Page 1

Nr. 85

JANAR 2018

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

T’I HAPIM KUFIJTË MË 2018

JAHJA DUKAGJINI, U LIND NGA “GURI” DHE VDIQ NGA “POEZIA” LEXONI NE FAQEN 17

NJË DIMENSION ME VLERË GLOBALE SOCIOLOGJIKE LEXONI NE FAQEN 20

editorial Nga PANDELI MAJKO

P

andeli Majko gëzon respekt të theksuar mes shqiptarëve të Kosovës dhe këtë respekt e ka forcuar kur në një fjalim të tij në Prishtinë ka ftuar kosovarët që t’i hapin kufijtë mes dy shteteve shqiptare. Majko, që në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë,

ishte kryeministër i Shqipërisë, tha se atë botë, kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen dokumente as tani. “Në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko, duke folur edhe në emër të kryeministrit aktual,

Edi Rama, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare. Fjalimi i Majkos, tash ministër i Shqipërisë për shqiptarët jashtë kufijve, është pritur me ovacione të mëdha në sallë. Pos Majkos, në këtë organizim kanë mbajtur fjalime edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

AMBASADORI QIRKO AKREDITOHET PËRFAQËSUES I PËRHERSHËM I RSH-SË NË IMO LEXONI NE FAQEN 21

A DO TA ARRIJË KOSOVA LIBERALIZIMIN E VIZAVE? LEXONI NE FAQEN 6


2 Nr. 85 - JANAR 2018

POLITIKA E ANGAZHIMIT MBRETËROR: KUR HARRY U TAKUA ME ... DONALD Nga GËZIM ALPION Departamenti i Politikës Sociale, Sociologjisë dhe Kriminologjisë, Drejtor i Pranimeve të Sociologjisë, Universiteti i Birmingham.

N

uk ka asnjë dyshim se raporti “i veçantë” i Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA ka qenë nën presion që nga zgjedhja e Donald Trump. Presidenti Trump ngriti shumë vetullat në Britani të Madhe me atë që tha për një numër të të tjerëve dhe për atë që ata thanë për të para se të bëhej banor i ri në 1600 Pennsylvania Avenue. Megjithatë, Kryeministrja Theresa May ishte cilat ballafaqohemi pas vendimit për të dalë nga matur në mënyrë të duhur në komentet e saj Bashkimi Europian, May ishte gjithashtu e drejtë të rreth tij gjatë zgjedhjeve dhe menjëherë pas tyre. merrte çështjen me vendimin e gabuar të Trumpit Kjo shpjegon, deri në njëfarë mase, pse May u bë për të rishkruar videon raciste nga “Britain First, a udhëheqësi i parë botëror që u ftua nga Trump në far-right group”. Shtëpinë e Bardhë. “Marrëdhënia e veçantë” ka pasur gjithnjë detaje May kishte të drejtë atëherë të jepte një ftesë të shkëmbyera, të cilat i ka kapërcyer gjithmonë. për Trump për të vizituar Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, një grup i afërt dhe një miqësi e Pas të gjitha, Trump është udhëheqësi i zgjedhur i caktuar mbretërore me një banor të mëparshëm të aleatit më të afërt të Britanisë së Madhe. Shtëpisë së Bardhë ka krijuar me sa duket stuhinë e Nr. 77 - përsosur MAJ 2017për Downing Street. Raportet e fundit të Pavarësisht lidhjes së veçantë të Mbretërisë së Bashkuar me SHBA dhe herë sfiduese me të medias kanë sugjeruar që qeveria britanike i është

2

Muaji maj kushtuar Zojës së Bekuar

(Vijon nga faqja 1)

Në shqipen e traditës: Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty, bekue jé mi gjith grá e bekue fryti i barkut t’yt Jezus. Shêjtja Mrí, âma e Tenzot, lutu për né mëkatnorët, tash e në fill të mordës s’onë. Ashtu Kjoftë Në shqipen e sotme: Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty, e bekuar je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! E dimë të gjithë se ‘Ave Maria’ u kompozua nga mjeshtrit më të mëdhenj të muzikës, frymëzoi qindra poetë, ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim, këtu, dy Ave Maria – bërë poezi

T’Falemi, Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir’, O Nana e bukur e K’shillit t’Mirë; Ty ndimë të kena në ket’ shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí Të falemi Virgjin’, Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T’biej në mend se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne! Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, Ku t’lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mrí, të falemi, Mrí! Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë, të luten, t’kesh për Shqypni! Të falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí! Nga krijimet poetike të Atë Pjetër Mëshkallës

lutur Princit Harry që të mos e ftojë shokun e tij të vjetër, Presidentin Obama, në martesën e tij në vitin 2018. Deri në kohën kur ai do martohet me aktoren amerikane Meghan Markle, Henry Charles Albert David do të jetë i gjashti në përputhje me fronin britanik. Duke qenë një figurë publike sipas lindjes dhe jo zgjedhjes, Princi Harry nuk ka asnjë mundësi, përveçse të kërkojë dhe ndjekë këshilla të qeverisë britanike lidhur me ftesat që ai dëshiron t’i ofrojë figurave publike, veçanërisht një ishpresidenti amerikan.


3 Nr. 85 - JANAR 2018

Të dërgosh para me Post Office, tani është edhe më e lehtë e më e shpejtë.

Karta MoneyGramPlus*

Shpejt, lehtë dhe me siguri. Tani vetëm në Post Office. www.postoffice.co.uk/moneygram *Zbatohen Kushte përdorimi, ju lutem vizitoni moneygram.co.uk/postoffice për detaje të mëtejshme. MoneyGram International Limited autorizohet dhe kontrollohet në Britaninë e Madhe nga Autoriteti Drejtues Financiar. MoneyGram dhe Globi janë simbole të MoneyGram. Të gjitha simbolet e tjera janë në pronësi të zotëruesve përkatës. © 2017 MoneyGram. Post Office Limited është e regjistruar në Angli dhe Uells. Nr. i regjistrimit 2154540. Zyra e regjistruar: Finsbury Dials, 20 Finsbury Street, Londër EC2Y 9AQ.

ANGLIA ME KRISHTLINDJEN MË ”TË BARDHË” 452212_MoneyGram_AlbanianNews_ALBANIAN_HalfPage_240x170.indd 1

N

ë Angli Krishtlindjet erdhën zyrtarisht me shumë dëborë, si rrallëherë më parë me reshje kaq të dendura që në fakt kanë nisur që para dy javësh. Pjesët qendrore të vendit janë mbuluar nga bora që ra për plot dy orë dje, duke bërë kështu realitet ëndrrën e fëmijëve të vegjël. Edhe në pjesë të tjera të Skocisë, shiu u kthye në dëborë rreth natës. Megjithatë, pavarësisht gëzimit të atyre që e duan borën, qendrat meteorologjike kanë paralajmëruar të tregohet kujdes pasi rrugët mund të zënë shtresë akulli për shkak të borës dhe temperaturave të akullta. Edhe ditët e tjera thuhet ka rëne borë për disa orë, mjaftueshëm për të zbardhur akoma më shumë vendin.

18/10/2017 12:36


4 Nr. 85 - JANAR 2018

Ushqimi tradicional shqiptar në “Zig Zag”

K

ohë më parë ishte një kuzhinier shqiptar që futi në tregun britanik përdorimin e traditës shqiptare të fasules dhe piperit shqiptar në menunë e tij të gatimit. Ishte kjo dashuri me traditën shqiptare ajo bëri që ky kuzhinjer tashmë të zgjeronte traditën e tij më tej, me një restorant pan-ballkanik të mirënjohur tashmë në zonën e tij në Londër. Pjatat e preferuara të këtij kuzhinieri përfshijnë fasulen me mish të tharë, fileta, speca të mbushura me mish, perime ose lloje të djathrave dhe mishit të gatuar si në Shqipëri. Përbërësit kryesorë për gatimin e ushqimit shqiptar në një kuzhinë britanike, në këtë kuzhinë janë: “Vaj ulliri, rigon, hudhra, speca, fruta të freskëta dhe zarzavate, dhe një dorë e specializuar për t’i përzier ato së bashku për të sjellë një Shqipëri ndryshe mes traditës dhe ushqimit dhe në Londër”. Gazeta lokale e Walthamstow në Londër, i ka dhënë hapësirë restorantit shqiiptar “Zig Zag” në 366 Forest Rd, Walthamstow, London E17 5JF, që sikurse mikpritja tradicionale shqiptare, është një fakt më shumë se sa ajo që ofron ushqim tradicional shqiptar. Gazeta lokale e Walthamstow në

Londër shkruan edhe për specialitetin shqiptar, fasulen me mish të thatë, që po ashtu shërbehet në këtë restorant me pronar, Ermal Karakushin. Ermal Karakushi, një biznesmen dhe profesionalist i përkushtuar dhe mjaft inteleigjent, për herë të parë

kishte menduar për restorantin “Zig Zag”, disa muaj më parë, pasi miqtë e tij, ia kishin sugjeruar traditën dhe kulturën shqiptare në këtë mjedis me plot vizitorë të huaj dhe shqiptarë. Në vijim thuhet se si Ermal Karakushi një djalë jaft human dhe tërësisht i

përkushtuar të “koleksionojë” traditën, në mënyrë që t’a shërbejë në restorantin “Ziga Zag”, ku edhe ka jetësuar ëndrrën e tij, bashkë me partnerët dhe miqtë që në çdo moment i gjenden afër. Kjo tashmë tingëllon si një traditë me vlerë adoptimi.


5 Nr. 85 - JANAR 2018 pmp_MG_17-03153_Poster_BackToSchool2017_Albanian_295x378_v01.pdf

1

06/09/2017

13:39

C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Jam me ty në ndërtimin

e një jete më të mirë. Dërgojini para të afërmve tuaj në pak minuta.* /moneygram Dërguar nga:

0800 026 0535

moneygram.co.uk

Marrë në:

Dhe kudo ku shihni logon MoneyGram *Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. Post Office, Tesco, Thomas Cook, Raiffeisen Bank, Societe Generale Albania, Alpha Bank, First Investment Bank, Posta Shqiptare, AK Invest, Banka Credins dhe Banka Kombëtare Tregtare janë agjentë të MoneyGram International Limited në ofrimin e shërbimeve të transferimit të parave. Post Office dhe logoja e Post Office janë marka tregtare të regjistruara të Post Office Ltd. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram. 17-03153


6 Nr. 85 - JANAR 2018

A do ta arrijë Kosova liberalizimin e vizave?

Nga GAZMEND CUFAJ

I

nstitucionet e Kosovës kanë vetëm pak javë në dispozicion që ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, thonë analistë të çështjeve integruese. Nisur nga fakti që në shkurt, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, do të prezantojë strategjinë për Ballkanin dhe Zgjerimin e Bashkimit Evropian, analistët thonë se humbja e këtij momenti, do të nënkuptonte edhe disa vite izolim të Kosovës dhe mungesë të liberalizimit të vizave. Ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i cili e kishte ftuar spektrin politik që të jetë i përgjegjshëm dhe i përgatitur që deri në atë kohë t’i kryejë obligimet e veta. Në të kundërtën, siç ka thënë

ai, do t’i kushtonte Kosovës me “një çmim shumë të lartë”. Kriteret për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ishin dhe mbeten në agjendën politike të të gjitha qeverive të Kosovës, që nga viti 2010 e këndej. Aktualisht, kanë mbetur dy kriteret e fundit, përkatësisht kriteri për luftimin e korrupsionit dhe ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Jehona Lushaku – Sadriu, analiste e çështje politike në një prononcim për Radion “Evropa e Lirë” e konsideron të rëndësishme që kriteret e mbetura të plotësohen në kohë rekord. Ajo thekson se në këtë proces janë shënuar ngecje dhe se Kosova është në pikën e njëjtë siç ka qenë para tre vjetësh. “Është krijuar një situatë paradoksale sa i përket Marrëveshjes së Demarkacionit. Në njërën anë është aprovuar marrëveshja në qeveri, ndërsa në anën tjetër e kemi një thirrje nga ana e kryeministrit që kjo marrëveshje të mos miratohet në Parlament”. “Ndërkohë, në anën tjetër kemi një thirrje nga presidenti që kjo marrëveshje të aprovohet dhe, po ashtu, kemi thirrje nga bashkësia ndërkombëtare që kjo marrëveshje të kalojë, pasi që është marrëveshje obligative për t’i përmbushur

kushtet për liberalizimin e vizave”, thotë Lushaku-Sadriu. Ajo vlerëson se, përgjegjësia e spektrit politik dhe gjithë parlamentarëve duhet të jetë shumë e lartë dhe të jenë të vetëdijshëm për konsekuencat që mund të ketë Kosova si shtet. “Do të dëshiroja të shihja një përgjegjësi të lartë nga parlamentarët se në çfarë pozite është Kosova dhe të dinë konsekuencat që mund t’i ketë vendi ynë në rast të mosratifikimit të demarkacionit. Jemi si shtet i bllokuar dhe që nuk e kemi liberalizimin e vizave, ndërkohë kemi plotësuar numrin më të madh të kushteve që i janë parashtruar ndonjë herë ndonjë vendi. Prandaj është paradoksale dhe keq për shkak të një kriteri, siç është demarkacioni, të mbesim të izoluar si shoqëri dhe si shtet”, thotë Lushaku- Sadiku. Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar nga autoritetet e Prishtinës dhe Podgoricës, në fund të gushtit të vitit 2015, në Vjenë. E njëjta marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës. Për ratifikimin e marrëveshjes nevojiten 80 vota të deputetëve. Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane në Universitetin e

Prishtinës, thotë për Radion “Evropa e Lirë” se, në çfarëdo varianti, institucionet e Kosovës nuk kanë kohë të humbin në ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ujkani konsideron se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do të ishte mirë të ndodhte para se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, të prezantojë strategjinë për Ballkanin dhe Zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ai thotë se. nuk është i sigurt nëse institucionet do të arrijnë të ratifikojnë marrëveshjen para kësaj date, porse pasojat në rast të mosratifikimit të kësaj marrëveshjeje, do të jenë të mëdha për vendin. “Mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të na lërë larg nga shumë procese, jo vetëm nga agjenda evropiane, pasi do të vazhdojmë të jemi një njollë e zezë dhe nuk mund të flitet për progres as në fusha të tjera derisa e kemi këtë. E dyta, do të largohemi nga aleatët tanë, ata që e mbështesin ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, prandaj po humbim mbështetjen e aleatëve tanë”, vlerëson Ujkani. Ndryshe, zyrtarë nga Bashkimi Evropian në vazhdimësi janë duke kërkuar që institucionet të mos vonojnë në përmbushjen e kritereve, nëse synojnë liberalizimin e vizave në një afat më të shpejtë.


7 Nr. 85 - JANAR 2018

18 mijë azilantë shqiptarë u rikthyen

O

rganizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) ka bërë me dije se, Shqipëria është vendi që ka përfituar më tepër nga programi i saj i kthimit dhe riintegrimit në atdhe, për vitin 2017. Sipas të dhënave, 17’976 shqiptarë janë kthyer në vend, duke kryesuar listën që ndiqet nga irakenët, afganët, serbët, shqiptarët e Kosovës etj. Organizata Ndërkombëtare Migrimit (IOM) ka zbatuar një projekt që ka të bëjë me kthimin dhe riintegrimin e emigrantëve që nga viti 1979, cilësohet në një raport të fundit të publikuar. Pikat kryesore të mbështetjes nga IOM-i për emigrantët e kthyer përfshijnë një gamë të gjerë si: ofrimin e këshillimit të para-nisjes, blerjen e biletave të fluturimit, ndihma e udhëtimit dhe ku të jetë e mundur, ofrimi i ndihmës për riintegrim.

IOM ka ndihmuar 34,000 migrantë në vit Mesatarisht, ndërmjet viteve 2005 dhe 2014, IOM ka ndihmuar 34,000 migrantë në vit. Në linjë me rritjen e vëllimit të migrimit në vitet e fundit, numri i kthimeve është rritur dukshëm. Në vitin 2016, iu dha mbështetje 98,403 migrantëve që ktheheshin nga 110 vende pritëse ose tranzit në 161 vende ose territore të origjinës. Kjo përbën një rritje prej 41 për qind krahasuar me 2015 (ku ishin 69,540). Në krye të listës gjendet Shqipëria me thuajse 18 mijë të kthyer, ndjekur nga Iraku me 12.7 mijë të kthyer, Afganistani me 7.1 mijë, Serbia me 6.9 mijë, Kosova me 5.8 mijë, Etiopia me 5.6 mijë, Maqedonia me 4.9 mijë, Irani me 4.4 mijë, Ukrahina me 3.4 mijë dhe Rusia me 2 mijë.

32 PËR QIND ISHIN GRA Nga 98,403 përfituesit e programit të riintegrimit pas kthimit, në vitin 2017, përafërsisht 32 për qind ishin gra dhe 27 për qind ishin fëmijë. Mbi 3 për qind e këtyre të kthyerve ishin viktima të trafikimit ose emigrantë me nevoja shëndetësore. Përafërsisht 39,000 përfitues u ndihmuan me para, para nisjes ose pas mbërritjes në vendet e tyre të origjinës. Sipas të dhënave të tabelës së ofruar nga raporti i IOM, në vitin 2017, shumica e përfituesve të këtij programi (83%) u kthye nga shtetet europiane si Zvicra, Gjermania, Greqia, Austria, Holandë dhe Belgjika. Këto kthime janë rritur nga 55,851 në vitin 2015 në 81.671 në vitin 2016. Tendencat e fundit gjithashtu tregojnë se kthimet,

duke përfshirë edhe nga vendet e tranzitit, janë në rritje.

KRYESON SHQIPËRIA Në vitin 2016, kthimet nga Nigeria

dhe Maroku në vende të tilla si Kameruni, Guinea, Guinea-Bissau dhe Senegali, për shembull, arritën në më shumë se 6 për qind të totalit global. Rajonet kryesore të origjinës së përfituesve të këtij programi në

vitin 2016 ishin shtetet në Evropën Juglindore, ku kryeson Shqipëria, nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore (49% e totalit), Azia dhe Paqësori (16%), dhe Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut (16%).


8 Nr. 85 - JANAR 2018

AKTIVITETI I AMBASADORIT LIRIM GREIÇEVCI

Ambasadori Lirim Greiçevci viziton Shkollën “Kosova” të Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica” në Londër LONDËR, 17 dhjetor - Në vazhdën e vizitave shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, ambasadori Lirim Greiçevci vizitoi sot Shkollën “Kosova” e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica” dhe zhvillon mësimin sipas planprogramit të përbashkët mësimor të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo shoqatë, veprimtarinë e vetë në të mirë të komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar, e zhvillon që nga viti 1993, në udhëheqjen e veprimtarit të shquar z. Talat Pllana. Që nga ajo kohë, për mbarëvajtjen e mësimit ploëtsues në gjuhën shqipe, kontributin e tyre e kanë dhënë më shumë se 30 mësues e mësuese. Ambasadori Greiçevci kishte kënaqësinë që t’i përgezonte fëmijët për angazhimin e tyre për mësimin e gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare, me ç’rast edhe ua dorëzoi një numër abetaresh, hartave dhe materialeve të tjera shkollore, dhuratë e Ministrisë së

Diasporës së Kosovës. Ai i falenderoi edhe mësueset e pranishme, Zyrifa Kqiku, Nadire Hashani si dhe stafin tjetër mësimor, Arta Tivar, Silvana Meti dhe Adem Ulaj për punën e tyre të palodhshme edukative. Ambasadori u shprehu mirënjohje edhe prindërve, aktivistëve dhe kryetarit z. Talat Pllana, për organizimin e mësimit si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Kosovës në Londër. Në fund, ambasadori Greiçevci i njoftoi fëmijët se, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit të ardhshëm, Ambasada e Kosovës do ta mbajë një orë mësimi kushtuar historikut të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, nëpër të gjitha shkollat shqipe. Gjithashtu, konkursi për hartime dhe ese i mbajtur vitin e kaluar për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, do të jetë tradicional. Nxënësit shfaqën edhe pika të bukura artistike me ç’rast morën edhe dhurata për fundvit.

Vëllezërit Gazmend dhe Bujar Muharremi, nga Kosova, rrëfim suksesi në Britaninë e Madhe Sot e vizitova punishten e kompanisë “Autofabrica” të vëllezërve Muharremi, Gazmendit dhe Bujarit, në Southend on Sea, Essex, një tjetër rrëfim suksesi i komunitetit tonë në Britani të Madhe. Vëllezërit Muharremi janë liderë në dizajnimin dhe punimin e motoçikletave shumë të veçanta, të kualitetit më të lartë. Puna e tyre është pasqyruar në shumicën e revistave të specializuara për motoçikleta në Britani, Zvicër, Gjermani, Japoni dhe në shumë shtete të tjera të botës, duke përfshirë edhe revistën e njohur amerikane Vanity Fair. Sukseset e Bujarit dhe Gazmendit na bëjnë të ndihemi krenarë të gjithëve. Së fundi, Bujari dhe Gazmendi janë paraqitur edhe në reklamën e kompanisë globale Microsoft, e cila është duke u transmetuar gjithandej nëpër botë.

Ambasadori i Kosovës Lirim Greiçevci vizitoi shkollat shqipe të Shoqata “Ardhmëria” Drejtuesi i Shoqata “Ardhmëria” shkruan: “Të nderuar kolege! Sot kishim për vizitë në një nga shkollat shqipe te Shoqata Ardhmëria Ambasadorin e Kosoves zotin Lirim Greiçevci i cili i dhuroj disa abetare dhe materiale tjera per nxenesit! Nga nxenesit u dha nje program i shkurter artistik!!! Falenderojme ambasadorin per bashkepunimin e vazhdueshem mes Ambasades dhe Qeverise Kosoves!”


9 Nr. 85 - JANAR 2018

NGA AKTIVITETET E AMBASADORIT QIRJAKO QIRKO TRATOS LTD NË SHQIPËRI A

mbasadori Qirko zhvilloi një takim me Dr. Maurizio Bragagni, Shefin Ekzekutiv të Kompanisë TRATOS Ltd, e cila ka një aktivitet prej më shumë se 50 vjetësh në në industrinë e prodhimit të kabllove elektrikë, fibrave optike, etj. me përdorim në një gamë të gjerë sektorësh të industrisë. Ambasadori Qirko i prezantoi Dr. Bragagni panoramën ekonomike, kushtet ligjore dhe fiskale, si dhe mundësitë që ofron Shqipëria për tërheqjen e investimeve të huaja, duke e ftuar kompaninë që ai drejton të vlerësojë mundësitë e shtrijes së aktivitetit të saj në vendin tonë. Dr. Bragagni falenderoi Ambasadorin për prezantimin dhe informoi se sheh me interes ofertën e bërë.

DITËT E SHËRBIMIT KONSULLOR NË IRLANDË

N

BASHKËPUNIMI BERZH NË SHQIPËRI

A

mbasadori Qirjako Qirko zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim - Shefin e Zyrës së BERZH në Shqipëri Z. Matteo Colangeli dhe Zv/Drejtorin për Çështjet Politike dhe të Qeverisjes Dr.Oleg Levitin. Gjatë takimit, Z.Colangeli informoi fillimisht mbi ecurinë e projekteve të Bankës me një rëndësi specifike në ekonominë e vendit, veçanërisht në fushat e energjitikës, bujqësisë, transportit, infrastrukturës, kanalizimeve etj. Gjithashtu, ai

prezantoi edhe projektet e planifikuara të realizohen në të ardhmen, duke evidentuar rritjen e këtij bashkëpunimi, si në zgjerimin e gamës së projekteve ashtu edhe në drejtim të angazhimit financiar të BERZH. Ambasadori Qirko, pasi falenderoi për kontributin dhe rolin e Bankës në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, shprehu se intensifikimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen konfirmon më së miri rritjen e besueshmërisë së partnerëve tanë seriozë ndaj vendit vitet e fundit.

ë vijim të përmbushjes së një prej objektivave të Ambasadës së RSH në Londër lidhur me ofrimin e shërbimeve konsullore cilësore, kjo Ambasadë organizoi Ditët e Shërbimit Konsullor në Dublin, Irlandë. Konsulli pranë kësaj Ambasade, z. Refik Golli, gjatë këtyre tre ditëve u ofroi shërbimet konsullore disa dhjetëra qytetarëve me banim në Irlandë. Kjo është hera e parë që Ambasada në Londër ofron shërbimet konsullore

në Irlandë dhe interesimi i qytetarëve ka qenë tepër i lartë. Kryesisht ka pasur kërkesa për të ofruar shërbime të tilla si, aplikim për karta identiteti, pasaportë biometrike, prokura të posaçme, deklarata noteriale, etj. Gjithashtu, qytetarët janë informuar mbi procedurat e marrjes së shërbimeve konsullore online. Ambasada e Shqipërisë në Londër synon që të vazhdojë të mundësojë Ditët e Shërbimit Konsullor në Irlandë në mënyrë të rregullt periodike.

KRIJOHET GRUPI I RI PARLAMENTAR I MIQËSISË SHQIPËRI - BM N

ë Westminister House u zhvillua takimi formal për krijimin e Grupit të ri parlamentar të miqësisë, i cili thirret menjëherë pas krijimit të Parlamentit të ri britanik të, krijuar nga rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit. Në sajë të përpjekjeve të deputetit John Grogan, kryetar i këtij grupi miqësie si dhe të grupit për periudhën 2005-2010, u arrit thirrja dhe aktivizimi i tij. Disa nga anëtarët e këtij grupi janë deputetët Andy Slaughter, Martin Vickers, Lord Bowness, Baroness Barker e të tjerë. Përfaqësuesja e Ambasadës Znj.Migena Baholli falenderoi kryetarin e grupit Z.John Grogan për kontributin e tij të çmuar në intensifikimin dhe promovimin e marrëdhënieve ndërparlamentare ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të cilët kërkuan të jenë pjesë e këtij grupi, dhe që do të promovojë më tej marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve, si dhe të dy popujve tanë. Nga ana e Ambasadës, Grupit Parlamentar i’u garantua vijimi i bashkëpunimit në funksion të intensifikimit të këtij dimensioni. Një dëshmi e këtij niveli shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe është edhe aktivizimi i grupit menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare britanike. Anëtarët e grupit të miqësisë shprehën interesin të informoheshin mbi një sërë aspektesh të ndryshme lidhur me situatën politike në Shqipëri, integrimin evropian të vendit, stadin aktual të zbatimit të reformës në drejtësi, roli i Shqipërisë në marrëdhëniet me vendet e rajonit, etj.


10 Nr. 85 - JANAR 2018

Fatura e tatimit mbi pronat! Shqiptarët do të paguajnë më shumë vitin e ardhshëm S hqiptarët do të paguajnë të paktën 21 milionë euro më shumë si taksë prone në buxhetin e vitit të ardhshëm. Këtë parashikim ka bërë Ministria e Financave dhe Ekonomisë në ligjin për buxhetin të vitit 2018, ku totali i të ardhurave në këtë zë është parashikuar rreth 60 milionë euro. Sipas tabelave të buxhetit, arkëtimi nga taksa e pronës në 2018-ën pritet të rritet me 54%, për të arritur në 8.1 miliardë lekë, nga 5.3 miliardë lekë që pritet të mblidhen këtë vit. Qeveria synonte që të reformonte taksimin e pronës për vitin e ardhshëm, por duket se e vetmja pjesë me reformim do të jetë taksa

e ndërtesës, ndërsa taksa që paguhet për tokë truall dhe tokë bujqësore do të mbeten sipas modelit të vjetër. Në Paketën Fiskale të vitit 2018, qeveria ka zyrtarizuar se shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është 0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm, ose zakonisht banon dhe 0.2% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike. Taksën për ndërtesën duhet ta paguajnë individët, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë të pasurive të paluajtshme, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave.

Por, taksën do ta paguajnë edhe ata të cilët nuk kanë marrë në dorë një dokument ligjor për legalizimin, por kanë aplikuar në këtë proces. Të paktën 350 mijë ndërtime janë në proces legalizimi dhe ende nuk kanë marrë leje. Në momentet e fundit qeveria rriti numrin e atyre që do të paguajnë, duke shtuar edhe ndërtuesit që nuk kanë respektuar afatet për lejen që kanë marrë. Sipas përcaktimit, kjo kategori do të paguajë 30% të shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin

e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Aktualisht në Shqipëri, ka qytetarë që kanë në pronësi më shumë se një banesë, dyqan apo prona të tjera të patundshme dhe nuk paguajnë taksa për to. Kjo do të thotë humbje e konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare të dikasterit të financave, të ardhurat që mblidhen nga taksa e pasurisë janë ndjeshëm më të ulëta se niveli i taksave të tjera. Për 10-mujorin e këtij viti, nga kjo taksë janë futur në buxhet 4.2 miliardë lekë, duke qenë viti me nivelin më të lartë të arkëtimeve në vitet e fundit.


11 Nr. 85 - JANAR 2018


12 Nr. 85 - JANAR 2018


13 Nr. 85 - JANAR 2018

“POEM” FYTYRA E RE E 2018-TËS N jë nga restorantet më në zë të kulinarisë ku gërshetohen të gjithë elemëntët e cilësisë dhe traditës më të përsosur të kohës, “Poem” vitin që sapo u mbyll e kishtë një obligim të tij që të ndryshonte tërësisht dizajnin dhe atmosferën brenda tij. Ngjyra të bukura e të tërheqshme janë tashmë në të gjitha mjediset lart dhe poshtë të restorantit. Ndryshime ka në ambientin përkatës dhe në mjaft gjëra që e bëjnë atë tashmë një mjedis mjaft të këndshëm. Dhe natyrisht kjo i përshtat të gjitha elementët që duhet të ketë një restorant. Kjo gjithnjë më shumë ku bëhet fjalë për atë që kemi thënë me dhjetëra herë më parë, për “Poem” Pra është fjala ‘Poemë’ që të bën të mendohesh thellë. Teksa e sheh këtë fjalë të emërtojë një nga Restorantet londineze, natyrshëm mbetesh i dyzuar. Kjo fjalë të bën që të përqëndrohesh ndryshe. E sheh në hyrje të Restorantit, por edhe në letër menunë që shoqëron porositë në këtë ambient me kulturë të veçantë. Shkruar e ideuar nga një çift i ri shqiptar në anglisht, poema mes vargjeve tërheqëse flet me një risi tjetër. Edhe pse të dy nuk janë poetë, kuptohet fare mirë se janë dashamirës të poezisë, artit dhe kulturës. Dhe me këtë dëshirë ata kanë në zemër dyfish emrin “Poemë”. Pra, emrin e kësaj dëshire jetike të fiksuar në vargjet e kësaj poeme, të shkruar

nga shpirti, ata kanë më shumë arsye ta cilësojnë tashmë fjalë të zemrës e shpirtit të tyre. Është emri që ka marrë Restoranti i pronarit shqiptar, Ilir Beqiri. Por, është edhe emri i vajzës së çiftit shqiptar. Poema e shkruar nis kështu: “Çdo mëngjez ne ngrihemi përpara Diellit…”

Ndërsa Poema, vajza e tyre bukuroshe jashtë këtyre vargjeve plotëson refrenin e jetës së tyre, ose më saktë atë që ata kanë si model për të ardhmen: “e nesërmja, … do të jetë frymëzimi i ndjenjave dhe mendimeve tona…”. Vajza e madhe, njëra nga tre vajzat e tjera natyrisht është më shumë se

frymëzim, është idelidhësja më e madhe. Dhe natyrisht frymëzimi është i pashmangshëm mes ciftit të talentuar Beqiri. Melisa sapo është e gatshme të kërkojë më tej studimet e saj në një degë të preferuar të fizioterapisë, dhe Iliri me synimet më të mira për biznesin e tij. Në këtë mes frymëzimi janë edhe tre vajzat e tij që mbesin diell në sytë e tyre. Dhe normalisht cdo gjë është mes konkurencës dhe respektit për angazhimin jetik. Ju e gjeni dhe e ndjeni këtë sapo ndesheni me atmosferën respektive dhe menunë e “Poem”: “Çdo të premte ka një ofertë speciale me Sirloin, Rib Eye ose Rump Steak, që shërbehet me shoqërinë e të fërguarave të bëra në kushte shtëpiake me salcë kërpullash dhe me një cmim ideal. Je në Londër, dhe natyrshëm Restoranti “Poem” me një traditë perëndimore, ekzotike dhe mesdhetare dhe po aq tipike shqiptare është një ritëm poetik i guzhinës shqiptare dhe natyrës londineze që shtrihet në 94 Boundary Road. E bën më tërheqës këtë ritëm poetik, shërbimi, menuja e veçantë dhe variacioni që pronari, Beqiri u afron klientëve të tij me profil kulturor dhe poetik. Janë në fakt dhjetëra e dhjetëra artistë, shkrimtarë, poetë, muzikantë e krijues që janë tashmë nën trysninë mahnitëse që të afron “Poem”. “Poem” tashmë është fytyra e re e 2018-tës.


14 Nr. 85 - JANAR 2018

Udhëtim i këndshëm mes kujtesës së Skënder Zogut

N

ëse dëshironi të “udhëtoni” në një mjedis plot bula djersësh dhe ujësish të kripura loti e të mëdhaja malli dhe dhimbjesh, pa u retushuar nga koha, që herë ia kalojnë liqenit, e hera-herës detrave e oqeaneve, nëse doni që e Ujta të mjediset midis kumteve dhe memorjeve, natyrisht nuk mjafton vetëm ta lexoni “Kujtimet e mërgimit, një jetë në shërbim të kombit shqiptar”. Shënimet, kërkimet, saktësimet me atë që dini dhe nuk e dini, arsyetimet, mëvetjet, në një itinerar kohe të vrazhdë e të turbullt duhet ti keni në planin e parë. Njeriu që shkruan na sjell Ramiz Alinë e panjohur më parë, Ismail dhe Helena Kadarenë ndryshe, Rexhep Qosjen në një arsye citimesh, dhjetëra e dhjetëra emra të botës mediatike, qindra të asaj politike, dhe një pafundësi lidhjesh të tërthorta në mjedisin e një zhvillimi që nis me një fëmijëri të trazuar e mbaron me shtojca dhe bibliografi. Përkujdesja nis me vitet 1933-1960. Kujtimet e para nga Shqipëria janë në një itinerar prej gjashtë vitesh e nisin në vitin 1933. Turqia si një Atdhe i dytë për autorin sillet në peridhën e 1939-1947. Dhe në mesin e fëmijërisë kapitulli i tretë udhëton nga Egjipti ë Francë ku vitet 1947-1960 kanë një mori kujtimesh dhe bulash djerse e ujësie lotësh mes tyre. Pjesa e dytë është një jetë e mbushur me zanafillje 1961-shin dhe me një përmbyllje në vitin 1992. Hapat e zutorit në jetën profesionale me një kohëudhëtim 1961-1979 pasohen nga angazhimet e para pranë mbretit Leka I në vitet 1980-1992. Pjesa e tretë është natyrisht një ëndërr dhe një shpresë për të parë Shqipërinë në një kënd vitesh 19932001. Kthimi prekës nga mërgimi 19931996 është një parapritje e zhgënjimit nga referendumi i manipuluar i vitit 1997, periudha 1997-2001 është një mëvetësi faktesh të palexuara e të padëgjuara më parë. Pjesa e katërt që përkon me kthimin

përfundimtar të familjes mbretërore në Shqipëri në një periudhë kohore në libër 2012-2016 ka një arsye më shumë për vëmendjen e lexuesit. Kështu rreth katërqind faqe me ilustrime dhe foto të shumta na sjellin një këndqasje me protagonizmin e Mbretit Zogu I, që pozon madhrisht në një vizion të qartë e burrëror në faqen 16. Dr. Patric Nazhbor është padyshim miku i vjetër, një mik vërtet i shtrenjtë që zbulon lindjen e Skënderit si lindjen e një djali princi, që kaloi fëmijëri pa trazime në luksin e pallatit, madje arsyeja e fundit e bëri të njihte rrugët e mërgimit. Shumë i ri humbi të atin, zbuloi kultura të ndryshme, dhe me profesionin e inxhinierit kimist ai njohu botën e pigmenteve dhe ngjyruesve. Dhe kështu Skënderi njëh për fe Shqipërinë dhe ndaj ai mbetet dykrenor si flamuri Kombëtar. Ashtu shfaqet mjaft i mrekulluar më një rrugëtim mbretëror për fatet e Atdheut. Babai i tij Xhelal bej Zogu (1881-1944)

tek statuja e Ataturkut në Stamboll. Edhe tabela në Pera Palace lajmëron detaje. I qasur në mjedisin shkollor në Gedikpasha në vitin 1947 ai na jep dhe kujtime nga memorja e tij për Bajram Nelin e mjaft të tjerë në Parmoor House në vitin 1941. Dhe kështu pasaporta e Hyrijet Zogut, gruaja e katërt e princ Xhelal bej Zogut, na sqaron dhe faktin e pesë fëmijëve të vendosur në të, krahas mjaft të tjerave që lidhen dhe me fuqinë e kësaj pasaporte. Nga vila Laurens në Aleksandri dhe deri tek letrat për Churchillin nga kapiteni Muharrem Gjoka natyrisht ka mjaft gjëra që lexohen për herë të parë. Mësojmë fjalën e kryetarit të bashkisë së Hadërsfildit, Richard Harry Broune, dhe fatin e arit shqiptar. Jeta dhe misioni, mjaft enigma të tjera, si dhe kapërcimi i fakteve të tilla si “vendin tonë do të na e zënë servilë si puna e Fluturak Gërmenjit” kanë mjaft shije të mira dhe të këqija në këtë libër. Dhe pas një gjenealogjie familjare, shfaqet me Hysein Agolli-Dohoshishti, trungu Zogu me koka të prera në Strugë gjeneralin Giraldi, majorin Hysein nga Turqit ka një Himn Mbretëror Selmani, dhe me Sotir Martini- Shqiptar dhe një poezi të Lasgush Burgajet, në vitin 1930. Faika Mixhalliu Poradecit (Llazar Gusho) (1889-1987) (1897-1935) nëna e Skënder Zogut dhe botuar tek “Gazeta e Re” (9.11.1929) gruaja e tretë e princit Xhelal bej Zogu ku thuhet: “Tungjatjeta o shqiptarë, ndërri jetë e re dhe kështu Skënderi mblidhni tok me fis e farë, dhe motra e tij Elvira u rritën nga një se ka lindur Zog i Parë, guvernate gjermane, që quhej Maria. zog i parë pa të ngjarë! Kur i ati u rimartua me Hyrijet Allajn …. (1916-1993) nga Elbasani, Skënderi Mbret! Që të pat lindur Mati pa urtësinë e saj. Ai pa dhe varrimin Me kuq zi kuq pika loti e nënës Mbretëreshë, Sadije Toptani Bijt e Shqipes si qëmoti (25/11/1934) dhe natyrisht dhe tërë Sic ka urdhëruar Zoti.” atë që rrethonte jetën në një Pallat Libri mbyllet me një përkushtim Mbretëror deri dhe martesën e Mbretit Zogu I me Geraldinën. Njëkohësisht për Ramush Haradinajn. E natyrisht ai do të shënojë dhe një fakt që për “Kujtimet e mërgimit, një jetë në Mbretin gatuante një zonjë me ngjyrë shërbim të kombit shqiptar” nga z. dhe ajo ishte e para e tillë që shihej në Skënder Zogu me një bashkërendim faktesh dhe gjërash Dr. Patric Nazhbor Shqipëri në atë kohë. Patrice) janë një kontribut real Skënderi rrëfen për Turqinë, Kemal (Najbor Modeli bashkëshortor në biznesin e vogël në një kuptim më të mirë të një pjese të Ataturkun dhe mjaft enigma të tjera. Fatmir Terziu historisë interesante, plot ngjarje dhe të Kjo lidhet më kohën eDhjetë Zogutvite I që i më parë Lindita të dheVendit Luli Nushi, dy bashkëshortë që të Shqiponjave dhe përket vitit 1939, pikëriht majit të nëpanjohura aktivitetin e tyre biznesin e vogël, kishin ideShqipëtare. më shumë se sa ëndë prej Familjes Mbretërore atij viti kur Zogu I vendosi kurora

një kafeneje të vogël me shërbimin e shpejtë kulinar. Dhe me atë ide n tek tjet Atd biz tij. myshterinj, u bëtë pjesë e jetës tonë! Me përkrahjen e një juaj na mundësuat që ende të jemi në biznes, prandaj dhe në shenjë falënderimi, ju ftojmë që më 24 Dhjetor, “C prej orës 19:00, të vini tek ne në “Carpe Diem”, që tas ta pijmë nga një pije së bashku, ta festojmë jetën, vje thjesht të jemi për njëri tjetrin! Unë e Lindita, po tij ju presim!” dhe Dhe natyrisht është më shumë se një ftesë. Është soc një shembull, është një model. Para disa javësh, në pro “U “Carpe Diem Coffee Bar” synohej që ky model të kap bëhet pak më i gjerë, të respektohet më shumë, e kahmotshme u bë në realitet. Në kur një vend huaj, arritëm përjonë rritjen ekonomike botë, ato tëbëhen të delegohet mes festives në një kënd më të madhËndrra një atmosferë një respekt, fjalë të mirë, plot dashuri! njësh meshqiptare, ide e veprim me një partnerët dhe me burrat shqiptarësh. Po bëhen 10 vjet, të mundimshme, por me plot kujtime të bukura, Viti 2018 me sa shihet nga ky model, nga e tyre. Gjithnjë e më shumë po besohet se gruaja shokë, myshterinj, u bëtë pjesë e jetës tonë! Me përkrahjen shembulli i “Carpe Diem Coffee Bar” që menaxhohet sipërmarrëse e sheh botën nga një këndvështrime juaj n jemi në biznes, prandaj në shenjë falënderimi, ju ftojmë që më 24 Dh nga burrë e grua, nga Lindita dhe Luli Nushi, me tjetër, i bën gjërat ndryshe. E kjo reflektohet në vini tek ne në “Carpe Diem”, që ta pijmë nga një pije së bashku, ta f të ndryshme. “Carpe Diem Coffee Bar”, e siguri do të jetë ai i çifteve shqiptare në biznes, dukejemibiznese për njëri tjetrin! Unë e Lindita, po ju presim!” tregtinë e modelin të klientëve që qenë se gjithnjë e më shumë kompani, komuniteteDhe mësoi natyrisht është më shumë see respektit një ftesë. Është një shembull, ësh kurnëishte në hapat para, Bar” dhe kjo falë që njëkyçifti si të bë dhe vende po investojnë në forcimin e pozitës sëjavësh, “Carpe Diem eCoffee synohej model Linditamë e Luli Nushi, që tashmë e kanë në treguar memë të ma tillë në sipërmarrje. Kjo konfirmon atë që gjithnjërespektohet shumë, të delegohet mes festives një kënd vepra në një dekadë aktivitet. është thënë se gratë janë ideatore, janë thelbësoreViti 2018 me sa shihet nga ky model, nga shembulli i “Carpe menaxhohet nga burrë e grua, nga Lindita dhe Luli Nushi, me sigu shqiptare në biznes, duke qenë se gjithnjë e më shumë kompani, ko investojnë në forcimin e pozitës së tillë në sipërmarrje. Kjo konfirm

Modeli bashkëshortor në biznesin e vogël D FATMIR TERZIU

hjetë vite më parë Lindita dhe Luli Nushi, dy bashkëshortë që kërkonin të zgjeronin aktivitetin e tyre në biznesin e vogël, kishin ide më shumë se sa ëndërra. Ideja ishte ngritja e një kafeneje të vogël me shërbimin e shpejtë kulinar. Dhe me atë ide ndërsa njërin sy e kishin tek fëmijët e tyre dhe tjetrin tek familjet në Atdhe, natyrisht edhe biznesi kishte hapësirën e tij. Ai menjëherë erdhi me një emër sa domethënës aq dhe tërheqës. “Carpe Diem Coffee Bar” tashmë feston dhjetë vjetorin e përkujdesjes së tij profesionale të Lindita dhe Luli Nushit. Në rrjetin social “Facebook” të dy protagonistët shkruajnë: “Unë e Lindita, filluam një kapitull të ri në jetën tonë! Ëndrra jonë e kahmotshme u bë realitet. Në një vend të huaj, arritëm që sado pak të krijojmë një atmosferë shqiptare, një respekt, një fjalë të mirë, me plot dashuri! Po bëhen 10 vjet, të mundimshme, por me plot kujtime të bukura, po bëhen 10 vjet që ju shokë,


15 Nr. 85 - JANAR 2018

Sfida e dimensionit vetiak Shënime rreth krijimtarisë poetike të Fatmir Terziut

P

Nga VANGJUSH SARO

oezia është një nga pasionet e Fatmir Terziut, shkrimtar që ra në sy në këto dy dekada të fundit. Krahas prozës e kritikës letrare, ajo duket se reflekton shumë nga jeta e tij, nga mendimet, përvojat, pikëpyetjet, ndjesitë e shumanshme, mëritë, dashuritë, gjithë sa ai mban brenda shpirtit, për ta lartësuar mandej në art. Poezia e sotme, ashtu si është dhe ashtu si ajo “sulmohet” nga letrarë të panumërt, ofron pamje që vështirë të ndriçohen dhe të vizatohen me njëlloj bindjeje shteruese. Sigurisht, motivet për të thënë fjalën në këtë këtë terr të ndriçuar (gënjeshtërisht) janë disa. Sepse, siç shprehet edhe F. Terziu, “presja ka humbur rrugën. Fjalitë/ i hapën portat e arratisë,/bashkë me lakuriqët e errësirës/ fjala shkundi marrëveshjen me të,/ për hir të bubullimave të ditës,/ vetë rregulli u bë veç një gdhë,/ varr semantik mbuluar me gëzof politike,/ imituar nga (për)thyerja e një pasqyre.” (PRESJA) Por nëse është kështu, çfarë ndryshe thotë poeti? Cilat janë (së paku disa nga) karakteristikat e vjershërimit të tij? Më së pari, kam bindjen se jemi në një hapësirë që ai do ta zotërojë përherë e më mirë. “Ja udha, ja udha,/ mes saj je Ti, jam unë e s’jam unë,/ është vetmia,/ frymëmarja e thellë, përhumbja./ Ja udha, ja rruga,/ e gjatë sa nuk dihet një natë,/ brenda njeriut që ikën e ikën ngadalë,/ brenda meje, është ajo që është brenda saj,/ një ditë e bardhë,/ shkel syrin andej nga larg,/ ulet në prag.” (E SHTUNA) Ndërsa kemi zbuluar njëfarësoj disa nga rrugët a qiejt ku po shtegton poeti, ndalemi për një hop në portretin e tij, në jetën e tij. “Përditë gjej shenja të përfjetura të fëmijërisë/ në trupin tim. Brishtësia e lodhur nga vitet,/ shqepet nën arnat e pantallonave të shkurtra,/ që m’i arnonte nëna ime e lodhur/ kur kthehej nga puna,/ teksa pas çdo ngulje të gjilpërës mallkonte/ topin e vogël prej llastiku/ me të cilin përhumbja orët e lira me shokët.” (DASHURIA IME) Pasi edhe ti, si lexues, mërmërit vetëmevete vargje të tilla, ku gjen diçka apo shumëçka nga jeta jote, pasi ndesh përkushtime këso, kujtime që në të vërtetë bëjnë thuajse gjysmën tënde, bëhen më të lehta pyetjet që u shtruan në radhët e para të këtij shënimi. Sikundër kam nënvizuar në një tjetër shkrim për poetin e spikatur lirik V. Ziko, fëminia zbulon e para pasionin, krijuesin, letrarin e ardhshëm. Dhe është një burim i pasosur përjetimesh që ndihmojnë veprën. Edhe te I. Kadare, ajo solli një nga veprat më të mira të tij e të letërsisë shqiptare, “Kronikë në gur”. Pastaj, edhe pse rritesh dhe madje ke emër të njohur, përjetimet e hershme nuk se ndryshojnë ndonjë gjë të madhe. Ato thjesht janë rritur me ty dhe kanë ngarkuar veten me më shumë estetikë e filozofi, përvojë jetësore po se po. “E mira nënoke,/ kërkoj ndjesë që të prisha gjumin,/ me trokthin e lotit tim

hutaq,/ më lësho një ledhatim fryme,/ si atëherë kur më mbaje për dore/ rrugicës së vjetër, të paqtë,/ ku Kisha pozonte vetveten në qiell,/ ku Konstandini digjej me abetare në diell...” (ME TROKTHIN E LOTIT TIM HUTAQ) Poeti rrëfen me dashuri e ndjenjë për atë vend, ku është mëkuar me këtë pasion, që po e bën të vuajë largësinë e të përcjellë përbotshëm zërat që andej vijnë; siç e ndjejmë në këtë dallgëzim përshtypjesh e malli, që shkon te lexuesi aq bindshëm mbi krahët e një numeracioni të gjetur: “Ç’është me detet tona! I lag dhe të lagin/ dhe s’i lëshon nga sytë e trupi. Dallgët dhe rëra,/ baticat dhe zbaticat, kripa dhe jodi,/ stuhitë dhe drita e diellit,/ shkrihen në një… bëhen pika loti.” (ASIMETRI) Fatmir Terziu rrëfen duke medituar, në të shkuarën dhe të sotmen e tij; si hero lirik, si njeri i shqetësuar, që rreh të hedhë krahëve të tokës së zhveshur një kuvertë a disa këngë, që të mund ta mbajnë atë ngrohtë e zgjuar. Kjo është ndërpoetëse. Ndoshta edhe këto i kishte parasysh E. Jevtushenko, kur thoshte: “Biografia e një poeti, është poezia e tij. Të gjitha të tjera janë poshtëshënime”. Ja sërish diçka nga rrëfimet “biografike” të poetit: “Myzyrin e dëgjoj në përthyerjen e këngës/ violina e tij mbars mijëra fyej/ më sjell pranë refrenin që ngas/ për të lehurat e qenit langua/ që shurroi murrin e Kalasë,/ veshur me kostumin e huaj... (ME TROKTHIN E LOTIT TIM HUTAQ) Me shumë dashuri e ndjenjë, poeti ngre në vargje emrat e njerëzve dhe të vendeve më të dashura; historia, kultura, religjioni, toponimia, të gjitha këto bëhen personazhe të këtij rrëfimi. Ato i shërbejnë poetit. Poeti i lartëson ato. Kështu, vijnë e trazojnë kujtimet e mijëra lexuesve: Kalaja, Bezistani, Krasta, Myzyri, Skampa, që për ne janë të njohura si simbole të qytetit të Elbasanit, një nga mitet e atij vendi, një nga vlerat e shqiptarisë, që nga gjuha e muzika, te toleranca dhe shpirtmadhësia. Është një poemë më vete, shumë e rëndësishme, ky “ekranizim” plot metafora i biografisë së autorit; në të, vizatohet kurba e një jete plot ngjarje, ëndrra, derte, realizime dhe imazhe të tjera, ende në eter. Por ndërkaq, ai i përket një bote që i ka zgjeruar kufijtë dhe duhet përballur, sepse ajo është sfiduese, me shumë e shumë emra, pikëpyetje e vlera, në thellësi të historisë njerëzore dhe në sipërfaqe të të gjithave; për çka Hegel thoshte: “Nuk ka gjë më të qartë, sesa ajo që duket në sipërfaqe.” Dhe… si vjen, në këto vargje, ajo çka u tha më lart? Me droje? E sforcuar? Apo krejt natyrshëm? Gjithë sa pyesim e përpiqemi të kuptojmë, nuk është në qiellin e shtatë; më së pari është thjesht një frymë e re, pa psherëtima, përgjime e përsëritje stilistike, por duke medituar, rrëfyer e nënkuptuar gjithnjë më shumë; duke përsiatur në mënyrë poetike bindëse… “Që nga Sër Humphry Davyt deri te Thomas Edisoni,/ përpjekjet për të zbuluar dritën u bënë të thella,/ se nata ishte bërë mbretëreshë/ që nga shpella./ Të tjerë, si De la Rue, De Moleyns, Suan/ u lodhën në të njëjtin rrugëtim,/ që t’ia shkulnin errësirës mbretërimin,/ për t’ia falur dritës./ Atje ku ndodh ndryshe, errësira dhe drita bëjnë rrokadë,/

ndërrojnë vetëm krahët.” (RROKADË) Iu kthehemi sërish pyetjeve të shtruara që në krye të këtyre radhëve. Çfarë është këtu e veçantë? E vetja. Që ndërton stilin dhe rrugëtimin e tij poetik? Ishte rrëfimi ndryshe, por gjithnjë me shumë ndjenjë e vërtetësi, i biografisë së tij? Është kultura e gjerë, prej nga djali i vogël befas shfaqet tjetër, sadoqë me po atë shpirt? Është përjetimi i paprerë i ditëve, i stinëve, i ndërrimeve vendore e globale dhe të gjitha dukurive në jetë? “Mbi një pllajë të madhe, të mbushur me re,/ ndërtonin foletë e tyre rrufetë;/ dhe pastaj mbillnin farën e tyre të sertë,/ në djerrina të pluguara thellë,/ të tjerat bënin krushqi me vetëtimat, që çanin si grifsha midis nesh.” (DASHURIA IME) Duke mos i lënë pas dore për asnjë çast pyetjet, rrekemi të veçojmë ku ndahen këtu peizazhi nga kujtimi dhe, pastaj, nga ngjërimi filozofik. Dhe nuk është e lehtë ta vendojmë; sepse ato, të gjitha, janë të tretura në një dashuri të madhe e në një re fjalësh, ku rrëfimi poetik arrin përsosmërinë. “Të shprehesh me përpikmëri, kjo është nisja dhe mbarimi i çdo arti.” (J. V. Gëte) Poeti, pak edhe nga pak, merr përsipër të rrëfejë më shumë, të na bëjë për vete me sharmin poetik dhe nënkuptimet e dhimbshme e të lodhshme, kur ai thotë, tregon, deklamon, shpjegon përmes një similitude të fshehur: “çajmë rrugë përmes reve (duke qarë)/ pa u habitur nga mimikat e tyre të pashprehje,/ është si të mos e ndjesh shpimin tejpërtej,/ të një gjilpëre të nxehur.” (GJILPËRË) Dhe mandej, “shuplaka” e fundit poetike: “Shpesh, dhimbja e të kuptuarit na ka tretur.” (Po aty) Por… si ishte kjo? Shpesh, dhimbja e të kuptuarit na ka tretur… “Herë-herë është e pamundur ta mbash brenda vetes rrjedhën e jetës.” (P. Coelho) Nxitoj për një hop të kuptoj ndonjë gjë të kësaj tematike edhe në vjershën “Labirinth”. Por një tjetër rivjen dhe flet qartë e më qartë: “Errësira ulet ngadalë dhe tregon përrallat e mbrëmjes/ se si ia ka zënë vendin dritës,/ atje ku peshku është në det e tigani mbeti në zjarr,/ drita nxitohet tinës dhe nis pazar.” (RROKADË) Për çfarë bëhet fjalë? Për hallet e Shqipërisë? Të shqiptarisë në përgjithësi? Të Ballkanit? Të Botës? Të një lagjeje të humbur, ku sfidat janë bërë grotesk? Në këtë meditim të pafund, F. Terziu, sikundër poetë e shkrimtarë të tjerë që e përdorin fjalën me hir, ndërton atë që s’e ndërtojnë dot shumë ente, duke shtyrë tutje, me forcën e metaforave, marrëdhëniet e vështira, konfliktet që shkojnë kundër interesave njerëzore. “Edhe gjethet nuk qenkan të lira në këtë Botë/ kur bien nga pema poshtë në tokë,/ në degë të deformuara të një peme/ kërcurët zgjaten t’u ndalojnë lirinë/ e rënies së tyre.” (LIRI GJETHORE) Dhe unë, përsëri kërkoj ndër fjalë e ndër meditime. Çfarë ka kjo poezi të veçantë? Në çfarë dallohet apo spikat ndër poezitë e tjera (të panumërta) që publikohen gjithkund?… Ka vjersha që mund t’i quaj të zakonshme (“Atdheu”, “Apoteozë pipëzës”, “Luleshtrydhe”) që nuk ngrihen dot në lartësinë e pjesës më të mirë të krijimtarisë së tij poetike; dhe sigurisht, kjo është një përshtypje

individuale. Por në brendësinë e kësaj vatre prush, digjet një zjarr që do të mbajë gjatë. “Thuprat e qiellit u lëshuan vrull/ zagushi në kacekun e ajrit,/ perla diamanti/ hedh dielli trupit tënd,/ ku godet një topuz i zjarrtë,/ që lëkund me tërë forcën e tij,/ sinjalet që lëshohen nga lart,/ në sytë e tu të kristaltë”. (VALLJA RRI ZGJUAR) Në momente të tilla “dalldie” poetike, metaforat derdhen llavë, pothuaj në një betejë, për dashurinë dhe jetën. “Ndihem sikur lagem deri në tru/ çdo herë që i shikoj sytë e tu.” (SYTË E TU) Por ani; prapë duhet nënvizuar e vlerësuar se poeti asnjëherë nuk rreh të na habisë. Ai flet me zërin e zemrës dhe me logjikën e mendjes. Frymëzimi, për të, nuk është njëlloj shtirjeje. Në ndryshim nga shumë vargëzonjës, ai nuk përsërit poezi e modele të dëgjuara dhe as frymë të përjetuara në aq emra; ai i beson më tepër mendimit të strukturuar poetikisht, logjikës artistike që e ribën jetën, edhe përjetimet e tij; pamja poetike përgjithësisht është e paparë më herët. Edhe pse, nëpër të, ndihen e lëvizin re, mjegulla dhe zëra të kulturës dhe poetikës anglo-saksone. F. Terziu është gjithashtu një punëtor i fjalës dhe i vargut, një mjeshtër i meditimit poetik; në poezitë e tij, ndihet leksiku i të gjitha trevave dhe kohëve, ndërkohë që episodet jetësore ndërtohen me thjeshtësi, por duke mos u pajtuar për asnjë çast me të rëndomtën. “Kërkova një puthje nga brumi i puthjeve,/ këtë mëngjes mbeta peng i buzëve,/ një grimë energjie shendi, pjesa ovale u tkurr.” Dhe pas këtij etydi të çuditshëm, një finale që të vë në mendime: “Himeni i mendimit përtac,/ tentoi të ndizte flakë/ durimin tonë.” (DURIMI) Përcjellja e realitetit në një vështrim ndryshe dhe përmes grintës artistike, zhveshja e dhimbjes nga çdolloj rëndomtësie, ja çfarë është vëzhgimi figurativ i tij mbi jetën dhe ndaj të vërtetave që - kështu i takon poetit - duhen thënë me hir. “I shikoj tangot e strehës,/ i ndjej sikur këngët,/ nuk bëhem dot me ta kavalier. Muzika/ është e ftohtë,/ nuk ka dirigjent në këtë rrjedhë të lëngët,/ nuk mund të luaj me lotë.” (LOT) Duke lexuar poezitë që kam marrë në shqyrtim, me modesti - dhe këtë e them sepse shënimi letrar nuk është pasioni dhe puna ime më e parë - kërkoj edhe në termat më “besnike” të mjeshtërisë letrare. Dhe vë re se, bie fjala, rima apo asonanca nuk janë një preferencë për F. Terziun; edhe pse në shumë poezi, ato e ndërtojnë emocionin mjeshtërisht. Ka momente poetike, kur këtë leksion rreth stilistikës ai e aplikon natyrshëm, me një frymë: “Grimcat e ajrit shtyjnë njëra-tjetrën,/ dekolte të tejdukshme në mish,/ pështillen ato në shpirt të erës,/ mbi kurrizin e kithët të lumit Tamiz.” (ANARKI) Por shpesh e më shpesh, poeti i beson rrëfimit meditativ, mendimin e bluan dhe e vendos mbi vargje që derdhen tutje si re në shtegtim; e nuk lodhen për të gjetur një bukuri të jashtme, nuk iu përgjigjen pyetjeve klasike rreth formës. Ato vargje-re, ai i ngre me mund e përzgjedhje, duke i shkuar meditimit të tij gjer në fund, si një zë i shtruar, i qetë, por këmbëngulës - a thua druan se ndoshta edhe s’e kuptojnë (Vijon në faqen 21)


16 Nr. 85 - JANAR 2018

Një material arkivor që flet edhe për sot E

Dr. FATMIR TERZIU

lbasani, thuhet në arkivat britanike, “është një qytet i lashtë, në “Albania”, është disa milje larg nga qyteti Durrës” dhe thuhet “që është përmendur për herë të parë në shekullin e dytë të Erës Sonë”. Elbasani shtohet në arkivat në fjalë, është në qendër të vëmendjes “për arsye të lidhjeve të tij të hershme perëndimore dhe të mjaft intelektualëve që kanë lidhje të tërthorta me qytetërimin perëndimor”. (The Brisbane Courier; 11 Tetor 1918) Elbasani gjatë periudhës së viteve 1914 dhe 1918 është në një vëmendje të vazhdueshme perëndimore. Janë lajmet që vijnë më së shumti nga burime austriake dhe që depërtojnë si radhë ndonjëherë në arkivat britanike. Lajmet natyrisht janë të ndryshme, por në të gjitha thuajse thuhet se janë lajme që vijnë nga “ajri”, gjë që nënkupton se ato ishin informata që delegoheshin në vëmëndjet perëndimore nga instanca të interesuara në terren. Pikërisht më 7 tetor të vitit 1918-të lajmet e tilla kanë të bëjnë me një mesazh zyrtar austriak që thotë: “Në Shqipëri, regjimentet franceze dhe serbe hynë në Elbasan, të cilët e kishin evakuar një pjesë të popullsisë.” Ndërsa për të njëjtën datë versioni zyrtar italian është: “Pas shkatërrimit të rezistencës kokëforte të rojeve të pasme të armikut, hymë në Elbasan më 7 tetor. Avancimi vazhdon.” Me këtë rast një komunikatë tjetër thotë: “Në Shqipëri vazhdojmë të ecim përpara drejt Elbasanit dhe po e ndjekim autokolonën ushtarake austriake.” (1918) Por ajo që bie në sy është dhe fragmenti i një materiali që përqëndrohet tek një merë, të cilin ne e kemi njohur me Normalen e Elbasanit, por që këtu e ndeshim me një emër të ri që quhet “Kolegji i Mësuesve në Elbasan”. Materiali në fjalë është një shkrim, apo artikull, ku thelbi është për të cituar një fakt të kohërave, të përmbledhur në një fjali: “Çfarë ndërtoi Britania, shkatërroi Italia?” Materiali, që në fakt ndalet shkurtimisht nëdisa detaje, natyrisht ka në plan një periudhë të shkurtër të ndihmës britanike. Kjo periudhë e tillë më së shumti i dedikohet vlerave edukative, kulturore dhe arsimore. E pikërisht këto vlera të tilla kapin atë

që me shumë rëndësi mund të quhet si ndihma më e madhe britanike, perëndimore për Shqipërinë. Është fjala për shkollat, arsimin dhe arsimimin, sikurse këtë ndihmë e kanë prurë në Shqipëri dhe Franca, austria, Amerika. Pra ky material arkivor mbetet efikas dhe për sot.

NJË MATERIAL I PANJOHUR MË PARË Ky material i panjohur më parë dhe që është shkruar nga një shqiptar, por që emri i tij jepet vetëm me nënkuptim, që sipas të gjitha formave të njohjes, dhe atyre që detajohen në të kuptohet qartë se është një shkrim i diplomatit, gazetarit dhe themeluesit të BBC në shqip, intelektualit shqiptar Dervish Duma. Dervish Duma, që ishte dhe transmetues, biznesmen dhe udhëheqës i komunitetit shqiptar, i lindur në Borsh, Shqipëri më 4 korrik 1908 ishte i martuar në vitin1936 me Naftali Andonin, që vdiq në vitin 1966, dhe la pas një djalë, ai vetë, pra Dervish Duma ndërroi jetë në Uest Horsley, Surrey, më 6 maj 1998. Në këtë material të arkivuar dhe që përbën një rëndësi të përqasjes dhe në kohë, duket qartë dhe verdikti me të cilin ai trajton realitetin e asaj kohe. Shkrimi thekson qartë se “Shqipëria i detyrohet shumë popullit britanik për ndihmën e tij bujare në

ndërtimin e një vendi të lënë pas dore. Shqipëria gjithashtu u “detyrohet” italianëve për një marrëveshje të madhe, për shkatërrimin e saj.” Sipas Dumës, “pothuajse të gjitha komentet e fundit në Britani të Madhe për Shqipërinë kanë pasur një tipar të përbashkët: Ato shprehin përshtypjen se Shqipëria është një vend i egër, pa ligj, primitiv, i mbushur me banditë dhe fise ndërluftuese, dhe në tërësi, si një kupti i thjeshtë, me të mirën për asgjë.” Materiali thekson se “Gjenerali Jocelyn Percy dhe stafi i tij britanik, të cilët në 15 vitet e fundit kanë organizuar shërbimin e xhandarmërisë në Shqipëri, kaq tërësisht dhe me kujdes, do të gëzoheshin shumë për të lexuar rreth banditëve dhe fiseve të egra. Kontrasti ndaj kësaj figure është siguruar nga gjendja e vërtetë e Shqipërisë, dhe kjo është mirë, ilustruar nga zhvillimi i instruksioneve publike, që ka qenë përgjegjëse për një numër fazash interesante, dhe është përmendur edhe në Australi në gazetën e vjetër “The Age”.1 Në material shënohen mjaft fakte interesante. Aty thuhet se “Shkolla e parë, ose Kolegji i Mësuesve, për të përgatitur mësues në gjuhën shqipe në tokën shqiptare u themelua në një sekret të madh në vitin 1908. Deri në vitin 1912, kur Shqipëria u lirua nga sundimi turk, Kolegji i Mësuesve në Elbasan ishte në proces. Ai u përmirësua ndjeshëm dhe u zgjerua nga austriakët gjatë pushtimit të tyre nga vendi në luftën e fundit. Qeveria austriake dërgoi shumë studentë në Vjenë dhe Grac për studime të përparuara. Okupimi francez i Korçës çoi në krijimin e një liceu të klasit të parë në Korçë. Shumë nga të diplomuarit e tij janë pranuar në Sorbonne dhe kanë përfunduar me sukses studimet e tyre atje.” Më poshtë nga fakti i studimit në shkollën teknike në Tiranë dhe fatin për të studiuar në Britaninë e Madhe, kuptojmë qartë penën e artikullshkruesit të rrëndësishëm, që na jep shansin për të kuptuar dhe mjaft enigma të tjera, që renditen më poshtë. Në vitin 1921, Kryqi i Kuq Amerikan, duke njohur nevojën e vendit të shkatërruar nga lufta për profesionalistë teknikë, themeloi shkollën teknike në Tiranë. Qindra

të diplomuar nga kjo shkollë i kanë dhënë një shërbim të madh vendit të tyre. Ata me fat (duke përfshirë artikullshkruesin) morën diploma nga universitete si Oksfordi, Cambridge, nga universitete të tjera në Londër, Harvard dhe universitete të njohura në kontinent. Shkolla teknike ka shërbyer si një qendër për studimet amerikane dhe anglo-saksone, si dhe për zgjerimin e njohurive të gjuhës angleze. Në vitin 1926, Zonja Carnarvon, ndihmësja jonë më e madhe britanike, themeloi Institutin Herbert në Tiranë, në kujtim të djalit të saj, kolonel Aubrey Herbert. Instituti përmbante një bibliotekë të shkëlqyer, sallë konferencash dhe terrene sportive. Ajo gjithashtu themeloi një fshat model për strehimin e refugjatëve shqiptarë nga Jugosllavia dhe një shkollë. Përmes ndikimit të saj, Fondacioni Rockefeller krijoi një degë për kryerjen e punëve të përhershme për kontrollin e malaries. Puna e fondacionit ka qenë shumë e suksesshme në reduktimin e rrezikut të malaries në shumë zona dhe në eliminimin e saj, krejtësisht nga Tirana dhe Durrësi. Kështu, austriakët, francezët, amerikanët dhe britanikët kanë kontribuar moralisht dhe materialisht në zhvillimin e Shqipërisë. Ndërsa krejt ndryshe, italianët kanë bërë pjesën e tyre, duke mbyllur të gjitha shkollat e sipërpërmendura dhe të gjitha shkollat e tjera të mesme, dhe Institutin Herbert, vetëm për shkak se studentët refuzuan të japin falënderimet fashiste ose të këndojnë këngët italiane. Ndërsa në shumë vende ka shoqëri të Miqve të Shqipërisë, në Itali nuk ka asgjë tjetër veçse një propagandë dhe planifikim i keq për shkatërrimin e trashëgimive shqiptare prej kohës së ilirëve. Në Britaninë e Madhe lista e miqve tanë me famë kryesohet nga Lord Cecil, i cili kohët e fundit, në një mesazh të transmetuar nga B.B.C. në shqip ndaj popullit shqiptar, i siguroi ata, se miqtë e Lirisë në Britaninë e Madhe do të këmbëngulin në rivendosjen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe do të bënin çmos për të ndihmuar zhvillimin e vendit. Kur dritat e Londrës të ndriçojnë përsëri në Shqipëri, ne do të përkushtojmë veten për të hedhur themelet e një Shqipërie të re për ditët më të mira dhe më të lumtura që do të vijnë. Artikulli që është shkruar më 15 Shkurt 1941, duket se ka mjaft gjëra që qasen si një rëndësi e kohës në të cilën jetojmë dhe sot. Qasja e problemeve, trajtesa e rolit perëndimor dhe britanikëve në marrëdhëniet me Shqipërinë, natyrisht flet qartë për vetë fatet e shqiptarëve, për vetë fatin e Shqipërisë dje dhe sot. Ne kërkuam gjatë, hulumtuam dhe bëmë përshtajen shkencore të autorit “shqiptar”, me të cilin gjetëm mjaft qasje tek Dervish Duma, por dhe nëse nuk është një autorësi e tij, ajo që mbetet është se vlera dhe fakti i shkrimit ka një rëndësi të madhe për mjaft enigma të tjera. 1 “The Age” është një gazetë e përditshme që është botuar në Melburn, Australi, që nga viti 1854, në pronësi dhe në botim nga Fairfax Media.


17 Nr. 85 - JANAR 2018

Jahja Dukagjini, u lind nga “guri” dhe vdiq nga “poezia” Dr. FATMIR TERZIU

H

akan Arslanbenzer, themeluesi i “Populist Cultural Association” në Turqi dhe kryeredaktori i “Avangard Publications’ ka sjellë në vëmendjen e sotme faktin e poetit të madh të formës poetike masnavi, i cili ishte me origjinë shqiptare, Jahja Guri (Taşlıcalı Yahya). Masnavi ose matnavi është emri i një poeme të shkruar në rivalitetin e rimës, ose më saktë, “një poemë e bazuar në linja të pavarura, me forma të caktuara rime”. Masnavi përbëhej nga një numër i pacaktuar me skemën e rimës aa/bb/cc. Duke lëvruar këtë formë poetike, ai ishte i njohur gjithashtu si Jahja Bej Dukagjini (1498-1582). Emri i tij u bë i njohur në turqisht si Dukaginzâde Yahyâ bey ose Taşlicali Yahyâ bey, por që u përkit në shqip si Jahja bej Dukagjini, pasi ka pak të dhëna për mbiemrin e tij të saktë, pikërisht me atë që i ishte ngjizur me gurin. Ai ishte një poet shqiptar në Perandorinë Osmane dhe gjithashtu ishte dhe një figurë ushtarake qendrore e Sulltanatit, pasi bënte pjesë në elitën e kësaj ushtrie. Ai është një nga poetët më të njohur të shekullit të 16-të dhe të dhënat tregojnë se ai shkroi në turqisht gjatë periudhës osmane në të vilën ai ishte angazhuar dhe jetoi. Të dhëna të tjera të mëparshme flasin se Jahja Dukagjini ishte dhe me një emër tjetër, Jahja Bej Tashligja. Me këtë emër ai nihet se ishte ndër personalitetet e shquara shqiptare të familjes Dukagjininga Plevla. Sipas këtyre të dhënave Jahja Dukagjini u lind në vitin 1496, në qytezën Plevël, (sot qytezë në Mal të Zi). Osmanët e morën si jeniçer dhe e dërguan në Stamboll. Hasan Kaleshi tek “Roli i shqiptarëve në letërsinë orientale, Seminari i kulturës shqiptare për të huaj”, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1976, fq. 157 shkruan: “Në oxhakun e jeniçerëve, Jahja beu përparon shpejt dhe ngarkohet t’i edukojë jeniçerët e rinjë. Në këtë punë ai tregon aftësi të madhe, përvetëson maniret e bujarëve, gjë që i hap rrugën depërtimit në rrethet aristokrate të

Stambollit.” Nexhip Alpan dhe Nesip Kaçi sqarojnë se Jahja Dukagjini iu kushtua edhe studimeve të letërsisë. Ishte njëri nga poetët më origjinalë dhe më të shquar të Perandorisë dhe studiues i poezisë. Konsiderohet poeti më i madh i klasicizmit osman. Veprat kryesore të tij janë me përmbajtje morale-mistike. Veprat më të njohura të tij janë: “Visare të fshehta” (Gencine-i Raz); “Jusufi dhe Zelihaja” (Yusuf ve Züleyha); “Kopshti i ndritur i trëndafilave” (Gülshen-i Envar); “Shahu dhe lypësi” (Shah ü Geda); “Naze dhe lutje” (Naz ve Niyaz); “Libri i parimeve” (“Usulname” ose “Kitab-i Usul”); “Qyteti i Stambollit” (Şehrengiz-i İstanbul); “Qyteti i Edrenes” (Şehrengiz-i Edirne); “Libër (poetik) për Sulltan Sylejmanin” (Suleyman name). këtë e rithekson dhe Hajrullah Koliqi tek “Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar”, “Libri shkollor,” Prishtinë, 2002, fq. 80 - 81. Gjithashtu disa të dhënat arkivore tregojnë se Osmanët e rekrutuan Dukagjinin përmes sistemit të grabitjes në rininë e tij të hershme. Lufta Osmane-Mamluke, Beteja e Çaldiranit 1516-17, pjesëmarrja në Betejën e Çaldiranit të 1514-ës, Lufta Osmane-Mamluke 1516-17, Ekspedita e Bagdadit e vitit 1535 dhe rrethimi i Szigetvárit në vitin 1566 e bëjnë atë të renditet pikërisht në majat e aksioneve ushrake të kohës në të cilën ai shërbeu dhe shkroi poezitë e tij. Për shkak të një elegjie, që ai shkroi për princin Mustafa, birin e parëlindur të Sulltan Suleimanit, ai ra në kurthin e kryerësit të vrasjes, Vezirit të Madh, Rustem Pasha, që ishte një armik me princin Mustafa, i cili e dëboi Dukagjinin në Ballkan, ku ai kaloi vitet e fundit të tij të jetës. Arkivat shkruajnë se një ushtar dhe poet, i cili jetoi në Perandorinë Osmane të 16-të, Taşlıcalı Yahya ishte i njohur si poeti më i madh i formës poetike masnavi pas Fuzulit gjatë jetës së tij. “Elegji për Pasardhësin e Sulltanatit Mustafën” është puna e tij më e famshme Jahja Dukagjini, dhe pse ishte me një rini të “grabitur”, pati rastin të sedërtohet si klasë e formuar në

qytet. Mjaft studiues e theksojnë këtë çështje, sepse në atë kohë kur ai shkroi fermerët, që përbënin 90 për qind të shoqërisë osmane, nuk dinin as të lexonin dhe të shkruanin, kështu që rastet si ai i Jahja Dukagjinit bëjnë një arsye më shumë për të thënë, se veç talentin ai kishte dhe rastin të gjendej në një pozitë klasore më të avancuar. Edhe pse mjaft poetë shkruanin nga pozita të thjeshta, ajo që dallon poetin Jahja Dukagjini është elitizmi i tij i të shkruarit në atë kohë. Në një kohë kur numri i poetëve rezulton të ishin artizanë dhe ushtarë, ky fakt e bën disi të kuptueshëm dhe angazhimin e tij poetik. Por ai ishte vërtet ushtar, por një ushtar i elitës sulltanore, e cila kishte mjaft priviligje dhe këto i kishte saknksionuar me ligj që në vitin 1300. Arslanbenzer na vjen në ndihmë kur thotë se “Askush nuk do të priste që një ushtar që jetonte një jetë lufte të shkruante poezi, por poezitë e shkruara janiane dhe mbledhja e këtyre poemave në një libër nuk u konsideruan si të çuditshme, por filluan të shpërbleheshin më mirë”. Sipas Arslanbenzer “Ky poet i madh që e kompozoi Elegjinë për princ Mustafai, kishte fatin të kishte një titull të rëndësishëm, duke treguar se ai ishte komandanti i jeniçerëve. Tek ai, po aq dhe tek poezitë e tij thuhet se “gjendet një veteran lufte që kaloi një jetë duke luftuar jobesimtarët dhe rebelët”. “Jahja Dukagjini, u quajt edhe Jahja Guri se ai ishte luftëtar i një qyteti shkëmbor dhe vinte nga një familje fisnike” (Arslanbenzer). Në fakt nuk është gjetur asnjë

rekord zyrtar për vendlindjen dhe datën e lindjes. Sipas poezive të tij ku fliste për veten e tij, atdheu i tij ishte Pljevlja, që ndodhet në veri të Malit të Zi sot dhe ai i përkiste familjes Dukagjini, e cila ishte fisnike dhe shqiptare. Me fjalë të tjera, gjuha amtare e këtij poeti, i cili shkroi poezi unike në turqisht, nuk ishte turke. Familja Dukagjini vlerësohet të ketë qenë e vendosur në Shkodër. Ata ishin shqiptarë. Data e lindjes është gjithashtu e pasigurt, por historianët përgjithësisht pajtohen me 1488 ose 1489. Ky poet, vdiq në vitin 1582 në moshën 93-94 vjeçare. Jahja u rit dhe u edukua nga Shihabidhini Beu, një njeri që e kuptoi talentin e tij dhe ishte gjithashtu sekretar i vatrës. Falë kësaj, ai ishte në gjendje të merrte mësime nga dijetarë shumë të rëndësishëm dhe mund të shmangte disa prej vështirësive për të qenë një jeniçer. Falë kësaj ai mundi të gjejë kohë të përshtatshme për aktivitete intelektuale. Por jeta e tij dhe shkrimet poetike përfunduan, si mjaft gjëra në Sulltanat, ku egërsia dhe kundërshtitë, armiqësitë dhe lufta për pushtet, intrigat dhe inatet e Rustem Pashës, Vezirit të Madh e dërguan përfundimisht në Kështjellën e Tumasarit në kufirin e Ballkanit ku ai ende vazhdoi të luftonte me të pafetë. Duke u drejtuar drejt një dervishi, poeti vdiq në Bosnjë, në Loznica ose në Dubrovnik, dhe kjo sipas historianëve. Kur ai vdiq, ai ishte i lodhur, i lodhur dhe i devijuar nga frymëzimi e talenti i tij poetik. Por ama u tha në heshtje dhe ende thuhet se Jahja Dukagjini u lind nga “guri” dhe vdiq nga “poezia”.


18 Nr. 85 - JANAR 2018

Mesazh poetik mes dashurisë dhe rezistencës Dr. FATMIR TERZIU

(Duke u ndalur në krijimtarinë e Jahja Llukës)

Llukës është një arsye më shumë kur hyn në gjeografinë e saj. Gjeografia e Llukës nuk shpëton dot nga “Kopshti i dashurisë”, ku “Rugova ishte vendi më ideal/ku të desha edhe ëndërr dhe zgjuar/unë të dëgjoja, ti më shikoje/ishe në këmishën e tejdukshme/por unë të shikoja lakuriq/pasqyrat fantazi/dhe kur ta vodha puthjen nga buzët plot zjarr/ trëndafil pranvere/rrobat e ndrydhura/i hodhëm në Lumbardh/ofshamat nga shpirti/amshim pëshpëritëm”. E ndërsa në këtë gjeografi ka dhe plagë, autori i parasheh ti shërroj “të gjitha plagët, të gjitha dhimbjet me puthjen tënde”, natyrisht ku e dashura është pjesë jo thjesht e prezencës, dashurisë, por dhe dritëhijeve që kaplojnë me natën dhe me ditën, duke i kërkuar ndihmën dhe Zotit, pra “o Zot më ndihmo”. Mes kësaj thirrjeje për ndihmën e Zotit ngrihet dhe “Tempulli i zemrës” që autori e ngre në vargjet e tij, duke i kënduar dashurisë, dhe duke iu qasur largësisë, por ai sërrish gjen në këtë hapësirë përkushtimin për Qefserin, dhe këtë ia dedikon “Vetëm për ty”, natyrisht me një superioritet, ku vargjet “Nuk dua pallate/as poste e mandate/ as ar e pasuri/të dua vetëm ty dashuri”, shkojnë përtej rezistencës dhe ndikojnë në zgjimin më sublim të forcës së vargut, të timbrit të fuqishëm të poezisë, për të rikthyer qasjen tek madhorja, sublimja dhe jetikja.

HYRJE y artikull ka për qëllim të shkruar mes vargjeve “Ç’pret o syri im/ kolektive, i një vetëkënaqësie masive të saktësojë korrelacionin e pranuar ngopu me bukurinë e atdheut/mburru momentit. Ndaj autori me një simbolikë të studimeve kulturore duke me lashtësinë e tokës/s’është lehtë të të madhe këtë rezistencë e shton me demonstruar se poezia mund të jetë një ecim drejt”, duket sikur tingëllon apriori përkushtimin simbolik ndaj djalit të tij formë “kombëtare” në shoqëritë me si një derivat i domosdoshëm jo thjesht “Atdheut”, duke forcuar kështu bindjen problematika të ndryshme, si Kosova, poetik. Ky derivat është i paraprirë nga se “Atdhe do të thotë/bukuri, liri/ për shkak të mundësisë së saj për të zënë “Qëndresë”, jo thjesht si fjalëgjetje, por krenari dhe dashuri/të gjitha i ke ti”. vendin meritor në kohën nën okupim. si një depërtim i thellë në preambulën e Autori me këtë poezi sublime për djalin Duke nxjerrë shembujt nga poezia dhe saj poetike, ku autori gjen se “qëndresa me emrin e madh Atdhe tregon dhe krijimet e rezistencës së popullit shqiptar është fjalë/është dashuri/është granit/ zbërthen vetë rezistencën, forcën e tij të Kosovës ndaj shtypjes shtetërore është rruga e lirisë/e shpejton lindjen/ mbijetuese në realitetin e tij të prangosur që përfundimisht çoi në shkëputjen lindjen e agimit/dritën e tokës”. Për të “në pranga jam/por ti më forcon/më dhe krijimin e Kosovës, argumentoj shkuar më tej autori përcakton edhe bën të pavdekshëm/jeta ecën marshon”. se poezia është një formë e fuqishme “gjuhën e dhelprës/syrin e qyqarit/ kombëtare për shkak të aftësisë së saj si mendjen e mashtruesit/peshën e THELLIMI TEK VEPRA E mjet për kryerjen e shprehjes kolektive askushit” dhe ky është “tradhëtari” që JAHJA LLUKËS ( “Gjuhën e kombit”) dhe kujtimin e më tej është një qasje, një thirrje për ritualizuar të traumave kolektive. Unë lexuesit për të vëmendësuar arsyen pasi Dr. Muhamet Mala ka vlerësuar pastaj ofroj disa shembuj se si është “Pesha e tij është shkreti/shikoni si krijimtarinë e Jahja LLukës, jo thjesht pasqyruar kjo në tërë krijimtarinë e një digjet/e nuk e vëren dergjën e tij”. si një përjetim aktual i tij i golgotës poeti si Jahja Lluka, përmes krijimit të Sakaq me këtë hyrje, vetvetiu shqiptare, por si një operues i fakteve një sublime kombëtare, mobilizimit të nënkuptohet se veprat e këtij autori, që flasin edhe për plagën e rendë të roleve aktive e personale të vetë autorit dhe ato nuk janë pak tashmë, vetëm pesë popullit shqiptar dhe hemarogjinë e në shoqatën për “Kthimin e Shqiptarëve prej tyre u promovuan pak kohë më vazhdueshme të tij, për fatin e rëndë të Shpërngulur nga Trojet e Veta” dhe parë, janë një dëshmi për një rrugëtim të shpërnguljes së popullit të këtyre përmes thirrjeve poetike vetë-refleksive të gjatë dhe të përgjakshëm të kombit vatrave dhe të Kosovës, duke filluar nga për veprim. Duke vepruar kështu, unë shqiptar. Jo më kot për këtë autor vitet 1912 -1994, por duke mos harruar sugjeroj se ekzaminimet e ndryshme, shkruhet e thuhet se është “veprimtar edhe eksodin biblik të viteve 1998 -1999, më së shumti nga krijimtaria poetike e i kauzës kombëtare”. Jahja LLuka dhe ikjen e fundit të shqiptarëve nga autorit mund të qartësojnë mjaft enigma është i burgosuri që përjetoi masakrën Kosova. Në një kënd tjetër një recensent që rrjedhin nga nocioni dhe mesazhi e Dubravës dhe ferrin e kazermave i njohur shqiptar, Hakif Bajrami, na poetik i vetë poezisë së rezistencës, serbe, por më së shumti ai njihet si sjell mes leximit të librit “Kosova nga duke shpresuar se vetëm kështu mund autori i “Kosova nga Naçertanie e deri Naçertanie e deri të Pavarësia 1844pershendes të besohet e krijohet besimi tek largimiBujar NË VEND TË MBYLLJES të tePavarësia 1844-2008”, “Shpërngulja 2008”, faktiin e Konventës Jugosllavo nga vetmia dhe hyrja në përgjegjësiLutem faqen 18 fshije faredhe dherrethina vendos në kete:–Turke, për shpërnguljen e shqiptarëve e shqiptarëve nga Peja Duhet theksuar se në zërin poetik të kolektive të mjaftueshme për të ecur vitet 1912-1994” si dhe librat me poezi të nga Shqipëria Kontinentale. Mjaft të përpara, përtej qëndresës dhe drejt shkruara në burgjet serbe. tjerë si Irna Peshkopia, Sejdi Berisha dhe Jahja Llukës, nuk është vetëm rezistenca, Vendimi i Gjykatës Supreme britanike, Basha: Lajm iGrabovci shkëlqyerkanë për shqiptarët demokratizimit të jetës. “Edhe ti Atdhe” (Prishtinë, 2015) ka Osman hyrë në detaje por tërë jeta dhe angazhimi rreth saj e për në thelbin e tij poetik poezi qëndrese, mes këndvështrimeve të ndryshme, duke të. Ky zë poetik i këtij autori është arma që irikualizon historinë konvencionale REZISTENCA KULTURORE Kryetari force idhe dashurie.Lulzim PoeziaBasha e këtij uvëllim analizuar në vargjet e Jahja Llukës, opozitës, takua me kreun“se e PD në Londër, Naim Hasani, cili e DHE PËRGJEGJËSIA SI NJË është një poezi rezistencë më vete. Poezia ngërthen ndijesimi i fortë shpirtëror, të dhimjeve dhe plagëve shqiptare të informoi për vendimin e Gjykatës Supreme Britanike, që i hap rrugë mbajtjes së shtetësisë MESAZH SUBLIM e tillë Rezistencës është një përgjigje i cili pjesën dërmuese të poezive e ka Kosovës, nëpërmjet një varu të thjeshtë, britanike me(me identitetin e vërtetë të gjithë shqiptarët që kanë fituar shtetësinë britanike qas të thjeshtën e gjuhës popullore në kohë anë të vargut) ndaj për klimës shkruar në burg”. Berisha, si poet dhe që Në një nga poezitë e vëllimit të tijsi kosovarë. politike të shovinizmit, megjithatë ajo studiues sheh në vargjet e vëllimit “Edhe në një kënd të lexueshëm për të gjithë poetik “Vargje vetmie” (Prishtinë, 2004) që në fund argumenton libri është se ti Atdhe” aspektualitetin se Lluka “i shtresat. Duke përshkruar një hapësirë Kryetari i PD, dega Londër, Naim Hasani, është avokat i çështjes së fituar në Gjykatën poeti nga Peja, Jahja Lluka, shkruan këto padrejtësi kanë qenë gjithmonë, këndon fuqishëm lirisë, dashurisë ndaj dhe një kënd kohor të përjetuar mes Britanike më 21 në Dhjetor 2017. atdheut Ai është, parë vetë rezistencës dhe dhimbjeve, Jahja nën një titull sa sublim dhe mjaftSupreme dhe janë duke ndodhur formatime dhegjithashtu, njerëzve të avokati tij, por imë së shqiptarodomethënës “Përgjegjësi”. E ndërsabritanik, dhe kostumëri të ndryshme politike, shumti dashurisë së madhe ndaj shokëve Lluka ka treguar se di të dekodojë tërsinë që ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike. e gjërave në vlera të qëndryueshme, në tashmë është në ekipin e KryeministritKryetari harresa dhe tha mohimi tyre është thjesht historik dhe bashkëveprimtarëve të tij”.familjeve shqiptare. Basha se kyi është një vendim që u shërben shumë të Kosovës, kjo “përgjegjësi” diku e manifestimi më i fundit i një harrese Sakaq thellimi në veprën e Jahja mesazhe për brezat.

K

Statusi i plotë i kryetarit Basha “Pas pritjes së mrekullueshme që më bënë bashkëatdhetarët e Londrës, pata kënaqësinë të pres në Tiranë, Gjykata Supreme Britanike, e cila ka ryetari i opozitës, Lulzim Basha u hedhur Z. poshtë urdhërat e Ministrisë së takua me kreun e PD në Londër, Naim Naim Britanike të vitit 2013, që në Brendshme Hasani, i cili e informoi për vendimin menyre e Gjykatës Supreme Britanike, që i hap Hasani,automatike u hiqnin shtetësine Britanike dy shtetasve shqiptare per shkak rrugë mbajtjes së shtetësisë britanike me se Kryetar ishin regjistruar si shtetas te Kosovës, dhe identitetin e vërtetë për të gjithë shqiptarët e kainkonfirmuar se ata jane shtetas Britanike që kanë fituar shtetësinë britanike si me identitetin kosovarë. PD, e tyre shqiptar. Gjykata Supreme ka vendosur gjithashtu Kryetari i PD, dega Londër, Naim Dega në mënyrë të qartë se edhe personat e tretë, Hasani, është avokat i çështjes së fituar Londër sic jane femijet e tyre, duhet te qendrojne në Gjykatën Supreme Britanike më 21 shtetasdhe Britanikë. Dhjetor 2017. Ai është, gjithashtu, avokati Ky ështe i parë shqiptaro-britanik, që ka mbrojtur avokati një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithe një çështje ligjore para Gjykatës Supreme n enë Britani dhe familjet e tyre, që shqiptarët Britanike. ndodhen në situatë të ngjashme ligjore. parë Kryetari Basha tha se ky është një Eshqipt përgëzova Z. Hasani për punën e tij vendim historik që u shërben shumë shumëvjecare që u kurorezua me këtë fitore familjeve shqiptare. ligjorearotë përmasave historike, dhe e uroj atë Statusi i plotë i kryetarit Basha dhebritani çdo bashkqytetar qe i gëzohet fryteve të “Pas pritjes së mrekullueshme që më Hasani, Kryetarin e PD, Dega Londër dhe Supreme Britanike. vendimi bënë bashkëatdhetarët e Londrës, pata avokatin e parë shqiptaro-britanik qe ka Z. Hasani më informoi mbi vendimin këtij k qe ka jetik per shumë shqiptare në kënaqësinë të pres në Tiranë, Z. Naim mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës historik të datës 21 Dhjetor 2017 nga Britani dhe familjarët e tyre.“ mbrojt ur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike. Z. Hasani më informoi mbi vendimin historik të datës 21 Dhjetor 2017 nga Gjykata Supreme

Vendimi i Gjykatës Supreme britanike, Basha: Lajm i shkëlqyer për shqiptarët

K


19 Nr. 85 - JANAR 2018

Naim Hasani, avokati brilant që fitoi çështjen në favor të mijëra shqiptarëve në Britani të Madhe Nga MINA HYSA

N

jë avokat shqiptar, ka mundur që më 21 dhjetor 2017 të fitojë në shkallët e gjyqësorit britanik një çështje mjaft të rëndësishme për mijëra qytetarët shqiptarë dhe familjet e tyre që sot gëzojnë shtetësinë britanike. Janë dashur 10 vite betejë ligjore që qytetarët e Republikës së Shqipërisë që jetojnë, punojnë dhe sot kanë shtetësi Britanike, tashmë të ndihen të qetë, pasi mund ta gëzojnë atë pas vendimit të Gjykatës Supreme. Kjo gjykatë ka hedh poshtë vendimet e Ministrisë së Brendshme, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit për heqjen e shtetësisë britanike për shtetasit shqiptarë që e kanë përfituar duke pretenduar se ishin nga Kosova. Vendimi ishte pro dy shtetasve shqiptarëve Dinjan Hysaj dhe Agron Bakijasi, të cilët kishin përfituar shtetësinë duke u deklaruar si shtetas kosovarë. Kjo arritje, është mundësuar fal punës së palodhur të avokatit shqiptar të së Drejtës Publike dhe Emigracionit Naim Hasani, i cili punon pranë kompanisë ligjore më të madhe për azilin dhe emigracionin në Britani Duncan Lewis Solicitors. Vendimi është publikuar më 21 Dhjetor 2017 dhe gjendet në faqen zyrtare të Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Madhe. Naim Hasani ndihet krenar për faktin se si shqiptar dhe jo vetëm si profesionist, ia arriti të ketë një fitore historike në karrierë, por dhe se ajo ishte në favor të bashkatdhetarëve të tij. Vendimi i Gjykatës Supreme të Britanisë së Madhe në favor të shqiptarëve, është një gjurmë e rëndësishme për avokat Naimin. Ëndrra e tij e fëmijërisë për t’u bërë avokat, jo vetëm që i është plotësuar në Londër, por tashmë karriera e tij po shkëlqen, është brilante. Për të ardhur deri këtu Naim Hasanit i është dashur shumë punë dhe mund, por ai asnjëherë nuk u dorëzua në rrugën e tij për arritur tek suksesi që sot ka mundur ta ketë në Britani. Me largimin nga Shqipëria në vitin 1997, z.Hasani iu desh të rifillonte jetën ndoshta nga e para nëse mund ta themi kështu. Në Shqipëri kishte mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik, dega ‘Menaxhim Turizmi’ në Universitetin e Korçës, por në Britani iu desh të niste një tjetër shkollim.

Në vendin e ëndrrave, iu desh ta realizonte ëndrrën që e kishte braktisur më herët në vendlindje. Ai vazhdoi studimet në Universitetin e Londrës në vitin 1999 për Drejtësi dhe pas 8 vitesh studimesh dhe trajnimesh mundi të plotësonte ëndrrën e jetës duke u bërë avokat, profesionin që ai e cilëson sa humanitar dhe fisnik. “Në vitin 2007 ëndrra ime u bë realitet në vendin dhe strehën e mundësive të pashtershme, vendin e përgjegjësive ndaj shtetit dhe respektit ndaj ligjit” – thotë z.Hasani. Çështja e heqjes së shtetësisë britanike për shqiptarët që ishin deklaruar si kosovarë do të ishte në dyert e gjyqësorit britanik që nga viti 2008, (vetëm një vit pas marrjes së licencës Avokat, nga Naimi), dhe në Gjykatën

Supreme ndodhej prej vitit 2013, por që vendimi i së enjtes (21 dhjetor) do të ishte historik, jo vetëm për avokatin, por dhe mijëra shqiptarët që jetojnë, punojnë dhe janë integruar tashmë në Britani të Madhe. Kjo ishte vetëm një çështje, pasi Naim Hasani ka takuar dhe ndihmuar me mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, individë, familje, biznese e shoqata të ndryshme dhe organizata qeveritare dhe jo-qeveritare, që përfaqësojnë komunitetin shqiptar në Britani dhe në Europë. Naim Hasani ka studion ligjore “Oliver & Hasani Solicitors” si dhe eshtë Manaxher Konsulent në firmën më të madhe të emigracionit në Britani “Duncan Lewis Solicitors” në Harrow on the Hill, Londër.

Zoti Hasani është mbikqyrës në këtë firmë për një numër të konsiderueshëm të avokatëve që praktikojnë Ligjin e së Drejtës Publike dhe Emigracionit. ‘Në profesionin e avokatit kam bërë më të mirën në këshillimin dhe zgjidhjen problemeve të shumë familjeve shqiptare, qoftë nëpërmjet fitimit të lejes së qëndrimit në Britani, por edhe për problemet që kanë me fëmijët e tyre që kanë lindur dhe janë rritur në Britani”- thotë avokat Hasani. Naim Hasani duke qenë se tashmë ka mbi 20 vite që jeton dhe punon në Britaninë e Madhe, vlerëson arritjet e shqiptarëve, por njeh mirë dhe problemet me të cilat përballen. Avokat Hasani, jo vetëm si profesionit, por dhe si njeri gëzon popullaritet. Ka marrëdhënie shumë të mira më shqiptarët në Londër dhe Britani, është i kudogjendshëm dhe këtë ta thonë të gjithë sa e njohin. Është krenar për origjinën dhe teksa e pyet për vendlindjen dhe si ndihet në ambientin e punës për faktin se është shqiptar të thotë: – “E dua shumë Shqipërinë. Fakti që jam shqiptar, është një vlerë në formimin tim gjë që më bën të ndihem i lumtur dhe me më përgjegjësi si avokat, për t’i shërbyer kombit tim dhe komunitetit shqiptar në Britani’. Naim Hasani pohon se zgjodhi të jetonte në Mbretërinë e Bashkuar kur mbërriti për herë të parë në Angli në Janar të vitit 1998 pasi zotëronte gjuhën angleze, por më vonë kuptoi se kishte arritur në një kryeqendër botërore, në një qytet multikulturor ku pjestarë të etniciteteve dhe kombësive të ndryshme jetojnë në një qytet të madh dhe në një harmoni të plotë. Duke u ndalur sërish tek vendimi historik i Gjykatës Supreme të Britanisë së Madhe në favor të shqiptareve Naim Hasani shton se: -“shqiptarët duhet të ruajnë dhe të forcojnë identitetin e tyre kombëtar. Pa frikë e me krenari të pohojmë se jemi shqiptarë, të ruajmë e t’ju mësojmë fëmijëve tanë, gjuhën shqipe”. Naim Hasani nuk rresht kurrë së angazhuari dhe jashtë profesionit. Ai është angazhuar politikisht dhe shqiptarët në Britaninë e Madhe për profesionalizimin, popullaritetin duke qene se iu është gjendur pranë, e kanë zgjedhur dhe Kryetar i Partisë Demokratike, dega Britani e Madhe.


20 Nr. 85 - JANAR 2018

Një dimension me vlerë globale sociologjike Dr. FATMIR TERZIU ABSTRAKT

R

iforcohen bindjet se komunikimi verbal, mbetet i detajuar larg apo më pranë zonës qendrore të vëmendjes, me prurjen e plotë e të përpunuar të “Lente të ndërveprimit simbolik” të studiuesit shqiptar, Zyhdi Dervishi, në të mësuarit e simboleve kulturore. Studuesi dhe vepra madhore provojnë bashkërisht se ekzistojnë dëshmi të qëndrueshme për përgjithësimin se nuk ka përfitime të të mësuarit të simboleve që do të fitohen nga përdorimi i ndonjë mjeti specifik për të dhënë udhëzime, pa kuptuar se simbolet lulturore paraprijnë në dritëpërcaktime sociologike. Hulumtimet e bëra nga Dervishi, janë thellime që tregojnë performancën ose fitimet e kursimit të kohës nga një ose një simbolikë tjetër dhe që tregohen të jenë të prekshme ndaj hipotezave rivale rivalive në lidhje me efektet e pakontrolluara të metodës së komunikimit simbolik dhe risive që vijnë si specifika të mekanizmave të selitjes metodologjike. Mes studimit janë përshkruar problemet me atributin e tanishëm të simboleve dhe sistemit të simboleve dhe sugjerimet e bëra për drejtime hulumtuese më premtuese për përcaktimet psikologjike. Në këtë analizë, unë do të përshkruaj një kornizë për studimin sociologjik “Lente të ndërveprimit simbolik” që lidh dhe i përket dhe disa elementëve të kulturës sociale që lidh tri elemente të ndërthurura të kulturës njerëzore (motivet kulturore, burimet dhe kuptimet) dhe që tregon kontekstet konkrete nën të cilat secili ndikon në mënyrë më kritike veprimet dhe rezultatet e atyre që quhen pasuese mes vetë lenteve të ndërveprimit simbolik. Në kontrast me modelet që hedhin motivet, burimet dhe kuptimet si shpjegime konkurruese se si kultura ndikon në veprimin, mes studimit të Dervishit, argumentoj se këto janë elemente themelore përbërëse të kulturës që janë të pandashme, të ndërvarura dhe në të njëjtën kohë operative. Cili element siguron lidhjen më të fortë me veprim, dhe se si funksionon kjo lidhje, duhet kuptuar si një funksion i pozicionit të aktorit brenda kontekstit më të gjerë shoqëror. Unë argumentoj duke marë apriori tërë dimensionin studiues dhe të përkushtuar të Dervishit, se motivet mesatare kanë lidhjen më të dallueshme ndaj veprimeve brenda një shtrese shoqërore, burimet kulturore sigurojnë lidhjen më të fortë në të gjithë shtresat dhe kuptimet kanë ndikimin më të madh të drejtpërdrejtë kur kodohen dhe sanksionohen. Unë pastaj ofroj një rikuadratim dhe një sintezë që ri-integron teoritë e asaj dukurie përcaktuese sociologjike mes tipologjisë “konkurruese” të kulturës së mëparërshme në një model culturologjik të varur nga konteksti i kulturës në veprim. Së fundi, duke u bazuar tek studimi “Lente të ndërveprimit simbolik” përdor prova nga hulumtimi empirik paraprak, si dhe të dhëna të reja nga një studim kulturologjik i vazhdueshëm i sjelljeve krijuee në mesin e letrave shqipe e më gjerë, për të treguar se si elementë të ndryshëm të kulturës janë konkretisht të

lidhura me veprimin në tetë kontekste të ndryshme shoqërore. Duke vepruar kështu, unë tentoj një udhërrëfyes për kalimin nga logjika “ose” ose më shumë e teorisë kulturore dhe ritheksoj rëndësinë e shqetësimit sociologjik klasik për “kur” dhe “si” ndikojnë aspektet e ndryshme të kulturës dhe rezultatet në kontekste konkrete sociale. Si pasojë “Lente të ndërveprimit simbolik” është një pasqyrë ku shihet ajo që ka munguar deri më sot, ku detajohet e projektohet vizioni i një strukture më të përparuar studimore në këtë fushë. Ajo që plotëson është thelbi dhe konteksti i gjërë i kuptimit dhe mbarështrimit të domosdoshëm të vlerave si procese të kulturave simbolike. 1. VLERAT SIMBOLIKE NË SITËN E PËRCAKTIMEVE SOCIOLOGJIKE

K

ultura simbolike është aftësia për të mësuar dhe transmetuar traditat e sjelljes nga një brez në tjetrin nga shpikja e gjërave që ekzistojnë tërësisht në sferën simbolike. Kultura simbolike është sfera kulturore e ndërtuar dhe e banuar në mënyrë unike nga Homo sapiens dhe është e diferencuar nga kultura e zakonshme, të cilën e kanë shumë kafshë të tjera. Kultura simbolike studiohet nga arkeologët, antropologët social dhe sociologët. Shembujt janë koncepte të tilla, si të mira dhe të këqija, shpikje mitike si perënditë dhe nëntoka, dhe konstruktet shoqërore si premtime dhe lojëra të futbollit. Kultura simbolike është një fushë me fakte objektive, ekzistenca e së cilës varet paradoksalisht nga besimi kolektiv. Për shembull, një sistem i monedhës ekziston vetëm për sa kohë që njerëzit vazhdojnë të kenë besim në të. Kur besimi në faktet monetare bie, vetë faktet zhduken papritmas. Pak a shumë e njëjta vlen edhe për nënshtetësinë, qeverinë, martesën dhe shumë gjëra të tjera që njerëzit në kulturën tonë e konsiderojnë të ‘vërtetë’. Koncepti i kulturës simbolike nxirret nga semiotika dhe thekson mënyrën në të cilën kultura dalluese e njeriut ndërmjetësohet nëpërmjet shenjave dhe koncepteve. Aspekti simbolik i kulturës dalluese njerëzore është theksuar në sociologji nga Emile Durkheim, Claude Lévi-Strauss, Clifford Geertz dhe shumë të tjerë. Nga pikëpamja darviniane, kultura simbolike ka provuar shumë për t’u shpjeguar. Një vështirësi është se vetë

koncepti shpesh duket i bezdisshëm dhe filozofikisht i papranueshëm për shkencëtarët natyrorë. Shkenca moderne u krijua në kundërshtim me idenë se fiksimet kulturore të pranuara mund të barazohen me fakte. Megjithatë, koncepti i kulturës simbolike kërkon që ne të kuptojmë vetëm atë mundësi paradoksale. Shumë kohë përpara shpikjes së internetit në fund të shekullit të njëzetë, evolucioni lejoi që njerëzit të flisnin midis dy sferave, realitetit nga njëra anë, realitetit virtual nga ana tjetër. Kultura simbolike është një mjedis i entiteteve virtuale që nuk kanë homologë në botën reale. Njëherë u mendua se kultura, arti dhe kultura simbolike u shfaqën së pari në Evropë rreth 40.000 vjet më parë, gjatë tranzicionit të Paleolitit të Mesëm e deri në Epërm - shpesh quhej ‘shpërthimi simbolik’ ose ‘revolucioni i Paleolitit të Epërm’. Disa arkeologë ende i përmbahen këtij mendimi. Të tjerë tani pranojnë se kultura simbolike ndoshta u shfaq në Afrikën Sub-Sahariane në një datë shumë më të hershme, gjatë periudhës së njohur si Epoka e Mesme e Gurit. Dëshmia përbëhet nga tradita të okërve tokësorë me përzgjedhje të fortë për ngjyrën e kuqe, shembuj të të ashtuquajturit ‘ngjyrues’ të okër që duket se janë përdorur për qëllime të projektimit, ndoshta në trup, dhe gdhendjet gjeometrike në blloqet e okër. E gjithë kjo pjesë e dukshme e industrisë së kozmetikës datonte në mes 100,000 dhe 200,000 vjet më parë. Një teori është se kjo përbën dëshmi për një traditë rituale. Përveç kësaj, rreth 100.000 vjet më parë, ka guacka të shpuara të cilat duket se tregojnë shenja veshjesh, duke sugjeruar se ato ishin të lidhura së bashku për të bërë gjerdane. Nëse tradita okri është interpretuar në mënyrë korrekte, ajo përbën dëshmi për ‘artin’ e parë të botës - një aspekt i ‘kulturës simbolike’ - në formën e ornamentit personal dhe pikturës së trupit. Fillimisht u kundërshtua që sistemet dekorative vetëm të pigmentit janë thjesht një shfaqje individualiste, jo domosdoshmërisht indikative për ritualin, ndërsa traditat e beadave dëshmojnë për gjuhën, marrëdhëniet e institucionalizuara dhe kulturën simbolike të ritualit të plotë. Kohët e fundit, megjithatë, ata që e bëjnë këtë kritikë kanë pranuar se provat për përdorimin e pigmentit të okrave, që shtrihen mbrapa në 300,000 vjet më parë, duhet të njihen si mediane më të hershme që dëshmojnë për traditën rituale kolektive.

Në këtë paradhënie teorike vlerat simbolike qasen në sitën e përcaktimeve sociologjike si sttrukturime të reja e të mirëthelluara nga studiuesi Dervishi. Ai në bazë të të dhënave të shumta, bazuar dhe në studimet e mjaft të tjerëve dhe atyre me emër në këtë fushë, si Emile Durkheim, Claude Lévi-Strauss, Clifford Geertz, kapërcen në një fushë të hapur e të panjohur më parë, duke i dhënë përkatësisë elementët e domosdoshëm dhe mjaft të duhur. Mbi këtë kontekst “kryesisht për aktrim në skenën e kjetës” faktori “shumëllojshmëri: ngjashmëri dhe pangjashmëri të shkallëzuar” na jep funksion të qartë larg ngjashmërive në linja ikonike (Dervishi, 2016: 40-56). Me këtë rifreskim të vlerave simbolike në sitën e përcaktimeve sociologjike Dervishi, duke u bazuar në përvojën e tij e në mjaft teori të përparuara sjell në lëmin botëror atë që buron në fushën e pasur shqiptare, po aq dhe ballkanike, si aspektualitete të modelve që rezatojnë shumësi mesazhësh të ndryshme deri të kundërta. 2. FUSHA E HULUMTIMIT TË SIMBOLIKËS SOCIOLOGJIKE

Q

ëllimi i “Lente të ndërveprimit simbolik” në tre kapitujt e parë është të diskutojë hulumtimin e simbolizmit, në tërësinë kulturore, fuqinë goditëse, frikësuese të fjalës dhe orientimin e shqiptarëve kah simboleve kulturore, si dhe funksionet shoqërore të simboleve kulturore nga një kritikë e perspektivës sociologjike. Tek ky studim, sidomos tek këta kapituj diskutohen aspekte të ndryshme të sociologjisë si një koncept metatheorik. Sugjerohen nga studiuesi tashmë i mirënjohur shqiptar, Zyhdi Dervishi, gjithashtu kriteret që qeverisin kur mund të jetë e përshtatshme për të kryer një analizë kritike të elementeve sociologjike në tekstet e hulumtimit të kësaj fushe mes vetë simbolikave dhe perceptimeve të ngjashme. Këto gjetje shkencore përfshijnë autonominë sociale të kufizuar të studiuesve, rëndësinë socio-politike dhe dobinë ideologjike të produkteve kërkimore, modës sociale të zonave kërkimore, stilit pseudoobjektiv, asaj që derivon prej mungesës së vetë-reflektimit të treguar dhe mungesës së vetëdijes së manifestuar të kontekstit social të hulumtimit në botimet kërkimore, të cilat me daljen në dritë të “Lente të ndërveprimit simbolik” plotësojnë atë boshllëk të munguar. Fusha e hulumtimit të simbolikës sociologjike mes studimit të Dervishit diskutohet në lidhje me terminologjinë më të përparuar dhe me disa tekste me ndikim të lartë ku interpretohen në dritën e kritikës sociolgjike dhe ku aplikohen kriteret për një lexim të ndjeshëm të teksteve kërkimore në aspektin e elementeve përkatëse të fushës në fjalë jashtë sferës problematike dhe ku ilustrohet relevanca e tyre. “Lente të ndërveprimit simbolik” gjithashtu diskuton fushën e simbolizmit më të avancuar në kuptimin e koncepteve të Hall për interesat njohës, emancipimin dhe komunikimin e paarritshëm, dimensionet e fshehura dhe shenjëzat e gjuhëve simbolike. (Vazhdon)


21 Nr. 85 - JANAR 2018

Ambasadori Qirko akreditohet përfaqësues i përhershëm i RSH-së në IMO

A

mbasadori Qirko paraqiti pranë z. Kitack Lim - Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) Letër Kredencialet për caktimin e tij Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në këtë organizatë. Ambasadori Qirko e falenderoi z. Lim për mbështetjen dhe asistencën teknike që IMO i ka dhënë Shqipërisë në drejtim të ecurisë së reformimit të transportit detar shqiptar dhe kualifikimit të administratës detare. Ai i parashtroi Sekretarit të Përgjithshëm kërkesën për vijimin e mbështetjes së Shqipërisë në të ardhmen nga Organizata, veçanërisht në përfshirjen e më shumë përfaqësuesve të administratës shqiptare në trajnimet rajonale. Z. Lim përgëzoi për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve të Shqipërisë me Organizatën, si dhe konfirmoi vullnetin e mirë që ekziston nga të dyja palët për t’i intensifikuar më tej ato në të ardhmen. Gjithashtu, ai pohoi se Shqipëria, nisur nga pozicioni mjaft i favorshëm i saj gjeografik zotëron kushte dhe mundësi të mëdha për zhvillimin e transportit detar, i cili dhe do të kishte ndikim mjaft të ndjeshëm në ekonominë e vendit. Organizata Detare Ndërkombëtare (IMO), e njohur si Organizata Konsultuese Ndër-Qeveritare Detare (IMCO) deri në vitin 1982, është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për rregullimin e transportit detar. IMO u krijua në Gjenevë më 1948 dhe hyri në fuqi dhjetë vjet më vonë, duke u takuar për herë të parë në 1959. Me seli në Londër, Mbretëria e Bashkuar, IMO

(Vijon nga faqja 15)

- në pamje të parë gjithnjë pa ndonjë përkujdesje të dukshme ritmike; por troku i kalërimit të atyre reve, është më shumë se ritëm e rimë, sidomos për një vesh të mësuar me poezi e muzikë. “Sedefin e dritës në të ikur të saj,/ ma flashtën turistët që grimonin. Grinuiç,/ ke mprehur shpatën të ndash,/ kasketën bezhë me një pelerinë,/ siç ndahet dita me natën,/ duart ia zgjat tutje në majë (pa)anësisë,/ së grimuar më dysh,/ unë shoh veç Meridian,/ një mesë të hollë mes fletëve,/ ku krihet gështenja e lashtë e vetëmbirë,/ mbi një truall të shkundur nga çizmet e historisë.” (MERIDIAN) Pyetjet riformulohen. Është pasuria e fjalës, kërkimi i pareshtur në këtë rafsh, një nga veçoritë e tij, sidomos të poezisë së tij? Sigurisht. Por ndërkaq, F. Terziu nuk bën akrobaci me fjalën, nuk e ka përzgjedhjen qëllim në vetvete, si shumëkush, që për të rënë në sy, “Këndon fjalët që s’duhen...”, siç do të shprehej Xh. Xhois. Në rrëfim e sipër, i gjendur përherë duke medituar, për t’i dhënë lexuesit a dëgjuesit pamjen më të

ka 172 shtete anëtare dhe tre anëtarë bashkëpunëtorë. Qëllimi parësor i IMO është të zhvillojë dhe të mbajë një kornizë gjithëpërfshirëse rregullative për transportin dhe përgjegjësia e tij sot përfshin sigurinë, shqetësimet mjedisore, çështjet ligjore, bashkëpunimin teknik, sigurinë detare dhe efikasitetin e transportit. IMO udhëhiqet nga një asamble e anëtarëve dhe administrohet financiarisht nga një këshill i anëtarëve të zgjedhur nga asambleja. Puna e IMO-së kryhet nëpërmjet pesë komiteteve dhe këto mbështeten nga nënkomitetet teknike. Organizata të tjera të Kombeve të Bashkuara mund të respektojnë

procedurat e IMO. Statusi i vëzhguesit u jepet organizatave joqeveritare të kualifikuara. IMO mbështetet nga një sekretariat i përhershëm i punonjësve që janë përfaqësues të anëtarëve të organizatës. Sekretariati përbëhet nga një Sekretar i Përgjithshëm i zgjedhur periodikisht nga asambleja dhe divizione të ndryshme si ato për sigurinë detare, mbrojtjen e mjedisit dhe një seksion konferencash. Selia e IMO-së është e vendosur në një ndërtesë të madhe të ndërtuar me qëllim që të përballet me lumin Thames në Argjinimin Albert, në Lambeth, Londër. Organizata u zhvendos në selinë e saj të re në fund të

vitit 1982, ku ndërtesa u hap zyrtarisht nga Mbretëresha Elizabeta II më 17 maj 1983. Arkitektët e ndërtesës ishin Douglass Marriott, Worby & Robinson. Në pjesën e përparme të ndërtesës mbizotërohet një skulpturë prej bronzi prej dhjetë metrash me hark shtatë metërsh të harkut të një anijeje, me një detar të vetmuar që mban një vështrim. Selia e mëparshme e IMO-s ishte në 101 Piccadilly (tani në shtëpinë e Ambasadës së Japonisë), para kësaj në 22 Berners Street në Fitzrovia dhe fillimisht në Chancery Lane. Për t’u bërë anëtar i IMO-s, një shtet ratifikon një traktat shumëpalësh të njohur si Konventa mbi Organizatën Ndërkombëtare Detare. Që nga dhjetori 2016, ka 172 shtete anëtare të IMO-së, që përfshin 171 vende anëtare të OKB-së plus Ishujt Cook. Shteti i parë që ratifikoi konventën ishte Mbretëria e Bashkuar në vitin 1949. Anëtari më i fundit për t’u bashkuar ishte Bjellorusia, e cila u bë anëtare e IMO-së në nëntor 2016. Tre anëtarët e asociuar të IMO-së janë Ishujt Faroe, Hong Kongu dhe Makao. Shumica e shteteve anëtare të OKB-së që nuk janë anëtarë të IMO-s janë shtete pa dalje në det. Këto përfshijnë Afganistanin, Andorrën, Armeninë, Butanin, Botsvana, Burkina Faso, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore, Çad, Kirgistan, Laosi, Lesoto, Lihtenshtajni, Mali, Niger, Ruanda, Sudani Jugor, Svaziland, Taxhikistan dhe Uzbekistan. Megjithatë, Shtetet Federale të Mikronezisë dhe Naurusit, që janë kombe ishull në Oqeanin Paqësor, janë gjithashtu jo-anëtarë.

Sfida e dimensionit vetiak përsosur, ai e mbjell fjalën sikur të ishte i bindur se shpejt do të çelin kuptime, situata, të vërteta. “E unë bëj art,/ kollomoq i shkërmoqur me fjalë/ përmes imagjinatës këtu në Londër,/ duke ‘nakatosur’ përditë e ngadalë lëmin,/ ku mblodhëm bashkë/ përtej hallit grurin dhe fjalën e rallë…” (LETËR NËNËS) Shumë nga ne, kur shkruajnë për dikë, përdorin terma të forta dhe fjalë të mëdha. Dihet që ato nuk ndërtojnë asgjë dhe i rrinë përqark figurës së krijuesit si stoli të vogla pa shumë vlerë. Të përpiqemi të shohim profilin letrar përtej zbukurimeve të jashtme, të gjejmë çfarë ka të veçantë ai dhe krijimtaria e tij, kjo është e rëndësishme dhe profesionale; është edhe jetëgjatë. Në këtë vështrim, F. Terziu vjen si një poet që ka biografinë e tij, zërin e tij të veçantë, ku spikat timbri human, shpirti i papajtuar me episode të vrazhda të jetës dhe pamje gri

të realitetit, ndaj të cilave është gjithnjë kërkues dhe në skalitje të vazhdueshme, herë hermetike, herë të kthjellëta sikur një qiell i hapur. “E kam hasur vellon ngjeshur në çdo legjendë,/ era është velloja e vetme,/ që kurrë nuk u vesh.” (ERA) Deri në fund, poetit nuk i ndahet dyzimi, pyetjet dhe druajtja nga çfarë ende ndoshta s’e ka kuptuar apo nuk do ta kuptojë dhe kështu as t’ua përcjellë të tjerëve. “Padashje i lashë fjalët e gëzuara në shi,/ ajo që kishte mbetur mbi një tel rrobash,/ ishte zbrazëtia.” (FJALË E GËZUAR) Nuk është e lehtë të krijosh në mënyrë serioze dhe profesionale dhe mandej të botosh vlera, përtej mundit dhe detyrimeve të shumta për jetën. Po ashtu, nuk është e lehtë të krijosh dhe të ndjekësh indentitetin tënd, stilin, mëvetësinë artistike. Gjithaq e vështirë është sot, të kesh realisht vëmendjen e

publikut, aksesin e tregut dhe vlerësimin e institucionit të kritikës letrare; ca më keq, atë të qarqeve akademike dhe klaneve “kult-urore” mbarëshqiptare. “Nuk është e lehtë. U ngjirëm. Atdheu im u ngjire./ Ngjirja u bë plaga prototipe/ e Gjuhës së bukur shqipe.” (ATDHEU IM I NGJIRUR) Por mendoj se edhe në këto kushte, krijuesit profesionistë dinë t’ia dalin, anipse me përpjekje të paçmuara ndonjëherë. Në këtë udhë, mendoj se është detyra e çdo shkrimtari në karrierë, të thotë fjalën e vet edhe në këtë lëmë, të kritikës dhe të shënimit letrar, lëmë ku rrethanat teknologjike të kohës, por edhe mungesa e institucioneve zyrtare dhe atyre profesionale - përfshi kritikën letrare, antologjizmin serioz, gjithashtu ka krijuar një kakofoni të papranueshme. Sadoqë, ndërgjegja dhe ndjesia letrare, me to edhe vizionet e duhura, janë të afirmuara.


22 Nr. 85 - JANAR 2018

Në këtë kuptim të gjithë ne jemi paksa “anglez”! MIHÁLY SZENTMÁRTONI*

G

eorge Mikes, humoristi anglez me prejardhje hungareze, në veprën e tij të famshme How to be Alien, e përshkruan shëtitjen e një anglezi. Ulet në veturën e tij, me orë të tëra shtyhet në komunikacionin e megaqyteteve, e hap dritaren e veturës dhe në ulësen e pakëndshme e kalon një gjumë të shqetësuar gjysmëorësh. Mandej e vazhdon po të njëjtën aventurë, për t’u përbiruar përmes komunikacionit të dendur deri te shtëpia. Gjithë këtë ngjarje të nesërmen ua tregon kolegëve në punë me krenari se si ka qenë në shëtitje të shkëlqyeshme në natyrë! Ne jemi tanimë të paaftë për të vërejtur bukurinë natyrore, për të biseduar me zogj, me drunj, me lule e për ta kundruar madhështinë e ngjyrave të natyrës. Në këtë kuptim të gjithë ne jemi paksa “anglez”!

Z

hvillimi shpirtëror dhe psikik i të rinjve nuk varet vetëm prej faktorëve biologjikë, por edhe prej ambientit dhe prej kontekstit shoqëror ku jetojnë. Kështu që disa prej sjelljeve, tipareve shpirtërore, dezorientimit dhe mosangazhimit konkret, mund të kuptohen si reagime ndaj botës ku jetojnë. Shoqëria, me pritjet e saja, ndikon në zhvillimin dhe personalitetin e të rinjve, si dhe cakton rolin dhe planet e tyre për të ardhmen. Strukturat shoqërore mund ta lehtësojnë procesin e pjekurisë, porse njëkohësisht ato mund të shndërrohen në burim problemi dhe vështirësie. Në vazhdim, do të përpiqem të pasqyrojë në pika të përgjithshme ata faktorë shoqërorë që ndikojnë dukshëm në zhvillimin e të rinjve. NDRYSHIMET TEKNOLOGJIKE DHE SHOQËRORE Të rinjtë e sotëm, jetojnë në një botë që karakterizohet me ndryshime të shpejta e të mëdha. Ndoshta, asnjë gjeneratë e mëparshme, s’ka përjetuar një revolucion të këtillë teknologjik sa ky i tashmi. Progresin shkencor e kemi pranuar si vlerë absolute: gjithçka i është nënshtruar progresit. Pasojat nuk kanë munguar. Mjafton të kujtojmë televizionin, centralet atomike, raketat në gjithësi, kompjuterin – gjitha këto janë shpikje të disa dhjetëvjetëshave të fundit. Këto zbulime ndoshta nuk janë aq interesante si të tilla, sa janë interesante për shkak se kanë shkaktuar ndryshime të mëdha shoqërore. Të marrim për shembull automobilin, si njërin ndër prodhimet-pa dyshim- më të dobishme e të mëdha të teknologjisë bashkëkohore. Prej kur ka filluar të prodhohet me shumicë; prej kur është bërë pjesë e jetës së përditshme, thellbësisht ka ndikuar në jetë: vendi i punës dhe shkolla mund të jenë edhe me kilometra larg nga shtëpia, por duke iu falënderuar automobilit ato

më nuk konsiderohen largësi të mëdha. Përveç kësaj, progresi teknologjik ka zgjeruar kontekstet ndërmjet njerëzve të vendeve të ndryshme, por me këtë zgjerim është plogështuar kohezioni i brendshëm i familjes. Çfarë pasojash lanë këto ndryshime në zhvillimin e të rinjve? Njëra ndër pasojat e drejtpërdrejta të ndryshimeve të shpejta shfaqet në jetën psikike, për faktin se e kaluara gjithnjë e më tepër largohet prej të tashmes, e humb vlerën e saj para syve të të rinjve. Zgjidhjet për disa probleme, që në të kaluar ishin të mira dhe adekuate, përnjëherë humbin vlerën e tyre në jetën bashkëkohore. Kjo, në vetëdijen e të rinjve shfaqet përafërsisht në këtë formë: çdo gjë që është e vjetër, çdo gjë që i përket të kaluarës është anakronizëm. Nuk e pranojnë përvojën e të vjetërve, madje gati shprehin dhimbje për ta kur përmendet e kaluara, duke ju përkujtuar se ata kanë vepruar kështu a ashtu, këtë apo atë. Në vetëdijen e të rinjve, e vjetra dhe anakronizmi kanë marrë të njëjtin kuptim. ÇRREGULLIMI I BOTËS SHPIRTËRORE Përveç vështirësive që lindin për shkak të ndryshimeve të theksuara teknologjike dhe shoqërore, të rinjtë, në rrugën e pjekurisë personale, duhet të ballafaqohen edhe me një pengesë më të rëndë: me kaosin e botës shpirtërore që i rrethon. Njeriu, kurrë me parë në të kaluarën nuk është marrë me vetveten sa sot (të shkosh tek psikologu sot, në shumë vende perëndimore, është bërë një modë!). Asnjëherë, si sot, shkenca nuk është marrë me njeriun (psikologjia dhe antropologjia ligjërohen në të gjitha shkollat dhe

gjitha klasat). Psikologët tentojnë të hulumtojnë personalitetin e tyre, kurse humanistët dhe filozofët vendin e tyre në gjithësi. Megjithatë, asnjëherë në të kaluarën, sikur sot, njeriu nuk është bërë i pakuptueshëm, i vetmuar dhe i humbur. Njeriu i sotëm është njeri i humbur, i humbur pikërisht në dimensionet themelore të njerëzisë së tij, siç e ka përpunuar shumë mirë humanisti i kohëve tona Rollo May. 1. Çrregullimi i brendshëm. – Njeriu i sotëm është i paaftë të jetojë në paqe me vetveten, sepse e ka të çrregulluar harmoninë e brendshme të personalitetit. Ndjenjat nuk e përcjellin njohjen, mungon vullneti për zbatimin e vendimeve. Meqë kjo ndjenë nxit pikëllim, njeriu mbrohet duke ikur prej saj. S’ka guxim të ndalet, për t’u takuar me vetveten, të dialogojë me vetveten. Njëri ndër treguesit e ikjes, është dukuria e mosqenit i vetëdijshëm për të tashmen. Kujdes në dallimin: nuk them se nuk jeton në të tashmen, por nuk e përjeton këtë të tashme. Me mendjemprehtësi e kishte vërejtur Pascali se për njeriun asgjë nuk është aq e padurueshme sa të qenit në gjendjen e prehjes, pasivitetit të plotë, pa pasione të mëdha, pa punë, pa dëfrime, pa profesion, pa hobi. Atëherë, njeriu e përjeton hiçëgjënë e vetë, të qenit i humbur, pamjaftueshmërinë, varësinë, plogështinë, zbrazëtinë. E në brendësinë e shpirtit të tij, menjëherë do të lind monotonia, zymtësia, trishtimi, mjerimi, inati, dëshpërimi. Për t’i flakur këto, futemi në aktivitet të ethshme. 3. Çrregullimi ambiental. – Hapësirat e gjelbëria janë bërë të ndotura. Njeriu e ka humbur kuptimin për natyrën. Shpirtin e kemi robëruar në betonin

e hirtë të megaqyteteve. Rollo May e përshkruan rastin e një vajze kështu: kishin mësuar në shkollë si duhet të mbroheshin në rast të eksplodimit të bombës atomike. Duhet të fshiheshin në nëntokë që të mos mund të depërtoj rrezatimi vdekjeprurës. Kjo vajzë te shtëpia e pyet nënën e vet: “A nuk do të mund të migrojmë diku ku nuk do të ketë qiell?”. Ka dashur të thotë: ku nuk do të ketë eksplodim atomik. Porse pyetja në formën fëmijërore është bërë manifestim i trishtimit të një epoke të tërë; njeriu i sotëm nuk ka vend nën qiell. Puna e duarve tona na kanoset me shkatërrim. Natyra nuk është më shtëpia e njeriut. Njeriu në botë është shndërruar në një qenie të pastrehë. 4. Çrregullimi metafizik. – Njeriu ka humbur raportin e tij me të mbinatyrshmen. Ndjenja e njeriut se s’ i përket askujt e ka bërë të ngjashëm me egërsirën, i prirë me pasionet e gjahtarit. Që t’iu ikim metaforave, të themi: njeriu i sotëm e ka humbur fenë. Fenë në kuptimin më të gjerë të fjalës. Ateizmi, ai praktik dhe ai ideologjik, është bërë fenomen botëror. Pasoja e drejtpërdrejtë e humbjes së fesë është humbja e bazamentit ekzistencial, humbja e kuptimit të jetës. *Është jezuit, psikolog dhe atë shpirtërore, me një përvojë të gjatë në fushën e konsultave psiko-shpirtërore. Aktualisht është profesor në Pontificia Univeristà Gregoriana në Romë. Ky shkrim jepet me shkurtime dhe është pjesë e librit të tij të njohur për të rinjtë në gjuhën kroate: “Svijet mladih. Psihološke studije”, i botuar në Zagreb, në vitin 2007. Libri është në proces të përkthimit në gjuhën shqipe. Përkthyen nga kroatishtja: Atë Shtjefën Dodes & Don Fatmir Koliqi.


23 Nr. 85 - JANAR 2018

FUTBOLLI DHE VITI 2018

K

ampionati Botëror i FIFA 2018 do të jetë Kupa Botërore e 21-të e FIFA-s, një turne katërvjeçar ndërkombëtar futbolli i kontestuar nga ekipet kombëtare të meshkujve të shoqatave anëtare të FIFA-s. Ai është planifikuar të zhvillohet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik 2018, pasi vendit i janë dhënë të drejtat e pritjes më 2 dhjetor 2010. Kjo do të jetë kupa e parë botërore e mbajtur në Evropë që nga viti 2006. Të gjitha në Rusi, por një nga stadiumet e është në Rusinë Evropiane, në perëndim të maleve Ural për të mbajtur kohën e udhëtimit të menaxhueshme. Turneu përfundimtar do të përfshijë 32 skuadra kombëtare, të cilat përfshijnë 31 skuadra të përcaktuara përmes garave kualifikuese dhe ekipit vendas automatikisht të kualifikuar. Nga 32 skuadrat, 20 do të bëjnë paraqitje prapa mbrapa pas turneut të fundit në 2014, duke përfshirë kampionët e mbrojtur të Gjermanisë, ndërsa Islanda dhe Panama do të bëjnë të dyja paraqitjet e tyre të para në një Kupë Botërore të FIFA-s. Gjithsej 64 ndeshje do të luhen në 12 vende të vendosura në 11 qytete. Përfundimi do të bëhet më 15 korrik në Moskë në stadiumin Luzhniki. Fituesit e Kupës Botërore do të kualifikohen për Kupën e Konfederatave të vitit 2021 në FIFA. Procedura e tenderimit për të organizuar Kupat Botërore të FIFA 2018 dhe 2022 filloi në janar të vitit 2009 dhe shoqatat kombëtare patën deri në 2 shkurt 2009 të regjistrojnë interesin e tyre. Fillimisht, nëntë vende

vendosën oferta për Kupën Botërore të 2018 FIFA, por Meksika më vonë u tërhoq nga procedurat dhe oferta e Indonezisë u refuzua nga FIFA në shkurt 2010 pasi qeveria indoneziane nuk arriti të paraqiste një letër për të mbështetur ofertën. Gjatë procesit të tenderimit, tre vendet e tjera joUEFA (Australia, Japonia dhe Shtetet

e Bashkuara) u tërhoqën gradualisht nga ofertat e vitit 2018 dhe vendet e UEFA-s u përjashtuan nga oferta e vitit 2022. Si i tillë, më në fund u paraqitën katër oferta për Kupën Botërore të FIFA-s 2018: Anglia, Rusia, Holanda/ Belgjika dhe Portugalia/Spanja. Komiteti Ekzekutiv njëzet e dy anëtarësh FIFA u mblodh në Zürich

më 2 dhjetor 2010 për të votuar për të zgjedhur mes dy turneve. Rusia fitoi të drejtën për të qenë mikpritësi i vitit 2018 në raundin e dytë të votimit. Avantazhi i Portugalisë/Spanjës erdhi i dyti dhe ai nga Belgjika/Hollanda ishte i treti. Aksioni i Anglisë për të organizuar turneun e tij të dytë ra në pengesën e parë.


24 Nr. 85 - JANAR 2018

Albanian news 85 janar 2018  
Albanian news 85 janar 2018  
Advertisement