonë Konispolatia; Çerçiz topulli; Prandvera; Kanakarja; Tefta Tashko Koço; Varfëria; E dëshpëruara; Dashuria e parë; Tangoja e trëndafilëve; Korçarja e bukur; Tirana; Saranda; Llambi Turtulli; Mban mënd; Shkodra; Ëndrrat;

në Strumicë, në një krahinë sllave dhe ku nuk ka shqiptarë, maqedonasit synojnë të kufizojnë sa më tepër që të jetë e mundur numrin e mbështetësve për ekipin mik. Shqipëria e bëri De Biasin milioner, ja sa fitoi në 5 vite Trajneri italian, Gianni de Biassi mori mbi 1.8 milion euro sa drejtoi Shqipërinë, nga viti 2011 deri në vitin 2017, duke qenë më i paguari në histori. Rroga e De Biasit nga 27 mijë euro në 4 vitet e para, gati u dyfishua kur arriti në 42 mijë euro në vitin e fundit. Rritje pagash pati i gjithë stafi, falë edhe kualifikimit në Evropian, shkruan Top Channel.

Një shifër e tillë nuk është paguar asnjëherë në të gjithë historinë e trajningut shqiptar, për trajner vendas apo të huaj. Madje edhe paga e zëvendësit të De Biasit, Paolo Tramezzani, në vitin e fundit kur mori edhe postin e drejtorit teknik, u 5-fishua, nga 2 mijë euro ne 4 vitet e para, në 10.000 euro në muaj. Kjo ka qenë edhe paga mesatare e të gjithë trajnerëve të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri, nga viti 2002 Dosena-n, më pas Brigel, Baric, Ari Han dhe deri tek Josip Kuzhe që ishte përpara De Biasit. I vetmi që i është afruar disi rrogës së De Biasit ka qenë kroati Oto Baric,

rreth 20 mijë euro në muaj është paguar ai në vitet 2006-2007, duke marrë një shumë prej 300.000 eurosh si trajner i Shqipërisë në 15 muaj që e udhëhoqi atë, shkruan Tabloid. Edhe sa i përket shpërblimeve, De Biasi është absolutisht më i paguari. 30 mijë euro për një fitore në ndeshjet zyrtare dhe qindra mijëra bonuse për kualifikim në Evropian apo për fitoren ndaj Rumanisë. Të gjitha këto kapin shifrën e mbi 600 mijë eurosh në total, duke e çuar faturën e tij në këtë periudhë që drejtoi Shqipërinë në rreth 1.8 milion euro, duke hyrë edhe në aspektin financiar në historinë e futbollit shqiptarë.

Ndjesia intelektuale e shkrimit Tula Paleologu dhe Klea Jorga e mjaft të tjera, ku mes ndërhyrjes i jep jetë vetë isos. Autori na thotë se “Iso-ja është e domosdoshmë për këngën si deti për anijet, si ajri i qiellit për fluturimin e shqiponjës. -Iso-ja është pashaporta e identitetit kombëtar të këngës sonë popullore. Ajo është vetë shpirti i këngës, prandaj ajo asnjëherë nuk i ndahet këngës popullore. Të mendosh një këngë popullore pa iso, është si të mendosh një trup të gjallë pa shpirt. -Iso nuk është e kushtëzuar nga marrësi. Marësi është sinjali i nisjes së...anijes nga porti, por iso- ja është deti nëpër të cilin lundron flota e këngës.” Në njëfarë kuptimi, atëherë,

dëshira e tij kritike dhe hulumtuese për të hapur dyert e lkësaj sfere kulturore, për të bërë kanonikun të arritshëm, lind nga përvoja e tij dhe lufta kundër atyre që do të kufizonin aksesin, të cilët do ta trajtonin sferën kulturore pak më shumë se një mjet për të afirmuar dhe për të shënuar dallimin e tyre nga ato që ata mendojnë se duhet të jenë nën to. Megjithatë, Mërkuri është gjithashtu i kujdesshëm për të theksuar se duke e bërë ison një pikë të kuptueshme e të arritshme, duke justifikuar publikisht vlerën e saj, është shumë ndryshe nga disa të tjerë duke u thënë njerëzve se duhet të lexojnë diçka dhe duke supozuar se gjykimi i një personi

është absolut. Dhe në këtë, ai kap diçka të rëndësishme: natyrën diskurse të vlerës kulturore të isos, shfaqjen e saj të përhershme nëpërmjet një shkëmbimi të pikëpamjeve, një veprimi të ndërsjelltë bindjeje, në vend që të keqkuptohet thënia se “Është iso-ja ajo që i ka bashkuar bashkë në një grup marrësin e hedhësin, pritësin e prerësin dhe nuk ka ndodhur e kundërta. - Nuk është teksti apo “polifonia” (shumëzërrëshi) magjia dhe pavdekshmëria e këngës sonë popullore, por është pikërisht ajo, me e lashta, më e pavdekëshmia, nëna e këngës, “iso-ja”. -Iso-ja është lumi i lotëve që buroi nga sytë e nënave dhe krijoi detin e këngës.”


24 Nr. 79 - korrik 2017

Albanian News July 2017  
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you