Page 1

Nr. 80

Gusht 2017

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

Gjakova mikpritëse e Seminarit Nga Hazir MEHMETI

S

eminari i trembëdhjetë me radhë u mbajt prej 1-4 gusht në Gjakovë ku marrin pjesë mësuesit nga shumica e vendeve evropiane. Seminari organizohet nga MASH, MASHTK dhe Komuna e Gjakovës. Mysafir i veçantë Prof. Dr. Basil Schader, Shkolla e Lartë Pedagogjike e Zürichut. Kërkohet mbështetje financiare nga qeveritë tona të Shkollës Shqipe në Diasporë. Çdo vonesë me pasoja tragjike kombëtare. Këtë verë seminari i mësuesve nga diaspora mbahet në qytetin e Gjakovës, i njohur si qytet historik, i kulturës e traditës shqiptare. Seminari organizohet nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë (MASH) dhe Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë së Kosovës (MASHTK) dhe komuna nikoqire e Gjakovës. Është ky seminari i trembëdhjetë me radhë i cili do të mbahet prej 1-4 gusht, ku do marrin pjesë mësuesit nga shumica e vendeve ku mbahet mësimi shqip. Rëndësia e seminarit është komplekse dhe shumëdimensionale: shkëmbim përvojash, ligjërata nga pedagog ekspertë të kulturës e gjuhës, promovime tekste mësimore e artistike, njohje me trashëgiminë kulturore të qytetit nikoqir. Krahas ligjëratave nga pedagog e gjuhëtar eminent prezantohen tekstet e reja didaktike e metodike të dedikuara mësuesve të gjuhëve amtare në disa gjuhë mes tyre edhe në gjuhën shqipe, të quajtur doracakë. Përmbajtja e tyre bazohet në përvojën profesionale të shumë mësuesve gjuhësh amtare në Evropë. Këto tekste janë konceptuar e hartuar nga metodisti e didakti i njohur Prof. Dr. Basil Schader, ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike të (Vijon në faqen 6)

Vjollca Lubonja: Kur feston ditëlindjen Përballja e dy mbretërve “PASIONI IM PËR muzikanti Adham Prifti të fuqishëm, Bardhylit të Muzikanti dhe kompozitori MËSIMDHËNIE KA QENË Ilirisë dhe Filipit të II Adham Prifti, është tashmë e kulturës PËRHERË BRENDA MEJE...” një nga rrezatuesit të Maqedonisë komunitare lexoni ne faqen 7

lexoni ne faqen 9

lexoni ne faqen 16


22 Nr.Nr. 7780 - MAJ 20172017 - gusht

Muaji kushtuar Shitetmaj Vila-Hotel Zojës së Bekuar

(Vijon nga faqja 1)

Në shqipen e traditës: Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty, bekue jé mi gjith grá e bekue fryti i barkut t’yt Jezus. Shêjtja Mrí, âma e Tenzot, lutu për né mëkatnorët, tash e në fill të mordës s’onë. Ashtu Kjoftë Në shqipen e sotme: Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty, e bekuar je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! E dimë të gjithë se ‘Ave Maria’ u kompozua nga mjeshtrit më të mëdhenj të muzikës, frymëzoi qindra poetë, ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim, këtu, dy Ave Maria – bërë poezi nga dy meshtarë 500 m largshqiptarë, detit. një françeskan e një jezuit:

T’Falemi, Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir’, O Nana e bukur e K’shillit t’Mirë; Ty ndimë të kena në ket’ shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí Të falemi Virgjin’, Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T’biej në mend se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne! Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, Ku t’lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mrí, të falemi, Mrí! Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë, të luten, t’kesh për Shqypni! Të falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí!

Shitet Vila-Hotel

Mali-Robit Qerret Tokë. 127. Ave 600.metra, Maria metra, Truall Falemi, o virgjin Mrí, o Vajzë 10 Dhoma , 7 Banjo, (WC) fatmire! Hir-plote, si me lule â plot Me Dokumenta prendvera; (i hipotekuar) Zoti â me Tý ; ti jé békue e dlíre, E zgjedhë ndër gjith grá tjera: Kontakt E-mail. Ndër gjith grá tjera prej s’ Tenzot nigasa 2001@yahoo.co.uk shenjue NjeriTel. m’u 07879000964. veshë në krahnuer t’and t’kullue. O Shêjtja Mrí, o Nana e Hyj’t t’ adhruem, Lutu për né qi për gjith dit’gabojmë; Lute, sa t’jemi gjáll T’And-Bír t’ Lumzuem. E kúr ket jetë të mbarojmë, o Shejtja Mrí, Ket shpirt na merr, të gzojmë gjithmonë me tý. Atë Leonard de Martino ‘Harpa e një arbëreshi’, Venedik 1888, fq. 168

Nga krijimet poetike të Atë Pjetër Mëshkallës


3 Nr. 80 - Gusht 2017


4 Nr. 80 - gusht 2017 Dr. Fatmir Terziu

F

jalët e shqipes, ato të gjuhëve të huaja, të dëgjuarat, të shkruarat, apo dhe të dëftuarat, ose dhe ato të pretenduarat dhe të mësuarat nuk janë shkruar sikurse shkruajmë sot. Sot ne i shkruajmë në jo pak raste duke i shkoqitur fjalët e dikurshme, pra duke “i ndarë, divorcuar, mëvetësuar, stacionuar, përdorur, veçuar” njerën prej tjetrës. Dhe në jo pak raste ne jemi të dritësuar, se jo çdo fjalë formon një individualitet më vete me kufi të caktuar. Në raste të tilla fjala është shqepur dhe qepur pas shoqes që pason. Kjo e treta pas të katërtës e kështu gjersa merr fund tërë fjalia. Më saktë tërë perioda! Kësaj mënyre të lidhur, që nuk është e rallë tek të sotshmit e letrave që shkruajnë gjuhëra, sidomos në rrjetet sociale dhe në “krijimtari artistike”, e dëgjura me vesh u ka krijuar probleme pa i kuptuar, se në fakt gjuhërat janë vetvetiu, pos të dëgjuarës me vesh, ashtu sikurse herët Profesor Kristaq Cipo (1892-1952) do të thoshte “janë bërë lesh”. Këtë me siguri nuk e kishte përcaktuar “Anonimi i Elbasanit”, i njohur si Simon tregëtari, që në dorëshkrimin e tij na

Kjo çorape... dha fjalët: “hudhetei” = hidhe tej; “sekushmafali” = se kush ma fali etj., por na solli një dokument, dhe pse jo fort akademik, mjaft interesant dhe të domosdoshëm për të rishtruar rrugën e alfabetit të shkruar të Todhrit në gjysmën e parë të shekullit XIX. Në këtë “leshje” gjuhësore ndodh herë pas here që ngjitet e tërë fjala pas shoqes që pason. Këtë e ndjeu madje herët Qemal Haxhihasani, që transkriboi dokumenta të ndryshme, dhe kuptoi se fjalës së përparme i pritet vetëm bishti, i cili ngjitet kokës së fjalës, që ka përpara. Dhe që ta themi sot më kthjellët, jashtë metaforës nga fjala e përparme këputet rrokja fundore. Më saktë krijohet fonema fundore e kësaj rrokjeje dhe lidhet proklitikisht me kryet e fjalës që pason. Proklitikisht, që është një fjalë e lidhur ngushtë në shqiptim me fjalën e mëposhtme dhe nuk ka një theks të pavarur ose status fonologjik. E ardhur në gjuhësi nga fjala “proclīticus” në latinisht, ose me një ngasje nga “proklinein” e gjuhës

greke që bashkërisht kanë formuar modelin e “enklitik”. Kështu që të duket sikur ke përpara syve një çorape të re të arnuar gabimisht. Përshembull: “tëmarrishateraqin’ekeqe qi kaer espihet…= të marrësh atë rraqen e keqe që ka erë e s’pihet. Kjo çorape sot vazhdon të fitojë “like” (pëlqime) masive në rrjetet sociale. Fillimi, fudjasjellja e parësishme e një përralle! Përralle pa status, madje pa statusin fonologjik. Por, ndërsa statusi fonologjik, ka shkuar tutje me pluskat e rakisë, dhe me harresën e monedhave të arit që sot nuk dëgjohen më si “fiorinto” apo “maxhar”, ka mbetur problematika e fjalëve me kuptim të panjohur: “xerdexok”; “topaç”; “të gjëshymit”, “kalatash”, apo “akshar” të kohës së Simonit, në lëngun e sotëm poetik ku elbasanasi do ta thoshte ende sot qashtër: “bana qeder, bana zarar!”. E kujt i bëhet vonë sot, që atë shprehje që përdorim ne sot: “e kam jetuar vetë këtë ngjarje” na ka ardhur e përkthyer si një fjalë e

vetme nga Simoni i Elbasanit kur ai përktheu nga italishtja “rivivere” ose nga gjermanishtja “erleben”. Pra nga një fjalë e vetme! Dhe Simoni si padashje na ka falur një fjalë tjetër të vetme: “lëngoj”. Kështu thotë: “e kam lënguam”, me kuptimin “l’ho rivissuto” ose në anglisht “I relived”. Eh, fundja ishin këhëra pa teknologji. Pa internet, pa facebook. Pa rrjete sociale. Por me gjuhë, me mund për gjuhën. Sot fjala “mjeç” nuk dihet ku shkoi. Por dihet se na la fjalët “gjer”; “deri” dhe “mjet” të Budit ose “djeri” të Buzukut. Dhe ne nuk përdorim më “mjeç që të shkoj” apo “mjeç këtu, mjeç atje”, se kemi evoluar dhe kemi bërë mirë, por kur kujton se fenomeni i aglutinacionit, që përfaqësohej vetëm me fjalën “ndui”= në ujë dhe “ndor” = në dorë, ka shkuar sërrish shekuj pas, duhet me “ndi dhimbën nën likurë”. E kush më shumë se ne?! Departamentet e përfjetura të gjuhë-letërsisë shqipe në universitetet shqiptare apo…?! Le ta themi me abecenë e Todhrit, atë bukuri që na dha me të drejtë me ndryshesën e shkronjës “xh” në “ç” në raste mjaft përdorimdrejta: “xhesme=çesme; tençere=tenxhere, që të kuptojmë se ku bie theksi i problemit.


5 Nr. 80 - Gusht 2017 pmp_MG_17-02683_Easter-European-Generic_01_POSTER_Albania_295x378mm_v08.pdf

1

31.07.2017

12:24

C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Dërgojini para të afërmve tuaj * në pak minuta. Dërguar nga:

Marrë në:

Dhe kudo ku shihni logon MoneyGram

moneygram.co.uk | 0800 026 0535 *Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. Post Office, Tesco, Thomas Cook, Raiffeisen Bank, Societe Generale Albania, Alpha Bank, First Investment Bank, Posta Shqiptare, AK Invest, Banka Credins dhe Banka Kombëtare Tregtare janë agjentë të MoneyGram International Limited në ofrimin e shërbimeve të transferimit të parave. Post Office dhe logoja e Post Office janë marka tregtare të regjistruara të Post Office Ltd. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram. 17-02683


6 Nr. 80 - gusht 2017

I

Dr. Fatmir Terziu

magjinoni këtë. Jeni pjesë e një imagjinate, që riskon me jetën dhe vrullin e saj që nga fëmijëria. Më tutje, më herët, që nga dëgjesa zanafillëse e fjalës së urtë të gjyshes, që nga ninulla dhe dora e butë e shoqëruar me të “keqen nëna”! Imagjinoni! Ju ngriheni mëngjeseve, bini netëve dhe përsëri bëheni pjesë e monotonisë. Ripërsëritje. Rutinë. Agravim kohe. Agravim zërash. Shushatje. Imagjinoni! Ju ngriheni një mëngjes ndryshe. Dhe në atë mëngjes gjeni vetveten në një botë të madhe. Në një botë me llafe. Në një botë poterash. Në një botë pa ndalesë. Thirrje! Dhe vetëm thirrje! Dhe në këtë rrandallje, arvallisje pafund, kuptoni se ka një zbrazëti gjithkund. Një zbrazëti dhe një joekzistencë. Ju nuk e ndjeni dhe nuk e njihni asnjërën. Madje dhe nuk pikëtakoheni. Hapësira ju prezanton ngadalë mes kësaj bote, shukama, shushatje, dhe mbi të gjitha zëra. Zëra nga të largët, zëra nga të afërm. Zëra nga të gjallë e zëra nga të ikur nga ajo botë. Dhe si shkundeni menjëherë diktoni se nuk njihni askënd. Nuk dini gjë për përmasat jonormale të asaj bote. Në atë botë ka njerëz, ka nga ata që keni njohur, që njihni përditë, ka anëtarë të familjes, miq të letrës dhe të penës, të dashur, kolegë, ka dhe të panjohur, të tjerë të pakualifikuar në ndonjë stendë të memorjes apo fjalorit. Të tjerë! Imagjinoni. Dhe vjen një trokitje. Një trokitje me zëra në lexim e sipër. Në lexim nga “Poema e ikjes” e poetit Aqif Hysa, në lexim nga “Rapsodi të një poeme arbëreshe” me përshtatjen e Agim Matos, dhe më tej me një lexim të Nokes, Novruz Abilekaj, duke vizituar një “Tempull dashurie” ku natyrshëm “Pushteti i Mitit” me zërin shqip të Faruk Myrtaj kërkon të bëjë ndjesinë e rastit me botën e plotë dhe aktive të Izet Durakut në një qasje jo rastësore (Vijon nga faqja 1) Zürichut në Zvicër, “Kontribute të reja për mësimin e gjuhës amtare dhe të kulturës së prejardhjes”. Nexhat Maloku dhe Nexhmije Mehmetaj do prezantojnë nga projekti i theksuar: “Punë me 6 doracakët e MP në diasporë... Janë gjashtë tekste, doracak për mësues gjuhësh amtare në gjithë kontinentin: Bazat dhe arsyet, Përkrahje e komunikimit gojor, ..e kompetencave ndërkulturore, ... e të shkruarit. ... e të lexuarit në gjuhën e parë, Strategjia dhe teknika të mësuarit. Në historikun e shkollës shqipe në diasporë do shënohet përfundimi i projektit në botimin e 19 teksteve mësimore për tri nivelet mësimore. Projekt me nismëtar mikun tonë të njohur Prof. Dr. Dr. Basil Schader dhe MASHT- së Kosovës me koordinator Nuhi Gashi, i cili fitoj edhe çmimin evropian “Projekt i Shkëlqyer” në Grac të Austrisë me karakter gjithë evropian në konkurrencë prej 66 subjektesh konkurruese nga disa vende me rastin e Ditës së Gjuhëve Evropiane. Këto tekste sipas standardeve dhe strukturës metodike e didaktike bashkohore evropiane e ngritin mësimin në gjuhën shqipe në nivelin krahasuese me gjuhët tjera amtare turke, kroate, polake, hungareze etj. Pritet që të paraqiten me fjalën e tyre përfaqësues nga Ministritë e Arsimit nga të dy vendet tona dhe Mimoza KusariLila, kryetare e Gjakovës. Seanca zyrtare do të drejtohet nga Anila Ferizaj (MAS),

Imagjinoni këtë... të tij me Xhevahir Spahiun, apo dhe me Rexhep Shahun, Vasil Vasilin, e tutje me zërat kurativë të leximit. Këto janë zëra librash. Bota është e plotë. E plotë si një hapësirë aktivitetesh: konflikte dhe tërheqje mes zërave në qasje letrare, seduktivitete, festime me dashuri dhe urrejtje, ngritje dhe ulje mentale, zgjime. Dhe në një zgjim të tillë zërat vetëkuptojnë se këtu në këtë botë, nuk ka dalje, nuk ka rrugë, se të tillat janë shushatur, janë mbyllur, janë gardhuar. Gardhe me zëra. Gardhe me zëra të ardhur nga zërama kulturore e kohës. Këtë zëramë që e kemi pranuar me heshtjen tonë. Këtë zëramë që e kemi ligjëruar me tërheqjen tonë. Imagjinoni! Kjo botë nuk është ajo që keni zgjedhur. Që keni shkruar. Që keni premtuar. Ajo është në një konditë tjetër. Konditë të shthurrur. Hapësirat e saj janë mbushur me mjaft zhurma dhe sharrje, me mjaft ofendime, me mjaft teka dhe tekanosje. Me mjaft paaftësi. Se i paafti ngrihet në majë, se i tilli flet si akademik në konferenca studentësh, kur dihet se ai nuk ka asnjë lidhje me ta. Asnjë lidhje. Dhe hapësirat e asaj bote janë mbushura me plot mashtrime, ofendime, por që duhen në ndonjë rast. Duhen. Imagjinoni! Kjo botë e shthurrur pa një të sharrë të hapur. Pa një të sharrë nga rrënjët! Imagjinoni! Pa një Fishtë. Pa një të tillë të trishtë. Imagjinoni. Një ditë ju hyni më tej në atë botë. Shkriheni vetvetiu për atë botë. Dhe i keni bërë të gjitha lavdet, e keni ngritur në qiell dhe vetëm një herë, vetëm atëherë që ju ndjeheni ndryshe, jeni harruar. Keni mëkatuar?! Dhe një ditë ju depërtoni më tej në hapësirën e panjohur të asaj bote. Dhe gjeni

“Drita”, “Zëri i Rinisë”; e ndoshta dhe zëra të tjerë të flasin me zërama. Zërama që e bëjnë atë botë bosh. Hapësira është si dhe bota e saj boshe, por janë zërat që duket sikur fërshëllejnë vetëm në veshët tuaj. Janë zërat! Imagjinoni dot se ku ju shpien? Ju ndjeni vetëm disa, por jo rrugëtimin e tyre deri tek veshët tuaj. Nuk ua kuptoni destinacionin. Nuk ua kuptoni gjuhën. Ata flasin e flasin. Të panjohurit flasin për botën. Të njohurit për veten. Të gjithë flasin për hapësirën. Flasin për të gjithë aty, për të gjitha gjërat. Flasin mjaft pak për atë që ka ndodhur, mjaft pak për atë që po ndodh, aspak për atë që do të ndodhë. Imagjinoni. Përpara syve të del zëri i Faruk Myrtaj, dhe e kuptoni pse? Del “Ndershmëria vetëm” me kallëzimin së motrës se “Në të vërtetë nuk ishte lojë, ja, po ta them ty motër kësaj dite, pas më shumë se gjysëm shekulli, nuk ishte lojë, as nga ai as nga unë… së paku nga unë jo, nuk gënjen njeriu në ditët e fundit të jetës… Ishte një lloj shakaje, një grishje për të luajtur…”. Dhe përsëri zërat njësojnë Timo Mërkurin, Ardita Jatrun, Petrit Rukan, duke folur për gjëra të njohura e të panjohura për ju. Kur fap detyrimisht qaset Pëllumb Kulla, mes zërave të lënë atje tutje pas oqeanit. Zërat flasin me gjuhën e Kullës, për imoralitetin e botës. Zërat rigajasen me botën. Zëra. Imagjinoni atë botë pa zëra. Imagjinoni. Disa janë maliciozë. Disa të dashur. Disa plot humor. Disa janë mjaft të dhimbshëm. Por mjaft zëra janë zërat kur vijnë në turmë. Zëra që vijnë bashkë. Këto zëra të bëjnë të rishikosh distancën e asaj bote. Imagjinoni kur e rivizitoni atë botë.

Imagjinoni. Imagjinoni zërat e Arqile Gjatës “Në fushën e shahut”, zërat e Grigor Jovanit “kjo botë kështu” ku “Ç’është kjo botë kështu,/ ku njerëzit për Perëndi njohin Gënjeshtrën,/ku vetëm kjo ka vlerë në këtë Fermë të pështirë”. Imagjinoni pastaj tutje Vaid Hyzotin, Roland Gjozën. Imagjinoni Ilirjan Zhupan, imagjinoni zërat që vijnë në disa kohë mëmëdheu nga Agim Shehu. E në këtë mjedis itinerari i zërave ka dhe një emër tjetër. Është zëri që ju fton të vizitoni botën e leximit herë pas here. Aty do të gjeni të kërrusur Iliriana Sulkuqin, që natyrshëm sjell mendimin se zërat kanë vetëm dashuri, pak dhimbje, pak urrejtje. Dhe ndjeni se në atë hapësirë shkojnë pak vetë. Mjaft të tjerë e sjellin atë botë mes lakuriqësive të rrjeteve sociale. Imagjinoni. Sa e ulët ajo botë. Ajo botë lakuriqe! Ajo botë zhgënjyese. Ajo botë pak e rrëndësishme. Tani imagjinoni veten se jeni përsëri atje. Atje tutje mes lakuriqësive të fjalës shqipe. Atje…Zërat dridhen. Gjuha shqipe lëkundet.. ju nuk zgjoheni dot. Ju në fakt jeni zgjuar me sytë ende të mbyllur. Jeni mes zërave si në mitet e Joseph Campbell, që i solli në shqip Myrtaj. Dhe aty zanafillja shkund vetë zërat. Zërat e literaturës. Zërat e literaturës, ato pra zërat, janë gjëra të shoqërisë sonë, ku me shumë arsyetime sekrete në kryet tona, ne mund të dëgjojmë pështjella të folurash rreth të gjithave, rreth hapësirave, botërave, në rrugë të mundësuara. Kudo ku ka zëra të tillë, zëra, natyrisht sado të shuhen, ne ndjejmë se na lartësojnë, na bëjnë të dëgjojmë edhe atë që kemi memezëruar vetvetiu.

Gjakova mikpritëse e Seminarit Nuhi Gashi (MASHT), Diana Qarkaxhija (Gjakovë). Me kumtesa do paraqiten: nga MASH Shqipërisë: Zamira Gjini, Anila Ferizaj, Dr. Albana Tahir, Dr. Merita Koka Karaguni, Prof, Asoc.Dr. Enida Kume Ergisa Bebja. Dr. Jostina Dhimitri, UN- Tiranë, Dr.Blerta Avdia, Tiranë. Nga MASHT e Kosovës: Nuhi Gashi, Shqipe Gashi dhe Arbër Salihu. Ligjërata do mbajnë edhe Prof. dr. Anton Nikë Berisha (UN i Kozencës-Itali) “Funksioni identitar i letërsisë...”, Driton Kajtazi ( ISEAL Lozanë),Prof. dr. Naxhi Selimi (SHLP –Zvicër), Mirela Xoxi-Duka (CH), Nga Greqia: Aurela Konduri, Arian Polisi, Merita Imeri dhe Eva Paloka. Aida Haziri dhe Anila Kadija ( Londër), Marinela Qytyku (Samaticë). Krahas ligjëratave trajnuese nga ekspert nga lëmi i didaktikës e metodikës në mësimdhënie, në seminar do këmbehen përvoja nga praktika mësimore mes mësuesve vendesh të ndryshme, njohja me rrethanat specifike të mësimit shqip, njohja me format e reja të mësimdhënies bazuar në arritjet elektronike e teknologjike, promovime tekstesh me autor mësuesit krijues. Krahas seminarit tradicional në vendlindje, tani disa vjet me radhë në disa

vende po mbahen edhe seminare trajnuese rajonale si në Greqi, Kroaci, Itali, Austri, Zvicër etj. të përkrahura na MASHTKos dhe Ministria e Diasporës, kurse jo edhe nga MA e Shqipërisë si bartëse kryesore e detyrimeve ndaj mërgatës shqiptare. Premtimet boshe për ndihmë në financimin e Mësimit Plotësues në Diasporë nga kjo ministri, seminareve të më parme, janë vetëm zhgënjim i hidhur për nxënësin e gjuhën shqipe. Shumica e këtyre seminare u përkrahen nga afarist e veprimtarë patriot që punojnë për ruajtjen e qenies kombëtare aty ku asimilimi vepron pamëshirshëm. Këto seminare janë shembuj e përvojë edhe për vendet tjera, se si duhet shkëmbyer përvojat në mësimdhënie, aktivitete kulturore, qëndrim ndaj shkollës shqipe, ndaj integrimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në formimin e plotë të personalitet duke e ruajtur identitetin kombëtar. Nga vende të ndryshme do duhej të kemi Werkshope-punëtori nga puna me materialet mësimore, nga faqet e internetit pranë Drejtorive të Mësimit, këndeve kulturore e sportive, nga sukseset e talenteve nga radhët e fëmijëve shqiptarë, e tjerë, krejt kjo në shërbim të pasurimit të përvojës profesionale nga vende të ndryshme ku shumëkultura tani është

një realitet pozitiv, si dhe në pasurimin e konceptit të seminarit. Mes dy seminareve shkolla shqiptare mbeti pa disa figurat e njohura që dhanë ndihmë të madhe në zhvillimin e saj, Prof. Dr. Musa Kraja, drejtor i Akademisë Shqiptare të Edukimit, autor i shumë teksteve didaktike e metodike, ligjërues në shumë seminare; Arif Demolli, shkrimtar, autor dhe koordinator tekstesh mësimore, ligjërues në disa seminareve dhe Dashamir Zaqe, mësues e veprimtar i dalluar në Greqi e Shqipëri. Mësuesit në diasporë shpresojnë se Ministritë tona do jenë në vijën e strategjisë kombëtare në përkujdesje ndaj mësimit shqip në diasporë, si gjymtyrë e trupit kombëtar. Deri tani nuk mund të jemi të kënaqur nëse vetëm 5% apo më pak nxënës shqiptarë mësojnë të lexojnë e shkruajnë shqip, kur dihet se shumica absolute e mësueseve nuk kanë paga të rregullta, disa paguhen vullnetarisht nga prindërit, disa punojnë falas. Është urgjente dora e shteteve tona në financimin e mësimit shqip në mërgatë pa marr parasysh çmimin. Veçan duhet dhen dora mësuesve në Greqi e Itali. Kjo po zvarritet me vite, kurse çmimin do e paguaj kombi me humbjen bijve e bijave të tij.


7 Nr. 80 - Gusht 2017 Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues - Përshëndetje! Duke të falënderuar për këtë bisedë, dëshiroj së pari t’i njohim lexuesit, se kush është Vjollca Lubonja (Thimo), familja e saj e origjinës, fëmijëria dhe shkollimi … Pra, a mund të na tregoni diçka, të përmbledhur nga ato vite? - Përshëndetje, prof. Gecaj dhe faleminderit për këtë bisedë miqësore! Do mundohem që ta rikujtoj, sa më shkurt, atë pjesë të jetës, që fillon nga lindja e deri në adoleshencë… Vij nga një familje korçare, si nga mamaja, ashtu dhe nga babai, të vendosur në Tiranë pas luftës për çlirimin e Atdheut. Kam lindur në Tiranë, më 2 gusht 1955. Mbarova filloren dhe 8-vjeçaren te shkolla “10 Korriku”, diku aty, ku sot ndodhet shkolla e mesme “Sinan Tafaj”. Ishte një ndërtesë e vjetër dykatëshe, por me nje ekip mësuesish të mrekullueshëm. Sot, si njohëse e psiko-didaktikës dhe e metodikës, e them me bindje, se mësuesit e mi ishin specialistë shumë të përgatitur nga ana shkencore dhe pedagogjike. Që e vogël, kam qenë një lexuese shumë e mirë, nxitur kjo, kryesisht, nga babai im, i cili nuk kursente asnjëherë të na blinte libra. Ne trashëguam një bibliotekë relativisht të pasur. Shkollën e mesme e nisa te Gjimnazi “Sami Frashëri”, ku mbarova vitin e parë, me rezultate shumë të mira. Por një dashuri e brendshme për kulturën dhe gjuhën frënge më bëri që ta rinis vitin e parë te shkolla e mesme e gjuhëve të huaja, “Asim Vokshi”, Tiranë. Kështu, më 1974 mbarova të mesmen për frëngjisht. Meqenëse rrezultatet e mia ishin shumë të mira, kalova në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në degën për mësuesi. - Pas kryerjes së shkollës së lartë, ku e nise detyrën si mësuese e gjuhës frënge dhe çfarë mbresash a kujtmesh ruan nga ajo kohë? - Me mbarimin e shkollës së lartë, me diplomë të cilësuar “mësuese e shkollës së mesme”, mua më emëruan në Mirditë, më saktësisht, në qytetin e vogël të Rubikut, që shtrihej përgjatë lumit të Fanit, në një shpat mali me akacje dhe pisha dhe, për kundruall, kishte një mal tjetër krejt të zhveshur. Aty ndodhej shkolla e mesme, “Teknikum”, kryesisht me nxënës nga zonat e Veriut të Shqipërisë, që mësonin në degët profesionale: gjeologji-miniera, metalurgji dhe bujqësore. Dua të theksoj se për mua, si vajzë nga Tirana, nuk ishte e lehtë të mësohesha larg familjes, në një qytet të vogël dhe me njerëz, që ndryshonin si nga zakonet, veshjet, por edhe nga gjuha e tyre dialektore. Përjashto një grusht njerëzish, për të cilët nuk kam pasur dhe nuk ruaj asnjë respekt, ku do të përmendja dhe drejtorin e shkollës sime, një injorant dhe fodull, i cili kompleksohej nga origjina e tij provinciale dhe paaftësia, mund të them me bindje se unë i desha shumë nxënësit e mi, po ashtu edhe atë qytet të vogël. Teknikumi ndodhej në një pikë që binte në sy, por, prej andej, edhe ne mund të shtrinim vështrimin përgjatë lumit, për ta parë Uzinën, që shënonte “sinorin” hyrës në Rubik dhe urën e Fanit, në skajin tjetër, që na kalonte përtej, në drejtim të Rrëshenit, qendra e Mirditës. Katër vjet e gjysmë punë, mësuese në Rubik, më dhanë shumë shprehi të shëndetshme për jetën, më bënë t’i njoh mirë njerëzit, por edhe veten. Punoja shumë, paradite në klasë, mbasdite organizoja konsultime me nxënësit konviktorë. Isha shumë e hapur me vajzat, që kërkonin të modelonin flokët ose të qepnin ndonjë fustan, duke dashur të më imitonin. Më shihnin si një shoqe, mike, ndoshta edhe si një motër më e madhe (kisha vetëm 3-5 vjet diferencë moshe me to). Klasa ime kujdestari ishte me nxënës të bujqësores. Ata vinin kryesisht nga fshati dhe nga familje që kishin vështirësi ekonomike. Këtë e kuptoja nga veshjet e tyre, nga buka që hanin në pushim të madh (nëse kishin marrë me vete) dhe kjo mua më lëndonte pa masë. Por ata kishin një pasuri shumë të madhe, buzëqeshjen, që ua ndriste sytë dhe mirënjohjen, që dinin ta përcillnin aq bukur: Më sillnin lule nga mali dhe kjo më lumturonte. E them me mburrje se, në ato 4-5 vjet, mësuse e gjuhës frënge, pata edhe nxënës të dalluar. Për nga arritjet në gjuhën frënge, ata

“PASIONI IM PËR MËSIMDHËNIE KA QENË PËRHERË BRENDA MEJE...”

- Bisedë me Dr.Vjollca Lubonjën, mësuese e pedagoge, autore dhe botuese librash dekorova nga Presidenti me Urdhërin “Naim Frashëri”, me motivacion: “Në respekt dhe nderim të punës së përkushtuar dhe kontributit të çmuar, në fushën e mësimdhënies së gjuhës frënge, të përkthimeve, si dhe në hartimin dhe përgatitjen profesionale të teksteve bashkëkohore të gjuhëve të huaja sipas standardeve më të përparuara të Bashkimit Europian”. Ky është vlerësimi shpirtëror më i madh që më është bërë dhe, me këtë rast, dua të falënderoj nismëtaren znj. Ermira Pirdeni, presidente e shoqatës ASAG, me të cilën bashkëpunoj prej dy vjetësh, dhe Presidentin e Republikës, z. Bujar Nishani, i cili e mirëpriti dhe e vlerësoi kandidaturën time për dekorim.

Buqetë me lule të freskëta, për mësuese e pedagoge Vjollcën… (Tiranë, 7 Mars 2017) do ishin mburrje edhe për vetë Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë… Sot ndiej kënaqësi, kur mësoj se janë bërë kuadro dhe familjarë të mirë. Kjo ma përligj edhe kërkesën e fortë që kam pasur ndaj tyre, për të mësuar shumë dhe për t’u vlerësuar me meritë. - Sa të shërbeu ajo periudhë pune, mësuese në Rubik, për vitet në vazhdim, kur u caktove redaktore shkencore e teksteve të gjuhës frënge? - Para se të merrja emërimin, më 1984, në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, dua t’ju tregoj se si u përfshiva në reformën për hartimin e teksteve të gjuhës frënge. Një kontroll i MAK-së, i asaj kohe, “zbarkoi” në Mirditë dhe, nga vëzhgimet në orë mësimi, di që më kishin piketuar për të më përfshirë me tekstet shkollore, bashkautore për tekstet e reja, të nisura që nga viti 1982. E pranova këtë punë si një detyrë me shumë përgjegjësi, por edhe si e vetjma mënyrë për t’u afruar në Tiranë. Kam punuar shumë, por kam pasur një ndihmesë të madhe nga ish-redaktori i teksteve të gjuhës frënge, pranë SHBLSH-së, i ndjeri Vangjush Vinçani. Ishte një shkollë e vërtetë për mua, dy vjet punë krijuese, intensive. Kur prof. V. Vinçani doli në pension më 1984, u rekomandoi eprorëve në MAK-së dhe të SHBLSH-së kanditaturën time si person i përshtatshëm për vijueshmërinë e punës. Kjo shënoi edhe fillimin tim të punës në SHBLSH. Deri atëhere kisha bashkautorësi në 8 libra, ku isha autore e parë. Nga 1984-2003, kam punuar redaktore shkencore për tekstet e gjuhës frënge dhe italiane. Ndërkohë, vazhdoja me autorësi dhe bashkautorësi me disa botime shkollore, rreth 17 tekste të arsmit parauniversitar. Të punoje në SHBLSH, bëheshe specialist për shumë profile dhe specialitete. Unë pata fatin të punoja gjatë, të mësoja shumë dhe të vlerësohesha për punën e kryer. Kështu, jam nderuar me “fletënderi” nga organe dhe struktura të ndryshme të asaj kohe, si dhe jam dekoruar nga Presidenti i Republikës, më 19891990, me Urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit III. Po kështu, me rastin e 7 Marsit 2017, u

- Cila ka qenë praktika e ndjekur për të provuar efektshmërinë e teksteve të reja dhe a ju ka rezultuar se nxënësit e moshave parauniversitare kanë dhuntinë e gjuhëve të huaja? - Për testimin e efektshmërisë së teksteve të reja “maket” ka pasur pyetësorë për nxënësit dhe mësuesit. Organizoheshin konsulta me bazë të gjerë, me mësues dhe inspektorë të gjuhëve të huaja nëpër rrethe dhe në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Pedagogjike, të asaj periudhe. Një formë tjetër shumë e efektshme ishte dhe ndjekja në klasë e mbarëvajtjes së librit, si nga autorët mësues, të cilët detyrimisht duhet të mbanin shënime për çdo temë, rubrikë dhee ushtrim, ashtu dhe nga vetë redaktorët. Unë, personalisht, për 4 vjet eksperimentova librat e mi me nxënësit e fillores dhe kjo më shërbeu shumë për vazhdimësinë e punës hartuese. Preka “terrenin”, njoha zhvillimet psikomotore të kësaj grupmoshe dhe interesat e tyre. Dhe, për ta lidhur këtë gjë me politikat e sotme në hartimin e teksteve shkollorë, e them me bindje se, atëherë, përgjegjësia dhe përmbajtja ishin shumë lart, krahasuar me kushtet dhe kohën. Sot, ka mjaft hallka, fatkeqësisht të kapërcyera, ka përfshirje të njerëzve jokopententë etj.. Të gjitha këto dhe shumë defekte të tjera, kanë sjellë sot, në shkollë, libra të dobët. Për pjesën e dytë të pyetjes, mund t’u

them se, tashmë, njihet edhe nga të huajt që shqiptarët kanë dhuntinë e gjuhëve të huaja. Kjo ka qenë e spikatur që para ‘90-ës, kur shumë shqiptarë dinin të flisnin italisht, vetëm nga TV-ja ose radio. Gjuhët e huaja nëpër shkolla janë quajtur si dritare qytetërimi dhe janë vlerësuar shumë si nga prindërit, ashtu dhe nga nxënësit. Madje sot, në ballafaqimin me botën, me kërkesat në rritje për shkollim, punësim dhe lëvizje të lirë, ndjeshmëria dhe interesi për gjuhët e huaja është shumë i spikatur. Gjuhët e huaja do mbeten përparësi për ne shqiptarët edhe për vetë të ardhmen e drejtimit turistik të ekonomisë. - Për t’u aftësuar më tej, në detyrën tuaj si

redaktore dhe si autore, a keni ndjekur kurse pedagogjike në Francë?…Si dhe sa të kanë vlejtur ato? - Një ndër të metat e atij sistemi, që lamë pas, ishte mbyllja e rrugëve virtuale dhe reale, për t’u njohur me të rejat nga bota, si në fushën e arsimit, të botimeve etj. Duke punuar me librat dhe duke pasur edhe profilin e autores, redaktores së gjuhës frënge, kam pasur më shumë mundësi, për t’i njohur arritjet në fushën e metodikave. Një burim i mirë informimi ka qenë për mua edhe radioja, stacioni “Montekarlo”, që e kam ndjekur rregullisht, deri më 1990, sigurisht fshahtas. Pas këtij viti, me ardhjen e demokracisë, shanset për informim u shtuan, kontaktet dhe literatura u bënë të mundura. Kështu, kam marrë pjesë në shumë veprimtari ndërkombëtare dhe kombëtare për arsimin dhe botimet shkollore duke përfaqësuar Shqipërinë në disa veprimtari si: kolokuiume, seminare, takime ekspertësh, në Finlandë, Poloni, Austri, Francë etj. Në vitet 1993-2003, kam ndjekur në qytetin Bezançon të Francës, te Qendra e Gjuhëve të Aplikuara (CLA), kurse specializimi njëmujore, në fushën e gjuhësisë, qytetërimit dhe të metodikave. Si kurorëzim i punës sime studimore, në fushën e kurrikulës, fitova titullin “Doktore e shkencave metodike”, më 1999. - Ti ke qenë dhe pedagoge e jashtme, për gjuhën frënge, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe atë të Gjuhëve të Huaja… Cili ishte dallimi kryesor për mësimdhënien, në raport me atë në shkollat e nivelit më të ulët? - Pasioni im për mësimdhënie ka qenë përherë brenda meje. Më 2003-2007, kam pasur ngarkesë të plotë orësh për gjuhën frënge, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe për rreth 1 vit edhe në departametin e gjuhës frënge, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Kjo periudhë ka lënë shumë mbresa tek unë dhe e vlerësoj mjaft, pasi kurorëzoi gjithë njohuritë e mia në mësimdhënie, që nga fillorja, ku nisën eksperimentimet me tekstet e reja, në vitet 1984-1988; në ciklin e lartë të 9-vjeçares, 1988-1990; në shkollë të mesme (vitet e punës në Rubik, 1978-1982) dhe, së fundi, vitet si pedagoge e jashtme (2003-2006). Mendoj se në shkollën e lartë, pavarësisht niveleve të ndryshme të njohurive, në të cilat mbërrijnë në universitet nxënësit nga shkolla e mesme, puna kryesore e pedagogut është t’u mësojë teknikën e studimit dhe hulumtimit në literaturë profesionale. Rigoroziteti i punës së pavarur, me përkthimin e literaturës profesionale, duhet të jetë drejtimi që duhet t’u japë pedagogu studentëve, si dhe një rikujtesë e risistemim i shprehive të komunikimit të rrjedhshëm dhe me nivel. Krahasur me mësimdhënien në arsimin parauniversitar dhe sidomos me fëmijët e fillores, them se vështirësia më e madhe qendron puna me këtë cikël, kur fillon të krijosh koncepte dhe shprehi gjuhësore, pra “ndërton”. Çdo dështim lidhet me ty, si mësues, jo me nxënësit. Ndaj i kushtoj shumë rëndësi metodës, që përdoret në klasë, e cila duhet të zgjidhet me shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi, nga vetë mësuesi i lëndës dhe nga askush tjetër. (Vijon në faqen 9)


8 Nr. 80 - gusht 2017

Integrimi i vonuar i Ballkanit në Bashkimin Europian Viktor Merkuri

N

ë vitin 2003, vendeve të Ballkanit iu ishte thënë se e ardhmja e tyre ishte brenda BE-së. Megjithatë, deri më sot shpresat e Shqipëris, Bosnjes, Serbis, Kosovës, Maqedonis dhe Malit të Zi janë po aq të zbehta. Të lodhur nga rreshtat e pafundme të problematikave politike të Ballkanit, dhe të “djegur” nga ajo që më vonë u konsiderua si hyrje e parakohshme e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE në vitin 2007, Brukseli duket se ka pak dëshirë të zgjeruojë klubin më tej, veçanërisht pasi Brexit i detyron ata tashmë të menaxhojnë tkurrjen e komunitetit. Dikush do pyeste, a kemi një sot një figurë të pastër se cfarë dhe si është Ballkani sot? Pak kohë më para ministri i jashtëm i Rusisë ka akuzuar zyrtarët perëndimorë për promovimin e një Shqipërie të Madhe. Mali i Zi pretendon se Rusia ishte pas një përpjekjeje për grusht shteti në nëntor të vitit të kaluar me qëllim zvarritjen e pranimit të saj në NATO. Serbia ka sulmuar presidentin e Kosovës duke sugjeruar se vendi i tij i çmilitarizuar mund të formojë një ushtri të re, dhe Maqedonia shprehu sulme kundër Kosovës dhe Shqipërisë për ndërhyrje në punët e saj të brendshme. Sot gjashtë vende të Ballknit janë vende kandidate për anëtarësim në BE. Një hyrje e mundshme si vende komunitare do të detyronte elitat e korruptuara të rajonit të ballkanit të lejonin lirinë e medias, forcimin e sundimit të ligjit dhe liberalizimin e ekonomisë së tyre, duke zbehur kështu fuqitë e tyre të patronazhit. Pak prej udheheqësve duan të bëjnë ndonjë prej tyre. Vendeve të ballkanit i mungojnë burokracitë e forta që mund të nxisin ndryshime. Nga gjashtë prej vendeve kandidate, vetëm Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar zyrtarisht bisedimet e aderimit. Shqipëria shpreson ti nisi së shpejti, Maqedonia është penguar nga mosmarrëveshja e saj me Greqinë rreth emrit, Bosnja është e zhytur në grindjet ndëretnike dhe Kosova as nuk është njohur nga pesë anëtarë të BE. Viti i kaluar na ka dhënë disa momente të hidhura brenda rajonit duke kujtuar krizën politike në Maqedoni që sipas sic u konsiderua më vonë, nuk u bë pa ndihmën e provokatorëve në mediat ruse e cila kërcënoi të përhapet në dhunë dhe tensione midis Serbisë dhe Kosovës. Megjithëse BE mbetet angazhuar në mënyrë nominale për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, vrulli i këtij projekti është ngadalësuar gjatë viteve të fundit. Të ndërgjegjshëm për rritjen e ndjenjës anti-BE në shumë shtete anëtare, zyrtarët dhe politikanët e Brukselit janë ngurruar të mbrojnë zgjerimin e mëtejshëm. Bisedimet

zyrtare mbi integrimin e Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës dhe Maqedonisë ende nuk kanë filluar. Ndërkohë, deklaratat e BE-së për rajonin janë rritur gjithnjë e më shumë, dhe Brukseli ka lënë jashtë vlerësimin e ardhshëm të përparimit të rajonit deri në vitin 2018. Si pasojë, qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor po ndjehen gjithnjë e më pak të sigurtë se vendet e tyre do të jenë ndonjëherë anëtare të BE-së. Ndërsa BE duket se po ulë aktivitetin e saj në Ballkan, Rusia është bërë gjithnjë e më aktive. Përmes ndihmës ekonomike, mbështetjes diplomatike dhe komunikimit të pikasur, vëzhguesit perëndimorë, pohojnë se Moska ka kërkuar të kthejë opinionin publik dhe elitar kundër integrimit euroatlantik. Qëllimi i këtyre përpjekjeve është të dobësojë mbështetjen për demokracinë dhe integrimin me Perëndimin dhe të përforcojë idenë që popujt ortodoks sllavë të Ballkanit duhet të identifikohen me “botën ruse” që Moska kërkon të ndërtojë rreth kufijve të saj. Dikur Ëinston Churchill ishte shprehur se “Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë”, dhe ndërkohë është po ai rajon në të cilin zë vend më shumë se cdo tjetër shprehja se duhet të dish të shkuarën, për të kuptuar të tashmen. Luftërat ballkanike të viteve 90’ vazhdojnë ende të jenë kapitulli më i errët në historinë e Europës së pas Luftës së Ftohtë. Më shumë se 130,000 njerëz ngelën të vdekur, dhe miliona u zhvendosën në konfliktet që përfshinë Bosnjën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë dhe shkurtimisht Slloveninë. Luftimet ndaluan falë një sërë iniciativash diplomatike dhe ushtarake të cilat përfshinin një fushatë bombarduese të NATO-s që në vitin 1999 e cila ndihmoi në dhënien fund të luftës në Kosovë. Me përfundimin e konflikteve, qeveritë perëndimore u përpoqën t’i inkurajonin shtetet e rajonit që të lehtësonin ndarjet e tyre etnike përmes një programi reformash ekonomike dhe politike, me qëllim ecjen e tyre përpara duke zhvilluar perspektivën e integrimit të tyre më të thellë në komunitetin euroatlantik. Kjo strategji arriti sukses të madhë në rastet e Kroacisë dhe Sllovenisë, të cilat u bashkuan me BEnë në vitin 2004 dhe 2013, dhe sot janë demokraci të qëndrueshme me klasa të forta të mesme. Megjithatë, në anën Jugore të Europës, ujdia që shtrihet në zemrën e strategjisë europiane duket se po dështon. Kryesisht gjatë viteve të fundit, BE-ja ka qenë shumë e preokupuar me sfidat e veta, duke filluar nga kriza ekonomike e vitit 2008, krizën e emigrantëve, si dhe një rritja e nacionalizmit populist. Sfida të cilat e bënin gati të pamundur mbajtjen e presionit mbi shtetet e Ballkanit Perëndimor me qëllim reformimin e

tyre. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara, u ndanë nga rajoni kryesisht pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, duke preferuar të transferojnë “pjesën tjetër të punës” tek Brukseli. Kjo është shqetësuese për shkak se problemet strukturore në rrënjët e kolapsit të përgjakshëm të Jugosllavisë ende nuk janë rekuperuar. Pakënaqësitë e lidhura me konfliktet e viteve 1990 ndodhen ende afër sipërfaqes. Mes këtyre sfidave strukturore është gjithashtu edhe mospërputhja midis kufijve të rajonit dhe vendndodhjeve të popullsive të saj etnike, veçanërisht mes popullsis etnike shqiptare dhe serbe. Iredentizmi serb, ose besimi se kufijtë e ish-Jugosllavisë duhet të rishikohen në mënyrë që të gjithë serbët të jenë të bashkuar në një shtet të vetëm, ishte një shkak i madh i luftrave të viteve 1990. Kjo dëshirë vazhdon të jetë po aq e rrezikshme edhe sot, bashkimi i të gjithë serbëve në një shtet të vetëm do të kërkonte ndarjen e disa shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qeveritë dhe popullatat jo-serbe do mund të rezistonin me forcë nëse ishte e nevojshme. Ndërkohë, grupet etnike të cilat përbënin shumicën në shtetet me pakica serbe, mund të marrin mbështetje popullore duke nxitur ndjenja anti-serbe, duke kontribuar në një cikël të egër nacionalist. Nga ana tjetër shohim gjithashtu edhe popullsinë etnike shqiptare jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni, ku përbëjnë respektivisht rreth 90 dhe 25 përqind të popullsisë. Aktivizmi i tyre politik është më pak shpërthyes sesa ai i serbëve në Bosnje dhe Kosovë, por ende ka pasur efekte të rëndësishme. Pas zgjedhjeve parlamentare të Maqedonisë në dhjetor të 2016-ës, u pa se ajo nuk arriti të prodhojë një shumicë për asnjë parti, si shembull, qeveria shqiptare ndërmjetësoi një marrëveshje midis tre partive etnike shqiptare të Maqedonisë, pjesë e marrëveshjes ishte se partitë vendosën të marrin pjesë në koalicionin qeverisës vetëm nëse atyre u jepej një numër koncesionesh të orientuara etnikisht - mes tyre, një rishikim kushtetues që do ta bënte gjuhën shqiptare një gjuhë zyrtare në të gjithë Maqedoninë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sugjeroi që “shqiptarët në Maqedoni duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e tyre”. Kur tensione të tilla etnike përshkallëzohen brenda një shteti, ato mund të japin pasoja përtej kufijve, veçanërisht kur politikanë i manipulojnë ato për qëllimet e tyre. Mospërputhja mes kufijve dhe popullatave etnike vështirë se është një problem i ri në Ballkan. Fakti që ai është bërë më i rëndësishëm kohët e fundit ka shumë të bëjë me zgjedhjet politike nga ana e udhëheqësve të rajonit, të cilët kanë kërkuar të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të larguar vëmendjen nga problemet politike

dhe ekonomike të vendeve të tyre, si dhe dyshimet e qytetarëve të tyre për perspektivën e integrimit në BE. Nuk është rastësi që nacionalizmi etnik ka qenë në rritje në të gjithë Ballkanin që nga fillesat e krizës ekonomike të vitit 2008, ndërkohë që shtigjet e shteteve të rajonit për anëtarësim në BE janë bërë gjithnjë e më të tensionara. Shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor kanë probleme serioze ekonomike. Papunësia, sidomos mes të rinjve, është ndoshta problemi kryesorë: 68 përqind e të rinjve të Bosnjës janë të papunë, siç janë 58 përqind në Kosovë, 50 përqind në Maqedoni, 41 përqind në Serbi, 17 përqind në Slloveni dhe 15 përqind në Shqipëri. Me kaq pak mundësi në vendin e tyre, të rinjtë po lëvizin jashtë vendit, duke përkeqësuar perspektivat afatgjata ekonomike të rajonit. Ata që mbeten pas shpesh janë të zhgënjyer dhe të zemëruar. Për gati dy dekada, Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor, megjithatë, angazhimi i rajonit me perëndimin ka dështuar kryesisht në përmirësimin e jetës së përditshme të shumicës së banorëve. Për shumicën e njërëzve në rajon, anëtarësimi në BE duket i largët dhe madje i paaritshëm, dhe së bashku me pakicat etnike dhe shtetet fqinje, Europa është bërë një kurban i përshtatshëm për politikanët që kërkojnë të shmangin fajin për krizën dhe problemet e shumta në rajonin e tyre. Megjithatë, anëtarësimi në BE mbetet mënyra më e mirë për të promovuar reformën dhe bashkëpunimin në rajon. BE bazohet në parimet e sovranitetit të bashkuar dhe të kufijve të hapur. Siç e kishin kuptuar themeluesit e BE-së, ky model përfaqëson shpresën më të mirë për tejkalimin e frikës dhe urrejtjes që e çoi Europën në përgjysmimin e vetes se saj dy herë gjatë shekullit të XX dhe që akoma dhe sot e dëmton Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, anëtarët aspirantë duhet të përmbushin standardet e BE mbi qeverisjen demokratike, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut (duke përfshirë këtu edhe të drejtat e pakicave) dhe politikat ekonomike të orientuara drejt tregut, të njohura ndryshe dhe si Kriteret e Kopenhagenit. Përmbushja e këtyre kushteve dhe anëtarësimi në BE do t’i ndihmonte shtetet e Ballkanit të mbrohen kundër paqëndrueshmëris në anën juglindore të Europës. Betejat e Ballkanit Perëndimor me menaxhimin e flukseve të migracionit dhe kundërshtimin e radikalizimit xhihadist kanë bërë tashmë shtetet e BE-së më pak të sigurta. Rreziku i një krize më të madhe që rrjedh nga një kombinim toksik i nacionalizmit, korrupsionit dhe ndërhyrjes ruse është edhe më shqetësues.


9 Nr. 80 - Gusht 2017

Kur feston ditëlindjen muzikanti Adham Prifti Dr. Fatmir Terziu

P

ërtej tastierës, thjeshtësisë, kulturës, profesionalizmit që e trashëgon që nga Akademia e Arteve, për muzikantin e talentuar dhe me mjaft pasion e përvojë, Adham Prifti, shkon urimi i një nate festive të thjeshtë në ambientet e “Vila Ronel” për ditëlindjen e tij. Dhe ditëlindja mes timbrit të muzikës dhe tortës me pentagrame dhe simbolikën e pianos nga restauranti dhe pronarët e tij Valbona dhe Neritan Çela kapërcen kufijtë e rrjetit social, ku dhjetra e dhjetra urime bashkojnë gjeografinë e një itinerari nga Durrësi në Burrel në këtë pikë ku Grinuiçi ndan botën në dy pjesë të barabarta. Londra që ka kohë që dëgjon muzikën e tij, ka kohë që ndjen dhe lëvizjen e ndjeshme të gishtave të tij në tastierë, duke na dhënë mjaft hare, gëzim dhe mbi të gjitha kulturë. Adham Prifti që kohë më parë ka tentuar mrekullisht me këngën “Të lutem më merr…”, ku një këngëtare simpatike, Elona Vucaj, natyrisht të bën për vete me zërin e saj tipologjik dhe ku teksti i Lola Babit të entuziazmon, natyrisht edhe pse në një mjedis të ngarkuar sikurse është Londra, përditë e më shumë synon të shkarkojë tërë profesionalizmin e tij mes angazhimit jetik dhe vetë muzikës, jo thjesht si pasion dhe profesion, por dhe si një angazhim jetik e përkushtim për komunitetin shqiptar në Londër e më gjerë. Në një natë të tillë festive të ditëlindjes së tij, Adham Prifti, prek urimet e tërë stafit të “Vila Ronel”, kolegëve dhe këngëtarëve të apasionuar si Abedin Zenuni, ish studentëve të tij si Zaho Karzi, që e uron “u bëfsh 100 vjeç i nderuar Profesor…”, Irena Dedaj, një tjetër studente me urimin

e saj nga zemra, Goni Beqiraj që uron 100 vite të lumtura, me nipër e mbesa e fëmijët, Llokman Hoxha, Jenny Jeni Mekshi që shkruan “Shume urime për ty, shumë urime për çiftin Adham & Suzana Prifti … Qofshit gjithmonë të lumtur shëndet e jetë”, Vera Braka Saliaj, Akile Shullani, Enida Bozheku e mjaft të tjerë, që nga SHBA me shkrimtarin Pandeli Pierre Simsia, Vjollca Cubi, Lefter Ballabani, Nexhmie Shullani Haxhiu, Aqif Neli, Hysen Ruspi, Hysni Alushi etj… etj … Muzikanti dhe kompozitori Adham Prifti, është tashmë një nga rrezatuesit e kulturës komunitare, një nga personat që

shfaq mes tërë dimensionit njerëzor dhe atë që të bën ta ndjekësh dhe ti përkushtohesh përzemërsisht. Është i tillë në bisedë, kur flasim për poetin dhe njeriun e tij, mikun tim Ilirian Zhupa, është dhe kur ne ndërrojmë temë dhe jeta e biseda na shpien majëtorbthi rrugëve të emigrimit. Është po aq i freskët në memorje kur pikëtakohemi rrugës kryesore të Burrelit të djeshëm, ku Shtëpia e Pionierit, dihaste melosin e timbrin e muzikës dhe peofesionalizmit të tij. Dhe normalisht muzikanti ka në ndjenjë e sipër edhe atë që shenjohet mes rifreskimit kulturor. Ndërsa më 2 Dhjetor 1970,

inagurohej Shtëpia e Pionierit në Peshkopi, Burreli do të duhej të mbante shpresat e veta në atë similaritet, ato shpresa që për disa vite i ndezi dhe I bëri plot pasion e realitet Adham Prifti. Frymëzimi që i dha Mati me shtrirjen e tij në pjesën qëndrore të Shqipërisë, me malin e Dejës, zbritjen në Qafë-Murrë dhe ngjitjet nëpër majat e maleve të Balgjajt, që rradhiten në drejtim të jugut, për të zbritur në Qafë të Buallit, pastaj me në jug me malësinë e Martaneshit duke u ndarë nga rrethi i Dibrës dhe Bulqizës, e bëri artistin e pazëshëm dhe tejet pasionat, Adham prifti të mbetej një model, një durimtar me vetë dallgëprodhuesit e kohërave. Qyteti i Burrelit me në një distancë prej 93 km nga Tirana dhe kilometrat e tjerë nga Durrësi e bënë jo pak të vështirë fillesën e artistit të muzikës, por i dhanë atij akoma më shumë forcë dhe përkushtim. Qyteti i vendosur mbi pllajë të rrafshët me lartësi 320 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga male, kjo zonë që ka qënë e banuar që në kohë lë lashta ishte dhe mbeti memorje dhe jetë më vete për Adham Priftin. Kështu kjo zonë që mendohet si qëndër e banuar që në Shek e VIII B.C., që dëshmi për këtë fakt janë zbulimi i tumave, dhe që janë 54 të tilla në gjithë rrethin e Matit, të cilat gjënden në perëndim dhe veri perëndim të Burrelit, natyrisht në këtë festim familjar dhe miqësor të ditëlindjes së tij ka më shumë urime të largëta e të strukura në memorje se sa ato që shpërthejnë e vijnë vrullshëm mes kokrizave digjitale deri në Metropolin Britanik. Dhe kështu sa gjeografikisht, aq dhe miqësisht urimi pikëtakon muzikantin shqiptar, Adham Prifti përtej aritmetikës së moshës, tek urimi rinor dhe jetëgjatë. Gëzuar!

“PASIONI IM PËR MËSIMDHËNIE KA QENË PËRHERË BRENDA MEJE...” (Vijon nga faqja 8)

- Që nga viti 2006, je administratore e Shtëpisë Botuese “Elve”. Cila është përvoja kryesore e këtyre viteve, sidomos në fushën e botimeve të ndryshme? - Shpërbërja e SHBLSH-së, më 2003, më la pa punë, për rreth 3 vjet, përjashto orët në fakultet, si pedagoge e jashtme. Më 2006, kur u shpall “Refaroma e Altertekstit”, që për mua është reforma më e sukseshme në arsim në këto 27 vjet dhe një nga reformat më të mira të zhvilluara në vend, ndërmora një hap të guximshëm, duke ngritur strukturat e një shtëpie botuese, e cila u formësua ndër vite. Kështu, nga viti në vit, arritëm të jemi të pranishëm në shkollë me linjën e plotë për gjuhën frënge, nga klasa III fillore e deri në klasën XII; për gjuhën italiane, nga klasa III fillore e deri në klasën IX; për gjuhën angleze, vetëm për klasën III-IV fillore dhe për klasën X e XII të shkollës së mesme. Mosrealizimi i linjave të plota për gjuhët e tjera nuk erdhi nga neglizhimi ynë si Shtëpi Botuese ose nga mosprofesionalizmi i autorëve të zgjedhur, por si pasojë e bllokimit që MAS-i u bëri metodikave me autorë shqiptarë, për të importuar libra të huaj. Për mua këto politika janë kryekëput të dëmshme si për ekonominë, ashtu dhe për edukimin. Këtë temë e kam trajtuar gjerësisht në median e shkruar dhe elektronike, sa herë që më është dhënë rasti, duke shprehur me përgjegjësi mosdakortësinë time, mbështetur në gjithë përvojën e vendeve të tjera europiane, të cilave kërkojmë t’u ngjajmë. - A ka botuar Shtëpia Botuese “ELVE” libra të fushave të larmishme? Po ju, a keni autorësi të tjera, përveç metodikave të gjuhës

edhe në 14 libra shkollorë të tjerë, si dhe jam autore e vetme në 9 botime të reja kurrikulare dhe ekstrakurrikulare. Kam botuar edhe disa përkthime nga letërsia për fëmijë. Këtë vit kam botuar një vëllim poetik, me poezi ndër vite, disa prej të cilave po i përkthej në frëngjisht. Sigurisht, kam edhe shumë botime të tjera në proces: dy fjalorë, një vëllim të dytë poetik, një përmbledhje me tregime etj., të cilat shumë shpejt do shohin dritën e botimit.

Kapaku i parë i vëllimit poetik, nga Vjollca Lubonja…

frënge? - Po. Shtëpia jonë Botuese ka edhe botime të tjera shkollore si: Informatika (klasa VIIXI); Historia e qytetërimit (klasa X); Edukimi muzikor ose Muzikë (klasa VI-VII). Por kemi dhe shumë botime të tjera ekstrakurrikulare si: “Antologjia e Prozës së Shkurtër Shqipe” (me autor prof. dr. Nasho Jorgaqi), “Antologji e poezisë shqipe”(me autorë dr. Vjollca Osja dhe Gazmend Krasniqi); “Histori e Qytetërimit Botëror”, me autore prof. dr. Zana Frashëri-Lito etj. Kami pasuruar fondin e botimeve të SHB “ELVE” edhe me mjaft përkthime, për të rritur dhe fëmijë. Para ‘90-tës kam bashkautorësi në 12 tituj shkollorë dhe autorësi në 2 tekste. Ndërsa, nga 2006, pasi ngrita strukturat e SHB “ELVE” dhe deri më sot, kam bashkautorësi

- Shtëpia Botuese “ELVE” zhvillohen veprimtari të ndryshme kulturore dhe përuruese. A mund të na përmendësh disa prej tyre? - Në fakt, është Kafe-Librari “ELVE”, që zhvillon veprimtari të tilla, kulturore dhe përuruese. Më 2010, organizuam përurimin e një libri poetik të krijueses Tina Thimo. Më 2015, ishte rasti i piktores autodidakte, shumë të talentuar, Majlinda Aliaj, e cila hapi një ekspozitë pikture mjaft të sukseshme. Po në këtë vit, kemi organizuar përurimin e romanit të parë të shkrimtarit Fate Velaj, që u mirëprit nga komuniteti ku zhvillon aktivitetin KafeLibrari “ELVE”. Në vitit 2016, organizuam takim me lexuesit e krijimtarisë së studiuesit dhe shkrimtarit, Luan Rama. Sivjet u përurua libri i shkrimtares Vojsava Nelo, për të ardhur te përurimi festiv i librit tim me poezi, “Peizazh në vargje”, në kuadër edhe të dekorimit, që m’u bë nga Presidenti i Republikës, me rastin e 7 Marsit. Në këto 5 vjet të ngritjes së Kafe-Librari “ELVE” janë zhvilluar edhe shumë takime, mes kolegësh, miqësh dhe shokësh, të cilat i kanë dhënë dinamikë jetës në bashkësinë ku punojmë dhe jetojmë. Pra, qëllimi im është të shndërrohet Kafe-Librari “ELVE” në një

qendër kulturore, komunikimi dhe miqësie, për njerëzit që na rrethojnë.

- Dhe për ta mbyllur këtë bisedë, duke të falënderuar për gadishmërinë dhe sinqeritetin, dhe duke ju uruar suksese të mëtejshme në fushën tuaj të krijimtarisë, si metodiste e poete, por edhe si piktore, pasi vërjemë që ju keni dhe disa piktura tuajat të ekspozuara, dëshiroj t’u pyes, nëse keni diçka tjetër për të shtuar dhe që doni ta ndani me lexuesit? -Së pari, dua t’ju falënderoj për pyetjet që më drejtuat, të cilat i vlerësoj profesionale e dashamirëse dhe që më dhanë mundësinë të bashkëbisedojmë lirshëm. Së dyti, pikturës, një nga hobet e mia të kahershme, mendoj se në të ardhmen do i kushtoj edhe më shumë kohë. Pse jo, një ditë të mund të hap një ekspozitë modeste për komunitetin. Së treti dhe së fundi, dua të theksoj se, gjithkush mbart vlera, të cilat duhet t’i lëvrojë, t’i shpërfaqi dhe t’i zhvillojë, jo thjesht si qëllim lavdie për vetëveten, por si një “gur i çmuar” në themelin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, të vendit, të bashkësisë ku jeton e punon, për konsolidimin e miqësisë dhe të familjes. Faleminderit! -Nga jetëshkrimi yt, mësuam se, më 2 gusht 2017, ke ditëlindjen…Prandaj, me një foton tënde, ku shfaqesh me një buqetë lulesh ndër duar, dhuruar më 7 Mars 2017, nga një ish-studentja juaj, po e shoqërojmë këtë bisedë të shkruar … Me këtë rast, të përshëndesim dhe të urojmë nga zemra: Gjitha të mirat, si në punë dhe në jetën e përditëshme, vetjake e familjare! Tiranë, 29 korrik 2017


10 Nr. 2017 77 MAJ 2017 Nr. 80 54 -- gusht QERSHOR 2015

Avokati Hasani, i vetmi shqiptar me TAKIM I RADHËS, KOLEGUN E MIKUN, DHIMITËRnëXHOGA... nivelin TreMEpër Emigracionin MB A Skicë:

Avokati Hasani, i vetmi shqiptar me nivelin Tre për Emigracionin në MB

Ai ishte vetëm një djalosh, që si mjaft të tjerë largohej nga Atdheu për të vëzhguar në poret e jetës demokratike sinjalet e reja të jetës së tij. Naim Hasani, studenti që sapo kishte diplomuar në Universitetin e Korçës, në një degë mjaft të domosdoshme për mjedisin shqiptar, menjëherë u ghend në lëvizjen e Metropolit britanik si një molekulë që kërkon lëndën e vet. Dhe natyrisht Metropoli Nga: MURAT GECAJ 2. me tërë avangardën i ishte vetëm një djalosh, që si mjaft të tjerë shkencore në fushën ee saj. Dhe pas shumë kohësh lëvizjen e vet tëdukuritë përpin.pak dhe 1. Kisha ditë pa e takuar Dhimitrin, largohej nga Atdheu për të vëzhguar në me të gjitha arsyet e kërkimit, Me të riun shqiptar pasi udukej kthye herën e fundit nga Kanadaja. poret eveteran, jetës demokratike sinjalet e reja të kishte gjetur listën avokatëve fituar Me arsimtarin publicistin e autor ja, soteparadite trokiti që derakanë e shtëpisë, në se shkonte Kurpërshtat jetës tij. Naim Hasani, që sapo kishte nivelin Tre në fushën e emigracionit në BM. te disasë librave, Dhimitër Xhoga,studenti megjithëse ish-stacionin e trenit dhe u përballa me të. I thënia e madhe e Shën nga krahina tënëndryshme, unë ngae Tropoja uruam dhe ai,shqiptari. pa pushuar pak, diplomuar Universitetin Korçës, në një degë Midis tyre kushikon dhe një emër Ai Ambrosos, sipas mirëseardhjen tij, emjaft ai nga të Përmeti, njihemi që nëpër vitetmjedisin 60-të, drejtua: “Ku ke qenë Murat, këto ditë? pra avokati sipasm’u Shën domosdoshme shqiptar, ishte Naim Hasani. Dheti,menjëherë më në shekullin eukaluar, kur në ai shërbente Se kam“Më kërkuar, te lokali “Migena”, Ambrosos, i të njohur menjëherë ghend lëvizjen nëe Metropolit erdhi dhe më tha: duket se keni dhe afër një malësinë e Shëngjergjit, të rrethit Tiranë. Hotelit “Tirana”, ku rri shpesh me miqtë tu gjithashtu si Aurelius britanik si një molekulë që kërkon lëndën e vet. Dhe avokat të rrëndësishëm ju shqiptarët në BM. Ja Por edhe më vonë, megjithëse në punë e kafe, një por dhe kam hapur sytë udhëve, në Ambrosius, qëprishte natyrisht Metropoli membajtur tërë avangardën shikoje më duket se është e rrëndësishme.” Dhe detyra të ndryshme, kemi lidhje të e lëvizjen e qendër të kryeqytetit e nuk të kam gjetur?” nga katër mjekët pashkëputura, familjare. E falënderova për interesimin, mikun tim vet të përpin.vetjake Me tëe riun shqiptar dukej se shkonte normalisht emocion. Në listën me emrat origjinalë të ndjeva Kishës dhe Tashmë, Dhimitri ështëe Shën autor Ambrosos, i disa të kahershëm i tregova se, në dy javët e përshtat thënia e madhe ku sipas e Peshkopi këtij niveli ishte vërtet Naim Hasani. i Milanos dhe u dhe librave dhe emrin e tij e shohim shpesh fundit, kam qenë pak i pamundur nga gjendja bëDuhet një nga më setë Niveli Tre quhet ndryshe tij, rrjete pra sipas Shën Ambrosos, i njohur gjithashtu si sqaruar në të ndryshme sociale. Megjithëse shëndetësore e nuk kam dalë nga shtëpia?! rëndësishmit e shekullit që ishte Ligji i avancuar Akreditimit të më Emigracionit iAurelius moshuar,Ambrosius, është energjik dhe një me nga atë katër mjekët Kur i i thashë, se tani jam mirë, sytë i të katërt të buzëqeshin dilte se e më përqafoi me dashamirësi. buzëqeshjen me një çantë origjinalë tëkarakteristike, Kishës dhe Peshkopi i Milanos dhe u dhe është vendosur nga “Shoqëria Avokatore” modestia duhej mbajtur, në krahnga e aparatin fotografik nëe shekullit dorë, GjatëLigji bisedës, ai na itregoi, mua e bë një më të rëndësishmit të katërt nëporBM.kur Çfarëvinte është i avancuar Akreditimit për kur kalon nëpër rrugët e kryeqytetit ose bashkëshortes, se këto ditë do të udhëtojë të dilte se modestia duhej mbajtur, por kur vinte i interesin Emigracionit? Ligji Akreditimit të e publikut ajo inëavancuar hyn për kafe, në lokale të ndryshme, e përsëri për Kanada. Sigurisht, duke e për interesin e publikut ajo duhej flakur tutje. Emigracionit mbulon të gjitha llojet punëspër të duhej flakur tutje. përshëndesin përzemërsisht, mjaft kolegë këshilluar që të ketë më tepëre kujdes Ambroso më saktëe tij, Ambroso më saktë thoshte: “Një i ri i mirë duhet ligjit të emigracionit. Kjo flet qartë miq e të njohur. shëndetin i uruam udhë tëdhe mbarëtregon dhe që “Njëkanë i ri i treguar mirë na “zhduket” përsëri të kthehetqë shëndosh e mire, në Tiranë. të Por, ketë jorrallë, një frikëDhimitri nga Perëndia, që të jetë subjekt i sethoshte: anëtarët ata kanë dhe do të duhet të ketë një frikë nga sytë…Pra, me bashkëshorten, marrin Para se lartë të largohej, Dhimitër Xhoga mori është dhe konsulent tek Kompania Duncan Lewis. prindërve të tij, për t’i dhënë nder pleqve, për të nga mbajnë një nivel të të njohurive, aftësive, Perëndia, që të jetë subjekt i prindërve të tij, për t’i dhënë nder pleqve, përnjë të kartvizitë ruajtur udhën e largët për në Kanada, ku jetojnë timen dhe, në korridorin e Kjo kaeqenë e ditur ështëpor njohur ruajturemigrantë. pastërtinëSepse, e tij; ai përvojën praktikat nëishim, fushën ligjit një të tij; ai nuk duhetdhe të përbuz, duhet tëpublikisht, shërbejë me përulësi, duhet dhe të shquhet për fëmijët atanuk janëduhet pjesë etë përbuz, por pastërtinë shtëpisë, ashtu siç bëmëe bashkë ashtu sikursedhe dhemodestinë. zgjedhja Të e tijgjitha në krye Degës së emigracionit, duhet të shërbejë përulësi, duhet të shquhet për vetëpërmbajtjen dhe një avokat tillë katë cilën aftësipoqë këto të janë një zbukurim në vitet rinore, por që për jetëë së tyre dhe kanëme dashuri të pakufishme foto tjetër, ta paturi kujtim, ia për ta. Megjithatë, dhe edhemodestinë. që andej, ai Të është bashkëngjes kësaj skice deri në lartësinë e jetës”. Dhe ashtu sikurse e kemi thënë ka studiuar drejtësi në PD Londër. vetëpërmbajtjen gjitha këto janë qëndrojnë të jetë një praktikë private, osemodeste… është në aftësi Nga e djathta: Dh.Xhoga e M.Gecaj (Tiranë, korrik 2017) injë pranishëm përnëne. Pra,rinore, nuk i por ndërpret i dashur koleg dhe mik e Uestminster dhe e tashmë ka 28 kompaninë e tij dhe dhe Këtë radhë modestia Naim Hasanit nuk zbukurim vitet që qëndrojnë deri Universitetin të njëkohësisht plotë për është të-Mirupafshim, punuar për një organizatë të lidhjet me koelgë, miq e dashamirë të tij, ipublikisht, mirë përmetar, Dhimitër Xhoga dhe konsulent tek Kompania Duncan Lewis. Kjo ka qenë e ditur dhe është njohur është aq e thjeshtë. Po e them më shkurt dhe në lartësinë e jetës”. Dhe ashtu sikurse e kemi thënë rregulluar ligjërisht nga Zyra e Komisionerit Lirë”-Londër, të në kohët fundit si përmes telefonatave, Fb, e-maileve dhe faqen e Internetit, ashtu“Fjala sikursee dhe zgjedhja e tij krye të eDegës së uPDnderua Londër.nga Presidenti i përshëndetje të përzemërta, si familjarëve tu e mëaftësi thjesht. Një kolegja ime e një departamenti ka studiuar drejtësi nëeUniversitetin të Shërbimeve Ligjore. Dhe këtë privilegj e ka cilën e drejtonKëtë me mikuHasanit Republikës së Shqipërisë, mePo titullin e lartë publikimeve, në Internet në shtyp. Do tëe Uestminster tërëdhe bashkatdhetarëve emigrantë, në Kanada! radhëprofesionale, modestia e Naim nuk është aq e thjeshtë. e them më shkurt më ynë i përbashkët, Dr.Fatmir Terziu, i cili “Mjeshtër i madh”. tjetër në Universitetin LSBU, po bënte kërkime dhe tashmë ka kompaninë e tij dhe tashmë avokati shqiptar Naim Hasani. veçoja këtu publikimet e tij të shpeshta, në njëkohësisht Tiranë, 28 korrik 2017 thjesht. Një kolegja ime e një departamenti tjetër në Universitetin LSBU, po bënte kërkime shkencore në fushën e saj. Dhe pas shumë kohësh me të gjitha dukuritë dhe arsyet e kërkimit, kishte gjetur listën e avokatëve që kanë fituar nivelin Tre në fushën e emigracionit në BM. Midis tyre shikon dhe një emër shqiptari. Ai ishte avokati Naim Hasani. Dhe menjëherë më


11 Nr. 80 - Gusht 2017

“Riformatimi i ekonomisë liberale: Rruga e daljes nga tranzicioni i stërgjatur i vendeve ballkanike” Jona Mërkuri

F

undi i dekadës së parë të shekullit të XXI do të mbahet mend nga përballja me një prej krizave më të madhe ekonomike. Këtë herë, ajo kishte një karakter global. Kriza u shfaq, pothuajse papritmas, në mes të vitit 2007 në SHBA, por shumë shpejt ajo u transferua në vende të tjera të botës. Ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjenden në krizë për më shumë se dy dekada. Kriza aktuale ekonomike e ka bërë situatën ekzistuese jo të favorshmenë ecjen përpara, më komplekse dhe ka thelluar pabarazitë aktuale dhe rreziqet e tregut. Proceset e reformave që janë kryer gjatë kësaj periudhe nuk kanë arritur rezultatet e pritura, për shkak të rrethanave të ndryshme, duke e shndruar Ballkanin Perëndimor si pjesa më pak e zhvilluar ekonomikisht e kontinetit të Europës. Ballkani Perëndimor vazhdimisht ka qënë një vatër konfliktesh. Pas përfundimit të luftës në Jugoslllavi në vitet 1990 dhe pas ndërhyrjes së NATO-s në në 1999, u synua të gjëndej një rrugë, ecja në të cilën do të forconte zhvillimin ekonomik dhe demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe do forconte bashkëpunimin e këtyre vendeve, duke u prerë rrugën konflikteve të ardhëshme. Vendet e Ballkanit Perëndimor me karakteristika të përbashkëta, që burojnë nga e kaluara e tyre komuniste dhe pasojat e një ekonomie të centralizuar të zhvilluar për gati 50 vjet , me një mungesa të theksuar të një trashëgimie demokratike në politikë tentojnë të gjitha së bashku dy objektiva kryesore: 1. Arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm politik, dhe 2. Gjetjen e rrugëve të reja për daljen nga kriza me anë të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe rifformatimi i ekonomisë liberale. Në lidhje me aritjen e një stabiliteti të qëndrueshëm politik , nisma erdhi nga BE-se në formën e Paktit të Stabilitetit, krijuar në vitin 1999, me synimin për të zvendësuar politikën e mëparëshme konfliktuale dhe duke nisur kështu rrugën për integrimin europian. Mardhëniet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian filluan të institucionalizozhen në vitet 1999. Në vitin 1996 krijimi i një sërë shtetesh të reja si pasojë e shpërbërjes së ish Jugosllavisë i imponoi BE të përshtaste një Qasje Rajonale për Ballkanin, me objektiv … mbështetja dhe implementimi i plotë i marrëveshjes së Dejtonit dhe krijimi i qëndrueshmëris politike dhe ekonomike … edhe duke rinovuar aktivitetin ekonomik. Por koha lindi nevojën e intensifikimit të marrdhënieve dhe të një bashkëpunimi më të gjërë për shtetet që do të bëheshin pjesë e Procesit të StabilizimAsocimit. Le të shohim fillimisht raportet që kanë krijuar shtetet e Ballkanit perëndimor me Bashkimin Europian. a-Republika e Shqipërisë Shqiperia vendosi mardhënit me BE në vitin 1991. Në vitin 1999 Shqipëria bëhet pjesë e procesit të Stabilizim-Asocimit, ndërsa në vitin 2000 do të merrte statusin e vendit kandidat potencial për t’u integruar në BE. Në janar të vitit 2003 Komisioni Europian hapi zyrtarisht negociatat për marrveshjen e StabilizimAsociimit midis Shqipërisë dhe BE. Më 12 qershor 2006 Shqipëria nënshkruan marrveshjen e Stablizim-Asocimit midis saj dhe komuniteteve europiane, marveshje që hyri në fuqi më 1 prill 2009, duke paraqitur njëkohësisht edhe kërkesen për t’u bërë antare e Bashkimit Europian. b-Republika e Bosnjë-Hercegovines

Ka qënë vatër konfliktesh të vazhdueshme etnike. Në vitin 1995 marrveshja e Dejtonit vendosi sanksionoi përfundimin e luftës.Në 1998 përfitonte statusin e vendit kandidat potencial. c-Republika e Maqedonise (ish Republika e Jugosllave e Maqedonise) Quhet edhe “Ish Republika Jugosllave e Maqedonis” për shkak të mosmarveshjeve me Greqinë, mosmarveshje që bëhen shkak për mos hyrjen e saj në NATO. Negociatat e saj me BE fillluan në vitin 2000.Në vitin 2001 nënshkruan MSA-n, e cila hyri në fuqi më 1 prill 2004 . Në dhjetor të vitit 2005 siguron statusin e vendit kandidat.. Në vitin 2006 nënshkruan marrveshjen për tregëti të lirë për Europën Qëndrore. Në 2009 përmbushi kriteret për heqjen e vizave duke u siguruar shtetasve të saj lëvizje të lirë.. ç-Republika e Serbisë Historia e Serbisë është e komplikuar sepse ajo ka qënë burimi i shumë konflikteve në Ballkan. Në 1999 NATO-bormbadon Serbinë për shkak të masakrave që kryen në Kosovë. Po në këtë vit Serbia bëhet pjesë e Procesit të StabilizimAsociimit. Bisedimet në kuadër të MSA u ndërprenë për shkak të mosbashkpunimit me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.Në vitin 2006 Mali I Zi shkëputet nga Serbia. Në shkurt 2008 Kosova shpalli pavarsinë e njëanëshme, fakt që Serbia nuk e ka pranuar ende. Në prilli të vitit 2008 do nënshkruante MSA me komunitetin Europian. Në janar të vitit 2010 ka hyrë në fuqi regjimi i ri i vizave me BE. d- Republika e Malit te Zi Mali i Zi, deri në vitin 2006 ka qënë pjesë e Serbisë, nga e cila u shkëput me anë të një referendumit ku u vendos që të krijohej shtet më vete. Në shtator të vitit 2007 Mali i Zi nënshkruan MSA. Në vitin 2008 parlamenti malazez miratoi kushtetutën e vendit. Në dhjetor 2008 paraqet kërkesën për antarësim në BE. e-Republika e Kosoves Në vitin 1999 NATO kryejti operacionin e bormbadimeve ndaj Serbisë, si përgjigje e politikës dhe masakrave të saj në Kosovë. Serbia u tërhoq dhe në Kosovë hynë forcat e NATO-s. Kosova shpalli pavarësine më 17/02/2008. Shume nga shtetet Europiane e kanë njohur shtetin e ri, ndërsa Serbia e konsideron shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Kushtetuta e shtetit të ri hyri në fuqi në qershor 2008. Kosova është pjese e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Gjatë kësja periudhe Kosova ka siguruar nga BE edhe asistencë financiare. ë-Kroacia Edhe Kroacia ka qenë një nga republikat e ish Jugosllavisë e quajtur Republika Socialiste e Kroacisë dhe u shkëput prej saj pas konfliktit të armatosur. Kroacia është anëtare, e BE-së. Pas hyrjes në BE, sfida e ardhshme për Kroacinë është për t’u bashkuar me zonën pa kontroll të brendshëm të kufijve, në të cilën janë bëre bashkë 22 nga 28 shtetet anëtare të BE-së dhe katër vende të tjera jashtë saj. Pra, siç po shohim, veç Shqipërisë, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor erdhën nga shpërbërja e një shteti totalitar nëpërmjet një konflikti të armatosur, konflikt i cili shkatëroi edhe infrastrukturën dhe ekonominë e këtyre vendeve. Konkretisht, dëmi ekonomik i drejtpërdrejtë dhe i varur prej saj, gjatë viteve të luftës në Bosnje-Hercegovinë llogaritet në 115 miliardë dollarë. Kur lufta përfundoi, niveli i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) i këtij vendi ishte vetëm

20% në krahasim me periudhën përpara luftës. Kurse dëmi në industrinë dhe infrastrukturën e Serbisë gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 u llogarit 29.6 miliardë dollarë. Luftërat e përjetuara në hapësirën gjeografike të ish-Jugosllavisë në vitet 1990, ndikuan në mënyrë të konsiderueshme edhe strukturën e banorëve të vendeve rajonit. Luftërat jo vetëm që shkaktuan qindra mijëra të vdekur por shkaktuan edhe rreth 3 milion të arratisur dhe të shpërngulur, dhe sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, rreth 450 mijë refugjatë dhe njerëz që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga vendet e Ballkanit perëndimor, vazhdojnë të presin për një zgjidhje. Shtetet e krijuara nga shpërbërja e ish Jugosllavisë si dhe Shqipëria, qysh në fillim të viteve ’90 synuan drejt ekonomisë së tregut. Por këto vende qysh në fillim hasën vështirësi në kapërcimin e prapambetjes ekonomike të trashëguar, e cila buronte nga një ekonomi e planifikuar. Teknollogjia e prapambetur e trashëguar, mungesa e përvojës dhe vakumi ligjor me të cilën u ndeshën, mungesat valutore, mos njohja dhe mos zhvillimi i mjaftueshëm i ekonomisë së tregut, liria ekonomike e kufizuar, investimet jo frytdhënëse, përdorimi i donacioneve në mënyrë jo produktive, vonimi i privatizimeve dhe sidomos dhënia prioritet objektivave politike përpara atyre ekonomike janë bërë shkak për ndikimin negativ në zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit. Ndonëse duhet të pranojmë se me fillimet e privatizimeve u dukën edhe rezultatet e para positive , sidomos në drejtim të ritjes së Prodhimit Përgjithshëm Bruto. Kjo duket dhe në rritjen ekonomike në Shqipëri. Sipas raporteve vjetore të Bankës së Shqipërisë, për vitet 1980 deri në 1990, rritja mesatare ekonomike ka qenë në nivelin 0.9%. Viti me rënien ekonomike më të madhe është 1990, në nivelin -10%. Viti me rritjen ekonomike më të madhe është 1989 në nivelin 9.8%. Për vitet 1991 deri në 2000, rritja mesatare ekonomike ka qenë në nivelin 1.3%. Viti me rënien ekonomike më të madhe është 1991 në nivelin -28%. Viti me rritjen ekonomike më të madhe është 1999 në nivelin 13.5%. Për vitet 2001 deri në 2011, rritja mesatare ekonomike ka qenë në nivelin 5.3%. Viti me ngadalë -simin më të madh të rritjes ekonomike është 2011-a, në nivelin 3.1%. Viti me rritjen ekonomike më të madhe është 2001, në nivelin 7.9%. Zhvillimi ekonomik për tre dekadat e fundit të ekonomisë shqiptare ka një ritëm mesatar rritje në nivelin 2.5%. Por duhet të theksojmë se ritja ekonomike përgjatë tranzicionit u gjenerua kryesisht nga sektori i ri privat, i cili realizon rreth 70 për qind të PBB-së. Por ky sektor privat, po zhvillohet ende me një strukturë të “atomizuar” të përbërë nga biznese të vogla e tepër të vogla e me njëelement të ndjeshëm informal, gjë që vështirëson si akumulimin e kapitalit, po ashtu dhe institucionalizimin e tregut. Për vendet e Ballkanit Perëndimor theksojmë se 3 vitet para krizës financiare globale të 2008-ës, norma mesatare vjetore e rritjes ishte më e lartë se ajo e BE-së. Normat para krizës financiare globale në shkonin mesatarisht në 5-7% në vit krahasuar me periudhën deri në vitin 2000. Por duke qënë se disa shtete të reja, anëtare të BE, arritën nivelet e ekonomive të përparuara të BE-së në një kohë shumë të shkurtër dhe sidomos në periudhën e tranzicionit, lindi pyetja se përse

vendet e Ballkanit Perëndimor nuk përparuan me të njëjtin ritëm. Arsyeja e ecjes së ngadaltë të Ballkanit Perëndimor qëndron te fakti se reformat strukturore në ekonomi në këto vende u kryen në mënyrë më të ngadaltë, sidomos në uljen e ndikimit dhe të pronësisë shtetërore dhe përmirësimin e aftësive qeverisëse. Problemet sociale që lindën me privatizimin e ekonomisë e stepën klasën politike shqiptare, e cila aplikoi metodën “hiq e mos këput” duke haruar se: .. “… gjërat e ngadalta bëhen gabim dhe përfundojnë keq”( Balceroëics ).Përfundimi i keq, në këtë rast është niveli i ulët i mirëqënies së popullsisë. Për të kuptuar edhe më mirë se në çfarë niveli është mirëqenia në vendet e Ballkanit, le të krahasojmë mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me ato të hapësirës gjeografike të Ballkanit Perëndimor, bazuar në nivelin e fuqi-blerjes sipas PBB-së të çdo nënshtetasi në këto vende. Kështu, në vitin 2013 PPB për frymë të popullsisë paraqitet si vijon: Shqipëria 4.460.34 USD/Frymë, Bosnjë Hercegovina 4.661.76 USD/Frymë, Kroacia 13.597.92 USD/Frymë, Kosova 3.877.17 USD/ Frymë, Maqedonia 4.838.46 USD/ Fr, Mali I Zi 7.106.85 USD/Frymë, dhe Serbia 6.353.83 USD/ Frymë (Burimi Banka Botërore ) ose në vitin 2015, niveli mesatar i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për person në vendet e Ballkanit është sa 40% e mesatares së vendeve të BE-së . Ky nivel i ulët dikton aplikimin e politikave ekonomike afatgjata . Vendet e Ballkanit kanë realizuar privatizime të ekonomisë në forma të ndryshme, por përsëri ato hezitojnë të përfundojnë privatizimin e shumë sektorëve madhorë të ekonomisë, duke vijuar të ruajnë pronësinë shtetëror mbi to. Mosprivatizimi i sektorëve të naftës dhe gazit, energjisë, sektorë të shumtë shërbimesh aktualisht administruar nga Pushteti Vendor ka sjellur një “pengim” të ekonomisë në ecjen e saj drejt liberalizimit. Ekonomia nuk mund të ecij gjysma drejt liberalizimit dhe gjysma tjetër drejt etatizmit. Ajo ecën si një e tërë dhe vetëm në një drejtim. Balcerowitsc mendonte se ..Shteti minimal dhe tregu i lirë…ishin kushte të panegociue- shme për të garantuar tranzicionin nga plani te tregu i lirë. . Fridman theksonte se …Në një ekonomi tregu, zvogëlimi i rolit të shtetit është mjeti i vetëm për të aritur lirinë politike dhe ekonomike”. Për vendet e Ballkanit, në vitin 2013, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka përfunduar raportin e saj të tranzicionit, me një frazë shumë ilustruese duke i quajtur... vende - “Të ngecur në Tranzicion”. Raporti thekson se edhe për 20 vite, shumica e ekonomive në tranzicion, nuk do të jenë në gjendje të arrijnë 60% të të ardhurave për frymë të vendeve të BE. Madje edhe sot vendet e Ballkanit cilësohen si vende …të tranzicionit të vështirë,..të vonuar apo.. .të ndërprerë.. Ekonomia shqiptare është ende sot jo e stabilizuar e cila karakterizohet nga:-Deficit i jashtëm i paqëndrueshëm, deficit fiskal i lartë, bujqësi problematike, nivel i lartë papunësie, kreditim i pamjaftueshëm banker dhe sidomos një privatizim i ngadaltë i sektorëve madhorë të ekonomisë, sektorë të cilët i japin peshën dhe drejtimin zhvillimit ekonomik. Me biznese të vogla, të lidhura me njera tjetrën me një zinxhir borxhesh, me një rrezik falimentimi në seri, nuk mund të pretendohet një zhvillim ekonomik modern dhe bashkëkohor. Bizneset e vogla kanë profil familjar si në punësim ashtu dhe në prodhim. Portretin e një ekonomie kombëtare e japin bizneset e mëdha, të afta të punësojnë masivisht, të konkurojnë në tregun ndërkombëtar, të akumulojnë dhe (Vijon në faqen 13)


12 Nr. 80 - gusht 2017


13 Nr. 80 - Gusht 2017

SHEMBULL I RI, I ATDHETARIZMIT E QENDRESËS SË PAEPUR TË SHQIPTARËVE (Në Strugë, përurohet libri me autorë Saranda Isenin e Hysen Ibrahimin “Dhoma 334”, kushtuar Dr.Ziadin Selës, “legjendës së gjallë të shqiptarizmit”) veprimtarie, të bukur e mbrësëlënëse, më poshtë po publikojmë recensionin tim, i cili është vendosur në Hyrjen e këtij libri, bashkë me atë të shkrimtarit të njohur, Viron Kona…Ju falënderoj, të gjithëve, për mirëkuptimin! Tiranë, 29 korrik 2017 ***

Nga: Prof.Murat Gecaj publicist e studiues * Më datën 25 korrik 2017, në qytetin e bukur të Strugës u përurua libri i ri, “Dhoma 334”, kushtuar deputetit shqiptar të Kuvendit të Maedonisë, Ziadin Sela. Ai ka autorë Juristen Saranda Iseni dhe Hysen Ibrahimin, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë, “Papa Klementi XI-Albani”, në Suedi. Në atë tubim prurues ishin të pranishëm familjarë të Z.Selës, miq e dshamirë të tij, si dhe poetë e shkrimtarë, nga media të ndryshme etj. Ndodheshin dhe të ftuar, nga qytete të Maqedonisë, Shqipërisë e Kosovës. Ky libër letrar-publicistik është i pajisur me mjaft fotografi, dëshmi, fakte e dokumentë të shumtë e domethënës, gjë që ia rritë vlerën atij. Pa dhënë një kronikë të kësaj (Vijon nga faqja 11) investojnë vlera të mëdha kapitalesh dhe të realizojnë prodhime sasiore dhe cilësore me një kosto të kënaqëshme, duke siguruar fitime nga shitja e tyre brenda apo jashtë vendit. Aktualisht vendet e Ballkanit po zbatojnë procese intensive kalimtare reformuese. Ata synojnë ndërtimin një model të ri të rritjes ekonomike që duhet të mundësojë daljen nga kriza aktuale në afate kohore sa më të shkurtëra. Shtegu i vetëm i kësaj daljeje është riformatimi i një ekonomie liberale, duke krijuar një bazë bashkëkohore dhe demokratike të shtratit ligjor. Po të shohim kriteret për pranimin e antarëve të rinj në Bashkimin Europian të cilat janë : -Kriteri Politik – arritja e stabilitetit të institucioneve që garantojnë demokracinë,pushtetin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin eminoriteteve. -Kriteri Ekonomik – egzistenca e një ekonomie tregu funksionale dhe konkuruese. -Kriteri Administrativ – aftësia për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësisë, përfshirë edhe besnikërinë ndaj tendencës për bashkime politike, ekonomike dhe monetare. Duke analizuar kriterin ekonomik, në përgjigje të pyetjes se çfarë është nje ekonomi tregu funksionale sqarojmë se ekonomia e tregut presupozon egzistencën e: - Liberalizimi i tregtisë – Aktualisht Shqipëria është anëtare e OBT-së,që do të thotë egzistenca e një tregëtie liberale. Por liberalizimi i tregtisë presupozon sigurimin e një baze të forte për rritje ekonomike, me burim te rritja e eksporteve. Liberalizimi i tregtisë I kërkon ekonomisë

Tashmë, një ndër ngjarjet e rëndësishme të kohëve të fundit, e cila tërhoqi vëmendjen jo vetëm të opinionit publik, në Maqedoni, në Shqipëri, Kosovë e trojet tjera amtare, por dhe më gjerë, ishte ajo, e ndodhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, më 24 prill 2017. Sipas njoftimeve në media të ndyshme, gjatë atyre ditëve, por dhe më vonë, flitej për një skenar të mirëpërgaitur nga qarqet antishqiptare, me synim përçmimin dhe nënshtrimin e mendimit të lirë e dhunimin e të drejtave e lirive demokratike të shqiptarëve, në trojet e tyre të stërlashta etnike të atij shteti shumëetnik dhe ku ata plotësojnë kushtet për shtetformim. Siç është e njohur, ngjarja ndodhi pikërisht me deputetin shqiptar DRr. Ziadin Sela, nga Komuna e Strugës. Me atdhetarizëm, guxim e burrëri, por dhe mençuri, nga foltorja e atij Kuvendi ai tregoi fakte bindëse e argumentë të pakundërshtueshme, për shkeljen e panadlshme të të drejtave

Kapaku i parë i librit, “Dhoma 334”, me autorë Saranda Isenin e Hysen Ibrahimin… legjitime të shqiptarëve në Maqedoni dhe për fyerjen, që u bëhej atyre, duke I quajtur, “të egër” dhe që “vinë nga mali”! Ndërsa Dr.Ziadin Sela mbrojti me vendosmëri identitetin kombëtar shqiptar, nëpërballje me shpifjet e

politik e shoqëror. Ndër të tjera, duke kryer detyrën e kryetarit të Komunës së Strugës, i ka përfaqësuar me nder e dinjitetit vëllezëit e tij shqiptarë, në organin më të lartë ligjvenës, siç është Kuvendi i Republikës së Maedonisë. Autorët, S.Iseni e H.Ibrahimi, përmes gojës së tyre, por dhe bisedasve të zhvilluara me Dr.Ziadin Selën e tjerë, kanë arritur që të na e japin atë, sa të thjeshtë e popullor, po aq të lartësuar para të gjithë shqiptarëve dhe miqëve tanë të shumtë nëpër botë: sypatrembur, me fjalën “shpatë” e gjuhën “zjarr”, me durim e këmbëngulje, në mendimin dhe veprimin e tij. Kundërshtarët e tij politike e akuzuan atë, si “ultranacionalist”, “radikal” etj. Po, sa domethënëse dhe që nuk duan koment, janë dhe këto fjalë të tij: “Nuk i frigohem askujt, për të drejtat e popullit tim…Nuk ka guxim askush, që të më ndalë!” Nëpër faqet e ktij libri, lexuesi do të njihet me mbështetjen e gjerë të tij, siç e dëshmojnë faqet e shtypit e të Internetit, si në Tiranë, Prishtinë, Nju Jork, Suedi, Gjermani etj. Janë prekëse e shumë domethënëse mbëstetjet, që i bënë atij poetë e shkrimtarë, artistë dhe veprimtarë të njohur shoqërorë, duke shkruar e krijuar me frymëzim për aktin e tij burrëror dhe të një heroi të ri, në ditët tona. Madhështore ishin dhe pritjet, që iu bënë atij pas daljes nga (Vijon në faqen 21)

“Riformatimi i ekonomisë liberale: Rruga e daljes nga tranzicioni i stërgjatur i vendeve ballkanike” të përqendrohet në sektorët potencialisht konkurrues me objektiv arritjen e një ekulibri afatgjatë të tregut.. -Liberalizimi i çmimeve –Aktualisht Shqipëria ka një shkallë të lartë të liberalizimit, por duhet të pranojmë se disa çmime janë të komanduara dhe nuk janë rezultat i funksionimit të tregut, si psh çmimi i energjisë , ujit,etj. - Të drejtat mbi pronën janë elementet kyçe në një ekonomi tregu që funksionon. Aktualisht zbatimi I kësaj të drejte në Shqipëri është ende i vështirë. Ndonëse ka përmirësim në kuadrin ligjor, zbatimi I kësaj të drejte në praktikë është shumë i dobët. Pronësia mbi tokën është ende me problem ligjore dhe ekzekutive, duke u shndruar në një pengesë jo vetëm në ekonominë bujqësore por në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. Kthim kompesimi I pronave ecën shumë ngadalë dhe me probleme, duke lënë shumë problem dhe konflikte pas. Stabiliteti makroekonomik.-Shqipëria ka arritur një fazë të kënaqshme të stabilitetit makroekonomik.Ecuria e rritjes ka qenë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit. Në mënyrë të veçantë, inflacioni ka rënë dhe arriti në fund të vitit 2002 në 2,1 për qind nga 5.4% që ishte më parë. Por gjithsesi, panorama është tepër problematike aktualisht. Niveli i ulët investimeve, investimet e huaja, dërgesat nga

jashtë janë karakterizuar nga një nivel minimal. Nga ana tjetër, niveli i PBB-së për frymë është ende ndër më të ultit në Ballkan. -Zhvillimi i sektorit financiar në Shqipëri aktualisht lë për të dëshiruar. Privatizimi I bankave është njëra anë e ekonomisë së tregut dhe në këtë drejtim Shqipëria ka bërë hapat e duhur.Por zhvillimi I ekonomisë ka nevojë për banka active në kredidhënie. Në drejtimin e dhënies së kredisë nga bankat Shqipëria renditet ndër vendet me tregues më të vogël. - Privatizimi.- Krahas privatizimeve të vogla dhe të mesme, Shqipëria ka kryer edhe privatizime strategjike si Bankat, Telefoninë, kompanitë e sigurimeve etj. Por siç kemi theksuar, ende mbetet për tu privatizuar kompani të tjera të mëdha. Krijimi i shoqërive anonime me capital 100% shtetëror si psh AlbPetrol, Petrol Alba etj nuk krijon resurse të ekonomisë së tregut por vetëm disa costume liberale të pronës së shtetit që dëshmojn egzistencën e etatizmit në ekonomi. -Politika e konkurrencës. Reformat ekonomike si liberalizimi i tregtisë dhe i tregut financiar, privatizimi etj., janë mjete për të nxitur konkurrencën dhe për të promovuar një efikasitet më të madh cilësorë në prodhim dhe në tregëtim.Por duhet të pranojmë se politika e konkurrencës në Shqipëri ka shumë nevojë për përmirësim.Hyrja në treg ka shumë lehtësira

në një kohë që dalja nga tregu për shkak të falimentimit dhe paaftë -sisë paaguese është tepër I vështirë. Konkurencën gjithashtu e dëmton rëndë edhe ekonomia infformale e cila zë një peshë relativisht të lartë në Shqipëri. Lufta ndaj informalitetit është një luftë për zhvillim të ekonomisë me kritere afatgjatë, e detyrueshme për tu fituar. Elementët e mësipërm, të analizuar në rastin e Shqipërisë janë aktualë dhe gati identikë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendet Ballkanike vuajnë nga e njëjta “sëmundje” dhe kanë gati të njëjtat siptoma. Si të tilla,edhe “kurra” e tyre është gati e njëjtë, me ndryshime të vogla në “dozat” e ilaçeve përbërëse. Elementët e mësipërm, duke qënë pjesë organike e një ekonomie liberale, janë si gjymtyrë të të njëjtit trup ku, shëndoshja e të tërëve njëkohësish sjell shëndoshjen dhe forcimin e trupit të ekonomisë. Plotësimi i kritereve të pranimit në BE është edhe fundi i periudhës së tranzicionit ekonomik, duke sanksionuar egzistencën e një ekonomie liberale të tregut. Pas kësaj kemi thjeshtë “garë” për zhvillimin dhe modernizimin e ekonomisë. “Ditët e mira pas kësaj vijnë” (Naim Frashëri) *-Referuar në Konferencën Ndërkombëtare “Ditët e studimeve shqiptare 2017” më 29 Prill 2017 UET.


14 Nr. 80 - gusht 2017

Seriali amerikan “Plates on Fire” me producente dy shqiptaret Greta dhe Vilma

dedikurar shume tek ky emision por ne te ardhme te shkurter do merremi me nje film qe eshte bazuar ne nje liber. Na tregoni më shumë për kanalin tuaj të ri në Youtube dhe disa nga show-t që përgadisni aty? Vilma: Kanali jone ne youtube eshte pak eksperimental. Ne duam ti tregome publikut nje ane tjeter te jetes tone. Se shpejti do vendosim disa klipe video qe do te tregojne hap pas hapi se si po prodhojme emisione televizive dhe filma, duke filluar nga skenari, xhirimi gjetja e talentave, ndertesa ku do xhirojme e te tjetera.

“Plates on Fire” (Pjatat në Zjarr) është show më i ri krijuar nga veterani Joe Viramontez me producentet dy artistet e njohura shqiptare në Hollivud, Greta dhe Vilma Zenelaj, themeluese të Colored Films. Producentet shpallën datat e fillimit të serialit të gatimit kompetitiv në TV amerikan nga tetori – dhjetor 2017, ku 10 episode do shfaqen për sezonin e parë të serialit. Shfaqja ka për prezantues Joe Viramontez, si dhe juria përbëhet nga vipa dhe celebritete të hollivudit të cilat do shpallen më vonë. Flitet se midis tyre mund të jetë edhe aktori komedian i famshëm Ken Davitian. Shfaqja “Plates on Fire” fton elitën e shefëve për të konkuruar për të fituar $10,000 për gatimin më të mirë, të cilat do t’i dhurohen organizatës humanitare që zgjedh shefi fitues.

Intervista me Producentet Greta dhe Vilma Zenelaj Bisedoi: Ermira Babamusta Cili është koncepti i show-t të ri të gatimit? Si lindi ideja? Vilma: Koncepti i keti programi televiziv “Pjatat ne Zjarr” eshte: 2 zjarrfiksa konkurojne se kush gatuan me mire dhe kush fiton merr 10 mije dollar dhe ja dhuron organizates humanitare te zgjedhur nga ai. Ky program do te kete 10 seri. Ideja i ka ardhur Joe Viramontez qe eshte veteran dhe ka punuar vete si zjarrfikes per me shume se 30 vjet. Ai eshte dhe Host/ Drejtuesi i programit. Cilët janë juria? Ku shfaqet dhe kur? Greta: Juria do te perbehet nga Ken Davitian qe eshte aktor dhe pronar restoranti ne Los Angeles. Nje nga pronaret e Omaha Stake qe eshte nje kompani shume e madhe ketu ne USA qe prodhon producte te ndryshme mishi. Per sa i perket personava te tjere jemi akoma ne diskutim. Ky emision do te shfaqet ne fund te tetorit tek kanali televiziv FYI te shtunave ne ora 10 te mengjesit per 10 jave rresht. Cilat janë disa nga organizatat që po ndihmoni me bamirësinë? Vilma: Disa nga organizatat jene “Safe Pasages” qe mbron grate dhe femijet e abuzuar. Çfarë keni mësuar nga biznesi dhe shfaqja? Greta: Une kam mesuar qe kur ke nje audienceqe deshiron ta shohi kete emision ateher duhet gjetur rruga per ta bere, prodhuar. Nuk eshte e lehte por mbeshtetem gjithmon tek Zoti dhe ndihma e pjestarve te kompanis Colored Films, veqanerisht Vilma.

Cilat do veçonit si pesë principet e suksesit? Greta: 1. Beso tek Zoti dhe talentet qe te ka dhene. 2 Sa shume do qe tja arris asaj fushe. 3. Gjej pikat me te fortat tuat, kultivoj dhe gjej njerez te tjere qe mund te te ndihmonje per sa i perket pikave te dobta. 4. Gjerat nuk ndodhin brenda dites, duhet koh, eshtu qe fillo tani. 5. Te kesh shoqe apo shok qe te kuptojne dhe qe jane ne anen tende gjithmon dhe te thojne te te verteten.

Cila është pjesa më e vështirë për shefët? Si bëhet zgjedhja? Vilma: Pjesa me e veshtir eshte te gjesh shefa qe din te gjatuajne dhe qe jane ok para kameras sepse eshte e naturshme te kesh emocione. Zakonishte zgjedhja behet nepermjet audicioneve dhe duke pare dhe personalitetin dhe si gatuajne. Cilat janë disa nga idetë kreative dhe të reja që sjell shfaqja? Greta: Ka shume njerez qe nuk e dine qe zjarrfiksat jane guzhinier te mire sepse nje pjese te dites ato e kalojne ne stacionin e tyre dhe gatuajne per njeri tjetrin. Ne kemi deshire qe ta fillojme kete emision ne Los Angeles dhe pastaj te shkojme ne qytete dhe shtete te tjera dhe te bejme nje konkurim qe te gjejme zjarrfiksim qe gatuan me mire per

ate zone apo ate qytet. Si kampionat. Champion. Me cilat projekte po merreni tani? Greta: Per momentin ne jemi

Cilat janë planet tuaja përsa i përket filmave? Vilma: Filmat jane aty ku na rreh zemra. Shpresojme qe mbas ketij emision televiziv te fillojme pune intensive per nje skenar te ri qe eshte bazuar ne jete e vertet te nje misionari ne Meksik. Cilat libra po lexoni që ju kan frymëzuar? Rekomandoni 3. Greta: 1. Your spiritual authority. Autoriteti juaj shpirteror nga Charles Capps. 2. Effortless Change. Ndryshim i left nga Andrew Wommack. 3. Hardness of Heart, Ngurtezimi i zemres nga Andrew Wommack Cilat vlera ju kanë çuar në sukses? Vilma: Kembengulja per te vazhduar pavarsisht nga veshtirsit qe te dalin para. Eshte e rendesishme te dish se per cfare ke ardhur ne kete bote dhe se si mund te konribosh ne jeten e njerzve.


15 Nr. 80 - Gusht 2017

PËR SHQIPTARËT DIELLI LIND NË PERËNDIM Me rastin e promovimit të librit të Z. Bardhyl Ukcamaj: “Shqiptarët në Qytetërimin Perëndimor” Nga Frank Shkreli

T

ë hënën me 31 korrik,Shtëpia botuese “Princi” dhe “Albanian Tourism Magazine” organizuan në Tiranë promovimin e librit “Shqiptarët në qytetërimin Perëndimor” me autor Bardhyl Ukcamaj, MS. Bardhyl Ukcamaj është i njohur si publicist dhe aktivist i të drejtave të njeriut, dekoruar me medaljen “Pishtar i Demokracisë” për kontributin e tij në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.Z. Ukcamaj ka kryer studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës, si dhe Master i Shkencave në Bridgeport University, në shtetin Connecticut, SHBA. Ai gjithashtu ka studiuar në Cornell University, New York, SHBA. Njoftohet nga organizuesit e promovimit se libri i Z. Ukcamaj, “Shqiptarët në Qytetërimin Perëndimor”, botuar nga Shtëpia Botuese “Princi”, ështëgjithashtu në proces botimi edhe në gjuhën anglisht. Në promovimin e moderuar nga Myftar Gjana, MS., botues i librit, Shtëpia Botuese “Princi” dhe Aferdita Elezi, botuese e “Albanian Tourism Magazine”, kishin përgatitur referate dhe diksutuan Prof. Dr. Sami Repishti, Prof. Dr. Aleksander Meksi dhe Prof. Dr. Mark Marku. Për librin “Shqiptarët në Qytetërimin Perëndimor” të Z. Ukcama të cilin kam pasur rastin ta kem lexuar më heret, kam privilegjin, që megjithse larg Tiranës, të ofroj disa mendime të hedhura me rastin e promovimit në Tiranë. Një fjalë popullore thotë, “Mos të raftë me e harrue të keqen.” Me këte vepër, Zoti Ukcamaj nuk na le ta harrojmë të keqen e kryer mbi popullin shqiptar gjatë shekullit të kaluar, sidomos kalvarin e klerit katolik. Ai,në të njejtën kohë, në librin e tij, sjellë një pasqyrë të rëndësishme jo vetëm të historisë kishtare, por edhe të asaj kombëtare. Duke venë në dukje përkatësinë evropiane të popullit shqiptar -- ai flet për një “thesar të pafund trashëgimie kombëtare”, e cila në botëkuptim dhe në paraqitje është krejtësisht evropiane. Autori shkruan për një trashëgimi mijëvjeçare, e cila u ndërpre gjatë shekujve nga pushtues të huaj që nuk ia donin të mirën kombit shqiptar. Zoti Ukcamaj, me të drejtëthekson se kjo trashëgimi u ndërpre, në mënyrën më brutale nga diktatura mizore komuniste 50-vjecare, e cila paraqiti historinë e kombit shqiptar me syzë ideologjike, në përputhje dhe në bashkpunim të plotë me politikën e forcave më anti-shiptare dhe armiqëve më të përbetuar të kombit tonë (fillimisht me jugosllavët, pastaj me rusët e më vonë me kinezët) -- në një përpjekje për të prerë pothuaj të gjitha lidhjet e shqiptarëve me të kaluarën e tyre dhe si rrjedhim,edhe me botën perëndimore. Nuk është e nevojshme tu kujtoj se kush janë sot armiqët më të përbetuar të pavarësisë së Kosovës dhe të interesave të kombit shqiptar në Balkan. Po, janë ekzaktërisht këto shtete dhe popuj, me të cilët komunistët e Enver Hoxhës dhe

të Ramiz Alisë ishin lidhur mish e shpirt, në mbrojtje të interesave të marksizëmleninizmit, në kurriz të interesave afatgjata dhe afta shkurtëra kombëtare të shqiptarëve. Në përpjekje për të krijuar të ashtuquajturin “njeri të ri”, sipas ideologjisë staliniste, regjimi i Enver Hoxhës,me çmendurinë e tij bëri ç’mos, që jo vetem të përpiqej t’i largonte shqiptarët nga rrënjet e kulturës së tyre perëndimore, por si asnjë vend tjetër në botë, shpalli edhe Perëndinë jashtë ligjit dhe me një krenari absurd, deklaroi Shqipërinë si vendin e parë ateist në botë. Ai donte të zhdukte traditat tona për të qenëdiçka duke asgjasuar dhe duke zhdukur gjithçkafen. Ai e dinte se për të zhdukur rrënjet e qytetërimit perëndimor ndër shqiptarët, klika enveriste duhej të lëshohej si bishë e egër mbi klerin katolik, duke rrënuar ose duke këthyer faltoret në salla sporti dhe duke zhdukur shumicën e tyre fizikisht. Në të vërtetë kjo ishte edhe këshilla e komunistëve slave, të cilët e shihnin klerin katolikë si pengesën kryesore të përhapjes së influencës së tyre në Shqipëri. Në këte mënyrë, komunistët shqiptarë shpresonin të fshinin çdo lidhje të shqiptarëve me botën perëndimore, e sidomos lidhjet e Kishes Katolike Shqiptare me Vatikanin, të cilin ata e konsideronin si “qendrën e obskurantizmit botëror”. Dëshiroj të përmend një ilustrim nga përvoja ime personale se si regjimi komunist i Shqipërisë e konsideronte Vatikanin si barometer në luftën kundër Perëndimit dhe më në fund, kur ishte duke dhënë shpirt, donte ta përdorte atë si vegël afrimi me botën perëndimore. Ishte marsi i vitit 1991. Unë kam pas fatin të isha pjestar i delegacionit të parë amerikan ç’prej Luftës se Dytë Botërore, që shkuam në Tiranë përtë hapur ambasadën e parë amerikane, pas vendosjes së lidhjeve diplomatike midis Tiranës e Washingtonit dhe në të njëjtën kohë kishim në plan të merrnim pjesë në zgjedhjet e prillit të vitit 1991. Një ditë prej ditësh, ne ishim në aeroportin e Tiranës duke pritur Senatorin Clayborne Pell, ndërkohë më afrohet një zyrtar i lartë i qeverisë se Ramiz Alise, dhe më merr më një anë dhe më kërkon këshill dhe ndihmëse si duhej vepruar për vendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Vatikanit. Megjithse unë mbeta pak i habitur se pse zyrtari i lartë shqiptar mu drejtua pikërisht mua për këte çeshtje, unë i dhashë mendimin tim në lidhje me këte dhe i sugjerova se duke marrë parasyshë situatën e mjerë në të cilën gjendej vendi në atë kohë i thashëse ju kini më shumë nevojë për lidhje të forta me vendet perëndimore që mundësisht të ndihmojnë vendin materialisht, me investime. Vatikani, i thashë, nuk ka mundësi të tilla. Ai m’u këthye duke me thënë, jemi të vetdijshëm se Vatikani nuk mund të na ndihmojë ekonomikisht, por vendosja e lidhjeve diplomatike me Vatikanin është simbol i bindshëm për botën perëndimore se Shqipëria nuk është më ajo që ishte, se më në fund po ndryshon. Me fjalë të tjera, ky zyrtar ishte i vetdijshëm se lufta e Shqipërisë komuniste kundër Perëndimit kishte filluar me Vatikanin dhe duhej të merrte fund me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin. Me këte libër, Zoti Ukcamaj hedhë dritë mbi një histori të rëndësishme të rolit të Kishës Katolike në Shqipëri. Në mënyrë të denjë ai paraqet një listë të kontributit të atyre që unë do t’i quaja të harruar -- por ata, ndonëse të harruar, edhe të vdekur, flasin. Megjithë se nga veprat e tyre dhe për arsye të vuajtjeve dhe mënyrës se si u vranë nga

komunistët, ata gjithnjë ndriçojnë si yjë, ndërsa toka gjithnjë vajton për ta. Eshtë e denjë që Zoti Ukcamaj ia kushton librin Françeskanit, At Zef Pllumit, i cili sipas autorit, “Ishte një legjendë sfiduese përball një klike terroriste që u mundua të zevendësonte Zotin me diktatorin e vdekshëm, ndërsa dashurinë me urrejtjen, pikërisht në zemrën gjeografike të Evropës së vjetër.” Për hir të së vërtetes dhe të ndërgjegjes kombëtare, eshtë detyrë e të gjithëve që këta klerikë të këthehen në vendin që u takon në historinë e Shqipërisë, për veprat e tyre po se po, por edhe për sakrificat dhe vuajtjet --të cilave u janë nënshtruar në emër dhe në mbrojtje – jo vetem të fesë sëtyre – por edhenë mbështetje të vlerave dhe të traditave tona të përbashkëta e shumë tëçmueshme. Siç ve në dukje edhe Zoti Ukcamaj, në të shumtën e rasteve, ata dhanë edhe jetën në mbrojtje të këtyre vlerave, nën kthetrrat e diktaturës komuniste. Klerikët, për të cilët flet Zoti Ukcamaj, zanë një vend të pazëvendsueshëm në kulturën tonë pro-perëndimore dhe në shqiptarizëm. Të mohohet vepra e tyre do të thotë të mohosh, në të njejtën kohë, ekzistencën, historinë dhe identitetin e kombit shqiptar. Autori, hedhë dritë mbi rolin e klerikëve katolikë në venjën e bazës dhe të konsolidimit të gjuhës shqipe, traditës dhe me në fund edhe të trashëgimisë perëndimore të shqiptarëve. “Shqiptarët në Qytetërimin Perendimor” jep njoftime e fakte të reja e të rëndësishme për protagonistet kryesorë, d.m.th, jo vetëm për krijuesit por, në te njëjtën kohë, edhe për ruajtësit e kesajë trashëgimie në radhët e shqiptarëve në trojet e veta. Promovimi i Zotit Ukcamaj po bëhet në një kohë kur debati në lidhje me identitetin dhe historinë e shqiptarëve – madje përfshirë edhe vet Gjergj Kastriotin Skënderbe – se kush ishte ai dhe cila ishte familja e tij, një debat që vazhdon të jetë i nxehtë në median shqiptare sot. Mjafton gjtihashtu të përmendim debatin, do të thosha shpesh të ashpër gjatë viteve të fundit, midis ndër më të mëdhejve të kombit, siç janëZ. Ismail Kadare e Z. Rexhep Qosja, si edhe artikuj e intervista nga njerëz kompetentë dhe jo aq kompetentë -- pro dhe kundër -- të botuar në Shqipëri dhe në Kosovë. Edhe udhehqësit politikë shqiptarë të 25 viteve te fundit, janë prononcuar në favor dhe kanë mbrojtur zanafillën e qytetërimit perëndimor të shqiptarëve. Mëi sinqerti në mbrojtje të idenititetit evropian të shqiptarëve ka qenë i ndjeri President i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili e kishte kuptuar më së miri se shpëtimi i shqiptarëve vinte nga Perëndimi. Për këte jam i bindur nga njohuria dhe lidhjet që kam patur me Presidentin Rugova ç’prej vizites se tij të parë në New York dhe Washington me 1989, kur për herë të parë dhe për dy tri ditë që kaloinë shtepinë time në Virxhinia kemi biseduar gjanë e gjatë për fatin e Kosovës dhe të kombit. Nga ajo vizitë dhe bisedimet e zhvilluara me ‘të në atë kohë dhe me vonë,jam bindur se Zoti Rugova, i cili atëherë nuk ishte shumë i njohur jashtë Kosovës, ishte personi që do të dinte, “T’i lidhte penjët e shkëputur të së kaluarës sonë të përvuajtur”. Sa më shumë bisedoja me ‘të, gjatë viteve që pasuan, u binda edhe më shumë se Ibrahim Rugova ishte i vetmi udheheqës shqiptar I kohërave moderne që kuptonte sinqerisht se lidhjet me Perëndimin dhe me Papën, në ketë rast me Papa Gjon Paline dytë, me te cilin kishte një miqësi të vecantë, do të ndihmonin dukshëm dhe në mënyrë të favorshme për ndërkombtarizimin e çështjes së Kosovës.Nuk është për tu habitur

atëherë që Presidenti Clinton, në një nga kujtimet e tija ka thënë se ishte Papa Gjon Pali i dytë ai që para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, i kishte telefenuarpër t’i kërkuar të bente diçka që të shpëtonte shqiptarët e Kosovës, bashkombasit e Nanë Terezës, nga barbarizmat serbe. Është interesant dhe i mirëseardhur fakti se këtij debati mbi “Shqiptarët dhe Qytetërimin Perëndimor”,nga koha në kohë, i janë bashkuar edhe politikanësiç ështëishKryetari i Kuvendit të Kosovës, Zoti Jakup Krasniqi me, të pakën një artikull, titulluar “Kombi Shqiptar në Evropë”. Në atë kohë, ish-Kryeparlamentari i Kosovës ka pohuar se “Formimi i kombit shqiptar ka lindur si rezultat i depërtimit të ideve të illuminizmit evropian që në shekullin e XIX…të cilat revolucionarizuan shqiptarët me idetë e arsmit, të drejtësisë, të barazisë, të vellazërisë e të bashkimit territorial të kombit”. Besoj që ky debat, kontribut tejet i rendësishëm i të cilit eshtë edhe botimi i autorit Ukcamaj – sidomos edhe botimi në anglisht --është i doemosdoshëm për t’i dhënënjë drejtim të ardhmes tonë si komb dhe qënë të njëjtën kohë të shtojmë njohuritë dhe të zbulojme të vërtetën për të kaluarën dhe historinëtonë edhe ndër të huaj. Ndaj, në këte prizëm, botimi i librit të Zotit Ukcamaj është një kontribut i çmueshem dhe i mirëseradhur në këte debat të vazhdueshëm. Në të njëjtën kohë, për mua ka rëndësi simbolike fakti se ky libër është promovuarfillimisht me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes me përmasa botërore -- murgeshës shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e racës iliro-shiptare -- kontributet e së cilës dihen tashmë ndaj Kishës Katolike, por edhe ndaj qytetërimit perëndimor dhe lidhjes së shqiptarëve me kulturën dhe qytetërimin perëndimor. Me plot të drejtë Zoti Ukcamaj e cilëson Nënë Terezën si gruaja më e njohur e qytetërimit të sotëshëm, e cila në të njëjtën kohë simbolizon edhe tolerancën dhe bashkjetesën fetare midis shqiptaëve. Nënë Tereza ishte, murgeshë katolike, ishte shqiptare, ishte evropiane, por kjo gjë nuk e pengoi atë aspak që ajo të punonte në mesin e indianëve me kulturë dhe fe ndryshe prej saj. Zoti Ukcamaj e citon Nënë Terezen të ketë thenë se “Ne punojmë për të gjithë, pa dallim ….ne punojmë per të krishterëdhe jo të krishterë, për myslimanë, budistë e induistë…”.Nëna Tereze e trojeve tona mund të ketë berë më shumë se askush tjetër që vlerat tona të shëndërrohen në vlera universale, sidomos vepra e sajë në mbrojtje të jetës sëpersonave më të perbuzur në këte botë dhe për ushtrimin e tolerancës ndaj të gjithëve pa dallim feje, krahine, race, e tjera. Jam i sigurt se kulturën dhe tolerancës fetare, Nëna Tereze nuk e mësoinë Indi, as në ndonjë vend tjetër, por në vatrën e familjes së sajë shqiptare. Thelbi i librit të Zotit Ukcamaj ështe se shqiptarët kanë qenë, janë dhe mbeten pjesë e pandarë e qytetërimit perëndimor – duke mos mohuar njëkohsisht as influencat tjera – sidomos ato lindore. Në të vërtetë, ne jemi një popull me fat, sepse si në asnjë vend tjeter të botës, do të thosha, marrëdhëniet fetare në radhët e popullit tone, kanë qenë gjithmonë dhe janë në një nivel qendrueshmërie,dhe që njihen dhe që tani admirohen nga të gjithë. Do të ishte fat i madh po qe se toleranca fetare do të shëndërrohej nëtolerancë dhe bashkjetesë politike, në radhët e udheqësve politikënë të gjitha trevat shqiptare. Me plot të drejtë, Zoti Ukcamaj ve në dukje kontributin e jashtzakonshëm që kanë dhenë edhe vellëzerit tanë të (Vijon në faqen 22)


16 Nr. 80 - gusht 2017

Momente në Historinë Ilire Përballja e dy mbretërve të fuqishëm,Bardhylit të Ilirisë dhe Filipit të II të Maqedonisë

Nga Tolin Kona Mësues historie

H

istoria Ilire është e mbushur me shumë ngjarje dhe konflikte ushtarake të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në ndryshimet politike, shoqërore jo vetëm për shtetin e vjetër ilir por edhe për mbarë rajonin ballkanik. Me një hapësirë territoriale nga lumi Savë në veri e deri në Gjirin e Ambrakisë në jug, nga rrjedha e lumenjve Moravë e Vardar në lindje e deri në brigjet e detit Adriatik dhe Jon në perëndim, Ilirët për nga pozita gjeografike kanë zënë një vend të konsiderueshëm në Ballkanin perëndimor. Pikërisht brenda kësaj hapësire ata krijuan një nga qytetërimet më të lashta të Mesdheut, një qytetërim i mbështetur në fise të shumta me tipare të përbashkëta etno kulturore, që nga liburnët në veri e deri tek thesprotët në jug. Por tiparet e përbashkëta etnokulturore nuk u njehsuan asnjëherë në unitet politiko-shtetëror tek ilirët, ose më saktë ende nuk ka dalë ndonjë burim nga historia ilire që të na e dëshmojë këtë. Shteti Ilir gjatë ekzistencës së tij nuk përfshiu dot asnjëherë në përbërjen e tij të gjitha fiset ilire. Shumë nga këto fise krijuan organizma vetëqeverisëse si federatat,ose mbretëri të vogla.Por fiste të vecanta ilire me ritjen e fuqisë ushtarake përfshinë në përbërje të tyre hapësira të gjera territoriale dhe shumë fise të tjera,duke krijuar kështu mbretëritë e para të mirëfillta ilire. Një nga këto fise ishin Enkelejtë, të cilët në fillimin e shek IV p. e. sonë krijuan një nga mbretëritë më të hershme ilire e cila njihet ne histori si Mbretëria e Parë Ilire. Kjo mbretëri e kishte qendrën e saj pikërisht në tokat e këtij fisi, rreth liqenit të Ohrit dhe Prespës, dhe për nga vetë pozita gjeografike, ajo në mënyrë të pashmangshme do të përfshihej në përplasje ushtarake. E kufizuar me Maqedoninë në Lindje, me Dardaninë në verilindje, me Epirin në jug, mbretëria e Ilire ndodhej vazhdimisht në një politikë të jashtme të acaruar me Maqedoninë, për çështjen e Lynkestias, një krahinë ilire ndërmjet këtyre dy shteteve.e cila prej kohësh i bënte qëndresë pushtimit maqedon. Nëpërmjet kësaj politike të jashtme këto dy shtete formuan edhe supremacinë tyre e cila kalonte herë në anën e Ilirëve dhe herë në anën e Maqedonasve. Faktorë për formimin e kësaj supremacie ishin rezultatet e përplasjeve ushtarake ndërmjet tyre. Më konkretisht le të ndalemi në ngjarjet e asaj kohe për të nxjerë në pah këto faktorë. Viti 359 p. e. sonë. Diku në lindje të liqenit Lyhnid ( Ohri), në një nga fushat e Maqedonisë antike. Të dy ushtritë, ajo maqedonase dhe ajo ilire, i afrohen njëra-tjetrës. Dielli ka hedhur rrezet e tij dhe fusha shndrit nga armët e luftëtarëve. Nga njëra anë në krye të Maqedonasve qëndron Mbreti i ri Filipi II. Nga ana tjetër i hipur mbi kalë qëndron mbreti i Ilirëve Bardhyli. Bardhyli i Ilirisë Konsiderohet legjendar sepse historia e tij është e tillë. I ardhur në krye të fronit Ilir

Bardhyli i Ilirisë në vitin 393 p. e. sonë, pas një kryengritjeje kundër mbretit të atëhershëm Syrra, Bardhyli e tregoi menjëherë zotësinë e tij si shtetar të zotin dhe strateg. Duke qenë një njeri me prejardhje nga shtresat e thjeshta të popullit, ish qymyrxhi, mesa duket ai ka patur edhe ndikim të madh tek masat e gjera popullore, segmente të së cilës përmbysën mbretin Syrra. Burimet e tregojnë si njeri të drejtë sepse ua ndante ushtarëve plaçkën e luftës në mënyrë të barabartë dhe të paanshme. Për këtë ushtarët e donin. Përkujdesja për ushtarët dhe trajtimi me respekt i tyre, ka qenë një tipar i pranishëm tek shumë nga strategët e mëdhenj të antikitetit si: Aleksandri i Madh, Jul Cezari etj. Ky tipar kapatur ndikim te madh në rezultatet e përplasjeve ushtarake të cilat kanë qenë të shumta në antikitet. Edhe në rastin e Bardhylit ky tipar ka ndikuar ndjeshëm. Kështu, në sfondin e këtyre karakteristikave, në vitin 393, pak kohë pasi është arritur një marëveshje paqeje mes ilirisë dhe maqedonisë, mbreti ilir Syrra përmbyset nga froni. Mesa duket për shtresa të caktuara të shoqërise ilire, kushtet e kësaj marëveshje paqeje do të kenë qenë të pavaforshme për shtetin ilir,si dhe për krahinën ilire të lynkestias.Sipas studiuesve,këto segmente të shoqërise ilire duhet të kenë qenë shtresa e re qytetare që po lindte në Iliri. Gjithsesi mbreti Syrra përmbyset nga froni dhe në vend të tij vjen Bardhyli. Situata diplomatike mes Ilirisë dhe Maqedonisë, ndryshon tërësisht.Në po këtë vit ushtria Ilire futet në maqedoni dhe pushton një pjesë të madhe të tokave të saj. Mbreti Maqedonas Amynta II (babai I Filipit II), nuk mundi ti bëjë dot ballë sulmit ilir dhe u largua nga vendi. Pak kohë më vonë ai kthehet në maqedoni për të qeverisur atë pjesë të territorit të papushtuar maqedonas, duke iu paguar edhe një tribut vjetor ilirëve. Mbretëria ilire nën drejtimin e Bardhylit shfaqet si një fuqi e rajonit. Tani ushtria ilire na shfaqet me një përbërje profesioniste, e përbërë nga kalorësia dhe këmbësoria. Duke zgjeruar ndikimin ilir në drejtim të Epirit në jug, Bardhyli ndërhyn në luftën për fron në Molosi duke përkrahur pretendentin për fronin mbretëror Molos, Alketën. Në vitin 385 p. e. sonë ushtria ilire futet në tokat molose, ku mbas një beteje të ashpër me ushtrinë molose, kjo e fundit tërhiqet në shpartallim të plotë. Në vitin 369 p. e. sonë Maqedonia gjatë mbretërimit të Aleksandërit II, përpiqet të dalë nga varësia ilire, por pa rezultat. Një nga përpjekjet më kulminante të maqedonasve për t`u shkëputur nga kjo varësi ishte ajo e vitit 360 p. e. sonë, ku gjatë betejës me ilirët në momentin më kulminant të saj, mbreti maqedonas Perdika III mbeti i vrarë, duke

Filipi i dytë i Maqedonisë shoqëruar kështu edhe humbjen e betejës nga maqedonasit. Shohim që për një periudhë të gjatë, 34 vjeçare mbretëria ilire ka një rritje të supremacisë së saj. Mbreti Bardhyl bashkë me qeverisjen e gjatë të tij, ka një rol kyç në ndërtimin e një shteti të fuqishëm, me aparat administrativ të qendërzuar, me ushtri të disiplinuar të përbërë nga kalorësia dhe këmbësoria. Të gjitha këto ndikuan ndjeshëm në suksesin e mbretërisë ilire në politikën e jashtme përgjatë kësaj kohe. Mirëpo mbas 34 vjetësh mbretërimi, teksa qëndron i hipur në kalë në krye të ushtrisë së tij, në moshë të thyer ¹, ai ka përballë Filipin II, i cili do të lërë gjurmë të mëdha në historinë botërore. Filipi i dytë i Maqedonisë Duke qenë një nga djemtë e Mbretit maqedonas Amynta II, Filipi që në moshë të vogël ishte dëshmitar i ngjarjeve të dhimbshme për vendin e tij. Në kohën kur një pjesë e madhe e Maqedonisë ishte e pushtuar nga Iliria, dhe Maqedonia luftonte për të ruajtur ekzistencën e saj, ai dërgohet peng në Iliri dhe më pas në Tebë, një nga qytet - shtetet të Greqisë antike. Pikërisht këtu fillon edhe shkollimi i tij si një strateg i madh ushtarak. Në këtë periudhë Teba ishte kthyer në një nga qytet - shtetet më të fuqishme të Greqisë antike. Këtë supremaci ajo e kishte arritur nëpërmjet ushtrisë së saj të disiplinuar, e përbërë nga falanga dhe nga ushtarët e stërvitur, e komanduar nga dy nga gjeneralët më në zë të antikitetit Epaminonda dhe Pelopida. Duke jetuar për tre vjet në shtëpinë e këtij të fundit, Filipi II mësoi shumë nga arti i luftës. Gjithashtu mosha e tij e re, e shikonte me admirim përgatitjen ushtarake, stërvitjet e shumta dhe organizimin e ushtrisë tebane, e cila, në ato kohëra, në një nga betejat kishte thyer edhe ushtrinë spartane, duke rrëzuar njëherazi edhe mitin e pathyeshmërisë së saj në tokë. Kështu gjatë kohës që qëndroi në Tebë, Filipi krijoi një përvojë të madhe në organizimin e ushtrisë. Këtë mënyrë organizimi ai do ta instalonte edhe në ushtrinë maqedonase. Në momentin kur vëllai i tij Perdika III, mbreti i Maqedonisë, kishte probleme të brendshme me pushtetin, në vitin 361 Filipi II kthehet në Maqedoni për ta ndihmuar. Me këtë, ai do të ketë përjetuar edhe vdekjen e të vëllait në betejën me ilirët në vitin 360 p. e. sonë. Mbas kësaj ngjarjeje Filipi merr në dorë frenat e pushtetit. Filipi II ndryshonte në shumë drejtime nga mbretërit e mëparshëm të Maqedonisë. Nëse për sundimtarët e mëparshëm synimi kryesor i tyre ishte mbijetesa e Maqedonisë,

e rrethuar nga shtete agresive, për Filipin II synimi kryesor ishte zgjerimi i territoreve të saj. Këtë ai do ta arrinte me dy mjete për të cilat dukej se kishte zotësi të lindur; me anë të fushatave ushtarake, dhe me anë të diplomacisë. Me të ardhur në krye të fronit maqedonas ai filloi me ngut organizimin e ushtrisë sipas modelit Teban, me disa modifikime të cilat e përmirësonin më tej atë. Për ushtarët caktoi mënyrat e stërvitjes, e cila ishte e rëndë dhe e gjatë. Në pjesën më të madhe të rasteve ai merrte pjesë edhe vetë në stërvitje. Tashmë, disiplina dhe stërvitja ishin shtyllat kryesore për ushtrinë maqedonase. Ajo përbëhej prej falangës heshtëgjatë, e cila zinte pjesën qendrore të formacionit, kalorësia e cila qëndronte në të dy anët e falangës, dhe shigjetarët që qëndronin mbrapa duke mbështetur falangën. Këtë makineri lufte, Filipi II, falë vullnetit dhe këmbënguljes, e përgatiti brenda një kohe të shkurtër. Ky ngut i madh diktohej nga rrethanat e kohës. Ndërkohë që brenda mbretërisë dukej sikur anarkia dhe lufta për pushtet, ishin hedhur mbas krahëve, Filipi kishte nevojë të ngutshme të siguronte kufijtë e mbretërisë së tij, ndërkohë që një pjesë e madhe e tokave maqedonase gjendeshin nën sundimin ilir, gjë që e mbante Maqedoninë në gjendje lufte të pandërprerë me mbretërinë Ilire dhe mbretin Bardhyl. Përplasje ushtarake e pashmangshme Dhe pikërisht pasi siguroi me anë të diplomacisë, kufijtë lindorë dhe jugorë të Maqedonisë, ku një nga kundërshtarët ishte edhe Athina, Filipi në vitin 359. p. e. sonë kthehet me të gjithë forcën ushtarake drejt perëndimit për të rimarr në zotërim tokat që gjendeshin nën sundimin Ilir. Nëse me tre mbretër të mëparshëm maqedonas Bardhyli kishte triumfuar , në rastin e Filipit, përplasja ushtarake nuk u vlerësua si opsioni i vetëm për mbretin Ilir. Me sa duket ai e njihte mirë kundërshtarin e tij, dhe forcën ushtarake që ai po sillte. Gjithashtu mosha e madhe e Bardhylit e bënte atë ta peshonte gjatë një përplasje tjetër ushtarake. Në ato momente mbretëria ilire ndodhej në pozita jo të këqija, dhe Bardhyli nuk donte të rrezikonte të humbiste tokat që kishte fituar deri në atë kohë. Kështu me t`i ardhur lajmi për mësymjen e ushtrisë maqedonase, ai dërgoi lajmëtarë tek Filipi II duke i propozuar paqe, me kusht që të mbanin ato territore që kishin fituar deri në atë kohë. Filipi u shpreh se do të pranonte paqen nëse do t`i ktheheshin të gjitha qytetet maqedonase që kishin pushtuar ilirët. Në këtë pikë asnjë nuk ra dakord, kështu që përplasja ushtarake u bë e pashmangshme. Beteja që hyri në histori Vendin ku ndodhi kjo përplasje, autorët antikë nuk na e thonë. Por sipas shumë studiuesve bashkëkohorë, dhe për nga vetë pozita gjeopolitike, me siguri ajo duhet të ketë ndodhur në lindje të liqenit të Ohrit (Lyhnidi antik), pra në thellësi të territoreve të Maqedonisë antike. Megjithatë, për nga rëndësia që pati, për nga taktikat që u përdorën dhe për nga figurat që morën pjesë në të, kjo betejë është një nga më interesantet për historinë ilire. Burimi kryesor për këtë betejë na vjen nga autori antik Diodori, në bazë të të cilit ne do të bëjmë edhe përshkrimin e saj. (Vijon numrin e ardhshëm)


17 Nr. 80 - Gusht 2017

PELLGU I “REVOLUCONIT KULTUROR” Nga Fritz RADOVANI PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...” Fjala pellg në fjalorin e gjuhës shqipe ka disa kuptime. Jam kenë fëmijë në fshatin e Dajçit të Bregut të Bunës, kur një fshatarë i quejtun Palok Gjushi na mori bashkë me tim vlla per me shkue tek një pellg i familjes së tyne gati në Sukat e Dajçit. Ishte hera e parë që njoha fjalen pellg! Në dukje ishte një brrakë e madhe me ujë të ndejun vende – vende ngjyrë jeshile dhe plot me grumbuj mushkajash që shetisnin siper atij ujë të pistë... Aty kishte shumë kallama dhe lule kënete plot me ngjyra. Paloka nuk më la me hy me kambë tek ai ujë se pernjëheresh të sulmonin ushujzat, të cilat, fshatarët i pastronin nder shishe me ujë të paster rreth 20 ditë, dhe i perdornin per mjekime të ndryshme. Pak ma larg nder disa stomije dheu kishte edhe gjarpinjë të mëshefun, që veç kur i sheh tue kercye dhe tue u zhytë në pellg me kokat thumuese siper drejt brigjeve tjera... Shqipnia – një nga vendet ma të bukra të Ballkanit e pse jo, t’ Europës, ishte vetizolue dhe kthye në një pellg ku kullonin ujnat e ndejuna të kampit socialist, që andrronte prej kohësh Nikita Hrushovi: “RPSSH – Kopshti i lulzuar i socializmit në Ballkan!” Nder vendet komuniste dhe socialiste atëherë dhe sot edhe pse çensura ishte e plotë dhe pa asnjë lëshim, jo vetem nder gazeta apo organe kryesore po, edhe nder disa të dorës së tretë apo të katert kishte edhe kontroll të çensurës, me errsim të plotë të së “vërtetes”! Shqipnia në të gjitha shtetet socialiste të Botës asht kenë shteti ma i izoluem, ma shumë se të gjithë të tjerët i shtypun dhe i shkallmuem nga diktatura e “luftës së kllasave”, ma i varfer se të varfërit e Afrikës dhe t’ Azisë, ma i mbytuni në gjak nga qeveritarët që nuk lëshonin asnjë post në qeverisje, ma i shfrytzuemi per pasunimin e drejtuesve kryesor, ma fanatiku anadollak i mbrojtun nga filo – ortodoksia sllave, e cila me Gjenocid arrijti me zhdukë krejtësisht Kulturen Europjane Perëndimore, Gjuhen Gegnishte Shqipe, të gjitha Burimet e lavdishme të Historisë dhe Letersisë Shqipe, tue fillue nga Betejat e Lavdishme të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, Formulës së shkrueme të Pal Engjullit, Shkrimtarët Atdhetarë Shqiptar të Veriut, Rilindjen e Papersëritshme Kombtare, gjurmët e Shkollave të Para Shqipe, Perpjekjet per Liri e Pavarsi të Lidhjes së Prizrenit, një nga Etapat ma të Lavdishme të Historisë së Popullit Shqiptar nder të gjithë shekujt: Ngritjen e Flamurit në Deçiq nga Heroi Kombtar Dedë Gjo’ Luli, me 6 Prill 1911... Dhe të gjitha faktet Historike të Lavdishme që Shqipnia e Veriut solli me “Memorandumin e Gerçës”. Të gjitha ngjarjeve të papersëritshme dhe të lavdishme Historike deri në ngritjen e Flamurit Kombtar në Vlonë, me 28 Nandor 1912 dhe Shpalljes së Pavarsisë, u ka prij me vetmohim Burrnia dhe Fisnikia e Veriut, e cila po mos t’ ishte e pranishme në të gjitha Betejat Historike

e të shkrueme me gjak Herojsh, as sot Shqipnia nuk do t’ njihej Shtet! U vranë tradhtisht tue fillue nga Dedë Gjo’ Luli me djelmë, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi, Gjelosh Luli, Gjergj Vata e Bajraktarët e Maleve me sa e sa Trima të pashoq që na lanë një Histori me shkronja t’ arta, e sot me paturpësinë e pashoqe “Akademia e Shkencave e RSH”, pret udhzime nga turqit per me ba ndryshime dhe me shkrue “Një Histori të vertetë”! Gjarpijt e djeshem të pellgut të ndytë të “Shqipnisë socialiste”, perpara se me folë mendohen se çka me mashtrue: “Unë kam shkrue per dhimbjen e madhe të vdekjes së Enver Hoxhës me 11 Prill 1985, po ju as sot nuk i kuptoni ata rreshta, ku shprehej me ironi ajo ‘dhimbje!...” E bash këta tradhtarë nder skuta e strofulla gjarpijsh qeshen tue i shterngue duertë njenitjetrit: “Ua hodhëm!” Vetem mos harroni me pyet veten: “Kush ua porositi librat, kush ua botoi, kush ua perkthei, kush ua shperndau dhe kush ua pagoi paret!??.. E, cila ishte djersa e juej?” Mbasi ti mendoni këto pyetje provoni me u pergjegjë buzë atij pellgu ku jetoni... Dhe, do të kujtoheni se, nuk jemi të gjithë të droguem që presim “ringjalljen” nga ju!... Mos harroni me kujtue se kush ua dha të drejtat e studimit, pse ua dha pikrisht ju dhe, cilat ishin kushtet e shperblimit nga ana e juej, nga familjet e krijueme nga ju e pasuesit? Ju shetitshit nder lundra tek pellgu, zhyteshit mbrenda dhe kur nxirshi koken jashtë, asnjë nuk ndryshojshi nga gjarpijtë që ju thumonin dhe ju pajisnin me helmin e urrejtjes së perjetshme ndaj mikut e deri tek vllau i juej, ndersa sot mundoheni me na mashtrue se “nuk ishin të gjithë gjarpijtë njëlloj”... Kishte edhe nga “ata me helm të mirë...” Se cili ishte helmi “i mirë” i dy drejtuesve vrasës të “Revolucionit Kulturor të 1967” këte, e provon ma sëmiri Martiri Havzi Nela, i varun në vitin 1988 në Kukës nga Ramiz Alia. Pa hy në zhdukjet e pabesa të tiranve të Popullit Shqiptar nga viti 1944, vetem shikoni kush vrau e vari në “Revolucionin Kultural” dhe cili ishte objektivi i këtyne masakrave?! Edhe sot janë të gjakosuna piramidat kufitare të Shqipnisë “socialiste” nga

mashtruesit terroristë të Rinisë Shqiptare me “ndryshime ligjësh të arratisjes” nga Ramiz Alia, që asnjëherë nder damart e tij të pistë nuk ka pasë asnjë pikë gjak shqiptari, boshnjaku po! Ka 70 e sa vite që u shembën Kishat e Kullat e Maleve të Veriut, u vranë e u qiten fare të gjithë Klerikët dhe Bajraktarët Trima të Bjeshkëve të Nêmuna, u dhunuen Kanune e ligjë Malesh, u zhduken Fise e pinjollë të “Besës, Burrnisë e Bujarisë” së Maleve tona kreshnike... E, tradhtarët me sllavokomunistët anadollakë të “konferencës islamike” të Ramiz Alisë me pasuesit e vet, edhe sot, ua kanë friken e dridhen si qejt nga “Vetëtimët” e Vargjeve të “Lahutës së Malcis” së të Pavdekshmit Poet Kombtar At Gjergj Fishta! Kanë kalue sa vjet që Eshtnat e At Fishtës janë të shkaperdame në Varrezat e Rrëmajit, dhe ju e vetem ju, trashigimtarët e pellgut të pistë, keni frikë me i mbledhë në një thes! Ka plot 76 vjetë që Shqipninë e shkretë ua keni lëshue në dorë homoseksualëve tue e fillue grumbullimin e pisllekut të PKSh me 8 Nandor 1941, nga sllavet Miladina me pleha dhe tue u tregue sllavëve se, ua kalojmë edhe me veset ma të flliqta që trashigojmë nga turqit “vëllezërit e gjakut” nga pushti Enver Hoxha, Ramiz Alia e deri ku të doni ju, tek trashigimtarët e tradhtarëve të betuem tek sllavët, e tue mbushë xhepat e bankat nen flamurin e ngulun të Esad Pashë Toptanit në varrezat e Parisit... Po bahen 105 vjetë që Europa ua ka hapë një dritare nga Perëndimi! Ende nuk keni gjetë as sot një Shqiptar Katolik per President apo Kryeminister... Edhe Ata që ishin i keni vra! Mundohen trashigimtarët e vrasësve të djeshem me tregue se “janë Pagzue!”, por “fatkeqsisht” u rritën në Bllokun e Udhëheqësve, e sot mbi 50 vjeç nuk dijnë me ba as Kryq, edhe pse nder shtatë ditët e javës, dy ditë i nisin gratë e veta tek Erdogani... Po, a kujtoni se ka luejtë mendësh Europa me mbushë salonet me homoseksualë? Kujtoni mirë thanjen e Plakut Grisë..., per “qenin që han robt’ e shtëpisë së vet”! SHQIPNIA ASHT TRUELLI I GJERGJ KASTRIOTIT ! Edhe pse Varrezat e Atdhetarëve tanë,

ka gati 550 vjetë që i boshatisni...Tue fillue nga i MADHI GJERGJ KASTRIOTI e deri tek At Gjergj Fishta e Don Kolec Prennushi, Ata e kanë një varr, edhe pse pa Kryq e Emen, po, Toka Arbnore asht me “Emnin e Tyne” ! “Shqipnia e Gjergj Kastriotit e Flamuri i Tij ishte Ajo që u pranue në NATO” ! E sot, po mos të ishte ALFABETI I AT GJERGJ FISHTËS, edhe unë do të kishe shkrue me shkarravinat e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit apo të Erdoganit... E po mos të kishe Bekimin dhe edukaten e fitueme nga Don Kolec Prennushi, do t’ishe një kokerr spijuni i sigurimit të shtetit, po ishte Urata e kujdesi i Tij që më ka shpetue! Kur iku Don Koleci heren e fundit që nuk u kthye ma në Dajç, në Qershor të vitit 1950, kishe qejfë me e percjellë deri tek Lisi në Vorr ku e priste karroca per Shkoder. Ishte një ditë e nxehtë. Ai mu afrue dhe në vesh më tha: “Fritz, rri këtu e ruej qelen, se po vijnë komunistat e më vjedhin librat e bibliotekës!” E, unë ndeja aty e nuk shkova me Ate... Porosia që më la Daja... Ishte një porosi e perjetshme: “Me u ruejtë nga hajdutët...” Janë pikrisht ata komunistë vrasës që sot kerkojnë me krijue “Jugosllavinë e Re, Ballkanin Perëndimor apo Republiken e Re... E ndoshta, me drogë me na e ringjallë edhe njëherë “Enverin e 1941”!! Po, a mund të besohet se krahinat që ishin Shqiptare nder shekuj, sot me punue per Mosken, Beogradin, Athinen apo shkombtarizimin e Trojeve të Gjergj Kastriotit, tue shkrrye Flamurin e Tij që edhe sot asht i mberthyem per parzem të Atij Burrit të Hotit, që derisa serbët e toptanët e varrosen në Token e Bekueme Shqiptare, bash pranë Atyne Françeskanëve Miqve të Tij, që sllavokomunistët i lane pa vorre! Mos harroni edhe Ramizin e masakrave të Tivarit dhe Mehmetin vrastar të Kelmendit! Mbi varret e tyne të qelbuna vazhdojnë me u shkrrye edhe sot “tituj e dekorata”! Perçarësit e Popullit Shqiptar janë vetem renegatët e hajdutët që sot kerkojnë me ruejtë me dhunë kolltukët e pushtetin e gjakosun, janë ata trashigimtarë që vrasësit e djeshem i quejnë “heronjë”, janë tradhtarët e sotem shovenistë sllavë: “Besnikë të Stambollit”! *** VLLAZEN E MOTRA SHQIPTARË! “Ajo që ka ngja në Shqipni.., nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit... Europa duhet t’a dijë...!!” Po, këte thanje a e kujtoni kush e ka thanë dhe, në cilin vend ?!.. 50 VJET: Ju lutem kujtoni VITIN 1967. Mos e harroni 6 SHKURTIN ! Ata qinda e mija të vramë e të mbytun pa varre e pa Shenja tek koka, dhe mos mendoni se i kanë “harrue ata”.., që i thurin lavdi diktatorëve, torturuesve e vrasësve të Tyne !? I shihni naltë ata kafshë tue pi ujë tek pellgu? Shikoni edhe njëherë...Ata pijnë ujë... Vetem me freskue tradhtarët tanë, kur të zhyten në llomin tek pellgu i mnershem i FJALIMIT PROGRAMATIK: “6 Shkurt 1967”! Fund... Melbourne, 31 Korrik 2017.


18 Nr. 80 - gusht 2017

Kështu dokeshin Prishtina, Peja, Gjakova, Mitrovica e Prizreni në vitin 1909 Udhëpërshkruesi francez, Gabriel Lui-Zhare (1880-1964), udhëtoi nëpër Shqipni e Kosovë në Gusht të vitit 1909 dhe, nji dhetëvjeçar ma vonë, në Gusht të vitit 1919. Përshkrimet e Lui-Zhare u botuen në dy vëllime: L’Albanie inconnue (Shqipnia e panjohun), Paris 1913; dhe Au jeune royaume d’Albanie: ce qu’il a été, ce qu’il est (Në mbretninë e re shqiptare: ç’ishte, ç’asht), Paris 1914; si dhe në nji varg artikujsh që dolën në revistat Revue des deux mondes, Revue de Paris, Correspondant, Revue politique et parlementaire dhe Questions diplomatiques. Këta artikuj u ribotuen gjatë Konferencës së Paqes të Parisit në vëllimin e shkurtë Les Albanais (Shqiptarët).


19 Nr. 80 - Gusht 2017

Peja, qyteti i bukur, mbuluar me traditë dhe trashëgimi kulturore Nga Teuta GASHI

A

ty ku bjeshkën e ke pranë dritares, ku pranë lumit mund të pish kafe, mund të ushqehesh në Kulla, që janë shndërruar në biznes familjar dhe të gjitha i ke shumë afër. Kjo është Peja, simboli i bukurisë, kulturës dhe traditave. Përveç tjerash mund të shkosh edhe me tren, por dita vështirë të mjafton të vizitosh Muzeun Etnologjik, Çarshinë e Vjetër, Mullirin e Haxhi Zekës, sheshin me po të njëjtin emër, Patriarkanën e shumëçka tjetër që ndodhet në këtë qytet, raporton lajmi.net Sheshi Haxhi Zeka Duke filluar nga sheshi “Haxhi Zeka” krejt pranë tij ndodhet Muzeu Etnologjik regjional, në të cilin janë të ekspozuara në galeri të veçanta artizanatet e ndryshme dhe veshjet karakteristike të Rugovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Muzeu, është i vendosur në Konakun e Tahir Beut, i cili paraqet llojin më të bukur të shtëpive të vjetra të qytetit të Pejës. Muzeu Etnografik në Pejë Arkeologu Safer Maliqi, i cili çdo herë është në dispozicion për çdo vizitor, bën të ditur për lajmi.net se në Muze ndodhen më shumë se 120 eksponateve, nga veshjet kombëtare, te veglat e punës dhe armët interesante, të cilat tregojnë historinë e bujshme të kësaj zone, por ka edhe stoli. Për të parë krejt këto, duhet të paguani vetëm një euro, raporton lajmi.net Nga Muzeu, shumë afër gjendet Çarshia e Vjetër, e cila paraqet një zonë me trashëgimi kulturore. Çarshia e Vjetër në Pejë E ndërtuar gjatë kohës së Perandorisë Osmane në shekullin XIV ka qenë e përbërë nga katër pjesë, Çarshia e madhe, Çarshia e Gjatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit. Në të janë qindra dyqane, të cilat sjellin nga afër zeje të ndryshme. Aty ndodhet edhe Çarshia Xhamia, e ndërtuar që në vitin 1471, në oborrin e së cilës është i varrosur Haxhi Zeka. Madje ndodhet edhe Kulla e tij, apo si njihet Kulla e Pashës. Për promovimin e kulturës dhe traditës në këtë qytet po përkujdeset edhe “Swisscontact”, ku përmes projektit: Promovimi i punësimit në sektorin privat (PPSE) dhe financim nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC) po punojnë që të promovojnë turizmin në këtë pjesë. Edona Kurtolli nga PPSE thotë për lajmi. net se kanë për qëllim rritjen e të ardhurave dhe krijimin e 800 vendeve të punës shtesë, me orar të plotë, 30% për gratë. “Programi fokusohet në dy sektorë: sektorin e përpunimit të ushqimit (konkretisht përpunimin e pemëve dhe perimeve dhe nën sektorët e produkteve pyjore jo nga druri) si dhe sektorin e turizmit (të përqendruar në Kosovën perëndimore). Të dy sektorët ofrojnë potencial të madh për përmirësimin, për punësim, dhe shfrytëzim të aseteve përmes largimit të pengesave të zbuluara analizës përmes sonë”, thotë ajo. Vetëm 300 metra larg nga kisha “Shën Katarina” rrugës për te Gryka e Rugovës

është kisha ortodokse që gëzon statusin e Patriarkut. Patriarkana e Pejës Bukuria dhe rëndësia e saj janë pranuar në UNESCO, ku llogaritet si pasuri dhe mbrohet ndërkombëtarisht. Për të vizituar këtë kishë dhe për të bërë ca foto që t’i keni kujtim nga udhëtimi juaj në Pejë, duhet të keni një leje speciale nga menaxhuesit e saj serbë, raporton lajmi.net Turizmi në Pejë nuk përfundon me

kaq. Ndodhet Mullizi i Haxhi Zekës, ndër mullinjtë e parë industrialë me ujë në rajonin e Pejës, i ndërtuar në kohën e Austro-Hungarisë. Pra, në këtë qytet nuk mjafton dita. Mulliri i Haxhi Zekës Departamenti i Turizmit në Komunën e Pejës bëjnë të ditur se është zhvilluar shumë hoteleria dhe gastronomia. Një të tillë e ka hijeshuar dhe e ka bërë më atraktive projekti i Shtëpisë Alpike

“Ranch”, që ka kuaj për kalërim dhe ushqim të begatë për të interesuarit. Alpin Ranch Pejë Në shtegtimin nëpër këtë qytet, kalohet nëpër gjurmë të objekteve të ndryshme historike që kanë lënë në kohëra të ndryshme, edhe pse gërmadhat janë mbuluar dhe nuk janë bërë hulumtimet arkeologjike ende, mund të fillohet me historinë ku qyteti i Pejës ka qenë i shtrirë në periudhat Ilire.


20 Nr. 80 - gusht 2017

DYER DHE ZEMRA TË HAPURA...

Nga: Laver Niku publicist, Filadelfia-Amerikë

1. ër traditë më shumë, stina e verës edhe për Shoqatën AtdhetareKulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia të Amerikës,mendohet si periudhë pushimi. Kështu, më parë, së bashku me miqtë, që na nderuan, Shoqata jonë festoi bukur 15- vjetorin e krijimit, më 11 qershor 2017, Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë” e mbylli vitin e 13të arsimor, me koncertin e fëmijëve më 18 qershor. Pastaj, më 25 qershor, pikniku vjetor i shqiptarëve të Filadelfias shënoi edhe fillimin e pushimeve, si për drejtuesit dhe veprimtarët e kësaj Shoqate. Kjo, më shumë si mendim, se nuk ka veprimtari të planifikuara, se sa si fakt. Pas ores 9.00, sekretari i Shoqatës, Vlashi Fili, është pothuaj çdo ditë në qendrën kulturore të saj. Përherë ka diçka për të bërë: rregullimin e dokumentacionit të muajit më të fundit, për sistemimin e librave në bibliotekë, për regjistrimin e anëtarëve më të rinj në Shoqatë, për freskimin e ëeb-it të saj me shkrime dhe foto te reja etj. Por jo vetëm, Vlashi. Edhe kryetari i Shoqatës, Tajar Domi nuk rri aq i qetë. Po afron viti i ri shkollor. Duhet të ketë diçka të re. Kanë menduar që nxënësit e shkollës shqipe, këtë vit, të kenë bluzat e tyre, me emblemën e shkollës. Llazar Vero dhe nënkryetari i parë i Shoqatës, Bujar Gjoka, ka kohë që kanë menduar për këtë. Do të jetë një dhuratë e bukur për fëmijët e shkollës. E veçanta e kësaj të papriture qendron edhe në faktin se, këto bluza, do të përgatiten në Tiranë, dhuratë nga antarët e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Bajram Avdija e Mezan Resuli, pjesëtarë të grupit shoqëror “Zjarri”, në Shqipëri. Por edhe puna për festimet e 105-vjetorit të Pavarësisë së Atdheut tonë të dashur nuk është larg. Sadik Elshani, me përpikmërinë e tij të zakonshme, me kohë është lidhur me personat përgjegjës, në Bashkinë e Filadelfias, për ceremoninë e ngritjes së Flamurit tonë Kombtar, në sheshin kryesor të këtij qyteti historik për SHBA. Llazari ka porositur stikerat, me Flamurin tonë, për këtë ditë të shënuar. Ka edhe më, por Tajar Domi ka merak t’i ruajmë disa gjëra “sekrete”, pra pa thënë, për t’i mësuar më vonë.

Është Atdheu ynë i dashur, që na bashkon

P

Nga një veprimtari e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia-Amerikë 2. Këto, që prmend më lart, përbëjnë një pjesë të rutinës së punës së kryesisë së Shoqatës “Bijtë e Shqipes “, gjatë “pushimeve “ të verës. Por nuk është ky qëllimi i këtyre shënimeve. Kryesia dhe antarët e Shoqatës sonë u kushtojnë vëmëndje edhe miqëve të shumtë, që na vizitojnë. Por, ky kujdes, nuk mbyllet brënda një kafeje ose një vizite në mjediset e Qendrës Kulturore të Shoqatës. Se, në çdo rast, ka diçka më shumë, më miqësore dhe njërëzore. Ja, para, pak kohësh, ai erdhi për një vizitë te djali i tij, ing. Refat Hasa, major i nderuar i ushtrisë sonë. E kishte pak vështirë lëvizjen, pas dy operacioneve të shkallës së lartë. Po, përveç të afërmëve, atë e shoqëronte çdo ditë veprimtari i palodhur i Shoqatës sonë, Eqerem Murataj dhe ai nuk e ndjeu asnjëherë se ishte larg Shqipërisë dhe familjes. Duke u njohur me punën e shoqatës dhe për respektin, që gjeti nga drejtuesit e saj, ai u bë edhe antar i saj. Korriku, më shumë se qershori, solli shumë shokë dhe miq të tjerë në mjediset e shoqatës sonë. Ja, Kiço Kokthi i papërtuar, solli mikun e tij dhe të familjes, përmetarin e mirë dhe biznesmenin punëmbarë, nga Tirana,

Një kujtim tjetër, i paharruar…

Dorjan Kongoli. Për Shoqatën tonë, ai ka qënë i njohur dhe i falenderuar vite më parë, për ndihmën që na ka dhënë për sigurimin e librave, për shkollën tonë shqipe ose edhe për kostumet kombëtare, për fëmijët e kësaj shkolle. Dorjani fjalëpak dhe punëshumë, pasi bëri një dhuratë në të holla për Shoqatën, mori përsipër që edhe këtë vit t’i sigurojë librat për nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”. Dhe, kështu, e kurorëzoi respektin për punën, që bëhet në shoqatën tonë, duke u bërë anëtar i saj. 3. Si zakonisht, kafja e ditës së mërkurë, në mjediset e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, bashkon shokë dhe miq, veprimtarë të saj, por dhe vizitorë, miq dhe të afërm të bashkatdhetrëve tanë. Për të gjithë, dera dhe zemra është e hapur. Javën e fundit të korrikut na gëzoi ardhja e prof. d. Fatmir Zanaj, nga Tirana, vëllai i shokut dhe mikut tonë të nderuar, ish-kryetar i Shoqatës sonë, Petrit Zanaj. Me Fatmirin njihem prej vitesh dhe, siç thonë në Vlorën e tij, është “burrë i rëndë”, për fjalën dhe punën e tij të mënçur. Vëllai i tij më i vogël, Petriti e shikon në dritë të syrit, e do dhe e respekton me shpirt. Të mbetur pa nënë, që të vegjël, e më vonë edhe pa babanë, Fatmiri u bë si një prind i dytë për të dhe të motrën më të vogël. Petriti e ndiqte me vëmëndje fjalën edhe këshillën e tij, dhe, mbi të gjitha, shembullin e tij. Ai u bë një oficer i talentuar i ushtrisë sonë dhe, më vonë, një pedagog i aftë i Shkollës së Bashkuar, që përgatiste oficerë për ushtrinë tonë. Ishte mjaft e bukur, ajo e mërkurë, kur i kishim bashkë të tre bashkatdhetarët tanë të nderuar: Refat Hasën, Dorian Kongolin dhe prof, dr, Fatmir Zanaj. Kishte më shumë dritë dhe gëzim ajo ditë. Kishin ardhur njërëzit tanë nga Shqipëria jonë dhe kishin sjellë aromën dhe dashurinë e saj. Do t’i kishim ata për disa ditë ndërmjet nesh. Profesor Fatmiri, megjithëse me

një rrogë modeste , mësimdhenes në Fakultetin e Shkencave Sociologjike në Tiranë , nuk u kursye dhe u bashkua me dhuruesit tjerë, për blerjen e një ndërtese të re për Shoqatën tonë. Por, i pasur është ai që jep, thotë një fjalë e urtë, jo ai që ka! Duke u ndarë, atë të mërkurë, Petriti na ftoi për një kafe ditën e shtunë, për të nderur vëllain e tij dhe falënderuar shokët për mikpritjen e ngrohtë. 4. E shtuna ishte me të vërtetë një ditë tjetër e bukur. Petriti kishte ardhur më herët, së bashku më të vëllanë dhe kishte shtruar tavolinat, te salla e kafesë së Shoqatës sonë. Vlashi Fili, si djalë i ri, përherë në krye të detyrës. Pastaj erdhën Kiçua me Dorjanin, Eqerem Murataj, Sami Zaimaj… Në derë u duk Enver Parllaku i palodhur, shoqëruar nga disa bashkëkrahinas dhe miq të tij. Vendosi shishen e rakisë së Skraparit në tavolinë e tha: “Kam gëzim sot… Më ka ardh goca e axhës, motra ime me të shoqin, nga Brukseli.” Me ata ishte edhe kryetari i Shoqatës sonë, Tajar Domi dhe i kudogjënduri, Hysë Hasa. Ishte prania e tyre dhe dëshira e miqëve, për të vizituar mjediset e Shoqatës, që i solli të gjithë bashkë, në “Shtëpinë e Shqiptarit“, siç i thonë bashkatdhetarët, qendrës kulturore të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Miqtë më të largët, zonjën Mine Bllaka dhe bashkëshortin e saj, prej Istogu, Rahim Bllaka, i ulëm në krye të vendit. Enver Parllaku qeshte i tëri dhe gjithë kohës, me dorën ne qafë me motrën Mine. Malli do kohën e vetë të shuhet. Ne tavolinën, që shtohej dhe shtohej me tavolina të tjera, zuri vend edhe kryetari i grupit vëllazëror të kukësianeve, anëtarë të “Bijëve të shqipes”, Ahmet Shabani. Përshëndetjet dhe urimet nuk kishin të sosur. Në to, nuk mungonin as pergëzimet për punën e madhe të sShoqatës sonë, që i mban dyert e zemrat të hapura dhe shqiptarët të bashkuar. Ishte me të vërtetë një festë e vogël, por me dashuri të madhe. Ishte Atdheu ynë i dashur, që na bashkonte. Në atë tavolinë ishte e gjithe Shqipëria. Ja, me radhë: Abedin Teme, nga Çamëria, që u uron mirëseardhjen miqëve; pranë tij, Sadiku nga Suhareka; Kiçua dhe Dorjani, nga Përmeti; Fatmiri dhe Petriti, nga Vlora; Llazari nga Fieri, Vlashi nga Kuçova; Enver Parllaku, Rifat Hasa, Tajar Domi, Hysë Hasa, Xhemali Elezi dhe Hamdi Gjana, nga Kukësi; Bujari nga Durrësi, bashkëshortët Bllaka, nga Istogu; Eqerem Muratraj dhe Sami Zaimaj, nga Mallakastra; Rrap Rrokaj, nga Fieri; Anastas Golemi, nga Tirana, si dhe Shpëtim Braka dhe Miftar Dauti, ardhur nga Nju Jorku. …Dhe, si zakonisht, para se të largohen miqtë, kërkojnë të kenë disa kujtime, me Flamurin tonë Kombëtar, me Gjergj Kastriotin dhe Ismail Qemali, me Nënë Terezën dhe Eqerem Çabejnë. Një Shqipëri e vogël ku vlonë një dashuri e madhe që nuk shuhet kurrë! Prandaj, bëmë fotografi të përbashkëta, për t’i patur të gjithë, kujtim të paharruar. Filadelfia, 31 qershor 2017


21 Nr. 80 - Gusht 2017

Rinia dhe problemet e saj me alkoolin

Dedë Preqi

R

inia është pjesa më e re dhe më e ëmbël e jetës së njeriut, nëse ajo shijohet ashtu si duhet. Por, nëse ajo jepet pas veseve negative, atëherë vlerat e saj nënçmohen dashur e padashur, duke rënë nën mëshirën e dikujt tjetër. Përveç disa shprehive të tjera negative të rinisë, sot një pjesë e madhe e saj është e dhënë pas alkoolit, që kërcënon dhe dëmton shëndetin dhe moralin njerëzor në përgjithësi. Si pasojë e përdorimit të tepruar të alkoolit shumica e njerëzve vuajnë nga kjo shprehi, e cila më vonë bëhet sëmundje që lë trashëgimi te brezat e ardhshëm me të meta psikike dhe organike. Në shoqërinë bashkëkohore alkooli është njëra nga dukuritë më të përhapura sociale, pothuajse në të gjitha vendet e botës, pa marrë parasysh zhvillimin e atij vendi. Shikuar historikisht, paraqitja e alkoolit daton shumë herët, qysh në kohët e lashta. Por, në Evropë alkooli vrullshëm është paraqitur në Francë, pas Revolucionit Francez, i cili e liroi fshatarin dhe i dha të drejtën e përpunimit të alkoolit në mënyrë të pavarur. Shoqëria e sotme bashkëkohore alkoolin e percepton si sëmundje sociale, e cila paraqitet si rezultat i përdorimit të tepruar të pijeve alkoolike. Shkaqet e përdorimit të alkoolit janë të natyrës objektive dhe të asaj subjektive. Të natyrës objektive mund të jenë atëherë kur disa vise bujqësore janë të zhvilluara me pemë nga të cilat prodhohet alkooli. Ndërsa, në shkaqet e natyrës subjektive radhitën ata njerëz, të cilët përmes alkoolit mundohen të gjejnë zgjidhje të problemeve të natyrave të ndryshme sociale, ekonomike e familjare, por edhe si ëndje e kënaqësisë personale. Mirëpo, nga përdorimi i tepërt i pijeve alkoolike, duke kaluar përmasat e kapaciteteve të kotrollit të trurit, njeriu i humb të gjitha të mirat e veta që i ka krijuar gjatë jetës, duke e humbur shpejt edhe jetën e vet. Askush nuk thotë se njeriu i ka zgjidhur të gjitha problemet e jetës, por përkundrazi, përdorimi i tepërt i alkoolit i shton ato, duke u bërë sëmundje e rëndë individuale dhe shoqërore, me pasoja negative, njëherësh duke e dobësuar mekanizmin e kontrollit mbi veten. Sipas të dhënave të shoqërive hulumtuese mbi alkoolin, pasojat më të rënda në shoqërinë bashkëkohore dhe shumë çrregullime familjare lindin shkaku i alkoolit. Rinia e dhënë pas alkoolit Alkooli sot përdoret me të madhe edhe nga të rinjtë, por edhe nga mosha jomadhore, e cila është një brengë shumë e madhe në shoqërinë tonë bashkëkohore dhe te ajo medicinale. Përdorimi i alkoolit

nga rinia, sidomos në kohën e sotme, si mënyrë e shprehjes për t’i kënaqur nevojat momentale dhe ëndjet e tyre, duke mos llogaritur fare pasojat eventuale që rrjedhin në jetën e përditshme. Sipas kriminologëve dhe të dhënave të shoqërive hulumtuese, për pasojat e alkoolit te rinia e sotme, secilën ditë e më shumë po rriten skandalet dhe mënyrat e veprimeve negative të rinisë së alkoolizuar. Pasojat e alkoolit pasqyrohen edhe në veprimet e fatkeqësive të ndryshme të komunikacionit, duke u shtuar për ditë e më shumë. Njeriu si qenie njerëzore ka mundësi vetë ta ndalojë përdorimin e tepruar të alkoolit, sidomos rinia duhet ta frenojë veten pa shkuar te më e keqja, apo shkatërrimi i ndërgjegjes së vet. Në çdo rreth bashkëkohor, sidomos në dreka apo darka, alkooli është çelësi i apetiteve të gjellërave, njëherësh e rrit harmoninë në mes të njerëzve aq shumë, mirëpo kur teprohet, e dyfishon humbjen e rendit dhe rrethit shoqëror dhe njëkohësisht e humb respektin individual e shoqëror në tërësi. Alkooli si dukuri negative është përvetësuar edhe nga rinia shqiptare, si shprehi në ahengje të ndryshme, duke e konsumuar me të madhe dhe në mënyra individuale, e cila dukuri nuk mund të ndahet lehtë pa pasoja. Cilat janë shkaqet apo arsyet që e çojnë dhe e nxisin rininë dhe jomadhorin të bëhet alkoolist? Të bëhesh alkoolist do të thotë të dehësh mendjen tënde dhe arsyen, duke shkatërruar organizmin tënd, familjen dhe rrethin shoqëror. Shkaqet apo arsyet e rinisë për përdorimin e alkoolit janë të natyrave të ndryshme... Shumica e të rinjve e shohin alkooolin si mënyrë për t’u argëtuar, apo për t’i harruar problemet që kanë në jetën e tyre. Disa të rinj alkoolin e përdorin si zgjidhje e problemeve sociale, sikur janë varfëria, mungesa e vendeve të punës, mjedisi shoqëror, dashuria dhe shumë arsye të tjera personale. Kështu që shumë të rinj, por edhe të moshave jomadhore, të shoqëruar dalin nëpër lokale të natës, apo gjetiu dhe konsumojnë alkool tërë kohën, duke mos llogaritur pasojat që rrjedhin, sidomos ata që marrin rrugë me makina. Institucionet e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Arsimit, nuk e ka infrastrukturën e duhur për zbatimin e lëndëve që t’u afrojë nxënësve të tyre mundësi për të zhvilluar personalitetin në baza edukative brenda shkollës dhe në këtë mënyrë rinia dhe nxënësit, në mungesë të kushteve joshet më shumë nëpër lokale të padëshirueshme dhe pas alkoolit. Ndërsa, në Zvicër, edhe në shumë vende perëndimore, konsumimi i alkoolit nga të rinjtë është një shprehi e madhe dhe shumë e diskutueshme, sidomos kur bëhet fjalë për moshën 16-18 vjeçare. Edhe pse infrastruktura e tyre është në nivele të larta bashkëkohore, edhe pse institucionet e tyre investojnë për parandalimin e këtyre shprehive, duke ndaluar në çdo shitore të pijeve shitjen e alkoolit për ata nën moshën 18-vjeçare, edhe pse në gjitha lokaleve e natës u ndalohet hyrja dhe përdorimi i pijeve alkoolike të këtyre moshave jomadhore dhe shumë ligje të tjera janë të pranishme dhe të aplikueshme për parandalimin e alkoolit, drogës dhe shumë shprehive të tjera negative. Shumë

njerëz të moshës së re vuajnë nga pasojat e lidhura me alkoolin. Është e trishtueshme të shohësh se si mjekët përpiqen t’i shërojnë këta njerëz të varur nga shishet e alkoolit, të cilët kanë probleme fizike e psikike, të cilëve u shkatërrohet jeta përditë. Në botë aplikohen strategji të ndryshme për ta luftuar këtë dukuri nga të rinjtë, mirëpo në anën tjetër, harxhohen të holla të mëdha nga firmat e ndryshme të alkoolit dhe të duhanit, të cilat investojnë në prodhimin dhe reklamimin e tyre. Edukata prindore dhe ajo shkollore janë masat më efektive për parandalimin e alkoolit. Për shembull, po japim një ilustrim. Në qoftë se njëri apo të dy prindërit janë të dhënë pas alkoolit, apo nëse prindërit e fëmijës janë pijanecë të mëdhenj dhe njëri prej tyre e rrah fëmijën e vet pa arsye, jo vetëm një herë, por disa herë me radhë, atëherë duhet t’ia bëjmë pytjen vetes se në çfarë gjendje vjen ai fëmijë? Në këtë gjendje fëmija gjendet në një situatë shumë të vështirë, e cila mund të quhet e padëshirueshme, sepse fëmija tani e ka një jetë të pakontrolluar, nga se i mungon këshilla dhe edukata prindore, ndërsa prindi e ka humbur moralin si edukator në familjen e vet. Do të thotë se prindi është çelësi kryesor me të cilin e hap portën fëmija, për t’i bërë hapat e parë të jetës së vet dhe përcjellja e tij deri te mosha madhore. Prandaj, rolin kryesor te të rinjtë duhet ta bartin prindërit dhe mandej institucionet edukative shkollore. Prindërit, të cilët u kushtojnë kujdes dhe kohë fëmijëve të tyre dhe moshës adoleshente e madhore në

jetën e përditshme, me siguri që do të jenë prindërit më fatlum në botë, sepse puna, kujdesi dhe përkushtimi i tyre edukativ rezulton në frytet e tyre të lumtura. Komunikimi i përditshëm si dhe përcjellja e relacionit shtëpi-shkollë-shtëpi janë mënyrat më efektive që e vlerësojnë jetën e fëmijëve dhe rinisë në përgjithësi. Rol të veçantë te rinia luajnë edhe institucionet shkollore Sot shumicën e të rinjve në shkolla i shikon me cigare në gojë, disa merren me përdorimin e alkooolit, por ka edhe prej tyre që merren me përdorimin e narkotikëve. Shkolla si institucioni më i lartë edukativoarsimor këto shprehi negative i sheh te rinia. Pse, secili që ka ndërgjegje duhet ta bëjë këtë pyetje? Apo, ndoshta këtu mësojnë të kundërtën e edukatës së përgjithshme, apo këtu mësojnë vetëm sa për të kryer detyrimet e tyre, mësuesit dhe arsimtarët e shkollave, apo mungon konstruktiviteti i plan-programeve shkollore që ka të bëjë me edukatën si preventivë kryesore për parandalimin e shprehive negative te fëmijët dhe mosha e tyre madhore, te të rinjtë. Nëse rinia nuk ka përkujdesje prindore dhe shkollore për parandalimin e këtyre shprehive negative, me siguri që të rinjtë do të joshen edhe pas duhanit, edhe pas alkoolit, por me siguri edhe pas përdorimit të narkotikëve të ndryshëm, me ç’rast ardhmëria e tyre do të mbetët e dëshpëruar dhe e robëruar, kur problemet do të jenë prezentë në çdo hap të jetës së tyre.

SHEMBULL I RI, I ATDHETARIZMIT E QENDRESËS SË PAEPUR TË SHQIPTARËVE (Vijon nga faqja 13)

spitali, si në fshatin e lindjes,Livadhi, por dhe në qytetin e Strugës. Njerëz të thjeshtë, personalitete të jetës politike e shoqërore, por dhe përfaqësues të lartë të fesë,i bënë atij vizita në shtëpinë e tij dhe e përgazuan, për gjithçka bëri e bën ai, për popullin tonë, atdhetar e liridashës, po kurrë të nënështruar nga kundërshtarët as armiqtë e çdolloj kombësie, qofshin ata. Sa bukur e domethënës është cilësimi, që i kanë bërë atij, siç përmendet dhe në këtë libër për Dr.Ziadin Selën: “Legjendë e gjallë e shqiptarizmit”! …Mund të shkruaja edhe më gjatë, në këtë recension të thjeshtë, për librin e arrirë e të bukur, me përmbajtje atdhetare kombëtare, të kolegve e miqëve të mi të nderuar, Saranda Iseni e Hysen Ibrahimi. Jam i bindur që, ky botim i ri, do të mirëpritet dhe do të jetë një dëshmi tjetër bindëse dhe e argumentuar, sidomos vlerë për brezin tonë të sotëm dhe atë nesër, për të kuptuar e mësuar më mirë, se sa përpjekje e ndeshje, mund e sakrifica të panumërta, u është dashur të bëjnë, në vite e shekuj dhe vazhdojnë të bejnë shqiptarët, deri në ditët tona, për të mbrojtur identitetin, gjuhën, traditat e zakonet e tyre më të mira. Prandaj, përmbledhurazi, i përgëzojmë dhe i urojmë këta dy autorë, të cilët megjithëse në emigracion, në Mbretërinë e Bashkuar

të Suedisë mike, me mendje e me zemër, kurdoherë, janë në vendlindje. Siç e dëshmon edhe ky libër, ata jetojnë aktivisht, me shqetësimet e bashkatdhetarëve tanë dhe japin ndihmesën e tyre, modeste e të pakursyer, që edhe populli shqiptar të ecë, sa më i sigurtë e ballëlart, në rrjedhat e shoqërisë europine e më gjerë! Tiranë, qershor 2017 *) - Sekretar i Prgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë; - Përgjegjës seksioni, në Institutin e Integrimit të Kulturës ShqiptareTiranë; -“Anetar-Nderi” i Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë, “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi; -“Anëtar-Nderi” i Shoqatës Kombëtare të Miqësisë e Bashkëpunimit, Shqipëri-Itali; - Nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me Dekorata e Urdhëra “Naim Frashëri”; - Nderuar me “Mirënjohje” e “Falënderime”, nga organizata e shoqata të ndryshme: në Shqipëri, Prishtinë e Vushtrri, Shkup, Ulqin, Boras-Suedi, Filadelfia-Amerikë, Salerno-Itali e tjerë. - Autor 15 librave të botuar, studimorë e publicstikë letrarë dhe i disa librave tjerë, me bashkautorësi.


22 Nr. 80 - gusht 2017

PËR SHQIPTARËT DIELLI LIND NË PERËNDIM

(Vijon nga faqja 15) feve të tjera, në kulturën dhe drejtimin pro-perëndimor të shqiptarëve. S’ka asnjë dyshim se myslimanët shqiptarë janë po aq perëndimorë sa janë dhe të krishterët katolikë. Toleranca fetare midis shqiptarëveështe meritë e të gjithëve, por në fund të fundit, shumica e popullsisë shqiptare eshtë e fesë myslimane, e për të gëzuar marrëdheniet e mira ndër-fetare që gëzojnë shqiptarët, ateherë mëduket mua se shumica është tolerante ndaj pakicës dhe për këtë meriton kredi.Ndjenjat propërendimore të shqiptarëve i kanë njohur dhe janë përpjekur t’i mbrojnë edhe përendimorët, sidomos amerikanët. IshSekretari i shtetit James Baker, ne vitin 1991 në sheshin Skenderbej deklaroi se, “Amerika është përsëri me ju”, që në thelb to të thoshte, ju shqiptarët jeni përsëri pjesë e Përendimit. Ky premtim, si hap i parë --është realizuar, me në fund, me antarësimin e Shqipërise në NATO dhe me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, me qëllim për të mbrojtur vlerat perëndimore, ndërhyrje që çoi në pavarësinë e Kosovës. Gjatë shekullit të kaluar, dy a tri herë, Perëndimi u përpoq gjatë Luftës së Ftohtë, që Shqiperinë -- si një vend komunist jo sllav -- ta bënte pjesë të Perëndimit. Siç dihet, njëherë u perpoqën me mjete lufte klandestine, d.mth në fillim teviteve 50-a, provuan ta shkëputnin Shqipërinë nga blloku sovjetik, kur anglo-amerikanët dërguan grupe për të rrëzuar regjimin anti-perëndimor të Enver Hoxhes -- dhe më vonë në kulmin e luftës së ftohtë, me 1985, Perëndimi, nepërmjet Jozef Straussit të Gjermanise u përpoq të bindte regjimin e Ramiz Alisë që të pakën të hapte një dritare, sado të vogël ndaj Perëndimit-në shkëmbim për ndihma ekonomike

dhe investime shumë të nevojshme nga Perëndimi. Më kanë thenë njerëz që ishin në dijeni të atyre përpjekjeve në atë kohë se, fillimisht, Perëndimi nuk kishte për qëllim të rrëxonte me dhunë regjimin e atëhershëm, por synimi ishte vetem një liberalizim gradual i politikës shqiptare brenda vendit, dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, që sado pak të mund të kontribuonte në një liri më të madhe dhe të çonte në përmirësimin në përgjithësi të jetës së shqiptarëve aq të vuajtur e të shtypur nga regjimi enverist. Fatkeqisht, të gjithë e dimë se si përfunduan këto përpjekje. Prandaj, nuk është se Perëndimi nuk i donte shqiptarët të ishin pjesë e tij, përkundrazi, ishte Shqipëria që qeverisej nga një regjim, që jo vetëm nuk dëshironte të kishte vetë asnjë marrëdhënie me botën perëndimore, por diktatura shqiptare komuniste prishej edhe me miqët e sajë të cilët bënin hapa drejtë përmirësimit të marredhënieve të tyre me Perëndimin, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë historisë, por sidomos gjatë shekullit te kaluar, besoj se veçanërisht Amerika, e ka provuar se kush ishin miqët e vertetë të kombit shqiptar, dhe cilët ishin ata që nuk ia donin të mirën kombit shqiptar.Megjithë se kanë kaluar 27 vjetë nga shëmbja e komunizmit në Shqipëri, nuk është kurrë vonë për të rishikuar e bile edhe për të ri-shqyrtuar me sy kritikë të kaluarën jo të largët. E vetmja mënyrë për të shkuar përpara, është për tu përballur me të kaluarën historike. Siçka shkruar edhe I ndjeri Imzot Rrok Mirdita në parathënien e librit të Zotit Ukcamaj, “Vetë Perëndimi ka kaluar nepërmjet një purifikimi të historise së vet, e sidomos ç’prej Luftës së Dytë Botërore e ka mbështetur përparimin për të zbuluar

Maskat që ju “shpëtojnë” fytyrën tuaj

Situatat stresuese, puna e tepërt, mungesa e gjumit, problemet shëndetësore – të gjitha këto mund të bëjnë lëkurën e fytyrës që të duket keq dhe e lodhur. Por në vend se të shpenzoni shuma parash të majme për kremëra dhe trajtime të ndryshme të lëkurës së fytyrës, janë disa maska natyrale që mund t’i bëni në shtëpi, transmeton Klan Kosova. Maska me patate dhe limon Përbërësit: 1 patate Lëngun e gjysmë limonit Si ta përgatisni? Blujeni pataten, vendoseni atë në një enë dhe më pas shtoni lëngun e limonit dhe përzieni mirë me një lugë derisa të krijoni një masë homogjene. Si ta përdorni? Vendoseni këtë maskë në fytyrën tuaj

duke bërë lëvizje rrethore, dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë. Kjo maskë është efektive sidomos për shenjat e fytyrës. Për vetëm tri herë të përdorimit të kësaj maske, ju do të shihni se fytyra juaj do të shkëlqejë dhe shenjat e fytyrës do të largohen. Maska me tranguj Përbërësit: 1 trangull 1 e bardhë e vezës Si ta përgatisni? Tundeni të bardhën e vezës derisa të bëhet shkumë. Më pas shtojeni edhe trangullin e grirë derisa të bëhet një masë homogjene. Si ta përdorni? Vendoseni këtë maskë në fytyrën tuaj, dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë.

të vërteten edhe kur ajo ka qenë e hidhur.” Jam i të njejtit mendim me Imzot Mirditën se “edhe për Shqipërinë e për shqiptarët nuk do të ketë një themel të shëndosh përparimi kombëtar për sa kohë që nuk do të kete një proces të purifikimit ose të një pastërtimi të guximshem te vetëdijes historike.” Tashti lind pyetja, a janë shqiptarët gati, si komb, ti hedhim një veshtrim real historisësë tyre, sidomos historisë së periudhës komuniste. Fatkeqsisht, deri më sot, shqoëria shqiptare nuk ka pasur ende një purifikim ose një de-komunist-izim të saj, gjëqë do t’a çlironte atë nga e kaluara e marrur peng nga historiografia komuniste. Më 1991, e kisha gjetur Shqipërinë në një gjendje të mjerueshme në të cilen e kishin zhytur komunistët për pothuaj 50-vjetë: të varfër materialisht dhe shiprtërisht, të shkatërruar politikisht dhe ekonomikisht, si asnjë vend tjetër që unë kisha vizituar më parë. Në atë kohë, isha i bindur se ky popull i vuajtur aq shumë do të dijë të delte shpejt nga ai lloç dhe të ndërtonte një të ardhëme më të denjë, pro-perëndimore, për të cilën ishin përcaktuar edhe rilindasit e tij. Fatqeksisht, sot unë jam aq i zhgënjyer sa edhe shumë të tjerë. Një ndër këto zhgënjime është se -- është krejtsisht e pakuptueshme dhe një fakt i pa-pranueshëm i shoqërisë shqiptare, që ata, disa prej të cilëve për pothuaj 50 vjetë me radhë – me kënaqësi torturuan, rrahën, vranë e burgosen bashkombasit e tyre, vetëm e vetëm pse ata nuk pranuan një ideologji të huaj e cila ishte në kundërshtim me vlerat dhe kulturën shqiptare -- tashti lejohen të mbajnë detyra shtetërore, në qeveri, në polici, gjykata e në parlamentin shqiptar. Hakmarrja pa dyshim nxit urrejtje dhe nuk jam për hakmarrje. Vaclav Havel ka thenë se “Kur e vërteta

nuk gëzon lirinë e plotë, as liria nuk është e plotë.” Ndërsa “Drejtësia e vonuar është demokracia e mohuar”, ka thënë Robert Kennedy. Eventualisht, e vërteta dhe drejtësia dalin gjithmonë mbi zhurmën dhe propagandën. Vepra e mirë s’ka harresë. Libri i Zotit Ukcamaj është një kontribut i rëndësishëm që na ndihmon të mos harrojmëtë vërtetën mbi fatin e këtyre klerikëve patriotë, të cilët flijuan aq shumë për ruajtjen e identitetit të kombit shqiptar dhe të qytetërimit perëndimor ndër shqiptarët. Shpresoj që pas leximit të këtij libri të nashtohet vullneti për mbrojtjen e jetës, të nderit dhe të dinjitetit njerëzor, cilësi këto që janë baza e çdo shoqërie të përparuar, por edhe e vlerave që shqiptarët ndajnë me qytetërimin perëndimor. Nuk na vlenë gjë të jemi pro-perëndimor ose dhe të jemi pjesë e Perëndimit, neqoftse, siçka thënë Pater Anton Harapi, “Njiheri nuk jemi edhe Shqiptarë të njëmendët…që t’ia shtrijmë dorën shoqi shoqit, Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishterë e me besën e burrave, meBesën Shqiptare, të lidhemi për t’ia mbajtë Shqiptarit të pa prekun, nji Zot të vertetë, një atdhe të lumtun, për të bamë Shqipëninë e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skenderben.” E përgëzoj Zotin Ukcamaj për këte botim të jetueshëm për gjithmonë – në tëcilin shkruan, jo vetem për kontributin dhe flijimin e klerikëve katolikë dhe të tjerëve, dhënë kulturës dhe historisë sëshqiptarëve, por që njherazi – krenarisht --nënvijon vlerat tona kombëtare, vlera të cilat shkelqejnë si hyje që duhet të drejtojnë të ardhmen e brezave të tashëm e të ardhëshëm, e që përsëri, sipas At Anton Harapit, “Të kemi pse të jemi e të mbahemi Shqiptarë, derisa të shënjta të ruhen besë e burrni.”

Nuk ia dilni dot të dobësoheni? Fajin e kanë këto produkte që ju vazhdoni të hani!

ilet e tepërta janë kthyer në një K sfidë për miliona njerëz në të gjithë botën, veçanërisht për një numër të

konsiderueshëm adoleshentësh. Sipas raportimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti është rritur në shifra të frikshme dhe pritet të rritet akoma më shumë. Kjo tregon edhe interesin e madh të shumë njerëzve për të hequr ato kilet që aq shumë i mundojnë. Por ka shumë raste që pavarësisht dietave dhe regjimit ushqimor, prapë nuk ia dilni të dobësoheni. Mos u shqetësoni! Fajin e kanë këto produkte dhe pasi t’i eleminoni ato

kategorikisht nga përditshmëria juaj, do ta shihni që i gjithë ky proces do të jetë shumë herë më i lehtë. – Çokollata; ta hani çdo ditë është shumë e rrezikshme, pavarësisht porcioneve. – Shurupi; – Ëmbëlsirat; – Buka e bardhë; – Kokoshkat; – Byrekët; – Patetet e skuqura; – Akullore; – Patatina; – Alkooli.


23 Nr. 80 - Gusht 2017

Elbasani në pikë të hallit, por ka një formacion të tërë në “emigrim” S ot janë “jabanxhinj” duke luajtur për skuadra të qyteteve të tjera, por nëse klubi do të dinte ta menaxhonte situatën me ta, tani nuk do të flisnim për një skuadër që ka rënë në Kategorinë e Dytë dhe me shumë pak shanse për t’u rikthyer në nivele të larta. Bëhet fjalë për skuadrën e Elbasanit dhe lojtarët që, ndër vite, kanë dalë nga ky klub, por sot për një arsye ose një tjetër militojnë në kampe të tjera dhe nuk kanë asnjë shans për t’u rikthyer në klubin mëmë. “Sport” bën një vëzhgim të këtyre futbollistëve, të cilët formojnë një skuadër të plotë, të gatshme për ta mbajtur Elbasanin në nivele të larta. “SHTEGTARËT” ELBASANAS – Elbasani është një klub që është shquar për portierë, por nuk ka ditur t’i mbajë për fat të keq. Njëri prej tyre është edhe gardiani i Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi. Shanset për një rikthim pothuajse janë zero, sepse kaloi një sezon gati fantastik në Gjirokastër dhe kërkohet nga të tjera ekipe elitare. Në mbrojtje bëhet fjalë për Roland Peqinin, i cili, për herë të fundit, ka milituar në radhët e Dinamos. Ndërsa Elton Basriu ka shkuar në Kosovë, Aldo Bella aktualisht konsiderohet si një lojtar i lirë pas aventurës në Berat.

Edhe për sa i përket mesit të fushës, elbasanasit nuk mbeten pas me lojtarët që kanë nxjerrë dhe që kanë furnizuar skuadrat e tjera. Ardit Hila, i cili militon në radhët e Teutës, Emiljano Musta që i është bashkuar Flamurtarit, Renato Hyshmeri dhe Orgest Gava që prej disa vitesh kanë milituar në radhët e skuadrës së Bylisit. Pa harruar edhe Klevis Roshin, futbollisti me shumë eksperiencë që, prej disa sezonesh, është dhe kapiten i Turbinës. Pesë mesfushorë ndër më të mirët e kampionatit shqiptar, për të cilët elbasanasit nuk kanë ditur t’i njohin dhe t’i mbanin në skuadrën e tyre. Edhe për sulmues Elbasani nuk ka vuajtur, me Eri Lamçen dhe Kristal Abazajn që militojnë në radhët e Luftëtarit, të cilët, nëse do të ishin pjesë e verdhebluve, do të bënin vërtet një sulm të frikshëm. Pra, një formacion i tërë me lojtarët elbasanas që janë duke i dhënë tonin futbollit shqiptar. Nëse këtyre titullarëve do t’u bashkohej edhe pjesa tjetër e ekipit që aktualisht janë me verdheblutë, do të shihnim një Elbasan të frikshëm vetëm me lojtarë të këtij qyteti.


24 Nr. 80 - gusht 2017

Anews draft 80  

Albanian News UK August 2017

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you