Page 79

incident – ngjarje, ndodhi e pa parashikuar

civilë – persona që nuk janë luftëtarë (edhe në rast se ekziston dyshimi, personi do të konsiderohet si civil)

akti human – mbrojtja e ndonjë jete dhe dinjiteti ose ndihmë dikujt të cilit zakonisht nuk i ndihmohet

presion social – ndikimi të cilin e bën mjedisi ndaj kryerësit të aktit human

objekte civile – të gjitha objektet që nuk janë për qëllime luftarake. Nëse objektet civile përdoren për përkrahje të aksionit luftarak, ato trajtohen si qëllime lufte dhe e humbin mbrojtjen

viktimë - njeriu i cili ka pësuar nga diçka

dilemë – situatë në të cilën është e domosdoshme të zgjidhet midis zgjidhjeve të mundshme prej të cilave asnjë nuk është ideale

luftëtar – përfaqësues i forcave të armatosura ose njësive vullnetare, personi i cili merr pjesë direkte në armiqësitë

qëllime lufte – luftëtarët dhe objektet që sipas natyrës së tyre, lokacionit, qëllimit ose me përdorim japin kontribut efikas të aksionit luftarak dhe shpesh shkatërrim mundëson përparësia e caktuar luftarake

lufta – akt i dhunës , të bërë për shkak se pala kundërshtare detyrohet ta plotësojë dëshirën tonë (sipas Klauzevicit)

Deklarata universale për të drejtat e njeriut – dokument ndërkombëtar me të cilin mbrohen të drejtat dhe liritë njerëzore

vepër penale – mosrespektim të rregullës

argument – konstruksion logjik me të cilin vërtetohet një dëshmi

reaksion vargor – bëhet si rezultat i një shkeljeje, e cila gjithmonë shpie kah një varg tjera të shkeljeve

aparteid – politika e diskriminimit (ndarjes) racore sipas racës dhe ngjyrës që e ka realizuar pakica e bardhë ndaj popullsisë afrikane në Republikën Jugafrikane

opsione – zgjedhje e lirë, e drejtë për përcaktim të lirë

dëm kolateral – dëm ose humbje të bërë rastësisht gjatë kohës së sulmit, i cili është kryer përkundër të gjitha masave dhe parashikimeve të domosdoshme që kanë për qëllim pengimin ose, në çdo rast, zvogëlimin në minimum të viktimave civile, civilëve të plagosur dhe sjellje të dëmit të objekteve civile

jashtë luftës – i cakton luftëtarët që janë robëruar, të plagosurit, të sëmurët ose kanë pësuar në shkatërrimin e anijeve dhe për këtë shkak nuk mund të luftojnë më tepër 79

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement