Page 1

Nr. 86

SHKURT 2018

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

GËZUAR 10 VJETORIN E PAVARËSISË KOSOVË!

SHQIPTARJA MIRANA KQIKU, MES 22 NXËNËSVE DREJT OKSFORDIT DHE KEMBRIXHIT LEXONI NE FAQEN 19

ARDIANA HALILI LIKA ME SHPIRT POETIK

LEXONI NE FAQEN 16

editorial

KUSH ËSHTË DIASPORA SHQIPTARE E VËRTETË (Me rastin e vizitës që do të bëjë Ministri Majko tek ne)

Nga THANAS L. GJIKA

Q

everia Rama i shtoi kabinetit të vet të fryrë ministrinë e njëzetë, Ministrinë e Diasporës me Ministër z. Pandeli Majko.

Ky politikan dhe pushtetar njihet për bindje të verbër ndaj udhëheqësve të Partisë Socialiste dhe për mungesë guximi dhe mendimi origjinal. Kush e njeh diasporën shqiptare e kupton se z. Rama, Kryeministri ynë

i sotëm, nuk do që t’i njohë dhe t’i vlerësojë bijtë e shquar të diasporës sonë, sepse po t’i njihte dhe t’i vlerësonte duhej që këtë ministri t’ia ngarkonte njërit prej tyre. (Vijon në faqen 7)

TË BASHKUAR TA MBAJMË GJALLË HUMANIZMIN LEXONI NE FAQEN 6

BBC: “HE’S AN ELECTRICIAN BY PROFESSION” LEXONI NE FAQEN 4


2 Nr. 86 - SHKURT 2018

Rikthehet mjeshtri Agim Halili me “A Star- Motors”

M

jeshtri Agim Halili rikthehet më profesional, rikthehet me stilin e tij të inxhinierit profesionist me Kompaninë e re “A Star- Motors” me Mot Class 4 dhe 7. Puna dhe përkushtimi i tij, vendosmëria për të mbajtur në jetë tërë aftësitë e tij profesionale, po dhe aq dhe përkushtimin jetik me një profesionist si ai, që ka një reputacion të gjerë në këtë fushë, e ka bërë të rikthehet përsëri në shërbimtë klientëve të tij, që nuk pushojnë së telefonuari që në jvët e para të biznesit. Kjo dhe mjaft arsye të tjera me një shërbim të detajuar tek “A Star- Motors”, si “Car PickUp & Drop Off Service” dhe me një shërbim MOT prej 110 stërlinash, ku spikat Free coolant, Screenwash dhe presion ose vullkanizim të gomave. Mjeshtri i palodhur, Agim

2

Star- Motors” ndodhen në adresën 29B Minerva Road, Park Royal, NW10 6HJ. Ju mund tëtelefononi nëtelefonin fiks 0208 965 4307 dhe tek Mobili 0754 982 0147 ose mund të bëni një kontakt me email. Për

Nr. 77 - MAJ 2017

Muaji maj kushtuar Zojës së Bekuar

(Vijon nga faqja 1)

Në shqipen e traditës: Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty, bekue jé mi gjith grá e bekue fryti i barkut t’yt Jezus. Shêjtja Mrí, âma e Tenzot, lutu për né mëkatnorët, tash e në fill të mordës s’onë. Ashtu Kjoftë Në shqipen e sotme: Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty, e bekuar je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Halili, thotë, se bashkë me MOT Shenjtja e Hyjit, është Mari, një Nëna shërbim i plotë i lutumakinës. për ne mëkatarët, Me të gjitha shërbimet tashe etjera në fill vdekjes sonë. bateritë, të të plota përfshirë Amen! shërbimet e riparimit, gomat dhe tërë angazhimet e tjera janë në një orar të shërbimi hëna deri të E dimë gjithë senga ‘Avee Maria’ shtunën prej orës 08:30 u kompozua nga mjeshtrit mëderi të në orën 18:00. mëdhenj të muzikës, frymëzoi Shërbimet profesionale të “A qindra poetë, ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim, këtu, dy Ave Maria – bërë poezi

T’Falemi, Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir’, O Nana e bukur e K’shillit t’Mirë; Ty ndimë të kena në ket’ shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí Të falemi Virgjin’, Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T’biej në mend se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne! Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, Ku t’lutej Shkodra plot me dobi; Tënjë falemi, o Mrí, falemi, Mrí! shërbim më tëtëdetajuar ju mund të ndiqni sitin e kompanisë. Për të ritheksuar atëtë që Lutu, Shqiptarët, o Zojë, tanëështë rëndësishme “A StarTemë Ti ee çojnë zanin në tek Gjenacanë: Motors” mbetet përkushtimi, Mëshirë, të luten, t’kesh për profesionalizmi, korektësia, Shqypni! cilësia e mjeteve që riparohen Të falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí! dhe atyre që zëvendësohen sipas rastit dhe mjaft gjëra të poetike tjera që Nga krijimet lidhen tek respekti kultura të Atë Pjetërdhe Mëshkallës

profesionale e shërbimit. “A StarMotors” me përkushtimin e mjeshtrit të palodhur Agim Halili, natyrisht që tani ka rikthyer në duart e tij makinat luksoze të mjaft emrave të njohur në BM dhe mjaft njerëzve që kanë domosdoshmëri një makinë përditësie, pune, dhe angazhimi familjar. Për këtë “A Star- Motors” dhe stafi i tij janë vlera

tjetër e shqiptarëve të mirëintegruar që kthehen me vullnet dhe me djersë në jetën e tyre të përditshme. Pak më shumë se këto vlera mbesin dhe faktet që kanë lënë mbresa dhe shënime mjaft pozitive për punën e sapofilluar. Ne duke e ndjekur nga afër këtë biznes të ri shqiptar natyrisht ndjejmë kënaqësi dhe me ploit gojën i urojmë “A StarMotors” suksese dhe mbarësi.


4 Nr. 86 - SHKURT 2018

BBC: “He’s an electrician by profession”

N

ë një kohë që emri i shqiptarit të mirë është një fakt, një krenari, një lavdi e natyrshme dhe një arsye më shumë ëpr të thënë se jemi në rrugën e duhur, një emër mjaft i respektuar, mbetet dhe përkushtimi dhe angazhimi tejet profesional i Inxhinierit të talentuar dhe me mjaft përvojë, Ermal Karakushi. Mes një përkushtimi mjaft profesional, zëri dhe puna e tij janë një pështjellë e thjeshtë dhe modeste brenda “kostumit” të profesionalizmit, brenda jelekut që ta lejon ligji dhe sigurimi teknik në profesionin e inxhinierit elektrik. Dhe natyrshëm në rreth 90% të përditësisë së tij e sheh me këtë veshje, jelekun e verdhë , gjë që tregon se ai është gjithnjë i gatshëm dhe në krye të punës së tij tejet profesionale. E kam thënë dhe herë të tjera se Ermal Karakushi, inxhinieri elektrik, njeriu human dhe specialisti i mjaftkërkuar, është j vetëm kaq, por i gatshëm të jetë një shembull jetik i shqiptarit të mirë dhe model në jetën britanike. E gjen këtë respekt për Ermal Karakushin, edhe aty ku rastëisht hyn në bisedë për mjeshtrinë e inxhinierit elektrik, e gjen në një rastësi bisede të tjeshtë, e gjën në një mjedis profesional britanik, e gjen në Mançester, ku ka kryer mjaft punë profesionale, e gjen në Leicester, ku është bërë familjar me aftësitë e tij mjeshtërore, e gjën në

Middlands, e gjen në Jorkshire, e gjen kudo e në çdo cep ku kërkohet kjo mjeshtëri. Dhe aty janë jo vetëm fjalët e respektit për të, por dhe mjaft shenja që na nderojnë edhe ne, na bëjnë krenarë edhe ne për këtë specialist, njeri model, shpirtmirë, artist në tërë humanizmin dhe profesionin e tij. Ai është njeri i thjeshtë, ai është Ermal Karakushi. Për këtë më vijnë në kujtesë fjalët e mira e të prekshme të shqiptarëve të

nderuar Shefqet Myzyraj and Qazim Sokoli, që natyrshëm thonë atë që meriton për njeriun e respektuar. “Ai është mbi të gjitha Njeri, dhe mjaft i saktë, i respektueshëm dhe plot shpirt human”, të thonë ata njëzëri. Nga ana tjetër janë mjat shqiptarë që me bulën e djersës mbajnë familjet e tyre, në zonat e Barking dhe Dagenham, në Ualamsthou e më gjerë që thonë fjalët më të mira për Ermalin. Si i tillë ai është dhe një familjar model

dhe mjaft i përkushtuar. Dhe kjo e bën akoma më shumë të lidhur me profesionin, jetën dhe tërë angazhimin e tij jetik. Që nga dita e parë kur ai dëgjoi BBC-në në fjalët e saj mediatike “He’s an electrician by profession” – “Ai ushtron profesionin e elektriçistit, është elektriçist”, natyrshëm ndjeu dashurinë më të madhe dhe më të bukur që ndjen njeriu për të qenë i kënaqur në jetën e tij të bukur dhe plot angazhim jetik e profesional. I tillë vazhdon të jetë dhe me një aftësi të ndjeshme në zanatin e tij. Por ai mbetet gjithnjë modest. Në të gjitha vitet e emigrimit shqiptar, historitë e individëve janë të ndryshme, natyrisht kanë arsyet e veta, por përkushtimi i një profesionalisti të tillë, jashtë të gjithë atyre fateve dhe historive mbetet një model i papërshkueshëm, një fakt jetik, një fakt i gjallë, për të thënë me fjalë pambarim se ai meriton respektin më të madh, angazhimin e të gjithëve në respektim të një profesionalisti që gjithnjë ka qenë dhe mbetet shembull për shqiptarët dhe të tjerët që jetojnë e punojnë në këtë vend demokratik. Ndaj tingëllimet e BBC-së në fjalët e saj mediatike “He’s an electrician by profession” – “Ai ushtron profesionin e elektriçistit, është elektriçist” janë ende një jehonë dhe një shtytje më tej në jetëdisitë dhe angazhimet profesionale të Ermal Karakushit.


5 NR. 86 - SHKURT 2018


6 Nr. 86 - SHKURT 2018

Të bashkuar ta mbajmë gjallë humanizmin

Nga GAZMEND CUFAJ Mërgimtarët nga të gjitha anët, të prirë nga respekti dhe dashuria, krenaria dhe gëzimi, me ngrohtësinë e zemrës dhe shpirtin human, në mënyrë vullnetare pa llogaritur koston e shpenzimeve dhe gjatësinë e rrugës, në mënyrë vetanake dhe të organizuar gjithnjë janë pranë drejt Atdheut, pranë njërëzve të dashur të tyre, pranë miqve, pranë trungut familjar. Kështu kanë bërë dhe bënë dhe kur u nisën vullnetarisht drejt Vatikanit për të qenë prezent në ngjarjen më madhore të këtij shekulli, të pa përshkruar me fjalë dhe fotografi, e cila vetëm mund të përjetohet me thellësinë e shpirtit. Në atë ngjarje madhore ku ata mes vetes thanë se u hap qielli, dhe të gjithë pa dallim, shqiptarët i dhuruan botës shenjtoren “Saint Teresa ”. Nuk kishte gjë më të çmuar, dhe natyrisht ende nuk ka gjë më të bukur, e falënderojmë Zotin që na dha mundësinë

ta përjetojmë atë madhështi. Ky ishte vetëm një përshkrim i ndjenjës, që mijëra bashkatdhetarë e kanë përjetuar ditën e 4 Shtatorit në sheshin Shën Pjetër në Vatikan. Por ditë të tilla janë dhe 100 vjetori i Pavarësisë, Ndeshjet e Futbollit ku Kombëtarja Shqiptare dhe e Kosovës ndeshet tashmë. Janë evenimente të tjera që mërgimtarët i ndjejnë me zemër, me flamur, me shpirt. Por jo vetëm kaq. Tjetra është dhe mbetet tek humanizmi, ndihma njerëzore dhe profesionale. Me moton “Të bashkuar ta mbajmë gjallë humanizmin”, Kompania “Big Boss Services UK Ltd” e nisi vitin e Ri 2018-të, me një risi të përhershme dhe tashmë traditë të saj, duke kombinuar respektin me humanizmin, duke bashkuar në një ambient të qetë dhe mjaft efikas mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që ndjejnë dashurinë dhe respektn për Atdheun, Shqipërinë dhe të gjithë hapësirat ku jetojnë dhe banojnë në trojet e tyre shqiptarët, për të gjithë ata kudo që ndodhen. Në këtë hapësirë humane, ishte jo vetëm fjala dhe përkushtimi dhe ajo që ne duam ta theksojmë humanizmi, por dhe ndjenja e gjallë e respektit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit. Me këtë rast ishte dhe një angazhim për të ndikuar profesionalisht dhe humanisht në ndihmë të mjaft shqiptarëve dhe sidomos të rrinjve për të rrokur “zanatin” e duhur të punës në UK. Dikush kishte një sfidë me veten. Të gjente punë si hidraulik, zanat të cilin e mësoi në qendrat e formimit profesional dhe t’i shprehte prindërve mirënjohjen për mundin e tyre. Por as dëshira, as përkushtimi, as këmbëngulja nuk mjaftuan. Me zanat dhe i papunë, por ai nuk u dorëzua. Ai nisi një kurs tjetër dhe dukej i pashpresë. Ndaj, këtë herë, ai ka

një ëndërr që nuk lidhet me humbjen e shpresës së tij ...Ai është me dhjetra e dhjetëra profesionistë shqiptarë të “Big Boss Services UK Ltd” dhe e ndjen fjalë, këshillën, respektin, humanizmin në këtë rast. “Do të sakrifikoj shumë, për shkollën dhe do t`ia dal. Qëllimi im është një njeri që të më njohin të gjithë, që mund të bëj ëndrrën time dhe të bëj një punë që mund të ndihmoj familjen. Ëndrra ime më e madhe është që të bëhem pjesë e një armate të nderuar shqiptarësh, dëshira më e madhe e imja është të jem profesional në zanatin tim. Nuk mund ta ushtroj ëndërrën, thjesht si ëndërr, pa shkuar afër profesionit, afër realizimit të ëndërës me punë e përkushtim. Këto fjalë ishin biseda të lira me njerëz të mirë, shqiptarë të nderuar, anëtarë të “Big Boss Services UK Ltd”, por dhe miq e shokë, të afërm e bashkëkombas. Ishte një pasdite e gjatë. Ishte fillimi i vitit 2018të. Por jo vetëm kaq, “Big Boss Services UK Ltd” bashkë me revistën e dashur të shqiptarëve në UK, që drejtohet nga Prof Dr Fatmir Terziu, ne do të mundohemi të bëjmë atë që u mungon në thelb shqiptarëve, atë që u duhet në jetën dhe përditësinë e tyre. Dëshira për t’i shkuar gjërave në fund edhe kur përballet me vështirësi, është një cilësi e karakterit të shqiptarit të mirë. Këtë e ka vënë re edhe kjo bisedë e gjallë, konkrete dhe aktive me këtë rast, ku secili beson në prespektivën e hapur dhe që po bëhet dritë nga hapësirat e sotme demokratike të shqiptarëve. Ndaj ne gjithnjë do të jemi bashkë, të bashkuar ta mbajmë gjallë humanizmin, që duke krijuar forma të shumta humane, ti ndihmojmë shqiptarët po ashtu duke mësuar zanatin, që nesër të jenë një emigrant ndryshe në një vend perëndimor duke qenë në jetë të gjallë aktive dhe me plot suksese me një zanat që kërkohet shumë.


7 NR. 86 - SHKURT 2018

Kriza e migracionit dhe rruga e Ballkanit Perëndimor Në 2015 dhe 2016, Ballkani u bë një rrugë gjithnjë e më e madhe për ata që udhëtonin në Evropën Perëndimore. Ka pasur shqetësime se kjo kishte vënë “tendosje ekonomike, logjistike dhe politike në rajon”. Kalimet e paligjshme kufitare në rrugën e Ballkanit Perëndimor dhe Numri i kalimeve të paligjshme kufitare vijnë nga FRONTEX, Western Balkan Route Frontex, 2017: http:// frontex.europa.eu/trends-and-routes/ western-balkan-route/ [21 dhjetor 2017]. Marrëveshja e vitit 2016 midis BE dhe Turqisë ka ulur ndjeshëm numrin e udhëtarëve që udhëtojnë nëpër rajon. Sipas Peter van der Auweraert, IOM, shifrat nëpër Ballkan kanë ndryshuar “nga një situatë e një popullsi të madhe tranziti në një situatë të numrave shumë më të vogla” 0,236. Kjo ulje në numër ka ardhur për shkak se rrugët në Ballkanin Perëndimor është tani kryesisht të mbyllura, në disa raste me ndihmën e rojeve kufitare të BE. Ata që ende udhëtojnë në rrugë janë ose kryqëzime ku numrat e vegjël lejohen çdo ditë ose me kontrabandistët e paligjshëm. Por kriza dhe pasojat e saj janë krijuar, vendet në rajon janë përgjigjur «në një mënyrë mjaft të organizuar dhe humane.»

Peter van der Auweraert, IOM, përshkroi se si Serbia u menaxhimin e «pasojat nga 2015 në 2016 rryma të mëdha «, të cilat kishin lënë rreth 3,500 migrantë të bllokuar në atë vend, të paaftë për t›u kthyer në shtëpi apo për të vazhduar në Evropën Perëndimore: “Qëndrimet e qeverive në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti në Serbi po rrisin kapacitetin e tyre të strehimit të emigrantëve. Qeveria e Serbisë në veçanti është lavdëruar për rritjen e kapaciteteve dhe trajtimin e migrantëve të bllokuar me respekt të plotë për të drejtat themelore të njeriut dhe për marrjen e një numri masash të dobishme. Për shembull, përkundër faktit se ata kanë status të parregullt, fëmijëve migrues gjithnjë e më shumë u lejohet qasja në shkollat ​​serbe “. Nuk është e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përballojnë sfidat e krizës së migrantëve të rinj. Fondacioni Jamestown shkroi: “Nëse Turqia rinegocijon me marrëveshjen e saj me BE, Ballkani mund të mbytet me miliona refugjatë që aktualisht jetojnë në Turqi. Rajoni është i papërgatitur për hyrjet e mëdha të refugjatëve “.240 Konfirmimi nuk kufizohet vetëm

(Vijon nga faqja 1) Zoti Majko, e filloi punën së prapi. Në vend që të fillonte vizitat e tij të punës duke ardhur në SHBA, për t’u njohur me diasporën më të fuqishme, shkoi në Ukrainë për të krijuar lidhje me diasporën shqiptare të atjeshme, ku ka nja 3000 arbanasë në asimilim e sipër, prej të cilëve nuk ka se çfarë të presë Shqipëria. Mos u krijua kjo ministri për të mënjanuar diasporën e vërtetë?! Diaspora shqiptare përbëhet prej disa shtresash, së pari këtu duhen përmendur shqiptarët e larguar prej trojeve atërore gjatë Rilindjes dhe pas formimit të shtetit shqiptar dhe së dyti arbërorët e Greqisë, arbëreshët e Italisë e të Zarës dhe arbanasët e Ukrainës. Mirëpo kjo pjesa e dytë e diasporës flet dialekte të vjetra të gjuhës sonë, dialekte të arbërishtes, sepse folësit e tyre ishin larguar nga trojet tona shumë shekuj më parë. Midis tyre ka një pakicë të shkolluarish të cilët kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të ndërgjegjshme për të ruajtur zakonet e traditat e të parëve, për të mësuar historinë tonë kombëtare dhe gjuhën e sotme letrare shqipe. Kurse masa e gjerë e tyre, sidomos ata nën moshën 60-vjeçare, ka kohë që i janë nënshtruar procesit të asimilimit të plotë. Kjo pjesë e kësaj diaspore e ka braktisur arbërishten si gjuhë komunikimi dhe në ndërgjegjen e saj kombëtare mbizotëron ndërgjegja kombëtare e vendit ku jeton, pra nuk ka ndërgjegje kombëtare shqiptare. Edhe diaspora shqiptare në Turqi, ku thuhet se ka disa milionë turq me origjinë shqiptare, ka ndërgjegje kombëtare turke dhe jo ndërgjegje kombëtare shqiptare. Deri diku shqiptarë e ndjejnë veten disa pleq e plaka analfabetë që janë pasardhës të familjeve myslimane shqiptare të Çamërisë, që u dërguan si turq nga qeveria greke në vitet 1923-1925 dhe pasardhës të familjeve myslimane shqiptare të Kosovës e Maqedonisë që u dërguan në Turqi si turq prej qeverisë jugosllave në vitet 1950-1958. Qeveritë turke kurrë nuk u kanë njohur të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe këtyre miljona emigrantëve shqiptarë. Pjesa më e shëndetshme e diasporës shqiptare të sotme, pra të pas vitit 1944 e deri sot përbëhet prej emigrantëve ekonomike të larguar nga atdheu para L2B dhe sidomos prej shqiptarëve të arratisur për arsye politike gjatë viteve 1944 - 1991 dhe prej ne të larguarve për nevoja ekonomike ose me lotari që nga viti 1992 deri në ditët tona. Midis shqiptarëve emigrantë u shquan biznesmenë si Antony Athanas, bill Johns, gazetari e shkrimtari Peter Lukas, studiuesi Prof, Peter Prifti, gazetari Qerim Panariti, etj. Kurse midis shqiptarëve të arratisur deri më 1991 janë shquar shumë nacionalistë si Prof. Muharrem Bajraktari, Preng Pervizi, Prof. Çesk Ashta, Dr. Gjon

në migrimin nëpër rajon. Disa vunë në dukje mundësinë e rritjes së migrimit nga Ballkani Perëndimor në Europën Perëndimore. Andreja Bogdanovski paralajmëroi se “Çdo përshkallëzim i dhunës në rajon mund të krijojë një fluks të refugjatëve në të gjithë Evropën, përfshirë Britaninë e Madhe. Mbretëria e Bashkuar ka qenë shtëpia e numrit të refugjatëve që vijnë nga rajoni si rezultat i luftërave të viteve 1990. “Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka siguruar 17 milionë funte në ndihmë humanitare për refugjatët dhe emigrantët që lëvizin dhe bllokohen brenda Ballkanit (gjashtë vendet plus Kroacinë dhe Slloveninë). Kjo mbështetje ka ofruar ndihmë jetëshpëtuese të tilla si ushqimi, uji, kits higjienës dhe pako foshnjore, si dhe më shumë se një milion intervenime emergjente, të tilla si mbështetje psikosociale për refugjatët dhe migrantët.“ Rrjedhja e trurit “Një trend përshpejtimin e emigrimit të të rinjve dhe të arsimuar” nga rajoni, e cila përbënte “një rrjedhje e madhe trurit” .243 Kjo do të thotë, për shembull, “në qoftë se ju doni një të mirë kirurg zemre boshnjak ju nuk shkoni në një spital në

Sarajevë, por në një në Berlin, Zyrih apo Gjenevë, për shkak se është vendi ku ata janë duke u punësuar. “244 Kjo çështje u ngrit gjatë vizitave tona në rajon dhe në tryezën kemi mbajtur me të rinjtë nga rajoni. Kurt Bassuener tha: “Treguesi më i qartë i ndjenjës popullore për të ardhmen është largimi i trurit nga rajoni. Edhe ata me punësim të denjë dhe të sigurt zgjedhin të emigrojnë për hir të fëmijëve të tyre. “Një ndihmës tjetër në takimin e tryezës e përshkroi atë si një protestë paqësore kundër ekonomisë së ndenjur, ndikimit të çështjeve kombëtare dhe etnike dhe rolit e partive politike. Migracioni i paligjshëm rrit rrezikun e jostabilitetit në rajon dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në Mbretërinë e Bashkuar. Prandaj është në interesin tonë që Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë të ofrojë trajnim dhe mbështetje financiare për vendet e rajonit. Rrjedhja e trurit është një simptomë e sfidave të tjera në rajon. Duke mbështetur përpjekjet për të nxitur qeverisjen e mirë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe krijimin e mundësive më të mira ekonomike për njerëzit në rajon, Britania e Madhe mund të ndihmojë në uljen e numrit të njerëzve të rinj dhe të aftë që emigrojnë.

KUSH ËSHTË DIASPORA SHQIPTARE E VËRTETË

(Me rastin e vizitës që do të bëjë Ministri Majko tek ne)

Buçaj, Zef Pashko Deda, Mexhid Dibra, Dr. Rexhep Krasniqi, Imam Isa Hoxha, Asim Jakova, Kolë Bibë Mirakaj, Gasper Kiçi, etj; indipendentë si Gjon Marka Gjoni, John Bitici, Tahir Kernaja, Maliq Arifaj, Mustaf Elezi, Dr. Safete Juka, Sulejman Peposhi, Zef Perndocaj, etj; legalistë si Abaz e Nderim Kupi, Prof. Nuçi Kotta, Dr. Fuat Myftia, Ing. Mahmud Cungu, Idriz Basha, Dr. Hasan Dosti, Gaçi Goga, Avdulla Kaloshi, Dr. Fuad Myftia, Dr. Agim Leka, Rasim Sina, Hysen Mulosmanaj, Haxhi Xhilaga, Nezir Spahia, etj; ballistë

si Mit’hat Frashëri, Prof. Stavro Skendi, Prof. Nexhat Peshkëpia, Prof. Abaz Ermenji, Prof. Luan Gashi, Dr. Ali Koprencka, Xhevat Kallajxhi, Xhemil Leka, Dr. Ramazan Turdiu, Baba Rexhebi i Teqesë Bektashiane, Agim Karagjozi, Ekrem Bardha, Ndoj (Tony) Prendushi, Sejfi Protopapa, Dr. Ago Agaj, Vasil Alarupi, Nihat Bakalli, Halim Begeja, Seid Demneri, Gasper Kiçi, etj; intelektualë antikomunistë si Ernest Koliqi, Mustafa Merlika Kruja, Prof. Arshi Pipa, Prof. Isuf Luzaj, Prof. Martin Camaj, Prof. Sami Repish-

ti, Bilal Xhaferi, Frank Shkreli, Elez Biberaj, Idriz Lamaj, Astrit Lulushi, Esad Bilali, Seit Kryeziu, Duro Çini, Dervish Duma, Anton Logoreci, Prof. Vasil Germenji, Kapidan Ndue Gjomarkaj, Ndue Pjetër Gjomarkaj, Preng Gruda, Isa Ndreu, Hasan Kaloshi, Petraq Ktona, Nesti Andrea, Dr. Eduard Liço, Dom Prek Ndervasha, Dom Zef Oroshi, Dr. Hamdi Oruçi, Zef Nekaj, Prof. Nexhat Peshkëpia, Lec Shllaku, Zoi Shyti (piktor), Ted Papavrami (violinist e përkthyes), Don Anton Kçira, etj. (Vijon në faqen 15)


8 Nr. 86 - SHKURT 2018

KUR FLITET PËR DIASPORËN Nga FRANK SHKRELI Njoftohet se të mërkurën u zhvillua një takim midis tre ministrave të diasporës, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë: zotërinjve Pandeli Majko, Dardan Gashi dhe Edmond Ademi. Sipas një komunikate që lëshuan tre ministrat shqiptarë, pas takimit të tyre në Ohër, ata e konsideruan takimin e tyre, “Si një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik”. Ministrat nuk njoftuan asnjë plan “veprimi të përbashkët” ose bashkrendim nismash për të ardhmen, përsa i përket diasporës, me përjashtim që siç thuhet në komunikatë, “Ministrat ranë dakord të kryejnë vizita të përbashkta në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera për të takuar komunitetet e diasporës”. Në komunikatë thuhet gjithashtu se, “Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis tre vendeve.” Nuk e kam krejt të qartë nga fjalët e përdorura në këtë komunikatë, por shpresoj që tre ministrat shqiptarë nuk i konsiderojnë shqiptarët nën Maqedoni, si pjesë e “diasporës”, ashtu siç nuk janë “diasporë” as shqiptarët në Kosovë dhe as shqiptarët që jetojnë në trojet e veta shekullore nën Malin e Zi, megjithse jetojnë jashtë kufijve të shtetit amë. Dua të besoj se kur tre ministrat flasin për diasporë, ata e kanë fjalën për shqiptarët e përhapur anë e mbanë botës, për “gjakun e shprishur”, të detyruar të largoheshin nga vendlindja dhe trojet shekullore në Ballkanin Perëndimor dhe të vendoseshin, për arsye të shtypjeve dhe diskriminimeve politike dhe ekonomike – sidomos gjatë shekullit të kaluar – kryesisht në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara – dhe jo për shqiptarët që jetojnë në trojet e veta, gjysh pas gjyshi. Sidoqoftë, krijimi i tre ministrive të diasporës është një vendim për t’u mirëpritur, ndonëse i vonuar dhe takimi i parë midis tre ministrave të diasporës këtë javë në Ohër, shpresohet të jetë një hap i rëndësishëm drejtë bashkrendimit të veprimtarive, por sukseset ose dështimet e veprimtarisë së tyre, veças ose të përbashkët, për diasporën, do të vlerësohen në muajt dhe vitet e ardhëshme. Mirëpritet fakti, që mbas më shumë se një çerek shekulli pas shembjes së komunizmit, më në fund Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia po i kushtojnë vëmendjen që meriton diasporës, të pakën me fjalë deri tashti. Shpresoj që marrëdhëniet e tre ministrave me diasporën, të mos jenë politike, dmth reflektuese të politikave të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare -- por të jenë patriotike, vëllazërore, mbarë kombëtare dhe njëkohësisht të rrinë larg influencave partiake të bosave të tyre politikë në Tiranë dhe Prishtinë, me qëllim që

diaspora ose pjesë të diasporës të mos përdoren për qëllimet e tyre politike dhe elektorale, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën. Fatkeqsisht, ashtu si më përpara, edhe vitet e fundit janë venë re prirje, nga përfaqsues një partie politike ose një tjetre, për të influencuar politikisht, individë ose grupe të diasporës, ose duke bërë diferencime, sidomos në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan, në favor të një partie politike ose një udhëheqsi politik shqiptar. Ka patur raste që udhëheqsit më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës, gjatë vizitave të tyre në Amerikë, janë takuar vetëm me individë ose grupe të selekcionuara nga ambasadat e tyre dhe nuk kanë gjetur mundësi për takime me grupe gjithëpërfshirse të komunitetit. Disa vërejtës janë shprehur se si

përfundim i këtyre përpjekjeve nga vizitorët prej trojeve shqiptare, për tu takuar me individë dhe grupe të seleksionuara nga ambasadat, ndonjëherë edhe pa u njoftuar publikisht, dhe duke anashkaluar pjesën dërmuese të komunitetit – vitet e fudnit vihet re një çangazhim politik i dukëshëm, për të mos thënë një indiferentizëm i plotë i aktivitetit politik të komunitetit shqiptaro-amerikan. Për hir të vërtetës, duhet thënë se ky indiferentizëm i atribohet gjithashtu edhe zhvillimeve negative politike të disa viteve të fundit, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Zhvillime këto të cilat po pengojnë, në mënyrë të pakuptimt, integrimin e mëtejshëm të kombit shqiptar në organizmat euro-atlantike. Nëqoftse shqiptarët janë ndër popujt më pro-

perëndimor, atëherë pse udhëheqsit e shqiptarëve, pikërisht kjo klasë politike e sotëme, me grindjet dhe mosmarrveshjet midis tyre, me bëmat dhe të pa bëmat e saj gjatë çerek shekullit të kaluar, po pengojnë këtë proces, që shqiptarët kudo përfshirë ne në diasporë mendonim se është një proces i natyrshëm dhe si i tillë, duhej të kishte ndodhur shumë më heret. Kjo, për fat të keq nuk ndodhi dhe po të marrim parasyshë grindjet aktuale politike, korrupsionin dhe problemet me drejtësinë, në Tiranë dhe në Prishtinë, as nuk ka gjasë të ndodhë së shpejti. Një gjë e tillë demoralizon komunitetin shqiptaro-amerikan dhe ma merr mendja mbarë diasporën shqiptare kudo. Kështuqë, ministrat e ri të diasporës shqiptare – nëqoftse me të vërtetë janë serioz për detyrën që kanë marrë përsipër

dhe nëqoftse nuk do ta kalojnë kohën nepër darka e dreka në restaurantet e shqiptarëve në mërgim – i pret një punë e madhe për të bindur komunitetin se më në fund Tirana dhe Prishtina janë serioze dhe të sinqerta për të angazhuar diasporën pa dallim, për të mirën e përbashkët. Lufta e dytë Botërore për mbarë botën ka marrë fund pothuaj një shekull më parë – me përjashtim të shqiptarëve të cilët gjithnjë mbahen peng prej saj. Komuniteti shqiptaro-amerikan, historikisht, ka luajtur dhe duhet të luaj rolin në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në trojet e veta. Në të vërtetë, ai ka luajtur rolin e ambasadorit më të mirë që mund të kishte kombi shqiptar. Me vullnet të mirë dhe pa përzierje dhe ndërhyrje politike, me ndihmën e ministrave të ri të diasporës, komuniteti

shqiptaro-amerikan, sidomos brezi i ri, mund dhe duhet të riangazhohet përsëri në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar, ashtu si në të kaluarën jo të largët. Ish- Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerry duke iu drejtuar përfaqsuesve të diasporës në Amerikë dy vjet më parë, është shprehur se “Shekulli 21 kërkon një politikë të jashtëme më gjithë-përfshirse. Komunitetet e diasporës janë të parat që mësojnë për një çështje me rëndësi ose krizë në vendet e tyre të lindjes dhe përfaqsuesit e diasporës janë të parët që njoftojnë zyrtarët e lartë të shtetit dhe të qeverisë amerikane”. Këtë fakt e kishte kuptuar më mirë se kushdo tjetër – para tij ose pas tij – Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Të nderuar ministra të ri të diasporës, ju dëshiroj punë të mbarë, por nëqoftse me të vërtetë, ju dhe bosat tuaj politikë në Tiranë dhe në Prishtinë dëshironi angazhimin e diasporës dhe marrëdhënie më të mira me të, atëherë ndiqni shembullin e marrëdhënieve që kishte dikur Ibrahim Rugova me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me diasporën në Evropë. Periudha e 1990-ave mund të konsiderohet si periudha e artë e bashkimit të komunitetit shqiptaroamerikan rreth një udhëheqsi që kishte besimin dhe respektin, jo vetëm të komunitetit shqiptaro-amerikan, por si rrjedhim siguroi shpejt edhe në radhët e zyrtarëve më të lartë amerikanë -respektin e namin si simbol i bashkimit të komunitetit shqiptaro-amerikan rreth kauzës së Kosovës, pa dallime politike, fetare a krahinore. Gjatë krizës në Kosovë, influenca e komunitetit shqiptaro-amerikan në Uashington konsiderohej si më e fuqishmja pas Izraelit. Kjo fatkeqsisht nuk ekziston më! Lobimi i fuqishëm i shqiptarëve të Amerikës në Uashington gjatë 1990-ave dhe fillim-shekullin 21, është zëvëndësuar tashti me pagesa jo-transparente ose gjysëm transparente, prej qindra mija dollarësh dhënë kompanive lobiste amerikane nga udhëheqsit qeveritarë e partiakë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, vetëm për të siguruar ndonjë fotografi individuale me ndonjërin prej presidentëve amerikanë, për t’u përdorur për qëllime elektorale në vend. Nevojitet pra një angazhim më i madh e më serioz se kaq për një partneritet të vërtetë alla-Rugovian me diasporën shqiptare, nëqoftse me të vërtetë -- me ndihmën dhe bashkpunimin e të gjithëve -- duam që Shqipëria dhe Kosova të jenë më në fund shtete të lira e demokratike, plotësisht të integruara në organizmat euroatlantike. Roli dhe angazhimi i diasporës shqiptare, në Amerikë dhe në Evropë është jetik, sidomos në fushën e politikës së jashtme – jo vetëm për përforcimin e marrëdhënieve me shtetet mike siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Aleancës Euro-atlantike, por edhe për fatin dhe mirëvajtjen afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar. Kur flitet për diasporën, ambasadorë më të mirë se diasporën nuk keni.


9 NR. 86 - SHKURT 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, takime të ngjeshura pune Nga DR. FATMIR TERZIU

M

inistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, duke pasur rastin e një vizite zyrtare pune në BM, ka gjetur kohë efikase të takohet në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër me drejtues dhe përfaqësues të Komunitetit shqiptar në BM. Në shqërinë e Ambasadorit të Kosovës Lirim Grejçevci, ministri ka biseduar me të pranishmit. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Arsimit të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në ambientet e Qeverisë së Britanisë së Madhe. Ky takim është zhvilluar në kuadër të punimeve të Forumit Botëror të Edukimit 2018, i cili u mbajt në Londër me temën “Politikat e edukimit për Revolucionin e 4-të Industrial – Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”. Sikurse theksuam Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2018, i cili u mbajt në Londër dhe këtë vit u zhvillua me temën “Politikat e edukimit për Revolucionin e 4-të Industrial - Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”. Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij Forumi ku morrën pjesë ministrat e Arsimit nga shumë vende të botë, ministri Bytyqi, ndër të tjera zhvilloi edhe takime me ministra të Arsimit të vendeve të ndryshme, që është një mundësi e mirë për rritjen e bashkëpunimit në arsim me vende të zhvilluara. Ministri Bytyqi pati një takim me drejtoren e Byrosë Ndërkombëtare të Arsimit (UNESCO, Zvicër), Dr. Mmantsetsa Marope, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt. Mbretëria e Bashkuar (Mbretëria e Bashkuar) organizon mbledhjen më të madhe të ministrive të arsimit dhe teknologjisë në botë. Forumi Botëror i Edukimit zhvillohet në janar çdo vit. Veprimtaria i sheh ministrat dhe këshilltarët e tyre të lartë që përfaqësojnë mbi dy të tretat e popullsisë së botës të mblidhen për të debatuar politikën e ardhshme të arsimit. Veprimtaria mbështetet nga Zyra e Jashtme e Komonuelthit (FCO), Departamenti i Arsimit (DfE), Departamenti i Tregtisë Ndërkombëtare (DIT), Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (DfID), Këshilli Britanik dhe partnerët e industrisë së EWF. Forumi ofron tre ditë njohuri dhe frymëzim nga pionierët kryesorë të arsimit, hartuesit e politikave dhe ekspertët e arsimit, me shumë nga sesionet e dhëna nga vetë ministrat e arsimit si pjesë e një vlerësimi të ndershëm të

çështjeve dhe sfidave të përbashkëta. Në takimin ku mori pjesë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është diskutuar për mjaft prioritete në arsim. Në këtë takim ka marrë pjesë Andrew Page, drejtor dhe koordinator i Samitit dhe me këtë rast, është konkretizuar plani i takimeve paraprake, që nënkupton mbajtjen e një takimi në prill në Shkup, ku do të diskutohet digjitalizimi në arsim dhe një takimi tjetër në maj që do të mbahet në Sofje po për këtë qëllim. Po ashtu, gjatë këtij takimi u aktualizuar ideja e takimit të gjashtë ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të mbahet në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor para mbajtjes së Samitit të Londrës. Në këtë takim, u diskutua edhe për prioritetet e shteteve dhe regjionit dhe më këtë rast, ministri Bytyqi i informoi të pranishmit lidhur me prioritetet për arsimin parauniversitar dhe universitar, të cilat lidhen me rritjen e cilësisë në të dy nivelet. Takimi ka parashtruar dhe prioritetet në arsim në përgatitje të Samitit, i cili do të mbahet në korrik në Londër dhe një për arsimin e lartë në Skoci, ku do diskutohet shkëmbimi i njohurive si dallim dhe trajtesat për universitetet si shtylla qendrore të përparimit të çdo shoqërie gjatë mijë viteve të fundit. Mësimdhënia është një praktikë me një trashëgimi që shtrihet nga fillimi i historisë së regjistruar - megjithatë

mësimi është gjithashtu një praktikë që inovon vazhdimisht, eksperimenton, përqafon teknologjinë dhe shikon në të ardhmen. Për herë të parë, Edukimi i Lartë do të organizojë një samit thjesht për mësimdhënien; duke festuar arritjet dhe duke eksploruar mënyrën e avancimit të praktikës drejt suksesit dhe ndikimit më të madh në shekullin e 21-të. Në vitin 2018, së bashku me Universitetin e Glasgout, do të debatohet se sa nga universitetet në mbarë botën mund të përmirësojnë performancën e tyre të mësimdhënies, për të zbuluar pengesat dhe mundësitë, dhe për të krijuar një dialog të qëndrueshëm në të gjithë spektrin e mësimdhënies. Takimi inaugurues i Samitit për Përsosmërinë e Arsimit të Lartë do të nisë një renditje të re të universiteteve evropiane, bazuar në mësimdhënien dhe jo në kërkime. Renditjet e reja të Përsosmërisë për Mësimdhënien Europiane do të përfshijë rezultatet e një studimi ndërkombëtar mbi angazhimin e nxënësve dhe metrikave të tjera të fokusuara në mësimin e studentëve. Udhëheqësit e arsimit të lartë, inovatorë të Pedagogjisë, inovatorë edukim-teknologji dhe investitorët, politikëbërësit e qeverisë, të gjithë janë të mirëpritur të bashkohen në Glasgow dhe të kontribuojë në bisedat thelbësore të udhëhequra nga ekspertë të klasit botëror dhe influencues.


10 Nr. 86 - SHKURT 2018

“Vila Ronel” dhe “The Imperial Venue” rikompozojnë ritet e mira të gëzimeve shqiptare që i kemi humbur

N

jë nga studiuesit më në zë të sociologjisë dhe traditës shqiptare në shekuj, Prof Dr Zyhdi Dervishi ka shkruar dhe ka thënë hapur se dasma shqiptare ka harruar traditat e saj. Rreth atyre ndryshesave që përkon nga koha, në sitën e riteve të dasmave, Profesori Zyhdi Dervishi sqaron se “ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin.” Dhe kur bëhet fjalë për traditat e dasmave dhe emigracionin natyrisht fjala shkon tek një nga mjediset më të mëdha dhe më të bukura që Kompania “Vila Ronel” e biznesmenëve të përkushtuar Valbona dhe Neritan Çela, ua ka bërë “dhuratë” shqiptarëve në MB, të cilët gjithnjë me datën e dasmave dhe kërkesën e një mjedisi komod kanë pasur dhimbje koke. Vërtet tashmë nusja nuk është sikurse dikur në mjediset e thjeshta shqiptare kur shkonte tek shtëpia e burrit lyente gishtat në mjalt dhe prekte pragun e derës, por kjo është një ndjesi e afërt teksa mendon se kushtet tejet moderne të një salle të madhe që i shkon aritmetikës me 200 vetë të jetë një afërsi tradite. Ndërsa kjo tablo është harruar, dhe ndërsa ajo përsëritet vetëm sa herë shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara”, problemi i dasmave në mesin e shqiptarëve në Londër e më tej, tashmë nuk është më as përrallë, dhe as dhimbje koke. Janë mjaft nga traditat dhe vlerat, mjafton të kontraktosh të zotët e këtij biznesi kulinar në këtë sallë kaq moderne të cilën e kanë bërë me zemër e me këtë qëllim të mirë pronarët e saj. Aty natyrisht sipas dëshirës, do të gjeni dhe llokumet, do ti gjeni dhe konfetat, palët e krushqëve me një dasëm shpesh të përbashkët, dëshirat dhe urimet, bashkë me këngët dhe muzikën, vallet dhe të gjitha kontekstet e një dasme që s’ka asnjë ndryshim nga më modernet dhe tradicionalet që bën dhe realizon sot Atdheu. Aty ndodh dhe natyrisht është e ndjeshme që edhe napoloni, po aq dhe sheqeri me oriz, e paraçkat, qindarkat e fatit dhe pasurisë të “hidhen” njësoj si në traditën më të vyer të dasmave shqiptare. Në këtë mjedis kaq modern dhe komod ndodh që të ndjehesh tejet miqësor dhe kështu sheh dhe

ndjehesh si në kohë të tjera në këtë kohë kur në vend të traditës shokët e dhëndrit të qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo, që sipas Profesorit, është dhe mbetet “si shenjë e jetës së lumtur, por me ndikim nga kultura perëndimore”, ka në thelb arsyen që të afron një mjedis kaq komod, i qetë, i pastër, i bukur, relkasues, i denjë për një dasëm dhe një gëzim tjetër po aq të ngjashëm familjar dhe shoqëror. E kjo ndodh natyrisht në “The Imperial Venue” në adresën 290 West Green Road, London N15 30R, ku së shpejti në 14 Shkurt do të jenë për shqiptarët këngëtarët Eduard Dëma, Eli Fara, Elton Qeraj, Sulo Braçaj, jo thjesht për një natë të gëzuar, por për të bashkuar traditën e memorjen e të dashuruarve, “vetëm çifte dhe familjarë” në një datë të tillë të shënuar të dashurisë sikurse është “Shën Valentini”. E gjitha kjo natë festive do të jetë nga ora 08:pm-01:00am në një sprovë tejet imagjinare. Pra, simotra e “Vila Ronel”, “The

Imperial Venue”, nuk është thjesht një sallë e thjeshtë, nuk është një vend ku gëzimi shkon vetëm tek spontanja, por dhe tek më profesionalja, më e organizuara, më realja dhe më jetikja e një tradite që transferohet në kushtet shqiptare të emigrimit në MB. Emigracioni në MB, kushtet ekonomike që ndryshuan jetën e shqiptarëve, ndryshimi i rregullave të jetës nga “e drejta” fisnore në atë individuale, të përshtatur me kulturat dhe traditat e tjera më moderne, kanë ndikuar dhe kanë ndihmuar pronarët e këtyre dy mjediseve të shkëlqyera të afrojnë kushte festive dhe më tej dhe atmosferën për të gjitha gëzimet, si edhe për cermoninë martesore, dasmën, apo dhe për fejesat, ditëlindjet etj. Në këto mjedise dasmat dhe gëzimet e tjera bëhen nga më të ndryshmet, sipas traditës së vendit nga ku çifti vjen dhe ka kaluar pjesën më të mirë të jetës, të ndikuara nga mjaft kushte, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit, duke kaluar dhe ndjesinë në atë të individit.

Tashmë të bësh dasmën në Shqipëri, apo dhe një eveniment tjetër, natyrisht duhet ta mendosh mirë, pasi dhe biletat e arsyet e tjera janë në një standard mjaft të lartë. Nga mediat mësojmë se një dasëm e tillë është zhvilluar pak a shumë kështu: “Në një lokal të hapur, kur çdo të ftuari i ishte caktuar vendi i vet në tryezë dhe në në tavolinë para gotës së ujit ka emrin e vet të shkruar. Muzika më e fundit xhaz dhe ritmike, ku në kulmin e dasmës nusja ftoi gjithë djemtë beqarë dhe hoqi kolanin e zhartierit, me një kërcim ekstravagant. Ndërsa dhëndërrin e lyen në tortë derisa shokët e hodhën në pishinë.” Një tjetër është bërë në kishë, ku “Kisha zbukurohet që në mëngjes me tufa me trëndafila dhe tyl të bardhë në bedena, në tokë hidhen petale trëndafili. Nusja shoqërohet nga tre- katër shoqet e saj më të ngushta, të cilat i vijnë nga pas me tufat me lule. Në fund në çdo dasëm nusja hedh në ajër tufën me lule, kush e kap ka rradhën për t’u martuar”, etj. Por të gjitha këto janë atje larg në Atdhe. Këtu “Vila Ronel” dhe”, “The Imperial Venue” janë ana më e gjetur, më efikase, më e domosdoshme dhe më praktike për të gjitha gëzimet, për të gjithë. E pra mos harroni “The Imperial Venue” në adresën 290 West Green Road, London N15 30R, ku së shpejti në 14 Shkurt do të jenë për shqiptarët këngëtarët Eduard Dëma, Eli Fara, Elton Qeraj, Sulo Braçaj, jo thjesht për një natë të gëzuar, por për të bashkuar traditën e memorjen e të dashuruarve, “vetëm çifte dhe familjarë” në një datë të tillë të shënuar të dashurisë sikurse është “Shën Valentini”.


11 NR. 86 - SHKURT 2018


12 Nr. 86 - SHKURT 2018

Një pikturë që flet qartë për respektin gjithëshqiptar ndaj Skënderbeut Nga DR. FATMIR TERZIU

Të shtunën e 18 gushtit 1906, “The Illustrated London News”, që ishte revista e parë e lajmeve ilustruese në botë, në zemër të saj ka publikuar një pikturë të Richard Caton Woodville Jr., ku në thelb vendos disa gra shqiptare duke hedhur lule, fokuson vendin ku ndosheshin femrat shqiptare, Kalanë e Shkodrës dhe jep disa të dhëna të tjera që do t’i citojmë në detaje. Kjo revistë që u shfaq së pari të shtunën e 14 majit 1842 në të gjithë rrugëtimin e saj deri në atë kohë ka pasur si synim të transmetojë sa më shumë “dritë” mbi errësirat shekullore që silleshin si vdekja mbi kulturat e popujve. Duke qenë në Londër dhe në një kohë që sytë britanikë ishin kudo në Botë, aq më shumë në atë kohë kur Perandoria Otomane kishte problemet më të mëdha në jetën e saj, syri tek kjo temë, natyrisht me detajet e autorit, krahas tekstit të shkurtër jep dhe një mundësi më shumë për të diskutuar akoma më thellë për lidhjet e mistershme, të njohura e të panjohura me faktet dhe fatet e popujve. “The Illustrated London News”, në këtë publikim jep një version të paparë më pas të pikturës në fjalë, që do të thotë ajo mbeti në kopertinën e revistës dhe në arkivat britanike. Tema është për Heroin Kombëtar të Shqipërisë. Dita është e shënuar, dhe ajo përkon për shqiptarët e besimit musliman, pasi është Bajram. Në pamje të parë janë gra dhe lule. Në antemë janë jelekët e zinjë të burrave. Teksti në fjalë është ky: “Skander Beg”, siç thoshin turqit, dhe sikurse u quajt Alexandër Gjergj Kastrioti, ishte çliruesi i Shqipërisë nga fuqia osmane e shekullit të pesëmbëdhjetë. Kujtesa e tij adhurohet, dhe çdo vit fillimi i Bajramit gratë hedhin lule nga çatitë e shtëpive të tyre në kujtim të figurës së tij të nderuar e mjaft të respektuar. Xhaketa e zezë e shkurtër e veshur nga burrat e Shqipërisë, në këtë ditë mban zi përherë për Skëndërbeun.” “The Illustrated London News” e themeluar nga Herbert Ingram, që ishte javore deri në vitin 1971, pastaj doli më rrallë dhe ndaloi publikimin në vitin 2003. Kompania vazhdon sot si “Illustrated London News Ltd”, një agjenci botuese, përmbajtjeje dhe digjitale në Londër, e cila realizon botimin dhe arkivat e biznesit të revistave. Kësisoj krahas arkivimit dhe daljes në dritë të disa pikturave të tjera, kjo qasje në formën e saj të parë e të arkivuar më pas, tregon se përkitazi ajo që ishte fiksuar ka një formë të aktivizuar për një qëllim të caktuar. Sidoqoftë perceptimeve, fakti që është fiksuar nga talenti i Richard Caton Woodville Jr. na shpie dritë në Shkodrën e asaj kohe ku kulturat fetare kishin një qëllim të përbashkët, ti këndonin dhe të respektonin në format e tyre më të ndritura Heroin Kombëtar të shqiptarëve. Edhe në një ditë mjaft të shënuar, sikurse është Bajrami për muslimanët, qasja e elemntëve femërorë me lule në nderim dhe në respekt të kësaj figure flet qartë dhe saktë, poaq sa dhe mbajtja zi e burrave me veshjet e tyre. Ajo që duhet shtuar si fakt e asaj që përket në vitin 1906, është se Shkodra ishte dhe nën një ndikim dhe respekt të madh të Kadukëve. Fisi

Kaduku, kishte një reputacion të madh dhe ai zanafillte me trëgtinë, dejen, përkushtimin fetar, shëndetësor dhe mjaft drejtime të tjera që kishin arsyen të shtonin mirëkuptimin mes njerëzve dhe besimeve. Shkodra e asaj kohe kishte një tolerancë të madhe, kjo ndoshta ka frymëzuar piktorin britanik të realizojë këtë tabllo domethënëse. Shenjë e tolerancës thuhet nga Dr Genti Kriuja, është

edhe një fakt interesant ku revista katolike e kohës “Elçija e Zemrës s’Krishtit”, e vitit 1906 (vjeta XVI, Dhetuer, 1906, nr. 12), boton një reklamë interesante të Hafiz Hasan Kadukut, i cili i fton klientët që të mbushin apo të venë proteza dhëmbësh në klinikën e tij dhe paratë mund t’i paguajnë më vonë, pasi ata të jenë mësuar me protezat apo mbushjet dhe të jenë të kënaqur prej tyre (Kruja).


13 NR. 86 - SHKURT 2018 Në ditët e para të vitit që sapo nisëm ta bashkëshoqërojmë, poeti Faslli Canaj, na solli “bardhësisnë” e vargut të bardhë nga Atdheu, të strukur në simbolikën dhe mesazhin e një zogu që zbret me urtësinë e tij në tavolinën, ku dy pena shqiptare gjerbnin kafenë e tyre të zakonshme. “Një zog mbërrin në tavolinë”, i ardhur për ne, për lexuesin, dhe për vetë protagonistët, si ngjarje reale e kohës mes dy miqve, tek kafja pranë Liqenit Artificial, sipas poetit detajon: “më shumë se flisnim, ngjante se belbëzonim/për të mos ua trazuar qetësinë/ të pashqetësuarëve/ashtu, /si valëzat e përgjumura të liqenit,/pulëbardha gjumashe,/na shkelnin syrin vjedhtas/sikur të ishin kameramanë të përsosur/dhe qetësinë tonë sekretore/filmonin”. Përtej të gjithave, qetësia “sekretore” trazohet vetvetiu. Dhe ja shfaqen ky simbol i lirisë së ajrit të na zgjojë dhe ne të kujtohemi për poetin, për Faslli Canajn. Simboli i shpendëve në tavolinën ku ndodhet “thjeshtësia” e penës së poetit, bri filxhanit të kafesë, natyrisht së pari mund të interpretohet pa ndonjë hezitim, se ardhja e zogut është si një arsye “mesazhiere” nga Qielli, si një pararendës i lajmeve, pasi zogjtë u përdorën herët dhe kemi mësuar se janë përdorur si të tilla për komunikim qysh nga lashtësia. Edhe pse dy protagonistët, njëri që shkruan vargjet dhe tjetri një mik i tij i penës, një shkrimtar, Xh. Beqaraj, nuk janë në “pasionin” e leximit të kafesë, ajo që lexohet dhe shkon tej frymëzimit të poetit është fakti se përkon me një realitet, madje flet qartë dhe apriori tregon se poeti na qas atë preambul ku leximi i zogut në këtë rast do të parathotë se do të marrë një lajm të mirë nga të dashurit, por dhe një lajm i keq është i mundur nga një person i cili është larg nga ajo tavolinë e vogël me prezencën e dy penave. Nganjëherë kjo prani e shpendit të lirë të natyrës së lirë, është si një pararendje e një mysafiri që vjen nga larg, apo dhe një pranie perceptuese që shfaqet vetëm në leximin dhe mendjen e poetit. Shkurt është detaj artistik. Saktë është mesazh i qartë artistik. Dhe këtë poeti e ka kthyer në art. E ka bërë të lexueshëm me këtë varg të bukur të bardhë. Të tjerat, si dhe ato që thamë janë detaje për të hapur rrugën e analizës. Ajo që është në këto detaje mbetet tek loji dhe emërtesa e zogut. Emërtesat e ndryshme kanë interpretime të ndryshme. Poeti dhe kolegu i tij në këtë rast ndoshta do të donin të ishte një tufë e zogjve në

NJË ZOG MEMORJESJELLËS ardhjen e tyre të lirë në atë tryezë bri filxhanit të kafesë, pasi ajo tufë dukshëm paraqet pasuri dhe bollëk. Por kur ky zog shihet në atë tryezë, kjo ka një kuptim të fshehtë në mendjen dhe zemrën e poetit, që meton se “lajmi” do të vijë nga agjencitë qeveritare. “Një zog mbërrin në tavolinë”, ashtu sikurse sqaron poeti Faslli Canaj, “është një gjarje reale me poetin Xh. Beqaraj, tek kafja pranë Liqenit Artificial”, ku “Të dy/ gjerbnim kafetë”. Me mbërritjen e zogut në tavolinë: “Të dy folëm/zëulët, por mjaft ngrohtësisht,/por mjaft kujdesshëm/që dhe dy zonjave me ne gati supengjitur/ të të mos ua trazonim sadopak qetësinë.” Këtu vargu jo aq sa për të vënë në dukje praninë e zonjave, godet gjetkë tek makuteria e sotme, tek “këta pronarët makutër,/ mendonim të dy,/por as që deshëm dhe të mërmëritnim /sikur dhe zëmbytur,/grykësia, largësinë mes dy tavolinave,/se ka lënë as dhe sa një gisht”. Kaq mund të bëjë poeti. Vetëm kaq e ka fuqinë e tij. Fuqia tjetër e tij është tek memorja, përtej fjalës dhe perceptimit: “Të dy me radhë folëm/për lulet e bukura,/për Vjosën,/që zbret nga grykat e maleve/vajzë e harbuar, leshrapakrehur,/në Fushën e bukur të Kutës/belpërdredhur, nuse e bukur plot nur e hire,/me brigjet trëndafila buzëqeshjesh.” Sakaq “Një zog mbërrin në tavolinë” ofron një interpretim për mjaft lloje të zogjve të ndryshëm të zbritur në tavolina të tilla “kanonike”. Zogjtë në këtë rast luajnë

një rol të rëndësishëm në artin poetik. Këtë e kanë bërë që nga fillimi i shfaqjeve të formave gojore të komunikimit poetik mes njerëzve të ndryshëm, ku që herët në objekte të gjetura vërejmë zogjtë fatidikë. Bota poetike dhe ajo e interpretimit të artit shkon edhe tek dyzetë zogjtë që rrethonin një shqiponjë në mozaikun e shekullit të gjashtë, të cilat janë interpretuar në mënyrë bindëse nga autorë të shumtë. Kështu në forma të ndryshme folklorike shqiptare zogjtë paralajmërojnë ngjarje. Në rastin konkret zgjojnë bisedën e lirë dhe kohën e bukur rinore: “Folëm/për barin/ se si në mëngjes/zgjohet buzë brigjesh me syçkat e argjendta/larë me vesë,/për zogjtë, /sidomos për bilbilat,/që shelgjet leshëralarë në rrjedhat e kaltra/dhe rrapet degëlartë/i përkundin e zgjojnë në djepe cicërimash/dhe kurrë nuk harronin t’i spërkatnin /me parfumë petla trëndafilash”. Zogjtë teksa shfaqen, natyrisht kanë dhe arsyen e kujtesave të tjera, trazojnë më thellë dhe shpotisin mes memorjeve: “nuk harruam të flisnim/dhe për vargun e pambarimtë të milingonave”, edhe pse “… kurrë/ s’na ra në mend të flisnim/për “burra shteti”, /për ata “Të lartët”, lart,/ata letër flakur në kosh për ne/përherë janë e kanë qenë hedhur/dhe nëse nëvargje do t’i futnim /do na i bënin vargjet me baltë.” Ashtu sikurse zogjtë dinë më mirë gjuhën e zogjve dhe poetët me këtë mbërritje qiellore folën shumë “për vargje, poezi, hiperbola, litota, krahasime/komente të Çabejit, Nolit,/për këngët e mrekullueshme të sonës vendlindje,/për nejrëzit që në botë thirren NJERËZ,/për kohën kur mbi bar u hidhnim, pas bore, /zogjve thërrime”. E ku nuk bredh poeti me fjalën e tij intime. Poeti, Faslli Canaj, që këndon “Ah, këto bredhërima!” natyrshëm rrugëve të fëmijërisë, i gjen “Bredhjet/pas krahëve të fluturave/ lëndinave magjiplote,/vrapimet,/pas korit mrekullues të zogjve”. Ndryshe nuk do të kishte kuptim, si të zbriste krejt papritur e të trokiste, ashtu i “paftuar” ai zog memorjesjellës në tavolinën e në vargun e poetit.


14 Nr. 86 - SHKURT 2018

Nga: FASLLI HALITI

Z

akonisht përfytërimet janë pa ngjyrë, por përfytërimi im i takimit me Skënderin ka mbetur me ngjyrë, atë mbrëmje të vitit 1956.Në dosjen e nxënësit të liceut, një dosje e thjeshtë prej kartoni do të kishte vazhdimisht perla akuarelistike. Ashtu si perla krijohet nga një kokrizë rëre akuarelet e Skënderit krijoheshin me një fije letër, me pak ujë, pak ngjyrë dhe shumë talent… Në vaj Skënderi ishte edhe më magjistral. Ai ishte princi i ngjyrës në gjithë liceun, kurse në skica dhe krokira s’i gjendej shoku. Më thotë që ta lija valixhen në studion e tij gjer sa të rregullohesha në konvikt. Studio?! Ç’ishte kjo studjo?! Po, po… Skënderi kishte studio. Askush s’ia kishte dhënë. Askush s’ia merrte. Ai e përdorte për të punuar dhe kjo i dukej gjithkujt normale. Skënderin e përpinte dëshira për punë. Punonte me shumë dëshirë “Vetë dëshirën për punë unë e quaj talent”. Këto fjalë të Gorkit më kujtoheshin shpesh, kur shihja Skënderin kur punonte aq dëshirueshëm. Por, talenti i Skënder Kamberit dhe vetë Skënderi ishte sui generis. Skënderi ishte një nxënës i vështirë për pedagogët. Ai e eksperimentonte në ngjyrë, vizatim… Syri Skënderit evidentonte. Pedagogët këtë e quanin deformim. Skënderi interpretonte. Pedagogët këtë e quanin pazotësi, mungesë vizatimi. Mëkati i mungesës së vizatimit do ta ndiqte Kamberin gjatë viteve të liceut, akademisë, në jetë… Vitet e liceut u bënë për Skënder Kamberin vite punë dhe eksperimentesh sistematike. Ndërsa ditën punonte me ngjyra, natën gjer vonë, ai punonte vizatime anatimike, studionte perspektivën, duke vizatuar objekte të pambarimtë. Eksperimentonte guximshëm, organikisht, sinqerisht duke iu përgjigjur thirrjeve të brendshme misterioze të shpirtit. “Venusin” e Milosit e pikturonte me jeshile? Venusi më shumë se një statujë dukej si një trung i veshur me dredhëza të blerta? Në studio Skënderi po pikturonte një vajzë. Gjysma e portretit oranxhe, gjysma e blertë. Ishte periudha kur ai eksperimentonte në ngjyrë. Portretë të tjerë i kishte blu-roz. Dukej sikur portretet ishin si ca lëndina të ndritura përgjysëm nga një diell oranxh ose rozë. “Kryevepër”, i thashë për portretin që po bënte. Ne shokët i pëlqenjm eksperimentet e Skënderit, por ato nuk u pëlqenim profesorëve, disiplinës akribike shkollore. Ndaj vlerësimeve, Skënderi, nuk reagonte, por harlisej përbrenda. Kjo kuptohej nga mënyra se si e vazhdonte punën me temperament, me forcë krijuese më të freskëta. Ndaj vërjetjeve reagonte menjëhere me një “ po, po ke të drejtë, po nuk ndryshonte asnjë gjë. Vazhdonte në të tijën. Ndërsa të tjerët punonin në vende s’i shihte njeri, Skënderi punonte kudo, edhe në mes të sheshit “Skënderbej” afër policit. Mjafton që t’i pëlqente pejzazhi. Skënder e pikturon Venusi me një koncept të ri koloristik. Arrin një të bardhë brilante të një cilësie sipërane e cila do të shfaqej e pranishme në pikturën e Skënderit gjatë gjithë jetës krijuese. Ma tregoi. E dëgjova fjalën e shokëve,

PIKTORI I REBELIMIT ARTISTIK Impresione nga ekspozita personale e Piktorit të Popullit Skënder Kamberi

më tha. Tani po, i thashë, më pëlqen shumë Venusi i pikturuar me një të bradhë ajkë, të ngrohtë, është gibs, por jo e ftohtë si gipsi. Kur profesori i pikturës hyri në klasë dhe pa Venusin të pikturuar iu ngrohën sytë nga ajo mrekulli e bardhë, e rroku studentin në qafë. “Po ja kështu more Skënder … Ajo e bardhë e Venusit do të përsosej më tej në punën e diplomës. Dhe më vonë në viti 1966 ai e përsosi me bardhësinë e borës në tablonë e “Ndihma e shokut”. Këtu përdorimi i së bardhës i kishte kaluar kufitë e onirikes. Ajo ishte një habi koloristik. U fol se kur shuheshin dritat e ekspozitës ajo dritësonte errësirën si një prozhektor drejkëndësh. Por s’ishte prozhektor, zbardht bora e tablosë së Skënder Kamberit. Por zbardhin kristalet e tablosë koloristike “Ndihma e shokut”. Si ka mundur ta arrij këtë piktori? Kush ishte ky piktor ky me penel mag? Po “Vrana Konti” edhe këtu kolori i piktorit vlonjat do të bënte çudira për të dhënë epikën shqiptare. Nëse pena e Kadaresë e kishte bërë çudinë e saj për të dhënë qëndresën shqiptare, të njëjtën çudi po bënte dhe peneli kaberanë për të dhënë këtë qëndresë epike. Po pse s’u

ekspozua kjo habi artistike?! Pati dhe vite të tëra që piktori nuk po i ekspozohej as edhe një tablo. Megjithatë ai nuk hoqi dorë nga eksperimentimet e guximshme dhe rezultati nuk vonoi. Lindi tabloja “Buka e duarve tona”. Nëse dikur piktori vlonjat kishte bërë habira me të bardhën perlore, tani ai po habiste me të gjelbrën, të blertë. Eshe fusha s’e kishte kaq të bukur gjerbrimin grunor, mjeshtria që asnjëherë s’e eklipsonte artisti te piktori Kmberi, bënte që ai të realizonte jo tallora, por mrekullira që shpërthenin konizat. Dukej sikur gruri kishte mbirë në tablo. Gjithandej flitet për një tablonë “Vajza e valëve” e pikturuar si me petale e pikla vese. Ku është ajo? Është në Galeri? Por të mos e lëndojmë më tej piktorin… E para ekspozitë personale kjo e hapur para pak kohësh në Galerinë Kombëtare? Rrebelimi dhe dhimbja bridhnin nëpër tablotë e tij. Rrebelimi ishte edhe artistik edhe politik. Piktori rrebelonte kundër gjithë imitimeve dhe snobizmave, epigonizmit mënjanimin e traditës. Në ullishte e famshme artistike të Vlorës, shikoni se si ka mbetur, ulliri më vajor artistik vetë piktori Skënder Kmberi...


15 NR. 86 - SHKURT 2018

Poezia bën mrekulli në moment Një poemë e mirë ndryshon gjuhën e trupit të saj kur lëviz nga një gjendje shpirtërore në tjetrën. Poemat e mira shënojnë vetveten me “damkë” sepse e dinë se si të flasin me ne

D

DALJIT NAGRA

aljit Nagra ka botuar tre koleksione me Faber dhe jep leksione në poezi në Brunel University London. Ai ishte poeti i parë që ka fituar Çmimin Forward Prize për të dy koleksionet e tij të debutimit të poezisë, dhe ishte poeti i vlerësuar i BBC Radio 4. A ju kujtohet hera e parë që keni menduar, dua të shkruaj një poemë? Kur isha 19 vjeç, dukesha vetëvrasës dhe i vetmuar. Poezia dukej se më ofronte një rrjetë në të cilën mund të kapej dëshpërimi, të mbahesha vetë atje, kështu që unë mund të isha i sigurt në jetën time të përditshme, vetëm duke shkruar poezi. Si e filloni një poezi? Unë pres që ajo të arrijë. Është një tik-tak në trurin tim që kërkon të mos largohet. Por nuk është një tik-tak i pakëndshëm. Unë mendoj se ajo është si era e butë e limoneve. Ndjenja e emocioneve dhe e pritjes është si ajo e dashurisë së parë. Unë jam plot shpresë që pikërisht është poezia, që do të më nxisë për javët dhe muajt e ardhshëm. Disa i shkruaj menjëherë, të tjerat i mbaj në kokë dhe i sjell në formë duke marrë parasysh tekstin e fjalëve, ritmin dhe historinë, siç shpaloset në mendjen time. Më e gjatë që mbajta një poemë në kokën time ishte poezia “Ken”, në librin tim të dytë. Atë e mbajta për rreth 18 muaj. Si e dini nëse është e mirë? Nëse një pjesë e imja duhet të vazhdojë të kthehet në të, të shtojë fjalët ose t’i largojë ato, të rishkruhet nga perspektiva të ndryshme. Nëse poema më mban në lojë, supozoj se duhet të jetë më interesante. Nëse më magjeps, ka një shans të vogël që mund të magjeps lexuesin. (Vijon nga faqja 7) Pati midis tyre dhe disa të arratisur që u morën krahas punëve të biznesit dhe me përpjekjet për të ndihmuar çlrimin e Shqipërisë nga diktatura komuniste dhe për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë nga zgjedha sërbe, si Sami Kulla, Sergio Bitici, Tony Sufaj, Tahir C. Kernaja, Nimet Malo, etj. Kurse midis shqiptarëve të larguar mbas shkëmoqjes së diktaturës janë shquar analistë si Shinasi Rama, Lek Pervizi, Eugjen Merlika, Jozef Radi, Fritz Radovani, Mërgim Korça, Grid Roi, Ardian Vehbiu, Ilir Lëvonja, Ilir Demalia; gazetarë si Edlira dhe Skënder Buçpapaj, Dalip Greca, Ruben Avxhiu, Beqir Sina, Andon Dede, Adem Belliu, Gani Vila, Fatmir Terziu, Ajet Nuro, etj; studiues si Prof. Piro Thomo dhe djali i tij Prof. Aleks Thomo, Ilia Karanxha, Fotaq Andrea (dhe përkthyes), Ardian Ndreca, Ilir Ikonomi (dhe gazetar), Myrteza Bajraktari, Qerim Vrioni (dhe fotograf); përkthyes si Ilia Ballauri, Ani Gjika (dhe poete), Baki Ymeri (dhe poet), Mazllum Saneja (dhe poet), Dashnor Kokonozi; shkrimtarë si Pëllumb Kulla (dhe analist), Naum Prifti, Gazmend Kapllani,

Cili poet ka ndikuar më shumë në punën tuaj? Shekspiri, për shkak të gjendjeve të reja në të cilën ai i shkroi fjalët e tij, ndjenja se gjuha ishte duke u derdhur përsëri. Unë mendoj se një anglishte globale është gjendja nën të cilën ne shkruajmë tani. Është e rëndësishme të mbahet vigjilent ndaj krijimit radikal të anglishtes që po ndodh tani, me ardhjen e teknologjive të reja siç është interneti. A është poezi më e huaj se fiction? Poezia bën mrekulli në moment, për shembull Corpus Christi Carol (është gjetur nga një shitës ushqimesh me emrin Richard Hill në një dorëshkrim të shkruar rreth vitit 1504). A është e rëndësishme muzika? Poezia është muzikë. Është e gabuar ti

ndash në dy. Fjalët janë të shëndosha dhe fjalët në lëvizje, në ritëm, janë muzikë. Ndërsa fryma po aq është zë, kështu muzika është poezia. Çfarë e bën një poemë tik-tak? Është ajo që sesi një poemë mund t’i mësojë lexuesit se si ta lexojnë atë që në fillim. Për shembull, në bisedën e përditshme, kur një person është gati të thotë diçka serioze apo qesharake, poezitë na përgatisin me ndryshimin e “gjuhës” së tyre të trupit, kështu që një poezi e mirë ndryshon gjuhën e trupit të saj kur lëviz nga një gjendje shpirtërore në tjetrën. Poemat e mira shënojnë emër, sepse e dinë se si të flasin me ne. Edhe poezitë që nuk duan të bëjnë një kuptim koherent, nëse janë të mira, dinë të dëgjojnë.

A keni përdorur ndonjëherë një pseudonim? Hah! Ju intervistues i bezdisshëm, sepse e dini se e kam quajtur veten Khan Singh Kumar. Tre emra të ndryshëm nga tre fetë indiane, e kam dashur bashkimin e një harmonie midis këtyre kulturave të dallueshme. Kam shkruar për argëtim dhe nuk pres që të publikohet kështu pseudonimi ishte pjesë e argëtimit origjinal që ma mori shkrimi. Çfarë jeni duke lexuar tani? Sapo kam publikuar koleksionin tim të fundit, Muzeun Britanik, kështu që unë jam në atë fazë shumë emocionuese të fillimeve të reja. Unë jam vetëm duke lexuar rreth dhe duke shkruar poezi për të parë se çfarë ndodh. E dua këtë fazë, ku unë jam i hapur për të gjitha mundësitë e përmbajtjes dhe formës. Qielli, bari, rruga kryesore të gjithë ndjehen të ngarkuar me shpresë të re për mua! Libri juaj i preferuar i fëmijërisë / poezi / këngë / lutje? Duke hedhur në erë nga Bob Dylan është një këngë që përjeton tek unë emocione sikurse vetë mosha. Ai merr në konsideratë domethënie të re, ndërsa bota përjeton kohën time. Unë kam qenë duke luajtur atë këngë duke menduar për implosionin e Lindjes së Mesme dhe trupat e vdekura në Egje. Përgjigja po defekton në erë ... Çfarë do të ndryshonit për veten për të bërë poezitë më të mira? Stop shkrimit të poezive fyese në secilën nga koleksionet e mia. Më pëlqen të ofendoj veten dhe kështu përfundoj duke përfshirë poezitë ofenduese në secilën nga librat e mi. Koleksioni i fundit ka një poemë me titull Get Off My Poem Uhitey.

KUSH ËSHTË DIASPORA SHQIPTARE E VËRTETË (Me rastin e vizitës që do të bëjë Ministri Majko tek ne)

Dalan Luzaj, Ramiz Gjini, Gjek Marinaj, Iliriana Sulkuqi (poete), Albana Lifchin, Adnan Mehmeti, Kolec Trabohini (poet dhe kineast), Ismet Berisha, Hysen Terpeza, etj. Gjithë të arratisurit politikë që nga viti 1944 deri më 1991 pas largimit nga atdheu, edhe pse propaganda komuniste i mallkoi si armiq dhe i dënoi me heshtje, nuk e harruan popullin dhe atdheun, por e vunë në fokus të punës së tyre. Ata nuk pushuan së luftuari për shëmbjen e diktaturës komuniste dhe për demokratizimin e vërtetë të jetës së popullit shqiptar. Dhe duhet të kemi parasysh se me Shqipëri e popull shqiptar këta intelektualë atdhetarë nuk kishin parasysh thjesht Shqipërinë londineze dhe popullin e saj, si mendonin, flisnin e shkruanin zyrtarët, politikanët dhe artistët që i shërbenin diktaturës ko-

muniste. Me Shqipëri, këta atdhetarë kishin e kanë parasysh Shqipërinë e vërtetë, atë të plotën, që përfshin gjithë popullin që flet gjuhën shqipe pavarësisht se ku jeton. Të tillë koncept për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ka dhe Astrit Lulushi. Kjo mençuri e këtyre intelektualëve atdhetarë ka ndikuar edhe te shumica e intelektualëve që emigruan për arsye ekonomike pas vitit 1992, për t’i parë e trajtuar problemet e botës shqiptare në plan të gjerë dhe jo thjesht si Shqipëri londineze, ose Kosovë shtetth i pavarur. Shumë prej këtyre emrave meritonin të ishin trajtuar si zëra më vete në “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (2008 – 2009) përgatitur e botuar nga Akademia e Shkencave e R.SH. Shumë prej këtyre atdhetarëve kanë botuar

vepra të shquara që nuk janë vlerësuar nga zhuritë kur kanë dhënë çmime të ndryshme, dhe nuk u janë dhënë tituj, ndere ose pensione të veçanta të cilat i kanë meritur prej kohe. Ia vlen të diskutojmë me z. Majko, Ministër i Diasporës i cili po na vjen për vizitë pune në fillim të shkurtit për problemet që ka diaspora jonë. Mendoj t’i kërkojmë tekste mësimore për mësimin e gjuhës shqipe prej të rinjve tanë. Po ashtu duhet kërkuar që Ministrie e Kulturës, ose Ministria e Diasporës të ribotojnë disa veprave të rëndësishme letrare e shkencore të botuara në kopje të pakta prej bijve të diasporës, po ashtu për botimin prej këtyre ministrive të disa përmbledhjeve me artikuj e studime shumë të vlefshme të cilat bijtë e diasporës i kanë botuar në pak kopje për mungesa financiare, etj.


16 Nr. 86 - SHKURT 2018

POETJA ME SHPIRT TË NDJESHËM Nga DR. FATMIR TERZIU

K

anë kaluar vite nga poezia e saj e parë. Kanë kaluar vite nga koha kur ajo me duart e saj të brishta do të shkruante: “Vendi im do të jetë bosh”, por jo mes dashurisë së vargut. Do të ishte ky titulli i poezisë së saj të parë. Një titull që do të sillte më pas të kundërtën. Do të sillte vendin e saj në mesin e të dashuruarve pas vargut, pas ritmit dhe ritmikës poetike. Kështu erdhi mes poeteve edhe Ardiana Halili Lika me vëllimin e saj poetik të parë “Puthje në mesnatë” (1998) të cilin e shpupuriti mes një stine poetike të begatë. Kur në fakt poezia e saj pa dritën e botimit tek “Jeta e Re” në Shkodër, aty nga viti 1989 ajo ishte një nxënëse dhe kështu profesorët e saj do të shihnin e paralajmëronin që atëherë se rruga e saj ishte poetike. E lindur dhe e rritur në një qendër të zjarrtë të kulturës dhe edukimit, ku vargu dhe poezia janë binomë jete, po aq e mbrusur me ide dhe edukatë nga një familje e njohur patriotike, vajzëria e saj la pas studimet por nuk la mëjnanë dëshirën e prushtë të poezisë dhe të lëvrimit të saj. Sot teksa ka marë rrugët e emigrimit, me katër fëmijët e saj dhe bashkëshortin ajo ndjehet disi më e përkushtuar dhe më e dashur me të dyja, vargun dhe familjen. Eri, djali saj student, por edhe i talentuar, me punën e tij jashtë shkolle është edhe sponsori i poezisë së mamit të tij, por edhe një shtysë për poeten e ardhur mes një vrulli të ri. Ndërsa bashkëshorti i saj i mrekullueshëm e sheh dhe e ushqen më tej frymëzimin ka një merak të vetëm të citojmë atë që më parë profesorët e cilësonin në ecje e sipër si poeten premtuese. Ardiana Halili Lika vjen me mbi njëqind poezi në këtë vëllim ku spikasin tematika të shumta. Tematika të shumta lirike si “Ç’ke poet”; “Retushim”, “Brengë e një shpirti të plagosur”, “Çaste gëzimi”, “Dashurinë” etj. Fjalë për fjalë, poezia e saj lirike gjurmët dhe rrënjët e saj i rrëmben në traditën e lashtë, ku vargrrëfimi

i ëmbël i traditës vjen mes një vargu të prushitur frymësisht, një varg që vjen i shoqëruar nga një „instrument‟ me tërë melosin e tij dhe strukturën poetike. Është një varg lirik jetëdhënës. Ajo ndryshe është poezi e dashurisë, poezi e shpirtit që dashuron. Ja si shkruan ajo tek një nga poezitë e saj: “Dashuria” Ti je e lehtë si fllad Ti je dëshirë e pafund Ti je ëndërr që cdo natë Njerëzit i le pa gjumë. Gjendja e poezisë së saj, sidomos të asaj lirike, mund të përcaktohet vetëm në një nga këto dy mënyra, njëra që lidhet me jetën dhe fatin e saj dhe tjetra me dashurinë. Poezi e autores është në përgjithësi një artform shumë jo-komerciale, me format tradicionale dhe lirike që tregtohen më pak nga të gjitha artformat e saj, por me një destinacion shpirti dhe krijimtarie të dalë nga vrulli i zemrës në lëvizje. Çfarë është e shitshme sot? Jo shumë. Edhe poetët më të publikuar gjerësisht në botë mezi

arrijnë të fitojnë paksa me një poezi që vjen aq sa për një tejshkrim të jetesës. Ata pothuajse të gjithë bien në kategorinë e poetëve modernë, një fenomen i shekullit të njëzetë e një që në thelb ka eliminuar të gjitha rregullat në poezi, duke zëvendësuar ato vetëm me mandatet e vetë-shprehjes dhe nganjëherë të ndërgjegjes shoqërore. Poeti amerikan Laurette Maya Angelou është një shembull i mrekullueshëm i një poeti të talentuar modern i cili flet për prodhimin e saj dhe të trashëgimisë së saj etnike, me depërtim të madh dhe emocion, por punës së tij i mungojnë aspektet strukturore dhe lirike të origjinës poetike. Dikush do të kujtohet pse pikërisht shihet Maya Angelou në një lidhje që ka rreth pesëdhjetë vjet largësi kohore nga tani? Sigurisht. Por kur poezia ka një pikëtakim me vetë jetiken, natyrën e jetës dhe tërë oazin e saj, vrulli i vargut të saj mer jetë dhe flet shumë e shumë. Nëse ka një të ardhme për poezinë lirike sot, ajo qëndron edhe

në fuqinë që vjen nga lëvrimi i saj me teknologjinë e internetit. Për herë të parë në historinë tonë si popull, është një medium relativisht i lirë me të cilin vendoset në dukje një artform jo komerciale me një numër të madh njerëzish. Kjo teknologji dhe shpirti human i disa intelektualëve ka arritur që të bëjë të mundur për cilindo që me vizionin dhe dëshirën dhe përkushtimin për të ekspozuar punën e tij për botën pa pasojë financiare, nëse ai nuk është një sukses komercial (i cili është një e dhënë). Në të vërtetë, ka një dritëz shprese në horizont. Këtu është edhe një pjesë e poezisë së autores që ka patur fatin të botohet edhe tek revista online “Fjala e Lirë” me qendër në Britani të Madhe. Të gjitha këto në një itinerar kohor të mjaftueshëm flasin për një poezi në rrugë të mbarë dhe premtuese në të ardhmen. Vëllimi i saj “Retushim” dhe mjaft botime të saj fllasin me shpirtin e ndjeshëm që gjendet në stilin e poezitë së saj.


17 NR. 86 - SHKURT 2018

F. TERZIU Ndërsa gjurmon komentet proverbiale mbi qentë përmes mençurisë së koncentruar të shekujve, ngjashmëria e tyre është mbresëlënëse. Për shembull, latinët i thoshin njëri-tjetrit “Kujdes: nga një qen i heshtur dhe nga ujërat e qeta”, që sjell përfundimin se “qentë e tillë janë të pabesë dhe ujërat e tillë janë të rrezikshëm” pasi në thelb karakterizonte një tradhëti të fshehtë që është sansksionuar tek varianti shqiptar “… një qen që kafshon në heshtje”. Rusët, të cilët ishin vetëm pak të ndikuar nga proverbat e hershme latine, thonë në proverbat e tyre se “Qentë lehin dhe stuhia e pemëve i shpie tutje”. Francezët, spanjollët, gjermanët, anglezët, po aq sa dhe ne shqiptarët, të cilët kemi trashëguar më shumë se sa dëshirojmë të pranojmë nga Roma e lashtë, të gjithë pajtohemi se “qentë që lehin nuk kafshojnë”. Ashtu sikurse anglezët në fakt dhe ne shqiptarët kemi gjithashtu atë që në anglisht ngjashëm është paralajmërimi, që të kujdesemi nga një qen i heshtur dhe nga një ujë i ndenjur, që është në fakt një përkthim i lirë i origjinalit latin të proverbit përkatës. Francezët mes proverbave të tyre, na thonë se “ka qen të mirë të të gjitha madhësive”, por kjo nuk i ka penguar ata të zbulojnë se ekzistojnë armiqtë mes qenve, të cilët do të ndalen pa asnjë hezitim për të kënaqur “urrejtjen” e tyre. Kështu që një koment francez cektëson një lidhje të hershme të njeriut me qenin, por determinon se “një njeri që dëshiron ta mbajë qenin e tij, thotë se është i çmendur”. Franca është aq afër Anglisë, sa ky koment proverbial e kaloi Kanalin dhe u bë i aklimatizuar përkundër pëlqimit të një kombi për kafshët, të dashuruar me ta me qenin, si një nga miqtë më të mirë të njeriut në ato anë. Por, gjurmimet

QENTË NË DISA PROVERBA

tona na shpunë të kuptojmë se vetë thëniet nuk kanë origjinën në Francë! Ato shkojnë tek romakët, të cilët thoshin se “kush dëshiron të rrahë një qen do të gjejë një shkop”. Italianët e trashëguan atë nga romakët. Kur ajo thënie proverbiale mori udhë kros-kulturore; mori këtë formë në Danimarkë: “Ai që dëshiron të varë një qen, me siguri do të gjejë një litar”, ose kur thuhej se “qeni kafshon delet”. Më tutje shkuan gjermanët që shtuan se “kur një njeri do të shkelmojë në një qen ai së shpejti do të gjejë një këpucë”. Gjermanët gjithashtu thonë, edhe një shprehje tjetër shumë karakteristike, “nuk majton të jesh një qen i turpshëm”. Ndërsa gjurmimi në lidhje me këtë kapërcen kontinetin dhe vazhdon udhën “logjike” proverbiale në Azi, ai gjen pikëpamje kontradiktore rreth qenve. Tamilët, popull i Indisë jugore,

shinët, një lloj race e qenve, disa prej të cilëve kanë një shenjë të lehtë dalluese që shquhet për dhëmbët e ndara shumë, thonë se “për të gjetur një gur nuk shohin asnjë qen dhe për të parë një qen, nuk gjejmë asnjë gur”. Kjo thuhet dhe nënkuptohet vetëm me faktin, sikur një qen të ekzistonte vetëm për t’u shqyer. Pak më larg lindjes së Tamilëve, në Kinë, gjejmë shprehi proverbiale të vjetra që thonë pak a shumë se “qentë kanë më shumë të mira në vetvete, se sa burrat mendojnë, se kanë”. Kjo sikurse shihet është një thënie që nuk mund të mbetet ngulitur në mençurinë proverbiale të ndonjë race, por thjesht si një gjetje dhe një mirësjelljeje me ndjenjë miqësore për të gjitha gjërat e krijuara nga popujt në udhën e tyre shekullore dhe në lidhjet me qentë. Më tek tek kinezët gjejmë dhe thënie të ndryshme. Kinezët gjithashtu thonë se “një qen nuk

ka asnjë urrejtje ndaj një familjeje të varfër”, si dhe “një qen, e kupton kurrizin e zotit të tij’. Në disa kërkime të hershme, Fisher Ames, një Përfaqësues në Kongresin e Shteteve të Bashkuara nga Qarku i 1 Kongresit në Massachusetts, një udhëheqës i rëndësishëm i Partisë Federaliste në Dhomën e Përfaqësuesve, që njihej për aftësitë e tij oratorike, dikur tha se “një qen është një mik më i mirë se një qenie njerëzore”. Ai e argumentoi këtë thënie proverbiale, duke marrë shkas nga disa shënime të vjetra proverbiale të marra në Konstandinopojë dhe që thuhej se ishin shqiptare. Ai përmendi se “qeni është më besnik se sa njeriu” dhe se “qeni do të jetë në këmbët tuaja, gati në çdo moment për t’iu përgjigjur thirrjes suaj, ndërsa një qenie njerëzore do të shkojë në kah të interesit, nëse duhet për t’iu përgjigjur thirrjes suaj, sipas një gjykimi të tij”.


18 Nr. 86 - SHKURT 2018 DR. FATMIR TERZIU

N

jë vit më parë si sot në Tiranë, Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, pak a shumë ishte i mendimit se “Populli shqiptar meriton të dijë të vërtetën për atë që ka ndodhur gjatë diktaturës komuniste në vend”, pasi sipas tij, “çdo shoqëri duhet të mësojë nga e kaluara e vet”. Edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në vitin 2016, ambasadori Florian Raunig, do të shprehej “Të rinjtë shpesh ende nuk njohin as elementët bazë të regjimit komunist. Prandaj, kemi mendimin se kurrikula arsimore duhet të rishikohet me kujdes – përmes një procesi përfshirës – në mënyrë që të rinjtë të mësojnë jo vetëm për fakte dhe ngjarje si ekzekutimet pas incidentit të “Bombës në Ambasadën Sovjetike”, por edhe që të zhvillojnë vlerësimin kritik të ngjarjeve historike, si dhe të kuptojnë rolin e tyre në sistemet e mëdha të qeverisjes dhe shtypjes”. Sakaq një denoncim nga vetë ISKK-ja thekson se “Qeveria shqiptare nuk është aspak e angazhuar për zbatimin e marrëveshjes që ajo ka nënshkruar me Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në lidhje me përfshirjen në kurrikulat mësimore edhe lëndë që kanë të bëjnë me njohjen e nxënësve të shkollave dhe gjimnazeve me krimet e komunizmit, si dhe aspekte të përndjekjes e terrorit komunist mbi qytetarët shqiptarë”. Që në muajin Qershor të vitit 2008, kur në Pragë, Republika Çeke, u mbajt një konferencë “Ndërgjegjja dhe komunizmi evropian”, u duk se dhe në Shqipëri do të kishte lëvizje adekuate për qëllimin dhe efektin e saj. Konferenca në atë kohë ngriti çështjen e trajtimit të barabartë të krimeve naziste dhe të krimeve komuniste. Në atë Konferencë është theksuar se krimet e komunizmit ende nuk kanë marrë një vlerësim dhe gjykim mjaft të qartë nga pikëpamja ligjore, morale, politike dhe historike. Kjo ishte mbi një bazë të saktë, të qartë e të mirëstudiuar ku i referohej në mënyrë eksplicite Rezolutës 1418 (2006) të PACE mbi nevojën për të dënuar ndërkombëtarisht krimet e regjimeve totalitare komuniste. Konferenca, e ndjekur nga politikanët dhe përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme qeveritare të përfshira në hetimin e krimeve komuniste, miratoi një deklaratë të veçantë të nënshkruar nga pjesëmarrësit, duke përfshirë presidentin çek (1993-2003) Vaclav Havel dhe

Shkolla, vetëm ajo ndihmon në njohjen e së vërtetës

Joakim Gauk, kryetari i parë i Federatës Komisioni për zbulimin e arkivave Stasi në Gjermani dhe më pas President i Gjermanisë. Në dokument, përveç arritjes së një mirëkuptimi pan-evropian, regjimet totalitare naziste dhe komuniste, secili gjykuar dhe analizuar mbi “meritat” e tyre të tmerrshme, mbi faktet dhe bazën sa ata janë shkatërruese në politikën e saj të zbatimit sistematik të formave ekstreme të terrorit dhe shkelin të gjithë civilët dhe liritë njerëzore, ato duhet të konsideroheshin si e keqja më e madhe që goditi shekullin e njëzetë, gjithashtu kërkohej një ndryshim i kurrikulave me ato të reja në të cilat duhet të mbulohen faktet e vërteta të komunizmit dhe me të ndërtoheshin programe efikase shkollore. Më pas në muajin Prill 2009, Parlamenti Evropian mbështeti Deklaratën e Pragës dhe miratoi rezolutën “Ndërgjegjja dhe totalitarizmi evropian” me të cilin “dënoi me vendosmëri dhe pa dyshim të gjitha krimet kundër njerëzimit dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut nga të gjitha regjimet totalitare dhe autoritare” dhe kërkoi vlerësimin e krimeve të regjimeve totalitare komuniste. Parlamenti shqiptar u vu menjëherë në vlerësim të kësaj rezolute dhe u

duk se gjërat do të viheshin në vijë. Kështu që më pas vetëm në vitin 2016-të u duk se një formë e mirë po shkonte në një kënd të pritur. Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri” për vitin 2016 kërkonte nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, në vijim ISKK, si institucion publik i pavarur me rëndësi të veçantë për trajtimin e periudhës së regjimit komunist, “Fillimin e zbatimit të marrëveshjes midis tij, pra ISKKsë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për informimin e nxënësve të shkollave të mesme të kryeqytetit, në lidhje me krimet dhe format e përndjekjes së qytetarëve gjatë diktaturës komuniste, luftës së klasave, biografisë, dëbim-internimeve etj.” Pra ishte një zë i mirë që sigloi ligjërisht që krimet e regjimit komunist në Shqipëri duhet të studiohen në shkollë. Në rajonin e Ballkanit, ishte Bullgaria, pikërisht Asambleja Kombëtare, që vuri në pah ligjërisht ndryshimet në Ligjin përkatës për studimin e krimeve të regjimit komunist në programet shkollore. Historia e betejës për të pranuar një studim adekuat të regjimit totalitar komunist në lëndët e historisë në klasat e mesme në

Bullgari ka një histori të gjatë dhe të pasionuar. Kështu që Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë (MASH) publikoi planprogramin e ri “Historia dhe Qytetërimi” në klasën e 10-të, të miratuar falë punës aktive të disa historianëve profesionistë dhe mbështetjes politike të figurave individuale nga qeveria. Por deri në një arritje të tillë faktet pasuan kronologjinë e ngjarjeve që çuan në fundin përfundimtar të diktaturës komuniste totalitare në Bullgari me njohuri dhe terma të reja në mësimet e historisë. Ndërsa dihet se Rezoluta e lartcituar e Kuvendit të Shqipërisë e vitit 2016-të kërkonte dhe Rolin e ISKK-së në informimin e strukturave të posaçme të OKB-së, që trajtojnë çështje të kujtesës kolektive dhe të drejtave të njeriut, në lidhje me zbardhjen e së shkuarës komuniste në Shqipëri, dhe arritjet studimore në evidentimin e keqtrajtimit të grave dhe fëmijëve gjatë diktaturës, si dy kategoritë më të pambrojtura sociale, në anën politike gjërat ende ishin në një larmi debatesh. Në këto debate vetëm faktet e ISKK-së qëndronin midis të tjerave argumenta të mirëstudiaura. midis të tjera ISKK kishte kryer analiza në lidhje me strategjinë e përdorur nga regjimi komunist për internimin masiv të mijëra familjeve politike gjatë periudhës 1945-1954; studime në lidhje me trajtimin çnjerëzor dhe të paligjshëm të grave dhe fëmijëve në kampet e internimit me tela (1945-1954), studime mbi proceset e ridënimeve brenda burgjeve dhe proceset e inskenuara gjyqësore; studime në lidhje me mekanizmat e përgjimit të përdorur nga ish-Sigurimi i Shtetit, sidomos në fund të viteve 80 etj., gjë që në fakt temën adekuate të trajtesës së krimeve komuniste në shkollat përkatëse e bënte akoma më të afërt dhe më të respektuar. Por përtej debateve, hezitimeve, rezultateve dhe dështimeve, duhet theksuar se vetëm Shkolla, vetëm ajo ndihmon në njohjen e së vërtetës.


19 NR. 86 - SHKURT 2018

Shqiptarja Mirana Kqiku, mes 22 nxënësve drejt Oksfordit dhe Kembrixhit DR FATMIR TERZIU Akademia e Ekselencës në Londër, “East End Eton” do të dërgojë 22 nxënës të shkollave shtetërore në Oxbridge, thonë mediat britanike. Mes 22 nxënësve prej shkollave shtetërore në Akademinë e Ekselencës së Londrës të cilëve u është ofruar vendi i studimit në Oksford dhe Kembrixh, ndodhet dhe shqiptarja Mirana Kqiku. Kjo do të thotë një në dhjetë në shkollën e lirë selektive në Stratford, në lindje të Londrës, do të shkojë në Oxbridge nëse arrijnë notat e kërkuara në verë. Rezultatet rivalizojnë shkallën e suksesit të shumë shkollave më të njohura britanike, disa prej të cilave paguajnë më shumë se 30,000 stërlina në vit në tarifa. Këta 22 nxënës të shkollave shtetërore në Akademinë e Ekselencës në Londër kanë fituar të gjitha vendet në Oksford dhe Kembrixh. Akademia e shtetit e ngritur gjashtë vjet më parë është duke rivalizuar shkollat ​​e larta private në Mbretërinë e Bashkuar për vendet e universitetit. Shkumbini është një subjekt i përsosur për një shkrimtar. Një lum mitik i trazuar ende nga shtojzovallet, zanat dhe mburojat e shpuara. Një parajsë kontradiktore, me peizazhet më mahnitëse, ku lumi rrjedh dhe vetëm ndonjëherë interpreton mes largësisë se Kalkandele, që ai lag, vjen sa nga miti aq dhe nga trazimet e gjuhërave, duke plazmuar në lartësitë e bukurive që e rrethojnë një fragmentim të bukurisë së gërshetuar me natyrën që jehon plot vrull në kaltërsi. Pak kush e di se ky lum është në Tetovë dhe është një simbol i këtij qyteti. Në rrjedhën e tij gjendet oshëtima, por dhe vlera që e shndërron atë si objekt ekonomik. Shpirti i tij i rrjedhshëm ngjan sikur shket në kopshte tropikale, rrethuar me dihama lisash të mëdhenj, fusha me bar, copëza të djegura, groptha ujore kristalore të magjepsshme, strofka të braktisura të ëndrrave dhe shkëmbinj të përafërt me gurët mitikë, të rrethuar nga bimë që thuhet se u ndjenë nga fryma e Venusit (Afërditës në mitologjinë greke). Çdo paqtim dhe turrarendje e tij ilustron shpirtin tetovar, shqiptari zemërmirë, dhe në të gjitha rrjedhat e tij është i ngarkuar me histori dhe mitologji. Nëse gërmoni pak në tokën pjellore të baladave, përrallave, rrëfenjave, gojëdhënave, librave dhe shkrimeve të shkruara hershëm apo të shkruara në ditët që jetojmë, do të ndjeni përshpirtje të hershme që ngasin tek shkrimtari dhe penat e sotme idenë e qasjes mes një linje të domosdoshme të të gjitha arsyeve që kanë një burim sikurse vetë lumi tek një burim i lashtë. Edhe jashtë këtyre shkrimeve dhe penave të shumta, lumi me rrjedhën e egër malore dhe ujëvarat e bukura tërheq shumë turistë. Me rrjedhën e tij gjithkush që ndjen gurgurimën e tij nënkupton edhe një herë simbolikën për fatalizmin, sentimentalizmin, bukurinë, xhelozinë, melankolinën, dramën dhe gjithçka

Mirana Kqiku, është një studente që sapo ka mbushur moshën18 vjeçe dhe që do të bëhet personi i parë në familjen e saj për të shkuar në universitet, pasi ka marrë një ofertë për të studiuar frëngjisht në Kolegjin Oriel të Oksfordit. Ajo kurrë nuk e kishte konsideruar seriozisht aplikimin në Oxbridge përpara se të shkonte vitin e kaluar në Akademinë e Ekselencës në Londër. Ajo i ka thënë mediave britanike: “Kur erdha në këtë shkollë dhe pashë njerëzit të shkonin atje, mendova, pse dhe unë nuk mund ta bëja”. Mirana - prindërit e së cilës u zhvendosën në Londër nga ëva, dhe gjuha e parë e të cilëve është Gjuha shqipe janë natyrisht mjaft të gëzuar për këtë sukses të vajzës së tyre. Ajo tashmë është e gëzuar dhe e vendosur. Kështu që çdo të premte ata do të intervistojnë njëri-tjetrin dhe do të flasin për subjektet tona dhe çështjet aktuale. Ajo tashmë po ndërton dhe plotëson besimin e saj të plotë. Mirana i ka thënë mediave britanike se ishte në kërkim të “gjithë

përvojës” në Oksford, duke shtuar: “Është pak e frikshme, por jam e gëzuar”. Drejtori i shkollës Scott Baker është shprehur: “Me punën e madhe, aspiratën për sukses, mësimdhënien

e shkëlqyeshme dhe mbështetjen dhe udhëzimin e duhur, nuk ekzistojnë kufizime për atë që të rinjtë mund të arrijnë, pavarësisht nga gjinia, përkatësia etnike ose prejardhja e tyre”.

SHKUMBINI TETOVAR

që një vizitor duhet të mbaj mend. E natyrisht në këtë rrjedhë të gjitha fillojnë nga peizazhi, nga lidhja e gurit me mitin, nga lidhja e ujit me jetën! Aty janë sytë e njeriut të zonës, aty është ndjeshmëria e rrahjeve të zemrës së njeriut, aty është e qeshura, aty është e qara. Aty është globalja. Gjuha, stili, tradita, kënga dhe vallja, po aq dhe melodia është ajo që vazhdon duke i rrokullisur si zakonisht e humbet sikurse humbasin tërë ato stërkala e thërrmime ujore në ikjen e përditshme. Si me çdo vend mitik, natyrisht, peizazhi tetovar mes këtij lumi jeton jetën dhe botën e tij. Ky peisazh merr frymë dhe ëndërron, dhe ndonjëherë ngre “alarmin” që ata që ai i merr në ëndërrat e veta të zgjohen dhe i bën të arsyeshëm të mirëkuptohen se kanë nevojë, jo vetëm për të ngrënë, por edhe për të folur gjuhën e tyre të lashtë, për të folur shqip. Gjuha shqipe tashmë do të jetë zyrtarisht dhe një pllakë më shumë edhe për Shkumbinin e Tetovës. Ajo tashmë do të jetë zyrtarisht e tillë. Dhe nuk do të jetë vetëm një shenjë, por dhe një dëshmi për këtë gjuhë të lashtë të mbijetuar, sikurse rrjedha e këtij lumi që gëlltiti dhe i flaku tutje gjuhët dhe mërmërimat e çdo lloj pushtuesi për shekuj me radhë. Aty, tek kjo gëlltitje janë dhe dhe mallkimet. Janë dhe viuajtejet. Janë dhe dertet. Janë dhe arsyet. Janë dhe faktet. Ky lum dhe tërë rrjedha e tij zgjohen jo pak herë në qytetin e bukur Tetovë me

fate të trishta. Qyteti ende vuan nga korrupsioni, kriza ekonomike, ndotja e madhe, një ekip futbolli që ende ëndërron të jetë në një stad më të lartë, por hej, prandaj gurgullimat e vrara të ujit shpikën fatalizëm, apo jo? Deri kur? Merrni vetë Tetovën, për shembull. Turqit e quajtën dhe ndoshta ende e quajnë Kalkandele, “Mburoja e Shpuar”. Është një lëvizje e gjallë dhe, si çdo gjë në atë lëvizje, është dhe natyrshëm një mënyrë shumë kontradiktore, prandaj dhe emërtesat dhe ngjyrimet për qytetin duket sikur nuk kanë më shumë rëndësi. Në gjuhën e thjeshtë Tetova është vetë jeta, qyteti në fakt që jetoi kohë të gjatë dhe ende jeton vetëm me deviza me shije loti, varësisht nga gjendja e tejkaluar e emrit “mërgimtar”. Zakonisht Tetova hesht në një heshtje një re tymi të butë si një zonjë e vjetër me një cigare në portikun e saj në një natë të gjatë. Kjo është arsyeja pse sot Shkumbini dhe Tetova kanë më shumë sentimentalizëm. Por Tetova, ndryshe nga rrjedhat e tjera, qoftë dhe nga vetë lumi Shkumbin mund të jetë gjithashtu një Zanë e re Mali, e veshur me ngjyra pranverore, lule molle tetove në flokët e saj, duke ofruar mrekullinë e një brezi të ri që sytë dhe ëndërrat i ka plot me shpresë për të konkuruar e për të shkuar akoma më përpara në të gjitha ëndërrat e projektuara nga të parët e tyre, jo vetëm tek zyrtarizimi institucional i gjuhës.

Kjo është arsyeja pse Tetova ka edhe bukurinë, por ka dhe “xhelozinë” e tërë aspektualitetit të integrimit europian. Këtu është pra, Shkumbini melankolik, i gëzuar, i ngrohtë, i zemëruar, i kujdesshëm, i pijshëm, i mallkuar, i dështuar, gjithmonë duke u përpjekur, duke dashur të jetë protagonist dhe udhërrëfyes, i përkryer që të bashkojë si një pikë referimi, tërë atë ëndërr shqiptare që vjen nga qytetërimi. Eh, sa fakt dhe sa larg. Pak “hall” nga ky lumë zhurmëmadh. Në vitin 1979, pas shirave të rrëmbyeshëm, lumi kapërceu shtratin e tij dhe shkaktoi përmbytje në Tetovë, duke shtuar mjaft dhimbje. Por duke përsëritur si përfundim atë që thamë më lart, Lumi Shkumbin është i rëndësishëm për qytetin e Tetoves jo vetëm si simbol i qytetit, por edhe si objekt ekonomik. Nga pikëpamja turistike lumi me rrjedhën e egër malore dhe ujëvarat e bukura tërheq shumë turistë. Nga pikëpamja ekonomike lumi është i rëndësishëm sepse në të janë ndërtuar katër hidrocentrale, njëri prej të cilëve është i pari hidrocentral i ndërtuar në Maqedoni. Mbi të gjitha edhe ky lumë do të ketë ndoshta zyrtarisht emrin e tij, emrin shqip, pra Shkumbin, dhe kurrë s’do të jetë larg nga pena e shkrimtarit, por ndoshta në harresë nga emri i tij “Pena” në gjuhën maqedonase! Jo vetëm thjesht për kaq, pas zyrtarizimit të Gjuhës Shqipe, por se është lumi më i madh në Polog, pas lumit Vardar, është dega më e madhe e Vardarit që merr jetë nga liqenet e Sharrit.


20 Nr. 86 - SHKURT 2018

Skënderbeu, Venediku dhe Administratorët venecianë të Shkodrës DR FATMIR TERZIU

N

jë letër e publikuar mjaft herët dhe që gjendet në arkiva, na dikton të mësohet se Skënderbeu në 2 Nëntor të vitit 1466 i ka kërkuar ndihmë Administratorit të Venedikut të asaj kohe në Shkodër. Ndihma ka qenë e destinuar në lidhje me një situatë në të cilën mendohej se rajoni që mbulonte Skënderbeu, po kalonte si “pasojë e një sëmundjeje që kishte kapluar në mjediset e administruara prej tij” (Babiger, F. : 1992: 268). Ndihma në të njëtën kohë i ishte drejtuar edhe venedikasve që merreshin me administrimin e Durrësit, të cilët i ishin përgjigjur menjëherë me një shumë të madhe, por që më pas e kishin zvogëluar për arsye të pacituara. Në anën tjetër, ndërsa ndihma nuk u dha, vetë Skënderbeu ka qenë i detyruar ti drejtohej ashpër aletëve të tij të Venedikut. Venediku në përrgjigje të “ashpërsisë” së Skënderbeut ndërroi menjëherë të ngarkuarit e tij të Plotfuqishëm në Shkodër. Mësohet se Giosafat Barbaro (1413-1494), diplomat i njohur dhe një udhëtar gjerësisht i njohur venecian, ishte emëruar menjëherë si shtyllë e fortë venedikase në atë kohë administrator i Shqipërisë në Shkodër. Atë e takojmë më vonë duke kryer misione të rëndësishme në Persi. Pastaj nw 12 korrik 1473 u vendos Antonio Loredan e mw pas njw emwr mjaft i lakuar, qw në atë kohë kishte dalë në skenë. Ai ishte Leonardo Boldù , që më vonë do të bëhej i ngarkuari administrativ pwr Shqipwrinw dhe njwkohwsisht edhe administrator i Shkodrës. Por, ndërkohë mësohet se një zë i fuqishëm nga Venediku ishte në favor të Skënderbeut. Nuk ka të dhëna të shumta, por thuhet se viti 1467 jo pa qëllim sjell në skenë dhe Lekë Shpanin (14421495), që ishte një fisnik shqiptar. Ai ishte një anëtar i familjes së fisit të Madh Shpani, që sundoi Drivastin, në mes të shekullit të 15 dhe u vendos në Venecia dhe shërbeu si diplomat i Republikës në Perandorinë Osmane. Një anëtar i familjes Shpani pohohej në atë kohë, se ai ishte prej disa familjeve perandorake Bizantine. Të dhënat e mëtejshme tregojnë se Shpani gjithnjë ka qenë në favor dhe në ndihmë të Shkodrës dhe territoreve që admnistroheshin nga shqiptarët e asaj kohe. Ndërsa flitet se ai gjithnjë ka luajtur dhe një rol të madh në përkrahjen e Skënderbeut, ndaj ka ndihmuar që në shkodër të vendoseshin dashamirës të komandantit Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Shkodra, ishte bërë një problem për Sulltanin, pasi ajo nuk merrej që nuk merrej lehtë, por dhe me luftën dhe vendosmërinë e saj ishte bërë dhe një pengesë për depërtimin e

ushtrisë turke më tej drejt Italisë, kështu që vetë Shkodra dukej se ishte në një kërkesë të pashpallur “ndihme”. Më pasa mësohet se situata e kaluar nga koha e Skënderbeut, detyroi vetë Venedikun të ndërrmerte masa të tjera. Nga ana tjetër ekspeditë pas ekspedite, ushtria turke synonte më shumë. Qëllimi i ekspeditave ishte Kalaja e Shkodrës (Scutari, Shkodra Shqiptare), në liqenin me të njëjtin emër në Shqipërinë e veriut, e cila ka dhe një lidhje të mirë në det (Freely, J. : 2009: 38). Këto ekspedita zgjatën mjaft. Aq gjatë sa që emri i Skënderbeut edhe pas disa viteve të vdekjes vazhdonte të kishte jehonë të madhe. Vetë Venediku, kishte dërguar Senatorin Leonardo Boldù si Proveditor, një njeri që njihej për shumë suksese të mira në det dhe që kishte praktikuar gjatë në Shqipëri, në mënyrë që në këtë ekspeditë të kujdesej edhe për njerëzit në tokë. Gjeneralët e dërguan atë me katër galerë në Kotor. Më 26 mars 1473 Leonardo Boldù i kishte shkruar një letër tjetër Këshillit të Dhjetë duke i informuar ata se ai kishte marrë një raport të hollësishëm nga Marino Hungaro. Këshilli i Dhjetë si pasojë e kishte urdhërruar John Kantakouzenos të vazhdonte me detyrën e tij dhe i premtoi atij se nëse rasti do të ishte i suksesshëm, ai do të merrte shpërblime të kënaqshme. Në rrugën e tij të kthimit ai mori urdhërin pranë Korfuzit për të lundruar me flotën në Shqipëri dhe atje për të bashkëpunuar me Grittin në marrjen e masave të nevojshme. Në të njëjtën kohë, në maj të vitit 1474, postin e rëndësishëm të administratorit të të gjithë Shqipërisë e kishte marrë vetë Leonardo

Boldù , i cili ishte i mirënformuar me vendin dhe kishte provuar veten në këtë kurs (Babinger, ‎F & William C. Hickman - 1992: 334). Leonardo Boldù , i ngarkuari administrator i qeverisë veneciane për Shqipërinë, gjithashtu kërkoi ndihmën e kryekomandantit të Malit të Zi, Gjon Çernojeviç për të ndihmuar në mbrojtjen e Shkodrës. Por kur pa se ndihma ishte e pamjaftueshme nisi të mendonte për paqe. Kështu shfletohen letrat e këtyre propozimeve. Në letrën e parë propozimet për paqe u përshkruan në detaje. Ndërsa në Molënën e dytë flitet për një bisedë midis John Kantakouzenos dhe Proveditorit të Shqipërisë dhe Shkodrës Leonardo Boldù , në të cilën Kantakouzenos duket qartë se paraqet propozimet e reja zyrtare për Venedikun nga Pashai (Stavrides, T. :2001: 197). Leonardo Boldù e morri Patronatin e qytetit shqiptar të Shkodrës më 24 shtator 1473, pasi Muhamedi II u kthye në Perëndim pas fitores mbi Turkomaninë e Uzun Hasanit, duke synuar deri në nivelin e tij më të lartë. Tashmë synimi otoman ishte shtuar për Shkodrën. Dhe kështu rrethim pas rrethimi synohej vetëm Shkodra. Por, Shkodra dukej një kockë e fortë. Kur Venediku pa se Shkodra ishte në duar të sigurta dhe se diplomacia po luante rol të madh, në revanshin e madh të ekspeditave, në të njëjtën kohë, Leonardo Boldù , ish-administrator i Shkodrës, u zgjodh ambasador venecian në Stamboll. (Freely, J. : 2009: 38). Atje roli i tij ka mbetur mjaft misterioz. Por ajo që dihet është se ai mbajti fort lidhjet e tij shqiptare dhe kështu kishte pak probleme në tërë truallin që ai kishte administruar më parë.


21 NR. 86 - SHKURT 2018

MËSUESI IM I MUZIKËS, KOMPOZITORI I MADH, TISH DAIJA Nga LUAN ÇIPI

I

kam të pashlyera nga kujtesa takimet e mia qysh fëmijë, me muzikantin e madh Tish Daija, ish mësuesin tim engjëllor të muzikës. Sa e kujtoj atë kohë për Tishin, mbushem me mall e dashuri. Dhe nuk janë pak, po 72 vite, që nuk e kanë zbehur dhe nuk e kanë larguar, po përkundrazi e kanë rritur e shtuar mallin, dashurinë dhe respektin për të. Kjo, se Ai nuk ishte si kushdo, po një engjëll perëndie, që me ngrohtësinë, ëmbëlsinë dhe aftësinë e tij didaktike dhe vëllazërore, sa e takoje, të vinte dorën te supi dhe të vëzhgonte me admirim mësuesi, me sytë e qeshur dhe të bënte për vete, për të mos e harruar në jetë te jetëve: Djalë i ri 20 vjeçar, i bukur i fuqishëm dhe energjik, atë nuk e admironim, vetëm kur na mësonte notat e pentagramit, shkruar bukur me shkumës në dërrasën e zezë, por edhe në fushën e futbollit me ekipin përfaqësues te “Flamurtarit”, kur topolak i shëndetësim, me këmbë dhe gjoks muskulor, mbante në shpinë fanellën kuqezi me numër 7 të ekstremit dhe rendte si rrufe drejt portës kundërshtare, duke shënuar në çdo takim gola të bukur, siç ishte e gjithë qenia e tij përrallore. Na takonte të rinim gjatë me mësuesin tonë simpatik e të talentuar të muzikës, se mbasditeve angazhoheshim në rrethet e muzikës për të mësuar instrumente dhe në korin e Shtëpisë së Pionierit të qytetit te Vlorës. Ai vet, me fizarmonikë në gjoks, na mësonte këngë të bukura, me motive melodioze të jareve shkodrane, apo popullore qytetare vlonjate. Unë, Agron Çuçi, Llambi Kona, Apostol Dede, Niko Gjyzari, Minella Kostandini, Sezai Hoxha, Sadedin Gjoka, Nikolla Papa, Piro Doko, Qirjako Sava, Reshat Kripa, etj., rinim dhe më afër tij, se na e pëlqente zërin e veshin dhe na angazhonte në korr, apo na mësonte si instrumentist. E kam tingëlluese njërën prej këngëve të improvizuara të kohës, që e këndonim solo dhe më pas futej bukur korri me tri zëra të harmonizuar: Unë jam çiklist/Jam specialist,/ Për biçikletë/S’ashtë kush si vet, etj. Ashtu si punonte me pasion në Shtëpinë e Pionierit, Tish Daija u angazhua dhe krijoi korrin dhe ansamble artistike edhe në Shtëpinë e Kulturës së qytetit te Vlorës, nga ku doli dhe u shqua dhe trioja me famë e këngëtarëve vlonjat: Kostandin Thana,, Reshat Osmani dhe Meliha Doda. Duhet thënë se në Vlorën breg-

(Në 92 VJETORIN E LINDJES)

detare, për fatin tonë të mirë, kishte edhe mësues të tjerë, ardhur prej Shkodrës së kulturës dhe dijes, miq dhe shokë të Tish Dais, si Kel Gashi, Shukri Zilja dhe Karmina Gurakuqi. Tish Daija, punoi si mësues muzike në Vlorë disa vjet dhe ishte Vlora që u preokupua për vazhdimin e mëtejshëm të studimeve, për mos ta harruar detyrimin ndaj këtij talenti të rrallë: Në vitin 1956 ai largohet nga Vlora për të filluar studimet e larta në Bashkimin Sovjetik. Tish Daia – që meritoi vlerësimet e larta: Nder i Kombit, Artist i Popullit, Akademik në Shqipëri dhe në Kosovë, Deputet dhe Profesor, u lind në 30 janar të vitit 1926 në Shkodër. Qysh fëmijë, bir i një familje qytetare me tradita muzike, pa mbushur moshën shkollore, bëhet pjesëtar i “Korit Françeskan”, ku nën drejtimin e Padër Martin Gjokës dhe Filip Mazrekut, merr mësimet e para muzikore. Në moshën 10 vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej nga Prenk. Jakova. Muzika e tij qysh herët, është shumë dimensionale, ku spikat fryma dhe tradita e tij patriotike, dashuria për Shqipërinë dhe vendin e tij të lindjes, Shkodrën. Nga shpirti tij krijues e kanë zanafillën të kul-

tivuara e të përpunuara, këngë nga më të bukurat, të cilat kanë mbetur si pasuri shkodrane në arkivin e paçmuar të muzikës shqiptare si, “Çikë o mori çikë”, “Sylarysha”, “Ndal, bre vash”, “Kënga e krushqve”, “Me lule t’bukra”. Ato perla të muzikës së hershme shkodrano-shqiptare, u krijuan nga mjeshtri i talentuar i muzikës shqiptare, i cili edhe akoma më shumë dhe më mirë në vazhdim, e bëri të madhe e të jashtëzakonshme trashëgiminë muzikore, duke e ngritur në nivele të larta kulmore operistike. Në qytetin e Shkodrës mbaroi dhe Gjimnazin Françeskan. Studimet e larta për kompozicion i kreu në Konservatorin e famshëm “P.I. Çajkovski” të Moskës. Në vitin 1956 diplomohet në katedrën muzikore të kryesuar nga Dimitri Shostakoviç, duke sjell në atdhe përveç diplomës edhe një numër veprash të arrira si: “Uverturë festive”, Suitën “Një ditë pikniku”, ”Kuartet harqesh” etj. Pas disa vite punë në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës, Tish Daija, vazhdon karrierën profesionale, ku spikat si superior dhe i papërsëritshëm, roli i tij si udhëheqës artistik i Ansamblit Shtetëror Këngëve dhe Valleve Popullore (1962–1980). Nën drejtimin artistik të Tish Daisë, për disa dekada, ansambli lëvroi dhe zhvilloi traditën muzikore dhe të valleve

të të gjitha trevave shqiptare, duke u shndërruar në një pishtar të kulturës kombëtare dhe e shtriu aktivitetin e tij jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë vende të botës, ku u nderua me çmime ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe “Gjerdanin e Artë” në Dizhon të Francës (1970). Shtrirja krijuese e Tish Daisë është e gjerë dhe e larmishme. Nuk mund të flasësh për baletin shqiptar pa Tish Dainë. Ai është kompozitori i baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajrija” (1963), por edhe i baletit “Bijtë e Peshkatarit” (1972). Ai kompozoi disa nga operat e njohura të repertorit shqiptar, ndër të cilat: opereta “Lejlaja” (1957), opera “Pranvera” (1960), opera “Vjosa”(1980). Gjithashtu, Tish Daija ka dhënë një kontribut të madh në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentalo-simfonike, muzikës së dhomës, si dhe për krijimin e një tradite të muzikës klasike shqiptare. Së bashku me Çesk Zadenë e Tonin Harapin, gjithashtu shkodranë, krijuan klasën e kompozicionit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, ku dhe Tish Daija ka dhënë kontributin e tij të vyer si pedagog, në formimin e disa brezave kompozitorësh, muzikologësh e instrumentistësh. Me propozim të Akademisë së Shkencave, akademiku dhe kompozitori i shquar Tish Daija u vlerësua me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” në 90 vjetorin e lindjes me motivacionin: “Kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog e akademik, drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Me krijimtarinë e Tij ndër vite popullarizoi vlerat e artit muzikor dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi”. Më duhet të kujtoj me respekt se Tish Daija, megjithëse Shkodran tipik edhe në origjinë, traditë, sjellje e dituri, ishte aq mirënjohës e zemërbardhë, (për çka kishte kaluar dhe kishte bërë populli i Vlorës për të) sa shpesh, në shoqëri me vlonjatët që banonin në Tiranë, kur merrte pjesë në takime përkujtimore e gosti, deklaronte se “unë, midis jush, e ndjej veten vlonjat”, gjithashtu kujtoj se ai e adhuronte këngën labe dhe e konsideronte atë “pasuri botërore unikale”. Mjeshtri i Madh, ndërroi jetë në 3 tetor të vitit 2003, në Tiranë, në moshën 77 vjeçare, duke lënë në pikëllim gruan, vajzën, djalin dhe të afërtit e tij, si dhe mijëra adhurues, simpatizantë e dashamirës. Tiranë, më 25 janar 2018


22 Nr. 86 - SHKURT 2018

Në ndihmë: TË AFËRMIT QË VIJNË NË BRITANI TË MADHE K

(Relatives Who Come to the United Kingdom)

jo fletushkë spjegon se cilat janë rregullat e imigrimit për të afërmit (përveç burrit, gruas dhe fëmijëve nën moshën 18 vjecare) që dëshirojnë të vijnë në Britani të Madhe për të ju bashkangjitur dikujt që jeton këtu. Cilët të afërm ju mund t’i sjellni në Britani të Madhe? Rregullat e imigrimit thonë: që nënat apo baballarët e vejë të moshës mbi 65 vjeçare, prindërit dhe gjyshërit që do të udhëtojnë së bashku prej të cilëve njëri është mbi moshën 65 vjeçare apo më shumë mund të vijnë në Britani të Madhe. Në rrethana të posaçme mund të lejohen edhe djemtë, vajzat, motrat, vëllezërit, tezet (hallat), dajët (axhallarët) mbi moshën 18 vjeçare, dhe prindërit dhe gjyshërit nën moshën 65 vjeçare. Si mund të kualifikohen ata për të ardhë në Britani të Madhe? Ju duhet momentalisht të jetoni në Britani të Madhe në mënyrë

ligjore pa kufizim në qëndrimin tuaj, dhe ata duhet ta vërtetojnë se: ata janë krejtësisht apo për shumicën e gjërave të varur nga ju në mënyrë financiare ata nuk kanë askend nga më të afërmit në shtetin e tyre që mund të i përkrah ata në mënyrë financiare; dhe ju keni mjaft të holla t’i përkrahni dhe strehoni pa asnjë ndihmë nga fondet publike. Nëse ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme për mëshirë, fëmijët mbi 18 vjeçar, motërat, vllezërit, tezet (hallat), dajët (axhallarët) dhe prindërit apo gjyshërit e tjerë të cilët jetojnë vetëm mund të vijnë nëse i plotësojnë kushtet e lartëpërmendura. Ata duhet ta marrin lejen për hyrje para se të udhëtojnë për në Britani të Madhe. Çka janë fondet publike? Nëse ju dëshironi të I sjellni të afërmit të vijnë të jetojnë në Britani të Madhe ju duhet të jeni në gjendje

ta përkrahni vetëveten dhe të keni strehim pa bërë kërkesë për disa ndihma nga shteti. Këto janë: Ndihma me të holla (Income Support) dhe Pagesë për punëkërkuesit (papunësuarit) (Jobseekers Allowance) Strehim, ndihmë për strehim dhe banim Ndihma për strehim dhe për tatim të këshillit (Housing Benefit dhe Council tax) Kredit për familjet që punojnë (Working Families Tax Credit) Pagesë nga fondi social Ndihma për fëmijë (Child benefit) çdo ndihmë për personat me aftësi të kufizuara Çka do të thotë leje për hyrje (Entry Clearance)? Leja për hyrje është vizë apo çertifikatë për leje hyrje jipet për të ju mundësuar të udhëtoni në Britani të Madhe. Ju duhet ta bëni kërkesën për leje hyrje në ambasadë të Britanisë së Madhe, konzulatë

apo në ndonjë shërbim Diplomatik të Britanisë së Madhe (që njihet si Oficiale Diplomatike e Britanisë së Madhe) në shtetin ku farefisi juaj jeton. Ju mund të merrni fletushka informative dhe informata për viza nga Qendra Ligjore e Coventry-t (Coventry Law Centre). Nëse kërkesa e tyre refuzohet, ju keni të drejtë të ankoheni kundër atij vendimi. Ju duhet ta bëni ankesën brenda 28 ditëve qysh se ju kanë refuzuar leje për hyrje. Edhe pse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë është e saktë dhe aktuale, nuk duhet të trajtohet komplete dhe si deklaratë autoritative ligjore dhe nuk është këshillë ligjore – ne nuk jemi përgjegjës për asnjë pasaktësi e as për konsekuencat e tyre. Informatat në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që janë subjekte të ligjeve vetëm në Britani të Madhe.


23 NR. 86 - SHKURT 2018

Nations League: Shqipëria dhe Kosova njohën kundërshtarët

N

ations League, është turneu më i ri i UEFA-s. Pasi janë përcaktuar ligat ku do të luajnë skuadrat dhe vazot në të cilat janë pozicionuar, tashmë gjithçka është gati. Shqipëria ka rënë në një grup shumë të fortë në Ligën e Kombeve, pas shorit që u hodh në Lozanë të Zvicrës. Shqipëria ka rënë në grup me Izraelin, që e njeh nga kualifikimet e fundit, ku arriti një fitore dhe një humbje. Kuqezinjtë do të luajnë për herë të parë me Skocinë që është kundërshtari tjetër në këtë grup. Në anën tjetër edhe Kosova ka mësuar kundërshtarët për Ligë e Kombeve. Kosova në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe. Pikërisht kjo ditë shënoi edhe nisjen zyrtare të Ligës së Kombeve, eveniment që do të zhvillohet çdo dy vjet dhe ku do të marrin pjesë të gjitha skuadrat europiane. Pas vendit të tretë në kualifikueset e Botërorit 2018, Shqipëria do të niset nga Liga C në bazë të renditjes së UEFA-s. Kuqezinjtë janë në vazon e dytë, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia në vazon e parë; Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda në vazon e tretë dhe Qipro, Estonia dhe Lituania në vazon e katërt. Gjatë shortit, skuadrat do të ndahen në një grup me tre ekipe, ku do të jenë vetëm përfaqësueset e tre vazove të para dhe tre grupe të tjera me nga katër. Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit do të zbresin në Ligën D për edicionin e vitit 2020. Gjithashtu, katër skuadrat me pozicionimin më të mirë në renditje dhe që nuk janë kualifikuar për finalet e Euro 2020, në muajin Mars do të luajnë në fazën “play-off” për të përcaktuar një biletë drejt Kampionatit Europian. Liga A përbëhet nga 12 skuadrat më të mira kontinentale, mes të cilave Gjermania, Portugalia, Belgjika e Spanja në vazon e parë; për të vijuar me Francën, Anglinë, Zvicrën dhe Italinë në vazon e dytë

dhe më tej me Poloninë, Islandën, Kroacinë dhe Holandën në vazon e tretë. Edhe në Ligën B janë 12 skuadra të nivelit shumë të lart, nga Austria, Uellsi, Rusia e Sllovakia në vazon e parë; Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës e Bosnja në vazon e dytë dhe Irlanda e Veriut, Danimarka,

Republika Çeke dhe Turqia që pozicionohen në vazon e tretë të shortit. Përsa i takon Ligës D, më e ulëta e turneut, aty janë 16 skuadra, me përfaqësuesen e Kosovës që do ta nisë shortin e vazon e katërt përkrah Andorrës, San Marinos dhe Gjibraltari, ndërsa kokat e grupit do

të jenë Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia. Ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Nations League do të luhen prej muajit Shtator deri më Nëntor 2018. Shortin ku do të përcaktohen duelet e turneut më të ri europian do të keni mundësi ta ndiqni “live” dhe ekskluzivisht në SuperSport.


24 Nr. 86 - SHKURT 2018

Albanian news 86  
Albanian news 86  
Advertisement