Page 76

mjaftueshëm. Kjo ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit në Nju-Jork ato i rritën dukshëm mjetet e dedikuara për nevojat e mbrojtjes. Të gjithë këta shembuj tregojnë se mediumet nganjëherë shfrytëzojnë teknika për publikim të informacioneve, të cilat mund t’i hutojnë qytetarët dhe atë gabimisht t’i komentojnë ngjarjet. Prandaj, qytetarët duhet të dinë më tepër për mediumet dhe për punën gazetareske. Në këtë mënyrë do të dinë ta vlerësojnë edhe cilësinë e informacioneve.

Mas-mediumet shërbejnë për informim publik. Ato janë mjete me ndihmën e të cilave transmetohen informatat deri te qytetarët. Gjatë procesit të informimit në të vërtetë realizohet një lloj i caktuar i komunikimit ndërmjet atyre të cilët i transmetojnë dhe atyre të cilët i pranojnë

informacionet. Që sot me sukses mund të realizohet komunikimi i mediumit, nevojitet kulturë mediumi për të gjithë të përfshirë në komunikacion. Kjo do të thotë gazetarë të aftësuar mirë, të cilët mund të përgjigjen në kërkesat e profesionit të vet, por edhe qytetarë të edukuar, të cilët dinë si t’i shfrytëzojnë informacionet, që i marrin nga mediumet. Për shkak të ndërlikueshmërisë, mediumet në shoqërinë bashkëkohore kanë nevojë nga kuadrot e arsimuara në çdo aspekt, të aftësuara për përdorim të teknologjisë së re informative, njohuri nga estetika, shkathtësitë komunikatave, njohjen e gjuhëve të huaja, literaturës, historisë biznesit, ekonomisë etj. Vetëm gazetarë dhe redaktorë, të cilët disponojnë me dituri nga më shumë disiplina shkencore do të jenë në gjendje të përgatisin informacione cilësore. Renditja e informacioneve ka rol të rëndësishëm në komunikimin e mediumeve. Por, shpesh herë ndodh që disa televizione ose gazeta të publikojnë ndonjë lajm, e pastaj ta demantojnë. Zakonisht, lajmin e rëndësishëm e publikojnë në ditarin më të shikuar televiziv, ose në faqen e parë të gazetës, kurse e demantojnë në një nga ditarët e ardhshëm ose në faqen e fundit të gazetës. Por, nëse nga ana tjetër analizohet përmbajtja e informacionit, do të shihet se ajo nuk është krejtësisht jo e saktë. Një pjesë e informacionit është e saktë, kurse pjesa tjetër është e paramenduar. Renditja e tillë e informacioneve i huton shikuesit, lexuesit dhe dëgjuesit. Cak i mënyrës së tillë të informacioneve janë personat e jetës publike, të cilët janë sjellë në gjendje të mbrohen nëpërmjet demantit. Këto mediume informative, të cilat shërbehen me këtë teknikë, konstatojnë se shpallja e parë ka përparësi, para sjelljes së 76

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement