Page 1

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Laptopi shkollor Laptopi është kompjuter i lëvizshëm personal i cili mund të punojë me ushqim nga rrjeti por dhe me bateri. Janë më të vegjël se desktop-ët, më të lehtë dhe mund të lëvizen lehtësisht nga një vend tek tjetri. Kjo veti i bën ata mjaft të pëlqyeshëm.

Punoi :Erion SELIMI , Specialist i Informatikes prane IKT

1


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Ndezja e laptopit 1.Lidhet karikuesi i baterisë si në figurë, dhe vendoset në prizë.

2. Lëvizni djathtas kapsen (1) dhe ngrini lart ekranin (2) në këndin e dëshiruar. 3. Shtypni butonin ON/OFF (1) për të ndezur laptopin. 2


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Elementët kryesorë të laptopit 2- Altoparlantët e laptopit. 3- Butoni i ndezjes. 4- Mausi i laptopit (Touchpadi), por mund të vendosni dhe maus të jashtëm, tek portat e USB që ka laptopi. 5- Tasti i majtë, kur klikohet dy herë hap dokumentin, përdoret dhe për zhvendosjen e materialeve duke rëshqitur gishtin në tachpad. 14 6- Tasti i djathtë, klikimi me të djathtën shoqërohet me hapjen e një dritareje me opsione. 7- CD/DVD playeri, vendi ku vendoset CD/DVD. 13-Porta ku vendoset USB. 14-Dy porta audio ku vendosen fisha e mikrofonit, dhe fisha e kufjeve ose altoparlantë të jashtëm.

Ekrani

7

Tastiera


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Dritat indikuese në laptop Kur ndizet tregon se kemi aktivizuar Wireless, realizohet kur shtypim tastat Fn dhe F1 njëkohësisht nga tastiera. Ka dritë kur laptopi është ndezur.

Kur është e ndezur tregon se laptopi është në gjëndje kursimi energjie. Kur është e ndezur tregon se është duke punuar driver i laptopit (psh hard disk, cd/dvd). Kur është e ndezur tregon se bateria e laptopit është duke u karikuar. Kur është e ndezur tregon se kemi shtypur CAPS LOCK, të gjitha gërmat që shkruajmë dalin gërma KAPITALE (Të mëdha). Aktivizohet kur kemi shtypur Fn dhe Num njëkohësisht.


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Tastot kryesor të Laptopit Figura

Emri i tastit dhe funksioni Backspace fshin karakteret qe ndodhen ne te majte të kursorit ose për të na kthyer mbrapa ku ishim më parë. TAB leviz kursorin nje tab ne te djathte.

Enter bën egzekutimin e komandës, dhe kalon kursorin një rresht më poshtë.

Caps lock bën që të gjitha gërmat të shkruhen me të madhe. Për ta caktivizuar mjafton ta shtypim përsëri. Tasti Shift bën që karakteri i shtypur të dali me gërma të mëdha kur mbajmë shtypur tastin Shift. Gjithashtu nqs mbajme shtypur tastin Shift ne rastin e tastove me shumë karaktere afishohet karakteri në të majtë lart. Alt Gr kur shtypet realizon afishimin e karaktereve në të djathtë posht, kur tastat kanë më shumë se 2 karaktere.

Tastot e drejtimit realizojne lëvizjen lart, majtas, posht, djathtas të kursorit.

Butoni i Startit kur shtypet hap menunë Start.


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Pamja fillestare e Desktopit Koshi ku perfundojne gjithĂŤ dokumentat e fshira IKONAT

Desktopi

Butoni Start ku ndodhen programet

Informacione


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Përdorimi i mousit të laptopit Mausi (Touchpadi), duke lëvizur në tachpad komandojmë lëvizjen e mousit

Klikimi me butonin e majtë të mausit hap një menu, nis një veprim ose selekton një element. Klikimi i dyfishtë mbi një element e hap atë.

Klikimi me butonin e djathtë të mausit hap një dritare.


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Funksioni tërhiq dhe lësho (Drag&Drop) Zhvendosja e një objekti: 1-Klikoni objektin me tastin e majtë të mausit. 2-Tërhiqni objektin duke mbajtur të shtypur tastin e majtë të mausit. 3-Lëshojeni tastin e mausit kur e keni zhvendosur objektin në vendin e dëshiruar.


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Kopjimi i një objekti 1. Klikoni objektin me tastin e majtë 2. Mbani të shtypur tastin Ctrl dhe spostoni objektin 3. Lëshojeni tastin e mausit dhe tastin Ctrl 4. Tani kemi dhe një kopje të dokumentit, e cila ka të njëjtin emër por dallon sepse ka fjalën Copy of përpara.


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Puna me dritaret Zhvendosja e dritares: Klikojmë në brezin e titullit dhe duke mbajtur të shtypur tastin e majtë lëvizim gishtin në mausin e laptopit.

Minimizimi i dritares: Klikoni tek butoni si në figurë dhe dritarja minimizohet tek rreshti i menusë Start i quajtur taskbar .


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Puna me dritaret Mbyllja e dritares: Klikoni te butoni

Zmadhimi i dritares: Klikoni te butoni i pamjes së plotë si në figurë. Për ta kthyer në pamjen e mëparshme klikoni përsëri te i njëjti buton. Ndryshimi i madhësisë së dritares: 1. Pozicionohemi te kornizat e dritares. 2. Klikojmë butonin e majtë të mausit. 3. Tërheqim dritaren në madhësinë dhe drejtimin që dëshirojmë.


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Fshirja e një dokumenti 1. Klikoni një herë me tastin e majtë në materialin që doni të fshini, dhe pastaj klikoni tastin Delete nga tastiera. 2. Klikoni një herë me tastin e djathtë të mausit mbi material dhe pastaj te dritarja dialoguese që hapet zgjidhni Delete si ne figurë.

Në të 2 rastet materiali i fshirë përfundon në Koshë (Recycle Bin). Për ta rikthyer materialin nga koshi në vendin ku ishte: hapim koshin dhe klikojmë me të djathtën e mausit në material, pastaj zgjedhim opsionin Restore 12


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Hapja e CD dhe e USB fleshdisk Klikojmë Start pastaj My Computer

Klikojmë 2 herë mbi CD ose USB, ose klikojmë me butonin e djathtë të tachpadit mbi to dhe klikojmë Open


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Heqia e CD dhe e fleshdisk (USB) Në qoftë se duam të heqim CD ose DVD Mund të klikojmë sustën te vendi i CD, ose duke hapur My Computer dhe pastaj zgjedhim Eject si në figurë. Për të hequr fleshin klikojmë 1 herë me të majtën tek simboli i flashit, që është shigjeta jeshile, është në cepin poshtë majtas, pastaj zgjedhim, dhe i japim OK dritares që del


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Skanimi i fleshit nga viruset Është e këshillueshme skanimi i flashit nga viruset kur e futim në laptop. Laptopët janë të instaluar me Antivirusin Kaspersky, i cili duhet të përdoret për skanimin e fleshit. Klikojmë 1 herë me të djathtën e mausit në flesh dhe zgjedhim opsionin Scan for viruses si në figurë. Kur skanimi të ketë përfunduar e hapim fleshin.


INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE TRAJNIMIT

Mbyllja e laptopit Klikojmë Start (1) dhe klikojmë Shut Down (2). Te dritarja që hapet zgjedhim Shut Down (3). 2 1

Opsioni Restart shërben për të rindezur kompjuterin. 3 Opsioni Stand by e kalon laptopin në gjëndje kursimi energjie, ekrani zhduket por laptopi mbetet në atë gjëndje që e lamë. Ikja nga kjo gjëndje realizohet duke klikuar butonin On/Off.

prezantimi i laptopit  

dvsdvsf sf bcfb sdfbdsfdvdf

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you