Page 8

e Zotit (se pëlqimi që të udhëheqë me shtetin e ka fituar nga Zoti). Në këto shtete pushtetin e trashëgojnë pasardhësit e tij. Monarkia absolute është shteti në të cilin pushteti i monarkut (mbretit) është i pakufizuar. Vetëm ai e posedon forcën politike. Në monarkinë kushtetuese pushteti i sunduesit është kufizuar me kushtetutë. Kushtetuta është ligj kryesor i shtetit me të cilin rregullohen marrëdhëniet ndërmjet pushtetit dhe popullit. Kur në monarkitë kushtetuese miratohet ndonjë ligj, sunduesi patjetër duhet të kërkojë pëlqim nga përfaqësuesit e popullit. Në shtetet jodemokratike mund të numërohen edhe shtetet komuniste dhe diktatorët ushtarakë. Sunduesit në shtetet komuniste pushtetin e marrin në pajtueshmëri me popullin – nëpërmjet zgjedhjeve, megjithatë populli nuk zgjedh, por vetëm formalisht voton. Populli nuk mund të zgjedhë, sepse ekziston vetëm një parti politike (partia komuniste). Për shembull, nëse kuvendi ka 60 deputetë, në listën e votimit janë caktuar po aq kandidatë. Në këto shtete ka edhe kryetarët të përjetshëm. Josip Broz Tito ishte shpallur kryetar i përjetshëm në Republikën e mëparshme Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Puthja e dorës e të moshuarve është shprehje e respektit ndaj autoritetit

Diktatura ushtarake është formë e pushtetit që fitohet sipas mënyrës së forcës. Pushteti i tillë bazohet në frikën dhe detyrimin. Populli ndjen frikë nga kjo qeveri, sepse ajo shfrytëzon dënime rigoroze në realizimin e dëshirës së vet. Diktatorët shpesh shfrytëzojnë forcë ndaj të gjithë atyre të cilët mendojnë ndryshme nga ata.

Lajmet

Mëso më tepër Zgjedhja e mbretërve në Maqedoninë antike është një traditë e njohur mirë antike-maqedonase. Specifika e kësaj tradite qëndron në atë se mbretërit e Maqedonisë antike janë zgjedhur në 8

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement