Page 7

e shtëpisë varet nga numri i anëtarëve në familje. Nxehja e shtëpive, si dhe meremetimi i tyre janë pa pagesë. Mjeku gjithmonë është i pranishëm për të gjithë të sëmurët, kurse në çdo 6 muaj banorët e Sikelit pa pagesë shkojnë në kontrollim sistematik. Punonjësit shëndetësorë rregullisht i vizitojnë njerëzit e moshuar, foshnjat dhe të gjithë ata të cilët kanë nevojë për shërim Në Mbretërinë Sikel të gjitha gjërat e mira janë të pranishme për gjithkënd. Çdo familje merr triska me të cilat mund të blejë: parfume, stoli etj. Si patën sukses banorët e Sikelit që tërë këtë ta organizojnë? Me Mbretërinë Sikel gjithmonë ka sunduar familja. Sundues i tashëm është mbreti Sik i tretë. Ai vendos për numrin e punëtorëve, për prodhimin e ushqimit, për ndërtimin e shtëpive, për shërbimet shëndetësore. Qysh në moshën pesëvjeçare fëmijët dërgohen në shkollë gjegjëse. Mbreti më mirë e di për çka është i talentuar. Të gjithë të tjerët, kur do të mbushin një moshë të caktuar, mbreti Skit i punëson në pallatin e vet mbretëror.

Më e çuditshme është se në mbretëri nuk ekzistojnë paratë. Askush nuk merr rrogë, sepse secili merr aq sa i nevojitet. Ndoshta do të pyetnit dikush nga Mbretëria Sikel është a ankuar për diçka. Kjo ndodh shumë rrallë. Ata të cilët do të ankohen, menjëherë i vendosin në spitalin psikiatrik.

Si fitohet pushteti Varësisht nga ajo se kush e ka pushtetin dhe si ai fitohet në shoqëri, pushteti mund të jetë demokratik dhe jodemokratik. Nëse pëlqimi atyre që sundojnë ia ka dhënë populli, atëherë bëhet fjalë për shtet demokratik. Nëse kjo nuk është dhënë nga populli, por është marrë me forcë, bëhet fjalë për shtet jodemokratik. Shembull për pushtet jodemokratik paraqet monarkia. Ai është pushtet i një njeriu (mbretit, perandorit, sulltanit). Në shtetet feudale të mesjetës monarku pushtetin e vet e arsyeton me dëshirën

Pushteti mund të trashëgohet 7

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement