Issuu on Google+

Nr.2 (ekskluziv) Shkurt, 2012

Bashke per Lushnjen Reviste Informative,del ne รงdo 3 muaj. Botim i Bashkise se Lushnjes.

Ne kete numer do te lexoni: Buxheti i vitit 2012. U festua 92-vjetori i Kongresit te Lushnjes Intervista e numrit. Puna eshte kryefjala jone Mbeshtetje per njerezit ne nevoje

Te moshuarit e qytetit tim Karbunare: nje deshmi e rralle historike Kunder dhunes ne familje Sherbimet qe ofron bashkia Lushnja sportive


2

92 VJET KONGRESI I LUSHNJES QYTETI KREMTON MBLEDHJEN E KOMBIT Ishin edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha; Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli; ministri i TKRS-se, Aldo Bumci, deputete e te tjere. Sivjet, 92-vjetori i Kongresit Kombetar te Lushnjes u prit dhe u kremtua si rralle here. Me seriozitet te plote u mendua e u be gjithcka dhe festimet treguan vleresimin e vertete qe kemi ne lushnjaret sot per ate Mbledhje te Kombit te janarit 1920, vleresim qe gjithmone ka munguar nga pushteti qendror. Veprimtarite e shumta, te cilat nisen qe me daten 16 janar, si dhe vizitat, flamujt, banderolat dhe interesimi qytetar, krijuan atmosferen perkujtimore dhe festive. Ajo kulmoi me veprimtarite e dites se shtune, me 21 janar. E shtuna e zgjoi te gjithe qytetin me shpejt dhe njerezit dolen ne shesh e ne bulevard me heret. Orkestra e Bandes Frymore nisi ekzekutimin e himnit dhe te marsheve qe ne oren 9.00, pershkoi tere sheshin qendror dhe u vendos perpara Shtepise Muze te Kongresit. Miqte dhe te ftuarit e shumte pasardhes te familjeve nga dolen burrat e shquar, organizatore dhe delegate te asaj Mbledhjeje Kombetare, u priten ne shesh dhe ne mjediset e Bashkise prej drejtuesve te saj. Ne keto mjedise, zoti FATOS TUSHE, Kryetar i Bashkise sone, priti edhe autoritetet nga Tirana : Kryeministrin e vendit, zotin

Sali Berisha; Kryetaren e Kuvendit te Shqiperise, zonjen Jozefina Topalli; ministrin e TKRS-se, Aldo Bumci, si dhe deputete e te tjere. Te gjithe ishin te ftuar te Bashkise se Lushnjes per te kremtuar 92-vjetorin e atij Kongresi Kombetar qe shpetoi vendin dhe vuri themelet e Shtetit modern Shqiptar. Ne oren 10 nisen vizitat ne Shtepine e Madhe, ku me 21 janar 1920 nisi punimet Kongresi, ne Shtepine ku Aqif Pashe Elbasani dhe sheh Ibrahim Karbunara, Eshref Frasheri dhe Llazar Bozo, Sali Butka dhe Llazar Goxhomani moren vendimet e medha per te ardhmen e nje shteti te vogel e vetem 7 vjec. E sistemuar, perhere e hapur dhe mikepritese, ndertesa si dhe tere dokumentet e shumte e origjinale, u flasin

vizitoreve per te vertetat e atyre diteve dhe shpirtin patriotik e mikeprites te myzeqareve. Pastaj u vizitua Ekspozita e posacme, e hapur ne hollin e Q K �V. Zela�. Nje ekspozite e vecante, e bukur dhe mbreselenese. Vendime te Kongresit, punime ne pikture kushtuar kesaj ngjarjeje te madhe, fotografi, tekste e dokumente, qe u ekspozuan per here te pare. Mbi te gjitha, Flamuri yne Kombetar, origjinal, i asaj dite, si 92 vjet me pare. Mbledhja solemne dhe koncerti festiv muziko-letrar u zhvilluan ne sallen e shfaqjeve te Qendres Kulturore, ku pervec qindra qytetareve, ishin edhe drejtuesit e larte te shtetit. Takimin perkujtimor e celi zoti Fatos Tushe, i cili si u uroi te gjitheve mire se


3

PERKUJTIM - FESTIM - VEPRIMTARI Qindra djem e vajza u perfshine ne takime sportive : futboll, volejboll e kros. ardhjen, duke i falenderuar qe po kremtojme se bashku nje ngjarje te madhe te historise kombetare. Ky eshte nje vleresim per Lushnjen dhe banoret e saj, per Kongresin dhe vlerat e tij, qe meritojne nje vemendje te posacme te qeverise indiferente deri tani. Ne takim foli edhe zoti Sali Berisha, qe vleresoi Kongresin Kombetar te Lushnjes, organizatoret dhe delegatet, si dhe vendimet e medha te marra ne ate Mbledhje Kombetare. Kumtesen e rastit e mbajti historiani i njohur i qytetit tone, zoti Ylli Myftiu. Si asnjehere me pare, montazhi muziko-letrar ishte nje shfaqje e perbashket e Ansamblit tone “Lushnja”, TOB-it, Ansamblit Shteteror te Kengeve e Valleve dhe aktoreve te Teatrit Kombetar. Rreth 150 artiste kenduan, hodhen valle e recituan ne nje koncert qe do te mbahet mend per nga permasat dhe performanca. Sipas tradites, Bashkia shtroi nje dreke per te gjithe artistet, si dhe nje

koktejl per miqte dhe te ftuarit… Me nje kujdes te vecante te Bashkise, veprimtarite per nder te 92-vjetorit te Kongresit Kombetar te Lushnjes nisen qe te henen, me 16 janar. Nxenesit e shkollave te mesme te arsimit publik dhe atij jopublik, djem e vajza, paten kampionatet e futbollit dhe volejbollit per te fituar kupen “Kongresi i Lushnjes”. Ne te dy veprimtarite moren pjese plot 14 ekipe. Ndeshjet finale u zhvilluan me daten 20 janar dhe ne te dy rastet fitues dolen ekipet perfaqesuese te gjimnazit “18 Tetori”, qe merituan kupat

dhe dhurata te tjera. Te enjten u zhvillua Krosi Dimeror i nxenesve te shkollave 9vjecare. Per fituesit, Bashkia dhuroi 6 kostume sportive per djem dhe vajza. Nderkohe, gjate gjithe javes pati vizita ne Shtepine Muze te Kongresit, u zhvilluan biseda me karakter historik etj., te cilat vijuan deri me 31 janar, dita kur ka mbyllur punimet ai kongres historik. Keshtu u festua sivjet 92-vjetori i Kongresit Kombetar te Lushnjes, si veprimtari e pare e madhe ne kuadrin e vitit te 100 te Shtetit Shqiptar.

ANDREA LIKO

Ekipet e “18 Tetorit” dhe” Dituria”qe dolen ne finale per kupen “Kongresi i Lushnjes”


4

Nje vit me mentalitet te ri‌ Interviste e zonjes TEUTA KORRESHI, nenkryetare e Bashkise

buxhetin e vitit 2012, jane disa aplikime tona qe presim te behen realitet.

Edhe qyteti yne ka probleme sociale. Cila eshte politika e bashkise per ta ?

Ju i qendroni fort filozofise se bashkeqeverisjes. Si dhe sa po realizohet kjo? Bashkeqeverisja eshte tashme nje realitet ne Bashkine tone. Ajo eshte nje marreveshje e pashkruar, por qe ne e kemi te konkretizuar e te prekshme, pasi jane ngitur disa Borde te qytetareve e te fushave te ndryshme. Duke e paraqitur buxhetin e vitit 2012 ne kohe e publikisht, u dhame tere komuniteteve dhe qeverisjes vendore fuqine dhe informacionin qe u nevojitet per te zgjidhur se bashku problemet me te cilat ballafaqohet sot qyteti yne. Kjo bashkeqeverisje po verifikohet ne transparencen ndaj qytetareve per te patur akses ne informimin

publik, si po e menaxhojme ne qeverisjen vendore.

Lushnja eshte nje qytet dinamik qe kontribuon, por edhe kerkon e pret projekte, madje madhore. A duhet teshpresojme? Lushnja eshte nje qytet i begate. Ekonomia e qytetit tone ze nje vend te rendesishem ne nivel kombetar, fale punes se individeve, te biznesit e te tregtise se produkteve bujqesore. Ndaj ne kemi te drejte te kerkojme dhe te shpresojme per projekte te rendesishme, sepse ne 10- vitet e ardhshme qyteti yne do te jete nyja me krysore ne autostraden Tirane –Durres-Vlore. Sic listohen edhe ne

Problemet sociale vijne nga disa faktore.Bashkia ka hartuar programe te vecanta per zgjidhjen e tyre. Shtesa e invaliditetit dhe perkrahja ekonomike jane funksion i deleguar tek ne dhe mbulohet nga Sherbimit social shteteror. Ne po shohim rast pas rasti kerkesat e familjeve ne nevoje. Po permend vetem vendimet e fundit te Keshillit Bashkiak, shperblimet qe dhame kohe me pare per nxenesit e ekselences etj. Papunesia eshte nje nga ceshtjet me te pazgjidhura per qytetin tone. Kur miratuam ne Keshill strukturen e re te Bashkise, ne ishim te ndjeshem edhe ne zbutjen sadopak te papunsise.Ne kemi aplikuar prane qeverise per projekte punesimi qe zbusin kete fenomen por nuk e zgjidhin plotesisht.


5

PUNA ESHTE KRYEFJALA JONE Bisede me nenkryetarin e Bashkise, zotin Gentian Nushi. Populli thote qe dita e mire duket qe ne mengjes. Kjo vlen edhe per stafin e Bashkise. Puna jone ka filluar me 1 korrik, me nisjen e mandatit dhe besoj se ka nisur mbare. Ndersa vleresimi u takon qytetareve. Vitin 2012, duke patur kryefjale punen, ne e kemi filluar qe ne oren 00 te dates 1 janar. I gjithe stafi i Bashkise ishte ne detyre, per tu dhene qytetareve nje imazh tjeter festiv, pas puneve dhe kremtimeve te tetorit e nentorit. Besoj se ky eshte edhe mendimi I qytetareve. Le ti kthehemi punes. Qytet i paster, po si? Administrata dhe inspektoret e rajoneve japin cdo dite problematiken ne lagjen qe mbulojne. Parregullsite e verejtura i kalojne drejtorise se sherbimeve. Pasi listohen problemet, i jepen firmes se pastrimit e cila ben koorrigjimin pasi ky sherbim eshte me sipermarrje private. Ne jemi te hapur per cdo sugjerim apo verejtje te cdo qytetari dhe ofrojme angazhimin tone maksimal qe ky sherbim te behet ne cilesine e duhur. Po keshtu edhe gjelberimi i qytetit. Ne 2012 do te shtojme siperfaqet e gjelberuara, qofte para pallateve, ashtu edhe me mbjellje pemesh neper rruget e qytetit.

Qytetari lushnjar kerkon me shume argetim. Dhe me te drejte, sidomos te rinjte. Besoj qe e kemi filluar mbare qe me festimet e 21 janarit per Kongresin e Lushnjes. Vijuam me 14 shkurtin,po pergatitemi per 7-8 marsin e keshtu me radhe ... Cdo feste apo aktivitet i organizuar do te kete vecori. Ne tani, per here te pare, kemi Akademine sportive per futbollin dhe le te shpresojme qe tia marrim frytet qe ne 2012. Ndersa per ekipin e pare te futbollit duhet patjeter qe 2012 –a te jete viti i superliges. Dhe mbeshtetja e Bashkise dhe, se fundi, edhe e bisnesit lushnjar, jane maksimale. Struktura e vitit 2012 eshte ndertuar ne menyre te tille qe te jete cdo detyre e shperndare ne personin pergjegjes. Cdo inspektor ka detyren e vet dhe pergjigjet me detaje. Cdo muaj behet vleresimi i punes se ngarkuar dhe cdo 3 mua

j vleresohet performanca e secili. Per cdo dite pune specialistet raportojne tek drejtori , ky tek nen/kryetaret dhe keta tek kryetari i Bashkise dhe anasjelltas. Kjo e ben administraten dinamike dhe efektive. Lushnja eshte organizuar ne 5 rajone. Ne nxisim qytetaret dhe theksojme qe ne rajon eshte vendi ku shprehet shqetesimi dhe aty gjendet edhe zgjidhja. Por qe te kerkosh nje sherbim, duhet edhe ti si qytetar te kontribuosh ne komunitet. Duke filluar qe nga angazhimi per te zgjidhur problemet e rrugices suaj deri tek pagesa e taksave dh e tarifes komunitare qe jane thelbesore per mbarevajtjen e puneve te perditshme. Ne kerkojme nje kulture korrektesi ne pagesen e taksave lokale dhe ofrojme punen tone per nje qytet me te paster, me te gjelberuar dhe me te kulturuar. Disa nga punet e nisura jane ne rruge te mbare.


6

LUSHNJEN E DREJTOJME BASHKE ME QYTETARET -Kryetari i Bashkise, zoti FATOS TUSHE, e paraqiti projekt-buxhetin ne sallen e Q K “V. Zela”, ne prani te qindra te te interesuarve. – Eshte muaji i dyte qe Bashkia ka nisur punen per realizimin e projekteve te parashikuara ne buxhetin e vitit 2012. Per hartimin e tij u aktivizuan disa grupe me eksperte e specialiste te te gjitha fushave, te cilet terhoqen edhe mendimin e bordeve qytetare, te manaxhuesve te biznesit, te forumeve rinore dhe grupeve te tjera te interesit. Si nje projektbuxhet, ai iu paraqit qytetareve ne sallen e Qendres Kulturore. Eshte hera e pare qe nje Kryetar Bashkie ne Lushnje komunikon keshtu me votuesit : perballje per transparence dhe bashkeqeverisje. Eshte nje koncept e praktike moderne ne permbushje te premtimit: “Lushnjen do ta drejtojme bashke me qytetaret”. Me daten 19 dhjetor, projektet u bene publike per te interesuarit e shumte nga zoti Tushe, qe i shoqeroi shpjegimet edhe me pamje filmike te detajuara per cdo program, projekt apo ze te vecante. Ai nenvizoi idete e reja qe synon

zbatimi i buxhetit me pjesemarrje. Keshtu rritet me shume transparenca ne administrimin e fondeve publike, ka nje vendimmarrje me te perbashket, burimet financiare, njerezore dhe ato materiale orientohen sipas disa perparesive etj. Nderkohe, krijohet edhe nje kulture e re qytetare komunitare. Kur u paraqit projekt-buxheti i vitit 2012, stafi i ri i Bashkise kishte nje pervoje 5-mujore ne manaxhimin e qytetit. Brenda kesaj kohe u investua per riparimin e 11 shkollave, kater kopshteve, nje cerdhe dhe sidomos ne godinat e Universitetit Bujqesor,

ku Fakulteti i Veterinarise u be nga e para. Gjithashtu, u ngrit Qendra e Pritjes dhe Sherbimeve ndaj qytetarit, nje mjedis komod per moshen e trete, u vendos sherbimi urban, u permiresua ndricimi problemor i qytetit, u zgjerua e sistemua rruga “M. Mame” etj., etj. U be shume me teper se ne 6-mujorin e pare, nderkohe qe u perdoren vetem 67.634.000 leke, kur ne periudhen janar-qershor u shpenzuan 141.446.00 leke. Tregues me te larte u arriten ne mbledhjen e taksave dhe te te ardhurave te tjera, nga Tregu me Shumice i Fruta- Perimeve, sporti, qendra kulturore etj. Dhe ne zbatim tani po veprohet me radhe pune por pa qendruar asnje dite. Kemi me shume ndricim, pasterti dhe veprimtari kulturore e artistike. U riparua palestra e shkolles “Foto Puka”, po krijohen mjedise e Akademise se Futbollit,po perballohen edhe vershtiresite e motit.


7

PROGRAME CILESORE ZHVILLIMI VENDIM Nr. 84, date 26.12.2011 MBI MIRATIMIN E BUXHETIT TE BASHKISE SE LUSHNJES PER VITIN 2012

.

Keshilli Bashkiak i Lushnjes, ne mbledhjen e dates 26.12.2011, pasi mori ne shqyrtim materialin e paraqitur nga grupi i punes per hartimin e projekt-buxhetit te Bashkise se Lushnjes per vitin 2012.

VENDOSI: 1.Te miratoje detajimin e Buxhetit te Bashkise se Lushnjes per vitin 2012 sipas Lidhjes “Buxheti i Bashkise se Lushnjes per vitin 2012�

Kryetari i Keshillit Bashkiak ASLLAN HAXHIU

Buxheti i miratuar i vitit 2012 do te perdoret teresisht dhe vetem per realizimin e planeve e pogrameve te zhvillimit te qytetit, te cilet jane sektorial si dhe prioritar, si dhe te mbeshtetur ne kosto reale. Sipas sektoreve dhe perparesive, jane percaktuar keto programe : I I I I I I I I

Sherbimeve Publike. Infrastruktures Rrugore. Transportit Publik. Arsimit Parauniversitar dhe Edukimit. Kujdesit Social. Kultures. Sportit. Administrates vendore.

Programi i pare perfshin sherbimin per pastrimin dhe heqjen e mbeturinave, shtimin e hapesirave te gjelberta dhe mirembajtjen e atyre ekzistuese,

si dhe mirembajtjen e Varrezave publike. Buxheti i Bashkise per kryerjen e ketyre sherbimeve jetike per komunitetin do te jete sa 13% e totalit te shpenzimeve. Vetem sherbimi i pastrimit ka nje kosto prej 45 milion leke dhe synon nje qytet krejtesisht te paster. Shtesa prej 10 milion leke motivohet me rritjen e numrin e popullsise dhe te bizneseve, zgjerimin e siperfaqeve per tu pastruar dhe kerkesa per cilesi me te mire. Nga zgjerimi dhe permiresimi i ketij sherbimi, siperfaqja me rruge te pastra do rritet me 100 000 meter katrore. Po keshtu, cdo dite do te perpunohen edhe 40 kontiniere me shume. Shtimi dhe mirembajtja e siperfaqeve te gjelbra eshte prioritet i punes sone, ku kultura e sotme dhe tradita e hershme qytetare harmonizohen


18 8

Projekte per Lushnjen qe duam natyrshem. Permbushja e ketij objektivi kerkon nga Sipermarrja private e gjelberimit :

- Mirembajtjen e 3.570 metrave katrore siperfaqje te gjelbra dhe te mbi 2000 drureve ne parqe, lulishte, rruge etj. GJithashtu, ajo ka per detyre te mbjelle edhe 70 drure te rinj si dhe afer 2000

shkurre te reja, te mbjelle 4500 fidana pemesh dhe 20.000 fidana lulesh. Programi i Infrastruktures Rrugore do te perfitoje rreth 32 % te buxhetit te vitit 2012, tregues i qarte i synimit tone per Lushnjen qe duam.

PROJEKTET E HARTURA PER VITIN 2012 1. Ndërtimi i Kanalizimeve të Ujrave të Zeza ne Savër, tek “18 Tetori” dhe ne rrugen Postbllok – Perroi i qytetit. 2. Sistemimi i bllokbanimeve ne lagjet “Kadri Qystri”, “Clirimi” ( zona 1 dhe 2 ), “S. Libohova” ( zona 1 dhe 2 ) 3. Sistemimi i bllokbanimit ne lagjen “Kongresi” (Posta e Re). 4. Sistemimi i bllokbanimit ne lagjen “L. Dhamo” (Posta e vjetër). 5.Zgjerimi i rruges dhe vendosja e trafikndarëses ne rrugën “Pavarësia”. 6. Vendosja e trafikndarësve tek “Shëtitorja Kongresi”. 7. Ndërtimi i Rrugës “Shaban Turku”.

8.Sistemimi i rrugës “Misto Mame” (Posta e Vjetër-Gjimnaz). 9.Ndërtimi i Rrugës së “Bashtrishtes” në lagjen Karbunarë. 10.Rikonstruksion trotuari (AmbulancëKryqëzimi i Stadiumit). 11.Rikonstruksion trotuari (Ambulancë-Ura e Stanit). 12.Rikonstruksion trotuari (Ura e PërroitQëndra e Qytetit). 13. Rikonstruksion i trotuarit te rruges “Shëtitorja e Palmave”. 14. Ndërtim ure ne Karbunarë. 15.Ndërtimi i rrugës “Vedut Dokollari”. 16.Ndërtimi i rrugës “Vasil Bello”. 17.Ndërtimi i KUB + trotuare ne rrugen “Veli Haxhiu”.


9

Qyteti pret ndryshime cilesore Si investime prioritare, jane caktuar : §KUZ ne Savër, me vlerë 5 411 850 lekë. §Rikonstruksion i rrugës “Misto Mame”, me vlerë 3 466 080 lekë . §Rikonstruksion i trotuarit të Shëtitores se Palmave, me vlerë 12 931 056 lekë . §KUZ ne lagjen “18 Tetori”, me vlere 4 930 000 lekë. §Sistemim i bllokut te banimit në lagjen “S. Libohova” (zona 1) me vlerë 13 653 686 lekë. §Zgjerim i rrugës “Pavarësia”, me një vlerë prej 8 491 800 lekë §Sistemim i bllokut të banimit në lagjien “S. Libohova” (zona 2) me vlerë 4 884 128 lekë. §Blloku i banimit në lagjien “K. Qystri”, me vlerë 6 869 000 lekë.

Grantet e kerkuara ne Qeveri janë: §Universiteti i Lushnjës, një vlerë 260.000.000 lekë. §R i k o n s t r u k s i o n i r r u g ë s Plastmas-Karbunarë, një vlerë 78.131.242 lekë. §Rikostruksion i Rrugës : Rotondo e Plukut - Hyrje e Lushnjës, një vlerë 53.050.092 lekë. §Ndërtimi rrugës “Sabri Kosturi”, me vlerë 60.736.446 lekë. §Rikonstruksioni i Kinoteatrit “Vaçe Zela”,me vlerë 20.078.989 lekë. §Rikonstruksion i Shkollës “Jani Nushi”,me vlerë 14.637.287 lekë .

§Rikonstruksion i Zyrave të Gjëndjes Civile, me vlerë 29.840.610 lekë §R e h a b i l i t i m i i P ë r r o i t t ë qytetit:(Shëtitorja PalmaveVarrezat Publike) me vlerë 43.758.498 lekë §Projekti i Varrezave te Reja Publike me vlerë 91.011.480 lekë. §Ndërtim i urës mbi kanal vaditës në lagjien “18 Tetori”, me vlerë 1.107.406 lekë . §Fusha Sportive ne Savër, me vlerë 19.852.016 lekë. §Qëndra e Rehabilitimit për njerëzit me aftësi të kufizuar, me vlerë 9.209.857 lekë. §Rikonstruksion i shkolles 9vjecare ne Saver, me vlere 9.007302 leke §Rehabilitimi i stacionit te pompave dhe KUZ ne Saver, me vlere 33.000180 leke.

Natyrisht qe eshte aplikuar per projekte edhe prane OJF-ve dhe tek Fondacione te ndryshme.

Foto:S.Dreçka


10

Hapesira te gjelberta, sheshe te sistemuara Ne lagjen “Kadri Qystri” :

Ne lagjen “Kongresi”

Ne projektin e hartuar nga Bashkia, behet rehabilitimi teresor i zones ne nje siperfaqe prej 5100 meter katrore.Ne projekt perfshihen : ndertimi i rrjetit rrugor brenda bllokut, ndertimi i trotuareve, ndertimi i nje lulishteje ne 460 meter katrore, ndricimi i rrugeve dhe shesheve, gjetja e nje vendparkimi per automjetet

Eshte parashikuar sistemimi dhe asfalimi i sheshit prapa Postes se Re. Jane mbi 2300 meter katrore., ku kerkohet nderhyrje teresore : ndertimi i rrjetit rrugor, i trotuareve, krijimi i zonave te gjelberta etj., megjithese hapesirat jane te kufizuara.

Ne lagjen “Clirimi”: Projekti merr persiper te realizoje sistemimin dhe shtrimin e rrugeve me asfaltobeton; do te ndertohen trotuare, dy zona te gjelberuara me siperfaqe 600 meter katrore, ndricim dhe parkim te automjeteve.

Eshte nje bllok banimi me siperfaqe prej 2.3 ha. Ketu sistemi rrugor do te zgjidhet duke e ndertuar te ri. Gati 1000 meter katrore do jete vendparkimi i automjeteve. Gjelberimi do te kap 4900 meter katrore, i gershetuar me

Tek “Tregu i Saraçeve”

rrugica te ndermjetme dhe vende per ulje e pushim. Ne anen veriore te bllokut eshte projektuar nje fushe lojrash per femije, e plote e funksionale. Ne lagjen “Loni Dhamo” Ky bllok sot eshte ne nje gjendje aspak te mire. Projekti yne merr persiper se pari, sistemimin e gjithe siperfaqes se lire te bllokut, mbi 3500 meter katrore. Pamje tjeter do ti jape zones krijimi i nje siperfaqe te gjelber prej nje dynym, ne sheshin prane ish-atelies, ku parashikohen edhe nje kend ndenjjeje per te moshuarit dhe per te luajtur femijet. Krejt me ndryshe do te jete blloku me ndertimin e rrugeve, shesheve.

Ne rrugen“Qemal Stafa” Do te arrihet rehabilitimi teresor i zones me nje siperfaqe prej 1400 meter katrore, ashtu sic parashikohet ne zonen pas Farmacise.

Keshtu do te jete neser blloku i L.Çlirimi


11

Rruge te drejta, nete te ndriçuara

Keshtu do te jete bulevardi i ri

Ne rrugen “Kongresi i Lushnjes” Projekti parashikon vendosjen e trafikndareses. Jemi ne bulevardin kryesor te qytetit, me emer ne te gjithe vendin. Eshte aksi me i rendesishem, me sherbime te shumta ne te dy anet. Gjeresia e rruges eshte 18 m. Kjo lejon qe ajo te kete nje rresht parkimesh, dy sense levizjeje, me kalim te dy mjeteve njeheresh

Rruga” Pavaresia” Eshte 270 me gjate, shume e perdorur, sepse lidh qendren e qytetit me vendqendrimin e autobuseve dhe me Stacionin e Trenit. Gjeresia aktuale e

rruges eshte 12 m dhe ne te dy anet ka trotuare me gjeresi mbi 5 m. Per shkak te funksioneve te rruges dhe trafikut te larte te makinave ne te, del i nevojshem zgjerimi i rruges, qe eshte edhe I mundshem. Projekti i hartuar realizon zgjerimin me 2 meter te rruges, duke ngushtuar secilin trotuar me 1 m. Ne mes, rruga do te ndahet me nje shirit te gjelberuar me gjeresi 1 m, me bordure, me ndricues te dyfishte. Pemet aktuale ne trotuare do te hiqen, per tu zevendesuar me te reja.

Rruga “Shaban Turku” Rruga eshte e gjate 300 meter linear. Gjurma e sotme, 6 meter e gjere, nuk duket me. Per me teper, ka cedime te medha dhe shtresat jane te amortizuara. Per trotuare sot s'mund te flitet. Me realizimin e projektit, disiplinohen ujrat e bardha. Rruga dote jete e shtruar me asfalt,e pajiur me trotuare,e ndricuar dhe me peme dekorative ne te dy anet e saj.


12

Kulture - Arsim - Sport - Rini Jane tre projekte te gershetuar qe sjellin risi dhe cilesi me te larta ne keta tre sektore te jetes shpirterore te qytetareve tane. Per te tre se bashku, eshte parapare qe te perdoret 23 % e buxhetit te ketij viti. Lushnja eshte e njohur per vlerat kulturore dhe talentet e spikatur ne kete fushe. Programi synon ti jape nje dimension te ri dhe me te plote jetes kulturore dhe artistike nepermjet projekteve te reja cilesore dhe gjithperfshires. Pese perqind e buxhetit i takon ketij programi, ku perfshihen projektet kulturore e artistike, blerja e librit te ri, pas kaq vitesh mungese, nje ridimensionim i vlerave te.Muzeut Historik etj. Disa nga objektivat e ketij viti te 100vjetorit te Shpalljes se Pavaresise, jane : Ruajtja e identitetit te kultures se qytetit neprmjet kujdesit per objektet kulturore dhe veprave te artit. Gjallerimi i jetes kulturore dhe artistike, duke mbeshtetur me fonde projektet kulturore per te gjithe nivelet e artisteve.

Terheqja ne projektet kulturore te nje komuniteti te gjere e sidomos te rinise. Permiresimi i infrastruktures dhe rritja e cilesise se sherbimit ne institucionet perkatese. Nxitja e krijimtarise se talenteve, duke u krijuar kushtet e duke i mbeshtetur ne cdo rast.Programi i rinise dhe sportit synon nxitjen, zhvillimin dhe perhapjen e kultures sportive ne qytet,nepermjet organizimit te vepimtarive masive, cilesore e te shpeshta. Vetem per kete sektor jane parapare te perdoren 7 % e

teresise se shpenzimeve te vitit. Do te nise jeten nje organizem i ri sportiv, Akademia e Futbollit, me 4 ekipe te moshave. Objektivat e programit synojne : Mbeshtetje financiare per mbarevajtjen e klubeve sportive. Terheqjen ne projekte te nje komuniteti te gjere e sidomos te rinise. Krijimin e kushteve sa me normale ne terrene e mjedise sportive, per zhvillimin e veprimtarive nga te gjitha grupmoshat e interesuara.

Godina e Universitetit Bujqesor, e rikonstruktuar investim i Bashkise se Lushnjes


13

Politike fiskale e balancuar §

Taksa vendore e biznesit të vogël mbetet e pandryshuar. §Taksa e pasurisë së paluajtshme për biznesin e madh me drejtim prodhimi : nga 33 lekë, bëhet 30 lekë/m2. §Taksa e pasurisë së paluajtshme për biznesin e vogël me drejtim prodhimi : ishte 33 lekë, bëhet 30 lekë/m2. §Tarifa e shërbimit komunitar (pastrim, gjelbërim, ndricim) ishte 1900 leke, bëhet 1800 leke në vit. §Taksa e tokës bujqësore, sipas kategorisë së saj bëhet: §Kategoria e parë ulet : nga 5500 leke, në 5000leke/ha/vit. §Kategoria e dytë ulet : nga 4500 leke, në 4200 leke/ha/vit. §Kategoria e tretë mbetet e pandryshuar : 4000 lekë/ha/vit. §Kategoria e katërt ulet : nga 3500 leke, në 3000 leke/ha/vit. §Kategoria pestë mbetet e pandryshuar : 2500 leke/ha/vit. §Taksa e hotelit : nga 5% e çmimit të fjetjes, bëhet 4%.

§Hiqet taksa e rregjistrimit fillestar për ambulantët. §Tarifa e parkimit të autobusëve : nga 30 000 leke/vit për çdo vendparkimi, reduktohet në 9 000 lekë për çdo mjet. Kjo është e aplikueshme edhe për furgonat. §Tarifa e parkimit të vendeve të rezervuara për subjektet private ulet: §Për furgonat nga 18 000 leke, ne 15 000 leke/vit. §Për kamionët : nga 20 000 leke, në 18 000 leke/vit. §Hiqet taksa e gjuetisë. Invalidet e Luftes dhe te Punes, te verberit, te semuret paraplegjik e tetraplegjik dhe perfituesit e ndihmes sociale, bejnë përjashtim nga pagesa për taksat : - mbi ndërtesat, - mbi tokën bujqësore, - e pajisjes me leje ndërtimi, - tarifa e shërbimeve.

Duke paguar taksat, do te kemi me shume rruge te asfaltuara, te pastra dhe hapesira te gjelberta.


14

Vleresim per ata qe kontribuojne Ne lushnjaret e duam sportin dhe dallojme per tifon tone te zjarrte ndaj futbollit. Shkojme ne stadium, e mbeshtesim fort ekipin tone te zemres… Por kaq nuk mjafton. Sot futbolli shpenzon shume, krahasuar me mundesite financiare qe kemi. Ne takimin e zhvilluar se fundi me biznesmenet, zoti Fatos Tushe, kryetar i Bashkise dhe President i K. F. “Lushnja”, kerkoi edhe mbeshtetjen e tyre financiare. Te ndihmosh per futbollin, do te thote te investosh per qytetaret e tu. Ata qe treguan gatishmerine e menjehershme, meritojne mirenjohjen dhe falenderimin tone.

1. Agim Xhindoli 2.Ferdinant Bani 3.Veip Saraci 4.Adriatik Doga 5.Eduart Gega 6.Ergest Krakulli 7.Ferit Tabaku 8.Haxhi Xhumari 9.Sulejman Leshi

10.Asllan Zela 11.Etmond Bani 12.Vangjel Nushi 13.Bledar Cela 14.Gezim Kociu 15.Fatmir Taullau 16.Misir Haxhiu 17.Perparim Çela 18.Klejdi Toshkezi 19.Ferdinand Dushi

Tetembedhjetetorasit, fituesit e Kupes “Kongresi I Lushnjes”

Hysni Zela : Qytetar Nderi i Lushnjes Me vendimin nr.77, te dates 26.12.2011 te Keshillit Bashkiak, artisti i njohur lushnjar HYSNI ZELA, u nderua me titullin e larte te Qytetarit te Nderit. Ky eshte vleresim i sinqerte i bashkeqytetareve lushnjar per interpretuesin virtuoz te kenges popullore myzeqare dhe te te tere trevave shqiptare. Kudo ne Shqiperi dhe ne bote,

artisti lushnjar ka percjell me emocion te rralle muziken tone te mrekulueshme, si nje perfaqesues dinjitoz i kultures se vendit te tij. Lexuesit e revistes sone e pershendesin bashkeqytetarin e tyre te talentuar per titullin e marre. Ne i urojme zotit Hysni Zela jete te gjate artistike, per te ruajtur e transmetuar ashtu, bukur dhe embel, pasurine e vyer te kenges sone popullore


15

Sherbim dhe vleresim per njerezit Per te interesuarit. SHERBIME QE OFRON BASHKIA : 1.Sherbimin e Gjendjes Civile. 2.Jep lejen per hapje aktiviteti. 3.Pranon shlyerjen e detyrimeve te subjekteve te ndryshme. 4.Kujdeset per kushte me te mira strehimi e mjedisi. 5.Rregullon problemet e transportit urban. 6.Realizon programe te kujdesit social. 7.Realizon dhe pergjigjet per planifikimin urban. 8.Kryen apo mbikqyr sherbimin e pastrimit, te gjelberimit dhe ndricimit te qytetit.

Specilasti i zyres se pritjes dhe informacionit, Xhevdet Zela duke sherbyer per qytetarin

Kërkoj të shpallet i zhdukur vëllai im Quhem Demir Mustafa Rustami. I drejtohem Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Lushnje me kërkesën për të shpallur të zhdukur vëllain tim Halil Mustafa Rustami. Halili është i datlindjes 11. 11 1932 dhe ka lindur në fshatin Çermë- Biçak të rrethit Lushnje, fakt që provohet me çertifikatën e Gjendjes Civile të komunës Dushk, e cila mban datën 23.09. 2010. Fakti që Halili është vëllai im provohet me çertifikatën familjare të datës 24.09. 2010, të lëshuar nga Gjendja Civile e komunës Dushk. Nga këto akte zyrtare, me fuqi të plotë provuese përsa i përket fakteve të rregjistruara, del se aktualisht Halili rezulton i gjallë në Regjistrin Kombëtar të Shtetasve.

Hera e fundit që ka patur të dhëna për të, ka qënë kur Halili ishte punëtor krahu në Lezhë, rreth muajit tetor 1960. Që prej atij viti, kemi kërkuar pranë organeve të drejtësisë të dhëna për shtetasin Halil Mustafa Rustami, por kurrë nuk mësuam gjë rreth fatit të tij.

Shenim: Gjykata e rrethit gjyqesor Lushnje, vendosi te shpalle te zhdukur shtetasin shqipetar Halil Rustami. Te caktoje si kujdestar te pasurise te vellane e tij, palen kerkuese Demir Rustami . Shkurtimi i ketij vendimi, pasi te kete marre formen e prere ,te dergohet per botim ne gazeten lokale te qytetit te Lushnjes.


16

Të moshuarit e qytetit tim... Nga Sokrat Ndreçka Njoh shumë pensionistë, veteranë, të moshuar në qytetin tim. I njoh me emër e mbiemër. Madje i dalloj nga kollitja, i dalloj nga zëri. Disave prej tyre ua njoh profesionin që kanë ushtruar në rininë e largët. Nuk e kam aspak të vështirë të dalloj buzëqeshjen nga nënqeshja, seriozitetin nga shakaja, fjalën e ngrohtë dhe këshillën e tyre të vyer. I shoh grupe-grupe dhe vetiu krenohem që mes nësh jeton me ndërim e respekt të veçant kjo shtresë e shoqërisë sonë, e cila kërkon përkujdesje sociale. Mjafton të ulesh gju më gju me njerzit e këtij komuniteti dhe mëson se sa të dhimbsur janë, sa njerëzor janë, sa qytetar të devotshëm për shoqërinë janë. Ata nuk u zhgenjyen nga vitet e jetes edhe pse kane punuar e jetuar ne nje kohe ndryshe nga kjo qe jemi mesuar ta quajme moderne, demokratike. Jane nje armat e tere njerzish qe mbajnë mbi supe peshën e viteve të punës, te lodhjes dhe te krenarise. Kanë punuar në profesione të ndryshme, në sektor të ndryshem, në vështirësi të ndryshme, në troje të ndryshëm. Kanë dhënë ndihmesën e tyre duke skalitur me energjitë e moshës gjithçka mundën në dekada pune e jete, të përkushtuar deri në mundim. Kanë jetuar në një kohë tjetër dhe gjurmët e mundit,

djersës kanë mbritur deri në ditët tona. Puna i ka bërë me emër, ndaj sot janë krenarë për të djeshmen. 20 vjet demokraci në këtë vend dhe e them me bindje të plot se të moshuarët e qytetit tim janë komuniteti më i pambrojtur. Kur vjen puna per këtë shtresë të përvuajur, ka spekullant profesionale qe i shfrytëzojnë për të nxjerrë përfitime, përfitime politike, shoqërore, përfitime qytetare, njerzore Janë ndërruar disa herë pushtetet politike dhe të qeverisjes vendore. Kandidatët për deputet, kandidatët për kreun e bashkisë, keshilltare kanë kërkuar mbeshtetjen e të moshuarëve në shkëmbim të shërbimit, aq shumë të kërkuar për veteranët, pensionistët, të moshuarët. Sa shumë kanë moralizuar kandidatët, sa shumë janë përbetuar. Të urtët njerez, të pandryshuar ne gjykim e mendim, të moshuarët janë zhgënjyer përballë premtimeve. Nuk jane kthyer me tek te moshuarit, ndonese i shohin ulur në stolat e lulishtes të menduar e të papërkrahur nga pjesa aktive e shoqërisë. Ku shkuan premtimet e shumta të qeveritarëve qendror, të pushtetarëve te djeshem vendas, të kandidatëve të panumërt që bënin be e rrufe se do ti ndihmonin sapo të “marrim vulën në dorë”?

Premtimin e mbajti vetëm kryetari i bashkisë në detyrë, z Fatos Tushe. Pak kohë më parë të moshuarëve iu krijua ambjent çlodhës e argëtues, ku ata kalojnë disa orë në ditë. Ata hyjnë e dalin në lokalin e tyre sa herë duan dhe ndihen si në shtëpinë e tyre. Nuk do provojnë më si dikur rrezet e forta të diellit në rrugë, apo të ftohtit e dimërit ne rruge e ku i kap era e acarte. Ky komunitet po provon perkujdesjen e qeverise vendore ne detyre. Ajo mbeshteti kerkesen e te moshuareve per ta patur te tyren nje njesi sherbimi ku te takohen me njeri-tjetrin per te kaluar ca kohe ne shoqerine e nje filxhani çaj apo kafeje.Të moshuarët nuk do jenë më pre e lajkatarëve për pushtet politikë dhe kolltuk si dikur, të cilët ua rrëmbenin fisnikërinë këtyre njerëzve, madhështinë për të cilën punuan një jetë të tërë. Sot të moshuarët ndihen të kënaqur që edhe ata e kane një njësi shërbimi ku mund të mbrohen nga vapa edhe të ftohtët. Ata sot thonë se e sfiduan kohën e lajkatarëve politikë dhe këtë e mundësoi administrata e sotme e pushtetit vendor në qytet.


17

Mbeshtetje per njerezit ne nevoje STUDENTET QE PERFITUAN NDIHME TE MENJEHERSHME 1.Marinela Fatbardh Sefa 2.Arben Toma Sema 3.Ariola Novrus Sulo 4.Jona Selim Cela 5.Armand Fadil Tabaku 6.Bruno Faslli Kashari 7.Klementina M. Dervishi 8.Linda Ladimir Myrtaj 9.Romina R. Miftari 10.Fabiola Bajram Vecani 11.Ledian Kosta Muzaka 12.Donald Arben Memushi 13.Erjola Brahim Jonuzaj 14.Indrit Remzi Lici 15.Rubie Mustafa Lamaj 16.Selma Defrim Likja 17. Franc Petraq Gjeka 18. Juela Arben Avdullai 19. Klaudia Fatmir Veliu 20. Griseld Abaz Bakiasi 21. Ilda Miltiadh Koci 22. Endrit Fiqiri Hekurani 23. Elona Perparim Agaci 24. Klenisa Seladin Agolli 25. Josel Ferdinand Cani 26. Erxhin Petrit Lajthia 27. Xhorxhina A. Koci 28. Inesa Evdal Gishto 29. Jurgen Llazar Kuqi 30. Bianka Edmond Bakiasi

31.Xhulia Hatem Bendo 32. Marinela Pasho Hoxha Nxenesit dhe studentet qe kane perfituar burse nga Bashkia : Burse te plote, nxenesit : 1.Afrim Lavderim Tusha 2.Bledar Bujar Zena 3.Erald Menyr Korroveshi Nje gjysme burse, studentet 1.Xhilberta Thanas Prifti 2.Ornela Bahir Korreshi 3.Tariko Manol Jaja 4.Esmeralda Dalip Zelo 5.Damiana Aldo Kosova 6.Adela Vlashi Billo 7.Xhovana Llazar Stamo 8.Albiola Xhevit Cani 9. Eurial Fatmir Veziri 10. Oneda Skender Pashaj 11. Erjona Bilbil Mecaj 12. Ergesta Shefit Gjyla 13. Dhimitrulla D. Sadiku 14. Refie Ferit Milanji 15. Xhovana Arben Licka 16. Adela Skender Bodo 17. Joland Murat Cela 18. Ana Pellumb Bujari 19. Elis Fatmir Veliu 20. Barie Enver Cela.


18 18

18

Perhere prane njerezve, ne ndihme te tyre.

Zyra e Dhunes ne Familje dhe Barazise Gjinore -

U bene disa muaj qe prane Bashkise eshte hapur edhe kjo zyre dhe veprimtaria ka qene e perditshme. Si koordinatore e nje projekti te gjere, po punoj tu krijoj një sistem të qendrueshëm referimi individeve dhe grupeve ne nevoje. Gjithashtu, punohet per parandalimin e dhunes ndaj grave/vajzave si edhe dhunes ne familje. Duke u mbeshtetur edhe ne pervojen e deritanishme te punes, perparesi u eshte dhene tri drejtimeve kryesore : -

Dhenies se ndihmes psikologjike.

-

Njohja e individeve me te drejtat e tyre, ne baze te ligjit nr. 9669 “Kunder Dhunes ne familje”.

Kontakte te vazhdueshme, takime me personat qe jane paraqitur per problem sociale.

Mbeshtetur ne ligjin nr. 9669 dt 18.12.2006 “Per Masa ndaj Dhunes ne Marredheniet Familjare” (i ndryshuar), si dhe ne vendime e dokumente te tjera, ne bashkepunim te rregullt me Policine jane referuar per ne zyren tone edhe anasjelltas rastet qe kane pasur nevoje per ndihme psikologjike ose trajtim psikologjik. Pozitiv eshte fakti qe, me gjithe kohen e shkurter, besimi i grave dhe vajzave ndaj kesaj zyre e sherbimi vjen ne rritje. Ne rrjetin e koordinuar me institucione te tjera, zyra e Bashkise bashkepunon me Policine, Gjykaten, Prokurorine, Permbarimin, DSHP, Spitalin, Drejtorine Arsimore, Zyren e Punesimit dhe Drejtorine e Sherbimit Social Shteteror, si dhe me shoqata/e organizata te Lushnjes. Ne bashkepunim me Shoqaten e Romeve, jane zhvilluar takime me kete komunitet.

Qellimi i tyre ka qene njohja me ligjin, te drejtat qe gezon cdo individ i dhunuar brenda ne familje dhe kush jane mundesite qe u vihen ne ndihme personave ne risk.Bashkepunim te vazhdueshem ka pasur me polocine e rrethit, me te cilen jane referuar rastet e ardhura. Nga ana e zyres sone u eshte dhene ndihma e nevojshme psikologjike dhe ne disa raste kemi bashkevepruar edhe me qendrat/apo strehezat e Tiranes dhe Elbasanit. Gjate ketyre muaje, ne bashkepunim me Zyren Arsimore jane zhvilluar seminare sensibilizuese me nxenes te gjimnazeve, ku ne fokus kryesor ka qene tema : “Mbrojtja nga dhuna dhe tipet e saj”. Gjate muajit janar eshte hartuar Projekt- Propozimi per seminare edukuese me nxenesit e shkollave 9vjecare dhe gjimnazet e Lushnjes. Ky projekt u miratua dhe nga Drejtoria Arsimore dhe ka nisur nga zbatimi..

KORD. DHFBGJ LAURETA XHAFA


19

“NJE SHEN VALENTIN NDRYSHE…” …ishte nje koncert vertete ndryshe.

I tille ishte spektakli top – feste qe u shfaq me 13 shkurt ne sallen e koncerteve te Q K “Vace Zela”. Duhej dicka ndryshe per te afruar ne nje shfaqje te rejat dhe te rinjte shkollare ne vigjilje te Dites se te Dashuruarve. Kjo ishte kerkesa e drejtuesve te Bashkise, realizimi i takonte specialisteve. Dhe artistja jone Valbona Hekurani me te tjeret ia arriten qellimit, duke merituar pergezime si rralle here. U kerkua dicka origjinale dhe u realizua kjo gjetje. E re, enkas. Ndryshe nga cdo shfaqje tjeter. Nje risi. U ftuan te behen nje trupe artistike kengatare e grupe te aerobise te shkollave te mesme te qytetit. Reagimi qe pozitiv dhe i menjehershem. Lushnjaret e duan kengen dhe skenen e te madhes Vace Zela e adhurojne me pasion. U paraqiten rreth 20 soliste, pa permendur mbi 80 talente te aerobise. Vajza dhe djem

tetembedhjetetetoras, nga “Jani Nushi”, nga shkollat jopublike “Daka”, “Nenshkruesi i Pvaresie, Nebi Sefa” dhe “E ardhmja e Dijes” u ngjiten ne skene si nje grup. U bene bashke qe te gjallerojne jeten kulturore – artistike te qytetit te tyre, te cilin e duan te bukur e plot jete, sic jane vete. Ishte nje koncert qe zgjati plot 80 minuta te mesdites se hene e na u duk se mbaroi aq shpejt. Rini, ritem, jete, dinamizem. Nje realizim i bukur artistik i tyre, te drejtuar nga specialistet e Q K “V. Zela”. Nuk konkuruan, ishin bashke, si per treguar se veprimtarite kulturore e artistike nuk mund te kuptohen pa ata. Dhe nuk mund te behen pa ata. Ishte e sigurt dhe grishese Ajkena Cela, i qete e i plote Rai Korraqe, plot vrull e pasion Vanka, meditative e me sharm Paola Muzaka. Te mrekullueshem djemte

nenshkrues, me diapason te gjere vajzat kengetare…Te gjithe, pa perjashtim. Nje shfaqje e vecante e dashurise dhe pasionit njerezor ne prag te Shen Valentinit. I vecante ishte edhe interesimi i rinise shkollore dhe qytetareve ne salle. I tille ishte edhe kujdesi i mesuesve apo drejtuesve te shkollave : Skender Gega, Nexhmie e Gjovalin Daka, Suela Korraqe, Rako Koco, Pirro Kallajxhi e te tjere. Mbreselenes edhe angazhimi i mesueseve dhe trajnereve Rovena Dhima, Brunilda Mullai, Arjola Shore e Sonja Cemeri. Bene dicka te bukur, u duartrokiten dhe u uruan. Ata qene te gjithe te mire. Ne perkushtim, ne thjeshtesi, ne talent. Midis tyre ishte edhe nje tjeter djale nga Lushnja, kengetar i njohur, i cili eshte ngjitur ne kete skene qe femije. Dhe ai, Erikson Lloshi e pohoi kete fakt jo pa emocion e krenari… Jane pasuri e Lushnjes. Kenga e saj. Fytyra e qeshur, shpirti i artit. Mbetshin perhere te tille...


20

NjË FOTO SI KUJTIM…

Nxenesit e shkolles se djemve 1937- 1941

Kjo foto i takon vitit 1941. Janë 38 nxënës të shkollës fillore të djemve, godina e së cilës ka qënë aty ku sot eshte Komisariati i Policisë. Foton e zverdhur nga koha e ka sjellë 82-vjeçari Tanush Ruçi, si simbol i vlerave kulturore, historike, njerëzore dhe qytetare. Ky dokument autentik është kujtim për ishnxënës e ish mësues, për familjarë të afërm të atyre që mundësuan shkrim e këndim. Jetëgjatësia e fotos është mesazhi më i mirë i trashgimisë së kultures dhe arsimit në breza. Sipas kujtimeve të z. Ruçi, shkolla fillore e djemve kishte 38 nxënës , ka celur dyert në vitin 1937 dhe u mbyll në qeshor të 1941. Qeveria italiane në atë kohë mori nga i gjithë vendi nxënës për pushime 2-mujore. U për- zgjodhën nxënës që ishin me nota të mira dhe ato që ishin

keq nga gjëndja ekonomike. Nga shkolla fillore e djemve të qytetit të Lushnjes shkuan shumë nxënës për pushime në Itali. Nxënësit e shkollës së djemëve : 19371941 1. Tanush Ruçi 2. Ibrahim Alla 3. Ali Kurti 4. Isuf Sheqi 5. Ruhi Sheqi 6. Xhorxh Andoni 7. Thoma Tushe 8. Kadri Gjoni 9. Miltjadh Pjetri 10. Qenan Nuri 11. Jaçe Fuga 12. Fan Fani 13. Alltun Zelo 14. Themi Bualli 15. Riza Saranjezi 16. Llazar Ragazi

17. Gani Ruli 18. Met Kërçuku 19. Roza Haxhiu 20. Arif Xhafa 21. Kujtim Omari 22. Agron Kokona 23. Ibrahim Nasufi 24. Nasi Bano 25. Shefqet Daka 26. Todi Dushi 27. Lim Çela 28. Rrapi Kondakçiu 29. Reshat Begolli 30. Bashkim Puka 31. Selam Taka 32. Andrea Tesho 33. Ali Kolonja 34. Ali Kiptiu 35. Bexhet Meha 36. Vaçi Qerreti 37. Reshat Gega 38. Riza Hajdari Mësuesit e shkollës Isuf Puka, drejtor I shkolles Izet Libohova, drejtori pasardhës Marko Kushi, mësues Dhimitër Gogoni, mësues Alek Dani, mësues Dhimitër Papa, mësues Harun Sefa, mësues Abaz Sinani, mësues Isuf Puka, mësues Izet Libohova, mësues Ali Canka, mësues


21

KARBUNARE : ZBULIM BEFASUES Nje deshmi e rralle historike Ne nje vend dominues, ne zemer te Karbunares, midis banesave te tjera, ngrihet nje Teqe e vjeter. Mendohet qe ajo te jete ndertuar midis viteve 1614-1617. Sidoqofte, edhe sot teqeja ruan nje stil te veçante mbreselenes arkitektonik. Kjo ngrehine, padyshim eshte ndertesa me e vjeter e qytetit tone. Vec kesaj vlere, gjate viteve 1919-1920 ajo u kthye ne nje vendqendrim kryesor per patriotet tane. Ketu, nen drejtimin e patriotit te madh, Sheh Ibrahim Karbunara u zhvilluan mbledhje historike, u krijuan komitete, komisione dhe nenkomisione.

Gjate kohes qe mbahej Kongresi Kombetar i Lushnjes, ne kete teqe qendronin atdhetare dhe miq te Shqiperise, te cilet ato dite diskutonin rreth momenteve dramatike vendimtare qe po kalonte kombi shqiptar .

Shume pak e dine qe ne kete teqe, prej me shume se 92 vjeteve ruhet nje xhevahir i vertete historik. Eshte fjala per nje liber te shenjte, qe nis me diten e çeljes se punimeve te Kongresit. Siç dihet, diten kur u hap Mbledhja e Kombit, Shehu mbante ne dore nje liber te shenjte. Ky liber mbijetoi deri ne ditet tona i paprekur bashke me disa shenime te Sheh Ibrahimit, vulen e Teqese dhe firmen e tij. Ja disa nga shenimet ne ditet e Kongresit : Çelja e I-rë e Mbledhjes Kombëtare Sot, ditë e Mërkurë 21/01/1920 ora 10 p.Dreke, tue qenë dita e caktueme për çeljen e Mbledhjes Kombëtare, me gjithë vonesën e letërthirrjeve nuk kanë arritur shumica e

Delegatvet, delegatët e arrijtun u mblodhën më Sallën e Mbledhjes në shtëpi të Z. Kaso Fugës, e, pasi u bë një lutje prej të përndershmit Sheh Ibrahim Karbunarës, Zotnië Ferid Bej Vokopola, në emën të Komisjonit të Lushnjës, mbajti një ligjëratë për mirëseardhjen e Delegatvet. Ky liber do te kujtohet si nje dokument unikal e i rendesishem historik. Ai eshte padyshim nje deshmi e gjalle e rralle e Kongresit Madheshtor te Lushnjes. Ai meriton te futet ne histori si Kurani i Kongresit dhe eshte detyra jone ta mirembajme dhe tua leme si trashigim brezave qe do te vijne. Kjo pasuri e patjetersueshme e trashegimise sone te bukur historike e kulturore tanime po behet publike.


22

Lushnja sportive - Po nis rrugen Akademia e Futbollit. - Filloi faza e dyte e kategorise se pare. – - Mjedise me te mira ne palestren e shkolles ”Foto Puka”. – Ka marre rruge faza e dyte e kategotise se pare ne futboll. Djemte e Malkos kaluan nje periudhe stervitore ne Ulqin, ku moren ngarkesen e duhur ne pergatitjen fizike, teknike dhe taktike. Tanime ne ekip ka edhe prurje te reja, sic eshte shtatlarti Xhafa ne mbrojtje, apo i sapoardhuri Sula. Ndeshjet miqesore te zhvilluara me Shkumbinin ne Peqin apo me Apolonine ne Lushnje, sherbyen per korrigjim e konsolidim. Ne urojme qe forma e mire te jete prelud i nje mbyllje te suksesshme te kampionatit. Dhe sukses per ne do te thote qe te meritojme ngritjen ne kategorine superiore. Bashkia eshte perhere prane ekipit. Kryetari i Bashkise, qe eshte edhe Presidenti i K. F. “Lushnja”, ka bere disa takime me sportistet, specialistet dhe drejtuesit, si dhe me Bordin e Futbollit. Ne cdo rast, zoti Tushe ka garantuar mbeshtetje te plote, trajtim normal dhe

nje kujdes ne rritje per futbollistet. Nderkohe, po merr jete Akademia e Futbollit, nje tjeter deshmi e mbeshtetjes se Bashkise per kete fushe me ndjeshmeri te madhe te komunitetit lushnjar. Tanime ngritja dhe struktura e saj jane miratuar nga Keshilli Bashkiak. Kjo shkolle futbolli do te kete 4 ekipe te moshave. Trajneret do te perzgjidhen specialistet me te mire dhe pasionante. Per futbollistet femije e te rinj do te kete dhoma te pershtatshme per qendrim, zhveshje, dushe, tualete etj. Kundrejt nje pagese simbolike, te miratuar nga Bordi, ata do te kene terrene me te mira, baze materiale dhe transport te garantuar per transfertat. Futbollistet me te mire te ketyre skuadrave do te ushejne me talente ekipin e pare. Kjo eshte nje arsye me shume qe prinderit ti regjistrojne femijet- futbolliste ne Akademine

tone. Drejtuesi i saj, Judmir Shurdhi, ish-futbollist e bir futbollisti, na thote se ne perzgjedhjen e te talentuarve do te kete vetem profesionalizem, profesionalizem dhe perseri profesionalizem. Edhe ne Klubin tone Shumesportesh, periudha e dimrit eshte shfrytezuar per stervitje. Vetem basketbollistet e reja, te drejtuara nga i njohur Jashar Kembora, kane qene ne kampionatin e tyre kombetar. Ato kane zhvilluar disa ndeshje ne Lushnje, Permet e Elbasan. Gjate shkurtit, ne palestren e shkolles “Foto Puka “ , ku zhvillohen stervitje dhe ndeshjet e kampionateve te lojerave me dore, u investua ne permiresimin e infrastruktures. Tani atje jane me te mira, dhomat e qendrimit dhe zhveshjes, tualetet, ndricimi, etj. Urimi i te gjitheve eshte : suksese ne arritjen e objektivave te caktuara !

OLSI STAMBOLLIU


23

LUSHNJA E HERSHME

DESHMI PER FILLESAT E QYTETIT Kohet e fundit, se bashku me arkeologet Eva Veisiu e Skender Bushi, specialist i Agjensise se Sherbimit Arkeologjik, beme disa vezhgime profesionale ne kodren e qujtur me toponimin “Vain”, ne Veri-Lindje te qytetit. Eshte nje vend i ngritur, me perberje shkembore. Gjate vezhgimeve e germimeve, u zbuluan materiale me inventar te mjaftueshem arkeologjik. Dhe konkretisht, ne vend u gjeten: Porete – faqe ene – te periudhes se Hekurit, shek. i 7- 6 p.e. s. Porete bronzi te periudhes Helenistike, shek. i trete p.e.s. Porete vorbash (me bytym nga siperfaqja e brendshme ), prodhime te Bylisit, te shek. te 7 te eres se re. U gjeten fragmente amforash, njera prej te cilave me origjine afrikane, e shek. 1 e 2 te eres se re. Me interes jane fragmentet e tubove te ujit, prodhime te periudhes se njohur te Mesjetes, pra ne shekujt 10 – 12. Edhe fragmente tjegullash te formes “sqep zogu”, qe datojne ne Antikitetin e Vone, ne shekullin e 6-te te eres

sone. Se fundi, edhe disa buze qafe “Ojmoke”, te periudhes se Mesjetes, te shekullit te 13-te.Te gjitha materialet e gjetura u konsultuan me specialiste te njohur te Agjensise se Sherbimit Arkeologjik. Te gjithe jane te nje mendjeje, se kemi te bejme me nje vendbanim te hapur fshatar. Fillimet e tij datojne nga shekulli i 7-te p.e.s., por inventari me i shumte arkeologjik i takon shekullit te 3-te te Antikitetit. Kjo kohe i perket jetes qytetare ilire. Prania e copave te eneve te quajtura “vorba”, hedh drite per disa marredhenie tregtare qe ka pasur kjo zone me qytetin ilir te Bylisit. Nga ana tjeter, nuk mungojne edhe qeramika te tipit vendor. Per cudi, por jo aq, ne kete vendbanim te vogel, u gjeten edhe disa gjurme fragmente amforash me origjine afrikane veriore, te datueshme ne shek. 1 e 2 te ers se re. Themi se jane te ardhura nepermjet rruges Egnatia, e cila kalonte shume prane ketij vendbanimi.

Ne siperfaqe gjenden tjegulla te Antikitetit te Vone – shek. i 6-te i eres se re. Mungesa e disa elementeve fortifikuese, apo mure, tempuj etj.,te le te mendosh se nuk ka patur nje vazhdimesi te perdorimit te panderprere te vendbanimit. Megjithate, interes te vecante ka prania e tubave te ujit, te cilet i perkasin periudhes se Mesjetes, me konkretisht, shekujve 10 e 13. Po keshtu, edhe gjetja e qeramikave te eneve “Ojmoke” te shekullit te 13-te. Kjo periudhe i takon kohes se formimit fillestar te qytetit tone. Mendohet se ai fillimisht mund te kete qene ne koder e me pas ka zbritur me prane fushes. Ky inventar arkeologjik do te jete pjese e pavionit te posacem e te munguar te qytetit te Lushnjes, qe do hapet se afermi.

NIKO FERRO Specialist


24

Foto: Sokrat Ndreçka KESHILLI BOTUES I REVISTES:

1.TEUTA KORRESHI, 2.FASLLI HALITI, 3.ELIDA GJERMENI, 4.NEVILA BAMI, 5.ARJAN CAKALLI,

Kryetare anetar anetare anetare anetar

6.SHKELQIM BYLYKBASHI, 7.FATBARDH RUSTEMI, 8.ELMAZ QERRETI, 9.SOKRAT NDRECKA,

anetar anetar anetar anetar

Kryeredaktor : ANDREA LIKO.

BASHKEPUNETORE : Kozma Gjini, Eriselda Sefa, Laureta Xhafa, Kujtim Isufi,Klodian Hajvazi,Niko Ferro,Vangjel Bello,Olsi Stambolli,Vergjil Xhafa, Evis Qyra,Muharrem Sharka, Arnisa Myftiu. Tel. e fax : + 355 35 222139. Adresa : Lagja “ Kongresi i Lushnjes “. Print:Shtypshkronja

SHAKAJ


Bashkë për Lushnjën