Page 68

Në mas-mediumet bëjnë pjesë: gazetat,

programet televizive dhe të radios, programet e agjensioneve të gazetave, publikimet elektronike, teleteksi dhe forma të tjera të përmbajtjeve ditore dhe periodike programore të përgatitura nga gazetarët-redaktorët, e të cilat transmetohen me ndihmë të zërit, fotografisë ose tonit. Mas-mediumet dallohen sipas mënyrës në të cilën i transmetojnë informacionet. Mediumet e shtypit informacionet i transmetojnë në letër, ato janë në formë të shtypur. Këto mediume janë quajtur edhe mediume klasike dhe në to bëjnë pjesë llojet e ndryshme të gazetave, revistat, katalogët, prospektet, flajerët, hartat, diagramet, si edhe panoramat, kalendarët dhe posterët. Siç modernizohet teknologjia e shtypit, ashtu edhe më tepër përsosen edhe mediumet e shtypit.

Njerëzit nuk kanë dyshuar në të vërtetën e informacioneve. Ata kanë supozuar se meqë është diçka e publikuar në gazetë, me të vërtet edhe ka ndodhur. Sot gazetat përmbajnë lajme të ndryshme nga jeta shoqërore, politike, kulturore dhe sportive. Lajmërojnë për ngjarjet e ditës, publikojnë rrëfime jetësore, romane dhe strice në vazhdime, publikojnë shpallje, reklama etj. Ngase më shpesh shtypen për çdo ditë, quhen edhe gazeta ditore, por, ato mund të botohen një herë në javë ose njëherë në muaj. Lajmet

Mëso më tepër

Gazetat janë medium më i vjetër. Në Evropë për herë të parë gazetat janë paraqitur në vitin 1605 dhe disa shekuj kanë paraqitur medium i vetëm nëpërmjet të cilit njerëzit kanë ditur për lajme dhe ngjarje të ndryshme.

Akta diurna ose Akta publika ka qenë gazeta e parë shtetërore, të cilën e ka përvetësuar Gaj Jul Cezari në vitin 59 para erës së re. Në gazetë janë shkruar të gjitha ngjarjet e rëndësishme ditore (urdhra, vendimet e senatit, garat sportive, lufta në arenë etj.). Lajmet shkruheshin (gdhendeshin) në gur ose metal. Ky lloj i gazetës u ndërpre së ekzistuari kur selia e Perandorisë romake u vendos në Konstantinopojë. Radioja bën pjesë në mediumet elektronike. Llogaritet si medium i vetëm, i cili prej paraqitjes deri më sot nuk ka 68

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement