Issuu on Google+

Suplementi Faqe 13-17

“Paketa fiskale” Basha: Të rishikohen masat ndaj ekonomisë, janë humbur mbi 40 mijë vende pune

Si t’i shmangim rrëzimet tek tëmoshuarit. Flet mjeku T’i shmangesh dietës, por edhe të dobësohesh

Politikë Faqe 3

GAZETë E përditshme E diel 16 mars 2014 NR: 2914, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Projektligji i ri Nryshon sërish TVSH, ja kush përjashtohet nga detyrimet

ERE gati rritjen e çmimit

Si do të hiqet sistemi i dy tarifave, mbi dhe nën 300 kilovat në muaj

Politikë Faqe 2

Reagon opozita Noka: Kërkesa e PS-së, mllef ndaj SHISH-it

M

inistria e Financave në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, kanë përgatitur projektligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”. Ky projekt-ligj është hartuar me financim të Bashkimit Europian dhe me asistencën e Administratës Tatimore Franceze. Ky mendohet se siguron... Lexoni në faqen 10-11

Politikë Faqe 4

Skandal në Ballsh Goditet me shkop gome i deleguari i FSHF-së, përfundon në spital

Nuk kapërdiu ndarjen e çiftit

I kthen vajzën pas 2 javësh martese, ekzekuton krushkun I kthen në vajzën në shtëpi dhe një shenjë hakmarrje vret krushkun. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kënetës në Durrës, ku konflikti mes dy familjeve ka degraduar në vrasjen e 52-vjeçarit Përparim Hoxha dhe plagosjen e djalit të tij. Shkak i kësaj ngjarjeje është bërë... Faqe 6

Situata në Ukrainë

Kulturë Faqe 18-19

Sot mbahet referendumi në Krime, tensione mes SHBA e Rusisë Faqe 9

Rama në Lushnjë Premton mbështetje financiare dhe ligjore për Bujqësinë

11 <<

Aktualitet Faqe 21

Tragjedia në Leco / 8 Imami Balla / 7

Përcillen për në banesën Anëtar i rrymës radikale e fundit 3 motrat, “Tekfiriste”, prej 6 vitesh u masakruan nga nëna rekrutonte “ushtarë”

P

ërcillen për në banesën e fundit në vendlindje tre të miturat, të cilat u therën barbarisht nga mamaja e tyre Edlira Dobrushi të dielën në Leço. Trupat e pajetë të tre vajzave mbërritën në portin e Durrësit rreth orës 11:30 të ditës së djeshme për...

I

mami i vetëshpallur Genci Balla është anëtar i një rrymës “Tekfiriste”, e cila predikon dhunën kundër shtetit dhe mbizotërimin...

Raporti i DASH:

Shqipëria, vendburim i hashashit


2

E diel, 16 mars 2014

Politikë “6 muaj qeverisje”

Kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar në Vlorë

Pas gjashtë muajsh qeverisjeje, Kryeministri Edi Rama mblodhi sërish kabinetin qeveritar në qytetin e Vlorës. Mbledhja u zhvillua rreth mesditës, ndërkohë nga përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave nuk pati deklarata për median. Sipas zërave nga PS-ja, mbledhja e qeverisë u zhvillua për të bërë një bilanc të gjashtë muajve të parë të qeverisjes. Shefi i qeverisë, shoqëruar nga anëtarët e kabinetit mbërriti në

Vlorë për një mbledhje qeverie, e cila mbahet në ambientet e një nga hoteleve në zonën e Skelës. Edhe pse nuk pati një njoftim për rendin e ditës që do të diskutohej, pritet që ditën e diel kryetari i PS-së të ketë edhe një axhendë partiake. Ditën e diel, Rama ka parashikuar një takim me drejtorët e institucioneve lokale, ku përsëri temë e takimeve do të jetë puna e kryer gjatë 6 muajve qeverisje. Nga burime të PS-

Mbledhje qeverie

së në Vlorë bëhet e ditur se pritet që ai të takohet me këto struktura, takim që është kërkuar nga

baza për shkak të emërimeve të bëra kohëve të fundit. Më herët Kryeministri Rama ka zhvilluar edhe takime të tjera të kabinetit të tij qeveritar në Vlorë. Këto takime, sipas Kryeministrit, vijnë edhe si pasojë e mbështetjes që qytetarët e Vlorës i kanë dhënë qeverisjes së majtë, jo vetëm për votat e marra në raport me të djathtën parlamentare, por edhe se ai ka kryesuar listën e deputetëve në këtë qark.

Lushnjë

Rama premton mbështetje financiare për bujqësinë Kryeministri Rama: Bujqësia, subvencionojmë zhvillimin e punësimit Florenc Drizari Kryeministri Edi Rama premtoi sërish investime në sektorin e bujqësisë. Gjatë një takimi që pati me sipërmarrës në fushën e agrobiznesit në Lushnjë, Rama garantoi mbështetje financiare dhe ligjore për këtë sektor. Në këtë aktivitet, Kryeministri Rama u informua mbi produktet shqiptare që dalin në tregun rajonal me ambalazhin “Made in Albania”. Kryeministri u takua dhe bisedoi edhe me disa importues nga Kosova, të cilët u shprehën se marketingu me këtë logo i produkteve bujqësore është mirëpritur nga tregu i Kosovës, i cili është i

60

për qind e fondeve për bujqësinë, theksoi Panariti, janë planifikuar për përpunimin dhe marketingun e produkteve

orientuar nga importimi i prodhimeve nga Shqipëria. “Ne kemi një qëllim shumë të qartë, bazuar në një qasje të re ndaj bujqësisë. Ne duam jo të hedhim paratë për të mbështetur mbijetesën, por të hedhim paratë për të mbështetur këto lokomotiva të transformimit të të gjithë rrugëtimit të prodhimit bujqësor, të mbështesim sigurinë e çdo prodhuesi se prodhimi

Edi Rama në Lushnje

i tij nuk do të mbetet pa shitur”, u shpreh Kryeministri. Bujqësia dhe agroindustria sjellin vlerësohen edhe sektorë me potencial të lartë punësimi, por që ende drejtohet nga metodat tradicionale të prodhimit e tregtimit. Kryeministri Rama u shpreh se qeveria do të mbështesë prodhuesin, duke mbështetur inovacionin dhe investimet në të gjithë rrugëtimit e produktit, deri në daljen e tij në treg. “Ne do mbështesim inovacionin e të gjithë atyre që si ju, angazhohen në këtë transformim dhe të mbështesim gjithë atë progres që garanton gjithë ky zinxhir, se vërtetë këtu ka një numër të vogël në dukje që punësohen, por kjo qendër

“Ne do mbështesim inovacionin e të gjithë atyre që si ju, angazhohen në këtë transformim dhe do mbështesim gjithë atë progres që garanton gjithë ky zinxhir”

garanton një punësim zinxhir deri në fund të zinxhirit, që nga ai që del nga shtëpia e punon tokën, deri tek ai që del nga shtëpia për të blerë prodhimin. Unë ju siguroj se ne do t’ju mbështesim ju dhe do mbështesim gjithë ata që si ju kanë nevojë ta çojnë përpara investimin e tyre. Do ju mbështesim me legjislacion, do ju mbështesim financiarisht, do ju mbështesim duke mbështetur edhe pjesë të tjera të zinxhirit dhe të gjithë ata të tjerë që duke ju parë juve e nën shembullin tuaj të ndërmarrin nisma të reja për investime të reja, të krijojnë vende pune dhe që e forcojnë këtë zinxhir, për të kaluar nga bujqësia e mbijetesës, tek

Ne duam jo të hedhim paratë për të mbështetur mbijetesën, por të hedhim paratë për të mbështetur këto lokomotiva të transformimit bujqësia e zhvillimit dhe transformimit”, - u shpreh Kryeministri. Në këtë takim Rama ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti. Edhe ministri Panariti, duke e konsideruar këtë sipërmarrje vuri theksin në fuqizimin e lidhjes prodhim-përpunim-treg, çka i jep produktit vlerë të shtuar. 60% e fondeve të përgjithshme për bujqësinë, theksoi ministri Panariti, janë planifikuar për të mbështetur investimet në përpunimin dhe marketingun e produkteve.

Radika, vijojnë protestat kundër devijimit Çështja e lumit Radika vijon ende të shkaktojë debate si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një ditë më parë, qindra banorë të Dibrës së Madhe, si dhe nga zonat ku pritet të devijojë lumi Radika, u mblodhën përpara sheshit “Skëndërbej” për të kundërshtuar këtë projekt. Në këtë takim e

morën fjalën drejtues të shoqatave joqeveritare shqiptare dhe maqedonase, të cilët ishin kundër devijimit të lumit Radika. Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët u bashkuan në kundërshtimin e këtij projekti. Në fund të këtij tubimi u vendos që të

ketë edhe një protestë tjetër, jo më në Dibër të Madhe apo në qytetin e Peshkopisë, por në vendin ku po kryhen punimet. Gjithashtu, u vendos që herën tjetër protesta të mos jetë paqësore, por më dinjitoze, në mënyrë që të kundërshtohet me forcë projekti që prek lumin

Në fund të këtij tubimi u vendos që të ketë edhe një protestë tjetër në vendin ku po kryhen punimet

Lumi Radika


3

E diel, 16 mars 2014

Politikë

“Paketa fiskale”

Basha: Të rishikohen masat ndaj ekonomisë, janë humbur mbi 40 mijë vende pune Kreu i PD-së: Kriza ekonomike dhe papunësia, pasojë e politikave qeveritare vetë krijuar nga një paketë fiskale që nuk stimulon as investimet, as prodhimin, as konsumin dhe as punësimet. Shqipëria sot ka nevojë për stimulim të investimeve, stimulim të kreditit i cili ka rënë në nivele kritike, stimulim të konsumit, stimulim të punësimit për të dalë nga kjo situatë aspak e favorshme, por një situatë e rëndë ekonomike”, - deklaroi zoti Basha. Reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, vjen në kohën kur Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje të Këshillit të Ministrave në qytetin e Vlorës, ku pritej një bilanc i gjashtë muajve të parë qeverisjeje. Më herët opozita ka kritikuar ashpër lëvizjet e qeverinë në fushën ekonomike, sidomos mira-

Florenc Drizari

K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njëkohësisht edhe kryebashkiaku i Tiranës, kritikoi ashpër politikat e qeverisë në fushën ekonomike dhe kërkoi rishikimin e paketës fiskale të miratuar në fund të dhjetorit të kaluar. Deklarata e Bashës u bë gjatë vizitës që ai pati pasditen e së shtunës në panairin e mobilierisë të hapur në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ndërsa vizitoi njësi të ndryshme prodhimi nga Shqipëria, Kosova, Dibra e Madhe etj., Basha vlerësoi se nga viti në vit cilësia e prodhimit po vjen në rritje. Përtej këtij qëndrimi Basha theksoi se mbi 40 mijë vende pune janë humbur nga ekonomia në muajt e fundit, duke e cilësuar këtë një sinjal të keq që jep tregu paketës së re fiskale. “Gjendja aktuale është jo e dëshirueshme, ekonomia është nën presionin e shumëllojshëm, por në veçanti nën presionin e një pakete fiskale të paarsyeshme. Mendoj se politikëbërësve, qeverisë i takon përgjegjësia të rishikojë me shpejtësi mënyrat dhe masat për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori dhe çdo sektori tjetër të ekonomisë, dhe veçanërisht të prodhimit”, - theksoi Basha. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, kryetari i Partisë Demokratike deklaroi mbështetjen e plotë të opozitës për çdo masë që do të çojë në lehtësimin e kushteve dhe lehtësirave fiskale për këtë sektor dhe sektorët e tjerë të prodhimit. “Dua të shpreh edhe njëherë qëndrimin tim dhe të opozitës, që

Mendoj se qeverisë i takon përgjegjësia të rishikojë me shpejtësi mënyrat dhe masat për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori

Lulzim Basha dje në panair

Basha deklaroi mbështetjen e plotë të opozitës për çdo masë që do të çojë në... ...lehtësimin e kushteve dhe lehtësirave fiskale për këtë sektor dhe sektorët e tjerë të prodhimit

në këto kohë duhet të ulim dhe jo të rrisim taksat, në këto kohë duhet të kthejmë vëmendjen tonë jo në mënyrë klienteliste dhe propagandistike por në mënyrë tërësore drejt sektorit të prodhimit. Shpreh po kështu, gatishmërinë tonë për të përmbushur dhe për të mbështetur me çdo masë të mundshme për këtë sektor dhe të gjithë sektorët e tjerë të prodhimit në Shqipëri. Situata e punësimit, situata e humbjeve të vendeve të punës dhe jo krijimit të vendeve të reja është një këmbanë e madhe alarmi. Kjo situatë, vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i presionit të taksave të larta, ndaj i bëj thirrje qeverisë të shqyrtojë me përparësi dhe urgjencë këtë situatë dhe të propozojë menjëherë masat për daljen nga kjo situatë e krijuar, e

Situata e punësimit, situata e humbjeve të vendeve të punës dhe jo krijimit të vendeve të reja është një këmbanë e madhe alarmi

timin e paketës së re fiskale. Para miratimit paketës fiskle, opozita organizoi disa takime konsultative me grupe të ndryshme të biznesit në Shqipëri, duke i paraqitur qeverisë edhe disa amendamente se çfarë kërkon biznesi nga qeverisja aktuale. Këto propozime u rrëzuan me shumicën e votave në Kuvend dhe debati për paketën fiskale vazhdoi për disa javë mes pozitës dhe opozitës. Me rikthimin që Basha i bëri akuzave ndaj qeverisë, duket se kjo çështje vazhdon të jetë në fokus të monitorimit nga ana e opozitës në raport me qeverinë.

Raporti i DASH: Shqipëria, vendburim i hashashit MPJ: Rasti i Krimesë s’ka Sipas një raporti të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për luftën kundër narkotikëve, Shqipëria cilësohet si vendburimi për marijuanën me destinacion tregjet evropiane, por edhe për konsumin e brendshëm. DASH thotë se në vitin e kaluar, volumi i prodhimit të drogave si dhe ai i kapjes së trafikuesve të tyre e arrestimeve ka vazhduar të jetë në nivele të larta. Megjithatë, përmirësimi i trajnimit të forcave policore dhe teknikave të përdorura prej tyre, përfshirë shtimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar apo përdorimit më efikas të pajisjeve të kërkimit, kanë çuar në rritjen e sasisë së bllokuar të lëndëve narkotike dhe prangosjeve. Mbështetur në volumin e sekuestrimeve, prodhimi lokal i marijuanës mbetet i lartë për të tretin vit radhazi, vlerëson DASH, ndonëse nuk

Departamenti i shtetit

ka një përllogaritje zyrtare mbi totalin e kultivimeve. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk konsiderohet prodhues i qenësishëm i drogave të paligjshme, përbërësve kimike apo drogave

sintetike. Qeveria shqiptare nuk ka një bazë të saktë të dhënash sa është përdorimi i drogës në vend, theksohet në raport, por përpos hashashit, ai i narkotikëve të tjerë nuk është një dukuri e zakonshme. Nga statistikat e Policisë së Shtetit rezulton se sasia e drogave të kapura gjatë 2013-ës dhe numri i personave të ndaluar e kalon nivelin e 2012-ës. Në total, gjatë vitit të kaluar u kapën 33 tonë kanabis, ndërsa në 2012ën kjo shifër ishte 21,2 tonë. Përveç marijuanës, policia ka sekuestruar 47,3 kilogramë heroinë dhe 16,1 kg kokainë. Të ndaluarit për trafik droge janë 803, ndërsa në 2012-ën, ishin 729. Dokumenti përmend 63 çështje të dërguara për gjykim dhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 83 vendime fajësie, ku përfshihen edhe raste të bartura nga vitet e mëparshme.

ngjashmëri me Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u është bashkuar shqetësimeve të ndërkombëtarëve për mbajtjen e referendumit në Krime. MPJ e cilëson të paligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën ukrainase këtë referendum, ndërsa dënon çdo lloj deklarate që e cilëson rastin e Krimesë të ngjashëm me Kosovën. “Ministria e Punëve të Jashtme së Republikës së Shqipërisë i bashkohet shqetësimit të shprehur nga komuniteti ndërkombëtar mbi paligjshmërinë dhe rrezikshmërinë e ref-

erendumit të deklaruar për t’u zhvilluar në Krime në datën 16 mars. MPJ vlerëson se ky referendum është i paligjshëm dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Ukrainës dhe të drejtën ndërkombëtare dhe nuk mund të shërbejë si bazë për asnjë ndryshim të statusit të Krimesë”, - thuhet në deklaratë. Ndër të tjera, MPJ i bën thirrje Rusisë “që të ndalojë veprimet në mbështetje të kësaj iniciative të rrezikshme, destabilizuese që cenon sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Ukrainës”.


4

E diel, 16 mars 2014

Politikë

Reagon opozita

“Nuk njohim kontrollin ndaj SHISH-it” Flamur Noka: Kërkesa e PS-së, mllef dhe dëshirë për ta zaptuar institucionin Florenc Drizari

Z

ëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, paralajmëron se opozita nuk do ta njohë ngritjen e komisionit parlamentar për kontroll në institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Pak ditë më parë, deputeti i PS-së, Piro Lutaj, ka kërkuar mbikëqyrje në këtë institucion nga një grup ligjvënësish lidhur me disa publikime të fundit të dala në media për përqendrimin e hetimeve të SHISH-it si dhe emërimet e fundit në SHISH. Kërkesa e tij është kundërshtuar nga deputetët e opozitës me argumentet se ajo është antiligjore. Në një reagim për gazetën “Standard”, deputeti i opozitës, Flamur Noka, thotë se qëllimi i mazhorancës është presioni politik ndaj institucioneve të pavarura dhe nënshtrimi ligjor i tyre nën urdhrat politikë të ParPiro Lutaj, ka kërkuar mbikëqyrje në këtë institucion nga një grup ligjvënësish, lidhur me disa publikime të fundit

tisë Socialiste. “Nuk mund të ketë komision të pabazuar në ligj. Ne jemi ligjvënës, jemi parlamentar dhe nuk mund të ketë çmenduri më të madhe se sa ligjvënësit të ngrejnë komisione punëtore fshatare të pabazuar në ligj. Ky komision që kërkon mazhoranca nuk ka asnjë lidhje me ligjin dhe është tërësisht jashtë ligjit”, - theksoi deputeti Noka.Gjithashtu, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë paralajmëroi mosnjohjen e këtij komisio-

ni, përbërja e së cilës është parashikuar më parë nga socialistët me tre deputetë për mazhorancën dhe dy nga opozita. “Kjo kërkesë nuk mund të shqyrtohet në komision se nuk ka bazë ligjore, kështu që gjërat antiligjore sigurisht një komision që përbëhet nga njerëz të ligjit – siç janë deputetit nuk mund t’i marrin në shqyrtim, e jo më të krijohet komisioni. Nuk është që ne e quajmë antiligjor, ajo letër e krijuar nga deputetët e mazhorancës është një letër bakalli e cila nuk ka asnjë vlerë ligjore sepse nuk ka bazueshmëri ligjore. Ajo kërkesë është thjeshtë e bazuar në disa dëshira për të zaptuar një institucion ose nga disa mllefe kundër këtij institucioni dhe nuk ka asnjë lidhje dhe bazë ligjore”, - deklaroi për gazetën, Flamur Noka. Lidhur me shtyrjen e raportimit të kreut të SHISH-it, Visho Ajazi, një javë më parë në Komisionin e Sigurisë, për mungesë të certifikatës së sigurisë, deputeti i Partisë Demokratike e quan këtë një arsye absurde nga përfaqësuesit e mazhorancës me qëllim për të shmangur komentet e tij. Sipas Nokës, kreu i Shërbimit u tregua i gatshëm për të raportuar para deputetëve dhe kërkesa për certifikatë sigurie ndaj Drejtorit të SHISH është e pabazuar për faktin se në bazë të ligjit për Shërbimin dhe informacionin e klasifikuar, edhe referuar një VKMnë të vitit 2001, krerët e institucioneve të tilla kanë të drejtën dhe autorizimin e përpunimit të informacioneve të klasifikuara pa pasur nevojën për certifikate, për sa kohë ata gëzojnë të drejtën e certifikatës teksa ushtrojnë punën e tyre. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë, por është një sajesë për t’ju kapur pas një ideje të paqenë dhe për të sulmuar dhe futur në kthetra një institucion të tillë.

Flamur Noka

Propozimi i PS-së ndaj SHISH-it: Komision parlamentar me 5 deputetë Lidhur me shtyrjen e raportimit të kreut të SHISH-it, Visho Ajazi, një javë më parë në Komisionin e Sigurisë, për mungesë të certifikatës së sigurisë, deputeti i Partisë Demokratike e quan këtë një arsye absurde nga përfaqësuesit e mazhorancës me qëllim për të shmangur komentet e tij

Visho Ajazi

Pak ditë më parë, mazhoranca zyrtarizon nismën për të kontrolluar Shërbimin Informativ Shtetëror. Deputetët e PS-së depozituan kërkesën në Kuvend përmes së cilës propozojnë ngritjen e një komisioni parlamentar për të kontrolluar nga afër ligjshmërinë e veprimeve të SHISH-it, si edhe udhëzimin për përgjimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Sipas kërkesës, komisioni do të përbëhet nga 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita dhe ai do të kërkojë verifikimin e ligjshmërisë të Shërbimit Sekret dërguar drejtorive të SHISH-it, ku kërkohet informacion mbi perso-

Me këtë pretekst kërkuan certifikatën e kreut të SHISH megjithëse kreu i shërbimit kërkoi kohë që të niste procedurat teknike, edhe pse kërkesa e mazhorancës ishte absurditet. Kreu i Shërbimit u krijua shumë luajal për të respektuar deputetët e komisionit për t’u pajisur me këtë certifikatë dhe nga ana jonë iu dha kohë dhe nuk u caktua afat. Kërkesa nuk ka lidhje me atë që kërkojnë se informacionet mund t’i marrin edhe me shkrim, e kanë këtë të drejtë dhe ne kemi marrë informacione me shkrim, por teoria e tyre është për të ngritur një komision kontroll

na të implikuar në veprimtari antiligjore te emëruar në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit si dhe të gjitha veprimet apo mosveprimet e ndërmarra nga SHISH në zbatim të kësaj kërkese. Kërkesa e firmosur nga deputeti socialist Piro Lutaj jep arsyet edhe për nismën në kuvend për grupin e kontrollit ku thuhet: “Nisur nga fakti se në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë nuk u morën përgjigje për shkak të mospasjes së certifikatës së sigurisë nga kreu i SHISH për t’u njohur me dokumentacionin sekret, është e nevojshme kryerja e kontrollit në ambientet e këtij shërbimi”.

punëtor fshatar për të shkuar si njëherë e një kohë dhe për të kontrolluar ose për të sulmuar një institucion dhe për ta gllabëruar në kthetrat e partisë”, - deklaroi ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Më herët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputetët e mazhorancës u shprehën pro kërkesës për të mbikëqyrur nga afër punën e kreut të SHISH-it, por theksuan nevojën e një kërkese me shkrim në komision, ndërkohë që deputetët e opozitës kundërshtuan nismën duke e quajtur një sulm ndaj institucioneve të pavarura.

900 mijë fansa në “Facebook”, Berisha: Jemi rrjeti me rritjen më të shpejtë “Urime Urime! Sot u beme 900 mije! Gezuar miq!”,-ky ishte vlerësimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjatin social “Facebook”. Pas falëndrimit të miqve vitualë, Berisha thotë se rrjeti i tij social është rrjeti me rritjen më të shpejtë. “Ne nje hark kohor 15 mujor dhe nje rritje mesatare ditore pothuaj prej 2000 miqsh ne jemi sot rrjeti me rritjen me te

shpejte (ne proporcion me popullaten) dhe me te madhe ne fushen politike se sa çdo rrjet tjeter social ne FB. Rrjeti yne eshte njeri nga 6-7 rrjetet e vetme te fushes te verifikuara “v” nga FB ne Europe. Magjia e rrjetit tone jeni ju, qe me entuziazmin, energjine, perkushtimin dhe komentet tuaja per te vertetat e statuseve te tij, e bete ate te kryesoje per shpejtes-

ine dhe permasat e rritjes, interesin e madh, te gjitha rrjetet e tjera. Duke shprehur respektin dhe mirenjohjen me te thelle ndaj secilit prej jush ju ftoj te vazhdojme se bashku krenar me rrjetin tone e te behemi sa me pare nje milione miq ne FB tone! GEZUAR!”, - ka shkruar Berisha në “Facebook”.Pas Berishës për nga numri i lartë i miqve në “Facebook”,

Sali Berisha

vjen Kryeministri Edi Rama me 612.696 ndjekës. I treti në listë rendit kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me 497.588 miq në rrjet. Aktualisht rrjetet sociale, si “Facebook” apo “Twitter”, janë kthyer në mjete të suksesshme informimi ku politikanë të shumë edhe në Shqipëri, shprehin mendimet e fundit për ngjarje të ndryshme politike në vend.


5

E diel, 16 mars 2014

Kronikë

Foto ilustruese

Për të përfituar dokumente në vendet e BE-së

Mashtroi se ishte trafikuar në Greqi, dënohet 4 muaj burg Gjykata: 20-vjeçarja nga Mallakastra u shtir si shtetase angleze që i kishin humbur dokumentet dhe më pas akuzoi një person e se detyronte të prostituonte Sonja Caka

K

atër muaj burg është dënuar një 20-vjeçare nga Fratari i Mallakastrës për kallëzim të rremë ndaj një shtetasi. Gjykata e Tiranës ia pezulloi dënimin me burg duke e detyruar që për 18 muaj të mbajë kontakte të vazhdueshme me Shërbimin e Provës, ndërkohë që një tjetër person rrezikonte të dënohej për trafikim dhe detyrim për prostitucion të kësaj vajze të re. Megjithatë, hetimet dhe marrja në pyetje e 20-vjeçares Mirjeta Merkaj bënë që shtetasi me emrin Pandeli t’i shpëtonte arrestimit dhe akuzës për trafik, ndërsa ajo vetë të penalizohej për denoncimin e rremë. Para organit të akuzës Merkaj ka shpjeguar edhe motivin që e shtyu të bënte një kallëzim të tillë. Ajo shpjegonte se donte të përfitonte dokumente angleze ose të ndonjë shteti tjetër të BE-së dhe si një femër e dhunuar apo e trafikuar do kishte favorizim. Vajza fillimisht është shtirur si shtetase e huaj, nga Anglia dhe që kishte humbur dokumentet dhe më pas kishte treguar të “vërtetën” e saj që e penalizoi. Akuza Sipas vendimit të gjykatës, në datën 04.10.2013, Mirjeta Merkaj ka kallëzuar një shtetas me emrin Pande-

li në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Në kallëzim ajo ka deklaruar faktin se në periudhën korrik-shtator 2013 ishte detyruar forcërisht të punonte si prostitutë në Greqi prej këtij shtetasi. Mbi këtë bazë në datën 17.10.2013 Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.209, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur” parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal. Në datën 01.11.2013 e pandehura ka deklaruar para policisë gjyqësore se nuk kishte qenë ndonjëherë viktimë trafiku dhe se në kallëzimin e

30

euro është shuma që pretendon se ka marrë nga klientët e akuzuara gjatë kohës që prostituonte

saj të datës 04.10.2013 kishte paraqitur rrethana të rreme. Sipas kallëzimit të saj, rezulton se e pandehura ka shkuar me familjen e saj si emigrante në Patra, ku ka qëndruar rreth një vit. Më pas shtetasja Mirjeta ka vajtur në ishullin Zakynthos-Greqi, ku ka punuar në disa bare dhe hotele turistësh. Gjatë kohës që ka qëndruar në ishull kallëzuesja deklaron se në muajin korrik të vitit 2013 është njohur me një djalë me emrin Pandeli disa ditë pasi është njohur me të ai i ka propozuar

Ideja për kallëzimin Para akuzës, e pandehura 20-vjeçare ka shpjeguar edhe nga e mori shtysën për të bërë kallëzimin ndaj shtetasit me emrin Pandeli. Ideja për të bërë një kallëzim penal duke paraqitur fakte dhe rrethana sikur ishte shfrytëzuar si prostitutë në Greqi e më tej ishte tentuar të trafikohej në Itali e Suedi, i kishte lindur gjatë qëndrimit në shtëpinë e Endrit pasi ka dëgjuar bisedën midis tij dhe motrës së tij teksa flisnin për disa qendra që ndihmonin njerëzit për të punuar si prostitutë për llogari të tij, por ajo nuk ka pranuar. Pas refuzimit të saj shtetasi Pandeli e ka kërcënuar se do t’i vriste vëllain e vogël që ndodhej në Patra, nëse nuk i bindej. E ndodhur në këto kushte ajo ka pranuar të punoj si prostitutë. Ajo deklaron se ka punuar si prostitutë rreth tre muaj duke marrë për çdo klient 30 Euro dhe paratë e fituara ia dorëzonte Pandeliut. Pandeliu i ka propozuar asaj për të punuar si prostitutë në Suedi dhe për të shkuar atje do ti siguronte dokumente false nëpërmjet një personi me emrin Anastas në Athinë. Duke përfituar nga koha kur Pandeliu nuk ishte në ishull Mirjeta ka hyrë për në Shqipëri në datën 30.09.2013. Ajo ka qëndruar dy

që nuk kishin lekë si puna e saj. Meqenëse nuk kishte asnjëri në Shqipëri vendosi të thoshte se ishte viktimë trafiku. Kjo është e vërteta të cilën e pandehura është shprehur se është më mirë ta thoshte që në fillim të kallëzimit se sa mos ta thoshte fare. Në deklarimet e saj para organit të akuzë, e pandehura ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë viktimë trafikimi dhe askush nuk i ka kërkuar asaj të bëjë një punë të tillë.

Ajo deklaron se ka njohur vërtetë një shtetas me emrin Pandeli i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të bënte dokumente për jashtë shtetit....

ditë në Vlore në shtëpinë e një shtetasi me emrin Thoma Koreta i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte financiarisht dhe do t’i bënte dokumente për të shkuar në Amerikë. Në kushtet kur ajo nuk morri asnjë ndihmë prej tij largohet nga qyteti i Vlorës për në Tiranë. Mashtrimi Prokuroria tregon edhe mbi momentin kur e pandehura mashtroi duke u shtirur si një shtetase e huaj që i kishin humbur dokumentet. Në datën 02.10.2013 ajo vjen në Tiranë dhe u njoh me shtetasin Endri Bilali të cilit i është prezantuar si shtetase angleze me emrin Emily Taylor, por që kishte humbur dokumentet. Ai e merr në shtëpinë e tij ku jetonte me të motrën dhe prindërit. Të nesërmen Endri e çon Mirjetën në Ambasadën Angleze ku ajo përsëri deklaron se është shtetase angleze por ka humbur dokumentet. Më pas në datë 04.10.2013 ai e dërgon në Drejtorinë e Policisë duke menduar se ishte vërtetë angleze por që i kishin humbur dokumentet, dhe atje ai dhe merr dijeni për faktin se ajo nuk ishte shtetase angleze por ishte shqiptare me emrin Mirjeta Merkaj. Në po atë datë, e pandehura Mirjeta Merkaj ka bërë kallëzimin në polici dhe Prokuroria për Krimet e Rënda ka filluar të kryejë veprimet e para hetimore, për veprën penale të trafikimit duke urdhëruar regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasit me emrin Pandi. Ndërsa në datën 01.11.2013 është paraqitur përsëri në polici me vullnetin e saj të lirë duke deklaruar se kallëzimi i datës 04.10.2013 nuk ishte i vërtetë. Ajo deklaron se ka njohur vërtetë një shtetas me emrin Pandeli i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të bënte dokumente për jashtë shtetit dhe se e ka paguar Pandeliun 600 Euro për dokumentet por ai ishte larguar duke e mashtruar dhe marrë paratë, e që atëherë nuk e kishte parë më.


6

E diel, 16 mars 2014

Kronikë

Durrës

Greqi

I kthen vajzën pas 2 javësh martese, ekzekuton krushkun Shkaku i ndarjes, nusja nuk pranonte të jetonte në një banesë me prindërit e bashkëshortit Policia, autori Andon Ndoj dhunoi dhe qëlloi me armë dhëndrin dhe krushkun Anxhela Tato I kthen në vajzën në shtëpi dhe një shenjë hakmarrje vret krushkun. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kënetës në Durrës, ku konflikti mes dy familjeve ka degraduar në vrasjen e 52-vjeçarit Përparim Hoxha dhe plagosjen e djalit të tij. Shkak i kësaj ngjarjeje është bërë ndarja dhe përplasjet mes çiftit, ku djali së bashku me babanë kanë kthyer nusen në shtëpi. Siç mësohet nga burime të policisë konflikti ka degraduar pasditen e djeshme deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Martesa mes dy të rinjve, Xhulian Hoxha dhe Antoneta Ndoj, ka zgjatur vetëm dy javë dhe familja e dhëndrit e ka kthyer vajzën në shtëpinë e babait të saj. Por babai i vajzës Andon Ndoj rreth 50 vjeç, me origjinë nga Mirdita, ka reaguar ashpër duke dhunuar krushqit dhe më pas duke qëlluar me një pushkë në drejtim të tyre. Për pasojë janë plagosur me armë Përparim dhe Xhulian Hoxha, ndërsa shtetasja Nurie Shahini, kalimtare e rastit, është prekur aksidentalisht nga një plumb. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Durrësit, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore. Por 52-vjeçari Përparim Hoxha nuk arriti të përballonte plagët e rënda dhe humbi jetën pas rreth një ore në reanimacionin e spitalit të Durrësit. Ndërkohë policia ka shoqëruar shtetasin Andon Ndoj, i dyshuar si autor i plagosjes, ndërsa po punon për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.

Andon Ndoj, rreth 50 vjeç, ka reaguar ashpër duke dhunuar krushqit dhe më pas duke qëlluar me pushkë

Vendi ku ndodhi krimi

Kushti i vënë nga nusja dhe familja e saj, që çifti i ri të mos jetonte me... ...prindërit e burrit, ka shkaktuar mosmarrëveshje të forta

Hetimet Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën informale të ishkënetës në qytetin e Durrësit, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe një kalimtare, banore e zonës. Përparim dhe Xhulian Hoxha, përkatësisht 52 dhe 24 vjeç janë dhunuar me mjete të forta dhe më pas mbi ta është qëlluar me çifte nga babai i nuses së kthyer vetëm pak javë pas martesës së dy të rinjve. Kushti i vënë nga nusja dhe familja e saj, që çifti i ri të mos jetonte me prindërit e burrit, ka shkaktuar mosmarrëveshje të forta mes çiftit dhe familjeve përkatëse, deri në vendimin e familjes Hoxha

për t’i dhënë fund kësaj martese. Kur atë e bir kanë kthyer nusen në shtëpi bashkë me sendet personale të saj, Anton Ndoji, 50 vjeç dhe me origjinë nga Mirdita, së bashku me të shoqen kanë reaguar ashpër. Fillimisht mbi dhëndrin dhe babanë e tij është qëlluar me armë të ftohtë dhe sende të forta brenda shtëpisë së nuses. Kur sherri është zhvendosur jashtë shtëpisë së tyre, Ndoji ka qëlluar me armë gjahu mbi ta. Vjehrri i nuses së kthyer, Përparim Hoxha ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i biri vazhdon të ndodhet nën kujdesin e mjekëve. E plagosur në vendin e ngjarjes mbeti dhe Nurie Shahini, një banore e zonës që po kalonte rastësisht pranë shtëpisë. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se po hetohet dhe për rolin në krim të nënës së vajzës, e cila ka qenë e pranishme në ngjarje.

Sekuestrohet 524 kg kanabis, vinte nga Lazarati Një ngarkesë prej 524 kilogramësh kanabis sativa është sekuestruar prej anti-drogës së Janinës në aksin rrugor Janinë-Kozanë. Sipas policisë greke, droga po transportohej prej një shtetasi grek 54 vjeç,emri i të cilit nuk bëhet publik. Autoritetet greke deklaruan se 54-vjeçari ishte anëtar i një organizate që transportonte lëndët narkotike nga kufiri shqiptar, në brendësi të tokës greke, ku dhe shpërndahej për t’u shitur me pakicë. Ajo ishte nisur nga Lazarati dhe ishte kaluar në kufi e ngarkuar në mushka. 54-vjeçari dhe materialet në ngarkim të tij iu dërguan Gjykatës së Janinës, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dhe disa anëtarë të tjerë të kësaj organizate. Që prej fillimit të këtij viti, anti-droga e Janinës ka sekuestruar më shumë se 3.5 ton kanabis nga Shqipëria.

Sarandë

Kapet me 20 kg kanabis, pranga 33-vjeçarit Është arrestuar në orët e mbrëmjes një 33-vjeçar nga Saranda, pasi u kap duke transportuar 20 kg lëndë narkotike. Sipas informacioneve nga Saranda, i ndaluari është Bledar Muço 33 vjeç nga Saranda që transportonte me makinën e tij tip “Alfa Romeo”, 20 kg kanabis sativa. Ndalimi i tij u bë në rrugën DelvinëFiniq. Ndërkohë, forcat e policisë së komisariatit të kufirit në Sarandë dhe forcat Delta vazhdojnë operacionet sistematike.

Pukë

Shkrumbohet nga flakët 5.5 hektarë tokë Një zjarr masiv ka përfshirë hapësirën pyjore në vendin e quajtur ‘Gryka e Mziut’, në Komunën Fierzë në Pukë. Zjarri është aktivizuar mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë flakët kanë shkrumbuar 5.5 hektarë pyje. Për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është e pamundur ndaj për shuarjen e zjarrit po punon vetëm shërbimi pyjor. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen.

Aksidente

Humbin jetën 2 persona në Durrës dhe Shkodër Vetëm brenda 24 orëve shënohen dy aksidente me dy viktima. Ngjarjet kanë ndodhur në Durrrës dhe në Shkodër. Një 73-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Shkodër, pasi çiklomotori me të cilin udhëtonte u përplas me një kamion. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ka

ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Skënderbeg”, ku çiklomotori që drejtohej nga 73-vjeçari Kolë Doçaj është përplasur nga kamioni me targë “SH9425D”. Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe

po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e djeshëm në Sukth të Durrësit. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, një fugon dhe një mjet tjetër tip BMË. Përplasja e fuqishme mes tyre i ka shkaktuar vdekjen drejtuesit të fu-

gonit, rreth 30 vjeç. Sipas burimeve të policisë në vendngjarje, bëhet me dije se mjeti tip BMË i ka shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të fugonit. Ky i fundit humbi jetën pak minuta më vonë, në spitalin e Durrësit. Ndërkohë blutë e qytetit bregdetar po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


7

E diel, 16 mars 2014

Kronikë

Tragjedia në Leço

Shkodër

Përcillen për në banesën e fundit 3 motrat, u masakruan nga nëna Bashkim Dobrushi: “Në Kukës nuk do jenë kurrë vetëm, të shumtë do jenë ata që do i vënë lule të varri” Pjesëmarrës në ceremoninë mortore në fshatin Dobrush familjarë të autores së krimit Edlira Çopa Anxhela Tato

P

ërcillen për në banesën e fundit në vendlindje tre të miturat, të cilat u therën barbarisht nga mamaja e tyre Edlira Dobrushi të dielën në Leço. Trupat e pajetë të tre vajzave mbërritën në portin e Durrësit rreth orës 11:30 të ditës së djeshme për t’u dërguar më pas në Kukës, ku do të prehen përgjithmonë. Ceremonia mortore për Sidnin 3 vjeçe, Kesit 10-vjeçare dhe Simonën vetëm 13 vjeçe u zhvillua rreth orës 16:00 në fshatin Dobrush të Kukësit. Vajzat janë pritur në vendlindjen e babait të tyre, mes lotësh dhe dhimbjes nga shumë familjarë dhe të afërm, mes të cilëve edhe familjarët e nënës vrasëse. “Në Kukës nuk do të jenë kurrë vetëm. Të shumtë do të jenë ata që do të shkojnë t’i vendosin lule në varrin e tyre”, - ka thënë Bashkim Dobrushi duke shpjeguar për mediat italiane vendimin për sjelljen e trupave në Shqipëri. Ndërkaq familja Dobrushi ka vendosur që Simona Keisi dhe Sindi shkonin në Kukës një herë në vit, për pushimet e verës

të mos mbajë hasmëri me familjen e gruas, Edlira Çopa Dobrushit. Simona Keisi dhe Sindi shkonin në Kukës një herë në vit, për pushimet e verës. Dje, 3 vogëlushet u kthyen në Kukës për t’u prehur në tokë. Tre vajzat u masakruan barbarisht me thikë nga nëna e tyre Edlira Copa, e cila pranoi autorësinë e vrasjeve pas arrestimit. Ngjarja tronditëse ndodhi në datën 9 mars në Leço të Italisë. Motivet mbeten mister. Ndërsa nëna që me gjakftohtësi u mori jetën që u kishte dhuruar bijave të tyre deklaron se nuk është penduar për krimin makabër. Ceremonia mortore Janë përcjellë për në banesën e fundit tre motrat Simona, Keisi dhe Sidni Dobrushi që u vrarë nga nëna e tyre në Leço të Italisë. Ceremonia e varrimit ka nisur në orën 16:00

Shkrumbohet banesat, mbeten në qiell të hapur 9 familje Pas shkrumbimit të dy banesave dy javë më parë, një tjetër shtëpi është shkrumbuar mesditën e djeshme në Shkodër në zonën e Ish-Fermentimit. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme si pasojë e një shkëndijë elektrike. Banesa që është shkrumbuar tërësisht brenda një ore ishte në pronësi të familjes së Zef Lorjes që përbehet nga 9 pjesëtarë, që kanë ngelur në qiell të hapur. Në momentin e rënies së zjarrit brenda banesës ka qenë kryefamiljari Zef Lorja së bashku me bashkëshorten e tij të cilët pasi kanë parë zjarrin kanë dalë menjëherë jashtë. Kanë qenë komshinjtë të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen për të izoluar flakët por fatkeqësisht nuk ka arritur në kohë. Mbas shkrumbimit banesa ka nisur të shembet. Ndërkaq në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi i ekspertizës, i cili ka nisur hetimet në lidhje me rënien e zjarrit. Nga burimet paraprake bëhet e ditur se shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike.

Laç

Përplasen 2 makina, në gjendje të rëndë 2 persona

Nga ceremonia mortore

Xhaxhai i vajzave: Nuk do të marrim hak, kush gabon do vuajë Pas ceremonisë mortore ku janë përcjellë për në banesën e fundit tre motrat Dobrushi, familja e tyre ka vendosur që t’ia lërë drejtësisë në dorë këtë çështje, duke mos mbajtur hasmëri me familjen e Edlira Çopa Drobrushit. Duke folur për median, 45-vjeçari Haki Dobrushi, xhaxhai i vajzave ka thënë: “Nuk kemi punë me asnjë dhe nuk

do të mbajmë hasmëri me asnjë. Kush ka bërë gabimin do të vuajë. I pritëm familjarët e Edlirës. Nga ky moment, secili në jetën e vetë. Ky vendim është marrë në emër të familjes dhe 8 vëllezërve të Bashkim Dobrushit”, - ka thënë xhaxhai i tre vajzave Simona, Keisi dhe Sidni Dobrushi, që u përcollën për në banesën e fundit.

ashtu siç ishte parashikuar pasi familja, të afërmit dhe mijëra Ngjarja tronditëse ndoqytetarë i ka dhënë lamtumirën e fundit tre vajzave. Në ceremoninë e dhi në datën 9 mars në lamtumirës ishin të pranishëm edhe Leço të Italisë. Motivet familjarët e Edlira Dobrushit, e cila ndodhet në qelitë e Leços. Ceremombeten mister. Ndërsa nia është organizuar sipas zakoneve nëna që me gjakftohtëtë zonës dhe në të kanë marrë pjesë mijëra banorë të zonës dhe të ardhur nga fshatra të tjerë të zonës. Dje miqtë dhe kushërirat e tyre nuk do të si u mori jetën që u mblidhen për të lozur, por për kishte dhuruar bijave t’i dhënë lamtumirën e fundit, vajzave të cilat mbrëmjen e 9 të tyre deklaron se marsit u vranë me thikë nga nuk është penduar nëna e tyre, Edlira Dobrushi. Trupat e pajetë të 3 vogëlupër krimin makasheve Dobrushi mbërritën bër kanë mbërritur rreth orës 14:30 minuta në fshatin e tyre në Malzi të Edlira Çopa Dobrushi Kukësit.

Tre arkivolet janë shoqëruar nga babai i vajzave, Bashkim Dobrushi dhe halla e tyre, ndërsa disa familjarë i kanë pritur në port të pikëlluar

Mbërritja në port Trageti i nisur nga porti i Barit në Itali, i cili mbante trupat e pajetë, u ankorua në portin e Durrësit rreth orës 11:25. Tre arkivolet janë shoqëruar nga babai i vajzave, Bashkim Dobrushi dhe halla e tyre, ndërsa disa familjarë i kanë pritur në port të pikëlluar dhe me lule në duar. Motrat Simona 13 vjeç, Keisi 10 vjeç e Sindi 3 vjeç u masakruan me thikë nga e ëma e tyre Edlira Dobrushi të dielën e 9 Marsit 2014. Pas vrasjes, mamaja e tyre tha se e kishte kryer aktin e rëndë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike pasi ishte ndarë nga bashkëshorti. “I vrava sepse doja t’i mbroja nga mafiozët”, - kishte deklaruar Edlira Dobrushi gjatë marrjes në pyetje. Tre ditë më parë, në qytetin e Leço-s u mbajt dhe një meshë për tre motrat Simona, Keisi dhe Sindi.

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Laç. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, dy makina janë përplasur në rrugën e vjetër Laç-Mamurras në fshatin Gjorm. Të plagosur rëndë kanë qenë në dy makinat që janë përplasur. Ata janë sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin e mjëkëve. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit. Mendohet se dy makinat kanë qenë me shpejtësi në kohën kur janë përplasur.

Burrel

Goditën oficerin e rojës në burg, ndalohen 2 efektivët Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e burgut të Burrelit. Dy efektivë policie kanë goditur për motive që ende nuk dihen oficerët e rojës. Lajmi bëhet me dije nga burime brenda burgut. Sipas burimeve efektivët e policisë Maks Kola dhe Haziz Duka kanë goditur dy oficerët e rojës Ramazan Selita dhe Elmaz Lika. Kola dhe Duka janë ndaluar në komisariatin e Burrelit ku po merren në pyetje për rrethanat e incidentit. Sipas të dhënave paraprake dyshohet që ata të kenë qenë në gjendje të dehur.


8

E diel, 16 mars 2014

Kronikë

Lufta në Siri

Kallëzimi

Grupi i terroristëve rrjet që funksiononte prej vitit 1999, në financimin të “Al-Kaedës” Prokuroria zbardh emrat e 5 shqiptarëve që rekrutojnë dhe stërvitin ushtarët në Shqipëri dhe Siri Ushtarët shqiptarë luftojnë në Siri pro grupit terrorist të njohur si “Al-Nusra” Anxhela Tato Grupi i terroristëve ka funksionuar si rrjet që prej vitit 1999 duke u financuar nga fondacione të ndryshme dhe celula radikale, të cilët janë të lidhura me grupin e “Al-Kaedas”. Nga hetimet, është provuar se të gjithë besimtarët mysliman të dërguar nga Shqipëria për të luftuar në Siri nuk luftojnë në krah të ushtarëve të lirisë, opozitës siriane kundër regjimit të Bashar Al-Asadit. Ata luftojnë në krah të grupit militant i lidhur me “Al-Kaeda-n” dhe njihet me emrin “Al-Nusra”. Ky grup, që drejtohet nga emiri Abu Mohammad al-Jaëlani dhe përbëhet nga muxhahedinë islamik sunit. Qëllimi i tyre është për të përmbysur qeverinë e Balla është një ndër aktivistët më të flaktë të luftës në Siri, duke propaganduar dhunën ndaj shtetit ligjor

Asadit dhe për të krijuar një shtet pan-islamike në bazë të Sheriatit (kodi moral dhe ligji fetar i Islamit) dhe ka për qëllim për të rivendosur Kalifatin. Ky grupi, është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja, Australia dhe Britania si organizatë terroriste. Hetimet Prokuroria pohon se Imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla i njohur edhe si Sheh Abdurrahim Balla dhe Imami i vetëshpallur i xhamisë së fshatit

Dylber Shuli: “Genc Balla rekrutoi dhe dërgoi në Siri djalin tim bashkë me familjen” Familja Shuli nga Fshati Gurras i Zagrocanit, akuzon imamin e vetëshpallur të Xhamisë së Unazës së Re, për rekrutimin dhe dërgimin e djalit në Siri. Kryefamiljari Dylber Shuli tregon detaje të ikjes së djalit dhe kallëzimin ndaj Genc Ballës. Ndërkohë, kryeplaku i fshatit tregon se nga Gurrasi kanë ikur në Siri 5 të rinj. Imami i vetëshpallur Genc Balla, i njohur mes myslimanëve edhe me emrin Shehj Abdurrahim Balla do të përballet edhe me një denoncim të ri. I arrestuar për terrorizëm dhe pas kallëzimit të shkodranit Mani për dërgimin e ish-bashkëshortes dhe djalit të tij 4 vjeç drejt Sirisë, Dylber Shuli nga Gurrasi i Librazhdit akuzon imamin

Përkrahësit e të akuzuarve për terrorizëm Dylber Shuli

Mëzëz Bujar Hysa i njohur si Ebu Usama si dhe teologu Orin Reçi, tashmë të arrestuar janë personat kryesor të këtij rrjeti në Shqipëri. Këta të dyshuar me ndihmën e të arrestuarve të tjerë, rekrutonin, stërvitnin, financoni udhëtimin e tyre deri në Turqi. Për të mbërritur në destinacion, të dyshuarit përveç udhëtimit nga Tirana dhe Prishtina drejt Turqisë, në disa raste përdornin edhe rrugën tokësore, Tiranë-Pogradec-Maqedoni-Bullgari-Turqi. Besimtarët mysliman i prisnin bashkëpunëtorët e imamit, Gert Pashja i njohur me emrin fetar Ebu Muxhahidi dhe që mendohet se është imam në kampin ku stërviten shqiptarët që përfundojnë në zonën e luftimeve në Siri. Pas stërvitjes, besimtarët dërgohen në zonën e Alepos në Siri, ku ndaheshin në dy grupe, njëri i drejtuar nga ish-imami i xhamisë së

Në lidhje me 6 personat e tjerë që janë në kërkim mendohet se kanë bërë të njëjtën gjë... ...në Kosovë dhe Maqedoni, përhapje të ideve dhe rekrutim të personave Leshnicës së Pogradecit, Almir Daci, i njohur edhe si Ebu Belkisa ose Haliti nga Pogradeci dhe grupi tjetër në krah të grupit të drejtuar nga një emir turk, ku zv/komandanti i këtij grupi është shqiptari

nga Elbasani, i njohur me emrin Zeyd Al Albani. Financimi apo ndihma e dhënë ndaj organizatës “Al-Nusra”, prej të arrestuarve dhe të shpallur në kërkim, është cilësuar tashmë vepër penale e terrorizmit, akuzë për të cilën do të përgjigjen të dyshuarit që rrezikojnë dënimin nga 10 deri në 25 vjet heqje liri. Gjatë viteve 2012-2013 në Rinas janë zmbrapsur rreth 10 persona që vinin nga Turqia në Shqipëri, që mendohet se vinin për të financuar dhe bashkëpunuar me këtë grup në rekrutimin e personave që do niseshin për në Siri. Në lidhje me 6 personat e tjerë që janë në kërkim mendohet se kanë bërë të njëjtën gjë në Kosovë dhe Maqedoni, përhapje të ideve dhe rekrutim të personave që më pas dërgoheshin nga Rinasi në drejtim të Turqisë. Nisja bëhej me grupe nga 2-3 persona.

e Xhamisë së Unazës së Re. Shuli thotë se Balla i rekrutoi dhe i dërgoi në Siri djalin e tij, Krenar Shuli, së bashku me familjen. Sipas plakut, nga Rinasi djali u largua drejt Turqisë më 24 tetor të vitit të kaluar së bashku me tre fëmijët dhe gruan. Për këtë ai nuk mori miratimin e familjarëve. Nëna e Krenar Sulit, Asija edhe pse flet herë pas here në telefon me djalin, është në merak dhe kërkon të kthehet. Ajo pretendon se djalin e kanë mashtruar, pasi vetëm 6 klasë shkollë kishte. Për kryeplakun e fshatit, Altin Beqiri, dërgimi i të rinjve është bërë si aventurë në zonën e tyre. Ai pranon se nga fshati kanë ikur në Siri rreth 5 të rinj. Prokuroria për Krime të Rënda pritet që të administrojë në dosje kallëzimin e familjes Shuli të dorëzuar tashmë në Prokurorin e Pogradecit.

Imami Balla

Ekstremisti që nxiste Islamin e dhunshëm dhe propagandonte pro luftës në Siri Imami i vetëshpallur Genci Balla është anëtar i një rrym radikale ekstremiste, e cila predikon dhunën kundër shtetit dhe mbizotërimin e ligjit islam mbi qeverinë dhe demokracinë. Burime nga organi i akuzës e identifikojnë Ballën si një nga imamët më ekstremistë, i cili prej gjashtë vjetësh ishte aktivizuar në qarqet e indoktrinimit dhe rekrutimit të shqiptarëve, të cilët dërgohen si ushtarë mercenarë në luftën në Siri. Nga të

dhënat e akuzës mësohet se Balla ka përfunduar studimet në Arabinë Saudite dhe këtu ai ka rënë në kontakte me anëtarë të një rryme radikale, të cilët e kanë indoktrinuar me principet e Sheriatit dhe fesë islame të dhunshme. Balla është një ndër aktivistët më të flaktë të luftës në Siri, duke propaganduar dhunën ndaj shtetit ligjor dhe organeve të demokracisë, nxitjen e urrejtjes kundër kulteve të tjera fetare dhe përhapjen e mesazhit për

bashkimin e shqiptarëve në luftën e Sirisë. Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është zbuluar kontributi i fuqishëm dhe bashkëpunëtorët e Ballës në dërgimin e ushtarëve shqiptarë në Siri. Faqet e uebeve, videot në Youtube dhe libri fetar janë disa nga provat kyçe të organit të akuzës në dosjen voluminoze të terroristëve. Për t’i shërbyer principit të Sheriatit dhe idealeve të grupeve radikale Genci Balla arriti që në formë il-

Genci Balla

egale të hapte një shkollë islami brenda ambienteve të Xhamisë. Në këtë shkollë jepeshin leksione indoktrinimi për të “besuarit”, me të cilët do të dërgoheshin ushtarë në Siri. Gjithashtu nxënës të kësaj shkolle ishin edhe fëmijë, përfshirë këtu djalin e imamit të vetëshpallur. Genci Balla nuk ka lejuar fëmijët e vet që të vijonin studimet në shkollat shqiptare, sepse imami ishte për mosnjohjen e shtetit, mosnjohjen e Komunitetit Mysliman.


E diel 16 15 mars 2014 shtunë mars 2014

9

Bota

Sot referendumi, tensione në Krime Nga perllogaritjet e zyrtareve ukrainas, në total jane 10 baza ushtarake te dorezuara apo te marra forcerisht nen kontroll javen e kaluar nga 16.000 trupa ruse

S

ot pritet të mbahet referendumi në Krime për shkëputjen apo jo nga Ukraina, ndërkohë që tensionet janë të larta. Ushtarët me uniformat e gjelbra të pashenjuara ruajnë pozicionet para bazave ushtarake; qytetarët pre e frikës, presin zgjidhjen e konfliktit. Hapur nuk e pranon askush, as Vladimir Putin qe trupat i perkasin Rusise, por targat e makinave te tyre ushtarake tregojne te kunderten. Disa, me te guximshem ndoshta, dicka lene te kuptohet. Ne portin e Kerchit, ku jane stacionuar gati 100 ushtare, nje nga komandantet e tyre rrefeu per CNN se ai dhe njerezit e tij jane nga “te flotes ruse ne Detin e Zi”. Ne qytetin port te Sevastopolit, ku ajo ka bazen e saj, nje grua e shoqeruar nga e bija u perpoq me kot t`i çonte ushqim bashkeshortit te mbyllur ne seline e marines ukranaise. Perkrahesit e Moskes e rrethuan me shpejtesi duke e quajtur “provokatore” e duke e akuzuar se kishte marre para per te sjelle telashe. Perpara pushtimit, njesite ushtarake ruse dhe ukrainase nderve-

pronin ngushtesisht me njera-tjetren, por edhe pse disa prej ushtareve mund te njihen shume mire, ata qe mesyne bazat, tani duket se mbajne distance. Nga perllogaritjet e zyrtareve ukrainas, ne total jane 10 baza ushtarake te dorezuara apo te marra forcerisht nen kontroll javen e kaluar nga 16.000 trupa ruse. ose dorezohesh, ose do kercenohesh me arme nga ai qe deri dje ishte miku

yt, thote rreshter Yuli Mamchur per CNN. Ruset qendrojne perpara teje me mitraloze, kurse ti je i paarmatosur. Konfrontimet deri me sot jane zgjidhur paqesisht, por ato deshmojne sesa e tensionuar eshte situata ne gadishull e sa shpejt mund te rreshqase ne dhune. Te zene ne mes jane dhjetera familjare te ushtareve ukrainas, por edhe banore te tjere te cilet nuk pajtohen me pretendimet e

shumices se “trupat ruse gjenden ne rajon per t`i shpetuar nga fashistet”. Te rinjte tek te tridhjetat jane me pak mbeshtetes ndaj Moskes dhe tensionet ne gadishull i kane zhytur ne pesimizem. “Ketu asgje nuk eshte e sigurte, - thote nje prej tyre, Alex Shiroki. - Njerezit jetojne me frike. Une vete nuk e planifikoj dot jeten time. Nuk mund ta them me siguri se çfare do te me ndodhe neser”.

njOftim PEr vEnD tE LirE PunE

njOftim PEr vEnD tE LirE PunE

“Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë: Oficerë Kredie pranë Degëve të Shoqërisë FAF sh.a., Sarandë, Lezhë, Peshkopi (2),Skrapar, Ersekë, Kukës

“Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë: Përgjegjes/Oficer Kredie pranë Degës së Shoqërisë FAF sh.a., gjirokastër

DEtyrat E PërgjithShmE • Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale • Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit • Të promovojë produktet e FAF, sh.a. tek klientet potencialë • Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies • Të analizojë në vend biznesin e klientit • Të përgatisë inventarin dhe klasifikimin e huasë

DEtyrat E PërgjithShmE • Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale • Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit • Të promovojë produktet e FAF, sh.a. tek klientet potencialë • Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies • Të analizojë në vend biznesin e klientit • Të përgatisë inventarin dhe klasifikimin e huasë KuaLifiKimi DhE EKSPEriEnca

Të ketë perfunduar studimet e larta në fushën e Ekonomisë Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh Kualifikimet dhe treinimet në fushën e kredidhënies përbejnë avantazh Eksperienca e punës drejtpërdrejt në kredidhënie përben avantazh

• Të ketë perfunduar studimet e larta në fushën e Ekonomisë • Të ketë njohuri të mira në perdorimin e programeve bazë të kompjuterit • Të ketë eksperiencë bankare ose/dhe ne Institucione te mikrofinancës të paktën 2 vjet. • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh • Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup • Kualifikimet dhe treinimet në fushën e kredidhënies përbejnë avantazh • Eksperienca e punës drejtperdrejt në kredidhënie përben avantazh

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë, brenda datës 25/03/2014, dokumentacionin e poshtëcituar: 1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqerisë së parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a. 2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional 3. Diplomën dhe Listën e notave (të noterizuara) 4. Dokument identiteti 5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhënësi) 6. Dëshmi penaliteti 7. Letër reference

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë, brenda datës 25/03/2014, dokumentacionin e poshtëcituar: 1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqerisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a. 2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional 3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara) 4. Dokument identiteti. 5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhënësi) 6. Dëshmi penaliteti 7. Letër reference

KuaLifiKimi DhE EKSPEriEnca • • • • • •


10

E shtunë, E diel, 15 16 mars 2014

Ekonomi

Ekskluzive

Financat: Draft i ri për TVSH-në, ja kush përjashtohet Projektligji ndryshon krejtësisht ligjin për TVSH-në aktualisht në fuqi Ervin Kaduku

M

inistria e Financave në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, kanë përgatitur projektligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”. Ky projekt-ligj është hartuar me financim të Bashkimit Europian dhe me asistencën e Administratës Tatimore Franceze. Ky mendohet se siguron përputhshmërinë e rregullave të aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Shqipëri me vendet anëtare të BE-së, me qëllim mosshtrembërimin e kushteve të konkurrencës dhe mospengimin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe të shërbimeve, duke eleminuar sa më shumë faktorët që cënojnë këto kushte, jo vetëm në rrafshin kombëtar, por për t’i paraprirë edhe atij ndërkomunitar. Projektligji ndryshon krejtësisht ligjin për TVSH-në aktualisht në fuqi. Duke qenë një dokument tepër voluminoz, më poshtë do të pasqyrohet vetëm pjesa që lidhet me përjashtimet nga pagesa e TVSH-së.

Është i përjashtuar nga TVSH furnizimi i organeve, gjakut dhe të qumështit njerëzor Furnizimet e përjashtuara Neni 51 Përjashtimi i disa veprimtarive me interes të përgjithshëm Janë furnizime të përjashtuara nga TVSH, operacionet me interes te pergjithshem, si më poshtë: a. Furnizimi i shërbimit postar dhe i mallrave aksesore në furnizimin e këtij shërbimi, që janë në përputhje me shërbimin universal postar të kryer nga shërbimi publik postar në Shqipëri, përveç transportit të personave dhe telekomunikacionet; b. Furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetësore dhe operacioneve të lidhura ngushte me to, me karakter terapeutik si dhe të domosdoshme për arritjen e qëllimeve terapeutike të synuara nga hospitalizimi dhe kujdesi mjekësor ndaj shtetasve, të krye-

Shkëlqim Cani, ministri i Financave

Ky projekt-ligj është hartuar me financim të Bashkimit Europian dhe me asistencën e Administratës Tatimore Franceze ra nga institucionet shëndetësore publike ose private të njohura si të tilla nga Autoriteti kompetent shëndetësor, ku përfshihen: furnizimi i shërbimeve të kujdesit spitalor; kujdesit shëndetësor parësor, shërbimi i urgjencës mjekësore, ekzaminimet mjekësore terapeutike të siguruara nga ana e institucioneve spitalore, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe diagnostikimit; shërbimet e analizave mjekësore, kimike për diagnostikim, analizat mjekësore parandaluese në kuadër të kujdesit mjekësor. c. Furnizimet e shërbimeve shëndetësore të ofruara për qëllime të kujdesit për shëndetin, në kuadër të ushtrimit të profesionit mjekësor ose paramjekësor të njohur si të tille dhe të licencuara nga autoriteti kompetent shëndetësor i Republikës së Shqipërisë. d. Furnizimi i organeve, gjakut dhe të qumështit njerëzor. e. Furnizimet e shërbimeve shëndetësore të kryera në kuadrin e profesionit të tyre nga stomatologët, mjek ose ndihmësmjek, përfshirë dhe furnizimet me proteza, si pjesë e furnizimit të shërbimit stomatologjik ndaj shtetasve, vetëm për qëllime të kujdesit shëndetësor si dhe furnizimin e protezave dentare nga laborantet dentar. f. Furnizimi i shërbim-

eve të kryera nga grupime autonome të personave që ushtrojnë një veprimtari të përjashtuar nga TVSH ose për të cilën nuk kanë cilësinë e një personi të tatueshëm, me qëllimin për t’u dhënë anëtarëve të tyre shërbime drejtpërdrejt të nevojshme për ushtrimin e asaj veprimtarie, kur grupime të tilla u kërkojnë anëtarëve të tyre vetëm rimbursimin e shumës së saktë të pjesës së shpenzimeve të përbashkëta që u takon atyre, me kusht që ky përjashtim të mos sjellë shtrembërime të konkurrencës. g. Furnizimi i shërbimeve dhe mallrave ngushtësisht të lidhura me ndihmën dhe asistencën sociale, përfshirë operacionet që kryejnë shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, të kryera nga institucione publike apo nga organizma pa qëllim fitimi me karakter social të njohura nga autoriteti kompetent në Shqipëri dhe me çmime të aprovuara nga ky autoritet ose kur këto çmime nuk janë të aprovuara, ato duhet të jene 50 % më të ulëta se çmimet e operacioneve të ngjashme të ofruara nga subjekte tregtare të tatueshme me TVSH. h. Furnizimi i shërbimeve dhe mallrave ngushtësisht të lidhura me mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve të kryera nga institucione publike apo nga organizma pa qellim fitimi, me karakter social të njohura nga autoriteti kompetent në Shqipëri dhe me çmime të aprovuara nga ky autoritet ose kur këto çmime nuk janë të aprovuara ato duhet të jene 50% me të ulëta se çmimet e shërbimeve të ngjashme të ofruara nga subjekte tregtare të tatueshme me TVSH. i. Furnizimi i shërbimeve, te edukimit te femijve dhe te rinjve, të mësimdhënies shkollore apo universitare, formimit profesional dhe rikualifikimit, përfshire furnizimin e shërbimeve dhe mallrave ngushtësisht të lidhura me to, nga institucionet arsimore publike dhe private të njohura si të tilla nga autoriteti kompetent shteteror në përputhje me legjislacionin perkates të fushës; j. Furnizimi i shërbimeve të mësimdhënies shkollore apo universita-

Ministria e Financave

Ky projekt-ligj është hartuar me financim të Bashkimit Europian dhe me asistencën e Administratës Tatimore Franceze

re të kryera privatisht nga mesuesit. k. Furnizimi i shërbimit të vënies në dispozicion të personelit nga institucionet fetare apo filozofike për qëllim të veprimtarive të parashikuara në shkronjat b), g), h) dhe i), dhe në kuadër të mirëqënies shpirtërore; l. furnizimi i shërbimeve dhe mallrave ngushtësisht të lidhura me to, të kryera për anëtarët e vet në interesin e tyre kolektiv, me pagimin e kuotave të caktuara në përputhje me statutin, nga ana e organizatave jo fitimprurëse, që kanë objektiva të natyrës politike, sindikaliste, fetare, patriotike, filozofike, filantropike apo qytetare, të krijuara në përputhje me ligjet specifike që rregullojnë veprimtarinë e tyre, me kusht që ky përjashtim të mos shkaktojë shtrembërime të konkurrencës;

m. Furnizimi i shërbimeve të caktuara të lidhura ngushtë me ushtrimin e sportit ose të edukimit fizik, që u ofrohen personave që marrin pjesë në ushtrimin e sportit apo të edukimit fizik nga organizatat jo ftimiprurëse sipas Ligjit Nr.9376, datë 21.4.2005, “Për Sportin”, i ndryshuar, të regjistruara sipas ligjit Nr.8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, i ndryshuar. Këto organizata sportive duhet të jene të njohura nga autoriteti kompetent në Shqipëri dhe të kenë çmime të aprovuara nga ky autoritet ose kur këto çmime nuk janë të aprovuara ato duhet të jene 50% me të ulëta se çmimet e shërbimeve të ngjashme të ofruara nga subjekte tregtare të tatueshme me TVSH. n. Furnizimi i shërbimeve të caktuara kulturore dhe mallrave që lidhen ngushtësisht me to, të kryera nga ana e institucioneve publike apo nga organizma të tjera kulturore pa qellim fitimi të regjistruara sipas Ligjit Nr.8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse” me karakter social të njohura nga autoriteti kompetent në Shqipëri dhe me çmime të aprovuara nga ky autoritet ose kur këto çmime nuk janë të aprovuara ato duhet të jene 50% me të ulëta se çmimet e shërbimeve të ngjashme të ofruara nga subjekte tregtare të tatueshme me TVSH. o. Furnizimi i shërbimeve dhe


11

E diel, 16 mars 2014

Ekonomi

Energjia

“Dhurata” e verës për shqiptarët: Pritet rritje e tarifave të energjisë elektrike Ishte paralajmëruar nga kreu aktual i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti; parashikohet të hiqet sistemi i dy tarifave, mbi dhe nën 300 kilovatorë në muaj, por duke lejuar vetëm tarifën më të lartë Ervin Kaduku

Është i përjashtuar nga TVSH furnizimi i shërbimit postar dhe i mallrave aksesore në furnizimin e këtij shërbimi

Nga muaji korrik ose fusht, shtresat më të varfëra të shqiptarëve duhet të përgatiten që të paguajnë më shumë për energjinë elektrike që konsumojnë, pasi ERE është duke përgatitur një draft, sipas të cilit hiqet sistemi i deritanishëm i dy shkallëve tarifore. Bordi i Entit Rregullator të energjisë po merr në shqyrtim mundësim për të unifikuar tarifat e çmimit të energjisë elektrike te konsumatori fundor dhe një gjë e tillë le të hapur mundësinë që çdo konsumator familjar që shpenzon më pak se 300 kilovatorë në muaj të paguajë më shtrenjtë faturën e energjisë elektrike. Burime nga Enti Rregullator thanë dje se ky vendim pritet të merret në 6 mujorin e dytë të këtij viti dhe synimi kryesor, sipas tyre, do të jetë shmangia e abuzivitetit që mund të ndodhë nga ana e faturistëve të CEZ gjatë kohës që ata lexojnë matësin. Në Shqipëri çmimi i energjisë elektrike për familjarët por edhe për bizneset është i ndarë me fasha. Fasha e parë aplikon një tarfië prej 7.7 lekësh për të gjithë ata që nuk i kalojnë 300 kilovatorët dhe mbi këtë sasi, çdo kilovat më tepër faturohet me 13.5 lek. Të njëjtat burime konfirmojnë gjithashtu se tarifat do të shkojnë drejt një mesatareje çmimi mes 7.5-ës

mallrave të kryera nga organizata veprimtaria e të cilave përjashtohet nga tatimi mbi bazën e shkronjave b), g), h), i), l), m) dhe n), në lidhje me organizime për mbledhje fondesh ekskluzivisht për përfitimin e tyre, me kusht që përjashtimi të mos jetë i atillë sa të sjellë shtrembërime të konkurrencës; Në funksion të paragrafit (o), Këshilli i Ministrave përcakton kufizimet e nevojshme përsa i përket numrit të shfaqjeve apo shumës së të ardhurave, për të përfituar të drejtën e përjashtimit. p. Furnizimi i transportit të të sëmurëve apo të plagosurve me automjete të krijuara apostafat për këtë qëllim nga ana e organizmave të autorizuara posaçërisht. q. Veprimtaritë e kryera nga RadioTelevizionet Publike Shqiptare, përveç veprimtarive me natyrë tregtare. Neni 52 Kufizime të së drejtës së përjashtimit 1. Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve nuk përjashtohen nga TVSH-ja sic parashikohet në shkronjat b), g), h), i), l), m) dhe n) të nenit 51 të këtij ligji, nëse ato

Faturiste duke matur energjinë

dhe 13.5 lekëshit. Në këtë mënyrë pjesa që do ta vuajë më shumë këtë ndryshim do të jenë familjet e varfra dhe ata të cilët përpiqen të kursejnë më shumë energjinë elektrike. Sipas të dhënave që disponon Enti Rregullator i Energjisë, nga 900 mijë abonentë familjarë, 750 mijë konsumojnë më pak se 300 kilovatorë në muaj. 2009ta ishte viti i fundit kur u rritën tarifat e energjisë për konsumatorët, nga një mesatare prej 5.7 lekësh, në 9.3 lek. Por megjithëse çmimet u rritën, nuk pati të njëjtën rritje edhe arkëtimi i energjisë elektrike. Me sa duket e vetmja mënyrë që ende dhe sot mbetet sfidë e hapur në këtë sektor është lufta kundër informalitetit. Një pjesë e mirë

furnizime nuk janë të domosdoshme për kryerjen e furnizimeve të përjashtuara. 2. Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të parashikuara në shkronjat b), g), h), i), l), m) dhe n) të nenit 51 të këtij ligji nuk përjashtohen nga TVSH-ja, nëse nëpërmjet furnizimit të tyre realizohen të ardhura shtesë duke konkurruar drejtpërdrejt me operacionet e kryera nga ndërmarrjet tregtare, subjekte të TVSH-së. Neni 53 Përjashtimi i disa veprimtarive të tjera Janë furnizime të përjashtuara nga TVSH, transaksionet e mëposhtm: a. Shërbimet e sigurimit dhe të risigurimit të jetës, përfshirë kryerjen e shërbimeve të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime nga agjentët dhe brokerat e sigurimit. b. Dhënia dhe negocimi i kredive si edhe menaxhimi i kredive nga ana e kredidhënësit; c. Negocimi ose cdo marrëveshje tjetër në ga-

Janë furnizime të përjashtuara nga TVSH Shërbimet e sigurimit dhe të risigurimit të jetës, përfshirë kryerjen e shërbimeve të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime nga agjentët dhe brokerat e sigurimit

Bordi i Entit Rregullator po merr në shqyrtim mundësinë për të unifikuar çmimin e energjisë te konsumatori fundor e qytetarëve nuk paguajnë faturat dhe një pjesë tjetër merr energji me anë të lidhjeve të jashtëligjshme. Kreu i ERE-s Ka qenë kryetari i ri i Entit Rregullator, Petrit Ahmeti, që para se të zg-

rantimin e kredive ose çdo sigurim tjetër për paratë si edhe menaxhimi i garancive të kredive nga ana e kredidhënësit. d. Transaksionet, përfshirë negocimin, lidhur me operacionet e këmbimit, llogaritë e depozitave, llogaritë rrjedhëse, furnizimin e likuiditeteve nëpërmjet pagesave, transfertave, marrje-dhëniet e borxhit, çeqet dhe instrumentat e tjerë të negociueshëm, përveç shërbimit të mbledhjes së borxhit; e. Transaksionet, përfshirë negocimin, lidhur me valutën, kartëmonedhat apo monedhat e përdorura si mjete ligjore pagese, me përjashtim të monedhave dhe të kartëmonedhave për koleksion, që do të thotë monedha ari, argjendi apo monedha të tjera metali ose kartëmonedha që nuk përdoren normalisht si mjet ligjor pagese ose monedha që paraqesin interes numizmatike; f. Transaksionet, përfshirë, negocimin, por jo menaxhimin apo ruajtjen, në aksione kuota, pjesë në shoqëri apo shoqata, në obligacione dhe tituj të tjerë, përveç dokumentave që vendosin titull mbi mallrat dhe të drejtave apo titujve të përcaktuar në

jidhej në këtë post, ka propozuar dhe mbështetur tezën për unifikimin e tarifimit të energjisë elektrike të konsumuar. Ai është shprehur se “duhet të fokusohemi në përmirësimin e treguesve të kompanisë CEZ, që gjatë punës së saj ka gjeneruar problematika. Humbjet në sistem, aktualisht janë 50 për qind. E thënë ndryshe nga 100 njësi faturimi, humbin 50 njësi si pasojë e mos pagesave të energjisë. Në këtë kuadër CEZ, duhet të nisë urgjentisht punën për rritjen e performances”. Duhet zhvillim dhe liberalizim i tregut të energjisë. Duhet që konsumatorët industrial të kenë mundësi të zgjedhin furnitorët e tyre me energji elektrike. Aktualisht për disa konsumatorë industrialë ekziston tregu i lirë për energjinë, por duhet edhe më tej liberalizim për të tjerë konsumatorë industrial. Aktualisht janë rreth 14 konsumatorë industrialë të cilët përfitojnë nga liberalizimi, shtoi ai më tej. ”Por, njëkohësisht do të ketë një rishikim të strukturës së çmimit të energjisë në kuadër të liberalizimit të tregut. Do të hiqet mënyra e pagesës së energjisë e cila llogarit me 7.7 lekë deri në konsumin 300 kilovatorë dhe 13.5 lekë kur e kalon këtë kuotë. Ne do të mundohemi që të sigurojmë një çmim mesatar”, deklaroi Ahmeti.

nenin 8 të këtij ligji; g. Menaxhimi i fondeve të investimeve në kuptim të Ligjit Nr.10 198, datë 10.12.2009 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”. h. Furnizimi me vlerën e parashtypur i pullave postare për përdorim për shërbime postare në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe pullave të tjera të ngjashme; i. Furnizimi i basteve, llotarive dhe lojrave të tjera të fatit në kuptim të Ligjit Nr.10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”. j. Furnizimi i ndërtesave apo të pjesëve të një ndërtese si edhe furnizimi i tokës në të cilin qëndron ndërtesa, përveç furnizimit të procesit të ndërtimit. Në kuptim të këtij paragrafi me “ndërtesë” kuptohet çdo lloj strukture e fiksuar në tokë; k. Furnizimi i tokës. Në kuptim të këtij paragrafi me “tokë” kuptohet çdo zonë e papunuar, papërpunuar, pazhvilluar dhe e pandërtuar e tokës. l. Dhënia me qera e pasurive të paluajtshme, përveç,


12

â&#x20AC;˘

cmyk

E diel 16 mars 2014


cmyk


14

E diel 16 mars 2014

Koment

Virtytet e dyshimta tek “Njeriu ynë i ri” Nga Elis Buba

E theksoj, e meta jonë mendore, hendikapi që e ka shoqëruar ngahera secilin nga shqipëtarët e mij të dashur, që i ka bërë hije kësaj toke. Këtu vihen dyshime serioze mbi virtytet tona

Monizmi sikur ka farkëtuar, një urrejtje ose mosnjohje të pronës së përbashkët, publike. Ndoshta si një shfaqie e atypëratyshme e një minirebelimi ndaj shtypjes

K

afshoja buzën dhe një pjesëz të gishtit tim. Kisha një si trishtim kokëfortë, të zhubravitur e koklavitur si çarçafë mendimesh të shtruara për shërim diku në ndonjë shtrat spitali. Kisha kapur parvazin e dritares me dorën që nuk e kisha në fytyrë dhe u përfshiva nga një përsëritje përfytyrimesh të udhëtimeve të mija nëpër botë. Më pëlqejnë shumë udhëtimet. Më hipnotizojnë e më shkëpusin nga mallkimet e magjepsjet e përditshmërisë, që kërcen konfuze, bashkë me diellin që kur lind dita. Në fakt, më bëhet sikur vetëm kur udhëtoj, jetoj me të vërtetë. Ndoshta ngaqë sytë më shkrepin shumë të reja, në mënyrë të njëpasnjëshme. Vetëtimthi mendimi në kokën pak të sfilitur nga leximi, kapërceu tashmë jo vetëm distanca gjeografike, por edhe kohore. Nuk e di nëse mund të them se porsa u ktheva në Shqipëri, nga udhëtimi në një Shqipëri tjetër. Në një Shqipëri të gjetur përmes dritares së çelur prej një reportazhi te viteve ’80. Vetmia e Shqipërisë përball botës përjetohet si me katastrofë në paragrafet e një artikulli të revistës National Geographic të vitit 1980. Autori i këtij shkrimi është një fotograf turk, i quajtur Mehmet Biber, i cili në këtë vit, pati mundësinë, që pas një pritje 1 vjeçare për vizë, të vizitonte Shqipërinë. Duke u tallur disi me nocionet e larta, pikpamjet e shkëlqyera për veten, ashpërsinë e shprehjeve, idiotësinë e ideologjisë dhe doktrinës, e në fund me vetë izolimin, Biber ka gjykuar për lumturinë, që ne dikur kishin në gojë, si një top leshi. Të zakonshmit, në asnjë rast nuk e meritojnë plotësisht dënimin, të gënjyerit nga ana tjetër meritojnë përveç dozës së duhur të mëshirës, edhe dozën e kërkuar të neverisë. Të jashtëzakonshmit, gënjyesit, burokratët, indoktrinuesit, janë si mizat që i diktojnë bletës, të punojë më shpejtë mbi lule. Këta meritojnë atë që për fatin e tyre, nuk ua ka dhënë njeri deri më sot. Përshtypjet e autorit ngatërrohen me udhëtimin tim përfytyrak, duke shtangur në modelin e jetës së vogël, përgjatë simboleve të kazmës dhe të pushkës që mbizoterojnë në vendet publike… Ja, përfytyrimi rrëshket, nëpër gjithë ato monumente që edhe sot gjenden anembanë vendit. Llapa të gjata betoni, që nuk kanë nevojë për asnjë mjeshtëri të rafinuar artistike, qëndrojnë puq e puq njëra-tjetrës si obeliskë të një dashurie të shtirur. Në të vërtetë dua që këto kalbësira të na shohin nga lartë poshtë edhe për shumë vite të tjera. Nuk dua të harrojmë se trungjet më të larta të moçalit ku jëtojmë, janë dy mjete të forta, gati përdhune, si kazma dhe pushka. Dy vegla të denja për idiotë. Njëra vegël të hap kanalin, tjetra të hedh pa shumë cermoni në të. Gati retorika e shumë dekadave qorrollepje ku mileti me duart e tyre plagë, shtruan kilometra të tërë hekurudhë që nuk kapërcen asnjë kufi, ndërtuan pallate katrore pa kurrfarë estetike, sa edhe kur ecën sot rrugëve, mes atyre “dritare-ballkon, dritare-ballkon”, paanë e pafund, të vjen të plasësh nga një inat i pashpagueshëm, për këtë trashëgimi të shëmtuar arkitekturore. Vjen gati si një fill poetik dhe nuk përbën asgjë veç një të vërtete që edhe sot nuk është shndërruar në diçka tjetër. Gati retorika e shumë dekadave përbaltje e përmjerrje ku mileti me duart e tyre, shembën e dogjën kishat, xhamitë, teqetë. Kalbën burgjeve besimtarët, me njëmijë e një grumbuj gënjeshtrash mbi shpinë. Tretën të gjitha kuptimet humane të qënies me sloganin hitlerian “Njeriu ynë i ri”. A thua dinastia hoxhiste do t’i përpinte vitet e “njeriut tonë të vjetër” sepse ky i vjetri nuk kishte asnjë kuptim. Pasi ai mendonte me kokën e tij, fliste fjalë të logjikuara, jashtë profilit të përturpët të ideologjisë dhe shfaqieve të huaja, besonte tek Zoti. Ai “njeriu i vjetër” mbante flokë të gjatë, ishte armik, spiun, hipi dhe huligan. Biber përcjell një përshpërimë të idiotësisë njëherazi qesharake dhe prekëse, të berberit në aeroport. Ky shërbente specifikisht për të bërë punën e tij, mbi kokat që mbërrinin në vendin tonë të “pastër”, me flokë të gjatë. Nuk e di nëpërmjet kaskadave të akordeve të kujt kompozitori do të mund të bëhej një kolonë zanorë, apo një partiturë e denjë për operën

tragji-komike “Shqipëria e vetme përball botës”. Aty ku njeriu i ri, fëmija ynë i ri, bëhet mentor i plakut. Duke i mësuar punën “vullnetare”, duke i sjellë bunkerizimin si fjala e fundit në hartimin e strategjisë së sigurisë kombëtare. Fillojnë variacionet me temën, në qoftë se nuk ka armiq, krijo armiq. Këtë e ka bërë “Njeriu ynë i ri” i atëhershëm, para se të bënte të vetmin dush, brenda shtatë ditëshit të javës, çuditërisht të shtunave në darkë, edhe pse të dielave, që qe edhe e vetmja ditë pushimi, do të mbulohej rishtas me pisllëk. Pasi jo rrallë, Lagja organizonte “pastrim territori”, “vullnetarisht”. Sot, viktima të një mendjemadhësie të sofistikuar, u ngatarruam menjëherë, me të marrë lirinë e premtuar dhe humbëm fillin. Është e domosdoshme që kushdo të programojë mbi të gjitha çfarë do bëjë me lirinë e tij. Aty nis dhe përfundon aftësia për të përballuar një detyrim që gjithsecili ka karshi vetes. Të qenit i lirë, njeri, i aftë, i denjë, i zoti i vetes. Paaftësia jonë, për të qenë të gjitha këto, i ka rrënjët historike të thella. Ndoshta më të herëta se periudha kur filluan të na epitetojnë si “Njeriu ynë i ri”. Supozoj se ky mund të jetë thelbi i diskutueshëm dhe problemi kryesor i shoqërisë shqipëtare. Kushtet e disfavorshme të pamendimit, kanë krijuar dalëngadalë pandehmën se jemi në rregull, konform normave. Në fakt asokohe, tundimi për të mos qenë dakort, qoftë edhe parimisht me “çështjen e përbashkët” të shpinte në një askund virtual, ku edhe më shumë të rëndonte ky gabim i madh inekzistent. Kurajo dhe guximi, të dukeshin të tepruar aq sa mund të kishin shkelur dhe shmoralizuar pasionet e zjarrta po aq sa dhe qesharake të kohës. Këto dy shfaqie krejt normale e spontane të vetes, mbinin në mendje si një ide, mendim i infektuar nga një virus i turpshëm apo një sëmundje po kaq e turpshme. I vetmi ilaç për tu vetinjektuar ishte heshtja, qeli e kahershme e potencialit të konstatuar si i rrezikshëm. Problemi themelor socio-politik mbetet vetpërjashtimi nga gabimet. Këtë dukje të boshllëkut stacionar, e gjejmë të fashitur me kohën, që në moshën e herët të shtetit hemoragjik shqiptar. Që prej lëvizjes anakronike “dumbabiste” të udhëhequr prej Haxhi Qamilit, ose ndoshta edhe më herët, deri tek “Vija e drejtë dhe largpamëse e partisë” e së fundmi tek “topadjegsi”, që po luhet sot në 2014 mes dy kaheve dhe orientimeve politike. Që faktikisht as kahe të mirfilltë politikë, të paisur me doktrinën përkatëse të përshtatshmë, nuk janë. Të gjithë deklarojnë, me dhe pa argument, se kanë të drejtë. Normalisht edhe një mendje eklatante e kupton se faktet tjetërsohen dita-ditës, për sytë dhe mendjet e publikut. Pasi gjithçka është e mirpritur të shoshitet e sitet, nga mendja dhe vështrimi këmbëngulës i mysafirit. Siç ka ndodhur nga hera. Secila nga të vërtetat aktuale dhe historike, bëhet objekt interpretimesh dhe përsjatjesh sipas dëshirave dhe obligimeve që sjellin orientimet dhe zagarisjet politike, objektivisht dhe jo të mbështetura. Kur të gjithë pretendojnë, thonë dhe zhgarravisin traumatikisht se kanë të drejtë, atëherë ka shumë mundësi që askush, këtë të drejtë, të mos e ketë të qenësishme. Kush na qenkan këta të pagabueshëm?! Kur vetë produkti, pra rënimi politiko-ekonomiko-social i masës më të madhe të njerëzve që gëzojnë kombësi e shtetësi shqipëtare, është aq i dukshëm, i stërholluar dhe stërargumentuar sa përbën material të bollshëm për gazetat, revistat, librat, telezionet, radiot etj. Nëse në kohën e partisë, përcaktohej qartë dhe me emër armiku i brendshëm dhe i jashtësh, më pas luftohej ideologjikisht dhe së fundmi realisht shfarrosej ose përjashtohej definitivisht, në kohët e “shqipërisë moderne” (le të themi), kur transparenca si proçes, është një fakt, madje gjithsecili plotë verifikime informacioni dhe faktesh mund t’i bëjë vetë, për çudi duket sikur populli sërisht është qërruar, ose mbërthyer nga një pamundësi shndërruese. Armiku tashmë edhe pse mëse i padukshëm, lyp vëmendje, merita, është pjesë e rrethit tonë të ngushtë, tryezave tona. Ai abuzon me veprën e të tjerëve dhe këta “të tjerë” duhet të përjetojnë sodisfaksion për angshtinë që i shkakton ky shpërfytyrim i së drejtës. Tanimë hala është në sy sërisht. Ndryshe nuk po

mundem ta shpreh. Në tymnajën marramendëse, baltën shkitëse të viteve të fundit, të mbledhur e të bërë fjongo të gjithë bashkë, shembëlltyra e të keqit janë bërë individë konkretë. Fytyra të familjarizuara me secilin nga ne. Tek e fundit, përpos ndërgjegjies sonë, që hakërren për besshkelësinë e këtyre vjelësve, mjelësve të djersës dhe së drejtës së secilit prej nesh, asgjë nuk ndërmerret kundrejt tyre. Dikush, fare pranë kapitullimit të tij e të shpurës së tij, ka thënë –“Do të na kërkoni, por nuk do të na gjeni…!”-. A thua kaq i vetëdijshëm për mendësinë popullore të ketë qenë?! Kultura jonë qindra, ndoshta mijëra vjeçare, prej kohësh proçeson për të asimiluar nënshtrim. Prej kohësh ka bërë pjesë të sajën, slogane dhe pallavra, që indoktrinojnë mirënjohjen karshi të madhit që është i plotëfuqishëm deri në absolutizëm dhe rrënjësisht i pagabueshëm. Shprehje si “Ai e di… dimë gjë ne?! Ne pa shkollë jemi?!”,“Ai është i madhi këtu” ose “Mos i dil përpara të madhit!”, kryesisht i referoheshin, madje edhe i referohen, dikujt që gëzon pozita, prestigj dhe pushtet. Po sot kush ua jep këtë pushtet këtyre të mëdhejve? A është e drejtë ta gëzojnë si pashallarë të padiskutueshëm, si qëmoti? Në rastin konkret, cilës palë i peshon më shumë faj? Asaj që shfrytëzohet dhe duartroket e bërtet lartë e poshte, apo asaj që shfrytëzon pas shpine mijëra duar e zëra të ngritur, që nuk dinë ç’kërkojnë tashmë, të drejtën e tyre, apo pozitën e privilegjin e atij që zhurmon i rrasur pas foltores. E kotë të shtoj se kjo është e meta jonë mendore dhe jo thjesht e meta sakatuese e keqaplikimit të sistemit. E theksoj, e meta jonë mendore, hendikapi që e ka shoqëruar ngahera secilin nga shqipëtarët e mij të dashur, që i ka bërë hije kësaj toke. Këtu vihen dyshime serioze mbi virtytet tona. E di, politika është padurueshmërisht, neverisht më komplekse se kaq. Por për mua do të mbetet përfundimisht një fortifikim skenik reflektimesh, interpretimesh dhe pacipësie të detyrueshme, që rimorkion zhurmëmëdhenjtë që kanë flakë në kraharor dhe i sprovon me pushtetin më dehës. Të kërkosh të drejtën tënde është gjëja e fundit që të mësojnë të kërkosh kudo. Duket si leksioni i fundit, para se të burrëroesh vërtetë. Atë, nuk i leverdis kujt, të ta japë si kapitull. Që në kopësht, shkollë, ushtri, punë etj., e vetmja hallkë që mbetet si e rrëmbyer nga zinxhiri i kuptimësisë së të gjitha proçeseve, praktikave dhe proçedurave, mbetet si të kërkosh të drejtën tënde individuale. Kudo, kurdo, të pozicionojnë në disfavor. Në pozicionin më të pambrojtur të mundshëm. Dhe njerëzia thonë “S’ke ç’i bën!”. Ke ç’i bën! Secili të bëjë saktësishtë atë që i lejon ligji dhe kushtetuta, që të drejtat minimale të mos i shkelen e nëpërkëmben. Andrralla burokratike duan këta zhapinj e hardhuca. Andrallasjellëse është secila nga ditët e tyre të punës pa punë konkrete. Rrugëdaljen e përjashtojnë nga sistemi dhe kjo si çështje është e sëmurë në gen. Gjatë periudhës së fundit, të ashtuquajtur tranzicion, që përfshin këta 20 apo më shumë vite, është hamendësuar në marramendësi për vendin, pozitën, koordinatat nga vijmë dhe për destinacionin, qëllimin, vegimin, koordinatat e pikës së progresit, që duam të harrijmë. Ndërkaq jemi në kapërcim e sipër të kësaj pengese munduese, që duket se nuk do të mbarojë së afërmi. Përparimi ynë, mbetet si një garues i lënë pauzë, gjatë kapërcimit të një pengese në trajektoren e vrapimit të tij. Thjesht në ajër. As këtej dhe as andej pengesës. Laku që vihet në fyt të ç’do individi të thjeshtë, e që nuk vonon të tërhiqet nga zverku, është punësimi. Për shembull, e gjithë gallata e stërzgjatur e rrotacionit të fundit politik, është gjetja e marifetit të heqjes së sa më shumë punonjësve dhe përfaqësuesve të administratës publike “të mëparshmë”, për të mundësuar zëvendësimin e tyre me “Njeriun tonë të ri modern”. Por ç’është ky “Njeriu ynë i ri modern”? A është aq leshko sa njeriu i ri i kohës së PPSh-së? Jo! Kurrsesi jo! Ky njeriu ynë i ri fringo nuk e shpenzon kohën ashtu më kotë, nëpër mitingje, aktiva, referate, sipërmarrje, projekte e fushata. Ai e bën për një qëllim të preçizuar ose parapreçizuar nga ligji i kërkesë-ofertës. Këmbngul i përndëzur nga

pritshmëri të ndrydhura. Këmbngul tek feedback-u i aktivizimit të tij, i cili normalisht është përfitimi, jo vetëm i një vendi të mirë pune, por i një vendi të shkëlqyer pune. Me një kontratë të paracaktuar, në bazë të mandatit që ka marrë qeveria, për të cilën ai ka votuar farefisërisht. Gjatë periudhës së punësimit atij i akordohen e garantohen privilegje të heshtura e të zëshme. Përkatësira në kasta të veçanta të përfshira në përfitime jashtëzakonisht të majme. Përtej shpërblimit me rrogën e zakonshme për punën, të cilën, për më tepër, nuk e pengon njeri të mos e bëjë, ta anashkalojë, ose t’ja delegojë dikujt tjetër. E kështu kalbet, me plotë gojën, peshku nga koka. Të tillë individë, sot numërohen me mijëra. Me mijëra të tjerë, që rrëmbejnë menjeherë e shumë lehtë shembullin e tyre, përcillen nga bangat e auditorëve vitë pas viti, me nga një karton në brez. Me krahët e ngrohta të garantuara nga ndonjë aderim i mundshëm në ndonjë parti, që çuditërisht dika të manovroka kaq ëmbël, thjesht dhe vetëm për të mos shkarë nga pushteti. Një parti që e ka marrë shumë për zemër punësimin e miletit, por jo të të gjithë bashkësisë. Përjashtohen këtu kategorikisht individët që nuk janë përkrahës, simpatizantë dhe duartrokitës ekselentë. Më parë kishim një parti dhe vetëm një udhëheqës të pagabueshëm si mesia, i gjithi për ne. I gatshëm për të na dhënë lumturinë fiktive, në shkëmbim të adhurimit tonë të pakushtëzuar, real. Ndërsa sot kemi dhjetra parti. Më kryesoret prej të cilave gëzojnë atë që quhet pushtet politik. Jemi po në atmosferën e zinxhirit të kotësive despotike, që e lidhin shqipërinë e dikurshme me atë të sotmen. Paradoksalisht secila prej këtyre partive të reja, funksionon si ajo e dikurshmja, e vjetra. Në krye të tyre vezullojnë prej vitesh të pakundërshtuar si monarkë të ankoruar, po të njëjtat figura të admiruara kokë e këmbë prej të vetëve. Në shqipërinë e dikurshme vetëm njëri vezullonte nga vetshpallja. Ai vriste, përjashtonte dhe eliminonte i verbuar nga inati këdo që e pandehte më të mençur se veten ose këdo që dinte diçka që do mund të diskretitonte figurën e sekretarit të parë të partisë, që mund të përkthehej me plotë gojën mbreti i dytë e më i suksesshëm i shqipëtarëve, perandori. A nuk do ta bënin, siç edhe e kanë bërë, këta monarkët e rinj, eliminimin politik, përjashtimin, për të mos guxuar për më tej…, thjesht dhe vetëm sepse mangësia madhore në mendje, i shtyn të vetshpallen të pagabueshëm, të plotfuqishëm. Në mos perëndi, të paktën gjysëm të tillë. Vetëm se mileti tanimë i ka rënë hilesë. Nuk janë më të “plotfuqishmët” që i diktojnë rregullat edhe pse ata i artikulojnë. Tashmë nervin më lëndues, atë që të gjithë organizmin e bën të veprojë edhe pse nën efekt të narkotikut qetësues, e ngacmojnë masat. Duke ulërirë nëpër telefona, e-mail-e dhe sms-ra, për premtime të shumta, që rezultojnë qëllimisht të harruara e të shkelura. Me saktësinë e pamëshirshme të sahatit, persona të tillë, tufë matrapazës, sorollatës të dëshpëruar, manifestuesish, aktivistësh, herët a vonë ia mbërrijnë qëllimit. Më pas ja plaçkisin edhe brekët pushtetit të vërtetë të ekzekutivit, me pasivitetin, pasinqeritetin, mosbindjen dhe mossensibilitetin e tyre karshi detyrës dhe ndjenjës së nderit. Ashtu si në kohën kur shkruhej reportazhi i zotit Biber edhe tani, Shqipërinë e gëzojnë ata që e zhvasin më shumë. Monizmi sikur ka farkëtuar, një urrejtje ose mosnjohje të pronës së përbashkët, publike. Ndoshta si një shfaqie e atypëratyshme e një minirebelimi ndaj shtypjes. Bishta të këtij huliganizmi, gjenden edhe sot në trajtimin që i rezervojmë ç’do gjëje që na përket në mënyrë të barabartë me të tjerët. Civilizimi duhet të jetë çështja kryesore e rendit të ditës. Jo vetëm në kuvend, ku bëhen spërdredhje akrobatësh me jetët dhe fatet e njerëzve. Por mbi të gjitha në atë kuvendin ku mblidhet kallaballëku i ndërgjegjies, vetëdijes, arsyes dhe logjikës së veprimeve tona. Që të mos mbetemi si ngahera cliché, sërisht ne me pamje nga shteti. Përpos përrallave me mbret, politika është përkthyer ngahera, si një lloj i shpërfytyruar shfrytëzimi i të paktëve, karshi të shumtëve, për t'ja mbërritur qëllimeve të përveçme.


E diel 16 mars 2014

15

Gol

T’i shmangesh dietës, por edhe të dobësohesh Fruti ideal kundër

plakjes

Pse s’duhet të flini me telefona afër

Si t’i shmangim Rrëzimet tek tëmoshuarit

Mjeku: Kujdesi që duhet të tregojnë moshat mbi 65 vjeç

kozmetike mund të shkaktojnë verbëri


16

E diel 16 mars 2014

Shëndet & Estetikë

Rrëzimet tek të moshuarit, si t’i shmangim, mjeku: Kujdesi që duhet të tregojnë moshat mbi 65 vjeç L logaritet që rrëzimet janë shkaktari më i madh i vdekjeve te njerëzit e moshave mbi 65 vjeç. Procesi i rrëzimit mund të ndahet në 4 faza: instabiliteti, rënia, impakti, postimpakti. Ekzistojnë një sërë faktorë të riskut që u prijnë rrëzimeve të personave të moshuar. Këta faktorë lehtësisht mund t’i ndajmë në të brendshëm dhe të jashtëm. Në faktorët e brendshëm bëjnë pjesë vështirësitë në përshtatjen ndaj ndryshimeve trupore që vijnë si pasojë e sëmundjeve akute dhe kronike apo si pasojë e proceseve normale fiziologjike të plakjes. Kështu, problemet me të cilat përballen këta individë janë vështirësi në kontrollimin e posturës trupore, probleme të sistemit osteomuskular si artrozat, osteoporoza, ankilozat e artikulacioneve, kifoza etj., që shpiejnë në humbje të forcës, shpejtësisë dhe qëndrueshmërisë muskulore, dëmtimi i aftësive vizuale, dëgjimore, kognitive, çrregullime të perceptimit të ndjeshmërisë sensorike që vijnë nga brenda dhe jashtë organizmit, çrregullime të SNQ, vështirësi në koordinim, propriocepsion depresion, çrregullime kardiovaskulare (të ritmit të zemrës dhe tensionit të ulët), kequshqyeshmëri etj. Faktorë të jashtëm që i kontribuojnë rrëzimeve dhe lëndimeve pasuese janë ndriçimi i dobët, dyshemetë e rrëshqitshme dhe të lagura (sidomos në banjo dhe kuzhinë), shtrojat dhe tapetat e pafiksuara në dysheme, terreni jo i rrafshët, pengesat e ndryshme në rrugë, shkallët dhe mungesa e mbështetëseve në shkallë dhe mure etj. Faktor risku në dëmtimin e shëndetit të moshave të shtyra janë edhe një numër i medikamenteve specifike. Konsumimi i këtyre medikamenteve rrit mundësitë e shfaqjes së osteoporozës e rrëzimeve. Shembull e kemi përdorimin afatgjatë të benzodiazepinave, phenotiazinës dhe antidepresivëve te të moshuarit kundër demencës dhe depresionit dhe efektin që kanë këto medikamente në shtimin e numrit të rasteve të rrëzimeve te pleqtë; diuretikët dhe antihipertenzivët po ashtu karakterizohen me një risk të shtuar për rrëzime si pasojë e efekteve hipotenzive posturale. Medikamentet e tilla janë: antiaritmikët, antihipertenzivët, antihistaminikët, antipsikotikët, benzodiazepinat, diuretikët, laksativët, miorelaksantët, narkotikët, vazodilatatorët, antidepresivët treciklikë dhe inhibitorët selektivë të serotoninës. Llojet e frakturave më karakteristike që hasen gjatë rrëzimeve te personat me osteoporozë janë: 1. frakturat vertebrale – tek të cilat duhet pasur kujdes të shtuar gjatë diagnostikimit pasi që mund të mashtrojnë për herpes zoster,

Këshillat

1. pushim në shtrat 2. medikamente analgjetike e po ashtu edhe TENS nëse nuk vërehet ndonjë formë e inflamacionit eventual 3. këshillohet pacienti të mënjanojë konstipacionin 4. këshillohet pacienti të mënjanojë ushtrimet e rezistencës për rreth 2 muaj prej momentit të frakturës 5. vendosen ortozat mbështetëse të shpinës varësisht prej llojit dhe vendit të frakturës, e poashtu varësisht edhe prej pacientit (p.sh. vendosen domosdoshmërisht në rastet kur ky i fundit është hiperaktiv) 6. mësohet pacienti si të mbajë posturën korrekte trupore 7. edukohen familjarët dhe kujdestarët se si t’i ofrojnë pacientit ndihmë përgjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme 8. është e rëndësishme të fillohet trajtimi me magnetoterapi sa më shpejt që është e mundshme, pasi që magnetoterapia përshpejton procesin e regjenerimit te ashtit të thyer – formimit të kallusit) 9. fillohet me fizioterapi graduale 10. udhëzohet pacienti të korrigjojë posturën trupore (para pasqyrës vetëkorrigjim) 11. përdoren ortoza mbështetëse për shpinë nëse teknikat e vetëkorrigjimit dështojnë 12. mënjanohen aktivitetet që i rrisin forcat vertebrale sikurse përkuljet, rrotullimet, përdredhjet etj 13. progredohet me fizioterapi graduale.

neoplazma, polimialgji reumatike, çrregullime pankreatike etj., dhe nëse nuk trajtohen me kohë shumë lehtë mund të shkaktojnë komprimime të rrënjëve nervore dhe dëmtime të tjera serioze. Regjionet më të shpeshta ku hasen frakturat në shtyllën kurrizore janë vertebrat e poshtme torakale dhe të sipërme lumbale. 2. frakturat e kërdhokullave – që ndahen në fraktura intrakapsulare apo të qafës femorale, fraktura që ndodhin mes dy trohanterëve, të madhit dhe të voglit, si dhe fraktura subtrohanterike 3. frakturat e kyçeve të dorës – si forma më e shpeshtë e frakturave te femrat e moshave nën 75 vjeç Frakturat vertebrale – janë ato që mund të shkaktojnë humbje dhe kufizime serioze të aftësive trupore. Në gjendjen akute frakturat vertebrale shoqërohen me dhembje të madhe dhe ndjenjë diskomforti, por vështirësi në lokalizim të dhimbjes e cila me kohë fillon duke u lokalizuar. Frakturat zakonisht shfaqen si pasojë e një veprimi apo lëvizjeje fare të thjeshtë, të atillë që normalisht kurrsesi nuk do të mund të çonte në këtë gjendje si p.sh. kollitje apo teshtitje. 2 – 3 javët e para karakterizohen me dhimbje të rënda sfilitëse e paaftësuese për çdo lloj veprimi, të cilat shkojnë duke u venitur përgjatë 6 – 8 javëve. Nëse edhe pas 6 muajsh dhimbjet nuk hiqen, atëherë duhet studiuar dhe shqyrtuar më detajisht rastin pasi që mundësitë janë të mëdha të mos kemi pasur të bëjmë fare me frakturë oteoporotike. Frakturat e kërdhokullave – hapi i parë që ndërmerret te këto 3

lloje të frakturave është ndërhyrja korrigjuese operatore. Normalisht te frakturat e kërdhokullës strukturat e zhvendosura anatomike rikthehen në vendet e veta duke u fiksuar përmes një pllake metalike (osteosintezë), por te personat e moshuar dhe me osteoporozë është shumë më i vështirë fiksimi i faqeve të frakturës mes vete e në anën tjetër nuk ofron kurrfarë stabiliteti. Prandaj te pacientët e moshave të shtyra që kanë pësuar frakturë të kërdhokullës, aplikohet vendosja e endoprotezës së pjesërishme (vetëm kokës femorale) ose totale (komplet artikulacioni koksofemoral: koka femorale plus acetabulumi i plevisit). Menjëherë pas ndërhyrjes operatore fillon procesi i rehabilitimit post-operativ me qëllim të kthimit në normalitet. Është e rëndësishme të përmendim që në shumicën e rasteve kur pacienti ka qenë i pavarur para aksidentit, ai e rikthen aftësinë, por jo në sasinë e mëparshme pasi që protezat do t’i kufizojnë përjetë disa lloje të lëvizjeve. Frakturat e kyçit të dorës – janë frakturat që kryesisht rriten në numër pas menopauzës dhe është interesante që edhe pse normalisht ndodhin te femrat relativisht të shëndetshme, janë indikacioni i parë që të bën të mendosh për rënie të masës kockore - osteoporozë. Qëllimi kryesor i trajtimit te ky lloj frakturash është rikthimi i funksionit normal të dorës dhe kyçit. Pas frakturës dora duhet të imobilizohet për 6 – 8 javë në gjips, gjatë së cilës periudhë bëhet përpjekje të mos humbet fuqia dhe fleksibiliteti i gjymtyrëve të sipërme, konkretisht duhet përqendruar në ruajtjen

e forcës dhe amplitudës së lëvizjes përmes ushtrimeve të formave të ndryshme të artikulacioneve përreth: bërrylit dhe krahut në njërën anë e gishtave në anën tjetër. Edhe pas heqjes së gjipsit ushtrimet vazhdojnë fillimisht duke mbajtur e pastaj duke rritur gradualisht forcën e dorës. Është e rëndësishme të mos harrohet që trajtimi dhe shërimi i lëndimeve të shkaktuara si pasojë e rrëzimeve te personat e moshuar nuk është i njëjtë sikurse për njerëzit tjerë. Gabimet më të mëdha që ndodhin nëpër spitale janë rastet kur këta njerëz trajtohen sikurse gjithë të tjerët, pra duke shëruar pasojën, por jo shkakun e problemit. Shpeshherë, nëse personi i lënduar ka pasur fat dhe nuk ka mbetur me ndonjë pasojë të rëndë, lëndimi mund të sanohet e të tejkalohet, por me një rrëzim sado të vogël në të ardhmen, qoftë kjo edhe thjesht një forcim i tepruar në një lëvizje, rishfaqet lëndimi i kaluar (në rastin më të mirë) ose na shfaqet një lëndim i ri edhe më i madh se i pari. Prandaj, profesionisti shëndetësor i cili është duke u marrë me këtë rast duhet domosdoshmërisht të studiojë rastin në mënyrë të detajizuar dhe të bëjë përpjekje maksimale për të gjetur arsyen bazë apo patologjinë primare të sëmundjes, sepse vetëm në këtë formë parandalohen mundësitë e rishfaqjes së problemit të njëjtë në të ardhmen. Kështu, gjithmonë gjatë diagnostikimit duhet llogaritur në kombinimin mes zvogëlimit të masës kockore, jostabilitet muskulor dhe rreziqeve mjedisore për të ardhur në një përfundim të arsyeshëm. Poashtu, është e rëndësishme që qasja geriartrike të jetë sa më multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse,

ku një rol kyç luan planifikimi dhe menaxhimi afatgjatë në kujdesin shëndetësor primar, i cili në njëfarë forme vë themelet e rrugës që garanton suksesin e mëtutjeshëm të vlerësimit e menaxhimit geriartrik jashtëspitalor. Rrëzimet Njerëzit që i kanë humbur apo kanë rënie të aftësive të ndryshme fizike, qoftë për shkak të rrëzimit apo qoftë për shkak të procesit të plakjes, i nënshtrohen procesit ergoterapeutik. Përndryshe ergoterapia e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e këtyre njerëzve. Puna e ergoterapisë i drejtohet aftësimit individual për kryerjen e punëve dhe aktiviteteve të jetës së përditshme, aftësimit të individit dhe mundësimin e qasshmërisë ndaj pajisjeve dhe aparaturave ndihmëse, rritjes së qasjes dhe produktivitetit të individit në punë, shtëpi, shoqëri si dhe pavarësimi për pjesëmarrje në aktivitetet rekreative. Është me rëndësi që të mundësohet një qasje përshtatëse sipas aftësive fizike dhe funksionale që ka secili individ në veçanti. Hapat që duhet ndërmarrë personat e moshuar në drejtim të parandalimit të problemeve, komplikimeve dhe pasojave për të ardhmen janë: - marrja sa më shumë me aktivitete të ndryshme fizike si ushtrimet e rregullta, ecja, vrapimi, gjimnastika etj. - kontrollimi sistematik te mjeku, i cili përfshin kontrollimin e organeve vitale, presionit të gjakut, syve, veshëve etj. përshtatja e ambientit shtëpiak sipas nevojave të tyre, largimi i rreziqeve eventuale, përmirësimi i ndriçimit etj. Dr. Arben Boshnjaku


E diel 16 mars 2014

17

Shëndet & Estetikë

T’i shmangesh dietës, por edhe të dobësohesh

S

hpeshherë, për të hequr kilet e tepërta shkojmë deri aty sa nuk hamë për orë të tëra. Në disa raste konsumojmë vetëm disa gjëra të vogla gjatë gjithë ditës, që normalisht më shumë i krijojmë probleme shëndetit tonë, para se të sjellim trupin në formë. Megjithatë, ekzistojnë mënyra që mund t’ju lejojnë të “gaboni”, por gjatë atij gabimi të mos bëni dëm në llogari të kilogramëve tuaj. Shumë gra e burra mendojnë se nëse janë në një dietë të rreptë, duhet që në mënyrë të prerë t’u përmbahen rregullave të saj, të cilat janë ngulfatëse dhe mund t’ju torturojnë. Është dëshmuar se me anë ë disa trukeve mund t’i shmangeni dietës, pa e rrënuar atë çfarë e keni ndërtuar deri më tani në linjën tuaj me anë të kullave prej letre. Ja si mund të ngopeni, por edhe të dobësoheni

Nëse juve në të vërtetë ju hahet një ëmbëlsirë, hajeni gjysmën. Thjesht duhet të mjaftoheni

MJAFTOHUNI ME PORCIONE TË VOGLA Mënyra më e lehtë që ta kënaqni veten dhe prapëseprapë ta mbani planin e ushqimit të shëndetshëm është ta ndërtoni sistemin asisoj që të mund ta kontrolloni madhësinë e porcionit. Nëse juve në të vërtetë ju hahet një ëmbëlsirë, hajeni gjysmën. Thjesht duhet të mjaftoheni.

HANI USHQIME TË SHËNDETSHME Kjo është tepër e thjeshtë. Hani gjëra që janë të shëndetshme, për shembull, nëse ju pëlqen djathi i yndyrshëm, hani kohë pas kohe një pite, gjë që është shumë më e mirë sesa të hani në sasi të mëdha djathë pa yndyrë me shije plastike, për shkak të së cilës më shumë do të vuani për djathin e ndaluar. USHTROHUNI MË SHPESH Nëse ju pret ndonjë ditëlindje a mbrëmje tjetër argëtuese, ushtrohuni pak më shumë përpara dhe pas ngrënies. KËNAQUNI DUKE NGRËNË Sa herë ju ka ndodhur të hani ndonjë gjë derisa jeni duke kryer 100 punë të tjera pa menduar fare në atë se çfarë jeni duke ngrënë, as që e ndieni shijen e ushqimit. Përqendrohuni në atë që jeni duke ngrënë, për shembull, nëse merrni një copë tortë, kënaquni me secilën kafshatë.

NUMËRONI KALORITË Dija është fuqi e nëse e dini saktësisht se sa kalori ka copa e picës që ju e pëlqeni, kjo ju ndihmon që t’i llogarisni kaloritë që duhet t’i merrni në pjesën e mbetur të ditës.

Përdorni trangullin për të rënë nga pesha

Fruti ideal kundër plakjes Është një nga frutat më të pasur me vitaminë C, si dhe është një ushqim i mirë kundër plakjes, falë antioksidantëve që përmban, duke u cilësuar edhe është frut ideal për dietën. Njihet si fruti simbol i Zelandës së Re dhe bëhet fjalë për kivin. Kivi përmban vitaminën C dhe vitaminën E, duke garantuar kështu një mbrojtje shumë të mirë kundër plakjes por edhe për të luftuar simptomat e ftohjes. Në 100 gramë kivi gjenden 40

kalori, ose thënë ndryshe është një frut ideal për tu ngrënë mes vakteve. Gjithashtu kivi përmban edhe magnez, i cili luan rol kyç për të rregulluar metabolizmin, si dhe potas i cili ndihmon për rregullimin e presionit të gjakut, dhe bën që të funksionojnë më mirë muskujt. Rekomandohet gjithashtu që të konsumohet nga gratë shtatzënë, duke qenë tejet i pasur me acid folik, është një zgjidhje ideale për nënat e ardhshme.

T

rangulli është njëra prej perimeve më ideale për humbje të peshës. Nëse jeni prej personave që nuk i preferojnë trangujt, ja arsyet pse do të duhej që ta ndryshoni mendimin. Nëse harroni që të pini rregullisht ujë, konsumoni trangull, sepse përbërësi kryesor i tij është uji dhe atë për 90 për qind. Tërë ai ujë vepron si një fshesë për të gjitha papastërtitë në organizëm. Konsumimi i rregullt i trangullit ndihmon edhe në eliminimin e gurëve në veshka. Vitaminat A, B dhe C e forcojnë imunitetin,

ofrojnë energji dhe e bëjnë lëkurën më të shkëlqyer. Meqë trangulli është ushqim me pak kalori, ndihmon edhe në mbajtje të dietës. Lëngu i trangullit përmban hormonin e nevojshëm për pankreasin për prodhim të insulinës. Hulumtuesit kanë zbuluar që dyzimi i quajtur sterol në tranguj mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit. Trangujt përmbajnë shumë fibra, kalium dhe magnez. Këto materie ushqyese me efikasitet ndikojnë në rregullimin e shtypjes së gjakut.


18

E diel 16 mars 2014

Shëndet & Estetikë

Pse s’duhet të flini me telefona afër

S

humë njerëz do të bënin gjumë më të mirë, nëse dhoma ku flemë do të ishte e lirë nga telefonat celularë dhe pajisjet e tjera elektronike. Herën tjetër kur nuk mund të bëni gjumë, truri juaj mendon për listën që do të bëni nesër, si shopingu, takimet e së nesërmes dhe nëse e keni mbyllur ose jo derën tuaj. Mirëpo zgjidhja është e thjeshtë, largojeni telefonin tuaj celular nga shtrati ku ju bëni gjumin dhe po ashtu mbajeni atë jashtë dhomës së fjetjes. Tetë nga dhjetë prej nesh i mbajnë telefonat ndezur gjatë natës, kjo sipas “Ofcom”, dhe gati gjysma prej nesh i përdorin telefonat si

Largojeni telefonin tuaj celular nga shtrati ku ju bëni gjumin dhe po ashtu mbajeni atë jashtë dhomës së fjetjes

një orë-alarm për zgjim, ka gjetur studimi. Mirëpo, ekspertët janë të shqetësuar për efektin që ka kjo. Së paku na bën hipervigjilentë, kështu që gjumi ynë ka mundësi më shumë që të shqetësohet dhe ne përfundojmë duke mos bërë gjumë të mjaftueshëm, që na nevojitet. Kjo gjithashtu mund të sjellë insomninë (sëmundje e gjumit) dhe të tjera probleme më gjumin. Shumë njerëz do të bënin gjumë më të mirë, nëse dhoma ku flemë do të ishte e lirë nga telefonat celularë dhe pajisjet e tjera elektronike. Po ashtu ka sugjerime se gjumi me telefona afër shtratit tuaj mund të shkaktojë marramendje dhe dhembje kokë.

Kanabisi zvogëlon nivelin e ankthit

Truri kupton gënjeshtrën brenda një sekonde D

isa studiues kishin për qëllim që të studionin se sa kohë i duhet trurit tonë për të kuptuar një gënjeshtër. Ky ekip italo-amerikan e nisën studimin e tyre me 30 studentë përpara 280 fotografive, në imazhe tregoheshin 8 aktorë profesionistë në gjendje të ndryshme emocionale dhe këto foto shoqëroheshin me përshkrime jopërkatëse për gjendjen që pasqyronin. Gjatë vëzhgimit të fotove studentët

u vunë nën monitorimin e tomografisë elektromagnetike, që shërbente për matjen e aktivitetit cerebral. Nëpërmjet kësaj metode u arrit në përfundimin se trurit tonë i mjaftojnë 300 të mijtat e sekondës për të kuptuar një gënjeshtër. Ky raport që u publikua në revistën shkencore “Plos One” zbuloi gjithashtu se përgjegjës për ndarjen e së vërtetës nga gënjeshtra është korteksi i lobit frontal.

Pirja e cigares kanabis me të vërtetë bën uljen e ankthit, kanë zbuluar hulumtuesit. Shkencëtarët amerikanë gjetën se marijuana rregullon ankthin dhe i përgjigjet luftës ose fluturimit të trupit. Ata thonë se gjetjet e tyre u japin besim pretendimeve të disa përdoruesve të drogës që besojnë se ul nivelet e tyre të ankthit. Megjithatë, kjo bie në kundërshtim me hulumtimet e mëparshme të cilat e kanë lidhur marijuanën me ankthin, depresionin, skizofreninë dhe çrregullimet bipolare.

Hulumtuesit në Universitetin Vanderbilt në Tenesi zbuluan se ekzistojnë receptorët përmes të cilit marijuana mund të ushtrojë efektet e saj në një qendër të rëndësishme emocionale në tru, shkruan “Daily Mail”. Studimi, i cili është udhëhequr nga dr. Patel Sachin dhe botuar në revistën “Neuron”, po ashtu tregoi për herë të parë se si qelizat nervore në këtë pjesë të trurit bëjnë lirimin e “endocannabinoids” e tyre natyrore. Ky sistem rregullon ankthin dhe përgjigjen ndaj stresit duke ulur sinjalet në tru.


E diel 16 mars 2014

19

Shëndet & Estetikë

kozmetike mund të shkaktojnë verbëri

I

njeksionet mbushëse në pjesën e përparme të ballit, në raste të rralla, mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme në sy, thonë studiuesit. Shkencëtarët amerikanë thonë se injektimi i yndyrës ose kolagjenit në lëkurë të qetë nga rrudhat zakonisht është e parrezikshme. Megjithatë, ata paralajmërojnë se administrimi i ushqimit dhe drogës mbështet përdorimin e mbushjes në pjesën e mesme të fytyrës, të tilla si rreth gojës, raporton “Live Scence”. Përderisa këto substanca nuk janë të miratuara zyrtarisht për përdorim afër syve, ato janë përdorur zakonisht për të hequr rrudhat rreth syve, thotë dr. Michelle Carle në Los Anxhelos. Në një studim të botuar në revistën “JAMA Ophthalmology” ajo raporton se tre persona janë verbuar nga procedura. Ata thonë se kjo mund të ndodhë në qoftë se mbushësi aksidentalisht ka depërtuar në enët e gjakut dhe e gjen rrugën e saj në arterie të syrit. Nëse kjo ndodh, thonë ata, furnizimi me gjak në sy mund të jetë i bllokuar.


20

E diel, 16 mars 2014

Sport

Superliga

Skënderbeu një hap afër titullit, Lushnja e dobët për ta ndalur Skuadra korçare ka arritur të marrë fitoren e radhës që i çon drejt titullit, duke mundur myzeqarët. Ekipi lushnjar edhe pse u mundua nuk pati fuqinë e duhur për të ndalur djemtë e Josës Jurges Veizaj

K

anë nisur dje ndeshjet e javës së Superligës Shqiptare. Dy sfidat që janë luajtur dje ka qenë ajo midis Bylis-Laçi dhe Skënderbeu-Lushnja. Të dyja sfidat kanë qenë emocionuese, por në Ballsh është pasuar edhe me probleme. Në Lushnjë ka qenë një triumf i radhës për Skënderbeun. Kështu ka qenë përballja ndaj Lushnjës për ekipin korçar. Kampionët në fuqi edhe kësaj radhe janë duke e ndjekur hap pas hapi titullin që është shumë afër. Ekipi i drejtuar nga Josa ka arritur që të bëjë shumë mirë edhe në sfidën ndaj Lushnjës, duke i mposhEkipi i drejtuar nga Josa ka arritur që të bëjë shumë mirë edhe në sfidën ndaj Lushnjës

tur me rezultatin 4 me 2. Ekipi myzeqar, edhe pse ka shënuar, e ka pasur të pamundur që të marrë një fitore apo dhe një barazim. Rezultat ky që i çon edhe më poshtë shpresat e tyre për të qëndruar në Superligë. Skënderbeu kishte udhëtuar drejt Lushnjës me qëllim marrjen e trepikëshit. “Ujqërit e dëborës” ishin të vetmit që kishin fituar në “Roza Haxhiu” dhe kanë arritur ta bëjnë këtë gjë

Skënderbeu feston fitoren

përsëri. Josa vuante edhe nga problemi i mungesave, për shkak dëmtimesh, por edhe kualifikimesh. Pas rikthimit të Bicit, Josës i shtoheshin mungesat e Arapit, Dimos dhe Radasit, që në total u bashkoheshin edhe Orelesit, Ademirit, Fagut dhe Abazit. Duke pasur parasysh edhe kundërshtarin, skuadra jugore nuk ka mundur që të përballet me një Pejiçin në superformë. Kroati arriti që të shënonte dy gola mjaft të rëndësishëm, duke çuar edhe më afër suksesit skuadrën e tij. Vendimtar ka qenë edhe Orges Shehi, i cili arriti që të priste në minutën e 10 një penallti duke u kthyer në një faktor mjaft të rëndësishëm për fatin e ndeshjes. Topi i ulur nga Pejiçi shërben si asist për Lilajn që me bashkëpunimin e Spahos fiton të drejtën për të festuar. Lush-

Skënderbeu-Lushnja

Duke pasur parasysh edhe kundërshtarin, skuadra jugore nuk ka mundur që të përballet me një Pejiçin në... ...superformë. Kroati arriti që të shënonte dy gola mjaft të rëndësishëm

Pero Pejiç

nja ka menjëherë mundësinë për t’i dhënë vetes shpresë, por Canka, autor i pesë golave këtë sezon për të tijtë gabon përballë Shehit. Kaq mjafton që Skënderbeu të bëhet zot i fushës dhe i rezultatit duke shënuar dhe golin e dytë në minutën e 20të, me Lilajn që këtë herë i kthen favorin Pejiçit. Për kroatin dërgimi i topit në rrjetë është një lojë fëmijësh. Mbrojtja e lagunarëve fut ujë nga të gjitha krahët dhe në minutën e 35-të, Ribaj çon në 3-0 rezultatin i pashqetësuar në zonë. Vërshëllimat e publikut duket se i stonojnë, Fonsekës që pas dy minutash shkurton diferencën. Pjesa e dytë nis mirë për Lushnjën, me Bjelanoviçin që në minutën e 48-të shënon dhe të dytin për të tijtë. Nga ky moment të dyja skuadrat shpërdoruan një mori

Shqipëria siguron miqësore me Rumaninë

Baloteli duhet të largohet nga Milani

Më në fund një sfidant i denjë për kuqezinjtë. Shqipëria do të luajë kundër Rumanisë miqësoren e saj të radhës. Sfida do të luhet me datë 31 maj 2014. Takimi do të zhvillohet në Sion të Zvicrës në stadiumin «Stade de Tourbillon”. Djemtë kuqezinj të drejtuar nga Xhani de Biazi do të përballen me një kombëtare, të cilën Shqipëria e njeh mirë si në ndeshje zyrtare ashtu edhe në ato miqësore. Kjo përballje është një test tjetër i rëndësishëm për ekipin e De Biazit. Kjo, pasi komshinjtë rumunë janë shumë të ngjashëm në

Një nga ikonat e Milanit, Hoze Altafini, mendon se Mario Baloteli është një dështim dhe se kuqezinjtë duhet ta shesin gjatë verës. Sulmuesi italian nuk e ka treguar veten këtë sezon, ndërsa forma e tij e dobët vazhdoi edhe në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit në Ligën e Kampioneve. Sipas Altafinit, për sezonin e dobët të Milanit nuk duhet fajësuar zëvendëspresidenti Adriano Galiani, por futbollisti 23-vjeçar. “Adriano ka bërë çfarë ka mundur. Dështimi i vërtetë është Baloteli. Mirëpo, tashmë nuk është befasi. Ai vazhdon gjithmonë t’i bëjë gjërat e njëjta. Lo-

futboll për sa i përket nivelit. Pas Maltës skuadra rumune është një test më i rëndësishëm që do të nxjerrë në pah edhe më mirë se sa ka përparuar kombëtarja jonë.

rastesh përpara se Pejiç të shënonte dhe golin e 4-2 në minutën e 85-të duke dribluar dhe portierin Spaho. Tri pikë të rëndësishme për korçarët që hedhin një tjetër hap drejt trofeut të kampionatit ndërsa për LushVendimtar ka qenë edhe Orges Shehi, i cili arriti që të priste në minutën e 10 një penallti

njën rikthimi një kategori më poshtë është thjesht çështje kohe. Kjo pasi skuadra nuk ka arritur që të marrë pikët e nevojshme dhe duke parë kalendarin në ndeshjet që vijnë do të jetë e vështirë që të rikuperojnë.

Mario Baloteli

jtarët e mëdhenj dallohen përmes karakterit dhe personalitetit. Kjo nuk ekziston në rastin e tij. Vetëm krahasojeni me Kakanë”, - ka deklaruar Altafini për “Corriere dello Sport”.


21

E diel, 16 mars 2014

Sport

Probleme në Ballsh

Laçi barazon kundër Bylisit, dhunohet përfaqësuesi i FSHF-së Përballja midis skuadrave është mbyllur në barazim, duke i dhënë një ndalesë laçianëve që pretendojnë shumë

N

Borusia Dortmund humb në shtëpi Borusia e Mynshengladbahut ka fituar me rezultat 2-1 përballë Borusias së Dortmundit në “Signal iduna Park”, për të shpresuar që të luajë në Evropë në sezonin e ardhshëm. Të dy golat e mysafirëve u shënuan në pjesën e parë, ndërsa realizues ishin Rafael (31’) dhe Maks Kruse 40’ në minutën e 40-të. Vendasit arritën që të shënonin vetëm një gol në pjesën e dytë, përmes Millosh Jojiç në të 77-ën edhe pse mysafirët luajtën me një futbollist më pak nga

minuta e 69-të. Pas kësaj fitoreje, Mynshenglabah numëron 39 pikë dhe është pesë pikë larg vendit që shkon në Ligën e Kampioneve, ndërsa ka gjasa reale për të luajtur në Europa League.

Martino: Çështja “Nejmar” ka ndikuar në formën e lojtarit Gerardo Martino mendon se rënia në formë e Nejmarit është pasojë e të dhënave që dolën në pah rreth transferimit të tij. Çështja e kalimit të 21-vjeçarit në “Camp Nou” është shoqëruar me dërgimin e klubit katalanas në gjykatë dhe me dorëheqjen e tashmë ish-presidentit Sandro Rosel, si pasojë e mashtrimeve me taksa të shumës së vërtetë të blerjes së brazilianit. “Pozita e tij në fushë nuk ka ndryshuar shumë qëkur u kthye nga lëndimi. Si anësor i majtë apo qendërsulmues, paraqitjet e tij kanë qenë shumë të mira. Kundër Mançester Siti luajti në të djathtë dhe ishte shumë i mirë. Ai po luan mirë

Gerardo Martino

në të gjitha këto tri pozita në sulm. Kthimi pas një muaji jashtë është gjithmonë i vështirë për të kthyer ritmin dhe pastaj të gjitha vështirësitë që ndodhën rreth çështjes së transferimit të tij. Nëse më duhet të zgjedh arsyen, do të thosha se rënia në formë është pasojë e gjërave jashtë fushe”, - u ka thënë argjentinasi gazetarëve.

jë ndeshje shumë e vështirë ka qenë ajo midis Bylisit dhe Laçit. Në historikun e përballjeve të këtyre dy skuadrave ka pasur gjithmonë probleme. Kjo, edhe për shkak të rivalitetit që kanë pasur, por edhe për temperamentin e të dyja tifozerive. Një sfidë që dihet se shkakton tension dhe as kësaj radhe nuk ka munguar. Për sa i përket ndeshjes, sfida ka përfunduar e bardhë, duke mos u prekur asnjëra nga të dyja rrjetat. Ndeshja ka filluar me vonesa dhe gjatë gjithë sfidës ka pasur probleme. Edhe pse nuk ka pasur tifozë, nuk kanë munguar problemet. Në sfidë mungoi goli nga të dyja skuadrat, që nuk arritën të tregoheshin finalizuese. Problemet kanë nisur kur arbitri i ndeshjes akordoi për skuadrën laçiane një penallti. Një 11-metërsh që ngriti në protesta skuadrën e Bylisit, që nuk ishte dakord me këtë vendim. Protestat u bënë edhe më agresive duke shtyrë ekzekutimin e saj në 10 minuta. Pas 10 minutash, atëherë kur ndeshja duhet të kishte mbaruar pranë topit u vu Vucaj. Lojtari gaboi në mënyrë të dyshimtë përballë Frashërit, duke goditur traversë. Një shtyllë që u duk më shumë si një gabim i bërë me paramendim dhe jo rastësore. Kjo, pasi lojtari ka menduar se më këtë humbje mund të qetësonte pak gjakrat. Nëse do të kishte qenë gol, pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda. Kjo, pasi tifozët ishin tepër të irrituar. Incidenti më i rëndë ndodhi kur presidenti i Bylisit u fut në fushë, duke sulmuar me shkop gome. Viktimë e këtij sulmi ishte Besnik Çela, i cili ka në FSHF rolin e shefit të Sektorit të

Laçi-Bylis

Incidenti më i rëndë ndodhi kur presidenti i Bylisit u fut në fushë, duke sulmuar me shkop gome Garave. Pas goditjes, Çelës i është dhënë ndihma e pare mjekësore në ambientet e dhomave të zhveshjes dhe më pas është nisur me ambulancë drejt spitalit të Fierit për një kujdes më të specializuar. Informacionet e para bëjnë të ditur se nuk ka asnjë rrezik për jetën e tij dhe se ai gjendet në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo, pasi edhe goditjet nuk kanë qenë të rënda. Ndërkohë në fundin e takimit janë goditur gjithashtu edhe futbollistë te skuadrës së Laçit. Ky moment dhune nuk ishte një rast i shkëpu-

tur në këtë ndeshje, pasi tensioni për të ishte paralajmëruar qysh më parë edhe nëpërmjet deklaratave mediatike nga kampi ballshiot. FSHF ishte munduar që të bënte një organizim të mirë, duke kërkuar edhe përforcime me forca policore. Mirëpo këto masa nuk kanë mjaftuar, pasi organizatorët e ndeshjes dhe skuadra mike janë përballur me irritimin e një numri të madh tifozësh të cilët të vendosur mbi karroceri të makinave apo mbi objekte afër stadiumit kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe kanë hedhur sende të forta në fushën e lojës, duke bërë që ndeshja të fillonte me 20 minuta me vonesë. Edhe gjatë zhvillimit të lojës, tensioni ka qenë në shkallen më të lartë, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes në fundin e pjesës së parë. Kështu, të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me nga një pikë. Nga ana tjetër do të pritet edhe një reagim nga FSHF. Federata u shpreh se nuk ka për ta lënë me kaq këtë sjellje dhe pritet që të ketë sanksione për skuadrën mallakastriote.

Mojes: Liverpuli, favorit ndaj nesh David Mojes ka deklaruar se Liverpuli është favorit për ndeshjen e së dielës që zhvillohet në “Old Trafford”. Mançester Junajtid pret Liverpulin në top formë të dielën në “Old Traford” dhe Mojes ka vendosur që titullin e favoritit t’ia japë kundërshtarit. “Pozita e tyre në kampionat sugjeron se ata janë para ndesh. Ata do të vijnë si favoritë.

Unë nuk e di nëse do të prisni që ne të fitojmë. Ju e dini se çfarë jemi ne. Ne jemi duke punuar me progres. Po shikojmë që të bëjmë ndryshime në kohë. Por, unë shpresoj se ne mund të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Jemi në gjendje t’i fitojmë këto ndeshje. Lojtarët e kanë treguar këtë së fundmi”, - u shpreh tekniku i djajve të kuq.

David Mojes


22

E diel 16 mars 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

16

17

20

21 25

26

32

27

33

23

28

29

39 44 48

51

52

56

57

62

63

58

59

40

41

45

54

60 65

36

49

53

64

55

61 66

67

HORIZONTAL 1. Kështu është një takim që bën përshtypje. 12. Ka satelit edhe Ariel. 16. Jetojnë në kontinentin e... vjetër. 18. Mbahet në simpozium. 20. Një mund të jetë shumëkombësh. 21. Inicialet e Armstrong, Satchmo. 22. Një pjesë e zemërimit. 24. Hidhen edhe për peshk... 25. Inicialet e Gide. 26. Përsëriten në hava. 27. Mund të jetë një peshë.

31

35

47

15

30

43 46

14

24

38

42

13

19

34

37

50

22

18

12

68

30. Janë në jetë. 32. Ndërmarrje Ekonomike Italiane. 34. Prishet nga... trazirat. 36. Sapo kanë dalë përpara. 37. Matin lëngje të tilla. 38. I parë është më i miri. 39. Eshtë filmi i Tinto Brass. 42. Fillojnë larjen. 43. Mund të jetë një martesë mes nëj sovrani dhe një jo me gjak blu. 45. Mund të jetë veprimesh. 46 Një takim i një të tetave. 48. Portokalli i Stanley Kubrick. 50. Një as i futbollit brazilian.

52. Janë të ndryshme në raca. 53. Kufizojnë ambiente. 54. Një rome. 56. Nolde piktor. 57. Fillojnë transmetimin. 58. Institute Ekonomike Tiranë. 60. Kufizojnë një raport. 61. Janë të gjymtuar. 62.Një kohë në Londër. 63. Kufizojnë elemente. 64. Me noble është boksi. 66. Ishte profeti i ankimeve. 67. Tregohet pa... frikë. 68. Eshtë edhe ai i Tantalit.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

28. Një Jack aktor. 29. Ndahen nga ortakët. 31. Lihen me orar. 33. Rshtë bota në... ëndërr. 34. Një sport mbi dallgë. 35. Janë tallës. 36. Titulli i Elton John. 37. Përvishen për punë. 38. Janë kapele... dimri. 40. Arti japonez i zbukurimit me letra. 41. E ka lënë të... pafuqishmin. 43. Janë nejrëzit si... kufoma. 44. Në krye të ekstremistëve. 46. Mund të jetë Oscar. 47. Fillojnë rrëmujën. 49. Eshtë cingërimë. 51. Komik pa kufij. 53. Nuk i tregohen babait. 55. Njera pa çifte. 59. Janë të njëjta në trarë. 61. Një djalë i Noes. 65. Mbyllin një sherr.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar R A K E T A K

V A L E

O D

T O

R O B

I

I R O

P

S

S K

I

S H E

B A S K E A N T O N

I N A C

T E R E J A

E

U E

E

S T

R T

R U B

I

I N E T L

I R

I

A

M A K A R A T E A

U

I

I

A G J

L U N A

I

J O S M I R

O T T O

I

D A R G A R D A

P O T T E R

S E M U R I K O N T A C P

I

I

I O N

L T P E

I

I

S

I K T O R E T

U O E

I

-Papas aktore. 12. Perëndesha e agimit. -Mund të fitojnë Grand Slam. -Kërkohet me ndjesë. -Një pjesë e tematikës.

I O N

I K E T

E N Z I M A

A N O N

T

R

D E S T

H

M

P A R T E N O P E A

N O S T A L G J

T U R K U

S A G A

A R N

T A P E K A T E T

10. I thureshin Dionisit. 11. Janë fishekët. -Fillojnë lehtë. 12. Filippo, piktor mitalian. -Inicialet e Truffaut. 13. Dalin duke qarë. -Tregu i përbashkët Europian. 14. Sergej i poezisë ruse. -Paksa kur s’është një as, 15. Me Amoren në skulpturën e Canova-s -Eshtë arterie kryesore. 16. Një version i Volksëagen. -Gomat pa zë. 17. Ritet pa re. -Eshtë çudia. 18. Eshtë gjuha e Putin. -Qyteti i... Serenissima-s. 19. Tamam në kufij. -Në krye të tabelës. -Një ushtark i ulët. 20. Holm aktor. -U vërvitën në Tartar nga Zeusi. 21. Një kapital është ekstrem. -Emri i Magritte. 22. Fitohet nga ciklisti. -Kështu jeton asketi.

VERTIKAL 1. Dos shkrimtar. -Janë për të rrëshkitur. 2. Komisari i Frédéric dard. 3. Janë manovrat me trupa. 4. Në krye të francezëve. -Eshtë fjalë... teknike. 5. Ishin litarët e Tarzanit. -Janë ëmbëlsira me qiri. 6. I trëndafili ai I Umberto Eco-s -Nuk shihet në një të tillë. -Fillojnë tenderin. 7. Trima pa cifte. -Një mund të jetë filmi. -Një pjesë e senattorëve 8. Një mund të jetë diesel. -Mata spiune. 9. Në radhë të parë. -Eshtë këngë.. satirë.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 43 kuti HORIZONTAL 1. Pierre Cardin. -Një zyratre që boton ligjet -Një lidhëz për… tokë. -Janë të gjitha politike. 2. Bëhet për të mirë. -Fillojnë një metodë. -Qyteti belg me autodromin. -Thurman aktore. 3. Seksione Sportive Sarandë. -Kacaturian kompizitor. -Mbiemri i Richelieu-t.

VERTIKAL 1. Bega komik. 2. Bëhet me spinaq. 3. Kush i merr... ikën. 4. Qe perëndesha e agimit. 5. Sëpata pa zë. 6. Ekstreme ekstremi. 7. Një Altin i futbollit tonë. 8. Eshtë gjaku.... me vena. 9. Fillojnë nesër. 10. Mbetet në b isht. 11. Një kafe... në xhezve. 12. Futet... pa kufij. 13. Kërcënojnë... shi. 14. Janë kampionë. 15. King Cole i muzikës. 17. Një koncert kantautori. 18. Eshtë pika... delikate. 19. Mund të jenë prodhimi të tilla. 22. Jonathan ish-mbrojtës juventin. 23. Populli i tellallit. 26. Fillojnë argumentin. 27. Kështu thirrej Aristoteli.

-Gjysmë ndalim. 4. Eshtë enë që… lëpihet -Japin mendime politike. -Inicialet e Presley 5. Sonte s’ka kufij. -Mxirren nga të dhënat. -Fillojën nazet 6. Lumë në Gjermani. -Janë ideologë. -Mbyllja e një akti. 7. Numër i shkurtër. -Një mund të jetë kamikaze.

-Fillon për të zbuluar krimin. 8. Kështu thirrej Jupiteri. -Dragoi pa çifte. -Persekutonin kristianët. 9. Eshtë kafeja e... pabluar. -Luhen nga bandat. 10. Një material si eternit. -Konkurrent e Volvo-s. -Ata francezë ishin maquis. 11. Fund shkurti. -Nëna e... Ciceronit. -Ishin xhuxhët e Oberon.

F Z

S T A T U S E T

A E P

R R

T R O P

I K U

K A L A M A E T E R Q

M I M I

P

S

I

P

M M I

L

M I

T

I

E O A N N

I K O S L S

P A R A G R A F E T

S H M I

P L U M B

E L E K

I O N E R E T

A R

O Z I M I

I

O T

I S

I O E M E D

S A

B A H I

L E S T O N E B A Q I

I

A

U D H F L E T O R E T A U R O M A K

S O N A R E T O M

L K D

J

P A N A T H I N A

I K E A L A M E T I

S N G B S N D

M U R U R O A

S T A L L A A

I

A

K O R A L E T K

I N K O L O N E L E

N T A T A R T A R

I

I R

I

T

I

A T

T A T

I


23

E diel 16 mars 2014

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Një sulm kardiak. 4. Eshtë mbrojtësi “pullë” pas qendërsulmuesit. 10. Thonw se i ndwron mbreti. 14. Këndon Laura non c’è. 15. Studio e skulptorit. 16. Eshtë shtet me pasdaran. 17. Kufijtë e arritjes. 18. Filozofi i “Kopshtit”. 19. Një fletëvolanti klandestin. 21. Ishin gjigantët që u hodhën në Tartar. 23. Eshtë lumë i yni. 25. Janë faqet e enës. 26. Kështu quhet një indigjen amerikan. 28. Artikull për.... francezët. 29. Eshtw derdimen.

30. Lumi ku ra Fetonti. 31. Antonio de Curtis, në... art. 32. Magritte piktor. 33. Një arti nuk është ushtarake. 34. Një perde për... akt. 35. Panik pa ekstreme. 36. Thoshte Hapu Sezam. 37. Një pallat... beu. 38. Kufizojnë traktatet. 39. Ushqehet me... karrem. 40. Një atomik në central bërthamor. 42. Thur ode. 43. Janë greket që nuk vijnë kurrë. 45. Nisin nga kreu. 46. Mbyllet me epilog. 48. Ishin Poseidoni dhe Eoli. 49. Chris këngëtar. 50. Qytet italian. 51. Gianni këngëtar italian.

52. Marple e Agatha Christie. VERTIKAL 1. Pak analogji. 2. Një dokoment me trashëgimtarë. 3. Fillojnë aksionin. 4. Një është edhe vera. 5. Një gotë... rakie. 6. Volum pa kufij. 7. E famshme ajo e Keopsit. 8. Janë tek në presim. 9. Mbyllin një tender. 10. Me Prix në Formula 1. 11. Një pije e jona. 12. Janë ripërtypëse afrikane. 13. Kufij tatimi. 15. Një mungesë vullneti. 16. Qiriako këngëtare. 18. Eshtë korsia e fundit në pistë. 19. Një treshe si Trimurti. 20. Eshtë gjitari. 22. Eshtë vrarë në luftë. 23. Luhet në teatër. 24. Catherine aktore. 25. Ushtrohet një me cd false. 26. Një është edhe saudite. 27. Eshtë e përzënë. 30. Eshtë skuadër. 31. Sotiraq Bratko te Zonja nga qyteti. 33. Eshtë vegël. 34. Poet i famshëm pers. 36. Një mund të jetë cirku. 37. Eshtë gjë. 39. Një top në rrjetë në Old Trafford. 40. Një i ditës në mbledhje. 41. Fjord spanjol. 42. Pompon pa çifte. 43. Me të bëjnë një ketër. 44. Një pjesë e lendinave. 47. Në mes të dhomës. 48. Fillojnë poshtë. 49. Ringrihen nga kreu.

Horoskopi 16 mars 2014 Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te përfitoni nga ambienti i ngrohte qe do mbizotëroje për te folur hapur me partnerin. Ne këtë mënyrë do i kuptoni edhe me tepër ndjenjat e tij. Beqareve do iu rrahe zemra shume fort menjëherë pasi te takojnë dike rastësisht. Ne planin financiar do ketë tronditje. Mos kryeni asnjë shpenzim te tepruar sepse do keni probleme serioze.

Demi Sot do shkruhet një nga faqet me te bukura ne librin tuaj te dashurisë. Çdo gjë do jete si një përrallë fale përkujdesjes se madhe te partnerit. Beqaret nuk do jene te hapur dhe do refuzojnë disa persona qe me te vërtet vlejnë shume. Do pendohen, por do jete tepër vone. Me financat bëni shume kujdes ne mënyrë qe te mos keni vështirësi.

Binjaket Jeta ne çift do jete shume monotone gjate kësaj dite. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si e kishit menduar dhe ne shumicën e kohës do jeni te mërzitur. Beqaret gjithashtu do jene pa fat dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Me financat nuk duhet te luani shume sepse do humbni shuma te konsiderueshme. Kryeni vetëm shpenzimet me te domosdoshme.

Gaforrja Nuk do mungojnë për asnjë moment puthjet dhe përkëdheljet gjate kësaj dite ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Ne disa momente pasioni mund te arrije kulmin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha fjalëve qe do iu thonë te tjerët sepse mund te lëndohen me vone. Sektori i financave do jene delikat dhe i paqëndrueshëm. Do iu duhet shume durim për t’ia dale.

Luani Nëse lidhja juaj është tashme e konsoliduar, nuk pritet te keni as problemin me te vogël sot, ne te kundërt nëse situata ka qene problematike, gjerat nuk do shkojnë si duhet. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim, pa e kuptuat fare se dikush ka kohe qe ua ka vene syrin dhe sot do i propozoje. Gjendja financiare do jete me e mire se disa kohe me pare.

Virgjeresha Ka shume mundësi qe partneri t’iu beje disa propozime shume interesante gjate kësaj dite te cilat nuk duhet t’i humbni për asnjë lloj arsyeje. Edhe beqaret do kenë goxha ndryshime ne jetën sentimentale. Here pas here do iu duket vetja sikur janë vërtet ne ëndërr. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por mund te vijnë edhe përmirësime.

Peshorja Ka shume mundësi qe partneri t’iu beje disa propozime shume interesante gjate kësaj dite te cilat nuk duhet t’i humbni për asnjë lloj arsyeje. Edhe beqaret do kenë goxha ndryshime ne jetën sentimentale. Here pas here do iu duket vetja sikur janë vërtet ne ëndërr. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por mund te vijnë edhe përmirësime.

Akrepi Shume planetë do ndikojnë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Situata do filloje te përmirësohet fale mirëkuptimit dhe maturisë qe do tregoni ne çdo moment. Beqaret nuk do jene ende gati për te hedhur hapa ne jetën sentimental dhe do mbeten serish siç ishin. Ne planin financiar shmangni çdo shpenzim te ekzagjeruar qe te mos keni vështirësi.

Shigjetari Jo për gjithë çiftet dita e sotme do jete e qete. Ata qe kane pasur vështirësi, do e kenë ende te pamundur te rivendosin qetësinë. Beqaret do kenë mundësi për takime, por nuk duhet te nxitohen te hedhin asnjë hap. Mund te bëni gabime te pafalshme për te cilat do pendoheni. Përfitoni nga situata e mire financiare për te shlyer te gjitha borxhet qe keni.

Bricjapi

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje S E N D A K S M S

L I M I T E T L A N E T E T

M I

Z E R

P L O T E S T E A T E R A D L E R K I L T S T A I A S

I A N

P O H I M H E R E T

D A M A R

M E S E L E T E

H E T I M E T K O R A L E T

K A N A L E T H A T E R E T

M I T E T M O S E R

T R E N E T I D I O T

P

B B A R

M O T H I L E

M E T E R V A L E R

K E N E T A T I T O N

M O N O T O N M O N E T A R

N R A T E

I L I G

Yolanda, nudo në tren

A

jo është duke u ngjitur majave më të larta të suksesit dhe tashmë është njëra nga modelet më të famshme të revistës ‘Sports Illustrated’, ndonëse është vetëm 19 vjeç. Kjo modele në moshë kaq të re po ngjit shumë shpejt shkallët e karrierës dhe këtë e tregon edhe seti fotografik që ajo ka realizuar për

revistën ‘V’, ku ka pozuar krejtësisht nudo në një tren. Buroshja sy kaltorshe është vajza e ish modelës dhe yllit, Yolanda Hadid, e cila tashmë jeton në qytetin e Nju Jorkut. Gigi ka pranuar se sa e gëzuar është për të dashurin e saj, i cili do të shfaqet në sezonin e 18-të të ‘Dancing with the stars’.

Roberts, më shumë kohë pranë familjes

Dite e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni mire pranë atij qe dashuroni dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqaret duhet te bëjnë ende shume durim nëse duan te gjejnë princin e kaltër. Sektori i financave do jete delikat. Po u kujdeset për shpenzimet edhe mund t’ia dilni, ne te kundërt do keni probleme.

Ujori Do ndiheni me se miri sot ne krahët e partnerit tuaj. Kjo do iu nxite te merrni edhe disa vendime te mëdha për te cilat keni kohe qe ngurroni. Beqaret duhet te bëjnë disa ndryshime ne pamjen e jashtme nëse duan te jene sa me te paraqitshëm dhe te tërheqin vëmendjen. Urani do ndikoje negativisht tek te ardhurat. Situata disave mund t’iu përkeqësohet tej mase.

Peshqit Lidhja juaj do vazhdoje te mbetet e njëjtë gjate kësaj dite. Nuk do keni as probleme me te mëdha, por gjendje situata gjithashtu nuk do jete aq e qete sa ju do dëshironit. Beqaret do e lënë veten me te lire dhe do udhëhiqen nga emocionet. Priten surpriza. Financat fatmirësisht do jene ne një gjendje me te mire se me pare. Do mund t’ia bëni me tepër qejfin vetes me ndonjë shpenzim me shume.

E

dhe pse rrallëherë shihet në publik, Julia Roberts është kapur nga një fotoreporter duke u shëtitur me tre fëmijët e saj. Aktorja hollivudiane gjithnjë e ka deklaruar se familja zë një vend të veçantë në jetën e saj. Kësaj here gjatë një dite të zakonshme, ajo së bashku me nënën e saj 76-vjeçare dhe fëmijët

kanë dalë për një shëtitje në park. 46-vjeçarja para disa dite është tronditur nga vdekja e parakohshme e motrës. Pas vdekjes së saj, Julia u trondit nga një tjetër lajm i keq – nëna e saj u diagnostikua me kancer. Ndoshta të gjitha këto shqetësime kanë shtyrë aktoren të qëndrojë më gjatë pranë familjes.


cmyk


Standard 16 mars 2014