Page 1

libri

Arkivi i blogut 2009


Enigma e gjuhĂŤs shqipe Libri

Arkivi i blogut 2009


Ky e-book i përket blogut: Enigma e gjuhës shqipe (http://www.eltonvarfishqip.blogspot.com). Përkthimet nga gjuha italiane janë kryer nga Elton Varfi. Artikujt : Është me origjinë ilire guna antike sardenjase!,

Origjina Ilirike e Oristanos, Buburreci i Sardenjës me ngjyrime Ballkanike, Kur në Oliena flitej shqip, Një gjarpër me të vërtet ilirik në qendër të Sardenjës, janë përkthyer nga Brunilda Ternova.

©-2010-Enigma e gjuhës shqipe 3


Këtu tragjedia e një populli që i ka dhënë elementët më të mirë të tij, ushtarë, filosof, burrat e shtetit , të shenjtët, të gjithë pushtueseve të tij, sllavë e latin, grekë dhe turq, dhe që më në fund thërret bijët e tij, të varfër e të keqtrajtuar për ti edukuar në gjirin e tij ; që mundohet të rindërtoj me vështirësi të mbëdha një koshencë kombëtare. Dhe kjo dëshirë kolektive ka pasur për një kohë të gjatë një sintom të vetëm por të fuqishme: ruajtjen dhe unitetin e gjuhës kombëtare. Eugenio Vaina De Pava ,"Albania che Nasce", Catania , 1914

Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s'fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q'është m'ë e vjetërë nga ato, ësht'e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet. Sami Frashëri "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" Bukuresht 1899

4


Besa Nga Adele Pellitteri

Kur flasim me dikë që nuk e njohim mirë dëgjojmë me vëmëndje atë që thotë, por fjalët e tij nuk na mjaftojnë. Kështu që pak nga pak fillojmë të studiojmë lëvizjet e muskujve të fytyrës duke kërkuar të kuptojmë se sa është e vërtetë ajo që po na thotë e në qoftë se ja vlen që të kemi besim tek ai njeri. Në këto raste është interesante si fjala nuk është e mjaftueshme për të vendosur që të besojmë. Në qoftë se mundohet të zbërthehet kuptimi i “fjalë” gjenden shprehje që e bëjnë të vështirë mundësinë e një konkluzioni përfundimtar. Për shëmbull shprehja “kërkohen fakte jo fjalë” sugjeron një fjalë që është në kontrast me të vërtetën, me atë, që mund të bëhet. Fjala bëhet një barrikadë dhe nuk vërteton absolutisht 5


vërtetësinë e asaj që them. Domethënia e “fjalë” në fjalorin De Mauro e konfermon këtë aspekt, në veçanti pika 3 në të cilën lexohet “sidomos në numrin shumës…ajo që thuhet në kundërshtim me atë që bëhet”. Por duke reflektuar edhe pak më shumë të vjen në mëndje shprehja “të jap fjalën” që përdoret për të vërtetësuar që ajo që them i korrespondon të vërtetës. Kjo shprehje duket komplet ndryshe nga shprehja e parë sepse kjo është një fjalë që garanton, confermo dhe tutelon. Por nuk është aspak kështu. Fjala nuk është e vërtetë ose false në vetvete, por është neutrale. Gjithshka varet se si e përdor. Asgjë nuk garanton vërtetësinë e asaj që them përveç faktit që jam unë që e them. Edhe sepse me anë të fjalëve ne japim kuptimin e shumë gjërave, në gjuhën italiane nuk ka një term që të vërtetojë që një fjalë është padyshim e vërtetë. Në gjuhën shqipe egziston

6


një fjalë që vërteton pa kurrë farë dyshimi që ajo që po themi është absolutisht e vërtetë: besa. Besa është parimi themelor i Kanunit. Ky i fundit është një bashkësi ligjesh i trasmetuar gojarisht në Shqipërinë e veriut. Në Kanun besa është “autoriteti” më i rëndësishëm, dhe është i lidhur ngushtë me konceptin e nderit. Besa në veçanti, dhe Kanuni, më në përgjithësi, janë produkt i historisë së Shqipërisë. Në të gjejmë parimet themeluese të fituara përmes kontaktit me realitetin specifiko- kulturor dhe historik. Megjithatë në këto parime shikohet një përpjekje për të përcaktuar identitetin e shqiptarëve. Kështu, ndërsa disa nga parimet bazë të Kishës Katolike është e lehtë që ti gjesh në mes të ideve të Kanunit, nga ana tjetër nëpërmjet këtij kodi Shqipëria kërkon krijimin e identitetit të sajë për të përballuar sulmet që po përgatiteshin ndaj saj. Kjo çështje është trajtuar me mjeshtëri në librin e shkëlqyer të shkrimtarit të madh 7


shqiptar Ismail Kadare Kush e solli Doruntinën. Doruntina mbas martesës së sajë është e detyruar të trasferohet në një qytet të Europës qëndrore, larg nga nëna dhe vëllezërit. Nëna e Doruntinës nuk është dakord me martesën aq larg të bijës së sajë, pranon vetën mbas besës që i biri Kostantini i jep duke i thënë që do ta sjelli në shtëpi Doruntinën sa here që ajo ta dëshirojë. Për fat të keq Kostantini vdes nga një epidemic. Megjithatë mbas tre vjetësh Doruntina arrin të kthehet në shtëpi e shoqëruar nga një kalorës misterioz. Kapiteni Stres është përgjegjës për hetimin e çështjes. Konkluzionet finale të tija mbi këtë çështje janë shumë të papërshtatëshme për shumicën, por sugjestive dhe tërheqëse per të tjerë. “… unë them dhe e përsëris që Doruntinën nuk e sollën njërëz të tjerë por vëllai i saj Kostantini në virtyt të fjalës së dhënë, besës. Ai udhëtim nuk është shpjeguar,

8


dhe as nuk mund të shpjegohet ndryshe. Nuk është aspak e rëndësishmë nëse Kostantini doli apo jo nga varri për të kryer misionin e tij, nuk ka rëndësi që të dime se kush ishte kalorësi që u nis atë natë të errët, dhe cilin kalë shaloi, cilat duar mbajtën frerët, cilat këmbë u mbështetën mbi yzengjitë, të kujt ishin flokët e mbuluar nga pluhuri i rrugës. Secili nga ne ka pjesën e tijë në këtë udhëtim, sepse besa e Kostantinit, ai i cili solli Doruntinën, ka lulëzuar këtu mes nesh. Dhe për të qënë akoma më preçiz mund të thuhet që jemi të gjithë ne, ju, unë, të vdekurit tanë që prehen në varrezat

pranë

kishës

sollëm

Doruntinën (…) Zotërinj të nderuar ende nuk kam mbaruar së foluri. Doja që t’ju thoshja sidomos të ftuarve nga vëndet e

9


largëta – se ç’far është kjo force sublime në gradë që të sfidoj ligjet e vdekjes (…) Çdo popull, përpara rreziqeve mpreh shpatën për tu mbrojtur. Vetëm po të jemi dritë shkurtër nuk mund të kuptojmë që Shqipëria ndodhet përpara një drame të madhe. Pra bëhet pyetja: në këto kushte të reja të përkeqësimit te përgjithshëm të botës mbarë, në këtë epokë sfidash, dhe krimesh të urryeshme, kush do të jetë fytyra e Shqipërisë? Do të pajtohet me të keqen apo do ta kundërshtojë?me pak fjalë do të ndryshoj fytyrën për tu përshtatur maskave të epokës, për të siguruar mbijetesën e saj, apo do të mbajë fytyrën e sajë pa e ndryshuar aspak duke tërhequr zemërimin e kohes mbi të? Për Shqipërinë po afrohet ora e së vëtetës. Dhe nëse populli shqiptar

10


ka filluar të zhvilloj brënda tijë një organizën kaq sublim siç është besa, kjo do të thotë që Shqipëria është gati për të bërë zgjedhjen e sajë. Dhe pikërisht për të sjellë këtë mesazh Shqipërisë dhe botës mbarë që Kostantini doli nga varri .”

Kapiteni në fjalimin e fundit të tijë, i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të njihen si aktorë kryesor në ngjarjet që kanë përfshirë familjen fisnike të Vranajve. Bëhet fjalë për një impegnim që “do të kërkojë sakrifica të rënda brezave të ardhshëm” por ky është angazhimi i një kombi që njihet në një koncept prëçiz, në të cilin besa bëhet elementi kryesor. Besa nuk është një premtim, është shumë më tepër është garanci se ajo që unë them është e vërtetë. Kjo mështë një përpjekjë e jashtëzakonshme për të shpëtuar paqartësinë e gjuhës. Nëpërmjet gjuhës mund të komunikojmë gjithshka, nuk 11


ka rëndësi nëse është e vërtetë apo jo. Nëpërmjet besës them vetëm të vërtetën, diçka që duhet që ta çoj në fund me çdo kusht, gjallë apo vdekur.

12


Ururi dhe Arbëreshët: rëndësia e dialogut multikulturor Nga Adele Pellitteri

Studimi mbi historinë e popullit në të cilin bën pjesë, mbi traditat dhe gjuhën që flet, është shumë stimulues por shumë pak i praktikuar. Deri sa një individ ndodhet brënda comunitetit dhe kulturës së tijë, nuk arrin të perceptoj kuptimin e thellë të identitetit etnik të tij. Çdo pikëpamje ndryshon mbas një fenomeni migrazioni. Zbulimi i një shoqërie të ndryshme, ku e ndryshme është historia, traditat dhe kultura, bëhet katalizator i zbulimit të rrënjëve dhe orgjinës së dikujt; është pikërisht në këtë moment që ndjenja e indentitetit forcohet dhe zbulohet një energji e re që na shtyn në një dëshirë të shfrenuar për tu zbuluar pjestar të

13


një komuniteti që ka si qëllim kryesor identitetin hisorikokulturor.

Brënda këtij kuadri kaq sugjestiv zbulimi dhe eksplorimi, bëjnë pjesë nismat e institutit teknik “Gravino” të Ururit në provincën e Kampobasos, këto nisma janë të lidhura me dëshirën e mirë për të vlerësuar dhe zhvilluar gjuhën dhe kulturën e komunitetit arbëreshë. Ururi është një fshat me origjinë shqiptare, dhe komuniteti i këtij vëndi ka kërkuar gjithmonë që të ruajë të pa prekur indentitetin etnik të tijë; por është i vetëdijshëm për rreziqet që ky pasazh në brezat e rinjë bëhet gojarisht. Emigrimi drejt Italisë i shumë shqiptarëve, ka bërë që të rritet nevoja për projekte kë kanë si qëllim ndërgjegjësimin e identitetit të tyre. Pra është bërë e nevojshme një reflektim mbi temën e indentitetit arbëreshë. Në veçanti një nga aktivitetet e projektit 14


është ndarë në dy faza; e para është e projektuar mbi historinë dhe më saktësisht mbi kulturën historike, ndërsa faza e dytë është e përqëndruar mbi gjuhën.

Vlen të kujtohet që arbëreshët janë shqiptarë të detyruar të shpërngulen nga atdheu i tyre sepse vendosën që të mos i nënshtroheshin pushtimit turk. Pjesa më e madhe ishin të pasur që nuk donin të ndërronin fenë e tyre kristiane. Emri i tyre rrjedh nga fakti që përpara se ata të largoheshin, vëndi i tyre quhej Arbëria, dhe vetëm mbas pushtimit turk vëndi mori emrin Shqipëri. Projekti i shkollës së Ururit është i rëndësishëm jo vetëm për faktin që respekton një komunitet me identitet kompleks, por sepse realizohet nëpërmjet kontaktit me traditën. Disa nga nxënësve që marrin pjesë në projekt, i është kërkuar të bëjnë intervista me njërëz të moshuar, të dëgjojnë historitë e tyre,dhe 15


të fotografojnë objekte tipike të së shkuarës. Në këtë mënyrë kjo shkollë i inkurajon nxënësit e sajë që të hetojnë mbi të kaluarën e tyre dhe të shokëve të tyre duke bërë kështu dy hapa pozivitve: në rradhë të parë i lejon fëmijës arbëreshë që të krijojë një identitet etnik të dyfishtë dhe të punojë mbi përkatësinë e të dyja kulturave (italiane dhe arbëreshe) ; dhe në rradhë të dytë i lejon fëmijës italian të vlerësojë privilegjin e dialogut multikulturor si gjenerues njërëzish të gatshëm të kuptojnë vlerën e diversitetit.

16


Dy emra bimësh që na lidhin me Shqiptarët1 Nga Alberto Areddu

Në fushën e agrikulturës dhe sidomos nga terminologia e emrave të bimëve mund të hasim në surpriza për sa i përket orgjinës ilire të qytetërimit në Sardenjë. Megjithatë është një 1

Ky artikull është shkruar nga profesor Alberto Areddu posaçërisht për blogun enigma e gjuhës shqipe

17


gjë e natyrshme, sepse megjithëse ka një mori emrash që shpjegohen me anë të latinishtes, shumë emra të tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me latinishten dhe kjo e fundit nuk arrin që ti shpjegojë. Studimi i regjistrave leksikor dhe studimi i emrave të bimëve, na japin emrat e dy luleve për të cilat që në kohën e Wagner është dyshuar për substraktin e tyre. Duke shkruar këtu për këto dy lule më jepet rasti për të rishikuar etimologjinë e tyre e cila është trajtuar më parë nga unë në librin tim dhe nga të tjerë studiues. Bimët janë rethi/retti/rettiu dredhë (clematis vitalba)

dhe

carcuri/craccuri/curcuri/curcuriu

kallam

(ampelodesma mauritanica) (që të dyja këto bimë përdoren më së shumti për të bërë lidhëse dhe litarë) Sipas studiuesit Paulis, që në fillimin e viteve ’90 ka përgatitur një fjalor etimologjik për shumllojshmërinë e emrave të bimëve të Sardenjës, në një rast ka të bëjë me një formë të shkurtuar të latinishtes RETIOLUm “rrjetë e vogël” dhe në një rast të dytë 18


me foljen latine CALCARE “shtyp” që ka ndërhyrë nuk dihet mirë se si dhe në çfarë mënyre mbi ndonjë formë prelatine. Siç e thamë më pare të dyja këto bimë (kërcelli dhe gjethet) shërbejnë për të lidhur, mbledhur dhe rrethuar objekte të përdorimit të përditshëm; bazamente karrigesh, këpucë, kapana, dhe siç e kemi thënë edhe në një tjetër studim, në atë për gjarprin e ujit, gjuha shqipe ka prapashtesat - çi – thi e cila ndan prapashtesën zvogëluese mashkullore. Këto prapashtesa janë karakteristikë e komuniteteve italo– shqiptare, që janë më së shumti me origjinë toske dhe që kanë ruajtur një trjajtë arakaike të shqipes mesjetare. Kështu unë gjej në fjalorin e Giordano format rripthi e rrypi dredhë dhe rrjedhin nga emri rip, dhe ky nga folja rrjep. Kjo folje vjen (citoj për të gjithë Oriel) nga një proto shqipe *repa, që lidhet me rrënjën ie *rep- “rrjep”, nga

e cila

rrjedhin në greqisht ereptomai “gris”, në latinisht

rapere

19


“rrëmbim” dhe lit. ap-repti “fassen, ergreifen, begreifen”. Është evidente që forma që kemi në gjuhën sarde rrjedh nga ilirishtja *rep-thi “lidhëse e vogël” (dredhë) në të cilin lidhja pt- në kalimin nga latinishtja e gjuhën Sardenjës është asimiluar në -tt- (sette < SEPTEm; rettulia < REPTILEm) me ruajtjen e gërmës -th- në zonat qëndrore (si është barabaçino thiu “xhaxha” në gjoksin e logudorezit tiu, nga greco-latino THIUm), dhe asimilimin e -tt- në zonën logudoreze. Kjo hiptezë e prejardhjes ilire të *repthi dredhë është më e përshtatëshme nga hipoteza që unë kam shkruar në librin tim mbi ndikimin e emrit rethi mbi rip-thi.

20


Dhe tani le të vimë në një tjetër emër bime: cacuri për të cilin unë jam shprehur që ka lidhje me fjalën shqipe kërcuri , por në realitet ka disa probleme si nga ana fonetike si nga ana kuptimore. Tani mendoj që me fjalën qark mund të gjehet një zgjidhje e pranueshme. Këtë emër studiues të ndryshëm e lidhin me latinishten CIRCUm si huazim, edhe pse në fakt Orel pranon që fonetika 21


nuk është e qartë (nga CIRCUm mund të arrijmë në *kirke, ose *kjërke). Në fakt mund të jetë një emër i zonës që ka lidhje me gjuhën

greke

arkus

“hark,

rreth”

me

shumllojshmëri

interpretimesh (Pokorny e vendos mbi dy baza të ndryshme *ar- e *arqu), duke i shtuar parashtesën -kë- “ky” të gjuhës shqipe, shumë produktive në formimin e elementëve leksikal dhe mbiemrave (i referohem Camaj edhe për qiellzoren K fillestare për shëmbull kem, qem në një *ke anem; por mund të ipotizohet një metatezë të–i- në rrokje të parë nga *karki-os, dhe më qiellzor të mëvonshëm; ose akoma: duke parë emrin e popullit Ilir të Japidëve na paraqitet me formën alternative Apudi/Apuli, mund të mendojmë që kishte një tendencë që në kohët antike, që si në gjuhët sllave të qiellzoet zanorja fillestare, nga kjo mund të dyshojmë një formë *kë jarkos origjinale). E gjithë kjo mund të ketë ndikuar në origjinë që të thoshin “ky rreth, ky hark”. Mund të themi në këtë rast se 22


forma sarde

carcuri

, me -a- të sajë fillestare justifikon

praninë e fjalës shqipe qark , ndërsa mbaresa sarde -uri- që nuk është aspak latine gjen shpjegim në gjuhën shqipe ku mundësisht ka vlejtur si mbiemër për të cilin “ai i rrethit, ai që rrethon, ai që rrotullohet” është bërë në gjuhën e fshatarëve saracchio (që është një bimë tipike e tokave të thata). Në përfundim mund të shtojmë një tjetër vëzhgim: disa bimë të tjera të Sardenjës që përfundojnë në -i- paraqesin edhe formën me -u- të shtuar: kështu kemi

eni/eniu; retti/rettiu;

carcuri/curcuriu. Sipas meje është i njëjti fenomen që në shqip dallon njeri dhe njeri-u , dhe për këtë fenomen kam shkruar në librin tim. Biblografia e përdorur Areddu A.G., Le origini albanesi della civiltà in Sardegna, Napoli 2007 Camaj M., Albanische Wortbildung, Wiesbaden 1964 23


Giordano E., Fjalor e arbëreshvet t'Italise, Bari 1965 Landi A., Gli elementi latini nella lingua albanese, Napoli 1989 Orel V., Albanian etymological dictionary, Leiden-BostonKöln, 1998 Paulis G., I nomi popolari delle piante in Sardegna, Sassari 1992 Pokorny J., Indogermanisches etymologisches Wörterbuch, Heidelberg 1959 Wagner M.L., Dizionario etimologico sardo, iii volumi 196062

24


Origjina Ilirike e Oristanos Nga Alberto Areddu

Poleonimi 1 i Oristanit paraqitej në antikitet (Aristianis limne, sipas gjeografit bizantin Giorgio Ciprio), në të njëjtën formë që ka edhe sot në dialektin e zakonshëm: Aristanis; deformimi në formën Oristano ka ndodhur më pas (duke nisur me gjeografët e toskanës të shek. të XII) Interpretimi që i eshtë bërë si një toponim afrikanizues nga – an (TERRACINI), ashtu si ai që tenton ta nxjerr si një emër jo të demostrueshëm të një pronesie që zë fill nga Aristius (DE

25


FELICE; PITTAU) janë pa baza; prapashtesa –anis rishfaqet në substrat (krahaso psh. Lesanis). Shpirti i vendit (Spiritus loci 2 ) duhet të na dëftojë ose të na japë një rrënjë të përshtatëshme me karakteristikat, mjaft të veçanta, të territorit. Oristani ndodhet pak km. nga bregdeti në brendësi të të njëjtit gji që maban të njëjtin emër, në afërsi të kënetës S. Giusta, por emërtimi “portu” (port) në mesjetë të lë të mendosh se ishte me pamje nga bregdeti. Interpretimi ynë i parë mund të na shtyjë të shohim në format e risjella nga gjeografët toskanë Arestagno, Aristanno një gjurmë të një vazhdimësi të qëndrueshme nga latinishtja stagnum (krahaso SPANO mbi përcaktimin e ‘stagno’). Por nëse interpretimi ështe i përligjur topografikisht, nuk është i përligjur në aspektin gjuhësor: nga latinishtja stagnum do të kemi në gjuhën sarde *stannu, dhe duke mos parë ndonjë 26


arsye për humbjen e dyzimit akoma më pak kuptohet një Arifillestar letrar. Ndërsa çelësi ilirik i zbërthimit na ofron më shumë përgjigje; edhe këtu ashtu si në gjuhën Kelte egziston një parashtesë ar“pranë” (Kelte are-, ari- “pranë”; krahaso në gjuhën Umbre ar- për ad-) e cila për më tepër gjendet në toponime të tjera sarde; pra, “pranë” kujt? Përgjigja më e përshtatëshme është një “hyrje/grykë”: krahaso gjuhën antike indiane ustha“buzë, gojë”, po kështu kemi në gjuhën avestane (perse antike) aošta-, aoštra- (<*əus), latinisht ōstium “hyrje, grykë e lumit” (= sllavisht *ustьje); sllavishte antike usta “hyrjet/gojët”; sllavisht *ustьje “hyrje/gryk”;

sllavishte antike ustьna,

sllovenisht ûstna “buzë” (nga e njëjta bazë mund të krahasoni qytetet thrake të Ostaphos, Ostudizos).

27


I njëjti diskutim solidal besoj duhet kryer edhe për zonën turistike Olbieze të Porto Ìstana (i quajtur kështu në shek. XIV, nga Portus Istani Stationem, PANEDDA).

Edhe këtu sipas gjasave gjejmë një *usta “hyrje/grykë”, që fillimisht duhet të jetë paraqitur e izoluar si *Ust-ana “vënd i hyrjes/grykës” -> “port”, i ripërsëritur tautologjikisht3 me përcaktimin Port.

28


Sipas studjuesit SPANO, një tjetër Aristani/Aristanno është gjetur në zonën e Olbias (ndofta Astaina perceptohet si Aristana që eshtë tashmë shumë mirë i dokumentuar). Pra, ashtu si Oristano “që ndodhet pranë nje porti” edhe Porto Istana dëshmojnë që forma *Ùstana dëfton “portin e madh” në gjuhën nuragike (krahaso në letonishten uosts m., uōsta f. “port”). Shqiptimi i<u ndërthuret me përshtatshmëritë fonetike të “u” ekzotike, sipas gjasave [ü], të latinitetit me huazime, dhe ndërthuret edhe në kalimin e mëvonshëm të segmentit fillestar us- që është pak i përdorshëm në gjuhën Logudoreze is- (: istare, i-schire).

29


Në lidhje me -is, që shfaqet në pamje të parë si formë latine, specifikoj se paraqet toponime sigurisht pre-latine si psh. Kalaris/Karalis, Lesanis, Etis, Seunis, Sipontis për të cilat kam gjetur ndërlidhje të forta ilirike.

Për momentin nuk kam gjetur akoma gjurmë të *usta në zonën ilirike, por nuk është e thënë se mund te ketë; fonetikisht i përshtatet zonës së Shtanë (forma antike Stana), e regjistruar në hartat shqiptare, por që nuk është një zonë detare. Toponomastika e sotëme shqiptare ka pësuar ndryshime të shumta nga ajo sllave (në të kaluarën shqiptarët ishin barinj që migronin vazhdimisht nëpër Ballkan), dhe të shumta janë sot diskutimet mbi aspektet e huazuara dhe origjinale të saj 30


1) Poleonim: emëri i një qëndre të banuar. 2) Spiritus loci: fjale Latine e përdorur në traditat antike pagane dhe që nënkupton një qënie shpirtërore që banon në një zonë

caktuar

gjeografike.

Disa

shkrimtarë/studjues

bashkëkohor e interpretojnë si “vëndi ku shpirti manifeston vet-veten” i cili njihet ndryshe në latinisht si locus spiritus. 3) Tautologjikisht: që ka lidhje me tautologjin; ripërsëritje e një koncepti me fjalë të tjera.

Bibliografia e Përdorur: De Felice E., Le coste della Sardegna, Cagliari 1964 Panedda D., I toponimi dell'agro olbiese, Sassari 1991 Pittau M., I nomi di paesi città regioni monti fiumi della Sardegna. Significato e origine, Cagliari 1997 Spano G., Vocabolario sardo geografico patronimico ed etimologico, Cagliari 1872 31


Terracini B., Pagine e appunti di linguistica storica, Firenze 1957 pĂŤrkthimi dhe shĂŤnimet nga Brunilda Ternova

32


Kur në Oliena flitej shqip Nga Alberto Areddu

Vëzhgoni periferinë e Sardenjës qëndrore që shihni këtu të fotografuar, e famëshme për verën e saj, për djathërat e saj, për eskursionet malore, për aktivitetet e saja kulturore dhe për faktin e të qënit vëndlindja e futbollistit sardenjas më të njohur në botë. Besoj e keni kuptuar edhe vet (sepse e thot edhe vet titulli), në të kundërt ua them unë: kjo qelizë e vogël sardenjase është

Oliena, ose ashtu si shqipërohet në ditët e

33

sotëme


Ulìana. Ashtu gati si të gjitha qëndrat e Sardenjës, mban një emër i cili i shpëton hetimeve të kryera shkencërisht, e dikush mendon se ka të bëje me vajin meqënëse zona është e mbushur me pemë ullinjsh (por ato i kanë sjell Pizanezët kur emri Olian egzistonte prej kohësh). Po në zonat e Sardenjës ku nuk egzistojnë? Të tjerëve u ka ardhur në mend Iliens-ët (bijt e …Ilio,

nga ku

thonë se rrjedhin një pjesë e sardenjasve

Nuragic). Hetimi im, që nis pikërisht këtu përpiqet të vëjë në dukje se si prapashtesa –ena, -ana është shumë e dendur në toponimet e substratit pre-romak; dhe pikërisht këtu shkolla mediterraneiste ka kundërshtuar: “punë afrikanësh”, ndërkohë hipoteza orientalizuese, e mbrojtur në Sardenjë vetëm nga Pittau përgjigjet : “punë etruskësh”. Por le të shohim temën (pjesën e fillimit), e cila është Oli- dhe për momentin le të ndalemi

këtu. Duket sikur parardhësit tanë të largët, kanë

dashur të na lënë qëllimisht aty këtu ndonjë gjurmë të kalimit 34


të tyre mbi tokë, pasi duke gërmuar në nëntokën e Olienës në mesin e tetëqindës (shek. 19-të) arkeologu Giovanni Spano nxori në dritë

një statujëz të epokës romake, e cila pas

ribashkimit të pjesëve të thyera, u përcaktua në fillim se i përkiste Belzebù-s, mbretit të mizave të traditës semite (meqënse dukej i mbuluar nga mizat). Pastaj u përcaktua se i përkiste një figure, për të cilën deri në atë moment dyshohej nëpërmjet burimeve greke, se i përkiste Sardenjës prehistorike: asaj të Aristeo-s, prurës mitik i teknikave të reja në bujqësi, në vreshtari dhe sidomos në bletari, i ardhur, kushedi se kur nga Tebe në Boeci (klasikja dritë e lindjes “ex oriente lux” 1). Bletët e skalitura mbi gjoks tregojnë se bëhej fjalë për një statujëz kushtuar këtij shpikësi lindor; Jo vetëm kaq, por edhe vëndi ku u gjet statujza fliste qartë: lokaliteti Su medde (ose “sa 'idda de su Medde”), është një variant lokal i gjuhës sarde “su mele” (mjalti) (dysor i latinishtes “Mel(l)e”). Por ajo për të 35


cilën askush nuk u thellua në studime ishte fakti se statujza ishte gërmuar brenda në një fushë (salto 2) e njohur ndryshe: Dule (edhe sot njihet kështu). Kjo fjalë nuk ka asnjë zbërthim të përshtatshëm në latinisht, ndërsa lexuesi shqipfolës e di që ajo bashkëtingëllon në mënyrë perfekte me shqipen: dyllë (që eshte fjalë origjinale shqiptare dhe nuk ështe huazim as latin, as turk dhe as sllav). Atëherë, kjo mund të jetë nje rastësi, bota ështe e mbushur me ngjashmëri të rastësishme: ngjashmëria e famshme anglosaksone me atë persiane e fjalës “bad” që ka të njëjtin kuptim “i keq ”, por që origjinën etimologjike e ka të ndryshme. Pra mund edhe të jetë rastësi. Por në librin tim gjënden edhe rrethana të tjera rastësore si këto. Madje, nëse nga një gjurmë e vogël duhet patjetër të nxirret një element deduktiv përfundimtar, unë rikthehem sërisht në Oliena për të bër një pyetje retorike: “ Një territor i cili na sjell që nga periudha e lashtesisë një statujëz kushtuar hyjnisë së bletarisë, 36


a mund të ketë në thelb ndonjë arësye për tu përcaktuar si “vend i huallive të mjaltit”? Përgjigja ime është po, pasi lexuesi shqiptar e njeh mirë, sidomos e njeh

mirë edhe ai Arbëresh

(shqiptarët e Italisë), të cilët kanë ruajtur një variant akoma më të pastër të fjalës “huall” që në gjuhën e tyre tingëllon: hol-i !!! Edhe kjo fjalë (ashtu si mendojnë studjuesit Meyer, Çabej, Demiraj dhe Orel) është

indoeuropjane, e përafërt me

latinishten alveus, me greqishten aulos, e mbi të gjitha me sllavishten ulьjь dhe lituanishten aulys që nënkuptojnë ”huall bletësh”. Unë e di që në këtë pikë lexuesit skeptik do shtrembërojnë fytyrën, pasi

natyrisht është e vështirë të

bindesh; dhe kanë të drejtë duhet më tepër: toponomastika ka qënë gjithmon një argument i squllët me të cilën rezikon të rrëshqasësh dhe të mos ngrihesh më në këmbë. Dakord o mosbesues, ja ku e keni të servirur. Atëherë, në territorin e dëftuar (Oliena, Orgosolo dhe Ogliastra), ekziston një fjalë që 37


prej dhjetra vjetësh ka çmendur në fillim Wagner (kontrollo të famëshmen DES në faqe 489), dhe më pas të gjithë gjuhëtarët: “eni”, “enis” ose “eniu”. Me këtë fjalë misterioze në këtë krahinë të Sardenjës dëftohet pema e Bërshenjës (klasifikuar, dhe ështe e rastit ta themi, me emrin taxus bacchata). Dikush mendonte se kishte lidhje me gjuhën Baske, e dikush tjetër ka thënë: nuk e di. Është e kotë që ta them unë, shqipja e njeh tashmë: pasi për të njëjtën bimë përdor emërtimin

enjë (që

tingëllon si emëri i një këngëtareje irlandeze), e cila është një fjalë misterioze edhe për shqipen, dhe në librin tim kam kërkuar ta interpretoj (me anë të zbërthimit indoeuropjan). I dashur lexues, nëse deri këtu nuk kam mundur të të bind atëherë vijo të më ndjekësh: kjo ështe vetëm kopertina, faqe të tjera do vijnë, e kush e di, ndofta përgjatë rrugës për në Damastion 3 do konvertohesh edhe ti në ilirizëm!!!

38


1) ex oriente lux, është një frazë që përdoret për të treguar se kultura njerëzore e ka patur origjinën e saj në lindje. 2)

salto, ështe një term sardo-latin me të cilin nënkuptohej

një territor jashtë territorit qytetar. 3) Damastion, ishte një qytet antik në rrethinat e liqenit Ohër i banuar nga iliro-dardanët në të cilin mbreteronte në shek. e 4-ët para erës sonë mbreti ilir Bardhyli.

Bibliografia e përdorur:

Angiolillo S., “Aristeo in Sardegna” in Bollettino di Archeologia 5/61(1990), 1-9 CASTIA S., "Aristeo il protos euretes" in La Sardegna e i miti classici, Olbia 1996, 19-22 Çabej E., Studime etimologjike në fushë të shqipes, Tiranë 1982 39


Demiraj B., Albanische Etymologien, Amsterdam-Atlanta 1997 Meyer G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen Sprache, Strassburg 1891 Orel V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-BostonKöln 1998 Pianu G., “Il mito di Aristeo in Sardegna” in Zucca 2004, 9698 Pittau M., I nomi di paesi città regioni monti fiumi della Sardegna significato origine, Cagliari 1997 Sanna S., “La figura di Aristeo in Sardegna”, in Zucca 2004, 99-111 Spano G., “Statuetta d’Aristeo in bronzo” in Bullettino Archeologico

Sardo

I

(1855)

65-71

[testo

in

http://www.comune.oliena.nu.it/conosci_secondo.php?mpos=5 0&id=20&bar=arch] 40


Spiggia S., Le api nella tradizione popolare della Sardegna, Sassari, 1997 Wolf H. J, Toponomastica barbaricina, Nuoro (1998) “

“La toponomastica preromana in Sardegna”, in Max

Leopold Wagner. Lingua e cultura sarda, Atti Conv. Int. di ling. sarda (a cura di D. Turchi), Oliena 23-3 2003, 49-58 (2004) Zucca R, (a cura di) LOGOS PERI THS SARDOUS. Le fonti classiche e la Sardegna, Roma 2004.

41


Është me origjinë ilire guna antike sardenjase! Nga Alberto Areddu

Guna antike sardanjase

Kryem një kërkim të gjatë në internet për të gjetur një imazh të kohëve të fundit që të mbështeste esktraktin që po paraqesim 42


këtu, por gjetëm shumë pak imazhe burrash me kostumin e vjetër popullor, i cili, kushtëzuar ndofta nga një ndienjë turpi, përdoret në raste të ndryshme maskaradash dhe karnevalesh. Guna/ Struga1 ose ndryshe “mastruga” sipas fjalës antike që nuk është shumë popullore kohët e fundit, eshtë kthyer nga Sardët për komoditet në sinonimin “best'e pedde” “veshje lëkure”, që është një veshje tipike në një shoqëri barinjsh të cilët jetojnë në pjesën më të madhe të vitit nëpër male, dhe ashtu si veshjet moderne në mikrofibër është e përdorshme dimër e verë. Kjo veshje iu duk Rromakëve si një trajtë specifike përbërese e një shoqërie të “prapambetur”, edhe pse, në kohën e Ptolemeut shiheshin Sardenjas me peliçe (Sardi Pelliti 2) edhe në qytetin Cornus (që nuk ishte një qytet malor). Por le të merremi me fjalën, ku të dhënat e “sarditetit” në këtë drejtim na duken të sakta. Prandaj pikërisht le të shohim

43


burimet, duke e anashkaluar si diçka të njohur tashmë, që thonë se Sardenjasit visheshin përgjithsisht me guna/strugë: “ Nëse nuk e joshi e purpurta mbretërore, ndofta ishte guna (mastruca) e sardëve që e transformoi? “(Cicerone, Pro Scauro xxi) “Ciceroni, në aktin tallës (kundër Sardenjasve), përdori fjalën “mastruca”. (Quintiliano, I, 5-8). Kemi gjithmon sërisht Ciceronin i cili u drejtohej “mastrucatis latrunculis” (hajdutëve të veshur me lëkurë) të Sardenjës në “De prov.cons.15”. “Mastruca quhet zhguni priftëror (saio) në gjuhen Sardenjase; megalie quhen shtëpitë në gjuhen e Afri; cateia quhet rrufeja në gjuhën Persiane “(P. Mauro, 284) “Cilitdo komb i përket një lloj veshje që reflekton një karakteristikë të veçantë të tyren;… Sardenjasve u përket guna (mastruche)” (Isidori i Seviljes, XIX, 23-1) 44


“Guna (Mastruca) ështe një veshje gjermanike e krijuar nga lëkura të vogla kafshësh: këte e lexojmë

në librin e

ndryshimeve” (Codice Bernese, 83) Deri tani në lidhje me origjinën e fjalës - që ashtu si e përmendëm më lart në gjuhën e sotëme sarde

edhe pse e

regjistruar në fjalorë, nuk është një fjalë shumë popullore – ishin krijuar shumë hipoteza. Dikush ishte i prirur ta konsideronte si një fjalë autentike dhe autoktone sarde (Terracini e Bertoldi), bazuar tek prapashtesa –UCA e gjykuar nga pikëpamja e shkollës mediterraneiste si “afrikanizuese”. Dikush tjetër e konsideronte si një fjalë me origjinë semite (fjalori i njohur latin i Ernout e del Meillet); e dikush tjetër anonte nga origjina Galeze ose Gjermanike (Dottin). Fjala konsiderohet sërisht një semitizëm i mundëshëm meqënëse

shfaqja e saj e parë

mastruga,

në komedinë

“Poenulus” e Titus Maccius Plautus shoqërohet me një tjetër 45


fjalë semite që i drejtohet si fyerje kartagjenasit Annon, sipas studjuesit MARTINO (i cili nuk parashtron asnjë lloj forme mbi të cilat të diskutohet). Por kërkimi im vazhdon edhe në vënde të tjera. Ne fakt, vura re se në Shqipëri dhe Mal të Zi egziston një veshje që në formën dialektale të shqipes quhet strugë/a

“mbulesë prej leshi që

përdoret si pelerinë”; pelerinë prej leshi të bardhë e mbajtur nga barinjtë në zonat e Shqipërisë së Veriut; kemi gjithashtu strokë “xhaketë” në arbërishte. Por nuk arrita të gjej fjalën e përmendur në fjalorët etimologjik që kisha në dispozicion. MEYER, sjell vetëm fjalën struk

“maskoj/ fsheh/ struk”, që

tingellon i dyshimtë nese nuk ështe me italishten stuccarsi (strukoj); OREL përmënd shkarazi një lloj shtrosë

“lëkurë

dhie e përdorur si jastëk/shilte” që rrjedh nga folja shtroj. Është interesante dhe për tu konsideruar fakti se në gjuhët gjermanike gjejmë mbiemrin strūga (nga islandezja antike) “ 46


leshator, i kërleshur” , dhe sot kemi në gjuhën hollandeze struik

“i kërleshur”, të lidhura ngusht me anglishten to

struggle “të luftosh” (sipas të mirënjohurit Pokorny). Për pjesën fillestare të fjalës nuk mund të mos tërheqim vëmendjen mbi bazën indoeuropjane: *moiso-s/maiso-s “dele, lëkurë, shakull lëkure deleje, thes/trastë”

nga ku rrjedhin

bullgarja antike mĕchъ “shakull”, rusishtja mĕch “lëkurë, shakull, trastë”. Guna jonë sipas gjasave ka një sintagmë të qartë emërore indoeuropjane: *maisa struga “lëkurë e kërleshur, peliçe e kërleshur “. Por a mund të ketë qëne me të vërtet një fjalë autoktone sarde? Mund të ketë qenë një gjermanizëm të cilin autorët latinë e kanë përdorur

edhe për sardët e veshur me peliçe? Kësaj

hipoteze i kundërvihen dy fakte: në epokën e Plautos, gjermanët nuk ishin akoma dhe aq të mirënjohur, ashtu si do të 47


ndodhte më pas (psh. gjate epokës së Marios); dhe nga ana tjetër riferimet e Plautos në lidhje me Punikët janë të qarta, shenjë e qartë kjo që nga rrugët e Sardenjës - ndofta për një penetrim të fjalës në punikun lokal - fjala duhet të jetë përhapur edhe në gjuhën latine. Duke kërkuar ndër gjuhët gjermanike nuk kam gjetur asgjë mbi një substantivim të fjalës struga. Del si përfundim dhe ka të ngjarë që fjala në formë mbiemri, të ketë hyrë e huazuar nga proto-gjermanishtja (çfarë lëkurash përdornin gjermanët për tu mbuluar) në ilirishte, por që më pas u emërzua, duke u krijuar në një rrjedhëz dhe sintagmë me *masio, me një origjinale *masa struga “lëkurë/ peliçe e kërleshur” (< maisa struga, me -ai- > a të ilirishtes kundrejt lituanishtes máišas, máiše)

për aplologji3:

*mas(ë) struga

mbërriti në Egje dhe nga këtu në Sardenjë duke i dhënë emrin veshjes së përdorur nga indigjenët e shpellave, të cilët ua lanë 48


në trashëgimi Ilirëve (duke pare edhe efektet mirëbërëse: e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër), si nemezis4 historike ose ndofta për të qënë të sakte prehistorike. Është për tu theksuar se elitat ushtarake të përfiguruara në statujzat nuragice nuk mbajnë kurrë të veshur në trup këte lloj veshje, por mbajnë vetëm një pelerinë.

1) Strugë: në Malësinë e Veriut mbulesë e leshtë që mbartin barinjtë në vend të xhaketës ose pelerinës.

2) Sardi Pelliti: sardenjas të veshur me rroba të prodhuara me lëkurë kafshësh. Fraza është përdorur nga Tito Livio për të dëftuar një grup të caktuar sardësh. 3)

Aplologji: në gjuhësi është fenomeni i modifikimit të një

fjale egzistuese ose të krijimit të një fjale të re me anë të zhdukjes së një rrokje gjatë proçesit të shpërngjashmimit, që 49


ndodh midis dy rrokjeve të ngashme dhe të përafërta, për shkak të kakofonisë ose të veshtirësisë në shiptitm. 4) Nemezis: fjala ka kuptimin e “drejtësisë kompensuese” ose “ drejtësisë hynore”si një akt i drejtësisë së dhënë nga fati.

Bibliografia e Përdorur: GIORDANO E., Fjalor i arbëreshvet t’Italisë, Bari 1963 LEKA F.-SIMONI

Z., Dizionario albanese italiano. Fjalor

shqip italisht, Tiranë 1996-1998 DOTTIN G., La langue gauloise. Grammaire, textes et glossaire, Paris 1918 ERNOUT A. - A. MEILLET, Dictionnaire étymologique de la langue latine, Paris 1967 BERTOLDI V. “Sardo-punica” in La Parola del Passato ii (1947)

50


MEYER G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen Sprache, Strassburg 1891 PERRA M., ΣΑΡ∆Ω Sardinia Sardegna, III voll.

Oristano

1997 MARTINO P., “Il problema dei semitismi antichi nel latino” in L’Italia e il mondo antico. Atti del Conv. della SIG (a cura di A. Landi) Pisa 1995 NEWMARK L., Albanian English Dictionary, Oxford 1999 OREL V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-BostonKöln, 1998 POKORNY J., Indogermanisches Etymologisches Wörterbuch, 1959 HUBSCHMID J., Schläuche und Fasser, Bern 1955 (RH, vol. 54) GAMKRELIDZE TH. V. - IVANOV Vj- V., Indo-European and the Indo-Europeans, Berlin- New York 1995, II voll. 51


Buburreci i Sardenjës me ngjyrime Ballkanike Nga Alberto Areddu

Ndoshta ju ka qëlluar rasti të shkelni nëpër shtëpi, në guzhinë ose në kantinë ndonjë buburrec, mirë pra (keq, pajisuni menjëherë me DDT), është mëse e sigurtë se duke e shkelur keni ndier një farë kënaqsie të ngazëllyer kur keni dëgjuar zhumën posht këmbes suaj dhe kushedi sa herë keni lëshuar thirrmën e parespektueshme në drejtim të insektit të ngordhur: "creba, malaitta sasaja" (ngordh buburrec i mallkuar), (ose në bazë të zonës ku ndodheni: sisaja, sesaja, babbasaja, mashkullore babbusau).

52


Dijeni se duke vepruar në këtë mënyrë për gjenerata me radhë për të vrarë atë kafshë të neveritshme, kemi shpëtuar një fjale antike (falë zotit që buburrecat nuk u shfarrosën, edhe sepse sot nuk do ta kishim të ruajtur këtë fjalë). Nëse egzaminojmë Enciklopedinë Rubattu do të shohim se kemi shumë mënyra për të emëruar buburrecin: scarafaggio(it) buburrec (sh) blapo (gigante) nj.m. zool. nj.m. zool. (Blatta orientalis) (Blaps mortisaga) [bug, blatte, blatte, blata, Schabe] sasja f., sasàgia

[cockroach,

cucaracha, Schabe] carrabusu f., sesàgia f., sesaja f., sisàgia f., (lat. CARRUM + piem. büsa), sisaja f., sisaza f. (prerom.), babbasau, babbajotzedda f., babbasau, cadalana f., cadelana babbasaju,

babbasaja, f., cagalanu, grìglia f., melaghe

babborottu,

cadalanu, (L), sisaja f., sasaja f., pretta f.

caddalanu,

cadalana

f., (sp.

53

prieto),

brattedda

f.,


f.,

cadelana carraffazu,

cadenale, sulafigu,

catalana

candulittu

(N),

f., babbaiotzedda f., babballotti,

iscortone, paulina f., terriolu, brabetta f., cadelanu, curri-curri, pabasale,

noeddu

de mùsulu, perta f., perta pùdiga f.,

Frantziscu

mannu

(L), pettedda f., prattedda f., pretta f.,

babbarrottu,

babbarrotzu, prettedda

f.,

sulafigu

(C),

bobborrottu, sisaja f., bisasa f., caddarana f., sasàia f. (S), babbaluccu,

carraffone, babbasàiu, mangoi (G).

scarraffone,

iscrapione,

scarfone, garrappiu (N), pretta f.,

prettedda f.,

scraffajoni,

scarfajoni, scraffioni,

scraffaioi,

scarafàcciu,

carrabusu (C), caddarana f., sasàia

f.

(S),

babbasàiu,

54


carrabusu, mangoni (G) // tintirriolu

(L)

“një

specie

buburreci me krahë”

Është interesante të theksohet fakti i përdorimit të fjalës cadalana për të nxjerr në pah se parardhësit tanë nuk kishin dhe aq simpati për Katalanët (për arrogancën dhe fisnikërine fallse të shpirtit të tyre), dhe se si përkufizuan buburrecin me emërimin paulina “kafshëz e llumit të kënetave” Në mes të gjith kësaj kemi emërimin sasaja, sisaja, sesaja, origjina e të cilit ka ngelur në mënyrë misterioze akoma e

55


pazbuluar (në fakt Wagner ne DES thotë se: “ndofta prelatine”). Midis formave të ndryshme të risjella gjejmë edhe formën Logudoreze melaghe, e cila është çelësi për të kuptuar fjalën sasaja.

Fjala melaghe rrjedh nga greqishtja melas që do te

thote “e zezë” . Në lidhje me prezencën e këtij gjreqizmi (gjetur në Oschiri) në gjuhën sarde, egzistojnë opinoione të ndryshme: - sipas studjuesve Wagner dhe Pittau fjala është një huazim antik nga greqishtja (bëhet fjale për greket e Focea të cilët ndofta kanë kaluar në Gallura në shekujt VI-V para erës sonë); - ndërsa sipas mendimit tim kemi të bëjmë me një fjalë me origjinë greko-italike e sjellë nga ushtitë romake të 56


cilat ishin të përbëra në pjesën më të madhe nga ushtarë italik; -

sipas studjuesit fetar Paulis ka mbërritur me anë të mistikëve fetar bizantin (të cilët në Condaghes ndanin midis tyre skllevërit, po aq katolik sa edhe ata , për tu punuar tokën).

Atëherë, kjo fjalë na ofron çelësin semantik, pasi nëse kemi një formë sarde që frymëzohet nga ngjyra e zezë (është e zaknshme për buburrecin bumballë, pasi ka edhe buburreca të tjerë në ngjyrë kafe ose jeshile), mund të hipotizojmë se kanë lindur edhe emërtime të tjera të frymëzuara nga kjo trajtë. Pra misteri mund të zgjidhet: shqipja përdor për të treguar ngjyrën e zezë fjalën “zi” , që në femërore bën zeza/zezë (lexo: sesa, “Z” e shqipes është si –S- jonë sarde e "caso" (rast), ose

57


"kasu"; shkronja “ë” është si “e” e napoletanëve quannë – “quando” – “kur”). Fjala është antike: në onomastikën e emrave thrakë gjenden shumë Sis, Zis që studjuesi Georgiev i cili shquhet në këtë fushë, i interpretonte si tregues të të “zezës”. Prapashtesa -aja në gjuhën ilire haset shumë shpesh, ndërsa tek ne shfaqet vetëm në pak fjalë (e kam fjalën për gjuhën sarde në përgjithsi, pasi në Logudoro eshtë edhe refleks i shqiptimit të një tingulli qiellzor të latinishtes -ACULA), që janë në pjesën më të madhe misterioze. Në shqip –ja dëfton formën femërore të specifikuar (për prapavendosje, tipike në gjuhën shqipe dhe rumene): “zeza – ja” (pra “e zezja”) e kundërvënë fjalës “zeza/zezë”.

58


Pra një mbiemër kaq tipik shqiptar, duhet të jetë antik edhe tek ne, por nuk e dimë sesa. Duke u bazar tek fakti se në Sardenjë bashkë me Italikët erdhën edhe Mesapët (që i bie të jenë Salentinët e sotëm), të cilët ishin pasardhës antik të Ilirëve të ardhur në gadishullin Italik në Mijëvjeçarin e parë, në studimin tim kam prezantuar idenë se fjala mund të ketë mbërritur në epokën romake falë rrjedhjes gjuhësore të fjalëve të tyre në latinishten krahinore të Pulias. Por mund të jetë me të vërtet antike, që në rrethana të tjera do na lidhte ngushtë me këtë popull të jashtëzakonshëm që banon në Ballkan dhe që quhen Shqipëtar (i vjen apo jo mirë dikujt). Pikërisht për këtë arsye fjala “sasaja” nuk është gjë tjetër veçse "zezakja, zezakja e pistë, e mallkuara". përkthimi nga Brunilda Ternova

59


Një gjarpër me të vërtet ilirik në qendër të Sardenjës Nga Alberto Areddu

Sidomos në Qendër të Sardenjës (Barbagia dhe Ogliastra) janë ruajtur nga vjetërimi i kohës, disa emërtime që shpesh e kanë zanafillën në epoka shumë të largëta; dhe jo vetëm në disa shprehi latine dukshmërisht të qarta, por edhe në disa që i kanë paraprirë ushtrive romake. Këto fjalë, ndryshe nga ato të toponimeve që janë të heshtura e si rjedhojë lehtësisht të 60


nënshtruara arbitrimt të lirë dhe interpretimit personal, mund të na thonë nëse mund të hidhet një hipotezë në mbështetje të iliricitetit origjinal te Sardëve Nuragici. Një trashëgimi sigurisht jo-latine është shprehja për të dëftuar “bollën e ujit” ose gjarpërin e ujit (tropinodotus natrix), një zvarranik i dimensioneve të vogla, jo helmues (si të gjith ata që gjenden në Sardenjë) dhe që ka si mjedis natyral flukset e ujrave të ngadalshëm dhe të pasur me bimë, terrenet pyjore ose anët e rrugëve. Atëhere, në fshatin Gavoi thuhet: “lircis”, në Nuoro: “lirtzis”, në Ollolai: “lortzis”, në Olzai me sa duket ka një kuptim të dyfisht: “lurzi” dhe “sulurtzi”, në disa vënde barbaricine: “thulurtzis” ndërsa në fund në fshatin Ottana kemi: “silurtzis” (të dhëna nga Pittau). Kush ështe marrë me këto toponime është shprehur kështu: - për Wagner (që risjell në DES vetëm versionin “lircis”) fjala është misterioze; 61


- për studjuesin katalan E. Blasco i Ferrer është një formë greko-bizantine nga një sintagmë emërore: Thiu Leoutis “xha Leuzzi” (kam kaluar një natë të tërë pa gjumë duke pyetur vetveten se kush ishte ky Leuzzi); - per sardin M. Pittau: ai nuk e di nga mund të vijë por atij i kujton toponimet iberike si psh. “Ilurci”, kështu sa për të thënë një shembull tërheqës. Pra siç shihet, ashtu siç do shpreheshin edhe hetuesit, jemi duke ecur në një terr të dendur. E megjithate uji në të cilin gjarpëri noton nuk është kaq i turbullt sa duket. Rikthehemi për një moment tek titulli: “një gjarpër vërtet ilirik…etj. etj”. Ilirik: ishte ndofta sugjestionues stili kursiv për këtë fjalë? … Shumë persona ndofta nuk e dine, prandaj po ua themi ne, se shpesh popujt primitive marrin një emërtim ethnosi me funksionin e saktë që të trembin fqinjët dhe armiqtë

62


e tyre ose për t’ju kushtuar ndonjë kafshe të shenjtë brenda fisit të tyre; e gjitha kjo quhet : totemizëm.

Piçenët antik kishin si kafshë të shenjtë qukapikun, laraskën: picus në gjuhën latine, nga ku kemi emërtimin: Piçen, Hirpinët kishin ujkun, nga hirpus “lupo”(ujk). Ilirët është e mundur që në fillim të jetonin afër ndonjë lumi ose liqeni, ashtu si edhe fisi ilir i Enkeleive “ngjalat” (nga έγχελυς ), që sipas një hipoteze të arsyeshëme të përpiluar nga i madhi Anton Mayer e merrnin emrin (ajo që gjuhëtarët quajnë eponim), nga një parardhës-gjarpër të quajtur Illuriòs “gjarpër” (i biri i Kadmit të famshëm). Shume shpejt për Ilirët, sidomos për ata të jugut, gjarpëri do te bëhej kafsha e nëndheshme personifikuese, e lidhur ngushtë me kultin e të parëve dhe me kompleksin magjik fetar të pjellorisë së tokës dhe të gruas, duke u shfaqur shpesh i

63


përfiguruar në basorelievë, bizhuteri dhe skulpturat e basheve të anijeve.

Besimet e forta në gjarperinj dhe dragonjë me sa duket kanë qëne shkas i pengimit te përhapjes së krishtërimit, ashtu siç del edhe nga jeta e Shën Ilarionit e shkruar nga iliri shën Jeronimi; Ilarionit ju desh të eliminonte të tëmerrshmin Boas që shkatërronte Epidauron duke përlarë kafshë dhe njerëz , për të bindur paganët që të konvertoheshin. Pas gjith kësaj që tham deri tani, le të vëzhgojmë formën gjuhësore. 64


Rrënja *il – (nga indo-europiania ụel) që e gjejmë edhe në gjuhë të tjera indo-europiane si greqishtja ku kemi “përdredh, mbështjell, shtrydh”: illòs “i vëngër”, dhe nuk është nevoja që tua them unë pasi është tipike e gjarprit që të lëvizë në atë mënyrë.' Rrënjës *il- iu shtua prapashtesa -ur, që në zonën ilirike (siç ështe në librin tim edhe në atë paleosarde) ështe goxha e përhapur; do të kemi kështu: ilur-, dhe deri këtu gjerat qartësohen në sasi të konsiderueshme. Mungon pjesa finale –ci, -tzi: që për ta shpjeguar kam përdorur gjuhën shqipe e cila na ofron një prapashtesë - çi – thi për të na treguar prapashtesën zvogëluese. Zgjidhja që unë ofroj sidoqoftë është një formë e mundëshme: * ilurci dëfton “gjarpërushin” dhe si i tillë ka hyrë në latinishten popullore të Sardenjës, e ndryshuar shpesh herë nga takimi me nyjen letrare “il, lo” (me anë të mekanizmit të bashkëngjitjes/ ndarjes ashtu siç ndodh në rastet e tjera të 65


treguara hollësisht nga Wagner në librin Historische Lautlehre des Sardischen) Pra gjarpëri i ujit të Sardenjes ka si në thelb ashtu dhe formalisht një rrënjë ilire. Bibliografia e përdorur: M.L. Wagner, Fjalori Etimologjik i Sardenjës, Heidelberg 1960-64 (M.L. Wagner, Dizionario Etimologico Sardo, Heidelberg 1960-64) M. Alinei, Nga toteizmi në krishtërimin popullor, Alessandria 1984 (M. Alinei, Dal totemismo al Cristianesimo popolare, Alessandria 1984) M. Pittau, Fjalori i gjuhës Sarde I-II, Cagliari 2000-2002 (M. Pittau, Dizionario della lingua Sarda I-II, Cagliari 2000-2002) A. Mayer, Die Sprache der alten Illyrier, Wien 1959

66


A.Stipcevic, “Simbolizmi ilir dhe simbolizmi shqiptar” në Iliria 5, 1976 (A.Stipcevic, "Simbolismo illirico e simbolismo albanese" in Iliria 5, 1976) M. Camaj, Albanische Wortbildung, Wiesbaden 1966 J. Pokorny, Indogermanisches Etymologisches Wörterbuch, D. Srejovic, Iliret dhe Thrakët, Milano 1996 (D. Srejovic, Illiri e Traci, Milano 1996) J. Wilkes, Ilirët midis identitetit dhe integrimit, Genova 1994 (J. Wilkes, Gli Illiri tra identità e integrazione, Genova 1994) E. Blasco i Ferrer, “Etimologjia dhe etnogjuha: emra zoologjik të perafërt dhe totemizëm në Sardenjë” në Fletore të Semantikës xxii, 2001 (E. Blasco i Ferrer,“Etimologia ed etnolinguistica: zoonimi parentelari e totemismo in Sardegna” in Quaderni di Semantica xxii, 2001)

përkthimi është kryer nga Brunilda Ternova 67


Etimologjia “Pellazg”

e

emrit

kombëtar

Nga Aristidh Kola

Do të përmend versionet kryesore për prejardhjen e emrit kombëtar “Pellazg”. Sipas një varianti, fjala “Pellazg”, vjen nga fjala Plasin dhe Pelago. Mitropoliti bizantin Evstathio, quan banorët e Azisë së Vogël si pellazgë, dhe nxjerr emrin nga Pelas Jis që do të thotë Tokë e afërt, dhe si të tillë mendon Azinë e Vogël. Por dhe sikur ky version të ishte i saktë , përse Evstathio sheh si tokë të afërt Azinë e Vogël , dhe jo Italinë dhe akoma më pranë Ilirinë? Gjeografi i madh i lashtësisë Straboni, nxjerr fjalën “Pellazg” nga pelarg, por që është emri i dytë i tyre që u kanë dhënë helenët dhe më saktë athinejtë.

68


Myler e nxjerr prejardhjen nga fjala Pelin dhe Argo ku fjala argo është pellazge dhe do të thotë fushë dhe i gjithë togfjalëshi ka kuptimin e atij që jeton nëpër fusha. Homeri e quan Tesalinë argo pellazg që do të thotë fushë pellazge. Në Greqi ekziston fusha (Argo) e Thesprotisë e Peloponezit, etj. Shqipja ruan rrënjën e fjalës argo (ar - ) dhe e përdor si arë që do të thotë fushë mbjellur. Profesor Saqelariu e gjykon etimologjinë e fjalës nga rrënjët indoeuropiane Bhel – çel dhe Osqho – degë, bisk. Është një version që u formua në vitin 1958, dhe me ndryshime a me modifikime të gërmave nxjerr përfundimin se pellazg do të thotë degë e çelur. Sigurisht që nuk ka se ku mbështet, por autori e arsyeton me faktin se pellazgët lidhen me përhapjen e ushqimit ne tokë. Por unë nuk shoh ndonjë lidhje të degës së çelur me pellazgët. Kush është versioni më i saktë etimologjik? 69


Personalisht mendoj se shpjegimi i Strabon – Myler është më i saktë, sepse mbulon si nga ana gjuhësore, ashtu dhe nga ana kuptimore fjalën Pellazg. D.m.th. Straboni dhe Myleri kanë të njëjtën ide me atë të athinejve të lashtë. Ata e nxjerrin prejardhjen e pellazgut nga pelargu që në shqip do të thotë lejlek. Fjala pelarg del nga pelin dhe arg, dhe mund të themi që me të vërtetë lejlekut i pëlqejnë zonat fushore. Lejleku ka dhe ngjashmëri të tjera me pellazgët. Jeton në toka fushore dhe moçalore.Një veçori tjetër e ngjashme midis pellazgëve dhe lejlekëve është emigrimi. Aristofani në një komedi thotë se pellazgët emigrojnë ashtu si dhe lejlekët. Një veti tjetër është dhe mbrojtja deri në sakrificë e prindërve të tyre. Aristoteli na tregon (historia e kafshëve 2,9,13.) se lejlekët e rinj i marrin më të moshuarit në shpatulla me qëllim që të emigrojnë. Kjo dashuri, detyrim madje dhe respekt i dekretuar ndaj prindërve të tyre është një nga elementët bazë te 70


pellazgëve të lashtë. E theksoj se në Greqi dashuria dhe respekti për prindërit ishte i caktuar me ligje që quheshin “ligjet e lejlekut” (ligjet pelarge). Pra ekzistojnë shumë fakte mbi etimologjinë e fjalës pellazg nga fjalët pelin dhe argo nga të cilat formohet pelargu. Fakti që helenët i quanin pellazgët pelarge e vërteton këtë fakt.

P.S. Në këtë blog është diskutuar çështja e etimologjisë së emrit pellazg me një temë të autorit Robert d’Angely

71


Origjina e interesant

fjalëve:

një

krahasim

Nga Aristidh Kola

Mjafton të shikojmë një listë të vogël fjalësh shqipe, greke dhe helene të lashta dhe nga krahasimi i tyre i drejtpërdrejtë vërtetohet se shqipja është krejtësishtë e njëjtë me greqishten homerike, gjë që nuk ndodh me greqishten e re, d.m.th. vërtetohet një lidhje më e madhe e shqipes me dialektin homerik sesa me atë të greqishtes së re, dhe megjithëse kjo duket e çuditshme dhe e pabesueshme, është e vërtetë. Në fjalët shqip janë marrë parasysh jo vetëm fjalët e gjuhës letrare por edhe disa dialektore dhe arbëreshe. Të mbahet parasysh se në gqeqisht mungon tingulli y që kthehet në i, sh që kthehet në s . gjithashtu d shqipe në greqishten e lashtë homerike ka kaluar në dh. 72


SHQIPE

HOMERIKE

NEOGREKE

dor – ë, dor - a

ekedeka – dor - o

màti

lesh

lasios

qheri

mi, miu

mis

malå

heq,

(hekl

= elko

pondåqi

tërheq) marr (mar)

mar - pto

perno

edhe, dhe

idhe, te

Qe

arë, ara

arura

horàfi

qas, kias

qio, kio

simono

punë (puna)

ponos

dhulià

kalë, kali

kelis - tos

àlogo

krye (krie)

kridhen

qefali

re, retë

rea (perëndia e reve) sinefo

73


vesh, vishem

ves – this - vesnimi

forào

anda (ënda)

andha - no

efkharistisi

lepur

leporis

lagæs

qen, qeni

qion

sqilos

rronjë (rroj, jetoj) ronio, ronimi

Zo, akmazo

ruaj, rojtar

rio, ritor

filàso

iki, ike

iko

fevgo

lig

lig – ios, lig - æs

adhinatos

ethe (kam ethe)

ethir, ethæ

piretos

rrah

rahso, raso

piretos

mjeshtër

mistor

dherno, htipæ

ne (neve)

noi

emis

rri (qëndroj)

e – ri - dhome

kathome

vend (ved)

ved – os, vedh - os

edhafos, topos

mend, mendoj

mendohem

medhome

74


errët (errësirë) thërres

ere - vos

sokotos

(thrres, threo, throos

fonazo

thrras) para (përpara)

paros

mbrostà

për ty

par ti

Ja sena

ai që nëm

neme – sis, neme - katara sao

van (shkuan)

van

pigan

hedh

heo

rihno, tinazo, sio

dhe, dheu (tokë)

jea, dhor, dha

Ji

nuk

ni uk

dhen

udhë, udha

udhos

dhromos

verë

(stina

e vear

kaloqeri

verës) shkop

skipon, skiptro

75

ravdhi


torrë

tornoo

jiro

korr

kiro

thiro

mëri

(mëni, minis

thimos

dialekti verior) marrë (i marrë)

margos

trelæs

nisem

nisome

kseqinæ

flas

flio, fliaræ

milao, omilæ

lehem (lind)

leho, lohia

jenieme

fryma

(frima, frimao

fisima

dialekt i jugut) shkel

skel - os

patao

deti

theti - s

thalasa

krua, kroi

krunos

vrisi

dru

dris, drimos, driti

ksilo

lutem

litome

parakalæ

76


muse

nisos, nios

nifi

ter (thaj)

ter - so

stegnæno

vesa - versa

versi

dhrosos

dera

thira

porta

kall (djeg)

kileo

qeo

zien

zei

vrazi

mjet

mitos

nima hondræ

tata, ati, i jati

tata, ata, jetas

pateras

Për fjalët homerike që parashtrohen këtu shiko “Iliada” (A 35, 105, 189. 115, 67, 570). Tek “Odisea” (A 409, E 152, 457 etj).

77


Olimpi froni i Zeusit Nga Aristidh Kola

A e keni pyetur ndonjëherë veten përse konkretisht në Olimp të vendoset froni i Zeusit dhe banesa e perëndive? Vazhdimin llogjik të çështjes sonë e shpjegojnë priftërinjtë e majave të Ballkanit veriperëndimor, e më konkretisht rrethinat e Dodonit, prej nga ku ata vështronin të lindte dielli i adhuruar – Diaw; nuk nevojitet të ngjitemi në majat e këtyre maleve që të konstatojmë një gjë të tillë. Një vështrim i thjeshtë në hartë do të na bindë se këta priftërinj të lasht e shikonin Diaw – Dia – Diell të lindë nga majat e Olimpit! Gjeologët do të na vërtetojnë se Olimpi në një kohë të shkuar ka pësuar një vithisje të fortë, dhe nga një majë shumë e lartë, arriti të krijojë dy majat kryerore që ne njohim sot. Një ditë sytë e çuditur të priftërinjëve të Epirit dalluan fenomenin e 78


vithisjes së tmerrëshme dhe do të kenë thënë me mijra herë në kallëzimet e tyre – ç’farë tjetër? – se ky mal u ul, u bë më i shkurtër. Dhe kjo gjë në gjuhën e tyre thuhet; “Ulj u bë” d.m.th. shqiptohej “Uljumb” – plus mbaresa e mëvonëshme os i dha formën përfundimtare “Uljubes” > Ulimbos > Olimbos. Nga ana tjetër sigurisht që nuk ka nevojë qe ndonjë gjeolog të na vërtetojë vidhisjen që përmëndëm. Kush ngjitet në këtë mal të shkelur nga perënditë, që nga fshati Lihotor do ta kuptojë menjëherë dhe do të mendohet thellë se sa të vërteta fshehin këtu përleshjet midis gjigandëve dh titanëve që përshkruan Hesiodi. Po gjithësesi, gjeologët na duhen për të vërtetuar epokën kur është bërë ky ndryshim gjeologjik në Olimp, në mënyrë që të shohim sa larg shkon historia e popullit tonë dhe gjuha e perëndive, ajo gjuhë arvanitase që disa janë përpjekur aq shumë që ta zhdukin nga hapësira greke, edhe atëherë kur

79


ishte aq i freskët dhe qe pikërisht gjuha e heronjve kombëtar të 1821 – it.

80


Faraoni Pasamitikos dha fjala “bek” Nga Aristidh Kola

Faraoni Egjyptian Pasamitikos duke dashur të konkludonte se kush ishte populli më i vjetër në tokë veproi si më poshtë: Mori rastësisht dy fëmijë të porsalindur dhe ia dha një çobani t’i rriste me porosi që të mos thoshte asnjë fjalë në prani të tyre. Pas dy vjetësh, kur çobani u çoi ushqim, dëgjoi fëmijët të thoshin fjalën bekos. Atëhere faraoni pyeti njerëz të ditur dhe mori vesh se bekos i thonë bukës në gjuhën frigjane, gjë që tregonte se Frigasit ishin më të vjetër nga Egjyptianët. HEREDOTI , Historitë II, 1. Kjo gjë nuk mund të merret si kotësi e Egjyptianëve, që influencoi madje gjer në një pikë edhe Herodotin. Pamvarësisht nëse mënyra e faraonit ishte ideale apo jo ne, kemi një të dhënë se në gjuhën frigjane buka quhej bekos 81


Dhe nga kjo rrjedhin disa gjëra interesante: Fjalor, bekos shqipëtohet bek. Mbaresa os vjenë nga gegëzimi i fjalës frigjane bek. Shohim pra se kjo fjalë ka kuptimin dhe tingëllimin e njëjtë me fjalën shqipe buk.

82


Amazonat Nga Aristidh Kola

Miti i amazonave thotë se ekzistonte një popull luftarak, me lidhje direkte fqinjësore me akejt, midis të cilëve luftonin edhe gratë njësoj si burrat (siç thotë edhe Homeri). Nuk do të analizojmë kombësinë e amazonave, megjithëse kanë shumë gjëra të përbashkëta me gratë shqiptare që luftonin pranë burrave (Bubulia, Xhavelena, shkodranet etj). Grekët e lashtë e nxirrnin etimologjinë e fjalës nga Mazos – gjiri sepse thonë që digjnin njërin gji që të hynte harku, Louis Benloew kapet pas një fjale hebraike Amah dhe kaldaike Azen , që të dyja këto fjalë përkthehen armë ose po nga hebraikja Az do të thotë i fuqishëm. Karolidhi e formon fjalën nga armenishtja Amaduni që do të thotë i huaj, apo nga persishtja Amadem etj.

83


Askush prej tyre nuk e nxjer prejardhjen e fjalës nga gjuha e popullit pellazg. Pra le të përpiqemi ta shpjegojmë këtë fjalë sigurisht me të gjithë rezervat, pamvarsisht se mund të kemi ndonjë gabim. Në shqip ekziston fjala zonjë e cila është edhe në formë titulli. Zonja pra, e para e shtëpisë, e jetës, dhe e ekzistencës së burrit. Dhe kështu arrijmë në përdorimin e shprehjes Zonja ime ose Ime zonjë që në greqishten e lashtë ime bën emi dhe si rrjedhim kemi Emizonjë – Amazonë.

84


Influenca e sanskritishte

shqipes

tek

gjuha

Nga Elena Kocaqi

Ka shumë fjalë që sanskritishtja ndan me shqipen, dhe që në shqip ato përdoren edhe sot. Madje fjalë që shkojnë deri në Himalaje ku një popullësi atje i thotë numrat si në shqip, p.sh shtatës i thotë shtatë. Po paraqesim një listë të fjalëve në sanskritisht, të cilat janë të njëjta me ato në shqip.

SANSKRITISHT

SHQIP

name

emri (nga nami që e ka edhe shqipja)

nata

nata 85


çlath

çlith (pra lëshoj)

da

dha

varga

varg

viçesa

viç

bahra

barra

giri

guri

arita

arrita

vartitum

vërtita

peja

pija

ulka

yllka

pa

pa

trapa

trup

krimi

krimbi

arja

ari

krija

kryeja

86


ka

lipsu

lipës

lap

llap

ratha

reth

prer

prer, prej

paka

pjek

vrana

e vrame

vali

val

trut

tret

tiras

thërras

tila

thela

vasu

vash

val

vall

vas

vesh

kleça

kleçka

87


suni

çuni

nusa

nusja

ramja

i ramë

vasa

vise

supa

supa

fal

fal

man

mand, mendoj

gata

gota

tata

tata

gatita

gatita

bhuta

bota

pura

para (pra që është përpara)

anu

anë

88


Për gjetjen e shqipes në këtë gjuhë ka dy shpjegime të arsyeshme. Së pari këto fjalë janë futur në këtë gjuhë nga popullësia pellazgo ilire që sundoi këto territore për mijra vjet. Nga përdorimi që i bëri klasa e lartë, këto fjalë mbetën në gjuhën e shkruar siç ishte sansktitishtja, pasi shkrimi ishte privilegj i klasës sunduese dhe të diturve. Së dyti teoria që po zë vënd kohët e fundit nga gjuhëtarët është fakti se gjuha shqipe mund të jetë nëna e gjuhëve indoeuropiane. Megjithatë nuk ka rracë indo-europiane dhe as gjuhë indoeuropiane. Gabimisht fjalët shqipe që gjenden tek sanskritishtja i kanë edhe shumë gjuhë indo-europiane, dhe është kjo aryeja që thuhet se ka një gjuhë të përbashkët indo-europiane. Nëse studiuesit e gjuhëve do të njihnin më mirë shqipen nuk do ta bënin një gabim të tillë. 89


Një popull pellazgo – ilir: trojanët Nga Elena Kocaqi

Troja dardane ka një emër shqip pa i hequr asnjë gërmë, që do të thotë Trojë, vënd ku ndërtohen shtëpi banimi, ndërtesa të çdo lloji. Ky emër kështu përdoret edhe sot. Kur kërkon të ndërtosh të duhen troje që të ngresh ndërtesa mbi të. Këtë emër Troja e ka pasur sepse ajo ishte një vënd i ngritur, që ka shërbyer për ndërtimin e banesave. Një fakt interesant është se trojanët kanë pasur si simbol të tyre shqiponjën, e cila ka qënë simbol i Aleksandrit të Madh, i Pirros, i perandorëve ilirë të Romës, Ptolemenjve, Skënderbeut. Sot populli shqipëtar është i vetmi që shqiponjën e ka në flamurin e kombit dhe veten e quan shqipëtarë.

90


Një tjetër fakt i rëndësishëm që tregon etnicitetin albanë të Trojanëve dhe aleatëve të tyre, është vetë Iliada. Homeri jep emrat e vëndeve, njerëzve dhe perëndive të asaj kohe. Emra që janë shqip. Këto emërtime nuk kanë nevojë për shpjegim, sepse vijnë në një variant të pastër të shqipes së sotme. Festi, ishte një luftëtar i zoti nga Lidia që i përgjigjet fjalës në shqip fest. Arna Menesti, nga Beocia, quhej kështu se luftonte me vegla të vjetra që i përgjigjen fjalës shqip arna gjë e vjetës dhe e arnuar. Alkatos, emër trojan që është përdorur edhe në Epir, përdoret edhe sot tek vajzat dhe djemtë.

91


Kliti, emër trojan që është përdorur edhe në Iliri e Maqedoni. Këtë emër e ka pasur edhe mbreti ilir që luftoi me Aleksandrin e Madh në Pelion. Ky emër i bukur përdoret edhe sot. Perifati, është në shqip shumë pastër, pra perri – fati, pra fat të mirë, të bukur si perri. Edhe sot tek ne përdoret në disa krahina, dhe nuk thuhet mirë por bukur, p.sh. bukur mirë që ka kuptimin shumë mirë, por bukur është e njëjta gjë si perri, poe kjo e fundit është një shkallë më e lartë se e bukur. Aise, perëndi që sheh veprimet e njëriut gjatë gjithë ditës, që në shqip do të thotë Ai-se, pra Ai-she. Sheh se çfarë bën njëriu gjithë ditën. Aretyre, vend i zhvilluar që në shqip i përgjigjet fjalës aretyre që do të thotë arë-tyre, pra ara e tyre.

92


Erinjet, është perëndi që mbron jetën, që i përgjigjet shqip funksionit të saj. Ajo do të thotë erinjet që është e-rin-jetë, pra e rin, e përtërin jetën. Hypokanti, që është nga Thaka, në shqip hy-po-kan-ti pra që je si hy i bukur. Hypodon, është emër trojan që në shqip do të thotë hy-po-don pra të jesh si hy. Jadet, quhej perëndesha e shirave që është shqipja ja-det pra që është det me ujë. Menti, nga Qipro që në shqip mendi ose menti pra një person i mençur, që ka mend. Gjithashtu ka emër trojan të tillë si Mentor ka mend, i ditur.

93


Pra siç shihet këto emra dhe pothuaj se të gjiitha emërtimet që jepen në Iliadë janë shqip. Pra popullsia që ka banuar në Azinë e Vogël ka qënë e njëjta popullsi nga etniciteti me atë që ka banuar në Iliri, për aq kohë sa fiset trojane quhen trojane dhe ilire në të njëjtën kohë.

94


Krishti u ngjall Nga Elton Varfi

Disa kohë më parë më ra në dorë një kopje e një reviste për promovimin e turismit në Siçili. Kjo revistë quhet “ciao Sicilia what’s on…” Kjo kopje është e muajit prill të vitit 1987. Duke shfletuar këtë revistë ndesha në një poezi në gjuhën arbëresh. Poezia titullohet “Stosanesi” që është një shtembërim i fjalës greke “Christòs Anèsti”, dhe do të thotë Krishti u ngjall. Është një poezi e shkruar nga Strollaku që është pseudonimi i Antonino Cuccia me origjinë nga Contessa Entellina. Kjo poezi është shkruar plot 92 vjet më parë, dhe është shkruar për të kujtuar vizitën e Kishës greko ortodokse, Kishës Latine me rastin e Pashëkve. Strollaku është një shtrëmbërim i fjalës “astrologu”. Këtu poshtë po ju jap këtë poezi si në gjuhën arbëresh si në gjuhën e sotme shqipe, duke para thënë që 95


përkthimi në gjuhën shqipe është aprosimativ. Do të ishte me interes të madh që ndonjë studiues i gjuhës arbëreshe te lexonte këtë poezi për të kuptuar nëse gjuha arbëreshe ka evoluar në këta gati 100 vjetët e fundit apo jo. Arbëresh Me paqe e me harè te kjò bukurëditë Çë ka klënëçelur sa ke çë isht jetë, qi i madh gëzim vjen një herë në vit: kush rron e sheh pametë; kush vdes mbëllin sytë, kundet vete jep te jetëra Jetë, se In Zot, vdekur rrijti tre ditë, me kaqë harè na u ngjall si sot. Luftarët e rruajn me gjak te sytë Kur tundej dheu e luajnë ajo botë, se si vdiqi In Zot ngë u pa më dritë (dritë) luftarët u llavtin me atë tirrimot, rran te dheu e zbëllijtin sytë: njohtin se aì çë vran ish e vërteta In Zot, Shën Mëria Virgjërë rrij vënë më lip, klajti të birin tre ditë me sot, u kallaritin engjulitë e erdhi ajo dritë an’e t’i than Shën Mërisë se u ngjall In Zot. 96


Shën Mëria Virgjërë rriodhi, fshijti vat’e barcarti t’In Zot e pa se te gjiri kish një firitë: atë helm i madhë ndiejt Shën Mëria kur vdiq’In Zot. Mbi dyzet ditat te Parraisi u hip, me flamën te dora u ngjall In Zot. Priftèria na i mbëson këtë i madh shërbes Se për tre ditë hipet me atë “Stosanes” E Litirit vete t’ja thot kini harè se u ngjall In Zot. Këtë rrimë e bëri Strollaku e u jam’e ju i thom sot: me kaqë harè u ngjall In Zot. Antonino Cuccia detto STROLLAKU.

Shqip Me paqe dhe gëzim te kjo ditë e bukur Që është festuar që kur bota është krijuar Ky gëzim i madh vjen një herë në vit Kush rron e sheh gjithmonë Kush vdes sytë i mbyll Dhe në botën e përtejme hesapet i lan Se Zoti Ynë, i vdekur ndënji tre ditë Ma kaq hare u ngjall ai sot Ushtarët me sy të përgjakur e ruajnë Ndërsa dheu dridhej e toka tundej Sepse kur Zoti Ynë vdiq 97


Më dritë nuk kishte Ushtarët u tmerruan nga tërmeti Ranë në gjunjë dhe ju hapën sytë Kuptuan që ai që vranë ishte me të vërtetë Zoti Shën Mëria e Virgjër po lutej Qau të birin tre ditë deri me sot Erdhën ëngjëjt Dhe erdhi drita Dhe i thanë Shën Mërisë Se u ngjall Zoti Shën Mëria e Virgjër vrapoi dhe sytë i fshihu Dhe përqafoi Zotin Dhe pa se në gji kish ai një plagë Shumë dhimbje provoi Shën Mëria e Virgjër Kur Zoti Ynë vdiq Mbas dyzet ditësh në parajsë u ngjit Me flamur në dorë Zoti u ngjall Kisha na e mëson këtë gjë të mbrekullueshme Dhe për tre ditë ngjitet me “Stosanesi” Dhe kishës Latine vetë ja thot Gëzohuni se u ngjall Zoti Ynë Këtë rimë e bëri Strollaku Dhe ju thot sot Ma kaq gëzim u ngjall Zoti Ynë.

98


Mozaiku i Mesaplikut i shekullit të VI është në gjuhën shqipe Nga Elton Varfi

Në Muzeun Historik Kombëtar është ekspozuar një mozaik i çuditshëm dhe mjeshtëror, i marrë nga një bazilikë e Antikitetit të Vonë nga fshati Mesaplik i rrethit të Vlorës. Mozaiku që daton rreth shekullit V-VI mbas Krishtit, ka qenë dyshemor dhe ka përmasat 230 cm x 349 cm. Nga pozicioni horizontal i dikurshëm tani është fiksuar në vertikalitetin e murit të Muzeut. Ky mozaik është botuar disa herë i riprodhuar nga fotografi të ndryshme. Ka tëhequr vëmendjen e studjuesve, shqiptar dhe të huaj që kanë shkruar për historinë e Pellazgëve dhe Ilirëve. por nuk është shpjeguar. Në Mozaik tregohet fytyra profile e një mashkulli me një kapele në kokë që ka një majë dhe dy kordhele nga mbrapa. Në kohërat e lashta këtë lloj kapele e 99


mbanin profesorët dhe filozofët e mëdhenj. Përreth figurës së këtij burri gjenden pjata të mbushura me fruta dhe peshq. Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar tek një fjali e shkruar me shkronja të mëdha

,”A PAK KE T’AÇ”.Këto

shkronja janë të alfabetit latin përveç shkronjës së dytë që është P e alfabetit grek. Shumë studiues kanë mendime të ndryshme për kuptimin e kësaj fjalie. Ndër ta do të përmendim dr. Moikom Zeqon i cili shkruan për fjalinë në gazetën Koha Jonë 29/06/2001. “Kështu një mozaik polikrom i shekullit V me origjinë nga Mesapliku i Vlorës paraqet kokën në profil të një burri të ri me ikonografinë e një hermesi, me kapele në koke dhe me një mbishkrim "Aparkeas", emër i kouptuar i hyjnisë Abrakas, i hyut monoteist të sektit heretik të baziliteve, që ka konkuruar krishtërimin në cakun kohor. Mozaiku me figurën gnostike të Aparkeas Abrakasit është i rrallë në rrafsh evropian. Ky 100


mozaik mbyll kështu një epoke të historisë së Ilirëve për të hapur epokën e historisë së shqiptareve”. Natyrisht profesor Zeqo mendon që shkrimi i mozaikut është në gjuhën greke.

(një riprodhim i mozaikut të Mesaplikut)

Por të tjerë studjues të gjuhës shqipe janë të mendimit që shkrimi i këtij mozaiku është shqip. Në qoftë se ky zbulim do të vërtetohet me prova shkencore atëherë historia e shqipes së shkruar do të zhvendosej nga shekulli i XV në shekullin e V 101


ose të VI mbas Kristit. Pra do të ishte një zbulim sensacional. Studiuesi Arben Llalla e lexon kështu frazën e mozaikut “A ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC), dhe jep disa konkluzione të cilat janë 1- Arbëreshët e Italisë kanë një fjalë të urtë popullore ,”Ha për drekë, po lë për darkë”, po kështu një fjalë të këtij kuptimi e kanë edhe në qytetin e Skraparit në Shqipëri që thonë” ,”Ha sot, po mejto edhe për nesër”, edhe në Jug të Shqipërisë përdorin një fjalë popullore ,”Ha për drekë, por lër dhe për darkë”. Këto thënie popullore i gjejmë në librin “FJALË TË URTA SHQIPE”, botim i dytë I rilindjes, Prishtinë 1987 faqe 193. Prandaj nuk është e rastësishme që Jugu i Shqipërisë, zonë ku është gjetur Mozaiku i Mesaplikut të përdorin fjalën e urtë “Ha pak, që të kesh”. Si duket kjo fjalë e urtë popullore ka po të njëjtin kuptim me fjalinë që gjendet e shkruar në Mozaikun e

102


Mesaplikut dhe është e logjikshme duke marrë parasysh evolimin e gjuhës shqipe të ketë pësuar ndryshim. 2- Shkronjat e fjalisë në Mozaik nuk janë të gjitha të alfabetit grek, por janë të alfabetit latin. Vetëm shkronja e parë e rreshtit të dytë është P, por me shkronja të alfabetit grek. Ndërsa shkronja e tretë, rreshti i dytë është RR e alfabetit Pellazgjik(shqip) sipas studiuesit gjerman J.G. Von Hahn në librin e tij “Shënime përmbi shkrimin e vjetër Pellazgjik”. 3- Mendimi i prof. Moikom Zeqos nuk përputhet me shkronjës e fundit të rreshtit të fundit që në të vërtetë është C dhe jo S siç pretendon prof. Zeqo. Shkronja S në greqisht është Σ dhe shkronja ΤΣ në greqisht shqiptohet C. 4- Forma e shkrimit është një formë e veçantë e shkruar nga lart poshtë duke ruajtur të gjitha rregullat e drejtshkrimit që bëhet fjalë jo për një fjalë të vetme, por për katër fjalë sa dhe rreshta janë shkruar. 103


5- Në Mozaik tregohet fytyra profile e një mashkulli me një kapele në kokë që ka një majë dhe dy kordhele nga mbrapa. Përreth figurës së këtij burri gjenden pjata të mbushura me fruta dhe peshq. Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar tek një fjali e shkruar me shkronja të mëdha “A ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC). Logjika e thjeshtë na shpie në mendimin se bëhet fjalë për diçka që ka lidhje me ushqimin dhe njeriun. Ndoshta ka të bëjë me fjalën e urtë “HA PAK KE TË HASH”. Studiuesi grek me origjinë shqiptare Niko Stylos së bashku me zotin Ilir Mati nuk kanë dyshime se fjalia është në gjuhën shqipe në kuptimin ,”A PAK KE T’AÇ” (Ha pak, ke të hash). Pra ata nuk kanë asnjë dyshim që mozaiku i shekullit të VI flet shqip. Këta dy studiues japin sipas mendimit tim fakte bindëse dhe të pakundërshtueshme. Ilir Mati kundërshton Tezën e dr. Moikom Zeqos , dhe pikën e dytë të profesor Llallës që gërmën e tretë të rrjeshtit të dytë e lexojnë R, ndërsa për Matin është K. 104


Për të vërtetuar këtë teori Ilir Mati mbështetet në një vazo antike greke ku janë të rafiguruar Patrokli, Akili dhe nëna e tijë Theti. Pikërisht në gërmën e gjashtë

të emrit e Patroklos

gjendet e njëjta gërmë e rrjeshtit të dytë dhe është gërma K.

(shiko fotografinë këtu poshtë)

Një tjetër fakt interesant është ngjashmëria e kapeles që mban në kokë burri i mozaikut me qeleshen. 105


(shiko fotografinë këtu poshtë)

Tani na takon vetëm ne shqipëtarëve që të bindemi që gjuha jonë ka një histori shumë më të lashtë se sa historia kërkon të na e tregoj. Në këtë mënyrë kërkimet në këtë fushë do të bëhen më me entuziazëm dhe nga një dëshirë e fortë për te kërkuar të vëtetën.

106


Stela e Lemnosit Nga Elton Varfi

Mbishkrimi është gjetur më 1886 në fshatin e Kaminias të ishullit Lemnos, nga dy anëtarë të shkollës Arkeologjike Franceze të Athinës, dhe u botua po atë vit në buletinin e kësaj shkolle (G. Cousin dhe F. Durrbach, Bas-relief de Lemnos avec inscriptions. Bull . d. corr. Hellën. 1886, 1). Që nga kjo datë është shkruar shumë për deshifrimin dhe gjuhën e këtij mbishkrimi. Studiues të ndryshëm kanë mendimin që ky është shkrim etrusk. Stela është gur varri mbi të cilin kanë vizatuar profilin e kokës të një luftëtari me ushtë. Rreth e qark figurës së luftëtarit si 107


edhe anash pllakës është shkruar me alfabet, të cilin dijetarët e kanë përcaktuar si të shekullit të VII p. K.

Stela e Lemnosit

Ka disa dhjetëvjeçarë që dijetarët merren me deshifrimin e këtij shkrimi. Ata i janë afruar epigramit bazuar në gjuhët e lashta si latinishtja dhe greqishtja e vjetër, por pa ndonjë rezultat bindës. Në këtë shkrim ne do të marrim në analizë disa studiues që janë 108


përpjekur të deshifrojnë mbishkrimin e stelës së Lemnos me anë të gjuhës shqipe. Studiuesi francez Zaharia Majani , në librin e tij “Fundi i misterit etrusk, Tiranë 1973” shkrimin mbi stelë e lexon në këtë mënyrë: 1. holaiez naphoth, 2. maras mav, 3. sialXveiz, aviz, 4. evisth zeronaith, 5. zivai, 6. aker tavarzio, 7.vanalasial zeronai morinaial. “Holaiez, nip i Ziazi, ka qënë maru gjatë 39 vjetëve. Gjatë tërë jetës së tijë pranë Zerona të këtij lokaliteti, ka qënë kryeprift i tempullit të Zeronës të Mirianës”. Holaiez thotë autori është emri i heroit. Zerona është perëndeshë që adhurohej në Lemnos, kurse Miriana është emër qyteti. Nermin Vlora Falaschi, në librin e saj “L’etrusco lingua viva, Roma 1989” shkrimin mbi stelën e Lemnos e lexon kështu ( 109


me shkronja të mëdha është transkiptimi i epigramës, kurse në kllapa korrespondimi në shqip sipar autores): ZI A ZI (zi a zi), MARAZ (maraz), MAF (maf = vello e zezë), ZI APKH (zi ape), FEIS A FEIS (fisve a fis), E FIS TH, H (e fis, th, h), ZER O NAI TH (zer, oh nai,th, zer = me kap), SI FAI? (si faj?), AKER (acër = gropë) , TAF (taft = fron), AR (ar), ZI, TH( zi, th), FAMA (fama), PA (pa), ZI AP (zi u hap), ZER,O (kap është), NAI (për ne), MORI (mori), NA IP (na hip), HOPAIE (hopthi), ZI MATH H, TH (zi math, h, th), SI FAI? (si faj?). Zonja Falaschi në librin e sajë vetëm i rrjeshton fjalët që ka lexuar mbi stelë, duke vënë për bri fjalët korresponduese shqipe me përkthimin italisht dhe anglisht pa dhënë shpjegimin përfundimtar, se me çfarë kuptimi del sipas saj në tërësi shkrimi.

110


Robert D’Angely në librin e pestë “Sekreti i epitafeve” të veprës së tijë “Enigma, Tiranë 1998” , mbishkrimin e stelës e cilëson si mbishkrim pellazg. Ky studiues e lexon kështu epigramin:

Epigrami i traskiptuar nga studiuesi Robert d’Angely

I 1) O LLAJ QË NJEF ZIT’ E TUA, 2) MARAS MAJ; 3) SIALLI KU QË AVIS 4) VISET E TU: SHËRON AITH 5) SIVA 6) LA MALA SIELL, SHËRON AI MORINASIT 7) AHERE O TAVARAZ. 111


II 1) O LLAUZ (KUR) SI PHOKJA SOLI (U SUL): SHPËTONTE AITH VISTHIN E TI 2) DHE TË NDERONTE, RRO ME, O HARALI, SIFAJ (rro) 3) EPTE ZI, U ARRATIS PHOKJA, SIVAJ; 4) AVIS, U SUL KY QË, MARAZI IM, AVIS; AH, UMBI AU.

Në mbishkrimin e parë thotë autori i vdekuri TAVARZI HARALI

nga MYRNIA, qytet i ishullit të Lemnosit,

lavdërohet sepse ka shpëtuar atdheun nga pushtimi i fqinjëve që banonin né gadishullin e Trakës. Në mbishkrimin e dytë thuhet se heroi ka shpëtuar atdheun nga pushtimi i foceasve, ndonëse u vra para se të mbaronte beteja. Dhe gdhëndësi e njofton të vrarin se fitorja u arrit nga bashkëatdhetarët e tij. 112


Megjithatë fatkeqësia nuk u shmang, sepse armiku i parë, fqinji i Trakës, arriti përsëri ta fuste atdheun né skllavëri. Kështu heroit i bëhet thirrje, që të ringjallet, dhe të dalë sërisht për të shpëtuar atdheun. Studiuesi Ilir Mati në librin e tijë “Një shqiptar në botën e etruskëve, Tiranë 2000” e lexon kështu shkrimin mbi stelën e Lemnos: HOPIAE : S : NA FOTH SIASI MARAS : MAF SIAPYFEIS . AVIS E FIST: SERONAITHSIVAI VAN APA SIAP : SERON AI MO RINAIP AKER: TAVARSITH

Fjalët e theksuara me vizë poshtë autorit i ngjajnë me fjalët shqipe :

113


HOP AI E, NA, ZI, A(ËSHTË), MARAZ, SE RON AI ZIVAI, TU VAR ZITH. Kuptimi do të ishte kështu: Hop ai e zë na thotë zia është zi. Hidhërim të madh si jap né fis, nga fisi né fis se ron ai zivaj. Van ? si jap se ron ai megjithëse ri ai pak te varri i zi. Sipas studiuesit Ilir Mati ky interpretim del më i thjeshtë se shumë të tjerë të bërë nga studiuesit që ne përmendëm më sipër. Megjithatë shkrimi i stelës së Lemnosit ka mbetur ende një enigmë. Në qoftë se një ditë këtë enigmë do të mund ta zgjidhim me anë të gjuhës shqipe, atëherë do të kemi edhe provën e pakundërshteshme që gjuha pellazgo shqipe është shkruar që në shekullin e VII p. K. dhe mbi të gjitha në një territor që të gjithë e quajnë grek.

114


Theti, nëna e Akilit pellazg Nga Elton Varfi

Sapo të lexojnë titullin e këtij artikulli do të jenë plot ata që do të rrudhin buzët. Sidomos grekërit, sepse për ta çdo gjë që në lashtësi ishte legjendare ishte me doemos greke. Ishin grekë heronjtë e luftës së Trojës, edhe pse Homeri asnjëherë nuk e quan greke ose helene ushtrinë që luftonte kundër Trojës. Homeri i quan akej. Robert d’Angely etimologjinë e fjalës akej e gjen në gjuhën shqipe aq i bukur, aq i hijshëm, që u pëlqen të gjithëve. Një tjetër “grek” i famshëm? Aleksandri i madh. Të mos çuditet aspak lexuesi kur të lexoj që grekët e sotëm edhe Aleksandrin e madh e bëjnë grek. Por le të shohim së bashku se sa ishte grek Aleksandri i madh. Filipi i II-të i Maqedonisë u martua për here të dytë me Olimbinë (emri i vërtetë ishte Poliksenë) dhe duke qënë se ishte e bija e mbretit të Mollosëve, 115


ishte pasardhëse e Akilit. Ishte e bija e Neotolemit dhe Andromakës pra mbesa e Akilit. Kjo formoi edhe pretendimin e Aleksandrit të madh që e quante veten si Akilin i ri. Sipas këtyre fakteve nëna e Aleksandrit të madh ishte epiriote d.m.th. shqipëtare. Tani në qoftë se do ti besojmë Georgiu Fineley (unë personalisht i besoj) kur shkruan tek “Historia e revolucionit grek” që Aleksandri i madh kur fliste me gjeneralët e tijë fliste në gjuhën e nënës, atëherë ne bëjme pyetjen , në ç’farë gjuhe fliste Leka i madh? Dhe a ishte gjuhë greke? Përse historianët antikë që kanë shkruar për Filipin e II – të Maqedonisë kanë thënë që ai ishte barbar domethënë jo grek? Një tjetër fakt i rëndësishëm. Heroi kombëtar i shqipërisë, i ashtëquajturi “ushtar i Krishtit” Gjergj Kastrioti u quajt nga turqit Skëndërbe që do të thotë “princi Aleksandër”. Mos vallë turqit e quajtën kështu për nder të stërgjyshit të tijë shqiptar Aleksandrit të madh? 116


Por unë jam i bindur që më shumë se grekët ata që do të rrudhin buzët do të jenë shqipëtarët. Sepse jemi ne kombi shqipëtar që vuajmë nga një kompleks inferioriteti i pa justifikuar ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me të shkuarën tonë. Por kjo është një histori e vjetër dhe ne nuk do ta trajtojmë në ketë shkrim. Le të vimë tani tek tema kryesore e shkrimit tonë. Ninfa Theti ishte më e bukura midis pesëdhjetë ninfave që ishin vajazat e Nereut dhe Doridës. Poseidoni dhe Zeusi donin që të martoheshin me këtë ninfë por meqë ishte profetizuar që djali që do të linde nga Theti do të bëhej më i famshëm se i ati, atëherë Zeusi urdhëroi Thetin që të martohej me Peleun. Ky i fundit nuk e pati të lehtë që të merrte nuse Thetin por më në fund ia arriti qëllimit. Mbas martese Theti kërkoi që të bënte të pavdekshëm të gjashtë fëmijët e sajë që pati nga martesa me Peleun duke vënë tupin e tyre në zjarr, por Peleu arriti që të 117


hiqte nga zjarri djalin e fundit që ishte Akili. Edhe pse Peleu arriti që ta hiqte nga zjarri, Akilit i ishte djegur thembra. Kështu Peleu i kërkoi ndihmë çentaurit Kiron që ishte mjek që të shëronte thembrën e Akilit. Le të ndalemi një çast tek emri i çentaurit. Siç shkruajtëm më lartë ai quhej Kiron dhe ishte mjek. Mjeku shëron pacientët e tijë. Në shqip kemi fjalën shëron. Emri i çentaurit Kiron me fjalën shqip shëron ngjajnë në një mënyrë të habitëshme. Pra siç thamë mbasi Peleu i kërkoi ndihmë Kironit ky i fundit zëvëndësoi thembrën e dëmtuar të Akilit me thembrën e gjigantit Damas i cili kur ishte gjallë asnjë kurrë nuk e kishte mundur në vrapim. Kjo shpjegon pse Akili ishte i njohur edhe si vrapues i shkëlqyer. Në greqisht emri i Akilit shkruhet Aχιλλευς (Achilleus). Robert d’Angely etimologjinë e këtij emri e shpjegon me anë të gjuhës shqipe; Aq-i-lehti. 118


Një tjetër legjendë na thotë që Theti zhyti Akilin në lumin Stirgë dhe jo në zjarr. Ajo mbante të birin nga thembra dhe për këtë arsye i mbeti e thatë domethënë ishte pika e dobët e tijë. Mbas luftës së Trojës dhe vdekjes së Akilit, Theti shkoi në vendi ku ishte takuar për herë të parë me Peleun dhe i kërkoi atij që të shkonin në thellësi ku aty do të arrinte që ta bënte të pavdekshëm. Por Peleu e braktisi dhe shkoi në kërkim të djalit të Akilit, Neotolemit që kishte shkuar në tokën e Mollosëve, duke humbur për gjithmonë mundësinë për tu bërë i pavdekshëm. Thetin e gjejmë edhe në disa legjenda të mëvonëshme. Ndimoi Argonautët me anijen e tyre “Argo”, ndihmoi Dionisin duke e fshehur në shpellën e sajë nënujore, ndimoi edhe Teseun që ishte hedhur në det për të gjetur unazën që vërtetonte që ishte djali i Poseidonit. Në fund ndihmoi edhe vet Zeusin.

119


Mbasi treguam në mënyrë të shkurtër historinë e ninfës Theti le të vijmë tek etimologia e emrit të sajë. Në greqisht Thëtis , në latinisht Thetis , ose Thelis , Thetidis Nga kërkimet që kemi bëre nuk kemi gjetur asnjë shpjegim për emrin e sajë, po të përjashojmë shpjegimin që jep Bürkert për emrin e titanes Teti ose Tetide (greqisht Τηθύς) që është gruaja e Oqeanit dhe gjyshja Thetit nënës së Akilit. Bürkert thotë që ky emër është një transformim i akadikes tiamtu o tâmtu që do të thotë det. Por Bürkert po të njihte gjuhën shqipe nuk do të kishte nevojë që të shkonte shumë larg për të shpjeguar këtë emër. Fjala shqipe deti është shumë e ngjashme me emrin e titanes Teti. Por në qoftë se ky shpjegim shkon mirë për emrin e titanes, sipas mendimit tonë nuk shkon për emrin e Thetit. Theti ishte një ninfë, dhe ninfat e kalojnë më të shumtën e kohës nën ujë domethënë në thellësi. Ne mendojmë se pikërisht emri i ninfës Theti shjegohet me fjalën shqipe Thellë. 120


Tani grekë e shqipëtarë do të thërrasin që është një skandal, një budallalëk me brirë, por ne me durim dhe kurajo jemi këtu për të pritur çdo lloj kritike.

121


Fjalë në mbishkrimet etruske Nga Ilir Mati

Zemla Në një pasqyrë etruske kemi të vizatuar një skenë dashurie në të cilën si personazhe kemi perëndinë Apollon, që është duke vështruar puthjen e perëndisë etruske të qejfit Fuflun me një femër të re me emër të shënuar pranë saj: Zemla. Pyetje: mos fjala Zemla ka mbërritur deri më sot me anë të shqipes në formën Zemër? Shënim: Nëse përqasja e fjalës Zemla me Zemër është e vërtetë, ashtu si edhe shumë fjalë të tjera etruske, mendoj se ato janë dëshmi të sigurta jo vetëm për raportet që gjuha shqipe që flasim, ka pasur dikur me kulturën etruske, por edhe të mbërritjes së këtyre dëshmive në kohët moderne.

122


(në foto pasqyra etruske ku është shkruar fjala zemla)

Tin, Ita Perëndia më e lartë e etruskëve ishte Tin ose Tinia, të cilën romakët e quajtën Giove. Në një vazo të gjetur në Dodonë, e cila ruhet në muzeun e Luvrit shkruhet: THEOZOTO. Theo në greqisht është Zot, pra kemi: Zot Zoto. 123


Te Buzuku kemi: Tin Zot. Te etruskët kemi: Tin, Tinia. Në etruskologji perëndia Tin mban në dorë tri rrufe, me të parën lajmëron (bubullin), me të dytën shfaqet (vetëtin) dhe me të tretën qëllon (shkreptin). Në fjalët shqip: Vetë-tin, Shkrep-tin, Bubull-in mos vallë kemi edhe emrin e perëndisë Tin simbol i të cilit ishte rrufeja? Perëndi tjetër e etruskëve është edhe Ita. Vendin në të cilin kjo perëndi ka lerë shqipëtarët e thërrasin Tale ose edhe Itale. Në necropolin e Durrësit është gjetur emri EITALIA, datuar në shekullin IV – III p.K. Cutu : Kutu Në revistën italiane “Atlante”, prill 1984, etruskologët italianë dhanë lajmin se kishin gjetur dhe zbritur në varrin e familjes Cutu. Këtë emërtim etruskologët e dhanë sepse në shumë varre prej guri dhe në urnat e varrit të përgjithshëm gjetën të 124


gdhendur fjalën Cutu. Fjalët e gdhendura në gur, sipas italianëve, ishin kuptime të zakonëshme të emrave të të vdekurve (emrin personal, emrin e familjes, emrin e babait dhe emrin e nënës në rastin e fjalive me katër fjalë). Në bazë të këtyre shkrimeve në “Atlante”, jepet lajmi se etruskologët kanë ndërtuar dhe pemën familjare (gjeanologjike), që lidhte të vdekurit. Shënimi mbi varr është:

ARNO

CAIS

CUTU FELUSA

(ARTH

KAIS

KUTU FELUSA)

Në një tjetër varr është shënuar:

AU CUTU FIPIAL

125


Në këtë rast, sipas studiesve italianë, kemi heqjen e fjalës CAI, për të mos treguar orgjinën prej shërbëtori që shpreh kjo fjalë, duke lënë vetëm mbiemrin CUTU të familjes CAI = KAI, në shqip kuptohet edhe si Qaj. Sigurisht shqyrtimi më me kujdes i gjithë materialit epigrafik, mund të dëshmojë nëse CUTU është mbiemri i familjes, ose është fjala CUTU , fjalë e zakonshme që vendoset në varr me kuptimin KËTU siç i thonë çamët KUTU. Haron Në fjalorin e gjuhës etruske të D’Aversa thuhet: “Harun, Karon-ni i cili në ikonografinë etruske nuk është ai që përcjell të vdekurit në botën tjetër, por është dëshmitari dhe ekzekutuesi i vdekjes” Në bazë të këtij shpjegimi që japin vetë autorët antikë mund të themi se: Harun, Haron mund të jetë Ha Ron, 126


Ron, Rnoj në shqip ka kuptimin Jetoj Ron, Rnon ka kuptimin Jetë Ha në shqip ka kuptimin e foljes Ha Në mitologji kemi edhe Hades, bota e nëndheshme, vendi i të vdekurve. Pra del si rastësi interesante: 1- Haron = Ha Ron = Ha Jetë 2- Hades = Havdes = Ha të vdekurit Fjala RNO mund të na çojë në një A RNO me kuptimin ashtë jetë. Shkrimi Arno me format e tjera Arnth, Arnthi, Arnthial haset shumë shpesh në epigrafinë etruske.

127


Varri Golini I Nga Ilir Mati

Më 1865 në Umbria zbulohen dy varre etruske të pikturuara. Këto varre njihen me emrin e atij që i zbuloi: Golini. Më 1951shumë të dëmtuara pikturat u vendosën në muzeun arkeologjik të Firences. Në magazinat e këtij muzeu ndodhet një kopje me madhësi natyrore e pikturave të varrit Golini I. Ky varr ka formë katrore me përmasa 5,35 x 5,20m. Sipas studiuesve italianë, pikturat në varrin Golini I, paraqesin pamje të një banketi mortor, që kryhet në botën e përtej varrit për nder të zotave dhe të një banori të ri të sapoardhur. Pikturat ndahen në tri pjesë. Pjesa e përgatitjes së festës, ku punët duket se i bëjnë skllevërit, pjesa e personave të shquar për të cilët shtrohet banketi, dhe pjesa e mbërritjes së të sapoardhurit. Çdo personazh i pjesës së parë ka të shënuar pranë me ngjyrë të zezë dy fjalë. Etruskologu Paolino sugjeron “se këto shkrime 128


tregojnë më tepër detyrat ose funksionet e skllevërve, sesa emrat e tyre të përveçëm”, por pa kuptuar se për çfarë detyre ose funksioni bëhet fjalë. Ajo që më bëri përshtypje të madhe, sapo pashë këto vizatime, ishte skena e parë, aty paraqitet përgatitja e mishit për banketin. Mbi një tra kasapi duken të varur një ka i therur, një dhi, një lepur dhe disa shpendë. Pranë tyre vihet re kasapi që me hanxhar në dorë, ngritur mbi kokë qëllon mbi një trung mishi.

129


Mbi figurën e kasapit është shkruhet: THAR..:KAO. Tek të dy fjalët mungon ndonjë shkronjë, por edhe kaq sa janë të bëjnë të kuptosh : THER KAUN (mund të ishte p.sh. THARNA KAON) Mbas kasapit është figura e një femre shërbyese, e cila duket se del nga vendi ku theret mishi. Ajo mban me kujdes në dorën e majtë një gotë të mbushur, ndërsa në dorën e djathtë mban diçka tjetër. Pranë kësaj figure është shkruar : THARMA ML.RUNS, ku në fjalën e dytë mungon shkronja e tretë. Mua më duket se vajza mban në dorën e majtë tharmin e banketit të mbledhur në gotë. Ky tharm mund të jetë gjaku i kaut të therur. Në dorën e djathtë vajza mban shenjën e sakrifices të bërë, p.sh. mëlçinë e kaut të therur. Pra : THARMA ML.RUNS mund të ketë kuptimin : THARMA MBLEDHUN.

130


Më tej dy figura që paraqiten duke punuar dhe rregulluar tavolinat e banketit dhe pas këtyre vjen një figurë që është duke i rënë një cyle dyjare. Këta personazhe shoqërohen me shkrime që unë nuk i kuptoj. Figura e gjashtë sipas radhës (nga kasapi) është një djalë që po bluan një havan të veçantë. Djali nuk bluan me të goditur, por duke thërrmuar me të shtypur. Vizatimi shoqërohet me këtë shënim: PAZU MULUANE.

PAZU MULUANE

131


Mua më duket se këtu kemi formën pa zu bukën, pa zu kosin, pa zu djathin pra pa zu mbluanë. Po të ishte shkruar paza muluane do ti shkonte më shumë tipit të havanit që djali po bluan, pa zhurmë, pa zë. Më tej faqeve të mureve ka edhe shumë shkrime të tjera në mes të të cilave unë dallova fjalë të cilat më lanë të kuptoj se në banketin e pikturuar kishte çdo gjë që duhet: pjestarët e ceremonisë, shërbyes, muzikantë, qënie mitologjike, një i sapo ardhur i lartë, një lajmëtar madje edhe qënie të mposhtura të botës së përtejme si KRANKRU, i cili jep idenë se mund të jetë një kafshë që bren, kruan krenat, kafkat. Kemi edhe një qënie tjetër mitologjike KURPU , I cili mund të jetëpersonifikimi i KURPË – s. Të dyja këto qënie janë nën divan, pra të mposhtura nga banorët e varrit të përbashkët.

132


Secili prej banorëve të varrit të përbashkët bën lutjen e tij. Secili I drejtohet të lart – it (larth), i luten t’i fali (felinies, felth) sepse me fis (me fis) ose me fëmi (me fmi) klajnë (klan) duke kërkuar shumë falje (felusum). Ceremonia e lutjeve është e përjetëshme. Ajo është e njëjtë për çdo banor të varrit, pavarsisht nga koha kur ka mbërritur aty. Ata që e ndërtuan banesën e përbashkët, zgjodhën pikturimin me temë të përjetshëme të mureve, sesa pikturimin çdo here të tyre, të kushtëzuar nga ardhja e një banori të ri.

133


Akili Nga Mathieu Aref

Emri Eperios, Epeiros, shpjegohet nga shqipja: Epëri do të thotë “diçka që është sipër, lart, përtej” (Greqisë). Homeri njihte vetëm emrin Thesproti, emër që zëvëndësoi atë të Pellazgjisë (Heredoti II 56). Në të vërtetë sipas disa autorëve të lashtë, Epiri bashkë me Pelasgiotidën ishte Argosi pellazg i Homerit (Thesalia) dhe Arkadia, një nga zotërimet më të rëndësishëme të pellazgëve.

Pikërisht në Dodonë të

Thesprotisë, këta të fundit zotëronin vendin e shenjtë dhe të famshëm të tyre kushtuar “Zeusit dodonas dhe pellazg”. Ja lutja që Akili i drejton Zeusit (Iliada XVI, 236 – 237): “Zeus mbret dodonas, perëndi e kaherëshme, Pellazge që mbretëron në Dodonë, në këtë vënd të ashpër të Sellëve, profetët e tu me këmbë të palara kurrë, të cilët flejnë përdhe! 134


Ti nuk ke refuzuar të mi përmbushësh dëshirat e mia dhe ti dërrmosh Akenët për të më nderuar”. Ky paragraf, një nga më të rëndësishmit dhe më të qartët e poemave homerike (paragraf i kaluar pa u vënë re, apo në heshtje nga pjesa e madhe e autorëve) është dyfish domethënës. Para së gjithash Homeri vetvetiu e njihte zanafillën pellazge të Akilit, të cilin Zeusi perëndi e Pellazgëve e mbron kundër Akenëve. Pastaj Homeri shpreh qartë zanafillën Pellazge të fesë, e cila me disa përjashtime do të behet e grekëve. Edhe emri i vetë Akilit shpjegohet falë shqipes së sotme. Shpjegimi i emrit epiriot të Akilit shpjegohet me fjalën Aspeitos , fjalë që rrjedh nga rrënja A’shpeit që do të thotë i shpejti në gjuhën e Pellazgëve dhe kësisoj në gjuhën shqipe. Grekët e shpjegojnë emrin e tijë me i papërshkrueshmi i madh (cf Plutarku Pyrrhos I, 3 – Aristoteli fr 566 R) . Ky interpretim grek nuk përkon aspak me epitetet e përdorura nga Homeri për të cilësuar 135


Akilin. E njëjta gjë është edhe për një emër tjetër grek të Akilit Akileus ka kuptimin si pa buzë në greqisht. Ky emër shpjegohet gjithashtu në shqip Aq i lehtë. Sido që të rrotullohet problemi, gjuha shqipe është e pagabueshme. Gjithashtu falë gjuhës shqipe shpjegohet edhe emri Uliksi (Odhisseus) që do të thotë udhëtari në gjuhën shqipe (Udhësi) . Si rrjedhojë emrat e dy heronjve më të shquar të poemave homerike, Akili për Iliadën dhe Uliksi për Odisenë, shpjegohen falë gjuhës shqipe. Në dy poemat e Homerit (Iliada dhe Odisea) kam zbuluar 58 citime përsa i takon Akilit, ndër të cilat 18 kanë lidhje me nocionin e shpejtësisë (Akil i shpejti , Akili me këmbë të lehta, të palodhura apo të shkathëta), nocioni i hyjnorit gjithsej 11 herë, pastaj 25 përsa i përket fisit të tij (Easidi, Peleidi, bir i Peleut) dhe më në fund 4 citime për epitete të tjera të ndryshme. Është e qartë se Easidi është jo vetëm i shpejtë por 136


edhe hyjnor. Kjo vërteton krejt zanafillën e tij pellazge: emri i tij, feja e tij dhe vendi në hierarkinë e hyjnore ( bir i perëndeshës Tetis, emri i së cilës, gjithashtu emër pellazg do të thotë det, oqean). Megjithatë ja ç’farë na thotë Plutarku (jeta e Pirros 1/3): “Prej aty [vendi i shenjtë i Dodonës në viset e Molosëve, mbretëria e birit të tij Neoptoleme] Akili u prit me ndere hyjnore në Epir , ku ai quhej në gjuhën e vendit, Aspetos”. Plutarku e dinte mirë se banorët e vendit të Molosëve apo të Thersprotëve apo kësisoj banorë të Dodonës flisnin një gjuhë ndryshe nga greqishtja, flisnin gjuhën e vendit na thotë ai.

137


Pirro II Nga Mathieu Aref

Pirro II (319 – 272 para Krishtit) mbretëroi në Epir nga 295 deri më 272 para Krishtit. Ky mbret epiriot (me zanafillë thrako-ilire, ashtu si Aleksandri i Madh) donte të ripërtërinte bëmat e Aleksandrit të Madh. Ai fillimisht sulmoi romakët, të cilët i mundi në Herakle në vitin 280 para Krishtit dhe në Asculum në vitin 279 para Krishtit. Fitorja e fundit u arrit me shumë vështirësi dhe është zanafilla e shprehjes “fitore si e Pirros”. Pas shpartallimit të tij nga romakët në Benevento Në vitin 275 para Krishtit, ai u sul për pushtimin e Greqisë. Gjatë një prej ekspeditave të tij ai gjeti vdekjen, siç na thotë legjenda nga një tullë që i ra mbi kokë. Shënojmë kalimthi se përkrenarja e famshme kelte me brirë (cjapi apo dashi) që mbante Pirro II ishte e ngjashme me atë të 138


Aleksandrit të Madh. Të njëjtën përkrenare mbante heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skëndërbeu (1405 – 1468). Kjo emblemë mbretërore u bë edhe emblema e mbretit Zog I i Shqipërisë (1895 – 1961). Aleksandri i Madh është cituar shumë herë në Kuran me emërtimin “Aleksandri me dy brirë (Al Iskandar Z’ul Karnain). Kjo vërteton më së miri zanafillën e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët, në veçanti nga ata me zanafillë thako-ilire. Ja disa shembuj të tjerë që vërtetojnë përkatësinë e epiriotëve dhe në veçanti të Mollosëve me etninë pellazge. Para së gjithash dhe së pari, emri Mollosë në shqip do të thotë malësorë . Në të vërtetë fjala malësor, malësi apo malës rrjedh nga rrënja parahelene dhe aq më tepër pellazge Mal, e cila kuptohet mjaft mirë në gjuhën shqipe. Shënojmë se malësorët me zanafillë thako-ilire ishin shtatlartë (ashtu si në

139


kohët e sotme shqiptarët e veriut) në raport me grekët të cilët ishin më trupvegjël. Më tej dhe së dyti, emri Pirro (Pirrohs) që do të thotë burri në gjuhën shqipe, rrjeth nga pellazgo-shqipja burrë, që do të thotë trim i mirë dhe burrë kreshnik. Nëse fjalës burrë i shtohet prapashtesa greke os kjo na jep burros (burrë-os) e shëndruar nga grekët në Pirrohs. A nuk është kjo një nga cilësitë e Akilit? Për ti mbushur me lavdi elitat, fisnikëria apo njërëzit e shquar të Epirit, shpesh ata i quanin fëmijët e tyre Pirrohs apo Neoptoleme. Së fundmi siç kemi vërejtur më sipër, një nga mbretërit e fundit të Epirit quhej Pirro II. Luftëtarët e këtij të fundit e quanin atë Shqiponjë. Si rrjedhojë ata do të bëhen fëmijët e shqiponjës. Qysh nga kjo epokë shqiptarët vazhdojnë të quhen bijtë e shqipes, d.m.th. në gjuhën e tyre Shqiptar. Sot janë të huajt që i quajnë ata Albanias, Albanian, Albani, Albanese. 140


Ja disa shembuj kuptimplotë ( listë jo e plotë ) e disa futjeve të panevojshme dhe jo të përshtatshme në fjalorin shqip Nga Mathieu Aref

arrestoj; arrestim Ndërkohë që në gjuhën shqipe ekziston fjala shqip “kap” që duket se është endur nëpër Europë sepse ne e gjejmë në latinisht ( capere), në anglisht ( keep) ose në frëngjisht ( capturer)… marshim, marshoj, marshon Nuk kuptoj përse është krijuar ky neologjizëm ndërkohë që gjuha shqipe ka fjalët e saj “ ecje, eci, ecim, ecën”. Mund të përdorej, në fund të 141


fundit, kjo fjalë për të emëruer në lëmin muzikor, një marsh ushtarak ( “ marshim ushtarak”) shprehje e shpikur nga të huajt. sukses Gjithashtu shqipja zotëron shumë fjalë ndër të cilat “mbarëvajtje, mbarësi, mbrodhësi, ose arritje”. audience Shqipja ka gjithashtu fjalët: vëmendje, pritje, mbledhje… aplikim, aplikacion Fjalë të shumta në shqip: vendosje, vënie, zbatim, përdorim.

142


tendencë Shqipja ka fjalën e saj: prirje. procedim Edhe për këtë shqipja është e pasur: mënyrë veprimi, sjellje, mënyrë e sjelljes protestoj Në shqip ekziston një fjale

në përdorim të

perditshëm: kundërshtoj abuzim Gjithashtu shqipes nuk i mungojnë fjalët: shpërdorim, teprim, tepri, egzistoj

143


Edhe për këtë, për një fjalë parësore dhe kaq të rëndësishme shkohet dhe kërkohet në një gjuhë romane relativisht të vonë “ frëngjisht”! ndërkohë që gjuha shqipe zotëron një nga fjalët më zanafillore dhe më të lashtat: jetoj në kuptimin që egzistoj dhe në rastet pavetore ka sëbashku me kuptimin “ vazhdon, vazhdon ende” ( ose hala) ose dhe jam gjallë. injorant Shqipja zotëron “i pa ditur, i paditun, nuk di gjë, ose nuk di gja “. indipendence Ekziston një fjalë shqipe e shkëlqyer : pavarësi, mëvetësi. 144


inteligjent Edhe për këtë fjalë kaq të rëndesishme gjendet mënyra për të përdorur një fjalë të huaj nderkohë që gjuha shqipe ka shumë sinonime: i zgjuar, i mençëm, i ditur… civilizua,civilizuar Në shqip ekziston një fjalë e lashtë “ qytetërua, qytetëruar” ( që rrjedh nga qytet), fjalë e trashëguar nga latinët ( nëpërmjet Etruskëve) nën formën e civica (qytet), e cila ka krijuar fjalën italisht citta (qytet) dhe atë franceze citè (qytet). Është kulmi që shqiptarët përdorin një fjlë të të parëve të tyre të shtrembëruar nga latinishja dhe të riformuar nga frëngjishtja.

145


plazh Edhe për këtë, për tu bërë modernë apo për të folur si njerëz të qytetëruar, në këtë rast si francezë, është perdorur fjala plazh ndërkohë që ekzistojnë fjalë tepër të vjetra: “ ranishtë”, e cila rrjedh nga fjala “ranë” (dialekti geg) dhe “rërë” (dialekti toske) si dhe “buzë deti; por dhe më të vjetra që kanë kuptimin e njëjtësi “ ranë” dhe “kum, e cila është zanafilla e emrave “cumes, cumae”, qytet bregdetar i Italisë jugore ( Kampania, provincë etruske në këtë periudhë) dhe ishte qyteti i parë i marrë etruskëve dhe i pushtuar nga Helenët e parë që mbërritën në Itali

146


Thot / Hermes Trismegisti Nga Mathieu Aref

Folja “them”, në shqip do të thotë edhe tregoj, mendoj, gjykoj. “Thotë” pra nënkupton ai që tregon, mendon, gjykon.Nëse i studiojmë më nga afër atributet e perëndisë egjiptiane Thot, vërejmë një ngjashmëri turbulluese me fjalën shqipe “thotë”. Në të vërtetë perëndia Thot ishte perëndia e dijenisë dhe e të shkruajturit. Ajo paraqitej me një kokë të Ibis-it dhe shpesh shoqërohej nga Anubis (perëndia me kokë çakalli që dërgonte të vdekurit në botën tjetër). Të dy përpara Osiris-it duhet të shyrtonin drejtësinë përpara peshores (peshimi i zemrës së të vdekurit, të cilit sapo vdiste, kopja e tij krahasohej përpara Osirisit që ndihmphej nga dyzet e dy gjykatës). Thot në epokën greko-romake krahasohej me Hermesin Trismegisti (Mërkuri i 147


Romakëve). Çuditërisht kjo perëndia e fundit, në mitologjinë e ashtuquajtur greke, shpiegohet falë gjuhës shqipe ( shiko këtë emër te “përputhje gjuhësore”). Me pak fjalë Hermes shpjegohet nga “Err mes”, në dialektin geg të Shqipërisë së Veriut, që do të thotë “ Unë vras terrin” apo ai që vret ose sfidon terrin. Një nga funksionet zanafillore përpara mbërritjes së Grekëve ishe ai i drejtuesit të shpirti të të vdekurve drejt banesës së fundit të tyre, d.m.th. “ bota e përtejme” (terri). Fjala “ Trismegiste” shpiegohet gjithashtu falë gjuhës shqipe. Kjo fjalë, të cilën Grekët e shpjegojnë “ nga ana fonetike” nëpërmjet “tri herë më i madh”, shpesh shoqërohej me Hermesin. Gjiithsesi legjenda tregon se Hermesi e krijoi “lirën” falë zhguallit të breshkës, të cilën e përdorin si kuti rezonance dhe zorrët si tela e saj. Pellazgët e asaj kohe e cilësonin atë me “ Err mys- Kris me gishta” d.m.th. “ermesi që i bie me gishtat e tij”. Ky instrument, si pasojë e një këmbimi u bë “lira” e 148


Apollonit. Kjo është kuptimplotë! Përsa i takon perëndisë egjyptiane Thot të përdorur në titullin e librit “Thotë fliste shqip” të Xhuzepe Katapanos ( botuar në Romë në vitin 1984) dhe analiza që ai bënë në onomatikën pellazgo-shqip

149


Muzeu arkeologjik i Viterbos Nga Nermin Vlora Falaschi

Edhe muzeu arkeologjik i Viterbos është i pasur me reperte me vlera të mbëdha, dhe me mesazhe epigrafike me përmbajtje filozofike të konsiderueshme. Në hyrje, në murin e djathtë duket një sarkofag shumë origjinal, me një figurë njeriu të shtrirë mbi kapak. Në korrespondencë ku gjenden këmbët, vërejmë një mbishkrim të shkurtër:

Ky epigraf shumë konçiz, kërkon një shpjegim të thellë, sepse mbyll në vetvete një koncept të rëndësishëm: CAE-I mund të ketë kuptimin “Kij mëshirë për të o Zot”

150


Në të vërtetë CAE në gjuhën shqipe do të thotë thjesht qaje , por kuptimi më i thellë është shumë më i rëndësishëm. Jo lot dhe vajtim i kërkojnë Zotit, por dhëmshuri, mëshirë, mirësi. Këtë e kuptojmë nga I–ja e vetmuar që ndjek fjalën CAE, dhe do të thotë Zot. Në Komedinë Hyjnore (Parajsa, XXVI, 133 – 134) Dante na konfirmon mendimin tonë.

Pria ch’io scendessi all’infernale ambascia, “I” s’appellava in terra il Sommo Bene…

Që do të thotë “përpara që unë të bëja këtë udhëtim, Zoti quhej I”. Jacopo della Lana një letrar bolonjez i shekullit të XIV, ishte i pari që komentoi Komedinë Hyjnore, shkruan;

151


…çoè in soa vita Deo s’appellava “I”. Il primo nome per lo quale Adamo nominò Iddio fu “I”.

Domethënë, “Zoti quhej I. Emri i parë që Adami përdori për të quajtur Zotin ishte I” Është interesante që në gjuhën turke, dhe si në atë japonese e koreane, dhe ndoshta në të tjera gjuhë orientale I do të thotë e mirë. Në gjuhën turke i adam përkthehet njëri i mirë. Prandaj është mirë që të kërkojmë që të analizojmë epigrafet duke inkuadruar kuptimin që i jepnin fjalëve në epokën që janë përdorur, dhe të evitojmë të ndalemi në kuptimin që ne i japin sot, ose më keq akoma të bëjmë gabime siç është bërë me këtë mbishkrim duke i dhënë kuptimin e emrit të përveçëm romak “Caius”.

152


Varret “Vend-Kahrun” të Tarquinisë Nga Nermin Vlora Falaschi

Në Tarkuini midis gjelbërimit të livadheve dhe kodrave që bëhen edhe më shumë sugjestive nga pemët e ullinjve shekullor dhe luleve shumë ngjyrëshe, gjenden shumë varre etruske. Thuhet “i heshtur si një varr”. Por ato varre “flasin” shumë , dhe jo vetëm aty ku mendimi është i fiksuar me një koment epigrafik, por edhe në ato varre ku një emblemë zëvendëson fjalët. Një lule, një vizatim gjeometrik, një qiell me yje, një kafshë, shprehin një simbol që prezanton idenë dhe stimulon mendimin. Një nga varret më interesante të Tarkuinisë, për sa i përket paleografisë së pasur të sajë, por edhe për një bashkësi emblemash floreale , është varri VANTH (në shqip vend quhet atdheu). 153


Për të filluar, lexojmë dhe përpiqemi të interpretojmë këtë mbishkrim interesant:

Pellazgo-Ertusk

Shqip

FEL

Fal

ANI

Ana

NAS

Nash (neve)

FE

Me fe

LUS

Lus

CLAN

Klaneve (familjarëve)

AI

Ai 154


I AFRS

I afërt

IU RU

Iu ru (u ruajt)

XXII

22? (vjeç?)

Dy karakteristika dallojnë këtë përkushtim të dashurit të tyre të vdekur. (ME) RU në gjuhën shqipe do të thotë për të ruajtur. RUNE janë gjëra të “ruajtura mirë” , dhe është e ditur që rune janë mbishkrime të gdhendura në dru

kryesisht në Gjermani,

Norvegji, Islandë, Suedi, Skoci, Danimark, Rumani, Bosnje dhe vende të tjera me karaktere të ngjashme me ato të Etruskëve. Pak kopje kanë mbetur për shkas të prishjes së drurit si material. Për rune ka shkruar edhe historiani romak Publio Cornelio Tacito në veprën e tijë “Germania”. Një tipar i veçantë i këtij varri të jashtzakonshëm është se pranë perëndeshës me krahë Vend (VANTH) e cila kishte një 155


rëndësi të madhe tek etruskët për misionin e sajë si shoqëruese e të vdekurve që meritonin parajsën e heronjve, gjejmë edhe perëndinë me krah Kahrun (KHARUN) Që shpjegohet kah = i drejtuar nga, run = ruan, që do të thotë, i drejtuar drejt pafundësisë, përjetësisë. Gjithashtu në varrin Vend-Kahrun, përballë hyrjes ka një mbishkrim përmbi mur zbukuruar me një zbukurim të dyfishtë, ku dafina ndërthuret me një shirit të kuqe të errët: bashkësia e kësaj pikture materializohet në numrin 8 horizontal. Në fillim 8-ta është i madh, pastaj shkon duke u zvogëluar për të përfunduar me një degë që shkon lart. Siç dihet, numri 8 ka qënë gjithmonë simboli i infinitit, dhe kjo pikturë mund të simbolizojë rrugën që i vdekuri duhet që të ndjekë, për arritur nga “infinite” të vegjël e deri në fundin e Gjithë Universit.

156


Pelasgo-Etrusco

Albanese

ANI

Ana

NAS

Nash (neve)

ARNO

Arno

CE

LUS

Lus

THANKHEI

Thanje (gojore)

LUS

Lus

ATI

Ati

157


A

â (që ka)

LA

La (lënë)

FILS

Fisin

XXXIX

39? (vjeç?)

Në këtë mbishkrim fjala ARNO meriton një analizë të veçantë. Në të shkuarën ARNO do të thoshte KRIJUES dhe ndoshta për këtë arsye i ka dhënë emrin lumit rreth të cilit janë krijuar qytetërime të mbëdhaja siç është Firence. ARNO në gjuhën shqipe ka humbur kuptimin fillestar të saj dhe sot do të thotë thjesht restauroj.

158


Disa hyjni e hyjnesha te Olimpit Nga Robert d’Angely

Zeusi: Në shkallen e pare te hyjnive pellazget vinin Zeusin, te cilin latinet e quanin Jupiter. per ta shpjeguar etimologjine e termit Ζευς (Zeus) do te kujtojme se te lashtet e cilesonin hyjnine “bubullues”, sepse midis te tjerash ai ishte perendia e gjemimit. Kuptimi bubullues jepet plotesisht nga pellazgjishtja : Zë – ës, ne greqishten φωνεις (phōneis) dhe qe ka epersine se i pergjigjet plotesisht Ζευς = Zëës. Pra nuk ka asnje dyshim qe: Ζευς (Zeus) eshte nje shtremberim i vogel ose me mire nje evoluim i pellazgjishtes : Zëës : gjemues. Per shpjegimin e termit latin : Jupiter ai po ashtu jepet nga gjuha e pellazgeve , tirreneve ose etruskeve. Jupiteri do te thoshte ati yne: ju(ni) piter, ashtu si Junon shenohet nga: 159


ju(na)nân: nana jone ashtu si Іονι – ον Πελαγος (Ioni – on pelagos) ka kuptimin e famshem: mare nostrum = deti yne latin i cili ne te vertete eshte pellazg ose etrusk, sepse keta te fundit e kane quajtur deti jone = mare nostrum = deti yne = ιονιον πελαγος (ionion pelagos). Se fundi Іω – ες (Io – es) qe do te thote jonet = tanet. Kulti i Zeusit ose i Jupiterit, qe nga solemniteti ia kalonte kultit te çdo perendie tjeter, ishte i perhapur ne te gjithe Azine e vogel, ne Greqi, Itali dhe ne gjithe shtrirjen e pafund te botes pellazge. I kushtohej dushku . Atribute te tije ishin skeptri, shqiponja dhe rrufeja. Demetra ose Ceres: Demetra eshte nje nga hyjneshat me te medha te Olimpit. Emri i saje (ne dorishten ∆αµατηρ (Damatēr) , sipas nje etimologjie qe atehere shume te lashte, vjen jo nga greqishtja γη (gē) = 160


toke por nga pellazgjishtja dhe = δη (dē) = δα (da) = tokë ; dhe po ashtu motër = mater = µητηρ (mētēr) = nënë. Kuptimi qe i jepnin pellazget e lashte fjales motër nuk eshte aspak ai i nënës por pikerish ai qe i japin ende sot shqipetaret myslimane bektashij te Shqiperise se Jugut, kryesisht te Permetit, kur i drejtohen me respektin me te madh, çdo femre, jo doemos te re por edhe jo fare plake. Pak a shume i pergjigjet – por ne rastin tone mungon ideja e memesise – fjales frange: ma soeur kur u drejtohemi fetareve. Kjo ide e veçante, qe ne ia atribuojme fjales soeur ne rastin e cituar me siper, na shpjegon evoluimin qe ka pesuar kuptimi i fjales motër ne shqipen, e cila nga kuptimi nënë qe kishte ashtu si µητηρ (mētēr) dhe mater ka ndryshuar ne ate te soeur. Ne te dy rastet ne fjale evoluimi ka qene pra i kundert. Fakti qe Demetra e kishte prejardhjen e kultit te vet nga popullesite primitive te Thesalise, shume kohe perpara se te 161


behej shperngulja e fiseve greke ne Greqi, tregon se ky kult shkon prapa te besimet natyraliste te pellazgeve te lashte. Natyra e dukshme pellazge e ketij kulti provohet nga legjenda e Lykosit i biri i mbretit Pandion te Athines, qe emigroi ne vendin e trameleve, te cileve u dha emrin Likias pasi kishte hedhur qe me pare ne Meseni nje shkelqim te ri mbi misteret e Andanise. Apolloni ose Febusi : Forma me e lashte e emrit Apollon eshte forma pellazge Aπελλων (Apellōn), prej nga rrjedhin Aπολουν (Apoloun) dhe Aπλων (Aplōn) po ashtu pellazge. Formes se prejardhur te pare Aπλουν (Aploun) i afrohet emri etrusk : Aplu ose Apulu dhe forma Aπελλων (Apellōn), eshte me e afert e formes oske Apellun me gjithe emrat e vjeter greke : Aπελλας (Apellas), Aπελλης

(Appellēs),

Aπελλις

(Apellis),

Aπελλικος

(Apellikos) etj. Duke u mbeshtetur ne format etruske Aplu dhe 162


Apulu e ne oskishten Apellun ne muntemi nga ana jone qe me ndimen e shqipeste japim etimologi shume te pranueshme , se ato te dhena nga Platoni ne Kratilin e tij e deri te të dhenat e ndryshme te shumta te dijetareve te sotem, qe duket se nuk kane bashkuar gjithe mendimet e paaneshme. Etimologjite qe ne propozojme, pra mbi bazen a Aplu, Apulu, Apellun dhe Aπελλων (Apellōn), kane kuptimin : që bën të lindë ylli , pa dyshim qe eshte fjala per yllin e mirefillte, Diellin; që bën të agojë ylli, ose me mire akoma; ap udhën = që hap rrugën ose dielli paraardhës. Per kete arsye pa dyshim greket e shenonin Delosin ku ishte tempulli më me emer i Apollonit si “ishulli i diellit lindës”. Fakti qe ishte hyjnia Diell, hyjnia i drites, i sillte atij ne fakt kete cilesi si Paraardhes ose Προδροµος (Prodromos), sepse ne te vertete dhe praktikishte ai qe sjell driten dhe me më shume arsye, ai qe e krijon vete eshte “ndriçon” , ai qe u hap rrugen, gjithe te tjereve, ne te gjitha 163


degezimet e veprimtarise njerezore, artet, letrat, muzika etj. Qe ketej fare mire mund te paraqitet hipoteza se Apullen per Apudhën do te thote etimologjikisht pikerisht: udhëndriçues: ai që hap rrugën, paraardhesi, bartes i drites. Per me teper a nuk paraqitet ai duke drejtuar nje koçi katershe, me rreze drite mbi koke dhe me Auroren perpara, bijen e tij?

164


διοι Πελασγοι = Pellazgët e ditur Nga Robert d’Angely

Gjatë periudhës midis fundosjes së Atlantidës dhe epokës së Ekspeditës I të pellazgeve ose ARG-ëve drejt Indisë, përveç kontaktit me atlantët që mbetën përfundimisht në Europë, ata patën kontakte të ndryshme që u bënë si pasojë e shpërguljeve të shumta të popullësive, që u përkisnin grupeve pak a shumë të rëndësishme të po asaj race pellazgjike, të bardhë. Këto kontakte sollën edhe një herë

që të njëtrajtësohet gjuha

pellazge e folur dhe ndoshta e shkruar në atë kohë. Ne madje jemi të sigurtë që në sajë të famës botërore që pellazgët ose ARG-ët duhej të kishin fituar nga fitoret e tyre mbi Atlantët, ata patën mundësinë të përhapnin me urtësinë e tyre “legjendare” , përdorimin e gjuhës së tyre në dialektin që ata vetë flisnin në qendër të Greqisë, kryesishtë në Athinë dhe në Itali. Ne e nënvizuam mbiemrin tonë legjendar i cili cilëson 165


emrin urtësi , për të vënë në dukje rastin që na jep që të ndreqet një gabim tjetër mijravjeçar, konkretisht ai që vazhdimisht e përkthen fjalën: διοι (dioi), që cilëson Πελάσγοι (Pelasgoi) si “hyjnore” sikur kjo διοι (dioi) të kishte ndonjë lidhje çfarëdo me mbiemrin θειος (theios) , i cili vetë vjen prej emrit θεος (theos) që do të thotë “Perëndi” dhe prej nga vjen mbiemri θειος (theios) i cili përgjigjet “hyjnor”. Në fakt fjala διοι (dioi) që është ngatërruar nga padija në këtë mënyrë, nuk është gje tjeter veçse mbiemri prejfoljor i shqipes ose i pellazgjishtes : di-ës , që vjen nga folja di , me kuptimin: kam dije. ∆ιος (dios): atëhere është e njëjta fjalë me pellasgjishten di-ës që do të thotë, i ditur, ai që di ; dhe përkthimi i vërtetë i: διοι Πελάσγοι (dioi pelasgoi) si rrjedhim do të ishte : “Pellazgët e ditur” ose “Pellazgët e urtë”, dhe jo “Pellazgët hyjnore” , siç e kanë përkthyer gjithnjë gabimisht ose nga padituria.

166


Para nisjes së ekspeditës drejt Indise termi Pelarg ose Piellarg, që shënonte gjithë popullesitë e racës së bardhë

është

thjeshtësuar , duke hequr gjymtyrën e parë Pel ose Piell që do të thotë “lind” dhe ruajti vetëm gjymtyrën e dytë , që është ARG ose në greqishten ΑΡΓ (arg) dhe që ka kuptimin “i bardhë”. Ky term i dytë , i cili ka patur fat të madh , nëse mund të shprehemi kështu, dhe është në origjinë të fjalës mesopotamase: ARYA dhe të fjalës greke: ΑΡΓΕΙΟΣ (argeios) mjaft të shpeshtë në këtë gjuhë të fundit, ky term pra zuri vendin e fjalës: ΠΕΛΑΡΓΟΣ (pelargos) ose ΠΕΛΑΣΓΟΣ (pelasgos), megjithatë pa arritur që ta zhdukë tërësisht. Sido që të jetë, ajo që duhet shmangur , siç e kemi vënë re tashmë, është ngatërrimi me termin grek: ΑΡΓΕІΟΣ (argeios) , i cili shkruhet saktësisht në të njëjtën mënyrë , por që e ka theksin në rrokjen para parafundores, dhe që do të thotë “banor ose qytetar i qytetit të Argosit” 167


Etimologjia e saktë e YTI dhe βαρβαρ – ος (barbar– os) Nga Robert d’Angely

Fjala që ka më shumë rëndësi për pikëpamjen tonë nga Odisea , është emri që Uliksi i dha Polifemit, që u përdor për të thirrur atë, pra : ουτις (outis) . Që në vështrimin e parë, ne e kemi parë se ashtu siç ështe shkruar ουτις (outis) , ose siç kanë dashur ta shkruajnë më vonë, nuk ështe një fjale greke, sepse do të duhej të ishte : ουδεις (oudeis) që mund të kishte kuptimin “askushi” . Ου τις (ou tis) që gjithashtu do të thote “askush” shkruhet në dy fjalë te veçanta siç e gjejme kudo tek Iliada dhe Odisea. Ουτις (outis) nuk ka qënë konsideruar si një fjalë që shënon askushin për më tepër si transkriptim i YTI : yti pellazgjike. Nëse në fillim kjo YTI = yti shqipëtohej në mënyrë te përshtateshme, sipas pellazgjishtes dhe kuptohej fare mirë nga i gjithë auditori, shumë më vonë kur në epokën e 168


Pisistratit rapsodite u përkthyen në greqisht, YTI nuk u përkthye por thjesht u transkriptua me ουτι (outi). Në fillimet e transkriptimit te kësaj fjale në greqishten megjithate shqiptohej

me

saktesi:

YTI

dhe

auditori

vijonte

automatikisht t’i jepte domethënien e vërtete: YTI. Por më vonë kur tekstet krahasuese pellazge nisën te bëheshin gjithnjë e më te rradha dhe përfunduan më pas duke u zhdukur fare, u harrua shqipëtimi i vërtete dhe humbi gjithashtu kuptimi i sakte: ουτις (outis) që nuk ishte përkthyer dhe i dhanë kuptimin Askushi. Kjo YTI pellazge, shumë e përdorur edhe sot, pikërisht po me ate kuptim që e ka përdorur Odisea, pa dyshim i bëri t’ua mbathnin te gjithë ciklopët njëri pas tjetrit, që vinin para shpellës së Polifemit për ndihmë, për arsyen e thjështë se në pellazgjishten ose shqipen YTI gjithnjë do te thote: yti (yt+i) dhe jepet si përgjigje për pyetje te tilla si: 169


Kush ta qit synë i pari ? }YTI Kush te shtyn i pari te biesh në rripë ? }YTI Kush ta ben te ligën më te madhe ? }YTI Kush te vjedh më mirë ? }YTI etj., etj. YTI ështe kudo me kuptimin: farefisi yt më i afërt, miku, shërbëtori, i punësuari ose çdo përson që ështe i lidhur ose pranë jush dhe që përgjigjet ose i përgjigjet pyetjes që i bëhet. Për te shpjeguar rastin e ciklopëve që iu drejtuan Polifemit gjërat do te kenë ndodhur kështu: -

Ciklopi i parë, pa dyshim ai më afër ka rendur tek ai dhe e ka pyetur: cili bari të ka goditur? – Sapo Polifemi i është përgjigjur yti, tjetri pa pritur fjalët e tjera është kthyer për te 170


të vetët dhe është ndalur për të shmangur ngaterresa të tjera, sidomos me ciclopët e tjerë. -

Ciklopi i parë është nisur te të vetet dhe atehere menjëhere ka rendur ciklopi i dytë dhe dialogu ka filluar pak a shumë: Cili bari të ka goditur? ose cili të ka plagosur? Polifemi përsëri i është përgjigjur: yti . Edhe ky ciklop i dytë po njësoj për të shmangur çdo diskutim me ciklopët e tjerë është kthyer po me aq shpejtësi dhe ka ndalur te të vetët.

E po kështu i treti, i katërti, i pesti dhe gjithë ciklopët e tjerë, deri tek i fundit; për shkak të kësaj fjale magjike ;Yti ose me kuptimin pellazg që Uliksi e ka vënë në gojën e Polifemit, ata të gjithë ua mbathën pa kërkuar shpjegime, duke besuar se kështu nuk do të ngatërroheshin në një histori, që e kishte shkaktuar bariu i tyre me Polifemin. Duke i dhënë ουτις (outis) jo më kuptimin grek askushi që nuk mund të kishte nga vetë forma por kuptimin pellazg yti që i 171


përshtatet shumë më mirë, gjithë vargjet greke përkatese bien vetvetiu sepse duket që jane futur duke përdorur dhunë dhe nuk përbejnë një trup me tekstin që e rëndojnë… Një fjalë tjetër, e cila provon se gjuha pellazge ka qënë gjuhë e vatres për gjithe antikitetin dhe që me këtë ciliesi jo vetëm ka ndikuar mbi greqishten, por i ka shërbyer për t’i dhënë ose siguruar lëndë, është fjala: βαρβαρ – ος (barbar – os) . Grekët në lashtësi duke respektuar kuptimin etimologjik të kësaj fjale nuk e përdornin përveçse kur dëshironin të cilësonin një gjuhë tjetër të ndryshme nga greqishtja, dhe asnjëhere kur flisnin për racën, kombin , për qytetërimin , ose për një temë tjetër analoge. Vetëm më vonë dhe sidomos nga latinët fjala: barbari u përdor për të cilësuar popujt e paqytetëruar dhe në veçanti ata që pushtuan perandorinë deri në shkatërrimin e sajë përfundimtar, dhe pastaj i mbeti ky kuptim. Sa për grekët që e huazuan këtë fjalë nga gjuha pellazge, i dhanë kuptimin që 172


kishte në këtë gjuhe, domethëne : që flet belbër ; ose që flet si femijë në menyrë të pashkoqitur. Në fakt duke u mbështëtur mbi gjuhën pellazgjike aktuale, domethëne shqipen , mund të jepen dy shpjegime etimologjike të përsosura kësaj fjale: i pari është ideja ose domethënia e llafazanërise, të flasesh mbarë e mbrapsht ose të flasësh vazhdimisht që jepen në shqip: flet bërbër, si byth e turtullit; dhe shpjegimi i dyte është të shtrembërosh kuptimin e fjalëve ose t’i hash rrokjet, duke i shqiptuar ndryshe nga mënyra e drejtë e përgjithshme, si për shembull thuthuqi, që jepet shqip flet belbër si foshnjat domethëne belbëzon. Në të dyja rastet, si flet bërbër si flet belbër

gjuha shtrembërohet aq shumë sa bëhet e

pakuptueshme edhe për një shqipëtar. Kjo ka qënë e njëjta gjë me grekët e lashtë, të cilët flisnin të gjithë gjuhën pellazge, si ata që e flasin ende sot shqipen, kur ne mardhëniet me të huajt, krijuan gjuhën greke, liturgjike, diplomatike, zyrëtare dhe 173


ndërkombëtare (për tu marrë vesh me jo pellazgët) nga fjala e tyre bër bër onomatope, po ashtu si në shqipen e sotme bërbër ose belbër krijuan fjalën: βαρβαρ – ος (barbar – os). Dhe ky cilësor u përdor nga të lashtët si për ata që flisnin një gjuhë të ndryshme nga grekët dhe që ishin si rrjedhim të huaj, edhe për ata që ishin helen , por që shqipëtonin keq gjuhën greke, duke shtrembëruar dhe duke bërë të pakuptueshme, apo e flisnin shpejt dhe me gabime, duke e bërë njësoj të pakuptueshme… Përfundimisht cilësori βαρβαρος (barbaros) përdorej nga helenët vetëm për menyrën për të folur dhe aspak për racen e dikujt; gjë që i bënte pellazgët – me përjashtim të atyre që e dinin e flisnin dhe e shkruanin greqishten – të konsideroheshin si barbarë, po ashtu si të huajt për racën pellazge, me përjashtim të atyre që dinin mirë greqishten dhe njësoj konsideroheshin se ishin helen. Për të saktësuar kuptimin që mori më pas fjala βαρβαρος (barbaros) do të citojmë këtu një 174


farë aksiome që ata të cilët quheshin helen e kanë krijuar për t’u shërbyer si kriter i lehtë që të dallonin helenët dhe jo helenët: Πασ µη Ελλην βαρβαρος (pas mē Ellēn barbaros) domethëne Ti jo helen (je) barbar, thoshin ata; duke e përdorur këtë frazë si bazë për një silogjizëm, Demosteni ka thenë, po e citojmë: çdo jo helen është barbar; tani, Filipi babai i Aleksandrit të madh nuk është helen (atëhere mund të pyesim, përse helenet e sotëm predendojnë për Filipin, Aleksandrin, maqedonasit, epiriotet etj se jane helenë?), ateherë Filipi është barbar . Për ta përforcuar këtë silogjizëm mund të vërehet se helenët i trajtonin helenët e tjerë si barbarë vetëm e vetëm sepse nuk kuptonin dallimet dialektore të greqishtes që flisnin.

175


δουριος ιππ – ος (dourios ipp – os) = Hipje druri, Oδυσσεια (Odusseia) = Udhe s’shêu Nga Robert d’Angely

Dihet se gjuhet njerrokeshe jane me te lashta se gjuhet e zhvilluara, domethene ato kane po ato rrenje, por me te zgjatura. Keshtu sipas kesaj menyre arsyetimi, cila eshte me e lashte: kjaj, klaj apo κλαι – ω (klai – ō) qe do te thote une qaj? Hepem apo εποµ – αι (epom – ai) qe do te thote: perkulem, ndjek dike apo eci ne drejtim te tije : jam apo ειµι (eimi) = une jam (e tashme deftore, veta e pare e foljes me qene), kam apo εχω (echō) = une kam, miel apo µελγ– ω (melg-ō) qe do te thote miel, bretkues apo βατρα – χος (batra – chos) = bretkose, dru apo δρυ– ς (dru - s) dru dhe pyll, nje trup apo αν – θρωπ – ος (an – thrōp – os) qe do te thote: nje

176


trup, nje individ: der- ë apo θυρ – α (thur – a) = porte: dhalle apo γαλα (gala) qe do te thote qumesht etj., etj. Cia eshte me e lashte ιππ – ος (ipp – os) ne greqisht per kalin ose hipjen ne kale apo hip = shaloj ne shqip? Dhe perse jo ξυλιν – ος (zulin – os) = prej druri por δουριος (dourios) = druri ne poemat homerike? Se pari sepse ξυλιν – ος (zulin – os) me siguri nuk ishte formuar ne greqishten ne epoken e luftes se Trojes dhe perdornin fjalen δουρι - ος (douri - os) = njesoj prej druri nga pellazgjishtja dru – ri = dru = δουρ (dour) = δουριος (dourios), me pas, sepse si pas kesaj lufte dhe shume shekuj me vone e kane kenduar subjektin ose lenden e poemave homerike shqip dhe kane thene hipje druri qe e kane perkthyer greqisht me: δουριος ιππ – ος (dourios ipp – os). Cila eshte me e lashte: Πηνελοπη (Pēnelopē) orgjina e se ciles nuk shkon me pertej se 700 para Krishtit, apo perifrasa pellazge qe ka lindur pen’e lypi qe sherbeu qe sherbeu si emer 177


i perveçem. Le te citojme edhe kete absurditet, qe te nesermen e marrjes se Trojes, zgjatja e kthimit te Uliksit ne atdhe i dha shkas krijimit te poemes epike, se ciles iu dha emri Oδυσσεια (Odusseia), nga nofka qe iu dha protagonistit ne gjuhen pellazge. Ne fakt titulli i poemes Oδυσσεια (Odusseia) nuk eshte nje fjale e prejardhur nga emri i vertete i protagonistit, por nje llagap qe iu dha pas endjeve te tij gjate dhjete vjeteve neper Mesdhe para se te kthehej ne atdhe ne ishullin e Itakes. Ne nuk e njohim e emrin e tije te vertete, po keshtu ndodh me pjesen me te madhe te krereve te tjere te ekspedites kunder Trojes, ne nga ana tjeter jemi perpjekur te rindertojme domethenien e llagapit qe iu eshte dhene. Sa per ate te Uliksit i vetmi qe i pershtatat me mire ne gjuhes pellazge, sepse kjo eshte e vetmja gjuhe qe i perkthen me mire keto nofka, eshte ai i Udhe s’shêu qe eshte transkiptuar – mjaft shekuj me pas ne greqishten Oδυσσευς (Odusseus) pa u perpjekur per ta 178


perkthyer siç eshte bere per te tjeret. Domethenia e Udhe s’shêu

u pergjigjet me mire ndodhive qe e karakterizuan

Uliksin ne kete rast dhe perkthehet me : qe nuk e shihte rrugen e vet. Uliksi ka pasur gjithashtu edhe nje nofke tjeter pellazge , por kete ne nuk e njohim aspak , sepse ne vend qe te transkriprohej si Oδυσσευς (Odusseus) eshte perkthyer Πλυµηχαν – ος (Plumēchan – os) mendjeholle qe na ben te mos mund ta gjejme termin pellazg, perkthimi i te cilit ka dhene:

Πλυµηχανος

(Plumēchanos).

Pas

gjithe

ketyre

shpjegimeve, do te themi tani ku eshte absurditeti i Fjalori Homerik i Pandazides (ed i Athines) te fjala Oδυσσευς (Odusseus) thote se ai eshte quajtur ashtu nga folja oδυσσευoµαι (odussenomai) qe do te thote zemerohem(?) . Kurse ne themi se Oδυσσευς (Odusseus) eshte transkriptimi i nofkes se tije ne gjuhes pellazge. Neve nuk na mungojne konfirmimet per kete, eshte njesoj sikur ne te themi qe e kane 179


quajtur Galipaux sepse bente "galipete" Mac Adam nga "macadam", Pasteur nga "pasteuriser" etj.

180


Etimologjia e emrit Athina Nga Robert d’Angely

Etimologjia e emrit te saj ka mbetur deri me sot mjaft e dyshimte. Sipas Max Müller, qe ne kundershtim me pohimet dhe figurine e gjithe autoreve te lashtesise, ka pretenduar se pellazget nuk kane ekzistuar asnjehere, pretendon kete radhe qe ΑΘΙΝΑ (Athina) eshte nje fjale greke (?), nje evoluim i sanskritishtes: ahâna , qe do te thote : qe flakeron, qe digjet , por ai nuk jep asnje shpjegim qe te vendose nje raport çfaredo ndermjet ΑΘΙΝΑ (Athina) dhe ahâna. Sipas Schwartz dhe gjuhetareve te tjere Athina eshte hyjnesha e vetetimes qe perseri vjen nga sanskritishtja. Se fundi, sipas nje grupi te trete , Athina vjen nga rrenja: αιθ (aith), prej nga vjen gjithashtu αιθηρ (aithēr) = eter ose me mire rrenja αθ (ath) prej nga vjen fjala ανθος (anthos) ose αθηρ (athēr) = lule. Nga ana tjeter ka gjuhetare qe e marrin tipin Aθηναια (athēnaia) ose Aθηναιη 181


(athēnaiē) jo si emer por si nje epitet te Παλλας (pallas) dhe e perkthejne shprehjen e Homerit: Παλλας Αθηναι (pallas athēnai) me: Pallas Athinase. Megjithate ne do te shohim me poshte qe ky mendim eshte i gabuar dhe se Aθηναια (athēnaia), pamvaresisht nga mbaresa e saj qe mund ta beje te merret kjo fjale si mbiemer, duke u mbeshtetur ne pellazgjishten ose shqipen ajo perseri klasifikohet me emrat si: beteja, kalaja (fjale shqipe ose pellazge dhe aspak turke ose arabe. Nga pellazgjishtja kjo fjale ashtu si shume te tjera ka hyre ne perdorim ne gjuhen arabe dhe me pas ne turqishten dhe ne te gjitha gjuhet e tjera te Europes juglindore) murtaja, Athinaja etj. Sido qofshin te gjitha keto shpjegime e prekin fjalen Athēna vetem shume larg, dhe nuk japin asnje shpjegim emitologjik te pershtateshem te termit. Megjithate keto jane vetem fjale qe jane kerkuar me mundim, me qellim qe ata te cilet i kane krijuar, te mund te thone diçka 182


pamvaresisht nga fakti qe ajo çka thone vlen apo nuk vlen diçka, kenaq apo nuk kenaq nje mendim. Nga ana jone ne do te japim shpjegimet e meposhteme etimologjike, duke u mbeshtetur si zakonisht ne pellazgjishten ose shqipen. Do te themi qe ne fillim se nga dialektet shume te lashta greke ne kemi forma te ndryshme te emrit Athēna: sipas Homerit kemi Athēni, Athēnaia dhe ne jonishten Athēnaiē, sipas poeteve epike dhe ne dialektin jon, jane po ato forma si te Homeri me siper. Ne te gjitha mbishkrimet atikase pas Euklidit forma Athēna(i)a = Athēnaa ka dhene formen e shkurtuar dhe perfundimetare Athēna, qe mbizoteroi nder te gjithe atikasit dhe ne greqishten e perbashket qe quhet κοινη (koinē). Pikerishte kjo forme e fundit e Αθηνα (athēna) ose Αθηνας (athēnas) u be emri i zakoneshem i hyjneshes ne Athine, qyteti qe ishte nen mbrojtjen e veçante te saj: po ashtu eshte forma e pare e pashkurtuar Αθηνα (athēna) domethene Αθηνα (ι) α 183


(athēna (i) a) = Athinaja qe eshte ne perdorim ne gjuhen e sotme shqipe : sot ne Shiperi thuhet Athinaja ose fare shkurt Thina. Me tej ne kemi ne dialektin dor dhe ne dialektin eol formen Αθιναα (Athinaa) (Alc. 9; Teokr. 28. 1) ne dorishten Αθηναια (Athēnaia) (Tekor. 15,80) dhe se fundi Αθανα (Athana) te atikasit . I kemi cituar gjithe ato forma me lart, - por ka edhe te tjera – per te dale me mire ngjashmeria ose me mire identiteti ndermjet emrit te hyjneshes

Athina ne dialektet greke dhe

perkthimi i saje ne pellazgjishten ose shqipen: E THËNA ; duke ditur se e ose ë pellazge i pergjigjen ne greqishten dhe latinishten tre zanoreve te ndryshme : e dhe ë = α ; e dhe ë = e ose ε dhe e dhe ë = η , eshte bere evoluimi nga E THËNA te ATHËNA, ΑΘANA, etj, ne menyren qe Αθανα (Athana) do te thote si edhe E THËNA: ajo qe duhet ose eshte e paracaktuar te linde, te behet, te prodhohet sipas fatit, ose e 184


destinuar. Dhe ky perkthim na çon pa gabim te nje tjeter, jo me pak i goditur, qe i permbys te gjithe ata qe kane dashur te gjejne nje shpjegim te vlefshem, cilido qofte ai, dhe qe nuk e kane arritur dot. Ne fakt njihen mire gjithe perrallat, legjendat ose gjithe mitet perkatese lidhur me lindjen e Athines. Ato jane shume ne numur por me e lashta prej tyre, e cila madje ka sjelle lindjen e gjithe te tjerave dhe qe na njoftojne Hesiodi (theog, 886), Stesihori, Pindari (OL . 235), Homeri (te Himni per Athinen; XXVIII, 4 dhe 55) dhe mjaft autore te mevonshem eshte kjo qe vijon: “Zeusi perpiu gruan e tij te pare Μητις qe ishte personifikimi i urtesise, qe ishte shtatezane. I pari i hyjnive e mori kete mase te rende sepse mori vesh qe pas vajzes e cila do te linde nga kjo barre e pare Μητις do te bente nje djale, me te forte e me te fuqishem se i ati, domethene se vet Zeusi, qe do ta rrezonte nga froni dhe do ta bente ta pranonte ne vend te tij si kryetar te 185


qiellit . Kur erdhi koha per lindjen normale te femijes se zene nga

Μητις , Zeusi ndjeu ne koken e tije dhimbje aq te

padurueshme sa Vullkani ose Hφραιστος duke marre nje sopate e goditi kaq fort ne koke Zeusin sa doli Athina krejt e veshur dhe e armatosur duke leshuar britma te forta gezimi” dhe ja perse eshte thene gjithmone se kjo hyjneshe ka lindur nga koka e Jupiterit. Homeri , ne Himnin per Athinen na e paraqet kete mit me mjeshteri te persosur dhe na e pershkruan me imtesi pershtypjen qe u beri te pavdekshemeve te Olimpit. Ne tekstin origjinal ne greqisht ka nje epitet te shpeshte per Athinen: τριτογενης (tritogenēs). Per kuptimin e saje kane marre per τριτο (trito) si pjese e pare te fjales se perbere ate te τριτων (tritōn) ose te τριτω (tritō). Mirepo del se asnjeri nga shpjegimet e dhena per keto dy fjale nuk e kenaq me saktesi perkthimin e dy epiteteve te Athines. Keshtu fjalori i M. A. BAILLY me te drejte shkruan: ka te ngjare “e lindur nga 186


deti”, ose sipas te lashteve “e lindur prane liqenit”. Mirepo ky shpjegim i fundit, i te lashteve nuk duhet te lidhet aspak, siç e thote fjalori i mesiperm me Athinen, sepse te lashtet nuk e benin kete gabim pasi ata e dinin gjuhes pellazge, - me perjashtim te disa te huajve, domethene jo greke, te cilet te arsimuar dhe te rritur me greqishten, e kane shkruar dhe e kane botuar ne kete gjuhe. Mirepo Tριτο (trito) e Tριτογενης (tritogenēs) dhe τριτογενεια (tritogeneia) nuk ka asnje lidhje me: τριτων (tritōn), τριτωνις tritōnis) etj., sepse kjo eshte fjala pellazge: “trute” , qe do te thote “truri” dhe prandaj kompozita τριτογενης (tritogenēs) do te perkthehet si: “e lindur nga truri” nje shprehje kjo qe perputhet me kuptimin e deshiruar. Sa per fjalen Παλλας – αδος (Pallas – ados) edhe ajo gjithashtu vjen nga pellazgjishtja : “pall – ës” = shpikes, me imagjinate, qe koncepton, qe ka ide… e prejardhur nga folja pall konceptoj. Ende sot ne shqipen ndeshet shprehja e 187


zakonshme : te palli tani? = e kuptove? te ra ndermend tani? Asnje nofke tjeter nuk i shkon me mire Athinase. Louis Benloew jep nje konfirmim te paster per etimologjine tone te Παλλας (Pallas), kur thote (La Grèce avant les Grecs, bot. i Maisonneuve, Paris 1877, f. 177-78) , “[…] greket kane nderthurur dhe shkrire ne nje vend tipare kaq te ndryshme per Athinen dhe traditat, te hazuara nga raca te huaja qe lidhen me te dhe kane perfituar tipin e adhuruar te qendrueshmerise, kurajes, te aftesise shpikese e prodhuese dhe te pastertise virgjine, per te cilat hyjnesha e Athines eshte shprehja e gjalle ose simbol[…]”.

188


Domethenia e vertete etimologjike e termit Пελαργος (pelargos) ose Пελασγος (pelasgos) ose Argo ose Arya Nga Robert d’Angely

Perpara se te flasim siç duhet per etrusket, per te cilet eshte bere kaq fjale kohet e fundit, per shkak te veshtiresise qe ndesh deshifrimi ose me teper perkthimi i gjuhes se tyre, eshte e nevojshme te flitet se pari per prejardhjen e gjuhes dhe te qyteterimit te Pellazgeve; pasi termat : pellazge, arias, etruske, arbereshe etj., jane sinonime dhe shenojne ne fakt po ate element rrenje me cilesime te ndryshme. Ne te vertete nuk eshte puna per nje popull ose nje komb, por per nje grup te madh popujsh, qe vijne po nga ajo race, e gjere primitive e cila qe nga prejardhja e vete njeriut mbi toke e deri ne kohet historike zinte dhe ze deri me sot, me gjithe Europen, nje pjese gjithashtu te Perendimit aziatik dhe te Veriut te Afrikes. Me

189


gjithe kete shtrirje dhe rendesi te madhe te pellazgeve ne lashtesi, siç del vete nga shkrimet e te lashteve, dijetaret tane te sotem , ngaqe gjithmone kane injoruar deri dhe domethenien e perpikte etimologjike te fjales pellazge, nuk u kane dhene atyre as rendesine, as shtrirjen qe u kane dhene njerezit e antikitetit. Dijetari i njohur Max Müller madje ka e shtyre çeshtjen teper larg sepse ka guxuar te shprehe mendimin fantastik se: “egsistenca e Pellazgeve ka qene nje mit i antikitetit” . Per te qene kaq i prere dhe kategorik Max Müller pretendon se ka dashur te shohe me qarte atje ku te lashtet , te gjithe te lashtet paperjashtim, sipas tij kane gabuar, kur kane shkruar se gjithe popujt e njohur qe ne antikitetit dhe qe ishin te races se bardhe kane qene pellazge. Por te lashtet duke e njohur vete shume mire kete kuptim etimologjik, nuk kane bere te njejtin gabim dhe i kane konsideruar, e quajtur se ishin pellazge te gjithe rrenjesit e Europes, qofshin te njohur si banoret rreth mesdheut, 190


qofshin te panjohur si banoret ne thellesi te veriut te kontinentit ose ήπειρος (ēpeiros) po njesoj te races te bardhe. Keshtu Pellazg, Пελαργος (pelargos) ose Пελασγος (pelasgos), ne kundershtim me te gjitha shpjegimet etimologjike qe kane dashur t’i japin deri me sot, duke u mbeshtetur mbi Spelunca = shkemb, dhe ne shqipen “banoret e shkembit”, mbi Пελαγος (pelagos) = det i brendeshem, mbi Пελ (pel) dhe αγος (agos) etj… shpjegohet vetem me ane te gjuhes shqipe dhe do te thote “i lindur i bardhe”ose nga race e bardhe. Nuk ka asnje hije dyshimi se Пελαργος (pelargos) eshte nje term i perbere pellazgjik ose shqip, i greqizuar ose i helenizuar shume me vone. Duke e zberthyer vijme me lehtesi te forma e tije primitive originale, mjafton qe te ndjekim nje

metode me

etapa: nga Пελαργος (pelargos) ne fillim heqim mbaresen greke ος. Ajo qe mbetet: Пελαργ (pelarg), eshte transkriptimi grek i 191


pellazgjishtes ose i shqipes “Piellarg” primitive qe, ne gjuhes e evoluar ose ne shqipen e sotme na jep :piell(b)ardh(ë), duke qene b nje epenteme; ë nje mbarese toske , qe ne gegerishten mund te bjere dhe g = dh e anasjelltas dh = g ose γ = δ (g = d) duke patur gjithnje domethenien: i lindur i bardhe ose pinjoll i bardhe. Eshte si rregull qe IE dhe JE pellazge ose shqipe te beheshin ne greqishten E dhe ne latinishten E; per shembull: PJEPER ose PJEPUR = ΠΕΠΟΝ (pepon) po me ate kuptim PIERTH = ΠΕΡ∆ (perd), po me ate kuptim; MIEL = ΜΕΛΓ – ω (melg), une mjel; DHJES = ΧΕΖ – ω (chez) po me ate kuptim; PJEK = ΠΕΚ – ω (pek) po me ate kuptim; PJERGULLE – A : PERGOLA: etj… dhe PIELL = πελ (pel), une pjell, nxjerr ne drite, prodhoj (fryte) duke folur per pemet frutore; dielh = ∆ήλος ( delos) dhe αδελιος (adelios), αγελιος (agelios) ose ήλιος (ēlios) = diell. 192


Forma primitive pellazgjike ose shqipe: PIELLARG ka evoluar dhe ka dhene (kur greqishtja nisi te formohej mbi bazen e fondit pellazg ose shqip, te plotesuar me ane te shtesave te tjera te huaja) fjalen greke: Пελαργος (pelargos) e cila me vone u be: Пελασγος (pelasgos) duke ndryshuar ρ (r) ne σ (s) , ashtu si te θαρρος (tharros) = kuraje, guxim; αρρήν (arrēn) = mashkull ,τυρρήνος (turrēnos) = tirrenas ; πυρρος (purros) = i zjarrit etj… qe jane bere: θαρσος (tharsos) e θρασος (thrasos) ; αρσήν (arsēn) τυρσήνος (tursēnos) πυρσος (pursos) etj…

193


Gjuha pellazge, një gjuhë universale e gjithë racës së bardhë Nga Robert d’Angely

Duhet mbajtur parasysh se gjuha qe flitej ne antikitet, zakonisht kudo ne boten e njohur ishte gjuha pellazge nje gjuhe universale e gjithe races se bardhe. Kur themi kudo ne boten e njohur kemi parasysh nga Kostandinopoli ne Kerson, nga Greqia, deri ne brigjet e Frances, nga Shqiperia ne Egjipt, nga Danubi ne Rome dhe deri ne Sicili, e nga kolonat e Herkulit (ngushtica e Gjiblartarit) deri ne Kaukaz. Te gjitha keto perbejne nje te kaluar te madhe. Gjithe bota pertej saj perdorte pellazgjishten ne mardheniet publike. Klasa sunduese, elita dhe gjithe te shkolluarit ose me thjesht ata qe dinin te lexonin e te shkruanin ishin dygjuhesh; ata dilin te flisnin pellazgjishten dhe te lexonin e te shkruanin greqisht, popullesite me prejardhje te vertete pellazge dhe te huajt e asimiluar, qe nuk 194


dinin shkrim ose pa arsim, dinin vetem pellazgjishten, si per te folur, si per te shkruar, dhe shume kohe para se te formohej greqishtja, mbasi te lashtet na bejne te njohur , se para shkronjave kadmeje kishte qe prej shume kohesh Πελασγικα γραµµατα (Pelasgika grammata) shkronja pellazgjike; dhe se fundi te huajt e vertete ata qe nuk ishin me prejardhje pellazge dhe qe nuk kishin shume kohe ne Azine e Vogel, ne Greqi dhe ne Itali, ishin dygjuhesh e madje trigjuhesh, nese nuk ishin te asimiliuar e te perthithur nga masa pellazge; sipas kombesise se tyre, ne familje, ne vatrat e tyre ata flisnin egjiptishten, arabishten, aramaishten, persishten, armenishten, sanskritishten – hindustani ose prakrite, etj. Me vone aramaishtja e dialektit siriak ishte gjithashtu gjuha e çifuteve te Palestines, te cilet pas kthimit te tyre nga roberia ne Babiloni e kishin zevendesuar per hebraishten, gjuha e tyre e vertete kombetare, te cilen po e ringjallin sot ne Izrael. Te gjithe keta te huaj ishin te detyruar 195


te dinin gjithashtu ne te njejten kohe bashke me gjuhen e vet kombetare perkatese edhe pellazgjishten per te cilen kishin nevose per mardheniet e perditeshme publike; dhe sa per ata qe donin te arsimoheshin, ata mesonin atehere greqishten si gjuhe te trete. Po te mos kishte rene zjarri ne epoken e kalifit Omar qe dogji bibloteken e famshme te Aleksandrise me sasine e pamate te veprave te shkruara ne shume gjuhe, kryesisht ne pellazgjishten, po te mos kishte ndodhur fshirja sistematike ( gjate shekujve VI, VII, VIII, IX, X dhe XI te eres sone, periudhe e veรงante e krizes se mprehte te papairusit) nga te gjitha anet e shkrimeve pellazge ose etruske dhe shume te tjerave greqisht, latinisht, sepse keshtu siguronin fletet qe u nevojiteshin dhe u mungonin autorete te rinj, eshte e sigurte qe sot nuk do te na mungonin dokumente te te gjitha llojeve ne gjuhes pellazge ose etruske dhe nuk do te kishte vend per ekzistencen e enigmave gjuhesore qe na shtrohen sot perpara. 196


Sido qe te kete qene ne perseri mund te quhemi me fat sepse, me gjithe mungesen e ketyre dokumenteve te shkruara, kemi te pakten kenaqesine qe mund te studiojme kete gjuhe shume te lashte universale, ne trajten me te gjalle qe na eshte transmetuar e perpikte dhe e plote ne formen e gjuhes se sotme shqipe. Bota e sotme e diturise, ashtu siç kane bere paraardhesit dhe siç do te bejne pa dyshim pasardhesit, ka adhuruar me te drejte gjuhen greke per gjithçka qe lidhet me morfologjine e formimin e tipave te saj, te fjaleve te prejardhura e te pabera. Ne do te benim gabim ta kundershtonim e aq me keq ta luftonim nje ndjenje te tille spontane, te shkaktuar pa dyshim nga nje mendim i perligjur lidhur me cilesite e greqishtes se lashte. Megjithate rrethanat nuk na lene qe ta humbim rastin e pershtateshem, qe na paraqitet per te cituar me te drejte proverbin ose thenien greke : “Ω ουτος κυαµους εφαγες, 197


κυαµους µαρτυρεις !” qe ne do ta perkthejme ne menyre te lire per lexuesit; “Por zoteri i dashur, ai qe ha fasule, fasule flet !” domethene te gjithe dijetaret, qe deri me sot kane pasur perpara vetem greqishten dhe cilesite e saj. Por do te shtonim ne, po te kishin ditur shqipen po aq mire atehere, ata do te kishin

mundur

te

krahasonin

kopjen,

domethene

greqishten, me shqipen qe eshte origjinali ose modeli. Dhe gjithe bota e di se ne parim modeli e kapercen kopjen. Qe ketej del se rregullsia gramatikore : eufonia, renia, kontraktimi, ndryshimi i bashketingelloreve, zevedesimi, aferezat ose sinkopat, lakimet dy gjinite reale ne vend te tri, mashkullore e femerore njejes, asnjanes ne shumes, rrokjet çift e tek, nje larmi e perligjur e sintakses se emrit me mbiemrin, ngjashmeria e zgjedhimit pellazg me te greqishtes, perdorimi i se shkuares se caktuar dhe te pacaktuar jo njesoj (si ne anglishten), ekzistenca e ευκτικη (euktikē) dhe e koheve te paparashikuara, 198


mungesa e foljeve me drejtim ose me kundrine te drejte ne gjinore qe eshte me logjike etj., etj, prejardhja pellazge eshte kopjuar nga greqishtja. Sa per fjalet e perbera pellazge, ato i lene pas kompozitat e ngjashme greke, jane me te shumta ne numer dhe formimi i tyre eshte me i goditur.

199


Albanologët austriakë zbulojnë një libër shqip para Buzukut Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t'i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe. Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t'i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma 200


latine.Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë. Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se "Meshari" i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë 201


për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV. Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse "Meshari" i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. "Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print", që kuptohet. "Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë". Në gjurmët e Joklit Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indoevropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të 202


veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave "Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes" dhe "Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes". Dokumentet e hershme të shqipes Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është "Formula e pagëzimit", e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497. Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe "Perikopeja e Ungjillit të Pashkës". Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet 203


se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet "Meshari" i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. "Meshari" i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme. Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt. Formula e Pagëzimit 1462

204


Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462. Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt" shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave. Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin. "Meshari" i Buzukut 1555 Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. "Meshari" përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i 205


librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit. Marrë nga Gazeta Tirana Observer

206


Fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramëndëse, përpara 29 shekujve Nga Moikom Zeqo

Filologët dhe studjuesit e ndryshëm kanë treguar se në tekstet më të vjetra të njerëzimit mund të gjesh thërrmija filologjike prej ari të gjuhës shqipe. Një tronditje e madhe në botën shkencore qe zbërthimi i shkrimit linear B të Kretës nga M. Ventris, në disa tabela bronxi të para 37 shekujve ku gjëndeshin dhe emra ilirë që korespondonin me antroponiminë ilire si emra të tillë “Dasi”, ”Gent” etj. Këto emra ilirë janë ngjallur më vonë por shpesh etimologia e tyre ka mbetur e pazbërthyer. Në veprat madhështore të Homerit sidomos tek “Odiseja” (vargjet 500, 501, 507), përmëndet edhe një dyfjalësh si: “Gyraien Petren”, që zbërthehet si “Gurin e gurtë”. Në eposin e Homerit tregohet se si heroi Ajaks mbas rënies së Trojës udhëtonte në det dhe arriti tek një ishull i 207


quajtur “Guras Petras”. Aty Ajaksin , hyu i detrave Poseidoni e goditi me trifurk, një pjesë e ishullit u zhyt nga goditja, duke marrë me vete në thellësi edhe udhëtarin e kobshëm. Në fakt ky subjekt lidhet me një ishull të kultizuar mes detit me emrin “Guras Petras”,që do të thotë “Guri gur” është një emërtim i dyfishtë . Sipas filologut patriarkut Spiro Kondës, emri i mëparshëm i ishullit ka qënë “Gur”, një emër përpara grekërve të vjetër, kështu më pas detarët grekë të vjetër e kanë quajtur ishullin “Guras Petras” duke bërë kështu një tautologji dhe ky emërtim i stërlashtë helenik ruan përjetësishtë emrin shumë më të stërvjetër ilir “Gur”,që është shumë përpara epeve të Homerit si emërtim. Në se pranojmë që Homeri ka ekzistuar në shekullin e VII para erës sonë atëhere duhet të themi se fjala “Gur” përdorur nga pellazgët, nga ilirët dhe që është akoma edhe sot një fjalë esenciale e gjuhës shqipe, dokumentohet si fjala më e herëshme e gjuhës sonë në një monumënt letrar 208


madhështor të njërëzimit siç është krijimtaria homerike. Edhe më vonë autorë të tjerë si poeti i madh grek Arkiloku përmëndet dyfjalëshi tautologjik iliro-grek në formën “Gurai petras”. Në 1920 në gërmimet arkeologjike të bëra në Dodonë u zbulua dhe një tabelë bronxi me emër njëriu Guras. Ky emër ilir gjendet si toponim edhe në Kretë, në Kylkadë dhe Tesali. Historiani antik Arriani, në librin e tijë kushtuar Aleksandrit të madh (4,23) thotë se:”Aleksandri marshoi nëpërmjet një vëndi të quajtur “Guraioi”, ku kishte dhe një lumë me të njëjtin emër”, gjatë fushatës së Aleksandrit të madh në Indi. Duke studiuar me kujdes Biblën e Shenjtë, kemi gjetur papritur një dëshmi unike gati dy shekuj më të vjetër se sa tekstet e Homerit ku përmendet fjala ilire shqipe “Gur”. Vendëndodhja e kësajë dëshmie është në:”Libri i dytë i Mbretërve” (9,27). Aty tregohet episodi sesi

Jehu bëri kryengritje dhe vrau

Akzarin, duke u bërë vetë mbret i Judesë dhe Izraelit. Unë 209


konsultova disa tekste të botimeve të Biblës së Shenjtë në gjuhën shqipe. Në Biblën e Shenjtë (Diodadi i ri) përkthim i vitit 1991, 1994 shtypur në Brindisi në vitin 1995 në faqen 424 thuhet: “Dhe e gjuajtën (Akazian) në të përpjetën e Gurit që është afër Iblehamit“. Në versionin e Biblës së Shenjtë shtypur në Jongloed, viti 1993 në faqen 398, përkthimi shqip është : “pranë vëndit ku rruga është drejt Gurit e kthen për në drejtim të Jiblamit”. Në versionin e Biblës së Shenjtë në shqip botuar nga nga “The Albanian Bible Society” Firence 1995 faqe 722 thuhet: ”E gjuajtën në të përpjetën e Gurit që është afër Iblemit”. Të tërheq vëmëndjen se ndërsa për toponimin Ibleam shqipërohët edhe në formën Jiblam, osë Iblami, në të gjitha rastet e mësiperme, toponimi i vëndit i quajtur “Guri” jepet korrekt. Për ta konkretizuar vërtetësinë e toponimit “Gur” pashë variantët e Biblave në greqisht dhe latinisht, kur në të dy rastet ky toponim është në formën 210


“Gur”. Në “Holy Bible”, në “International version“, botuar nga “International Bible Society”, në 1984 në

faqen 267

pasazhi “on the way up to Gur near Ibleam” Në “La Bible”, “Nouvelle edition revue” Paris, (përkthim nga origjinali hebraisht dhe greqisht)në faqën 440 thuhet : “à la montée de Gour près Yivleim”.

Pra del qartë se në variantet e dy

gjuhëve kryesore të njërëzimit të Biblave të autorizuara në anglisht dhe frëngjisht toponinimi quhet konkretisht “Gur”. Vërtetohet kështu që fjala shqipe gur është përcjellë si toponom dhe ka mbëtur e fiksuar në :”Librin e dytë të mbretërve” që dihet është shkruar në shekullin e IX përpara Krishtit. Madje saktësia e përmendjes së toponimit “Gur” mund të arrihet deri në kronologjinë e vitit kur ka ndodhur ngjarja e rebelimit të Jehut, i cili vrau Akazin. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 841 përpara Krishtit. Mbas kësaj vrasje Jehu u bë mbret i Judesë dhe Izraelit në vitet 841- 814 përpara Krishtit. Duke parë 211


përkthimin madhështor në gjuhën shqipe “Besëlidhja e vjetër dhe Besëlidhja e re“ nga Dom Simon Filipaj, botuar më 1994, në Ferizaj që është kryevepër filologjike e shqipërimeve shqipe në të gjitha kohërat, në faqën 448 në postshënimin nr 27 jepet një shpjegim gjeografik i vëndit ku Jehu vrau Akazian. Kështu Ibleami quhet sot Tel Belame dhe është në jug të Jeninit, gati dhjetë km në jug të Jezrahelit në rrugën drejt Jeruzalemit. Kjo do të thotë që edhe vëndi i quajtur “Gur” nuk është shumë larg Qytetit të shenjtë Jeruzalem. Do të ishte një kërkim i frytëshëm për të parë nëse ka mbijetuar toponimi “Gur” apo është ndryshuar. Ajo që është esencialisht e rëndësishme për ne shqipëtarët është se fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramendëse, përpara 29 shekujvë pra perpara 2900 vjetëve. Kjo është dëshmia më e vjetër e një fjale në gjuhën shqipe deri më sot. Nuk është aspak një zbulim i thjeshtë dhe për të nuk mund të këtë më asnjë lloj 212


skepticismi. Miku im Petro Zheji në librin e tijë “Shqipja Dhe Sanskritishtja” botuar më 1996 flet gjerësisht për fjalën “Gur” dhe e quan një nga fjalët më të lashta të njërëzimit, një fjalë operatore që ka ndikuar në shumë gjuhë të botës, që gjendët në sanskrishten në formën “Giri” apo në latinishtën “Gravis” (i rëndë) në sllavisht “Gora” (mal) “Granica” (kufi),apo në gjermanishten “Gral” (guri i shenjtë), në greqishten “Aguridhe” (rrush i pabërë, i fortë si gur). Madje Petro Zheji krijon ekuacione etimologjike që kanë në thelb fjalën “Gur”, edhe tek emri i Gorgonës (shikimi i të cilës kthën gjithçka në gur), madje ka zbuluar se varri i Timurlenit në Samarkandë quhet “Gur – i - mirë”. Sipas Zhejit fjala “Gur” shtrihet që nga India e vjetër dhe e largët deri në skajet më veriorë të europës. Kjo është një fjalë që e kanë patur pellazgët që e kanë trashëguar ilirët dhe që është akoma një fjalë e gjallë vetëm tek një popull në botë, vetëm tek ne 213


shqipëtarët. Madje fjala “Gur”, fjalë njërrokëshe hyn tek fjalët e para të njërëzimit dhe me konceptin e gurit lidhet dhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe të gruas së tijë Pyrras që mbijetuan mbas një katastrofe dhe për të krijuar njërëzimin hodhën pas shpine eshtrat e tokës, që janë gurët. Nga gurët që hodhi burri lindën burra, dhe nga gurët që hodhi gruaja lindën gra. Ky koncept që jeta del nga guri ka mbijetuar tek miti i hyjnisë Mithra , që gjoja ka dalë nga brëndësia e një shkëmbi (Petra Genetri). Interesante është që në kryeveprën poetike të poetit të madh romak Lukani (shek.I-rë pas Krishtit) të quajtur “Farsala” libri i VI po tregohet beteja historike në qytetin e Durrësit midis Cesarit dhe Pompeut, përmendet në një varg edhe emri i shkëmbit të madh i quajtur sot “shkëmbi i Kavajës” . Lukani thotë shprehimisht që “banori taulant e quan Petra”. Në fakt “Petra” është greqëzimi i toponimit “Gur”. Kaq e vërtetë 214


është kjo sa që në dokumentet mesjetare përmendet kisha e Shën Kollit (Nikollës) e “Gurit” që më vonë në gojën e shqipëtarëve ka vënë emrin e fshatit “Shkallnur” (Shën Kolli i gurit = Shkallnur). Kjo do të thotë që emri “Gur” i këtij shkëmbi në jug të qytetit të stërlashtë të Durrësit ka mbijetuar në të gjitha kohërat pamvarësishtë nga kronikanët latinë apo grekë që kanë përdorur fjalë të ndryshme ose emra të tjerë për këtë shkëmb të madh, është trashëguar emri fillestar nga thellësitë e kohërave. Madje edhe emri i ishullit të Sazanit pranë Karaburunit lidhet me latinishtën vulgare “Saso” , që do të thotë “Gur”. Kjo do të thotë që në herëshmëri ishulli i Sazanit është quajtur ishulli “Gur”. Ky fakt ndërlidh ishullin e Shqipërisë me atë subjektin homerik të “Guras Petras”, që kemi folur më sipër. Është e njejta llogjikë emërtimi ku për parësi ka emri i stërvjetër “Gur” . Siç u shpreha më sipër fjala

215


shqipe “Gur” është emblema më e vjetër gjuhësore e gjuhës shqipe në të gjitha kohërat.

216


Idealet kombëtare dhe rindërtimi i gjuhës shqipe

linguistika:

Një rast interesant është relacioni që lidh studimet gjuhësore të autorëve italo shqiptar dhe formimeve të idealeve kombëtare. Në veçanti ngjashmëria e gjuhës së pellazgëve të lashtë me gjuhën greke dhe latine është përdorur nga autorët arbëreshë për të vërtetuar autonominë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe. Midis autorëve kryesorë që bënë skemën interpretuese të historisë së gjuhësisë dhe kulturës së shqipëtarëve dhe frymëzoi intelektualët e rilindjes kombëtare është Nicolò Chetta (1741-1803) që në librin e tij: Tesoro di notizie su dè macedoni rindërton historinë e indentitetit të shqiptarëve nëpërmjet krahasimit midis dokeve dhe zakoneve dhe gjuhës së shqiptarëve me popullësi të tjera (maqedonasit) dhe i konsideronte si paraardhësit e këtyre popujve. Për sa i përket gjuhës provat dhe elementët që egzaminohen, synojnë të 217


rindërtojnë origjinën e gjuhës shqipe si një gjuhë komplet e ndarë

nga gjuha greke dhe latine. Implikime të forta

ideologjike dalin edhe nga shkrimet e studiozëve italo shqiptarë të shekullit XIX, në të cilët idealet kombëtare influencojnë në mënyrë deçizive trajtimin dhe interpretimin e fakteve gjuhësore. Në fakt këta autorë synojnë të japin një identitet historik

dhe

gjuhësor

shqipes

dhe

demonstrojnë

indipendencën dhe rëndesinë fillestare dhe të vërtetojnë nëpëmjet provave gjuhësore veçantinë dhe lashtësinë e gjuhës dhe si rrjedhojë të popullit shqiptar. Edhe një çështje praktike siç është ajo e shkrimit (grafisë) është bërë në funksion të nevojave të një politike gjuhësore kombëtare. Autorët arbëreshë vazhduan të përdornin mënyra analizimi të teorive që i përkasin traditës iluministe, siç është raporti midis gjenisë dhe gjuhës, dhe sidomos gjenisë kombëtare. Për shembull Vincenzo Dorsa (1823 –1855) i referohet jo vetëm leteraturës 218


shkencore për gjuhën shqipe ( janë cituar Hahn, Bopp, Fallemayer, Stier etj) por edhe trazhgimisë së Giambattista Vico (1668 -1744) si dhe autorëve të tjerë të shekullit të XVIII. […] të vihet në qëndër të vëmëndjes lashtësia para Homerike e gjuhës shqipe duke e krahasuar me gjuhën greke dhe latine. Autoritetet më në zë të kësaj fushe sidomos Malte-Brun, Court de Gèbelin, Mazocchi, do të jenë një ndihmë për ne për të ndjekur në disa pika ngjashmërinë me gjuhë e tjera indoeuropjane e semite që rrjedhin në origjinë nga një gjuhë e përbashkët. Do të ndjekim zhvillimin e fjalëve të udhëhequr nga të njëjtata ligje nga të cilat zhvillohen idetë duke i bërë thirrje mësimeve të mjeshtrit Vico[…] doshta kemi rastin të bëjmë historinë ideale të gjuhës shqipe. […] (faqe.8-10) Duke marrë në analizë teorinë që gjuha shqipe është vazhdimi i gjuhë së pellazgëve të lashtë, Dorsa kërkon të provoj një lidhje

219


gjeanologjike të veçantë

të gjuhës shqipe me greqishten e

vjetër dhe gjuhët e italisë. Edhe autorë të tjerë italo shqiptar e mbështetën këtë lidhje, në veçanti Jeronim De Rada. Ideja që gjuha pellazge ishte një gjuhë që kishte influencuar gjuhët antike të Greqisë dhe kishte një lidhje me gjuhën persiane e ndeshim edhe tek veprat Carlo Cattaneo. I njëjti kuadër karakterizon Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese i autorit Demetrio Camarda. Tek Camarda aseti i krahasimit konfermohet nga njohja e letteraturës gjermane mbi këtë çështje (Bopp, Shleicher, Curtius) e cila kërkon të demonstrojë një mardhënie ngjashmërie midis greqishtes së vjetër dhe shqipes qoftë me krahasimin gramatikal qoftë me rikostruimin etimologjik të fjalëve.

220


Fjalë që rrjedhin nga pellazgjiko – shqipja. Në vitin 1975 instituti i gjuhëve të Suedisë botoi librin Webster's New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc. Në këtë libër është paraqitur pema e gjuhëve indo-europiane. Sipas kësaj peme gjuha shqipe është gjuha më e vjetër. Në vijim po japim disa fjalë të cilat rrjedhin nga gjuha pellasgjiko – shqipe.

221


Gjuha pellazge

Shqip

Afërdita

Afër dita

Agora

Asht gur

222


A thina /

Athina

thena Bylis

Pylli

Dea

Dhea (Dheja, Dheu)

Demetër

Dhe motër

Efesi

Është veshi

Eskili

E shkeli

Hera

Era

Itaka

I thaka

Cassandra

Qes andërr

Lisus

Lis

223


Mallakastra

Mal kashtër

Menelau

Me ne leu

Mikena

Mik kena

Pegas

Pe gja (gjë)

Penelope

pen’e lypi

Persefoni

Përse vonë

Perseu

Përse

Pirro

Pi rro(j)

Poseidon

Po, se i don

Priam

Prij jam / I

224


parë jam Salamis

Sa lamë

Detis

Deti

Thesalia

Thesa li-ni

Tiranët

Të rëndët

225


226


Arkivi i blogut 2009

Enigma e gjuhës shqipe 2009  

Arkivi i vitit 2009 i blogut “Enigma e gjuhës shqipe” (www.eltonvarfishqip.blogspot.com), i përmbledhur në e-book.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you