Page 1

Nr. 76 PRILL 2017

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

Pas Brexit-it, inkuadrimi i Kosovës dhe i pesë shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian, duhet të shpejtohet, e jo të ngadalësohet apo edhe të vendnumërojë.

Brexit filloi

Shkruan: BLERIM SHALA

B

ritania e Madhe nisi zyrtarisht procedurat për largim nga Bashkimi Evropian. Theresa May, kryeministrja e Britanisë së Madhe ka nënshkruar letrën, në bazë të të cilës nis zyrtarisht ndarja nga unioni, proces ky që do të zgjasë dy vjet. Kjo letër është dorëzuar nga Ambasadori britanik në BE për te presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili më pas ka konfirmuar marrjen e letrës. “Britania dorëzoi dokumentin për ndarjen nga BE-ja”, ka konfirmuar Tusk. Nënshkrimi i këtij dokumenti vjen nëntë muaj pasi britanikët votuan në referendum për të dalë nga BE-ja. Deri tani, çfarë domethënie ka Brexit, ka qenë e njohur për një numër të vogël të kosovarëve. Pa fajin e tyre. Këndejpari, thuaja askush nuk është marrë me Referendumin e Britanisë së Madhe për daljen apo mbetjen në Bashkimin Evropian. Nuk ka pasë debate publike. Nuk ka pasë përplasje politike. Partitë tona kanë pasë, si rëndom, prioritete të tjera. Me Brexit, nuk fitohen dhe humben vota në Kosovë. Me Brexit, nuk mbahet dhe nuk bie Qeveria. Me Brexit nuk rrëzohet dhe nuk çohet akëcili politikan shqiptar i Kosovës. Marrja eventuale me Brexit, ka pasë kuptimin që këtupari, mund edhe të ndodhë mrekullia e përpjekjes për të zënë fillin e gjendjes reale në këtë vend, në këtë shoqëri, sepse kjo gjendje nuk kuptohet dot pa veneruar edhe atë kontekstin rajonal dhe ndërkombëtarë. E ne nuk e kemi ndërmend me u marrë me Rajonin, Evropën dhe Botën, sepse në masë madhe, e kemi orën

politike dhe historike të ndalur diku në verën e vitit 1999-të, kur ne ishim kryelajmi dhe kryetema rajonale, evropiane dhe botërore. Pa mbërritë në atë stad, zatën, Kosova nuk do të çlirohej një herë, për t’i çelë kështu udhë edhe bërjes së shtetit të Kosovës. Por ja që as ne, as rajoni,

e më së paku Evropa dhe Bota, nuk jemi të tillë çfarë ishim në fund të Shekullit XX. Këtupari, ky lajm apo ky fakt, së paku në rrethanat e tanishme, nuk ka ende gjasa me fitu të ‘drejtën e banimit’ në politikën kosovare, e cila pretendon që është në gjendje të ofrojë shpjegime finale

për të gjitha çështjet e mundshme që i takojnë fatit dhe të ardhmes së Kosovës. Jemi të lidhur shumëfish me Botën. Dihet. Në aspektin teknik dhe teknologjik. Jemi të barabartë, në këtë aspekt, me gjithë Botën. (Vijon në faqen 2)

DEGA E PD-SË NË LONDËR: FATMIR ZEKA: MBËSHTETJE PËR “MJESHTRI” DHE LIDERIN BASHA DHE “AMBASADORI” I HESHTUR UBEREATS SELEKSION I ÇËSHTJES SË KOSOVËS VILA RONEL RESTAURANT “ÇADRËN E LIRISË” LEXONI NE FAQEN 9

LEXONI NE FAQEN 13

LEXONI NE FAQEN 7


2 Nr. 76 - PRILL 2017

Brexit filloi (Vijon nga faqja 1)

Por si politikë, jemi të vetë-izoluar. Si rrallëkush në Botë. I ngjajmë, si politikë, një kuarti kafeneshë dhe restorantesh në një qytet të madh, i cili synon të jetë qendër e një qyteti dhe e një shteti. Nuk ka parlament dhe qeveri, nuk ka politikë të mirëfilltë institucionale, në një kuart të atillë: Aty ka veç thashetheme, tym dhe pluhur. Aty ka veç spekulime dhe mashtrime. Me shumicë dhe me pakicë. Sidoqoftë, edhe po të ishim të organizuar shumë më mirë, edhe po të funksionim shumë më mirë si shoqëri dhe si politikë, do të ishte tejet vështirë që të kemi analiza dhe vlerësime të qëndrueshme për pasojat që do t’i kemi si Kosovë, nga vendimi i shumicës së qytetarëve të Britanisë së Madhe për ta braktisur BE-në. Këto pasoja janë duke u trajtuar dhe shqyrtuar në shtetet kryesore të Perëndimit, por, në këto kryeqendra, duket që ende mbizotëron shoku dhe befasia me vendimin e kësisojt të Britanisë së Madhe, i cili gjithsesi, në atë kontekstin e zhvillimeve strategjike, paraqet një ‘termet’ të madh politik dhe historik. Megjithatë, ndër ne nuk ka fare shenja që në ditët dhe në javët në vijim, do të përpiqemi të mirremi fare me konsekuencat vendore dhe ndërkombëtare të këtij zhvillimi që pashmangshëm do të ndikojë në BE, dhe në drejtimin që BE-ja do ta merr tash e tutje, e ndikuar nga kjo ngjarje. Brexit ndodhi në rrethanat më të keqe të mundshme për këto anë të Evropës dhe për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimorë të cilat publikisht synojnë të bëhen pjesë përbërëse e Bashkimit Evropian. Edhe pa te, për shkaqe të ndryshme, nuk kishte farë vullneti të veçantë në Bruksel dhe gjetiu me u marrë me këto gjashtë shtete, sepse rrëfimet e tyre, megjithëse në vete ngërthejnë burimin evident të paralajmërimit të telasheve të nduarnduarta, janë larg potencialit shpërthyes që kanë krizat e mëdha në raportet e BEsë me Federatën e Rusisë, kriza e refugjatëve dhe kriza e ISIS-it në Siri dhe në Irak. Ndërsa lënia pezull e gjendjes në këto gjashtë shtete, sa i përket perspektivës së tyre për t’i bërë pjesë përbërëse e Bashkimit Evropian, nuk është gjë tjetër veç thirrje për tensionime të mëtejme dhe për probleme recidiviste në marrëdhëniet në mes këtyre shteteve.

Nga pikëshikimi i sotëm, Brexit do të ndikojë gjithsesi edhe në perspektivën evropiane të Kosovës dhe në vetë rrjedhën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, i cili edhe ashtu është shumë i lidhur me rrugëtimin e Kosovës dhe Serbisë kah BE-ja. Në fakt, politika kosovare ka gjasa të mëdha të gjindet tash e tutje, në stadin që u gjet në vjeshtëndimrin e vitit 1989-të, kur njerëzit e vullnetit të mirë, megjithëse nuk dinin shumë se çka është politika, instaluan ndjenjën e përgjegjësisë për gjendjen në të cilën u gjetën shqiptarët e Kosovës, kur ata mbetën pa institucione politike. Përgjegjësia karshi sprovave të kohës pastaj u përkthye në një vendimmarrje të pashoqe në historinë e re të Kosovës, e cila lindi Alternativën kosovare, me partitë e sapoformuara politike, dhe pastaj, edhe krijoi rrethanat për marrjen e vendimeve kyç për të ardhmen e Kosovës. Vështirë është të besohet më që ka skenare pak a shumë të qarta se si do të rrjedhë udhëtimi i Kosovës në BE. (Vijon në faqen 17)


3 Nr. 76 - PRILL 2017


4 Nr. 76 - PRILL 2017

Jul Variboba, poeti i vlerësuar nga Arkivat britanike Dr. FATMIR TERZIU

L

iteratura ka qenë, mbeti dhe ende është shumë borxhlie tek zjarri i bardhë të fesë. Misteret e jetës dhe vdekjes, si dhe problemet e botës tjetër, midis tyre “komplotojnë” një nga format kryesore të stimujve për imagjinatën poetike. Kësisoj në këtë lidhje ka forma të tjera të fuqishme që tiklojnë orën e poetit, për një gudulisje, gjithnjë metaforike drejt artit të fjalës së bukur. Për poetin Wordsworth: “Lulet që shpërthejnë kuturu mund të japin në këtë botë / mendimin që shpesh qëndron shumë thellë në lot.” Për poetij tjetër Tennyson: “Dashuria ka rrëmbyer harpën e Jetës, frutet / dhe i godet në të gjitha kordat me sa mundet.” Thomas Moore gjen frymëzim në: “Buzëqeshjet, lotët, / e viteve të fëmijërisë.” Shoqëria, nderi, dhe dashuria, apo edhe vendlindja, të gjitha luajnë rolin e tyre në nxitjen e flakëve të pavdekshme të poezisë. Por, kur ne marrim në shqyrtim kryevepra të tilla universale si “Mesia” e Klopstockut; “Parajsa e humbur” e Miltonit dhe “Komedia Hyjnore” e Dantes, pa harruar pjesën që është artëzuar në literaturë nga teologë të tillë si Bede, Gregory, Abelard, Thomas

Aquinas, Calvin, Luteri, Huss Fenelon, Newman, dhe Kingsley, si edhe kur sjellim në mendje, lirika të tilla qiellore si “Roku i viteve”; “Udhëhiq, mirësine e dritës” dhe “Rri me mua”, ne jemi të detyruar të pranojmë se edhe burimet e letërsisë nuk janë larguar shumë larg nga vendet e fshehta të shpirtit njerëzor. Ndaj mes kësaj dhurate të madhe të artit Global të letërsisë, ishte që herët dhe një prift, shpirti artist i njeriut, i cili jetoi në Kalabri. Nga fëmijëria e hershme, historia e Virgjëreshës, ia

kishte transmetuar në Shkrimet e Shenjta talentin dhe dashurinë për artin e bukur, dhe shkurt e kishte magjepsur atë. Në një frymëzim të tillë arkivat britanike kanë shkruar me kohë mjaft paragrafë të tillë të thjeshtë që ende apelojnë për atë art letrar-poetik, që rritet çdo ditë mes leximit, duke na kujtuar se arti i fjalës së tij të bukur lartësonte mbi çdo gjë, peshonte vlerën në atë pak hamulli jete, që në krahasim me vendin, kohën dhe hapësirën, ai prej kohësh meritoi vendin në rrjedhën e lartcituar të artistëve të kohërave të ndryshme botërore. Edhe dëshirat bazike të prindërve të tij, në këto paragrafë të arkivave britanike, janë në vartësi të jetës së tij, të interesit në jetë. Një ditë ai u dërgua nga babai i tij, si bir i vetëm që ishte, në Napoli, për të zgjedhur më të bukurën vajzë, “sinjorën” më fisnike të pranueshme si lady model, ku ai duhet ta zgjidhte në sy e në zemër e ta kishte gruan e tij. Dhe ajo të kishte fatin dhe jetën e gjatë të mbante nderin dhe emrin e familjes. Ai shkoi atje dhe pas pak shkroi një letër për prindërit e tij, ku arriti të thotë me pak fjalë dhe mjaft bukur, se ai e kishte gjetur atë, dhe se ai ishte duke e sjellë në shtëpinë e tij, gati për martesë. Dhe të gjithë miqtë e tij në qytetin e vogël të San Giorgio dolën në zell të plotë, kuriozë për të vëzhguar nusen nga qyteti i madh. Por, në vend të një vajze napolitane me

sy të errët, ai kishte prodhuar një statujë të bukur të Madonnas, dhe emërtimin e saj e kishte si “sposa Benedetta” (Gruaja Benedetta). Sa arriti para prindërve, ai i vendosi unazën martesore në gishtin prej mermeri, dhe u zotua për atë martesë me besnikëri të përjetshme. Mjerisht, vërtet ai ishte betim i vdekshëm! Kjo ngjarje, nuk ishte shumë vite para se Giulio Variboba, (Jul Variboba) të kishte ndjerë në zemër forcën e zjarrtë të shërbesës së tij fetare në një kongregacion të zonjave rinore, ku ishte joshur nga sharmi i rrezikshëm i njërës prej tyre, ndaj dhe iu dorëzua tundimit. Mëkati ishte ndoshta më pak i rëndë, për shkak se rrjedha e tij priftërore ishte marrë për bazë mbi atë të riteve ortodokse greke, e cila sikurse dihet lejon që një prift shqiptar të jetë në gjendje për t’u martuar. Por, Jul Variboba, mendonte se ai kishte qenë kështu “i pasinqertë” për angazhimin e tij më solemn, dhe, mbi të gjitha me keqardhje, ai vendosi hartimin e një metode të përshtatshme të ikjes nga mëkati, sikurse e qunte vetë “pabesi e tij”. Në rrethana të tilla, disa do ta kenë quajtur pjesë të një asketizmi të egër, shkruajnë arkivat britanike, por kjo pasi kaloi disa kohë, vite të gjata në një kryqëzatë të palodhur, ndodhi pa ndonjë përulje drejt mishit. Sidoqoftë, ky ishte (Vijon në faqen 11)


5 Nr. 76 - PRILL 2017 pmp_MG_17-01574_Albanian-News_295x378mm_v01.pdf

1

11/01/2017

16:26

Dërgo para sipas mënyrës tënde

C

Dërgo nga një agjenci lokale ose online

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

moneygram.co.uk Dërgoni nga:

E shpejtë Ekonomike E besueshme dhe kudo që sheh shenjën MoneyGram

Post Office, Tesco, Thomas Cook dhe The co-operative Travel janë agjenci të MoneyGram International Limited që ofrojnë shërbime të transferimit të parave. Post Office dhe logoja e Post Office janë marka tregtare të regjistruara të Post Office Ltd. MoneyGram, Globe dhe MoneyGram Bringing You Closer janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjithë markat e tjera janë pronësi e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është një institucion i autorizuar për kryerje pagesash, i rregulluar nga Autoriteti i Administrimit Financiar në Mbretërinë e Bashkuar. ©2017 MoneyGram. 17-01574


6 Nr. 76 - PRILL 2017

REPORTAZH

NË VIZITË NJËDITËSHE NE SMOLICË - VENDLINDJE Nga: TAHIR BEZHANI

D

itën e parë të pranverës, vendosa t’i bëjë një vizitë Smolicës, vendlindjes sime. Më kishte pas marrë malli të shoh lulëzimin e pranverës, gjelbërimin e natyrës, livadhe e ara, rrugë e gurë ku kam kaluar jetën, rritë trupin e posaçërisht ku e kisha kaluar fëmijërinë , jetën baritore..... Shëtita deri në buzëmbrëmje, shikova fushën në fillim gjelbërimi, shijova aromën e luleve tani te dala, të tjerat në bulëzim, takova bashkëvendës të nderuar, me të cilët kalova çaste duke biseduar për shumë gjëra me halle e derte të bashkëvendëseve të mi. Malli më tërhiqte në drejtim të Erenikut, për të parë ndryshimet që kanë pësuar me vite, ato këmbësore e rrugica kur iknim herët nga prindërit për t’u larë, që në fillim maj, e pastaj “hanim” flakaresha me qortimet prindore se “ftoheni në uji ose mbyteni, është herët”, na thoshin. Kështu e ka kur të rrokë malli, si valë deti, rikujtimet të krijojnë nostalgji , kujtesa e rinisë regjistron çdo detal. Po, kishte ndryshime marramendëse. Ereniku tani ishte zbrazë nga bartja e rërës, uji ishte tretë dika, nëpër nëntokë , këmbësoret që kalonim dikur, nuk dukeshim më, kishin “humbë”nga ndryshimet e kohë , erozion pëson natyra. BRAHIM BINAK BEZHANI DHE PASURIA E TIJ Nuk u ndava nga vendlindja pa një përshtypje të këndshme. Atje, në fushë larg shtëpive, takova kushëririn, Brahim Binak Bezhanin. Me vete kishte ca vegla pune të bujqësisë, ndërsa në arë e përreth , kullotnin rreth tridhjetë lopë, rasë e ardhur nga vende të ndryshme të Evropës. Tani askund nuk e gjen racën e dikurshme, buxhakët e kuqe që epnin vetëm 3-5 litra qumësht ne dite. Tani nga larukat evropiane, bujqit nxjerrin edhe 25-30 litra në ditë, varësisht prej racës dhe mbajtjes së tyre. Zakonisht lopëve u rrinë pas çobani, këtyre larukave u prinë para, si deleve, çobani. Edhe në stallë, secila radhitet te vendi ku e ka te caktuar....Bukuri t’i shohësh e le më t’i kesh!....

Në bisedë e sipër me kushëririn, Brahim Binak Bezhanin, më jep të kuptoj se edhe në këtë mënyrë jetohet mirë, ani se mundimi është prezent, kujdesia duhet të jetë e vazhdueshme. Një familje e tërë

merret me një fermë lopësh dhe ia dalin të jetojnë për mrekulli. Kanë rreth dhjet hektarë tokë dhe mbjellin gjitha llojet e prodhimeve. Kanë të avancuar edhe agrotekniken për punimin e tokës.

Ajo që më ngeli si veçanta e ditës në bisedë me kushëririn , Brahim Bezhani, ishte se ky djalosh, mbi të tridhjetat e jetës, ishte pjesëtarë i luftës në Smolicë, aty ku ishte i gjithë organizimi masovik i luftëtarë nga Reka e Keqe e jo vetëm. Pas luftës në Smolicë, kur UÇK-ja kalon në riorganizim, Brahimi iu bashkëngjitet luftëtarëve të Kosharës, ku ishte pjesëmarrës në betejën e madhe në thyerjen e kufirit shqiptaroshqiptarë pas mbi 5o viteve. Pas luftës si rrallë kush, i rikthehet “zanatit” të parëve të tij, bujqësisë, duke punuar me shume krenari, për të kaluarën dhe të tanishmen e tij. Nga kureshtja, në krahasim me shumë moshatarë të tij, se janë akoma të pa punë që nga pas lufta, duke ngarendur pas premtimeve boshe, Brahimi shtoi: “punoj ditën shumë, natën jam i qetë, fli rehatshëm, askush nuk më troket te dera e shtëpisë për asgjë.... Atdheut ia kemi borxh jetën për ta mbrojtur, jo për ta rrjepur, përfundoi Brahimi bisedën e tij me plot krenari. Kur dielli kishte marrë rrugëtimin të fshihej pas majës së Shkëlzenit, kushëriri ua hapi shtegun lopëve dhe të gjitha të varguara si delet, ecnin drejtë stallës së rregulluar për merak. Një ditë në vendlindje më solli kënaqësi të veçanet!


7 Nr. 76 - PRILL 2017

Fatmir Zeka: “Mjeshtri” dhe “Ambasadori” i heshtur i çështjes së Kosovës Dr. FATMIR TERZIU

F

Edhe figurat sportive, të mirënjohura e dëgjojnë fjalën e Fatmir Zekës për Kosovën. Edhe politikanët, edhe diplomatët. Edhe mjaft të tjerë, artistë, akademikë…. E dëgjojnë ashtu sikurse e mirëdëgjojnë për vlerën në zanatin e tij profesional.

si një fëmijë 17-vjeçar mund të bëhet pre e modave periferike, të pazakonta ose që bie në sy të mjaftueshme për të tërhequr asgjë tjetër përveç një pamjeje të papëlqyeshme. E njëjta gjë shkon për një plan, që devijon këtë arsye të rrezikut, që qaset deri në tallje duke këshilluar dhe vepruar saktë. Në heshtje, por e pamohueshme, moda që referon, Fatmir Zeka, tek mjaft elementë mashkullorë ka hyrë në një fazë

atmir Zeka, ose “Mjeshtri” sikurse e quajnë në berberanën e tij në “Oxford Street”, në zemër të Londrës, duket se është sa i familjarizuar me klientët, aq dhe një person që rekomandon dhe këshillon të tjerët dhe kolegët për imazhin e tyre me flokët. Dhe kjo vjen dhe vlen më shumë dhe tek adoleshenca, edhe pse ai është një model për zyrtarët dhe të tjerët më të kualifikuar me jetën. Adoleshenca, dhe tërësia e saj e vonë është një kohë për shumë gjëra. Paraqitja, prezantimi vetiak, presioni që të mban si “të dënuar”, duke u trajtuar nga prindërit me receta bindëse, impresionet e natës së vonë prej një personi të matur, etj., por, boshti, është edhe jetë-fazë, kur ju jeni të lirë për të bërë gjëra të ndryshme që vijnë enkas, ose për për të shtuar edhe lukun për flokët e juaj. Ose, të paktën, kjo është ideja. Ndërsa miqtë e Fatmir Zekës dhe ai ka shumë nga të gjitha kombet dhe profesionet (të cilët shpesh janë, duhet theksuar, kryesisht të edukuar) kanë kryer të gjitha llojet e kremimeve dhe qethjekrehjeve të flokëve me forma nga më modernet, momenti i vetëm i mbetur është ai i eksperimentimit për ti mbajtur flokët në pamje të re, ndoshta më moderne, një model që duhet paramenduar dhe kënaqur e bindur, jo aq shumë klientët e tij zyrtarë, por ata që vijnë pas emrit të tij të mirë, e sidomos kur kërkojnë ndihmë për adoleshentët. Në këtë pikë ai nuk është thjesht një berber, por një rol “superbaba”, i gatshëm të reflektojë tek të interesuarit në mënyrë të shpejtë. E pra, ai të shpëton nga rrjedha e truku, se

ekspresive. Shenjat e tilla dhe veprimi i tij sa i domosdoshëm dhe inovator, po aq dhe këshillat e tij, janë tashmë kudo; nga komentet, mesazhet deri tek revistat dhe falenderimet publike. Konformiteti Zeka, ka prurë në heshtje një revolucion model njerëzor, që ndodh në kokat e figurave të shquara të zyrave dhe në fund të fundit, në kuadër të një mode intelektuale të brendshme, ku një berber i

tillë është dhe një Ambasador i padukshëm i shqiptarisë dhe i çështjes kosovare në tërësinë e komunikimit të tij. Në këtë kontekst, Fatmir Zeka ka goditur në thelb të problemit me bisedat e tij të qeta dhe është gjëja më pak e habitshme, që ai është duke bërë në plot vite të karierës së tij profesionale. Bota e zyrave londineze është e ndjeshme, duke dëgjuar këtë formë të re të eksperimentimit me të cilën tamam si në proverbin popullor me një qëllim realizon disa të tjerë. Edhe figurat sportive, të mirënjohura e dëgjojnë fjalën e tij për Kosovën. Edhe politikanët, edhe diplomatët. Edhe mjaft të tjerë, artistë, akademikë…. E dëgjojnë ashtu sikurse e mirëdëgjojnë për vlerën në zanatin e tij profesional.


8 Nr. 76 - PRILL 2017

Me Mjeshtrin e futbollit elbasanas, Dashamir Stringa, në Londër

M

e Mjeshtrin e futbollit elbasanas, Dashamir Stringa, natyrisht është një ditë e re, me mjaft frymëzim. Sot kanë kaluar disa ditë nga ditëlindja e tij që përkon në këtë muaj. Dhe në vend të shokut tim, djalit të tij, Çetit, natyrisht një kafe dhe një urim, dhe pse i vonuar me ditë ka një rëndësi tjetër. Në ditën kur në Elbasanin e tij të dashur festohej Dita e Verës, ai trokiste 73 dollitë e jetës në një mjedis të ngushtë familjar, me Meritën, qytetaren e hershme të Gjakovës, që i fali dashuri dhe jetë. Kështu njeriu intelekt, Dashamir Stringa, me një jetë të tërë të lidhur me sportin dhe futbollin në përgjithësi, Mjeshtri që i dha emër ekipit të futbollit të Elbasanit në vitet 1985-1986 bashkë me mjeshtrin tjetër Frederik Jorgaqin kanë meritua me kohë duartrokitjet e fushës së blertë. Më parë, vetëm një vit më parë, me kontributin e Jorgaqit dhe bashkëpunëtorit të tij, Dashamir Stringa, Labinoti u shpall kampion kombëtar në futboll për sezonin 1983-84. Ai gjithnjë ishte dhe mbeti një emër nderi dhe krenarie përkrah Frederik Jorgaqit. Frederik Jorgaqi ish trajneri i klubit të futbollit të Elbasanit është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit. Ky titull i është dorëzuar bashkëshortes së Jorgaqit, znj Sllavica, pas vdekjes së tij. Frederik Jorgaqi, ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme në Itali, në Nëntor të 2007-ës. Ai ishte një futbollist dhe trajner i njohur në Elbasan. Frederik Jorgaqi ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare. Kështu një emër I madh, që kemi rastin ta kemi ende mes nesh, sikurse është Dashamir Stringa, natyrisht kërkon një respekt më të madh nga mjaft instanca. Faqja elektronike që kujton emrat e futbollit në vite, “ËorldFootball” e mban me nder këtë emër, që duket se në Atdhe e kanë lënë paksa në heshtje, kur dihet se ai ka një peshë të madhe në strategjinë e futbollit. Dashamir Stringa, një nga tre

djemtë e bankierit Shefqet Stringa, u rrit në një kohë të dyzuar. I ati, Shefqet Stringa që kishte lindur në Elbasan, në një familje shumë të arsimuar mirë, kishte marrë edukatën nga babai i vet që ishte një financier i administratës turke gjatë regjimit osman. Ai ndoqi shkollën e tij në Elbasan. Gjatë afatit akademik 1917-1918, kryetari i bashkisë së qytetit të Elbasanit, Aqif Biçaku, dhe koloneli austriak Zitkovski, dhanë bursa për një grup studentësh, duke përfshirë Shefqet Stringën. Ai vazhdoi studimet e tij në Akademinë e Biznesit të Ëien, dhe mori një doktoraturë më 7 korrik 1922. Gjatë studimeve të tij në Austri, Shefqet Stringa ishte aktiv në organizimin studentore “Albania”, e themeluar në vitin

1918. Ai ishte një, në një grup të dijetarëve të cilët shkruan një letër në Konferencën e Paqes në Paris, i cili dha kontributin e tij. Në vitin 1920 Shefqet dhe studentët e tjerë kontribuan kursimet e tyre për të ndihmuar shqiptarët e tjerë të botojë revistën e parë shqiptare, Djaleria, në Ëien. Pas diplomimit të tij, ai ishte i punësuar nga Banka Credit në Vjenë, por dha dorëheqjen në vitin 1923 dhe u kthye në vendin e tij. Nga prilli 1923 deri në dhjetor 1924, ai ka punuar si përkthyes për drejtorin e financave, ndërsa Ahmet Zogu ishte dhe ministri i këmbimit valutor në Shqipëri. Nga 1930-1933, Stringa kishte themeluar agjencia e parë bankare private në Elbasan. Në vitin 1933 ai u bë drejtor i Bankës Kombëtare

të Shqipërisë. Një vit më vonë ai u emërua drejtor i Biznesit Dhoma për qytetin e Elbasanit. Në nëntor 1939 Shefqet Stringa u emërua si drejtor i degës së Elbasanit, i financuar nga Banka di Napoli. Ai e mbajti postin deri në 1946. Atij i është ofruar puna e Drejtorit Ekzekutiv për Bankën e Shqipërisë, të cilën ai kurrë nuk refused. Shefqet rënë dakord me një qeveri, fuqia e të cilit nuk ka ardhur nga njerëzit. Kjo çoi në arrestimin e tij si një I burgosur politik. Politikisht u akuzua për një krim kundër shtetit, por nuk i është dhënë e drejta për të paraqitur mbrojtjen para gjykatës. Shefqet Stringa vdiq më 31 tetor 1947. Ai e la gruan e tij, Razije me tre djem, Dashamir, Mehmetali dhe Adhurim.


9 Nr. 76 - PRILL 2017

UberEATS seleksion Vila Ronel Restaurant

N

doshta jo rastësisht. Ndoshta. Në një ditë kur Valbona Çela dhe bashkëshorti i saj Neritan Çela, bashkë me fëmijët e tyre, festonin ditëlindjen e Valbonës, një mesazh dhe një trokitje e Uber, bëri që të dyfishojnë gëzimin e tyre. Uber që ka nisur një shërbim të ofrimit të ushqimit në Londër, duke e zgjeruar shtrirjen e kompanisë në Britani të Madhe përtej appit të saj që përdorej si prenotim për një makinë për herë të parë, ka seleksinouar jo rastësisht Vila Ronel Restaurant për të qenë në planet e tij. Kështu UberEats do të shesë ushqimin nga 150 restorante, që zakonisht janë me emër dhe në qendër të Londrës, nëpërmjet një rrjeti të ndërtuar mes korrierëve me biçikletë dhe çiklomotor, duke sfiduar mjaft aplikacione tjera “takeauey”, të tilla si “vetëm të hani” dhe “Deliveroo”. Nisja e shërbimit paraqet zgjerimin e fundit e të shpejtë në rritjen startup, e cila është përhapur në 20 qytete në Mbretërinë e Bashkuar, që pas mbërritjes në Londër në vitin 2012, dhe qindra hapësirave të përhapura globalisht. Dhe nëse ka një gjë Uber e di. Kjo është ajo që di Uber se ku njerëzit janë duke shkuar. Në këtë rast Vila Ronel Restaurant duket jo thjesht me fat, por një punë e përkushtuar e dy partnerëve të biznesit familjar e bën këtë një arsye të fortë dhe shembull model. Për shkak të kësaj, kur është fjala për të gjykuar për restorantet më të njohura, kompania duke përshëndetur punën dhe jo fjalët është duke injoruar të gjitha thëniet nëpër lista “më i mirë i listave” madje duke injoruar dhe dhe kritikët e komentet, si dhe vlerësimin në mënyrë rigoroze në një restorant. Kompania kohët e fundit ka rrjetin e saj të vlerësimit. Dhe në zgjedhjet e saj janë top 19 restorante më të njohura në Londër, sipas të dhënave nga Uber. Me këtë rast duhet të theksojmë se UberEATS e bën një ndikim të vërtetë në biznesin konkret. Kur

ushqimi i Ronel u përzgjoll për këtë skemë dhe është paraqitur në app, klientët e rinj mund të zbulojnë atë dhe konsumatorët besnikë e shijojnë atë më shpesh. Gjithashtu UberEATS është mënyra më e shpejtë për të marrë ushqim për klientët të cilët preferojnë Vila Ronel Restaurant në kohë të ndryshme. Mes korrierëve në rrugë, në një mesatare prej 15 minutash duke ruajtur cilësinë më të mirë të mundshme të ushqimit, ajo që profesionalizmi dhe cilësia e Ronel afron shkon direkt në mjedisin e duhur të klientëve. Lajmi që UberEATS seleksion Vila Ronel Restaurant erdhi nga një prej agjentëve të tij të destinuar për të shënuar fotot më të leverdishme të pjatave të kompletuara me cilësi dhe sasi e natyrisht të konsiderueshme sipas idesë së vetë kompanisë në fjalë. Ky lajm bën që një restorant shqiptar për herë të parë të ketë shansin dhe imazhin e tij të vlerësuar në këtë rrjet. Me këtë lajm vetë stafi i Vila Ronel Restaurant ndjeht krenar dhe mjaft i përkushtuar për të shtuar nivelin e shërbimit dhe cilësinë. Pra kompania që ka ndryshuar industrinë e taksive përtej çdo njohje, Uber ka realizuar të quhet si një bronkial në ushqim. Shërbimi taksi me celular tashmë dhe nga Vila Ronel Restaurant do të sjellë ushqimin direkt në shtëpitë tuaja nëse jeni të uritur dhe nëse porosisni vetëm pak minuta përpara. Ky tipar i ri është duke u aktivizuar dhe në restorantin shqiptar në Londër, ku Uber tashmë ka 2 milionë përdorues, para se synon të përcjellë shërbimin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Me një fokus në marrjen e porosive në ushqim është aq e thjeshtë sa prenotimi për udhëtimin tuaj Uber’, me një app, i cili është në dispozicion për iOS dhe Android, dhe që ka partneritet me 150 restorante, sikurse dhe me Vila Ronel Restaurant dhe ju lejon shpërndarjen tuaj në kohë reale, ashtu si një taksi.


10 Nr. 76 2017 2015 54 -- PRILL QERSHOR


11 Nr. 76 - PRILL 2017

Ilir Meta: Kemi një komunitet të jashtëzakonshëm që punon në Londër dhe në Britaninë e Madhe “Ne si politikanë duhet të punojmë shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë”

K

ryetari i LSI-së, zoti Ilir Meta, mori pjesë në një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë në Britaninë e Madhe i shoqëruar edhe nga depueteti i LSI-së Ylli Shehu të cilit i shprehu falenderimet për organizimin e veçantë të këtij takimi të suksesshëm. Z.Meta theksoi se politika duhet të punojë shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. “Ne si politikanë duhet të punojmë shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë në mënyrë që edhe ju të merrni sa më shumë lajme të mira nga vendi ynë, por edhe të afërmit tuaj dhe familjarët tuaj në Shqipëri,” nënvizoi zoti Meta duke vlerësuar shqiptarët që studiojnë në Britaninë e Madhe si një pasuri të madhe për vendin tonë. “Kemi një komunitet të jashtëzakonshëm që punon në Londër dhe në Britaninë e Madhe,

por kemi edhe një komunitet të jashtëzakonshëm që studion këtu me të rinj shqiptarë që janë integruar. Kjo është një pasuri e madhe për vendin tonë, që ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë sidomos në drejtim të integrimit të gjithë atyre që studiojnë këtu në institucione dhe në të gjithë jetën e vendit pasi sjellin një kulturë të re, sjellin një vizion të ri”, theksoi zoti Meta. Kryetari i LSI-së theksoi se politika duhet të jetë më bashkëpunuese dhe të përçojë mesazhe pozitive, ndërsa nënvizoi nevojë për të forcuar dialogun

politik në Shqipëri ashtu si edhe forcimin e institucioneve që do të ndikonte në rritjen ekonomike. Në fjalën përshëndetëse që deputeti Ylli Shehu mbajti gjatë takimit, ai falenderoi të gjithë emigrantët për pjesëmarrjen në këtë aktivitet dhe gjithashtu bëri nje falenderim të veçantë për Kryetarin e LSI-së z. Meta i cili pranoi ftesën për të qenë i pranishëm. Teksa Kombëtarja Shqiptare po përgatitej për të filluar përballjen me Italinë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili feston sot ditëlindjen e tij të 48-të, ndodhet në Londër në një takim me diasporën. Teksa

po këndohej Himni Kombëtar në Palermo, shqiptarët e Londrës i kanë bërë një surprizë Ilir Metës, duke i sjellë tortën e ditëlindjes, duke i kënduar “Happy birthday” e duke i dhuruar lule. Meta e shijoi këtë moment, teksa nuk u zgjat shumë tek ceremonia me sytë tek ndeshja e Kombëtares që shfaqej në një ekran të madh për rreth 600 shqiptarë. Në hapjen e këtij takimi, deputeti i LSI-së, Ylli Shehu i cili organizoi dhe këtë takim, i uroi Metës ditëlindjen, ndërsa ky i fundit tha se politika ende nuk ka bërë aq shumë sa kombëtarja.

Jul Variboba, poeti i vlerësuar nga Arkivat britanike (Vijon nga faqja 4) një prift, dhe kjo ishte veçanërisht njerëzore, ndaj dhe ai zgjodhi metodën e Davidit, duke zgjedhur për të ofruar, si një i sinqertë i pendimit të tij, një poemë të gjatë dhe të bukur drejtuar subjektit të adhurimit të tij. Variboba, shkruajnë arkivat britanike, ishte nga racë shqiptare, edhe pse vendlindja e tij ishte në tokën italiane. Shkruhet më tej “Vendi i tij kishte shekuj që s’i përkiste askujt, por shqiptarët qysh më 1393, kur u arrit fitorja turke në Napoli, ishin tmerruar, dhe gjithnjë ka pasur një emigrim me shumicë drejt Italisë, dhe kjo, gjithnjë sipas arkivave, ishte ripërtërirë nga koha në kohë. Vendosja ishte në krahinën e Kalabrisë, ku shumica e emigrantëve kishin gjetur një banesë apo një shtëpi. Atje shqiptarët mbajtën të ruajtura zakonet e tyre, traditat e tyre, dhe mbi të gjitha gjuhën e tyre”. Dhe kjo ishte shkruar në gjuhën e fortë shqiptare, që Varibobës në vitin 1782, i dha forcën për të plotësuar poemën e tij të famshme për jetën e Virgjëreshës, ose për ta shqipëruar atë në gjuhën arbëreshë, si dhuratë e tij të dedikuar vendlindjes, “Ghiella e S. Mvnis Virghier”. Tipar i shquar i kësaj përpjekjeje është aftësia e jashtëzakonshme me të cilën poeti kombinon

nderimin e përsosur me familjaritetet ekstreme. Në përkushtimin e tij të hapjes, ai flet sikur adresimi është për një mik personal të njeriut “Mbretëresha e ëndërruar”, ku ajo fillon: “Këtë mëngjes unë do të sjell në tryezën tuaj një lloj të ri të frutave /një që ju nuk e keni shijuar as kur ju keni qenë në Qiell”. Ai vazhdon të kërkojë falje për aromën e saj, duke e krahasuar atë mënyrë jo të favorshme me flijimet e pasura që kishin gratifikuar altarin e Madonës, por në gjuhë të mësuar bukur nga prindërit dhe mjaft fisnike. “Por, në gjuhën tonë të bukur shqipe, ai vazhdon “se një vajzë nuk mund të matet, me gjatësinë e dhuratës së saj” Kjo thjeshtë, thuajse një ton i shoqërueshëm që shtrihet në këtë poemë, e cila transmeton në vargun e kthjellët të saj tërë historinë e jetës së Virgjëreshës. Personat me frazat solemne janë nga Dhiata e Re, që i referohet këtij subjekti të frymëzuar dhe gjuha e folur. Fotoja e Jozefit të varfër, dyshimet e tij fillestare, janë tipike. Ai është kaq i shqetësuar se ai troket kokën e tij përballë tryezës, por gruaja e tij e ngushëllon atë, e quan Zot të saj dhe burrin e saj të mirë dhe së shpejti ne shohim pastaj një njeri të drejtë që nxiton për të marrë

daltën e tij mjetet e tjera që kishte kur ai ishte duke lënë shtëpinë përgjithmonë. Kur arrin fëmija, ka disa skena të bukura të dashurisë prej nëne, me puthjet dhe përkëdheljet dhe fjalët tipike nga gjuha shqipe. Kur barinjtë vijnë mes tyre, dhuratat, mishi i viçit dhe dhalla, çdokush mund ti shohë se kanë një kombinim që poeti fikson si pikturë foton e tij nga vendlindja dhe nga fshati kalabrez të cilët, ai i dinte aq mirë. Nga ditët e lumtura të fëmijërisë, historia vazhdon me kulmin tragjik të Kryqit, me një ankesë madhështore, të sinqertë dhe plot pasion dhe të gjallë e me forcë dramatike. Më pas vjen koha më e gëzuar “Canto della Resurrezione” dhe jeta e mëvonshme që shton dhe vdekjen e Madonnas. Pasta shkohet dhe në pritjen e saj në qiell në mes të një procesioni të engjëjve dhe kryeengjëjve, që shihen se marshonin duke bërë rrokadë me muzikën e luajtur (e të gjitha gjërave), të asaj të violinës dhe të fyellit! Prifti gjenial shkroi pjesë të tjera, kryesisht në italisht, por ai jetoi dhe hyri në historinë e letërsisë, ku ai fuqishëm drejtoi korin shqiptar, nga kjo poemë e lezetshme, kështu forca e njeriut tregoi se është po aq poetike dhe tërësisht e frymëzuar nga një luks hyjnor.


12 12 Nr. 76 2017 2015 54 -- PRILL QERSHOR


13 Nr. 76 - PRILL 2017

Dega e PD-së në Londër, Britani e Madhe: Mbështetje për liderin Basha dhe “Çadrën e Lirisë” K ryesia e sapozgjedhur e Degës së PD, në Londër, Britani e Madhe ka dalë me një deklaratë publike. Kryesia, e cila përbëhet nga intelektualë të moshave të ndryshme në deklaratën e saj thekson: “Si diaspore shqiptare me nje interes te drejtperdrejte ne te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise, verejme me keqardhje se kerkesat e opozites se sotme ngjasojne shume me kerkesat e opozites se pare shqiptare ne fillimin e viteve 90 per zgjedhe te lira, demokraci dhe barazi. Kryesia mbeshtet me force bojkotin e opozites ne Shqiperi, deri ne garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme me nje barazi dhe drejtesi vote, qe mund dhe duhet te garantohen vetem nepermjet nje qeverie teknike dhe gjithperfshirese.” Pakkush mund të mendoj ndryshe, nga koha që zgjedhjet për kreun e Degës së PD-së në Londër, Britani e Madhe, deklaruan një model tejet demokratik me pjesëmarrje të gjerë, ku u zgjodh kryetar Naim Hasani, me profesion avokat. Dhe nga shtrëngimi i duarve mes dy konkurentëve, Naim Hasani dhe Naim Hajdarmataj, për kreun e PD-së, natyrisht një angazhim i mëtejshëm shënoi zgjedhjen e Kryesisë së Degës, ku spikasin këta emra të përkushtuarish: 1. Naim Hasani 2.Lutfi Vata 3.Ermir Hasa 4.Erion Alikaj 5.Enxhi Vladi 6.Eglantina Flamur 7. Anila Skeja 8.Artur Alia 9.Ermir Bicaku 10.Anxhelina Agaci 11.Naim Hajdarmataj 12.Xhuliana Cela 13.Jurgen Deliallisi 14.Vasil Fakaj 15.Perparim Pevdeja 16.Shkelzen Rustemaj 17.Davida Deda 18.Brunilda Hoxhaj 19.Enkeleid Omi 20.Elenica Mishto. Dhe menjëherë bie në sy pos shkresës zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, të datës 10 Shkurt 2017, për mandatimi e kësaj Kryesie

dhe organeve drejtuese, mbledhja e kësaj Kryesie sikurse ishte paralajmëruar në datën 2 Prill 2017. Pas një mbështetje të Kryetarit të Degës së PD-së, Naim Hasani për “Çadrën e Lirisë”, ku fjala e tij u duartrokit në Tiranë, një tjetër deklaratë mbështetëse për “Çadrën e Lirisë” dhe Kryetari Basha vjen kësaj radhe nga të gjithë demokratët shqiptarë në UK. Kjo mbledhje e drejtuar nga Kryetari Hasani, ishte në sinkron me takimin përkujtimor që Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi në Shkodër. Lulzim Basha deklaroi nga sheshi “2 Prilli” në Shkodër se lëvizja popullore për zgjedhje me standarde e qeveri të qytetarëve tregon se PD është gati për të qeverisur, por së pari duhet garantuar që zgjedhësit do të votojnë të lirë. MESAZHI I LULZIM BASHËS, KRYETAR PD, NË 26 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË 4 DËSHMORËVE TË 2 PRILLIT NË SHKODËR Dita e sotme është dita e përkujtimit dhe nderimit për

katër dëshmorët e 2 Prillit, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën. Dita e përkujtimit dhe e nderimit, për sakrificën më sublime të katër të rinjve të përjetshëm të Shkodrës, dhe 82 qytetarëve të tjerë të plagosur nga plumbat e bishës komuniste në grahmat e saj të fundit. Por dita e sotme është edhe dita e nderimit dhe e kujtimit për Shkodrën, për çmimin e lartë që ajo gjithmonë ka ditur të paguajë për lirinë dhe për demokracinë. Sot është dita jo vetëm t’i drejtohem Shkodrës dhe shkodranëve me mirënjohjen më të thellë që më del nga shpirti, si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës, si shqiptar e patriot, por po kështu t’i them Shkodrës dhe shkodranëve, se bashkë me dhimbjen e thellë, nderimin dhe perkujtimin, për katër heronjtë e 2 Prillit, jeni dhe duhet të jeni, jemi dhe duhet të jemi krenarë, për këtë çmim kaq të lartë që keni vendosur në altarin e lirisë dhe demokracisë. Sepse asgjë tjetër nuk i ndan më qartë shoqëritë, në të civilizuara apo barbare, në të naltsueme apo të

ulta, se sa vlera e njohjes, e dijes dhe e luftës deri në çmimin më të lartë për lirinë dhe për demokracinë. Kjo është çka e dallon Shkodrën dhe e lartëson atë në të gjithë kapitujt e historisë sonë kombëtare. Ndaj, Shqipëria dhe shqiptarët krenohen përherë me Shkodrën. Sepse çmimi i lirisë nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë i lirë, por asnjëherë nuk do të mungojnë djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e krenarisë, e forcës dhe vendosmërisë shkodrane, nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë e kudo anembanë hapësirës shqiptare, të cilët do të dinë përherë të përballen për këtë vlerë të lartë pa të cilën nuk ia vlen të jetohet. Asnjëherë nuk ka qenë më aktuale sakrifica e 2 Prillit në këto 27 vite, se sa sot. Sepse, asnjëherë nuk ka qenë më e kërcënuar demokracia, liria për të zgjedhur me votë dhe për të rrëzuar me votë qeverinë. Në kushtet e një deliri që buron nga aleanca e rinovuar mes politikës dhe krimit, e rinovuar jo thjesht me krimin politik që përgjaku Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë para 26 vitësh por, e rinovuar nga (Vijon në faqen 15)


14 Nr. 76 - PRILL 2017

Albanians caught entering UK illegally more than any other nationality Home Office statistics show 981 Albanian ‘clandestine migrants’ discovered at UK entry ports from 2008 to 2016

T

wice as many Albanians have been caught as stowaways at UK ports than any other nationality, new government figures reveal. Some 981 Albanian “clandestine migrants” were discovered at UK entry ports from 2008 until spring 2016, according to Home Office statistics released to the Guardian under the Freedom of Information (FOI) Act. These included a group of more than 50, including a pregnant woman, discovered in a lorry at the Humber sea terminal at Killingholme near Grimsby in June 2015. Albania is not part of the European Union, but borders Greece, an EU country, and its mafia are known to UK police as ruthless people traffickers and drug smugglers. Afghans formed the second biggest cohort, with 425 port detections during the same period, followed by Algerians (424), Iranians (348), Indians (322), Palestinians (129) and Vietnamese (124). These include clandestine migrants found at UK Eurostar terminals and airports as well as ports and harbours. One US passport holder was discovered stowed away, as well as one Russian and one, in 2012, from the Czech Republic, which is part of the EU. Despite the free movement of people between EU states, the UK can bar some serious criminals from entering the country. As the refugee crisis took hold in 2015, there was a big rise in Iranians, Syrians and Iraqis caught entering the UK illegally. In the first quarter

Security men search lorries before they depart for UK in the harbour of Zeebrugge, Belgium. Most illegal immigrants are caught before they arrive in Britain. Photograph: Jo de Man/EPA

of 2016, the last period for which figures are available, there were 122 Iranians detected at UK entry ports, along with 31 Syrians and 21 Iraqis. During that three-month period 318 clandestine migrants were found at UK ports – compared with 556 in the whole of 2015, and 681 in 2014. Most illegal immigrants are caught before they arrive in the UK, with lorries at Calais and other continental European ports x-rayed for stowaways. Yet the new figures show that hundreds each year still make it onto UK soil before they are detected. In one of the most successful border force operations, 68 migrants were discovered in the back of four lorries at Harwich in Essex, including two pregnant women and 15 children, in June 2015. The Home Office appeared reluctant to release the information, only partially submitting to the Guardian’s request after they were ordered to comply with the FoI act by the information commissioner. They refused to comply in full to the Guardian’s initial FoI request, made in May 2016, which also asked at which UK port, train station or

airport clandestine migrants had been detected. Officials from the Home Office considered the information to be exempt from disclosure “on the grounds that release would or would be likely to, prejudice the operation of the immigration controls”. In their response to the Guardian, an official accepted there was a public interest in revealing the information. “The Home Office recognises that there is a general public interest in openness and transparency in all aspects of government. It is acknowledged that there is public interest in locations where clandestine migrants were discovered. Disclosure of the information requested would result in greater transparency and accountability around operational matters. The release of information would enhance the understanding in Border Force operations at ports of entry, such as Heathrow and Hull,” they wrote. But they concluded that the information should be kept secret because it would help illegal immigrants and people traffickers to evade border controls.

The Home Office also refused to disclose how many of the clandestine migrants detected at UK ports claimed and received asylum, saying it would cost too much to collate the information. Information about clandestine migrants can fall into one of three categories: (a) those stopped at the juxtaposed controls (where checks take place on certain cross-channel routes before boarding, rather than disembarkation), (b) those stopped at UK ports and (c) those picked up incountry. The latest figures released to the Guardian only cover monthly port detections of clandestine migrants in the UK. Most clandestine migrants are discovered trying to board boats and trains bound for the UK, rather than on UK soil. Information released under FoI laws to the Economist last year showed the number of detected clandestine entry attempts to Britain via European ports and train tunnels increased from about 1,000 a month in 2008-12 to 2,000 in late 2013, before rising to 4,000 in 2014 and almost 13,000 in July 2015.


15 Nr. 76 - PRILL 2017

“Clique” si term dhe konditë letrare Dr.FATMIR TERZIU “Clique” nuk ka pasur një emërtesë në gjuhën e bukur shqipe. Emërtesë, apo emërtim, natyrisht në funksion të letrave dhe krijimtarisë letrare. Gjithësesi kur është përdorur shqip fjala “klikë”, terminologjia e kuptimi i saj kanë rrjedhur gjetkë. Kjo fjalë është përdorur dhe mund të quhet “Klikë”, por meqenëse kuptimi i saj është deformuar në kuptim negativ, sidomos gjatë monizmit, sikur ishte rasti I përdorimit politik në togfjalëshat “klika revizioniste”, apo “imperialiste’ duket e vështirë të metohet si e tillë në letrat shqipe. Ashtu si mjaft fjalë të tjera të ngurtësuara pos përdorimit imediat dhe “clique” duket se kërkon prej kohësh shtratin e vet. Një “clique” (Klik / ose në SHBA / klIk /), në shkencat sociale, është një grup i individëve të cilët ndërveprojnë me njëri-tjetrin që të ndajnë interesa të ngjashme. Bashkëveprimi me “clique” është pjesë e zhvillimit social normativ pavarësisht gjinisë, etnisë apo popullaritetit. Edhe pse “Clique”-t janë studiuar më së shpeshti gjatë adoleshencës dhe zhvillimit të fëmijërinë së mesme, ato ekzistojnë në të gjitha grupmoshat. Në mënyrë tipike, njerëzit në një “clique” nuk do të kenë një grup të plotë, të quajtur “të hapur miqsh” dhe për këtë mund të këtë arsye që anëtarët e vetë “clique”-s të përjashtohen, në qoftë se ata bëjnë diçka që është konsideruar e papranueshme, të tilla si duke folur me dikë në përgjithësi për fakte të papëlqyeshme nga vetë grupimet “clique”. Njerëzit socialë, që janë pjesë e një “clique” janë të lidhur së bashku përmes karakteristikave sociale të përbashkëta dhe të ngjashme të tilla si raca, përkatësia etnike, gjendja ekonomike dhe pamja fizike, por dhe shkolla në disa raste. Në mjaft raste edukata apo arsimimi luajnë një rol. Duke qenë pjesë e një “clique” është parë zakonisht, që ajo vetë përmasore në përbërje të jetë si një normë në shoqëri pa marrë parasysh statusin.

“Clique”-t letrare kanë më shumë gjasa të jenë të përhapura gjatë rrjeteve sociale, grupeve krijuese e më tej. Faktorët kohezivë mund të përfshijnë përkatësinë etnike, interesa të ngjashme, dhe pamjen fizike. Anëtarët e një “Clique” shpesh izolohen si një grup dhe kanë tendencë për të parë “cliquen” si superioritet për të gjithë ata që janë jashtë vetë “clique”-s. Po atëherë ana sociale e letrësisë? Si do të jenë karakterët dhe trajtesat “clique”? ANA SOCIALE E LETËRSISË Duke u ndalur në problemet sociale të letërsisë, Shirley Dent thotë se “Njerëzit kur duan të ankohen për “clique”-t letrare, komunitetet e mendjes e kanë ushqyer shumë shkrimin e madh me arsyetimin në vetvete.” Kjo nënkupton se letërsia ka kodet e veta dhe natyrisht “clique” letrare është përtej turmës, asaj letrare, apo dhe asaj sociale. Mendimi në këtë pikë është i lirë. Studimi im shkon përtej nga kurthet e blogjeve për shkrimtarët, veçanërisht përtej komenteve në borde, nuk ka të bëjë as me aktvendimet e tyre, as me ato mendime që janë alarmuese të

menjëhershme dhe as me krijuesit që kërkojnë të jenë drejtpërdrejtë në prodhimin letrar. Sa herë kjo kërkohet të ndryshojë! Njëherë e një kohë dihet që shkrimtarët e prirur për të ndarë veten me mantel nga një atmosferë e kultivuar mes kujdesit të ekskluzivitetit, në një heshtje të sigurtë dhe mes metodave në sofistikime gjuhësore dhe elite të krijimtarisë, kanë mbajtur rrugë të ndryshme. Shembuj ka plotë. Coleridxhe u gëzua kur ai shkoi në Stouey dhe gjeti tek Uordsuorth “një vlerësim të paçmuar në shoqërinë e lagjes, dhe një nderim të barabartë, me atë që ishte konsideruar si një poet, filozof apo një burrë nga fusha e artit krijues”. Dhe këtë e kishte bërë shoqëria e grupit, fjala e saj e denjë. Pas shumë kohësh nisi një punë të tillë “Blogosfera”. “Blogosfera”, tashmë dihet se ka çelur bashkësi të tilla të qeta letrare nga fuqia e “clique”-s duke dhënë rrugë për fuqinë e vetë “clique”-s. pastaj janë rrjetet sociale dhe më tej dhe grupet mes vetë krijuesve. Pra është sërrish nevoja për një term në letrësinë e “turmave letrare” dhe kjo mbetet apriori tek “clique”. Dhe, sa më shumë do të ngutemi të shtojmë arsuye, jo thjesht një moment shumë të shpejtë

kuptojmë se në mjaft raste këto “clique”-s letrare me pozën e tyre snob, me dredhi të errët, dhe incestin vetë-urim tentojnë të bëjnë asgjë, por dhe të hedhin baltë deri mbi gurrat e kënaqësisë letrare, natyrisht dhe për pjesën tjetër prej nesh, kur ndodh me fabulën e kokrrave të arrës në majë të pemës. Këto quhen “arch clique” ose “shigjetat clique’. Shigjetat “clique” në botën letrare duket se kanë shkuar tutje, më larg nga rruga e tyre për të konfirmuar dhe për të konsoliduar imazhin e tyre, si një bandë e njerëzve të shtresës së lartë letrare. Oscar Ëilde, nga ana e tij, nuk kishte asgjë për këtë kur foli dhe tha: “Unë kam pasur gjithmonë dyshime të rënda se baza e të gjitha klikave letrare është një dashuri patologjike e mishit. Kjo i bën ata të kenë trishtim të pacivilizuar.” Në ditët e sotme kjo është e poshtëmetuar si një mishkafe letrare që stis dashurinë dhe urrejtjen pa lexim, dhe inatosjen e krekosjen me të pamundurën, si me masat e dëshpërimit mbi miun, përpos kostos së humbjes së djathit në kurthin e paguar mirë. Tjetër gjë s’mbetet. Hurrah, kam dëgjuar vetë, se vetë ju shaj! Ama ne kemi nevojë për clique në letrësinë tonë, kemi nevojë.

Mesazhi i Lulzim Bashës, kryetar PD, në 26 vjetorin e përkujtimit të 4 dëshmorëve të 2 prillit në Shkodër (Vijon nga faqja 13)

aleanca e politikës me krimin e organizuar, deliri i pushtetarëve të sotëm thotë atë që nuk ia zinte goja, as diktatorit të fundit; se demokracia mundet të bëjë edhe pa opozitën, se zgjedhje mund të ketë edhe pa opozitën. Marrëzia që shkaktoi katër dëshmorët e 2 Prillit dhe 82 qytetarëve të plagosur, nuk ka vdekur. Themelet e demokracisë që hodhëm, nuk janë të forta. Republika që u ngrit mbi këto themele, plotësoi disa prej detyrave dhe ëndrrave të qytetarëve shqiptarë që u ngritën për liri dhe demokraci dhe të atyre që u flijuan për to, por tashmë kjo republikë e themelet e

saj, janë të pamjaftueshme, për të mbajtur ngrehinën e shpresave dhe ëndrrave që burojnë nga gjoksi i shqiptarëve të emancipuar që nuk mund të pranojnë asgjë më pak se standardi europian dhe euroatlantik, duke filluar nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. E në veçanti shpresat e ëndrrat e rinisë shqiptare, në ballë të cilës qëndron me vendosmëri, me kurorën e krenarisë, rinia e Shkodrës. Ndaj më duket e përshtatshme dhe e domosdoshme, te përsëris përpara këtij altari frymëzues që përkujton sakrificën sublime të katër dëshmorëve tanë dhe që kujton sakrificën shekullore të shkodranëve dhe të shqiptarëve

për liri dhe demokraci, se sot e deri në fitoren e betejës që kemi vendosur më 18 shkurt, zotimi ynë është dhe mbetet: zgjedhje të lira dhe të ndershme të standardit europian dhe Republikë e Re e demokracisë, lirisë dhe drejtësisë së vërtetë. Marrëzia duhet dhe do të marrë fund! Shkodra dhe Shqipëria do t’i japin fund! Amaneti i Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës do të kryhet deri në fund. Zoti e bekoftë Shkodrën! Zoti i bekoftë dëshmorët tanë në altarin e demokracisë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!


16 Nr. 76 - PRILL 2017

“NUKUDI-DHËT” E SHQIPËRISË... DHE TË MENIDHIT Zbulim i hatashëm “nacionalist” nga gazetat e Tiranës: “një gazetar i huaj zbuloi në gazetën “Jurnal Junior” i Minneapolis se…” në vitin 1901 se në një fshat, Salësi (Shalësi-kzh) 19 kilometra (larg apo afër?!) Athinës banorët flisnin vetëm shqip dhe nuk dinin fare greqisht….” !!! Nga KRISTO ZHARKALLIU

N

jë lexues me vullnet të mkirë dhe mosnjohës i historisë do të pyeste: “Arritën shqiptarët kaq afër Athinës dhe nuk e …pushtuan? Pse? E mbrojtën “heroikisht”grekët?” Sigurisht pyetja është “retorike” dhe qesharake por kjo për ata që njohin realitetin dhe jo për gazetat e Tiranës. Madje më habiti fakti se ashtu si u servir ky “zbulim” si nuk bëri që pushtetarët e “majtë”e Athinës të protestonin dhe të dërgonin ministrin e mbrojtjes…”gjeneral Kamenon” që të kërcënonte Shqipërinë nga kufiri në Molidhoshqepasi… Fatmirisht deri tani Athina nuk ka reaguarduket akoma s’e kanë marrë vesh “provokimin” shqiptar. Ashtu si gazetarët shqiptarë nuk kuptojnë marrëzitë që hedhin në letër edhe grekët-një soj jemi- nuk kuptojnë anën humoristike i këtij …lajmit që sapo është zbuluar nga “nacionalistët” shqiptarë… Meqënës kam qënë në shënjestër të këtyre trimave për “çështjen arvanitase” kur u kam folur se arvanitasit kanë qënë themeli i formimit të shtetit grek u kam borxh edhe këtu një…sqarim. Ç’të bëjmë? Nuk mundim të themi se arvanitasit paskan qënë shqiptarë si këta trimat e sotëm që jetojnë në Shqiipëri dhe në…emigracion (ose diasporë po doni fjalën greke!) Shkrimi ose “zbulimi”i mësipërm është kaq qesharak sa vetëm kështu mund të përballohet. Pse vetëm 19 kilometra? I numëroi gazetari i asaj kohe? Po mirë ky gazetar i famëshëm i huaj që tregohet gjoja mik i shqiptarëve, nuk u ndesh asgjëkundi më afër Athinës me…”shqiptarë”? (që të mos u prrishim qejfin gazetarëve dhe zbuluesve të Tiranës dhe themi arvanitas!!!) Që të kuptoni se sa injorantë janë ata që “zbulojnë” dhe botojnë shkrime të tilla qesharake ju them se në atë kohë kudo në Atikë flitej shqip. Doni ca emra ? Menidhi-

tani është brënda Athinës-jo aspak 19 kilomnetra. Liosha (nga i famëshmi Petro Losha!) Varibobi nga “Varri i Bobit “(Gjin Bue Shpata)…këto të gjitha janë brenda Athinës tani. Mos doni diçka më konkrete? Lagjia më e vjetër e Athinës rreth Akropolit quhet…Plaka! Kur akoma Athina nuk ishte bërë kryeqytet i Greqisë dhe turqit nuk kishin thyer qafën, aty banoni “shqiptarë”që për çudi flisnin gjuhën shqipe! Qe të mos bëjmë fjalë për rrethinat e Atikës-një shëmbull tipik aeroporti i Athinës është ndërtuar pranë fshatit Shpat dhe kështu quhet edhe tani…Që të mos flasim për Lopësin, Kryekuqin, Vilasin , Elefsinën Sallaminën, Kundurën,Qyrkën etj.etj. akoma dhe për Dervenohorët ku arvanitasit trima të 12 fshatrave nuk lejuan të shkeleshin nga nazifashistët duke luftuar heroikisht nëpër qafat rreth fshatrave të tyre,. Të gjitha këto janë të njohura-i kanë shkruar vetë grekët jo vetëm për arvanitasit e Atikoviotias por edhe për Korinthin, Pelloponezin, Ahaian dhe domosdo për ishujt e famëshëm Speces dhe Hidra nga ku dolën kapedanë të shquar të revolucionit grek të 1821-së… Dhe këtu del pyetja vetvetiu: këta zbulues të Tiranës pse nuk bëjnë mundimin të shkojnë në Bibliotekën Kombëtare të Athinës që të gjejnë me dhjetra botime për arvanitasit ose të hyjnë thjesht në internet dhe të kërkojnë ose të pyesin për Kulluriotin, Furiqin, Birin Marungën dhe Aristidh Kola e shumë të tjerë? Pse vrasin mëndjen me shkrimin e një gazetarit të huaj që paska…zbuluar fshatin “Salës” 19 kilometra larg Athinë ku flitej shqip?!! Që ta bëjmë pak gazmore shkrimin le të paraqesim disa ngjarje rreth arvanitasve. Përafërsisht në kohën e gazetarit të huaj që paraqitet,në Menidhi u hap shkolla e pare fillore greke. Ditën e pare pra kur shkolla u mbush me djem (vajzat akoma

nuk i lejonte prifti, prindi dhe… kanuni!) Mësuesi i ri pra donte të bënte regjistrimin e nxënësve si bëhet zakonisht Filloi pra: Si të quajnë ty?-pyeti nxënësin e pare. Djali ngriti supet dhe u përgjegj: “Nuk e di!” “Po ty si të quajnë?” pyeti të dytin “Nuk e di”u përgjegj dhe ky. Ai regjistronte se quheshin “Nukedi” por u habit së tepërmi kur edhe i treti dhe i katërti, të gjithë kishin dhënë përgjigjen “Nuk e di” dhe mësuesi besoi se të gjithë kishin të njëjtin mbiemër “Nukedi” dhe i regjistroi të gjithë me radhë “NUKEDI-dhes” Në mbrëmje mësuesi sjhkoi në kafene ku ishin disa burra që dinin pak greqisht. I pyeti: “Të gjithë në këtë fshat jeni farefis?” “Jo,pse?” e pyeti dhe fshatari i moshuar. “Por si bëhet që kini të gjithë të njëjtin mbiemër?” “Kush tha se paskam të gjithë një mbiemër?” u habitën burrat që e dëgjonin. “Ja-tha mësuesi- të gjithë fëmijët i regjistrova me mbiemrin “NUKEDI” se kështu më thane kur i pyesja.” Burrat-ata që dinin greqisht-nisën të qeshin dhe njëri nga ata i shpjegoi-po duke qeshur “Ata nuk të thane mbiemrin se nuk kuptonin se çfarë i pyesje, meqënëse nuk dine asnjë fjalë greqisht. Thjesht përgjigjeshin arvanitëshe“nuk e di” se nuk dinin se çfarë i pyesje!!!” Mësuesi mbeti gojëhapët dhe e tregonte gjatë gjithë jetës këtë ngjarje duke qeshur dhe vetë. Një ngjarje tjetër e lezetëshme tregojnë për ishullin Spece nga ku ka qënë Bubulina e njohur. Pasi ishte formuar shteti grek një pasardhës i Bubulinës- që quhej sigurisht Bubuli ishte zgjedhur deputet në Parlamentin grek. Ishte njeri i nderuar në ishullin e tij Bubuli, prandaj ngahera festat e mëdha- të Krishtlindjeve dhe të Pashkës i bënte bashkë me bashkëfshatarët e ishullit. Ishte bërë zakon pra që ditën e Pashkëve,kur prifti thoshtenë orën 12 të natës sigurisht- Krishti u ngjall,të gjithë do të ndiznin qirinjtë nga Bubuli dhe vezën e pare e thyente po Bubuli duke e trokitur fillimisht me Kryeplakun dhe pastaj me të tjerët. Është e kotë të them se kush fitonte:sigurisht Bubuli! Një vit pra kishte mot të keq dhe Bubuli u voua të vinte që të shpallej ngjallja e Krishtit. Mos harrojmë se Speces është ujdhesë dhe duhej të vinte me ndonjë anije dhe kur moti ishte i keq domosdo vonohej. Të gjithë pyesnin- fillimisht prifti pastaj të tjerët “Erdhe Bubuli për ve?” “ Nuku erdhe Bubuli për ve!” Orët kalonin dhe Krishti nuk mund të ngjallej para se të vinte Bubuli. Të gjithë pyesnin të shqetësuar:”Erdhe Bubuli për ve?” Nuk erdhe Bubuli për ve!” dhe kambana heshtte dhe Krishti nuk ngjallej… Bubuli mundi të vinte

aty nga ora katër e mëngjezit-Krishti u ngjall me katër orë vonesë dhe të gjithë thirrën duke marrë frymë lirisht:”Erdhe Bubuli për ve dhe Krishti u ngjall përsëri…se dhe për pak mund të ndodhte e pabëra dhe të mbetej Krishti pa u ngjallur…” Vitet e fundit bëhet shumë zhurmë për drogën dhe shqiptarët. E,ju informoj se edhe drogën për here të pare në Atikobioti e kishin shpikur arvanitasit dhe konkretisht grate arvanitase!Dihet se në Atikë toka ka qënë pjellore-aso kohe nuk ishte shkatërruar nga betoni dhe aeroportiprodhonte gjithçka kryesisht ishin të dëgjuar vreshtat e Mesojes (Mesdheut) ku prodhohej dhe vera shumë e mire që në lashtësi. Burrat arvanitas dalloheshin për luftëtarë dhe blektorë por, si dhe shqiptarët,nuk shquhen për punëtorë të mire të tokës. Në përgjithësi kur vileshin prodhimet këtë punë e bënin grate e mrekullueshme arvanitase. Ato shumë here mirrnin dhe fëmijët e vegjël-të gjirit kryesishtme vete në arë ku i linin nën hijen e ndonjë peme dhe ato bënin punë në arë. Mirëpo fëmijët shumë here nuk flinin, qanin, ankoheshin dhe detyronin Mëmën të qëndronte pranë duke mos mundur të bënte punën në arë. Por ato e gjetën zgjidhjen. Mblidhnin një bimë nga arat, e zjenin,dhe lëngun ja jipnin fëmijës të pinte disa gllënjka dhe e vinin në gjumë gjatë gjithë ditës! Këtë lëng e quanin “gjumës” (po, po ,gjumës, si do ta quanin dhe shqiptarët e sotëm!). Në këtë mënyrë ato punonin të qeta ndërsa fëmija flinte në djep nën pemë pa e shqetësuar…Madje thoshin se për këtë arsye arvanitasit kur rriteshin ishin tepër kokfortë dhe pak si të…humbur! (kjo e fundit nuk është vertetuar akoma! Besojmë se me drogën e sotme shqiptare të vertetohet plotësisht…) Duhet theksuar se përpjekjet që bëhen nga disa pseudohistorianë që të ndajnë arvanitasit nga populli grek janë të kota dhe të dëmëshme për vllazërimin e popujve. Arvanitasit kanë qënë një nga faktorët kryesorë e rimëkëmbjen e shtetit grek, madje ishin nga të parët që muarnë armët kundër pushtuesve otomanë. Është për të ardhur keq se dalngadalë po shuhet gjuha arvanitase, po shuhen tiparet e veçanta të arvanitasve tanë dhe të Greqisë. Të paktën t’i respektojmë dhe të mos shtrrëmbërojmë historinë e ekzistencës së tyre gjë që do të dëmtonte së tepërmi rrënjët e një popullit trim dhe liridashës, do të dëmtonte vetë historinë e Greqisë bashkëkohore që u krijua dhe me gjakun e arvanitasve në kryengritjen e 1821-së. Athinë 26 mars 2017.


17 Nr. 76 - PRILL 2017

Dy herë shqiponja, “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia të Amerikës 15 vjetorit të krijimit të shoqatës “Bijtë e Shqipes” Dr. FATMIR TERZIU

N

ë mesin e muajit Qershor të vitit 2015-të mikja ime dhe e mjaft shqiptarëve, poetja e mirënjohur Iliriana Sulkuqi, më dërgoi një foto të bukur. Fotoja nuk kishte të bënte me poeten, as me ndonjë të njohur, por në thelb kishte ballinën e një godine, ku dukej një dritare treshe në qendër, që mesndahej qetësisht nga valëvitjet e dy flamujve. Flamuri Kombëtar me shkabën dykrenore, tiste flladin mirrënjohës në kulmin e valëvitjes së Flamurit të SHBA-së dhe përtej kaltërsisë që rrinte si një shapkë mbi godinë dukej se qielli qafonte dy shqiponja mitike. Valëvitja, kjo ndjesi e paqtë e flamujve, që në krye të herës të moliste një ndjesi të tejndjeshme, emocionale, të rrokte tej kaltërsisë në një fluturim dyfishshqiponjë. Dhe vërtet edhe aty ku ishe kuptoje ndjesinë e të qenit dy herë shqiponjë. Kjo foto ishte ajo që më pas më bëri të kërkoj më tej. Dhe sigurisht shënimi: “Flamuri Kombëtar shqiptar dhe ai i SHBAsë, valëviten lart në godinën e shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia…”, dukej se të përcillte më shumë se ajo që në fakt vinte e ngjeshej në mendim. Ajo që shkonte më shumë ishte pikërisht dhe fakti i padukshëm, ai që shënonte ambientet e brendshme të godinës, të cilat i kishte rregulluar vullnetarisht një shqiptar human, Haki Çollaku… Pra, ishte muaji i Qershorit 2015të, koha kur godina dhe valëvitjet e flamujve mbi godinën e kësaj shoqate kishin në zemër pëshpëritjet për rezultatet në pjesmarrjen e fëmijëve të shkollës shqipe “Gjuha Jonë’ në festivalin e III të fëmijëve në Nju Jork. Ashtu sikurse pritej 31 Maji i kishte legjitimuar “Zërat e Rinj 2015” “zërat e ngrohtë e të ëmbël të fëmijëve”. Dhe mjedisi ende përcillte ato që u panë e u dëgjuan në atë skenë, dhe ato që më pas u shkruan nga vetë shoqata ku thuhej: “njëri pas tjetrit, me fytyra të qeshura, ata i këndojnë plot dashuri atdheut të shtrenjtë, Shqipërisë, bukurive të vendit tonë,

gjuhës së ëmbël shqipe, Flamurit Kuq e Zi, nënës, mësuesit, Lulit të vocër, mërgimtarit, e shumë tema të tjera, që nëpërmjet zërave të tyre

na lanë mbresa. Tekstet ishin të larmishme me fjalë të zjarrta dhe kuptimplote. Nuk mbetej pas edhe muzika që ishte tingëlluese dhe plot

Brexit filloi

(Vijon nga faqja 2) Skenaret e tilla janë në fazën e zhvlerësimit dhe për pesë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimorë. Është ky një shans i ri për intensifikimin e përpjekjeve të Federatës së Rusisë për influencimin e mëtejmë të ndërlikimit të gjendjes në këtë pjesë të Ballkanit. S’do mend që do të shtohet edhe ‘apetiti për destruktivitet’ i qarqeve të ISIS-it. Nuk do të duhej të kishte shumë dilema tek pala kosovare, por edhe te pesë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimorë se çka do të duhej bërë tash e tutje për ta kthyer mbrapshtë këtë tendencë thuaja të sigurtë të teposhtëzës karshi Projektit të integrimit në Bashkimin Evropian. Këtu nuk mund të ketë Status Quo, apo vendnumërim. Nuk mund të vlejnë më Planet e deritashme për përfshirjen

ritëm, sa e detyroi sallën të ngrihej në këmbë shumë herë dhe me duartrokitje të forta e pa mbarim. Çdo prind mezi priste të shikonte e të dëgjonte fëmijën e tij.” Kështu që nga zëri i këngëtares më të vogël Alba Sinani që këndoi këngën “Alba dhe kukulla”, apo Ejdia Dahu me këngën “Ora”, e deri tek vlerësimet, që i përshkruante mjeshtërisht, Kozara Doko, Mësuese e vitit të tretë në shkollën shqipe, “Gjuha Jonë” e shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia në atë Qershor të 2015-ës, ritmika e të qenit dy herë shqiponja dukej se bënte udhë jetike në tërë dimensionin e saj tek adresa “Bijtë e Shqipes” në “5043 Torresdale Avenue, Philadelphia PA 19124”. Këshilli Drejtues i Shoqatës, stafi i përkushtuar, kryetari i saj Llazar Vero dhe Sekretari Vlashi Fili, natyrisht meritojnë vlerësime të shumta, jo thjesht për angazhimin e përkushtimin, por për atë që duket kryesorja mes thjeshtësisë dhe modestisë së vlerësimit me përkuhtimin më të madh të të gjitha angazhimve. Këto ishin shqiponjat e vogla, moshat në rritje, pikëtakimet e fjalës së bukur mes brezave. Kjo duket në mjaft postime, të cilat tashmë gjenden në faqen e tyre online, por dhe në rrjetet sociale. Por në fakt ata janë “Bijtë e Shqipes. E thënë më saktë dhe më qartë: a nuk janë “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia të Amerikës dy herë shqiponja?

e Ballkanit Perëndimor në BE. Rishikimi dhe me gjasë, ridefinimi politik dhe organizativ i Bashkimit Evropian, i cili së paku në rrethanat e tasnishme duket i pashmangshëm, do të duhej të instalonte logjikën e re në Bruksel, duke lënë prapa konceptin e vazhdimisë së skenareve dhe planeve thuajse asgjë nuk ka ndodhur me Brexit-in. Thënë edhe më qartë, inkuadrimi i Kosovës dhe i pesë shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimorë në BE, duhet të shpejtohet, e jo të ngadalësohet. BE-ja do të duhej sa më parë që është e mundur t’i rrumbullakësojë kufijtë e saj, të cilët domosdoshmërisht duhet të përfshijnë, brenda një perudhe kohore që përgjysmon planet e mëparme dhjetë e më shumë vjeçare, për anëtarësimin e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës në Bashkimin Evropian. Lënia pezull e rrugëtimit të këtyre shteteve në BE dhe në NATO, do të jetë thirrje për probleme shumë të mëdha në këtë pjesë të Evropës.


18 Nr. 76 - PRILL 2017

A

jo, Kisha e Vërnicës, ishte vendosur në një goxha kënd të fshehtë e të frikshëm, një vend i mitizuar prej kohës së vjetër, kur dëgjova këtë histori. I mbeturi i fundit, më saktë gjallë në këtë botë, ishte Sofroni, mbajtësi i çelësave të kishës dhe dhomës së vogël të xhangës, të dyja, të kthyera në atë kohë në magazinë kooperative. Sofroni, kishte qenë duke bërë ndonjë punë të rëndomtë, në një distancë të vogël nga kisha, kur me sa duket kishte pikasur interesin me të cilin sytë e mi ishin ngulur mbi një bosht të drejtë druri të mbështetur mbi një pllakë me mermer të bardhë, në të cilin me të prerë thike ishte lënë një mbishkrim i thjeshtë, “Lenka Nikolla, vajzë e moshës 17 vjeçare.” “Kurrë nuk kisha parë me sy në jetën time një vajzë kaq të bukur e të sjellshme”, më tha ai. “Sy të mëdhenj dhe të errët dhe me plot shkëlqim. Një çehre si fildishi, dhe buzët vishnjë, me një ngjyrë në fund të spektrit të ardhshëm për ngashërimin me ngjyrën violetë dhe të kundërtën e saj, si e ndezur gjak. Një zjarr i pashuar mbi buzë. Ajo ishte një karakter model. Mjaft e mirë, që tejkalonte modelin e një vajze të zakonshme. Gjithashtu e gjatë dhe elegante, edhe pse ishte mjaft truplehtë dhe kishte flokët e zinj. Mahnitëse, aq sa unë kur nuk kisha parë dhe s’kisha dëgjuar se si një vajzë normale i takonte me ato cilësi atij soji të bukurisë. Familja e saj çuditërisht përbëhej nga halla e saj e vetme, burri i saj, si dhe djali i tyre, me të cilin në fshehtësi ishte vendosur që ajo duhej të martohej me të, por që dukej mjaft qartë se ajo e urrente atë më shumë se sa një helm. Halla e saj ishte sekretare e organizatës bazë të partisë dhe i shoqi ishte operativi i Sigurimit të Zonës. “Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që unë të kisha njohur një aferë të tillë familjare, dhe habitesha me dy intelektualë të tillë me emër, sidomos në një fshat të tillë të vogël si Vërnica, ku sado sekret të mbahej një gjë, kapërcente dhe shtegun më të ngushtë të hynte në veshin e Tjetrit. Ky sekret, për çudi ishte kyçur fort. Nëse unë nuk do të kisha nipin tim një ditë me vete, që ishte dhe ai një gati-moshatar me Lenkën, me sy të ngjashëm dhe flokët të ngjeshura e të kodërzuara ngjyrë-ar, kur që në ngashërimin e parë të syve, të më falni i nderuar, u pa qartë se ishte pastër një gricje dashurie me shikim të parë, si ndoshta me atë të Romeos dhe Xhulietës, dhe aq sa natyrale aq edhe e zjarrtë mes flakës dhe shkrepjes, kurrë nuk do të kisha hyrë në këtë mesele. Nipi im, emrin e tij e kishte Cvetan, dhe ne e thërrisnim shkurt Cveto. Ai ishte mjeshtër i pikturës, me një talent të lindur që në fëmijëri, dhe pikturonte gjërrat që duheshin në Kishë, ndërsa Lenka ishte në shërbesën e kishës. Në këtë mënyrë të dy të rrinjtë u takuan për herë të parë dhe lidhja e tyre nisi të forcohej më shumë. Kushëriri i saj, me të cilin thuhej se ajo duhej të martohej, si porosi e padëgjuar prej prindërve të saj, që ishin vrarë nga ligjet e asaj kohe, pasi

kishin qenë kundër Pushtetit Popullor, kishte filluar të vinte bashkë me të në Kishë. Unë besoj, se ai e dashuronte vajzën në një drejtim të atillë, pasi mjaft herë të bënte të dyshoje, se ai kishte më shumë përkujdesje për ndonjë gjë tjetër të lidhur me të, se sa me vetë vajzën. Pak kohë më vonë u kuptua, sigurisht që kjo u kap nga veshët e dikujt të interesuar për lajme të tilla, se ajo ishte trashëgimtare e mjaft florrinjve të familjes së saj. Nuk do të kuptohej as kjo, po të mos vinin nga Dega e Punëve të Brendshme dhe Komiteti i Partisë për këto punëra, por që nuk arritën të zbulonin asgjë, duke e shkruar shkurt në procesverbalin e tyre si “thashëthem”. Por, dua të shtoj ama, se kushëriri i saj ishte mjaft xheloz, dhe kjo sillte në vëmendje, se ai mund të bënte dhe krim, mund të vriste dhe rivalin e tij, Cveton, në një arsyetim të tillë. Nipi im dhe Lenka, kurrë nuk ia vunë veshin. Lenka as që e donte atë. Ajo ishte dashuruar marrëzisht tashmë me Cveton. Një ditë ajo u tha hapur të afërmve të saj, se ajo donte Cveton dhe urrente pa masë djalin e tyre dhe kurrë nuk do të martohej me ndonjë burrë tjetër, përveç Cvetos. Cveto, me fytyrën e tij të mbushur plot gëzim, kur e mori vesh këtë deklarim, nxitoi në kishë për të përfunduar një pikturim të tij për të dielën e ardhshme. Por, ajo ishte një pikturë shumë e ndryshme nga ato të tijat e atij lloji. Ishte e ftohtë, kishte një fytyrë të ngrirë, me një udhëtim miklues në ajër, me një erotizëm të mbushur me dantellë në një majë të bardhë e të dendur resh që mbysnin kaltërsinë. Ishte ikje nga një botë në një botë tjetër. Ishte fikja e një jete. Ishte ardhja e një jete tjetër. Dhe sytë e tij piklonin e piklonin mbi pikturë…, ndërsa unë isha lajmëruar të ulja e ngreja litarin e xhangës, që të lajmëroja se Lenka ishte gjendur e vdekur në dhomën e saj, ashtu ngjashëm me atë pikturë të nipit tim. Kjo ditë ishte tronditëse, dhe funerali ishte vendosur për atë ditë, që përkiste me të dielën, dhe ju mund ta kuptoni fare mirë, se në një vend si Vërnica, me dhjetëra shtëpi, nuk ka pasur shumë të flasin për vdekjen dhe varrimin e nxituar. Ah, nipi im i varfër Cveto! Edhe ai nuk tha asgjë. Ai dukej i kthyer në gur. Edhe pse ashtu, në atë gjendje ai paraqiti pikturën më të bukur të parë ndonjëherë në kishën tonë për shërbimin e funeralit të vajzës, që ai e donte, edhe pse nuk e lejuan atë ti afrohej pranë arkivolit në kishë. Unë si mjaft të tjerë u kujdesa të ulej trupi i pajetë i vajzës në varrin e saj, që pasi u mbulua u duk sikur mbi të kishte rënë një bahçe me trëndafila të kuq, madje sa herë ngulej poshtë një lopatë në tokë, dukej sikur pluskonin gonxhet menjëherë.

Epo, mirë, thashë me vete, Cveto im i varfër, unë shpresoj se kurrë nuk duhet të ta shikojë më një fytyrë të tillë të dëshpëruar përsëri. Dhe sa unë e lëshova nga dora, ai buzëqeshi dhe më tha me një zë të prerë: ​​“Ndjehem i sigurt se puna tjetër e juaja do të jetë varri im i ardhshëm që duhet të plotësoni me të gjitha këto kritere”. Ajo natë… Ah, ajo natë e vonë, ndërsa unë isha duke menduar vetëm për të shkuar në shtrat, edhe pse Cveto nuk kishte ardhur në shtëpi, ndjehesha mjaft i shqetësuar në lidhje me të. Kur kam dëgjuar kërcitjen e derës brofa në këmbë. Në derë pashë fytyrën e zbardhur të Cvetos, që errësirës i dha dritë të menjëhershme, një dritë të atillë, që edhe të duhet, por që edhe të vret sytë. “Mos fol! - më tha. Vetëm ulu dhe lexoje këtë. Lexoje! “Cveto, i dashuri im! Nëse unë vdes ose më sheh duke vdekur, mos beso asnjëherë! Më nxirr nga qefini pas dymbëdhjetë orësh dhe gjithë trupi im do të jetë si më parë. Ju nuk duhet të më humbisni mua, shpirti im. Lamtumirë!” E lexova atë mesazh të jashtëzakonshëm në letër mbi më shumë se një herë para se të merrja në tërësinë e atyre pak fjalëve një kuptim, por pasi ajo letër më turbulloi mua, i pashë sytë e Cvetos si dhe buzët që i dridheshin dhe kuptova se nuk kisha kohë për të humbur. “Hajde, në emër të Qiellorit! Hajde!” Pastaj diçka pëshpëriti. Nuk e dëgjova mirë. “Ajo duhet të jetë në të dymbëdhjetën orë tashmë. Duhet nxituar!” Nuk kisha kryer një punë të tillë më parë. Nuk kisha. Por dhimbja dhe dashuria për nipin më shtynte në marrëzi. Në varrezë, shkuam me lopatë në dorë, dhe vepruam pa zhurmë e me mjaft kujdes. Mes asaj nate të mbushur me errësirë pas vetëm disa minutash doli një trokamë nga poshte atyre patarvave të prera nga listat, që plotësonin shtratin poshtë dheut të hedhur dhe qefinit të saj. Pas pak u dëgjua një trokitje nga poshtë dërrasave. Dhe një tjetër. Kaq na u desh dhe mrekullia kishte ndodhur. Lenka e pështjellë me të bardhën e saj dhe Cveto nuk kishin shumë kohë për të menduar. Plani ishte gati. Unë me lopatën në krah u ktheva pa bërë zhurmë. Por, nën strehë, nën strehën e shtëpisë sime ishin ata dy. Halla e Lenkës dhe burri i saj. “E dimë! - më thanë. Por ki kujdes kur ta hapësh gojën. Ne vetë e kishim të qartë kur ia kapëm atë letër, ndaj ia lamë me ngut Cvetanit mbi tryezën e tij të pikturimit…” Unë nuk kisha më fjalë. Fshiva sytë dhe lutesha që ata të kalonin kufirin ende pa u ndërruar rrojet. Në mëngjes lajmet e përtej kufirit dhanë si lajm të parë këtë: “Një çift bukurosh të dashuruarish u kapën nga rrojet kufitare Jugosllave teksa lanë pas …” Nga gëzimi nisa të gdhend pastaj me një thikë mbi këtë parmak emrin e saj “Lenka Nikolla, vajzë e moshës 17 vjeçare.” Dhe poshtë atij emri, aty fare poshtë po ta shikoni me kujdes ka dhe inicialet e nipit tim. Ai u quajt i zhdukur…


19 Nr. 76 - PRILL 2017

“Lulebozhuri i Dukagjinit” si argument poetik Dr. FATMIR TERZIU “LULEBOZHURI I DUKAGJINIT” i autorit Servet Bytyçi nuk është thjesht një prurje poetike “e vonuar” sikurse e kanë metuar disa parafolës, por dhe një vëllim poetik me një argument në tërë dimensionin e tij. Ky argument vjen me pasnajën e një emocioni, ndjesie, mendimi. Vetë mendimi gjen fjalën e duhur dhe të pjekur. Është thuajse ashtu sikurse poeti amerikan Robert Lee Frost e pati deklaruar me kohë se “Poezia është kur një emocion ka gjetur mendimin e saj dhe mendimi ka gjetur fjalët.” Robert Lee Frost ishte një poet amerikan. Puna e tij u botua fillimisht në Angli para se ajo të botohej në Amerikë. Ai konsiderohet shumë për pamjen e tij reale të jetës rurale dhe komandën e tij të fjalës në drejtim të gjuhës së folur amerikane. Në tërë këtë bashkëndjesi poetike, “Lulebozhuri i Dukagjinit” është dhe një pasojë direkte e komentit dhe raktikës dialektike. Ndërsa komenti dhe praktikat dialektike njoftojnë praninë e argumentit në poezinë e këtij vëllimi, përmes formës dhe përmbajtjes specifike të disiplinave të tyre, predikimet sigurojnë një tjetër mënyrë për të paraqitur një argument që është edhe një formë e artit dhe një metodë e themeluar formalisht. Dallimet kryesore midis modelit koment-polemikë dhe argumentit predikues janë para së gjithash forma që tregojnë se modeli predikimit i një argumenti merr të dyja kundërshtimet e mundshme dhe respektivisht përpiqet për t’iu përgjigjur atyre. Këto dy karakteristika mundësojnë të lejojë një zë më shumë të ndjehet i lirë, se sa të jetë tërësisht nën kontroll autoritar mbi diskutimin, por në të njëjtën kohë të lejojë dhe fleksibilitet artistike dhe argumentuese të marrin frymë lirisht. Për të kufizuar këtë fleksibilitet, le të refrerohemi tek poezitë e këtij vëllimi “Fluturim zogjsh”; “Plaku i urtë Anton Çeta” dhe “Unë jam Odise” … (Vazhdon …)


20 Nr. 76 - PRILL 2017

“Superman”-in e lindi poezia heroike shqiptare Dr. FATMIR TERZIU “Superman”- i (Mbinjeriu) ka lindur dhe është frymëzuar nga poezitë epike shqiptare. Këtë fakt të panjohur më parë na e sjell në vëmendje studiuesi M. Tuaites (1952) në një përmbledhje të tij të quajtur “Notebook Poetry”. M. Tuaites në artikullin e tij studimor të botuar në Melbourne, pikërisht në gazetën australiane “The Age” (13 Dhjetor 1952) në faqen dymbëdhjetë të saj, shkruan se “Superman nuk është as një shpikje modem dhe as krijim i filozofëve gjermanë të shekullit të 19-të.” Kulti i tij ka variacione të ndryshme, por bazën e ka tek “poezia heroike”, që nis me Homerin, burimin e parë të kësaj poezie europiane, dhe tek poezia epike shqiptare.” Për këtë në studimin e tij Sër Mauricie Boura përforcon mendimin e burimit të fjalës. Vëllimi i tij prej mëse 600 faqesh është vetë kulti me variacione të pafundme, është me të vërtetë një “tour de force” e gjerë, kompakte e përmbledhur me një pasuri të fuqishme kuotimesh dhe orrigjinash të burimit. Duke iu referuar fjalorit, që e solli në vëmendje “Superman”-in përpara se të hynte deri në kinematografi, fjala “mbinjeri” ekzistonte me kuptimin si “një person i kompetencave të jashtëzakonshme ose mbinjerëzore”. “Mbinjeri” ishte një qenie me tipar ideal superior, sikurse ishte i konceptuar nga Niçe. Niçe që e kishte etiketuar si një njeri ideal, deklaronte se “mbinjeri” është ai, i cili arrin lumturinë, dominimin, dhe kreativitetin. Por një “superman” tipologjik i bazuar në fjalor, mund të jetë dhe një qenie superiore e konceptuar, si produkt i evolucionit të njeriut, ai që mbizotëron egon edhe për shkak të të qenit një egoist i pamëshirshëm, për arsye të fuqisë superiore, dinakërisë, dhe forcës së vullnetit. Tashmë, fakti del se oratoria e poezisë heroike nuk qenka thjesht një burim i njohur i heroizmit, ajo qenka dhe një lloj i përgjithshëm i kuptimit, i vazhdueshëm në ndryshesën e saj dhe me shumë variacione, për të prodhuar edhe “mbinjeri”-un. Këtë të paktën na e ka thënë me kohë, Tuaites, ashtu

sikurse ka theksuar, se dhe pse nuk ka pasur përkthime të poezisë shqiptare, në kërkimet e tij ka hasur se poezia shqipe i ka dhënë mjaft forcë këtij nocioni. Dhe si shembull përforcues për këtë jepet dhe ideja e “Poezisë së lindur” (Inborn poetry). Kjo lloj poezie shfaqet si një model shqiptar në faqet e gazetës së Sidneit, “Chatholic Press” të 23 janarit 1913-të. Kjo lloj poezie e ardhur nga fronti i luftrave shqiptare ka një arsye për të qenë e tillë. Në këtë burim thuhet se këngët shqiptare nga fronti i luftës, duket që rrjedhin natyrshëm nga goja e shqiptarëve. Një ditë pas masakrës në Manastir motra e një prej viktimave ka filluar menjëherë të këndojë mes lotëve, (vajtojë) në vend që të bërtasë, dhe në këtë kontekst formati i “mbinjeri’-ut të lindur nga kënga dhe poezia epike shqiptare vjen si një ndihmë adekuate: “Trim?” “Ju ishit fusha jonë me lule, dhe ju keni qenë batica jonë. Sytë e tu ishin buzëqeshja e të gjithë njerëzve, O Abas?, “Kush i ka vjedhur krahët e tu të dashur!”

“Pistoletën, plumbat, Jataganin, tërë argjendin e derdhur” “Kush e ka zhveshur jashtë atë jelek, aq të rëndë me copa prej ari?” “Kjo është një këngë e thjshtë, por shumë domethënëse për kontekstin, e adresuar prej kujtesës nga gratë e mbetura në shtëpitë bosh, kur ushtari vdiq në fushën e nderit.”, thuhet në analizën e këtij teskti nga burimi i lartcituar. Dhe me një krehje për të plotësuar formatin e duhur vazhdon, duke u kthyer në vetën e ushtarit të rënë në fushë të betejës: “Unë rashë, o, miqtë e mi” “Shkoni përshëndetni nënën time prej meje” “Dhe i thoni asaj qër të shesë bagëtinë nga grazhda” “Dhe arin e siguruar prej tyre, ta ketë për motrën time të dashur” “A nuk duhet që ajo të kërkojë fatin, dhe nëse pyet për mua, atëherë i thoni se unë jam i martuar “ “Martuar me kë? Do të pyesë ajo, Dhe ia tregoni asaj gjoksin tim të shpuar...”. Ashtu sikurse studiuesja shqiptare, Mikra Krasniqi, shprehet se poezia

epike nuk është arkaike, e pavlefshme, apo formë inferiore e artit, ajo bazuar dhe në faktin e cituar, është një hartë ose një dokument i një trashëgimi të lashtë kulturor, që ka mbijetuar me shekuj, në një formë apo një tjetër. Kjo trashëgimi e radhë kulturore shqiptare në mesin e kulturave të tjera, që ashtu sikurse është faktuar deri në frymëzimin e autorëve për “superman”-in, përkundër neglizhencës, duhet ngulur këmbë për ta ruajtur si trashëgimi dhe vlerë identitare. Është fakt, që në trojet shqiptare, të moshuarit ende këndojnë këngë epike kushtuar luftëtarëve, por është dhe fakt se mjaft këngë të tilla janë keqpërdorur, falë formave “postmoderne”, ose janë lënë në harresë. Sipas Krasniqit, ndikimet moderne dhe korrupsioni po ndikojnë edhe në këtë art, por tradita duhet mbajtur gjallë, pasi në fakt është një vetëdije në mesin e shqiptarëve në të gjitha viset, se poezia epike është dëshmi e një historie epike e njerëzve që banonin në trojet tona që nga lashtësia. Këto forma epike me një forcë të madhe lindën “mbinjeri”-un për të frymëzuar brezat në qëndrueshmëri e jetëgjatësi identitare, kulturore.


21 Nr. 76 - PRILL 2017

The boats from eastern Europe: Albanian crisis pushes young to UK Albanian migrants set up camp in northern France, hoping to cross the English channel into the UK

By NATALIE BLOOMER

M

igration from Albania is nothing new. Ever since the fall of Communism in 1990, hundreds of thousands of people have left the country. In fact, you’d be hard-pressed to find a single family there without at least one relative living abroad. But the recent news that 18 Albanians tried to get to the UK by crossing the Channel in an inflatable boat has shocked many. We don’t know the individual reasons why they took such a risk. Five of those rescued from the boat have since claimed asylum here, the others are “being processed for removal” from the UK. But what we do know is that they are not alone in wanting to leave the small Balkan country. Channel 4 News recently reported that a group of Albanians were camped out on the side of a cliff in France, waiting for a chance to cross to the UK. And the Sunday Times reported at the weekend that 220 Albanians were caught trying to board lorries travelling from Holland to the UK during the first four months of this year. But in terms of the numbers leaving Albania, this is just the tip of the iceberg. Dieppe: the Albanian migrants perched atop a cliff, waiting for a chance to get to the UK. The number of asylum applications made by Albanian citizens in EU countries soared from 16,950 in 2014 to 67,735 last year, according to Eurostat. This is in addition to the usual migration which regularly takes place. The reasons for the increase are complex, but poverty remains a driving force. “When I speak to people [about

leaving] the first thing they bring up is work,” Vincent Triest, a journalist for Albania’s ABC News, says. “They typically leave because low skilled labour is not well paid in Albania. In the remote villages, people don’t work - they just survive.” Triest was on a recent deportation flight carrying Albanians who had tried to enter the UK. He says they wanted to come here to find work in the informal sector. Albania is one of the poorest countries in Europe. Before the global financial crisis in 2008 it made great strides in strengthening its economy, but since then things have again become much more difficult. Growth has dropped and unemployment has risen to around 17%, with youth unemployment reaching above 32%. In recent years there have been vast improvements made to the capital city and to the country’s tourist areas, but outside the urban centres and away from the popular white beaches of the south, poverty is clear to see. In many rural areas, people rely heavily on agriculture to get by, but there is often very little money to be made. Take the village of Novosej. At first glance, it’s almost idyllic. Perched on the side of the mountain in the north of the country, the views are stunning. But life there is incredibly hard and hundreds of people have left recently. “All my sons have gone because we can’t feed them,” one local woman told a reporter from Ora News last year. “I’m on my own, there is no life here.” The TV report describes a village now made up largely of elderly people because most of the youngsters have left. “They’re all gone,” one man says.

His wife adds: “Why would they stay? There is no security.” Agriculture makes up around 17% of the country’s GDP and provides employment to around 55% of the total employed. In short, it is a vital sector of the economy. But in rural areas, where income from farming is typically low, there’s a vicious circle in which young people leave in search of better pay and a shortage of labour develops “There are some pockets of rural areas where unemployment levels are even higher [than the national rate] and there is a lot of agriculture without very much value added to it,” Brian Williams, the UN resident coordinator in Albania, says. “Investment in Tirana and tourism is entirely logical but what’s also needed is continued investment in rural areas.” Williams says that the recent increase in migration from the country is a cause for concern and believes there are two major reasons for it. Firstly, the economic situation. And secondly, a lack of faith in the direction the country is heading. He points to research carried out by the United Nations Development Programme (UNDP), which showed low levels of trust among people living in Albania, as well as concerns about corruption, particularly in the judiciary. “I think this is not inconsequential to the story,” he says. “The government is discussing judicial reforms. There’s a lot of talk about it being important for the EU but it’s also important that they do it for their own people because it sends a signal to Albanians that the government recognises some of its weaknesses and that the political class is willing to work on them.” It wasn’t supposed to be this way. The current prime minister Edi Rama came to power in 2013 on the back of promises of economic development and job creation. Rama is a fan of New Labour. In fact, when I spoke to him last year he told me it was Tony Blair’s government that first made him want to enter politics. “The socialist party we have today in

Albania would not have been what it is [without New Labour]. We are like the New Labour kids here,” he said. He even enlisted the help of Alastair Campbell to work on his election campaign. Rama says that the first time he met Campbell it was like “a dream”. The two became friends and Campbell even dedicated a chapter to Rama in his book Winners. They have since continued to work together on improving Albania’s image abroad. So the recent headlines of Albanians fleeing their home country will no doubt be embarrassing for the prime minister. But it would be unfair to lay all of the blame at his feet. The situation is as much a result of outside factors, such as the aftermath of the 2008 crash and the crisis in Greece, as it is of his policies. His government has launched sweeping reforms to improve the tax system and tackle corruption, but much more needs to be done to support the poorest in society. Williams insists it’s not all bad news. “There is a large diaspora of Albanians and they have traditionally gone to many countries and thrived as immigrants,” he says. “Remittances can be very important [to the country] and sometimes people come back and they return with different skills and perceptions.” In 2014, Albania achieved candidate status for accession to the EU. It was a big moment for the former communist country and a recognition of the progress that has been made in reforming institutions. But recent events show that far more needs to be done to create opportunities for young people and to tackle poverty. Until that happens, there is every chance we will hear of more people going to extraordinary lengths to seek a better life elsewhere. Natalie Bloomer is a journalist for Politics.co.uk The opinions in politics.co.uk’s Comment and Analysis section are those of the author and are no reflection of the views of the website or its owners


22 Nr. 76 - PRILL 2017

Thjesht, sipas Rasim Ahmatit, tek “Populli” i huazuar i “LSH”

J

o pak herë dëgjojmë fjalët e thjeshta, fjalët e dala nga zemrat, fjalët që dikur ua “kopjonin” të mëdhenjtë, nën siglën “Populli” dhe mbushnin revistat dhe gazetat e nënshkruara me një synim të caktuar, mbushnin librat dhe poetikën e tyre, ato fjalë që sot ndoshta nuk janë letërsi moderne, por janë një përcjellje e urtisë dhe zgjuarsisë popullore. Janë malli dhe shpirti i përmalluar nga largësia dhe dashuria në rritje. Më së shumti në emigrim, fjalë të tilla janë dhe përcjellja e gjuhës së bukur, mbajtja e traditës, synimi shpirtëror dhe dashuria për folkloriken, për atë që të jep forcë në një mjedis me “postmodernizëm”, kur masa kërkon në tërësinë e saj edhe “mas’kulturizmin” ose pop-kulturizmin e saj. Ilaz Velija shkruan në një rast: “Baca Rasim Ahmati ty të lumtë goja. Ti je njeri që na bën të ndjehemi edhe më krenarë me kombintonë të dashur. Ky Komb i lashtë ka nevojë që të ketë kësoj burrash si ti, i nderuari Rasim, së bashku me të nderuarin bilbilin tonë Xhavit Vitija.” Dhe natyrisht edhe këngët me çifteli, të kënduar nga shpirti i tyre, këngët që këndon Xhavit Vitija, kanë një qasje me tekstet e Rasim Ahmatit. Vitija, shkruan me këtë rast ndërsa përcjell një këngë të bukur e mjaft të ndjeshme me çifteli “Nga zemra ju përshëndes të gjithëve , deshëm me i nda këto caste të këndshme me ju miqë, shokë e jarana bashkë me shokun tim Ilaz Velija . Si për pikën e qefit ama. Ndoshta nuk na nxani për të madhe, se nuk është ndonjë inçizim profesional, por është nejë qefi. Ju përshëndes të gjithëve”. E kjo është pa shpenzime, pa para të mëdhaja për ata që bredhin klub më klub e restorant më restorant, duke pretenduar se janë ajga dhe mjeshtra, e kjo është popullorja, e shpirtit dhe e zemrës. Është për të gjithë. Është shqiptare. Është Kombëtare. Dëgjojini dhe do të më besoni. Dhe nëse nuk i pranoni si krijues, si këngëtarë, si poetë, shkrimtarë të mëdhenj, më besoni se do ti pranoni duke i duartrokitur madje, si më të mirët e duhur, se janë shqiptarë të mirë, se janë shpirtmëdhenj dhe

artistë të dalë nga gurra popullore. E gurra e popullit tonë të ngre në këmbë. Të bën të shpërthesh në duartrokitje! Rasim Ahmati, një njeri mjaft popullor, i thjeshtë, dashamirës, dhe mjaft punëtor shkruan mes vargjeve: “Ah Kosovë, zemra e shqiptarisë/Hije t’ka pushka e sharkija/Zemra i knoftë Xhavit Vitijs/Edhe ty Iljaz Velija/Ju rrapsodët kosovarë/Luftë e kangë i keni zanate/Tu knu trimave legjendarë/Pushkën n’dorë barutin thatë/Në ditë gzimesh festash kombëtare/Gjithë bashkuar rreth Flamurit/Jehonë kanga kosovare/ Za prej zemre që e shpon gurin…”. Por, ai është dhe një ndjekës i mirë i asaj që ndodh në komunitet dhe në Atdhe. Në një rast më të freskët ai shkruan me vargjet e tij thumbuese: “Ja ku na nxori 23 qershori/ Edvini, Balla Beqja e Saimirr qorri/Gjë tjetër nuk pritet kur qeverisë hori/Pak japin gazetat më pak televizori/Rrënjët i kanë tek ish-diktatori/Votat i blen lirë as pak su pendun/Shpejt po u vjen fundi shtrejtë do ti pagujnë/Keshtu sja del dote o edvin kristaqi/Ne protesta paqsore huri dhe kerbaqi/

Kujto njezet vite te demokracise/ Nuk eshte dyzetepesa me ndikimin e rusise/Kur nuk te shkojne mire punet e shtepise/Torturo familjen dhe i rrafe femijte/Eshte kjo qeveri bandë e një rrugaci/Çdo gja kputet prej së holli/Zullumi prej së trashi/ Mbaje vathë në vesh nga Rasim Ahmati!” (Londër: 28-II-2017). Dhe më poshtë, ashtu me gjuhën e tij të thjeshtë, por me një pikëtakim në mjaft mendje shqiptare, u sjell disa nga krijimet e tij në vargje: “S’durone me toka shqiptare/ Shqiperi o shkemb e gure/Nuk tu hoqen vujtjet kurre/Kriminel dhe gjakatar/Pesdhjet vjet sundimtar/ Tu mbush burgjet me shqiptare/ Duke i vrare dhe lene pa varre/ Humbem nderin dhe dinjitetin /Te pa kannit moren pushtetin/Ai qe sishte as per shpi tvete/Me detyre ne pushtet/Tgjithe krekoseshin sikur gjeli/Si puntori si dembeli/ Tgjithe pa prone e pa clflike/Me ken i pasur quhej armik/Rehati sdo ket shqiptari/Pa shku prona te pronari/Le ti kthejm qetsin miletit/Te ja heqim pushtetin tkeqit/Me kta qe jane sot nkarrge/ Ske bereqet vetem fike/Sban me u rrejte me u mashtrue/Pesdhjet vjet

i kem provue/As gje tjeter kta nuk dine/Tbejn shqiprin si somalin/Ka ardhe fundi me nuk mbane/Na asht nxeh toka nen kame/Me pahir a pa pahir/Duhet kputur kta zingjire/ Edhe toka asht tu ankue/Se eshte bere pa pastrue/Jemi vone ja kem zgjate bishtin/Duhej pastru qe ne nentedhjetenishin/Cdo proces i vonum/Me pasoja dhe me shum pune/Do paguajm me cdo cmime/ Qe ta bejme kte pastrim” Dhe një tjetër që flet ndoshta më ndryshe: “Intervista e partizanit!” Në muajin Nëntor të vitit 1975, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të artistëve të Shqipërisë Dritëro Agolli do të shprehej: “Në atë mot kur kishim gëzuar në vatrat tona vite të lira, kur ende njeriut dhe tokës i dhembnin plagët që kishte lënë lufta, kur tradhëtarët dilnin para gjyqit të madh të popullit, kur çifligarët linin arat dhe fabrikantët fabrikat, … Partia me interesimin e drejtëpërdrejtë të shokut Enver, gjeti kohë të mendonte dhe për një organizatë krijuesish, LSH, që … ishte e para e këtij lloji, që i këndonte revolucionit dhe socializmit me një zë të ri të fuqishëm. E ajo kishte 70 anëtarë, një pjesë e mirë ishin nga “Populli”…” (1975: 11-12). Sigurisht Rasim Ahmati, nuk kishte lindur atëherë, dhe ndoshta të tjerë si ai nuk mund të bëheshin pjesë e asaj organizate, por ama tek “Populli” ishin sikurse mund të ishin dhe Xhavit Vitija, Ilaz Velija e mjaft të tjerë, sepse dhe ata 10 libra që u botuan në atë kohë, ato 10 libra mbetën si “kuriozitete arkivale” dhe më pas u dërguan në karton. (po aty). Por ndërsa këta 10 libra që u shkruan nga shkrimtarë të edukuar në Perëndim dhe me një emër për kohën, nuk shkuan për shtat të “parimit leninist të udhëheqjes ideologjike të letërsisë” (ibid) u bënë arkivale, mjaft nga tërsia e tyre u rihuazuan dhe u nënshkruan me “Populli”. Në këtë rast, kuptohet mjaft mirë se sa vlerë ka vargu i Ahmatit, i cili tej thjeshtësisë, ka forcën e lirë të mendimit, të lirisë. Kjo ndoshta duhet parë në jo pak raste, në jo pak!


23 Nr. 76 - PRILL 2017

Tumirje pritambël N

Dr. FATMIR TERZIU

ë fillim dolën pluskat dhe bulëzat e njoma të luleve. Pastaj në një bardhësi të llahtarshme u shfaqën gjethet. E me radhë filizat, damarët e lulesave, dalëzat e njoma, gishtat e duart që shtrëngonin një buqetë të sapokëputur diku, ku vetëm një Zot e di se si ishin përzgjedhur ato lule! Lule dhe bukuri përrallore, qëndiseshin, kashtiseshin e natyroheshin si në një lëndinë mbi qilimin dhe sexhadenë, që ndodheshin shtruar në atë dhomë të ngjeshur me libra. Duart herë prodhonin një ngashëri në muret e bardha të pasndejës së rafteve të librave, e herë …, hera-herës kjo ndodhte, qafonin kapakët e tyre të nusëruar në ngjyrim e kolorit të papërshkueshëm. Pastaj ishin fjalët që vinin e ngjesheshin në një kalesë të ngushtë me një tutje-dalje në mish. Ngriheshin si në një akord muzikal dhe pastaj uleshin ngadalë në atë tumirje pritambël. Ndërmjetësia ia kalonte qetësisë së bardhët dhe dihamave të lehta ku paqtohej bashkimi i mesnatës në puthjen e zakonshme njëzetë e katër orëshe të akrepave të sahatit të varur. E ndërsa puthja e tillë u lajmërua nga dingdongu i dashuruar prej vitesh me veshët, një ngasje tjetër, pos përhumbjes së errët të trupit, zgjoi veshët e pushtuar nga të tjera alarme të brendshme. Duart u zgjatën, si në barcaletat që tregohen nga studentët për policët e trafikut, dhe ashtu instiktivisht rrokën atë mjet të kohëve moderne, të cilin thuajse vetëm gjumi e ndanë nga gishtat e njeriut të sotëm. Nën dritëzën që pasonte sinjali, njëri nga gishtat, i madhi sigurisht, shtypi butonin e dëgjimit: “I dashur biri im, bashkë me Luçin ju urojmë unë dhe Yt Atë, Gëzuar 7 Marsin, festën e bukur të Mësuesit! Nesër…” Kaq ishte dhe një taborr xixëllonjash shpërthyen në dalje-turrjen e grimave të arta, që paqtonin disa toptha të vegjël ujsie që zbrisnin bulatopthi nën sy e hundë. Kah baqthit të pjerrët të fytyrës ujsia ngjeshej e fryhej deri në një pluskim koloriti dhe si në lojërat moderne të akomoduara në mjetet e sotme elektronike, ngulnin në të tyren të bëheshin palë me tufën e luleve. Bashkërisht, sigurisht ato bulatoptha që rezistonin temperaturën e ngritur deri në maksimum të trupit, kishin fatin të bëheshin si margaritarë, a diamantë të ndritshëm në majëzat e freskëta të luleve. Pjesa tjetër, shndërrohej në një avull, një qasje ajrore e zagushët, që bënte luftë me pjesën e qelqtë të dhomës, e kërkonte të ikte larg e larg …, në një udhë të ajërt me zogjtë. Ajria tumirej në të sajën, dhe e ujta e dalëforcët nga shtrëngimi i qepadhave kishin ndoshta arsyen e tyre më të pandodhur ndonjëherë në atë dhomë. Librat nga ana e tyre dukej se garonin në heshtje, në një heshtje që kurrë se kanë librat zakon, të thithin tërë të padukshmen, të pandodhurën, të patreguarën, e sidomos në raste të tilla. E patreguara?! Habi! A kishte ndodhur në këtë jetë që të mos ishte treguar ndonjë gjë? Dhe të mos tregohej kjo që ndodhte në një dhomë, në një bardhësi, në një qasje të duarve, në një tufë të tillë përrallore lulesh, në një dihamë, nën një mori gjërash që vetëm tumirja pritambël i galonte në brendësinë e mishtë, ku tiktaket sa vinin e bëheshin më të shpeshta. Dhe kur shpejtësia e tyre shtohet, natyrisht dhe bulatopthat garojnë pakufi. Pakufia ishte në fakt. Por dhe pakoha bëhej palë. Kështu librat mes dy gjërave të tyre do të kishin fatin ta përcillnin sikurse bëjnë librat e “mençur” këtë tumirje pritambël… E prapë, fjala paqtoi

shtjellamën e gjërave. Nga ndjesia e padukshme u pasua në ndjesinë që përpëlitej e vetmja fjalë e fundit: “Tumirëmbeçi!” Ndërsa bardhësia e brendshme e asaj dhome pasonte koloritin e ngjyrave në një hapësirë më të ndjeshme, atje tutje, të paktën për aq mundësi që kishe syri i njeriut të rrokte, një tufë e bardhë rresh ngadalë e ngadalë transformoheshin në buqeta me lule pafund. Pastaj ishin zogjtë që bënin rolin e korierëve, si në filmin e Hollyvudit “Storks” me pelikanët, që tranportonin bebet e munguara të një bote që rrezikohej në shuarje e sipër. Dhe tufat iknin e vinin në të katër anët e hapësirës. Iknin e vinin… Dikush lajmërohej me një zë të largët: “7 Marsi…, nuk ka më gjeografi të vogël. 7 Marsi është në të gjithë Globin. Nxitoni të kapni orën e Amerikës, Australisë, Azisë, Europës…Nxitoni!”

Kaq ishte atje, dhe aty në një bardhësi që mbushte e zbraste ngarrendjen e tiktakëve të brendshëm në alarm. Kur ndodhi ngarrendja të bëhej e padurueshme, trupi u bë pupël dhe gati sa nuk preku tavanin. Duart u shtrinë me shpejtësi dhe në atë shtrirje të menjëhershme rrokën tufën e luleve që ndodhej afër komodinës së gjumit. Afër saj ishin dhe dy kartolina. Të dyja thuasje kishin një urim. Njëra kishte urimin për festën e mësuesit, për të dy ne, nga fëmijët tanë, tjetra kishte emrat e nënës dhe babait. Sakaq pjesa tjetër e syve kapërceu nga dritarja. Ndërsa zëri i Luçit më diktonte të shihja orën. Vërtet isha vonë. Duhej nxituar… Ishte 7 Mars 2017-të! Dhe këtë me siguri e kisha përjetuar ndjeshëm atë natë. Deri në zbardhjen e ditës që priti urimet e gjata e të gjata nga larg e afër. Ishte vërtet 7 Mars! Tumirje pritambël urimesh për një festë që duhet të na mbajë zgjuar.


24 Nr. 76 - PRILL 2017

Albanian news 76 prill 2017  

Albanian news 76 prill 2017

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you