Page 1

Nr. 83

NËNTOR 2017

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

LETËR E HAPUR SHQIPËRISË SIME TË DASHUR!

GREJÇEVCI, NJË MODEL I “DIPLOMACISË MEMORIALE”

LEXONI NE FAQEN 13

UNË JAM NJË SHTETAS I BE. A MUND TË MARR NJË KREDI? LEXONI NE FAQEN 8

EDITORIAL Dr. FATMIR TERZIU E dashur Shqipëri! u jeni e bukur, jeni e fortë, e palëkundur, durimtare dhe Ju ia vlen në të gjitha drejtimet të konkuroni me të gjitha shtetet e

J

kombet. Megjithëse Ju, Shqipëria ime e dashur keni ndoshta një Qeveri me nderin më të ulët, me një Kryeministër në kulmin e tij të agresivitetit, të vetëbesimit dhe injorimit të Tjetrit, sidomos të gazetarëve dhe medias. E dashura Shqipëri, Ju ende mbështetni

politikanët që janë të shtrembër dhe urrejtës, dhe i duartroket e i mban akoma në pushtet, edhe kur Ju trajtojnë keq, edhe kur emrin tënd e kanë bërë vetëm marifet për të ardhur në pushtet. Ju e shtrenjta Shqipëri, (Vijon në faqen 9)

SHËNOHET FILLIMI I VITIT KUSHTUAR SKËNDERBEUT

LEXONI NE FAQEN 21


2 Nr. 83 - NENTOR 2017

2 Nr. 77 - MAJ 2017

Muaji maj kushtuar Zojës së Bekuar

(Vijon nga faqja 1)

Në shqipen e traditës: Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty, bekue jé mi gjith grá e bekue fryti i barkut t’yt Jezus. Shêjtja Mrí, âma e Tenzot, lutu për né mëkatnorët, tash e në fill të mordës s’onë. Ashtu Kjoftë Në shqipen e sotme: Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty, e bekuar je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! E dimë të gjithë se ‘Ave Maria’ u kompozua nga mjeshtrit më të mëdhenj të muzikës, frymëzoi qindra poetë, ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim, këtu, dy Ave Maria – bërë poezi nga dy meshtarë shqiptarë, një françeskan e një jezuit: Ave Maria Falemi, o virgjin Mrí, o Vajzë fatmire! Hir-plote, si me lule â plot prendvera; Zoti â me Tý ; ti jé békue e dlíre, E zgjedhë ndër gjith grá tjera: Ndër gjith grá tjera prej s’ Tenzot shenjue Njeri m’u veshë në krahnuer t’and t’kullue. O Shêjtja Mrí, o Nana e Hyj’t t’ adhruem, Lutu për né qi për gjith dit’gabojmë; Lute, sa t’jemi gjáll T’And-Bír t’ Lumzuem. E kúr ket jetë të mbarojmë, o Shejtja Mrí, Ket shpirt na merr, të gzojmë gjithmonë me tý. Atë Leonard de Martino ‘Harpa e një arbëreshi’, Venedik 1888, fq. 168

T’Falemi, Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir’, O Nana e bukur e K’shillit t’Mirë; Ty ndimë të kena në ket’ shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí Të falemi Virgjin’, Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T’biej në mend se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne! Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, Ku t’lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mrí, të falemi, Mrí! Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë, të luten, t’kesh për Shqypni! Të falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí! Nga krijimet poetike të Atë Pjetër Mëshkallës


3 Nr. 83 - NENTOR 2017


4 Nr. 83 - NENTOR 2017

Të dërgosh para me Post Office, tani është edhe më e lehtë e më e shpejtë.

Karta MoneyGramPlus*

Shpejt, lehtë dhe me siguri. Tani vetëm në Post Office. www.postoffice.co.uk/moneygram *Zbatohen Kushte përdorimi, ju lutem vizitoni moneygram.co.uk/postoffice për detaje të mëtejshme. MoneyGram International Limited autorizohet dhe kontrollohet në Britaninë e Madhe nga Autoriteti Drejtues Financiar. MoneyGram dhe Globi janë simbole të MoneyGram. Të gjitha simbolet e tjera janë në pronësi të zotëruesve përkatës. © 2017 MoneyGram. Post Office Limited është e regjistruar në Angli dhe Uells. Nr. i regjistrimit 2154540. Zyra e regjistruar: Finsbury Dials, 20 Finsbury Street, Londër EC2Y 9AQ.

452212_MoneyGram_AlbanianNews_ALBANIAN_HalfPage_240x170.indd 1

18/10/2017 12:36


5 Nr. 83 - NENTOR 2017 pmp_MG_17-03153_Poster_BackToSchool2017_Albanian_295x378_v01.pdf

1

06/09/2017

13:39

C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Jam me ty në ndërtimin

e një jete më të mirë. Dërgojini para të afërmve tuaj në pak minuta.* /moneygram Dërguar nga:

0800 026 0535

moneygram.co.uk

Marrë në:

Dhe kudo ku shihni logon MoneyGram *Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. Post Office, Tesco, Thomas Cook, Raiffeisen Bank, Societe Generale Albania, Alpha Bank, First Investment Bank, Posta Shqiptare, AK Invest, Banka Credins dhe Banka Kombëtare Tregtare janë agjentë të MoneyGram International Limited në ofrimin e shërbimeve të transferimit të parave. Post Office dhe logoja e Post Office janë marka tregtare të regjistruara të Post Office Ltd. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram. 17-03153


6 Nr. 83 - NENTOR 2017

Një dritë mbi simbolikën e varrit me 6, 7 dhe 8 cepa në Shpat të Sipërm Dr. FATMIR TERZIU

N

ë një postim të gazetarit F. Salliu të shoqëruar me një foto të dytre varreve të fotografuara në fshatin Shpat i Sipërm afër Vrapit, bie në sy prezenca e një varri mbi të cilin janë vizatuar tre yje me 6; 7; dhe 8 cepa. Ndërsa përkitjen e këtyre yjeve, Salliu e ka konstatuar me gjendjen e besimit të sotëm fetar (musliman) të fshatit shqetësimi me shkrimin e tij përcjell nevojën e një sqarimi, apo mundësimi interpretiv të përafërt. Që në fillim e sqarojmë, se komentimet mbi bazë të gjerë studimi, apo kërkimore janë ato që i japin dritë të saktë. Të tjerat, si dhe këto që do të shpalosim mbi bazën e gjetjeve vetëm se hedhin një kënd, apo hapin një dritarëz në gjetjen e rrugëve të tjera të mundshme. Ndërsa ylli me 6 cepa, Ylli i Davidit, tashmë është më lehtë i shpjegueshëm, Heptagrami, ose Septagrami është ylli me shtatë cepa, që kërkon më tepër vëmendje dhe interpretim. Ky yll nuk është thjesht një simbolizëm fetar dhe okult. Ai ka interpretime të ndryshme. Megjithatë të dhënat e arkivave britanike, sqarojnë se

heptagrami u përdor në krishterim për të simbolizuar shtatë ditët e krijimit. Heptagrami më pas u bë një simbol tradicional për të shmangur të keqen. Volteri që herët na ka diktuar se

heptagrami është përdorur në simbolin e Babalon në Thelema. Por sikurse cituam, heptagrami është i njohur edhe jashtë besimit, pra dhe në mesin e neopaganasve. Ai njihet në këtë format

si Ylli Elven apo Yll Zanash. Sidoqoftë, ylli me shtatë pika (septagram) ose yll zanash (simboli popullor pagan) mishëron individualitetin, unikalitetin, kreativitetin dhe inteligjencën. Duhet sqaruar se mbi bazën e Ylli Elven është krijuar një sistem origjinal hyjnor. Ai është quajtur “The Star Elven Star Oracle”. Mbi këtë bazë më tej sqarohet vetë septili (ylli me shtatë cepa). Septili njihet si një aspekt i vdekjes në astrologji. [burimi: Marc Edmond Jones ... kini kujdes se çfarë “tatoo’ keni në trupin tuaj ... Tanakh nuk jep paralajmërime boshe!] Sipas këtyre shpjegimeve astrologjike ai është një “portë” dhe ka të bëjë me mbretërinë Angelike. 7-ta dhe 11-ta janë të vetmet numra në numërimin nga 1 në 12-të, që kur qasen në 360 japin një numër të paarsyeshëm. Rezultati për septilin është 51.4285 ... dhe kjo është pjerrësia e anëve të “Piramidës së Madhe”. Dr. Marc Edmund Jones ishte një shkrimtar, skenarist dhe astrolog amerikan. Jones ka shpjeguar se septili (SEP-til) është një aspekt i vogël kur planetët janë rreth një e shtata e një rrethi larg. Ky simbol në Mbretëri të Bashkuar është njohur si simbol i Uikas.


7 Nr. 83 - NENTOR 2017

Kur Aqif Pasha kujdesej për Gollobordën F

Dr. FATMIR TERZIU

akte të panjohura dalin përditë e më shumë në lidhjet e hershme të Elbasanit me një nga krahinat më në zë të Atdheut, Gollobordës. Në arkivat britanike që mbajnë datën e 1 Janarit të vitit 1914-të, nën një titull sa dhimbës dhe mjaft domethënës për kohën thuhet se 30 mijë njërëz janë në rrezik për jetën e tyre. Thuhet se të gjithë këta njerëz janë në rrezikun e urisë dhe vdekjes nga mungesa e ushqimeve. Uilliam Uillard Houard nga Nju Jorku, që ishte i njohur për punën e tij ndihmëse për Armenët e pushtuar nga Turqit, gjithashtu dhe negociues i Kubës dhe viktimave të urraganit Galveston, kishte lënë Parisin në një rrugëtim të tij prej 700 kilometrash udhë në malet e Shqipërisë, që pikëtakojnë dhe Gollobordën mes Elbasanit dhe Dibrës. Houard pos këtij udhëtimi të parë ndoshta të një amerikani me një mision në atë zonë malore, ka raportuar se një luftë civile ka qenë gati në shpërthim midis përkrahësve dhe forcave të Esad Pashë Toptanit dhe përkrahësve dhe forcave të Presidentit të Qeverisë së Përkohëshme të Shqipërisë, Ismail Qemal Beut. Për këtë ai shpjegon se kishte parë me sytë e tij në zonën e Sebishtit, një fshat ky midis Klenjës dhe fshtravë të tjerë Steblevë, Trebisht, Ostren dhe Zabzun, fshatra të cilat ai i kishte shkelë me këmbët e veta për disa javë, kishte parë se mjaft njerëz të Esad Pashë Toptanit kishin hyrë në këto fshatra dhe po kërcënonin njerëzit. Sakaq Houard në datën 12 Dhjetor 1913, ka qenë vetë dëshmitar i vizitës së fortë dhe mjaft të rrëndësishme që kishte bërë në atë zonë, duke filluar me Sebishtin, vetë Aqif Pasha, Guvernatori i Elbasanit, i cili i kishte nën administrimin e tij të gjithë këto fshtra. Houard sqaron se Aqif Pasha ishte jo thjesht një Kryetar i Elbasanit, por ai kishte tërë autoritetin dhe forcën të menaxhonte territorin e tij shqiptar të Gollobordës, gjë që ai e konsideronte pjesë të zonës së tij qeverisëse. Gjithashtu mes bisedëss së Houard dhe Aqif Pashës mësojmë se Golloborda dhe Gegëria, që ndahen nga Lumi Shkumbin rrezikohen nga orekset Bullgare dhe Serbo-Malazeze. Tre ditë më vonë, pikërisht më 15 Dhjetor 1913, Hourad thotë se ka qenë dëshmitar i një debati të ashpër mes dy forcave në konflikt, përkrahësve dhe forcave të Esad Pashë Toptanit dhe përkrahësve dhe forcave të Presidentit të Qeverisë së Përkohëshme të Shqipërisë, Ismail Qemal Beut, që përfaqësosheshin nga Aqif Pasha, në hyrje të Llangës, mbi Shkallë të Lunikut. Në këtë mision të forcave të Aqif Pashait u pa një ushtrim force nga përfaqësuesit e Esad Pashë Toptanit. Por vetëm dy ditë më pas më shumë se treqind vetë, të udhëhequr nga vetë Aqif Pasha kaluan këtë zonë dhe shkuan deri në Dibër të Madhe, ku morën në dorë të gjithë zonën e Gollobordës. Më datën 19 Dhjetor një mbledhje e rrëndësishme është bërë në dalje të Trebishtit, në kufirin me TrebishtaReka, ku janë caktuar dhe drejtuesit në

atë zonë. Me një marrëveshje të plotë Golloborda që mbante vulën zyrtare të Elbasanit, dhe mbështetjen ligjore të Aqif Pashës, kishte diktuar se ishte në kundërshtim me deklaratat dhe misionin e Esad Pashë Toptanit, që kishte synim mashtrimin me ndihmën bullgare dhe serbe për ato fshatra dygjuhëfolëse. Më datën 21 Dhjetor në një udhëtim të gjatë Houard është gjendur në zonën e Shkodrës, në një territor ku lakmitë e fqinjëve puqeshin me dëshirat dhe synimet e Esad Pashë Toptanit. Atje ai shënon se kishte tashmë me fakte se ishin mbi nëntë mijë refugjatë në Tiranë, pesë mijë në Shkodër, tre mijë në Elbasan dhe disa mijëra të tjerë nëpër fashtra, që tashmë kishin frikën dyfish, nga sllavët dhe nga forcat e Esad Pashë Toptanit. Houard kishte takuar qindra refugjatë në vende të ndryshme. Më së shumti ata që linin Gollobordën dhe nuk pranonin të shkonin në territoret sllave, por me plot gojën e tyre dëshironin të ishin në territorin shqiptar të komanduar nga Ismail Qemal Beu. Mjaft prej tyre kërkonin me ngulm të takoheshin me Aqif Pashain. Houard thotë se Aqif Pasha ishte gati të shkrinte të gjithë pasurinë e tij për të ndihmuar këta njerëz, “vëllezërit e mi”, sikurse ai ishte shprehur para tij. Në shënimet e tij, tashmë të arkivuara, thuhet se ai kishte takuar pikërisht ata njerëz që kalonin malet drejt Elbasanit, për të marë sadopak nga ndihma e Kryetarit Aqif Pasha, që në fakt ishte dhe mbeti i vetmi i atyre ditëve në ndihmë të asaj zone. Në Steblevë, në përpjetën malore që të shpie shkurt drejt Fushë Studnës, Houard kishte takuar një nga krerët e Trebishtit, që kishte grua nga Dibra e Madhe, dhe me të kishte biseduar gjatë. Ai i kishte thënë se fshatarët kishin rezerva ushqimesh, por ishin të pasigurtë, pasi hajdutë të ndryshëm, sidomos sllavë të ardhur nga fshatrat përreth bënin kërdinë, duke vjedhur ushqimet e tyre. Kjo të paktën ishte në realitet, pa harruara se ata kërcënoheshin dhe nga përkrahësit e Esad Pashë Toptanit. Ekspedita e Houard ishte mbajtur gjallë nga një fisnik shqiptar në Zabzun, që i kishte hapur konakët e dy shtëpive

të tij për të ndihmuar ata në nevojë. Ai nga ajo qëndresë në Zabzun, pa se shumica e fshatrave ishte bastisur dhe ata rrezikonin të mbeteshin pa ushqime. Me këtë rast ai kishte gjetur mbështetjen e Aqif pashës dhe disa tregëtarëve të tjerë nga fshtrat dhe qyteti i Elbasanit të dërgonin ushqime dhe veshmbathje në mjaft fshatra më në nevojë. Gjatë kalimit të tij në një fshat të vogël, Vërvicë, që ndodhet mjaft afër Trebishtit dhe në kalim të lehtë për në Dibër të Madhe, dhe pse gjuha ishte mjaft e pastër me fqinjët, ku shumica flisnin dhe ishin shkolluar në gjuhën bullgare, kishte mësuar se dhe ata nuk pranonin të kishin influencë nga të tjerët, por nga Elbasani dhe nga forcat e Aqif Pashës. Arsyet ishin të thjeshta, dhe ai kishte mësuar se ata lidhjet i kishin të gjitha shqiptare, pavarëisht nga e folmja e tyre. Disa familje me ekonomi të mirë nga ky fshat kishin dhënë vullnetarisht ndihmë për disa gra të veja, disa jetimë dhe mjaft të tjerë kishin afruar ndihmë duke shkuar në rregjistrin e Kishës. Houard kishte asistuar vetë duke u ndarë ndihmat atyre që ishin më në nevojë.

Ai shënon dhe një fakt mjaft domethënës, të pranisë së hajdutëve të ndryshëm, dhe mjaft pasigurive që vinin nga të gjitha anët. Në udhëtimin e tij drejt Durrësit me avulltoren italiane “Molfetta” atij i ishte hapur dhe vjedhur edhe valixhja. Ai thotë në shënimet e tij, se ka qenë dhe një dëshmitar i përleshjeve në kufi. Në Nëntor të vitit 1913të ai shkruan se kishte parë me sytë e tij betejën në Vërnicë. Kishte parë pastaj betejat në kufirin me Malin e Zi dhe për këtë thotë se ai i shkruajti një ankesë dhe Kolonelit britanik Phillips, i cili ishe në atë kohë Guvernatori i Shkodrës. Në të njëjtën kohë ai i kërkoi Carit Nikolla telegrafisht që të tërhiqte trupat nga territoret shqiptare. Me këtë rast në shënimet e tij Hourad fajëson pesë fuqitë e mëdha të kohës për injorimin e fateve të këtij populli, sidomos të atyre që për një mijë e një arsye kishin fatin të kishin dygjuhësi e që ndodheshin nën një rrezik të madh të zhdukjes masive. Ai kërkon ndihma konkrete në të holla, ushqime dhe veshmbathje për shqiptarët në nevojë. Duke u përqëndruar më së shumti në zonën e Gollobordës, në një zonë ku udhëheqja e Aqif Pashës kishte përcaktuar mjaft fate të mohuara, natyrisht ajo që duhet theksuar është se mjaft shqiptarë nga ajo trevë u vendosën nën mbështetjen e vetë Aqif Pashës në qytet dhe kështu lidhjet u forcuan akoma më shumë. Houard, i pa këto lidhje nga afër dhe shënoi me të madhe, se Golloborda ishte më mirë dhe dukej mjaft e sigurtë në lidhjen me Elbasanin. Aqif Pasha kishte në atë zonë dhe ata që vunë në rrezik me jetën e tyre dhe të familjeve të tyre pjesëmarrjen aktive në shpalljen e Pavarësisë dhe nënshkrimit e Atkit historik të saj. Le të sqarojmë për lexuesit se Uilliam Uillard Houard (1860-1933) ishte pronar dhe redaktor i Uarren Ledger. Ai ishte një nga pesëmbëdhjetë korrespondentë të gazetave që u larguan nga Londra në dhjetor 1894, për të hetuar masakrat e armenëve në Turqinë lindore, madje ai ishte i vetmi që arriti, në rrezikun e jetës së tij, të depërtojë në brendësi të rajoneve të shkatërruara. Në vizitën e tij të dytë, ai shkoi si komisioner i ndihmës për të rregulluar shpërndarjen e fondeve të ndihmës. Qeveria turke e ndaloi atë të hyjë në vend dhe u detyrua të vinte një çmim në kokën e tij; kurdët e qëlluan atë, banditët e kapën, dhe shërbëtorë të tjerë të Sulltanit e bënin udhëtimin e tij të rrezikshëm. Në një libër të vogël Houard flet nga njohuria e fituar nga gati një vit e gjysmë i vëzhgimit personal dhe hetimit të kujdesshëm në vendin e pikëlluar. Ai nuk është as armik, as misionar, dhe ai flet pa racë ose paragjykim fetar. Dëshmia e tij është dëshmi e një amerikani dhe njeriu të paanshëm të çështjeve që tani vjen drejtpërdrejt nga toka gjak e ngjyrosur, nga Armenia. Ky libër është i botuar në vitin 1895 dhe shënimet e mbajtura në Shqipëri prej tij janë mjaft domethënëse, sidomos kur sot “hale” dhe politika të ndryshme bëjnë dhe krijojnë etni dhe etnicitete pa kriter.


8 Nr. 83 - NENTOR 2017

Unë jam një shtetas i BE. A mund të marr një kredi?

Q

ë nga fillimi i Habito së pari në fillim të vitit 2016, ne e kemi bërë atë misionin tonë për të prishur krediesat në procesin e hipotekave, thuhet në një njoftim të agjensisë në fjalë për gazetën tonë nga Simon Ogborn, bashkëthemeluesi i saj. Noftimi vazhdon duke detajuar si më poshtë vijon: Ne duam që sigurimi i një huaje për një shtëpi të jetë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë për sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Dhe tani ne duam të ndihmojmë edhe më shumë pronarë të mundshëm të shtëpive duke goditur mitin se qytetarët jo-Britanikë nuk mund të marrin një hipotekë. Vetëm imagjinoni: ju jeni duke jetuar dhe punuar këtu dhe keni parë ëndrrën tuaj të sheshtë për shitje. Ju jeni të dëshpëruar për të marrë një kredi, por ju nuk jeni një shtetas britanik. E pamundur, apo jo? Gabuar. Fakti është se marrja e një kredie në shtëpi të miratuar kur ju ose partneri juaj janë qytetarë joBritanikë shpesh është më shumë për historinë e kreditit se sa për atë që quhet vendi i lindjes. Mos u shqetësoni nëse ndjeheni të hutuar, nuk jeni vetëm. Nga një popullsi prej 65 milionë banorësh në Britani të Madhe, rreth 9 milion kanë lindur jashtë BM. Që do të thotë se ka shumë qytetarë të huaj të lindur jashtë vendit ashtu si ju. Por ka edhe shumë pronarë shtëpish blerësit e huaj kanë rreth 10% të stokut të shtëpive në Britani. Kështu lexoni për të gjetur se si t’i bashkoheni. Ne do të shpaketojmë gjithçka që ju duhet të dini - nga vizat në rezultatet e kreditit. Dhe ne do t’ju tregojmë se si të maksimizoni shanset tuaj për të marrë një kredi nëpërmjet një ndërmjetësi të tillë si Habito. UNË JAM NJË SHTETAS I BE. A MUND TË MARR NJË KREDI? Disa gjëra ndikojnë se sa e lehtë është për të marrë një kredi në Britani të Madhe si një shtetas i huaj. Por tani për tani, nëse jeni shtetas i BE-së, kombësia nuk duhet të jetë një prej tyre. E vërteta është se huadhënësit nuk mund të diskriminojnë qytetarët e BE vetëm në bazë të vendit të tyre të lindjes. Pra, nëse keni lindur në Bristol ose në Berlin nuk duhet të bëni ndonjë ndryshim në marrjen e një oferte hipoteke. Për sa kohë që ju keni qenë një banor i BE-së për të paktën tre vjet, dhe keni një llogari bankare dhe punë të përhershme në Britani të Madhe. Më e rëndësishmja është historia juaj e kreditit - dhe kjo mund të jetë një krediesë nëse ju keni lëvizur vetëm kohët e fundit këtu. Duke pasur një vlerësim të mirë të kredisë është thelbësore kur bëhet fjalë për marrjen e marrëveshjes më të mirë - ose ndonjë marrëveshje në të gjitha. Kështu që ju duhet të ndërtoni rezultatin tuaj të kreditit sapo të mbërrini. Kjo do të thotë çdo gjë nga regjistrimi për të votuar për të siguruar që ju të paguani faturën e telefonit tuaj celular në kohë. Për më shumë këshilla, lexoni blogun tonë se si të përmirësoni rezultatin tuaj të kreditit këtu. BREXIT KA KRIJUAR SHUMË PASIGURI DHE KONFUZION Brexit ka krijuar shumë pasiguri dhe konfuzion mbi statusin e shtetasve të BE

në Mbretërinë e Bashkuar dhe rregullat në lidhje me pranueshmërinë mund të ndryshojnë në të ardhmen e afërt. Për informacionin më të fundit, ju mund të vizitoni faqen e dedikuar të qeverisë këtu. UNË KAM LINDUR JASHTË BE-SË. A MUND TË MARR AKOMA NJË HIPOTEKË? Çuditërisht, gjërat bëhen më të komplikuara nëse jeni shtetas i BEsë dhe ju doni një hipotekë. Por mos e humbni shpresën - kjo nuk është e pamundur. Problemi kryesor me të cilin do të ballafaqoheni nëse nuk jeni shtetas i BE-së është se ju nuk do të keni asnjë histori historike të kreditit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo mund të shkaktojë komplikacione të mëdha kur aplikoni për një hipotekë. Kështu që do t’ju duhet të ndërtoni një gjurmë pozitive të kredisë për të rritur shanset tuaj për të marrë duart tuaja në një hua për shtëpi. Lexoni blogun tonë për këshilla se si ta bëni këtë. Huadhënësit e ndryshëm do të kenë kërkesa të ndryshme kur ballafaqohen me një kërkesë hipotekare jo-standarde si kjo, kështu që qasja më e mirë është përdorimi i një ndërmjetësi online si Habito. Ne kemi qasje në një gamë të gjerë të hipotekave në të gjithë tregun. Kemi skanuar më shumë se 70 huadhënës, që mbulojnë mbi 20,000 produkte - kështu që ekspertët tanë do të jenë në gjendje t’ju këshillojnë çdo hap të rrugës dhe të gjejnë një hua që i përshtatet situatës suaj. Për të filluar, këtu është një përmbledhje e shpejtë e asaj që mund të prisni nga huadhënësit. Si një qytetar jo anëtar i BE-së, ju do të keni dëshmi që ju: Kanë jetuar në Britani të Madhe për të paktën dy vjet Keni një punë të përhershme në MB Keni vendbanim të përhershëm në MB Keni një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar Keni një depozitë të konsiderueshme (deri në 25%) Nëse nuk keni qëndrim të përhershëm (PB) ose pushim të pacaktuar (ILR) në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jeni ende në gjendje të aplikoni për një hipotekë si shtetas jo anëtar i BE-së për aq kohë sa të keni një vizë vijuese: Tier 1 ose Tier 2 Visa Karta e qëndrimit Familja e një vizë personi të vendosur Mbretëria e Bashkuar Viza e mësipërme zbatohet për aplikimet e vetme ose të përbashkëta, ku një ose të dy aplikantët janë jashtë Mbretërisë së Bashkuar / BE. Ju mund të aplikoni për një vizë deri në tre muaj para ditës së ardhjes për të filluar punën në MB dhe duhet të merrni një vendim brenda tre javësh. DO TË DUHET TË SHOH NJË KËSHILLTAR HIPOTEKE BALLË PËR BALLË? Me pak fjalë, jo. Kur të regjistroheni në Habito, këshilluesi ynë hipotekar dixhital (i disponueshëm 24/7 nga çdo pajisje) do t’ju japë një pasqyrë të shpejtë të asaj se si mund të duket hipoteka juaj. Pas kësaj, ekspertët tanë të përkushtuar (njerëzorë) të hipotekës janë gjithmonë

në fund të telefonit ose jetojnë chat. Ata do t’i përgjigjen pyetjeve tuaja dhe do t’ju mbajnë përditësuar me ecurinë e aplikimit tuaj nga fillimi deri në fund. Habito bën hipoteka në internet, falas dhe në kohë rekord. A MUND TË PËRDOR ENDE SKEMËN E QEVERISË PËR NDIHMË PËR TË BLERË? Nëse jeni shtetas i BE-së që jetoni dhe punoni në MB ose keni leje të pacaktuar për të qëndruar (ILR), atëherë ju keni të drejtë të aplikoni në skemën e qeverisë për ndihmë për të blerë (HTB). Vendi më i mirë për të filluar me Ndihmën për të blerë është faqja zyrtare e internetit, ku mund të zbuloni rreth mundësive të ndryshme në dispozicion. Kur të regjistroheni në Habito, thjesht ndiqni udhëzimet në pult, dhe le një nga këshilltarët tanë të dinë se jeni duke kërkuar të përdorni skemën e HTB. Kalimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe marrja e një kredi - Një histori: Emri: John Ëhite Mosha: 29 Profesioni: I vetëpunësuar; John punon si një tregtar i vetëm, si një Arkitekt i Zgjidhjeve për Menaxhimin e Identitetit dhe Qasjes (IAM) në industrinë e IT Tipi i pronës: Semi-shërbim, modern Vendndodhja: York Gjoni ishte duke kërkuar për të blerë për herë të parë që kur u zhvendos nga Kanadaja me bashkëshorten e tij britanike. Pas lundrimit të procesit të emigracionit kur ai u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar, ai ishte i gatshëm të kalonte të paktën aq kohë sa familjarizohej me atë se si punonin hipotekat në Mbretërinë e Bashkuar - veçanërisht pasi ai e dinte se nacionaliteti i tij do të ishte faktor, të punësuar. “Kam lexuar se Marrëveshjet / Vendimet në Parim ishin duke udhëhequr shumë njerëz për të besuar në mënyrë të gabuar se do të miratoheshin, vetëm për t’u refuzuar sapo huadhënësi të merrte një vështrim më të afërt gjatë procesit aktual të aplikimit. Doja të merrja një ide vërtet të mirë për atë që mund të kërkohej nga unë dhe ku duhet të shikoj, deri kur ishim gati për të filluar gjuetinë në shtëpi, kështu që bëra shumë kërkime “. Megjithëse ai gjeti një marrëveshje për një hipotekë në parim, ai ishte kurioz për atë që një ndërmjetës mund të thoshte dhe sa lehtë mund t’i gjenin një hipotekë, duke pasur parasysh rrethanat e tij. Ai u kthye në Habito dhe me sukses mori një kredi në pak javë. “Duke qenë një shtetas i huaj i vetëpunësuar, mendova se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për të marrë një hipotekë. Por Habito e mori të gjitha hapat dhe më bëri një hipotekë të madhe, duke u siguruar që i kemi të gjitha dokumentet / dëshmitë e mbuluara. Unë në fakt kam kaluar nëpër mocionet me këshilltarin e hipotekës së agjentit të pasurisë, i cili do të kishte akuzuar 400 funte për shërbimet e tyre, dhe kërkimi i tyre në shikim të parë doli me të njëjtën marrëveshje që Habito më kishte gjetur (falas!). MORTGAGE A-Z: 10 SHPJEGIME TË PËRBASHKËTA Ne e dimë se hipotekat mund të duken të habitshme, madje edhe për njerëzit e

lindur këtu, dhe kjo është pjesërisht për shkak të përdorimit të tepruar të zhargonit dhe akronimeve nga industria. Pra, këtu është një përmbytje e shpejtë e disa prej termave që ne përdorim në Mbretërinë e Bashkuar në procesin e blerjes në shtëpi: MARRËVESHJA NË PARIM (AIP) Ky është një dokument i një huadhënësi hipotekues që vërteton se mund të huazoni një sasi të caktuar prej tyre. Kjo do të tregojë shitësin që ju mund të përballoni për të blerë pronën dhe shpresojmë se shtëpia juaj e ëndrrave mund të hiqet nga tregu. CONVEYANCING Procesi i menaxhimit të anës ligjore të transaksioneve pronësore quhet transporti. Nëse jeni duke blerë, shitur ose remortgaged një pronë, do t’ju duhet të caktoni një transportues të licencuar. Ne ju rekomandojmë që të flisni me pronarët e pronave të kryeministrit për të gjitha nevojat tuaja të komunikimit. Për informacione të mëtejshme mbi transmetimin dhe anën ligjore të blerjes së pasurisë, shikoni postën tonë të dedikuar të blogut. PERQINDJE FIKSE Një kredi me normë fikse do të thotë që interesi që paguani nuk do të ndryshojë për periudhën e kohës që pajtoheni. Kjo normë nuk ka të ngjarë të jetë fikse për kohëzgjatjen e hipotekës, më shumë se dy deri në shtatë vjet. Pasi kjo periudhë është lart, ju do të shkoni në normën standarde variabël të huadhënësit tuaj. Kemi më shumë informacion mbi hipotekat me normë fikse këtu. FREEHOLD Nëse prona juaj është pa pagesë, kjo do të thotë që ju jeni pronari i ndërtesës dhe gjithashtu toka në të cilën ndodhet. GAZUMPING Nëse keni një ofertë të pranuar në një pronë, por pastaj një blerës tjetër vjen dhe bën një ofertë më të lartë, të cilën shitësi e pranon, atëherë ju jeni lënduar. Ju jeni paralajmëruar! KONTRATË QIRAJE Nëse prona është me qira, atëherë ju jeni pronari i ndërtesës, por jo vendi ku qëndron, dhe vetëm për një kohë të caktuar (gjithçka deri në 999 vjet). KREDIA PËR VLERA (LTV) Kjo është madhësia e hipotekës suaj si përqindje e vlerës së pronës që bleni. Ky është raporti i madhësisë së shumës suaj të huamarrjes ndaj madhësisë së depozitit tuaj. Sa më shumë depozita që mund të vendosni në një pronë, aq më e ulët do të jetë raporti LTV. Normat më konkurruese të interesit zakonisht janë në dispozicion të klientëve me raporte më të ulëta LTV, shpesh nën 70%. DETYRË STAMPIMI Taksa e taksës mbi taksën e vulës (SDLT) është një taksë e pagueshme kur bleni një pronë për më shumë se £ 125,000. Ekzistojnë disa grupe të tarifave për taksën e pullës dhe tatimi llogaritet në pjesën e çmimit të blerjes që bie brenda çdo brezi (0% në £ 0- £ 125,000, 2% në £ 125,000- £ 250,000, 5% në £ 250,001 - £ 925,000 dhe kështu me radhë). Ju mund të gjeni më shumë rreth Dutës së Stampimit në Udhëzuesin për Blerësit e një Shtëpie për herë të parë.


9 Nr. 83 - NENTOR 2017

Naim Hasani dhjetë vjet Avokat i Gjykatës Supreme të Anglisë dhe Uellsit A

Dr. FATMIR TERZIU

vokati i mirënjohur jo vetëm në mesin e shqiptarëve tashmë në MB, por dhe në mjaft komunitete të tjera që kanë trokitur në zyrat e Kompanisë avokatore “Duncan Lewis” ka festuar dhjetë vjetorin e pranimit të tij si Avokat (Solicitor) në MB dhe Uells. Ai ka shkruar se është krenar që i është përkushtuar këtij profesioni të avokatisë (Proud of the Legal Profession). Pra, Naim Hasani, tashmë ka 10 Vjet që njihet si Avokati i Gjykatës Supreme të Anglisë dhe Uellsit! Ndaj s’ka si të mos shprehet: “Krenar për profesionin në sherbim të drejtësisë!” Naim Hasani është një avokat konsulent në Departamentin e Emigracionit tek Kompania “Duncan Lewis”. U bashkua me firmën në tetor 2012 për të mbikëqyrur punën e Rishikimit Gjyqësor në emigracionin dhe tani ai është një Punonjës i Çështjeve të Avancuara të Emigracionit të Akredituar në Shoqërinë e Nivelit 3. Ai ka një ekspertizë të veçantë në Ligjin për Azil, Imigrim dhe Shtetësi, me ekspertizë të veçantë në të Drejtën Publike / Rishikimi Gjyqësor në Emigracionin dhe Çështjet e Azilit dhe tërheqjen e shtetësisë britanike si për privimin, për shkak të mashtrimit dhe / ose fshehjes së një fakti material dhe nulliteti, kur kombësia britanike është marrë me anë të imitimit ose mashtrimit ose fshehjes së një fakti material. Ka ndihmuar dhe mbikëqyrur zgjerimin e punës së Rishikimit Gjyqësor në Departamentin e

Emigracionit. Ai drejton ekipin e tij brenda avokatëve të Duncan Lewis, kryesisht duke u përqendruar në aplikimet për azil, imigrim dhe shqyrtim gjyqësor dhe anulimin e çështjeve të nacionalitetit britanik, veçanërisht të specializuar në rastet e Shqipërisë dhe Kosovës. Ai është një avokat i apasionuar i ligjit publik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Ndërsa e merr të gjithë punën e tij të Ndihmës Juridike, përmes Duncan Lewis, gjithashtu drejton vetë praktikën e tij private në Oliver & Hasani Solicitors. Ekipi i tij dhe vetë avokati Hasani përfaqësuan me sukses shumë klientë në aplikacionet për shqyrtimin gjyqësor në Gjykatën e Lartë, Gjykatën Administrative dhe apelimet në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, duke sfiduar ligjshmërinë e vendimeve të Sekretarit të Shtetit për

Departamentin e Shtëpisë për azil dhe çështjet e emigracionit dhe ndalimin e paligjshëm. Ai gjithashtu përfaqëson shumë klientë në aplikimet për Azil, Imigrim dhe të Drejtat e Njeriut dhe apelon si ndihmën juridike ashtu edhe klientët privatë. Ka njohuri të posaçme për privimin e shtetësisë britanike, ankesat dhe anulimet e aplikacioneve të Rishikimit Gjyqësor dhe apelet e mëvonshme. Në faqen e tij zyrtare shkruan “Unë jam avokati që vepron për Hysajn dhe Bakijasin për ankesat në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar në rastet e R (Kaziu / Hysaj / Bakijasi) kundër SSHD & Hysaj kundër SSHD UKSC 2016/0206, 0209, 0211. Ankuesit pranuan se kishin vepruar me mashtrim. Ata të gjithë morën statusin e refugjatit, ILR dhe pastaj shtetësinë britanike në bazë të mashtrimit. Ata pretendonin se ishin

kosovarë shqiptarë etnikë, në rrezik të persekutimit në Kosovë në fund të viteve 1990, kur në të vërtetë ata ishin nga Shqipëria.” Më tej Hasani sqaron se “Më 27 shkurt 2017, Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar dha leje për ankuesit që të ankoheshin kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, të datës 26 nëntor 2015, duke hedhur poshtë ankesat e tyre kundër aktgjykimit të z. Justice Ouseley në Gjykatën Administrative, lidhur me ligjshmërinë e vendimeve të Sekretarit të Shtetit për Departamentin e Shtëpisë (“SSHD”) për të trajtuar nënshtetësinë britanike të Ankuesve si nullitet ab initio mbi bazën se ishte marrë me mashtrim (tani raportuar si Kaziu kundër SSHD [2015] EËCA Civ 1195; [2016] 1 ËLR 673). Unë gjithashtu paraqita ankuesin z. Deliallisi (shtetas britanik: apelim i privimit: Fushëveprimi) [2013] UKUT 00439 (IAC). Ankesa përfshiu shqiptarët nga Shqipëria, të cilët kërkonin azil dhe morën ILR dhe shtetësinë britanike duke pretenduar se ishin shqiptarë etnikë nga Kosova. Tribunali i Epërm vendosi që “një ankesë sipas nenit 40A të Aktit Britanik të Kombësisë 1981 kundër një vendimi për të privuar një person nga nënshtetësia britanike kërkon nga Tribunali të shqyrtojë nëse vendimi diskrecional i Sekretarit të Shtetit për të privuar duhet të ushtrohet ndryshe. Kjo do të përfshijë (por nuk do të kufizohet në) çështjet e Nenit 8 të KEDNj-së, si dhe pyetjen nëse privimi do të ishte një ndërhyrje e shpërpjestuar në të drejtat e njeriut të një personi.” Naim Hasani ka kryer disa kulifikime në fushën që ai operon.

LETËR E HAPUR SHQIPËRISË SIME TË DASHUR!

(Vijon nga faqja 1)

meritoni shumë e shumë më shumë, meritoni të jeni shumë e shumë më mirë. Ju përfaqësoni të gjithë ata që kanë në zemër dashurinë, punën e vështirë, lotët dhe buzëqeshjet e njerëzve nga çdo besim, nga çdo krahinë dhe nga çdo përkatësi etnike. E dashura dhe e pazëvendësueshmja, Shqipëria ime, mos lejo kurrë një politikan t’ju thotë se këto virtyte ju bëjnë të shëmtuar, ose të dobët ose ndonjë gjë më pak se Ju, që është e bukur, që është krenarie e ligjshme. Ju jeni e mbushur me inteligjencë, inovacion dhe sipërmarrje. Ju lutem, ju lutem o Shqipëria ime e bukur, mos i lë kurrë këta politikanë që përpiqen të pakësojnë sukseset dhe arritjet tuaja duke shpifur ëndrrën e madhe shqiptare! Është e qartë për mua se gjërrat ndryshojnë, se nuk kanë të bëjnë gjithnjë me vlerën tuaj, por ama kur një pushtetar i akuzuar, i bën bisht drejtësisë, kur një Ministër i akuzuar

mbrohet nga Kryetari i Qeverisë tënde, të lutem bëj më të mirën për ta larguar, se ndryshe djemtë dhe vajzat ose do të mbushin burgjet, ose do të ikin nga sytë këmbët. Më vjen keq që ju do ta lini një ish Ministër të tillë jashtë duarve të Drejtësisë, ose një Kryeministër të mbajë në gojë “Kazanin” për të mbuluar tymin e hashashit që del nga trualli yt, e këta nuk meritojnë për të përfaqësuar bukurinë tuaj të radhë Perëndesha e Bukurisë së Ballkanit. Më trishton se nuk do të mund të më kuptojnë disa, as disa kolegë që kanë vuajtur dhe vuajnë, por nuk mërzitem fare se do të mërziten disa njerëz që falë emrit dhe thjeshtësisë tënde ende mbajnë kollare. Por nuk më vjen keq që luftoj me penën time për vlerën tuaj, dhe më e rëndësishmja për njerëzit e mi që shkelin me këmbë padashje trupin tënd Hyjnor. Atyre dhe të Gjithëve u them me ndjenjën e dhimbjes “Luftoni për diversitetin, luftoni për të drejtën dhe ligjin, luftoni për Ëndrrën Shqiptare, që është ëndrra Europiane dhe refuzoni

ta lini atë ta vdesin të korruptuarit e Qeverisë me duart dredharake të politikës meskine dhe të së keqes! Unë e di që ju ndjeheni sikur nuk jeni mjaft e kënaqur me politikën e këtyre viteve të Tranzicionit. E di që nuk ndiheni e sigurtë, sepse politikanët ju kanë bërë që të mos jeni ajo që duhet të ishe. Unë e di betejat janë humbur ose kanë dështuar nga ata që janë zgjedhur për t’ju përfaqësuar. E di se si ndihesh e frikësuar të tregosh se kush je, sepse dikush ju ka keqpërdorur, ju ka thyer, ju ka dhënë një emër të keq, por të gjithë bashkë, sidomos intelektualët dhe akademikët duhet të zgjohen, për ta ndrequr sa më parë. E vërteta është, ndoshta ata që po ju tregojnë këto gjëra, janë ata që janë thyer dhe kanë nevojë për rikthim tek forca e tyre. Ju lutem koha ka ardhur që të shpëtoheni nga pleshti që ju helmon! Çlirojeni veten nga të gjithë politikanët që ju vendosni ju dhe njerëzit tuaj, të cilët përqendrohen vetëm në gjërat negative rreth jush dhe mos u hiqni nga pozitiviteti që bekoni me zemrën

tuaj të madhe dhe zërin e të thjeshtëve. Ju lutem kini një besim më të madh në veten tuaj dhe zgjidhni dikë që të përfaqësojë Ju, që përfaqëson gjithë diversitetin tuaj, të gjithë lirinë tuaj dhe të gjithë forcën tuaj! Jo dikush që ju grabit, ju përbuz, dhe ngre komplote korruptive kundër jush dhe ju përdor si levë ose si një peng në lojërat për pushtet e pasuri galopante! Ju jeni më e mirë, më e ndritshme dhe më e fortë, se të gjithë politikanët atje dhe keni të drejtë tashmë të zgjidhni MIRËSINË! Jo vetëm më të mirën se dy të këqijat. Lufto për veten Shqipëria ime, sepse të ligjtë që ju keni lejuar të sundojnë për një kohë të gjatë, nuk do të luftojnë për Ju, sidomos nga sot e tutje. Ndryshe nuk ka si të kuptohet një Parlament që i bën gjërat me ngutje. Ndryshe nuk ka si të kuptohet kur votohet dhe injorohet Drejtësia. Ndryshe nuk ka si të mos kuptohet qartë zëri i ngritur i Kryeministrit për gazetarët. Dhe kush ia ngre zërin Fjalës së Lirë, vetëkuptohet çfarë meriton më mirë.


10 Nr. 83 - NENTOR 2017

Vazhdon ngritja e Grupseksioneve të PD-së në Londër Dr. FATMIR TERZIU

D

ega e Partisë Demokratike në Britani po vazhdon aktivitetet e saj për ngritjen e grupseksioneve në zona të ndryshme të Londrës dhe qytetet kryesore ku komuniteti shqiptar dhe një pjesë e madhe e demokratëve janë vendosur dhe jetojnë e punojnë. Me ndihmën e demokratëve të ndershëm dhe inteligjences shqiptare në mërgatë që i janë afruar degës së PD në Londër, pas zgjedhjeve për kryetarin e deges se PD në Britani, u punua dhe për ngritjen e grupseksionit në London Borough of Newham. Më datën 23 Prill 2017, kryetar u zgjodh Përparim Pevdeja. Më 29 Tetor 2017 në një takim me demokratët u ngrit grupseksioni në London Borough of Barking & Dagenham, ku pas dy kandidaturave të propozuara, me shumicë absolute u zgjodh kryetar Gazmend Cufaj. Ngritja e këtyre grupseksioneve u realizua pas një pune të gjatë të demokratëve dhe nën kujdesin e Kryetarit të Degës së PD-së në Britani të Madhe, Naim Hasani. Naim Hasani u ka uruar kryetarëve të grupseksioneve suksese dhe punë

të mbarë dhe i përshëndeti për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve. Po cili është Gazmend Cufaj? Biznesmeni i suksesshëm shqiptar që ka rreth nëntëmbëdhjetë vjet në Mbretëri të Bashkuar, ashtu si gjithë të tjerët la Atdheun pas, vendlindjen e tij Pukën, për të parë dhe integruar jetën e tij në emigrim. Që në ardhjen e tij ai ndoqi rrugën e punës dhe të kualifikimeve. Punoi në

disa drejtime, por dhe duke mësuar gjuhën angleze në disa kurse. Ai në fillim e nisi si bojaxhi, ku dhe iu nënshtrua një kursi dyvjeçar në kolegj për bojatisjen dhe dekorimin duke fituar një certificatë të vlefshme “City&Guilds”. Z Cufaj nuk ndejti duarkryq, por ai ndoqi dhe mbaroi dhe një kurs një vjeçar ndërkombëtar. Puna e tij, përkushtimi dhe lidhja me një profesionalist nga Irlanda, në fushën ku ai operonte ia shtoi dëshirën z Cufaj të mësonte tregun e punës, komunikimin në profesionin e ndërtuesit, vajtjen dhe ndërgjegjësimin me çmimet e ofertës në internet e mjaft të tjera. Me mbi 15 kurse kualifikimi, njohuri në biznes dhe një punë me 13 vite në siguri dhe me kualikimet më të larta ai është dhe një profesionist i sigurisë për Europën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në gati mjaft prej kualifikimeve ai ka marë nga një certifikatë “City&Guilds” dhe është duke pasur synimin të përfundojë dhe një kualifikim në akount, të cilin e ka lënë përgjysëm falë angazhimeve të mëdha të punës, ashtu sikurse ka marë “City&Guilds” si elektricist dhe mjaft kualifikime të tjera si dhe inxhinieri konstruksioni. Një portret

më të gjerë të këtij biznesmeni të suksesshëm, të lindur në Truen të Pukës dhe me punë e banim në Mbretëri të Bashkuar, që i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, demokratëve dhe mjaft të tjerëve të lëkundur në bindje që punojnë dhe jetojnë në London Borough of Barking & Dagenham, që të bashkohen në Grupseksionin që drejton ai, do të gjeni në numrin tjetër. Duhet thënë si fillim se Gazmend Cufaj është një model i një shqiptari mjaft të suksesshëm. Po rikujtojmë për lexuesit tanë disa nga kualifikimet: “City& Guild International” up to Level 5 on Security (Bodyguard) punë mbi 13 vjet në Pube dhe Klube parttime; “City & Guild International on Safety Croëd on the sport”. Çdo sport në UK dhe në Europë. (Punë tek West Ham United rreth 6 vite Security); “City&Guild keeper”; “City & Guild International computer”; “Diploma & City & Guild on Painting Decoration”(dy vite kolegj); “City &Guild Electric”; “City & Guild on English mouths” ka vazhduar 1 vit për Accounting, ka vazhduar per Construction Engineer në University of Stratford dhe tani është Drejtor i Kompanisë së tij “Big Boss Services” (uk) Ltd.


11 Nr. 83 - NENTOR 2017

Shqipëria feston 105-vjetorin e shtetit të pavarur 28-Nëntori është Festa e Flamurit dhe festohet nga çdo shqiptar, kudo ai jeton: në Shqipëri, trojet shqiptare në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni apo dhe në Greqi. Sot kanë festë të gjithë shqiptarët ngado ata janë, që nga Plava e Gucia, Gjakova e Prishtina, Shkupi e Tetova, gjithë Çamëria dhe qytete të tjera. 28 Nëntori ësgtë ditë e shenjtë e shqiptarëve, gëzuar ditën e flamurit I madh e ivogël uron të gjithë bashkëkombësit kudo që ndodhen: Gëzuar Ditën e Flamurit. Data 28 nëntor është dita e shenjtë e shqiptarëve, që përmbledh aspiratat e pashuara të kombit tonë për liri dhe bashkim kombëtar; është data e ngritjes së flamurit të Skënderbeut në Krujë; është data e ringritjes së flamurit kombëtar dhe Pavarësisë së Atdheut në Vlorë nga plaku i urtë Ismail Qemali; është data e nisjes së epopesë legjendare të UÇK-së në Kosovë. Çdo 28 nëntor, të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Çamëria, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi dhe diaspora ndiejmë amanetin e rilindësve tanë për bashkimin e atdheut, në kufijtë që delegatët e ardhur nga Preveza në Mollë të Kuqe, çdo 28 Nëntor, çdo shqiptar ndjen triumfin e lirisë së ardhur në kohën e errët të pushtimit nga heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu; çdo 28 Nëntor, çdo shqiptar ndjen amanetin e luftës për bashkim kombëtar të Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës. Këto mesazhe të kësaj date të shenjtë duhet të jenë ylli polar i çdo bashkëkombësi dhe i politikës shqiptare në secilin prej shteteve ku padrejtësisht u nda kombi ynë. Ajo që mbetet për tu thënë në këtë ditë të shënuar është: Gëzuar Pavarësinë!

E

Nga FATMIR TERZIU

ti më thua se u shkrimë. U shkrimë? Si ta kuptoj këtë që më paske shkruar kur unë isha vetëm fëmijë? Si ta kuptoj sot i Madhi, T.S. Eliot? Eh kur ti shkruaje ishte ndryshe. Ndryshe të kuptonin të Tjerët. Shkrimi, eh shkrimi, ishte dhe kishte tjetër grishje. Ishte ama i ndarë në kënde dyshe. Ishte ai yti atje, dhe ky i joni këndej. Edhe pse unë isha gati një vjeç kur ti ike nga Kensingtoni, në Londër, për të na lënë neve këto shkrimet e tua, po ta them në mes të leximit tënd se jam pikërisht këtu, ku ti shkruajte më së shumti para se të ikje, kur bota këndej nga anët tona, kishte marrë mjaft ftohët, por unë nuk e di përse i kam pasur dhe i kam ende lotët. Nuk jam shumë larg nga vendi ku ti shkruajte poemat “The Ëaste Land” (Toka e Mbeturinave), dhe “The Love Song of J. Alfred Prufrock” (Kënga e Dashurisë e J. Alfred Prufrock). Fundja ti i ke shkruar për tu kuptuar. Kështu ke shkruar gjithnjë. Dhe të kemi kuptuar ama kur ke përfunduar. Se kur shkruajte: “Kemi shtrydhur universin në një top” në “Këngën e Dashurisë së J. Alfred Prufrock”, ne thamë se ti aludon. Me linjat “Le të rrokulliset forca jonë dhe gjithçka / ëmbëlsia jonë në një top” ne të duartrokitëm fort. Dhe ti e the e u shkrive në gaz në Marvell. Dhe ne s’të dëgjuam, se kishim punë me gardhet. E kishim problemin tek Fjala. Dhe jo vetëm tek ajo e shkretë Fjalë. Jo! Zgjuam dhe bëmë të Madh dhe një Pitkin. Jo s’e e kuptonim vallë, por kështu na thanë. Kështu na mësuan nga Lart. Pitkini është Hero proletar, nuk duhet bërë baltë. Ai Tjetri, ai i gjati që sillet egërsisht është Kapitalist. dhe ne ngritëm grushtat lart. Dhe ashtu hymë thellë në shkrim. Dhe ne u bëmë mish e thua. Po ta them në konfidencë, hiç, ore hiç, fare pa e kuptuar. Tani në këto shkrime, e rithua, se bota njihet nga shkrimet, dhe nuk e di a ma ke thënë vetëm mua? E thua se ende nuk e dimë, apo ... E thua se u shkrimë? Eh, vërtet u shkrimë ne këndej nga e ftohta e ekranit. U shkrimë ama në gaz. Dhe gazi na ka thyer krahët, ama dhe ne e bëmë pallë. Kemi njëzetë e ca vite që e bëjmë baltë vetë Fjalën mes shkrimit. E ti na thua se duhet art. Art?! Ah more T.S. Eliot këtë të fundit pikërisht e shkrimë si akulli nga lart... Tani, shkurt, se e kam këtë me ngut. Njeriu ynë

Shkrimi - akull nga lart

i referencave, i kuotimeve të sotme, i direktivave poetike të përbotshme, i eseve të kohëfundmes, e fundja po ta them shkurt, T.S. Eliot, ne ende sillemi e rrethrotullohemi kot. Ne nuk i duam “mendtë tuaja”. Ne kemi plot o i nderuar T.S. Eliot. Ju lutem bëni si të jetë më e mira dhe na mirëkuptoni, të paktën vetëm sot, sikurse habiteshit edhe dje. Unë nuk kam ndërmend të shemb dashurinë e madhe letraroshqiptare të pas-ikjes së Elsies, (se edhe Berti iku, por i vdekur atje tek ne, dhe këtë ta them edhe Ty që ta dish pasi je atje). Nuk kam ndërmend as të shkul ndonjë kopsht me lule për tek Varri i tij amanet në Theth, se ai i mori të gjitha me vete në atë ngjyrim model tek kostumet e përzgjedhura shqiptare, që e shoqëruan atje tej. E shkrimet mbetën T.S. Eliot. Mbetën. Mbetën..., sikurse dhe ato të Elsies. Ja kjo mbetje e madhe e ftohtë dhe e akullt e shkrimit tonë po na turbullon. Aq më shumë që tani është bërë dhe një ushtri e madhe, kudo e ngado mbin dhe shtohet në rrjetet sociale. Mjafton të hedhësh një zar dhe fap dalin qindra shkrues e shkrimtarë. Mjafton të hapësh një fletë dhe ke kapicë mijëra poetë. E kjo nuk ka të bëjë me vitet e nxitimit, por se ka një “mesele” të madhe kjo puna e shkrimit. Ju me kohë e dinit më mirë se kushdo gjendjen e botën e brendshme të shkrimit. Ama e dinit, atë botë të shkrimit që e kishit atje, jashtë gardhit. Ne e kishim të rrethuar me tela. E kishim të ndarë në thela. E thelat i kishin ata, më mirëkupto T.S. Eliot, se emra sa të duash ka, sa të duash mund të them, por kush ua ka ngenë? Emrat janë si baladat e vdekura e ato të gjallat, edhe pse të ngrira kanë qenë me një diagramë-shtrirje, pa nevojë për shkrirje. Shkrirje?! Para disa ditësh lexova një intervistë të njërit prej atyre shkrimtarëve dhe reporterëve, që shkruanin nga oxhaqet e larta të veprave të mëdha, pa hypur ndonjëherë tek ta. E ai ishte plot zell për letërsinë, shkrimin e djeshëm. E ai shkruante e shkruante. Fliste për shkrimet e asaj kohe, T.S. Eliot. Dhe thoshte se kishte plot emra që janë dhe mbeten ama emra. E këto

emra, që janë emra, ishin ato që paskëshin shkruar nga zemra. E pastaj, pas intervistës së tij ishte filmi shqiptar “Rrethimi i vogël”, diku në atë ekran. E aty kishte një moment të ngjashëm. Kur në një nga zyrat e shtetit hyn një “i pakënaqur” prapa vetes kishte katër klasikët e mëdhenj. I pesti ishte në ballë. Kjo më vuri në hall! Dhe u mendova gjatë e mirë e mirë, ndaj të pyes me merak të lutem vetëm ti mund ta dish, i nderuari T.S. Eliot, mos vallë ende nuk ka shkrirë? Të gjithë ndoshta vetëm se kanë ngrirë. E dalin në dritë menjëherë sa i pikasin sytë. Mos është ndonjë truk, apo ka të bëjë me magjitë? T.S. Eliot bëni pak durim. Kjo nuk është ndonjë mesele e thatë. Ne jetojmë ende me një shkrim të paqartë. Shkruajmë dhe lexohemi si në akull. Librat kanë mbetur stogje. Libraritë shesin vetëm blogje. E mos u habit? Ne jemi shkrirë. Jemi shkrirë për të mirë e për të keq me botën virtuale. Lexojmë dhe shkruajmë lloqe gjithë ditën, tamam lloqe Kavaje. Vërtet tashmë nuk ka më direktiva, nuk ka më Bashkime Profesionale, apo Front Demokratik, as organizata të tjera, që të mësyjnë me forcë tek kuleta, për të blerë sa më shumë vepra, por ka metoda të tjera, akoma më trishtuese, kanë mbirë si merimangat në shtëpitë e braktisura disa kioska botuese. Dhe ne kemi mbetur... në fatin e tyre. Bëjmë vetëm atë që nuk na e keni thënë ju T.S. Eliot për shkrimin, për fjalën, për librin. Ne jemi tjetër botë, jo vetëm Bota e shkrimit. Bota e shkrimit tonë është ëndërr e një parajse, ne jemi botërisht brenda saj, por ama kur dalim nga ajo botë, nga shkrimi i kësaj parajse, vetëm atëherë e kuptojmë se..., se e gjitha kjo ishte dhe na mbeti një botë false. Është një frazë e juaja që ka ndriçuar papritmas mendjen time: “Ajo që ne e quajmë fillim është shpesh fundi. Dhe për t’i dhënë fund është për të bërë medoemos një fillim. Fundi është vendi ku ne fillojmë.” E ne duhet vërtet kohë që ta kuptojmë. Duhet mjaft kohë... që të fillojmë! Ne nuk hedhim si dikur, tashmë në letër vetëm baltë, por dhe akullin që na “shkrin” nga lart.


12 Nr. 83 - NENTOR 2017


13 Nr. 83 - NENTOR 2017

Grejçevci, një model i “Diplomacisë Memoriale”

Ç

do memorje për të rikujtuar veprën si dhe lamtumirën e një figure të madhe është gjithmonë një valle diplomatike. Vallja ndiqet dhe përcillet me emocion. Ajo gjithnjë është zbukuruar nga gjeste oportune të ndërtesës së ndërlikuar të urës që lidh të shkuarën me momentin e saj në shërbim të mesazhit dhe didaktikës, në shërbim të brezave që pasojnë. Ky shërbim përkujtimor për Adem Jasharin nuk ka asnjëherë përjashtim. Nga vizitorët dhe ata që kanë shkruar e shënuar në memorjen lidhur me të dhe gjithë familjen Jasharaj, vetë përkujtimi ka mbledhur miqtë dhe armiqtë dhe i ka bërë bashkë. Ndoshta gjesti më i dukshëm i arritjes, në përputhje me frymën e pajtimit ka ardhur dhe nga ata që e panë “politikisht” nderimin e tij. Shtrëngimi i duarve në këtë territor, sa memorial aq dhe domethënës është një kapje e qëllimshme e momentit për të përparuar perspektivën e një shkrirjeje në marrëdhëniet midis politikës, pas mjaft debatesh dhe aludimesh. Dhe kjo tashmë është një risi e gjithë shqiptarëve, nga të gjitha trojet. Është jo thjesht poltike, apo diplomatike. Është mesazh dhe ndjenjë. Lutje dhe betim. Ambasadori i Republikës së Kosovës në MB, Lirim Grejçevci, u shfaq pikërisht me djalin e tij, Benin përpara Kompleksit Memorial të Jasharëve në Prekazin e Historisë Kombëtare, jo thjesht si një vizitë e rastit, por si një memorje që lidh pikërisht atë që duhet dhe e dëshiron çdo shqiptar i mirë. Ndaj, vetë z Grejçevci shkruan: “Në Prekazin heroik, tek Kompleksi Memorial i Jasharëve, së bashku me Benin, për t’ia shpjeguar se ku i ka rrënjët liria, të cilën e gëzojmë sot. Në këtë vend, në mesin e heronjve të kombit, Shaban, Adem, Hamzë Jashari, grave e vajzave, u vranë edhe dhjetë fëmijë. Lavdi e përjetshme!” Kanë kaluar mëse 18 vjet që nga dita kur një ekip i Televizionit “Dardan” vizitoi Kosovën e pasluftës dhe realizova filmdokumentarin “Në Kosovë Andej nga Kulla e Jasharajve”. Është viti 1999! Në oborrin para Kullës historike të Jasharajve një foto dhe një bisedë me Lulzimin, djalin e legjendarit Adem Jashari dhe me të vëllain Ademin, kujton jo vetëm emocione dhe mbresa por edhe një pikënisje për një traditë të re në

kujtesën tonë historike. Fiksimi në kameran time të intervistës së parë me Lulin për televizionet shqiptare është dhe do të mbetet padyshim historike. Dokumentari më pas u përpunua dhe u rirealizua në kushte digitale, për të plotësuar një boshllëk, të cilin ndoshta shqiptarët në UK, do t’a ndjenin me etje në shfaqjen ekskluzive për ta. Intervistat, komentet, narracioni, faktet dhe pamjet e asaj kohe në këtë dokumentar janë pikërisht ajo që ndoshta do t’i duhet më shumë se ç’do gjë tjetër kohës që po vjen, për t’a dokumentuar të shkuarën me syrin e pavarur, në vëzhgimin realist të kameras sime. Ndoshta e nesërmja do të jetë ndryshe nga e sotmja, ndoshta kujtesa do të thërasë me etje për këto fakte, për këta dokumenta, të cilat kohë më parë i duheshin Kombit, por “ne nuk ishim të kujdeshëm t’i përdornim e t’i rruanim si fakte kokëforta”.

Rrugëtimi tipik mes një itinerari të përlotur për më se një gjysëmshekulli dhe ende me plazma gjaku të pafshira nga ajo mortje e fëlliqur e historisë, shton kërshërinë në penën time të rradhis pak çaste dhe fakte që ende sot janë jetike dhe domethënëse. Faktet nisin me Isa Krekën, Bardh Dokon e Ben Dokon, bashkë me familjet e tyre, me vëllezërit Demir e Edi Pojani, me Kristo Memën e një grupi tjetër nga Tirana. Fakte që përziheshin me memorjet e z Kreka, me dhimbjet e treguara nga palët udhëtuese dhe nga fiksimet e kameras në rrugën që ndante kufirin e vëllait me vëllain. Natyrshëm, ajo që të rizgjon kujtesën në këtë anakromë disi të shushatur kohore, është kujtesa, është kujtesa në celuloid dhe shënimet gazetareske që ti ke në bllokun tënd. Së pari është thënia e Dr. Milazim Krasniqit, para Hotel Grandit në Prishtinë,

teksa bisedonim për “fatet tona”, politikën dhe të ardhmen, jo me paragjykim apo parashikim. Ai do të thoshte: “Dëgjo Fatmir, pena dhe politika janë dy motra nga dy nëna, ku njëra është ende jetime, pa nënë e baba. Por kjo për më shumë, është edhe në mes të dy rrugëve. Zor se i gjendet derti asaj, në mesin tonë.” Dhe më tej, buzëqeshja dhe modestia e Neim Jerliut. Pritja para hotelit karakteristik dhe dy administratat e këtij hoteli, padyshim që duhen harruar. Me një kolegun tim nga Gjirokastra, korrespodent i Zërit të Amerikës, gjejmë të udhës të shohim se ç’po ndodhte aktualisht në zemrën e një Kryeqyteti, me pritjen dhe përcjelljen mediatike më të madhe të asaj kohe në botë. Edhe dokumentari tjetër i realizuar në Londër, Trokamat në jetën e një pene, ka këtë pikësynim, paraqitjen nga këndi i syrit të pavarur. Filmi është rreth tridhjetë minuta dhe ka mjaft dokumente të pashfaqur më parë, sidomos nga Kosova e rrënuar dhe Kulla e Jasharajve. Jashtë asaj që pason fakti i vizitës së Ambasadorit Grejçevci me djalin e tij të vogël, apo dhe me vizitat e tjera të cituara në dokumentarin tim, si dhe me ato shtrëngime duarsh e pluskime fotografish, ajo që është domethënëse është se e gjitha është mbi të gjitha gjërat e tjera. Ajo është një model i “diplomacisë memoriale”. Në imazhin e vizitave përpara Kompleksit Memorial të Jasharëve në Prekazin e Historisë Kombëtare, “diplomacia memoriale” është një mënyrë e politikës simbolike të pushtetit të butë. Vendet e kujtesës dhe ngjarjet përkujtimore përdoren si një mjet për marrëdhëniet politike dhe ato në këndin e edukimit dhe simbolikës së mesazhimit. Kjo përfshin ceremonitë e koreografuara me kujdes në vende të zgjedhura të kujtesës në përvjetorët e ngjarjeve me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto ngjarje, zakonisht në prag të datave të caktuara, ofrojnë një vend jo vetëm për diskutime joformale, por dhe për një respekt ndaj figurave të gjalla intelektuale, që përkushtohen në nderim të simboleve që dhanë jetën për Lirinë. Ato gjithashtu mundësojnë një markë të “politikës së mesazhit”, e cila apelon si për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar duke mobilizuar historitë e përbashkëta. Kjo është dhe një ftesë për të gjithë, pse jo për të rishkundur memorjen.


14 Nr. 83 - NENTOR 2017

ELBASANI NUK I KA PËLQYER REVOLUCIONARËT SHQIPTAR Dr FATMIR TERZIU

D

y fakte të rrëndësishme zhbirrojnë termin-togfjalësh “revolucionarët shqiptarë”, që pushtoi botën mediatike në vitin 1924. Fakti i parë lidhet me zbulimin e Elbasanit si një qytet dhe një qendër të papajtueshme me këtë term-togfjalësh dhe fakti i dytë zbulon faktin real të Fan Stilian Nolit. Elbasani shkruhet në arkivat britanike nuk pajtohej me revolucionarët, dhe uk i pëlqente ata, por ama nuk ngurohet të thuhet në vitet kur ata dolën në skenë me Nolin në krye, se “Revolucionarët shqiptarë janë mjeshtra të situatës në Shqipëri dhe përqëndrohen në bastionin e qeverisë në Elbasan ku janë ngulitur 8000 besnikë të betuar si pro-Perëndimorë”. Për Fan S. Nolin thuhet se nënën e kishte greke dhe babain e kishte bullgar. Fan S. Noli vetë kishte lindur në Thrakë dhe kishte filluar karierën e tij me një kompani teatrale turke. Ndërsa Noli ishte aktivizuar me kompaninë teatrale turke ai kishte dhe një pseudonim (nickname: The son of Punch and Judy) “i biri i Punçit dhe Xhudit”. Historia dhe frymëzimi i karaktereve Punçi dhe Xhudi ka rrënjë në komedinë italiane dell’arte të shekullit të 16-të. Figura e Punçit rrjedh nga karakteri napolitan i aksioneve të Pulcinellas, e cila u anglizua më vonë në Punçinello. Ai është një manifestim i figurave të Lordit të Misrules dhe figurës Trickster të mitologjive të rrënjosura

thellë. Gruaja e Punç ishte quajtur fillimisht “Joana”. Figura që më vonë u bë zoti Punç bëri paraqitjen e saj të parë të regjistruar në Angli më 9 maj 1662, e cila llogaritet tradicionalisht si ditëlindje e Punç në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo lojë në të gjitha gjetjet arkivore përshkruhet si “një lojë kukull italiane”. Edhe pse u quajt ose u vetëquajt si një “Thomas Becket shqiptar”, në rastin e arkivave britanike thuhet se ai nuk kishte një lidhje sadopak të tillë. Thomas Becket, gjithashtu i njohur si Shën Thomas i Canterbury, Thomas i Londrës, dhe më vonë Thomas à Becket (21 dhjetor 1119 (ose 1120) - 29 dhjetor 1170) ishte Kryepeshkop i Canterbury nga viti 1162 deri në vrasjen e tij në vitin 1170. Ai u nderua si shenjtor dhe martir nga Kisha Katolike dhe nga Bashkimi Anglican. Ai u angazhua në

një konflikt me Henry II, Mbretin e Anglisë, mbi të drejtat dhe privilegjet e Kishës dhe u vra nga pasuesit e mbretit në katedralen e Canterbury-t. Menjëherë pas vdekjes së tij, ai u kanonizua nga Papa Aleksandri III. Pra sikurse shihet emetimi i Nolit me Becket, duket se i bashkon vetëm në një fjalë, në atë të “konfliktit” me Mbretin dhe asgjë më tepër. Thomas Becket nuk ishte revolucionar, ndërsa Noli u quajt i tillë dhe madje dhe revolucionin e tij e quajti pos kësaj. Sipas arkivave britanike thuhet “Në Amerikë, ai pohoi, se u bë peshkop i kishës ortodokse greke. Me ardhjen e tij në Shqipëri, pretendimi i tij ndaj atij titulli ishte i diskutueshëm, por duke arritur një ndikim të konsiderueshëm politik, duke qenë njeri me influencë në një masë, është vetëm e drejtë të thuhet, për një kulturë në një vend ku është i vogël, ai u rikonceptua nga

dy peshkopë, të cilët protestuan me dhunë gjatë ceremonisë.” Titujt e Tij të tjerë, “Kryepeshkopi Metropolitan i Durrësit, Gorës dhe Shpatit”; “Ekzark i Ilirisë dhe Detit Perëndimor” dhe “Ati, Mjeshtri dhe Zoti i Shqipërisë” janë pak a shumë të supozuara, sipas arkivave britanike. Arkivat sqarojnë dhe bëjnë me fakte të ditura se Fan Noli ishte me influencë Bolshevike të padiskutueshme. Thuhet se në Dhjetorin e parë pas Revolucionit të Qershorit, Noli kishte mjaft takime me konsulët bolshevikë, madje ai ftoi dhe pranoi njërin prej tyre me një staf të madh të vinte në Shqipëri, duke zbuluar kështu se Rusia kishte interes në Shqipëri. Ai vazhdoi flirtimin me bolshevikët, dhe Kishën ruse, deri sa iu vra Ministri i Financave të tij, Karakuçi në Bari të Italisë. Noli pasi e përshkoi jetën e tij si mësues, gazetar dhe “politikan” në Greqi dhe Egjypt, arriti të merte një diplomë të Harvardit në SHBA. Në një nga shkrimet e tij, që pasonin famën e tij e tij si korespodent lufte, George Renuick, në gazetën britanike “Daily Chronicle” e bën të qartë faktin se përse Elbasani, ky qytet në qendër të Shqipërisë nuk e donte bolshevizmin dhe përse nuk e mbështeste dhe nuk e mbështeti Nolin. Arsyen gjenden në sa u tha më lartë, por dhe në faktin se Elbasani njihej si qytet tregëtarësh dhe zanatçinjsh, kështu që ishte e vështitë që ata të besonin tek revolucionarët shqiptarë.

Një dritë mbi simbolikën e varrit me 6, 7 dhe 8 cepa në Shpat të Sipërm (Vijon nga faqja 6) Uika është një traditë pagane e popullarizuar nga Gerald Brosseau Gardner. Ajo respekton magjitë dhe ritualet dhe nderon një Perëndeshë Treshe dhe një Zot me Brirë. Sidoqoftë me gjithë pasqyrimet e ndryshme të simbolizmit të heptagramit më e vjetra dëgjesë, apo gjetje e përdorur në bashlagët e varrezave i përket traditës kabaliste. Pra, një nga kuptimet më të vjetra të regjistruara të këtij ylli mund të gjendet brenda traditës kabaliste, që paraqet sferën e Venusit dhe fuqinë e dashurisë. Kabalah rrjedh nga fjala “Qabalah”, që është një fjalë hebraike dhe që do të thotë “traditë”. Origjina e fjalës vjen nga fjala rrënjësorja “Kibel”, që do të thotë “të marrë”.

Kjo i referohet zakonit të lashtë të dorëzimit të njohurive ezoterike përmes transmetimit me gojë. Pothuajse të gjitha sistemet shpirtërore perëndimore mund t’i ndjekin rrënjët e tyre në Pemën Kabaliste të Jetës. Origjina e saktë e Kabalës është e paqartë, ndaj ajo nuk është e saktë. Me siguri përmban disa gjurmë të ndikimit egjiptian, grek dhe kaldeas. Në rastin konkret të gjetjes së këtij ylli tek varrezat e fshatit Shpat i Sipërm, në afërsi të fshatit Vrap, mund të thuhet se i përket një grupi të njerëzve që besonin se ishin mishëruar edhe përtej varrit. Ky mishërim vjen me sistemin fonik, apo të zanoreve që e citojnë, apo emetojnë atë. Si një yll planetar i shtatë planetëve, apo i rikrijimit në shtatë ditë, natyrisht rrjedh dhe prej vetë caktimit

të planetëve. Ky caktim i planetëve në të shtatë drejtimet dhe cilësitë na jep një mjet shtesë për t’u përdorur në arsyetimet zanore planetare. Këto zanore dalin nga magjia e Ilirishtes së Lashtë, dhe kështu ata u qasën dhe ende përfaqësohen nga ajo zanafilllje. Bashkë me këto zanore dhe me atë që ky yll mishëron: individualitetin, unikalitetin, kreativitetin dhe inteligjencën, na jep të drejtën të argumentojmë se kjo varrezë i përket një njeriu, mashkull apo femër që kishte privilegjin t’i gëzonte këto në jetën e tij në mesin e njerëzve të tjerë, të cilët e kanë pagëzuar me vendosjen e këtij ylli. Pjesa e tretë e yjeve që është vendosur në këtë varr i përket Oktagramit. Në përgjithësi, një oktagram është tetëkëndësh me 8-anë.

Oktagrami i rregullt emërohet me simbolin Schläfli {8/3}, që do të thotë një yll me 8 anë, i lidhur me çdo pikë të tretë. Tetë yje me yll ose Ylli i tetë yjor shfaqet në traditat shpirtërore nga shumë kultura të ndryshme anembanë globit. Ylli i tetë yjor filloi të shfaqet në artin islamik në Mesjetë. Ai quhet khatim ose khatim-sulayman, që do të thotë “vula e profetëve”. Me këtë të fundit na jepet mundësia të kuptojmë se varri ndoshta i përket një të ardhuri në këto anë, një shërbyesi të lartë të Perandosrisë Otomane, që ka ndërruar jetë në këto anë. Duke ditur se ushtria Otomane kishte përzierje të ndryshme etnicitetesh në mesin e saj (nizamë) mund të kosniderohet dhe ky fakt, si një kënd debati apo dhe përcaktimi të mëtejshëm.


15 Nr. 83 - NENTOR 2017

E thënë ndryshe tek “Vila Ronel”

“VILA RONEL” Bar Restorant ka pritur miqësisht në mesin e saj grupin muzikor shqiptar nga Korça që do të marë pjesë në “Saz’iso”. Pak ditë më parë, BBC dhe mjaft gazeta, sikurse dhe “Financial Times” e Londrës përmes një artikulli për turneun britanik të ansamblit shqiptar të muzikës tradicionale “Saz’iso”, që fillon në 1-11 nëntor nëpër disa qytete britanike, reklamuan fuqishëm muzikën popullore shqiptare. Në shkrimin me titullin” i hipnotizuar nga tingujt e Bluzit ballkanik”, gazeta e madhe britanike Financial Times, duke shkruar për sazet shqiptare thekson se ato “janë hipnotike dhe shpirtërore, siç është vetë Shqipëria”. Pikrisht kjo e bëri pronarin e “Vila Ronel” Bar Restorant të kënaqte dhe miqtë e muzikës shqiptare me një risi në ambientet e restorantit të tij. Producenti i grupit Joe Boyd është shprehur se “Shqipëria është e jashtëzakonshme. Herën e parë që e vizitova për të marrë pjesë në festivalin e Gjirokastrës, nuk e kisha idenë se çfarë më priste. Ajo që zbulova ishin njerëz miqësor dhe një skenë mbresëlënëse e muzikës tradicionale”. Ansmabli “Saz’iso”, prej 9 instrumentistesh dhe këngëtarësh, i krijuar nga producenti i njohur, 70 vjeçari, Joe Boyd, i cili ka bashkëpunuar dikur edhe me Pink Flloyd, do të jetë grupi i parë muzikor shqiptar, që do të zhvillojë një turne zyrtar në Britani. Turneu që fillon më 1 nëntor dhe përfundon më 11 nëntor, do të nisë nga Kardifi në Uells për të vazhduar ne Cambdridge, Bristol, York, Sheffield e deri ne Londër, ku për shfaqen e Londrës në të famshmen, qendrën e shfaqjeve, Barbican janë shitur të gjitha biletat. Producenti Boyd bashke me bashkëshorten e tij Andrea Goertler, e cila jeton tashmë në Shqipëri thonë se “audienca britanike do të përjetojë një argëtim realisht ekzotik”. Ata shpresojnë se turneu i “Saz’iso”, “do të ndihmojë që t’i hapi sytë e publikut britanik ndaj bukurisë se Kulturës Folklorike të Shqipërisë”. Reklamën që këtij turneu muzikor shqiptar që filloi sot i ka bërë edhe

“The Guardian” e Londrës, ia shtoi me një kërshëri të jashtëzakonshme edhe ambienti i mirënjohur i “Vila Ronel” Bar Restorant. RISI E RE NË “VILA RONEL” BAR RESTORANT Ky ambient, pra ambienti i “Vila Ronel” Bar Restorant tashmë me një profesionalizëm dhe me një paisje të thjeshtë dhe mjaft perfekte për të shijuar dhe pjekur biftek, apo copëza të tjera mishi, dhe karkaleca deti, hapi dhe një risi të re. Kjo risi e re është mënyra e përkryer për të shijuar përfitimet e Gurit të Nxehtë të Gatimit me pllakat përkatëse individuale, që tashmë janë vënë në punë për herë të parë në Restorantin “Vila Ronel” nga i përkushtuari i këtij profesioni, Neritan Çela. I ashtuquajturi “Hot Stone Cooking” dhe pllakat individuale e bëjnë këtë vetëm në këtë mjedis profesional një darkë apo një drekë jo thjesht të kënaqshme, por të madhe në të gjitha kuptimet, me çdo mysafir që ka dëshirën të shijojë këtë përvojë unike. Fantastike për një shishqebab dhe për disa patate të skuqura, ideale për të shijuar mishi, lëngjet e brinjëve dhe

brinjët dhe sensacionale për salmon, ton dhe peshk, nxehtësia e thatë e gurit lavë ndalet në lagështinë natyrore dhe shijen e prerjes suaj të zgjedhur, pa vajra ose yndyrna të tepërta. Thjesht dhe bukur është një mënyrë e freskët, argëtuese dhe e shëndetshme për të gatuar vetë aty ku je në tavolinë me pllakën që mban nxehtësinë gjatë. Kjo do t’ju bëjë të pyesni pse e keni bërë ndryshe më parë një drekë që vetëm

kështu ka shijen e vet. Dhe kjo vetëm tek “Vila Ronel”. Më parë ne të gjithë kemi shijuar ushqimin e gatuar në pjata në një kohë ose në një tjetër. Ushqimi i pjekur në skarë është padyshim i shijshëm. Ndoshta ju keni parë fotot e familjeve të buzëqeshura që qëndrojnë në rrjetet sociale. Ndoshta ju keni vënë re gjithnjë e më shumë video në internet që shfaqin gatim me pjata në natyrë. Ju jeni të interesuar për idenë e gjetjes së një pjate të hapur, por ju nuk dini se ku të filloni. Nëse nuk keni gatuar kurrë në një pjatë të madhe në natyrë, fillimi mund të jetë frikësues. Këto pllaka janë të hapura me sipërfaqe të garantuara dhe qëndrojnë të nxehta, pasi janë të nxehura më parë në furrë. Përndryshe, nxitoni dhe pastaj pse nuk provoni disa skeëers cëcëritës të mbretit praëns dhe fiston në gur me disa perime të bukura dhe të pjekur në skarë. SteakStones tek “Vila Ronel” nuk është thjesht të për një parti, as thjesht një darkë e madhe me çdo mysafir që ka dhe nuk e ka përvojën e tyre unike dhe me pak kujdes në përgatitje, është një ditë e paharueshme. Një kujtesë që shijon dhe mbahet mend gjatë e gjatë.


16 Nr. 83 - NENTOR 2017

Rrugëtimet e lira të Arqile V. Gjatës Dr. FATMIR TERZIU

D

iku në një nga komentet e poetit Vasil Klironomi është shënuar dhe dy fjali të thjeshta, por mjaft domethënëse për poetin Arqile Vasil Gjata: “Jo të gjithë krijuesit kanë vullnetin e Arqile Gjatës. Kur themi se poezia e tij është e arritur, veç talentit, nënkuptojmë dhe punën këmbëngulëse.” Dhe këtë e mirëkuptojmë, duke ditur se të dy, Klironomi që shënon këto fjali dhe Gjata, që emetohet si i tillë, janë dhe jetojnë një territor fqinj ku poezia ka qenë një kulturë e ardhur nga Lashtësia. Dhe kjo kulturë, ashtu sikurse dihet, nuk lindi nga akademi, apo universitete, por nga një talent tipologjik për të krijuar risi dhe për të shtuar komunikimin kulturor me “Të Tjerët”. Dhe kështu “të Tjerët” filluan të komunikonin ndryshe me një poemë të gjatë narrative, me një poemë epike, e cila zakonisht ka të bëjë me vepra dhe ngjarje heroike që janë të rëndësishme për kulturën e poetit. Shumë shkrimtarë të lashtë përdorën poezi epike për të treguar tregime për aventura intensive dhe për bëmat heroike. Disa nga kryeveprat më të famshme letrare në botë u shkruan në formën e poezisë epike, ndaj në kontekstin e letërsisë së lashtë, zakonisht i referohemi dy poezive epike greke që i atribuohen Homerit: Iliada dhe Odisea. Këto poema librash të gjata janë ndryshe nga shumica e poezive të tjera me të cilat jemi njohur, dhe jo vetëm për gjatësinë

e tyre. Ata janë të ndryshëm në atë që kalojnë nga skena në skenë dhe ka dialog, si një lojë. Fjalimet përbëjnë kaq shumë poema epike, aq sa që Platoni i quajti poezitë epike një përzierje të literaturës dramatike dhe narrative. Por ato mund të cilësohen edhe një rikthim në traditën gojore të epikës, ku historia epike kalohet, nga tregimtari mjeshtër tek nxënësi, ndoshta brenda një familjeje. Dhe pastaj forma e përbërë nga elementë të mitit dhe folklorit ngjitet më tej në një shkallë tjetër. Një shkallë që vjen dhe në ditët tona, dhe që gjendet si një formulë “Tek Tjetri”. Tashmë, kushdo që ka vesh për vargje ose këngë sot, do të dëgjojë jehonën e muzikës moderne në atë që grekët e lashtë e quajtën poezi lirike. Pas kohës kur poema madhështore e veprave të jashtëzakonshme dhe shijet greke ndryshuan rrënjësisht kulturat e tjera kapën fillin dhe shkuan më tej. Poezitë më të shkurtra, më personale, të shkruara për festat dhe dasmat, erdhën në modë. Koha kur Safo, zëri i pakrahasueshëm u mbart si model, një nga gratë e rralla, zëri i së cilës del nga antikiteti grek, tashmë ka bërë që shënimi i Klironomit të na delegojë pikërisht aty, pikërisht ku fjala talent nuk kërkon ndonjë shkollim të madh, nuk kërkon ndonjë arsye më shumë se vetë fjala talent, por kërkon angazhim, shkrim dhe vullnet. Dhe këtë veç të tjerave e ka dhe Arqile V. Gjata. E kam thënë disa herë në shënime, komente, apo dhe në ndalesa të tjera, atë që poezia e Arqile V. Gjatës e ka

në thelb dhe në mesazh. Thelbi dhe mesazhi i poezisë së tij, sidomos tek vëllimi “Gratë e poetëve” shqyrton intensitetin e emocioneve që rrethojnë dashurinë. Pavarësisht nga vetë angazhimi poetik, referimi i Gjatës si dedikues i vargut u ngrit vetëm shumë kohë pas angazhimit të tij të lirë, sepse poezia e tij përqendrohet më pak në objektet e largëta që e tërheqin atë sesa në botën më të madhe rreth tyre dhe botën edhe më të madhe brenda vetë poetit. Si pak të tjerë në qytetërimin perëndimor të sotëm, ai qëndron krah për krah me konkuruesit e vargut të lirë, atij vargu të bardhë, që kërkon më shumë vëmendje për ta lexuar. Në tërësi, një ndryshim tjetër edhe më i dukshëm i poezisë së Gjatës është forca dhe jo forma lirike e shprehisë. Është i qartë në këtë pikë, edhe pse poetët lirikë këndojnë vargjet e tyre në një sens tradicional me rimë, në të njëjtën mënyrë si homologët e tyre që lëvruan në kohë të ndryshme, ndaj poezia e tij e lirë nga strukturimi në më të shumtën e rasteve dhe nga forma lirike kapërcen asfiksitë letrare të kohës dhe afrohet aty ku shënohet vëmendje nga nga një kulturë e shkruar. Është e qartë që Gjata shkruan poezitë e tij në dy mjedise, në vendlindje dhe në emigrim, domethënë nuk i shkruan nga këndi i një kulture, ndaj si mjaft poetë modernë, i kryen ato si pjesë të memorizuara, jo thjesht si vargje të fabrikuara spontanisht dhe i bën unike për çdo performancë. Të paktën për të gjykuar nga këndi dhe mesazhi i mjaft

pozive të tij, poezitë e tij kanë, ashtu sikurse e cituam një forcë dhe jo vetëm një aspektualitet në formë të shkruar. Kjo krijimtari, në kuptimin më të vërtetë të fjalës “mesazh i forcuar”, duket se e ka vënë poetin të shkojë përpara në fazën tjetër të evolucionit të tij, ku të qaset dhe me forma të tjera narrative, dhe ato që kërkojnë më shumë njohuri në stacionin e kritikës, një zhvillesë kjo ndoshta që kërkon vëmendje dhe ndoshta përtej abuzimit me të, pikërisht kualifikimin dhe njohurinë e munguar, pikërisht atë që e bën kritikën të qasej në nivelet ku “drama” do të dominonte “humorin” në vëmendjen e publikut dhe specialistëve. Në poezi është krejt ndryshe. Ai shkruan poezinë më të thellë për gjërat më të thjeshta, natyrore. Pavarësisht nga të gjitha rrethnajat e kushtet e jetës, ai është ende në kontakt me shpirtin e tij, ende në kontakt me botën. E admiroj atë për këtë. Një poet i thellë, një angazhimtar i thellë, i cili ka një lidhje të vërtetë me natyrën, me krijuesit, jetën dhe njerëzit. Ai ka një zë gati të ngjashëm me papajtueshmërinë. Arqile V. Gjata është një nga ata krijues që mund të marrin një ide shumë të vogël dhe të bëjnë atë me të vërtetë të madhe. Kjo është një vlerë e mirë kur thuhet dhe në frontin e tij të kërkimit dhe angazhimit. Ose më saktë, mund të themi duke përfunduar se Arqile V Gjata, është në gjendje që të marrë një ide shumë të madhe dhe ta bëjë atë vërtetë të vogël. Ky është detaj që e bën atë të jetë dhe një poet i mirë.

Aktiviteti i Dhomave Britanike të Tregtisë në Westminster House Aktiviteti i Dhomave Britanike të Tregtisë në Westminster House

A

ktiviteti i Vjeshtës së Dhomave bashkëpunim me pushtetin qendror. mundësitë, klimën dhe asetet që Britanike të Tregtisë (BCC) Ambasadori Qirko, në kuadër të Shqipëria ofronAktiviteti për tërheqjen i e Vjeshtës së u mbajt në ambientet e bisedave që zhvilloi me disa nga investimeve të huaja. Parlamentit britanik, në Dhomave praninë e zyrtarëve të lartë DITËT E të Britanike të institucioneve, deputetëve, SHËRBIMIT Tregtisë (BCC) u lordëve, si dhe një numri KONSULLOR NË mbajtIRLANDË në të madh përfaqësuesish të ambientet e korporatave dhe bizneseve britanike. Drejtori i Në vijim të Parlamentit Përgjithshëm i BCC z. Adam përmbushjes së nënjë britanik, Marshall, në fjalën e tij prej objektivave të praninë e theksoi rolin dhe kontributin Ambasadës së RSH zyrtarëve lartëme e dhomave të tregtisë në në Londër të lidhur të institucioneve, promovimin dhe fuqizimin ofrimin e shërbimeve e bizneseve britanike dhe konsullore cilësore, deputetëve, komuniteteve lokale. Ai në datat 6, 7 dhe 8 lordëve, si dhe evidentoi se rezultatet jo Nëntor 2017, kjo një numrido të të frymëzuese pasqyrojnë faktin ambasadë se pasiguria politike, luhatjet organizojë përmadh here të përfaqësuesish të e monedhës, si dhe ecuria dytë Ditët e Shërbimit e procesit Brexit vijojnë të Konsullor në Irlandë. korporatave dhe ndikojnë në perspektivat e Konsulli bizneseve pranë kësaj rritjes së biznesit. pjesëmarrësit në event si: z. Francis ambasade do të vij në Dublin, Irlandë, britanike. të Ndërsa deputetja Margot James Martin - President i BCC, z. Adam për të ofruar shërbimet konsullore Drejtori i Ministre për Biznesin, Konsumatorët Marshall-Drejtori i Përgjithshëm i mëposhtme: Përgjithshëm i BCC ez. Adam Marshall, nëlordë, fjalënbiznesmenë, e tij theksoi rolin dhe kontributin e dhomave dhe Korporatat vlerësoi rolin BCC, deputetë dhe • Aplikim për pasaportë biometrike dhomave në angazhimin e tyre për si dhe disa përfaqësues të mediave dhe dhe kartëkomuniteteve identiteti të tregtisë në promovimin dhemefuqizimin e bizneseve britanike lokale. Ai zgjidhjen e problemeve të biznesit në të rëndësishme në vend, prezantoi • Regjistrim lindje fëmije evidentoi se rezultatet jo frymëzuese pasqyrojnë faktin se pasiguria politike, luhatjet e

monedhës, si dhe ecuria e procesit Brexit vijojnë të ndikojnë në perspektivat e rritjes së biznesit.

• Leje kalimi Aktiviteti i Dhomave Britanike të Tregtisë në Westminster House • Prokura të posaçme • Deklarata noteriale A V • Vërtetime konsullore të ndryshme B • Etj. T m Adresa e pranimit të aplikimeve a është: b Moore Room p z Jurys Inn Moore Street Plaza, t Parnell St, Dublin 1, D01 E0H3 l n Të gjithë shtetasit e interesuar janë të p lutur të dërgojnë një e-mail në adresën k refik.golli@mfa.gov.al për të marrë informacione paraprake lidhur me D Përgjithshëm i BCC z. Adam Marshall, në fjalën e tij theksoi rolin dhe kontr shërbimet konsullore cilat britanike ata dhe komuni të tregtisë në promovimin dhe për fuqizimintë e bizneseve evidentoi se rezultatet jo frymëzuese pasqyrojnë faktin se pasiguria po kanë nevojë. monedhës, si dhe ecuria e procesit Brexit vijojnë të ndikojnë në perspek

biznesit. Ndërsa deputetja Ministre për Biznesin dhe Korporatat vlerësoi në angazhimin e tyre problemeve të biznesit me pushtetin qendr Qirko, në kuadër të bis me disa nga pjesëmarrë Francis Martin - Pres Adam Marshall-Drejto i BCC, deputetë dhe lo si dhe me disa përfaqës rëndësishme në v mundësitë, klimën Shqipëria ofron pë investimeve të huaja. Ditët e Irlandë

Shërbimit

Në vijim të përmbus


17 Nr. 83 - NENTOR 2017

“Shpirtparajsa”- një perlë e veçantë letrare BEDRI TAHIRI

M

ë 27 tetor 2017, në shtypshkronjën Lena Grafic (botim i ArtClub “Rifat Kukaj”), doli libri më i ri i krijuesit dhe studiuesit të palodhur, z. Xhemail Peci “SHPIRTPARAJSA”. Si redaktor, librin e lexova në dorëshkrim dhe me plot gojën e them se ai paraqet një perlë të veçantë në letërsinë tonë moderne. Është një studim i stërholluar, ku është shkrirë një erudicion i paparë i një hulumtimi e studimi të gjatë nëpër margaritarët e përbotshëm për të dhënë një tekst unikat, të nevojshëm për çdo lexues të vëmendshëm, madje edhe për studiuesit e mirëfilltë letrar e specialistët e eseistikës. Derisa libri të bie në duart e lexuesve, për kureshtarët, po paraqes vetëm fragmentin që e kemi vënë në pasballinë: Përpara se të shfaqej Aurora, shumë kohë përpara baletit elegant të fluturave, përpara se bletët të fillonin thithjen e pjalmit të luleve; përpara se ylberi të ndiente dhimbje për lotët e shiut duke ia falur si ngushëllim buzëqeshjen e ngjyrave të veta, përpara se të shfaqej fjala e zjarri i shenjtë i frymëzimit dhe, përpara se mbi artin

poetik të shfaqej si një kurorë e shenjtë drite bekimi hyjnor, u shfaq ajo, Mbretëria e Fillimit dhe Paralaksa e Dashurisë: Shpirtparajsa! Shpirtparajsa i shtriu kështu krahët e saj të bardhë përmbi gjithë universin. Ajo merr dhe rimerr kështu konturet e para të shfaqjes së saj: në të kaltërtën e syve ajo mban pasqyrat e qiellit dhe

të detit bashkë. Shpirtparajsa bëhet kështu dëshmitarja më e mirë se: Krijuesi i Universit është Poeti më i Përsosur! Nga thellësitë e shpirtit të saj si dhe nga shtresat më delikate të këtij shpirti, Shpirtparajsa dëshmon përjetësinë! Po: Libri i Shenjtë i ka të gjitha! Le të shterrin të gjitha krojet, të gjitha ujëvarat, të gjithë lumenjtë, detet dhe oqeanet, le të pushojnë të gjitha simfonitë dhe operat botërore, e bashkë me to edhe këngët e zogjve e të

kanarinave. Shpirtparajsa i ka të gjitha të ruajtura në magjinë e zërit të sferave qiellore. Në oktavat e një zëri të tillë, ajo shpalos një simfoni hyjnore tepër të veçantë sa dhe të papërsëritshme. Duke e mbështjellur universin me krahët e saj dhe duke e mbajtur botën si një buqetë me lule, Shpirtparajsa shpëton çdo gjë. Sepse ajo ka hyrë në universin e përjetësisë, shekuj drite më parë! Urime e të lumtë pena Xhemail Ali Peci!

CIA: Balli Kombëtar, më 1954 financohesh fshehurazi nga britanikët

CIA

, i ka kushtuar një rëndësi dhe Ballit Kombëtar. Në disa dokumente të deklasifikuar, tregohet se si funksiononte ky organizmi. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore anëtarët e Ballit dolën jashtë vendit. Aty tregohet Kushtetuta që kishin hartuar ata, ndërsa tregohen dhe marrëdhëniet me Britanikët. SHTATOR 1949 MARRËDHËNIET ME JUGOSLLAVINË E SATELITËT arrëveshje të reja këmbimesh ekonomike janë nënshkruar mes Shqipërisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Rumania ka marrë përsipër të dërgojë teknikë fabrikash dhe të trajnojë punëtorët shqiptarë. Ajo do të dërgojë në Shqipëri çimento, xham, misër, veshje dhe mjete peshkimi, në këmbim të pambukut, naftës bruto, ullinjve agrumeve e frutave të tjera. Bullgaria do të furnizojë gjithashtu me materiale ndërtimi dhe bagëti. Në përgjithësi marrëdhëniet mes vendeve satelite sovjetike po forcohen deh varësia e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik është ajo e tipit kolonial. Ndërsa marrëdhëniet me Jugosllavinë po tensionohen dhe shtypi shqiptar nuk humbet rast për t’i atribuuar situatën aktuale asaj që quan “tradhtia” e Titos. Gazetat shqiptare përshkruajnë çdo ditë provokimet kufitare të serbëve ndaj Shqipërisë. Në rajonin e Kukësit janë raportuar disa incidente kufitare në qershor mes shqiptarëve dhe jugosllavëve. Përplasje ka pasur gjithashtu mes grupeve guerile shqiptare që vijnë nga Jugosllavia dhe njësive të ushtrisë. Mbështetja nga BRSS e

M

propagandës shqiptare dhe versionit të saj të incidenteve është treguar nga prezenca e gjerë e përfaqësuesve ushtarake të Çekosllovakisë, Hungarisë, Rumanisë, Polonisë dhe BRSS në festën e ditës shqiptare të ushtrisë. TETOR 1947 REKRUTIMI NË ITALI I GUERILËVE GREKË Rekrutimi i komunistëve për brigadat ndërkombëtare guerilase greke

ka vazhduar në zonat veriore të Italisë nën kujdesin e zyrtarëve të Titos. Pas rekrutimit ato kalojnë në Shqipëri me anë të barkave të peshkimit. Gjithsesi numri i të rekrutuarve ka qenë i vogël pasi italianët me bindje fashiste preferojnë t’i luftojnë ata që quajnë “fashistë grekë” vetëm verbalisht. Të regjistruarit marrin një bonus prej 100 000 lire. Ata kalojnë nga Milano në Bari, në Shqipëri dhe më pas në Greqi. Raportohet se mes 20

qershorit dhe 20 korrikut 1947 rreth 900 komunistë të rekrutuar nga oficerët e Titos kanë kaluar nga portet e Ankonës dhe Triestes, por informacionet nuk janë të konfirmuara. Një nga organizatat që punon me rekrutimet është PARATO, që duket gjithashtu e përfshirë në trafikun e armëve të guerrilasve. Armët vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e më pas në Shqipëri, me të njëjtat rrugë që përdoren dhe për personelin. Kryeorganizatori në provincën e Novara është Moscatelli, ndërsa fondet dhe një pjesë e armëve jepen të gjitha nga Rusia. Moscatelli raportohet se është takuar kohët e fundit me Titon në Fiume. Informacionin e ka raportuar një rezident i Fiume, i ardhur kohët e fundit. Propaganda e rekrutimit përhapet në të gjithë Italinë, ndërsa qendrat kryesore të rekrutimit janë në Torino, Milano e Bolonja. Në Milano qendra drejtohet nga komunisti Pietro Secchia. Moscatelli është komandant i dytë i brigadave komuniste që luftojnë në Greqi, ndërsa kreu raportohet se është një polak hebre nga Leningradi. Një nga qendrat kryesore të rekrutimit është kafeneja Vittorio Emanuele në Via Orefici në qendër të Milanos, që është gjithnjë e mbushur me shqiptarë, grekë, jugosllavë e italianë. Ata përpiqen të bindin njerëzit të shkojnë të luftojnë për “lirinë e popujve” dhe nuk merakosen nëse rekrutët kanë qenë fashistë në të kaluarën apo jo. Në Milano është shfaqur dhe komunisti i njohur grek Elia Liarutzos.


18 Nr. 83 - NENTOR 2017

Agim Doçi: Më shqetësojnë këngët me tekste në silikon dhe amorale... Intervistoi: JULIA VRAPI

K

rijimtaria në këngë kërkon profesionistë, sepse ndryshe ato humbasin sapo krijohen. Nuk janë të pakta probleme në krijimtarinë muzikore, por për poetin e njohur të festivaleve të këngës Agim Doçi teksti në këngë kërkon poezinë, fabulën, sepse ndryshe nuk merr vlerë. Në intervistën dhënë për “SOT” për poetin Agim Doçi është jo pak shqetësuese që sot mungojnë në skena me krijimtarinë e tyre autorë të njohur tekstesh. Sipas tij në skena ka 25 vite që kanë parashutuar si diversantët dhe tekstet pa vlerë dhe këngëtarë të cilët nuk janë, por duan të bëhen. Pjesë e intervistës me poetin janë dhe problemet sot në art dhe kulturë. Kritika poeti ka për ministren Mirela Kumbaro, ku sipas tij në art dhe kulturë situata lë për të dëshiruar, por dhe në trashëgiminë kulturore ka treguar paaftësi për ta mbrojtur. Këto kohë poeti Agim Doçi tregon se po punon për pjesëmarrjen e tij në edicionin e 46 të festivalit në RTSH. E vlerëson jo pak këtë edicion dhe përzgjedhjen e stafit, që është bërë për organizimin e tij. Këtë vit ai mendon se do të jetë me dy këngë për të cilat po punon me kompozitorë të njohur. -Këto ditë po përgatitemi për të marrë pjesë në festivalin e këngës në RTSH. Me kë bashkëpunoni këtë vit për pjesëmarrjen në festival? Këtë vit për bashkëpunimet me këngët e mia janë me dy kompozitorë të njohur. Njëri që është themelues festivalesh Flamur Shehu dhe tjetri është bashkëpunëtori im prej 20 vitesh Edmond Zhulali. Në këtë festival të këngës që është në edicionin e 56 ne vijmë të tronditur. -Pse? Sepse festivali i 55, që ishte jubilar çdo gjë mund ta quash, por vetëm festival jo. Ishte me dobësi jo të pakta. Këtë vit janë dy këngë për të cilat po punoj. Te muzika e kompozitorit Edmond Zhulai interpretojnë në këngë Rezarta Smaja dhe Luis Ejlli. Kënga tjetër është për Era Rusin me kompozim nga Flamur Shehu. Ndaj këto ditë unë jam tërë kohën i zënë në studio për këngët që dua të prezantohem në festival. Deri më datë 10 nëntor është afati i dorëzimit, ku komisioni i pranon të jenë në batalionin e këngëve që do të konkurrojnë për të qenë në skenën e festivalit. Por jam i qetë sepse kam cekur dy tema. Njëra është për dëshirat e njerëzve dhe kënga tjetër kërkoj që kjo botë që ka humbur vlerat e virtytet, sinqeritetin po të thuash një të vërtetë sot nuk të beson njeri, por po të thuash gënjeshtër ta besojnë 90 përqind. Unë kam kënaqësinë që festivali këtë vit është marrë seriozisht, sepse drejtor është një djalë i talentuar si Sokol Marsi, kryeregjisori do të jetë më i miri Pali Kuke dhe moderator një gjeni i skenës, që quhet Adrian Krasta. Pra e shikoj që është menduar me shumë zgjuarsi nga RTSH, që të përdoret kriku cilësor sepse një festival që ka Pali Kuken me të cilin janë përgatitur evente kulturore për mua është një kënaqësi e madhe që ka njerëz shumë cilësorë dhe nuk do ta lejojnë

festivalin e këtij viti të rrëshkasë nga ana cilësore. Unë do të konkurroj për të marrë pjesë me dy këngët e mia në festival. -Ju vlerësoni atë krijimtari të bukur dhe e ndër vite nuk kanë humbur këngët me tekstet e autorëve të njohur... Ende jetojnë prej vitit 1962 tekstet e autorëve si Haxhi Rama, Dionis Bubani, Aleksandër Banushi, Xhevahir Spahiu, të asaj që unë i kam thënë mbajtësja e kurorës në mbretërinë e teksteve Zhuliana Jorganxhi, të miqve të mi autorë tekstesh si Jorgo Papingji, Arben Duka. Ka 25 vite që në skenat shqiptare kanë parashutuar si diversantët dhe tekstet pa vlerë, këngëtarë të cilët duan të bëhen, por këngëtari lind nuk bëhet. Më pëlqejnë poetët që i mungojnë skenave të festivalit. Unë pyes ku është Arben Duka, Jorgo Papingji, Alqi Boshnjaku? Këngët duan patjetër në magjen e përgatitjes së tyre të jenë mjeshtra, jo kuzhinierë pa diplomë. Sepse të bësh këngë të bukur dhe të jetojë sa më gjatë nuk duhet të konkurrojë kush do të vejë në “Eurosong”. Në “Eurosong” perla sikur të bëjnë kompozitorët dhe poetët tanë ka votime globale. -Larg skenës së festivalit, çfarë të shqetëson te këngët? Më shqetëson amoralja. Janë tekste me amoralitet dhe nuk thonë asgjë. Jam shprehur në media si mund të quhet tekst kënge: dola në dritare u bëra nervoz, le të bëhet deti kos? Ose tekste të tjera banale që janë tallava. Teksti quhet tekst, por kërkon poezinë brenda, fabulën. Këngët pa fabul që unë i quaj tekste në silikon më shqetësojnë shumë, sepse jemi i vetmi vend që autobiografinë e kemi në këngë, si në ato të trimërisë, të burrërisë, lirike, dhe sot nuk mund të bëhet luftë

opinionesh duke harruar korifenjtë e muzikës shqiptare, si Avni Mula, Pjetër Gaci, Agim Krajka apo Flamur Shehu. Pas kantatave për partinë dikur, vinin këngët e tyre ritmike dhe me tema sociale, padyshim që dhe politizim ka qenë ato vite. Por sot kënga ka rrëshkitur nga misioni i saj, që edhe kur ke një gëzim familjar të këndosh këngët e Agim Prodanit apo dhe krijime të tjera që janë perla. Mos të mos mbizotërojë playback, por të jetë live kënga. Ka shumë këngë në festivale për të cilat publiku është dhe larguar nga salla dhe kjo nuk është e drejtë. Unë si poet do të rri në lëkurën time me tekstet, por më vjen keq kur dëgjoj këngë që nuk janë këngë. Këngëtarët i kemi të mirë, por krijuesit duhet të bëjnë kujdes që këngën ta shpien te artdashësit. -Herë pas here ju keni reaguar dhe për problemet e tjera që ka arti dhe kultura sot. Keni kërkuar vëmendje nga Ministria e Kulturës. Sipas jush në art dhe kulturë sa është bërë? Është mandati i dytë si ministre Kulture i Mirela Kumbaros. Që të bësh politikë kulturore duhet bërë inventari i shtabit të Mirela Kumbaros në ministri. Drejtoritë mbulohen me njerëz kompetentë apo janë futur si veprimtarë partish? Marrin rroga dhe nuk bëjnë në kolegjiumin e ministrisë propozime reale dhe konkrete. Është e palejueshme ajo që ndodhi me kalanë e Lezhës, i palejueshëm betonizimi i Butrintit, që është pasuri botërore në UNESCO. Por dhe UNESCO duhet të jetë më e pranishme për të parë ç’po ndodh në Shqipëri. Kemi dhe Beratin apo Gjirokastrën, që sot është në një gjendje me shumë probleme. Janë futur ndërtuesit në Butrint dhe po shkatërrojnë trashëgiminë. A thërret kjo ministre

Kulture arkitektë, arkeologë, gjeologë, dhe jo të besojë që kur hapet një gropë dhe gjendet një rrashtë kali të thonë është njeriu i neandertalit. Mediokriteti i këtyre njerëzve që janë punonjës dikasteresh vjen si pasojë e lundrimit që bëjnë në Google. Por Google është për njerëz për të marrë dijenitë e para nën mesatare dhe unë nuk pretendoj që jam gjeni, por një ministër i aftë mund të shquhet kur ka ekip të aftë. Por është e palejueshme që At Gjregj Fishta ka rrënojë, sepse është një politikë antishqiptare, kështu është dhe shtëpia e vëllezërve Frashëri. Ministria me ekipin saj duhet të bëjë njohjen reale në terren të problemeve, jo të kemi shkatërrime në trashëgimi. Është miratuar një paketë ligjore që duhet ndjekur nga zyrat e Ministrisë së Kulturës dhe nuk ndiqet. Unë sot nuk e di çfarë bën Instituti i Monumenteve të Kulturës, që mund të ketë blerë ndonjë betonier dhe po hedh beton atje ku janë ndërtime qindravjeçare. Unë si dashamirës i kombit tonë kam të drejtë të pyes: A është dashamirëse Ministria e Kulturës si ata që thonë në Dardani, në Kosovë, ka pasur gjurmime, gërmime ku kanë banuar para 12 mijë vjetësh ilirët? Atëherë këto vende duhet të jenë në axhendën e ministrisë dhe në programe edukuese për shkollat. Unë jam lexues i ministrisë por nuk kam vënë re ndonjë vëmendje të madhe për artin, kulturën. Çfarë promovimesh bën Ministria e Kulturës sot? Promovimet më shumë janë në mënyrë private, sepse ministria nuk po shqetësohet shumë se çfarë ndodh me artistët, piktorët, aktorët, etj. Ka 27 vjet që shqiptarët thonë nuk bëhet Shqipëria dhe kur zhgënjehet brezi i ri atëherë unë e konsideroj këtë vrasje shprese. Atëherë kur mblidhen këta 240 parlamentarë që bëjnë sherr, unë kam nxjerrë konkluzionin tim që sa ndizen kamerat bëjnë alibinë e sherrit dhe kur fiken ndajnë paratë e tenderit. -Çfarë po ndodh me të drejtën e autorit? Institucioni europian që mbron pronën intelektuale dhe të drejtën e autorit quhet SITAP. “Albautor” duke filluar që nga Elton Deda, Erl Puto, Sokol Marsi, unë, Etrita Ibrahimi dhe Eriona Rushiti po punon mjaft mirë.Por i takon Ministrisë së Kulturës të jetë më aktive në fushën e të drejtës së autorit, duhet bërë më shumë për ta mbrojtur. Në dixhital në tokësor janë 146 stacione televizione private sepse ka dhe Kukësi, Vlora, Korça, Fieri, etj. Këto duhet të jenë të monitoruar, kontrolluar nga drejtoria në Ministri të Kulturës me në kryer ministren Mirela Kumbaro. Por kjo zyrë që tani është bërë drejtori ka 14 inspektorë, ndërsa drejtoria e mospirjes së duhanit ka mbi 400 inspektorë. Ministria e Kulturës nuk e ka të plotësuar me inspektorë drejtorinë e saj, por duhet të hapë dhe filiale në qytete të tjera. Kemi dhe një institucion që duhet fuqizuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Kulturës që quhet AMA. Unë se di me çfarë merret AMA? Duhet të bëjë kontrolle verifikimi dhe mos të japë licenca si dikur universitetet private që nuk bënin arsimim, por diplomim.


19 Nr. 83 - NENTOR 2017

Një libër për mjaft enigma

C

amila Batmanghelidjh ka ardhur për publikun kohët e fundit me një libër të titulluar “Fëmijët; Mbrojtja e Fëmijëve në Britani: E Vërteta”. Mjaft e debatuara e viteve të fundit, pas mbydhjes së shërbimit të saj të karitasit në ndihmë të fëmijëve ka shkuruar mjaft domethënie dhe ka sqaruar se edhe shqiptari Ilir Beqir, pronar i restorant “Poem” ka dhënë mjaft ndihmë për fëmijët në nevojë. Ai ka shërbyer në restorantin e tij ushqim për kategori të tilla. Ajo flet edhe për jetën e saj. Në këtë libër të angazhuar, Camila Batmanghelidjh na tregon se ajo ka lindur para kohe dhe është dërguar në shtëpi për të vdekur, duke peshuar vetëm 1 kg, pa lindjen e të regjistruarve. Si rezultat, ajo ende nuk e njeh ditëlindjen e saj. “Ata nuk mendonin se ishte me vlerë të vinte në një inkubator. Lindja ishte vërtet traumatike. Unë kam qenë i uritur, sepse unë isha në majë të placentës dhe ajo ishte mbështjellë rreth qafës sime “. Për shkak të kësaj moshe, ajo ka përjetuar vështirësi në mësim gjatë gjithë jetës së saj. “Unë nuk mund të koordinoj për të përdorur një tastierë dhe shkallët duken të sheshtë.” E lindur në Teheran në fillim të viteve 1960, nga një baba iranian i klasës së mesme dhe një nënë belge, ajo megjithatë tregoi vendosmëri të jashtëzakonshme që nga mosha e hershme. Duke shkuar në Angli si fëmijë, ajo gjithnjë mendoi pastaj për fëmijët, pasi fëmijëria e saj e ndoqi si nga memorja, ashtu dhe nga dëshira për ti parë fëmijët gjithnjë përpara në jetën normale. Nga ky libër ne kuoojmë se dëshira e saj për të formuar Kids Company ishte të reinventojë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve bazuar në idenë e dashurisë dhe mbështetjes, dhe për këtë të bëhet normë e miratuar: “një kompani e fëmijëve në çdo qytet”. Ky libër i hulumtuar mirë me 400 faqe është gjithashtu një përpjekje serioze për të sfiduar tregimin e pranuar të kompanisë Kids, si një organizatë bamirësie me disa klientë të vërtetë dhe vetë Batmanghelidjh si një formë e çuditshme e kultit të nënës. Një nga arsyet pse libri është kaq i madh është se shumica e saj shqyrton problemet me sistemin britanik për mbrojtjen e fëmijëve. Batmanghelidjh nuk kursen detaje në shpjegimin e realiteteve të brendshme të shumë fëmijëve të braktisur jo vetëm nga prindërit, por edhe nga shteti. Sistemi, na tregon ajo, është thyer, e ndërtuar rreth dështimeve të së kaluarës dhe në të cilën “mendjet e mëdha nuk janë zbatuar me të vërtetë”. Si një vend, thotë ajo, ne jemi në mohim për këtë. Ajo mund të jetë e drejtë. Në Kids, Camila Batmanghelidjh po përpiqet të bëjë dy gjëra. Së pari, për të vendosur rekordin drejt asaj që ndodhi në Kids Company; dhe, së dyti, për të ekspozuar dështimin masiv të shtetit kur është fjala për mbrojtjen e fëmijëve më të prekshëm. Në kompaninë Kids, themeluesi i bamirësisë bën që një organizatë që ndihmon 36,000 fëmijë u mbyll me një synim “keqdashës dhe befas” për shkak të sfidës në rritje që

paraqiti në sistemin e MB për mbrojtjen e fëmijëve. A ka sukses? Me siguri arrin të end një histori të mbrojtur duke përdorur informacion të besueshëm. Ekzistojnë prekje këtu dhe atje të teorisë së komplotit, por pjesët më të forta në mbrojtje të kompanisë Kids qëndrojnë në llogaritë e takimeve dhe komunikimit midis bamirësisë dhe qeverisë gjatë një periudhe prej disa vitesh. Pamja që ajo paraqet është një qeveri, e cila, pasi ka marrë Kids Company si një simbol i një qasjeje të re (shoqëria e madhe), vjen në mendimin se sfida dhe kostoja potenciale e modelit është shumë e lartë, atëherë prapa-gjurmët shfaqen pa mëshirë. Çfarë e zemëron Batmanghelidjh, dhe unë e empathize me këtë, është se shpenzimet e një vizioni të tillë janë të pakënaqur nga iniciativat e dështuara të shtetit, të tilla si programi i familjeve të trazuara prej 450 milionë banorësh. Libri është më interesant për të kuptuarit që i jep vetë Batmanghelidjh. Një “i huaj” - i lindur në një familje elitare iraniane - ajo është gjithashtu një mendimtar i pazakontë, një vizionar sipërmarrës, pikëpamja e të cilit është dukshëm ndryshe nga ajo e shefit ekzekutiv të bamirësisë. Ajo pranon se njerëzit e shohin atë “më shumë si një forcë sesa si një person”. Nëse e lexoni këtë duke pritur që të gjeni një falje, do të jeni të zhgënjyer. Krejt e kundërta, në të vërtetë. Ajo thotë se Kids Company ishte, në përgjithësi, mjaft mirë i drejtuar, kishte besimtarë të shëndoshë dhe menaxherë të lartë kompetentë. Ajo thotë se ishte gati të largohej si shef ekzekutiv sa më shpejt që qeveria të pranonte të qaste paratë e duhura. Ajo e përfundon librin duke thënë se nuk i vjen keq. Historia mund të jetë më e këndshme për Batmanghelidjh sesa për shtypin që. Tani për tani, reputacioni i saj është ende në mbështetje të jetës. Libri i saj definitivisht shkon në një rrugë shumë të gjatë drejt kundërshtimit të mendimit se Kids Company ishte një rrëmujë, ose, më keq, një mashtrim, por gjithashtu nënvizon qartë se të besuarit nuk ishin kurrë në kontroll të plotë të organizatës. I pëlqente më shumë fëmijët sesa mendonte.


20 Nr. 83 - NENTOR 2017

Përtej dhimbjes së motrës për Bilal Xhaferin

K

ëtë vit përkujtimi i një shkrimtari të madh e të vlerësuar si Bilal Xhaferi u duk si një ikje nga memorja. Një ikje e deleguar situatës në vend, ku shkrimi dhe letrat kanë kohë që dergjen e freken mbi sordën e pushtetit. Por, motra e vogël, ajo që e vuajti në zemër edhe dashurinë, edhe urrejtjen, edhe dhimbjen, Antika Hoxha, erdhi me një libër nga shtrydhjet e saj përshpirtëse me ndihmën e “Milosao”-s së Agim Matos (Mjeshtër i Madh) nën titullin “As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen” (Për tim vëlla Bilal Xhaferin). Një përkushtim, jo thjesht si një përmbledhje në një libër, por si një ringjallje e mornicave të vdekura që në lindje, duke ia bërë lidhjen jetike të pavdekësissë, Bilal Xhaferit, poetit dhe prozatorit të talentuar, që u përndoq nga regjimi komunist, e që përjetoi skajshmërisht fatin e tij të hidhur, që u bë dhe fati i saj. Antika, ajo grua që bashkon hapat e saj të përditësisë së sotme me vitet e e moshës në ikje, ka shkruar me një ndjesi të thellë, dhimbje e dashuri motre, me ato duar të ashpra e të gatshme për të mos pushuar, për të riprurë me tërë aftësinë e mbajtjes në memorje ditët me të, ditët pa të, kur kishte shtrënguar me forcë kazmën në brezaret e Bregut të Detit Jon, ku ishte internuar familjarisht. Duart e Antikës që ishin metuar me atë kazëm, tashmë me një penë të mprehtë e mjaft tërheqëse, por dhe me një shpirt të trazuar nga dufet, me kujtimet e fisit të shquar nga ku vjen tërë ajo lidhje, ka shpalosur në këtë libër me mjaft aromë shpirti të përvuajtur e krenar, faqe të vyera të dashurisë, dhimbjes dhe mallit për vëllanë. Meditimet, përjetimet janë sa tërheqëse, aq dhe rrënqethëse. Duket që në hyrje se një shkrim i tillë, kaq i qartë, i sinqertë dhe mjaft domethënës, i domosdoshëm, dhe i mbajtur gjatë në memorje dhe mënjanë, nuk flet thjesht për të, fisin, apo thjesht për vëllanë, por për kujtimet me të që duhet të kishin lëvizur nga vendi mjaft të tjerë më parë, mjaft shkrimtarë. E këtë e provon me aq bukuri, mora për të vëllanë. E provon mes një gjuhe të qartë e të bukur, aty në hapësirën ku lëvrin tërë dimensionaliteti i një përkujtimi vendas, Jonian. Kur lexova për herë të parë “As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen” (Për tim vëlla Bilal Xhaferin), unë e delegova menjëherë në një lidhje të thjeshtë, që shkonte tek e thëna se është e motra që shkroi për vëllanë e saj shkrimtar të ikur në një formë sa tragjike dhe të dhimbshme, pra në aspektin e dëshirës së madhe. Dhe pashë se këtë frazë e kishin më së shumti dhe njerëzit, tektuk kudo që lexonin një libër të motrës për vëllain, apo dhe ansjelltas. Njerëzit shpesh gjenin preteksin në një libër. Dhe pse jo të gjitha shkonin tek pikë, pas rileximit, pashë diçka tjetër, një lloj tjetër dëshire: Dëshira për të qëndruar brenda një ëndrre të caktuar të afërsisë dhe dëshira për të artikuluar një lidhje që të tjerët nuk mund ta kuptonin lehtë. Kam lexuar memorjet dhe kujtimet e ndjeshme të Antikas për vëllain, si një film pambarim, ndoshta edhe me një të imagjinuar, që sa herë që lexoja më shfaqej me tërë strukturat e një filmi me metrazh të gjatë. Brenda leximit dhe ikjes drejt kësaj imagjinate në tërë

dimensionin e librit lexova dhe pashë se Ajo, pra Antika Hoxha, donte një etiketë për një jetë që bota nuk mund ta njohë ose të kërkojë ta ilustrojë me shpirtin e saj të madh: dashuria e një motre, që nuk dëshiron të japë dhimbjen e saj në një botë përtej asaj që ka ndarë me dhimbjen dhe mallin e saj të plagosur e të vrarë. Në leximin tim, dhe po aq kur shkrova shënimet e mia, m’u duk sikur në këtë libër ishin ngjallur të gjithë, të gjithë kritikët, të gjithë anashkaluesit, domethënësit dhe ata që lavdëshkruajnë, të gjithë ata që donin të lexonin Bilal Xhaferin në aspektin e historisë apo identitetit të tij, ishin pra aty të gjithë në atë libër që të bënin lidhjet e tyre rreth obsesionit kalorësor letrar dhe atij partiak me pastërtinë e kohës, ose tjetër një besnikëri të ngulur në Jug apo me të kaluarën, ku një mosdashje ekzistonte gjithnjë për të penguar shkrimtarin për të ecur përpara në të ardhmen. Dhe sigurisht duke lexuar dëshiroja t’i lexoja e t’i mirëkuptoja të gjithë si vëllezër: vëllezërit që donin dhe që nuk donin ta lexonin motrën e shkrimtarit, motrën e tij dhe të tyren. Pse nuk merr Antika Hoxha ende një zë? Pse nuk është dëgjuar më tutje të paktën ky libër? Njerëzit kërkuan dhe kërkojnë të dinë. Ishte thjesht një dalje në dritë me “As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen” (Për tim vëlla Bilal Xhaferin) apo thjesht për të mësuar se shkrimtari ka pasur një motër? A është kjo? Secila pyetje nuk shkon aspak në një përgjigje të domosdoshme. Është e qartë, Antika Hoxha kurë nuk e ka bërë dhe kurë nuk e bëri veten as për të rëfyer pa lidhje për Bilal Xhaferin. Ajo mes leximit ka mjaft “vëllezër”, gjë që është ndoshta arsyeja pse ndihej më mirë të shkruante motra, ashtu siç ishte imagjinuar nga “vëllezërit” e saj, që në fakt janë të gjithë lexuesit e veprës së madhe të Bilal Xhaferit ata që e kanë mirëpritur këtë fjalë, këtë kujtesë të radhë të ardhur në formatin e bukur libër. Dhe ndoshta e ka dashur sa vëllain, aq dhe tërë atë që lidhej me të, sepse e gjitha është e obsesionuar me motrën dhe kujtesën e saj kaq të munguar, e lidhur shumë me fëmijërinë, si një motër e fiksuar me

vëllain e saj që mungon. Bilal Xhaferi në këtë memorje ngjan aq më shumë sikur të kishte qenë perëndi për tërë ata që e donin me dashuri të madhe, të cilët e përcaktuan me praninë e tyre dhe pastaj e përcaktuan me mungesën e tyre në tërë leximin e një vepre të shkruar me aq mjeshtëri nga Bilal Xhaferi. Antika Hoxha e drejton këtë memorje tek të gjithë njerëzit që kanë dhe nuk kanë kuptuar se çfarë dëshironte për ta, për të, për të gjithë njerëzit mendja dhe pena e Bilal Xhaferit. Gjatë leximit të “As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen” (Për tim vëlla Bilal Xhaferin) me një stil të thjeshtë duket qartazi se hyn për të kuptuar brenda një bote të panjohur, diçka për mënyrën se si vëllai e motrat shpërthejnë si fëmijë: vizionin e rrobave me baltë të një motre në një pemë, ose zërimin e emrit të saj. Por gjëra të tilla të thjeshta ikin shuhen vetvetiu, dhe të tjera gjëra të shtrenjta lidhen me strukjen e fantazive të caktuara: fantazitë e pafajësisë, apo ato të varësisë, fantazia për t’u njohur plotësisht nga të tjerët ose tërësisht për t’u fshirë me ta. Kur Antika Hoxha shkruan lidhjet shkojnë e delegohen qartë dhe tek dhimbja shqiptare: “...Ky popull i përgjakur në aq shumë luftra, me kaq shumë gjak të derdhur, me kaq copëtime që kemi kaluar, me kaq shumë kufoma në gryka malesh.. O zot janë mbushur përrenj e lumenj, u bënë dete dhe oqeane dhe ajri u mbush me bulëzat e lotëve të shqiptarëve. Këtij populli iu hoq e drejta e besimit, u kthye në një popull ateist, i cënuan dinjitetin, i morën pjesën e diellit, të hënës, të detit, të ajrit, të pyjeve, të emrave e traditave. Në zemrat e njerëzve hyri shqetësimi, dyshimi, u ngjall ndjenja e sëmurë e ndasive, po bënin fole pasionet e errëta përçarëse. E përsa u përket të rriturve në oborrin mbretëror të partisë, s’mund të jenë kurrë më të gjallë se të vdekurit...” (Antika Hoxha). Ky libër i shkruar me kujtime, në një kohë tjetër, ndoshta me një frymë të gjallë mes dimbjeve dhe përjetimeve, mund të ishte ngjashëm me letrën që më 26 korrik 1809, shkrimtarja e madhe, Jane Austen, i shkroi një letër të shkurtër

vëllait të saj, Francis Ëilliam (Frank), për ta përgëzuar atë për një eveniment të rrëndësishëm në jetën e tij. Dhe sigurisht kur ai ishte gjallë, kur ai, pra Franku, në vitin 1809 ishte duke shërbyer si kapiten në Marinën Mbretërore. Ai kishte një karrierë ushtarake të gjatë dhe të suksesshme, duke u bërë admiral në vitin1848, gjë që në rastin e vëllait të Antika Hoxhës, shkrimtarit të sprovuar Bilal Xhaferi, kjo letër nuk do të kishte të një njëjtën formë, të njëjtën pikënisje. Letra e Austenit është shkruar në formën “ajete” dhe përbëhet nga katër stanza. Në tre stanzat e para, Austen shkruan për lumturinë e saj për lindjen e nipit të saj dhe shpresat e saj për të ardhmen e tij. Në veçanti Austen shpreson që foshnja e re, e quajtur edhe Francis Uilliam, do të marrë udhë shembulli jetik pas vëllait të saj të dashur, i cili është “i vëmendshëm dhe i sjellshëm”. Timbrat e Austenit janë ngacmues: ajo shkruan se ajo “nuk do ta donte që të dobësonte ngjashmërinë me një udhëjetë”. Me fjalë të tjera, ajo shpreson se fëmija ka udhën e vet, dhe pse ka piketë udhën e vëllait të saj, si dhe virtytet e tij! Po Antika Hoxha a do të mund ta nbënte këtë? A do mund të shkruante tej një udhe të ndjeshme, ashtu sikurse e donte Bilal Xhaferi? “As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen” (Për tim vëlla Bilal Xhaferin) na ndihmon me këtë fragment pse ajo nuk mund ta bënte: “.... Intelektuali i vërtetë dhe shqiptari i madh në shpirt nuk kërkon famë, por përulet ndaj popullit të tij, flet të vërtetën e pamohueshme të atdheut, përpiqet për të shëruar plagët e shumta të Shqipërisë dhe ia ngre lart dinjitetin vendit të vet. E pasi ti ketë bërë të gjitha këto, paraqitet kryelartë për të marrë çmimin e gjithë shqiptarëve. Por të rriturit në oborrin mbretëror të partisë nuk munden të bënin as atë që bëri ambasadori i Gjermanisë në fshatin Borovë të Korçës, që u përul para viktimave të rëna nga krimet e bashkëombësave të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ndodh pasi këto oborrtarë nuk e dinë që në këtë botë të gjithe jemi mystafirë, e armiku i vetëm i njerëzimit është vdekja… E verteta e gjithë kësaj është se asgjë nuk marrim pas veç lavdive apo urrejtjeve… Ku ishit para se të vinit ne këtë botë? Asgjëkundi! Ku do jeni kur nuk do të ekzistoni më? Asgjëkundi!” (Antika Hoxha). Ndaj nuk ta kishte ngjashëm ende me Austen këtë letër. Ndaj dhe në tridhjetë e një vjetorin e vdekjes Antika Hoxha i kushton disa vargje malli, njeriut më të dashur të saj, vëllait të shtrenjtë të të gjithë Shqiptarëve: “…rrënjët e lisit tënd nuk u ç’kulën dot. Shpresat e tua nuk u shuan, truri yt punoi e dora jote veç shkroi. Truri yt punoi larg atyre që deshe e atyre që të deshën. Truri yt punoi për babanë, që bashkëkombësat ta vranë.” (Antika Hoxha) Duke përfunduar dua të them me bindje se tek libri “As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen” (Për tim vëlla Bilal Xhaferin) dhe tek kjo poezi e saj, njerëzit shpesh gjejnë thjesht dhimbjen e motrës për vëllain, por pashë diçka tjetër.


21 Nr. 83 - NENTOR 2017

Shënohet fillimi i vitit kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbe

Nga FRANK SHKRELI

E

dhe këtë vit, ashtu si çdo vit gjatë 27 viteve të kaluara, të djelën do të zhvillohet në Bronks të Nju Jorkut Festivali Folklorik Mbarëkombëtar, që organizohet çdo vit nga Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale të Nju Jorkut. Ashtu si edhe më parë, Festivali mbarëkombëtar me 5 nëntor, do të mbahet në të njëjtin vend ku është zhvilluar gjithmonë, në sallën e madhe të Qendrës së Arteve të Kolegjit Lehman në lagjen Bronks të New Yorkut. Ashtu si edhe çdo vit, edhe në këtë festival do të marrin pjesë qindra artistë, muzikantë dhe grupe të ndryshme nga të gjitha komunitetet shqiptaro-amerikane por dhe nga trojet shqiptare, ashtu siç është bërë traditë tanimë. Si në çdo festival tjetër, të organizuar gjatë viteve nga Qendra Nënë Tereza pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, për pothuaj tri dekada tashti, edhe sivjet do të shfaqen këngë të reja, muzikë e valle dhe do të shpalosen edhe kostume kombëtare nga të gjitha krahinat e trevave shqiptare: nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe nga Kosova Lindore dhe Çamëria, pa dallim. Në të vërtetë, është një aktivitet kulturoro-artistik -- në qëndër të Amerikës– një mini Gjirokastër, mund të thuhet, që bashkon një herë në vit mijëra shqiptarë nga mbarë Amerika dhe nga të gjitha trojet shqiptare, në një atmosferë vëllazërimi e bashkimi. Por, ndryshe nga festivalet e kaluara, ky festival këtë vit merr një domethënje të veçantë dhe të rëndësishme historike. Organizuesit kanë vendosur që kësaj radhe festivali mbarëkombëtar në Nju Jork t’i dedikohet 550-vjetorit të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe, si një aktivitet fillestar për vitin e shpallur në kujtim të Skenderbeut nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. Ç’prej fillimit, ky festival, është përcaktuar nga Kisha Katolike Shiptare në Nju Jork, si gjithpëfshirës dhe mbarëkombëtar për nga natyra e pjesëmarrjes së artistëve dhe grupeve të artistëve pa dallime fetare e krahinore –me të vetmin qëllim për të kënaqur pjesëmarrsit me këngët dhe vallet tona të bukura – por më me rëndësi ka patur si të thuash një objektiv të dyfishtë: ruajtjen dhe përcjelljen e kulturës, folklorit dhe traditave shqiptare tek brezat e ri të shqiptarëve

në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht të paraqesë edhe para botës amerikane, trashëgiminë e vjetër dhe krenare të kulturës dhe folklorit të larmishën dhe shumë të pasur, të njërit prej kombeve më të vjetra në Evropë dhe në botë. Sipas të gjithë vërejtësve, ky Festival e ka realizuar çdo vit këtë mision të tij, duke kënaqur si pjesëmarrësit ashtu edhe artistët, të cilët vijnë në Nju Jork nga të gjitha anët e Amerikës, e shpesh edhe nga trojet shqiptare. Festivali ka tërhequr gjithashtu edhe interesimin e medias amerikane të metropolit të New Yorkut pasi tani është i njohur si ngjarja më me rëndësi kulturore dhe kombëtare e shqiptarëve të Amerikës. Natyrisht se artistët që marrin pjesë në këtë Festival të këngëve dhe valleve shqiptare, ndryshojnë nga viti në vit. Kësaj radhe është njoftuar se përveç grupeve artistike dhe individëve që do të përfaqësojnë komunitetet e ndryshme shqiptaro-amerikane nga një numër shtetesh të Amerikës, është njoftuar se nga trojet shqiptare -- përveç shumë suprizave që priten të njoftohen më vonë --do të marrin pjesë këngëtaret e njohura për publikun shqiptar, Elizabeta Marku, Albërie Hadërgjonaj, Nikoleta Vokrri, dhe Shpresa Gjoni, ndër të tjerë. Mirëpo, ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet Festivali i 27-të Folkloristik Mbarëkombëtar në Nju Jork – i cili njëherazi është edhe aktiviteti më i madh

kulturor shqiptar në Shtetet e Bashkuara -- i kushtohet 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, pasi Shqipëria dhe Kosova kanë shpallur vitin 2018, si vitin e Skënderbeut. Festivali i muzikës dhe valleve në Nju Jork, mos qofsha gabim, shënon veprimtarinë e parë kulturore në kujtim të përvjetorit të Fatosit të Madh të Shqiptarëve. Festivali vjetor i Nju Jorkut është gjithashtu çdo vit një rast mallëngjimi dhe bashkimi vëllazëror pa dallim feje e krahine për të gjithë ata që kanë mundësi të marrin pjesë. Jam i bindur se Festivali i sivjetëm në kujtim të përvjetorit të Heroit Kombëtar -- ndonëse në mërgim -- do të jetë edhe më shumë se në të kaluarën, një rast bashkimi vëllazëror për të gjithë pjesëmarrësit, në frymën e vërtetë kastriotjane, në kujtim të Heroit që bashkoi kombin. Kujtimi i 550-vjetorit të Skenderbeut në Nju Jork na sjellë në mend festimet me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skenderbe në Romë në vitin 1968, ku morën pjesë, kryesisht, shqiptarët e arratisur nga komunizmi, të cilët shkuan në Romë nga të gjitha anët e botës, përfshirë një numër i madh i shqiptarëve të Amerikës, për të kujtuar Heroin e Kombit të tyre. Atyre iu bashkuan me atë rast edhe grupe të mëdha arbëreshësh nga Italia e jugut, të veshur me kostumet e tyre tradicionale kombëtare. Me rastin e 500-vjetorit të Gjergj

Kastriotit në Romë me 25 Prill 1968, duke përshëndetur shqiptarët që ishin mbledhur atje për të festuar këtë përvjetor në Vatikan, por drejtuar edhe shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre, Papa Pali i VI ka thënë:’’Ne ju shohim me kënaqësi, pse e dimë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i Gjithëmonshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka venë vlerat e trashëguara të besës, të nderit, e të burrënisë. Fatosi Skendërbeu ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive. Ai ua ka lënë trashëgim, bashkë me miqësinë e miqëve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët këjo Seli Apostolike gëzohet se bën pjesë, pasi e konsideron veten ndër ata që kurr s’i dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në rojë e trashëgim të shënjtë në Atdhe dhe në mërgim’’, përfundoi Papa Pali i VI, fjalën e tij drejtuar Kombit Shqiptar me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbe, 50-vjetë më parë në Vatikan. Shfaqja e trashëgimisë kulturore dhe kombëtare, përfshirë kostumet nga të gjitha trevat në Festsivalin e Nju Jorkut, nuk janë një shfaqje karnevale, por janë një shprehje nga zemra, se trashëgimia 550-vjeçare e Kastriotit jeton dhe vlon gjithnjë në zemrat e shqiptarëve kudo dhe se amaneti i tij ende tingëllon për ata që duan ta dëgjojnë. Sepse, siç ishte shprehur edhe Ernest Koliqi me rastin e 500-vjetorit të Heroit të shqiptarëve, “Skenderbeu na dha Arbrin për atdhedhe shqiponjën si simbol fluturimesh të lira dhe na la një trashëgim të çmueshëm nderi e fisnikije. Na, testamentin e Tij e ruejtëm dhe do ta ruajmë besnikisht, në vend dhe jashta vendit për tjera qinda e qinda vjetësh. Kush mendon se gjaku i Skenderbeut na ashte zverdhnue ndër fyza, gabohet: prap ai gjak vlon në zemra tona e n’ato që mbulojnë këto kostume edhe u dhuron vlug bujar zaneve që këndojnë, e kurmave që dredhin valle.” Besoj se edhe Festivali mbarëkombtar i Nju Jorkut të djelën që vjen, ashtu si edhe në të kaluarën, por veçanërisht në këtë 550-vjetor të Gjergj KastriotitSkenderbe do të shërbejë si shfaqje e denjë e“trashëgimit të çmueshëm të nderit e të fisnikërisë” shqiptare dhe njëkohsisht edhe si burim shpresash dhe kujtim i denjë i trashëgimisë morale, shpirtërore dhe kombëtare që ka lënë pas Heroi Kombëtar. Ashtuqë, 550-vjetori i Gjergj Kastriotit Skenderbe të kujtohet – mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare – si një triumf i trashëgimisë morale, shpirtërore dhe kombëtare, përfshirë edhe karakteristikat më të çmueshme të trungut arbëror: nder, besë e burrëni. Në këtë 550-vjetor dhe gjithmonë – shqiptarët jashtë dhe në trojet e veta --të kujtojmë dhe të mbrojmë vlerat që na bashkojnë dhe jo gjërat që na ndajnë, në emër të Heroit të përbashkët, “Gjergj Kastrioti –Skënderbeut, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanlijve, Mbret i Epirit!”


22 Nr. 83 - NENTOR 2017

Aktorët e Gjakovës, me dramën gjermane “Martir”

D

rama“Martir” u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar nga trupa e teatrit “Hadi Shehu” të Gjakovës. Vepra e autorit Marius von Maynburg, me regji nga Fatos Berisha u vu në skenë nën interpretimin e aktorëve Besfort Berberi,Vlera Pylla, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Muradije Muriqi, Arbies Komoni, Ylber Mehmeti, Yllka Lota, Myrvete Kurtishi, Ahmet Bakija. Vepra “Martir” është shkruar në vitin 2012, ndërsa vu në skenë për herë të parë në gjuhën angleze në vitin 2015 në Unicorn Theatre në Londër. Drama kontraverse, shkruan Julia Vrapi “Martir” nga autori gjerman Marius von Mayenburg sipas regjisorit flet për jetën e një djali të ri Benjamin Sinclair, që përqafon fundamentalizmin e krishterë, duke i turbulluar jetët e të rriturve të pafuqishëm rreth tij. Premiera e shfaqjes “Martir” u dha në prill të këtij viti. “Drama nuk është vetëm një thumbim cinik për fobinë ndaj radikalizmit fetar në botën perëndimore. “Drama “Martir” në mënyrë groteske shpalosë frikën universale nga ‘të tjerët’”, tregon regjisori Berisha. Pak ore para se vepra të ishte mbrëmë në skenën e teatrit në Tiranë regjisori Fatos Berisha tregoi se vendimi për ta vendosur këtë tekst në skenë ishte sfida më e madhe e këtij projekti. “Ishte vendimi i përbashkët,

i imi dhe udhëheqësit të Teatrit të Gjakovës, Edi Kastrati, ta punojmë këtë tekst. Është një tekst që nuk lë indiferent publikun, provokues dhe nxitës i debatit. Është pikërisht i tillë çfarë mendoj se i duhet kohës, teatrit dhe publikut tonë”, u

shpreh regjisori për dramën. Roli kryesor ai i Benjamin Sinclair i është besuar aktorit të ri Besfort Berberi. Në një reagim të tij aktori u shpreh se ky ishte roli i tretë në një shfaqje profesionale dhe tregon se është një personazh jo i lehtë për në skenë.

“Deri tani kam bërë tre role, veç këtij roli jam dhe në shfaqjen me regji nga Ilir Bokshi, si dhe kam qenë te “Tartufi” me Kushtrim Bekteshin. Janë role që i kam fituar me audicion. Në kohën kur unë fitova rolin e Benjanimit ka qenë si një shok për mua, sepse nuk e kam menduar që do ta marr atë rol. Por me ndihmën e Fatosit unë ia arrita. Ka qenë një rol i vështirë, por me ndihmën e regjisorit dhe të ekipit në gjithë shfaqjen puna u bë me e lehtë për këtë personazh në vepër. Ky ka qenë dhe roli me të cilin unë dhe kam diplomuar më parë”, u shpreh aktori Besfort Berberi. As/regjisor Butrint Pasha, skenograf i veprës Petrit Bakalli dhe përkthimi Lekë Berisha. Regjisori i shfaqjes Fatos Berisha, ka realizuar shumë produksione teatrore. Pas shfaqjes “Martir” Berisha vuri në skenën e teatrit të Prizrenit shfaqjen “Armiku i popullit” nga Ibsen, e përshtatur nga Artur Miller. Këtë vit shfaqjet e tij kanë pasur edhe suksese në festivale ku shfaqja “Armiku i popullit” mori pjesë në Prishtina International Theatre Festival 2017 dhe fitoi 5 nga 6 çmimet e festivalit, dhe në Festivalin e Teatrove të Ferizajit ku fitoi 4 çmime, “Psikozë n’4:48” mori pjesë në BATTIF në Tiranë dhe fitoi çmimin shfaqja më e mirë, kurse shfaqja “Martir” u shfaq në Skupi International Theatre Festival 2017.


23 Nr. 83 - NENTOR 2017

Roma bën spektakël dhe merr kreun e grupit C, zhgënjejnë Juve e Atletiko

FIFA ndryshon formatin e Botërorit të Klubeve

B

otërori i Klubeve nuk do të jetë më një aktivitet sa për të kaluar radhën. Përkundrazi, FIFA ka në plan ta shndërrojë atë në një veprimtari të fuqishme të futbollit botëror, që do të organizohet një herë në katër vjet dhe do të ngjajë me një Kupë Bote. Në fakt kjo është strategjia që synon të arrijë FIFA, por deri tani ka skepticizëm rreth projektit. Kështu, sipas mediave spanjolle, FIFA ka vendosur të ndryshojë formatin e organizimit të Botërorit të klubeve. Me formatin e ri, ky event do të zhvillohet çdo 4 vite dhe në të do të marrin pjesë 24 skuadra. Mes ekipeve pjesëmarrëse, do të jenë ekipet më të mira të 4 vjeçarit, 12 prej të cilave nga Europa, 5 nga Amerika e Jugut dhe nga dy për kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Veriut. 24 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 8 grupe me nga 3 ekipe, por ka ende dilema në lidhje me kohën kur do të zhvillohet ky event. Opsioni kryesor mbetet muaji qershor, por nuk përjashtohet as dhjetori, siç është aktualisht. Gjithsesi, në takimet e ardhshme të organizmit më të lartë të futbollit në botë, do të marrin formë edhe detajet e këtij kompeticioni. Nëse Botërori i Klubeve do të funksionojë sipas parashikimeve të FIFA-s, ai pritet të sjellë përfitime të mëdha për klubet pjesëmarrëse nga e drejta televizive dhe reklamat.

Roma po bën spektakël në Ligën e Kampioneve. Skuadra ka ardhur në formë optimale dhe po merr rezultate maksimale si në kampionatin italian dhe në Champions. Mbrëmë në “Olimpico” të Romës Roma kishte përballë kampionët e Anglisë, Çelsin, të cilin e shpartalluan 3-0. Ishin dy gola të shpejtë të El Sharauit që i dhanë drejtim epërsisë së Romës. Madje sulmuesi verdhekuq shënoi që në minutën e parë pas një pasigurie që shfaqi Çelsi në mbrojtje. Në minutën e 36-të El Sharaui shënoi edhe golin e dytë duke i dhënë frymëmarrjen e duhur Romës, e cila e fitoi pjesën e parë 2-0. Në pjesën e dytë Roma shënoi edhe golin e tretë, me anë të Perotit, duke vulosur një fitore të thellë e të merituar 3-0, duke marrë kryesimin grupit C me 8 pikë. Në të njëjtin grup, Atletiko Madrid hasi në vështirësi përballë Karabagut të Ansi Agollit, duke humbur pjesën e parë 0-1. Edhe pse barazoi shifrat në pjesën e dytë, nuk arriti ta përmbyste ekipin azerbajxhanas, për pasojë, Atletiko mbetet në kuotën e 3 pikëve dhe praktikisht e ka të pamundur të kualifikohet. Romës i mjafton 1 pikë, ndërsa Çelsit një fitore. Në grupet e tjera nuk pati surpriza të mëdha, pasi Bajerni dhe Paris Saint Germain i fituan ndeshjet e tyre në grupin B respektivisht ndaj Sëlltikut dhe Anderlehtit. Gjermanët fituan 2-1, kurse PSG turpëroi Anderlehtin 5-0.

Të dy ekipet, pra si Bajern dhe PSG kalojnë më tej. Natyrisht, në grupin A, fitorja e Junajtid përballë Benfikës ishte e pritshme, por Bazeli vuajti shumë kundër CSKA-së së Moskës dhe pavarësisht se kaloi i pari në avantazh, rusët e përmbysën në pjesën e dytë duke e barazuar me pikë në renditje, nga 6 secili. Kurse Junajtid, me fitoren e katërt radhazi, siguroi kalimin e turit. Tashmë gara bëhet për vendin e dytë mes Bazelit e CSKA-së. në grupin D, Juventusi e Barcelona zhgënjyen tërësisht në duelet e tyre, respektivisht ndaj Sportingut të Lisbonës e Olimpiakosit. Juve barazoi me vështirësi 1-1, kurse Barça barazoi në Athinë 0-0. Gjithsesi, katalanasit u kualifikuan, ndërsa Juventusit i duhet një fitore në dy ndeshjet e mbetura. Në tabelën e mëposhtme jepen rezultatet e ndeshjeve të luajtura mbrëmë në grupet A, B, C dhe D.

Ronaldo del hapur kundër Bale

R

eali i Madridit po përjeton një situatë aspak normale dhe mediat nga Madridi njoftojnë se lojtarët kryesorë të skuadrës kanë krijuar incidente me njëri-tjetrin gjatë seancave stërvitore, duke fajësuar kush të mundet nga pjesëtarët e tjerë të grupit, ndërsa asnjëri nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e një ecurie të tillë aspak serioze dhe të dëmshme për objektivat e klubit. Si të mos mjaftonte kjo, sulmuesi kryesor Kristiano Ronaldo del kundër Gareth bale dhe shkon deri aty sa të këshillojë klubin se me kë duhet ta zëvendësojë. Kështu, mësohet se Ronaldo në fund të këtij sezoni dëshiron zëvendësimin e Gareth Bale me një lojtar të përfaqësueses portugeze. E ardhmja e Bale në “Santiago Bernabeu” ka qenë temë e shumë mediave gjatë muajve të fundit dhe raportohet se uellsianit i është dhënë drita e gjelbër për largim, edhe pse ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Sipas “Diario Gol”, Bale nuk është figurë e pëlqyer në zhveshtore dhe ka shtyrë Ronaldon që të mendojë për një plan për transferimin e Gonzalo Guedes si zëvendësues të tij. Guedes, 20-vjeçar, u transferua te Paris Saint Germaini në janar, por ka shkëlqyer si i huazuar te Valencia, duke realizuar tre gola në shtatë ndeshje. Gazeta spanjolle raporton se Guedes dhe Ronaldo kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendesin. Ai mendohet se do të jetë faktor për transferimin e portugezit te Reali.


24 Nr. 83 - NENTOR 2017

Albanian news 83  
Albanian news 83  
Advertisement