Issuu on Google+


1. SI FUNKSIONON ECOVOLIS ? Ecovolis është sistemi i biçikletave me qera. Stacionet janë vendosur në vende të ndryshme të qytetit, për të bërë të mundur që anëtarët të marrin biçikletën në një nga stacionet afër me pikën e tyre të nisjes dhe ta kthejnë në stacionin tjetër më të afërt të destinacionit të tyre.

2. KU MUND TË GJENI NJË BIÇIKLETË ECOVOLIS ? •

Në disa vend të përcaktuara, do të ketë tetë stacione në të gjithë qytetin. Numri i stacioneve do të shtohet, veçanërisht në zona me dendësi të lartë të popullësisë dhe me trafik të rënduar. Në faqen e internetit do të gjeni hartën e përditëshme të numrit të stacioneve dhe se vendosjen e stacionit


3.SA STACIONE ECOVOLIS DO TË JENË ? 8 stacione në 15 Janar 12 stacione në Mars 22 stacione deri në fund të 2011

4.SA BIÇIKLETA ECOVOLIS JANË ? 80 biçikleta më 15 Janar 120 biçikleta në fillim të Marsit 220 biçikleta deri në fund të 2011

5.KU JANË VENDOSUR STACIONET E BIÇIKLETAVE ? •

• • • •

Stacionet do të jenë të vendosur në rrugë apo në trotuar, në varësi të vendit. Stacionet e para do të vendosen në këto pika: Parku Rinia Ish-Blloku Hyrja e Parkut të liqenit Brenda Parkut të liqenit

Harta e stacioneve


6.CILI ËSHTË ORARI I STACIONEVE ECOVOLIS ?

8.SA KUSHTON SHËRBIMI ECOVOLIS ?

Stacionet e biçikletave do të jenë të hapur dhe në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë ditës, 7 ditë në javë.

Pagesa për përdorimin e shërbimit ndahet në dy elemente: pagesa për kohën e përdorimit të biçikletës dhe pagesa e abonimit. Pagesa për kohën e përdorimit të biçikletës është e lidhur drejtpërdrejt me sasinë e kohës që përdoret biçikleta.

7.A MUND T'A MBAJ BIÇIKLETËN ECOVOLIS SI BIÇIKLETËN TIME PËR DISA DITË? Ecovolis është sistemi i biçikletave me qera. Stacionet janë vendosur në vende të ndryshme të qytetit, për të bërë të mundur që anëtarët të marrin biçikletën në një nga stacionet afër me pikën e tyre të nisjes dhe ta kthejnë në stacionin tjetër më të afërt të destinacionit të tyre.

- 30 minutat e para janë falas (nëse keni kartën e anëtarësisë Ecovolis) - 31-61 min 30 lekë - 61-90 min 70 lekë - Për çdo 1 orë shtesë 90 lekë Ndërsa pagesa e abonimi varet nga kohëzgjatja e tij: 200 lekë për 1 ditë, 900 lekë për një muaj dhe 3900 për të gjithë vitin. Ju keni mundësi të përdorni shërbimin pa limit gjatë kohës që keni bërë abonimin.


9.A MUND T'A MBAJ BIÇIKLETËN ECOVOLIS SI BIÇIKLETËN TIME PËR DISA DITË? Ecovolis është sistemi i biçikletave me qera. Stacionet janë vendosur në vende të ndryshme të qytetit, për të bërë të mundur që anëtarët të marrin biçikletën në një nga stacionet afër me pikën e tyre të nisjes dhe ta kthejnë në stacionin tjetër më të afërt të destinacionit të tyre. 10. Si MUND TË ANËTARËSOHEM ?

Ju keni mundësin të bëni regjistrimin për të marrë kartën e anëtarësisë një-vjeçare Ecovolis, e cila ju jep mundësinë të përfitoni 30 minutat e para falas sa herë përdorni shërbimin Ecovolis si dhe shumë përfitime të tjera për të cilat mund t’i referoheni faqes së internetit www.ecovolis.com. Rregjistrimi mund të kryhet pranë çdo stacioni Ecovolis, në faqen e internetit dhe pranë dyqanit Eco Bicycle Shop.


11.SI MUND TË BËNI ABONIMIN ECOVOLIS? Ju mund të bëni abonimin Ecovolis duke paraqitur kartën e anëtarësisë Ecovolis. Bëni pagesën në varësi të kohëzgjatjes së abonimit tuaj, pranë një prej stacioneve apo dyqanit Eco Bike Shop. Keni mundësi të zgjidhni një nga 3 llojet e abonimeve:

- 1 ditor 200 lekë - 1 mujor 900 lekë - 1 vjeçar 3900 lekë

12.ÇFARË DUHET TË BËNI NËSE HUMBISNI KARTËN TUAJ ? Fillimisht telefononi në numrin 067 20 49164 për të deklaruar se keni humbur kartën. Në moment anëtarësimi juaj do të ngrihet, në mënyrë që askush tjetër të mos e përdor kartën tuaj. Më pas mund të merrni një kartë të re në një nga stacionet Ecovolis kundrejt pagesës prej 100 lekë


13. KU JANË PRODHUAR BIÇIKLETAT ? Biçikleta janë kryesisht biçikleta për qytet (city bike) dhe kanë dy burime: Burimi kryesor i biçikletave është Capriolo, kompania më e madhe e prodhimit të biçikletave në Ballkan. Ndërsa një pjesë tjetër e biçikletave merren nga organizata amerikane Pedal for Progress, të cilat janë biçikleta të ricikluara të markave më të mira si Trek, Shëinn, Giant. Teknikët e Ecovolis bëjnë rregulimin e biçikletave, duke i lyer, rregulluar dhe ndërruar disa nga pjesët për të krijuar uniformitet.

14.PSE NUK KA BIÇIKLETA TË MADHËSIVE TË NDRYSHME ? Ideja kryesore e shërbimit është mundësia për të marrë një biçikletë nga çdo stacion i qytetit dhe për t’a kthyer atë në ndonjë stacion tjetër. Nëse do të kishim masa të ndryshme të biçikletës do të ishte shumë e vështirë të garantonim që gjithmonë do të kishte gjëndje biçikleta të të gjithë përmasave. Kjo është arsyeja pse është vendosur një model universal dhe unisex, me pjesë të përshtatshme për të gjitha moshat, peshat dhe gjatësitë.


15.A ËSHTË E MUNDUR TË VENDOS NJË MBAJTËSE PËR FËMIJËN ? Jo, nuk është e mundur të vendosni një mbajtëse për fëmijët. Ky vendim është marrë për arsye sigurie, pasi vendosja e mbajtëses dhe e fëmijës shton peshën dhe mund të ndodh të humbisni ekuilibrin.

16.KUR DO TË KEMI MUNDËSIN TË PËRDORIM SHËRBIMIN ECOVOLIS ? Duke filluar në mes të Shkurtit 2011, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

17.KUSH MUND TA PËRDOR SHËRBIMIN ? Të gjithë individët e moshës 14 ose më shumë.

18.Ç'FARË DUHET TË VESHIM ? Biçikleta është shumë e lehtë për t'u përdorur dhe mjafton një veshje e zakonshme, e përditshme.

19.A KA NJË FAQE INTERNETI ECOVOLIS ?

Po! www.ecovolis.com


Përfitime mjedisore A ËSHTË E RICIKLUESHME BIÇIKLETA ECOVOLIS ? Po. Të gjitha biçikletat Ecovolis mund të riciklohen. Kjo do të bëhet e mundur duke i rishitur/dhuruar biçikletat Ecovolis si dhe permes riciklimit të gomave. CILAT JANË PËRFITIMET E QYTETIT NGA STACIONET E BIÇIKLETAVE ? Stacionet e biçikletave publike Ecovolis do të ofrojnë një numër përfitimesh të prekshme për qytetin e Tiranës.

Përfitime në transport Sistemi i biçikletave publike do të krijojë një alternativë për udhëtimet e shkurtra, do të rrisë lëvizjen dhe aksesin në qytet si një mënyrë alternative përveç transportit urban publik.

Mundësia për të zëvëndësuar përdorimin e makinës personale apo taksitë me biçikletat, të cilat nuk shkaktojnë ndotje mund të ndihmonte në arritjen e objektivave të qytetit tonë për uljen e nivelit të karbonit në qytet.

Përfitimet në shëndetin e qytetarëve Në mënyrë që të rriturit të ruajnë shëndetin e tyre, i nevojitet një aktivitet fizik i moderuar të paktën 30 minuta për 5 ditë në javë. Ky aktivitet mund të inkurajohet lehtësisht nga stacionet e biçikletave publike Ecovolis, të cilët i lejojnë përdoruesit e anëtarësuar të kenë falas 30 minutat e para.

Përfitimet nga imazhi pozitiv i qytetit Një program i stacionit të biçikletave publike mund të ndihmojë imazhin e qytetit të Tiranës si një qytet model i praktikave të gjelbëra, duke stimuluar përfitime në cilësinë e jetës në përgjithësi.


KU SHKOJNË TË ARDHURAT QË VIJNË NGA SHËRBIMI ECOVOLIS ? Të ardhurat nga abonimet dhe pagesat e përdorimit të biçikletave do të përdoret për mirëmbajtjen e stacioneve dhe biçikletave, për pagesën e punonjësve të shërbimit si dhe për aktivitete ndërgjesuese dhe sociale të cilat do të kenë në fokus promovimin e lëvizjes me biçikletë.

Bashkia Tiranë

5%5% 15%

10% 10%

25% 1%

30%

shitje Eco Bicycle Shop tarifat/abonime t Ecovolis

Modeli i financimit të shërbimit Ecovolis

SA VËNDE PUNE JANË KRIJUAR NGA KJO INICIATIVË ? Enedi

Skuadra Ecovolis

10 persona I janë rekrutuar për të përgatitur biçikletat, lpër të vendosur stacionet si dhe për të shërbyer në stacionet e biçikletave. Me i hapjen e stacioneve të tjera do të punësohen persona të tjerë. Gjithashtu kësaj iniciative i janë bashkuar shumë vullnetarë, të cilët japin ndihmën e tyre në shumë dimensione, duke filluar që nga logjistika e përditshme deri në organizimi i fushatave ndërgjegjësuese apo aktiviteteve sociale.


22 pyetje & përgjigje për Ecovolis