Page 1

Nr. 82

tetor 2017

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

NE SHQIPTARËT (Vijon në faqen 6)

“Diversity Night” e deputetit Keith Vaz ftesa dhe shqiptarëve lexoni ne faqen 4

Avokati Rodney Oliver, koleksionist i Pullave shqiptare në vite lexoni ne faqen 22

Përtej fjalës “disiplinë’ për Lavdrim Krashin lexoni ne faqen 20

Lutfi Vata, mësuesi që nuk rresht kurrë pa përmendur origjinën! lexoni ne faqen 21

Big Thank You Mr Ambasador! lexoni ne faqen 8


2 Nr. 82 - tetor 2017

2 Nr. 77 - MAJ 2017

Muaji maj kushtuar Zojës së Bekuar

(Vijon nga faqja 1)

Në shqipen e traditës: Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty, bekue jé mi gjith grá e bekue fryti i barkut t’yt Jezus. Shêjtja Mrí, âma e Tenzot, lutu për né mëkatnorët, tash e në fill të mordës s’onë. Ashtu Kjoftë Në shqipen e sotme: Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty, e bekuar je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! E dimë të gjithë se ‘Ave Maria’ u kompozua nga mjeshtrit më të mëdhenj të muzikës, frymëzoi qindra poetë, ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim, këtu, dy Ave Maria – bërë poezi nga dy meshtarë shqiptarë, një françeskan e një jezuit: Ave Maria Falemi, o virgjin Mrí, o Vajzë fatmire! Hir-plote, si me lule â plot prendvera; Zoti â me Tý ; ti jé békue e dlíre, E zgjedhë ndër gjith grá tjera: Ndër gjith grá tjera prej s’ Tenzot shenjue Njeri m’u veshë në krahnuer t’and t’kullue. O Shêjtja Mrí, o Nana e Hyj’t t’ adhruem, Lutu për né qi për gjith dit’gabojmë; Lute, sa t’jemi gjáll T’And-Bír t’ Lumzuem. E kúr ket jetë të mbarojmë, o Shejtja Mrí, Ket shpirt na merr, të gzojmë gjithmonë me tý. Atë Leonard de Martino ‘Harpa e një arbëreshi’, Venedik 1888, fq. 168

T’Falemi, Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir’, O Nana e bukur e K’shillit t’Mirë; Ty ndimë të kena në ket’ shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí Të falemi Virgjin’, Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T’biej në mend se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne! Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, Ku t’lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mrí, të falemi, Mrí! Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë, të luten, t’kesh për Shqypni! Të falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí! Nga krijimet poetike të Atë Pjetër Mëshkallës


3 Nr. 82 - tetor 2017


4 Nr. 82 - tetor 2017

“Diversity Night” e deputetit Keith Vaz ftesa dhe shqiptarëve

K

eith Vaz mbajti një profil të qetë në konferencën e Partisë Laburiste të vitit të kaluar. Pas akuzave që e rrethuan z. Vaz duhej të thërriste shindigun e tij të “diversitetit” vjetor. Kështu pothuajse, pas një viti, ai u kthye sonte në qendër të vëmendjes me “Diversity Night” të tij një veprimtari, kjo e mbajtur në klubin e natës Brighton Walkabout. Veprimtari është përshëndetur dhe nga Kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn. Ai u pa si një shans për t’u bashkuar Keith Vazit dhe Task Forcës së Pakicave Etnike të Partisë Laburiste për të festuar diversitetin me mysafirë të veçantë. Në këtë natë kaq domethënëse ishin pjesëtarët e kabinetit hije dhe mjaft deputetë të tjerë. Kishte dhe të ftuar specialë dhe miq nga komuniteti shqiptar, si inxhinieri elektrik, Ermal Karakushi, që dallohet për aktivitetin e tij të papërtueshëm në disa drejtime. Kështu “Diversity Night” e deputetit Keith Vaz, një mik i shqiptarëve, u pa si një arsye më shumë në ditët e Konferencës

Laburiste. Nata kishte arsyen e vet domethënëse. Sigurisht ka shumë fytyra të gëzuara në Brighton këtë javë, pasi Deputetët Laburë paraqesin idetë e tyre në Konferencë përkrah liderit Jeremy Corbyn. Por, ndërsa disa tëtjerë janë duke menduar ende rreth konferencës së partisë, të paktën një tërësi angazhuese shkon tek “Diversity Night” e deputetit Keith Vaz. Keith Vaz ishte plot entuziazëm dhe këtë ai ia dha sikurse përkushtimin dhe shpirtin partisë në natën e tij të diversitetit vjetor, duke e mbajtur kravatën e tij poltike dhe thjeshtësinë e tij të komunikimit me të gjithë. Z. Vaz është një ndërlidhës dhe organizues i njohur i Natës së Diversitetit, e cila është bërë një element kryesor në kalendarin e konferencës së Partisë Laburiste. Larg nga grindjet e mocioneve të politikave dhe debateve në konferencë, Z. Vaz ishte një nga të parët në sallën e mbrëmshme, që u mirëprit dhe u duartrokit nga të gjithë të pranishmit dhe nga kryetari Corbyn.


5 Nr. 82 - tetor 2017 pmp_MG_17-03153_Poster_BackToSchool2017_Albanian_295x378_v01.pdf

1

06/09/2017

13:39

C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Jam me ty në ndërtimin

e një jete më të mirë. Dërgojini para të afërmve tuaj në pak minuta.* /moneygram Dërguar nga:

0800 026 0535

moneygram.co.uk

Marrë në:

Dhe kudo ku shihni logon MoneyGram *Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. Post Office, Tesco, Thomas Cook, Raiffeisen Bank, Societe Generale Albania, Alpha Bank, First Investment Bank, Posta Shqiptare, AK Invest, Banka Credins dhe Banka Kombëtare Tregtare janë agjentë të MoneyGram International Limited në ofrimin e shërbimeve të transferimit të parave. Post Office dhe logoja e Post Office janë marka tregtare të regjistruara të Post Office Ltd. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram. 17-03153


6 Nr. 82 - tetor 2017

NE SHQIPTARËT (mërmëritje nostalgjike për bashkëjetesën)

Nga Novruz Abilekaj

S

ecili nga ne shqiptarët lindi pranë vatrës së tij. Aty iu pre kërthiza dhe iu vu emri. Andej mori mbi shpinë cilësimin; lab, malësor, kosovar, lalë, myzeqar, përmetar, pukian, gramshiot, krutan, dibran apo në përshtatje me gurin ku gjakosi për herë të parë këmbën apo me baltën ku u zhye deri mbi gju. Të gjithë u ngjizëm me baltë Shqipërie dhe quhemi shqiptarë. Shqipëria (si Pellazgji, si Iliri, si Arbëri, si Shqipëri) ka qenë aty prej lindjes së njerëzimit, dhjetëramijëra vite para lindjes së Krishtit apo Muhametit, dhjetëra-mijëra vite para zbarkimit të Cezarit a Pompeut, më shumë se kaq vite para shfaqjes së vojvodëve dhe sulltanëve, më tepër akoma para krijimit të flamurit komunist. U shpërnda “poleni” i “racës shqiptare” tej kufijve; në Greqi, në Turqi, në Itali, në Evropë, në Afrikë, në Azi (Ukrahinë), në Amerikë e Australi dhe nuk e humbi kurrë genin arbëror (arbëresh, arvanitas) dhe as i këputi ndonjëherë fijet shpirtërore që rrënjëzojnë nën kalldrëmet e avllive të lashta. Aq më pak është venitur kjo lidhje në të ikurit e vonët; shqiptarët e Amerikës, të Australisë etj. Nuk do të ndodhë kjo me brezat e emigracionit të 20 viteve të fundit. Dëgjohet atykëtu që bloza e politikës shqiptare t’i lëshohet mbi shtat Shqipërisë, por këta zëra janë emocionalë, kalimtarë dhe do të zbehen nën mjekimin durimmadh të kohës. * Shqiptarët kanë mbijetuar dhe do të mbijetojnë në standardet e botës së përparuar sepse ata dinë të vëllazërohen. Nuk përjashtova trimërinë, guximin, vetëmohimin, veti këto të gdhendura në beteja kundër pushtuesve dhe zaptuesve, por jam i ngarkuar në këtë çast me prurje shembujsh për bashkëjetesë e vëllazërim. Aq të shumtë janë shembujt sa mund të më zihet fryma nën peshën e tyre, prandaj do ta thjeshtoj çështjen duke “pikturuar” vetëm tablonë e një qyteze të vogël, tepër të vogël. * Pas luftës së dytë, domethënë, pas

asaj lufte që shqiptarët e quajnë me të drejtë Çlirimtare (nuk e di në arriti të ishte edhe Nacional-Çlirimtare), u aktivizua miniera e Selenicës. Selenica, sipas emrit të ngjitur nga sllavët e car Dushanit a të tjerë sllavë, ishte fare pak e banuar. Nën zotërimin e francezëve apo italianëve punëtorët merreshin nga fshatrat përreth dhe vetëm përgjegjësit banonin afër qendrës së minierës. Çobanët (përfshij vllahët e sarakaçanët) e preferonin më pak punën nën tokë. Më tepër ata ishin punëtorë të sipërfaqes ose karvanxhinj për të transportuar serën drejt Skelës së Vlorës. Këngët u këndoheshin këtyre karvanëve me mushka dhe këtyre karvaxhinjëve që udhëtonin pa pushuar se prisnin vaporët e Evropës. Për këto arsye, Selenica u popullua me të ardhur nga fshatrat rrotull (Armen, Treblovë, Romës, Karbunar, Kocul, Gorisht, Shkozë, Sevaster), nga Mallakastra, nga Lumi i Vlorës, nga Tepelena, nga Myzeqeja e Vogël, nga Gjirokastra, nga Pogoni, nga Çamëria. Nuk mbaron harta e vendeve të braktisura nga të ardhurit. Pikërisht të braktisura; trualli, stani, ara, mali. Rrallëkush, në mos askush, nuk e kthente kokën mbrapa. Andej po formoheshin kooperativat bujqësore dhe ... kujt i kruhej me kooperativën? Rruga më e mirë mbetej braktisja e truallit dhe vaditja e shpirtit me lot. Diagrama demografike i shtrinte gjymtyrët deri në Ulqin, Kaçanik.

Pa dyshim Mirditë (drejtor Prenga), Shkodër, Krujë, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, (mësues, mjekë, teknikë të mesëm, inxhinierë) të cilëve, në shumicë, u mbaj mend edhe emrat. Edhe kazakistanasit (specialistët: Jura, Olegu etj) kishin vatrën e tyre në Selenicë. * U ndërtuan disa shtëpi përdhese varg njëra pas tjetrës. Çdo ndërtesë kishte dy hyrje me nga dy dhoma. Midis dhomave korridori 2x1,5 dhe në faqen e korridorit nevojtorja. Kjo e fundit ishte pak më shumë se 1mx1m. Poshtë saj, nga “dritarja” ku shkarkoheshin nevojtarët, dukej gropa e fekaleve. Pikërisht në dy dhoma të tilla me këtë nevojtore të përbashkët, strehoheshim ne dhe familja e Harun Mehmetit. Familja jonë përbëhej nga gjashtë persona të tre brezave, kurse familja e Harunit kishte shtatë frymë. Të trembëdhjetë jetonim si një familje. Nuk thashë që Haruni ishte evgjit Gjirokastre dhe kishte ardhur në Selenicë si zanatçi për punimin e teneqesë. Merushja, e zonja ngjyrë errët e asaj shtëpie ndriçonte nga mirësia. Kërciste kudhra (dy kudhra kishin në mes të dhomës së vetme, 4mx5m). Ata ishin tre veta që ktheheshin të dehur në shtëpi. Edhe im atë nuk mbetej prapa. Nuk thuhet se ç’zallamahi bëhej në kuindiçinë (pesëmbëdhjetë ditësh) por, midis dy familjeve mbretëronte një paqe

qiellore. Unë dhe Fatmiri ishim moshatarë. Ai kishte lëkurë të zezë si afrikanë, megjithatë asnjë koncept a paragjykim nuk na pengonte të kafshonim të njëjtën kafshitë apo, në vitet pas ndarjes, të putheshim buzë më buzë. Agroni e Namiku, kushërinjtë e fatmirit që rrinin te pallati i Sharrajve në Shesh të Flamurit më trajtonin si vëllanë e tyre kur m’u desh të jetoja në konviktet e Vlorës. Përtej murit me gjysmë tulle banonte Mezani. Prindërit e tij pak vjet kishin që kishin ardhur nga Çamëria, Gjyshja shurdhe na dhuroi gjithë thesarin e rrëfimit popullor. Ajo rrëfente tërë natën dhe Mezani kishte thyer një tullë që të dëgjoja edhe unë nga dhoma ngjitur. Moshatarët e mi; Kiçoja (grek), Todi (Vllah), Bajrami (kuçiot), Fatmiri (evgjit), Mezani (çam) hynin dhe dilnin në shtëpinë time pa trokitur. Babai i Kiços ishte millona (grek, pra, do kishte patjetër zanat) dhe na jepte miell për kulaç. Gjyshja e Todit nuk fliste mirë shqip ama na puthte me radhë dhe na mbushte grushtat me mëna. I ati dhe e ëma e Barjamit, të cilët ishin infermierë (doktora u thoshim), na shërbenin për shëndetin si të ishim fëmijët e tyre, te Fatmiri çonim për të ngjitur bishtat e xhezveve duke paguar më lirë dhe me të pritur, kurse te Mezani rolin e kishte gjyshja dhe ne asaj i mblidheshim rreth çitjaneve që të na tregonte edhe njëherë se si qerosi zbrit në botën e poshtme. Pus dhimbjeje ishte. Mitet dhe fantazia se si mund të gjendet e drejta ishin ujësia e atij pusi. Mjaft fola se m’u zu fryma. Të tillë vëllazëri krijonin të gjithë shqiptarët midis tyre. Muxhja dhe Xhamja përgatisnin llokume dhe ëmbëlsira të tjera që të lëpije duart. Djem të rinj ishin dhe ata, bile nxënës shkolle, por e kishin traditë nga Dibra. Dilnim me vrap nga shkolla dhe qëndronim pranë tezgës së tyre. Ata na jepnin ëmbëlsirën e preferuar duke shënuar emrin në një defter të ndotur me vajra, edhe na qerasnin me pluhur llokumesh sa që ktheheshim në shtëpi jo të vdekur për të ngrënë. “U fale më përpara te gega, ë?”, më qortonte nëna. Kështu i qortonin të gjithë shokët tanë. Mjaft, pra. Nostalgji të gjitha këto. Anakronizëm. Njeriu i ditëve të sotme ka gjëra të tjera për të bërë. I duhet të pasurohet, të pasurohet, të pasurohet ...


7 Nr. 82 - tetor 2017

Një darkë pune me të famshin, avokatin Perga

N

jë nga figurat publike më të njohura të Torinos, thuajse ndër më populloret, është dhe ajo e avokatit Wilmer Perga. Ai është shefi i zyrës “Legale Enrico Maggiore”. Por jo vetëm kaq. Ai është sportisti i dhjetëra e dhjetra maratonave dhe një nga “investitorët” shpirtërorë në vite të “Juventusit”. Ai, shkruan gazeta sportive e Torinos, ka bërë një distancë kohore me vrap 3 orë e 35 minuta e disa të tjera në Torino Maratonë, dhe mbi katër orë të tjera në maratonat e Nju Jorkut, Londrës e mjaft të tjera. Por ai është dhe avokati i qindra shqiptarëve. Ka qenë prezent në disa emisione televizive. Dhe thuajse nuk ka shqiptar në Torino e më gjerë në Itali të mos e njohë emrin e tij. Mjaft sportiv, inteligjent, punëtor dhe mjaft i saktë. Bashkë me të birin e tij, Emanuel Perga, dhe ky njohës i mjaft gjuhëve dhe avokat po aq i zoti mbajnë gjallë zyrën e tyre avokatore në zemër të Torinos. E përditshmja e tyre, babë dhe bir është një zanafillë vrapimi. Dy orë vrap në natyrë. Dhe ky i pandalshëm si në diell, shi e dëborë. Të dy në fakt janë tejet sportivë. Shtëpia e tyre në një nga pikat më të zjarrta të qytetit, në një afërsi të ngushtë me zemrën e qytetit, është brenda një mushkërie të gjelbër. Dhe që aty nis dita. Pastaj dita është plot dosje dhe takime… Një nga këto ka qenë dhe historia e hershme … Makina e verdhë “Audi” dhe shqiptarët të cilët nuk ka rëndësi të thuhen: “Kjo foto? Ishte deri në një vit më parë ...” dhe ishte si një artikull bombastik në kronikën e “Corriera della Sera” Thirrja në mes të natës që u morr nga avokati Perga prej një prej tre të rinjve të paraqitur në foton e marrë në pompën e gazit, zanafillte artikullin: “Ne ishim në Mestre dymbëdhjetë muaj më parë, morëm një agjent për të na identifikuar. Nuk e di pse po del tani ky problem. Unë nuk di asgjë për makinën ...”. Gazetari Giusi Fasano atëkohë dukej mjaft i vendosur të shkruante. Audi e verdhë e fotografuar ditë më parë në Passante, counter (Ansa) Audi e verdhë ishte fotografuar ditë më parë në Passante. Dhe ajo kishte një histori… Leonardo DiCaprio sapo kishte filluar të luftonte me thinjat, kur telefoni i heshtur i avokatit Wilmer Perga filloi të zbardhet. “Mendova, por është një mjerim, madje as një film në paqen e së shtunës ...” Në ekran, shpengimi-revenant ndukej

nga bora, zjarri, gjaku dhe hakmarrja. Në ekranin celular, megjithatë, telefonatat bijnë dhe ende mbesin nga ky numër i panjohur. “Pas njëzet telefonatave kam shkruar një mesazh: unë jam në kinema, kush është?” Përgjigje: “Është urgjente, më duhet të flas me ty”. Biseda surreale e filmit dhe e kaluara e mesnatës. Zëri i një burri kërkon një avokat: “Ti nuk më njeh mua, ti më ke dhënë numrin tënd si një avokat i Torinos. Unë po vij, duhet absolutisht të vij, ju lutem.” “Mirë, nëse është kaq urgjente.”, përgjigjet Perga. Është një djalë shqiptar, i frikësuar Ndodhte në Piazza Castello, në zemër të Torinos. Një djalë i frikësuar dhe i lodhur, një italian i pasigurt, dhe një kushëri për të përkthyer më mirë. “Unë nuk kam asgjë të bëjë me Audin e verdhë, unë betohem,” ai flet i shqetësuar. Audi e verdhë? “Ata po kërkojnë kudo, po…. Ata thonë se jam në bandë, jam në këtë foton time së bashku me dy miq, por nuk di asgjë për makinën e vjedhur. Unë nuk e dija që të gjithë po flisnin për mua, por pastaj e folën një fjalë për nënën time dhe pas saj, edhe për gjyshërit e mi. Jam unë në lot në lotë janë të gjithë njerëzit e mi nga Shqipëria. Ata thonë se e kanë parë fytyrën time në televizion, dhe thonë se akuzohem se jam një hajdut dhe unë do të terrorizoj njerëzit. Por unë kam qenë në Forli me miqtë

gjatë gjithë këtyre ditëve, betohem. Mund ta provoj, unë po ju them se ku isha dhe ju merrni kamerat e këtyre vendeve dhe kontrolloni.” “Dua të shpjegoj gjithçka për policinë!” Në shesh, në errësirë ​​dhe në të ftohtë, ai është njëzet vjeç, duke nxjerrë një letër nga xhepi i tij. Është një dekret i dëbimit të lëshuar më 13 janar 2016. Është shkruar që ai duhet të largohet nga Italia deri më 20 janar sepse është pa leje qëndrimi dhe që është denoncuar për posedimin e një thike. Por, ato detaje apo pasoja për mos largimin e tij nga territori italian, ka rëndësi më të vogël se asgjë. “Dua të shkoj në polici dhe të shpjegoj gjithçka,” thotë ai. “Unë e di që jam gabim dhe nuk duhet të jem në Itali, por nuk më intereson nëse arrestohem ose më mbajnë larg, për sa kohë që e di që kurrë nuk kam vjedhur Audi, kurrë nuk kam shkaktuar asnjë aksident dhe asnjëherë nuk kam frikë nga dikush.” Më vonë, në stacionin e policisë, ai u shpjegoi agjentëve se ai “kishte frikë se dikush do të më njohë dhe do të më gjuajë në ...” Këta dy djem në foto i njihni? e pyesin. “Po, ata janë miqtë e mi. Dhe ata as nuk kanë Audi. Ata janë të dy në Shqipëri dhe një është në burg”. A ju kujtohet se çfarë rasti u fotografua kjo foto? “Po, ishim në Stacionin e Mestre rreth një vit më parë, ai mori një polic me telefonin

e tij celular për të na identifikuar.” Dhe sikur në këtë histori të kishte nevojë për një tjetër të verdhë, policifotograf ishte në vendin e ngjarjes (një rrethanë ende e verifikuar). “Nuk mund ta bësh, është e paligjshme”, thotë Perga. “Unë do të doja të dija se kush e publikoi atë foto”. “Ne do të kontrollojmë se kush patrullonte gjatë atij operacioni dhe ne do të dimë. Dhe pastaj do të doja të kuptoja se kush e përhapte atë fotografi.” Një tjetër pikëpyetje. Imazhi që tregon ai në plan të parë dhe miqtë e tij pas tij, u botua së pari nga gazetat lokale verilindore dhe brenda pak orësh ai u rihap nga disa televizione dhe u bë viral në Ueb. “Ne do të zbulojmë se kush dhe pse” shkoi tek gazetarët. Dhe është e qartë se kushdo që gabon do të marrë përgjegjësitë e tij,” premton avokati. “Dënimi i shkaktuar më duket i qëllimshëm”. Fakti do të përditësohej në distancë nga rasti i drejtësisë me avokatin Perga dhe grupi misterioz i tre hajdutëve të mbetur. Pronari i makinës, një rus që jeton në Zvicër, thotë, “Po, e di që makina ime është bërë e famshme, por nuk dua të shtoj asgjë për atë që po ndodh. Duket mjaft për mua tashmë.” Në fakt ..., vetëm avokati Perga diti si ta zbulojë këtë fakt. Diti si ta bëjë të qetë shqiptarin dhe mjaft të tjerë.


8 Nr. 82 - tetor 2017

Gjithësesi: Big Thank You Mr Ambasador! Nga Fatmir Terziu

A

mbasadori i ShBA në Tiranë, Donald Lu, shpalosi publikisht një deklaratë në mjedisin shqiptar se “Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihet trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.” Jo se kjo nuk dihet. Jo. As dhe pse thuhet tani. As dhe pse ende heshtet. Të gjithë e dinë. E di politika. E dinë mediat. E dinë gazetarët. E dinë akademikët. E dinë studentët. E dinë ata që heshtin dhe ata që pëshpërisin nën zë. E di populli. E dinë të gjithë. Por të gjithë prisnin të shpërthente kryediplomati i SHBA-së. Dhe mediat thanë menjëherë se “Deklarata të forta vijnë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu në 20-vjetorin e shkollës së Magjistraturës”. Kjo u duk qartë dhe thjesht se ishte sa për të shtuar laryshinë e lajmit. Për të thënë tashmë hapur atë që dihet, por që thuhet nga Tjetri, (se pa të nuk bëjmë dot ne), pra “Katër klane kryesore kontrollojnë Shqipërinë”, tha Lu, duke shtuar se “kanabisi do të kthehet prapë nëse nuk arrestohen “peshqit e mëdhenj”. Deklarata e z Lu shkon me një parantesë që të bën të thellohesh më tej: “Më në fund shqiptarët duhet të jenë krenar për përparimin; d.m.th. kundër kultivimit të kanabisit. Por sfida më e madhe është ende përpara Shqipërisë, lufta kundër krimit të organizuar. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen e të ndiqen penalisht e të futen në burg, kanabisi do të kthehet.” Ambasadori shkon më thellë: “Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptar si trafikanti i drogës, Emiljano Shullazi për të cilin media pretendon se vazhdon të bëjë trafik nga qelia e paraburgimit, apo Lul Berisha, kreu i bandës së Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarë të burgut, kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit, po në mënyrë të mistershme është i

lirë. Së fundmi, Klement Balili, trafikant droge i kërkuar nga Greqia dhe DEA e SHBA, po që ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe minsitrisë së Drejtësisë.” Ka dhe shumë shullazë, lul berisha dhe klement balilë të tjerë në Shqipëri”, tha ambasadori Lu. Po

për ta pse heshtet? Cilët janë ata? Fundja dhe pse doli deklarata, dhe pse rendi me vrap Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, në praninë e Ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, ajo që pritet dihet. Pak aksion “politik” sa për të thënë se ne i marrim gjërat seriozisht dhe kaq. Megjithatë

le të shpresojmë, se shpresat na kanë mbajtur gjallë, me dhe pa këto “Katër klanë kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihet trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.” Gjithësesi Big Thank You Mr Ambasador!


9 Nr. 82 - tetor 2017

“Një kalë hyn në kafene” dhe Kafja e Madhe Dr. Fatmir Terziu

K

ëtë vit çmimi britanik “Man Booker International” në fushën e letrave u duk paksa i heshtur. Jo nga trokthi i tij, më saktë ngase “Një kalë hyn në kafene” me të cilin shkrimtari izraelit, David Grossman fitoi çmimin “Man Booker International”, porse dhënia e tij ishte paksa në një ceremoni të mbajtur në muzeun Victoria dhe Albert të Londrës, ku zhurma e Brexit e ka mundur dhe këtu zhurmën e letrave. Sidoqoftë, “Një kalë hyn në kafene”, që është një nga librat me kritikat më të mira vitin e kaluar, fitoi çmimin e famshëm letrar. Autori izraelit, David Grossman, e fitoi çmimin ndërkombëtar të “Man Booker International” për vitin 2017, çmim ky që u jepet autorëve, që kanë dhënë kontribut të shquar në letërsinë botërore, me një shtesë në arsyetimin e jurisë, që përkon gjithnjë tek vlerat. “Një kalë hyn në kafene”, me një juri ku bënte pjesë dhe ballkanasi, shkrimtari turk Elif Safak, e vlerësoi këtë roman me një dozë të lartë, ndërsa ai vetë me prozën e tij është mjaft serioz edhe pse romani i tij është klasifikuar tejet komik. Me njëherë pas botimit të romanit, mjaft media theksuan duke u habitur: “një roman komik nga David Grossman, David Grossman?” Por më tej ndërsa leximi u bë mjaft publik, theksi u zbut. Ata shtuan: “Kjo do të ishte thjesht qesharake, padyshim: Grossman është një shkrimtar me seriozitet dhe ton të tillë të lartë moral, një shkrimtar i ngarkuar dhe poseduar me një peshë kaq të thellë, sa ta bëjë këtë libër krejt të pamundur “qesharak”. Do të ishte si Dan Brown që shkruante historinë e artit, ose Lydia Davis duke shkruar një romcom. Pra, një roman komik nga Grossman? Apo një roman për një komik nga Grossman? Sidoqoftë mes të dyjave. Një kënaqësi e papritur. Lexuesi e kupton vetë, sidoqoftë:

Një kal kalëron në një bar dhe kjo nuk është as larg, as edhe ndonjë shenjëz qesharake, as dhe një lexim i lehtë. Të paktën për ne shqiptarët e kohës së largqoftit, të paktën për ne që e kemi jetuar kohën e kafesë së elbit, natyrisht është e lehtë të perceptohet hyrja e kalit të prurë prej humoristit shkodran në Kafenenë e Madhe të Shkodrës, kur porositi dy kafe, një për vete dhe një për kalin. Natyrisht, situatat janë të ndryshme. Jo kaq të thjeshta. Fantazia i bashkon disi mes perceptimeve. Sidoqoftë, 63 vjeçari izraelit është shkrimtari me numrin më të madh të veprave të shitura nga letërsia e zhanrit fantazi dhe nga fusha e letërsisë për fëmijë, ku veprat e tij janë përkthyer në 36 gjuhë. Grossman është fitues i çmimeve të shumta botërore, përfshirë “Chevalier de l’Ordre des Arts et des Lettres” që ndahet në Francë, “Buxtehuder Bulle” që ndahet në Gjermani, çmimin

e Romës “Premio per la Pace e l’Azione Umanitaria”, çmimin e Paqes që ndahet në Frankfurt dhe çmimin Emet në Izrael. Grossman është një kritikues i hapur i Izraelit për trajtimin që iu bën palestinezëve. Duhet theksuar se, “Një kalë hyn në kafene” bën hap të vlerës në letërsi, jashtë të gjitha arsyeve e detajeve të tjera të lidhura me figurën e autorit. Publiku shpejt bëhet tërheqës dhe armiqësor, madje përfshirë edhe narratorin e librit, punonjësin në pension të drejtësisë së gjykatës së qarkut, Avishai Lazar, i cili është ftuar në shfaqje nga Dovaleh, edhe pse në fillim nuk është e qartë pse. Por të gjitha së shpejti bëhen të dukshme. Për të zbuluar ndonjë gjë më shumë rreth komplotit dhe qëllimit të librit do të ishte prishja e shokimit dhe surprizave të tij. Mjafton të thuhet se shfaqja e Dovalehut është një formë e vetë-marrjes në pyetje dhe një rrëfim që na sqaron:

ai është pa e bën këtë, ai e vë në dukje tregimtarin, si “një brejtës i vogël që ha vetëveten”. Në këtë mes, Grossman bën disa lëshime për lexuesin. Dhe këtë e bën duke kërkuar humor në një libër, pikërisht për një komik. Ai e ka këtë dhe e gjen tek Dovaleh. Ndaj dhe ai arrin t’i përgjigjet pyetjeve me llojin e rikthimeve që kemi dëgjuar dhe ne vetë shqiptarët në këto vite të tranzicionit, ku komicitetet e mëdha të së sotmes, duket se ia kanë zvetënuar komicitetin atyre të kohës së elbit tek Kafja e Madhe dhe më gjerë në Shqipërinë diktatoriale. Pra, ajo që na vjen ndërmend, teksa lexojmë dhe zhbirojmë që në titull, “Një kalë hyn në kafene” dhe Kafja e Madhe e Shkodrës kanë jo pak gjëra të sqimta, të pathëna, të heshtura e të ngjeshura mes tinzarisë për t’u thënë e fantazuar mbi realitet edhe pse kanë gjeografi dhe fate disi të ndryshme. Komikja duhet cekur dhe në atë kënd gjeografik.


10 Nr. 20172015 77 MAJ 2017 Nr. 82 54 -- tetor QERSHOR

Avokatie Deges Hasani, i vetmi shqiptar me Deklarate se Partise Demokratike ne Britani nivelin Tre për Emigracionin në MB A Avokati Hasani, i vetmi shqiptar me nivelin Tre për Emigracionin në MB

Ai ishte vetëm një djalosh, që si mjaft të tjerë largohej nga Atdheu për të vëzhguar në poret e jetës demokratike sinjalet e reja të jetës së tij. Naim Hasani, studenti që sapo kishte diplomuar në Universitetin e Korçës, në një degë mjaft të domosdoshme për mjedisinmaxhorance shqiptar, e dalur nga zgjedhjet Të nderuar bashkatdhetarë kudo qe menjëherë u ghend në lëvizjen e Metropolit britanik si një molekulë që kërkon lëndën e vet.me të perfolurat per shitblerje ndoshta ndolleni! Dhe natyrisht votash Metropoli me para me origjine kriminale, Gjate dites se djeshme 18 Shtator me tërë avangardën ee saj. i ishte vetëm një djalosh, që si mjaft të tjerë shkencore nëtëfushën Dhe pasligjore shumëtëkohësh perkrahe kete nisme Partise 2017, Partia Demokratike e Shqipërisë, lëvizjen e vet të përpin. largohej nga teAtdheu për të vëzhguar në me të gjithaDemokratike dukuritë dhe arsyet kërkimit, dhe të filloje epunen per të nepermjet Kryetarit saj z. Lulzim Me të riun shqiptar dukej sjedhe ne parliament nje ligj të tille dhe Basha poret propozoi reforme sinjalet të e jetësnje demokratike e reja të kishte gjetur listën e avokatëve që kanë fituar se shkonte përshtat të ftoje edhe perfaqesues të diaspores ne thelle ne Shqiperi, jetës së zgjedhore tij. Naim Hasani, studentikuqë sapo kishte nivelin Tre në fushën e emigracionit në BM. thënia e madhe e Shën hartimin e ketij vendin kryesor e zinte kerkesa per në një degë diplomuar në Universitetin e Korçës, Midis tyre kushikon dhe njëligji. emër shqiptari. Ai Ambrosos, sipas tij, Shqiptaret qe Dhe jetojne në vende votimin ne zgjedhjet e pra avokati sipas Naim Shën mjaft të elektronik domosdoshme për mjedisin shqiptar, ishte Hasani. menjëherë më si Britania, japin nje kontribut të ardhshme parlamentare, me qellim Ambrosos, i njohur menjëherë u ghend në lëvizjen e Metropolit erdhi dhe më tha: “Më duket se keni dhe një fuqishem në ekonomine e Shqipërisë luftimin pa kompromis te fenomenit gjithashtu si Aurelius britanik si një molekulë që kërkon lëndën e vet. Dhe avokat të rrëndësishëm ju shqiptarët në BM. Ja me shqiptarët ne vende të tjera degjenerues dhe shkaterrues per Ambrosius, qëbashke ishte një natyrisht Metropoli me tërë avangardën e lëvizjen e shikoje më se është e rrëndësishme.” Dhe nga katërduket mjekët të Europes si Gjermania, Zvicrra, Italia sistemin demokratik dhe pluralizmin vet të përpin. Me të riun shqiptar dukej se shkonte normalisht ndjeva emocion. Në listën me emrat origjinalë të Kishës dhe apo Greqia. politik në Shqiperi, ate të shitblerjes se përshtat thënia madhe e Shën Ambrosos, ku sipas e Peshkopi këtij niveli ishte vërtet Naim Hasani. i Milanos dhe u Statistikat e vete Ministrise se votes, mjetit meete shenjte qe kane ne bëDuhet një nga më setëtëNiveli tij, pra sipasqytetarët Shën Ambrosos, i njohur sqaruar Tre konfirmojne quhet ndryshe Jashtme Shqipërisë me dispozicion në nje vend te lire gjithashtu si rëndësishmit shekullit per mjekët te marre pjesë drejtperdrejte ne transmetuesit direkt te interesave të eperafersi Aurelius Ambrosius, që ishte një nga katër Ligji i avancuar i Akreditimit Emigracionit se nga fillimitëI viteve 90 e deri me demokraci funksionale. të qekatërt të nga dilte se i vitit 2016 jane larguar nga zgjedhjet bashkatdhetarëve tanë kudo jane vendosur fillimi Zgjedhjatë Kishës e deputetëve origjinalë dhe Peshkopi inëMilanos dhe parliamentare. u dhe është nga “Shoqëria Avokatore” modestia eduhej mbajtur, Garantimi i kesaj të drejte nuk duhet jashte Shqipërisë dhe ura lidhese Shqiperia, pakten 1 imillion e 400 parlamentin ne menyre të bë një nga mëshqiptar të rëndësishmit e shekullit të katërt nëporBM.kur Çfarëvinte ështëpër Ligjitëi avancuar Akreditimit shqiptare mijeLigji shqiptare, qe perben rreth 35% drejtperdrejte nga vota qyetarëveporpare të dilte se modestia duheje mbajtur, kur kurre vinte si nje privilegj por si nje e bashkepunimit mes qeverisei interesin Emigracionit? Akreditimit të e publikut ajo i avancuar drejte tutje. absolute e me shume se 1/3 e dhe diaspores ne teresi. tëmbulon popullsise se Shqipërisë 40 % nepermjet nje sistemi transparent, dhe flakur për interesin e publikut ajo duhej Emigracionit llojet edhe punës të duhej flakur tutje. të gjitha popullsise se Republikes se Shqipërisë Intelektualët shqiptarē Ambroso qe janë më perqind të Kjo popullsise aktivedhe të saj. jo nepermjet saktë Ambroso mëlistave saktëpartiake thoshte:eshte “Njëedhe i ri i mirë duhet ligjit të emigracionit. flet qartë tregon Europes, kete rast ftojme të gjitha ky nje element shume i rendesishem i qe per arsye të ndryshme eshte larguar edukuar ne Shtetet kryesore tëthoshte: “Një i riMe i treguar mirë të ketë një frikë nga Perëndia, që të jetëngsubjekt i qe nepermjet kontributit jane shtresa me e paperfolur se anëtarët që ata kanë dhe do të vendi dhe dhetë eketëkanë partite kesaj reforme. duhet një frikëpolitike të perfaqesuara ne është dhe konsulent tek Kompania Duncan Lewis. prindërve të tij, për t’i dhënë nder pleqve, për të mbajnë një nivel të lartë të njohurive, aftësive, njerezor eshte e ipakorruptuar kombit dhender nepermjet Propozimi tjeter dhe qe eshte tejet financiar dhenga Perëndia, që aksionere të jetë subjekt prindërve të tij,e për t’i dhënë pleqve, përparlamentin të ruajtur shqiptar të mbeshtesin dhe Kjo ka qenë e ditur dhe është njohur publikisht, ruajtur pastërtinë e tij; ai nuk duhet të përbuz, por përvojën dhe praktikat në fushënkete e ligj, ligjitsa të e interesave të përbuz, pjesmarrjes politikberje e tij; aidhe nukfateve duhet të por duhet tëaktive shërbejënë me përulësi, duhet të shquhet për në unanimitet miratojne të jetik per ekzistencen e demokracise dhe drejtperdrejtepastërtinë ashtu sikurse dhe zgjedhja e tij në krye të Degës së duhet të shërbejë me përulësi, duhet të shquhet për emigracionit, dhe një avokat i tillë ka aftësi që vetëpërmbajtjen dhe modestinë. Të gjitha këto janë një zbukurim në vitet rinore, por që shtetit dhe kombit shqiptar. dhe ekonomine shqiptare, do të domosdoshëm aq edhe historik. perteritjes se inteligjences shqiptare, qëndrojnë deri nëkaq lartësinë e jetës”. Dhe ashtu sikurse e kemi ne thënë ka studiuar drejtësi në PD vetëpërmbajtjen gjitha këto janë të frenimin jetë një praktikë private, ose është në aftësi Duke qene njeLondër. numer i larte ndikojne drejtperdrejte Per Degen e Partise Demokratike në egzistences se sajdhe nemodestinë. ardhmeri Të eshte e Uestminster dhe ee tashmë ka Hasanit kompaninë einformalitetit tij dhe është dhe ngaKëtë Shqiperia, diaspora korrupsionit dhenuk radhë modestia Naim një zbukurim në vitet rinore, por që qëndrojnë deri Universitetin të njëkohësisht plotë epërBritani të punuar për një organizatë të te Madhe garantimi per here te pare në historine e të larguarish konsulent tekeKompania Duncan Lewis. qenë e dhe ditur dhe është njohurligjërisht publikisht,nga Zyra e Komisionerit shqiptare te kete te metejshem të sistemit shtetit shqiptar, i se drejtes se diaspores ështëmedoemos aq thjeshtë. Po edegradimit them Kjo mëka shkurt në lartësinë e jetës”. Dhe ashtu sikurse e kemi thënëduhet rregulluar ashtu sikurse dhe zgjedhja e tij në krye të Degës së PD Londër. edhe perfaqesuesit e vet në parlamentin demokratik në Shqiperi. Naim Hasani shqiptare emigrantëve jashtee Uestminster më thjesht. Një kolegja ime e një departamenti të Shërbimeve Ligjore. Dhe këtë privilegj ka studiuar dhe drejtësi në Universitetin e ka radhë modestia nuk është aq e thjeshtë. Po e them më më shqiptar, tëKëtë cilet do të jenee Naim edheHasanit Shpresojme dhe besojme qeshkurt dhe Kryetar territorit të Republikes se Shqipërisë tjetër në Universitetin LSBU, po bënte kërkime dhe tashmë ka kompaninë e tij dhe njëkohësisht tashmë avokati shqiptar Naim Hasani. thjesht. Një kolegja ime e një departamenti tjetër në Universitetin LSBU, po bënte kërkime shkencore në fushën e saj. Dhe pas shumë kohësh me të gjitha dukuritë dhe arsyet e kërkimit, kishte gjetur listën e avokatëve që kanë fituar nivelin Tre në fushën e emigracionit në BM. Midis tyre shikon dhe një emër shqiptari. Ai ishte avokati Naim Hasani. Dhe menjëherë më


11 Nr. 82 - tetor 2017

Plaga e leximit: Gjyshi i djeshëm ia lexon gazetën nipit të sotëm shkollar(!?) Dr. Fatmir Terziu

N

uk besoj se fraza e fjalisë komunikuese mes gjyshit dhe nipit tek filmi artistik shqiptar “Kapedani” ka vetëm një kuptim: “nga lopët në Afganistan”. Ndërsa kuptimi i parë është “mos më hidh degë më degë”, tjetri, i dyti më i dhimbshmi është se gjyshi nuk di të lexojë, dhe nipi, që i përkiste një brezi me shkollim i lexon atij, madje dhe gazetën e asaj kohe. Vajmedet sot, pas raportit për nivelin arsimor nëpërmjet PISA 2015 nga Banka Botërore, ku thuhet se Shqipëria është dobët në Lexim dhe Matematikë, kjo frazë të shkonte anasjelltas. Ndoshta jo sot, por në një kohë të afërme, kjo plagë vice-versa mund të ketë një pasojë akoma më të dhimbshme. Dhe pse? Në vlerësimin për nivelin arsimor nëpërmjet PISA 2015 Banka Botërore pohon për Shqipërinë se megjithëse niveli i arsimimit është rritur, veçanërisht për arsimin e lartë, ku shkalla e regjistrimit është rritur më shumë se dy herë krahasuar me fillimin e viteve 2000, cilësia e arsimit mbetet e ulët duke çuar në zvogëlimin e përfitimeve nga arsimi dhe uljen e cilësisë së kapitalit njerëzor. Sipas vlerësimit të Bankës Botërore në Shqipëri, më shumë se gjysma e studentëve nuk arritën aftësitë minimale në lexim dhe matematikë në testin PISA. Hendeku i aftësive është identifikuar si një problem veçanërisht i rëndë në rajon. Pra duket qartë se niveli i shkollimit të sotëm është një plagë që kërkon ndërhyrje dhe vëmendje. Ndërsa ndodh kështu natyrshëm shkojmë në debatet e hershme mes opozitës dhe pozitës së sotme që qeveris vendin. Debati ka nisur me Ligjin për Arsimin, dhe më i freskëti është ndalur tek librat shkollorë. Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha thotë se “Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm jo vetëm nuk jepen falas, por janë shtrenjtuar çdo vit”. Dhe kur bëhet fjalë për librat, natyrshëm vete gjuha ku të dhëmb dhëmbi: tek leximi. Leximi kaq problematik, kaq plagëkrijues. Në këtë drejtim z Basha sqaron se “Mijëra prindër dhe nxënës vazhdojnë radhët e gjata për tekstet shkollore anembanë vendit. Dy shembuj: paketa e librave të detyrueshëm për klasën e parë është shtrenjtuar me 33% këto 4

vjet, nga 11 mijë e 790 lekë në vitin shkollor 2012-2013 në 17 mijë e 760 lekë në vitin shkollor 2015-2016. Për të njejtën periudhë, paketa e librave të detyrueshëm për klasën e gjashtë është rritur me 23 për qind, nga 38 mijë e 70 lekë në 48 mijë e 920 lekë”. Sipas liderit demokrat, Basha, kjo ka rritur barrën ndaj prindërve e cila rëndon edhe më shumë sepse të ardhurat reale mesatare të familjeve shqiptare kanë rënë prej inflacionit dhe ngrirjes së pagave. Në këtë kontekst kuptohet qartë dhe theksi që vendos Basha, ku shtjellon dhe shpjegon qartë se “Shpërfillja e arsimit është dëm i pariparueshëm për të ardhmen e vendit. Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Për këtë, mjafton që qeveria të investojë për libra dhe mjete shkollore paratë që con për fasada ministrish dhe luks qeveritarësh”. Ndërkaq librat nuk sollën ndonjë fakt konkret nga pozita, as nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, që në fakt foli, por me një

drejtim politik, pa dhënë një mundësi reale që kjo plagë të zbutej, dhe madje të zbuste plagën e madhe ndër vite të leximit. Nëse kjo do të kishte vërtet një dëshirë të madhe ashtu sikurse zonja Nikolla shton se “Unë jam gatshme, sapo të marr detyrën, t’ju takoj dhe të bashkëpunoj me ju, për të folur për arsimin dhe jo për njeri-tjetrin.”, që nga marrja e detyrës kanë kaluar disa javë dhe raporti që vjen nga Banka Botërore e nxjerr më në pah plagën e leximit. Ndërkohë natyrshëm po të mos lexohet, po të mos ketë nivelin e duhur leximi i librit që në moshën e shkollës, kur nxënësi me tufën e luleve në duar, në ditën e parë të shkollës ëndërron të ketë një Abetare në dorë, natyrshëm, mosha në vijim ka më shumë destinim të mposhtet dhe të pushtohet nga plagë të tjera. Plagë që ndodhin kudo, madje dhe në Britaninë e Madhe, ku qindra e qindra fëmijë shqiptarë nën moshë kërkojnë përditë azil, duke u varur mauneve dhe mjeteve të tjera. Banka Botërore me të drejtë thotë se shkollimi zvogëlon shumicën e llojeve të krimit të kryera nga të rriturit, si dhe nivelin e krimeve në adoleshencë. 16 dhe 17-vjeçarët, që kanë ardhur nën moshë në Mbretërinë e Bashkuar, bashkë dhe me ata, që braktisin shkollën kanë tre herë më shumë gjasa të kryejnë krime se sa ata që qëndrojnë në shkollë. Banka Botërore në raportin e saj thotë, se arsimi siguron të ardhura më të larta dhe gjithashtu i zvogëlon disa fenomene negative sociale. Ndërsa kjo plotëson një arsye më shumë në problematikën e leximit, ajo që vazhdon të shqetësojë dhe të shkojë përtej debateve politike, është fati i leximit në tërësi, fati i librit shqip, fati atij që ka harruar të ketë një dorë përkujdesëse, qoftë sadopak përkëdhelëse, por që përditë e më shumë po injorohet, jo thjesht si libër që meriton respekt, si libër të shkruar në gjuhën më të bukur, por si një injorim ndaj leximit të tij. Ky injorim natyrisht më rikthen në krye të shkrimit: Vajmedet sot, pas raportit për nivelin arsimor nëpërmjet PISA 2015 nga Banka Botërore, ku thuhet se Shqipëria është dobët në Lexim dhe Matematikë, fraza e fjalisë komunikuese mes gjyshit dhe nipit tek filmi artistik shqiptar “Kapedani” “nga lopët në Afganistan” të shkonte anasjelltas, pra Gjyshi i djeshëm t’ia lexonte gazetën nipit të sotëm.


12 Nr. 82 - tetor 2017


13 Nr. 82 - tetor 2017

Politikë e re: Çfarë është ajo, dhe pse i duhet PD-së së Bashës?

K

ryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, ka folur midis të tjerave edhe për deklaratën e tij pak ditë më parë se nuk do ketë fraksione në PD. Kryedemokrati u shpreh se PD është e hapur për këdo që mund të kontribuojë dhe ndaj mendimit ndryshe, por synimi sipas tij është që vendimmarrja të shkojë tek anëtarësia. Basha theksoi: “Mbaj mënd që jam përgjigjur për fraksionet në PS në vitin 2005. Unë kam thënë se ka fraksione bananesh, çeliku. Pra çfarë janë fraksionet? Nëse bëhet fjalë për të mbrojtur interesat e grupimeve të ndryshme jemi të hapur për këdo që të kontribuojë, por ky nuk është fraksion. Vendimet në PD merren sipas normave statutore. Partia ka norma dhe gjithkush gjen veten.” Sipas kësaj të fundit nënkuptohet qartë se kontributi është “forma ngjitëse” e forcës politike, në funksion të një angazhimi të qartë, statutor, me një formatim të ri, që pikëtakon “politikën e re”. Dihet se “Politika e re” ishte një term i përdorur në Shtetet e Bashkuara në vitet 1950 për të treguar ideologjinë ngjitëse të Partisë Demokratike të atij vendi gjatë atij dhjetëvjeçari, dhe kështu ajo dha një rezultat mjaft domethënës. Stephen Donnelly, i cili është një politikan irlandez i “Fianna Fáil” (Partia Republikane) dhe që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2011 ka qenë një “Teachta Dála” (në Republikën e Irlandës: një anëtar i Dáil ose Dhomës së Ulët të Parlamentit) për zgjedhjet e Ëickloë, është një ndër të parët që e ka transferuar “Politikën e re” amerikane në një konditë të re. Nëpërmjet një pyetësori didakt “Çfarë është ajo, dhe pse na duhet kjo?” ai duket se është në një kënd politik, pak a shumë të ngjashëm me idetë dhe me atë që kërkon si angazhim tejet përfshirës Kryetari i PD-së, Lulzim Berisha. Pra, cila është “politika e re”? Sipas fakteve reale, po aq dhe ideve të Bashës, duket se numrat parlamentare të Opozitës kryesore, dhe pse nuk kanë mundësi të ndryshojnë qëndrimet në qeverisjen aktuale, kanë nevojë për mbështetje. Kanë nevojë për mbështetjen e atyre bindjeve, angazhimeve, sfidave, apo dhe politikave të ngjashme, atyre gjërave që e bëjnë një forcë angazhuese dhe po aq të gatshme, duke qenë jo vetëm në formatin e grupit

PD-së duhet të plotësojnë katër kushte. Së pari, ata duhet të vlerësojnë dhe mbështesin kolegët e tyre të rrinj, që veprojnë në mënyra të reja. Së dyti, ata duhet të kuptojnë pse ndryshimet janë të nevojshme. Së treti, ata vetë duhet të jenë në gjendje të bëjnë ndryshimet e kërkuara, edhe mes debatit, por kur ky nuk na qëllim të vetëm vetëm karriget e Parlamentit. Dhe më tutje, ata duhet të angazhohen në të gjitha dimensionet politike për të bërë ndryshimet e kërkuara.

parlamentar, një forcë që të bëhet efektive, falë qëllimit të përbashkët politik. Kjo është arsyeja kryesore angazhuese, gjithëpërfshirëse. Kjo kërkohet pos ‘politikës së re’, edhe pse gjërat gradualisht po ndryshojnë. Dhe për këtë ka dy sfida: njëra, është përfshirja e përshpejtuar dhe mjaft e nevojshme për tu angazhuar, duke lënë mënjanë hatërmbetjen e listave, dhe e dyta, synimi që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, me bindjen e shtresës së lëkundur, me qëllim që synimet politike të mos shkojnë larg. Pra, çfarë ndryshimesh nevojiten? Për këtë nuk ka një përgjigje të thjeshtë. Në debatin me dy gazetarët e mirënjohur në “Studion e Hapur” të Eni Vasilit, përgjigjja e Bashës nuk mbeti vetëm në këndin e “politikës së se”, por dhe në ndryshimet që nevojten. Mes fjalës së Bashës kuptohet apriori, se shumë nga sfidat me të cilat ballafaqohen të njëjtat mangësi politike të viteve që nga ardhja e Demokracisë në Shqipëri mbesin tek fakti: “Ne kemi nevojë për vizion dhe planifikim afatgjatë”. Sipas Bashës nënkuptohet gjithashtu se duhet të bazojmë vendimet mbi të dhënat dhe provat dhe duhet ta sfidojmë status quonë, që nënkupton se kemi nevojë për aftësi teknike, kemi nevojë për transparencë dhe kemi nevojë për një parlament të fortë. Në afat të shkurtër, politikanët e rrinj edhe pse nuk vijnë nga shkolla poltike të angazhimeve të thella, kanë një arsye të madhe që janë në këtë kënd, pasi kanë lidhjen e fortë me atë që kërkon sot PD dhe duket qartë që në këto fillesa, se po rriten, me një gamë të gjerë ndryshimesh të prezantuara. Për këtë, të gjithë njëqëllimkërkuesit politikë brenda

Kush duhet të përfshihet në synimin e “Politikës së Re”? Përmbushja e këtyre kushteve kërkon udhëheqje politike. Politikanët e të gjitha niveleve brenda PD-së, që nga seksionet e grupseksionet, duhet ta bëjnë rolin efikas, ndryshues në parti. Për këtë ata duhet të mirëkuptojnë dhe të sqarojnë të dyzuarit përse politika duhet të ndryshojë. Përse ne duhet të përqendrohemi në një periudhë afatgjatë po aq sa afatshkurtër. Dhe pastaj këta politikanë duhet të sillen vetë në këtë mënyrë të re. Mediat, sigurisht kanë një rol për të luajtur. Për shembull, një debat në media duhet të ketë zhvillim të vazhdueshëm profesional, qartësi dhe jo ngecje tek arsyet e ngacmimeve për efekt kurioziteti. E megjithatë kjo është pikërisht ajo që mediat duhet të bëjnë për ata që u besohet për të drejtuar vendin në një kohë të shkurtër. Politika e re ka nevojë që mediat të mbulojnë zëra më të ndryshëm, dhe natyrisht edhe kundërshtarët e ideve të kryetarit, apo të rrugëve që ndiqen, me qëllim që debati të bëhet realitet dhe jo fitil për zjarr të panevojshëm. Akademikët kanë një rol të madh për të luajtur në këtë debat. Ata s’duhet të mbesin në izolim dhe heshtje! Akademikët duhet të bëhen më të zëshëm. Ata duhet të angazhohen më shumë me politikanët për të ndihmuar në udhëheqjen e agjendave politike. Akademikët duhet të flasin kur i shohin politikanët, që në mënyrë të qartë i shtrembërojnë faktet. Sektori i biznesit ka një rol mjaft të rëndësishëm për të luajtur. Gjatë zgjedhjeve të fundit Parlamentare, grupet e biznesit kërkuan shumë ndryshime të rëndësishme të politikave, duke përfshirë investimet në arsim dhe infrastrukturë, si dhe fonde për të

bërë të përballueshëm kujdesin për fëmijët. Por disa gjithashtu kërkuan shkurtime gjithëpërfshirëse të taksave, me dijeninë e plotë se këto do të funksiononin kundër aftësisë së shtetit për të ofruar investimet e nevojshme. Nëpunësit publikë kanë gjithashtu një rol kyç për të luajtur. Ata janë ata, që e dinë se ku qëndrojnë shumë nga mundësitë për përmirësim. Ata duhet të flasin më shumë rreth këtyre mundësive. Për shembull, shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor, edhe pse i dinë hallet dhe problemet, nuk flasin publikisht për to. Së fundi, publiku duhet luan rolin mjaft domethënës. Në fund të fundit, është publiku ai që zgjedh politikanët, dhe politikanët duhet të sillen ashtu sikurse publiku dëshiron, që ata të sillen. Është shumë e vështirë për të bindur politikanët që të investojnë kohën e tyre në zhvillimin e politikave dhe planifikimin afatgjatë nëse marrin votat. Pse? Për shkak se sa merren votat dhe gjërat bien në vesh të shurdhër. Shembujt janë ndryshe në poltikën e re të Bashës, ku mjaft shembuj deputetësh të rrinj janë në krye të elektoratit që i votoi (shih postimet në rrjetet sociale). Nëse Shqipëria është synimi kryesor përmes këtyre ideve, natyrisht “politika e re” me të cilën synon Basha, kthimin eforcës më të madhe opozitare në rolin e saj qeverisës, patjetër që kërkon të kuptohet sa më lart u citua. Nëse më parë u qas ideja parazgjedhore për një Republikë të Re, synimi është po aty, që të ndërtohet një forcë politike, që lufton dhe kujdeset për të gjithë fëmijët e saj, një republikë që ofron mundësi për të gjithë dhe dinjitet për të gjithë, një Republikë me një ekonomi të fortë, një sektor të fuqishëm të komunitetit dhe shërbime të mëdha publike ... Atëherë, jo thjesht sipas idesë amerikane, por sipas asaj që duhet kuptuar nga gjuha e maturuar dhe mjaft durimtare e Bashës, ne kemi nevojë për politikë të re. Tani për tani, gjithsesi, besoj se politikanët e rrinj, sidomos ata në Parlament, po kuptojnë thelbin e idesë Basha, dhe ata brenda e jashtë debatit e mirëkuptojnë këtë, po aq dhe të tjerët. Por nëse duhet të arrihet një ndryshim kuptimplotë dhe i qëndrueshëm, afatgjatë në PD, atëherë të gjithë strukturat e PD-së kanë nevojë për ndihmën e secilit.


14 Nr. 82 - tetor 2017

Kryqëzimi i kohëve në romanin “Ngjyrat e dashurisë” është një diskurs më vete Dr. Fatmir Terziu

K

ryqëzimi i kohëve në romanin “Ngjyrat e dashurisë” të shkrimtarit Lis Bukuroca (Alias: Naser Aliu) është pareti me të cilin koloriti depërton brenda gjuhës. Gjuha nga vetë brendësia e saj, ngaresht shkitazi të dukshmen dhe të padukshmen e një suite aristokratike me stilin e barokut me të murtën e materializuar brenda vetë koloritit të zvarritshëm të një pikture të madhe të perëndeshës së Hënës, Luna. Të dyja qasjet, përmes gjuhës, kalojnë dhe qartësojnë përvijimet e tyre, derisa konfigurojnë vështrimin e skicave njerëzore. Në këtë vështrim turbullimi dhe përzierja sakrilegj dhe dikton për syrin shkëputje hijesh, krijesash, që sillen e mbështillen, duke kërrusur tavanin e gjërave në sytë që dallojnë një njeri të gjatë si skërfyell, lavrak dhe të shkordhur, me një letër në dorë. E gjitha në këtë vështrim tejkalon perceptimin e gjërave, dhe sidomos të njeriut që pikëtakon përshkrimet e Tacitit. Bazuar në këto përshkrime, kryqëzimi i kohëve fton një shikim të ftohtë, të pjerrët dhe urdhëron detajet për të ftuar lexuesin menjëherë në aksion. Në skenën e tillë koha dhe kryqëzimi i saj kërkojnë më thellë, deri tek uniforma. Dhe uniforma natyrisht duke marë formën e ligjit, i takon policit, nëpunësit të policisë, që kërkon me një frymë të thellë e të ngucur nga ligji: “Gjeni armët!” Tjetra në kohë, hapësirë dhe vend i përket zbatimit, lëvizjes, nënshkrimit të vështrimit me përbuzje dhe keqardhje, moralit dhe sigurisht numerologjisë së uniformave, ku koloriti dallon mes pamores dy personat me tesha civile dhe tjetrin, atë që ndodh gjithnjë të jetë me një letër në dorë. Ai me letër në dorë me një buzëqeshje në vendin e krimit, sigurisht me një buzëqeshje tepër të lehtë, aq e lehtë sa qëndronte pikërisht në kufirin në mes buzës në gaz, disi ironike dhe kënaqësisë shfryn: “Ngrihuni, me urdhër të Gjykatës për Krime të Rënda arrestojeni si i dyshuar…”. Natyrisht pas zërit dhe buzëqeshjes së letërmbajtësit, pas arrestimit si të dyshuar për vrasjen e shkrimtarit Noah Rosentreter, burrin e dashnores së narratorit”, kryqëzimi i kohës kërkon medoemos tej ironisë kohën e saktë, gjë që

nxjerr në pah dhe një profesor, dhe kohën “gjashtë pa 20-të”. Pra, është bërë në fakt dhe kallëzimi: “Doktor profesor Leu Trumcaku ka vrarë nga xhelozia…”. Vrasja, buzqëqeshja, koha, letra dhe leximi i saj janë në një dorë. Në atë dorë kryqëzimi i kohëve ka bekuar me dashje dhe me padashje edhe fatin e njeriut të ikur, edhe të atij që është gjallë, por që mbetet nën akuzë. Dhe akuza bën fatin, por jo faktin, me të cilin dhe prezantimi është shaka më vete, pas të vjelave, ku fill pas të gjithave, diktohet se njeriu me letër ishte kryekomisar, Gerhard Thiutisk. Ndërsa i akuzuari është vërtet profesor, por punon si i tillë dy herë në javë, por ai është shkrimtar. Këtu koha kryqëzon madje dhe profesionet, të cilat me gjuhën e vetë Bukurocës, sillen në këtë kënd, për të përforcuar kooritin brenda vetë gjuhës, si dhe atë që shkon të pikënisë zanafillën e ngjyrave të dashurisë njerëzore, përtej murit të profesioneve: “Për nga natyra e profesionit, nuk mund të hesht. Unë edhe kur nuk flas, edhe atëherë çirrem. Kryesisht atëherë dëgjohem larg dhe njerëzit pyesin për arsyen. Kemi profesione krejtësisht të ndryshme, kur ju nuk flisni, ka paqe jashtë, kur hesht unë, murmurojnë me pyetje, shtrëngojnë nofullat dhe pyesin për kokëvarjen. Kjo dëgjohet shumë larg. Heshtja juaj gëzon njerëz, heshtja ime dëshpëron…” Këtu autori na shpie tek Konfuci, me të cilin ndihmojmë të kuptojmë se “Lavdia

jonë më e madhe nuk është kurrë në rënie, por në rritje çdo herë që bie.” (Konfuci) Me Konfucin koha e kryqëzuar rrëshket qashtër në faqet e romanit derisa qasja kartezianizëm na dikton thellësinë e zotit Rosentreter, jetën e tij në Zvicër, famën e tij si shkrimtar, posedues të miliona frangave, me një baba bankier të madh, gjyshi gjithashtu bankier i famshëm, me një gjyshe që kishte shtrirë në krevat krejt burrat e katundit Meilen, dhe kjo ishte arsyea, pse nga katër fëmijë, asnjeri nuk i ngjante tjetrit. Dhe koha na shpie deri tek stërgjyshi i tij, që kishte qenë avokat i madh. Rosentreter na bën kohën të flasë me emra të tjera në një roman me titull “Klani i rikolës”. Dhe gazetat kanë bërë punë të paqme me atë roman. Dhe përtej romanit kryqëzimi i kohës depërton kolorit tek kumtesa e narratorit, ku del në pah dhe dashuria e Ali Pashë Tepelenës me Lord Bajronin, aq sa dhe Liza të shfaqet si një perde ndarëse mes dy dashurive. Njëra me një njeri si Rosentreter, që zbatonte dritën e semaforit dhe në tre të mëngjesit, kur nuk kishte asnjë makinë, dhe një tjetër, me narratorin, që mbytej me një shishe konjak dhe tymoste cigare, varte surratin pa u lodhur për botën. Dhe bota e tillë, po aq sa koha kryqëzohen me njëra-tjetrën tek sindroma e traktorit, gërhitja, dhe personazhet e shkrimtarit, që nuk kanë falur kurrë një puthje ose seks një gruaje që vuante. Dhe seksi më tej është kryqëzimi i radhës. Ai pason me dhjetëra personazhe, ku ata janë në shërbim të popullit dhe dashurisë, kanë vepër humane dhe detyrë, që përndryshe shkrimtari i bën të çmenden. Kryqëzimi i kohërave natyrisht stacionohet tek vrasja. Vrasja zbulon perversitetin e vetë njerëzve të kohës. Dhe ky perversitet tregon se si perversët, me kënaqësi rrëgjohen, bëhen shuk,mblidhen, revoltohen, pendohen, flasin për mirësjelljen, jerm për artin, për humanizmin, misnin e shenjtë, janë rebel nga natyra, rrënojnë çdo normë sociale, shpërfillin gati çdo normë juridike, mendojnë se janë mbi ligjin, flasin kundër hashashit, por shumica e konsumojnë ose e kanë konsumuar si studentë, flasin e bërtasin për parime, për burrëri, sapo t’u falen para, bëhen kurva dhe ndryshojnë parime dhe

qëndrime. Nga seksi kanë krijuar seanca përleshjeje. Dhe kjo vlen në faqet e romanit si për diktaturën dhe rendin demokratik. Kryqëzimi i kohës u jep kolorit, dhe mes tij ne i dallojmë në faqet e romanit. E vetmja gjë që na bën të rithellohemi është se “Frika e vdekjes vjen nga frika e jetës. Një burrë që jeton plotësisht është i përgatitur të vdesë në çdo kohë.” (Mark Tuin). Kjo udhëheq deri tek labirinthi më i detajuar të tetëmbëdhjetë kapitujt e romanit “Ngjyrat e dashurisë” të shkrimtarit Lis Bukuroca. Të gjitha seancat e gjyqeve, akuza, përjetimet erotike, dëshira e tij publike që në sallën e gjyqit të shkërdhente prokuroren publike, dalja e sitës krahasuese me kohën e Envër Hoxhës, dhe fakti i fundit i tërheqjes së aktakuzës, si dhe shpallja e pafajësisë së profesor Trumcakut, lirimin e tij, na shpien tek vetë erërat e kryqëzuara në kohë, hapësirë dhe vend. Era e alkoolit, era e gjërave dhe era e mjaft të tjerave, deri tek ajo e dashurisë, janë jo vetëm kryqëzim në kohë, hapësirë dhe vend, por dhe një kryqëzim për koloritin e ndjesive, moralit, jetës dhe vetë sjelljes njerëzore. Shkrimtarja Margaret Mitchell, tek romani i saj “Shkuar me erën” (Gone with the Wind) na jep një ndihmesë me këtë paragraf, jo thjesht si paralelizëm midis jetës dhe vdekjes, por si një arsye për të kuptuar stilin me të cilin shkruan Lis Bukuroca: “Papritmas ajo ndihej e fortë dhe e lumtur. Ajo nuk kishte frikë nga errësira apo mjegulla dhe ajo e dinte me një këngë në zemrën e saj që ajo kurrë nuk do t’i kishte frikë përsëri. Pa marrë parasysh se çfarë mund të zbukurojnë rreth saj në të ardhmen mjegullat, ajo e njihte strehën e saj. Ajo filloi me gjallëri rrugën drejt shtëpisë dhe blloqet dukeshin shumë të gjata. Rruga e largët, por edhe shumë e gjatë. Ajo ra në gjunjë dhe filloi të frymojë lehtë. Por këtë herë ajo nuk po vraponte nga frika. Ajo po vraponte, sepse krahët e Rhett ishin në fund të rrugës”. Kështu ishte dhe rrugëtimi me dashurinë e Lizës, tek 30 vjetori i premtimeve për martesë… në romanin “Ngjyrat e dashurisë” të shkrimtarit Lis Bukuroca. Kryedashuria ishte Liza, të tjerat ishin nunasa, vetëm ngjyra të kryqëzuara nga koha. Sakaq kryqëzimi i kohëve në romanin “Ngjyrat e dashurisë” është një diskurs më vete.


15 Nr. 82 - tetor 2017

Dasma tek “Vila Ronel” bar-restorant ka një emër: Profesionalizëm

S

ikurse dihet tashmë, “Vila Ronel” bar-restorant nuk është thjesht kompania shqiptarobritanike në fushën e kulinarisë, por një nga organizatoret më të suksesshme të evenimeneteve festive, komunitare, dasmave, ceremonive të ndryshme të gëzimeve familjare, shoqërore, në grupe studentësh e shoqërish e të tjera të ngjashme. “Vila Ronel” bar-restorant është mjat e njohur në fushën e organizimit të eventeve, e cila nisi hapat e saj të para që nga thjeshtësia e pastërtia e organizimeve dhe vazhdon të zhvilloj një sistem unikal për krijimin dhe marketimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e organizimit të festive si dasma, evente, konferenca, pasdite të ndryshme festive etj. “Vila Ronel” bar-restorant operon me një rrjet të gjerë të përkushtuarish si në komunitet, ashtu dhe në gjerësi të arsyeshme profesionale, që sëbashku me stafin e saj, një grup i kualifikuar dhe me një eksperiencë në fushën e kulinarisë dhe shërbimit social, garantojnë shërbimin më të mirë që ofron tregu në të cilin jetojmë

edhe më gjerë. “Vila Ronel” barrestorant bashkëpunon me të gjitha format dhe shanset më të mira që afrojnë dhe bëjnë publikun dhe klientin të jetë mjaft i kënaqur. E tillë ishte dhe dasma e fundit që u organizua të shtunën e 24 Shtatorit 2017, kur u martua vajza e poetes Diana Halili Lika dhe e mikut të mirë Eshrefit, ku një numër mjaft i konsiderueshëm i dasmorëve mbetën jashtëzakonisht të kënaqur nga ambienti, ceremoniali festiv, dekorimi efikas dhe shërbimi mjaft komod e profesional. Muzika si gjithnjë një kombinim modern dhe tradicional është një pasqyrë e tërë madhështisë që afroi ambienti i “Vila Ronel” bar-restorant. “Vila Ronel” bar-restorant afroi mjaft elementë të tjerë artistikë, të cilët janë të domosdoshëm për një event sa më të veçantë, sikurse është dasma shqiptare. Dhe këtë “Vila Ronel” bar-restorant e realizoi falë punës së palodhur të stafit të saj, dhe klientëve të saj të cilët i kanë besuar evente të rëndësishme të kompanive prestigjioze dhe familjeve mjaft të integruara. Një potencial shumë i rëndësishëm për “Vila Ronel” bar-restorant janë dhe klientët individë, të cilët i kanë besuar ditën më të veçantë të jetës së tyre. Eksluziviteti në “Vila Ronel” bar-restorant vjen me eksperiencë dhe profesionalizëm, përmbushje të dëshirave dhe nevojat e klientëve, çmimet tepër konkurruese për produktet dhe shërbimet e ofruara, staf i trajnuar profesionistësh, si dhe premtimin e shkarkimit të stresit, lodhjes dhe garancisë së shmangies së gabimeve të mundshme në planifikimin dhe organizimin e eventeve këto janë disa nga elementët pse duhet të falenderohet gjithnjë e më shumë “Vila Ronel” bar-restorant.


16 Nr. 82 - tetor 2017

Domosdoshmëria e rregullimit ligjor të një situate jo normale në arsimin publik parauniversitar normë të plotë mësimore, në arsimin e mesëm të lartë të sistemit arsimor publik parauniversitar, të ndarë sikurse themi më sipër në pjesën e edukimit të përgjithshëm dhe atij profesional.

Nga Zija Lika

D

uke filluar prej vitit 2014 sistemi arsimor parauniversitar, ndryshe nga sa më parë kur ishte në varësi administrative dhe institucionale vetëm nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e më vonë Sportit (MAS), u vendos në varësi të kësaj të fundit dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale e Rinisë (MMSR) deri në datë 13.09.2017 dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë (MASR), si dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE), pas kësaj date, që përkon me fillimin e veprimtarisë së qeverisë Rama 2. Qeveria e mëparshme dhe ajo aktuale e morën dhe e lanë në fuqi një vendim të tillë, duke e kaluar në varësi të MMSRsë dhe MFE-së, arsimin e mesëm profesional, me qëllim që t’i jepnin këtij të fundit më shumë akses për nxënësit, për sa i takon kryerjes më me efektivitet të praktikave profesionale dhe punësimit të mundshëm të tyre, menjëherë pas përfundimit të programeve përkatëse sdudimore. Sqarojmë se deri tani, nuk ekziston ndonjë studim apo analizë serioze e zyrtarizuar, që të provojë dhe argunentojë krahasuar me më parë, rezultatet konkrete pozitive të arritura, si pasojë e ndarjes në dy pjesë të sistemit arsimor parauniversitar dhe vendosjes së tij për qëllimin e lartëpërmendur, në varësi institucionale të dy ministrive të lartëpërmendura. Ndërsa avantazhet ende nuk janë provuar, një problemtikë me pasoja negative shumë serioze është shfaqur, në lidhje me mirëmenaxhimin në përputhje me legjislacionin në fuqi të burimeve përkatëse njërëzore, të punësuara më parë me kohë dhe

Cila është situata jo normale e shfaqur në sistemin arsimor publik parauniversitar në lidhje me atë çka themi? Në bazë të akteve përkatëse ligjore e nënligjore dhe atyre ende në fuqi, që kanë vepruar më parë në sistemin arsimor publik parauniversitar të unifikuar, ajo pjesë e mësuesve në marrëdhënie pune me kohë dhe normë të plotë mësimore (kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar), që për arsye të ndryshme nuk e plotësonin normën përkatëse javore në shkollën ku ishin emëruar, me orët e nevojshme mësimore në lëndët dhe profilet shkencore ose të përafëta me to (në varësi me diplomat universitare të zotëruara prej tyre), mund ta plotësonin atë në shkolla të tjera të mundshme, duke ruajtur emërimin e tyre në shkollën (institucionin arsimor), ku realizonin pjesën më të madhe të kësaj norme mësimore. Me ndarjen në dy pjesë sikurse themi më sipër të sistemit arsimor publik parauniversitar dhe vendosjen e tij në varësi institucionale të dy ministrive (MAS, MMSR dhe MASR, MFE), rregulli i mësipërm funksionon vetëm brenda çdonjërës prej këtyre dy pjesëve të këtij sistemi, ndërkohë që çuditërisht nuk funksionon si duhet në marrëdhënie midis tyre, duke sjellë pasoja tepër negative që rrezikojnë padrejtësisht vazhdimin e marrëdhenieve të punës, për një pjesë të mësuesve të emëruar me kohë dhe normë të plotë mësimore, madje edhe për ata të cilët kanë mbi 20 vjetë vjetërsi pune në këtë profesion dhe që zotërojnë kategorinë e parë të kualifikimit “mësues mjeshtër”. Më konkretisht bazuar në të dhënat përkatëse të marra në rrugë konfidenciale, aktualisht në shkallë vendi janë disa dhjetra mësues në marrëdhënie pune të deritanishme me kohë të plotë (kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar), në shkolla të arsimit publik parauniversitar në varësi të MASR-së, të cilët nuk plotësohen me normë të plotë mësimore në shkollat e tyre dhe në shkolla të tjera të mundshme brenda kësaj pjese të këtij sistemi arsimor, por që mund të plotësohen me orë

mësimore në lëndët dhe profilet përkatëse shkencore (Gjuhë Shqipe, Letërsi, Matematik, Fizik, Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi e të tjera) në shkolla të tjera të mundshme të arsimit të mesëm profesional, në varësi institucionale të MFE-së, ndërkohë që disa dhjetra të tjerë mësues në shkallë vendi e kanë këtë problematik në drejtim të kundërt me atë çka themi më sipër. Ndërsa praktika e deritanishme që amortizon pasojat negative të kësaj problematike, përmes plotësimit të normës mësimore të mësuesve edhe me lëndë jashtë profilit, bije ndesh me rekomandimet dhe udhëzimet përkatëse lidhur me performancën dhe standardet e mësimdhënies, plotësimi me orë mësimore i tyre në përputhje me profilin përkatës shkencor, në shkolla të tjera të mundshme të pjesës tjetër të arsimit publik parauniversitar të varësisë së ndryshme ministrore, ndonëse është i lejueshëm ligjërisht dhe i aplikueshëm, dëmton rëndë në mënyrë të paligjshme interesat e tyre ekonomike, pasi duke u paguar me orë pune nga ana e dy shkollave të ndryshme, megjithëse në total ato janë jo më pak se norma përkatëse mësimore, pagesa dhe kontributi i sigurimeve shoqërore që përfitohet dhe derdhet realisht, janë rreth 2.5 herë më pak se ato respektive, të cilat rezultojnë në kushtet e pagesës me pagë të plotë mujore, të përllogaritur konformë legjislacionit përkatës në fuqi. Kështu për shembull, aktualisht një mësues që punon në arsimin e mesëm të lartë, me vjetërsi pune jo më pak se 25 vjetë, me shkallën e parë të kualifikimit “mësues mjeshtër” dhe me normë mësimore javore 20 orë, merr një pagë neto mujore rreth 54.000 lekë të reja dhe nga ana tjetër derdhet për llogari të tij në organet përkatëse tatimore, shuma prej 18.440 lekë të reja. Nga ana tjetër nëse ky mësues, do të kryej çdo javë 20 orë mësimore dhe do të paguhet jo me pagë mujore si më sipër, por mbi bazën e orëve të punës, atëhere ai përllogaritet të marrë shumën neto mujore prej 22.500 lekë të reja dhe nga ana tjetër derdhet për llogari të tij në organet përkatëse tatimore, shuma prej 7.069 lekë të reja. Përveç diskriminimit të dukshëm negativ në lidhje me sa më sipër, mësuesi që paguhet kundrejt orëve mësimore të realizuara përgjatë vitit shkollor (edhe pse këto të fundit janë jo më pak se norma përkatëse

mësimore), ndëshkohet padrejtësisht edhe me humbjen e të drejtës të konsumimit prej tij të pushimeve vjetore të paguara, të përcaktuara në ligjin 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH-së” i ndryshuar dhe aktet e tjera nënligjore, ndërkohë që në heshtje me kalimin e kohës i shfuqizohet në mënyrë krejt arbitrare dhe të pajustifikuar ligjore, emërimi që ka patur prej shumë vitesh pune në këtë profesion, si mësues në profilin e tij shkencor me kohë dhe normë të plotë mësimore, apo sikurse përcaktohet ndryshe në kodin e lartëpërmendur të punës “me kontratë pune me kohëzgjatje të pacaktuar”. Si mund të zgjidhet problematika e lartëpërmendur, përmes akteve përkatëse nënligjore të pëbashkëta, që duhet të nënshkruhen prej dy ministrave respektivë? Së pari, është e domosdoshme njohja përmes një akti nënligjor të përbashkët të nënshkruar prej dy ministrave përkatëse të MASRsë dhe MFE-së, e plotësimit të normës mësimore të mësuesve (në marrëdhënie pune me kohë të plotë), me orë mësimore të profilit të tyre shkencor ose të përafrt me të (kur aktet nënligjore e lejojnë një gjë të tillë), jo vetëm midis shkollave (institucioneve arsimore) të së njëjtës pjese të sistemit arsimor publik parauniversitar, por edhe kur ato u përkasin dy pjesëve të ndryshme të këtij të këtij sistemi, të vendosura në varësi institucionale të dy ministrive respektive, MASR dhe MFE. Sqarojmë se ky akt nënligjor jo vetëm eleminon ose të paktën minimizon pasojat e paligjshme tepër negative te sipërcituara, por është edhe plotësisht i mundshëm për t’u realizuar pasi në analizë të fundit kemi të bëjmë vetëm me arsimin publik parauniversitar, që financohet nga i njëjti buxhet i shtetit shqiptar, pavarësisht detajimeve të tij sipas ministrive dhe dikastereve përkatëse, ndërkohë që kjo zgjidhje nuk dëmton ekonomikisht qoftë dhe 1 qindarkë këtë buxhet. Duke qenë se kemi të bëjmë me dy pjesë të ndryshme të të njëjtit sistem arsimor publik parauniversitar, drejtoritë e financës dhe buxhetit të këtyre dy ministrive, në zbatim të aktit nënligjor përkatës dhe në funksion të mirëadministrimit e ndjekjes korrekte të fondeve buxhetore, duhet të kryejnë midis tyre në afate të caktuara periodike, (Vijon në faqen 17)


17 Nr. 82 - tetor 2017

Kombi shqiptar në zi për gjigandin e Albanologjisë:

In memoriam për Dr Robert Elsie

Robert Elsie, diti ta donte kulturën dhe historinë tonë... Nga Faruk Myrtaj, Shkrimtar

Dr. Gëzim Alpion Universiteti i Birminghamit, Angli

M

ësova me keqardhje të thellë se sot u nda nga jeta Dr Robert Elsie, gjigandi i Albanologjisë, autori i më se 60 librave dhe i një numri shumë të madh studimesh të tjera, shumica dërmuese rreth kombit shqiptar. Unë dhe Dr Elsie filluam t’i shkruajmë njëritjetrin në fillim të viteve 1990, kur po studioja për doktoratën në Universitetin e Durhamit. Ishte gjithmonë kënaqësi të merrja prej tij botimet që më dërgonte me një bujari karakteristike. Që nga ajo kohë, ne kemi këmbyer mendime rregullisht në lidhje me një numër çështjesh të ndryshme që trajtonim në studimet tona. Korrespondenca jonë u intensifikua sidomos gjatë tre viteve të fundit, që unë po merrem me një studim akoma në progres për Nënë Terezën. Dr Elsie dhe unë nuk ishim gjithmonë dakord për gjithçka. Në studimin e lartpërmendur, unë e kritikoj publikisht për herë të parë Dr Elsie në lidhje me disa mendime që ai ka shprehur për lidhjen e shqiptarëve me ilirët dhe natyrën dhe përhapjen e kristianizmin në trojet shqiptare. Pavarësisht nga pikëpamjet tona të ndryshme, gjatë tre dekadave që kemi qenë në kontakt, ne kemi pasur një dialog të hapur, profesional dhe gjithmonë brenda normave të kortezisë, të ndërgjegjshëm në të drejtën për të menduar ndryshe, aq e domosdoshme për këdo që është i interesuar në avancimin e dijes. Ata që më njohin si studiues, e dinë se sa skrupuloz jam për të mësuar edhe detajet më të vogla në lidhje me informacionin që kërkoj. Dr

Elsie jo vetëm që u është përgjigjur të gjitha pyetjet e mia, por e bënte këtë gjithmonë me shpejtësi të mahnitshme, pavarësisht angazhimeve të shumta. U ndjeva mire kur para pak muajsh Dr Elsie në një mesazh të shkurtër, ashtu siç duhet të jenë mesazhet të tilla, më përgëzoi për kontributin tim në fushën e studimeve për Nënë Terezën, vlerësim për të cilin do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Sot kam humbut një mik dhe koleg të mirë, edhe pse nuk pata kurrë kënaqësinë dhe privilegjin ta takoj personalisht. Dr Elsie ka lënë një prodhimtari të jashtëzakonshme dhe të larmishme si askush tjetër në fushën e Studimeve Albanologjike. Albanologët do t’i jenë gjithmonë mirënjohëse këtij gjigandi të Albanologjisë për përkushtimin shembullor dhe kontributin e veçantë në rritjen e kredibilitetit ndërkombëtar të kësaj fushe ku, pavarësisht arritjeve, ngelet ende shumë për të bërë. Po kështu, Dr Elsie ka mirënjohjen e thellë të kombit shqiptar që gjeti tek ai një mik për jetë.

PO, Robert Elsie duhet nderuar nga shqiptaret... sic dime ta bejme ne, shqiptaret: kryesisht pas vdekjes! Sic kjo ministre e tanishme dhe tere ministrat e tjere te kultures perpara saj apo institucionet akademike etj: asnje mbeshtetje nuk pati ne gjallje per punen qe ndihmoi ta bente shqipen, kulturen dhe historine tone sa me impresiounese, asnje fije... Mbase Robert Elsie nuk ndihmoi askend prej krijuesve a kulturologeve shqiptare, me te tera, ta bente te dukshem ne bote, por beri aq shume fragmente tona, pjese tona, elemente tone integrale sa...do duhet t’i jemi edhe me shume mirenjohes se secili qe eshte ndihmuar prej tij ne vecanti dhe ne te tere bashke, si shqiptare, medemek, i mbetem mosmirenjohes... Mbase Robert Elsie e ka lene ndokend te pakenaqur, qejfmbetur apo ne mëri me te, por jam i prirur te besoj se asnjehere per shkak te motiveve apo prirjeve vetiake: ai sikur u lind me shume shqiptar, me i ndershem dhe me i vertete ndaj historise shqiptare dhe historise se kultures shqiptare se shumkush prej nesh... Mua personalisht, me ndodhi te vija e te jem ne vendin e lindjes se Robert Elsiese, po behen 15 vite ketyre aneve, por jam gati ta pranoj: ai ndjehej, ai diti te ndjehej shume me shume i vendlindjes sime se une tek vendlindja e tij... Sigurisht, i lehte do t’i jete vazhdimi i jetes andej ku shkoi, teper heret...

Domosdoshmëria e rregullimit ligjor të një situate jo normale në arsimin publik parauniversitar (Vijon nga faqja 16)

likujdimin për diferencë të detyrimeve e të drejtave financiare reciproke, apo transaksionet financiare të kalimit të fondeve buxhetore në funksion të pagesës për shërbime arsimore në të tretë, mbi bazën e të dhënave faktike të orëve mësomore të zhvilluara në shkallë vendi, nga mësuesit e njërës pjese të sistemit arsimor publik tek tjetra dhe anasjelltas, të cilët figurojnë me emërim me kohë të dhe normë mësimore të plotë, pasi pagesa e tyre duhet të përfshihet në listpagesën e institucionit përkatës mësimor, ku ata kanë respektivisht emërimin. Në këtë rast është e kuptueshme se kategoria tjetër e mësuesve, të cilët janë në marrëdhënie pune me kohë të pjesshme dhe me normë mësimore të paplotësuar, trajtohet me pagesë nga fondet financiare të pjesës

përkatëse të sistemit arsimor publik parauniversitar, ku ata kanë punuar mbi bazën e orëve mësimore faktike të zhvilluara prej tyre. Së dyti, duke qenë se bazuar në aktet përkatëse nënligjore në fuqi, trajtimi financiar i kategorisë së mësuesve të përmendur në paragrafin e mësipërm, mbi bazën e orëve mësimore faktike të zhvilluara prej tyre, ka qenë dhe vazhdon të jetë diskriminues negativ, për sa i takon pagesës dhe derdhjes së kontributit të sigurimeve shoqërore në favor të tyre, aq më tepër që janë të përjashtuar nga e drejta e përfitimit të pushimeve të paguara në raport me kohën e punës së kryer, është e nevojshme që dy titullarët e këtyre dy ministrive përkatëse (MASR e MFE), ta eleminojnë këtë diskriminim negativ, duke përcaktuar kritere

të drejta nënligjore të trajtimit financiar, të cilat konsistojnë në pagesën financiare të çdonjërit prej tyre, të barabartë me jo më pak se 75% të pagës korresponduese (nëse do të ishte i emëruar me kohë dhe normë të plotë mësimore), shumëzuar me raportin midis normës mësimore faktike të realizuar dhe asaj të kërkuar nga akti respektiv nënligjor në fuqi. Bazuar në praktika dhe raste të ngjashme që u përkasin disa prej vendeve europiane, në lidhje me trajtimin financiar të mësuesve të kësaj kategorie, rezulton se kjo pagesë nuk mund të jepet në masën 100%, të pagesës respektive për orë mësimore, që do të rezultonte nëse ata do të ishin në marrëdhënie pune me kohë dhe normë të plotë mësimore, pasi në këtë rast bazuar në ligjin dhe dispozitat përkatëse normative “mbi

sistemin arsimor parauniversitar”, atyre nuk iu shtohet detyrimi ligjor për të respektuar të gjithë orarin zyrtar në ambintet e shkollës, si dhe për të kryer detyra të tjera shtesë të parashikuara në legjislacionin arsimor. Vetëm duke vepruar në këtë mënyrë bëhet e mundur, që standardet bashkëkohore të kërkuara në sistemin arsimor parauniversitar të vendit tonë, të mos jenë vetëm në pjesën e detyrimeve ligjore që duhet të përmbush mësuesi i këtij sistemi, por edhe në pjesën e të drejtave të tij të ligjshme, të cilat duhet të vendosen e respektohen në përputhje me të drejtat kushtetuese, duke eleminuar çdo lloj padrejtësie në trajtim, apo arbitrariteti dhe diskriminimi negativ, sikurse themi për kategorinë e sipërcituar të atyre mësuesve.


18 Nr. 82 - tetor 2017

Lufta në Kosovë ishte luftë çlirimtare dhe jo luftë civile

Nga Dilaver Goxhaj

D

uke lexuar shkrimin e Prof. dr. Bashkim Musliu: “A e meritojnë lirinë ata që e mohojnë karakterin kombëtar të luftës çlirimtare?”, botuar në portalin e RKL, date 03.10.2017, më tërhoqi vemendjen kritika e tij e drejtë rreth një shkrimi të Rron Gjonovcit, i cili mundohet të ndryshoi krejtësishtë tipare e Luftës Çlirimtare në Kosovë, zhvilluar gjatë viteve 1997-1999. Kjo akuzë e re kundër asaj lufte çlirimtare, e hedhur në publik nga z. Rron Gjinovci, i cili thotë: “Në këtë shkrim do të mundohem të argumentoj se përveç shtypjes kombëtare ndaj shqiptarëve që zë vendin më me rëndësi në krijimin e vetëdijes kryengritëse, një rol shumë të rëndësishëm ka luajtur edhe pabarazia klasore mes vet shqiptarëve”, gjë që kërkon t’i japë asaj lufte karakter të dyfishtë, luftë çlirimtare e luftë civile, gjë që nuk është e vërtetë. Mirëpo, pak më poshtë z.Rron Gjinovci e mohon këtë karakter të dyfishtë që ai i jep asaj lufte si dhe mohon edhe shkakun e vërtetë të shpërthimit të saj, “shtypjen kombëtare ndaj shqiptarëve”, duke u shprehur pak më poshtë përmes pyetjes së tij retorike: “Po sikur pakënaqësia klasore të ketë qenë arsyeja e vërtetë e rebelimit të klasës së bujqve fshatarë?” Duke i parë me kujdes dy përkufizimet e mësipërme të z.Rron Gjinovci, për atë luftë çlirimtare, të lind dy mendime, ose ky zotëri nuk e ka të qartë se çfarë është kryengritja e armatosur dhe çfatë është pakënaqësia klasore, ose është i stimuluar, nuk dihet se nga cilat qarqe antishqiptare, të hedhë parullën dashakeqe, se Lufta Çlirimtare në Kosovë ishte Luftë Civile. Në se është e para, gjysma e së keqes, dhe i falet kjo akuzë e rëndë ndaj asaj lufte. Por nëse është e dyta, këtu, ndal o bek se ka hendek, pasi kemi të bëjmë me një qëndrim të qëllimshëm e të mirëmenduar armiqësor antikombëtar.

Historia e luftrave botërore njeh raste që luftrat çlirimtare të kenë karakter të dyfishtë, sikundër kërkon t’i japi luftës së viteve 19971999 në Kosovë z.Rron Gjinovci, edhe çlirim kombëtar, edhe çlirim shoqëror. E tillë, p.sh, ka qenë Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe në këtë rast nuk ka asgjë të keqe. Por helmi që hedh z.Rron, (me qëllim a pa qëllim, këtë e di ai), kur thotë se “pakënaqësia klasore ka qenë arsyeja e vërtetë e rebelimit të klasës së bujqve fshatarë”, me këtë ai kërkon të na thotë, se Lufta e Kosovës e viteve 1997-1999 nuk shpërtheu si “rrjedhojë e shtypjes kombëtare ndaj shqiptarëve”, por se ishte thjeshtë një Luftë Civile, dhe asgjë tjetër. Në këtë rast kemi të bëjmë me qëndrim antikombëtar të tij. Dhe për këtë na bindin arsimimi, profesioni, përvoja e tij politike si gazetar dhe detyra aktuale e tij, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA). Të gjitha këto na japin të drejtën të dyshojmë se kjo deklaratë e tij nuk vjen si rrjedhojë e padijes së tij, por e mirëmenduar. Lusim të mos jetë kështu. Qysh në fillim duhet t’ia bëjmë të qartë z.Rron Gjinovci, dhe atyre që mendojnë si ai, se “pabarazia klasore mes vet shqiptarëve”, sikundër shprehet ai, nuk është shkak për luftë çlirimtare për liri e pavarësi kombëtare, por është shkak për luftë civile. Ky lloj rebelimi prej “pabarazisë klasore mes vetë popullit”, or tungjatjeta, quhet revolucion shoqëror, dhe jo luftë çlirimtare, sikundër ishte Lufta Çlirimtare e Kosovës, e cila pati si forcë kryesore goditëse UÇK-në. Me një fjalë, nga pabarazia shoqërore, që z.Rron Gjinovci e quan “pabarazi klasore”, lind revolucioni shoqëror, që s’është gjë tjetër, veçse ndryshim i sistemit qeverisës, ku të revoltuarit ngrihen kundër qeverisë ekzistuese të tyre. Dhe këtë na e shpjegon qartë Fjalori i Shqipes së Sotme: “Revolucioni është një përmbysje me dhumë e një rendi shoqëror, politik dhe ekonomik që i ka kaluar koha dhe vendosja e një rendi të ri shoqëror, që sjell në fuqi një klasë të re, përparimtare e që zgjidh kontraditën ndërmjet forcave prodhuese e marrëdhënieve në prodhim.” E që në këtë rast do të thotë se në Kosovë kemi pasur luftë civile (qytetare), e cila është, sipas po këtij Fjalori: “luftë e armatosur që bëhet ndërmjet forcave e klasave kundërshtare brenda një shteti”, sikundër kanë qenë Revolusioni Frances, në 14 korrik 1789, apo Revolucioni Socialist i Tetorit në Rusi, në 7 nëntor 1917. Këto janë luftra që lindin si rrjedhojë e “pakënaqësisë klasore”, z.Rron Gjinovci, por jo luftë për t’u çliruar nga të huajt.

Sikundër shihet, revolucioni shoqëror është një konflikt ekonomik midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim e që merr formën e konflikti shoqëror midis klasave shtypëse (reaksionare) dhe klasave të shtypura (përparimtare), të cilat i shpjegon qartë z.Bashkim Musliu në reagimin e tij. Rebelimi klasor është një kthesë rrënjësore kryesishtë ekonomike i shoqërisë, nëpërmjet të cilit kalohet nga një formacion ekonomikoshoqëror, në një tjetër. Ndërsa Lufta Çlirimtare e Kosovës, (të cilën shumë historianë, analistë e politikanë në Kosovë duan ta quajnë “Lufta e UÇK-së”, gjë që s’është e drejtë), nuk kishte të bënte aspak me revolucion shoqëror, me “pakënaqësi klasore”, që të kërkonte rrëzimin e Qeverisë Paralele të Kosovës, “Qverinë Bukoshi”. Sikundër e pamë, me t’u çliruar Kosova prej kolonizimit serb, në pushtet u kthye ish-administrate e paraluftës, ajo që kishte emëruar LDK-ja, e cila është pothuaj tërësishtë edhe sot. Gjë që vërteton në mënyrë të pakundërshtueshme se ajo luftë nuk pati aspak karakter shoqëror, por thjeshtë luftë për çlirim kombëtar e pavarësi. Dhe ishte e tillë sepse ajo luftë nuk lindi “mes vet shqiptarëve”, sikundër shprehet z. Rron, por lindi si rrjedhojë e pabarazisë, diskriminimit dhe i shtypjes kombëtare nga sundimi Serbisë, që zhvillohej njëlloj si dhe gjatë Jugosllavisë së vjetër kundër shqiptarëve, të cilët i kategorizonin si “popull i dorës së dytë”. Nga ana tjetër, Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte një luftë popullore dhe jo kryengritje. Po t’i referohemi përsëri Fjalorit të Shqipes së Sotme, “kreyngritja është një luftë e armatosur e masave popullore për t’u çliruar nga zgjedha e huaj, a për të përmbysur regjimin shtypës”. Por, sikundër u shpjegova më lart, lufta jonë nuk pati karakter të dyfishtë, çlirim kombëtar e çlirim shoqëror. Që nuk pati karakter të çlirimit shoqëror, që do të thotë luftë civile, duket në faktin se nuk u hodh as edhe një parullë për përmbysjen e regjimit paralel të LDKsë në Kosovë. Për këtë më lejoni t’iu kujtoj faktin tjetër se parullat kryesore që u hodhën nga Lëvizja Popullore e Kosovës gjatë asaj lufte çlirimtare, ishin: “Ne luftojmë për shtet dhe jo për pushtet”, “Kontriboni në Fondin Vendlindja Thërret!”, “Popull!, rrëmbeni armët kundër pushtuesit!” etj parulla të ngjashme me këto. Sikundër shihet, nuk u hodh asnjë parullë kundër LDKsë nga kishte dalë Qeveria Bukoshi, as kundër presidentit Rogova, as kundër Parlamentit të Kosovës i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme popullore gjatë viteve ‘90-të. Nëse do të kishim parulla kundër këtyre isnstitucioneve të Kosovës së atëhershme, atëherë

z.Rron Gjinovci do të kishte plotësishtë të drejtë ta quante Luftën Çlirimtare të Kosovës, luftë civile, një rebelim si rrjedhojë e “pabarazisë klasore midis vet shqiptarëve”. Përsa i përket luftës në fjalë në Kosovë, ajo ishte luftë popullore. Si e tillë, ajo ishte luftë e armatosur e masave popullore për liri e pavarësi kombëtare pa dallim bindjesh politike, luftë që lejoi të arrihej fitorja edhe mbi një armik që pati epërsi në trupa e armatime, karakteristikë kjo e gjithë luftrave çlirimtare botërore. Dhe kjo më duket se u vërtetua katërcipërisht në Kosovë. Prandaj, deklarata e z.Rron Gjinovci se për shpërthimin e asaj lufte: “një rol shumë të rëndësishëm ka luajtur edhe pabarazia klasore mes vet shqiptarëve”, nuk qëndron aspak, por as edhe shprehja tjetër: “pakënaqësia klasore të ketë qenë arsyeja e vërtetë e rebelimit të klasës së bujqve fshatarë”. Por shkaku i vërtetë, i vetëm dhe kryesor për shpërthimin e asaj lufte ka qenë ajo çka z.Rron thotë në pjesën e parë të deklaratës së tij, se ishte “shtypja kombëtare ndaj shqiptarëve që zë vendin më me rëndësi në krijimin e vetëdijes kryengritëse”. Duke qenë se ajo ishte një luftë e masave të gjera të popullit, pa dallim bindjesh politike, ajo ishte një luftë e drejtë. Pse ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare prandaj gëzoi përkrahjen e gjithë demokracisë botërore dhe këtu qëndron edhe një ndër burimet kryesore të forcës e të epërsisë së asaj lufte kundër një armiku shumë herë më të fuqishëm. Duke qenë një luftë çlirimtare ishte një luftë e drejtë, ndaj u bashkua me të i gjithë kombi shqiptar si dhe gjithë Evropa Perëndimorë, SHBA dhe Kanadaja, duke u bërë aleatë me ne edhe Pakti Euroatllantik, NATO-ja. Ajo ishte një luftë e vërtetë çlirimtare, një luftë në të cilën mori pjesë i gjithë kombi shqiptar, që nuk qe parë qysh prej Lidhjes së Prizërenit. Po qe se do të ishte një luftë klasore midis fshatrëve bujqë dhe Qeveris Bukoshi, ajo luftë nuk do të merrte kurrë karakter kombëtar. Nëse ajo luftë do të ishte, sikundër shpreher z.Rron Gjinovci, “rebelim i klasës së bujqve fshatarë”, do të ishte thjeshtë një revoltë spontane, dhe si e tillë nuk do ta gëzonte kurrë një përkrahje kombëtare e ndërkombëtare, pasi do të quhej çështje e brendëshme e Kosovës së Qeverisë Bukoshi dhe e LDK-së. Shpresojmë se z.Rron Gjinovci, nëse e ka thjeshtë një qorollisje këtë mendim për Luftën Çlirimtare të Kosovës, do ta kuptoi këtë faj të tij dhe do t’u japi fund këtyre spekullimeve me çështjen kombëtare. Në të kundërt është mirë të deklarohet haptas se me cilën palë ka qenë dhe është: Me UÇKnë apo me Armatën Serbe. 4 tetor 2017


19 Nr. 82 - tetor 2017

Haradinaj vjen me një lajm të mirë për Kosovën K Pacolli jep një lajm të madh për vizat

M

inistri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se presin që brenda një kohe të shkurtër qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Gjatë një takimi me raportuesen për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, Tanja Fajon, Pacolli ka theksuar se është e padrejtë që Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë. “Takova Raportuesen për

Liberalizimin e Vizave për Kosovë, znj Tanja Fajon. Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Presim, që brenda një kohe të shkurtër qytetarët e Kosovës më në fund do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Është e padrejtë dhe jo fer, që jemi të vetmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk e gëzojnë këtë të drejtë dhe mbahen për kohë kaq shumë të gjatë të izoluar”, shkruan Pacolli në Facebook.

ryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me drejtorin Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, tha se fokus i bisedimeve ka qenë reformat ekonomike dhe lanësimi i programit të IPA-së. Ai më këtë rast ka uruar miratimin e kësaj marrëveshje nga ana e deputetëve të Kosovës sot në seancë, shkruan Indeksonline. Ndërsa, Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, tha se BE është e gatshëm të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt reformave ekomike dhe agjendën e integrimeve evropiane. “Jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën në këtë rrugë. Kemi disktuar për reformat në ekonomi, në sistemin e edukimit, në administratën publike, dhe kemi mundësinë që përmes reformave të

ndihmojmë programin e ekonomisë. Kemi folur për reformat evropianë, agjendën evropiane” ka thënë Danielsson. I pyetur për liberalizimin e vizave, ai ka thënë se kriteret janë të qarta dhe se Komisioni Evropian do të bëjë hapa përpara sapo të mbyllen këto procese duke përfshirë edhe Demarkacionin me Malin e Zi.


20 Nr. 82 - tetor 2017

Përtej fjalës “disiplinë’ për Lavdrim Krashin

Ë

shtë aktiv. I pranishëm në mjaft aktivitete dhe angazhime komunitare në Mbretëri të bashkuar. I palodhur deri në minutën më efektive të angazhimit vullnetar. I gatshëm të ndihmojë nevojtarët e strehimit dhe mjaft të tjerë përpos ligjeve britanike. E kështu është dhe mik i mjaft të tjerëve, jo vetëm shqiptarëve të MB-së. e thuhet se është specialist i vlerësuar i fushës së strehimit në Londër. Me mjaft eksperiencë në disa Bashki londineze. Aktiviteti i tij është me të gjithë shoqatat. Kryetari i Forumit të Bashkimit të Shoqatave dhe Drejtor i “Ardhmëria”, intelektuali i fushës së arsmit plotësies në BM, Lutfi Vata, thotë për të se “është një nga më të gatshmit dhe më të përkushtuarit”. Drejtuesit e shoqatës “Shpresa Programme” shprehen se është “Menaxher me më shume se 10 vite experiencë në Bashki të ndryshme të Londrës duke kontribuar në sektorin e strehimit të përkohshëm dhe permanent, për familjet në nevojë. Përvojë në zhvillime dhe aplikime projektesh të ndryshme në shërbim të komunitetit dhe për identifikimin e nevojave komunitare në fusha të ndryshme të mirëqenies.” Ish deputeti i Parlamentit të Britanisë së madhe, John Grogan ka thënë fjalët dhe vlerësimet më të mira. Kryetari i Bashkisë së sotme të Londrës, Sadik Khan e zgjodhi një nga koordinatorët e fushatës së tij elektorale. Ai drejton dhe koordinon punën me PS-në dhe për aktivistët dhe anëtarët e kësaj partie në Londër. e më në fund, jo sipas fjalës dhe radhës së shkrimit, por sipas nisjes së më tejshme të penës për të, ai është Lavdrim Krashi. Një kafe me Lavdrim Krashin

N

jë kafe me Lavdrim Krashin, një bisedë e lirë me të, menjëherë të angazhon memorjen viteve, viteve të tjera, kur disiplina niste në bangat e një shkolle me emrin e Heroit Kombëtar. Natyrisht ata që kishin fatin të quheshin “Skënderbegas”, disiplinën e merrnin me vetëheshjen e hapave të jetës, duke faktorizuar tërë autostradën që hapej përpara tyre. E mjaft qetë mësohet se Skënderbegasi nga Çidhna në këtë autostradë jete, tashmë është në Administratën e Londrës, në një nga bashkitë që cekin ndjeshëm mjedisin e Uemblit ku topi i futbollit ngre peshë miliona në të gjithë Botën. Lavdrim Krashi, studenti i rrjeshtuar në mjedisin e demokracisë së pas 90-tës, kërkoi më tej tek vetja duke marë me vete në torbën e tij të emigrimit edhe rezultatet e shkëlqyera në studimet pasuniversitare, me një master në Kiminë e Mbrojtjes së Ambjentit, që natyrshëm do t’i hapnin atij perspektivën e angazhimit

të drejtpërdrejtë në administratën vendore britanike. Ppor fati e tha me fjalën e meritorit që pas përfundimit të studimeve, ai jo thjesht të qëndronte në Angli, por të mbahej mjaft afër nga vendasit e fushës që ai u kualifikua. Lavdrim Krashi ka tashmë më shumë se 15 vite që punon në minibashki të ndryshme Londrës, ku gjithnjë ka menaxhuar aspekte të ndryshme të politikave të strehimit. Dikur për të shkruar nga gazetari mjaft i talentuar dhe specialisti i fushës së drejtësisë shqiptare, Halil Rama, se “Në vizionin e Lad Krashit kujdesi social për bashkëatdhetarët nuk është kurrë i tepërt. Madje ai konsiderohet si një detyrë organike, obligative e familjes, shoqërisë dhe e shtetit, si një tregues i rëndësishëm i modernitetit dhe një nga standardet e qyteterimit. Në kushtet e emigrimit ky kujdes merr një kuptim më të plotë dhe më të gjerë.” Vetë modestia e Krashit në kafenë me të zbulon se në proces, ka kryer disa kualifikime profesionale në fushën e planifikimit dhe strehimit si “Prince 2 Project Management”, “Politikat e Strehimit dhe Planifikimit dhe Kuadri i tyre Ligjor”, ndërkohë që është anëtar i Chartered Institute of Housing, Royal Institute of Purchase and Supply etj. E shkuara me të sotmen

E

pasmja e torbës plot me intelekt dhe djersë e shpie modestinë e Lavdrim Krashit të mësojmë se ai është një ndër gjashtë bashkëthemeluesit e FRESSH-it. Ky është, Lavdrim Krashi që ka hyrë me dinjitet në administratën londineze, ai që ka marë formimin bazë në shkollën “Skënderbej”. Është i “displinuari” ushtarakisht, ai që kreu studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Kjo pasi në atë kohë (vitet 80-të), dhjetë nxënësit me rezultatet më të larta kualifikoheshin në Universitetin Shtetëror për nevojat e ushtrisë. Ai kujton se në atë kohë dega më e pëlqyeshme ishte Inxhinieria Elektronike dhe ndonëse ishte me të

gjitha notat 10-ta, shoku i tij i ngushtë kishte një përparësi ndaj tij pasi ishte kandidat për anëtar partie, ndaj kjo degë iu rezervua atij. Gjithsesi ai është një nga miqtë e tij të ngushtë edhe sot e kësaj dite, edhe pse kariera politike e tij ka prekur majat deri Kryeministër i Shqipërisë. Megjithë vështirësitë e jetës si nxënës larg familjes, nga mosha 1418 vjeç, ai ruan kujtime të bukura të atyre viteve kur studjonte në shkollën “Skënderbej”. Ishte një institucion ku u mësuan të duan njeri-tjetrin, të ndanin ato pak gjëra që kishin së bashku, të vlerësonin besnikërinë dhe miqësinë. Atje u brumosën me dashurinë për atdheun dhe kombin. “Beksat”, apo “kadetët” siç i thërrisnin njerëzit, midis cilësive të tjera, ishin gjithmonë të respektuar për besnikërinë, drejtësinë, mësimin, forcën fizike dhe mendore, disiplinën. Ai ndjen krenari legjitime për faktin se shumë nga bashkëmosharët e tij janë sot elita e Ushtrisë shqiptare dhe Administratës së lartë publike. Vitet studentore pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku studioi për Inxhinier Kimist, kanë qenë të mbushura me plotë ngjarje që kanë ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve në vendin tonë dhe më gjerë. Lad Krashi bën pjesë në atë brez studentesh që i kanë jetuar të dy sistemet, gjysma e parë në fund të viteve 80-të dhe pjesa tjetër në fillim të të 90-tave. Ai përjetoi me dhimbje kohën kur Shqipëria e lodhur nga komunizmi dhe varfëria, u përball me dëshirën për të ndryshuar gjërat, ku protoganistë ishin studentët. Kjo pjesë vitale e shoqërisë, ku bënte pjesë edhe studenti nga Çidhna e Dibrës, i dha shpresën Lëvizjes për ndryshime dhe atëhere kur e tashmja dukej e zymtë, rinia tregoi se e ardhmja ia bënte me sy të shkonte drejt saj me shpresë dhe konfidencë. Ndonëse ka marrë pjesë në shumë ngjarje të asaj kohe, politikisht Lavdrim Krashi e gjeti veten në anën e Partisë së transformuar në Socialiste. Ai ishte pjesë e një grupi prej gjashtë

studentësh (Pandeli Majko, Ilir Zela, Flamur Metollari, Arjan Kokoshi, Haki Morina dhe Lavdrim Krashi) që ideuan së bashku formimin e FRESSH si formacioni më i madh rinor i kohës. Ky forum do t’i jepte frymëmarrje PS dhe jetës politike të vendit. Në këtë angazhim ai, si dhe bashkëthemeluesit tjerë u pritën mirë nga drejtuesit dhe nga forumet e kohës. Ai veçon Pandin që sipas tij ka qenë shumë i hapur dhe kritik në shumë aspekte, aq sa shumë mendonin se “djali nuk ishte i yni” por ishte “Kolonë e pestë” dhe se ishte çështje kohe para se ai të largohej nga PS-ja. Ndërkohë ai vlerëson faktin që Pandeli Majko ka qenë nga të parët parlamentarë që ka folur pozitivisht për NATO-n në kohën kur pjesa më e madhe e PS-së atëhere mendonte se ajo ishte një organizatë që punonte kundër Shqipërisë. Si për ironi të fatit, Lad Krashi mendon se miku i tij i viteve ’90-të, mbeti dhe është aty ku ishte atëhere. PS ndryshoi dhe moderoi shumë qëndrime dhe shumë nga ata që nuk besonin Pandin janë larguar nga PS për në formacione të tjera politike. Familja si shtysë

P

ër Lad Krashin, na vjen sërish në ndihmë Hali Rama, kur shkruan se “atdheu përfaqëson vlerat me të cilat është rritur, trashëgiminë kulturore të paraardhësve, të njerëzve që do.., përfaqëson vendin ku ndihet gjithmonë “në shtëpi” edhe pse kalon vetëm një muaj në vit atje. Patriotizmi ka rrënjë të thella në mendjen e shpirtin e tij. Kjo edhe për faktin se, siç shprehet ai me nostalgji, ka lindur shumë afër vendlindjes së Skënderbeut dhe në fakt shtëpia e prindërve të tij qëndron në kalanë që Heroi ynë Kombëtar e përdorte para fortesës natyrore mbi dy shkëmbinjtë, i Qytetit dhe Harlecit. Ai e ka të shenjtë familjen, si baza e atdheut të tij. Prindërit e tij kanë patur një etje të madhe për dije dhe arsimim. Të dy ishin të përkushtuar që të gjithë fëmijët të mbaronin universitetin.” Në bisedë të lirë me të mësojmë se babai i tij, Mersim Krashi ka qenë një nga emrat shumë të njohur të zonës së Çidhnës, madje edhe më gjerë në gjithë Dibrën. Ai ka spikatur që në moshë të re për zgjuarsinë natyrale dhe të kultivuar, dhe si drejtues në disa vepra zhvillimore, si aeroporti i Rinasit, rruga kombëtare Tiranë-MirditëKurbnesh si dhe në zhvillimet me përgjegjësi gjatë viteve 60, 70 dhe 80. Ata që e kanë njohur nëpërmjet punës e vlerësojnë si një njeri korrekt, të përkushtuar ndaj njerëzve dhe me një intelekt natyror të jashtëzakonshëm. Ishte biri i Zenel Krashit dhe nipi i Lile Krashit, një person që ka patur ndikim në zhvillimet e kohës së tij nga (Vijon në faqen 23)


21 Nr. 82 - tetor 2017

Lutfi Vata, mësuesi që nuk rresht kurrë pa përmendur origjinën! Nga Katerina Kostrista

G

jatë një vizite të shkurtër në Tiranë, z. Lutfi Vata, kryetar i shoqatës “Ardhmëria” tregon për veprimtarinë e kësaj shoqate në Londër dhe nevojën që ka komuniteti shqiptar për ruajtjen e traditave të tyre. Vata tregon për fillimet e veta drejt Londrës dhe lidhjet e menjëhershme me komunitetin. Por çfarë ndodhi me këtë familje shqiptare pas emigrimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar? A ishte kjo familje si shumë të tjera që të mendonin vetëm për të ardhmen e tyre të shkëputur nga komuniteti? Sigurisht që jo!Sepse ata guxuan në pasionin e tyre, të mbillnin një copëz Shqipëri në Mbretërinë e Bashkuar. Sami Frashëri, truri i Rilindjes Kombëtare Shqiptare në letrat e tij shkruan që: “nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë, ndërsa nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë. Pikërisht këtë gjë bëri z. Lutfi Vata, i cili sot është frymëzim për shumë shqiptarë që janë larg vatanit. Në vitin 2005 krijoi shoqatën “Ardhmëria”, të ardhmen e brezave të rinj. Në këtë moment nisën përgjegjësitë e para për filizin e ri që po rritej mu në zemër të Anglisë. Lajtmotivi i atyre ditëve ishin negociatat dhe takimet e shumta për të bërë të mundur hapjen e shkollës shqipe që vinte në ndihmë të komunitetit që jetonin atje ashtu sikurse edhe vetë Lutfiu. Sot në shtatë bashki të kryeqytetit anglez numërohen shtatë filizat e pasionit të hershëm, shtatë shkolla që flitet shqip, kultivohet traditë shqiptare për brezat e rinj, të cilët rriten me një tjetër dinamikë jete. “Pavarësisht dëshirës së madhe për të hapur këto shkolla një ndër pikat kryesore ishte përzgjedhja e stafit, pasi mësuesit duhen të ishin të kualifikuar edhe në gjuhën angleze. Kjo për shkak se pjesës më të madhe të fëmijëve që nuk kuptonin shqip, mësuesi duhet t’ua shpjegonte në gjuhën angleze e më pas në shqip”, shprehet z. Vata. Hapja e shkollave shqipe në Londër u prit mjaft mirë nga komuniteti, prindërit e vlerësuan këtë nismë të re pasi e ardhmja e fëmijëve të tyre nuk do të kishte vetëm kulturë e traditë të vendit në të cilin ishin rezident, por do të kishin edhe kulturën e vendlindjes së tyre. “Kishte prindër që udhëtonin gati një orë me makina ose autobus, për t’i sjellë fëmijët e tyre në këto shkolla. Por ne në fillim e kishim të vështirë, pasi nuk dispononim një plan të posaçëm dhe mësimi bëhej vetëm në fundjavë. Por të mësosh gjuhën shqipe dhe kulturën e saj, duhen shumë vite”. Si çdo sipërmarrje e re e cila kërkon energji dhe organizim për të ecur përpara edhe shoqata “Ardhmëria” nisi të zbatojë hapat e parë të punës.

U bë e mundur ndarja e fëmijëve në nivele sipas grupmoshave, por edhe sipas aftësive që zotëronin në gjuhën shqipe. Aftësitë e tyre testoheshin nëpërmjet një provimi i cili tregonte nivelin linguistik të tyre, në shkrim, lexim dhe të folur. Shoqata “Ardhmëria”, përveç mësimit të gjuhës shqipe të cilën e ka prioritet kyç në projektet e saj, organizon edhe një sërë projektesh të tjera për të rinjtë, gratë etj., në mënyrë që të promovojë vlerat e kombit shqiptar në shumë dimensione. Në çdo vit, në data të caktuara dhe të rëndësishme për shqiptarët si p.sh. festa e Flamurit, Pavarësia e Kosovës, festa e 7 – 8 Marsit, festa e 1 Qershorit etj., janë disa nga prioritetet kryesore të kësaj shoqate. Lutfi Vata shprehet se shqiptarët janë një popull i zgjuar, madje ai tregon se në Londër ka edhe komunitete të tjera, të cilat kanë vite që jetojnë atje, por nuk kanë arritur të njëjtin sukses si shqiptarët. “Fëmijë të shkëlqyer, të rinj studentë që kanë kapur pikat kyçe në shtetin londinez e të tjerë si këto na bëjnë krenarë për atë çfarë jemi në gjendje të përvetësojmë në një kohë shumë të shkurtër. Mirëpo ka një problem të madh në të gjithë këtë situatë, pasi interesi për të mësuar këtë gjuhë të bekuar që na e lanë trashëgim të parët dhe këtë traditë të pazëvendësueshme, është në nivel minimal nga një përqindje e konsiderueshme e komunitetit shqiptar që jeton në Londër”.Ky shqetësim që ngre z. Vata për mësimin e gjuhës shqipe te fëmijët vjen si rezultat i dy elementëve: E para, shumë prindër fillimisht kur kanë ardhur në Londër, gjuhën angleze nuk e kanë pasur të përvetësuar dhe janë munduar t’a mësojnë nëpërmjet fëmijëve. E dyta, gjuha shqipe nuk mësohet për një vit, por duhet vite për ta kultivuar atë. “Fëmijët e mi e mësuan gjuhën e prindërve të tyre nga këto shkolla, pasi djali ishte vetëm tre vjeç kur unë erdha në Londër, ndërsa vajza ka lindur atje dhe komunikimi i vazhdueshëm në gjuhën shqipe qoftë në shkollë, por edhe në shtëpi bën të mundur që ta

pasurosh atë”. Një pjesë vitale e shoqatës “Ardhmëria” janë edhe gratë, të cilat me punën e tyre të palodhur japin kontributin qoftë edhe vullnetar. Vata shprehet se stafi i tij është shumë aktiv, i përzgjedhur dhe nëse nuk disponon njerëzit e duhur shoqata nuk do të ketë sukses. “Nëpërmjet seminareve të ndryshme që realizojmë me mësuesit në diasporë tregojmë punën tonë, eksperiencën, bashkëpunimin me komunitetet e tjera në mënyrë të tillë që të nxjerrim në pah vlerat e kombit tonë, gjithashtu të afrojmë shqiptarë të tjerë në familjen tonë të madhe”, shton z. Vata. Emigracioni në vetvete mbart një sërë vështirësish, pasi kërkon të përballesh me kultura dhe zakone të ndryshme, të mbijetosh, t’ia nisësh nga e para në vend të huaj, të ruash identitetin tënd. Por shumica e emigrantëve marrin rrugët e kurbetit për një jetë dhe standard më të mirë. Duke pasur një diversitet të madh kulturash shpesh mbytesh në to, duke çuar në mënyrë të pandërgjegjshme në asimilimin e kulturës tënde. Ky fenomen ndodh kryesisht te fëmijët dhe të rinjtë, pasi formimi i tyre ndërpersonal është në proces rritjeje. Ndaj z. Vata në lidhje me këtë pikë mjaft delikate shprehet se është duke u marrë me disa projekte për të rinjtë nga mosha 16 deri në 25 vjeç. Këto projekte do të vijnë në formën e aktiviteteve dhe konkurseve për t’i bërë sa më tërheqëse për to në mënyrë që ata të përfitojnë dhe të mësojnë gjithçka për vendin e tyre. “Kur dëgjon disa të rinj nëpër lokale teksa flasin anglisht me njëritjetrin është disi rrëqethëse”! tregon Lutfiu. Duke bërë të mundur mësimin e gjuhës shqipe nga mosha 5 deri në 15 vjeç dhe duke i pajisur me certifikata këta fëmijë, pasi në një të ardhme ata mund të kthehen në Shqipëri, kryetari i shoqatës “Ardhmëria” me bindje thotë se në këtë formë gjuha shqipe nuk do të shkojë drejt asimilimit. “Për t’i pajisur të rinjtë me certifikata që gjuha e tyre të njihet

është një çështje që duhet të diskutohet nga shteti për të realizuar një projekt të tillë. Të rinjtë duke mësuar gjuhën e tyre kanë mundësinë të jenë të përfshirë në aktivitete të ndryshme që organizon komuniteti jo vetëm në Londër, por kudo ku ka shqiptarë”. Fëmijët e emigrantëve tashmë kanë një libër të unifikuar që i mëson shkronjat e para. Kjo është Abetarja! “Abetarja ishte gjëja më e bukur që u realizua, pasi na ka ndihmuar shumë në punën tonë. Unifikimi i saj tregon bashkimin e kombit tonë. Pjesë të literaturës janë edhe lënda e historisë, gjeografisë etj., në mënyrë që të jemi gjithëpërfshirës”. Lutfi Vata, si kryetar i shoqatës “Ardhmëria”, një shoqatë e afirmuar tashmë në diasporë, jep mesazhin e tij për çdo shoqatë të re që të fokusohet te gjuha, kultura dhe tradita e vendit të tyre, sepse në këtë formë do të kemi mundësinë që të gjithë së bashku të japim kontributin tonë për traditat e vendit të shqiponjave. Lutfi Vata, mësuesi që nuk rresht kurrë pa përmendur origjinën! Më tej, z. Vata, gjatë kësaj interviste dhënë për revistën “Votra” tregon për marrëdhëniet që ai ka me familjen e tij, por edhe me komunitetin. Kryefjala e çdo bisede është gjuha shqipe dhe kultura e vendit të tij. “Nëse unë nuk jam një shembull i mirë te fëmijët e mi, nuk ka sesi komuniteti shqiptar që jeton në Londër të më besojë mua për atë çfarë unë kërkoj të përçoj në zemrat e gjithsecilit. Me fëmijët e mi flas vetëm shqip, madje edhe kur komunikojmë me mesazhe në telefon shkruajmë shqip, sepse ne jemi shqiptarë dhe nuk duhet ta humbasim gjuhën tonë. Gjuha është e shenjtë, ndaj luftoj fort që identiteti ynë të mos humbasë atje në vend të huaj. Me fëmijët e mi kur jemi të lirë, unë u tregoj gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë. U tregoj atyre për historinë, turizmin, kulturën etj. Madje, djali dhe vajza ime i kanë mësuar disa tradita si p.sh. kur vjen dikush në shtëpi ata ngrihen në këmbë në shenjë respekti, ashtu siç e kërkon zakoni. Mua më pëlqen kjo gjë, ata edhe pse në një vend të huaj sillen si shqiptarë. Respekti ndaj mikut është një vlerë e shtuar, të cilën shqiptarët e kanë trashëguar ndër shekuj. Të folurit shqip te të rinjtë ndikon pozitivisht, pasi ata krijojnë grupin e tyre atje, shkëmbejnë eksperiencat dhe zakonet e krahinave shqiptare duke realizuar një mori aktivitetesh. Kjo është shumë emocionuese dhe më bën optimist, pasi në këtë mënyrë mbajmë traditën gjallë, duke respektuar pse jo dhe gërshetuar me komunitetet e tjera”. Por për çfarë e merr malli më shumë Lutfi Vatën për vendin e tij? (Vijon në faqen 23)


22 Nr. 82 - tetor 2017

Avokati Rodney Oliver, koleksionist i Pullave shqiptare në vite

N

jë nga avokatët më të dashur britanikë, që i janë gjendur shqiptarëve në momentet më të vështira të jetës së tyre dhe fateve gjithashtu, Rodney Oliver, që është dhe njëri nga partnerët e firmës së vetme avokatore shqiptare në Londër me pronar avokatin Naim Hasani, është dhe një prej koleksionistëve më në zë të pullave shqiptare. Në një shkrim të tij ai thotë se “Kam mbledhur pulla postare që nga mosha shtatë vjeçare”. Sipas tij shumica e koleksionistëve tashmë specializohen në vende ose tema të caktuara etj, ndaj dhe shton se “ndonëse kam një koleksion të madh të pullave nga Britania e Madhe, kam zhvilluar një interes të madh për të mbledhur pulla nga Shqipëria, që rrjedhin nga kur e vizitova atë vend në vitin 2004”. Ai më parë ka vizituar Kosovën dhe mban numrin e parë të pullave të saj që në vitin 2001, me çmim në deutschmarks, që vazhdojnë të azhurnojnë me çështje të reja. Avokati Rodney Oliver dhe njëkohësisht dhe koleksionisti i pullave shqiptare thotë se “Çdo vit vizitoj Byronë Qendrore Filatelike në Tiranë për të marrë të gjitha çështjet e mundshme që do të ndodhin në atë vit. Këto formojnë bazën e mbledhjes sime. Kam blerë edhe koleksione të pullave shqiptare dhe kam plotësuar ndonjë mangësi me blerje individuale.” Me rëndësi është të theksohet se njohuria e tij shkon përtej mbledhjes dhe njëkohësisht ai shton se “Pulla otomane u përdorën që nga viti 1873 derisa Shqipëria erdhi në pavarësi. Gjithashtu, Italia dhe Austria kishin krijuar zyra postare përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë drejt Levantit dhe i kishin vulosur vulat me fjalën “Shqipëria” dhe vlerat lokale. Transporti i postës nga zyrat ishte nga deti.” Z Oliver si e keni gjetur sistemin postar shqiptar në kërkimet tuaja? “Sistemi postar në Shqipëri përdori çështjet përfundimtare osmane deri në fillim të vitit 1913. Siç e dini, më 28 nëntor 1912, pavarësia nga osmanët u shpall nën qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit. Lef Nosi nga Elbasan u emërua Ministër i Posteve, Telegrafave dhe Telefonave. Të gjitha vendet përveç Britanisë së Madhe duhej të specifikonin emrin e vendit në pulla të tyre dhe për një kohë, Shqipëria u shkrua ‘Shqipëria’, ‘Shqipëria’, ‘Shqiperise’, ‘Shqypnis’ ose ‘Shqyptare’. Tani pullat mbajnë emrin ‘Shqiperia’. Vula e parë shqiptare (e lëshuar më 5 maj 1913) ishte mjaft primitive, siç do ta shihni edhe nga Shembulli 1.

vitin 1924, këto u shtypën për hapjen e Asamblesë Kombëtare dhe u ngarkuan me një kryq të kuq për të dhënë një kontribut bamirës në favor të Kryqit të Kuq. Ata më pas u shtypën me deklaratën e Republikës së Shqipërisë më 24 dhjetor 1924, që përkthehet si “Triumfi i ligjshmërisë 24 dhjetor 1924”, kur Ahmet Zogu u kthye në pushtet. Botimi i parë i postës ajrore të vitit 1925 u shtyp në Berlin me vlera nga 5 qilimi në 3 franga. Pastaj Ahmet Zogu u shfaq me një portret presidencial përfundimtar më 1925 (shih Shembullin 8).

Kjo është thjesht një pullë rrethore me një mburojë që tregon një shqiponjë të dyfishtë dhe pa emër të vendit; kjo ishte thjesht dora e stampuar në letër me vlera të ndryshme, nga 10 të mirat në 10 grosh dhe me ngjyra të ndryshme. Në rrethin ishin fjalët ‘Postoni Qeveritë Se Perkohesme Te Shqiperise’ (‘Postat e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë’). Pulla ishin në shitje në njëmbëdhjetë qendra. Në qershor të vitit 1913, vulat e dorës u ndryshuan në mënyrë që në mes, duke zëvendësuar shqiponjën me dy koka, u shënua ‘Te Shqipët’ me fjalët ‘Ministri E Post Teleg E Telefonevet’. Pastaj stoqet e pullave definitive osmane u blenë nga rreth 1913 dhe këto u stampuan me dorë me një shqiponjë të dyfishtë dhe me fjalën ‘Shqipnia’. Çështja e përvjetorit të pavarësisë më 28 nëntor 1913 u emetua si një grup prej pesë të prodhuar me vulosje dore. Ashtu si pulla të tjera të dorës, këto përbëheshin nga tre elementë; një mbishkrim, një shqiponjë të dyfishtë dhe vlera nominale. Vlerat shkonin nga 10 best në 2 grosh. Kur rezulton të jetë shtypur pulla e parë postare? Pulla e parë e shtypur në mënyrë profesionale u lëshua sipas standardeve ndërkombëtare nga qeveria shqiptare më 1 dhjetor 1913, duke mbajtur portretin e sundimtarit të shekullit

të 15 Gjergji Kastrioti, i njohur si Skënderbeu. Pulla u projektua nga një artist i Pragës, Heinz Cautsch, dhe ato u shtypën në Itali. Mbishkrimi në krye lexon ‘Independence Albania’. Monedha e përdorur ishte 100 qintarë e cila ishte e barabartë me një frank. Këto pulla u mbingarkuan me ardhjen e Princit Ëilliam të Vied, ‘7 Mars 1461 Rroft Mbreti 1914’ (shih Shembullin 4). Gjatë kësaj kohe, shumë qytete të mëdha si Shkodra dhe Korça nxorën pulla të tyre sepse kombi nuk ishte plotësisht i bashkuar (shih Shembujt 5 dhe 6). Këto priren të zëvendësojnë çështjen e Skënderbeut të vitit 1913 me portretin e Princi Ëilliam. Këto ishin shtypur në Vjenë. Mbretërimi i Princit zgjati vetëm gjashtë muaj dhe ai u largua më 9 dhjetor 1914. Vulat me portretin e tij kurrë nuk u lanë zyrtarisht pasi arritën shumë vonë. Megjithatë, vulat e Princit u mbivendosën “Shkodër” dhe me një shqiponjë të dyfishtë dhe u përdorën në vitin 1920. Deri në vitin 1918, jo të gjithë Shqipërinë u bashkuan nën një qeveri për shkak të pushtimit nga forcat pushtuese, kështu që këto lëshime nuk ishin universale. Disa rajone duke përfshirë Korçën, Shkodrën, Epirin dhe Durrës kanë lëshuar pulla individuale. Në 1922, një grup pikture të shtypur në Vjenë u lëshua me pamje të ndryshme arkitekturore të Shqipërisë (shih Shembullin 7). Në

Po në kohën e Mbretërisë cili ishte fati i pullave postare? Kishte një emërtim të monarkisë në vitin 1928 dhe vulat u mbivendosën “Mbretëria e Shqipërisë Zog 1 IX 1928” me një portret të Mbretit Zog të rrethuar nga një kurorë. Në vitin 1929, pulla u festua për 35 vjet hday me overprints përshtatshme ‘Rroft Mbretit 8 X 1929’. Më 8 tetor 1930, një emision ajror i shtatë pullave u emetua për të përkujtuar përvjetorin e dytë të pranimit të tij. Kjo çështje është shtypur në rastet e fluturimeve të para ajrore në Itali - 21 prill 1928 dhe 6 korrik 1931. Më 27 prill 1938, mbreti Zog u martua me duhanin hungarez Geraldina Appony pas një romance të stuhisë dhe një seri komemorative të pullave ( shih shembullin 9). Pas pak pas, ishte një çështje për të festuar 10 vjetorin e pranimit të Mbretit që ndodhi më 1 shtator 1928. Për shkak të pushtimit italian më 3 prill 1939, mbreti dhe mbretëresha ikën nga Shqipëria dhe u zëvendësuan nga forcat okupuese italiane fashiste. Kjo zgjati deri në vitin 1943 dhe rrjedhimisht, anëtarësimi i dytë i vitit 1930 dhe çështjet speciale të postës ajrore u shtypën me titull “Mbledhja Kushtetuese 12-IV-1939 XVII”. Forcat okupuese italiane pastaj lëshuan një seri të plotë të pullave, duke përfshirë edhe postën ajrore, duke mbajtur një portret të mbretit të tyre Viktor Emmanuel. Këto shfaqën kostumet kombëtare shqiptare dhe pikëpamjet e Shqipërisë. Në vitin 1942, një emision që mbante vetëm portretin e Mbretit u emitua për të përkujtuar përvjetorin e tretë të unifikimit të “Dy Kurorave”. Pulla u lëshua gjithashtu më 1 prill 1943, kushtuar ‘Luftës Kundër Tuberkulozit’ me vlera nga 5 qikari në 1 frank me një shtesë bamirëse. Italia u dorëzua pa kushte në Gjermani më 8 shtator 1943. Çështja përfundimtare italiane u mbingarkua ‘14 Shtator 1943 ‘ por përmbante shumë gabime që janë me interes të madh për filatelistët. Në mars të vitit 1944, një çështje u shfaq


23 Nr. 82 - tetor 2017

me vlera që varionin nga 5 qilimi në 3 franga me një shtesë bamirëse. Çështja është shtypur me ‘Ndihmë ata që vuajnë nga lufta’. Kur paqja u shpall në vitin 1945 pas kapitullimit të Gjermanisë, u deklarua një shtet i pavarur. Çështjet përfundimtare italiane që nga viti 1939 u shtypën ‘Qeveria Demokratike e Shqipërisë 22 X 1944’. Më 1945, pati një problem me gjashtë imazhe të qyteteve ku ndodhën ngjarje të rëndësishme gjatë luftës. Republika Popullore e Shqipërisë u shpall më 10 janar 1946 dhe çështja e saj e parë përfshinte shpalljen e Republikës, Kongresin e parë të Grave dhe 1946 Ballkanik.Në vitin 1947, monedha shqiptare u ndryshua në lekë dhe prej atëherë e tutje, vulat e lëshuara shënoi pamjen në rritje të temave politike në filatelinë shqiptare, duke përshkruar të famshëm politikë dhe përkujtimin e ngjarjeve të ndryshme si ndërtimi i hekurudhës së parë në Shqipëri nga Durrësi në Elbasan. Në vitin 1960, numri i çështjeve filloi të dyfishohet dhe madje trefishohet për të plotësuar nevojën në rritje për korrespondencën postare dhe zhvillimi filatelik nuk e justifikonte një situatë të tillë. Për shkak të situatës politike, liria e komunikimit postar ishte shumë e kufizuar. Për shkak të miqësisë midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, një çështje e veçantë iu kushtua kozmonaut të tyre Yuri Gagarin në mars të vitit 1962, pasuar nga çështjet që lidhen me udhëtimin në hapësirë dhe astronomi. Figura politike siç janë Lenini dhe Stalini gjithashtu ishin foto. Kur besnikëria e Shqipërisë u kthye në Kinë në vitin 1964, një portret i Mao Tse Tung, udhëheqësi kinez, u paraqit në shumë çështje me tema të bashkëpunimit kinez. Këto pushuan në vitin 1973. Ka një temë të dukshme gjatë kësaj periudhe në lidhje me artet dhe sidomos artet vizive të realizmit socialist dhe figurave fikse të kryeveprave më të mira nga piktorët tradicionalë, imazhet e mozaikëve të ndryshëm të zbuluar në Shqipëri dhe veprave të rëndësishme nga autorë me famë botërore . Ka shumë pulla me tema të florës dhe faunës dhe ngjarjet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare si Lojërat Olimpike dhe futbollin botëror të cilat janë përkujtuar në çdo cikël katërvjeçar. Kampionatet e atletikës, basketbolli dhe peshëngritja janë reflektuar gjerësisht në filatelinë shqiptare. Ka pasur çështje që përfshijnë veshje kombëtare dhe kostumet popullore, legjendat kombëtare, instrumentet e lashta muzikore të përdorura në rajone të ndryshme të vendit, zanate të dorës, shtëpi tipike të banimit dhe gërmime arkeologjike të ndryshme. Para 1938, ishte imazhi i mbretit Zog që mbizotëronte në filatelinë shqiptare. Si ndryshoi imazhi i Pullës shqiptare në komunizëm? Gjatë epokës komuniste, imazhi i Enver Hoxhës mbizotëronte dhe dominonte gjithçka në Shqipëri për katër dhe gjysmë dekada. Kishte njëzet

çështje të veçanta që iu kushtuan atij që nga viti 1948 dhe përfundimi i një çështjeje më 11 prill 1985 me një vulë për përkujtimin e vdekjes së tij. Vula e fundit që mbante portretin e tij u lëshua më 16 tetor 1988, e cila do të ishte ditëlindja e 80-të. Ideologjia marksiste-leniniste dhe përkushtimi ndaj Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit pushtonin një pjesë të konsiderueshme të filatelisë shqiptare. Vendimi 81 i Këshillit të Ministrave në vitin 1977 përcaktoi se çështjet e postës duhet të mbulonin tema të dedikuara për ngjarje të rëndësishme politike dhe shoqërore në favor të këtyre temave dhe diktaturën e proletariatit si dhe të Shqipërisë si vend mik. Skanderbeg është reflektuar shumë herë në filatelinë shqiptare. Shqipëria iu bashkua Unitetit Postar Postar në vitin 1922 dhe kjo u përkujtua në 100-vjetorin e saj në vitin 1974. Janë nxjerrë pulla tematike që përshkruajnë artin vizual të realizmit socialist me portrete dhe vepra nga artistë tradicionalë shqiptarë dhe mesjetarë. Çështje të posaçme i përkisnin liderëve ilire, vëllezërve Frashëri, Ismael Qemalit dhe shkrimtarëve të njohur shqiptarë duke përfshirë edhe udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sipas katalogut të shitësve ndërkombëtarë të vulave Stanley Gibbons, gjatë periudhës komuniste janë lëshuar rreth 2.040 pulla të ndryshme nga viti 1945 deri në vitin 1990 dhe nëse dikush kishte kohë për të studiuar secilën çështje, kjo do të tregonte një pasqyrë shumë interesante dhe të vlefshme për kulturën, politikën dhe historinë shqiptare. Temat e çështjeve gjatë periudhës komuniste zhvilloheshin në fushat e shkencës, artit, kulturës, sportit e kështu me radhë. Kjo i dha një dimension ndërkombëtar filatelisë së vendit, e cila i bëri vulat më interesante dhe shumë më të kërkuar për filatelistët e huaj për shkak të faktit se Shqipëria ishte një vend jashtëzakonisht i mbyllur dhe i izoluar. Komiteti Ndërkombëtar Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturore dhe Miqësore Ambasadat janë kredituar në shtete të ndryshme në mbarë botën për qëllime propagandistike, të përdorura për shpërndarjen e filatelistëve ‘të lirë’ në ish vendet komuniste. Ekziston një mbiprodhim i çështjeve dhe ato që zakonisht fitohen nga filatelistët janë ‘nenexhik’, dmth të papërdorura, me një anulim token në secilën prej tyre. Sasi të konsiderueshme të çështjeve të vulosura dhe të palidhura të vulës konsiderohen si një mall i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Një studim i pullave nga epoka komuniste siguron një prirje shumë interesante për kulturën dhe politikat e Shqipërisë. Në lidhje me historinë e monedhave, në vitin 1913 kishte 40 paratë për 1 piastër ose grosh. Deri në vitin 1947, kishte 100 sikla në 1 franga dhe pastaj 100 sikra në 1 lekë. Monedha ndryshoi në fillim të Republikës Popullore.

Përtej fjalës “disiplinë’ për Lavdrim Krashin (Vijon nga faqja 20) vitet 1900-1950, i cili pas një emigrimi disavjeçar në Turqi, u kthye si një njeri i rrallë i kohës që dinte të lexonte dhe përkthente për të gjithë familjarët që kishin nevojë për përkthime si letra, dokumente pronësie etj. Ai mbajti “mihirin e katundit”, të gjithë Çidhnës derisa ndërroi jetë. Nëna e Ladit, Dylbere Krashi është nga Xhediket, kështu ai është nip tek Xhediket në Zall Dardhë, një familje e penës, punës e pushkës ku spikasin kompozitori i famshëm Muharrem Xhediku, Dr. Emin Xhediku, Ing. Elmaz Xhediku etj. Në familjen e Mersim Krashit me 7 motra dhe vellezër, kur u diplomua vëllai i vogël në 1995, kënaqësia e prinderve ishte krejt e dukshme, së bashku me krenarinë. Në këtë familje të ngushtë ka mjek, inxhinier, mesues, oficer, dhe natyrisht, pasi të gjithë kanë krijuar familjet e tyre, janë shtuar edhe profesione të tjera. Udhetimi i Ladit me Anxhelën, shoqen e tij të jetës, filloi para 17 vitesh dhe familja e tij sot është e kompletuar me fëmijët, Mersimin 15 vjeç dhe Elmën 8 vjeçe. (Jo rastësisht djalin e ka pagëzuar me emrin e babait, në shenjë mirënjohje dhe siç e ka tradita). Së bashku ata e vizitojnë Shqipërinë shpesh e me mall. Asnjëri prej prindërve të tij nuk jetojnë më, pasi babai ndërroi jetë në fund të vitit 1995 në moshë shumë të re dhe nëna ka tre vite që nuk jeton. Lad Krashi, sa herë vjen në Shqipëri, vizitën e parë e bën te prinderit, duke u përkulur pranë vendit të tyre të përjetësisë. Duke parë tërësisnë e ndjesisë dhe shkrimit, mes kësaj dhe autostradën

e jetës së tij mësojmë se vetë fakti të shpie tek ajo që thuhet se “Lad Krashi është krenari atdhetare për një vend të vogël si Shqipëria.” Një pjesë të mirë të kohës së tij e zë edhe aktiviteti politik si anëtar i Partisë Laburiste në opozitë. Këtë e kombinon edhe me rolin e tij si Kryetar i degës së PS në Britani, e cila u krijua në fund të vitit 2011 me qëllim kryesor për t’i dhënë një zë më shumë komunitetit shqipfolës në Angli. Në disa zona kryesisht në Londër, ka një komunitet domethenës shqipfolës dhe shumë politikanë e shohin atë si një grup me peshë thelbësore në votime. “Aksesi në elitën politike vendore dhe kombëtare të bën të kuptosh se sa i vlerësuar është komuniteti ynë. Kjo lidhet mjaftë mirë edhe me politikën në Shqipëri, pasi shumë reforma që janë ndërmarrë nga qeveria atje shikohen si “Anglo-Saxone” si në arsim, sistemin e taksave etj”,-shprehet Ladi. Ai është pjesëmarrës aktiv edhe në aktivitete të tjera shoqërore, shkencore dhe kulturore, që lidhen me historinë e kastriotëve e të Skënderbeut, me historinë e ndritur të të parëve të tij në Çidhën,, me të tashmen dhe me të kaluarën e tyre. E ndërsa në ndihmë na vjen fjala e Halil Ramës lehtësojmë atë që dëgjojmë heshtazi, por dhe apriori se “Ky njeri i madh me shpirt dhe me vepër, është model për t’u ndjekur nga intelektualët dhe veprimtarët tjerë shqiptarë kudo në botë. Ky personalitet i madh, intelektual erudit me kulturë të gjithanshme është vlerë e njerëzve me vlera… Ai mbetet shembull i vlerësimit për njerëzit, për vlerat në shumë fusha”, shton ndihmën pena që sjell mjaft fakte nga intelekti i z Halil Rama.

Lutfi Vata, mësuesi që nuk rresht kurrë pa përmendur origjinën! (Vijon nga faqja 21) “Pjesa më e bukur e jetës sime ka qenë në Shqipëri, pasi këtu u rrita, u diplomova, u njoha me Albanën, kam prindërit këtu, ndaj edhe pse fizikisht jam në Britani, shpirtërisht jam dhe do jem këtu në vendin e shqiponjave. Madje, unë e kam përmbushur porosinë që më la im atë kur u nisa drejt Londrës në vitin 1999. Asokohe, babai pasi më uroi që të më shkonte çdo gjë mbarë, më porositi “Traditën e vendit tënd mos e humb!” Ndaj sot me plot bindje mund të them që e kam përmbushur porosinë e tij dhe ai ndihet krenar për këtë gjë, rrëfen z.Lutfi. Ai qëndron me shpresën se edhe fëmijët e tij, por edhe të tjerë shqipfolës ta trashëgojnë këtë vlerë të të parëve. Më tej,z.Lutfi Vata, si një person i dashuruar pa masë me vendin e tij tregon se pushimet verore i kalon gjithmonë në Shqipëri për t’ia bërë edhe më të prekshme realitetin familjes së tij. Ai zgjedh Radhimën e Vlorës për të kaluar pushimet edhe pse më tepër i pëlqejnë zonat malore e kryesisht veriu i Shqipërisë si: Valbona, Thethi

etj., por deti është vendi i parapëlqyer i Albanës, bashkëshortes së tij. Albana është një tjetër personazh që jep një kontribut të vyer në ruajtjen e traditës. Ajo ka qenë bashkudhëtare në misionin e shoqatës “Ardhmëria”, një këshilltare e tij, një nënë e shkëlqyer në rritjen e fëmijëve me tradita shqiptare, një amvisë që gatuan vetëm gatime tradicionale shqiptare.Vata na tregon edhe për raportet që ka me Albanën, ku përveçse bashkëshorte, për të është edhe mike, edhe kolege.“Familja për mua është e shenjtë dhe unë përpiqem të jem një shembull i mirë në raport me gruan dhe fëmijët e mi”.Lutfi Vata si kryetar i shoqatës “Ardhmëria”, si shqiptar, bashkëshort dhe prind u bën thirrje të gjithëve në çdo skaj të globit të bashkohen së bashku dhe të ruajnë në maksimum traditën e Shqipërisë. Nëse shpesh themi: “Jam krenar që jam shqiptar”, të mos e përdorim këtë shprehje vetëm kur luan Kombëtarja futboll, por gjithashtu të bashkëpunojmë dhe ndihmojmë njëritjetrin në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe vlerave tona kombetare!


24 Nr. 82 - tetor 2017

Albanian News  

October 2017