Page 9

tubim të përgjithshëm masiv të ushtrisë maqedonase (Kuvend), ku kanë marrë pjesë të gjithë ushtarët, që dëshironin të merrnin pjesë. Mbreti zgjedhej me aklamacion, domethënë me zgjedhje njëzëri nga ana e të gjithë ushtarëve të pranishëm, të cilët me këtë rast kanë goditur me shpatat në mburojat. Në këtë mënyrë edhe Filipi i Dytë i Maqedonisë ishte zgjedhur mbret i Maqedonisë, kurse pas vdekjes së tij në mënyrë të njëjtë ishte zgjedhur edhe i lavdishmi Aleksandri i Maqedonisë. Në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XIX, në Maqedoninë Juglindore traditë krejtësisht e njëjtë është praktikuar gjatë zgjedhjes së eprorit fshatar. Në çdo fshat në kohë të caktuar fshatarët janë tubuar në mes të fshatit dhe kanë zgjedhur një prej më të moshuarve midis tyre, të cilit ia kanë besuar pushtetin që ta udhëheqë fshatin dhe punët fshatare. Pa lejen e tij asgjë në fshat nuk mund t’i shesë diçka ndonjë të huaji, e as dikush mund të blinte diçka nga i huaji.

Ligjet paraqesin burimet e pushtetit. Ato janë rregulla të shkruara dhe të sanksion¬nuara rigorozisht të sjelljes. Ato i sjell shteti me qëllim që të vendoset rendi publik në bashkësi. Kështu, për shembull, në Republikën e Maqedonisë shitësit me ligj janë të obliguar që t’u japin llogari fiskale qytetarëve për çdo prodhim të blerë. Ata nuk duhet të kenë dilemë a duhet t’u japin blerësve llogari fiskale, sepse me Ligjin për tregti janë paraparë dënime për të gjithë ata të cilët nuk do ta bëjnë këtë. Shoferi, i cili e drejton automjetin 9

në autostradë me shpejtësi më të madhe se sa është lejuar, rrezikon të jetë i dënuar sipas Ligjit për trafik etj. Njohuria se ekzistojnë ligje dhe mosrespektimi i tyre mund t’u sjellë dënime, i brengos qytetarët nga ndëshkimet. Prandaj themi se ligjet kanë forcë të ndikojnë ndaj sjelljes së qytetarëve. Për realizimin e ligjeve kujdesen përfaqësuesit e shtetit, të cilët janë të obliguar, në emër të tij, ta kontrollojnë sjelljen e qytetarëve. Këtë obligim thuaja në të gjitha vendet e botës e ka policia. Shpesh këtë e realizon me shkelësit e ligjit. Ka forcë që të dënojë ose t’i udhëzojë shkelësit e ligjeve në gjyq. Gjyqtarët, gjithashtu, janë persona të obliguar, të cilët sjellin vendime për të vërtetën e dënimeve për shkelësit e ligjeve, prandaj edhe ata kanë forcë. Në shoqëritë tradicionale edhe traditat kanë forcë të ndikojnë ndaj sjelljeve të njerëzve. Për respektimin e traditave bashkësia parashikon dënime të cilat shpesh paraqiten në formë të qeshjes, përfaljes, zhvlerësimit etj.

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement