Page 1

Nr. 84

DHJETOR 2017

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

GËZUAR VITIN E RI 2018!

RINORËT E MB-SË

LEXONI NE FAQEN 16

ME STAFETËN E BREZIT TË RI NË LONDËR LEXONI NE FAQEN 13

FJALA TEK EMIGRACIONI

LEXONI NE FAQEN 9

V

iti i Ri po afron dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo,

ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura për Vitin e Ri. Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që mbart edhe një mesazh special për t’ua uruar ndryshe festën njerëzve të dashur. Janë të shumta mënyrat për të uruar

shëndet, dashuri dhe sukses, ndaj bëje urimin më të personalizuar. Këtu janë disa mesazhe sugjeruese për Vitin e Ri që mund t’i ndash me miqtë dhe familjarët. (Vijon në faqen 20

FINANCAT: SI DO TË TAKSOHEN SHTËPITË NGA VITI 2018 LEXONI NE FAQEN 18


2 Nr. 84 - DHJETOR 2017

SUPERMARKETI “HILAL” JU URON

N

jë nga supermarketet më në zë, ku mjaft shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare bëjnë blerjet e tyre të domosdoshme të ushqimeve, është dhe Hilal Supermarket që ndodhet në Kilburn High Road. Në këtë supermarket janë ushqimet që afrohen më shumë me ne. Ky supermarket me dëshirën e tij për të uruar festat e fundvitit sqaron dhe një fjalë që ka hyrë më së shumti nga gjuhët e tjera. Disa prej jush sigurisht keni dëgjuar se në produktet që i blejmë nëpër shitore mund të kenë përmbajtje jo hallall (haram). Disa prej nesh shikojnë me përpikshmëri përmbajtjen e çdo produkti që e blejnë. Shikojmë se mos ndoshta produktet përmbajnë alkool, mish derri etj etj. Tani flitet shumë edhe për një paletë tjetër të madhe produktesh që mund të përmbajnë sende haram. Prej tyre janë zhelatina (gelatine) dhe disa nga emulgatorët (E-numrat). ZHELATINA Zhelatina është një produkt që përdoret në shumë produkte ushqimore. Përdoret në disa lloje të margarinave, si dhe në shumë ëmbëlsira, si psh. gumi bombonat (nga firma Haribo dhe nga firmat tjera), Resana, krem banane etj. Gjithashtu edhe materiali i kapsulave (medikamenteve), i cili në shiqim të parë duket se është plastikë, prodhohet në shumicën e rasteve nga zhelatina. Zhelatina është 100% produkt shtazorë dhe prodhohet prej eshtrave dhe lëkurës së shtazëve. Është vërtetuar me mjete moderne kimike se në shumicën e produkteve, të cilat përmbajnë zhelatinë, është

konstatuar prezenca e ADN-së së derrit. Sipas halal.de, 80% të zhelatinës që prodhohet në Europë prodhohet nga derri. Kurse sipas Wkipedia 70% e zhelatinës në Europë prodhohet nga derri. Në Wikipedia në gjuhën angleze është përqindja pak më e vogël, përshkak se aty përfishet prodhimi në gjithë botën. Pamarrë parasysh sa është përqindja, është e mjaftueshme për neve që se paku ta vëmë në dyshim origjinën e zhelatinës. qytetari blerës që Nr. 77Kurse - MAJ 2017 dëshiron të marrë ushqimin halal, duhet

2

t’i mënjanohet sendeve të dyshimta, sepse ai i cili i largohet sendeve të dyshimta, i është larguar haramit. Vërtet hallalli është i qartë, por edhe harami është i qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dijnë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, e ka siguruar në pikëpamje të besimit dhe nderit, ndërsa kush ka rënë në gjërat e dyshimta, ka rënë në të ndaluarën, ngjajshëm sikur bariu, i cili e ruan kopenë rreth vendit të ndaluar, në çast kopeja mund të ikë dhe të kullotë në të. Cdo sundues e ka vendin për të

Muaji maj kushtuar Zojës së Bekuar

(Vijon nga faqja 1)

Në shqipen e traditës: Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty, bekue jé mi gjith grá e bekue fryti i barkut t’yt Jezus. Shêjtja Mrí, âma e Tenzot, lutu për né mëkatnorët, tash e në fill të mordës s’onë. Ashtu Kjoftë Në shqipen e sotme: Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty, e bekuar je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! E dimë të gjithë se ‘Ave Maria’ u kompozua nga mjeshtrit më të mëdhenj të muzikës, frymëzoi qindra poetë, ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim, këtu, dy Ave Maria – bërë poezi

T’Falemi, Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir’, O Nana e bukur e K’shillit t’Mirë; Ty ndimë të kena në ket’ shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí Të falemi Virgjin’, Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T’biej në mend se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne! Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, Ku t’lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mrí, të falemi, Mrí! Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë, të luten, t’kesh për Shqypni! Të falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí! Nga krijimet poetike të Atë Pjetër Mëshkallës

tjerët të ndaluar, kurse vendi i ndaluar i Allahut janë ndalesat e Tij. Në trupin e njeriut gjendet një copë mishi, kur ai është i shëndosh, i shëndosh është tërë trupi, kur ai prishet, prishet tërë trupi, Ajo copë mishi është zemra. EMULGATORËT (E-NUMRAT) Përzierja e dy lëgjëve, që në janë të papërzieshme mes veti (psh. uji me vajin), quhet emulsion. Në industri për ta ndihmuar dhe shpejtuar emulsionin, dmth përzierjen e ujit me vajin, përdoren disa substanca të ashtuquajtura emulgatorë.


3 Nr. 84 - DHJETOR 2017

Gëzuar Festat e Fundvitit Gjithashtu edhe emulgatorët sikurse zhelatina përdoren me shumicë te produktet ushqimore. Keta emulgatorë në listën e përmbajtes te ushqimet shkruhen me numra E XXX ( p.sh. E 471, E 472 etj). Një pjesë e madhe e emulgatorëve prodhohet prej yndyrërave të shtazëve . Në halal.de lista e emulgatorëve të dyshmitë është e gjatë. Vlenë të përmendet se emulgatorët e lartëpërmendur mund të jenë të prodhuara edhe nga bimët. Por për fat të keq nuk mund të dihet saktësisht se cilët emulgatorë prodhohen në këtë mënyrë. Keshtu që origjina e emulgatorëve është për momentin e dyshimtë. Kur bisedon me njerëzit për këtë temë, shumica prej tyre e mohojnë këtë duke thënë se “keto janë vetëm propaganda të turqëve”. Apo, po citoj “Aiii kushdo po shkruan dhe çka do po shkruan në internet, ku me i besuar unë këtyre gjërave.”Kur ia parashtron këtë çështje hoxhallarëve, disa prej tyre i thojnë të njejtat gjëra siç citova më herët, kurse disa nga friga që mos të ndalojnë diçka që është hallall, nuk marrin ndonjë qëndrim për këto sende dhe thojnë se kjo gjë duhet hulumtuar. Kurse disa prej hoxhallarëve vet i mënjanohen këtyre produkteve, por nuk dalin me fetva në publik nga friga se mos po gabojnë. Mirë tani do t’i drejtohem “argumenteve” rrespektivisht arsyetimeve të njerëzve që më kundërshtojnë: “... kushdo po shkruan dhe çka do po shkruan në internet ...” : Po është i vërtetë ky fakt.Web faqja me të cilën u

referova më shumë ishte Ëikipedia. Në internet me të vertetë mund të shkruan kushdo, por Ëikipedia është bërë një prej enciklopedive të mëdha shkencore nga fakti se njerëzit e dijshëm dhe të sinqertë shkruajnë dhe menjëherë i korrigjojnë gabimet dhe dezinformatat që gjinden aty. Nuk po them se

informatat aty janë 100% të sakta, sepse ka edhe tema ku ka më tepër se një mendim, psh. temat politike. Por sa mund të vlerësoj, kjo nuk është ndonjë temë politike apo ku mund të ketë më tepër se një mendim. Për këto gjëra kam hasë gjithashtu edhe ëeb faqe të vegjetarianëve. Vegjetarianët

rrespetktivisht veganët i menjanojnë çfarëdo lloj produkti që mund të ketë origjinë shtazore. Te referencat poshtë është një ëeb faqe e veganëve. Për fund, çka mund të bëjmë ne? Së pari të gjithë ne e kemi obligim t’i sqarojmë këto gjëra. Pastaj nëse vërtetohen sendet që i ceka, atëherë t’i menjanohemi këtyre produkteve. Kur të gjithë veprojmë së bashku mund të bëjmë ndryshime të mëdha. Fundi fundit kush e shtyri firmën “Droga Kolinska” të marrë “Halal certifikatën” për pashtetën Argeta, kur ajo është pashtetë pule? Kur ti tregon vendosshmëri në qëndrimet e tua, prodhuesit medoemos do t’i përmbahen kërkesave tua. Me këtë i detyrojmë prodhuesit të ndërmarrin diçka, si psh. të përdorin “Halal certifikatën”. Sa i përmbahen fabrikat këtyre certifikatave pastaj, është detyrë e organizatave që japin këto certifikatë të kontrollojnë fabrikat rregullisht. E pamë se çfarë mundi bëri fabrika e pashtetës Argeta të demantojë lajmet se ajo nuk po i përmbahet certifikatës duke futur mish derri në produktet e saj. Ajo pruri argumente nga disa institute shkencore të pavarura për të mohuar këtë gjë. Nga kjo shihet se prodhuesit i përmbahen dëshirave të konsumatorëve, kur konsumatorët janë të vendosur në qëndrimet e tyre. Nuk po bëjë reklamë (të panevojshme) për “Halal certifikatën”, por nëse ka dikush ndonjë propozim, lirisht le ta shprehë, ose edhe më mirë, le të ndërmarre diçka.


4 Nr. 84 - DHJETOR 2017

Të dërgosh para me Post Office, tani është edhe më e lehtë e më e shpejtë.

Karta MoneyGramPlus*

Shpejt, lehtë dhe me siguri. Tani vetëm në Post Office. www.postoffice.co.uk/moneygram *Zbatohen Kushte përdorimi, ju lutem vizitoni moneygram.co.uk/postoffice për detaje të mëtejshme. MoneyGram International Limited autorizohet dhe kontrollohet në Britaninë e Madhe nga Autoriteti Drejtues Financiar. MoneyGram dhe Globi janë simbole të MoneyGram. Të gjitha simbolet e tjera janë në pronësi të zotëruesve përkatës. © 2017 MoneyGram. Post Office Limited është e regjistruar në Angli dhe Uells. Nr. i regjistrimit 2154540. Zyra e regjistruar: Finsbury Dials, 20 Finsbury Street, Londër EC2Y 9AQ.

452212_MoneyGram_AlbanianNews_ALBANIAN_HalfPage_240x170.indd 1

18/10/2017 12:36


5 Nr. 84 - DHJETOR 2017 pmp_MG_17-03153_Poster_BackToSchool2017_Albanian_295x378_v01.pdf

1

06/09/2017

13:39

C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Jam me ty në ndërtimin

e një jete më të mirë. Dërgojini para të afërmve tuaj në pak minuta.* /moneygram Dërguar nga:

0800 026 0535

moneygram.co.uk

Marrë në:

Dhe kudo ku shihni logon MoneyGram *Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. Post Office, Tesco, Thomas Cook, Raiffeisen Bank, Societe Generale Albania, Alpha Bank, First Investment Bank, Posta Shqiptare, AK Invest, Banka Credins dhe Banka Kombëtare Tregtare janë agjentë të MoneyGram International Limited në ofrimin e shërbimeve të transferimit të parave. Post Office dhe logoja e Post Office janë marka tregtare të regjistruara të Post Office Ltd. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram. 17-03153


6 Nr. 84 - DHJETOR 2017

DEMOKRACIA QË DUAM

T

ë nderuar miq, demokratë, bashkëpunëtorë të idealit më të bukur të njerëzimit, demokracisë dhe lirisë së njëriut! Ju falenderoj shumë nga zemra dhe në emrin e familjes sime për besimin e madh që më dhatë me votën tuaj për të drejtuar Grupseksionin e PD-së në zonën e Barking dhe Dagenham. Jam shumë i nderuar që marë në garanci një detyrim të tillë për të shtuar

Demokracia e vërtetë, siç e kuptojmë me termin tani, nuk është thjesht një ideal politik, por një filozofi e plotë shoqërore. Kjo është një mënyrë jetese dhe si e tillë, ajo përfshin të gjitha aspektet shoqërore, politike, fetare, morale dhe ekonomike.

Nga GAZMEND CUFAJ

radhët e PD-së dhe për të ndihmuar fitoren në Atdhe. Jam dhe do të mbetem përkrah Kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe një bashkërendës i demokracisë me Kryetarin e Degës së PD-së në Londër, Naim Hasanin. Nuk dua t’u lodh gjatë me fjalë të mëdha por demokracia duhet kuptuar e mirëkuptuar mjaft thellë

që ta kemi në zemër gjithnjë. Etimologjikisht, termi “Demokraci” rrjedh nga dy fjalë greke “Demos”, që do të thotë “populli” dhe “kratos” që do të thotë fuqi. Kështu, kuptimi literal i fjalës ‘demokraci’ është ‘fuqia e popullit’. Aristoteli e përkufizoi demokracinë “si një qeveri nga shumica”. Sipas Abraham Lincolnit, “Demokracia është një rregull i popullit, i popullit dhe për popullin”. Kjo do të thotë se në një demokraci, fuqia në pushtet e vendit nuk është dhënë në duart e një personi të caktuar ose një grupi por në anëtarët e bashkësisë në tërësi, pa asnjë dallim të kastës, ngjyrës, besimit apo seksit. Me këtë fjalinë e fundit miqtë e vëllezërit e mi, ju kërkoj që të udhëtoni pak tani në këto minuta në Shqipëri. Dhe në fare pak sekonda mes një perceptimi do të ndjeni se atje ndodh e kundërta. Kasta në fuqi kontrollon të gjitha gjërat në kurriz të popullit. Dhe atje termi demokraci është vetëm një koncept i demokracisë

politike. Demokracia e vërtetë, siç e kuptojmë me termin tani, nuk është thjesht një ideal politik, por një filozofi e plotë shoqërore. Kjo është një mënyrë jetese dhe si e tillë, ajo përfshin të gjitha aspektet shoqërore, politike, fetare, morale dhe ekonomike. Në një demokraci të tillë, klasa të ndryshme të njerëzve kanë interndryshime të lira të mendimit dhe veprimit që nxisin zhvillimin e të gjithëve dhe pengojnë përparimin e trafikantëve dhe hajdutëve, të korruptuarve dhe mashtruesve. Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë, “Demokracia është më shumë se një formë e qeverisjes. Kjo është kryesisht një mënyrë jetese të lidhur, me përvojën e përbashkët për të komunikuar. Është një formë e Republikës së Re, ku populli mer në dorë fatet e qeverisjes së tij”. Bashkë për një fitore të thellë. Bashkërisht në ringritjen e PD-së. Fitore dhe vetëm fitore! Rrroftë Shqipëria!


7 Nr. 84 - DHJETOR 2017

90-VJEÇARI DOMENICO VILLONE, PËRURON NJË LIBËR JETËSHKRIMOR... (Në librarinë “Alberi d’aqua”, të qytetit Asti-Itali) Është një takim, ku pjesëmarrsit nuk do të jenë të humbur…Ju mirëprsim!” Erdhi dita e përurimit dhe, mbushur me kënaqësi, por dhe emocione të kupushme, autori i libri i priti, në librarinë e mësipëme, mbi 40 të ftuar. Pjesëmarrsit e përshsndetën dhe e uruan atë përzemërsisht, për këtë botim dhe për vullnetin e dëshmuar, për hartimin dhe botimin e tij.

Nga Prof.MURAT GECAJ publicist e studiues 1. Në librin tim, “Për ju, krijuese…”, te shkrimi për një bashkatdhetare emigrante, me origjinë nga Vlora dhe banuese me familjen, në qytetin Asti të Italisë, ndër të tjera, thuhet: “Duke biseduar me diplomanten e psikologjisë, Anila Novruzaj, mësova dhe një fakt shumë interesant e domethënës. Studimet për degën e psikologjisë dhe provimet për të, në Universitetin e Torinos, i kishte ndjekur edhe një i moshuar, tashmë 84-vjeçar. Ai quhet Domenico Villone. Është me origjinë nga Pulja e Italisë dhe jeton prej vitesh në qytetin e Torinos. Ka lindur në Afrikë, ku i jati shërbente ushtarak, në një kamp përqendrimi. Pastaj, 60-70 vjet më parë, u vendosën familjarisht, ku jetojnë sot… Aftësia e Domenicos ishte të komunikonte me punonjësit e makinave, prej të cilëve mori mësime të vlefshme për jetën.Pasi mbushi moshën, ai doli në pension. Por disa vite më vonë, atij i lindi mendimi të regjistrohej për studime të larta, në degën e psikologjisë. Kështu, për një periudhë 3-vjeçare, arriti t’i ndiqte leksionet dhe t’i jepte me sukses provimet e lëndëve të ndryshme. Por, që të diplomohej, edhe atij i kërkohej të shkruante një punim me temë psikologjike. Me këmbëngulje, Domenico e realizoi një gjë të tillë dhe, në korrik 2011, para komisionit përkatës paraqiti punim-diplomën me temë: “Jetëshkrimi, shkalla më e lartë e vetëdijes profesionale”. Udhëheqësi i diplomës dhe të gjithë pedagogët e tjerë mbetën shumë të kënaqur prej tij, prandaj i bënë vlerësimin maksimal, me 110 pikë. Siç më informuan, për këtë rast të rrallë e nxitës për të tjerët, është shkruar në shtyp dhe është folur edhe në RTV Italian…”. (Nga libri, me autor Murat Gecaj, “Për ju, krijuese…”, Tiranë, 2015, faqe 265-267). 2. Ja, vitet rrjedhin, si pa u kuptuar dhe përsëri ky mik italian na tërheq vëmendjen, tashmë, me një fakt tjetër. Në vazhdim të temës së tij dhe duke e ripunuar atë, me kujdes e pasion, Domenico Villone përgatiti dhe, kohët e fundi, nxori në qarkullim një libër jetëshkrimor, me titullin domethënës, “Novant’Anni-A scuola di vita” (Nëntëdhjetë vjet, në shkollën e jetës). Mirëpo, ai dëshironte që librin e tij ta përuronte pikërisht në qyetin Asti, ku jeton me familjen Anila, recensente

Autori i librit, Domenico Villone dhe recensentja, Anila Novruzaj (Asti, 1 dhjetor 2017) e këtij botimi. Biseduan me librarinë “Alberi d’aqua“, me pronar Beppe Gnesolto dhe ajo shpërndau këtë njoftim, për lexuesit: “Domenico Villone, pas një jete të jashtëzakonshme, në moshn 80-vjeçare, vendosi të regjistrohet në Universitet dhe në moshën 84-vjeçare ai u diplomua në degën e psikologjisë. Është një njeri i veçantë, i cili ka mbajtur të freskët dhe të paprekur dëshirën për të mësuar, për të zbuluar dhe, mbi të gjitha, për të jetuar. Nesër mbrëma (dmth më 1 dhjetor 2017-shënimi im, M.G.), ai do të jetë mysafiri ynë, për paraqitjen e librit të tij “Nëntëdhjetë vjet, në shkollën e jetës”.

Njoftimi, që u shpërnda para pak ditëve, për përurimin e librit të autorit Domenico Villone…

Fjalën e hapjes, në përurimin e këtij libri, e mbajti recensentja, Anila Novruzaj, e dplomuar dhe ajo në degën e psikologjisë, bashkë me Domenico Villonen dhe që tani përgatitet ta mbrojë doktoraturën, pranë Univeristetit Justo të Italis, degë e Universitetit “Fonti Fico” të Romës. Ajo e tregoi, sigurisht shkurt, përmbajtjen e librit dhe u bashkua me mendimin e lexuesve të tij, se ky është një shembull i shkëlqyer i autorit të tij, që na mëson se jeta e njeriut është, gjithnjë, shkollë. Gjithashtu, tha se Domenico dëshiron që këtë libër të tij, mundësisht, ta përktheje e botojë, në gjuhën angleze, por dhe shqipe. Pastaj, me miratime e përgazime për autorin e librit, e morën fjalën disa veta, të moshave e profesioneve të ndryshme. Ndër ta, pëmendim: Karlo Sabione, Mattia Xhekaj, Beppe Gargarella, Beppe Gnesolto, Chiara Ruffnengo, Ardian Popllo, Kristina Villone (vajza e Domenicos) e të tjerë. Në mbyllje të këtij pëurimi, paksa i emoconuar, autori i këtij libri të ridhe interesant, Domenico Villone, i falënderoi nga zemra, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit. …Në mbyllje të këtyre radhëve modeste, për përurimn e këtij libri jetëshkrimor, nga Domenico Villone, e përgëzojmë atë për këtë botim dhe i urojmë shëndet të mirë e jetëgjatësi!

Pamje nga salla e librarisë “ Alberi d’Aqua“të qytetit Asti, ku u bë përurimi…

Tiranë, 2 dhjetor 2017


8 Nr. 84 - DHJETOR 2017


9 Nr. 84 - DHJETOR 2017

Fjala tek emigracioni Q “

NDIKIMI EKONOMIK I IMIGRACIONIT Emigracioni është në rritje për shumë vite, por ritmi është përshpejtuar dukshëm që kur Partia Laburiste erdhi në pushtet në vitin 1997. Hyrja neto e qytetarëve jo britanikë në Mbretërinë e Bashkuar u trefishua në tetë vitet nga 1997 e tutje, dhe pati një rritje. Në vitin 2005, 474,000 qytetarë jo-britanikë hynë në vend si emigrantë afatgjatë dhe 181,000 të tjerë, duke u fiksuar tek shifrat 292,000 (pas rrumbullakosjes) . Në të njëjtin vit, 198,000 qytetarë britanikë u larguan nga vendi si emigrantë afatgjatë dhe 91,000 u kthyen nga emigrimi afatgjatë duke afruar shifrat 107,000. Shumë njerëz kanë frikë se ato përmblidhen gjatë dekadave, këto rrjedha do të kenë një ndikim serioz në ndjenjën e identitetit kombëtar dhe vazhdimësisë historike, veçanërisht kur shihet në sfondin e rritjes së tendencave separatiste në Uells dhe Skoci. Sondazhet e opinioneve tregojnë rregullisht shqetësim të gjerë publik për këto zhvillime. Megjithatë, në këtë dokument, shifrat dhe argumentet, aq sa dhe faktet, rreken në çështjet më të ngushta ekonomike. Duke e marrë si një e tërë,

Që nga viti 2015, rreth 2.5 milionë njerëz të lindur në Shqipëri punojnë jashtë vendit, me kontributet e tyre të dërguara në shtëpi që arrijnë në 1.7 milion euro (në një ekonomi prej rreth 40 B). Për të krahasuar, popullsia aktive në tregun e punës të Bullgarisë arrin në 2.2 milionë.

ë nga viti 1997, një politikë e re e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvendosur synimet e mëparshme të politikave, të cilat janë fokusuar në minimizimin e zgjidhjes. Emigracioni në shkallë të gjerë shihet tani si thelbësor për mirëqenien ekonomike të Britanisë së Madhe, dhe masat janë futur për të rritur hyrjet. Përfitimet e pretenduara përfshijnë përparësitë fiskale, rritjen e prosperitetit, furnizimin e gatshëm të punës dhe përmirësimin e strukturës së moshës. Frika se imigracioni në shkallë të gjerë mund të dëmtojë interesat e punëtorëve të pakualifikuar zbriten. Kjo parashtresë shqyrton këto pretendime. Ai konkludon se pasojat ekonomike të emigracionit në shkallë të gjerë janë kryesisht të vogla, negative ose të përkohshme, që interesat e pjesëve më të rrezikuara të popullsisë vendase mund të dëmtohen dhe se çdo përfitim ekonomik nuk ka të ngjarë të përballojë krahasimin me ndikimin e tij substancial në rritjen e popullsisë. Gjetjet e tilla janë në përputhje me ato të vendeve të tjera të zhvilluara. Megjithëse nuk përfiton popullsia e Britanisë së Madhe në tërësi, imigracioni në shkallë të gjerë ndihmon emigrantët, familjet e tyre dhe nganjëherë vendet e tyre të origjinës. Mund të argumentohet se politika e migracionit në MB duhet të marrë interesat e këtyre palëve të tjera. Kjo çështje nuk është adresuar në këtë shkrim.

imigracioni në shkallë të gjerë është me përfitim të vogël ekonomik për popullsinë ekzistuese të Britanisë së Madhe si një e tërë, edhe pse sigurisht që është e dobishme për emigrantët, familjet e tyre dhe nganjëherë vendet e tyre të origjinës. Imigracioni në shkallë të gjerë do të çojë në një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të popullsisë me pasoja negative ekonomike dhe mjedisore në formë të mbipopullimit, mbingarkesës, presionit mbi strehimin dhe shërbimeve publike dhe humbjes së lehtësive mjedisore. Ajo gjithashtu minon pozitën e tregut të punës të sektorëve më vulnerabël dhe më pak të kualifikuar të fuqisë punëtore vendore, duke përfshirë shumë në popullatën e pakicave etnike, të cilët duhet të konkurrojnë kundër emigrantëve. Ka, sigurisht, përfitues të brendshëm të migracionit në shkallë të gjerë. Këto përfshijnë punëdhënësit të cilët mund të marrin punëtorë të mirë në afërsi të pagës minimale, apo edhe më pak, dhe konsumatorët e mallrave dhe shërbimeve që mbështeten shumë në punën e migrantëve. PUNËTORËT E PAKUALIFIKUAR - NDIKIM TË PËRGJITHSHËM Teoria ekonomike do të sugjeronte që punëtorët e pakualifikuar të humbasin aty ku duhet të konkurrojnë me emigrantët, por të përfitojnë nga kërkesa për punën e tyre të krijuar nga imigrimi i sipërmarrësve dhe punëtorëve me arsim të lartë. Ndikimi i përgjithshëm i emigracionit varet nga fuqia relative e këtyre eVecteve kundërshtare. Në një raport të kohëve të fundit, Dustmann et al zbulojnë se shumica e punonjësve në Britani të Madhe kanë fituar një

sasi modeste nga emigracioni, ndërsa punëtorët në shtresën e poshtme kanë humbur. “Hulumtimi shikon periudhën 1997-2005 dhe gjen prova për një ndikim të përgjithshëm pozitiv mbi imigracionin në pagat e punëtorëve të lindur amtare, megjithëse madhësia e eVect është modeste. Emigracioni gjatë këtyre viteve ka kontribuar rreth një të njëzetat e rritjes vjetore mesatare prej 3% në pagat reale. . . Raporti vazhdon të thotë se megjithëse ardhja e emigrantëve ekonomikë ka përfituar punëtorët në pjesën e mesme dhe të sipërme të shpërndarjes së pagave, imigracioni ka vendosur presion në rënie në pagat e marrjes së niveleve më të ulëta të pagës. Gjatë periudhës së shqyrtuar, pagat në të gjitha pikat e shpërndarjes së pagave u rritën në terma realë, por pagat në tremujorin më të ulët do të rriteshin më shpejt dhe pagat do të rriteshin më tej, nëse shpërndarja do të ngrihej më ngadalë nëse nuk do të ishte për imigracionin “. FAKTI BALLKANAS Një fakt i tillë është dhe në mesin e emigrantëve bullgarë, ku tashmë dihet se mjaft shqiptarë, apo të ashtuquajtur “minoritet” kanë marrë pasaportat bullgare dhe shënohen si të tillë. Sipas disa statistikave, numri i përgjithshëm i bullgarëve që punojnë jashtë vendit është më i madh se forca e punës së atdheut të tyre në këtë moment, sugjeron të dhëna të reja.

Që nga viti 2015, rreth 2.5 milionë njerëz të lindur në Shqipëri punojnë jashtë vendit, me kontributet e tyre të dërguara në shtëpi që arrijnë në 1.7 milion euro (në një ekonomi prej rreth 40 B). Për të krahasuar, popullsia aktive në tregun e punës të Bullgarisë arrin në 2.2 milionë. Duke përmendur të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Instituti i Ekonomisë me Akademinë Bullgare të Shkencave, një zyrtar me agjencinë bullgare të lajmeve bullgare (ATA) i ka prezantuar shifrat gazetarëve bullgarë në Takimin e njëmbëdhjetë botëror të mediave bullgare të mbajtur në Athinë këtë javë . Ajo ka paralajmëruar se numri i bullgarëve që largohen nga vendi çdo vit ka ndryshuar mes 13 000 dhe 24 000 çdo vit që nga fillimi i dekadës. Prej tyre, 55% janë të moshës ndërmjet 20 dhe 29 vjeç. Normat e emigrimit janë shumë më të ulëta se ato të viteve 1990. Statistikat zyrtare të ministrisë së jashtme bullgare tregojnë se të paktën 3 milionë bullgarë jetojnë jashtë vendit, shumë prej të cilëve kanë mbetur që nga koha kur komunizmi përfundoi në vitin 1989. Të tjerë u larguan nga vendi më herët, gjatë viteve komuniste. Në këtë sfond, vetëm 230 000 janë kthyer në Bullgari gjatë dekadave të fundit. Me këtë fakt mund të shkojmë dhe tek kriza ballkanase, ku dhe faktori shqiptar është mjaft problematik, për s i përket emigrimeve masive.


10 Nr. 84 - DHJETOR 2017

Kryetari PD viziton Londrën

L

ulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë vizitoi Londrën dhe u takua me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në Londër dhe me anëtarë të komunitetit shqiptar. Në data 13 dhe 14 ai qëndroi për një vizitë të shkurtër dhe më pas në Pmlico ai foli para komunitetit shqiptar. Ai u shoqërua nga kryetari i degës së PD-së në Londër Naim Hasani. Lulzim Basha lindi më 12 qershor 1974 në Tiranë, është politikan shqiptar, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ish-deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë mandatit 2011-2015. Lulzim Basha mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi”, si dhe shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Në vitin 1993, Basha nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike. Gjatë periudhës maj 1998 – korrik 1999, Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj

të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës. Familja e Lulzim Bashës është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe. VEPRIMTARIA POLITIKE

Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Gjatë periudhës korrik 2000 – tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara UNMIK në Kosovë. Nga tetori i vitit 2001 deri në nëntor 2002

punoi si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Nga nëntori i vitit 2002 deri në janar 2005 punoi si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit

Basha iu bashkua Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar të vitit 2004 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike, duke qënë përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP-it në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt-platformave qeverisëse për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ai u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti. Ai shërbeu si zëdhënës partisë gjatë zgjedhjeve parlamentare vitit 2005 në të cilat ai u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i zonës zgjedhore nr. 33 në Tiranë, një prej zonave të vështira elektorale për Partinë Demokratike. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha u bë Ministër


11 Nr. 84 - DHJETOR 2017

Kaplladisja luan karadyzen ose rizgjimi i Migjenit uk e di nga filloi. S’mund ta them nga zeroja. As nga gishtat që pasuan rekjen e mollëzave. As nga mendja që hynte aty ku s’ta pret. As nga gjërat që më sillnin sa e sa të tjera nga zanafillja. Zanafillja? Ishte dhe nuk ishte e vetmja gjë që më largonte menjëherë nga fillesa. Më largonte si ndonjë lidhje e shkurtër. Me të dridhura të shpejta. Me të shkundura mjaft të fuqishme. Aty, pra nuk kishte një përgjigje. Dhe ndaj vetë mendja ndodhej në një kënd të sikletshëm. Bashkë me të edhe goja, edhe trupi dukej i pafuqishëm për një zgjidhje të kësaj që mund të quhej pyetje pa përgjigje. Fundja ishte një pyetje që ngjante me veza pulën dhe pula vezën e atyre ditëve dhe e këtyre ditëve. Nuk ishte aritmetikë e paqme. Nuk ishte! Nuk ishte për të qenë e tillë. Fundja këtë edhe koha e dinte. E kuptonte. E ndjente. Nuk kishte të bënte me numra. Numrat ishin thjesht një punë e kalueshme. Një punë me mëditje. Një ikje nga koha që kishte të bënte me atë zanafillje. Ngadalë me kohëikjen dhe shtysa bëhej e më tej-tejshme. Ditët hynin e dilnin në të tjera kënde. Hynin e dilnin me të tjera gjëra. Gjëra që kishin të bënin me vetë ditët. Ditët i merrte libri me kapakë të mëdhenj. Pastaj i vendoste diku në ndonjë kalendar. Kush ditë e kishte këtë fat? Ditët e tjera shkruheshin me thonj nëpër mure të mbuluara nga errësira. Diku shkruheshin me tytën e pushkës së gatishmërisë. E disa ditë të tjera flinin bashkë me alarmin nën një çati. E më tej me to bëhej dhe sallatë alarmesh. Me

lloj-lloj ngjyrimesh gatuhej ajo formë lirie. Bëhej dhe turli gatishmërie. Turlia shtonte orekse të tjera: në fronte, llogore, zbore, dezhurne, roje në zyra me një tavolinë, një bllok dhe një dritë qorre. Të tjera pasme pasoheshin me ditët që mbeteshin pa u shënuar. Dhe shënimet u përkisnin vetëm duarve. Duart bënin shenja të zeza, të kuqe, të verdha, të jeshilta…, gjithëfarësoj ngjyrash mbi blloqe të ngrira. Vetëm e bardha mbetej noprane. Ajo nuk ishte shenjë e ditëve të tilla. Shenjat e ditëve të tilla mbeteshin një vetëtimë. Ndonjëherë një shkëndijë. Ndonjëherë një rrufe në qiell të thatë. Dhe me ato shenja qepeshin ditë të tëra në kostumin e kohërave. Kohërat ndizeshin dhe shuheshin si qirrinj. Qirrinjtë vetvetiu kishin fatin e ditëve. Dhe ndaj ditët me shenjat e

tyre vetëmëkatonin. Mëkati i tyre ishte me akrepat e orës. Me sekondat. Me minutat. Me orët që duhej të përcëllonin shenjat me skelete armiqsh të të gjitha formave. Me vetë lëvizjen e orëve në kohë-pakohën e vet. Me gërgëllimën e elbët të kafesë së mëngjesit. Me stilin e e shenjëzuar të zbardhëditjes. E agimi niste me shenjën e parë. Rallë mund të ndodhte që s’ishte në ndonjë radhë. Shenjë për radhën e kosit, qumështit, mishit, mishit me kocka, … këmbëve të pasme të bretkocave. Radhë për të dëgjuar ndonjë përallë. Ndonjë përallë me ndonjë të Madh. E këto ishin vetëm shenja ditësh. Të tjerat ishin larg. Ishin mjaft lart. Syri nuk i shihte. Goja nuk …, nuk i mërmëriste, jo më t’i fliste. Mendja nuk i mendonte. Trupi nuk i ndjente. Ishin në gardh. Shenja që mbaheshin me një merak. Dhe meraku nuk ishte thjesht nga filloi. Meraku ishte i lindur bashkë me ato rite. Ishte një vend i qetë për mitet. Mitet nuk kishin të bënin me zanafilljen e tyre. Lashtësisë ia kishin kaluar me miliona lëvizje. Njëra ishte përtej syve. Tjera përtej një vegimi të Madh Drite. Ajo Dritë, ishte drita e vetme e syve. E gjitha rrotullohej si një planet. Dhe vetëm Ai ishte i tillë në atë jetë. Aty kishte një dhe vetëm një, miti vet: Ai ishte më shumë se një Mbret. E me të matej dhe fillesa. Atij i jepej edhe dita e ditëve. Dhe kënga ishte për të. Dhe dita i falej që kur ishe fëmijë. Vetëm Atij, i bëhej dita një mijë! E zbrisnin male, fusha, brigje e gërxhe, burime dhe lumenj, dete e vetë dielli nga Qielli të hynte në iso, korrin e faljeve, të gjerohej rëndë mbi dhe në këngë. Mitet si koqina vetvetiu i mësynin këngëve. E aty kohërat

i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku ai shërbeu për një periudhë prej dy vjetësh, derisa ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2007. Si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Basha filloi veprën më të madhe infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, Rrugën Durrës-Kukës, që përfshin ndërtimin e një tuneli 5.6 km. Kjo rrugë bashkon Shqipërinë me Kosovën dhe njihet ndryshe edhe si Rruga e Kombit. Në vitin 2007 Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Theodhori Sollaku i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e Bashës nga ndjekja penale në mënyrë që ai mund të fillonte një hetim me akuzën për korrupsion dhe abuzim të pushtetit në lidhje me dhënien e kontratës së ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës

një kompanie të përbashkët amerikanoturke. Basha i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e tij dhe në të njëjtën kohë i konsideroi akuzat si të motivuara politikisht. Gjykata e Lartë e Shqipërisë i rrëzoi të gjitha akuzat. Dy vjet më vonë Prokurori i Përgjithshëm Thedhori Sollaku u shkarkua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi për shkelje të Kushtetutës. Tani ai bën pjesë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste. Basha shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme nga maji 2007 deri në shtator 2009. Gjatë mandatit të tij, Shqipëria u pranua në NATO, ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe filloi dialogun për të siguruar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në vendet e Shengenit. Lulzim Basha, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe Condoleez-

za Rice, Sekretare e Shtetit e SHBA-së ne vitin 2008. Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha. Si Ministër i Brendshëm, ai punoi për zbatimin e të gjitha kritereve të kërkuara për udhëtim pa viza të shqiptarëve në vendet Shengen, përfshirë modernizimin e vendkalimeve kufitare të Shqipërisë dhe sistemit të policisë së emigracionit, lëshimin i pasaportave biometrike të sigurisë së lartë dhe një luftë më të ashpër kundër veprimtarisë kriminale dhe pasurive kriminale. Këto hapa u përshëndetën nga organizmat ndërkombëtarë sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit dhe çuan në vendimin e Bashkimit Europian më 8 nëntor, 2010 për heqjen e vizave të udhëtimit

DR FATMIR TERZIU

N

bëheshin kopicë, thuajse gjatë të gjitha stinëve. Stinët nuk shkonin përtej stinëve, ishin korminë e vet Burrit, një cipë e maisur e kores së trurit. Korja e trurit habiste dynjanë: ajo prodhonte madje dhe frutin e Judas, korkoshanë. Korkoshana nuk kaptohej. Duhej shtyrë me forcën e madhe e të padukshme në drejtimin e pustë të fytit të tharë. E pastaj duhej bërë me forcë një gargarë. Karafilorë, karabishte, karabobe vinin në jetë me kaplluçinë. Ishte një kohë e paparë. Kaplladisja luante karadyzen. E fjala fjalën e gjen: korkoshana e kishte hak, ishte bërë karabullak. Kështu që i duhej më shumë gjak. Gjak nga jugu në veri, gjak i ri. Vetëm gjaku e mbante në jetë. Vetëm gjaku ishte ushqimi i vërtetë. Rinia si një kanushë gdhihej në fronte të reja, flinte në fushë. I kundërti ishte pa fjalë kanosjar. Vetë…, vetë nuk e kuptova nga filloi. Sigurisht që nuk ishte zeroja. As gishtat nuk ishin më kusht. Ata ishin mbledhur me një forcë të madhe grusht. Grusht që nuk shkulej nga vendi. Grusht që m’a kërkonte vetëm Migjeni. E pashë, u shkunda… u mpika në shtrat…Edhe Migjenit i ishte bërë mendja dhallë me atë kamillopardhallë. Bota i dukej sa një gogël kur lexonte vetë “Lulin e vocërr”. E Luli i tij i “vrarë” i sillej syrasysh kamish. Ishte kanosës? Ishte kamufluar? Ishte bërë kampulëz? Jo. E gjitha ishte kambatisje. Migjeni ishte rizgjuar. Ishte rizgjuar me të Birtë e Shekullit ma të ri. Ishte zgjuar nga një ëndërr e gjatë, e quajtur ndoshta kamuflim i një sofre pis: kanarqis. I ndjek gjurmët, më ndjekin gjurmët, përgjumshëm. I zgjuar. I hutuar me heshtjen time ndjej vërvitjen e tistë mbi qepallë. për qytetarët shqiptarë duke filluar nga 15 dhjetori i vitit 2010. Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike dhe Koalicionit Aleanca për Qytetarin, duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Fushata zgjedhore e Bashës u fokusua në projektet për Tiranën dhe qytetarët e saj dhe jo në sulmepersonale ndaj kundërshtarit të tij. Pas një procesi të gjatë numërimit të votave, Basha u zgjodh kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga paraardhësi i tij Basha komunikonte drejtpërsëdrejti me qytetarët e Tiranës duke i pritur ata në zyrën e tij ose duke organizuar takime me ta. (vijon në faqen 13)


12 Nr. 84 - DHJETOR 2017


13 Nr. 84 - DHJETOR 2017

Me stafetën e brezit të ri në Londër

I

ntonimi i Hymnit Kombëtar në sallën festive të organizuar nga Shoqata “Peja” në Londër është më shumë se një Hymn, është masivitet, është angazhim total. Të gjithë në këmbë, të gjithë me dorën në zemër këndojnë dhe natyrisht emocionohen. Është një emocion festiv, emocion që kërkon ligjërisht të munguarën, të dashurën, simbolikën e fuqishme shqiptare, që mban gjallë të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Me këtë intonim të fuqishëm thuajse nisi elektrizimi i sallës që për orë të tëra pastaj kishte patronazhin e valles, këngës dhe urimeve të fuqishme për të gjithë shqiptarët. Edhe pse një ide për të kthyer një traditë festive nën Flamurin Kombëtar për të festuar së bashku, duket se nuk shkoi pos idesë dhe planit të bordit drejtues të Shoqatës “Peja” në Londër, ajo që u pa në mjediset e “Vila Ronel” me një ngjyrim total kuq e zi i përkiste më shumë se festives. Si gjithnjë Shqipëria dhe Kosova, e tëra, si një simbolikë e gjallë ishte prezente. Prishtina, Tirana, Vlora, Elbasani, Gjakova, Rrugova, Gjilani dhe natyrisht Peja e mjaft krahina të tjera ishin fizikisht aty. Ishin në fjalën modeste të drejtuesit të shoqatës, biznesmenit Lutfi Gashi, po aq sa dhe në duartrokitjet e këngët papushim të deleguara si një arkivë dixhitale e paraplanifikuar për të elektrizuar sallën plot e përplot. Të gjitha moderimet e Mithat Ibrahimit, zonjës së tij Besës, që ishte

mjaft aktive në një natë të tillë festive, dukej se e kishin dirigjimin e plotë dhe të merituar të gjithë stafit. Në një kënd tjetër Nevzat Agolli, natyrisht me një frymëmarje më aktive ishte ai që kishte detyrën e misionin e tij të padukshëm. Që në fillim ai bashkë me grupin e drejtuar prej tij, sihin ata që sistemuan sallën e vendosën Flamujt e Mëdhenj Kuq e Zi në përkujtim të kësaj dite madhështore. Pjesa tjetër e Bordit kishin vetëm angazhimin e tyre dhe përkushtimin për një mbarëvajtje model. Ajo që binte në sy ishte kolektiviteti dhe respekti për të gjithë. Të gjithë në valle, të gjithë në këngë, të gjithë në urime. Në tryezën e

Burim Turjakës, natyrisht mes traditës së trashëguar nga Sofra pejane, ku babai i tyre ishte zanafillësi dhe organizuesi i këngës së bukur, kënga dhe vallja, angazhimi ishte parësor. Të gjithë të gatshëm për të bërë atë sallë sa më të gëzuar, sa më festive. Ajo që binte në sy ishte rinorja. Pjesëmarrja e rinisë në atë festë të madhe, të mirëmodeluar e të organizuar me mjaft enigma që të shtonin emocionet. Të rrinjtë, ata anëtarë që u dalluan kohë më parë në delegimin e disa ndihmave skamorëve të Pejës, natyrisht ishin pjesë e kryefjalës festive. Dhe kështu në atë sallë brezat kishin arsyen më të madhe për të marë në duar stafetën e

organizimeve të tjera, sikurse kanë qenë ato sportive, piknikat, ekskursionet, masivitetet letrare, kulturore dhe mjaft të tjera në festime ditëlindjesh dhe arsyesh të tjera familjare. Për Flamurin Kombëtar, natyrisht kënga dhe vallja ishin parësoret, por dhe lotët dhe emocionet duket se nuk u kursyen kur në atë sallë erdhi një surprizë e papritur e Restaurantit “Ronel” ku në një tortë të madhe me simbolikën e Flamurit Kuq e Zi shkruhej me të artë: “Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!” nga shoqata “Peja”. E aty thika e prerjes simbolike i takoi avokat Besimit, që natyrisht mes emocioneve dhe këngëve ai e tha në heshtje dhe me një lot në sy urimin e shpirtshëm “Gëzuar Pavarësisnë!”. “Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë!” e shkruar në ballë ku natyrshëm ndodhet dhe një shqiponjë e madhe e sallës, u duk se shoqëroi deri në orët e vona këtë festë madheshtore, të sinqertë, të dashur, e të kulturuar. Pa zhurmë, pa ndërhyrje, me qetësi dhe respekt, me dashurinë e madhe kombëtare. Krahas të tjerave, të gjithë atyre që sollën emocione, krahas shërbimit model të “Ronel”, krahas dhjetëra e dhjetëra detajeve të tjera festive, Shoqata “Peja” festoi Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë! Me stafetën e brezit të ri në Londër. E kjo stafetë është dhurata më e bukur në këtë ditë të shënuar. Në këtë ditë ku të rrinjtë e duan dhe e kërkojnë më shumë.

Kryetari PD viziton Londrën

(vijon nga faqja 11)

Nën drejtimin e Bashës si Kryetar i Bashkisë, Tirana u pajis për herë të parë në historinë pas-komuniste me një Plan të Përgjithshëm Urbanistik, duke i dhënë fund përfundimisht, kaosit të ndërtimeve në Tiranë. Plani u përpilua pas një diskutimi të gjerë me qytetarët e Tiranës, me arkitektë, inxhinjerë, shoqatat ambientaliste dhe shoqata të tjera të interesuara. Në këtë plan përfshihen gjithashtu tre projekte të mëdha: Bulevardi i Ri dhe Sistemimi i Lumit të Tiranës, Terminali Shumëfunksional i Autobuzëve dhe Trenit dhe Linjat e Tramvajit Kinostudio-Kombinat dhe Sheshi “Nënë Tereza”-Terminali Shumëfunksional. Bulevardi i Ri është vepra më e madhe urbanistike në Tiranë në 80 vitet e fundit. Ai është 70 metra i gjerë dhe zgjatet nga bulevardit egzistues deri në Paskuqan. Konkursi për projektin e Bulevardit përfundoi në vitin 2012 dhe u fitua nga studioja britanike “Grimshaë Architects”. Projekti i

detajuar përfundoi në vitin 2013 dhe po këtë vit filluan punimet për ndërtimin e Bulevardit. Mbas zgjedhjeve të qershorit 2013 me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, punimet e Bulevardit u ndërprenë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso në Takimin e PPE-së në Meise, Belgjikë në tetor 2013, Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për ndërprejen e punimeve në Bulevardin e Tiranës dhe për mosfillimin e punimeve në dy projektet e tjera. Në një intervistë në emisionin “Opinion” në TV Klan në maj 2015 Basha deklaroi se Ministri i Financave Shkëlqim Cani refuzon të depozitojë firmat e Autoritetit Kontraktual në Fondin e Abu Dabit. Ai akuzoi gjithashtu Kryeministrin Rama, që refuzoi garancinë shtetërore për një financim nga qeveria franceze për ndërtimin e linjës së tramvajit në Tiranë, projekti i të cilit është i përfunduar dhe pret të fillohet nga puna. Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë

Demokratike të Shqipërisë. Nga prilli i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Mbas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, Lulzim Basha shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike më 22 korrik 2013, Lulzim Basha fitoi kundrejt kandidatit tjetër Sokol Olldashi duke fituar 80% të votave të anëtarësisë se PD. Në këtë garë për herë të parë u zbatua parimi “një anëtar një votë”. DEKRIMINALIZIMI I PARLAMENTIT DHE ADMINISTRATËS SHTETËRORE

Në seancën parlamentare të datës 10 korrik 2014 deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, duke folur në podium akuzoi kryeministrin Edi Rama se në grupin parlamentar të Partisë Socialiste kishte futur 19 deputetë me precedentë penalë. Disa minuta më vonë, gjatë kohës që

deputeti Strazimiri ishte në korridorin pranë sallës së seancave të Kuvendit, ai u sulmua me grushta nga deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe disa sekonda më vonë edhe nga deputeti tjetër i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu. Në një postim në Facebook, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke e krahasuar këtë incident me incidente të mëparshme në parlament e quajti “thjesht skuqjen e pjesës lakuriqe të kokës”.[3] Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha vendosi të bojkotojë parlamentin deri në miratimin e një ligji që do të çonte në pastrimin e Parlamentit dhe administratës shtetërore nga njerëzit me të kaluar kriminale. Me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, në dhjetor të vitit 2014, u arrit një marrëveshje midis Grupit Parlamentar të PD-së dhe PS-së për miratimin e ligjit të kërkuar nga Partia Demokratike. Pas një viti më 17 dhjetor 2015 ligji u miratua me konsensus.[4] Kjo u quajt një arritje e madhe e opozitës dhe drejtuesit të saj Lulzim Basha.


14 Nr. 84 - DHJETOR 2017

Sojëria e artit: konventat letrare: e shkuara, e sotmja, e ardhmja DR FATMIR TERZIU HYRJE

G

jithnjë duket se flasim për gjërat e njerëzit që kanë jetuar në të shkuarën. E shkuara është ajo që na udhëheq në rrugëtimin tonë. E shkuara është ajo që na frymëzon. E shkuara është ajo që na shtron me mjaft enigma, për të sotmen, për të nesërmen. E shkuara është dhe në letërsi, po aq sa një enigmë dhe në filozofi. Një pyetje filozofike gjithmonë ka munduar dhe tunduar botën. A ekziston e kaluara? Nuk është shumë e çuditshme që në mësimet shpirtërore të mohojnë ekzistencën e së kaluarës. Për mësimet shpirtërore ka vetëm ‘tani’. Por a ka filozofë që gjithashtu mohuan ekzistencën e së kaluarës? Më duhet ta them se edhe teoritë më empirike do t’i mohonin gjithashtu, sepse e ardhmja nuk mund të përjetohet. A i mohojnë ato filozofët e tjerë, veç filozofit Hume, apo janë të vetmit që mendojnë se ekzistojnë disa idealistë si Platoni? Dhe kjo është në përgjithësi e aplikuar edhe jashtë filozofisë, pra tek të vjetrit ose tek të ashtuquajturit ‘modëvjetërit’, sikurse quhen shpesh, sikurse i quajnë më të rinjtë, ose vetëquhen ndonjëherë edhe ata vetë. Ata, që në fakt bëjnë të njëjtën gjë, por me mënyra të cilësuara “bashkëkohore” ose me forma të marra nga “sojëria e artit”. JETOJMË ME TË SHKUARËN Por, në fakt, ne të gjithë jetojmë në të shkuarën, sepse tashmë nuk është asgjë tjetër të jetosh në të sotmen. Shkrimtari anglez, Gilbert Keith Chelerston ka parathënë me kohë se “të jetosh në të sotmen është sikur je ulur në një kokë gjilpëre” (Chelerston; 1939: 374). Ndërsa Donald H. Brown në kujtimet e tij shkruan se “Nuk ka hapësirë të mjaftueshme dhe vend për të jetuar mbi kokën e një gjilpëre. Ne vazhdojmë kësisoj papandehur rrëshqitjet në të kaluarën, ndaj ne mund të mbesim paksa në të tashmen vetëm me një dhuratë nga memorja” (Brown; 2011:xi). Dhe kështu pa memorjen e sotmja, e tashmja nuk duket se ka funksionuar, funksionon dhe do të funksionojë. Dhe kjo më së shumti në letërsi. Ajo është shumë e shpejtë, jo aq shpejt brenda jetës sa vetë brenda kapakëve të librave, ajo është shumë e lehtë pa një mbështetje të duhur, dhe natyrisht në majën e një gjilpëre ajo është vetëm pasthirmë e ndukur, britmë pa shestim të plotë kënd-gjithëpërfshirës. Ajo është shumë e pakëndshme në prurje, dhe kjo është nevoja e ndjekur menjëherë nga përvoja krejtësisht të ndryshme, të ngjashme me ato të të

kërcyerit me një britmë (kujto se mjaft krijime të kohëve të fundit, përfshirë dhe vlerat nga “Vrima” janë bërë në një sitë të tillë, ku flet e shkuara, përvoja e ashtuquajtur me një britmë njerëzore të strukur ose të korrektuar nga postulati “demokratik” i konventave). Të jetosh në të ardhmen është kontradiktore që në terminologji. E ardhmja nuk është e gjallë. Dhe kjo shpjegohet me ndjeshmërinë më të përsosur, e cila është vetë jo e gjallë. Ajo s’ka natyrë, s’ka formë, s’ka tipare, s’ka karakterë të qartë të ndonjë lloji, përjashto ato që zgjedhim ne të projektojmë rreth saj nga e shkuara. Njerëzit e fushës së artit, e sidomos ato të artit të mbetur të fjalës së sotme të bukur shqipe, flasin akoma për të vdekurit e së shkuarës, por e kaluara nuk është aspak e vdekur, në ndjesinë që e ardhmja është e vdekur. E shkuara mund të lëvizë dhe të na lëvizë nga pozitat dhe pozicionet, dhe madje të na nxehë, alarmojë, pra e kaluara mund të jetë e dashur, plór dashurish të mbjedha e të pakorrura, mund të jetë për tu dashur, edhe për tu urryer, mund të jetë e zverdhur, apo dhe me një shirit të ndryshkur, mund të jetë dhe… fare mund të mos jetë në perceptimin tonë, apo dhe në memorjen tonë. E shkuara sikurse e kemi lexuar tek ato lexime të detyruara të së shkuarës, tek ato me formën e “mikut” dhe tek ato traditoret, është e mbushur gjerësisht me jetë që mund të konsiderohen në tërë misionin e vet nga kënde e gjykime të ndryshme, kjo është e gjitha, fjalë për fjalë në plotësinë e jetës. E shkuara flet me gojën e Tjetrit, e shkuara është memecëria e pas-mrekullueshme e gojës së mbushur sipas këndvështrimit të Tjetrit (Kujto shprehjen e goditur: “Memecit i erdhi goja”). E shkuara…?! Ja pra pse duket sikur nuk ka letërsi të shëndoshë. Ja pra pse nuk ka letërsi të mirëfilltë! Mungojnë konventat në letërsinë e sotme shqiptare duke mbetur tek këndi me të shkuarat?! Të shkuara të harruara?! Po arti duhet të çlirohet nga moraliteti i ngurtë?

E SHKUARA DHE KONVENTAT Ka kohë që fjala shkon tek fjala rreth problemit, se kur arti i fjalës duhet të shkarkojë ‘vetveten’ nga moraliteti, i cili është quajtur si baza e një arti letrar. Ndoshta ka qenë një ‘liri’e kohës së tranzicionit demokratik, e asaj që në fakt është liri, por kur kjo ‘liri’ në gjendjen e artit të fjalës, nuk ka bërë ndonjë hap-ligjor, apo të ketë një konventë të vetën institucionale, kur vetë arti duhet të shkatërrojë e flakë tutje muret e konventës së moralit (Kupto, jo të propreal-socializmit, apo ato të diktura nga rrjedha e rrethana të ngjashme). Dhe në këtë rast ntyrisht nuk është thjesht një konventë, por mjaft konventa, ligjësi, që kanë në thelb mjaft arsye për të qenë të tilla. Por ajo që unë kam parë mes leximit, mes krijimtarisë, po aq dhe asaj që krijoj vetë, arti modern ka kohë që ka injoruar ‘moralitetin’, pa hequr konventat për këtë gjë. Konventat janë karakteristikat sipërfaqësore e të shkruarit - mekanikës, përdorimit, dhe formimit të fjalive, sipas një rregulli të caktuar (jo shkolla kopjace të ardhura nga të katër anët e të shkopsitura mes asaj që sot quhet ‘vlerë dhe vlerësim, e asaj që sot është pushtuar nga një kastë e re e mediave politike, e ekraneve publike, e vetë politikës që kërkon të zhysë edhe penën në damarët e letrave shqipe). Konventat janë një mirësjellje për lexuesin, duke e bërë një shkrim, apo një krijim më të lehtë për të lexuar duke e vënë atë, në një formë që lexuesi e pret dhe është i kënaqur me të. Unë kam vënë re, se shumë konventa të tilla dhe të etiketuara si “turpshëm”, mbetje të stileve tepër të brishta dhe artificiale të shkrimit, ende arrijnë të kenë forcë për të drejtuar krah për krah me licencë të plotë apo me mendimin e tjetërsuar të shthurjes për gjëra shumë më të rëndësishme në krijimtarinë letrare, tashmë të shtrirë në një fushë pa kontroll. Duket sikur njerëzit e fushës krijuese mund të heqin qafe diskretën e urdhërimeve, por jo atë që u përket disa konventave.

Dihet se askush nuk di ndonjë gjë për jetën në të ardhmen, sikurse e thamë më lart, përjashto ato që ai zgjedh dhe përzgjedh mes imagjinatës së tij, atë që ka mbetur në memorjen e tij nga e shkuara dhe atë që ai dëshiron në të tashmen, por ai lë për të ardhmen mes një rrugëkrijimtarie të bazuar tek e shkuara atë që ai kërkon ta bëjë jetëgjatë. Kjo është dhe mbetet parësore në një konventë të tillë, ku letrat marrin jetë dhe bëhen më jetëgjata. Gjithkush mes kësaj rruge, qoftë edhe më herët mes utopisë, pruri në letrat shqipe, sikurse në mjediset e tjera letrare, një ngushticë letrare të së shkuarës, ndoshta mes një konvente të tillë solli Foqion Postoli romanin e tij “Lulja e kujtimit”, në të cilin përshkruhen ngjarjet që i përkasin periudhës së përpjekjeve për t’u çliruar nga zgjedha turke dhe influencës greke, që ishte një pengesë serioze për lëvizjen kombëtare. Në këtë roman gërshetohen konfliktet personale me ato shoqërore e politike, ku epërsinë e marrin kurdoherë këto të fundit, sikurse në këtë format patën shkruar herët shkrimtarët e kohës së Ëilliam Morris, që e morën nga pjesëjeta, apo dhe nga memorja. Një fakt është rasti kur letërsia trajtohet në një kënd të ndaluar nga koha për babain shkrimtar dhe vazhdon nga koha tjetër për të bijën shkrimtare. Është fjala për letërsinë e shkrimtarit Mehmet Myftiu, që ashtu si vetë autori duhej të bënte jetë “ilegale” që të pasohej nga krijimtaria e të bijës, Besa Myftiu që solli për lexuesin romanin “Dashuri në kohën e komunizmit” botuar nga Fayard. Kështu sikurse dje që gjërat mereshin nga shekujt e kaluar, sikurse në letrat shqipe vinin shkrimet për të shkuarën nën Otomanët, apo dhe një lloj perde nga grekët, edhe sot rrugët mbesin të tilla. Disa kanë pasur ndonjë sukses dhe ndonjë besim të shkojnë tek Futurizmi, kjo lëvizje që mori jetë në fillimet e shekullit të njëzetë, pra të gërmojnë në më të largëtën e së kaluarës, duke synuar të parashtrojnë mes mitit dhe strukjeve faktorë të tjerë kritikues dhe për komunizmin. Kështu komunistët na tregonin se komunizmi mbizotëronte në një periudhë parahistorike, dhe shumë pacifistë mbështesin idealin e tyre nga një teori se lufta ishte një shtesë e vonë dhe artificiale për historinë e hershme të njeriut. Kjo, si e para nga shkrimtarët nën komunizëm, dhe ata që u ndanë më dysh në atë kohë, të ndaluarit me pasoja dhe me kritika, po ashtu dhe nga të dytët, pacifistët e dy kohërave të pas Luftës së Dytë Botërore dhe atyre që vazhduan për inerci pas viteve nëntëdhjetë, ndoshta dhe disa të rrugënisur në këtë periudhë kanë prurë në skenë dhe në debat një pikë të rrëndësishme për tu korrektuar. (vijon në faqen 16)


15 Nr. 84 - DHJETOR 2017

Kur kujtojmë të papërsëritshmin, K

FATMIR TERZIU

ohët ikin shpejt. Ikin dhe fluturojnë. Mes këtyre ikjeve kohore ne shpesh shkundim memorjet. Memorjet e gjalla e të vdekura dhe sedërtojmë lotë e mall për miq e njerëz të pavdekshëm në fakt. E nuk ka si të jetë ndryshe, kur flasim dhe kujtojmë një Njeri të atillë, sikurse ishte Lublin Dilja. Ky njeri, ky intelektual, që më shumë se kurrë do to duhej edhe sot Shqipërisë, politikës, diplomacisë. I tillë ishte në thelbin dhe karakterin e tij. I tillë mbeti derisa ikja nuk e befasoi, nuk e treti, por e përjetësoi dhe na e la neve të kujtojmë udhën e tij në kënde të ndryshme të jetës… E natyrshëm këndet janë të pafundme. Sidomos ato që kanë lidhje me Njeriun e mirë, Lublin Dilja… Më afër kemi qenë në fushatën e tij për Kryetar Bashkie në Elbasan. Kisha nderin të fitoja respektin dhe privilegjin e atij intelektuali, që bashkë me kolegun Lutfi Dervishi do ta përfaqësonim në media. Dhe që në ditën e parë, nga goja e tij doli ajo këshillë, ajo fjalë e radhë: “Suksesi nuk matet nga ajo që ju përmbushni, por nga opozita që keni hasur dhe guximi me të cilin keni mbajtur betejën kundër shanseve të mëdha.” Dhe kjo thuhej pak kohë para se fushata të merrte hov, pak kohë para se festivja e Pavarësisë të shënonte mjaft duartrokitje nga ajo sallë e madhe e Teatrit “Skampa”, ku ishin të gjithë, pozitë dhe opozitë. Dhe atje nuk u duartrokit thjesht me fjalën, apo dhe me staturën e tij komplekse, por për vizionin e tij, urtësinë, pjekurinë, talentin, vrullin e qetë dhe filozofinë e mendimit të tij. E në atë rast ai ishte…, nuk “mungoi”…, por më pas asaj salle dhe mjaft të tjerave, Lublini, i mungoi fizikisht, por u kujtua me duartrokitje të forta shpirtërisht. Edhe këtë vit do ti mungojë Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, një nga figurat më të kompletuara intelektuale dhe diplomatike të Elbasanit, Lublin Dilja. Njeriu që e deshi aq shumë Flamurin dhe festën e tij, ka tetë vite që i mungon kësaj dite të shënuar, më së shumti në ambientet e Federatës “Vatra” në SHBA, ku ai u lidh dyfish me të. Ikja e tij e hershme në një moshë 51 vjeçare, na la pas një memorje të plotë, na la një kujtim ku mbeti i pavdekshëm, Lublin Dilja. Profesori i asociuar, doktori i shkencave, ishministri fuqiplotë në Misionin e Përhershëm Shqiptar në Kombet e Bashkuara tashmë është një nga palët e Flamurit Kombëtar, atje tej ku shpirti i tij prehet i qetë. Në 96 –vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ai duket se e nënshkroi publikisht daljen e tij të fundit të fiksuar me teknologjinë e dixhitalit pranë Flamurit që e deshi aq shumë. E fiksoi që ne dhe Flamuri ti valëvisnim kujtimet e fjalët e tij në të gjitha përvjetorët e Pavarësisë. Ai ishte i rallë. E ka thënë mjaft bukur kolegu im i nderuar Dalip Greca, pikërisht në

LUBLIN DILJA

ditët e para të ndarjes së tij: “Lublini e dinte se betejën e kishte të humbur, por kurrë nuk u tërhoq, luftoi deri në sekondën e fundit. Njerëzit e rrallë, që kanë karakter të fortë mund të përballen si ai me sëmundjen e tmerrshme. Mes tij dhe sëmundjes së pashërueshme ishte shkenca e avancuar e mjekësisë amerikane, ajo që i zgjati ca vite jetë, por dhe ajo ka limitet e veta. Ai nuk u dorëzua derisa mjekësia vetë pranoi mundjen dhe u tërhoq. Atëherë ai mbylli sytë duke pranuar verdiktin e fatit. Pikëlloi bashkëshorten, Norën, djemtë, të gjithë ata që e deshën, na pikëlloi ne miqtë e tij.” KUSH ISHTE LUBLIN DILJA? Lindi në qytetin e Elbasanit me 10 tetor 1957. Ishte nxënës me vullnet dhe i pasionuar, kishte prirje gjuhët e huaja. Studimet e shkollës së mesme i kreu në vitin 1972 në Shkollën e gjuhëve të huaja, dega anglisht. Edhe studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në degën e anglishtes në Universitetin e Tiranës. U diplomua në vitin 1980. Pas diplomimit u emërua mësues i gjuhës angleze në shkollën e mesme të Peqinit, natyrisht larg qytetit të vet, Elbasanit. Lublini nuk ishte nga ata që fut një diplomë në xhep dhe mbyll librat; ai ishte një mik i ngushtë i librit dhe për asnjë çast nuk i ndërpreu studimet për ngritjen profesionale. Ai tregoi aftësi të shkëlqyera pedagogjike dhe drejtuese. Në vitet 1984-1987, i hyri një kualifikimi të thellë shkencor dhe pedagogjik, një universitet i dytë për të, duke realizuar një kurs të plotë studimesh trevjeçare pranë Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe Katedrës së Pedagogji - Psikologji në Universitetin e Tiranës, në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë. Pas studimeve u emërua shef i Katedrës së pedagogjisë dhe Psikologjisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Duke u vendosur në pararojën e arsimit shqiptar, Dilja dha një kontribut të

veçantë në fushën e pedagogjisë. Pas rënies së sistemit komunist, ai do të shfrytëzonte hapjen e Shqipërisë dhe do ta vazhdonte betejën për kualifikim të mëtejshëm. Në nëntor të vitit 1992, falë zotësive dhe përvojës, fiton një të drejtë kualifikimi në fushën e studimeve sociale pranë Universitetit të Uashingtonit, Seattle, SHBA. Pasi la detyrën e kryediplomatit shqiptar në Ëashington, në kohërënien e shtetit demokratik, Lublin Dilja u kthye në Tiranë dhe iu rikthye aktivitetit pedagogjik dhe akademik. Ai u emrua pedagog në Universitetin e Tiranës dhe paralelisht jepte leksione edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Në Universitetin e Elbasanit ai kishte qenë pedagog i Psikologjisë nga viti 1987 deri në 1992. Për dy vite, 1990-1992, ishte emëruar zv/ rektor i Universitetit, ndërkohë që në vitet 1991-1992 kryente dhe detyrën e Dekanit të Fakultetit të Mësuesisë për Ciklin e Ulët. Për një periudhë kohe në vitin 2000 kreu dhe detyrën e drejtorit të departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Aftësitë e spikatura i kishin dhënë hapësirë Lublinit që të kryente shumë detyra; nga viti 1997 deri në vitin 2002, ai kryente detyrën e zv/drejtorit dhe ishte anëtar i Bordit Drejtues të Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare; në vitin 2000 ishte anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Atlantikut të Veriut, po nga viti 2000 ishte anëtar i Akademisë Diplomatike. Lublin Dilja është autor i shumë publikimeve në shtypin periodik dhe atë shkencor me tematikë prioritare marrëdhëniet ndërkombëtare dhe problemet social-psikologjike. KARRIERA E DIPLOMATIKE Lublin Dilja, falë pasionit dhe dëshirës, e kombinuar kjo me kontributin e tij për demokratizimin e vendit, i hyri diplomacisë me përkushtim. Në maj-korrik 2003, me sponsorizimin e Ministrisë së Jashtme Britanike, ai kryen një kurs kualifikimi pranë Universitetit Leeds në Angli, ku diplomohet. Kualifikimi diplomatik do të thellohej më tej me pjesëmarrjen e tij në tetor 2003 në një seminar mbi “ Forcimin e Aftësive Diplomatike në Komunikim dhe Negociata” dhe mbi “ teknologjitë e Informimit dhe Komunikimit”, organizuar nga Departamenti i Çështjeve ekonomike e Sociale të OKB-së pranë Qendrës së Trajnimit Ndërkombëtar, Torino, Itali, ku sërish pajiset me një diplomë të re. Diplomati Dilja mbante Gradën Shkencore, profesor i asociuar; doktor i shkencave, edhe pse për modesti asnjëherë nuk u prezantua në publik me gradat shkencore. Ai

zotëronte anglishten dhe italishten si gjuhë të huaja. Kualifikimet diplomatike i hapën rrugën në diplomaci. Fillimisht punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Kabinetin e Ministrit të Jashtëm, nga muaji prill 1992 deri në shtator 1992. Ndërkohë që kreu edhe detyrën e këshilltarit diplomatik pranë presidentit të Republikës, nga marsi deri në nëntor të vitit 1993. Nga nëntori i vitit 1993 e deri në tetor 1997, Dilja kreu detyrën e Ambasadorit të Jashtzakonshem dhe Fuqiplote të Republikës së Shqipërisë në SHBA, njëkohësisht i akredituar në Kanada dhe Meksikë. Ndjehej krenar se përfaqësoi Shqipërinë në Ëashington, ku pat shërbyer dikur edhe Faik Konica, që i pat çelë rrugën shërbimit diplomatik shqiptar në SHBA. Lublin Dilja nuk i fitoi meritat vetëm nga emërimet, ai iu nënshtrua edhe votës popullore, duke pranuar sfidën për një konkurim në Elbasanin e tij të dashur në zgjedhjet për deputet. Kandidatura e tij si deputet në Parlamentin Shqiptar, u mirëprit dhe shumica e elbasanasve votoi për birin e vet. Nga shtatori 2001 deri në tetor 2002 Dilja ishte një ndër deputetët më aktiv në Parlament, duke kryer edhe detyrën e sekretarit të Komisionit të Integrimit të Kuvendit si dhe anëtar i Komisionit të Jashtëm. Por pikërisht në atë kohë sëmundja nxjerr krye dhe politika shqiptare bën paktin njerëzor, e dërgon në Nju Jork si Ministër Fuqiplote në Misionin e Perhershem të Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara. Edhe pse sëmundja ishte në sulm, ai nuk tregoi shenja dobësie, por e kreu me devocion detyrën e diplomatit. Veçanërisht ka spikatur vendosmëria e tij për çështjen e Kosovës. Edhe pse ishte në pozicione delikate, ai e ka bërë për vete shtypin. Në muajin shkurt të vitit 2006, shtypi e mirëkuptoi qëndrimin e Diles në Këshillin e Sigurimit dhe e mbështeti. Kur Kosovës i kërkohej të plotësonte standardet, Dilja u pajtua me kërkesën, por nuk la pa ngritur shqetësimet që i kishte përcjellë pala kosovare. Ai deklaronte se nxitës i përmirësimit të standardeve duhet të ishte akti i zgjidhjes së vetë statusit të Kosovës. Argumentet e tij ishin se në vend se ”standardet” të krijojnë kushte për ”status”, “statusi” i krijon kushtet për “standarde të përmirësuara”. Ai e tha haptazi se marrëdhëniet mes serbëve dhe kosovarëve do të përmirësohen, kur serbët e Kosovës të mos shihen si instrument i Beogradit. Me kurajo diplomati shqiptar kërkoi më shumë pavarësi institucioanle për Kosovën dhe më shumë decentralizim. Ai deklaroi në Këshillin e Sigurimit se përsa kohë që institucionet qendrore të Kosovës nuk ushtrojnë ”statusin” e plotë dhe të vërtetë vetëqeverisës, procesi i decentralizimit mbetet i mjegullt dhe i vështirë për t’u zbatuar. Edhe në takimete tjera ai e ka mbrojtur me vendosmëri çështjen e pavarësisë së Kosovës.


16 Nr. 84 - DHJETOR 2017

K

RINORËT E MB-SË

ëngën shqiptare, iku dhe rinia jonë, iku dhe humbi në kurbet, natyrisht e keni dëgjuar. Dhe natyrisht keni derdhur edhe lotë. Natyrisht, pastaj e keni kënduar vetë, e keni kërcyer, e keni vallëzuar… Është një këngë me një tekst që flet shumë për të gjithë. Por, tashmë ka dhe një lot zbutës në pamjen tonë, në arsyen tonë, në jetën tonë… Edhe ne, shqiptarët, jemi tashmë tre breza në Mbretëri të Bashkuar. Brezi që mori torbat në krah dhe u vendos në Mbretëri të Bashkuar, tashmë është pasuar nga fëmijët e vet, dhe më tej nga nipërit dhe mbesat. Ky fakt na bën akoma më shumë krenarë dhe natyrisht e shohim anembanë në sallat e shumta që mbushën nga shoqatat e ndryshme, ku kënga dhe vallja shqiptare hidhet e këndohet nga të tre brezat. Nuk janë më vetëm institucionet ku brezat bëjnë rrokadën e tyre, por dhe mjediset festive aty ku më së shumti ndodh prekja integrale e vëmendjes shoqërore. Madje, jo më kot nëpër salla vendosen dhe tre flamuaj, si përcaktorë të kësaj trinomie të jetës, që na bën të mendojmë më shumë për të ardhmen, për jetën dhe vazhdën e saj në shtetin ishullor. Festimet e shumta të shqiptarëve, të ndarë sipas organizimeve të tyre, Studentët e Universiteteve në Brunel, LSE, Westminster, UCL, dhe mjaft vende të tjera akademike kanë festuar me moton e respektit dhe traditës festive për 105 vjetorin e Pavarësisë. Kështu festuan Ardhmëria, Peja,

Arbëria, Shpresa Programme, MEAF, shqiptarët e Brighton dhe mjaft organizata e shoqata të tjera. E kudo në plan ishin tre brezat. Por rinorët janë ata që folën më shumë. Janë ata, që kanë kërkuar me talentin, angazhimin, respektin dhe forcën intelektuale të marrin në dorë

stafetën e tyre. Rinorët janë modele të ndryshme. Tek Ardhmëria janë në planin kulturor, në planin arsimor, tek Peja, pikniqet, organizimet sociale, ndihmat për skamorët në vendlindje, tek Shpresa Programme janë rreth planeve dhe projekteve integruese e më gjerë, tek Arbëria janë një angazhim

dhe tek studentët janë vlerat më të larta e të padiskutueshme. Kur themi rinorët, natyrisht nënkuptojmë forcën më të integruar shqiptare të të gjitha kohërave. Dhe ndaj ndjehemi akoma më të lumtur e më të gëzuar për fatet dhe jetën tonë në të ardhmen.

Sojëria e artit: konventat letrare: e shkuara, e sotmja, e ardhmja (vijon nga faqja 14) Ndoshta, një nevojë reale e korrigjimit, është të korrigjojmë këtë: ajo që e propozuam si kthimin e këtyre antikuarëve që enden praparrugthi nga e kaluara e largët për të kaluarën e afërt, paqthi dhe mes konventave më të përparuara të letrave, të cilat janë tashmë krijuar, por janë infektuar nga uzurpimet komerciale, panairet, dhe janë ‘vrarë’ nga shtëpitë botuese pa kriter, mungesat institucionale dhe sponsorizuese të shkrimtarëve. KONVENTAT PËRTEJ “LETRARËSISË SË SOTËSHMET” Që letërsia të shkojë në shtratin e saj duhet konventa kryesore, të dihet se çfarë ndodhi me baballarët, dhe për më shumë tek gjyshërit e stërgjyshërit, të cilët i bëmë dhe i lexuam mes letrave, edhe pse derdhën gjakun për Iliri, Arbëri, Shqipëri të lirë, dhe i njollosëm mes injorancës së letrave, si “jabanxhinj?!”. Kam lexuar së fundi një roman nga koha e stërgjyshërve tanë, “Gruaja me të bardha” i shkruar në vitin 1859 me autor Wilkie Collins,

ku Sir Percival Glyde diku thotë: “Të huajt e juaj janë të gjithë të ngjashëm”, dhe ne kujtoj se të tillë të huaj kemi bërë me kohë, si në të shkuarën, në të tashmen dhe jemi të gatshëm ti bëjmë dhe në të ardhmen… Të huaj në dheun e të parëve të tu?! Të huaj në letrat e tua?! Pastaj le të mendojmë si krijues e jo thjesht si “patriotë”, duke filluar të lavdërojmë e të kritikojmë dhe dheun që na lindi! Rastësisht këto ditë lexova një shënim personal të një miku për mikun e tij, (sigurisht mes letrave të “letrarësisë së sotëshmet”, do të thoshte shkrimtari ynë F. Myrtaj) dhe në brendësi të shënimit lexova afërsisht: “një herë dëgjova nga persona të tipit ‘ftohës’ të kulturës, vërejtjen se njerëzit e thjeshtë nuk e pëlqejnë bukurinë e vendit”. Ky është një gabim i rrënjosur në krenarinë intelektuale e mediokritetit. Madje është një nga shembujt e shumtë ku e vërteta në ide pikëtakon ekstremin e “letrarësisë së sotëshmet” (nënkupto: letërsisë së sotme). Le ta themi shkurt. “Të thjeshtit” apo “të thjeshtët”, supozohet të jenë lexuesit tanë, apo dhe moslexuesit e sotëm. Por ama janë “të thjeshtët”, kështu, të vlerësojmë

virtytet e tyre, se nuk janë thjesht “të thjeshtët e turmës”, se nuk është e thënë se duhet të jemi në një nivel me të (sikurse unë s’jam) ose të jemi shumë të lartë deri në pakapshmëri të “letrarësisë së sotëshmet”, si shenjtorë (gjë që vërtet nuk jam e mjaft miq të mi nu kjanë, përfshirë dhe F.M.). Kjo është thuajse shtresërim (për të mos thënë rrënim apo sheshim) i “çatisë” letrare. Kjo është pothuajse e njëjtë me jo-estetikën, zhargon dhe këputje kot, e vrazhdë që mund të lëshohet pa një shije e (pa)vërtetë letrare, nga një shije thjesht të dhënë pas librave, numrit aritmetik të tyre, duke bërë kështu majanë e vërtetë të “letrarësisë së sotëshmet”. Dhe kur këto zhargone të kultivuara thonë se kohërat e diktura nuk flasim me forcën e Natyrës, në atë mënyrë që të vlerësojmë vetë Natyrën, ata, pra zhargonet, me të vërtetë do të thotë se flasin ashtu sikurse dinë ata, nuk do të flasin në një mënyrë të dhënë prej librave, por të thënë pas librave. Duke përfunduar Sojëria e artit është tendenca e lëkundshme që konsiston tek pikëpamja se ekziston vetëm e tashmja. Mes kësaj sojërie, jashtë konventave letrare, ku

normëzohet e shkuara, e sotmja, e ardhmja, argumentuam se ne nuk mund të flasim për gjërat që ekzistojnë në të kaluarën apo në të ardhmen, pa pasur një hapësirë të gjerë njohurish filozofike për ekzistencën. Pra, që diçka të ekzistojë me përkufizim do të thotë se duhet të ekzistojë në të tashmen. Për shembull, mund të themi se është e vërtetë që ekziston kultura shqiptare e formës gojore, kanë ekzistuar në të kaluarën të gjitha format folklorike, vetëm për shkak se ekzistojnë sot nga gjendja aktuale (këngët, përrallat, rrëfimet, etj.), ekziston shkrimi, letërsia e domosdoshme, që është e gjurmueshme për ekzistencën e vlerave. Në mënyrë të ngjashme, deklarata “do të vdes një ditë” është e vërtetë për shkak të faktit aktual se jemi një qenie biologjike, jo nga vlera e vërtetë e ngjarjes së ardhshme në vetvete. Kjo në letrat shqipe, natyrisht frymëzuar edhe nga sojëria e artit, ku bazë janë konventat letrare të derivuara tek e shkuara, e sotmja, e ardhmja, kërkon një vëmendje më të madhe, që në auditore, që në formën e marrjes së leksioneve, për të shkuar më tej tek vetë libri, botimi dhe skenografia e stiluar “alla-komercialitet” e panaireve.


17 Nr. 84 - DHJETOR 2017

105 VJETORI I PAVARËSISË DHE FLAMURI KOMBËTAR

Flamuri shqiptar do të thotë dashuri dhe liri. Shqiptarët janë të bekuar me një lloj dhe duke i dhënë sprit. Kur bëhemi të suksesshëm, gjejmë mënyra për ta kthyer atë tek ata me më pak fat.

Për nder të 28 Nëntorit, 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në mjaft salla, mjedise kulturore, restaurante dhe mjedise studentore u organizuan mjaft aktivitete festive. Në Universitetin Brunell dhe në Westminster, studentët kaluan percepsionet festive. Ata të bashkuar treguan forcën e tyre festive rinore shqiptare. Në salla të tjera, sikurse ishte gjatë një festimi model në Pimlico Church ku ekipi i Shoqata Ardhmëria të drejtuar nga intelektuali Lutfi Vata ngriti lart 105 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me praninë e Deputetes Karen Buck, Ambasadorit Qirjako Qirko, Kryetarit të Bashkisë Brent, etj., ktheu festiven në masivitet të respektuar. Me praninë e drejtuesve dhe përfaqësuesve të shoqatave të tjera Dr Zamira Perfundi Ruspi, Kadime dhe Ruzhdi Jata, Mithat Ibrahimi, anëtari i Bordit të Ardhmëria dhe specialist i strehimit në Brent Lavdrim Krashi, biznesmenit Xhevat Lita dhe mjaft aktivistë vullnetarë e mësuese të shkollave të Arsimit Plotësues shqip të Ardhmëria salla ishte një model më vete. Ishin dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Londra dhe jashtë Londre si intelektuali Petrit Shahini e mjaft të tjerë, Drejtuesit e programit Bashkim Reci dhe zonjusha Lleshi ndezën sallën plot. Spektakli i fëmijëve ishte mjaft domethënës dhe meritorja u takonte mësueseve. Në mjaft nga këto salla ne i kërkuam disa shqiptarëve dhe lexuesve të gazetës sonë pyetjen: “Çfarë do të thotë flamuri Kombëtar për mua?” Pra me pyetjen “Çfarë do të thotë flamuri Kombëtar për mua?” ne mësuam nga të gjithë se ishte vlera dhe simbolikja, ishte ajo më e natyrshmja, emocionalja, identitarja, kombëtarja që na qasej si arsye.

Arbëri, student na tha se “Nëse e shikojmë flamurin e kombit tonë gjatë udhës së besnikërisë, himnit kombëtar, ose për të kontrolluar valëvitjen me forcën e erës, shumica prej nesh ndiejnë një ndjenjë krenarie. Krenaria për të qenë një vend demokraci, mundësi dhe liri.” Liridona, një e re entuziaste shtoi “unë gjithashtu shikoj flamurin tonë me sytë e një qëndistare, jo atyre që e qëndisën, por mua, si një nënë që ka bërë veshje, rroba për lojëra dhe veshjet e festave për vajzat e mia për dy dekada, flamuri është një model referimi”. Ana na tha se “Si rrobaqepëse shoh se si është vendosur flamuri ynë, dhe është mjaft domethënës. Disa flamuj të kombeve janë kombinacione të ngjyrës, i yni është me një ngjyrë të kuqe me një imazh të shtypur të shqiponjës dykrenore në të. Asnjë modelim përtej buzëve rreth buzëve, krejt liri e pastër. Flamuri ynë është i pastër. Kjo do të thotë që fusha e tij është e lirshme. Fusha e kuqe është e mbushur dhe përfunduar në të njëjtën mënyrë, dhe pastaj shqiponja dykrenore, është në një proces që kërkon pak kohë kur bëhet me dorë.” Indriti na tha se “Ashtu si flamuri ynë, vendi ynë kërkon përfundimin e punës; në fakt, puna jonë përfundimtare si një vend është një proces i vazhdueshëm. Na merr të gjithë ne që marrim pjesë në jetën qytetare të vendit tonë për të mbajtur së bashku këtë simbolikë.” Ernesti na tha se “Flamuri Kombëtar do të thotë për mua një adhurim të sakrificës, mundësi, vullnetarizëm, liri, privilegj, përgjegjësi dhe vlerësim.” Si një ish ushtarak në Shqipëri, Nali na tha se “admiroj dhe çmoj sakrificën, trimërinë dhe heroizmin që burrat dhe gratë tona në forcat e

armatosura shfaqin çdo ditë. Flamuri shqiptar tashmë përkrah aleatëve tanë të NATO-s përfaqëson sakrificën e vetmuar të këtyre heronjve të vërtetë, nëse ajo ngrihet në një fushë beteje apo shpaloset mbi një fushë festive.” Si mësues dhe drejtues në Atdhe, po dhe si drejtues i Shoqatës “Ardhmëria”, Lutfi Vata na tha se kam kaluar një pjesë të çdo mëngjesi duke recituar me nxënësit, Hymnin Kombëtar, aty kam mbetur heshtazi për të dorëzuar zemrën, përpara flamurit Kombëtar. Flamuri shqiptar do të thotë dashuri dhe liri. Shqiptarët janë të bekuar me një lloj dhe duke i dhënë sprit. Kur bëhemi të suksesshëm, gjejmë mënyra për ta kthyer atë tek ata me më pak fat. Flamuri Kombëtar do të thotë për mua “përgjegjësinë që kemi për të siguruar që Atdheu dhe shqiptarët të vazhdojnë të përparojnë dhe vazhdojnë të japin shpresë për ata që dëshirojnë një mënyrë më të mirë jetese. Nga të gjitha këndet ku jetojnë shqiptarë, ne shpesh e nderojmë flamurin Kombëtar me një përshëndetje dhe një interpretim të Hymnit. Kjo traditë nënvizon rëndësinë e fuqishme dhe emocionale të flamurit kombëtar për ne si komb, i pandarë. Së fundmi, flamuri Kombëtar do të thotë një vlerësim i thellë për ata që u larguan, të cilët ndihmuan në Pavarësinë dhe prosperitetit e vazhdueshëm të vendit, - vendi më i bukur në botë. Le ta mbyllim këtë me një thënie të Norës, aktivistes së papërtueshme, “Unë premtoj besnikëri ndaj flamurit të Shqipërisë, dhe nderit Kombëtar për të cilin qëndron, një komb nën Perëndinë, i paharruar, që dëshiron të jetojë me liri dhe drejtësi për të gjithë.


18 Nr. 84 - DHJETOR 2017

FINANCAT: SI DO TË TAKSOHEN SHTËPITË NGA VITI 2018 Nga GENC KONDI

Q

everia po bëhet gati të përfshijë në Paketën Fiskale 2018 taksën e re mbi pronën, por ende nuk po shpjegohet se kur do të fillojë ajo së funksionuari. Zakonisht, ligjet apo aktet nënligjore që përfshihen në një Paketë ndryshimesh të rregullave fiskale duhet të hyjnë në fuqi që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Por, sa i përket amendimit që kërkohet të bëhet në taksimin e pronave të patundshme, ka një paqartësi të madhe, edhe pse ministria e linjës deklaron se ajo do të hyjë në fuqi menjëherë. PROBLEMI Ja çfarë deklaronte në mars të këtij viti përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Anita Tuladhar: “Shqipëria mbetet prapa shumë vendeve të tjera në mbledhjen e tatimit të pronës. Kjo pjesërisht reflekton mungesën e një kadastre të duhur të pronave, e cila ka bërë të vështirë zbatimin e plotë edhe të ligjit ekzistues të tatimit të pronës. Pra, qeveria shqiptare është e fokusuar, së pari, në krijimin e një kadastre fiskale, përmirësimin e mbulimit të pronave dhe zbatimin e mbledhjes së tatimit mbi pronën në bazë të legjislacionit aktual. Pas kësaj, procesi i prezantimit të tatimit mbi pronat, të bazuar në vlerë, do të duhet të vijojë me hartimin e kuadrit ligjor, të ketë konsensus të brendshëm politik në këtë hartim, të mobilizojë mbështetje nga donatorët dhe vendet fqinje për ndihmë teknike dhe të realizojë çështjet teknike dhe ligjore të lidhura me të”, ka pohuar ajo. FMN ka qenë gjithnjë nxitës i ndryshimit të taksimit mbi pronat e paluajtshme në Shqipëri. Sipas të dhënave të OECD për vendet vendet e zhvilluara, të ardhurat nga taksa e pasurisë në Itali janë sa 2.8% e PBBsë, në Greqi 2% e PBB-së, në Zvicër sa 1.9% e PBB-së, Austria 0.6%, Sllovenia 0.6%, Hungaria 1.3%. Nivelin më të lartë e mbajnë Britania dhe Franca, që mbledhin nga taksa e pasurisë 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rajoni ynë e ka këtë tregues në rreth 0.7-1% të PBB-së, ndërsa vendi që ka performancën më të mirë është Kroacia, me rreth 2% të PBBsë. Statistikat tregojnë se Shqipëria

ka rendimentin më të ulët në rajon për tatimin e pronës. Të ardhurat nga tatimi mbi pasurinë janë më pak se 0.3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2016, të ardhurat nga taksa e pronës në total për 61 bashkitë në vend ishte 3.9 miliardë lekë, ose rreth 29 milionë euro, me një rritje prej gati 20% në krahasim me vitin e mëparshëm. 82% e të ardhurave nga kjo taksë, vijnë nga taksa e ndërtesës dhe të tjerat nga taksa e tokës bujqësore. Të ardhurat nga taksa e pronave përbënin 5.7% të të hyrave totale të pushtetit vendor në vitin 2016. Eficiencën më të madhe në mbledhjen e taksës së pronës rezulton ta ketë bashkia e Vorës, që siguron gati 15% të të ardhurave nga taksa e pronës. E dyta është bashkia e Belshit, me 11.2% dhe e treta ajo e Tiranës, me 10.6%. Nga qytetet e mëdha më

për të plotësuar adresarin e ndërtesave. Por qeveria nuk ka shpallur ende se kjo punë ka përfunduar. Sidomos, është e vështirë të mendohet që ai është plotësuar edhe për zonat më të thella të vendit. Sipas specialistëve, ende 60 për qind e ndërtesave në vend ende nuk janë as të hipotekuara. Dhe vështirësia nuk qendron vetëm këtu. Ky do të ishte hapi i parë. FMN sugjeron, gjithashtu, që të gjendet konsensusi politik mes forcave kryesore në vend për të miratuar ndryshimet e duhura ligjore lidhur me taksimin e pronës, që pritet të përfshihen në Paketën Fiskale 2018. A mund të mendohet se kjo do të arrihet, në situatën e ndezur politike të momentit? Dhe, së fundi, vjen vështirësia teknike, që duhet të jetë më e madhja nga të gjitha. Burime zyrtare nga ministria

dobët është Shkodra, që siguron vetëm 3.8% të buxhetit nga taksa e pronës. Më keq nga të gjithë është Bulqiza, që pothuajse nuk e mbledh fare këtë taksë, e cila përbën vetëm 0.2% të totalit të të ardhurave. Kryeqyteti i vendit, Tirana, ku jeton rreth një e treta e popullsisë, ka arkëtuar 1.5 miliardë lekë taksa nga prona në vitin 2016, ose 39% të totalit të vendit. Pagesa e disa taksave bashkë me faturën e ujit i ka rritur me 47% të ardhurat nga taksimi i pronave në kryeqytet. FMN sugjeron që, me një formulë të re, taksat mbi pronën të sjellin të ardhura të barazvlefshme me rreth 0.55-0.6% të PBB-së së vendit. Kjo do të thotë që të ardhurat e pritshme nga ky zë të arrinin në rreth 65 milionë euro, me më shumë se dyfish në krahasim me 29 milionë eurot që paguajnë banorët e 61 bashkive në vend.

e Financave thonë se projekti që është përgatitur tashmë parashikon kalimin, nga tatimi sipas zonës dhe vjetërsisë së ndërtesës, në tatimin sipas vlerës reale në treg të saj. Pra, ekipe të tëra vlerësuesish dhe tatimorësh do të angazhoheshin në gjithë vendin për të vlerësuar veç e veç çdo ndërtesë, pasi dy të tilla mund të jenë ngjitur me njera-tjetrën, por vlerën do ta kishin të ndryshme, në vartësi të cilësisë, amortizimit, shërbimeve që ofrojnë (ashensor, depozita uji, etj), etj. Kjo është praktikisht e pamundur të arrihet në vetëm këdo dy muaj e gjysmë që kanë mbetur nga viti në vazhdim.

ZGJIDHJA Po këtu ka disa probleme. Siç e thotë edhe përfaqësuesja e FMN-së, pengesë e madhe është mungesa e kadastrës së plotësuar të ndërtesave në vend. Kjo është përpjekur të zgjidhet kohët e fundit nëpërmjet një projekti, të zbatuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bashkë me ministrinë e Brendshme,

FORMULA Por, le të kthehemi tek formula e taksimit të ri, që është përgatitur nga ana e specialistëve të Financave publike. Çfarë propozojnë ata? Aktualisht, vlerësimi bëhet në vija të trasha, duke u nisur nga jetëgjatësia e banesës dhe zona në të cilën ndodhet. Kështu, përdoret si vijë ndarëse viti 1991, për të taksuar më lirë ndërtesat më të vjetra, si dhe ndahen bashkitë në disa zona, duke taksuar më pak ato që janë në periferi. Qytetarët e Tiranës tashmë kanë kohë që paguajnë taksën e shtëpive, të ndarë në 12 muaj, bashkë me faturën e ujit, që është titull ekzekutiv i

detyreshëm për t’u paguar. Ndërtesat më të vjetra taksohen për familjet me 150 lekë në muaj, ndërkohë që ato më të reja paguajnë dyfishin. Kështu, një familje brenda Unazës së Mesme paguan mesatarisht nga 13 deri në 27 euro në vit për taksë banese. Kurse bizneset taksohen gati me dhjetëfishin e kësaj pagese për pronat e patundshme që kanë në pronësi. Me formulën e re, fatura do të ndryshonte, duke përdorur disa koeficientë, me të cilët do të shumëzohej vlera e asaj prone. Për këtë, do të llogaritej vlera reale, që do të kishte në treg ajo pronë, në rast se dilte në shitje. Kjo do të thotë që, nga taksa fikse, që është aktualisht, do të kalohej në një taksë “referencë”. Kështu psh, për një banesë luksoze, me vlerë 250 mijë euro, do të përdorej koeficienti 0.114%, nga ku do të rezultonte një taksë prone me vlerë 285 euro në vit, ose gati 24 euro e ndarë në secilin nga 12 muajt e vitit. Pra, pronari i asaj banese do të shihte në faturën e ujit pagesën mujore prej 3.200 lekësh të reja.Në rast se banesa do të vlerësohej me 120 mijë euro, shifra mujore e taksës do të ishte 11.4 euro, pra 1.300 lekë të reja. Për të zbritur në një taksë prej vetëm 2.2 eurosh apo 300 lekësh të reja në muaj për një apartament modest që vlerësohet me 35 mijë euro. Në të gjitha këto raste do të kishim një rritje të konsiderueshme të taksës që paguhet aktualisht (150 – 300 lekë në muaj). Ndërkohë, autorët e kësaj formule të re propozojnë uljen e ndjeshme të taksimit të bizneseve për pronat e tyre. Gjithashtu, ditët e fundit është sqaruar se shtëpitë e dyta apo të treta të një individi apo familjeje nuk do të taksohen me koeficient më të lartë – një praktikë fiskale kjo, që e përdorin shumë vende të zhvilluara por ato do të vlerësoheshin si gjithë banesat e tjera. Kjo do të ndihmonte më të pasurit e shoqërisë shqiptare, që kanë më shumë se një shtëpi.

ZBATIMI Përballë këtyre problematikave, duket e vështirë që të fillojë të zbatohet menjëherë taksa e re e shtëpive që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Por nuk është as e pamundur që të fillojë të zbatohet në mënyrë të pjesshme. Kështu, adresat e banesave në kryeqytet, sidomos pas verifikimit të fundit, të kryer nga ekipet e OSHEE-së, janë të gatshme, të paktën, për Tiranën. Burime nga Financat bëjnë me dije se ka shumë gjasa që zbatimi i taksës së re të fillojë pikërisht nga këtu, ku ndodhen edhe pjesa më e madhe e ndërtesave të vendit. Më pas, shtrirja do të kryhej gradualisht në të gjithë vendin, duke nisur nga hapësirat e tjera urbane drejt zonave rurale. Kjo do të ishte një sfidë e vërtetë për administratën, duke marrë parasysh vështirësitë, që i përmend edhe FMN-ja.


19 Nr. 84 - DHJETOR 2017

Gjemajl Bojku-Mjeshtri dhe Shaban Gashi -Zhivca: dy shqiptarë fisnikë, dy shokë, dy miq të pandarë

N

(Rrëfimi në kohë tjetër, jo thjesht për të kujtuar)

dërsa kameramani, Gentian Çerekja, i televizionit “Dardan”, të cilin e drejtoja unë, ishte drejtuar në sallën e madhe të Lojërave me dorë në qytetin e Elbasanit, lotët e Gzim Bojkut, kristalizoheshin në një mur të bardhë, të cilit i ravijëzohej në ballë Himni Kombëtar dhe Flamuri Kuq e Zi, të cilin e shihje kur nxënësit e Shkollës Pedagogjike kishin evenimentet e tyre. Ishte dita e parë që këta lotë dhimbjeje dhe malli për babain e tij të pamundur për të ardhur me ta të transferoheshin në dheun amë, aty ku shpirti i digjej që në rini prush. Mes asaj pamjeje të dhimbshme, natyrisht lotët nuk mund të mos bënin rrokadë. E gjitha pastaj mes lotësh transferohej në bisedë. Biseda me fjalë të përvuajtshme. Me fjalë dhimbëse… Në ditët që pasuan, duke u bërë miq të ngushtë, teksa nxitonim mëngjeseve sa në Kryq të Kuq, sa në vendet e ndihmave, Gzimi niste e më rrëfente për babain e tij të dashur, Gjemajl Bojku-Mjeshtri. E bisedat zgjeroheshin e kalonin kufij. Kalonin kënde miqsh e konakë shokësh. Gzimi më tregonte: “Babai im kishte një shok të ngushtë. E quanin Shaban Gashi. Ishte shoku

i babait tim. Ai, Shaban Gashi, sot do ti kishte mbi 100 vjet….” E kështu ngadalë e ngadalë, mësoja se Shaban Gashi dhe Gjemajl Bojku-Mjeshtri kishin punuar ortakë. Kishin punuar dhe ndarë dhimbjet dhe dertet bashkë. E kjo deri në vitet pesëdhjetë…”. Aty, nga vitet pesëdhjetë, Shaban Gashi, duke qenë i etur për Atdheun, Shqipërinë, duke mos duruar rregjimin asaj kohe në Kosovë, vendos të arratiset në Shqipëri. Shkon, por Shqipëria i del ndryshe. Atje e arrestojnë menjëherë. E kanë mbajtur disa vite dhe nga vitet gjashtëdhjetë e rikthejnë në ish Jugosllavi. Atje pastaj dihet. Dihet se si mund të ishte fati dhe jeta e një shqiptari patriot, aq më shumë si Shaban Gashi, që të gjithë e quanin dhe me nofkën, Zhivca, pasi ishte mjaft i gjallë, i shkathët dhe tejet jetik. Ai ishte mjaft energjik, dhe kjo energji e tij e ribashkoi përsëri me shokun e tij të mirë e besnik Gjemajl BojkuMjeshtri. Gzimi më tregonte se Shaban Gashi, ishte një njeri fisnik dhe më donte shumë, ndaj shumë gjëra i kam fituar nga ai, të cilit i jam mirrënjohës dhe kurë nuk do ta harroj në jetë të jetëve. Të dy, Gjemajl BojkuMjeshtri dhe Shaban Gashi – Zhivca, u bënë të famshëm me punën e tyre tek Qebaptorja e famshme e asaj kohe, që njihej me emrin “Apetit”. Ata të dy ishin mjeshtra të punimit të qebapave. Tek “Apetit” emri dhe vlerat ishin dhe një shtysë e këtyre dy emrave të respektuar. I pari, Gjemajl BojkuMjeshtri, është babai i Gzim Bojkut, i dyti është Gjyshi i biznesmenit mjaft të suksesshëm Sali Hoti. I pari nuk ka asnjë fotografi se i dogji e mallkuara luftë e Kosovës, ndërsa i dyti, me këtë foto të shpëtuar nga gjaku i tij, nga të dashurit e tij, flet më shumë se mijëra fjalë në këtë motocikël të kohës, që fliste për njerëz të aftë e të zotë. Shqiptarët ishin kombi më fisnik e më punëtor në ish-Jugosllavi, mësohet të kenë lënë bisedat në rrëfenja. Pos këtyre ajo që dihet e mbahet fort është se Gjemajl Bojku-Mjeshtri dhe Shaban Gashi – Zhivca ishin dy shqiptarë fisnikë, dy shokë, dy miq të pandarë. Një shembull dhe model për mjaft të tjerë.


20 Nr. 84 - DHJETOR 2017

ÇDO TË THOTË VITI I SKËNDERBEUT? MANDATI I DYTË I RILINDJES – VITI 2018 SHPALLET VITI I “ARGALISJES KUQEZI” “Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI i SKENDERBEUT”. Njoftimin e jep kryeministri Edi Rama, që u ka dhënë sihariqin shqiptarëve se viti 2018 do të jetë nën hyqmin e qeverisë, vit i argalisjes shtetërore. Çdo të thotë Viti i Skënderbeut? Me një akt që të kujton diçka nga monarkia dhe me përkujdesjen emocionale të një monarku z. Rama po hap siparin e qeverisjes kuqezi. Ta lëmë imagjinatën e cermonive dhe dekorit si monopol të kësaj qeverie areduesish të paepur dhe të presim me padurim estetikën qeveritare të vitit të ardhshëm 2018, që do të na shenjojë padyshim humorin politik të të mëdhenjve. Skënderbeu ka të mirën se bën bashkë politikejtë, siç përshkruan rracën e vet z. Rama, edhe në publik, pasi siç e dimë tashmë, ata janë baskë përditë në pazarin e pandalshëm mbi pasurinë publike të shqiptarëve. Artisti kryeministër mbetet gjithësesi në klasë krahasuar me idhullin e tij, Enver Hoxha, pasi ishte ky i fundit që vitin 1968 e ktheu në festë shtetërore me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së atij që historiografia e pas pavarësisë e njeh si heroin kombëtar të shqiptarëve. Vështirë se mund të gjendet një qasje festive më e pagdhendur për të fyer ata shqiptarë që kanë ca mend në kokë, duke u rekomanduar statusin e spektatorit në një festë ku kryeministri udhëheq berihanë shqipfolëse drejt apogjeut iluzionist të fishekzjarrëve dhe ndriçimit poshtë momumentit. Shpresa se Rilindja e Shqipërisë do të

1

ishte diçka e re, ndryshuese venitet këtu edhe formalisht, pasi çdo Rilindje ka heronjtë e vet. Ne kemi z. Rama, një organizator eventesh, besnik i një kalendari të vjetër të cilin po e shfleton dhe rishfleton duke sugjestionuar veten dhe të tjerët se me ngjyrat e reja do duket si kalendar i ri. MESAZHI I KRYEMINISTRIT Qeveria e Re e Shqipërisë shpalli Vitin Mbatëkombëtar të Skënderbeut. Një Komision i Posaçëm do të ngrihet, për organizimin dhe promovimin

JA PSE E SHPALLI RAMA 2018 VITI I SKËNDERBEUT! Kryeministri Rama ka njoftuar se vendimi i parë i qeverisë “Rama 2” është që viti 2018 të jetë viti i Skënderbeut. Viti 2018 përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbe. Skënderbeu lindi në vitin 1403. I përkiste familjes së Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Ai vdiq në me 17 janar 1468 në Lezhë.

Gëzuar Vitin e Ri 2018!

. Tani që Viti i Ri po afron gjithmonë e më shumë, unë po mendoj të gjitha bekimet e këtij viti që shkoi. Jam mirënjohëse për shumë njerëz të rëndësishëm duke të përfshirë edhe ty. Askush nuk e di se çfarë ka në dyqanin e tij Viti i Ri për ne, por ti mund ta presësh një kartë tjetër pushimesh nga unë.

2 3

e këtij viti ku përveç 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare. Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve te VITIT MBAREKOMBETAR TE SKENDERBEUT, është mëse i mirëpritur.

. Duke numëruar bekimet e mia, ty të uroj më shumë. Shpresoj që të gëzosh shumë nga të mirat e Vitit të Ri! Të uroj për shumë vjet Gëzuar, miku im! . Duke pritur Vitin e Ri, unë gjithmonë mendoj për dhuratat më të shtrenjta që prindërit më kanë bërë. Edhe pse jemi milje larg, ti gjithmonë je në mendimet dhe lutjet e mia. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri!

4 5

. Njohja me ty ka qenë Masteri im në miqësinë e vërtetë. Në Vitin e Ri, shpresoj që ta meritoj dashurinë dhe ngrohtësinë tënde. Të uroj një Vit të Ri të gëzuar! . Çdo fund është një fillim i ri. Mbaje shpirtin dhe vendosmërinë të patundur dhe gjithmonë do të ecësh në një rrugë me lavdi. Me guxim, besim dhe përpjekje, do ta arrish çdo gjë që ke dëshiruar. Të uroj një vit të lumtur!

6 7

. Pas me të vjetrën, përpara me të renë gjithçka në këtë mes qoftë e lumtur për ty! Gëzuar Vitin e Ri!

. Ndërsa mendoj për miqësinë tonë dhe sa të lumtur më ka bërë ajo mua, dua të të uroj shumë lumturi për vitin që po vjen!

8 9 10 11

. Urimet e mia për ty: fillim i mbarë për janarin, dashuri për shkurtin, paqe për marsin, asnjë shqetësim për prillin, qejf për majin, gëzim nga qershori në nëntor, lumturi për dhjetorin. Paç një 2016 me fat dhe të mrekullueshme! . Uroj në këtë Vit të Ri shpresa dhe aspirata të reja, së bashku me zellin, guximin dhe angazhimin tënd për t’i arritur. Të uroj gjithë të mirat dhe Gëzuar Vitin e Ri! . Uroj që Viti i Ri të të japë forcën për të përballuar sfidat e jetës dhe kurajën për të qetësuar ujërat e për të pasur gjithçka nën kontroll në çdo hap që do të ndërmarrësh! Është Vit i Ri, i dashur! . Viti i Ri shënon një fillim të ri. Njerëz të rinj për të takuar, aventura të reja për të shijuar dhe kujtime të reja për të krijuar. Të uroj një Vit të Ri të lumtur!


21 Nr. 84 - DHJETOR 2017

VITI 2018, VENDIMTAR PËR SHQIPËRINË

M

inistri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka thënë se Qeveria ka dhe do të ketë edhe atë të Integrimit brenda institucionit që drejton. Ai thotë se 2018 do të jetë vendimtar për Shqipërinë, duke qenë se paketat e zgjerimit do të diskutohen në pranverën e vitit të ardhshëm. Bushati vlerëson se është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi me opozitën në këtë proces, duke forcuar konsensusin kombëtar. “Më vjen keq të them se vitet e shkuara është luajtur shumë me datat por elementi kryesor ku duhet të referohemi është ai konvergjent. Mënyra si funksionojnë institucionet tona, mënyrën si reformohet shteti dhe shoqëria shqiptare, situata ekonomike. Këto janë tema që krijojnë presionin e domosdoshëm në shoqëri në mënyrë që qeveritë, vendimmarrësit kryesorë të marrin vendimet e duhura dhe të drejta. Duke qenë se jemi para fillimit të parlamentit të ri, shpresoj shumë që vullneti politik qeveriopozitë tek ky proces do duhet të demonstrohet me një cilësi më të madhe dhe me një bashkëpunim dhe më të strukturuar se në të kaluarën. Gjithë aktorët politikë shpresoj të kenë nxjerrë mësimet e duhura. 2018 është viti vendimtar, vetë BE në pranverën e 2018 do diskutojë për paketën e zgjerimit dhe në rast të një vendimmarrje për ne që shpresojmë që do të jetë pozitive për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, periudha 1 vit e gjysmë përpara do jetë vendimtare sepse 2019 do të jetë rinovim institucionesh ne BE. Dhe kur ka rinovim institucionesh dhe mandatesh nuk ka domosdoshmërish një fokus tek ky lloj procesi. Dhe në kuadër të ristrukturimit qeveritar është vendosur që procesi i integrimit europian të kanalizohet brenda një strukture unike duke u përgatitur për fazën e ardhshme, procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Sot për sot kjo lloj retorike restrektive apo këto lloj përku-

fizimesh për Ballkanin kanë rënë. BE lëviz ndonëse jo me atë lloj shpejtësie dhe vrull që ne dëshironim të lëvizte. Por e sigurt është se ku ka vullnet për reforma, ku ka vullnet për transformimin është e vështirë të thuhet që BE nuk është përgjigjur. Kishte vullnet për të ecur përpara me statusin e vendit kandidat dhe BE erdhi me përgjigjen përkatëse. Tani është e qartë se topi është në fushën tonë dhe ne nevojitet të forcojmë më tej konsensusin kombëtar dhe dialogun politik në mënyrën që integrimi europian të mos jetë thjesht retorikë por të jetë dhe ai që ne dëshirojmë ta konsiderojmë si projekti ynë i vetëm kombëtar” BUXHETI 2018 KA NË FOKUS PUNËSIMIN DHE SHTETBËRJEN Kreu i maxhorancës Edi Rama thotë se ekonomia e vendit ëshët në nivele të qendrueshme. Sakaq Rama u shpreh se ekspor-

tet rezultojnë me një rritje 13% importet 6.3%. Investimet e huaja direkte, Rama u shpreh se kap shifrat e 18% rritje investimet në vend. Buxheti është ndërtuar me përgjegjësi dhe realizëm duke e parë kemi një rritje reale. Rama u shpreh se buxheti 2018 ka në fokus punësimin dhe shtetbërjen. “Shqipëria sot sipas të gjitha të dhënave ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, këtë e thotë edhe BE që e vlerëson vendin tonë në konstatimin e vet për uljen e borxhit dhe konsolidimin e financave:, u shpreh Rama. Kryeministri theksoi se kemi rritjen ekonomike më të madhe në rajon. Dhe përsa i përket taksimit Rama tha: “Kush paguhet më pak do paguaj më pak!” “Jam i bindur që me projekt buxhetin 2018, ne vendosim bazë të re për të bërë shumë më tepër. E tregon këtë shifra e rritjes së të ardhurave në buxhetin e vitit 2018, e cila

kap nivelin 28.1% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Buxheti do financojë ulje të nivelit të borxhit publik. Borxhi publik do reduktohet në 2.5% dhe nga ana tjetër, paketa fiskale e vitit të ardhshëm do nxisë formalizimin e gjithanshëm të ekonomisë në një kosto të papërfillshme për biznesin e vogël. Mënyra e taksimit të ndërtesës, pasi kalohet nga taksa e sheshtë, do kalohet në taksimin në bazë të vlerës së pronës. Do zërohet taksa e banesës për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Politika jonë e taksimit nuk rëndon më të dobëtit, synon lehtësimin sistematik të atyre që kanë më pak të ardhura,” tha Rama. “Në tremujorin e dytë të këtij viti prekëm kufirin e 4%-it. Sipas të dhënave, kemi gjallërim të ndjeshëm të kërkesës së brendshme private dhe këtu vlen të nënvizohet rritja e konsumit në gjysmën e parë të vitit që po mbyllim. Po ashtu, i ndjeshëm është edhe përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare, eksporti është rritur me 13%, dhe importet me 6.3%. Së treti rritja e shpenzimeve publike, investimet u rritën me 13% në gjysmën e parë të këtij viti. Edhe investimet e huaja janë rritur pozitivisht me 18% krahasuar me një vit më parë. Rezultatet e anketës së forcave të punës, vihet re rritje e punësimit me 13.5% në gjysmën e parë të viti, shkalla e papunësisë vijon rënien. Po verifikohet nga shifrat e këtij viti, buxheti është ndërtuar i tëri me përgjegjësi dhe realizëm që ka karakterizuar edhe buxhetin e këtij viti. Mjafton të shohim të ardhurat nga tatimet e doganat me rritje 7%. Rritja reale ekonomike në tëërësinë e saj, pritet 3.9%, e kalon parashikimin fillestar. Shqipëria sot ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon, këtë e thotë edhe Bashkimi Europian. Për ne këto shifra nuk mund të thonë se njerëzit të duartrokasin qeverinë, ne nuk jemi aspak të lumtur se duam shumë më tepër, “ tha Rama.

Huffington Post: Kosova, një thesar i njerëzimit në Ballkan përkasin rrugës drejt paqes dhe suksesit.

LIRIM GREJÇEVCI

V

endi më i ri në Evropë është mrekullia e lindur nga hiri perandorak dhe zhurma e ish-Jugosllavisë. Historia e saj është aq e pashembullt ashtu siç është e dhimbshme. Gjatë dy mijëvjeçarëve, Kosova u gëlltit nga Perandoria Romake, Bizantine dhe Osmane përpara se të kalonte në Mbretërinë dhe më vonë në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë. Kombi i vogël ende në pritje të certifikatës ndërkombëtare të lindjes është një koleksion i paradokseve. Me një shumicë dërrmuese të shqiptarëve sipas përkatësisë etnike, rrënjët e kulturës dhe gjuhës së saj arrijnë në thellësitë e një fisi të lashtë ilir. Për pjesën më të madhe të shekullit të 20të, popullata kosovare u mbajt nën kthetrat e Serbisë deri në vitin 1999. Kur pjesa tjetër e Bllokut Lindor po kalonte drejt demokracisë dhe tregut të lirë, Kosova po fillonte luftën e saj për liri, transmeton zeri. info Gjatë kohës së shkatërrimit të Ballkanit nga lufta, bota mori një qëndrim. Pas vitit 2000, u vendos që opsioni më i sigurt dhe i vetëm për Evropën ishte një Kosovë e pavarur dhe sovrane. Megjithatë, historia e trazuar dhe shumë e re vazhdon të

pengojë ngritjen e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Megjithatë, vendi mbetet me shpresë. Fakti që gjendja dhe ekonomia e saj ende janë duke marrë këmbët, kjo nuk përbënë pengesë për të kufizuar potencialin e kapitalit njerëzor të Kosovës apo për ta zbehur freskinë e vizionit të saj. Z. Lirim Greiçevci ndan njohuritë e tij për rrugën e mprehtë të Kosovës drejt pavarësisë pasi ai ka qenë pjesë e saj që nga fillimi. Ndërsa ai flet për marrëdhëniet e vështira me Serbinë kokëfortë, një mesazh lartësues del nga reflektimet e tij. Njerëzit që mishërojnë integritetin dhe kombinojnë dhembshurinë me praktikën, gjithmonë hasin një vëmendje të madhe dhe një dorë që ndihmon. Kosova shërben si një kujtesë se urrejtja dhe frika kanë këmbë të shkurtra, ndërkohë që falja, toleranca dhe durimi i

ISHIM PJESË E PERANDORISË OTOMANE PËR 500 VJET DHE SHUMË NJERËZ U KTHYEN NË ISLAM Kosova dikur ishte pjesë e Perandorisë Romake, pastaj Perandorisë Bizantine dhe më pas u pushtua nga Osmanët. Kemi qëndruar nën kontrollin e tyre për 500 vjet. Para kësaj, shqiptarët e Kosovës ishin kryesisht të krishterë. Pasi u integruam në sferën osmane, shumica e njerëzve u kthyen në kulturën dhe fenë e saj. Kjo ishte mënyra e vetme që ne mund të merrnim pjesë në jetën publike të perandorisë. Është gjithashtu arsyeja pse aleanca me Perandorinë Osmane ishte aq e fortë për ne.Nuk kishte lëvizje kombëtare autoktone brenda venditDobësitë ishin se nuk kishte bazë për intelektualët që të rriteshin, brenda kulturës sonë në shtëpi. Osmanët nuk kanë lejuar shkollat ënë gjuhën shqipe. OSMANËT U PANË SI MBROJTËS Kur vendet e tjera të Ballkanit u bashkuan me Rusinë në prag të Luftës së Parë Botërore, shqiptarët e gjetën veten në një situatë shumë të ndërlikuar. Nga frikë se ata do të humbnin territorin e tyre nga vendet fqinje, populli ynë vendosi

të bashkohej me osmanët. Fati ynë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore ishte i ndryshëm nga ai i shumicës së rajonit Ne nuk u liruam si të tjerët, por u nënshtruam. Territori i Kosovës u pushtua nga Mbretëria e Serbisë në vitin 1912. Që nga ai çast, liria jonë u shtyp në mënyrë të pamëshirshme. Shpronësimi i tokës, deportimet, burgosja, mungesa e mundësive për mbijetesë dhe suprimimi i arsimit ishin normë. Është zbatuar një politikë e qëllimshme e kolonizimit. Qëllimi ishte të nxiste shqiptarët të braktisin Kosovën. Shumë komunitete lokale u zëvendësuan nga serbët. Kjo ndryshoi përbërjen etnike të Kosovës. KOSOVA U MASHTRUA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Ekzistonte një konsensus i përgjithshëm se Kosova do të vendoste fatin e saj pas luftës. Por fakti që disa shqiptarë të Kosovës mbështetnin gjermanët dhe italianët gjatë luftës, shërbeu si një justifikim për të na mbajtur në Jugosllavi me forcë. Ne kurrë nuk ishim të kënaqur në Jugosllavi. Kishte demonstrata dhe kryengritje në vendin tim derisa Presidenti Tito e bëri Kosovën një provincë autonome. (vijon në faqen 22)


22 Nr. 84 - DHJETOR 2017

1

-Stop! – Stop duke fajësuar atë për çdo gjë, sidomos kur ju e dini se ajo/ai është një valvul sigurie. Nëse vazhdimisht do të fajësoni njëritjetrin, do të akumuloni tension dhe do ta poshtëroni partnerin.

6

- Guxo. Ndihmojë atë për të parë vështirësitë pa dëmtuar entuziazmin e tij. Shumë shpesh ne ‘shkelmojmë’ ëndrrat racionalite dhe dashurinë e tjetrit pa e kuptuar se brenda tij/saj ka një ‘fëmijë’ imagjinar në pritje për t’u liruar.

2

7

3

8

4

9

-Ti/Unë- Para se të tregoni me gisht, shikoni në pasqyrë. Pyesni veten se çfarë doni ju me të vërtetë nga ky vit … dhe filloni të bëni atë! Flisni më pak, dëgjoni më shumë, dhe ai do veprojë më shumë. Rutina do të ndryshojë në mënyrë shembullore. - Ndalo – Nëse në fund të ditës ai shikon TV, ndërsa ju jeni duke larë enët dhe mezi prisni që të shkoni në shtrat, tashmë është koha për të ndryshuar diçka. Si do të ishte sikur të shihnit një film të përqafuar në shtrat? Gjeje kohën. -Magjia e vërtetë – Çfarë ju bëri të bini në dashuri me të? Për secilin prej nesh përgjigja mund të jetë shumë e ndryshme. Sfida e vërtetë është që të shikojmë në sy dhe vazhdojmë të ëndërrojnë se bashku.

5

- Ndizu- Për të vendosur sërish zjarrin, ju duhet të rizbuloni pasion para së gjithash në veten tuaj. Dilni jashtë, notoni, hani mirë dhe do filloni të duani më shumë trupin tuaj.

- Shihuni- Kontakti empatik është dashuria, kujdes: Ne kemi nevojë për atë, në çdo moshë. Puthje dhe përkëdhelje. Seksi dhe pasion në të gjitha format e saj. - Ushtro kuriozitetin – Si e jetoni kohën tuaj të lirë? Besoj jo deri të dielën në dorë me fshesë me korrent. Koha e jetës është e shkurtër dhe e brishtë, ndaj të mësojmë për të shijuar atë në çdo moment. Shpikni udhëtime, hobi. -Më pak perfekt- Sipas një studimi, perfeksionizmi është një prej armiqve tanë kryesorë. Vetëm stresi! Ndaj pranojeni tjetrin ashtu siç është.

10

- Një projekt së bashku- Besimi është një dhuratë. Duke kultivuar ëndrrat sëbashku, do të jetë ‘rënie’ në të panjohur. Ndaj, pranojini gjërat ashtu siç ju vinë… dhe buzëqeshni sa më shumë. Gëzuar 2017-ën plotë me dashuri.

Huffington Post: Kosova, një thesar i njerëzimit në Ballkan (vijon nga faqja 21) Por kur vdiq Tito në vitin 1980, serbët filluan të suprimojnë autonominë. Përfundimisht, çdo shpresë për sovranitet u shfuqizua në vitin 1989 dhe shqiptarët e Kosovës u dëbuan nga e gjithë jeta institucionale. NE KRIJUAM NJË SHTET PARALEL BRENDA SHTETIT Ne mbajtëm një referendum të pavarësisë në vitin 1991, por nuk u përfill. Kosova pastaj bëri përpjekje me rezistencën paqësore dhe mosbindjen civile. Ne drejtuam shkollat ëtona, spitalet dhe kishim një qeveri në mërgim në Gjermani. Nga frustrimi se rruga paqësore nuk po funksiononte, një grup i fshehtë formoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Serbia reagoi menjëherë me represione. Masakra dhe djegia e shtëpive, çuan në zhvendosjen e një milion njerëzve. Përfundimisht, në vitin 1999 ishte një marrëveshje paqeje e lehtësuar nga bashkësia ndërkombëtare. Ne e pranuam marrëveshjen e paqes, por serbët e hodhën poshtë atë. Ata ndërmorën një mision për deportimin e pothuajse të gjithë popullsisë në Shqipëri, ata vranë 10,000 njerëz, dogjën 100,000 shtëpi, përdhunuan 20,000 gra. Si rezultat, bashkësia ndërkombëtare vendosi të bombardojë Serbinë dhe Kosovën për 78 ditë. Vetëm atëherë Serbia u tërhoq dhe Kosova u vendos nën patronatin e OKBsë për 7 vjet. Duhej të ndërtonim vendin nga zeroja. Kjo përfshinte institucionet, legjislacionin dhe sistemin arsimor. Ne jemi me fat që kemi shumë të rinj që janë arsimuar në disa nga universitetet më të mira të botës, dhe që janë kthyer për të ndihmuar ndërtimin e Kosovës.

SHPALLJA E PAVARËSISË I dërguari i posaçëm i OKB-së i ngarkuar me rekomandimin e një zgjidhjeje përfundimtare për Kosovën vendosi që pavarësia ishte alternativa më e mirë. Për fat të keq, Rusia vuri veton ndaj kësaj zgjidhjeje. Kishim mbetur vetëm me një mundësi – për të shpallur vetë pavarësinë e Kosovës. Kjo është ajo që ne bëmë në vitin 2008.Ne nuk e dëshironin pavarësinë si një çështje prestigjesh Pavarësia ishte mënyra e vetme që Kosova mund ta mbronte lirinë e saj. Ne kurrë nuk do të lejojmë që Serbia të vendosë të ardhmen tonë për ne, pas asaj që na kanë bërë. LIDHJET E VJETRA NA NDIHMUAN Aleanca e kaluar me Perandorinë Osmane nënkuptonte që Turqia na ka mbështetur gjatë gjithë kohës. Ajo loboi për ne në mesin e vendeve muslimane. Ne kemi një lidhje të mirë tregtare me Turqinë dhe bizneset turke nuk kanë frikë të investojnë në Kosovë. Nga ana tjetër, investitorët perëndimorë ende e shohin Kosovën si vend të rrezikshëm. Kosova ka një rëndësi shumë simbolike për serbët Ata krijuan një mit se Kosova është djepi i civilizimit serb. Historianët dëshmuan se kjo ishte një legjendë.

SERBIA PO PËRPIQET TË MINOJË STABILITETIN TONË Ata lobuan shumë për të na penguar që të bashkohemi me UNESO-n dhe Interpol-in. Ata trembin investitorët dhe përdorin minoritetin serb në Kosovë për të shtyrë agjendën e tyre. Tranzicioni në një ekonomi të tregut të lirë nuk ka qenë e lehtë, sepse Serbia ende ka pretendime mbi pronën kosovare. Qëllimi është të destabilizojë Kosovën nga brenda dhe që Kosova të shihet si një shtet i dështuar. Ne kurrë nuk kemi parë minoritetin tonë serb si një kërcënim. Ata kanë të drejta të gjëra dhe megjithëse janë të integruar mirë, ende i marrin udhëzimet e tyre nga Beogradi. Kjo duhet të ndalet. SERBËT PO MINOJNË PAQEN NË BALLKAN Kosovarët janë të frustruar. Serbia nuk po përballet akoma me të kaluarën e saj. Ata kurrë nuk kanë kërkuar falje apo shprehur keqardhje. Për më tepër, ekzistojnë disa grupe të shqiptarëve në Kosovë që avokojnë një bashkim me Shqipërinë. Nëse Serbia vazhdon të frustrojë përpjekjet tona për t’u bashkuar me bashkësinë ndërkombëtare, ato grupe do të bëhen shumë më të spikatura. Konsensusi në vend është se Kosova është një vend i pavarur. Por nëse populli është i zhgënjyer, do të fillojë të kërkojë një zgjidhje tjetër. Ne ende nuk kemi aplikuar për anëtarësimin në OKB për shkak të kërcënimeve të Rusisë Në mënyrë efektive dhe për shkak të saj, vendi im nuk ka çertifikatë lindjeje që vërteton se ekziston zyrtarisht. Kjo na e bën jetën të vështirë, pasi pa të nuk mund të aplikojmë për anëtarësim në BE. Dyshojmë se Rusia po bllokon

anëtarësimin tonë për shkak të interesit të vet kombëtar. Vëllazëria ortodokse e Serbisë dhe Rusisë është vetëm një pjesë e tregimit. Ndoshta Kosova është një mjet negocimi? Rusia mund të kërkojë diçka në këmbim për njohjen e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare mund të mos jetë e gatshme të paguajë çmimin për të.

BE-JA ËSHTË KRITIKE PËR PAQEN NË RAJON Për Britaninë, BE-ja është një bllok tregtar. Për ne, BE-ja është shumë më tepër se kaq. BE-ja është garantues i marrëveshjeve të paqes dhe një motor pas reformave. BE është e vetmja alternativë për ne ashtu që Serbia të na pranojë dhe të sillet si një fqinj paqësor. Pa paqe midis Kosovës dhe Serbisë, i gjithë rajoni është në rrezik. Ne po negociojmë me Serbinë nën kujdesin e BE-së Është një rrugë e vështirë, por shpresojmë se së shpejti do të gjejmë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, në mënyrë që të dyja vendet të lëvizin përpara. Ne kemi nevojë të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, përpara se të bashkohemi me OKB-në, BE-në dhe NATO-n.


23 Nr. 84 - DHJETOR 2017

U HODH SHORTI PËR KAMPIONATIN BOTËROR “RUSI 2018”

K

ampionati Botëror “Rusi 2018” ka mësuar orarin për fazën e parë, pasi në pallatin e Kremlinit u hodh shorti për fazën e grupeve. Në ceremoninë e zhvilluar në Moskë në mesim e shumë yjeve të futbollit ishte edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Katër vazo me nga tetë ekipe, u ndanë në tetë grupe me nga katër përfaqësuese, me organizatorin Rusinë që në grupin ‘A’ ndodhet së bashku me Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Urugain. Kampionia e Botës, Gjermania është përfshirë në grupin ‘F’ bashkë me Suedinë, Meksikën dhe Republikën e Koresë. Spikat grupi B me Portugalinë dhe Spanjën që do të diskutojnë kualifikimin në raundin e dytë bashkë me Marokon dhe Iranin, por edhe Belgjika e Anglia që në grupin ‘G’ janë bashkë me Panamanë dhe Tunizinë. Argjentina e Mesit është gjetur në grupin ‘D’ bashkë me Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë. Zvicra e shqiptarëve do të garojë në grupin E me Brazilin, Kosta Rikën e Serbinë. Goglat e shortit kanë caktuar grup jo atraktiv H, ku bëjnë pjesë Polonia, Senegali, Kolumbia dhe Japonia. Kampionati Botëror “Rusi 2018” do të startojë më 14 qershor me ndeshjen hapëse ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite që do të zhvillohet në stadiumin “Luzhniki” të Moskës.


24 Nr. 84 - DHJETOR 2017

Albanian news 84 dhjetor 2017  
Albanian news 84 dhjetor 2017  

Albanian News UK

Advertisement