Page 70

është informativ, zbavitës ose kulturorarsimor. Por, me zhvillimin e teknologjisë satelitore, kabllovike dhe digjitale janë krijuar TV shtëpi dhe rrjete të veçanta, të cilat janë përcaktuar të emitojnë vetëm një lloj të programeve televizive. Të tilla janë CNN-i, i cili emiton vetëm programe informative, Eurosport-i, i cili emiton vetëm sport, Discovery Channel, i cili emiton vetëm program arsimor etj. Kjo është kështu, sepse edhe ata e dinë se numri i madh i njerëzve kohën e lirë e kalojnë para ekraneve televizive. E kjo jo vetëm që është e dëmshme, por e dobëson ndjenjën për shoqërim dhe afërsi familjare. Televizioni ka qenë dhe mbeti mediumi më kontraverz. Për të thuhet se është dritare kah bota, por, edhe burim i dezinformacioneve. Interneti. Është më se e sigurt se shoqëria bashkëkohore varet nga kompjuterët dhe se jeta në këtë epokë informatike nuk mund të paramendohet pa to. Këto makina të vogla të vjetra më pak se një shekull, patën sukses të mbisundojnë me jetën tonë, posaçërisht interneti. Ai u bë mjeti shtëpiak më i adhuruar. Na mundëson tip të ri të komunikimit, pa qasje deri te informacionet, por e ka shpejtuar procesin e edukimit, na ka mundësuar që më lehtë ta shprehim mendimin tonë. Ai na ka ndryshuar jetën.

Aktiviteti hulumtues 1. Mblidh disa lloje të mediumeve të shtypura, krahasoje strukturën e tyre të brendshme dhe shkruaji dallimet. Pastaj orientohu në pyetjet që vijojnë: Çfarë rubrikash kanë? Sipas cilit rend janë renditur rubrikat? Për cilin publik lexues janë dedikuar? Cilat tema përpunohen në rubrikat?

Mas-mediumet në shoqërinë bashkëkohore Mjetet për informim masiv kanë ndikim të shumëfishtë. Lajmërojnë për ngjarje të ndryshme, të cilat ndodhin në mjedisin në të cilin jetojmë dhe në botë. Ndikojnë ndaj formimit të qëndrimeve dhe mendimeve tona për dukuri të ndryshme në shoqëri, e orientojnë sjelljen tonë. Ato na ndihmojnë gjatë zgjedhjes së ndonjë libri dhe shkrimtari, zgjedhjes së filmit dhe mënyrës së veshjes. Na mundësojnë që t’i kuptojmë problemet të jetesë së përbashkët, por edhe na përgatit për pranimin e vlerave shoqërore. Puna e pushtetit në shoqëritë bashkëkohore është publike, transparente, sepse qytetarët kanë të drejtë të jenë të informuar për ngjarjet që ndodhin në shtetin e tyre dhe në botë. Për shkak të madhësisë dhe ndërlikueshmërisë së shoqërive demokratike bashkëkohore, komunikimi i pushtetit me qytetarët është vështirësuar. Që të sigurojë opinion dhe transparencë në punë, ajo gjithnjë e më shpesh i shfrytëzon mediumet masive, sepse ato janë të pranishme për pjesën më të madhe të qytetarëve. Por, mediumet shfrytëzojnë qasje të ndryshme gjatë informimit. I transmetojnë informacionet në mënyrë të ndryshme, por prej tyre varet niveli i informimit të qytetarëve. Qytetarët e painformuar ose qytetarët të cilët disponojnë me informacione të gabuara, nuk do të mund të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën e bashkësisë të cilës i takojnë, nuk do të mundin si qytetarë ta kontrollojnë punën e pushtetit. Çdo informacion duhet ta vlerësojnë në mënyrë kritike. Ato duhet të dinë se çfarë probleme mund të ndodhin si pasojë e informimit 70

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement