Page 1

Politika E-City Tirana: Qyteti im-Zëri im Qershor-Korrik 2012

Nr. 3, Viti 1 i Botimit, Botim i CRCA/DCI SHQIPËRI, Mbështetur nga: OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER dhe SIDA


LETËR E HAPUR KOMISIONI I REFORMËS ZGJEDHORE DISKRIMINON POLITIKISHT GRATË DHE VAJZAT NË SHQIPËRI!

Lexoni në brendësi: -

Letër e Hapur

Fq. 2

-

18 Korrik: Mbledhja e Këshillit Bashkiak Fq. 4

-

Fakte mbi Bashkinë

-

Qytetarët flasin: “Përse më shumë gra në politikë” Fq. 9

-

Deklaratë Publike

-

Aktivizëm veror - shkollat verore Fq. 17

I / E Nderuar Deputet/e, Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, po ndjek me shqetësim punimet dhe rezultat e Komisionit të Reformës Zgjedhore, lidhur me kuotën gjinore në Kodin e ri zgjedhor. Ne kemi përshëndetur të gjitha arritjet që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka patur në muajt e fundit, por nuk mund të rrimë pa përmendur me keqardhje zhgënjimin tonë teksa shohim se po i njëjti Komision po diskriminon haptazi politikisht gratë dhe vajzat në Shqipëri. Në ditët e ardhshme përpara jush do të paraqitet projekt-Kodi Zgjedhor, i cili nuk arriti të bëj pjesë integrale të tij dhe të garantojë, të drejtën e grave dhe vajzave për të qenë kandidate të barabarta në zgjedhje, njësoj si edhe burrat. Për më tepër Kodi ka tendenca që t’i diskriminojë në mënyrë të hapur gratë dhe vajzat, për shkak se nuk iu garanton atyre të drejtën për të qenë kandidate të barabarta në zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Sipas të dhënave që ne kemi siguruar, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore deri tani ka vendosur që të bëj vetëm dy ndryshime në projekt-Kodin Zgjedhor, të cilat në parim, në vend që të forcojnë zbatimin e kuotës gjinore, të përcaktuar në Kodin aktual, minojnë edhe ato pak arritje që gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë gëzuar pas zgjedhjeve të vitit 2009. Sa për dijeni, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Botë në lidhje me përfaqësimin e grave në drejtimin e Bashkive/Komunave, ku thuajse 98% e të gjithë drejtuesve janë burra dhe vetëm 2% janë gra. Në të njëjtën kohë, në Kuvendin aktual vetëm 16% e deputetëve janë gra, ndërkohë që 84% janë burra, gjë që e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për pjesmarrjen e grave në politikën lokale dhe kombëtare. Pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme, Komisioni i Reformës Zgjedhore jo vetëm që nuk i ka marr në konsideratë këto kërkesa të prezantuara përpara tij në një seancë dëgjimore në muajin Shkurt 2012, por në mënyrë të vazhdueshmë ka refuzuar të na presë në një seancë tjetër dialogu dhe për më tepër nuk i është përgjigjur letrave dhe interesit tonë për tu informuar lidhur me hapat që ai ndërmerr për ndryshimet në Kod për kuotën gjinore.

Fq. 8

Fq. 15

CRCA/ DCI SHQIPËRI Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çollaku, Vila 13/1, Tiranë, Shqipëri Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tiranë / Shqipëri Tel: + 355 4 2242264 E-mail: blemetaj@yahoo.it; enibogdani88@gmail.com

Financuar nga:

2


SOT, NDRYSHIMI I KËSAJ GJENDJEJE TË RËNDË TË PËRFAQËSIMIT TË GRAVE DHE VAJZAVE NË POLITIKË DHE NË VENDIM-MARRJE VARET NGA QËNDRIMI QË JU DO TË MBANI NDAJ KUOTËS! Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka vendosur që në Kodin që do të vij pranë jush për diskutim dhe miratim, të ndryshojë nenin 67 të Kodit aktual, ku lidhëza "dhe/ose" bëhet “dhe”. Ky ndryshim i vogël ndonëse duket se garanton që 30 % e listës shumë-emërore të kandidatëve të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar, në të vërtetë krijon premisa që gratë në listën me 140 kandidatë të lihen përsëri në fund të saj. Nga ana tjetër Komisioni ka eleminuar një ndër garancitë më elementare të garantimit të zbatimit të kuotës gjinore, pasi i ka hequr KQZ-së të drejtën për t’i refuzuar partive politike listën shumëemërore, nëse ato nuk respektojnë kuotën gjinore. Ky veprim është treguesi më i qartë i tendencës së Komisionit, për t’i lënë dorë të lirë partive politike për të abuzuar me kuotën gjinore dhe në këtë mënyrë për të diskriminuar në mënyrë të hapur gjininë më pak të përfaqësuar në politikë. Sipas bindjes sonë, Komisioni i Reformës Zgjedhore po iu kufizon dhe mohon grave anembanë Shqipërisë, të drejtën e përfaqësimit real në zgjedhjet e ardhshme, në kundërshtim të hapur me frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Konventës së OKB-së për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Gruas, Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe rekomandimeve të OSBEODIHR-it, ku kërkohet forcimi i zbatimit të kuotës gjinore dhe jo e kundërta, siç po ndodh në të vërtetë. Kërkesat tona dhë të mbi 8000 qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët kanë nënshkruar peticione dhe opinione në mbështetje të forcimit të kuotës gjinore në Kodin e ri, janë mëse të pranueshme dhe të realizueshme. Ne kërkojmë që në Kodin e ardhshëm zgjedhor të përcaktohet se “1 në çdo 3 emra përgjatë të gjithë listave shumë-emërore të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar” dhe “Listat e partive politike që nuk e plotësojnë këtë kusht të refuzohen nga KQZ-ja deri në zbatimin e kuotës gjinore”. Kjo është e vetmja mënyrë dhe mekanizmi i duhur sesi partitë politike në Shqipëri të garantojnë përfaqësim të denjë të burrave dhe grave në politikë. Për sa më sipër, ne i bëjmë thirrje të gjithë forcës së arsyes tuaj që të kuptoni se çështja e përfaqësimit me të paktën 30% të grave në Kuvend dhe në qeverisjen vendore, nuk është thjesht një çështje e arritjes së barazizë gjinore, por ajo është një tregues sesa të zhvilluar dhe demokratike duam ta bëjmë ne vendin dhe shoqërinë. Nëse sot Gratë vriten dhe masakrohen nga burrat e tyre, është për shkak sepse ju si deputetë nuk iu keni dhënë atyre mundësi që të dëgjohen, të marrin pjesë dhe të vendosin për fatin e tyre! Ne kërkojmë mbështetjen tuaj për të përfshirë në Kodin e ri Zgjedhor propozimet tona, që janë

- konkrete, Sigurimin e transparencës ndaj të qarta, të arritshme dhe të zbatueshme. qytetarëve dhe taksapaguesve të Në çdo Të rast gjithë së bashku duhet të krijojmë mundësitë për gratë që të jenë pjesë e politikës, sepse barazia gjinore, përfaqësimi dhe pjesmarrja e tyre në politikë është çështje thelbësore e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Me respekt, administrative.

Në emër të Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë Altin Hazizaj Drejtor i Përgjithshëm CRCA/DCI Shqipëri

3


18 korrik 2012: Mbledhja e Këshillit Bashkiak Relacion: Mbledhja e Këshillit Bashkiak 18 korrik 2012, ora 19.00-21.00 Një pjesëtar i stafit të CRCA-s mori pjesë si vëzhgues në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të muajit Korrik. Nga stafi i CRCA-s përsëri u kërkua që mbledhjen ta ndiqte edhe të paktën një antarë i grupit rinor “Lidershipi i të rinjve të Tiranës”. Kërkesa u refuzua për mungesë vendesh në sallën ku zhvillohet mbledhja e Këshillit.

Në fillim të seancës u miratua rendi i ditës, ku pikat si më poshtë u miratuan me konsensus që të mos diskutoheshin. Jashtë rendit të ditës u ftuan në sallë përfaqësues të shoqërisë civile, konkretisht z.Artan Lame për të diskutuar dhe adresuar çështjen e pemëve të prera pranë Parkut të Trianës. Vendimet e parashikuara në rendin e ditës, por që u vendos të mos diskutoheshin ishin si më poshtë: 1.p/Vendim: “ Për miratimin e treguesve të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2011”. Arsyeja pse nuk u përfshi në rendin e ditës: Nuk ishte mbledhur Komisioni i Ekonomisë dhe Çështjeve Sociale.

Kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ishte konform ligjit. Mbledhja e Këshillit Bashkiak këtë radhë u përcoll me argumenta të ashpra dhe fjalor jo etik. Shqetësimet në sallën e Këshillit u përcollën dhe në mediat lokale dhe kombëtare. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Lulzim Basha, ndryshe nga herët e tjera në të cilat ishte prezent gjatë gjithë mbledhjes, ndoqi vetëm një pjesë të saj pasi erdhi me vonesë. Këshilli Bashkiak votoi 3 p/vendimet nga 5 të parashikuara në rendin e ditës.

2. Shqyrtimi i propozimit (p/Vendim) të këshilltarit Agim Kraja me objekt “Për devijimin e qarkullimit të automjeteve që përshkojnë aksin rrugor nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Sheshi Skënderbej, gjatë faljes së veçantë të Namazit të Xhumasë, e cila kryhet çdo ditë të premte pranë xhamisë së Et’hem Beu”. Arsyeja pse nuk u përfshi në rendin e ditës: Nuk hyn në kompetencat e Këshillit. Katër pikat për të cilat u diskutua dhe u votua ishin : 1.p/Vendim: “ Për pagesën e kuotës së anëtarësisë së Bashkisë së Tiranës në Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë dhe anëtarësimit për vitin 2012”. 2.p/Vendim: “Për miratimin e anëtarësimit dhe financimit të kuotës së anëtarit të 4


asocuar të Bashkisë së Tiranës në Eurocities, rrjeti i qyteteve më të mëdha europiane”. 3.p/Vendim: “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.39, datë 30.07.2004 “Për dhënie stimuli nxënësve me rezultate të shkëlqyera të qytetit të Tiranës (i ndryshuar)”. 4.Shqytimi i kërkesës së PS për ngritjen e një komisioni të përkohshëm. U miratua: p/Vendimi “Për pagesën e kuotës së anëtarësisë së Bashkisë së Tiranës në Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë për vitin 2012”; dhe p/Vendimi “Për miratimin e anëtarësimit dhe financimit të kuotës së anëtarit të asocuar të Bashkisë së Tiranës në Eurocities, rrjeti i qyteteve më të mëdha europiane” me konsensus dhe në mënyrë demokratike. Edhe pse Komisioni i Ekonomisë dhe Çështjeve Sociale nuk u mblodh dhe nuk kishte shumë informacion mbi buxhetin e Bashkisë, është e kuptueshme që kuota e anëtarsisë së Bashkisë Tiranë në Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë dhe në Eurocities do duhet të përfshihet në projekt buxhetin 2012. p/Vendim: “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.39, datë 30.07.2004 “Për dhënie stimuli nxënësve me rezultate të shkëlqyera të qytetit të Tiranës (i ndryshuar)”, si një ndryshim juridik nga 8vjeçare në 9- vjeçare, dhe nga 4 vite gjimnaz në 3 vite gjimnaz. Edhe pse Komisioni i Arsimit nuk ishte mbledhur sepse nuk kishte kohë, ky vendim u kalua si një ndryshim i thjeshtë juridik. Ndërkohë u dha një rekomandim që të bëhej një studim për të parë impaktin që ka dhënë ky stimulim monetar tek të rinjtë e qytetit. Kjo

ndërhyrje dhe pse u mirëprit, nuk u bë e qartë nëse u shënua dhe do u përcillej administratës së Bashkisë. Nuk u miratua:

Shqyrtimi i kërkesës së PS për ngritjen e një komisioni të përkohshëm. Komisioni i Përkohshëm do monitoronte mbledhjen e taksave nga Policia Bashkiake pasi kishte pasur shqetësime nga ana e qytetarëve, se taksat po rriteshin dhe po mblidheshin në mënyrë arbitrare. Ky vendim u kthye në një debat politik, ku kryesisht pozita pretendonte se ishte tendencioz dhe opozita se nuk po u përgjigjej qytetarëve. Vendimi nuk u votua, por u vendos nga Kryetari i Këshillit se nuk do të miratohet pasi ekziston Komisioni i Kontrollit Financiar për ta kryer këtë detyrë. Kryetari i Këshillit e kaloi këtë vendim duke thënë se shqetësimi është i drejtë por jo i adresuar në mënyrë të drejtë. Ndërkohë u paraqitën argumenta se sipas nenit 27 të Rregullores së Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Tiranë, ku thuhet se Komisionet e Përkohshme janë për qëllime studimore, propozimi në fjalë nuk është i pranueshëm. Ndërkohë argumentat pro ngritjes së komisionit, që Këshilltarët dhanë, nuk u dëgjuan sepse nuk iu dha fjala. Diskutimi jashtë rendit të ditës : Ndryshe nga rregullorja e Këshillit, iu dha fjala Z. Artan Lame për të adresuar prerjen e pemëve dhe ndërtimin pa leje në hapsirën e gjelbër në parkun e Tiranës. Kërkesat e z. Lame adresonin : transparencën e Bashkisë, monitorimin e lejeve të dhëna dhe mbrojtjen e interesit të banorëve, në këtë rast hapsirat e gjelbra. 5


Replika nga Kryetari i Bashkisë z. Basha ishte: transparenca është për ata që e kërkojnë ; pemët janë zëvendësuar në numër më të madh nga sa janë prerë ; Bashkia gjithmonë do të mbrojë interesat më të larta të qytetarëve. Më pas debati vazhdoi me akuza dhe thirrje. Në këtë pikë Kryetari i Këshillit nuk mundi t’ë moderonte më. Debati ishte shumë i vështirë për tu ndjekur, sepse Këshilltarët dhe Kryetari i Bashkisë flisnin pa mikrofon, nuk respektonin fjalën dhe kohën në dispozicion dhe kalonin nga tema në temë, kryesisht duke pasur në qendër luftën politike të dy partive të mëdha. Këshilli përfundoi seancën me ndërhyrjen e një këshilltari duke vënë në dukje që ky është një debat pa rezultat dhe që nuk e përfshin Këshillin, por kryesisht z. Lame dhe z. Basha. Kryetari Këshillit me këtë ndërhyrje mori fjalën dhe mbylli seancën e Këshillit.

Komente : Seanca e mbledhjes së Këshillit Bashkiak përfshiu një debat të shumë rrahur në media për lejen e ndërtimit të aksit rrugor pranë Parkut të Tiranës dhe për prerjen e pemëve duke zvogëluar hapsirat e gjelbra në kryeqytet.

Vendimet u morën pa mbledhjen e Komisioneve, dhe ky shqetësim nuk u adresua nga Këshilltarët, thjesht u përmend. Këshilli diskutoi çështjet duke pasur parasysh kahet dhe luftën politike dhe këtë e reflektoi konkretisht duke mos sqaruar për publikun pikën 5 në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje, adresuar nga këshilltarë të opozitës. Moderimi i seancës nga Kryetari i Këshillit nuk u respektua nga të gjithë këshilltarët dhe Kryetari i Bashkisë, dhe në disa raste Kryetari nuk respektoi dhënien e fjalës. Këtë seancë e dominoi Z. Dalipi, Z. Poni dhe Z. Basha. Ndërkohë që këshilltaret gra u dëgjuan shumë më pak, dhe disave prej tyre nuk ju dha fjala edhe kur e kërkuan për më shumë së një herë. Kërkesa për ngritjen e një Komisioni të Përkohshëm për monitorimin e mbledhjes së taksave nuk u miratua në një proçes demokratik dhe nuk u dha mundësia që të dëgjoheshin të gjitha mendimet e këshilltarëve. Megjithatë Kryetari i Këshillit përgëzoi këshilltarët për nismën dhe kërkoi që këshilli të ishte më aktiv në jetën e qytetit, por duke iu përmbajtur rregullave. Këshilltarët bënë thirrje për respektimin e mbledhjeve të këshillit, që duhet bërë të paktën një herë në muaj. Por, asgjë nuk u tha për axhendën e mbledhjeve të cilat nuk mund të shihen nga publiku i 6


gjerë dhe nuk janë të reflektuara në faqen elektronike të bashkisë. Mbledhja e Këshillit u bë e hapur edhe për persona që nuk kishin marrë më parë autorizim dhe iu dha mundësia të dëgjoheshin në këshill dhe pse jashtë rregullave. Ky përjashtim u bë për shkak të debatit për çështjen në fjalë dhe për t’i dhënë mundësi shqetësimeve të qytetarëve të ishin prezent.

7


“Fakte mbi Bashkinë e Tiranës dhe Këshillin Bashkiak ” Këshilli Bashkiak u mblodh në 18 Korrik, ndërkohë që mbledhja e fundit u zhvillua në Maj 2012, dhe vendosi mbi këto çështje: 1- p/Vendim: “ Për miratimin e treguesve të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2011”. 2- p/Vendim: “ Për pagesën e kuotës së anëtarësisë së Bashkisë së Tiranës në Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë për vitin 2012”. 3- p/Vendim: “Për miratimin e anëtarësimit dhe financimit të kuotës së anëtarit të asocuar të Bashkisë së Tiranës në Eurocities, rrjeti i qyteteve më të mëdha europiane”. 4- p/Vendim: “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.39, datë 30.07.2004 “Për dhënie stimuli nxënësve me rezultate të shkëlqyera të qytetit të Tiranës (i ndryshuar)”. 5- Shqytimi i kërkesës së PS për ngritjen e një komisioni të përkohshëm. 6- Shqyrtimi i propozimit (p/Vendim) të këshilltarit Agim Kraja me objekt “Për devijimin e qarkullimit të automjeteve që përshkojnë aksin rrugor nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Sheshi Skënderbe, gjatë faljes së veçantë të Namazit të Xhumasë, e cila kryhet çdo ditë të premte pranë xhamisë së Et’hem Beu-t”. Vlen për tu theksuar që në faqen zyrtare të bashkisë nuk është pasqyruar mbledhja e Këshillit Bashkiak. Në pjesën dedikuar Axhendës së mbledhjes nuk është postuar data e mbledhjes. Gjatë muajit Korrik në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës (tirana.gov.al) janë publikuar 18 lajme. Në faqen zyrtare të Facebook të Kryebashkiakut të Tiranës janë publikuar 27 lajme. Në faqen zyrtare Facebook të Bashkisë së Tiranës janë publikuar 7 lajme.

Në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë janë publikuar gjithsej 18 lajme. Lajmet kryesisht pasqyrojnë punën e kryebashkiakut. Ndër lajmet më të rëndësishme këtë muaj mund të veçojmë lajmin për kartat e studentit (hapen 6 pika për aplikimin online për Kartën Bashkiake të Studentit-12 korrik 2012) dhe premtimin e kryebashkiakut për 1500 vende pune për të sapodiplomuarit (Basha: Brenda 12 muajve, 1500 vende të reja pune për të sapodiplomuarit-20 korrik 2012). Ndërsa për qytetin kemi lajmin për pjesmarrjen e kryebashkiakut në Forumin “Zhvillimi i qëndrueshëm i qyteteve, Pekin 2012” si dhe dialogun për bashkëpunim me kolegë nga qytete në vende të ndryshme të botës (Pekini, interes dhe mbështetje për projektin e tramit në Tiranë-1 korrik 2012). Gjithashtu vlen të përmendet angazhimi i bashkisë për rregullimin e lejeve të ndërtimit për subjekte private në Tiranë, i pasqyruar me dy lajme të ndryshme ‘Bashkia: Qytetarët e Tiranës nuk do të mbeten peng i papërgjegjshmërisë së disa subjekteve ndërtuese’ - 6 korrik 2012; Tabaku: ‘76 subjekte pasive në procesin e legalizimit futen në listën e zezë të Bashkisë’ 17 korrik 2012). Këtë muaj Tiranës i është shtuar një tjetër qytetar nderi, z. Franko Fratini, për kontributin e çmuar në lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, në zonën Shengen. Faqja e Kryetarit të Bashkisë Tiranë në facebook ka 27 lajme, duke pasqyruar përveç lajmeve të faqes zyrtare të bashkisë, dhe foto të takimeve të kryebashkiakut, rreth 126 foto. Lajmet shtesë janë takimet e së premtes me qytetarët. Në Faqen zyrtare Facebook të Bashkisë së Tiranës janë publikuar 7 lajme. Këto lajme janë të njëjta me faqet e mësipërme. 8


PËRMBLEDHJE E TAKIMIT TË SHOQËRISË CIVILE PËR PREZANTIMIN E LIBRIT TË OPINIONEVE DHE PETICIONEVE “PËRSE MË SHUMË GRA NË POLITIKË?”

Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile mbi Reformën Zgjedhore në kuadër të avokatisë për forcimin dhe zbatimin e kuotës gjinore dhe pjesmarrjes së grave në politikë, organizuan takimin e shoqërisë civile për Prezantimin e Librit të Opinioneve dhe Peticioneve “Përse më shumë gra në politikë?, më datë 10 Korrik 2012, ora 11:30-13.00, në Hotel Tirana International.

Takimi u hap nga z. Altin Hazizaj (Koalicioni per Gratë dhe të Rinjtë në Politikë), i cili prezantoi qëllimet e takimit: a) prezantimin e librit te opinioneve dhe peticioneve dhe b) prezantimin e nismave, veprimeve dhe kërkesave të shoqërisë civile për forcimin e kuotës në kuadër të reformës zgjedhore. Z. Hazizaj tha se jemi në një moment të veçantë për të sjellë ndryshimin që


kërkojmë për pjesmarrjen e grave në politikë. Komisioni i Reformës Zgjedhore akoma s’ka marr në shqyrtim kërkesat e Koalicionit për forcimin e kuotës, prandaj duhet të gjejmë mënyrat sesi të bëjmë presion bashkarisht që kërkesat e grave të bëhen realitet.

Znj. Edlira Çepani (Rrjeti i Grave ‘Barazi në Vendimmarrje’), në fjalën e saj u përqëndrua në prezantimin e Librit të opinioneve “Përse më shumë gra në politikë” dhe procesit të mbledhjes së opinioneve dhe mendimeve të qytetarëve në 12 qarqe anembanë vendit. Znj. Çepani u shpreh se përmes këtij libri për herë të parë është shprehur dhe është marr në konsideratë zëri i qytetarëve për pjesmarrjen e grave në politikë dhe se të gjitha partitë politike dhe Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të dëgjojnë zërin e këtyre qytetarëve dhe të 100 organizatave të shoqërisë civile të cilat po u ofrojnë mekanizmin më të mirë për kuotën gjinore. Znj. Mirela Arqimandriti (Rrjeti për Fuqizimin e Gruas shqiptare), u ndal në veprimet lobuese e advokuese që koalicioni ad-hoc i shoqërisë civile ka ndërmarrë që nga muaji janar për forcimin e kuotës gjinore, siç janë prezantimi i kërkesave dhe rekomandimeve të koalicionit përpara Komisionit të Reformës 10


Zgjedhore në një seancë dëgjimore në muajin shkurt, kërkesa të cilat nuk janë marr parasysh; takimet me gratë deputete dhe të partive politike të cilat janë pro kuotës gjinore por sipas tyre janë burrat brenda partive të cilët e kundërshtojnë atë. Znj. Arqimandriti tha se nuk kemi mundur të takojmë krerët e partive, edhe pse nëpër media dëgjojmë që ata shprehen në favor të kuotës akoma nuk kemi parë asnjë reagim apo ndikim të tyre tek Komisioni i Reformës Zgjedhore për këtë çështje. Ajo tha se nëse me përfundimin e reformës zgjedhore nuk do të ketë asnjë ndryshim në favor të kuotës, atëherë Koalicioni do të vazhdoj ta ndjek këtë çështje në Gjykatën e Strasburgut, Bruksel, në komitetin e Cedaw dhe të gjitha komisionet e tjera konventat e të cilave Shqipëria ka ratifikuar. Z. Altin Hazizaj, bën një prezantim të Peticionit “Të ndryshoj Kodi zgjedhor. 1 në çdo 3 emra në lista të jetë grua”, të procesit të mbledhjes së firmave nga qytetarët në të gjithë Shqipërinë dhe të kërkesave kryesore të tij dhe të Koalicionit që janë: 1 në çdo 3 emra në çdo listë dhe përgjatë gjithë listës së kandidatëve të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar; listat që nuk zbatojnë kuotën të refuzohen nga KQZ; të ndalohet votimi familjar. Z. Hazizaj tha se deri tani kemi vetëm sanksionin me gjobë dhe mënyra sesi trajtohet deri tani kuota gjinore në Kod, nëse qëndron kështu, do të sjell regres të përfaqësimit të gruas në politikë në zgjedhjet e ardhshme. Z. Patrik Svensson (Ambasada Suedeze), pasi falenderon 3 koalicionet dhe gjithë organizatat mbështetëse thotë se kjo iniciativë për forcimin e kuotës gjinore është ndër më të fuqishmet dhe shpreson që Komisioni i Reformës Zgjedhore të marr në konsideratë kërkesat. Më pas në fjalën e tij z. Svensson, duke u ndalur tek marrja në konsideratë e opinionit të qytetarëve nga politikë-bërësit, thotë se shoqëria civile duhet dëgjuar dhe mbështetur, pasi është ajo e cila bën që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe luan rol vital që si zë i bashkuar qytetarët të kërkojnë të drejtat e tyre. Ai theksoi, se në emër të qeverisë që përfaqëson, i kërkon Komisionit të Reformës Zgjedhore që të marr në konsideratë kërkesat e shoqërisë civile që përcjell zërin e qytetarëve për më shumë gra në politikë si edhe eksperiencën dhe ekspertizën e saj në avancimin e të drejtave të grave. Në mbyllje të fjalës, ai inkurajon koalicionin që të vazhdoj të punoj në këtë mënyrë.

11


Znj. Semia Guermas de Tapia (UN Women Albania), në fjalën e saj tha se ky event është shumë i rëndësishëm pasi mbështet reformën e kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Ajo thekson se agjensia që përfaqëson ka ndjekur me vëmendje gjithë procesin dhe tani jemi në një moment kyç. Ndryshimi i kodit zgjedhor është shumë i rëndësishëm pasi do të konkretizonte Parimin e pjesmarrjes së grave i cili bazohet tek CEDAW dhe një ndër misionet e UN Women është të mbështesë shtetet palë që kanë ratifikuar konventën për zbatimin e saj. Ajo theksoi se edhe për vitet e ardhshme vendimmarrja dhe gratë në politikë do të jenë prioritete të agjensisë që përfaqëson. Znj. de Tapia tha se shoqëria civile duhet mbështetur pasi ajo luan një rol të rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e demokracisë por edhe për zhvillimin e grave. Këto koalicione përfaqësojnë zërin e qytetarëve anembanë Shqipërisë dhe ky është një proces i gjatë që kërkon mbështetjen e të gjithëve duke pohuar se UN Women dhe gjithë agjensitë e UN do mbështesin gjithmonë lëvizjen për barazi gjinore.

Znj. Irma Baraku (Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi), theksoi se institucioni që ajo përfaqëson mbështet kërkesat e Koalicionit dhe se do ti konkretizojë ato në një rekomandim që do i dërgojë Komisionit të Reformës Zgjedhore për ti marr ato parasysh dhe për të bërë ndryshimet e kërkuara në Kodin zgjedhor. Ajo tha se në kuadër të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi mund të kërkojmë pjesmarrjen dhe përfaqësimin e barabartë të grave në vendimmarrje.

Znj. Albana Shtylla (Avokati i Popullit), në fjalën e saj tha se institucioni i avokatit të popullit mbështet dhe promovon gratë sepse me vlerat dhe aftësitë e tyre duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në të gjitha nivelet. Ajo theksoi se Ligji për Barazinë gjinore përcakton pjesmarrjen e gruas në vendimmarrje por ky përcaktim duhet të garantohet edhe në Kod. Si politikë-bërja dhe fuqizimi ekonomik i gruas të ketë një përcaktim ligjor. Kur përcaktimet ligjore nuk zbatohen të ketë sanksione që i garantojnë ato. Ajo u shpreh se institucioni që përfaqëson mbështet kërkesat e koalicionit. 12


Znj. Alenka Verbole (Prezenca e OSBE në Shqipëri), tha se pjesmarrja e shoqërisë civile është e rëndësishme në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe se duke reaguar së bashku ne mund të sjellim ndryshim. Numri i grave në politikë është i ulët krahasuar me vendin që ato zënë në shoqëri dhe shumë prej tyre janë përjashtuar nga procesi. Znj. Verbole theksoi se barazia gjinore është çështje e respektimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë dhe se mundësitë e grave në vend për të marr pjesë në politikë nuk janë reale, prandaj kërkohet të bëhet më shumë në drejtim të monitorimit të kuotës dhe të vendosjes së grave të njohura e aktive në politikë përgjatë gjithë listës. Ajo tha se në emër të institucionit që përfaqëson rekomandon Komisionin e Reformës Zgjedhore të mbështesë që 1 në çdo 3 emra përgjatë të gjithë listës të jetë grua, pra që të paktën 30% e listës të jenë gra dhe 30% e listës të jenë burra, sepse kjo do sillte një shpërndarje të drejtë, dhe të ketë sanksione me gjobë dhe refuzim liste për ata që nuk e zbatojnë kuotën. Së fundi ajo tha se të krijosh mundësi për gratë që të jenë pjesë e politikës është çështje thelbësore e demokracisë.

Më pas përfaqësuesit e Koalicionit prezantojnë hapat që do të ndjekin në vijim: dorëzimin e librit të opinioneve në Komisionin e Reformës Zgjedhore si një mjet presioni; dorëzimin e librit tek partitë parlamentare dhe përpjekjet për të takuar liderat e 3 partive kryesore në vend për 13


tu dhënë më tepër argumenta; dorëzimin e librit pranë KMD dhe Avokatit të Popullit për të kërkuar mbështetjen e tyre; gjithashtu brenda pak ditësh varianti përfundimtar i librit do shpërndahet masivisht tek gjithë partnerët dhe mbështetësit. Më pas takimi u hap për diskutime e pyetje-përgjigje. Pyetjes se nëse Koalicioni ka menduar një plan të dytë nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre nga KRZ, përfaqësuesit e koalicionit iu përgjigjën se nëse kodi miratohet siç është atëherë do e çojnë çështjen tek komiteti i CEDAW, në gjykatën e Strasburgut tek BE në Bruksel, etj. Gjithashtu po shifet nga ekspertët nëse mosmiratimi i kuotës gjinore përbën diskriminim. Pyetjes se nëse do bëhen përpjekje për të takuar liderat e partive politike, përfaqësuesit e koalicionit i’u përgjigjën se ju janë drejtuar me letra por deri tani s’ju kanë dhënë mundësi për tu takuar dhe kjo tregon mungesën e dëshirës nga ana e krerëve të partive politike për të garantuar kuotën gjinore. Në mbyllje të takimit z. Hazizaj falenderon gjithë organizatat që punuan për mbledhjen e opinioneve dhe firmave, gjithë qytetarët që mbështetën peticionin dhe dhanë opinionin e tyre, të gjitha institucionet, organizatat, partnerët dhe mbështetësit dhe fton të pranishmit që të japin ide e sugjerime për hapat që duhet të ndërmarrë koalicioni në vijim.

14


DEKLARATË PUBLIKE KODI I RI ZGJEDHOR DISKRIMINON HAPUR GRATË DHE VAJZAT NË SHQIPËRI!

Sot në seancën e tij Plenare, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë votuan nëpërmjet një konsensusi të gjerë miratimin e Kodit Zgjedhor, i cili ndër të tjera ishte edhe një nga parakushtet për marrjen e statusit kandidat të vendit në Bashkimin Europian. Aq i shpejtë ishte reagimi i strukturave Europiane, SHBA-ve dhe OSBE-së, për këtë arritje të Shqipërisë, sa në lumin e urimeve dhe përgëzimeve u harrua që Kodi Zgjedhor ende nuk përmbush një ndër parimet bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, atë të barazizë së shtetasve. Frika se klasa politike në Shqipëri nuk do të arrinte të përmbushte asnjë nga 12 rekomandimet e BE-së, i detyron miqtë tanë ndërkombëtarë që të përshëndesin edhe hapin më vogël që Shqipëria hedh drejt avancimit të BE-së, pavarësisht sesa është arritur kjo gjë. Kriza politike pozitë-opozitë sot ka kthyer në viktima të tij grupet që janë më pak të përfaqësuar në proçeset politike në vend dhe që ironikisht përfshirja e tyre në politikë dhe në vendimmarrje do t’i jepte fund krizave politike të gjata dhe të lodhshme për qytetarin e thjeshtë. Në mendimin tonë, Kodi i ri Zgjedhor po diskriminon hapur gratë dhe vajzat anembanë Shqipërisë. Ky diskriminim qëndron tek fakti se Kodi dhe Kuvendi i Shqipërisë, si organ ligjvënës, nuk dhanë asnjë garanci ligjore se gratë do të kenë trajtim dhe mundësi të barabarta

15


nga ana e partive politike, ashtu si edhe burrat, për të qenë kandidate në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. Mos-vendosja e garancive ligjore në Kodin Zgjedhor, krijon premisa që partitë të bëjnë dallim, të përjashtojnë ose kufizojnë kandidimin e barabartë të grave përkundrejt burrave apo edhe më tej të preferojnë kandidimin e burrave në një masë më të madhe se gratë. Ky lloj qëndrimi do të ishte diskriminues dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, Konventën e OKB-së për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri. Ne, me po kaq indinjatë, pamë sot se si kërkesat e shoqërisë civile dhe të mbi 8000 qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, që kanë nënshkruar peticione dhe opinione ku kërkojnë forcimin e kuotës gjinore, nuk u morrën në konsideratë dhe kjo u duk në ato pak minuta që zgjati seanca e miratimit të Kodit në Kuvend. Megjithatë Kuvendi i Shqipërisë dhe deputetët e tij, janë ende në kohë për të arritur një përfaqësim të drejtë, të barabartë dhe të merituar, të burrave dhe grave në politikë. Pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri, çdo qytetar dhe deputet ka të drejtë të kërkoj përmirësime në përmbajtjen e ligjit. Koalicioni Ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile që punojnë për avancimin e gruas në politikë dhe në vendim-marrje, në bashkëpunim me partnerët dhe miqtë tanë brenda dhe jashtë vendit, do të mbështesin dhe përkrahin çdo nismë ligjore dhe politike, që forcon garancitë e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në Kuvend dhe në pushtetin vendor. Ne kërkojmë që në Kodin e ardhshëm zgjedhor të përcaktohet qartë se “të paktën 1 në çdo 3 emra përgjatë të gjithë listave shumë-emërore të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar” dhe “Listat e partive politike që nuk e plotësojnë këtë kusht të refuzohen nga KQZ-ja deri në zbatimin e kuotës gjinore”. Kjo është e vetmja mënyrë dhe mekanizmi i duhur sesi partitë politike në Shqipëri të garantojnë përfaqësim të denjë të burrave dhe grave në politikë. Shteti i ka sot një borxh shumë të madh grave anembanë Shqipërisë, sepse i ka trajtuar ato si të pabarabarta përkundrejt burrave. Ky paragjykim i ngritur në nivelin më të lartë, në atë të ligjvënies, tregon se fryma e diskriminimit ndaj grave, është ende prezente tek mentaliteti i Kuvendit dhe i deputetëve të saj. Të gjithë së bashku duhet të krijojmë mundësitë që gratë të jenë pjesë e politikës, sepse barazia gjinore, përfaqësimi dhe pjesëmarrja e tyre në politikë janë çështje thelbësore e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut.

16


SHKOLLA VERORE “TË RINJTË DHE PJESMARRJA NË VENDIMMARRJEN LOKALE” RIVIERA E JUGUT: 9-12 SHTATOR 2012 Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në ShqipëriCRCA, organizon pёr herё tё parё shkollёn verore “Të Rinjtë dhe Pjesmarrja në Vendim-marrjen lokale” si njё program edukues i të rinjve mbi pjesmarrjen në vendimmarrjen lokale dhe njëkohësisht argёtues dhe socializues për të rinjtë.

Një nga mënyrat për të kaluar pushimet verore është pjesëmarrja në shkolla të ndryshme verore që organizohen në Shqipëri apo dhe jashtë saj. Më poshtë do ndajmë me ju disa nga eksperiencat në shkolla verore të të rinjve të grupit të Lidershipit.

Synimi ynё ёshtё tё japim njohuri përmes informacionit të nevojshëm tek vajzat dhe djemtё e rinj, pjesë e forumeve rinore politike dhe shoqërisë civile, për ti forcuar ata me aftësi ndikuese dhe monitoruese të politikave rinore duke mbuluar tema tё tilla si lobimi dhe advokimi me të zgjedhurit vendorë, aktivizmi social dhe politik, teknika të të folurit në publik, etj, duke e kombinuar kёtё me njё program sportiv, argёtues dhe social nё bregdetin e rivierës shqiptare.

17


Besart Mataj & Ili Gërdupi Aktiviteti: Shkëmbim Rinor - kamp veror i

organizatave partnere të OPIC në Shqipëri (10 -14 Korrik 2012) Dorina Hoxha - Elita Politike

Elita Politike është një shkollë me përmasat e një trajnimi evropian modern. Konceptimi i strukturave, metodologjisë, praktikës, orientimi drejt ballafaqimit me sfida për çdo javë dhe puna në grup, janë një pikë mjaft e fortë dhe mendoj frytdhënëse e kësaj shkolle. Në shkollën e Elitës, ndjehem pjesë e rëndësishme e këtij koncepti. Organizatorët e kanë mirë menduar dhe gjithçka mësohet aty është në funksion të këtij titulli. Kjo shkollë është një tregues shumë i mirë i ndryshimit të botëkuptimit mbi rregullat dhe formimin e një politikani/politikane të ardhshme, një njeriu të përgatitur seriozisht për të qenë pjesë e ‘Elitës Intelektuale’ dhe i mbrumur me dëshirën për të perfeksionuar karrierën e tij/saj dhe për t’i dhënë vendit dhe politikës një mundësi më të mirë, një të ardhme plot sfida dhe dëshirë për të punuar. Eksperiencat e përftuara janë pjesë e një realiteti, janë praktika reale të prekshme dhe sprovuese, ku secili nga ne ka mundësi të pastra për të treguar sa vlen dhe sa punon, fundja dhe sa dëshirë e mundësi ka për të punuar dhe treguar vlerat që mbart. Sfidat në terren janë metoda jashtëzakonisht përfituese nga kjo shkollë, një gjetje perfekte dhe mjaft praktike. Takimi dhe vënia në pozita reale janë një element mjaft i fortë i kësaj shkolle për të treguar sa praktik jemi dhe çfarë mbartim dhe tregojmë. Ky është një ballafaqim i drejtpërdrejtë me punën që duhet të bëjmë për të arritur qëllimet. Ndryshimi për një Shqipëri më të mirë është përgjigja më e mirë që mund t’i jepet politikës dhe politikanëve aktualë gjatë këtij 100 vjetori të pavarësisë. Shkolla politike është një sfidë e madhe që i bëhet politikës dhe politikanëve. Ajo tregon se si duhet të bëhemi një brez më i mirë, më i përgatitur, më perëndimor dhe më paqësor, por mbi të gjitha më intelektualë. Të kuptojmë politikën si filozofi, si marrëdhënie njerëzore dhe sfidë më vete. Ta prekim realitetin dhe të mësojmë të bëhemi Elitë. Ndaj kjo shkollë është jo vetëm një eksperiencë unike, por edhe themeli i një ndryshimi mbi konceptet e vjetra të politikës dhe politikanëve te saj. Është ndryshimi për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri e denjë për të qënë Elitë. denjë për të qenë Elitë.

Organizator: Rinia në Sipërmarrjen e Lirë, Kukës Ky aktivitet u bazua në përvojën e fituar nga viti i kaluar ku për tu përmendur është shkëmbimi rinor i mbështetur direkt nga zyra koordinuese në verën e vitit 2011, e cila bashkoi 45 aktivistë të rinj të tre organizatave partnere të OPIC në Shqipëri. Bazuar tek kjo eksperiencë pozitive, RSL parashikoi dhe organizoi një tjetër shkëmbim rinor i cili mblodhi së bashku 33 të rinj nga organizata të ndryshme partnere të OPIC në Shqipëri. Shkëmbimi mes të rinjve synon të zhvillojë kompetencat në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në nivel lokal dhe stimulojmë bashkëpunimin dhe kontributin e aktorëve të ndryshëm të OPIC në fushën e angazhimit të të rinjve në Shqipëri. Qëllimi i programit ishte rritja e bashkëpunimin midis aktivistëve të organizatave partnere të OPIC në Shqipëri dhe shkëmbimi i eksperiencave të fituara nga zbatimi i projekteve në zonat ku ata operojnë.

18

Politika E-City Qershor-Korrik 2012 Nr.3  

Nr. 3, Viti 1 i Botimit, Botim i CRCA/DCI SHQIPËRI, Mbështetur nga: OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER dhe QEVERIA SUEDEZE

Advertisement